Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Eqrem Ēabej, Vjen Nė Heshtje Pėrvjetori I Lindjes - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Eqrem Ēabej, Vjen Nė Heshtje Pėrvjetori I Lindjes Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

  • Admin
  • Grupi: Admin
  • Postime: 9.579
  • Regjistruar mė : 10-prill 04
  • Location:Italia
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.477
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 06 gusht 2005 - 02:05 MD

    Eqrem Ēabej, vjen nė heshtje pėrvjetori i lindjes


    --------------------------------------------------------------------------------



    Sot, mė 6 gusht 2005, nėse eruditi i madh Eqrem Ēabej do tė ishte gjallė, do tė qe njė 97-vjeēar qė pret urime pėr jetėgjatėsi. Por ai u nda nga jeta 25 vjet mė parė, me 13 gusht 1980. Nė radhėn e gjatė tė harresave institucionale nė Shqipėri, mund tė renditet edhe dita e sotme, qė shėnon 97 vjetorin e lindjes sė tij, apo 13 gushti, qė shėnon 25 vjetorin e ndarjes nga jeta pėr dijetarin e madh. Pėr ta sjellė nė kujtesė, po botojmė njė pjesė shkėputur prej librit "Eqrem Ēabej, personalitet i shquar i shkencės dhe kulturės shqiptare", i pėrgatitur me kumtesat qė janė mbajtur nė 90-vjetorin e lindjes sė Eqrem Ēabejt nė vitin 1998, nga Universiteti "Luigj Gurakuqi" nė Shkodėr. Dy as.prof.dr Tomor Osmani dhe Simon Pepa, kishin pėrgatitur pėr kėtė pėrvjetor tė rėndėsishėm, shėnimet me titull "Eqrem Ēabej - personalitet i shquar i Gjuhėsisė dhe Kulturės Shqiptare".
    0

    #2 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 9.579
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.477
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 06 gusht 2005 - 02:05 MD

    Fėmijėria




    Kėtu e 90 vjet mė parė, mė 6 gusht 1908, lindi nė Gjirokastėr Eqrem Ēabej, njė nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė dhe tė kulturės sonė kombėtare dhe njė nga dijetarėt shqiptarė mė tė mėdhenj tė kėtij shekulli. Mėsimet e para i mori nė qytetin e lindjes, ku mė 1921 mbaroi shkėlqyeshėm shkollėn qytetėse. Ēabej ndenji pak nė qytetin e tij tė dashur, ngaqė shpejt u largua pėr tė vazhduar studimet jashtė shtetit. Gjirokastra me ato rrugėt e ngushta tė shtruara me kalldrėm, me shtėpitė karakteristike tė ngjeshura nė shpatin e malit, tė rrasura pranė njėra-tjetrės, por tė vendosura hijshėm e me shije, si gurėt e ēmuar tė njė gjerdani, do tė linte mbresa tė pashlyera nė shpirtin e tij tė trazuar nga dallgėt e jetės...
    0

    #3 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 9.579
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.477
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 06 gusht 2005 - 02:06 MD

    Studimet



    Nga Shqipėria e vuajtur dhe Gjirokastra e vogėl, Ēabej shkoi nė njė shtet mjaft tė pasur e tė zhvilluar, siē ishte Austria dhe nisi tė studiojė nė qendrat mė nė zė tė kėtij shteti, si nė Vjenė e Grac. Njė botė e re e gjerė u hap pėrpara syve tė kėtij djaloshi dhe nga ky student i parritur ende, kėrkohej vullnet e kėmbėngulje e madhe. Ēabeji nisi tė punojė me zell e me njė pasion tė ēuditshėm. Studioi nė fillim gjermanishten, duke e pėrvetėsuar nė pak kohė nė mėnyrė tė pėrkryer, e pėr t'iu futur mė vonė dendurisht studimeve tė tjera, ku u shqua qė herėt si i ri qė premtonte mjaft. Ēabej nuk u bė shkencėtar, por lindi i tillė. Ai kishte jashtė mase njė zgjuarsi e mprehtėsi, andaj do tė pėrpinte nga viti nė vit, rrjedha tė gjera kulture, duke ndenjur me orė e orė nė sallat e studimit, e duke mos u ndarė fare nga librat. (Tregojnė se ai, sė bashku me tė diturin tjetėr, poetin e shquar dhe njė nga yjet e letėrsisė shqiptare, Lasgush Poradecin, me leje tė drejtorit tė bibliotekės, kishin bėrė edhe nga njė ēelės rezervė, pėr tė qėndruar aty e pėr tė studiuar gjer nė orėt e vona tė natės). Ēabej dėgjoi ligjėrata dhe mori leksione nga albanologė tė shquar, si: Paul Kretschmer (1866-1956), Norbert Jokli (1877-1942), historiani aq i pėrmendur Karl Patsch (1865-1945), etj. Kėshtu, i pajisur me njė kulturė tė gjerė klasike, me zotėrimin e disa gjuhėve tė huaja si: greqishte e vjetėr, latinisht, italisht, frėngjisht, gjermanisht, etj, ktheu nė vendlindje, i mbushur plot mall e dashuri pėr tokėn qė e lindi dhe e rriti, qė kishte aq nevojė pėr bij tė tillė, i betuar se do tė jepte maksimumin e forcave tė veta pėr tė lėnė sadopak gjurmė nė fusha tė ndryshme tė kulturės shqiptare, betim tė cilin ai e mbajti gjer nė shuarjen e tij tė ngadaltė dhe tė dhimbshme...
    0

    #4 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 9.579
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.477
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 06 gusht 2005 - 02:07 MD

    Kthim nė Shqipėri



    Me tė ardhur nė tokėn mėmė, zu tė ecė denjėsisht nė hullinė qė kishin ēelur pėrpara tij sa dijetarė e patriotė tė tjerė atdhedashės. Gjuhėtari ynė i madh, para gjashtėdhjetekatėr vjetėsh, filloi karrierėn e tij arsimore nė qytetin e Shkodrės si nėndrejtor i konviktit "Malet tona" dhe profesor nė gjimnazin e shtetit. Nė kohėn qė qėndroi nė kėtė qytet, la mbresa dhe kujtime tė paharruara, i dashur, i respektuar, i thjeshtė, i zoti dhe mbi tė gjitha njeri i pėrsosur. Edhe sot nė familjet shkodrane ruhen dėftesa shkollore me nėnshkrimin e prof. E.Ēabejt. Pas Shkodrės, vazhdoi detyrėn nė Elbasan, Tiranė etj. Zuri tė punojė me tė gjitha forcat pėr t'iu pėrgjigjur nevojave tė ngutshme qė shtronte koha, duke vėnė gurė themeli nė mjaft fusha dijeje tė kulturės sonė. Filloi tė lėvrojė e tė japė rezultate tė vyera dhe me shumė vlerė nė leksikografi e leksikologji, nė dialektologji, gramatikė historike, fonetikė, tekstologji, gjuhė e sotme shqipe si dhe nė folklor, letėrsi, etnografi, etj. Por veprimtaria e tij kryesore, ka qenė etimologjia. Dha shumė edhe si pedagog, duke mbajtur pėr vite leksione e ligjėrata nė Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė nė Tiranė dhe jashtė (Kosovė e gjetkė).
    0

    #5 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 9.579
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.477
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 06 gusht 2005 - 02:07 MD

    Lamtumira




    Prof. Ēabej vlerėsonte dhe e nderonte veprimtarinė shkencore tė qytetit tė Shkodrės nė pėrgjithėsi dhe tė Katedrės sė gjuhės shqipe nė veēanti, pėr tė cilėn shprehte konsiderata tė veēanta. Ai shkėmbente vizita, letra, korrespondencė shkencore, literaturė e separate botimesh me intelektualė shkodranė, qė i kishte aq pėr zemėr, e tė cilėt i janė mirėnjohės jo vetėm veprės sė tij, por edhe kėshillave, vėrejtjeve e sugjerimeve shkencore, tė dhėna nga profesori pėr botimet e tyre. Prof. Eqrem Ēabej, ky kolos i gjuhėsisė shqiptare, vdiq larg atdheut, nė njė klinikė tė Romės, mė 13 gusht 1980. Si personalitet i rrallė, me diapazon tė gjerė shkencor e kulturor, i dashur dhe i respektuar nga tė gjithė, do tė mbesė i skalitur nė zemrėn e kombit si njė nga njerėzit mė tė shquar qė nxori kjo tokė, tė cilėn ai e deshi aq shumė. Bota shqiptare i ka borxh kėtij njeriu tė madh.
    0

    #6 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 9.579
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.477
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 06 gusht 2005 - 02:08 MD

    Me veprat kryesore tė dijetarit tė njohur



    Dyqind botimet e Ēabejt
    Eqrem Ēabej bėri njė punė tė dendur shkencore. Kreu mbi dyqind botime, qė pėrfshijnė disiplina tė ndryshme shkencore. Shkroi mjaft libra e monografi, kumtoi nė dhjetėra Konferenca e Simpoziume shkencore, kombėtare e ndėrkombėtare, duke pėrfaqėsuar me nder kombin e vet e kulturėn tonė shqiptare. Ndėr veprat e tij madhore mund tė pėrmendim: Studime etimologjike nė fushė tė shqipes, botimin kritik tė Mesharit tė Gjon Buzukut, monografitė, Parashtesat e gjuhės shqipe dhe Prapashtesat e gjuhės shqipe (bashkautor me A.Xhuvanin), Shumėsi i singularizuar nė gjuhėn shqipe, bashkėpunimin pėr Fjalorin e gjuhės shqipe (1954), si dhe pėr disa fjalorė terminologjikė, etj.
    0

    #7 Anėtar jo nė linjė   albi71 

    • V.I.P
    • Yll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėl
    • Grupi: Vip
    • Postime: 897
    • Regjistruar mė : 02-mars 08
    • Location:europa mesme
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 157
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 28 janar 2010 - 12:15 MD

    http://img188.imageshack.us/img188/702/eqremcabejenverhoxha.jpg
    “Enver Hoxha dhe Eqerem Ēabeji janė dy personalitete tė shquara tė realitetit politik dhe kulturor tė Shqipėrisė
    Pak a shumė e gjithė “miqėsia” midis dy vėrsnikėve fokusohet nė kuadrin e kėtyre detajeve qė gjithsesi mbeten tė dyshimta dhe rrėfenja vazhdon me kontributet historike tė Enverit pėr zhvillimin e vendit drejt progresit dhe lirisė, ēka ėshtė dhe qėllimi i saj.

    Mashtrimi kėtė radhė ėshtė dyfish djallėzor. Pa u zgjatur me “kontributet” e diktatorit pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, tė ditura tashmė pėr gjithkėnd me sy nė ballė ėshtė me vend leximi i kujdesshėm i fabulės, qė bėn fjalė pėr “miqėsinė” e Enverit me profesorin e shquar. Pėr tė provuar sa e vėrtetė ka qenė kjo lidhje vėrsnikėsh, mjafton tė lexosh vetėm pak radhė nga dosja e sigurimit pėr Eqrem Ēabeji e hapur me urdhėr tė Enver Hoxhės, ku zbulohet se gjatė tėrė jetės studiuesi i shquar ėshtė gjurmuar nga Policia Sekrete dhe ka qenė nėn vėzhgimin e agjentėve tė fshehtė. “Dosja Ēabej” ėshtė nga mė tė hershmet nė historinė e sigurimit tė shtetit komunist. Fill pas ēlirimit, me pėrkujdesjen e lidershipit politik pėr tė pastruar radhėt e intelektualėve nga kundėrshtarėt e regjimit dhe pjesa e dyshuar e korpusit tė sė shkolluarve nė Perėndim, Policia Sekrete ka nisur gjurmimin dhe ndjekjen e studiuesit Eqerem Ēabejit. Tė parat dokumente qė janė arkivuar nė tė janė raportet biografike tė siguruara nė rrugė agjenturore, ku artikulohet me saktėsi profili antiparti i Eqerem Ēabejit, si njeri me prirje antimarksiste dhe kundėrshtar i regjimit. Nė tė gjitha rastet, sipas platformės pėrkatėse, kėto raporte pėrfundonin nė zyrėn e Sekretarit tė Parė dhe prej aty ideohej vijimėsia e operacioneve tė fshehta pėr kryqėzimin e protagonistit tė tyre. Po ēfarė dokumentohej nė to?
    Raporti i parė: Ēabeji ka miqėsi tė dyshimta
    Po dosja “Ēabej”, siē konstatohet nga dokumentet, vetėm pak vite e ka mbajtur siglėn sekrete 2B dhe ka kaluar tek 2A-ja, qė nėnkuptonte kategorinė e “elementėve armiq” qė veprojnė aktivisht kundėr pushtetit popullor. Autoriteti i vetėm qė zyrtarizonte kapėrcimin nga njėra kategori tek tjetra, ishte sekretariati i KQ, ku sekretar i Parė ishte Enver Hoxha...
    Dokumenti: Ēabej element armik
    Dosja “2A” me numėr 8870, ka njė dokument tė nėnshkruar mė 13 tetor 1953, nė tė cilin bashkė me raportin biografik tė Profesor Ēabejit tė pasuruar me tė dhėna tė reja rreth profilit si element kundėrshtar i regjimit, ndodhet dhe plani i masave operativo-agjenturore pėr gjurmim tė tij. Pjesa mė e madhe e ēėshtjeve qė parashikohen pėr tu verifikuar, ka tė bėjė me njė informacion tė depozituar nė strukturat e sigurimit nga njėri prej bashkėpunėtorėve me pseudonimin “Tisi”
    Ja ēfarė pėrmbante plani i hartuar nga ekspertėt e policisė sė fshehtė...
    1. Nė tė gjitha degėt operative nė qendėr dhe nė degėn e Tiranės tė gjendet ndonjė bashkėpunėtor i kualifikuar, qė lidhet me profesor Eqerem Ēabejin. Tė kontrollohen fletė-lidhjet e kėtyre bashkėpunėtorėve.
    2. Nė qendrėn e punės ku punon tė pėrdoret agjentura e objektit pėr tė kontrolluar qoftė nė punė, nė kontakte tė ndryshme etj. Tė pėrdoret sidomos pėr kėtė bashkėpunėtorja “Edija”
    3. Nė shtėpinė ku banon profesor Eqrem Ēabej tė vendoset njė bashkėpunėtor, me qėllim qė tė kontrollojė tė gjitha hyrjet dhe daljet qė bėhen nė shtėpinė e tij.
    4. Duke qenė se nė Bibliotekėn e cila frekuentohet nga profesor Eqrem Ēabej si dhe nga tė huajt qė ndodhen kėtu (tė legatave tė huaja) nuk kemi bashkėpunėtorė, duhet tė vendosim njė informator.
    5. Bashkėpunėtores “Drojtja” nėpėrmjet Rrok Zojzit me tė cilin lidhet t’i jepet detyrė qė t’i afrohet profesor Ēabejit.
    6. Tė nxirret nga procesverbali i Sabiha Kasimatit implikimi pėr profesor Ēabejin.
    7. Dėshmitari R. Hila tė pyetet hollėsisht rreth asaj qė i ka thėnė i burgosuri Vangjel Zoto pėr Eqrem Ēabejin. Tė pėrpilohet procesverbali me dėshmitarė tė rregullt.
    8. Tė studiohet dosja e ish bashkėpunėtorit “Tisi”, i cili ka dhėnė dhe mė parė tė dhėna pėr Eqrem Ēabejn dhe tė shikohet nėse mund tė pyetet si dėshmitarė.
    9. Tė informohemi pėr lidhjet e tij aktuale me tė quajturėn Shyrete Turkeshi dhe tė hetojmė pėr karakterin e tyre.
    10. Tė merren tė dhėna tė hollėsishme mbi mėnyrėn e jetesės qė bėn (anėt pozitive dhe negative).
    11. T’i kėrkohet seksionit tė Skraparit informacion i hollėsishėm rreth objektit tė tyre me tendencė arratisje dhe qė lidhet me Eqrem Ēabejin.
    12. Me qėllim qė tė provojmė mė mirė lidhjet e tij, tė vihet nė survejim pėr pesė ditė.
    13. Tė studiohet agjentura ekzistuese me qėllim tė gjetjes sė njė bashkėpunėtori tė pėrshtatshėm pėr pėrpunim aktiv tė tij. Nėse nuk do tė gjejmė bashkėpunėtor tė tillė nga agjentura ekzistuese, atėherė tė studiojmė gjetjen e njė kandidati pėr rekrutim dhe ta rekrutojmė.
    14. Pėrpunimi i Ēabejit tė koordinohet me pėrpunimet qė ndjek dega e ushtrisė.
    Pėrgjegjės pėr zbatimin e kėtij plani kapiten Koli Shuke nėn kontrollin direkt tė major Rasim Dedja.
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim