Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Mumjet E Egjiptit, Flasin Dhe Pas Mijera Vitesh - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Mumjet E Egjiptit, Flasin Dhe Pas Mijera Vitesh

#1 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

  • Admin
  • Grupi: Admin
  • Postime: 10.653
  • Regjistruar mė : 10-prill 04
  • Location:Italia
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.473
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 11 korrik 2005 - 01:38 MD

    MUMJET E EGJIPTIT, FLASIN DHE PAS MIJERA VITESH

    "Me duket sikur po te gerrmoj sa me thelle nen token e Egjiptit, marr me mend se ka varre te mbushura me ar qe nuk jane zbuluar ende" thote Dr. Zahi Haeass. Ishte civilizimi i pare i madh i botes qe lulezoi ne brigjet e Nilit.

    Per mijera vjet me radhe, civilizimi i lashte i Egjiptit i varroste te vdekurit me kujdesin dhe respektin me te madh. Varret e tyre te zbukuruara, ishin te mbushura me metale te cmuara dhe me udhezime per jeten e metejshme.

    Per mijera vjet me radhe, civilizimi i lashte i Egjiptit i varroste te vdekurit me kujdesin dhe respektin me te madh. Varret e tyre te zbukuruara, ishin te mbushura me metale te cmuara dhe me udhezime per jeten e metejshme. Nje here e nje kohe pasurite qe mbushnin varret, terhiqnin grabitesit, ndersa sot ato terheqin arkeologet qe punojne per te ruajtur historine e popullit egjiptian dhe thesaret e varrosura nen rere. Ata jane te varrosur nen rere dhe koha per ta sikur ka ndaluar qe nga erat e kaluara. Per mijera vjet, shkretetira e thate i ka ruajtur varret e aristokracise se harruar te Egjiptit. Tani kujtimet e tyre po kthehen perseri. Dy burra po germojne ne rere per te nxjerre ne drite kapituj te tjere te historise egjiptiane, duke zbuluar historite e fisnikeve qe u sherbyen mbreterve te tyre, qe nga koha e madheshtise se Egjiptit deri tek ditet e saj te fundit."Sa me shume mumje te gjesh, aq me shume histori per Egjiptin e lashte marrin forme," thote arkeologu Tarek el-Avadi.

    Varre me ar qe nuk jane zbuluar ende

    "Me duket sikur po te gerrmoj sa me thelle nen token e Egjiptit, marr me mend se ka varre te mbushura me ar qe nuk jane zbuluar ende," thote Dr. Zahi Haeass. Ishte civilizimi i pare i madh i botes qe lulezoi ne brigjet e Nilit. Doktor Haeass eshte kreu i Keshillit te Larte per Antikitetet ne Egjipt. Ai po shkon ne oazin e Bahariyas, 5 ore larg me makine nga Kairo. Per mijera vjet, oazi ka qene nje ishull i gjelberuar ne nje det rere. Edhe sot nuk ka shume ndryshim, pervec fshatit modern qe ka zevendesuar vendbanimin e lashte. Rreth 700 vjet pas mbretit Tut, kur perandoria egjiptiane kishte filluar te perendonte, kjo ishte nje qender e begate bujqesore. Keshu qe kishte mjaft para per te shpenzuar per varre luksoze. Ne rrethinat e Oazit Bahariya, shtrihet nje varreze greko-romake e zbuluar ne vitin 1996 nga Zahi Haeass dhe ekipi i tij. Dr. Haeass ka ardhur te shikoje sesi po shkojne punet me germimet. Ai ka zgjedhur arkeologun egjiptian Tarek el-Aeady per te mbikqyrur punen. Varreza mbulon rreth 36 kilometra katror, te gjitha te mbuluara nga tonelata te tera me rere.

    Varreza, kishte shume mumje brenda

    Varreza ishte zbuluar rastesisht, kur nje gomar ra n- nje grope dhe zbuloi nje varr nen te. Brenda kishte shume mumje. Shumica ishin te lara ne ar dhe ne kushte jashtezakonisht te mira. Dr. Haeass autorizoi nje kerkim me te zgjeruar, kur pa qe po gjendeshin gjithnje e me shume mumje te arta. Gjate punes ne varreze, Tarek eshte bere nje njohes i reres, ne te gjitha variacionet e saj me ndryshime thuajse te padallueshme. "Rera i fsheh mumjet dhe ne na duhet te luftojme me reren per te gjetur mumjet. Ne mund ta kuptojme nga ndjesia qe jep rera kur e prek, ka apo s"ka mumje, sepse mumjet e ndryshojne reren. Nese rera eshte disi e ftohte dhe e erret, ne e kuptojme qe ajo mbulon mumje. Por nese eshte e thate, e bute dhe e nxehte do te thote qe nuk ka asgje. Mua me pelqen te pres qe te me rrefeje rera se cfare ka nen te," thote arkeologu.

    Tarek ka bere disa zbulime te reja dhe Zahi Haeass pret me padurim te marre vesh se c"jane ato. Eshte e dukshme qe njerez te tjere kane hyre me pare ne kete varr, plackites qe kane bere edhe deme te tjera pervec vjedhjes. "Disa njerez kane hyre brenda dhe jane perpjekur te thyejne kokat e te gjitha mumjeve. Eshte dicka shume e cuditshme. Gjithe ato mumje pa koka," thote zoti Haeass.

    Por shkaterrimi tregon dicka. Tarek beson se ka mundesi qe disa nga mumjet pa koka jane rezultat i nje armiqesie te lashte familjare, ku edhe trupave te femijeve u jane hequr kokat nga disa mosmarreveshje te harruara. Tareku gjen nje varr tjeter. Dhe Zahi Haeass e inspekton me kujdes. "Kjo eshte mumja me e bukur qe kam pare ndonjehere. Maska e ben mumjen te duket komplet realiste. Duket si mumja e nje zonje, sepse syte e saj te shohin sikur eshte gjalle".

    Mumjet te varrosura 1500 vjet pas Ramsesit

    Te gjitha keto mumje jane varrosur shume vone ne historine e Egjiptit, rreth 1500 vjet pas diteve te lavdishme te Ramsesit. Civilizimi qe kishte zgjatur 3 mije vjet ishte pothuajse ne te perenduar. Por megjithese kultura qe i kishte mbajtur te bashkuara trojet dhe njerezit po zbehej, kthimi i vdekjes dhe jetes se pertejme ne kult nga egjiptianet nuk ishte zbutur aspak. Ajo qe me pare kishte qene vetem e drejte e mbreterve dhe pastaj bashkepunetoreve te mbreterve, ishte perqafuar me pas nga klasat e larta dhe te mesme. Gjithkush qe kishte para mund te paguante per te ndertuar nje varr dhe te ishte ne gjendje te perballonte nje varrim luksoz. Dhe shumica e varreve ku ata ishin varrosur ndodhet ende nen rerem secili me nje histori te veten, duke pritur me durim perjetesisht derisa te zbulohen.
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim