Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Historia e Camerise. - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

  • 4 Faqe +
  • « I Pari
  • 2
  • 3
  • 4
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Historia e Camerise. Cameria Camet Vlerėso diskutimin: -----

#31 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

  • venali kavaje
  • Grupi: Admin
  • Postime: 6.689
  • Regjistruar mė : 12-prill 04
  • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
  • Location:Republika Kavaje
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 08 tetor 2008 - 10:58 PD

    Godo: Lajthitja e Dules pėr ēamėt
    08.10.2008

    Politikani i njohur reagon pas deklaratės sė kryetarit tė PBDNJ-sė: E gjithė bota e di se ata i kanė pronat e tyre atje, nė Greqi


    Republikani Sabri Godo i kthen pėrgjigje kreut tė PBDNJ-sė, Vangjel Dule, i cili ėshtė bėrė palė me Athinėn zyrtare, duke deklaruar publikisht se ēėshtja ēame nuk ekziston. Godo i cilėson marrėzira deklaratat e Dules, duke i kthyer pėrgjigje "dhėmbė pėr dhėmbė" kėtij tė fundit me tė njėjtėn monedhė. "Nuk ekziston problemi i minoritetit grek nė Shqipėri, ndėrkohė qė gjithė bota e di se ēamėt janė shpėrngulur nga Greqia dhe kanė pronat e tyre atje", tha Godo. Presidenti i nderit tė asamblesė sė PR-sė denoncoi edhe heshtjen afatgjatė tė qeverisė shqiptare lidhur me ēėshtjen ēame. Sipas tij, nuk ekziston asnjė dokument, asnjė lloj deklarate dhe asnjė lloj letre e palės shqiptare nė Parlamentin Evropian, nė Kėshillin e Evropės, nė OSBE-nė, nė struktura tė tjera qė tė ketė formėn e njė ankimi nga ana jonė pėr ēėshtjen ēame. "Mbase ndonjė deputet evropian e ka ngritur me iniciativėn e tij kėtė ēėshtje, por nuk ka qenė shqiptar dhe nuk ka qenė as nga Shqipėria", theksoi Godo.

    Zoti Godo, qeveria greke nė mėnyrė tė pėrsėritur mohon ekzistencėn e ēėshtjes ēame, ndėrkohė qė Tirana zyrtare tregohet indiferente ndaj kėtij qėndrimi. Si e komentoni kėtė fenomen?
    Ne duhet tė pranojmė se qeveritė greke, pavarėsisht se nė cilin krah kanė qenė, kanė pasur njė qėndrim tė njėjtė dhe konsekuent pėr ēėshtjen ēame. Domethėnė kanė refuzuar tė pranojnė se ekziston ky problem. Kjo mbrohet si ide nga krerėt e atij vendi, qeveria, Presidenti dhe forcat politike. Ne kemi ndenjur urtė ndaj kėtij qėndrimi, jemi tėrhequr. Ndokush mund tė krenohet se ka thėnė ndonjė fjalė, por realisht nuk ka thėnė asgjė. Asnjėherė nuk u kemi thėnė grekėve haptas se ne e konsiderojmė kėtė problem tė hapur dhe duhet ta diskutojmė ndėrmjet nesh dhe nėse ndėrmjet nesh nuk e gjejmė fjalėn, atėherė duhet tė kėrkojmė arbitrimin e institucioneve ndėrkombėtare evropiane qė kanė kompetencėn pėr tė thėnė fjalėn e tyre nė raste tė tilla. Nė vend qė tė mbanim njė qėndrim tė tillė dhe tė bėnim pėrēapjet e duhura nė kėtė drejtim, e thėnė me fjalė tė thjeshta kemi ulur kurrizin, gjoja duke u nisur nga interesa kombėtare dhe interesa tė emigracionit. Ky ėshtė qėndrimi ynė nė kėtė ēėshtje, njė qėndrim i padenjė, ėshtė njė risi e neveritshme qė nė themel nuk u kontribuon marrėdhėnieve tė mira mes shqiptarėve dhe grekėve, por i dėmton ato. Sepse kjo ēėshtje mes fqinjėve duhet tė diskutohet dhe tė synohet qė tė arrihet nė njė zgjidhje dhe nė njė marrėveshje. Ajo qė ėshtė nė thelb ėshtė fakti qė nuk ekziston asnjė dokument dhe asnjė lloj deklarate, apo asnjė lloj letre e palės shqiptare nė Parlamentin Evropian, nė Kėshillin e Evropės, nė OSBE-nė, nė struktura tė tjera qė tė ketė formėn e njė ankimi nga ana jonė pėr ēėshtjen ēame. Mbase ndonjė deputet evropian e ka ngritur me iniciativėn e tij kėtė ēėshtje, por nuk ka qe shqiptar dhe nuk ka qenė as nga Shqipėria. Tė gjithė kėtė unė e konsideroj tė dėmshme dhe kjo u jep tė drejtė grekėve qė tė ngrenė ēėshtjen se nuk ekziston problemi ēam. Dhe kjo bie nė kundėrshtim me tė drejtat e njeriut, tė shkruara nė tė gjitha kartat ndėrkombėtare, qė nga deklaratat e Kazablankės, nėnshkruar nė 1945, nė tė gjitha kartat evropiane, duhet tė ngrenė tė drejtat e minoriteteve. Nė fakt, Greqia ėshtė i vetmi vend nė Evropė qė nuk njeh asnjė lloj minoriteti. Nė qoftė se nuk njeh minoritetet e tjera, kur vjen puna pėr ēamėt ajo as qė e pėrfill kėtė ēėshtje fare. Kjo ėshtė ajo qė mund tė pėrmblidhet si histori e kėsaj ēėshtjeje.

    Ēfarė duhet tė bėjė qeveria shqiptare nė mbrojtje tė interesave tė ēamėve dhe ajo qė ėshtė bėrė deri tani a konsiderohet e mjaftueshme pėr t`u faktuar grekėve se ēėshtja ēame ekziston?
    Mė e keqja ėshtė se unė nuk shoh edhe sot e kėsaj dite ndonjė lloj tentative pėr t‘ia bėrė tė qartė Greqisė zyrtare se kėta janė shtetas grekė, por janė me kombėsi shqiptare dhe ne nuk mund tė heqim dorė nga detyrimet qė kemi pėr mbrojtjen e kėrkesave tė tyre.

    Cila ėshtė arsyeja pse Tirana zyrtare hesht pėr ēėshtjen e ēamėve? Ēfarė fshihet pas kėsaj heshtjeje?
    Sepse, sipas meje, me naivitet gjithė kohės, me ndrojtje se kjo do tė acaronte marrėdhėniet me Greqinė dhe pastaj kopanėt do tė binin mbi emigracionin. Pėr mua ky rrezik nuk ekziston. Mbase pala greke mund tė reagonte dhe tė pėrdorte fshesėn nė mėnyrė tė pjesshme, siē ka ndodhur edhe herė tė tjera kur ka pasur ndonjė ndikim ndaj Shqipėrisė. Emigracioni ynė atje ėshtė njė faktor qė ndihmon nė favor tė Greqisė. Paguhen mė pak dhe punojnė mė shumė dhe nuk janė atje se grekėt kanė dashur t‘u japin njė strehė tė ngrohtė, por sepse janė njė faktor nė zhvillimin e Greqisė.

    Athina zyrtare, por tashmė edhe partitė politike nė Shqipėri, shfaqen hapur kundėr ēėshtjes ēame, duke mos njohur ekzistencėn e tyre. Rasti mė i fundit ishte kur kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, nė "Deja Vu", ėshtė shprehur se ēėshtja ēame nuk ekziston. Si e gjykoni kėtė?
    Unė besoj se zoti Mustafa Nano, apo cilido shqiptar tjetėr nė kėtė rast mund t‘i thoshte zotit Dule se nuk ekziston problemi i minoritetit grek nė Shqipėri. Ne s‘mund tė flasim marrėzira tė tilla. Dhe e di gjithė bota qė ēamėt janė shpėrngulur prej andej, e di gjithė bota qė ata kanė pronat e tyre. Ne nuk mund tė kalojmė nė retorikė. Prona ėshtė pronė nė ēdo pikė tė dheut qė tė jesh.

    Vendimi mė i fundit i qeverisė "Karamanlis" ėshtė qė tė gjithė personat e huaj qė kanė prona nė Greqi duhet t`i regjistrojnė ato nga e para brenda njė afati tė caktuar, ēka ka sjellė kundėrshtime nga Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim dhe shoqata "Ēamėria" nė Tiranė. Cila ėshtė tendenca qė ka qeveria greke pėr hipotekimin e pronave nga e para?
    Tė privosh ēamėt nga e drejta e pronės, apo tė bėsh atė qė kanė bėrė grekėt, qė kanė lėnė afat deri nė fund tė tetorit pėr ata qė duan tė deklarojnė pronat, duke e ditur shumė mirė qė ēdo ēam nuk ka mundėsi tė paraqitet nė ambasadėn greke dhe tė marrė njė vizė, nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm mungesė vullneti pėr ta zgjidhur kėtė ēėshtje. Ata do tė pengohen qė nė hapin e parė. Nuk do tė arrijnė dot tė shkojnė atje. Por edhe sikur tė jetė, mua mė duket e pamundur qė me afate tė tilla javore tė arrinte ēdokush tė provonte me dokumentacionin e duhur tė drejtėn e pronėsisė. Kėshtu qė pėrdorin metoda tė tilla arbitrare krejt tė padrejta, qė t‘i shpronėsojnė ēamėt nga e drejta e tyre. Them qė jo vetėm ēamėt duhet tė ankohen nė Gjykatėn e Strasburgut pėr kėtė, por them qė duhet tė mendojė edhe qeveria shqiptare pėr kėtė popullsi prej 200 mijė vetash qė jetojnė kėtu e qė kanė pronat e tyre nė Greqi. Janė pronat e etėrve tė tyre dhe duhet tė njihen si zotėr tė kėtyre pronave, ndryshe shkelen nė mėnyrė flagrante tė drejtat e njeriut. Tani qeveria shqiptare duhet tė ketė arsyet e saj strategjike, por asnjėherė nuk i ka shpalosur kėto publikisht, qė ne tė bindemi se duhet tė heqim dorė nga njė e drejtė qė na takon. Troket nė njė derė tė shurdhėt, por s‘tė pėrgjigjet askush.

    Diplomacia shqiptare ka njė qėndrim tė heshtur pėr marrėdhėniet greko-shqiptare pėr ēėshtjen e ēamėve, ndėrkohė qė nga ana tjetėr ėshtė njė marrėveshje e fshehtė mes Tiranės dhe Athinės zyrtare pėr ndėrtimin e varrezave greke nė Shqipėri...
    Mund tė deklaroj me njė farė kompetence qė nuk ka marrėveshje. Pala greke nguli kėmbė qė tė arrihet njė marrėveshje dhe kėrkon katėr varreza nė Shqipėri. Kėtu ka pasur edhe ushtri tė tjera tė huaja dhe nuk kanė ardhur si grekėt pėr varrezat. Ne me grekėt kemi qenė krah pėr krah nė luftėn kundėr fashizmit. Ushtrive tė tjera qė kanė ardhur kėtu dhe kanė lėnė tė vrarėt e tyre nuk u ėshtė njohur e drejta tė kenė varrezat. Edhe francezėt nė Luftėn e Parė Botėrore s`kanė varreza. Duhet tė lejohet qė tė bėhet edhe njė monument nė Greqi, sepse duhet tė nderohen tė rėnėt shqiptarė. Qė t`i shpėrndash varrezat greke nė tė gjithė territorin, kjo mua mė duket njė lloj agresiviteti politik. Disa reminishenca, disa fakte tė sė kaluarės qė dikur ėshtė thėnė se aty ku ka rėnė ushtari grek, aty ėshtė tokė greke, ky veprim ka ekzistuar dhe ėshtė i njohur. Nėse ka ende njerėz me ndikime politike greke qė kanė ndjesi tė tilla dhe duan tė arrijnė objektive tė tilla, unė duhet tė them se ka kaluar koha e atyre, pėr sa kohė njė varrezė, e shumta dy varreza, duhet tė pėrqendrohen nė dy vende jo mė shumė.

    Mos ndoshta heshtja e palės shqiptare ka tė bėjė me shmangien e ndonjė presioni tė mundshėm nga pala greke pėr firmosjen e MSA-sė pėr Shqipėrinė?
    Ai qė drejton politikėn e shtetit ka detyrimin t‘i dijė tė gjitha dhe tė kurojė interesat e vendit nga ēdo vend. Edhe ky ėshtė njė fakt. Duhet vota e grekėve qė ne tė pranohemi nė paktin e Atlantikut, aq mė tepėr pastaj pėr tė hyrė nė Komunitetin Evropian. Po ajo qė dua tė them ėshtė se kjo nuk mund tė na detyrojė ne qė tė heqim dorė nga disa gjėra nga tė cilat nuk mund tė heqim dorė, sepse shkelim tė drejtat e njeriut. Duhet tė pėrpiqemi qė nė bazė tė marrėveshjeve tė parashtrojmė arsyet tona dhe tė kėrkojmė pastaj edhe ndihmėn e strukturave evropiane.
    0

    #32 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 09 shkurt 2009 - 09:26 PD

    Eksperti grek: Si mund tė zgjidhet ēėshtja e pronave ēame

    Eksperti grek i tregut tė kapitaleve, Themistoklis Kossidas, flet pėr konfliktin. “Ēėshtja nuk zgjidhjet teknikisht. Ēamėt duhet tė ushtrojė presion te qeveria kėtu”

    g.albania

    Ēėshtja e pronave greke zgjidhet vetėm me rrugė politike dhe njė gjė tė tillė duhet t’ia kėrkojė Athinės Tirana zyrtare. Ky nuk ėshtė mendimi i ekspertėve vendas, por i atyre grekė. Nė njė intervistė ekskluzive pėr “Albania”-n, Themistoklis Kossidas, auditues nė Komisionin e Tregut Kapital nė Greqi, ka thėnė se pretendimet e popullsisė ēame nuk mund tė zgjidhen nė rrugė teknike. Madje ai ka pohuar se ka pėrfunduar tashmė regjistrimi i titujve tė pronėsisė dhe pritet qė tė mbyllet edhe regjistri elektronik i pronave. Nė tryezėn 2-ditore tė realizuar nė Tiranė “Pėr tė drejtat e posedimit tė pronės mbi tokėn, instrumentet e mundshme dhe zgjidhjet pėr qeveritė, me synimin e reduktimit tė kostove dhe nxitjes sė investimeve tė huaja”, Kossidas, i ka dhėnė tė njėjtėn pėrgjigje edhe Agim Toros, i njohur si pėrfaqėsues i Shoqatės sė Pronarėve nė vendin tonė, i cili ka pasuri tė trashėguara edhe nė Greqi. Ai bėri tė qartė dje, nė takimin mes ekspertėve shqiptarė dhe tė BE-sė, se problemi ėshtė me natyrė politike dhe kėrkon zgjidhje politike.

    Pamundėsia teknike
    Megjithėse Greqia ėshtė shtet i Bashkimit Europian dhe funksionon sipas ligjeve dhe direktivave tė tij, po duket gjithnjė e mė e vėshtirė pėr popullsinė ēame, tė dėbuar 60 vjet mė parė, qė tė marrin tokat e tyre. Eksperti i Komisionit tė Tregut Kapital, Kossidas, pasi refuzon tė komentojė kėtė ēėshtje, thotė se nė bazė tė ligjit grek, ka disa kritere pėr mbajtjen, sigurimin apo humbjen e sė drejtės mbi pronėn. “Nėse dikush pėrdor pronėn tėnde pėr mė shumė se 20 vjet dhe nuk ka kontestime ligjore nga pronari, kjo i kalon nė pronėsi pėrdoruesit”, - thotė Kossidas pėr “Albania”-n.
    Kjo ėshtė njė ndėr pikat e kuadrit tė brendshėm ligjor, qė sjell pengesa pėr popullsinė ēame, tė dėbuar qė pas vitit 1944 nga vendlindja e tyre. Njė pjesė e pronave tė ēamėve mund tė jetė pėrdorur nga grekėt, ndėrsa eksperti i tregut tė kapitalit mohon faktin se pasuritė e patundshme tė ēamėve tė jenė ende tė lira, ose nėn mbikėqyrjen e shtetit.
    Njė tjetėr pengesė teknike ėshtė edhe viti i pėrcaktuar si limit, qė shėnon njohjen e titujve tė pronėsisė. Data e vėnė si zanafillė ėshtė viti 1955. Kjo shėrben pikėrisht si periudhė kur fillon njohja e dokumenteve tė pronėsisė. Kossidas pohon se deri tani nė Greqi ka pasur regjistra manualė, dhe tani po punohet pėr tė pėrfunduar regjistrin elektronik tė tokės. Ēdokush qė do tė verifikojė tokėn e tij, mund tė shkojė nė zyrėn e specializuar dhe tė shohė hartėn e detajuar tė pronės, e cila tregon edhe numrin e pemėve qė ndodhen brenda saj. Ai pohon se nė kėtė regjistėr ndodh shumė rrallė qė tė ketė mbivendosje pronash.

    Problemi politik
    “Ēėshtja e pronave tė ēamėve nuk ėshtė ēėshtje teknike, por ėshtė historike dhe politike”, - thotė Kossidas. Teksa refuzon tė japė detaje pėr pronat e shtetasve grekė me origjinė shqiptare, qė u dėbuan pas luftės, ai thotė se qeveria shqiptare dhe greke duhet tė ulen bashkėrisht pėr t’i dhėnė njė zgjidhje kėtij problemi. “Popullsia shqiptare duhet tė ushtrojė presion te qeveria shqiptare dhe mė pas qeveria shqiptare duhet tė ushtrojė presion te qeveria greke”, - thotė Kossidas. Pra, nėse realisht qeveria shqiptare do tė zgjidhė problemet e kėtyre personave, duhet ta bėjė njė gjė tė tillė.
    Eksperti pėr ēėshtjet e pronave thotė se “nėse popullsia ēame do tė jetonte nė Greqi, nėse do tė kishin dokumentet e identifikimit, ky problem do tė ishte shumė i thjeshtė, dhe mund ta merrnin pronėn e tyre. Por ata janė larguar tashmė dhe problemi ėshtė kthyer nė njė ēėshtje historike dhe politike mes Tiranės dhe Athinės.
    Ai ka pohuar se mbi 90 pėr qind e tokės nė Greqi ėshtė private dhe vetėm 10 pėr qind ėshtė shtetėrore.
    Themistoklis Kossidas paraqiti nė seminarin 2-ditor nė Tiranė tė dhėnat pėr tė procesin e blerjes sė pronės nga shtetas me kombėsi greke dhe jogreke nė Greqi pėr investime. Ai sqaroi se kjo ėshtė njė procedurė e thjeshtuar tashmė dhe pėrjashtohen nga shitja vetėm prona qė janė nė zona arkeologjike, nė njė zonė prej 12 kilometrash pranė kufirit, apo edhe nė pikat ushtarake, si dhe nė disa raste tė tjera specifike.


    Greqia bllokoi legalizimet qė nga viti 1983
    Eksperti grek, Kossidas, deklaroi se qė nga viti 1983 autoritetet shtetėrore kanė bllokuar procesin e legalizimit tė ndėrtimeve pa leje. Ai pohoi se politika dhe qeveria shpeshherė mund tė tentojnė ta rikthejnė kėtė proces pėr qėllime politike, por nuk lejohet ligjėrisht njė gjė e tillė. Deri nė atė vit kishte jo pak ndėrtime pa leje, tė cilat u formalizuan kundrejt njė gjobe qė paguan qytetarėt qė i kishin bėrė kėto ndėrtesa pa zbatuar ligjin dhe politikat urbane.

    Agim Toro fajėson Ligjin e Luftės: “Grekėt fituan mbi 10 miliardė euro me pronat tona”
    Sipas pėrllogaritjeve, shteti grek mund tė ketė pėrfituar mbi 10 miliardė euro me pronat e bllokuara tė popullsisė ēame, qė u dėbua me forcė nga Greqia pas Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo shifėr ėshtė deklaruar nga Agim Toro, i njohur si ekspert pėr ēėshtjet e pronave dhe njė nga pėrfaqėsuesit e Shoqatės sė ish-Pronarėve qė prej 16 vjetėsh kėrkojnė kthimin dhe kompensimin pėr tokat qė kanė pasur paraardhėsit e tyre. Toro thotė se procesi i marrjes sė pronave tė ēamėve nė Greqi mbahet i bllokuar pėr shkak tė lėnies nė fuqi tė Ligjit tė Luftės nga pala greke. Por, nėse realisht ka fuqi ligjore, ky ligj ka pasur shumė debate. Segmente tė caktuara tė shoqėrisė apo politikės kanė kėrkuar vazhdimisht shfuqizimin e ligjit, qė nisi prej Luftės sė Dytė Botėrore, nė kohėn kur Greqia ishte nė konflikt me Italianė. Ndėrsa pala greke, apo edhe segmente tė caktuara tė Tiranės zyrtare, mendojnė se marrėveshjet e nėnshkruara mes kėtyre vendeve pas viteve ‘90 kanė bėrė qė tė humbasė fuqinė e tij ligjore Ligji i Luftės. Realisht, Athina zyrtare ka pasur disa debate dhe ka ndėrmarrė disa nisma qė nė vitin 1985 pėr heqjen e ligjit qė mban nė gjendje lufte dy vendet.
    0

    #33 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 27 prill 2009 - 08:14 PD

    Ēamėt, protestė para vizitės sė Karamanlis

    Shekulli
    TIRANĖ- Zgjidhje pėr ēėshtjen ēame ka kėrkuar sot shoqata "Ēamėria" pėrmes njė proteste nė sheshin "Skėnderbej" nė Tiranė. Protesta me njė sėrė kėrkesash drejtuar qeverisė, zhvillohet pikėrisht njė ditė nga vizita e lajmėruar e kryeministrit grek Karamanlis nė vendin tonė.
    Tė mbledhur bashkė, qindra anėtarė tė shoqatės kanė kėrkuar nga qeveria qė kėtė vizitė tė Karamanlis ta shfrytėzojė pėr t'i dhėnė zgjidhje problemeve tė tyre tė kahershme.
    Organizuesit kanė kėrkuar qė tė lejohen moshat e mėdha tė shkojnė pranė varreve tė tė parėve tė tyre pėr t'i nderuar dhe vizituar. Kėrkesė e dytė ka qenė edhe ngritja e njė memoriali nė nderim tė viktimave tė pafajshme ēame, gjatė viteve '44-'45.
    Sipas protestuesve, kėrkesė tjetėr shumė e rėndėsishme ėshtė nisja e bisedimeve pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame, qė do t'i shėrbejė tė tashmes e sė ardhmes sė vendit tonė dhe Ballkanit
    Takimi mes dy homologėve, kanė vijuar mė tej protestuesit duhet tė shėrbejė pėr sensibilizimin e politikės sė dy vendeve pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes ēame.
    "Marrėveshjet e qeverisė shqiptare me atė greke si ishte ajo e ngritjes sė dy varrezave tė ushtarėve grekė nuk do tė jenė kurrė tė mjaftueshme, nėse nuk ka njė zgjidhje tė plotė pėr ēėshtjen ēame nga ana e shtetit fqinj"- thanė protestuesit, duke kėrkuar ratifikimin e konventat pėr minoritetet. Ata kėrkuan gjithashtu edhe njė ligj pėr konservimin e pronave. Protestuesit kanė bėrė me dije se kėrkesa e tyre pėr njė takim me kryeministrin grek duket se nuk ėshtė pranuar. Ata kanė thėnė se nėse marrėdhėniet mes vendeve janė tė mira, ashtu si deklarohet, atėherė duhet gjetur njė zgjidhje pėr kėtė ēėshtje qė po mbahet peng prej historisė. "Nuk mund tė pretendohet pėr marrėdhėnie tė mira, kur mes dy vendeve mbeten pezull ēėshtje tė pazgjidhura"- thanė ata.
    Vizita e Karamanlis ėshtė njoftuar nga mediat greke ditė mė parė dhe mė pas ėshtė konfirmuar edhe zyrtarisht.
    0

    #34 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 05 qershor 2009 - 09:12 PD

    Ku shtrihet Ēamėria dhe historia e saj

    Nga Bilal Xhaferri

    Ēamėria shtrihet nė pjesen veriperėndimore tė Greqisė me njė sipėrfaqe prej 10. 000 km2. Pellasgo-Ilirėt ishin banorėt e hershem tė Ēamėrisė, kurse mbret i parė ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosėt,Dodonėt, Kasopianet, Efyrianet etj. Ēameria ishte pjesė e Mbretrisė ILIRE. Heroi Pirro ishte heroi i shquar i Ēamėrisė,sukseset nė luftėra e derguan atė dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet qė Pirro tė jetė i afėrm i Aleksanderit. Gjatė pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen nė Ēamėri, siq ishin Gothet,Ostret,Sarakenet dhe Norset. Me 1449 Ēameria u pushtua nga perandoria Osmane. Ne shekujt 16 dhe 17,Cameria u kthye ne arene te revoltave te ashpra kunder sundimit osman. Populli

    Ēamė luftoj kundėr ushtrisė Osmane nė vitet 1611 dhe 1803, ku nė betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, mė Shqiponjėn dy krershe). Me 1750 regjioni i Sulit perbėhej prej 60 fshatrave dhe kishte 25000 banor. Gjatė pushtimit Osman, Ēameria ishte pjesė e Janinės, njėra nga katėr vilajetet Shqiptare.

    Shqiptaret e njohur si luftėtar, mėsues, dhe patriot ishin: Luli Ēapari, Marko BoĒari, Hasan Tasini, Osman Taka, Ēelo Mezani dhe tė tjerė. Nė shekullin 18 fillon procesi i islamizimit me force-pjese e popullsise se Sulit dhe Parges largohen per ne ishujt greke per ti shpetuar shnderrimit. Gjate viteve 1820- 1850, krahina merr pjese perseri ne kryengritjet kunder Perandorise Osmane. Ne vitet 1854 dhe 1877, popullsia i reziston me sukses sulmeve te Andarteve Greke. Gjate luftrave Ballkanike,trupat greke hyjne ne Cameri. Per te ndihmuar popullin came qeveria e (perkohshme) e Vlores dergoi trupa ushtarake atje,por vendimi i Konferences se Ambasadoreve i dha Camerine Greqise. Mbas Luftes se Dyte Boterore, qeveria greke deboi me force mijera shqiptare myslimane ne Turqi me preteksin qe ato ishin per shkak te fese se tyre. Me fundin e Luftes se Dyte Boterore, terrori i ushtruar ndaj popullsise vendase, detyroi 25.000 Came te besimit mysliman te lene atdheun e tyre dhe tekerkojne strehim te perkohshem ne Shqiperi.



    PREJ NGA RRJEDH FJALA ĒAMERI?
    Fjala ēam eshte nje evoluim i termit "t'chiam" dhe perkon me emrin e nje lumi te vjeter qe kalonte permes krahines se Ēamerise. Fjala "T'chamis" haset ne shume harta te vjetra romake dhe helene, duke na treguar se emri "Chameria"eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga popullsia shqiptare nder shekuj. Ajo qe eshte me e rendesishme te thuhet ketu eshte se, popullsia ēame ka nje etnitet, tradite dhezakone te mirefillta shqiptare.



    KU SHTRIHET EPIRI?
    Meqė nė afishimin e mėsipėrm u pėrmend Epiri, ne vijim po ju sjelli nje historik te shkurter lidhur me kete fis ilir. Epiri eshte krahinė dhe njė nga shtetet e Ilirisė sė Jugut, qė shtrihej nga malet e Vetėtimės (Akrokeraunet antike) dhe rrjedhja e mesme e Vjosės nė Veri, deri nė gjirin e Ambrakisė nė Jug, dhe nga malet e Pindit nė Lindje, deri nė brigjet e detit Jon nė Perėndim. Emėrimi Epir pėr kėtė krahinė (nė greqishte do tė thotė stere, tokė), ka qenė pėrdorur nė fillim nga autorėt grekėsi njė emėr i pėrgjithshėm qė pėrcaktonte pozitėn kontinentale tė saj pėrballė Greqisė ishullore. vetėm nga fundi i shek. VI p.e. r. ai mori edhe kuptimin tė pėrcaktuar politik.

    Epiri banohej nga shumė fise, ndėr tė cilėt mė kryesorė ishin tesprotėt, kaonėt dhe molosėt. Me gjith disa veēori tė jetės kulturore e politike, kėto fise ishin etnikisht tė njė trungu me ilirėt, me tė cilėt i lidhte gjatė gjithė periudhave tė historisė sė tyre, njė fond i gjerė i pėrbashkėt traditash, qė ndryshonin nga ato tė Greqisė antike. Nė tė tretėn e fundit tė shek. V p.

    e.r.fiset epirote kishin arritur tė organizoheshin nė bashkime federative tė njohura me emrin koine (bashkėsi) tė cilat kishin

    sisteme tė ndryshme politike. Koinoni i molosėve sundohej nga mbretėr tė dinastisė sė Aikidėve, ndėrsa kaonėt dhe tesprotėt qeveriseshin nga dy magistart tė lartė (prostatė), tė cilėt zgjidheshin ēdo vit nga rrethe aristokratike. Kėto bashkėsi dolėn nė skenėn e historisė si forma politike mė vete nė kohėn e luftės sė Peloponezit (432-404 p.e.r.),kur ushtritė e kaonėve, tė tesprotėve dhe molosėve, me sundimtarėt e tyre nė krye, morėn pjesė mė 429 p.e.r.nė ekspeditėn kundėr qytetit Strato tė
    Akranonisė, nė anėn e Spartės.

    Qė nga ajo kohė molosėt tė sunduar nga Tarypa e pasardhėsit e tij filluan tė fitojnė epėrsi mbi fiset e tjera dhe e vunė Epirin nė rrugėn e bashkimit tė tij ushtarak e politik. U krijua njė organizim shtetėrorė mė i gjerė, i njohur me emrin Lidhja e Molosėve, qė pėrfshinte popullsi tjera epirote, nėn hegjemoninė e fisit qė i jepte emrin bashkėsisė. Kjo pėrbėnė etapėn e parė nė procesin e krijimit tė shtetit federativ tė Epirit. Pas mesit tė shek. IV. p.e.r. Lidhja e Molosėve hyri nė sferėn e

    ndikimit maqedon, megjithatė sundimatarėt e saj e vazhduan politikėn e bashkimit tė vendit. Zgjerimi i mėtejshėm i lidhjes,sidomos pas pėrfshirjes nė gjirin e saj tė koinonit tė rėndėsishėm tė tesprotėve, qė u krye nė kohėn e sundimit Aleksandrit Molos (342-331 p. e. r. ), ēoi nė krijimin e njė forme tė re shtetėrore me karakter gjithnjė federativ,por me pėrmbajtje tė re kushtetuese, e quajtur Aleanca e Epirotėve, nė tė cilėn gjithė pjesmarrėsit kishin tė drejta tė barabarta. Ajo pėrbėnte etapėn e dytė nė procesin e bashkimit politik tė Epirit. Etapa e tretė u realizua nė kohėn e sundimit tė mbretit tė dėgjuar epirot, Pirros (307-272 p.e.r.). Pirroja arriti tė sundonte pėr njė kohė jo vetėm mbi Epirin, por edhe mbi njė pjesė tė madhe tė Maqedonisė dhe tė T nė Lindje, si dhe mbi krahinat greke tė Ambakrisė, Amfilokisė dhe Akarna-nisė nė Jug etj. Gjat sundimit tė Pirros, shteti i Epirit u bė njė nga fuqitė e rėndėsishme ushtarako-politike tė kohės , qė luajti rol tė shėnuar nė zhvillimin e ngjarjeve nė Maqedoni, Greqi e Itali.

    Pas Pirros shteti monarkik epirot filloi tė humbasė fuqinė e mėparshme derisa nė kohėn e pėrfaqsueses sė fundit tė dinastisė sė Aikidėve, Deidamesė, nė vitet 30 tė shek. III p.e.r. U kthye nė njė bashkim shtetėrorė republikan me emrin Lidhja Epirote. Gjat kėsaj kohe (232-168 p.e.r.) Epiri kaloi sistuata tė vėshtira, tė shkaktuara nga pleksja e interesave tė mėdha tė kohės: shtetit ilir, atij maqedon dhe Romės. E gjetur nė vorbullin e kontradiktave dhe lufėrave midis kėtyre fuqive Lidhja Epirote nuk qe nė gjendje tė luaj njė rol tė dukshėm. Nė vitin 167 p. e. r. ajo ra nėn sundimin romak dhe pas vitit 148 p. e.

    r. Epiri u bė pjesė e provincės maqedone, kurse kurse nė fund tüe shek. II p.e.r. formonte njė provincė mė vete. Me reformėn administrative tė Dioklecianit nė fund tė shek. III emėrtimi Epir ushtri edhe nė trevat nė Veri tė Vjosės, tė cilat formuan provincėn Epirit i ri; pėr t'u u dalluar nga kjo, trevat tradicionale tė Epirit u quajtėn provinca e Epirit tė vjetėr.

    Kėto emėrtime vazhduan tė pėrdoren gjat mesjetės nga autorėt eurodit, sipas traditės klasike, ndėrsa administrata

    shtetėrore bizantine njihte vetėm themat e Nikopojės dhe tė Durrėsit. Nė trevėn e Epirit tė Vjetėr u shtri nga fillimi i shek. XIII njė formacion i ri shtetėrorė feudal, i cili pėr kėtė shkak u quajt nga shkenca Despotat i Epirit. Nėn ndikimin e autorėve tė vjetėr dhe tė paqartėsisė sė caqeve teritoriale gjeografike, sidomos autorėt humanist tė shek. XV-XVI, midis tė cilėve edheMarin Barleti, e pėrdorėn termin Epir, pa e dalluar nė tė Vjetėr e nė tė Ri, pėr mbarė trevat shqiptare, qė nė tė vertetė pėrputheshin vetėm pjesėrisht me shtrirjen e Epirit. Qė nga shekulli XI,lidhur me afirmimin e shqiptarėve si faktor politik,u afirmua dhe u pėrtgjithėsua emri etnik i vjetėr Albanon e Arbanon, i trashėguar nga antikiteti ilir. Ishte ky emėr qė pasqyronte relitetin etnik, i cili u pėrgjithėsua duke pėrfshirė nė shek. XIV njė pjesė tė trevave tė banuara nga njė popullsi homogjene etnike, arbėreshėt. kliko me poshte per te pare se ku shtrihet Epiri.
    0

    #35 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 05 qershor 2009 - 09:13 PD

    DHIMBJE QĖ NUK IKĖN

    Kur viset e populluara zbrazen nga gjindja njerėzore, letėrsia dhe arti janė tė fundit qė i braktisin. Mund tė thyhen ushtritė, tė tėrhiqen rojet e fisit, tė heshtė diplomacia, arti nuk bindet. Ai kthehet e rikthehet atje, te logu i vjetėr. Atje ku ndodhi shkulja, kėputja mizore, krimi. Atje ku tjerėt i ndal shenja e kufirit tė ri, traktatet ose rendi i ri i botės. Ēamėria bėn pjesė nė hartėn mė tė dhimbshme tė Evropės, atė qė ka njohur shpėrnguljen. Ėshtė njė hartė pėr tė cilėn flitet me kujdes, pėr tė mos nxitur acarime tė reja, nė kėtė botė tė shqetėsuar. Ndėrkaq, heshtjet gjithashtu mund tė acarojnė, madje me keq. Shumica e ēamėve qė u shpėrngulen mizorisht nga vatrat e veta, nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore janė ende tė gjallė sot. Janė shuar dy ose tre breza, ata qė mezi ēapiteshin drejt Shqiperisė, por janė gjallė adoleshentėt, fėmijėt, sė fundi foshnjat, qė hynin nė atdheun amė nėpėr djepe. Tė gjithė ata, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, mbajnė mend. Asnjė ligj i botės, asnjė formim kulturor nuk mund t`I bėjnė njerėzit tė mos kenė kujtesė, e aq mė pak tė mos kenė nostalgji. Ky libėr nuk ėshtė as politikė, as nismėtar i njė fushate.

    Ai ėshtė para se gjithash libėr njerėzor. Libėr me vjersha, me poema, me art, shkruar nga njerėzit, pėr njerėzit. Ėshtė njė dhimbje, qė nuk ikėn ngaqė dikush e shpall tė paligjshme. As duke bėrė sikur nuk e di. E, aq mė pak, pa nderim ndaj saj. Nė botėn e sotme tė tė drejtave tė njeriut, drama e ēamėve kėrkon rishqyrtim. Nė kėtė libėr jemi nė botėn e artit, atje ku shpesh kanė nisur rishqyrtimet e mėdha tė ndėrgjegjes sė njerėzimit.



    Sami Frashėri mbi Ēamėrinė
    Sami Frasheri mbi Ēamerine dhe disa nga qytetet e saj kryesore, marrė nga vepra e tij "Fjalor i pergjithshem i historisė

    dhe i gjeografise" (Konstandinopoje 1889). Vepra 2 e Sami Frasherit, botim i Akademise se Shkencave, 1988. Tesprotia (Ēamėrinė)

    Adjonati (Paramithi) Janina, Konica, Margellici, Parga, PrevezaSuli, Tesprotia (Ēamėrinė)Ėshtė njė nga krahinat qė perbenin Epirin e lashtė. Krahina e lartpermendur zgjatej nga Ambrakija, pjesa jugore e bregditit d. m. th. nga gjiri i Nartes deri ne lumin Thijamis d.m. th Kalama. Me njė fjale Tesprotia ishte emri i vjetėr i pjeses jugore te Shqipėrisė te quajtur Cameri. Kufizohet nga veriu me Mollosine qė perbehet nga sanxhaku i Janines dhe me krahinen e Kaonise qė perbehet nga sanzhaku u Gjirokastres d. m. th nga krahina e Laberise, nga jugu me Ambrakine d. m. th. me gjirin e Nartes, nga perndimi me detin Jon. Kjo krahine laget nga lumenjte Akeron dhe Kogjin, qė bashkohen para derdhjes se tyre ne det. Kėta konsiderohen nga greket e lashtė si lumenjte e sketerres. Ndėrsa lumi Haradros d. m. th. Loros e ndante kėtė krahine nga Mollosia. Qytetet dhe qytezat kryesore janė Pandosja, Kasupa, Allaka, Haradra, Himrion, Efina, Vruka e te tjera.Kėto pėrfshihen midis 80 qyteteve qė kryekomandanti romak Pal Emili rrafshoi ne Epir. Megjithekete ekzistoje germadhat edisave prej tyre. Flitet dhe besohet se tempulli i famshem i Dodones ndodhej ne kėtė krahine. Pas kėsaj romakėt themeluan ne skajin jugor te kėsaj krahine njė qytet tė madh me emrin Nikopolis, gjermadhat e te cilit ekzistojne ne njė istme te ngushtė njė ore larg ne veri te Prevezes.

    Tesprotianet e vjetėr i perkasin thjesht popullit pellazg. Ishin te njė gjaku dhe kishin te njėjtėn gjuhe me popullin e Kaonise dhe te Mollosise. Pėrshumė kohe u qeverisen nga kreret e tyre dhe pastaj pėr njė periudhe u qeverisen ne formėn e njė republike. Pas kėsaj u pushtuan nga sundimtari i Moloseve, Pirrua dhe me vonė iu aneksuan shtetit maqedonas. Se bashkume Maqedonine kaluan ne duart e romakeve dhe sė fundi pas shkaterrimit te shtetit te Bizantit, ashtu si ne viset e tjera te Shqipėrisė, edhe ne kėto anė u formuan principata te vogla te cilat u pushtuan ne kohėn e sundimit te sulltan Mehmetit II dhe te Bajazitit II dhe iu aneksuan tokave osmane.



    Ajdonat (Paramithi)

    Ėshtė njė qyteze, qendėr kazaje ne krahinen e Camerise, e cila formon pjesen juglindore te Shqipėrisė, varet nga vilajeti dhe sanxhaku i Janines. Ajdonati ndodhet afersisht 40 km ne jugperendim te Janines dhe 18 ne lindje te limanit te Myrtos,rreze njė mali, ne anėn e majte te lumit Vuvo d. m. th ne lindje te tij. Pozicioni i tij ėshtė i lartė, me ajėr shumė te mirė dhe i rrethuar me vreshta e kopshte. Popullsia e tija arrin ne 2500 njerėz, thuajse te gjithė myslimane dhe shqiptare.

    Keshtjella quhet Ajos Dhonatos dhe emri Ajdonat qė perdohet ne gjuhėn zyrtare pėr qytezen, e cila njihet nga vendesit me emrin Paramithi, ėshtė marrė nga emri i sipermendur. Perreth gjenden rrenimet e qytetit te vjetėr Uria. Ėshtė njė qyteze ku zhvillohet mjaf tregeti dhe ēdo vit me dhjetė shtator bėhet njė panair i madh qė vazhdon pesė ditė. Burnot i cilesise se lartė,i njohur me emrin burnoti i Janines, prodhohet nga duhani, qė rritet ne kėtė qyteze dhe ne disa vende te kėsaj kazaje.

    Qyteza bashke me kazane ka 64 fshatra, 40 nga kėto janė ne veri te qendres se kazase dhe 24 ne jug te saj. Ne juglindje te kėsaj kazaje ndodhet nahija e Sulit, popullsia e se cilės ėshtė e njohur pėr qendresen e guximshme kundėr Ali pashė Tepelenes. Toka e saj ėshtė malore, por ka edhe disa lugina e pllaja te bukura. Toka e saj ėshtė pjellore, prodhon drithera tė ndryshme dhe duhan. Ka njė popullsi afersisht prej16.000 njerezish shumica e te cileve janė shqiptare e afro gjysma myslimane. Brenda kazase ka 22 xhami e mesxhide, 1 shkolle plotore, njė medrese, 4 shkolla fillore kuranike, 3 punishte pėr regjien lekureve, 13 ura. Rrethi i kazase mund te pershkohet pėr 23 ore.



    Janine

    Ėshtė njė qytet, qendėr e vilajetit me te njėjtin emėr. Ndodhet ne jug te vilajetit te Shkodrės 700 km ne jugperendim te Stambollit e 210 km ne jugperendim te Selanikut, ne bregun perendimor te liqenit me te njėjtin emėr. Ka 35. 000 banorė, 30 xhami, 6 kisha, 2 sinagoge, 3 teqe, disa medrese, njė biblioteke, njė gjimnaz, njė shkolle fillore e disa shkolla fillore kuranike(mektep), njė gjimnaz me emrin Zosimea, disa shkolla fillore dhe njė shkolle pėr vajza vetėm pėr greket, njė shkolle plotore

    pėr vllehet, njė azil grek pėr jetim e te varfer si dhe njė spital, njė spital tjetėr te ndertuar kohėt e fundit nga bashkia, treg te bukur, hane e hamame te shumta, njė keshtjelle te mbetur nga Ali pashė Tepe-lena,qė ndodhet mbi gadishullin qė futet brenda ne liqen, te rrethuar me hendek;pėrreth ka disa pende dheu. Ne rrethet e qytetit ka vreshta e toka pjellore, punishte lekuresh;prodhohen sende prej argjendi dhe prej lekure dhe zhvillohet njė tregti mjaft e rėndėsishme. Janina ėshtė ndertuar nga i quajturi Jani, njė nga princat e vendit ne kohėn e rėnies se perandorise bizantine. Ajo i ėshtė dorezuar paqesisht sulltan

    Bajezit Jellderemit, pastaj u kishte dalė dorė (osmaneve) dhe ne vitin 1431 ne kohėn e sulltan Muratit II u pushtua pėrfundimisht.

    Me vonė ne kohėn kur sundoi i pavarur Ali pashė Tepelena, (qyteti) u zhvillua dhe u zbukurua tepėr prej tij dhe kishte me shumė popullsi. Kazaja e Janines, ndodhet ne mes te sanxhakut e te vilajetit qė mban te njėjtin emėr. Se bashku me dy nahijet e quajtura Zagor dhe Korondos, perfshin 233 fshatra me 87. 256 banorė. Toka ėshtė e ndryshme, ka fusha pjellore, kullota dhe disa pyje. Shumica e popullsise se fshatrave ėshtė e krishtere dhe perbehet nga greke dhe vllehe. Sanxhaku i Janines. Ėshtė

    sanxhaku qendror i vilajetit qė mban te njėjtin emėr. Kufizohet nga juglindja me kufirin e Greqise, nga verilindja me vilajetin e Manastirit, nga veriperendimi me sanxhakun e Gjirokastres, nga perėndimi me detin Jon, nga jugu me sanxhakun e Prevezes. Sanxhaku perbehet prej 6 kazave dhe dy nahijeve me 439 fshatra dhe 166. 691 banorė si me poshtė:

    Sanxhaku Kazate Nahijet Fshatra

    Janine Zagore 233

    Korondos 49

    Leskovik 34

    Janine Konice 3

    Mecove 62

    Ajdonat 68



    Filat

    Vetėm popullsia e Janines me fshatrat e Mecoves dhe te Konices ėshtė e perbere nga myslimane, vllehe e greke, kurse popullsia

    e tri kazave te tjera ėshtė krejesisht shqiptare dhe shumica myslimane. Tė krishteret shqiptare deshirojne tė mėsojnė ne gjuhėn e tyre shqipe dhe nuk e mbajnėveten te kombesise greke.

    Konice

    Ėshtė njė qyteze, qendėr kazaje qė ndodhet ne sanxhakun e vilajetin e Janines, 45 km ne veri te Janines, ne anet e lumit te Vjoses, ne rrezat e maleve qė ndodhen ne skajet e njė fushe;ka 5500 banorė, nėpėr rrethe ka shumė kullota, ku mbahen shumė Popullsia ėshtė shumė e zgjuar. Kazaja e Konices, rrethohet nga jugu me kazane e Janines, nga perndimi me sanxhakun e Gjirokastres, nga veriu me kazane e Leskovikut, nga lindja me vilajetin e Manastirit. Perbehet nga 34 fshatra me popullsi afersisht 35. 000 banorė, prej te cileve gjysma janė myslimane shqiptare dhe te tjerėt janė te krishtere shqiptare dhe vllehe.Toka ėshtė malore, mė pak vende te pėrshtatshme pėr bujqesi. Kullota ka shumė, prandaj mbahen sasira te mėdha dhensh dhe bageti te tjera. Ne fushėn e Konices dhe ne luginen e Vjoses ka shumė drure arre dhe nxirret njė sasi mendafshi. Grate ne fshatra prodhojne corape, fanella, velenxe e te tjera sende prej leshi. Lumi i Vjoses pershkon kazane duke marrė me vete perrenjte Vidomati dhe Sarandoporo. Ne kėtė kaza ka njė llixhe squfuri me nxehtesi te madhe, dobia e se cilės ėshtė provuar. Njė herė ne vit organizohet njė panair me emrin Pazaropolo, ku tregtohen shumė kafshe dhe prodhime leshi.
    0

    #36 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 14 korrik 2009 - 07:48 PD

    Protestė para konsullatės greke nė Stamboll, nė mbrojtje tė tė drejtave tė ēamėve

    botasot


    Shoqata “Vėllazėria Turko-Shqiptare” ka protestuar dje ndaj masakrave qė shteti grek ka kryer kundėr ēamėve 65 vite mė parė. Siē njofton kėshilli drejtues i Shoqatės “Vėllazėria Turko-Shqiptare” me bazė nė Stamboll, tė shtunėn, mė 27 qershor, Shoqata, me qėllimin e pėrkujtimit tė gjenocidit ēam dhe viktimave tė masakrave greke, organizoi njė protestė para Konsullatės Greke nė Stamboll, ku u vendos edhe njė Kurorė e Zezė. Sekretari i Pėrgjithshėm i Shoqatės “Vėllazėria Turko-Shqiptare”, Zoti Kamil Bitish lexoi njė komunikatė pėr shtyp, pėrmes tė cilės i bėri thirrje Greqisė tė plotėsojė kėrkesat e ēamėve.

    Ja e plotė edhe Komunikata e Shtypit, e cila iu shpėrnda organeve tė ndryshme mediatike turke dhe atyre tė diasporės shqiptare. “Jemi mbledhur kėtu sot pėr tė protestuar ndaj gjenocidit qė ka ushtruar Greqia 65 vite mė parė ndaj shqiptarėve tė Ēamėrisė. Mė 27 qershor tė vitit 1944, si sot 65 vite mė parė, grekėt kryen njė gjenocid nė shkallė tė gjerė kundėr shqiptarėve tė Ēamėrisė. Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria ranė dakord pėr tė ndarė tokat e shqiptarėve pas tėrheqjes sė Perandorisė Osmane nga Ballkani dhe pasi krijuan Unionin Ballkanik sulmuan pa mėshirė nga tė katėr anėt vilajetet e Shkodrės, Kosovės, Manastirit dhe Janinės, tė banuara nė shumicė nga shqiptarėt. Sipas njė marrėveshjeje tė fshehtė qė Greqia bėri me Serbinė mė 1 qershor 1913, kėto dy vende kishin nė plan tė fshinin nga harta Shqipėrinė, ku Serbia do tė pushtonte pjesėn sipėr Lumit Shkumbin, kurse Greqia pjesėn e jugut tė kėtij lumi. Nė vitet 1878-1880 serbėt sulmuan fshatrat e banuar nga shqiptarė si Nish, Kurshimlia, Prokuple dhe Leskovec (afėrsisht 600 fshatra), ku bėnė masakra dhe nuk lanė gur mbi gur. Ata qė e shpėtuan me vėshtirėsi jetėn nga kėto masakra u strehuan nė Kosovė. Por serbėt nuk u mjaftuan me kaq, nė vitet 1912-1913 ata e pushtuan edhe Kosovėn dhe tė njėjtat masakra vijuan edhe aty. Malazezėt pushtuan Vilajetin e Shkodrės dhe tė njėjtėn masakėr konsumuan ndaj shqiptarėve tė veriut. Ndėrkaq nė Jug grekėt ua kishin vėnė syrin tokave tė Ēamėrisė, tė banuar nga shqiptarė autoktonė. Pėr tė shtėnė nė dorė kėto toka, Greqia zbatoi njė plan me tre faza. 1- Greqia kėrkon qė jugun e Shqipėria t’ua aneksojė tokave tė veta. Atė e mbėshteste Franca, Anglia dhe Gjermania. Italia doli kundėr, pasi kjo binte nė kundėrshtim me interesat e saj ndaj Shqipėrisė dhe me njė vendim qė u mor nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr nė vitin 1913 zona e Ēamėrisė iu la Greqisė. 2- Pas aneksimit tė Ēamėrisė, Greqia provoi ēdo rrugė pėr tė shpėrngulur shqiptarėt qė jetonin aty, nė veēanti shqiptarėt e besimit mysliman. Greqisė i erdhi menjėherė nė ndihmė Traktati i Paqes sė Lozanės qė u nėnshkrua ndėrmjet Turqisė dhe Greqisė nė 30 janar 1913. Sipas kėtij Traktati, turqit qė jetonin nė Greqi do tė dėrgoheshin nė Turqi, ndėrsa grekėt qė jetonin nė Turqi do tė dėrgoheshin nė Greqi (Marrėveshja e Shkėmbimit tė Popullsisė). Greqia regjistroi si turq edhe shqiptarėt qė jetonin nė Ēamėri dhe nė zona tė tjera tė saj dhe i dėrgoi nė Turqi. Vetėm nga Ēamėria nė Turqi janė dėrguar afėrsisht 40 mijėshqiptarė ēamė. 3- Po ēfarė duhet tė bėnte Greqia me shqiptarėt qė kishin mbetur sėrish aty? Natyrisht qė duhej t’i zhdukte duke ushtruar ndaj tyre gjenocid, kurse ata qė nuk i shfarosi dot, duhej t’i dėbonte pėr nė Shqipėri. Ky aksion nisi zbatimin 65 vite mė parė, me 27 qershor 1944, dhe vazhdoi deri nė mars 1945. Ne, nuk e kemi harruar dhe nuk kemi pėr ta harruar kėtė masakėr. Ne duam qė kjo masakėr tė njihet nga tė gjitha vendet e botės, nė veēanti nga vendet demokratike dhe kėrkojmė qė Greqia, njė vend anėtar i BE, tė zbatojė parimet qė nėnshkroi edhe vetė, duke plotėsuar kėrkesat e shqiptarėve tė Ēamėrisė”.
    0

    #37 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 18 dhjetor 2009 - 08:58 PD

    Idrizi parashtron strategjinė e PDU pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame

    Kreu i PDU-sė, Shpėtim Idrizi nėpėrmjet njė interviste mediatike parashtroi mė konkretisht masat qė ka marrė kjo forcė politike deri mė tani pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame nė vendin tonė. Ai u ndal kryesisht tek avokatėt anglezė, tė cilėt kanė marrė dėshmitė nė Vlorė, pėr ta dėrguar ēėshtjen ēame nė gjykatat mė tė larta, duke e vlerėsuar kėtė studio si tė specializuar pėr problemet e shkeljes sė tė drejtave tė njeriut. Idrizi bėri tė ditur se kjo studio ka mbrojtur ēėshtje tepėr tė rėndėsishme, nė Kosovė, Kroaci, Liban, ka njė pėrvojė tepėr tė madhe. “Ėshtė e vėrtetė qė zemrat e ēamėve janė ngrohur se shohin njė lėvizje direkt. Mė ka bėrė pėrshtypje fakti qė ata e njihnin ēėshtjen ēame. Kemi qenė tė qartė qė pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame na duhej tė punonim nė disa drejtime. Jemi munduar t’i japim shumė zė iniciativave tona, duke filluar qė nga parlamenti shqiptar, kemi shpalosur programe, kėrkesa direkt ndaj qeverisė shqiptare, ne mendojmė qė ėshtė politika shqiptare nėpėrmjet traktatit tė miqėsisė i ka tė gjitha mundėsitė tė hap tė shtrojė pėr zgjidhje ēėshtjen ēame”, nėnvizoi ai. Ndėr tė tjera, Idrizi ka folur edhe pėr vizitėn e tij mė tė fundit nė shtetin mė tė ri, Kosovė duke theksuar se PDU mendon tė organizojė njė tjetėr vizitė nė Kosovė jo thjesht si parti politike, por komuniteti ēam tė hap ekspozitat ku tė prezantohet kultura ēame. “Jemi parti ku nė themel kemi ēėshtjen kombėtare, dhe prania e njė anėtari tė komunitetit ēam nė Kosovė apo anasjelltas ėshtė normale. Ka njė ngjashmėri mes Kosovės dhe Ēamėrisė, nė vitin 1913 u lanė jashtė territorit tė Shqipėrisė politike. Ēėshtja ēame ėshtė ēėshtje madhe qė mbėshtetet nė vlerat shoqėrore”, vlerėsoi ai. Sipas Idrizit ėshtė i rėndėsishėm fakti qė nė trevat e Ēamėrisė jetojnė ēamė qė janė autoktonė qė kanė nevojė tė trajtohen si minoritet shqiptar, kanė nevojė tė mėsojnė gjuhėn e nėnės, tė flasin ēamshen mirė dhe nga kjo anė ai theksoi se ėshtė problem i tė gjithėve. “90% tė ēamėve u arrit nėpėrmjet spastrimit etnik dhe gjenocid. Janė vrarė nė mėnyrė tė vazhdueshme anėtarė tė komitetit ēam dhe ka tė bėjė me njė plan tė qartė nga qeveritė greke pėr tė spastruar komunitetin ēam, qė kanė filluar tė zbatohen qė nė vitin 1913”, u shpreh Idrizi.
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    • 4 Faqe +
    • « I Pari
    • 2
    • 3
    • 4
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim