Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Parashqevi Simaku - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

  • 2 Faqe +
  • 1
  • 2
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Parashqevi Simaku Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   KONTI 

  • KAVALJON
  • Yll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėl
  • Grupi: Zv.Admin
  • Postime: 1.212
  • Regjistruar mė : 03-qershor 04
  • Interests:Zoti nuk e ndryshon gjendjen e nje populli , deri sa ata te ndryshojne veten e tyre ....
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 76
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 14 dhjetor 2005 - 03:38 MD

    Parashqevi simaku per me shume klikoni..........KENGETARJA KAVAJASE PARASHQEVI SIMAKU

    Mesazhi u modifikua nga venaliu nė 26 gusht 2008 - 01:02 MD

    1

    #2 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.640
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.473
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 05 janar 2006 - 12:51 MD

    Parashqevi Simaku, me njė album folk.


    "Qė nga dita qė ėshtė larguar nga Shqipėria gjithnjė gjen njė surprizė pėr tė risjellė nė kujtesėn e shqiptarėve kėngėtaren qė ka lėnė gjurmė, jo vetėm nė muzikėn e lehtė, por edhe me perlat e folkut shqiptar, pra muzikėn popullore...............


    Pėr herė tė parė pas ikjes nė Amerikė u shfaq me njė imazh tė ri. Spektatorėt nė Pallatin e Kongreseve mbetėn tė befasuar me ndryshimin qė kish ndodhur me Parashqevi Simakun. Njė ndryshim tėrėsor jo vetėm muzikor, por tashmė nė jetėn e saj ishte Roberti. Prej pak kohėsh ka pėrjetuar ēaste tė mrekullueshme nga ardhja nė jetė e Lukės sė vogėl, dhe Simaku nėnė tregon qė e ka pritur me shumė emocion kėtė moment. Albumi mė i ri i Parashqevi Simakut ėshtė ende njė surprizė qė e ka ruajtur pėr ta ndarė me publikun e saj nė Shqipėri.

    A e kujtoni ditėn kur jeni larguar pėr herė tė parė nga Shqipėria? Ishte njė ikje e rastėsishme apo njė veprim i menduar mirė pėr tė realizuar njė ėndėrr?
    Hera e parė kur dola jashtė Shqipėrisė ka qenė Danimarka. Bashkė me njė delegacion tė rinisė shqiptare ishim tė ftuar nė festivalin Roskilde, i cili ėshtė edhe sot festivali mė i madh muzikor nė Europėn Veriore. Mbaj mend qė kėndova rreth tridhjetė kėngė popullore dhe tė muzikės sė lehtė. Koncertet mbaheshin pėrjashta nė “netėt e bardha” tė skandinavisė. Ishte njė eksperiencė e jashtėzakonshme pėr mua, por nė fund mezi prisja tė kthehesha nė shtėpi. Edhe sot ndodh po kėshtu. Jam shumė e lidhur me familjen dhe vendin tim. Thotė mirė populli ynė: ”gur i rand n’vend t’vet”. Mė pas kam kėnduar dhe nė vende tė tjera, si nė Algjeri, Turqi, Itali, Gjermani, Norvegji, Suedi, etj. me ansamblet dhe formacionet e ndryshme orkestrale. Dhe gjithmonė kthehesha nė Shqipėri.
    Ka qenė viti 1992 kur erdha nė Amerikė. Rrallėherė i kthehem ditės sė parė, sepse gjithnjė preferoj tė mendoj dhe punoj pėr tė ardhmen. Ishte njė vendim, jo thjesht pėr tė realizuar ėndrrėn time. Sepse pėr mua, vetė jeta ėshtė njė ėndėrr. Por ambicia pėr tė promovuar muzikėn shqiptare nė njė skenė botėrore ėshtė njė motiv qė mė shoqėron hap pas hapi, pėr ta amshuar kėngėn popullore shqiptare. Muzika jonė folklorike ėshtė nga mė tė vjetrat dhe nga mė origjinalet qė ekziston. Me tė vėrtetė e adhuroj dhe gjithnjė arrij tė prek mrekullinė qė tė ofrojnė tingujt muzikorė tė folkut tonė.


    Jeta nė njė vend si Amerika sigurisht qė tė ofron mundėsi dhe mė shumė hapėsira pėr tė bėrė karrierė. Por edhe vėshtirėsitė nuk janė tė pakta. Unė kujtoj kthimin tuaj tė parė nė Shqipėri pas largimit nė vitin 1992 kur befasuat publikun me njė imazh, me njė mėnyrė tė re interpretimi, shumė gjėra kishin ndryshuar tek ju. Mė pas u larguat sėrish dhe pėr njė kohė tė gjatė heshtėt. Pėrse?
    Unė nuk jetoj dot pa kėnduar, mė vjen pak ēudi qė mė pyet se kam heshtur pėr njė kohė tė gjatė, pėrkundrazi kam qenė tejet e zėnė gjithmonė duke kėnduar. Nė ēdo ditė tė vitit unė kėndoj, nė koncerte, nė studio tė ndryshme, nė shtėpi apo edhe nė njė kafene tė vogėl, kudo. Gjithnjė gjej mundėsi pėr tė bashkėpunuar me muzikantė tė njohur brenda dhe jashtė vendit.
    E kam fjalėn pėr koncerte tė tjera nė Shqipėri...
    Nė vitin 1999 unė u riktheva nė Shqipėri me njė turne qė e pagėzova me emrin “Kėngėt e popullit tim”. Koncertin e parė e dhashė nė Kavajė nė qytetin tim tė lindjes. Me kėtė rast dėshiroj tė falenderoj tė gjithė ata qė mė kanė mbėshtetur, jo vetėm publikun qė mė priti shumė ngrohtė, por edhe shumė artistė e krijues qė mė mbėshtetėn nė kėtė turne, grupin karakteristik tė Kavajės, dhe nė mėnyrė tė vecantė dua tė falenderoj mikun tim, aktorin Mirush Kabashi. Po kėshtu edhe nė Tiranė, Vlorė, Elbasan, Fier, kam pėrjetuar emocione tė vecanta, nė stadiumet e mbushura plot kam kėnduar deri nė mesnatė. Njė turne tjetėr me titullin “Mos ja prishni lumturinė” e kam realizuar nė Zvicėr, Kosovė dhe Greqi.



    Pas kėtyre realizova disa koncerte nė Amerikė, me kėngė tė kėnduara anglisht, bashkė me njė formacion tė vogėl orkestral nė disa klube nė Hollivud, Martini Long, Galapagos, Nju Jork, Antoni Pier 4, nė Boston, Piaca Bela, etj. por gjithmonė vėmendja ime ka qenė dhe mbetet tek kėnga popullore shqiptare.


    Si nisėn bashkėpunimet e para nė Amerikė?
    Njė nga kėngėt e para kėtu nė SHBA ishte njė bashkėpunim me muzikantin dhe producentin Stivi Snou. Me pas kėndova kėngėn “Noi siamo uno”, njė bashkėpunim me producentin Lemel Humes, i cili ka shkruar kėngė pėr Rei Ēarls, Uitni Hjuston, Stevi Uonder. Kam bashkėpunuar edhe me producentė tė tjerė amerikanė, por gjithsesi pas disa incizimeve e ndjeja veten si njė pike ujė nė oqean tė madh. Ndjeja se po bėja diēka qė nuk prezantonte thellėsinė e botės time shpirtėrore. Ju ktheva muzikės popullore sepse vetėm aty gjej frymėzimin qė mė mungonte pėr tė bėrė diēka tė veēantė artistike. Pėr mua kėnga popullore ėshtė si njė lidhje gjaku. Fillova tė shkruaja kėngėt e mia tė para, duke i kėnduar me kitare dhe i incizoja me bashkėshortin tim Robert C. Nolfe.


    Roberti, me origjinė nga jugu i Amerikės, duke pasur rrėnjėt nė muzikėn e bluzit dhe kulturėn e Nju Orleans, e gjeti tė natyrshme dhe misterioze tė lidhej me muzikėn e vendlindjes sime. Madje ai shpesh mė thotė se kjo, muzika popullore, ėshtė e paprekur, si tė them si molla e ndaluar.


    Cilėt janė kompozitorėt me tė cilėt mbani bashkėpunim tė vazhdueshėm nė Amerikė apo Shqipėri?
    Nga me tė preferuarit do tė pėrmendja Pjeter Gacin, Nikolla Zoraqin, Agim Krajkėn, Limos Dizdarin, Spartak Tilin, Avni Mulėn, Hajg Zaharian, Rexhep Hasimin.
    Nė Amerikė ka njė koncept tjetėr pėr muzikėn. Pėr tė shkruar kėngė, ti nuk duhet tė kesh diplomė nė kompozicion, por tė shkruar njė poezi dhe melodi nė njė stil krejt tė lirė, ėshtė njė frymėzim qė nuk i vjen kujtdo. Bashkėshorti im Robert mė ka ndihmuar shumė. Muzika jonė ėshtė virtuoze, harmonike me mjedisin ku ka lindur dhe ne na mungojnė kėngėtarė tė lindur pėr kėtė lloj muzike si Fatime Sokoli apo grupe tė ndryshme polifonike.
    Gjithnjė kam bindjen se gjithēka ėshtė nė ndryshim, vetėm mbretėria e muzikės tonė mbetet njė thesar i pazbuluar. Unė dhe Roberti shkruajmė shumė kėngė sė bashku, gjithashtu kemi bashkėpunuar me kompozitorė amerikanė nė Los Anxhelos si Matt Chaitt, John Vaughn dhe Rae Dileo, unė preferoj tė shkruaj poezitė e mia dhe pastaj bashkėpunoj pėr melodinė dhe ritmin.


    Lidhja me Robertin, si bashkėshort, por edhe si kompozitor sa ka ndikur tek ju si kėngėtare?
    Prej tij kam mėsuar edhe se si tė shkruaj kėngė, kam mėsuar artin e incizimit, qė ėshtė njė gjė e re dhe shumė e rėndėsishme pėr mua. Unė dhe Roberti kalojmė njė kohė tė gjatė sėbashku, deri nė orėt e vona, nė studion tonė nė shtėpi. Shkruajmė kėngė, incizojmė, bėjmė prova.


    Keni qenė gjithnjė e lidhur me muzikėn popullore, ka qenė i dukshėm afeksioni juaj i veēantė me kėtė muzikė. Pėrse?
    Fėmijė kėndoja ēdo tė diel me gjyshin, babėn dhe nėnėn time. Nga babai im Kito Simaku mėsova tė kėndoj, si tė mbaja iso me e,e,e dhe…o,o,o kjo muzikė ėshtė e pavdekshme ėshtė si ilaē pėr shpirtin njeriut ėshtė e vetmja pasuri shpirtėrore qė as nuk riprodhohet, as nuk kopjohet, as nuk shitet as nuk blihet, kjo ėshtė muzika popollore shqiptare.

    Mė veēoni njė ngjarje tė vecantė qė e keni pėrjetuar me emocione tė forta
    Kur u bėra nėnė ishte momenti mė sublim, e kam shumė tė lehtė tė veēoj pėrjetimin e mrekullueshėm qė tė jep lindja e fėmijės. Dhe kėtė mrekulli unė e preka njė vit mė parė me lindjen e Luke Amazeus. Ai ka hyrė dhe ėshtė bėrė pjesė e frymėzimit nė krijimtarinė time. Sapo ka mbushur njė vjeē dhe ka nisur tė hedhė hapat e parė. Luka ka sjellė shumė mbarėsi dhe shumė gjėra tė reja nė jetėn tonė. Unė nuk jam shkėputur pėr asnjė ēast nga muzika, aq sa edhe atė e kam bėrė pjesė tė pandarė. Pėr ditėlindje i blemė njė piano tė vogėl druri dhe kėshtu ai ėshtė bėrė kompozitori ynė i ri. I bie fort dhe lėshon tinguj a,a,a,ooo...djali luan rokenroll, thotė Roberti. Nuk gjej fjalėt e duhura pėr ta pėrshkruar.


    Si ėshtė njė ditė e Parashqevisė?
    E dua shumė Nju Jorkun, parkun qėndror, shėtis, i kushtoj kohė djalit, mė pėlqen tė gatuaj, tė pikturoj dhe tė lexoj. Roberti shpesh mė thotė se ėshtė me fat: “Tė gjitha gratė preferojnė diamantė kurse ti kėrkon libra…” megjithatė edhe ato kam fatin t’i kem. Gjithsesi pjesėn mė tė madhe tė ditės e kaloj nė studio, inēizoj ose shkruaj, kėndoj nėn shoqėrinė e kitarės, pra gjithmonė muzika ėshtė rreth meje.


    Nė karrierėn muzikore nė Amerikė e keni kapur ėndrrėn tuaj apo ende rendni drejt saj?
    Do pėrgjigjesha se kulmi i tė gjithė punės sime ėshtė nė kėngėt e reja, nė muzikėn e re qė kam shkruar dhe incizuar me Robertin. Jemi duke pėrfunduar miksimet e albumit (CD) nė shqip, ku folklori shqiptar ėshtė bazamenti i kėtij projekti qė mezi pres ta ndaj me publikun tim sė shpejti. Jam munduar tė sjell nė variant origjinal kėngė tė mrekullueshme tė foklorit tonė qė mund tė them se janė pasuri nė trashėgiminė tonė shpirtėrore. Nė mėnyrė tė veēantė kėtė album ua kushtoj tė gjithė shqiptarėve kudo qė jetojnė nėpėr botė. Unė e ndjej praninė e tyre sepse mė shumė se 200 vizitorė nė ditė nga 50 vende tė ndryshme tė botės shohin faqen time tė internetit ėėė.simaku.com. Por jo vetėm shqiptarėt, por edhe tė huajt kanė dėshirė tė njihen me kulturėn dhe muzikėn folklorike tė vendeve tė ndryshme. Sot ėshtė njė botė e hapur ēdo gjė ėshtė e mundur. Me Robertin kemi bashkuar dy botė tė ndryshme shpirtėrore dhe duke i shkrirė nė njė tė vetme kemi krijuar njė muzikė tė re qė do ta dėgjoni shpejt.

    Si ju duken ndryshimet qė kanė ndodhur me muzikėn shqiptare kėto vitet e fundit?
    Ēdo gjeneratė ka muzikėn e vet me tė cilėn edhe identifikohet, arti nė tėrėsi shpreh gjendjen shpirtėrore, tregon se ku ėshtė njė popull, njė vend. Edhe nė Hollivud, sot pėr sot e quajnė “music business”. Arti dhe biznesi nuk janė kombinim qė shkojnė sėbashku, ata janė si tė thuash nė opozitė me njėri-tjetrin unė mendoj se ndryshimet nė muzikėn shqiptare janė tė njėjta si nė tė gjithė botėn. Shumė artistė tė mėdhenj botėrorė sot nuk kėndojnė mė “live”… Kėngėt e sotme janė bėrė si moda e veshjeve, ndėrsa muzika e vėrtetė ėshtė si stinėt, kėngėt popullore janė ashtu si gjethet qė bien, dhe ringjallen pėrsėri nė pranverė. Arti i vėrtetė gjithmonė e ka gjetur rrugėn ashtu si njė dritė nė fund tė tunelit. Edhe muzika folk ėshtė njė muzikė qė i reziston kohės. Unė besoj se dhe publiku ėshtė i uritur pėr tė pėrjetuar dhe dėgjuar mė shumė muzikė tė re dhe tė gjallė.
    1

    #3 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.640
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.473
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 10 maj 2006 - 07:19 MD

    Duket se kėngėtarja e njohur e muzikės sė lehtė shqiptare, Parashqevi Simaku shumė shpejt do tė kthehet nė Shqipėri me njė recital tė sajin. E ka konfirmuar kėtė nė intervistė pėr revistėn Spektėr, tė cilėn pėr arsye objektive dhe subjektive nuk do ta shihni asnjėherė tė botuar. Nė tė Parashqevia flet pėr sukseset profesionale, tė arritura nė Amerikė, pėr mbėshtetjen artistike qė i ka dhėnė bashkėshorti Robert dhe pėr sjelljen nė jetė tė njė djali tė vogėl. Por duket se nė kujtesėn e artistes, Shqipėria ka mbetur ajo e fundit tė '80-ės e fillimit tė '90-ės, kur simbol i revistės, ishte Ylli i famshėm. Urojmė qė para kėtij rikthimi tė mundshėm, sahati t'i lėvizė nga ora 0.
    1

    #4 Anėtar jo nė linjė   marsi kudo 

    • Antirezistenca
    • Yll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėl
    • Grupi: Vip
    • Postime: 353
    • Regjistruar mė : 25-shtator 05
  • Reputacioni: 20
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 07 korrik 2006 - 06:47 MD

    Prej kohes kur ka nxjerre ne treg albumin e saj me te ri, “Jehone nga Iliria”, kengetarja shqiptare qe prej vitesh jeton ne Amerike, ka performuar ne jo pak skena perreth Amerikes. Kushdo nga nostalgjiket e kohes kur ajo ngjitej ne skenat shqiptare, ate te Festivalit te fundvitit apo Festivalin e Pranveres, do deshironte te ndjente edhe nje here ato emocione, por pak gjasa ka. Por kete fat e kane shqiptaret nostalgjike te Manhatanit, dhe te tjeret qe e pelqejne muziken tradicionale shqiptare, pasi mbremjen e 11 korrikut, Parashqevi Simaku do te performoje live. Jehona e Ilirise dhe zeri i saj do te oshtijne ne nje prej galerive me ne ze te Manhatanit, ne “CBGB’s 313 Gallery”. Ndersa performanca e saj nuk do te jete e zakonshmja, kur ka interpretuar kenget e albumit te saj me te ri, por do te ngjitet ne skene me nje grup te ri, per te dhene emocione te tjera. Shijet e ketyre kengeve tradicionale shqiptare do te percillen mjaft mire tek shqiptaret e Manhatanit dhe Nju Jorkut, qe nuk jane te paket. Madje, ajo cka e ben edhe me te vecante, ne te njejten kohe edhe universal kete album, jane kenget e miksuara me se miri prej bashkeshorti te saj, Robert Nolfe, nen ritmet evropiane. Ndaj edhe kushdo mund ta gjeje veten ne keto kenge, pak e rendesishme eshte ne kuptojne shqip apo jo. Skena e “CBGB’s 313 Gallery” ne Manhatan, eshte shnderruar prej kohesh eshte ne nje skene ku performojne emra te medhenj te muzikes Evropiane dhe boterore. Nder to mund te permendim kengetare e grupe si Blondie, “The Police”, Elvis Costello apo “The Ramones”. Ngjitja ne kete skene shenon edhe performancen e pare te Simakut me grupin e saj te ri, pas perfundimit te nje turi me “Borders Books & Music” pergjate gjithe Amerikes. Ne te gjitha daljet e saj ne skene, kengetarja Parashqevi Simaku dhe bashkeshorti i saj Robert Nofle, kane kenduar e luajtur live, per te dhene me pas shume autografe e duke bere te lumtur shume shqiptare per kenaqesine qe u kane dhuruar. Ne te njejten kohe, kane bere per vete jo pak fansa.
    1

    #5 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 08 janar 2008 - 01:38 MD

    Kenga e Qamiles

    P.Simaku ne festivale

    Gezimi i shtepise se re

    popullore
    1

    #6 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.640
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.473
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 01 janar 2012 - 06:11 MD

    E kush nuk e mban mend Parashqevi Simakun, kėngėtaren e talentuar qė prej kohėsh jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, e martuar dhe me fėmijė. Por, pėrvecse dashuria pėr djalin, tė cilėn kėngėtarja e kėngės sė njohur “E duam lumturinė” e ka bėrė tė ditur, Parashqevia duket se ka njė pasion qė pavarėsisht se nuk e ka shprehur nė asnjė deklaratė tė saj, e ka lėnė tė kuptohet. Dhe vemė theksin se shumė mund tė mendojnė se ėshtė kėnga, por jo, njė tjetėr art. Nė faqen personale tė rrjetit social Facebook, kėngėtarja ka njė arsenal tė madh me foto nga antikiteti. Nė foto vihen re statuja tė trupave tė pėrkryer tė perėndive tė mitologjisė, tė piramidave, tė luftėtarėve tė Skėnderbeut, etj. Disa nga fotot duken se janė bėrė nga vetė kėngėtarja nga udhėtimet qė ka kryer, tė tjerat tė rrėmbyera sic ndodh rėndom nga interneti. Dhe profili i Simakut ėshtė i tejmbushur me tė tilla sa na lė tė kuptojmė faktin se kėngėtarja e adhuron artin antic, sidomos skulpturat. Kėngėtarja edhe pse tashmė po bėn disa vite qė jo vetėm nuk ka publikuar ndonjė material tė ri dhe nuk ka marrė pjesė nė ndonjė aktivitet muzikor tė rėndėsishėm, vazhdon tė mbetet nė kujtesėn e shumė shqiptarėve pėr zėrin e mrekullueshėm. Megjithatė kjo nuk do tė thotė se fansat e kanė harruar, pasi vazhdimisht nė profilet e tyre nė Facebook,YouTube apo MySpace ata vendosin klipe tė kėngėtares nė koncerte e festivale tė ndryshme, duke treguar se vėrtet i ka marrė malli pėr zėrin dhe prezencėn e saj nė skenė.
    1

    #7 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.640
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.473
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 25 prill 2012 - 07:57 MD

    Prej dy dekadash u tėrhoq nga skena shqiptare nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė deri diku edhe e gjeti. Parashqevi Simaku, kėngėtarja qė tundi muzikėn shqiptare nė fund tė viteve ’80, u shfaq nė koncerte tė mėdha nėpėr diasporė, por edhe me njė mashkull nė krah, i cili mė pas u bė bashkėshorti i saj. Por prej dy vitesh duket se nuk ka mė asnjėrėn prej atyre qė gjeti, pėrveē njė djali nga martesa e shkurtėr. Parashqevi Simaku ėshtė divorcuar nga bashkėshorti dhe nga skena. Tė paktėn kėshtu thonė miqtė e saj, ndėrkohė qė nė profilin e saj personal nė facebook ajo ka hequr tė dhėnat lidhur mbi gjendjen civile, si edhe fotografitė qė ka pasur me tė shoqin. Ka lėnė vetėm ato tė saj, si dhe tė djalit. Ndėrkaq, qindra pyetje i bėhen nga miqtė nė FB, se me ēfarė po merret kohėt e fundit, ku performon dhe si po i shkon jeta private. Pyetje qė kanė mbetur qė tė gjitha pa pėrgjigje prej mė se njė viti, pavarėsisht se ėshtė aktive herė pas here me komentet e saj mbi ēėshtje tė pėrgjithshme, kryesisht filozofike, pa lidhje me muzikėn. Ajo duket krejt e tėrhequr nga bota muzikore, por jo nga nostalgjia. Duke vėzhguar njė tjetėr profil tė saj, kėsaj here nė myspace.com, zbuluam foto qė nuk i kishim hasur kurrė mė parė. Njė Parashqevi vogėlushe me shami pionieri, duke kėnduar nė pallatet e kulturės sė diktaturės komuniste, por edhe njė

    http://img835.imageshack.us/img835/2184/pareshqevisimaku7.jpg
    Parashqevi Simaku, para divorcit

    http://img29.imageshack.us/img29/5774/pareshqevisimaku3.jpg
    Parashqevi Simaku, transformimi i saj pas divorcit

    Parashqevi seksi duke pozuar me veshje tė brendshme prej dantelle dhe mėndafshi. Madje, gjetėm edhe njė foto topless. Pėr kuriozėt ky ėshtė linku http://www.myspace.com/simaku/photos. Dhe diēka tjetėr pėr ta kujtuar mė saktė: Parashqevi Simaku lindi mė 1 shtator 1966. Ajo lindi nė Kavajė dhe mė pas u shpėrngul nė Durrės. Ka kėnduar nė shumė festivale dhe koncerte tė pranverės. Nė vitin 1988 fitoi ēmimin e parė tė Festivalit tė 27-tė tė Kėngės nė RTSH me kompozimin e Piro Ēakos “E duam lumturinė”. Pas vitit 1991, ajo u largua nė SHBA, duke u marrė edhe atje me muzikėn dhe duke nxjerrė njė album. Hera e fundit qė u shfaq nė Shqipėri si kėngėtare ishte viti 1996, nė Festivalin e 35-tė tė Kėngės nė RTSH. Ishte e ftuar speciale. Vite mė vonė, ajo shkeli sėrish nė Shqipėri, por thjesht pėr vizita private. Sakaq nė setin e fotove tė saj, mungojnė pozimet e viteve tė fundit. Megjithatė ne e gjetėm njė, qė pėr hir tė sė vėrtetės, ėshtė e transformuar totalisht. Njė Parashqevi e pakuruar dhe nė mbipeshė. Gati-gati nuk njihet fare…


    http://img716.imageshack.us/img716/9426/pareshqevisimaku.jpghttp://img848.imageshack.us/img848/186/pareshqevisimaku1.jpghttp://img801.imageshack.us/img801/8065/pareshqevisimaku2.jpghttp://img29.imageshack.us/img29/5774/pareshqevisimaku3.jpghttp://img6.imageshack.us/img6/6219/pareshqevisimaku4.jpghttp://img849.imageshack.us/img849/4361/pareshqevisimaku5.jpghttp://img851.imageshack.us/img851/6975/pareshqevisimaku11.jpghttp://img443.imageshack.us/img443/5013/pareshqevisimaku12.jpghttp://img577.imageshack.us/img577/8808/pareshqevisimaku13.jpghttp://img171.imageshack.us/img171/1900/pareshqevisimaku6.jpg

    ELISABETA ILNICA

    0

    #8 Anėtar jo nė linjė   xhulia 

    • Veteran/e ne forum
    • Yll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėl
    • Grupi: Vip
    • Postime: 1.106
    • Regjistruar mė : 19-janar 07
    • Interests:Musica Alternative Rock, Funk Rock, Metal.
    • Location:Italia
    • Gender:Female
  • Reputacioni: 758
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 28 prill 2012 - 03:56 MD

    Eshte mister se si u shua keshtu Parashqevia. Mbas viteve '90 u largua fare nga skenat dhe kjo eshte habi pasi ishte dhe eshte akoma shume e re per ta lene muziken.
    Personalisht mendoj se kengetaret tane qe largohen jasht shqipris per me shume mundesi bejne gabim pasi guri i rende eshte ne vend te vet.
    1

    #9 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.640
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.473
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 28 prill 2012 - 04:38 MD

    Visualizza messaggioxhulia, mbi 28 prill 2012 - 03:56 MD, ka thėnė:

    Eshte mister se si u shua keshtu Parashqevia. Mbas viteve '90 u largua fare nga skenat dhe kjo eshte habi pasi ishte dhe eshte akoma shume e re per ta lene muziken.
    Personalisht mendoj se kengetaret tane qe largohen jasht shqipris per me shume mundesi bejne gabim pasi guri i rende eshte ne vend te vet.



    Mese e vertete , pasi po ti veshe re , te gjithe ata kengetare qe jan larguar ne vitet 90 shumica e tyre , per mos me thene te gjithe jane kthyer ne shqiperi.Kengetaret e muzikes popullore kane madje me shume shanse per mendimin tim. nga ana financiare them. mjafton te mendosh vetem dasmat qe behen ne vere.......
    1

    #10 Anėtar jo nė linjė   sabah 

    • V.I.P
    • Yll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėl
    • Grupi: Vip
    • Postime: 660
    • Regjistruar mė : 28-janar 09
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 446
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 29 prill 2012 - 10:14 PD

    Parashqevi Simaku ka qene dhe mbetet nje nga kengetaret me te spikatura te skenes shqiptare.Ajo me zerin melodioz,por edhe me sharmin e saj krijoi fansa te shumte ne shqiperi dhe jo vetem.Sukseset e saj ne skene bene buje deri edhe ne USA.Ne kete rast pati edhe oferta per te kenduar atje.Mendoj se pranimi i nje oferte te tille ishte gabimi fatal qe Parashqevia nuk duhet ta kishte bere.Ndjej keqardhje per Parashqevine dhe zerin e saj te mrekullueshem qe shqiperise i mungoi per shume vite.Gjithsesi nje fillim e ka nje fund qe cdo artis t e perjeton ne menyra te ndryshme.Fat i keq i Parashqevise ishte se e mbylli karieren e saj ne nje vend te huaj qe shume pak e njihnin ,por edhe me te paket ishin njerezit qe e respektonin.
    1

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    • 2 Faqe +
    • 1
    • 2
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim