Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Ismail Kadare, Bibliografia, Intervista, Artikuj... - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

  • 10 Faqe +
  • « I Pari
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • E Fundit »
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Ismail Kadare, Bibliografia, Intervista, Artikuj... Vlerėso diskutimin: -----

#43 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

  • venali kavaje
  • Grupi: Admin
  • Postime: 6.689
  • Regjistruar mė : 12-prill 04
  • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
  • Location:Republika Kavaje
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 26 qershor 2009 - 10:15 PD

    Ismail Kadare, shkrimtari epokė

    Flora NIKOLLA

    Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qė prej viteve '60. Edhe pse nė fund tė vitit 1990, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, ai mbajti lidhje me Shqipėrinė. Ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė, shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern

    Ismail Kadare, njė ndėr shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė letrave shqipe, kanditat i ēmimit Nobel nė letėrsi, lindi mė 28 janar tė vitit 1936 nė Gjirokastėr. Ai ėshtė autor i disa romaneve tė konsideruara legjendė nė letėrsinė shqipe si ,"Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", i pėrkthyer tė paktėn nė tetė gjuhė tė botės, "Muzgu i perėndive tė stepės", "Koncert nė fund tė dimrit", por edhe i njė serie poezish, pėrmbledhjesh, novelash. Kadare ėshtė nderuar me titullin e lartė "Nderi i Kombit", ndėrsa bėn pjesė nė Akademinė Franceze, ndėr 12 anėtarė-shok tė huaj tė kėsaj Akademie, apo edhe i Akademisė sė Berlinit.

    Ai e kaloi fėmijėrinė nė qytetin e gurtė tė Gjirokastrės dhe jeta mitike qė ofron ky qytet duket se la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Asim Zeneli". Mė pas, kreu studimet e larta nė Fakultetin e Histori- Filologjisė, nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin "Gorki" tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kadareja ka punuar nė gazetėn "Drita", e mė pas drejtoi revistėn "Les letres albanaises".

    Ėshtė fakt qė, Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qė prej viteve '60. Edhe pse nė fund tė vitit 1990, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, ai mbajti lidhje me Shqipėrinė. Ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė, shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern. Ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute.

    Nė Shqipėrinė e ndodhur nė udhėkryq, vepra e Kadaresė ka qenė dhe mbetet njė shpresė apo njė ogur i bardhė pėr tė. Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale.

    Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 40 gjuhė tė huaja, duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar. Nė fushėn e prozės, Ismail Kadare ka lėvruar tregimin, novelėn dhe romanin. Prozėn e tij e karakterizojnė pėrgjithėsimet e gjėra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellė, i shprehur shpesh me anė tė parabolės, mbi bazėn e asociacionit apo tė analogjive historike. Ideja e romanit "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" (1964) ėshtė shpirti liridashės i popullit shqiptar. Temėn e shpirtit tė pamposhtur tė shqiptarėve nėpėr shekuj, autori e trajtoi edhe nė romanin Kėshtjella (1975). Nė romanin "Kronikė nė gur" (1970), Kadare kritikoi psikologjinė provinciale, ndėrkohė qė probleme tė rėndėsishme tė historisė janė trajtuar edhe nė pėrmbledhjet me tregime e novela "Emblema e dikurshme" (1977), "Ura me tri harqe" (1978) dhe Gjakftohtėsia (1980).

    E veēanta e Ismail Kadaresė shfaqet sidomos nė trajtimin, nga njė kėndvėshtrim i ri, i temės historike dhe nė tingėllimin e mprehtė aktual qė ėshtė i aftė t'i japė asaj. Njė nga krijimet mė tė shquara tė Ismail Kadaresė dhe tė tė gjithė letėrsisė sė re shqiptare ėshtė romani "Dimri i madh" (1977). Veprat mė tė mira tė Ismail Kadaresė janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės dhe janė pritur shumė mirė nga publiku lexues.

    Por, edhe poezia e Ismail Kadaresė ėshtė njė prej zhvillimeve mė novatore nė vjershėrimin shqip gjatė njė gjysmė shekulli. Ajo shprehu vendosmėrinė e shkrimtarėve tė brezit tė viteve '60 pėr tė realizuar qėllime estetike tė ndryshme prej paraardhėsve.

    "Frymėzime djaloshare" (1954), "Ėndėrrimet" (1957), "Endėrr industriale" (1960), "Shekulli im" (1961), "Poemė e blinduar" (1962), "Pėrse mendohen kėto male" (1964), "Shqiponjat fluturojnė lart" (1966), "Motive me diell" (1968), "Koha" (1976), "Shqipėria dhe tri Romat", pėrbėjnė titujt kryesorė tė veprės poetike tė Kadaresė.

    Ismail Kadare, nė periudhėn e parė tė krijimtarisė sė tij, u tėrhoq pas poemės epiko-lirike. Nė prirjen e pėrgjithshme ai nuk u shkėput prej frymės monumentalizuese tė poezisė sė mėparshme, por e kushtėzoi kėtė me tipin e njeriut shqiptar, tė historisė sė tij kombėtare, tė fatit tė tij nėpėr shekuj. Thuajse nė tė gjitha poemat e shkruara nė vitet '60 -'70 ka njė gėrshetim tė mjeteve tė reja tė tė shprehurit me mėnyrėn tradicionale tė tė vėshtruarit tė jetės dhe tė historisė.

    Poezia e Kadaresė, ndryshe prej prozės sė tij, ėshtė pėrgjithėsisht e qartė, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse pėrherė optimiste. Ajo, nė kritikėn zyrtare, ėshtė pritur si pasurim problematik i poezisė shqipe, veēanėrisht me temėn e qėndresės shumėshekullore tė popullit shqiptar nė rrugėn e tij tė gjatė tė historisė. Poezia e tij ėshtė poezi e sfidave tė mėdha shqiptare. Ajo ėshtė e pėrshkuar nga qėndrimi hyjnizues ndaj historisė kombėtare, ndaj lavdisė sė tyre, ndaj tokės sė tė parėve, ndaj gjuhės shqipe.

    Qėndresa hyn nė poezinė e Kadaresė prej kohėrave antike, deri nė periudhat mė tė afėrta tė historisė. Veēmas ajo lidhet me "motin e madh", tė epokės sė Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi njė periudhė mė tė hershme se kjo, qė ishte mitizuar mė herėt prej Rilindjes Kombėtare: periudhėn e humanizmit evropian (siē mendon shkenca e historisė, kjo periudhė e gjeti Shqipėrinė nė tė njėjtėn shkallė zhvillimi me anėn tjetėr tė Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe nė njeriun dhe qytetėrimin shqiptar. Poema epiko-lirike shqipe arriti njė nivel tė lartė afirmimi me vepra tė tilla tė I. Kadaresė, si "Pėrse mendohen kėto male" dhe "Shqiponjat fluturojnė lart", pastaj me "Shekulli i 20-tė", "Poemė e blinduar", "Shqipėria dhe tri Romat" e vepra tė tjera. Poezia e Kadaresė ėshtė e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Nė kėtė cilėsi, poezia e Kadaresė tė sjell ndėrmend vjershėrimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet nė mungesėn e ēfarėdo subjekti apo elementi tė subjektit. Poemat e Kadaresė, pėrgjithėsisht poezia e tij, janė art mendimi, pa elemente tė rrėfimit (narracionit). Si tė tilla, si poema mendimi, ato ofrojnė shumėsi leximesh, nė kohė dhe nė mjedise tė ndryshme. Gjithashtu, poezia intime e Kadaresė pėrshkruhet nga malli pėr qytetin e lindjes, pėr njerėzit qė lanė gjurmė nė fėmijėrinė e tij, pėr atdheun kur ndodhet larg tij, pėr kohėn studentore, vajzat dhe rrugėt e Moskės kur ėshtė nė atdhe, e mbi tė gjitha, pėr vajzėn qė le gjurmė nė shpirtin e tij, por qė pėrgjithėsisht ndodhet larg. Pėrgjithėsisht vepra e Kadaresė ėshtė e sunduar prej mitit tė sė shkuarės, evokimit tė lavdisė sė dikurshme. Kadare synon ta ēlirojė njeriun shqiptar prej akuzash qė e kanė ndjekur ndėr shekuj, duke pėrfshirė akuzėn si popull i lindur me instinktin e luftės dhe tė mercenarizmit, binjak me armėn dhe peng i saj. Raporti midis jetės dhe vdekjes, midis tė gjallėve dhe varreve, midis brezit qė shkoi dhe atij qė vjen, njė nga raportet mė thelbėsore tė qenies njerėzore, pėrbėn njė rregullator tė mbifuqishėm tė gjithė yllėsisė sė veprave tė Kadaresė. Synimi parėsor i ēdo letėrsie serioze qė tė qėndrojė mbi kohėn dhe hapėsirėn zuri vend kryesor qė tek romani "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur".





    Vepra tė Kadaresė

    Frymėzime djaloshare - 1954

    Shekulli im - (1961)

    Gjenerali i ushtrisė sė vdekur - roman- 1963

    Pėrse mendohen kėto male - 1964

    Dasma - 1968

    Motive me diell - (1968)

    Kėshtjella - roman - 1970

    Kronikė nė gur - roman - 1971

    Koha (1976)

    Dimri i madh - roman - 1977

    Ura me tri harqe - 1978

    Prilli i thyer - 1980

    Gjakftohtėsia - pėrmbledhje novelash - 1980

    Koha e shkrimeve - 1986

    Koncert nė fund tė dimrit - 1988

    Vepra Letrare - 1981-1989

    Dosja H - 1990

    Piramida - 1992

    Shqipėri - 1995

    Pallati i ėndrrave - 1996

    Dialog me Alain Bosquet - 1996

    Spiritus - roman- 1996

    Kushėriri i engjėjve - ese- 1997

    Poezi - 1997

    Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė - ese- 1998

    Tri kėngė zie pėr Kosovėn - triptik - 1998

    Ikja e shtėrgut - tregim - 1999

    Qorrfermani - roman - 1999

    Vjedhja e gjumit mbretėror - tregime - 1999

    Ra ky mort e u pamė - ditar pėr Kosovėn, artikuj, letra - 2000

    Kohė barbare (Nga Shqipėria nė Kosovė) - biseda - 2000

    Breznitė e Hankonatėve - 2000

    Bisedė pėrmes hekurash - 2000

    Elegji pėr Kosovėn - 2000

    Lulet e ftohta tė marsit - roman - 2000

    Unaza nė kthetra - 2001

    Eskili, ky humbės i madh - 2001 (ribotim)

    Qyteti pa reklama - roman - 2001

    Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002

    Pasardhėsi - roman - 2004

    Identiteti evropian i shqiptarėve - 2006

    Hamleti, princi i vėshtirė - Sprovė - 2006
    1

    #44 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 05 korrik 2009 - 08:51 PD

    Kush humb dhe kush fiton

    Ismail KADARE

    1
    Nė njė konferencė qė u bė mė pas e famshme, nė vitin 1939 nė Nju Jork, Thomas Mann-i duke folur pėr njė grindje midis poetit tė madh pers Firdusit, autorit tė Libri i Mbretėrve (Sha-name) dhe Shahut - punė honoraresh, pasi Shahu i kishte premtuar njė sasi floriri pėr poemėn e vet dhe pastaj ia kishte mohuar, kur kishte parė se poeti i shpėrfillte paratė, - thoshte se gjėrat e pėrmasave tė tilla mund t’u bėjnė vaki vetėm poetėve tė mėdhenj epikė.
    Ne tė gjithė i dimė - e kemi mėsuar qė nė shkollė - grindjet midis studiuesve grekė pėr vendlindjen e Homerit. Ėshtė i njohur diskutimi nėse qe Shekspiri vetė ai qė i shkroi veprat e tij apo qe Bacon-i. Njė gjė pak a shumė e ngjashme ka ndodhur nė lidhje me Cervantes-in nė njė vend tė Ballkanit, tė cilin ndoshta nuk e njihni. Diskutohet se ku qe burgosur Cervantes-i, nė Algjeri apo atje nė Ballkan. Me sa duket, kjo puna e burgimit tė shkrimtarėve vazhdon t’u ngjallė shumė kureshti popujve sot dhe mendoj se ėshtė domethėnės fakti qė, edhe pas kaq shumė vitesh, nė Ballkan flitet ende pėr burgimin e Cervantes-it, madje edhe pa ia ditur tamam emrin shkrimtarit.
    Njė folklorist shqiptar, duke folur pėr legjenda dhe kronika tė vjetra mesjetare, pėrshkroi nė shtyp disa histori pėr Cervantes-in, qė kishin kaluar nga goja mė gojė duke hedhur tezėn se ka mundėsi qė Cervantes-i nuk ka qenė i burgosur nė Algjeri, por nė njė qytet midis Shqipėrisė dhe Malit tė Zi. Ky studiues e bazon tezėn e tij nė rrėfenja pleqsh, tė cilėt pėrqendrohen nė faktin se robi ishte njė spanjoll shumė i ditur, pėr tė cilin u pagua njė sasi shumė e madhe parash qė ta lironin nga burgu. Emri i tij ka raste qė del Cervantes, ka raste Servet apo Sarvet. Dhe tė gjitha rrėfenjat pėrkojnė nė njė pikė: qė ky rob, ky i burgosur, kishte miq nė Spanjė dhe ata, qė nga larg, donin ta largonin me ēdo kusht. Studiuesi pohon se ka fort tė ngjarė qė Cervantes-i tė ketė qenė rob nė Ballkan, sepse bregdeti ballkanas ėshtė shumė i thyer dhe plot me guva e shpella tė pėrshtatshme pėr piratėt. Sidoqoftė, edhe sikur kjo histori tė mos jetė e vėrtetė, ėshtė tepėr emocionues pėr njė shkrimtar fakti qė pleqtė e Ballkanit tė ruajnė nė kujtesė fatin dhe jetėn e kėtij njeriu. S’duhet harruar qė kėta pleq mbajnė shumė drama nė kujtesėn e tyre dhe nė kohėn qė lindėn kėto rrėfenja, Cervantes-i nuk ishte botuar nė Ballkan. Mendoj se ėshtė domethėnėse qė njerėz analfabetė tė mbajnė nė kujtesė njė shkrimtar, ndonėse ndodh fort rrallė.
    Njerėzimi ka njė ndjeshmėri shumė tė veēantė pėr tė krijuar, pėr tė zgjedhur se ē’njerėz do tė pėrdorė pėr krijimet e tij, me ēfarė njerėzish do t’i mbrujė legjendat e veta. Sado e ēuditshme qė tė duket, lidhja midis Cervantes-it dhe pleqve tė Ballkanit ka njė logjikė tė brendshme. Njė logjikė e brendshme e prek kėtė lidhje dhe e pohon atė.

    2
    Kjo, nga ana e saj, ka tė bėjė me temėn qė do tė trajtoj mė tej, me faktin qė udhėtimi i Don Kishotit nuk ėshtė njė udhėtim hapėsinor, por bėn pjesė nė udhėtimin e brendshėm tė njerėzimit. Udhėtimi i Don Kishotit ndodh nė kohėn e udhėtimeve tė mėdha, siē ėshtė udhėtimi mė i famshėm dhe mė spektakolar i historisė sė njerėzimit: zbulimi i Amerikės. Nuk mund tė ketė, ėshtė e pamundur qė nė histori tė ketė njė zbulim mė tė madh se ky.
    Bota, toka, globi u dyfishua. Por ka ndodhur diēka e habitshme: ky zbulim kaq i pafund nuk la asnjė gjurmė nė letėrsinė botėrore. Domethėnė, nuk i pasuroi faqet e saj. E megjithatė, udhėtimi i njė marroku nga njė fshat i Spanjės nė njė fshat tjetėr tė Spanjės, njė udhėtim qė nuk kishte pikė rėndėsie pėr njerėzimin, qė nuk i ka sjellė atij asgjė dhe qė ndoshta as qė ka ndodhur fare, i jep njerėzimit njė nga kryeveprat mė tė mėdha letrare. A ėshtė kjo njė kundėrshti apo ėshtė nė logjikėn e gjėrave? Unė besoj se nuk ėshtė kundėrshti. Gjithmonė kur kanė ndodhur zbulime nė botė, zbulime tė mėdha, ėshtė shtruar ideja se kėto zbulime do ta transformonin letėrsinė. Tė fundit janė udhėtimet, zbulimet kozmike dhe, sidomos, fakti qė njeriu ka shkelur nė hėnė. Pėr shumė njerėz, poezia po merrte fund nė botė sepse hėna, njė nga frymėzueset e poezisė, tashmė humbte misterin, meqė po shkelej nga njeriu. Ne e dimė se kjo nuk ndodhi. E megjithatė, me kalimin e kohės, kanė shkuar tashmė shumė vjet, udhėtimi i brendshėm i Don Kishotit i takon kėtij kalendari tė brendshėm. Prandaj ka ndikuar nė letėrsinė botėrore mė tepėr se shpikja e lokomotivės, mė tepėr se zbulimet e Kristofor Kolombit, mė tepėr se anijet kozmike. Ndonėse, duhet thėnė, se ky personazh i madh i historisė sė njerėzimit nuk ka bėrė shpesh inkursione tė gjalla nė jetėn njerėzore. Jeta e kėtij personazhi ėshtė e dyfishtė, nė jetėn e fshehtė tė njerėzimit, por edhe nė jetėn e jashtme, nė botėn e jashtme tė njerėzve. Mė pas do tė mundohem tė shpjegoj se pėrse, duke dalė nė botėn e jashtme, kjo figurė ėshtė dėmtuar jashtėzakonisht.

    3
    Pėrpara kėsaj, do tė hap njė parantezė nė lidhje me pėrkthimin e “Don Kishotit” nė njė vend tė Ballkanit, nė vendin tim, nė Shqipėri.
    Ėshtė njė fakt tipik qė ky personazh hyn i gjallė nė histori. “Don Kishoti” u pėrkthye nė shqip nga peshkopi i Shqipėrisė. Peshkopi pėrpiqej ta pėrmbyste monarkun. Pėr t’i dhėnė guxim vetes, nė fillim pėrktheu “Hamletin” e “Makbethin” dhe arriti vėrtet ta pėrmbyste mbretin. Mė pas, mbreti e rrėzoi pėrsėri peshkopin dhe u pėrmbys situata dhe, ndėrsa peshkopi ishte i ngujuar e tejet i trishtuar, iu vu pėrkthimit tė “Don Kishotit”. Nė parathėnien, me tė cilėn peshkopi shoqėron librin, thoshte se “Don Kishoti” do tė kuptohet nė Ballkan mė mirė se nė ēdo vend tjetėr. Ai gjeti njė lidhje midis marrėdhėnieve tė Spanjės me gjerėsitė amerikane dhe lidhjeve tė njerėzve ballkanas me Perandorinė Otomane, vetėm se kėtu fati ėshtė i pėrkundėrt. Ndėrsa Spanja pushtoi hapėsirat e mėdha amerikane, popujt e Ballkanit u pushtuan nga njė tjetėr forcė, qė vinte nga hapėsirat e mėdha. Ėshtė njėlloj sikur Spanja tė pushtohej nga indianėt e Amerikės, e megjithatė, ndodhi pak a shumė e njėjta gjė: Perandoria Otomane, qė ishte jashtėzakonisht e madhe, krijoi marrėdhėnie aventureske me popujt e Ballkanit. Ajo kishte qindra mijėra ushtarė tė njė niveli tė lartė, ushtarė tė bindur, porse i mungonin oficerėt. Kishte nevojė pėr ēmendurinė ballkanase. Nė kėtė mėnyrė shpjegohet qė ushtria otomane e krijoi elitėn e saj ushtarake kryesisht me oficerė ballkanas, sidomos shqiptarė. Kur u shpėrbė kjo perandori, tė gjithė kėta oficerė dhe mercenarė mbetėn pa punė. Dhe kėtu e gjen paralelizmin peshkopi midis kėtyre njerėzve dhe Don Kishotit e Sanēo Panēos, qė nuk kanė shkuar nė Amerikė, por bredhin poshtė e pėrpjetė dhe fillojnė tė ėndėrrojnė kthimin e sė kaluarės. Peshkopi shqiptar thotė se tė gjitha vendet e Ballkanit nė shekullin XX janė tė mbushura me Don Kishotė, por ne po shohim se hija e tij vazhdon tė shfaqet edhe sot nė gadishull.

    4
    Figura e Don Kishotit vazhdon tė pėrdoret shumė shpesh tani midis partive politike. Nuk ka forcė politike qė tė mos ketė akuzuar kundėrshtarin e vet si Don Kishot. Komunistėt, pėr shumė vjet me radhė i kanė akuzuar liderėt perėndimorė si Don Kishotė. Kėta tė fundit kanė bėrė tė njėjtėn gjė, duke i akuzuar stalinistėt si Don Kishotė. E kėshtu me radhė, historia vazhdon. Ka disa javė, dėgjova nė fushatėn elektorale presidenciale nė Francė qė njėfarė Phillippe de Willier, pėrpara kamerave, e konsideruan si njė Don Kishot.
    Dhe, siē e shikoni, Don Kishoti del i humbur nė tė gjitha rastet, sepse nė tė gjitha rastet politikanėt qė ia pėrmendin emrin, janė nėn nivelin e tij dhe nuk kanė njė grimė nga fisnikėria e tij.

    5
    Kjo ėshtė njė karakteristikė mijėvjeēare e njerėzimit. Besoj se dy personazhe tė letėrsisė e tė botės, Prometeu dhe Don Kishoti, kanė patur njė fat tė pėrbashkėt, janė korrigjuar, kanė ndryshuar, janė reformuar nga njerėzimi. Nė pamje tė parė, duket njė nder i madh qė i gjithė njerėzimi merr pjesė nė ribėrjen e njė personazhi, porse ky ndryshim, ky korrigjim mund tė jetė pėr mirė ose pėr keq. Nė rastin e Prometeut, personazhi ka fituar dhe nė rastin e Don Kishotit ka humbur. Por nė tė dyja rastet ėshtė diēka e jashtėzakonshme qė njerėzimi bėhet bashkautor me shkrimtarėt. Do tė mundohem ta shpjegoj kėtė mė thjesht.
    Le tė marrim Prometeun: ai nuk u krijua as nga legjenda dhe as nga Eskili nė kohė tė tij, ashtu siē e njohim ne sot. Prometeu u pasurua nga i gjithė njerėzimi. Ai ka qenė njė personazh shumė mė i koklavitur se ai qė njohim tani. Prometeu arriti tė merrej vesh me Zeusin, ndėrsa pjesa mė e madhe e njerėzimit kėtė fakt nuk e njeh, domethėnė, nuk e rinjeh, e ka shmangur, i ka bėrė njė korrigjim personazhit. Me njė fjalė, e ka bėrė mė heroik Prometeun. Me Don Kishotin, siē thamė mė lart, ndodh e kundėrta, i humbet fisnikėria duke e krahasuar me personazhet mediokre. Schiller-i thoshte se e imagjinonte korin e tragjedive antike si njė mur mbrojtės, si njė mur qė e mbron artin nga ndėrhyrja e njerėzve, qė nuk duhet ta prekin atė. Disa liderė komunistė, nė veēanti Mao Ce Duni, u pėrpoqėn ta shkatėrronin pikėrisht kėtė mur nėn parullėn demagogjike se tek arti duhet tė marrė pjesė i gjithė populli. Kjo, nė tė vėrtetė, ishte njė mėnyrė pėr ta mbytur artin nė mes tė masės supermilionėshe tė autorėve tė gjasmuar. Natyrisht, ėshtė populli ai qė e mban tė gjallė artin, por tjetėr gjė ėshtė ta mbash tė gjallė artin dhe tjetėr tė ndėrhysh pėr ta rregulluar, pėr ta korrigjuar, pėr tė riformuar. Sidoqoftė, ekzistojnė personazhe tė mėdha te tė cilat njerėzimi ka ndėrhyrė pėr t’i ndryshuar pikėrisht pėr hir tė popullaritetit tė tyre. Nga ana tjetėr, ka vepra tė mėdha, si “Makbethi” i Shekspirit; megjithatė, Makbethi asnjėherė nuk ėshtė kthyer nė njė figurė popullore nė botė. Ēuditėrisht kjo ka ndodhur me tė shoqen e tij, ledi Makbethin, e cila vitet e fundit ėshtė pėrdorur si figurė krahasuese pėr disa nga gratė e udhėheqėsve komunistė, sidomos pėr Chiang Chingun, vejushėn e Mao Ce Dunit dhe Elena Ēausheskun.
    Kjo tregon se mund tė ketė vepra tė mėdha tė njerėzimit, si “Makbethi”, “Fausti”, “Vėllezėrit Karamazov” e tė tjera, personazhet e tė cilave i pėrkasin vetėm gjithėsisė sė artit. Tė tjera personazhe, si Prometeu apo Don Kishoti, dalin nė botė dhe pikėrisht pėr shkak tė kėsaj daljeje vendosen pėrpara njė prove shumė tė vėshtirė. Besoj se Don Kishoti vazhdon tė jetė edhe sot njė personazh i pashpjeguar. Ėshtė e nevojshme tė bėhet njė pėrpjekje, njė pėrpjekje e madhe nga tė gjithė, pėr t’i vėnė nderin nė vend, pėr ta ngritur sėrish nė vendin qė i takon. Nuk mund tė lejohet qė Don Kishoti tė pėrdoret nė diskutimet politike. Historia e vėrtetė e botės, ajo qė i intereson letėrsisė dhe sė cilės i pėrket Don Kishoti, ėshtė historia e brendshme e saj. Kalimi nga njė botė te tjetra, siē ėshtė rasti i Don Kishotit, mund tė ketė rrjedhoja dramatike.
    1

    #45 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 08 korrik 2009 - 01:19 MD

    Kadare: Pse nuk me kupton populli im

    E Merkure, 08 Korrik 2009


    Shkrimtari i mirenjohur flet ne nje interviste te gjate, per jeten e tij ne keto afro dy dekada ne France. Lidhjet aq shume te pandara me Shqiperine dhe karriera gjithnje ne rritje me veprat e paperseritshme qe vazhdon te shkruaje. Dhe si e mori cmimin prestigjioz "Princi i Asturias", mes 31 kandidateve nga 27 vende te botes, ku spikatnin emra te tjere te shumenjohur te letrave. Ne intervisten me Ismail Kadare flet edhe per cmimin "Nobel" qe ende aspiron

    Kryefjala e dites eshte cmimi prestigjioz letrar "Princi i Asturias". Ne konkurrim moren pjese 31 kandidate nga 27 vende te botes, ndersa ne peseshen e perzgjedhur ne fund keni qene perballe holandezit Noteboom, britanikut McEwan, italianit Tabucchi dhe Milan Kunderes. Eshte gjykuar teresia e vepres. Ndodhi qe ju dhe Kundera, u niset nga Franca por ju perfaqesonit Shqiperine, ndersa Kundera Francen. Si ndodh ne keto raste, njelloj si me lojtaret e futbollit?

    Eshte pak me ndryshe. Une kaloj gjysmen e kohes ne France, Kundera dicka me teper besoj. Ka nje ndryshim, ai quhet shkrimtar francez tani dhe perfaqeson Francen. Ai ka disa vjet qe ka nderruar gjuhen, pasi shkruan ne frengjisht dhe jo ne cekisht. Natyrisht ai eshte shkrimtar me origjine ceke, nje pjese e vepres se tij eshte shkruar ne ate gjuhe. I perket Cekosllovakise se atje ka lindur, por formalisht eshte shkrimtar francez. Keshtu qe ka perfaqesuar Francen. Une nuk jam shkrimtar francez. Une kam nenshtetesi te dyfishte, por jam shkrimtar shqiptar dhe kam shkruar gjithmone ne gjuhen shqipe.

    Nga burimet tona, tre anetare te jurise e kane dorezuar te bardhe fleten e votimit. Pervec vleresimit letrar qe ka qene absolut per ju, me sa duket kjo flete e bardhe ka qene per arsye politike qe lidhen sipas burimeve, me ceshtjen e Kosoves. Vete Spanja, nuk e ka njohur Kosoven. Cfare komenti keni per kete veprim dhe a ishte vendimi i jurise qe ju ta fitonit kete cmim, nje menyre per ta mbeshtetur Kosoven dhe nje kundershtim i hapur ndaj vendimit te qeverise spanjolle, per te mos e njohur?

    Une nuk do t'i lejoja vetes te beja nje perfytyrim te tille, qe eshte disi jashte letrar. Keto jane juri pergjithesisht te pavarura. Por sado te pavarura te jene, natyrisht kane nje lidhje me vendin e tyre. Nje lidhje qe une nuk mund ta percaktoj, sa eshte dhe sa nuk eshte. Juria eshte teper e nderuar, kryesohet nga kryetari i Akademise se Spanjes dhe perderisa cmimin e jep Shtepia Mbreterore, vetvetiu ka karakterin e dinastise, ose lidhet me kete Shtepi natyrisht do po nuk do, te lidhet me Spanjen si shtet, si komb, si histori. Por megjithate une besoj se juria eshte e pavarur dhe nuk mund te kete nje ndikim te drejtperdrejte, por mund te kete ndikim te terthorte. Ka nje qendrim te qeverise spanjolle, qe ne kete rast nuk ka pse te perkoje me qendrimin ndaj nje shkrimtari. Zakonisht ne kete cmim, qe ka fituar nje nderim ne bote, eshte nje juri qe eshte vleresuar gjithmone per nje vizion artistik letrar te veprave dhe jo te ngaterrohet me motive joletrare. Mund te jete kjo sic thate ju, une nuk mund ta them kete gje, nuk mund ta di, por qe ka pasur si ne cdo juri me sa di nga shtypi, nga botuesi im spanjoll, thashetheme ne kuptimin e mire te fjales, ka pasur. Ka mundesi qe kjo vote abstenuese te kete lidhje me kete gje, por edhe mund te mos kete.

    Cili eshte cmimi me i rendesishem per ju, nga keto qe keni marre deri me tani?

    Me i rendesishmi eshte cmimi britanik. Jo se e them une, por njihet si me i rendesishmi. Cmimi "Princi i Asturias" konkurron me te, eshte nga me kryesoret gjithashtu. "Booker Price International" ka tradite te re, tre here eshte dhene gjithsej. Une kam qene i pari qe e kam marre ne versionin nderkombetare. Kurse "Princi i Asturias", ka tradite gati 30 vjecare, sigurisht ka nje aureole me te madhe per sa i perket fames dhe ceremonive, por cmimi anglez e ka perpara kete gje me sa duket.

    A perben marrja e ketyre cmimeve nje lloj kredie, qe ju afron gjithmone e me teper me cmimin "Nobel"?

    Mendoj se nuk ka te beje drejtperdrejt. Mundet t'i kesh keto cmime dhe te te ndihmojne, mund dhe te mos i kesh dhe ta marresh cmimin "Nobel". Sigurisht nje pjese e madhe e shkrimtareve qe kane marre kete cmim, kane pasur cmimin "Princi i Asturias" sepse sic thashe eshte nje cmim tradicional, me kohe me te gjate, por ky nuk eshte nje kushtezim.

    Shkas per pyetjen qe do t'ju bej tani, eshte nje shkrimi i se enjtes ne "Gazeten Shqiptare" nga perkthyesi i letersise shqipe Robert Elsie, sipas te cilit letersia shqiptare nuk eshte e njohur ne bote. Sipas jush a eshte e njohur letersia shqiptare sot ne bote dhe kush e percakton kete njohje, apo mosnjohje te saj?

    Kritika e ka ngritur disa here kete ceshtje. Mua po me habit pse ngrihet nje gje e tille. Nuk eshte reale, eshte nje problem i paqene, ne kuptimin qe letersia shqipe eshte e njohur, nuk eshte e vertete se eshte e panjohur. Cdo te thote se eshte e njohur? Letersi e njohur do te thote qe te kete disa shkrimtare te perkthyer ne vende te tjera, te kete botime. Shkalla e njohjes varet nga shkrimtaret qe botohen, nga botimet, nga suksesi i tyre, nga pritja qe i ben kritika letrare dhe nga cmimet nderkombetare qe merr kjo letersi. Sidomos varet shume nga ato qe quhen, botime xhepi. Duken ne pamje te pare te parendesishem por ato jane botimet me tirazh kolosal, qe e bejne te njohur shkrimtarin ne nje zone tjeter ku ai e ka te veshtire te hyje me botimet e zakonshme. Nga pamja e jashtme jane botime te lira, qe blihen ne stacione trenash, por ato jane sukses i madh i nje letersie, nje sukses me i madh eshte kur shkrimtari hyn ne programet shkollore te vendeve te huaja, gje qe eshte shume e rralle. Por te jesh ne keto programe sidomos ato te shkollave te uleta, eshte nje sukses vertet i madh, sepse hyn ne leximet e rekomanduara nga shteti per shkollat.

    Cfare rekomandohet nga letersia juaj?

    Ne kolegje une kam nje roman dhe nuk ka si te kete dy, sepse ne fund te fundit eshte nje shkrimtar i huaj qe hyn zakonisht atje, ku jane shkrimtaret e atij vendi. Eshte romani "Kush e solli Doruntinen", i pastruar pak sipas kritereve pedagogjike qe mos te kete skena qe te acarojne nxenesit. Kuptohet qe letersia eshte e lire, shmangen motivet delikate. Ne kete roman me kane kerkuar leje qe te heqin nje faqe e gjysme, jo me shume se rreth 50 rreshta. Kjo eshte.

    Pra mund te themi qe nuk eshte e vertete, se letersia shqipe nuk eshte e njohur?

    Mua me habit ky konstatim sepse letersia shqipe, i ka te gjitha keto qe thashe. Ka rreth 14-15 shkrimtare te perkthyer dhe disa prej tyre jane me kater, pese, gjashte vepra, une jam me me shume. Dhe letersia shqipe ka tashme dy cmime, ate spanjoll dhe britanik, me te rendesishmit qe jepen. Pas "Nobelit", ato jane cmimet me rezonance nderkombetare dhe planetare dhe c'duhet te kete nje letersi me teper?! Cfare do te themi per letersite e tjera te Ballkanit, te Evropes Qendrore apo vendeve te tjera evropiane, cfare kane ato me shume ne keto cmime? Thote dikush ja e mora une, por une jam pjese e kesaj letersie, nuk e kuptoj cfare duhet te kete nje shkrimtar, te kete nje vule qe eshte i letersise shqipe? Ka gjuhen shqipe qe shkruan, pra shkrimtar shqiptar.

    Z. Kadare a mund te shpjegoni cdo te thote percaktimi "shkrimtar i madh", "shkrimtar i famshem" dhe nga cfare motivohet apo percaktohet kjo?

    Jane epitete qe perdoren zakonisht, jane te pashmangshme. Keta jane per ne profesionistet, kjo do te thote te jesh tamam shkrimtar. Per familjen tone te shkrimtareve eshte baras te jesh shkrimtar, te mos jesh gjysmeshkrimtari ose njefaresoj i tille. Por nuk mund te evitohet nje elozh i tille. Eshte shume e lehte, i madh, i shquar, i famshem, vijne grade, grade ato.

    Ndodh njesoj si me letersine? Sa me shume i perkthyer si shkrimtar, aq me shume i famshem?

    Tani perkthimi eshte nje problem. Ka nje mendim qe sigurisht ka nje baze te drejte, nuk eshte e thene qe nje shkrimtar te jete me vlera te medha, sepse eshte i perkthyer. Nuk eshte nje kusht i detyrueshem. Ka ne letersine boterore raste, ku ka shkrimtare shume te shquar qe i kane perkthimet shume te pakta, per arsye teper te vecanta. P.sh ne kemi shkrimtare si Naim Frasheri, Gjergj Fishta, shkrimtare kombetar qe quhen, qe perkthimet i kane te rralla. Por ata krijojne me kombin e tyre nje lidhje te vecante, qe rralle ndodh ne shekuj, keshtu qe bejne perjashtim nga ky rregull. Nderkaq nuk mund te themi qe nje shkrimtar i mirefillte ju thate i madh, une do thosha normal, eshte normal nese nuk perkthehet, sepse letersia qekurse ka lindur tre mije vjet perpara, ka qene globale, pasurite e letersise, te muzikes, piktures, skulptures, jane gjithmone globale. E krijon nje popull dhe ai do apo nuk, do jua beje dhurate gjithe popujve te tjere, nuk eshte se ai e krijon per vete. Ka shkrimtare qe me teper rrine brenda kufijve, por zakonisht shkrimtaret duhet te kapercejne kufijte, sepse eshte natyra e letersise te jete globale, keshtu ka lindur. E shijojne te gjithe njelloj, "Dante Aligerin" e shijojne te gjithe njelloj, "Don Kishotin", Spanja e ka kultin e saj, po eshte figure universale, e keshtu eshte nje pjese e madhe e letersise boterore. Kemi nje autor te madh rus Pushkinin, i cili ka karakteristiken qe ne vendin e vet eshte i adhuruar me te drejte, ne menyre te pakufishme dhe eshte i permasave me te larta artistike, per nje habi jo fort te shpjegueshme, perkthimet e tij ne bote jane jo aq sa meritonte ky gjeni, eshte natyre e shkrimtarit, p.sh Dostojevski ia kalon dukshem Pushkinit, por kjo nuk ia ul vlerat. Keshtu kemi ne Lasgush Poradecin, nje poet qe meriton te jete i njohur ne Evrope, por natyra e artit te tij eshte e tille, qe ka humbje ne perkthim, jane ato trillet e letersise.

    Nje shkrimtar i dimensionit tuaj ka perhere nje marredhenie te nderlikuar me vendin e tij, e cila shfaqet ndryshe ne periudha te ndryshme. Cila eshte marredhenia juaj me Shqiperine dhe shqiptaret? A ka ndryshuar me kalimin e kohes dhe ne cfare sensi? A mund te quheni ju, nje shkrimtar politik, nje shkrimtar i angazhuar?

    Ajo qe thate ju eshte shume drejte, qe marredheniet e nje krijuesi, pergjithesisht jane te nderlikuara, nuk mund te jene vecse te tilla me vendin e vet, e ka vete natyra e artit. Arti krijohet per nje kohe te gjate, keshtu eshte edhe ndryshimi i madh i artit nga veprimtarite e tjera shoqerore, politike, te cilat jane te lidhura me popullsite qe jetojne aktualisht ne kete vend. Ne themi populli shqiptar, populli francez, me fjalen popull, ka njefare paqartesie, kuptojme si te thuash anen me te mire te nje vendi, pa dashur perfshin dhe pjesen qe ka jetuar me perpara, por nuk hyn e ardhmja. Pra, ne themi popullin shqiptar. po le ta percaktojme, se cili eshte populli shqiptar, eshte ky popull qe jeton tani? Kjo eshte ne radhe te pare. Do te behen zgjedhjet, do kene pune me kete popull, po ka nje popull tjeter qe ka jetuar perpara dhe qe do te vije, qe ai s'ka pune me kete popullsi, ka shume pak, ka pune indirekte si te thuash. Shkrimtari, arti, artisti, filozofi, kane pune me popullin tjeter, ate te madhin qe kane shkuar nje pjese dhe qe do te vije, keshtu qe vetvetiu, vepra e tyre do te krijoje keqkuptime, o me njerin brez ose me tjetrin, s'ka se si te mos krijoje. Nga nje here do ta duan me shume, nganjehere me pak, nganjehere do te bejne sikur se duan dhe e duan, nganjehere do te bezdisen prej tij, na ngaterron pune thone, ose do vije ndonje tjeter e do te thote, jo ky eshte ai qe duhet te jete tamam. keshtu qe vetvetiu nje veper e krijuar dhe cdo veper, krijohet per nje kohe te gjate relativisht, flasim per letersine e mirefillte, ate qe ju e quajtet letersi e madhe, une po e quaj letersi normale, ajo qe jeton, seleksionohet, se shumica e letersise boterore shkon dem si gjethet kur bien ne vjeshte, shumica e librave ecin, zhvillojne, japin energjine e tyre, aq sa mundin pastaj harrohen, vdesin dhe ne emer te kesaj, nga ky seleksionim ngelet madheshtia e letersise. Letersia gjithmone ngelet pjesa me e mire e saj, maja e saj, ashtu sic duhet te ngelet. Kjo letersi do te kete marredhenie patjeter shume te nderlikuara me popullin e vet, ndoshta me gjithe popujt disa here.

    Ju po e shikoni nga kendveshtrimi i popullit, i cili do te kete probleme me shkrimtarin, por shkrimtari vete, cfare marredheniesh krijon?

    Shkrimtari vete do te jete ne menyre natyrale ka respekt per popullin e vet, por jo se ka rezerva, por ai e di e ndjen me shume se e di, se me popullin mund dhe te mos merret vesh dhe nuk duhet te shqetesohet shume nga kjo gje, ne qofte se ne ndergjegjen e tij ai e di qe ne kete rast, ka te drejte ai dhe jo lexuesi, te mos perdorim fjalen popull gjithmone. Lexuesi mund te gaboje, i 3 vjeteve, i 15 vjeteve, lexuesi shqiptar i kohes se komunizmit per shembull, nen trysnine e regjimit qe kishte, sigurisht ka qene ne gjendje te gabuar ne nje pjese te letersise shqipe, ne s'kemi si ta mohojme kete gje. E pra ajo kohe kaloi, shkrimtaret qe ishin te nxjerr nga jeta letrare rikthehen, jane rikthyer, jane duke u rikthyer edhe me, e do te rikthehen dhe me mire. Ja pra se si kane pasur te drejte ata, nuk mund te themi dhe jo populli, po ajo kohe, ai nderlikim qe ishte, regjimi, diktatura, epoka, populli vete, kane gabuar te gjithe.

    A jeni ndjere ju ndonjehere, i pakuptuar nga populli juaj?

    Cdo shkrimtar, po.

    Per shembull, nje veper konkrete.

    Po ka vepra qe nuk kane qene te kuptuara dhe shkrimtari nuk ka pse te shqetesohet shume, ose te filloje te haje inat, keshtu eshte kjo gje.

    Kur nuk ju kane kuptuar?

    Per shembull une kam botuar ne '65, nje roman te shkurter qe quhet "Perbindeshi" e botova ne nje reviste. Sigurisht u kritikua vepra, sepse ishte e parakohshme, po dhe nje pjese e lexuesve thane c'ishin keto gjera, nuk jemi mesuar me keto, nuk i dime dhe nuk mund te acarohet shkrimtari me ta, te thote po, mesa duket ishte nje veper qe nuk ishte per ate kohe.

    Pas viteve '90, keni qene i pakuptuar dhe keni pasur te drejte ju?

    Nuk e kam vene re sepse gjithe vemendja ka qene drejtuar ne ate kohe qe ishte e veshtire te botoje dhe cdo botim ishte nje triumf, ne pergjithesi une nuk ankohem, ne pergjithesi kam qene i kuptuar nga populli, po nuk e kam quajtur ndonje hata, ndonje gjeme qe te jesh dhe i pakuptuar. Une e kam pasur kete fat, jam nje nga shkrimtaret qe kam pasur mirekuptim me popullin tim. Per shembull, permendet ne fillim Kunderen dhe ai ka pasur disa here nje keqkuptim qe permenda une, ndoshta nderrimi i gjuhes qe beri pastaj, e ka renduar kete gje.

    Marredhenia juaj me shqiptaret paraqitet kaq e fuqishme sa ne disa raste, ne shtypin e botes ju kane quajtur nacionaliste. A jeni i tille?

    Kjo eshte e vertete, keshtu me kane quajtur disa here, po une nuk jam nacionaliste. Akuza eshte krejtesisht e padrejte dhe nuk e them kete, se me vjen turp nga kjo fjale, pune e madhe le te me quajne. Une e kuptoj pse me quajne keshtu, e para akuza ndoshta ka filtruar nga ketu nga Shqiperia, ose eshte nje akuze pse eshte e padrejte e quaj une, e bere nga nje mendesi e gabuar ne themel, nga nje mjegull qe sot eshte e shperndare kudo, ku ngaterrohen konceptet, atdhe, patriotizem, nacionalizem, shovinizem eshte nje zone ku keto nuk ndahen ne menyre shume te qarte, me te cilat behen spekulime te pafundme, dhe me te cilat ka keqperdorim shume te madh disa here. Ne emer te kombetarizimit ose patriotizmit, jane bere krime, kjo eshte e vertete, po kjo s'do te thote se popujt e kane lehte te heqin dore prej tyre, s'ka pse te kemi merak se duhet te heqim dore, se te shpetojme nga e keqja, s'ka asgje te keqe. Nuk mund te duhet planeti i gjithe, ne menyre te plote sic mendojne disa teoriciene nga ata kozmopolitet, patologjik si te thuash, jemi qytetare te botes, nuk eshte e vertete, eshte hipokrizi. Natyra njerezore eshte e tille qe dhe dashurine, perkushtimin dhe gjithcka tjeter, kerkojne nje hapesire te percaktuar. Keshtu eshte ndertuar natyra njerezore, historia njerezore. Thone disa here do hyjme ne Bashkimin Evropian, do te harrohen keto, jemi te gjithe bashke, nuk eshte e vertete. Evropa ka nje parulle qe eshte shume e sakte dhe e bukur, eshte unitet ne larmi, eshte parulle themelore, quhet atdheu Evropa e Kombeve, nuk quhet Evropa e njerezve te lire. Askush ne bote, ne Evrope nuk po behet gati te heq dore nga atdheu i vet, kombi i vet. Ne France, Ministria e Arsimit quhet Ministria e Edukimit Kombetar dhe nuk kane frike ta perdorin fjalen komb, se tek ne, po te thuash komb duket si e prapambetur, thote tjetri, ky mos eshte nga ata te nje kohe te ikur. Nuk eshte e vertete. Kjo eshte, pse thashe mendesi kolonialiste, sepse popujt kryesore ne Evrope, shtete kryesore tradicionale dine t'i ruajne fare mire vlerat e tyre kombetare, kane institucione qindra vjecare, i kane perpunuar ne shekuj, kane punuar programe shkollore me shekuj, nuk i kercenon keta asgje dhe shpesh njerez te ketyre i shikojne me nje fare skepticizmi qe nuk e thone hapur. Popujt qe kane hyre me vone ne familje, ne jeten evropiane, ose qe behen gati te hyjne, akoma me keq, si te thuash une po behem pak i ashper ketu si te thuash, dhe thone u bene dhe keta njelloj si ne, me atdhe, ne kemi jetuar me to, po ne jemi ndryshe, i dime keto gjera e meritojme kete gje tani, dhe u bene keta te jene njelloj si ne. Dhe keshtu acarohen disa here kur popujt qe sipas kesaj mendjeje, jane te vonuar me te rinj, qe kane nevoje ende te pasurohen dhe pastaj te mendojme per keto gjera luksoze, jane gati te bejne verejtje per kete gje. me kujtohet ka shume vite, ka qelluar ka ardhur nje mysafir te lidhja e shkrimtareve, shkrimtar italian, zakonisht vinin shkrimtare teper te majte, jo vetem italiane dhe sigurisht u pelqente te vinin ne Shqiperi, ne vendet e tyre ishin te panjohur dhe i pelqente te merrnin nje ton prej mesuesi. Ne fakt ne vendin e tyre, mund ishin berbere, kishte shume berbere per cudi midis tyre, dhe ketu fryheshin meqenese jane ne Shqiperi, mund te japin mesime. Me kujtohet njehere ne sheshin "Skenderbej", duke qene dy-tre shkrimtare shqiptare qe i shoqeronin, thane po si shume statuja te Skenderbeut keni? Kjo eshte, se s'duhet te perdor fjale te renda, po eshte poshtersi ta thote nje evropian. Evropa eshte e mbushur me mijera statuja heronjsh mesjetar. Ka kudo, ne cdo rruge, ne cdo shesh, dhe ketij shkrimtari iu duk shume, nje statuje kishte Shqiperia, nje ne Kruje, nje ne Tirane. Ama bustet e Stalinit e Leninit, nja dhjetera buste te Enver Hoxhes kishte pare, nja dhjetera buste te tjera, nuk i benin pershtypje. Dhe mendja te Skenderbeu, sepse ai i kujtonte nje vlere te vertete kombetare shqiptare dhe evropiane, dhe me sa duket i acaronte. Xhelozi absolute. Tirana njelloj si Roma, ka nje shtatore te Skenderbeut dhe eshte vertete anormale qe Roma e ka pas perpara, e ka pas qe ne '40, shtatoren e Skenderbeut ne sheshin qe quhet "Albania" dhe ne na u duk teper, qe e vume te sheshi "Skenderbeu". Ketu eshte ajo qe njerezit tane duan te behen moderne, te imitojne te huajt dhe nuk kuptojne qe vihen ne nje pozite servile, te perulur, nuk kuptojne se ai lavderim qe mund t'iu beje tjetri si modern eshte nje percmim, nje tallje.

    Juve ju merzisin kur ju thone nacionalist?

    Fare. Sepse e di kuptimin e asaj, une e di me c'kuptim e thone, ne ate kuptimin qe mendon ai si budalla, une jam si te thuash, sepse i duket interesante shkrimtari te behet kunder vendit te tij. Ketu ngaterrohet dhe koncepti i disidentit, te cilet kane vlera te medha pa dyshim, mirepo disident per ta pastaj shtrihet jashte regjimit politik, si te thuash disident merr vlerat e kombit tend. Te tallesh per shembull me gjuhen shqipe, sa e bukur gjuha juaj, ajo e jona s'eshte e mire, e kane zakon shume shqiptare. nje nga hobite e tyre eshte te tallen me gjuhen shqipe, duke mos e kuptuar qe tjetri i percmon, ne ate moment, ne ate cast duket sikur i perkrah po me vete do te thote, qe ky eshte nje njeri qe eshte gati te shese vlerat e veta, e vendit te vet, per nje psikoze te pergjithshme servile ndaj botes. Une nuk jam nacionalist ne kuptimin e vertete te fjales, nese ne vepren time kam personazhe negative, kreun e zene shqiptaret, skenat groteske, i kam per vendin tim, jo sepse dua te shaj Shqiperine, po dua qe vendi im, sikurse duan te gjithe shkrimtaret shqiptare, te kete sensin te kete ndjesine te korrigjoje, te qortoje mungesat e veta. Ne kemi shume mungesa, une jam i ndergjegjshem si histori, dhe jo vetem si regjim dhe si komb edhe si popull, sic kemi virtyte kemi dhe mungesa.

    Pra, kemi filluar te korrigjohemi?

    Ketu ngaterrohemi. disa shkojne ne mohim total te tyre, te tjeret ne nje mbrojtje totale te tyre, ne menyre te verber. Dhe ketu ne nuk e kemi gjetur ende ate rruge te vertete te emancipimit qe pa komplekse, pa llogari meskine, ta bej kete gje. Qe te kthehem te vepra nje pjese e vepres sime eshte pikerisht me anen groteske te kombit shqiptar. Dhe une e kam bere qe en kohen e komunizmit, nuk e bera tani qe u nderrua regjimi dhe po perfitoj nga rasti. Kam botuar nje liber, "Viti i mbrapshte", qe nga kreu ne fund kam nje tufe personazhesh shqiptare, nuk i kam me te keq, i kam vizatuar ne menyre groteske pa te keq. Po ama nuk ka atje nga ato klishe qe na kritikojne ne shkrimtareve shqiptare nacionaliste. Per shembull, gjate diskutimit per Skenderbeun u be si klishe ne disa artikuj qe u botuan andej ketej, se mitin e Skenderbeut, glorifikimin e tij, ne letersi u be sidomos ne romanin qe kam botuar 40 vjet me pare une, "Keshtjella". Sigurisht e dija qe se kisha mitin e tij, dhe nje dite per kuriozitet e hapa sepse me nxiti nje artikull shqiptar, dhe nuk eshte e vertete kjo gje, dhe une pashe portretizimin e Skenderbeut ne romanin "keshtjella" dhe eshte krejt tjeter gje. Ne romanin "Keshtjella" nuk ka asnje Skenderbe, qe lufton me kale, i can turqit me dysh, qe ulerin etj. , po ka nje faqe qe njehere vetem eshte dhene portreti i tij, dhe eshte dhene nje portret qe eshte vertet i habitshem eshte e kunderta.

    Bisedon nje personazh i larte turk me nje kronist turk per Skenderbeun, dhe i thote nje miku im e ka pare dhe e ka takuar nje here dhe nuk eshte ashtu si thone. Ka nje pamje te zakonshme ishte ne bisedime ishte me rrufe, i dhembte fyti dhe kishte vene nje shall rreth qafes. Pra une kam dhene nje portret gati si te kohes sone, nje njeri qe ka zerin e ngjirur dhe mezi flet, ky ishte Skenderbeu. E pra ky roman permendet nga te gjitha anet me nje propagande vulgare, mashtruese si romani qe ka ngritur mitin e Skenderbeut.

    E qellimshme thoni ju?

    E qellimshme po nga injoranca nga paragjykimet. eshte krejtesisht e kunderta. Dhe ne letersine shqipe per Skenderbeun ka kaq pak vetem kater- pese libra ne bota, ka mbi 1200 Dhe ne ankohemi, eshte si puna e statujes qe ne kemi vetem nje ne Tirane dhe atij i dukej shume.

    Ne vepren tuaj gjen shpesh prani te politikes. Flas ketu edhe per angazhimin tuaj shume aktiv ne ceshtjen e Kosoves. A mund te quheni shkrimtar politik, shkrimtar i angazhuar?

    Politika eshte pjese e jetes, sic eshte dashuria, sic eshte e gjithe veprimtaria njerezore qe jane ne kundershtim me njera -tjetren shpesh, dhe letersia i pasqyron kur i duhet, kur nuk i duhet, nuk i duhet. Letersia ka nje zgjedhje nga jeta jashtezakonisht trillane, interesante, tjeter lloj fare. Ngjarje te rendesishme ne jete, ne letersi nuk kane rendesi disa here ndersa ngjarje te rendomta ne jete, ne letersi mund te japin kryevepra. Cila eshte vepra me e perkryer, qe quhet pergjithesi nga kritika letrare boterore? Eshte "Makbethi". Cfare eshte ajo? Nje vrasje pasdarke, d.m.th nje ngjarje fare e zakonshme, e megjithate nje ngjarje e madhe. Ka ngjarje te medha ne historine e botes qe kane luajtur nje rol kolosal e megjithate nuk kane qene interesante per letersine. Pse? Sepse ligjet e saj jane te tilla. Ajo krijon nje bote paralele prandaj rendesia ne jete dhe ne letersi eshte krejt e ndryshme, dhe ketu ngaterrohen te gjithe. P.sh, deklarata e te drejtave te njeriut, 200 e ca vjet perpara e ka kthyer permbys historine e botes nga ana konceptuale, nga ana e moralit, dhe une nuk di te them te drejten a ka 5-6 faqe letersi per te apo nuk ka. Mund te kete vetem disa vjersha tek tuk. Pra nga kjo pikepamje letersia eshte krejt e padrejte, sepse pavaresia e saj ndaj jetes merr forma groteske disa here, eshte shume xheloze me jeten. Ne e kemi mesuar ne shkolla, nuk e di ju, se letersine e pjell jeta, pasqyron jeten. Letersia ka lidhje shume pak me jeten, aq sa mund te kete lidhje te madhe, aq sa nuk ka lidhje me te kur te doje te mos kete. Letersia ka lidhje me nje pjese te jetes dhe nuk ka lidhje me ate qe jetojme ne dite pas dite, minute pas minute, shekull pas shekulli. Ketu fillon krejt keqkuptimi. Ajo ruan me xhelozi pavaresine e saj ndaj dhe eshte e pakuptueshme disa here, ndaj dhe acaron disa here, ndaj dhe krijon ato keqkuptimet dhe nderlikimet e saj me popullin. Por ne shkrimtaret qe e bejme kete, qe jemi makiniste te kesaj makine, ne kete e dime dhe nuk ka pse te merzitemi, nuk ka pse te kerkojme nje bote utopike dhe ideale ku njerezit te mahniten pas letersise dhe ta kuptojne drejt sic duhet. Nuk ndodh kjo.

    Po flisnim per politiken?

    Here pas here kur duhet nuk ka asgje te keqe te hyje edhe politika. Une kam shkruar ne veprat e mia, nuk e di sa faqe ka politika, 200, mund te jene me teper, nuk e di. Nuk ka ndonje vend te madh sic mund te mendohet. Ngaqe une kam jetuar ne epoken komuniste, ne shkrimtaret e asaj kohe quhemi sikur jemi te perzier me politiken. Po ta shikosh, po te filloj me veprat e mia, si libri im i pare "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur " nuk ka ndonje gje politike, eshte me teper nje motiv i kerkimit te nje vdekjeje pas nje lufte te madhe, "Kronike ne Gur " ka tek -tuk paragrafe qe te kujtojne ato drameza te luftes civile, romani "Keshtjella" folem per kete. Me vone vepra te tjera "Pallati i Endrrave". Eshte nje roman qe ka politike sigurisht grindja shqiptaro- sovjetike "Dimri i Vetmise se Madhe". Dhe ai ka nje pjese te vogel, por ngaqe eshte qendrore si ngjarje, eshte e rendesishme, identifikohet ky roman.

    Me teper e kisha fjalen edhe si shkrimtar i angazhuar, po marr rastin e Kosoves?

    Kjo nuk eshte as mire as keq. Ti je shkrimtar ti mund ta besh kete, por edhe mund te mos e besh. Nuk eshte nje kushtezim qe do te fitosh nga kjo ose do te humbasesh nga kjo. Po permendet Kosoven. Do te ishte e deshirueshme per lexuesin tim perendimore, qe mua te me shikonin si te thuash " te paster", pse perzihet ky ne punet e Kosoves? Une nuk jam perzier ne punet e Kosoves se do te merrja ndonje post ne Kosove, se do te fitoja ndonje post ne Shqiperi, perkundrazi une kam humbur nga kjo gje, ne kuptimin naiv te lexuesit tim, qe mund te thote c'pune ka qe merret me keto, te na beje letersi. Por une e kam bere kete si qytetar, nuk eshte pune prej shkrimtari. Duke pasur nje njohje publike une e ndihmova popullin tim, do te ishte imorale te mos e beja kete gje, ka shkrimtare qe nuk e kane bere, une e pata mundesine, pata nxitjen e shtypit boteror, e bera me kenaqesi. Ditarin per Kosoven "Ra ky mort e u pame" nuk ma kerkoi asnjeri. Une e shkrova ate per te mbrojtur popullin tim, do te thoni ju mund te mbroni nje popull tjeter. Po, mund te qellonte te mbroja edhe nje popull tjeter, nuk e perjashtoja, por qelloi qe drama kryesore ishte e popullit shqiptar dhe natyrisht nuk mund te isha menjane, dhe kam bere shume mire, nuk pendohem kurre, le te me qortojne sa te duan. Kjo mund te quhet i angazhuar politikisht, po dakord, cfare te keqe ka, mund te quhet nacionalizem po ti japesh ate kuptim, cfare te keqe ka? Mbrojta kete komb. Dikush mund te thote:po mire, pse se mbrojte edhe kombin grek ne nje rast tjeter, kam shkruar edhe per letersine klasike greke dhe me kane thene boll ke shkruar, ja pra, terthorazi kam ngritur vlerat e nje populli tjeter ballkanik ne harte, dhe e kam bere me shume se per traditen letrare shqiptare, c'te keqe ka.

    Nje pjese e krijimtarise suaj e perben poezia, por ju nuk flisni pothuaj kurre per te. Pse?

    Kjo eshte pyetja me delikate qe me keni bere. Kur me kane bere kete pyetje, kam thene gjysmen e se vertetes e cila eshte nje e vertete gjithashtu por nuk kam dashur te futem ne nje te vertete me te thelle.

    Do ma thoni te gjithe te verteten, edhe gjysmen tjeter?

    Po do t'jua them edhe tjetren. Gjysma e se vertetes eshte se une e kam quajtur poezine shqipe dhe poezine e vendeve socialiste ne pergjithesi si pergjegjese per nje fryme optimiste agresive, prishje te artit. Nuk eshte faji i poeteve por eshte vete natyra e poezise e tille qe sherben neper festa, i drejtohet publikut. Shkrimtare nen presionin e padurueshem nga te gjitha anet, per arsye nga me te ndryshmet kane bere vjersha sepse librat nuk botoheshin nese nuk kishin vjersha per partine etj, etj. Dhe poezia e mbarte tere kete barre, kete takse morale qe paguanin shkrimtaret shqiptare, bullgare ruse, cek, hungareze, ndaj dhe me ishte krijuar nje mungese respekti per poezine. Nuk duroja dot kur ne shkrimtaret shqiptare ne takimet me delegacionet, ne mbledhje mburreshim me poezine ne menyre te pahijshme. Vinte ta zeme shkrimtari francez ose irlandez dhe ne i thonim qe kemi tirazh 20 mije kopje ne poezi dhe ata linin mendjen se ne perendim nuk ka kund 20 mije kopje, nuk ka kund ne bote. Ne mburreshim me nje gje kot, nuk ishte mburrje ishte e kunderta, ishte turp. Ne mburreshim se poezite i botonim ne gazetat e medha, te perditshme. Kjo me krijoi nje aversion per poezine te them te drejten, nje kujtim i hidhur, i keq. Dhe nuk doja ta cmoja aq sa u be zakon te cmohej poezia e guximshme, avangarde. Kishte sigurisht letersia shqipe poezi te mira edhe ne ate kohe por ka prodhuar me shume kursim, me shume veshtiresi. Kjo eshte gjysma e se vertetes.

    Gjysma tjeter kur je shkrimtar i njohur do kesh edhe disa disfavore te medha, do ta paguash disa here njohjen, dhe cdo shkrimtar i njohur eshte i ndergjegjshem per kete. Do te kesh nje acarim te verber prej shume kolegeve te tu, here pas here. Une nuk e quaj kete nje gje per te vene duart ne koke ne nje fare menyre eshte e natyrshme. Ne boten artistike letrare intelektuale filozofike ka nje konkurrence te pashmangshme, dhe dashur padashur viheshe ne nje gjendje fajtori. Ne kuptimin qe je shume i njohur, flasin shume per ty, botojne shume per ty, te lavderojne shume. Nuk po them qe nuk me pelqejne lavderimet, nuk po e them se e di qe nuk do te me besoni por ata qe me njohin me mire e dine qe une nuk shkoj kurre ne forumet ku flitet per mua. Jo se me duhet te jap ndonje ide me status te vecante, ju them sinqerisht, nuk me pelqen te degjoj emrin tim peseqind here te lakuar nga nje referues apo nga nje tjeter. Dhe ka vite qe une nuk shkoj asgjekund, dhe nuk shoh as emisionet ku flitet per mua. Si duket kjo trysni, kjo ndjenje faji qe ke ndaj kolegeve te ben te ndjehesh sikur ti je fajtori qe ai nuk eshte bere shkrimtar i njohur. Sigurisht nuk je ti fajtori por nuk mund ta besh as ate me faj qe mendon se je ti. Keshtu une instinktivisht ne fillim nuk e kam kuptuar qe jam terhequr nga poezia, sepse nuk doja te me permendnin ne poezi. Une shkruaja, botoja, kam botuar. Nje pjese e vepres sime me vlere eshte poezia. Lexuesit e pelqejne, nga librat qe shiten me shume prape vazhdojne te jene permbledhjet poetike te viteve te fundit. Por une sinqerisht jam terhequr dhe jo vetem nuk dua te mi lavderojne por mundesisht nuk flas as vete. Kam deshire te rri menjane, pikerisht per kete hiqem menjane nga nje pjese e letersise, rrini te qete une nuk perzihem. Thone po merr Kadareja, na e mori edhe kete cmim, i babezitur me quajne, se u duket sikur i marr une, sikur une mezi pres te marr nje cmim dhe asnjeri nuk do te me besoje ne jete, vetem ata qe e dine. Njerezve qe kam pasur miq, qe me kane thene se mund te te japim nje cmim, u kam kerkuar qe te mos ma japin mua. Nuk eshte mire u kam thene, nuk kam ndonje kenaqesi dhe dukej sikur po i fyeja, por le te kene edhe te tjeret cmime. Nuk e beson njeri kete, por eshte e vertete.

    Ju ben te vetmuar kjo distance, qe krijohet mes kolegeve?

    Une ju jap te drejte. Nuk me acaron kjo gje. Ashtu eshte ne kete bote. U jap te drejte.

    Do te donit te kishit nje raport ndryshe me koleget?

    E kam kuptuar qe nuk mund te kishte nje raport ndryshe. E kam kuptuar qe eshte nje shenje e jetes, e tille eshte krijuar jeta njerezore te mos kerkojme gjera te pamundura. Natyrisht me vjen keq kur kjo behet agresive, e keqe teresisht e padrejte, kur ti nuk je fajtor.

    Por per poezine ju vjen keq?

    Jo fare. Une nuk e kam reklamuar kete, qe degjoni se po terhiqem. Ka 20 e ca vjet, qe une nuk marr pjese ne jeten ku flitet per poezine dhe e kam bere heshturazi pa e vene ne dukje. Jeni ndoshta e para gazetare qe ma beni kete pyetje.

    Romani juaj i fundit i botuar ne shqip "Darka e Gabuar" pati nje rekord shitjesh dhe nje sukses te madh. Se fundmi ne shtypin francez eshte folur per romanin tuaj me te fundit te botuar ne frengjisht, "Aksidenti" duke e cilesuar romanin tuaj te pare per dashurine. Cili eshte komenti juaj per kete dhe kur do ti vije ne dore lexuesit shqiptare?

    Ky eshte nje roman qe nuk mund te them se eshte i pari per dashurine. Sinqerisht nuk kam deshire te flas, do ta botoj ate ne vepren time komplete kur te vije radha. Eshte roman si gjithe te tjeret pak me intimist se te tjeret.

    Ngjaka si poezia nga menyra se si flisni.

    Ka mundesi te me coje padashur tek ajo bote.

    Ka lidhje me dashurine kjo? Nuk ju pelqen ajo?

    Jo, jo absolutisht. Eshte nje histori qe sa mund te interpretohet per dashurine aq mund te jete edhe histori e nje vrasjeje.

    Heren e fundit qe keni qene ne kete studio ju kam pyetur per dashurine, se pse ajo nuk gjendet shpesh ne librat tuaj. Me keni thene se sa me lart te shkoj letersia aq me pak dashuri ka ne te. Cdo te thote kjo?

    Ndoshta nuk e kam thene mire. Une mendoj se motivin e dashurise e kam ne shume vepra. Jo se e mendoj une por ma kane thene disa kritike qe kane bere vepra per mua: "Keni shume dashuri ne librat tuaj pse thone qe nuk keni?"- me thone ata. Une paskam motive grash por si duket menyra ime e te shkruarit eshte e tille qe me sa duket bie pak ne sy. Dhe une kam thene qe dashuria ne jeten njerezore ze nje vend kaq te madh sa kurrsesi nuk e ze ne letersi. Eshte nje nga ato paradokset, trillet e letersise qe folem ne fillim. Pse vrasjet zene vend me shume se dashuria, ka gje me te shemtuar se nje vrasje?Por ato zene vendin e nderit me thene te drejten qe nga antikiteti deri sot.

    Kthehemi tek "Aksidenti" pse nuk ju pelqen te flisni per te?

    Une nuk flas per veprat qe nuk i njeh publiku. Kete e kane edhe shkrimtare te tjere.

    Ju jeni shprehur se nuk e keni frike vdekjen. Lidhet kjo me faktin se besoni qe vepra juaj do t'i mbijetoje vdekjes suaj, a gjykoni se ajo mund te jete e perjetshme?

    Ne jete ka njerez qe kane ankth nga vdekja ose qe nuk e kane frike fare dhe kjo nuk ka te beje me krijimtarine. Me sa duket tek krijuesi, bashkohet edhe ideja tjeter qe eshte me i qete shpirterisht si njeriu qe i ka mbyllur shume llogari me jeten. Eshte me i qete qe shkon nga kjo bote duke e kryer ate qe ka dashur te beje dhe njeriu tjeter qe nuk e ka kryer, jane me miliona, shkon me pengje te medha te natyrave me te ndryshme. Me sa duket tek shkrimtari, meqe letersia eshte jetegjate, eshte natyrale kjo ndjenje. Ata kane nje raport me vdekjen te relativizuar, te zbehur. Kane bindjen donkishoteske qe do jetojne shume vite, une jam nje nga ata, donkishoteske ose jo, e kam kete besim qe vepra do jetoje nje kohe, nuk e di sa.
    1

    #46 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 22 tetor 2009 - 10:29 PD

    Kadare: Pse ika nga Shqipėria nė vitin 1990
    Interviste e dhene me rastin e marjes se ēmimit "Princ i Asturias"

    Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare kėtė vit fitoi ēmimin "Princ i Asturias" pėr veprat e tij. Shkrimtari mė i njohur i vendit tė tij ėshtė njohur nė nivel ndėrkombėtar duke nisur nga vitet '60. Jeton nė Paris nga viti 1990, kur nė koencidencė me rėnien e Murit tė Berlinit bie dhe regjimi nė Tiranė. Juria pėrshkruan romanet e tij si njė dėnim i hapur kundėr ēdo forme totalitarizmi.



    Euronews: Ishit vetėm 10 vjeē kur Enver Hoxha mori pushtetin dhe vendosi nė Shqipėri regjimin komunist. Pra jeni rritur me kėtė lloj sistemi politik. Ju keni thėnė se i vetmi shpėtim i juaji pėr tė qenė i lirė ishte nėpėrmjet letėrsisė

    Kadaré: "Eshtė shumė e thjeshtė dhe logjike: nisa tė shkruaj kur isha vetėm 11 vjeē. Nė atė moshė askush nuk shtyhet tė shkruajė pėr arsye politike, apo ideologjike.
    Unė besoja se jetoja nė njė vend si gjithė tė tjerė, nuk kuptoja qė nuk kishte liri. Ja pse mund tė them qė kam shkuar drejt lirisė nėpėrmjet letėrsisė, kur ende nuk kisha ndonjė ide se ēfarė ishte liria.
    E kuptova se ēfarė ishte dhe cila ishte situata nė Shqipėri kur u bėra student. Kėtė e them dhe nė shkrimet e mia".


    Euronews: Si u zhvillua ndėrgjegjja jote pėr sistemin totalitar?
    Kadaré: "Nuk ka qenė e vėshtirė. Tani mendohet sikur ajo gjė pėrbėnte njė zbulim tė madh, por jo. E kuptoje menjėherė qė Shqipėria ishte njė vend me njė defekt shumė tė madh: mungesėn e lirisė.
    Nė Shqipėri nuk ishte e mundur tė dėgjoje radion e vendeve perėndimore, gjithashtu dhe tė shihje televizione perėndimore. Pra nuk mund tė thuhet qė ne nuk e kuptonim, qė nuk e dinim. Nuk ishim tė verbėr, nė Shqipėri sigurisht qė nuk ishim tė verbėr.
    Regjimi ishte shumė i ashpėr, shumė Stalinist. Shtypja ishte e tmerrshme, por ishim tė vetėdijshėm."


    Euronews: Kėtė vit festohet 20 vjetori i rėnies sė Murit tė Berlinit, por viti 1989 ėshtė dhe viti i masakrės nė sheshin Tienammen. Ju jetoni nė njė vend qė ishte aleati i parė i ish-Bashkimit Sovjetik dhe mė pas i Kinės, para se tė izolohej tėrėsisht: Si i keni pėrjetuar kėto dy ngjarje?
    Kadaré: "Sigurisht qė bėhet fjalė pėr dy ngjarje qė ishin tė lidhura direkt me fatin e vendit tim. Jo vetėm unė, por i gjithė populli shqiptar, tė gjithė i ndoqėm kėto zhvillime dhe ēdonjėri nxori konkluzionet e tij".


    Euronews: Nė vitin 1990 juve latė Shqipėrinė pėr tė shkuar e pėr tė jetuar nė Paris. Pse pikėrisht nė atė vit?
    Kadaré: "E bėra pėr njė qėllim tė caktuar. Shqipėria ishte ende mes perėndimit dhe diktaturės, mes shpirtit tė lirisė dhe atij tė skllavėrimit.
    Nė atė kohė mėsova diēka qė shumė nuk e dinin, njė lojė shumė hipokrite nga ana e regjimit: kishin ndėrmend tė bėnin aleancė me Bashkimin Sovjetik, por jo atė tė Gorbaēovit, por atė tė golpistėve. Golpistė, stalinistė qė po pėrgatiteshin tė merrnin fuqinė. Pra duhej qė unė tė bėja diēka qė tė bėnte pėrshtypje: tė lija Shqipėrinė, unė qė isha shkrimtari mė i njohur i vendit duhet tė gjeja mėnyrėn tė thosha hapur qė diktatura po gėnjente sėrish. Duhet ta bėja pėr tė inkurajuar demokracinė dhe pėr tė shkurajuar diktaturėn.


    Euronews: Nė 20 vitet e fundit juve mbajtėt anėn e njė populli tjetėr albanofon, atė kosovar, i cili tani ka njė shtet tė vetin. Spanja, e cila tė atribuoi ēmimin, bėn pjesė nė vendet qė ende nuk e ka njohur Kosovėn. Ēfarė doni t'i thoni qeverisė spanjolle?
    Kadaré: "Unė mbrojta lirinė e popullit kosovar , gjė qė do ta bėja pėr tė gjithė popujt e tjerė. Nuk ishte diēka speciale, fakti qė unė jam shqiptar. Ajo ishte njė kauzė e qartė, ishte njė skandal qė nė Evropė njė popull tė jetonte ende nė kushte koloniale.
    Reputacioni im si shkrimtar mund tė ishte dėmtuar pėr kėtė, pasi nuk ėshtė e lehtė pėr njė shkrimtar tė vazhdojė tė mbėshtesė idenė se Jugosllavia duhet tė ndėshkohet pėr shtypjen e tmerrshme qė kishte kryer nė Kosovė. Nuk ėshtė e lehtė pėr njė shkrimtar, pasi sipas klisheve, shkrimtarėt duhet tė jenė kundėr ēdo lloj ndėshkimi, mbi tė gjitha, bombardimeve. Pėr kėtė qėndrim qė mban Spanja, nuk e di se si e kanė justifikuar faktin e mos pranimit tė pavarėsisė sė Kosovės. Mendoj se e kanė marrė vendimin pėr Ballkanin, nė bazė tė logjikės sė politikės sė jashtme.


    Euronews: Besoni qė herėt a vonė Kosova dhe Shqipėria janė tė destinuara tė bashkohen?
    Kadaré: "Besoj qė sigurisht ekziston njė shtytje drejt unifikimit, por mė shumė nė nivel sentimental dhe romantik...nuk ekziston nė nivel politik, nė programet e partive pėr shembull.
    Por as nuk mund tė thuhet qė tani shqiptarėt kanė hequr dorė nga ideja se ne jemi njė komb i vetėm. Nuk ėshtė mė si mė parė qė Kosova ishte e ndarė nga Shqipėria dhe bėnte pjesė nė njė vend tjetėr, tėrėsisht i huaj. Tani Shqipėria dhe Kosova aspirojnė tė shkojnė drejt Europės.



    Ēmimi i letėrsisė "Princ i Asturias" pėr 2009 i shkon shkrimtarit Ismail Kadare
    Romancier, dijetar, poet, Kadare ėshtė konsideruar si njė nga intelektualėt mė tė mėdhenj europianė tė '900. I lindur nė '36 nė Gjirokastėr, ka jetuar dhe treguar dramėn e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste, Gjermania hitleriane dhe bashkimi sovjetik.
    Pėr tė marrė kėtė vendim, juria ka vlerėsuar gjuhėn e pėrditshme dhe nė tė njėjtėn kohė lirike tė veprave tė Kadaresė: aftėsinė e tij pėr tu dhėnė jetė miteve antike nėpėrmjet imazheve tė reja, nė gjendje tė shprehė trishtimin e thellė dhe ngarkesėn dramatike.
    Shkrimtari shqiptar ka qenė i pėrzgjedhuri mes italianit, Antonio Tabuēhi, tė verbrit, Milan Kundera dhe anglezit Ian McEwan, tė cilit ishin nė etapėn finale.

    "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", i publikuar mė 1964, ėshtė romani i tij i parė dhe pati njė sukses ndėrkombėtar Mes veprave tė tij tė pėrkthyera nė 40 gjuhė, pėrmendim "Prilli i thyer", "Kėshtjella",
    0

    #47 Anėtar jo nė linjė   albi71 

    • Veteran/e ne forum
    • Yll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėl
    • Grupi: Vip
    • Postime: 1.178
    • Regjistruar mė : 02-mars 08
    • Location:europa mesme
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 157
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 22 tetor 2009 - 09:13 MD

    Nuk dua te shkruj budallalleqe per te mbeshtetur zotin Kadare, se veprat e tij flasin vete, por dua te shpreh mirnjohjen time per nderin e madh qe ky shqiptar na ka bere ne shqiptareve me veprat e veta.
    Eshte nga te paktet autor boteror qe ka ber kaq shume per vendin tij, dhe ka demaskuar totalitarismin ne pergjithsi....
    PS: Nuk ka gje me te bukur se sa ti dhurosh miqeve tane te huaj nje liber te Kadarese. Te nderon dhe une e bej shpesh. Dhe kur i jap ndonje mikut Italian ose Austriak,Francez nje liber te Kadarese hua, ma kthejne me nje fare rrespekti dhe tronditje te cuditeshme qe une e shijoj. Dhe pse nuk kam aspak merita ne kete ceshtje...

    Mesazhi u modifikua nga albi71 nė 22 tetor 2009 - 09:21 MD

    0

    #48 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 26 tetor 2009 - 08:57 PD

    Letėrsia pėr nga natyra ėshtė e pavarur
    Nga Ismail Kadare

    Ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė tė jem i pranishėm nė kėtė sallė dhe tė marr fjalėn kėtu. Kėnaqėsia ėshtė e dyfishtė, ngaqė e gjithė kjo ndodh pėr shkak tė letėrsisė, universit qė unė i pėrkas.
    Ka pasur dhe vazhdon tė ketė dy mendime krejtėsisht tė kundėrta pėr letėrsinė. Njėri, i vjetėr, pakėz naiv, qė besonte se letėrsia, ashtu si gjithė artet, mund tė bėnte mrekullira pėr botėn; mendimi tjetėr, modern, rrjedhimisht aspak naiv, se letėrsia dhe arti nuk i shėrbejnė askujt, veē vetvetes.
    Nė tė dy kėto mendime, e vėrteta dhe jo e vėrteta janė tė pėrziera. Megjithatė, si njeri i artit unė kam prirjen tė besoj te mrekullia.
    Ka njė model pėr kėtė paradigmė: miti i Orfeut. Ėshtė quajtur me tė drejtė miti mė i misterioz i njerėzimit. Thelbi i tij ka tė bėjė me mundėsitė e artit. Orfeu arriti qė me artin e tij tė bėjė gjėra tė pabesueshme dhe, ndonėse nuk arriti dot tė kapėrcente murin e vdekjes, mė pranė se kushdo iu afrua sė pamundurės.
    E pėrmenda mitin e famshėm pėr tė ardhur te njė mrekulli shumė herė mė e rėndomtė nė dukje, por e sė njėjtės natyrė. Njėzet vite mė parė, nė vendin tim komunist, nė qoftė se dikush do t’i thoshte dikujt se ka gjasė qė njė ditė, njė shkrimtar shqiptar do tė marrė njė ēmim nė Spanjė, pėr mė tepėr tė dorėzuar nga princi trashėgimtar, ky dikush do tė shpallej aty pėr aty i ēmendur, do tė prangosej e do tė ēohej nė ēmendinė. Dhe kjo do tė ishte e keqja mė e vogėl. Sipas njė versioni tė dytė, ky dikush do tė pėrfundonte nė hetuesi dhe pastaj nė torturė si njė komplotist i rrezikshėm.
    Ndoshta mund t’ju duket pak i dramatizuar ky parashikim, por unė do t’jua shpjegoj.
    Shqipėria, vendi im, dhe Spanja e juaj, pėrveē njė miqėsie tė shkurtėr nė shekullin XV, nuk kanė pasur kurrė asnjė lidhje. Ndėrprerja e plotė u bė nė shekullin e kaluar, kur vendi im komunist, i shquar pėr prerje marrėdhėniesh (ky ka qenė si tė thuash specialiteti i tij), preu ēdo lidhje me Spanjėn.
    Por si ēdo gjė nė botė, ashtu edhe mrekullia e letėrsisė e ka njė traditė. Nė kohėn e ngrirė, pėr tė cilėn fola mė lart, atėherė kur midis vendit tim dhe Spanjės nuk shkonte as vinte askush, njė kalorės i vetmuar, duke shpėrfillur ligjet e botės e kapėrcente sa herė tė donte kufirin e pakapėrcyeshėm. Besoj se e merrni me mend se pėr kė e kam fjalėn: Don Kishotin.
    Ishte i vetmi qė regjimi komunist, ai qė gjėnė mė tė lehtė nė botė kishte ndalimin, nuk e ndaloi dot. Don Kishoti, qoftė si libėr, qoftė si personazh i jetės, ishte aq i njohur nė Shqipėri, sikur ta kishte pjellė ajo vetė.
    Dikush mund tė gjente njė shpjegim pėr kėtė paradoks: Don Kishoti ishte i marrė, dhe jo mė pak i marrė ishte shteti shqiptar, ndaj ishte e logjikshme qė dy tė ēmendurit tė merreshin vesh. Duke kėrkuar ndjesė pėr krahasimin e lajthitjes sė fisme tė Kishotit me lajthitjen e keqe tė shtetit tim, mė lejoni t’ju them se nuk ka qenė kėshtu dhe se krahasimi lidhet me tjetėr gjė.
    E bėra kėtė hyrje tė gjatė pėr tė ardhur te tema kryesore e fjalimit tim tė shkurtėr: pavarėsia e letėrsisė. Don Kishoti e kapėrcente kufirin shqiptar, sepse ishte, veē tė tjerash, i pavarur. Kur njė shkrimtar shqiptar, pėr veprėn e shkruar kryesisht nė njė truall dhe kohė komuniste, vjen tė marrė ēmim nga njė mbretėri perėndimore, kjo ndodh se letėrsia pėr nga natyra ėshtė e pavarur.
    Tema ėshtė e vjetėr. Ka qenė dhe mbetet ndoshta shqetėsimi numėr njė i kėtij arti. Nė ndryshim nga pavarėsia e shteteve, pavarėsia e letėrsisė ėshtė globale. Ndaj dhe mbrojtja e saj e tillė ėshtė, globale.
    Kjo nuk e bėn mė tė lehtė. Pėrkundrazi.
    Pavarėsia e letėrsisė dhe arteve ėshtė njė proces nė zhvillim. Mendja jonė ėshtė vėshtirė tė kapė pėrmasat e vėrteta tė saj. Tė mėsuar me pavarėsinė qė lidhet kryesisht me shtetet, kombet, e gjer me individin njerėzor, nuk e kemi lehtė tė shkojmė mė larg. Tė shkosh mė larg, do tė thotė tė kuptosh se mosvarja e artit nuk ėshtė njė ēėshtje luksi, njė dėshirė pėr ta pėrkryer artin. Ajo ėshtė njė kushtėzim objektiv, pra, e detyrueshme. Pėrndryshe ky univers paralel nuk do tė qėndronte nė kėmbė. Ai prej kohėsh do tė binte.
    Pėrftimi, siē thashė, ėshtė i vjetėr. Prej kohėsh ėshtė e njohur shprehja “republika e letrave”. Tundimi pėr ta parė letėrsinė si botė shpirtėrore, natyrisht, por me atribute lėndore gjithashtu: hapėsirė, kohė, lėvizje, ėshtė i njohur, por kjo nuk mjafton. Ne e pranojmė si botė paralele referenciale, por, kur vjen puna te vizioni i plotė i saj, mendja jonė e ngushtė, konformiste e ka tė vėshtirė ta pranojė paralelizmin, pra pavarėsinė e vėrtetė. Themi e pavarur dhe aty pėr aty instinkti ynė i vjetėr na ēon tek e kundėrta.
    Ne nuk i shmangemi dot mendimit se arti, ndonėse mund tė mos varet nga shtetet, doktrinat, moda, varet megjithatė nga diēka. Dhe mendja na shkon te bota jonė reale, thėnė ndryshe, vetė jeta jonė. Mendimi se letėrsia varet nga jeta ėshtė gati i zyrtarizuar planetarisht.
    Unė do tė bėja pyetjen qė nė vetvete ngjan heretike: A ėshtė e vėrtetė kjo? Pėrgjigjja tani pėr tani s’mund tė jetė veē e dyzuar: nuk pėrjashtohet qė arti tė ketė lidhje me jetėn, por vetėm pjesėrisht.
    Mė lejoni nė pjesėn pėrmbyllėse tė fjalės sime ta shpjegoj fare shkurt kėtė gjysmė herezi.
    Nė qoftė se e pranojmė botėn e letėrsisė dhe arteve si botė paralele, referenciale, kemi pranuar se ajo ėshtė njė botė rivale. Si rrjedhojė e kėsaj, meqenėse rivaliteti ēon zakonisht nė konflikt, duam apo s’duam do tė pranojmė se midis kėtyre dy botėve, jetės dhe artit, do tė ketė konflikt.
    Dhe konflikt ka. Herė tė shpallur, herė tė pashpallur. Nė kėtė pėrballje bota reale ka armėt e saj kundėr artit: censurėn, doktrinat, burgjet.
    Arti gjithashtu ka mjetet e tij, fortesat, veglat, sė fundi, armėt e tij, shumica tė fshehta.
    Bota reale qėllon tė jetė e pamėshirshme, mizore.
    Arti gjithashtu nuk ėshtė njė engjėll dhe mund tė jetė i pamėshirshėm, mizor. Njė poet romantik gjerman i pėrfytyronte tercinat e Dante Aligherit herė si heshta kėrcėnuese e herė si vegla torture pėr ndėrgjegjet e rėnduara nga krimi.
    Por lufta midis dy botėve ėshtė mė e ndėrlikuar nga sa duket.
    I njėjti poet gjerman ka ngulur kėmbė se disa e kanė bezdisur me armiqėsinė e tyre e tė tjerėt me dashurinė e tyre. Sado paradoksale tė duket, tė shumtė janė ata qė padashur e luftojnė artin, pikėrisht atėherė kur kujtojnė se e duan.
    Siē shihet, pavarėsia e letėrsisė dhe artit bėhet pėrherė e mė e vėshtirė.
    Megjithatė ne shkrimtarėt jemi tė bindur se arti nuk do tė ngrejė kurrė flamurin e kapitullimit.
    Meqenėse pėrmenda kėtė fjalė tė trishtueshme, besoj se duhet t’i kthehem prapė vizionit tė dy botėve qė rrinė ballė pėr ballė nė pritje tė fitores: botės reale dhe asaj tė artit.
    Ka shumė dallime midis tyre, por ka njė dallim kolosal qė qėndron mbi gjithė tė tjerat. Dallimi ėshtė ky: ndėrsa nė konfliktin e saj me artin bota reale qėllon qė acarohet aq fort, saqė turret ta shkatėrrojė artin, nė asnjė rast, e pėrsėris, nė asnjė rast letėrsia dhe arti nuk e sulmojnė jetėn reale, pėr ta dėmtuar, por, pėrkundrazi, luftojnė qė ta bėjnė mė tė bukur, mė tė jetueshme.
    Ky ėshtė dallimi absolut midis tyre. Dhe nė kėtė rast njė dallim i tillė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse konfirmimi mė sublim i pavarėsisė sė vėrtetė tė artit.

    * Fjala e shkrimtarit gjatė marrjes sė ēmimit Princi i Asturias
    0

    #49 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 26 tetor 2009 - 08:57 PD

    Princi i Asturias: "Ismail Kadare, klasiku i nivelit universal tė epokės sonė"


    Kadare, nė faqet e para tė mediave evropiane


    "Kadare fitoi para kandidatėve si Kundera dhe Galeano", cilėson nė komentin pėr intervistėn e realizuar me tė, menjėherė pas marrjes sė ēmimit "Princi i Asturias pėr Letėrsinė" radio "Deutsche Welle", ndėrsa mediat e huaja gjerėsisht i kanė bėrė jehonė dhėnies sė ēmimit mė tė madh spanjoll, shkrimtarit 73-vjeēar tė letrave shqipe, Ismail Kadare.

    Ēmimi i dyti pėr nga rėndėsia pas Nobelit, qė akordohet ēdo vit pėr nder tė trashėgimtarit tė fronit mbretėror spanjoll, iu dorėzua shkrimtarit Kadare, nė njė ceremoni solemne, dje nė mbrėmje nė sallėn gjigante tė Teatrit "Campoamor" tė Oviedo-s, nė Spanjė. Vetė Princi i Asturias, Don Felipe de Borbón, i pranishėm pėrkrah bashkėshortes sė tij, princeshės Leticia, njė ish-gazetare televizive, pas nderimeve zyrtare dhe fjalės pėrshėndetėse tė mbajtur nga Kadare, i dorėzoi zyrtarisht Ēmimin me motivacionin: "Inspiruesi i lirisė, pėrballė totalitarizmit". Mė tej nė komentin e Radio "DW", vijohet: "Nė cilėsinė e Presidentit tė Nderit tė Fondacionit qė mban emrin Asturia, Felipe, Princi i Asturias nė letrėn dėrguar Kadaresė, shkruan se: "Juria vlerėsoi bukurinė dhe angazhimin e thellė tė veprės suaj letrare, qė ju bėn ju, njė klasik tė nivelit universal tė epokės tonė si dhe idealin e lirisė qė ju mbroni pėrballė totalitarizmave".

    Ndėrsa vetė juria e ngarkuar pėr dhėnien e kėtij Ēmimi, ka komentuar: "Pa harruar rrėnjėt e tij, Kadare ka kaluar kufijtė pėr t“u ngritur si njė zė universal mbi totalitarizmin. I konsideruar si njė nga shkrimtarėt dhe intelektualėt mė tė mėdhenj evropianė tė shekullit tė XX-tė, veprat e tij janė pėrkthyer nė mė shumė se 40 gjuhė".

    Nė komentet e tij menjėherė pas marrjes sė Ēmimit, Kadare ka thėnė ndėr tė tjera pėr "DW"-en se, "ēmimet i shtojnė vlerat letėrsisė shqiptare, jo vetėm pėr mua direkt, por edhe pėr letėrsinė tonė nė pėrgjithėsi. Janė 15 shkrimtarė shqiptarė, qė janė pėrkthyer nė botė...". Mė tej, Ismail Kadare i ka shprehur mirėnjohjen pėrkthyesit tė veprave qė mbajnė "firmėn Kadare", pėrkthyesit spanjoll Ramon Sanchez Lizarralde, duke shtuar se ai ėshtė "njė nga pėrkthyesit mė tė mirė. Vitin e kaluar, u nderua me ēmimin e parė kombėtar pėr romanin tim 'Koncert nė fund tė dimrit'", ka komentuar Kadare pėr mikrofonin e "DW"-es.

    Agjencia virtuale "Eitb", e ka komentuar gjerėsisht dhėnien e Ēmimit spanjoll nga Princi i Asturias. Sipas njė artikulli tė publikuar prej tyre thuhet se, "Kadare ėshtė njė nxėnės i madh i traditės shqiptare", ndėrsa "e kanė ndjekur" vizitėn e tij tė djeshme para nderimit zyrtar nė auditorin e Fakultetit tė Filologjisė nė Universitetin e Ovideo-s. Sipas Kadaresė, referuar "Eitb", ai gjithashtu vuri nė dukje pėr tė pranishmit e shumtė se, "tė gjithė veprat i ka shkruar nė gjuhėn amtare dhe jo nė frėngjisht, pasi idiomat janė "njė makineri shprehjesh", ndėrsa ishte zotuar se, "do tė qe mė mirė pėr shqiptarėt dhe mė perfekt pėr tė, qė tė shprehej nė gjuhėn shqipe". Nė vijim, sipas "Eitb", pasi juria e fondacionit "Princit tė Asturias" rishikoi 31 finalistėt e vitit 2009: "Kadare fitoi me shumicė votash, duke lėnė pas kandidaturat e holandezit Cees Noteboom, italianit Antonio Tabucchi, anglezit Ian McEwan dhe ēekut Milan Kundera".

    "Eitb", ka pėrshkruar mė tej nė kėtė artikull tė zgjeruar se, drejtori i Akademisė Mbretėrore Spanjolle, Vķctor Garcķa de la Concha ėshtė shprehur pėr Kadarenė se: "ai ka rrėfyer gjuhėn e pėrditshme, por tė plotė dhe me lirikė. Tragjedia e vendit tė tij nė fushėn e betejave tė vazhdueshme, i dha jetė miteve tė vjetra me fjalė tė reja, duke shprehur keqardhjen nga gjithė ky tension dramatik i ndėrgjegjes njerėzore".

    "La voz de Asturias" (Zėri i Asturias) e ka hapur me titullin: "Kadare: Ligėsitė dhe mendja s'kanė fund", ndėrsa autorja e artikullit, Georgina Fernandez ka bėrė njė rezyme tė dhėnies sė Ēmimit spanjoll mbretėror pėr letėrsinė dhe ka komentuar fjalėt e shkrimtarit shqiptar Kadare lidhur me "pavarėsinė e letėrsisė nė politikė dhe jetėn". Sipas "Zėrit tė Asturias": "Letėrsia nuk mund tė bėhet pas vdekjes, edhe pse kjo do tė ishte interesante", ose si alternativė, sipas tyre, referuar fjalėve tė Kadaresė, "qe edhe shpallja e pavarėsisė sė Kosovės", nuk ishte e lehtė pėr Evropėn, "por ajo ishte njė e drejtė dhe e nevojshme pėr tė vepruar me shpejtėsi".

    Gjithashtu, edhe media tė tjera si "Euronews", "BalkanInsight", etj., kanė komentuar Ēmimin "Princi i Asturias pėr Letėrsinė", dhėnė shkrimtarit tė shquar shqiptar Ismail Kadare. Tridhjetė e njė kandidatura nga 25 vende tė botės, konkurruan pėr kėtė Ēmim, qė fondacioni "Prince of Asturias" ua akordon "personave, institucioneve, punės krijuese ose kėrkimore, e tė cilėve pėrfaqėson njė kontribut tė madh nė kulturėn universale nė fushat e letėrsisė apo gjuhėsisė".

    Ēmimet "Princi i Asturias" u krijua nė vitin 1981 pėr punėn shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe humane, realizuar nga persona, grupe pune apo institucione nė arenėn ndėrkombėtare. Ēdo ēmim "Princi i Asturias" pėrfshin njė vlerė financiare prej 50 mijė euro, skulpturėn e krijuar dhe dhuruar pėr kėtė qėllim nga Joan Miró, njė diplomė dhe njė emblemė akredituese.

    Vitin e kaluar, fituesja e Ēmimit "Princi i Asturias pėr Letėrsinė" ishte kanadezja Margaret Atėod, tė cilėn juria e nderoi pėr veprėn e saj tė shkėlqyer, sidomos nė mbrojtjen e dinjitetit tė grave.

    Edmond Prifti


    Vepra tė Kadaresė


    Frymėzime djaloshare - 1954

    Shekulli im - (1961)

    Gjenerali i ushtrisė sė vdekur - roman- 1963

    Pėrse mendohen kėto male - 1964

    Dasma - 1968

    Motive me diell - (1968)

    Kėshtjella - roman - 1970

    Kronikė nė gur - roman - 1971

    Koha (1976)

    Dimri i madh - roman - 1977

    Ura me tri harqe - 1978

    Prilli i thyer - 1980

    Gjakftohtėsia - pėrmbledhje novelash - 1980

    Koha e shkrimeve - 1986

    Koncert nė fund tė dimrit - 1988

    Vepra Letrare - 1981-1989

    Dosja H - 1990

    Piramida - 1992

    Shqipėri - 1995

    Pallati i ėndrrave - 1996

    Dialog me Alain Bosquet - 1996

    Spiritus - roman- 1996

    Kushėriri i engjėjve - ese- 1997

    Poezi - 1997

    Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė - ese- 1998

    Tri kėngė zie pėr Kosovėn - triptik - 1998

    Ikja e shtėrgut - tregim - 1999

    Qorrfermani - roman - 1999

    Vjedhja e gjumit mbretėror - tregime - 1999

    Ra ky mort e u pamė - ditar pėr Kosovėn, artikuj, letra - 2000

    Kohė barbare (Nga Shqipėria nė Kosovė) - biseda - 2000

    Breznitė e Hankonatėve - 2000

    Bisedė pėrmes hekurash - 2000

    Elegji pėr Kosovėn - 2000

    Lulet e ftohta tė marsit - roman - 2000

    Unaza nė kthetra - 2001

    Eskili, ky humbės i madh - 2001 (ribotim)

    Qyteti pa reklama - roman - 2001

    Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002

    Pasardhėsi - roman - 2004

    Identiteti evropian i shqiptarėve - 2006

    Hamleti, princi i vėshtirė - Sprovė - 2006
    0

    #50 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 11 nėntor 2009 - 02:47 MD

    Kadare, del romani i ri pėr vajzat e internuara,nxitja nga jeta e tė bijės sė Liri Belishovės
    Persida Asllani


    Ndryshe nga veprat e tjera tė autorit, ky roman bart njė kushtim qė nė titull. Ėshtė njė pėrkushtim i dhimbshėm, disi funebėr, sikundėrse ėshtė nė thelb njė requiem, melodia e tė cilit ngrihet ngadalė, trishtueshėm, drejt shqiptimit tė vdekjes. Por ndryshe nga njė requiem i zakonshėm, ajo ēka shqiptohet qė me fjalėn e parė tė kėtij romani nuk ėshtė ikja nga jeta, por pengimi. Titulli “E penguara” shndėrrohet, aty pėr aty, nga njė fjalė e thjeshtė e shqipes, nė gjininė femėrore, nė njė gjendje ekzistenciale, nga e cila nuk iket dot. Nuk ikėn dot prej saj as qenia femėrore qė ėshtė strehuar, qė nė titull, te ky roman. Ajo quhet Linda B., dhe gjithēka, kėtu, ėshtė njė requiem pėr tė. Njė harmoni e pangushėllim lidh nė njė muzikė tė vetme zbulimin e ngadaltė e solemn tė pengimit me rrėfimin e pamundshėm tė jetės sė saj tė penguar. Vetėm e tillė mund tė quhet njė jetė vajzėrore “e mbėrthyer”, si nė njė akt kryqėzimi, nė rrjetėn e pakėputshme tė internimit. Teksa u kushton kėtyre jetėve kėtė roman, kėtė “requiem pėr Linda B.”, Ismail Kadare pėrulet, pėr tė gjithė ne, nė njė homazh tė fundmė brendashkruar letėrsisė: Vajzave shqiptare, qė lindėn, u rritėn dhe u vajzėruan nė internim.
    Jetėt e vajzave tė internuara janė sot thuajse tė parrėfyeshme, por pengimi i tyre po. Harta e Shqipėrisė komuniste ushqeu pareshtur hapėsira internimesh, gjithnjė tė pakthyeshme, ku jeta e njė vajze pengohej tė ishte, njerėzisht, jetė. Dhe i bashkėngjitej kėshtu ky “eksperiment tragjik” njė prej arketipave mė dramatikė tė njerėzimit. Tė jetoje, tė njerėzoje “me njė pengesė”, kjo ishte ēėshtja! Prej kėsaj zone tė errėt vjen edhe rrėfimi i pengimit tė maturantes Linda B., e vetėquajtur kėshtu si zonjusha B. e Migjenit. Ėshtė njė vajzė e penguar egėrsisht, thellėsisht, nė trup, nė mendje, nė shpirt. Pėr t’i ikur kėtij pengimi, qoftė pėr fare pak, asaj i duhet tė gjejė ose tė shpikė njė formulė thuajse mitike, me shpirtin qė ikėn pėrtej trupit, pėrmes njė trupi tjetėr, zėvendėsues, drejt trupit dhe shpirtit tė njė tjetri, drejt njė njeriu tė dashurueshėm. Nė pėrpunimin e kėsaj formule, si nė njė alkimi tė lashtė, kufijtė mes jetės dhe ikjes prej saj ndryshojnė. Linda B., do tė flirtojė atėherė me vdekjen, duke i uruar vetes tė sėmuret me kancer. Por aspak pėr tė vdekur. Mundėsia e njė vdekjeje tė pakthyeshme do t’i jepte atė pak liri pėr tė ikur, edhe ajo, pėr pak muaj, e sėmurė me kancer, drejt kryeqytetit tė ndaluar, drejt dashurisė, jetės. [...]
    I shkruar nė fillim tė Mijėvjeēarit tonė tė tretė, ky roman zė fill pikėrisht me njė vetėvrasje. Ėshtė njė vallėzimin i fundėm, njė grishje fatale dhe e ndėrlikuar, nė emėr tė jetės, tė dashurisė, tė lirisė. Sepse nė thelb, liria ėshtė miti mė i madh i njerėzimit. ADN-ja e saj mitike gjallon, tragjikisht, brenda qenies. Linda B., nuk ka “qenė asnjė ditė nė liri”. Ajo ėshtė e ndaluar, e penguar, e pėrgjuar, e hetuar, deri dhe nė vetėvrasjen e saj. Sa mė intime shpėrfaqet, nga dosja nė dosje, nga hetimi nė hetim, aq mė “politike” bėhet ajo, politike pikėrisht prej thelbit “intim”, prej dashurisė, dėshirimit, takimeve, shėtitjeve, pėrkėdheljeve, fjalėve dhe gjesteve qė s’u dėshmuan dot kurrė. Ndoshta sepse nuk ndodhėn. Ndoshta sepse nuk mundėn. Ndoshta sepse nuk ditėm t’i kėrkojmė. Vetėm njė antihetim, njė zhvendosje e pėrkundėrt fatesh dhe kohėsh njerėzore do t’ia mundėsojė kuptimin, ekzistencėn. Dramaturgu dhe shkrimtari Rudian Stefa do tė ndėrmarrė hetimin e pėrkundėrt, tashmė nga vdekja nė jetė, pėr tė zbuluar, si nė njė ekspeditė arkeologjike, brilantin e patjetėrsueshėm tė njė dashurie, tė njė trupi tė marrė peng, tė njė shpirti qė le trupin para vdekjes, tė njė trupi qė ndėrmjetėsohet, tė njė dashurie thellėsisht reale brenda irealitetit tė vet. Prej kėtij antihetimi varet gjithēka, kuptimėsimi i mitit, kthimi pėrfundimtar i vajzės, i tė penguarės, pas vdekjes, nė jetė.
    Por thelbi strukturor, njėkohėsisht etik, i kėtij romani dhe i kėsaj zhvendosjeje jetėsh, i ėshtė besuar, dėshpėrimisht, njė tjetėr miti. Ndoshta mė tė errėtit e mė afėrtit tė njerėzimit, mitit qė ngjan tė jetė ngjizur nė njė ēast pezullimi midis jetės e vdekjes, ikjes dhe rikthimit, dashurisė dhe pamundėsisė. Ėshtė miti i Orfeut, i paktit tė pakthyeshėm me vdekjen, pėr tė risjellė sėrish nė jetė Euridikėn e bukur. Pėrballė enigmės sė tij poetėt dhe artistėt rreken tė nxjerrin herė pas here pak kumt hyjnor pėr njerėzoren. Rreken tė shkėmbejnė pak kumt Virgjili e Ovidi, Pindari dhe Apolineri, Platoni dhe Pitagora, Valerija e Hygoi, Nervali e Rilke, Berliozi, Listi, Monteverdi, Barti, Ronsari, Shagali, Hajdeni, Stravinski e Blanshoja. Te secili prej tyre Orfeu rikthehet nė Had pėr t’i rikthyer edhe njė herė sytė e dashuruar drejt thellėsisė sė vdekjes.
    Nė rikthimin e tij mė tė fundit, te ky roman thellėsisht orfik, Kadare kthen drejt sė tashmes njė Orfe tė shumėfishtė. Duke kėrkuar zonjushėn Linda B., personazhi Rudian Stefa, dhe ne tė gjithė, lexues tė privilegjuar tashmė nė lirinė tonė tė pjesshme, shndėrrohemi nė Orfe tė papaqtuar, pėr tė parė qoftė edhe njė ēast tė vetėm gjurmėn e jetėve vajzėrore qė mbetėn peng i “pengimeve” tė parrokshme e i urrejtjeve barbare qė ushqejnė mizorisht urinė e ēdo diktature.
    Ky errėtim njerėzor ėshtė ferri nėpėr tė cilin ecėn Orfeu, ecėn dramaturgu Rudian Stefa, ecėn, pėr ne tė gjithė nė kėtė roman, Ismail Kadare. Me qindra Linda B., pulsojnė dritėzat e tyre, xixėllonja tė netėve, tė vdekjeve vetmitare, vizllim i artė i fosforit qė trupi ua mblodhi pikė mė pikė, me nektarin e dashurive tė heshtura, me pengun e jetėve tė pa jetuara, me vrajat e pengimit, me pikat e helmit nė cepin e buzėve, Euridike tė fosforta, nė baltėn e errėt tė internimit. Zonjusha Linda B. ėshtė Euridika e pamundshme e Rudian Stefės.
    Asnjė mit, sado i pėrsosur e universal qoftė krijuar nė zanafillat e kohės, nuk mund t’i bėjė ballė i pa shqetėsuar pikėtakimeve me Historinė njerėzore. Pėrballė zonjushės Linda B., ishte radha e mitit orfik tė modifikohej, tė merrte tharme nga jeta e saj, pėr t’i bėrė ballė, ai, njė mit i vetėm, absurdit tė njė bote me jetė thellėsisht tė penguara. Pikėrisht, nė kėtė hartė tė re gjeopolitike ku iu desh tė hynte mitit orfik, krejt ndryshe nga sa vetė miti antik mund ta kishte parashikuar, Orfeu e njeh dhe dashuron Euridikėn e tij veē pas vdekjes. Njė jetė post mortem frymon atėherė gjithnjė e mė fort, fill pas vetėvrasjes sė saj, pėr tė sjellė dhe pėr tė mbajtur nė jetė atė ēka ajo vetė ia kish dhuruar tashmė: shpirtin dhe trupin e dashuruar tė njė vajze tė internuar. Aty pulson dashuria pėr gjithēka qė iu pengua: shėtitjet nė Tiranėn e pėrfytyruar, flirtet e vogla rinore, premierat nė Teatrin Kombėtar, njohja dhe dashuria e mundshme me Rudianin, ajo pakėz liri e brishtė qė tė lejon tė njerėzohesh nė jetė. Pėr tė gjitha kėto, zonjusha Linda B., do tė vendosė tė vallėzojė e vetėdijshme me vdekjen. Sepse nė thelb ajo ka lindur nė mesin e njė danse makabre, qė i ritmon jetėn, frymėn, trupin, mendjen. Dy hapa para, dy hapa pas... si nė njė baladė qytetėse. Euridikė dyfish, dyfish e vdekur, nė njė pikėpjekje tė pashmangshme me vdekjen, si shansi i fundit i jetės, si shpėtimi simbolik i saj. Nė gjurmėt e njė mamografie po negociohej kėshtu njė jetė pėrmes vdekjes. Tė tillė e kishte zgjedhur ēmimin e jetės, nė njė fragment tė ēmuar lirie, vajza e heshtur e internimit. Dhe kur vdekja, ajo njerėzorja, e natyrshmja, nuk ia ofron kėtė gjė, Euridikės nuk i mbetet veē tė presė Orfeun e saj, qoftė edhe pėr njė ēast tė vetėm, nė njė prekje tė vetme, nė njė shikim tė vetėm. Falė njė pezullie tė tillė tė ikshme, do tė jetonte pėrfundimisht krejt jetėn e saj, pėr fare pak.
    Pikėrisht njė gjendje tė tillė pezullie ngjan se paraqet edhe basorelievi antik i Luvrit, kopje romake e epokės sė Augustit nga origjinali grek i shekullit V para Krishtit: Orfeu dhe Euridika tė pėrfshirė, pėrjetėsisht, nė shikimin e tyre tė fundit. Pranė u qėndron Hermesi, duke kumtuar paktin e pakthyeshėm me vdekjen, kaq pranė dashurisė, i pėrfshirė brenda dhe jashtė saj, falė thelbit tė tij hyjnor. Te kjo skenė e rrallė mitike, ngrirja e mermertė ėshtė e brishtė sa njė ēast i vetėm. Hyu paradoksal i mban tė dashuruarit nė pezullinė e prekjes sė fundit.
    Hermesi i tė penguarės Linda B., dhe shkrimtarit Rudian Stefa, ėshtė mikja e tyre Migena. Ashtu si paraardhėsi antik, prijėsit hyjnor tė shpirtrave njerėzorė, ajo ėshtė entiteti material qė mundėson atė pezullim ligjėsish mes dy tė panjohurve. Kumti i saj i vėrtetė nuk ėshtė mė fjala, por trupi. Aty rezonojnė sė bashku trupat dhe shpirtrat e tyre, nė njė “transprekje” e transpėrkim tragjik. Jo mė trupi, nė njė prag vdekjeje, por shpirti e dėrgonte tashmė trupin larg vetes pėr tė kryer njė herė tė vetme e tė fundit ritualin e ėndėrruar tė dashurisė. Ishte pėrfundimisht i vetmi dhe i fundit prag-jete, ndoshta pėr tė gjithė. Trupi mesazher si prej korrieri tė vdekjes bėhej prani, u bė Logos, tė pohonte kuptimin e patjetėrsueshėm tė jetės. Qoftė dhe pėr njė ēast tė vetėm, tė ndėrmjetėm, mes botėve qė nuk mund tė ndėrkėmbenin kurrė, asgjė. Mes kryeqytetit tė paarritshėm dhe provincės sė zbehtė tė internimit, Ofreu kėrkon nė njė ēast tė fundėm sytė e Euridikės. Ėshtė ajo, zonjusha Linda B., qė e pat thirrur, ashtu si nė mitin antik, nga hapėsirat e vdekjes, me zėrin e pangatėrrueshėm tė vajzės sė dashuruar. Pranė tyre, mesazheri i shpirtrave i transprek me trupin e vet tė ēmuar. Brenda tij jehojnė tashmė tri botė. Orfeu e di qė nuk duhet ta kthejė kokėn pas, por i duhet doemos ta kthejė, qė ta njohė, ta dashurojė mė sė fundmi Euridikėn e vet, Linda B., ai, shkrimtari Rudian Stefa, ashtu siē dashurohet qenia qė nuk ėshtė mė. Ta dashurojė, pėrfundimisht, pėr herė tė parė, zonjushėn Linda B., me dashuri tė pėrjetshme.
    Te kjo vetėdije tragjike zė fill nė shekullin XX Orfeu modern: ai qė e di qysh para se tė niset se pakte tė tilla nuk janė mė tė mundshme. Zbret drejt zemrės sė ferrit pėr tė vjedhur shikimin e fundit, mundėsinė e vetme qė tė dėshmojė thelbin real tė asaj ēka Historia nuk e dėshmon dot. Letėrsia ėshtė Orfeu i fundit qė shkon pėrtej dyerve tė vdekjes. Me mijėra tė humbur e thėrrasin pas nė errėsirėn e heshtjes, pėr tė vdekur mė nė fund, njerėzisht, dashurisht, nėn shikimin e saj. Ky roman, i shkruar nė Mijėvjeēarin e Tretė, ėshtė njė paqtim post mortem. Paqtohen Euridikat e heshtura tė Ferrit shqiptar, paqtohen zonjushat Linda B., tek ua njohim mė sė fundmi emrat, fytyrat, ėndrrat, dashuritė. Paqtohen nė kėtė pezullim tė ri ligjėsish, teksa e ndjejnė se me mermerin e bardhė tė letėrsisė po rivijnė, tė dashuruara, tė brishta, tė mahnitshme, si nė njė basoreliev antik. Kadare i sheh pėr herė tė fundit, dashurueshėm, mundimshėm, si nė njė mision orfik. Dhe pezullon mė nė fund moskuptimin tonė tė vonuar, duke u dhėnė jetėn dhe vdekjen qė meritojnė, pėrmes kėtij rrugėtimi, kėtij romani, qė na tregon si t’i kthejmė, sė bashku, tė pėrlotur, sytė pas. Letėrsia ėshtė Orfeu ynė i fundit. Ajo sfidon Historinė pikėrisht aty ku ngjan se fillon mizorisht harresa.
    Pėr shkak tė rrengjeve qė kujtesa u bėn kaherė popujve, kuptimi i fjalės tragjike internim, rrezikon tė mbetet trishtueshėm i pėrgjysmuar, i pėrkufizuar, teknikisht, nė zėra enciklopedish historike apo stenda muzesh. E bashkė me tė, rrezikojnė tė mos i ikin vdekjes historike me mijėra jetė vajzėrore qė u mbytėn ende pa jetuar. Ata qė do tė vijnė pas nesh, rrezikojnė tė mos dinė ta kthejnė kokėn pas, e nė e kthefshin, tė mos dinė tė shohin ato qė panė sytė e Linda-ve B., sytė e Rudian Stefės dhe tė gjithėve ne, qė pėrveē pendesės, mbajmė ende nė sy, pengun e verbimit.
    Jetėt e penguara ishin jetė nė kėrkim tė dashurisė, qė u shuan ende pa dritėsuar. Dritėsimin e tyre e mbledh nė njė jetė tė vetme Ismail Kadare, pikėrisht me njė roman tė vetėm, si njė metaforė e vetmimit tė Orfeut, titulluar thjeshtė e dhimbshėm “E penguara”. Euridika e tij e penguar quhet Linda B., si zonjusha B. e Migjenit. Ky paqtim post mortem ėshtė njėheri i tiji, i saji dhe i yni.
    Nė labirintin e vdekjes, nė hartografinė e botėve tė ndaluara tė Shqipėrisė, tė ndara prej qindra kilometrash e tė mbivendosura pazgjidhshmėrisht, Orfeu shtyhet “drejt kėrkimit tė njė muzike tė paarritshme”. Nuk ka paqtim ndėr kėto botė, e nuk do tė ketė kurrė. Pėrgjumja e sė ligės nuk mund tė jetė e harmonishme. Askush nuk mund ta pėrshkruajė dot melodinė qė Orfeu krijoi pėr Cerberin mitik. Askush nuk e pėrfton dot melodinė fatale tė zėrit tė sė vdekurės Euridikė. Dhe as nuk do ta mėsojė dot shumėn e akordeve dhe harmonive qė shkanė, prej qindra lirave tė penguara nė terrin e internimit. Dy hapa para, dy hapa pas... si nė njė baladė qytetėse. Muzika e paarritshme e dėshmimit unik, dėshmimit qė i sjell nė jetė, qoftė pėr njė ēast tė vetėm, trupat dhe shpirtrat e penguar, ėshtė shikimi i dashuruar i Orfeut. Edhe njė herė, mbi ty Euridikė, sytė e dashurisė sime, e dėshpėrimit tim. Edhe njė herė, pėr ty, pėrjetėsisht, ky roman, kjo muzikė, Euridikė. Nga Ismail Kadare, e pėrmes tij, nga ne tė gjithė, vajza shqiptare, qė lindėt, u rritėt dhe u vajzėruat nė internim, ky rekuiem orfik, pėrulėsisht, Ju kushtohet.
    (Parathėnie e pjesshme e romanit)
    0

    #51 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 27 nėntor 2009 - 04:06 MD

    Kadare, magjik dhe realist


    Manuel Montobio

    Mė lejoni tė ndaj me ju, prej perspektivės sime tė dyfishtė si ambasador i Spanjės nė Shqipėri dhe lexues i Ismail Kadaresė, njė reflektim mbi kuptimin e dhėnies sė ēmimit "Princi i Asturias pėr Letėrsinė 2009". Nėse ndėrsa hedhim shikimin pas dhe shohim atė tetor tė largėt tė vitit 1980 nė tė cilėn njė Princi i Asturias, i ri nė moshė, kurorėzonte pėr herė tė parė njė ceremoni prestigjioze, tė cilėn me kėmbėnguljen e ritualeve u mėsuam ta shohim ēdo vit, rezultonte deri diku e paimagjinueshme qė nė njė pasdite tė largėt pėr atė kohė, si ky i 24 nėntorit 2009, tė kremtohej nė kėtė Akademi tė Shkencave nė Shqipėri, njė akt pėrkujtimi mbi dhėnien e ēmimit "Princi i Asturias pėr Letėrsinė" Ismail Kadaresė, si njė prej vlerėsimeve letrare mė tė mėdha qė mund tė marrė universalisht vepra e njė shkrimtari. Ende tingėllonin nė atė Spanjė tė njė demokracie rishtare e me njė tė ardhme pėr tė ndėrtuar, vargjet e Jaime Gil de Biedma qė thotė "Nga tė gjitha historitė e historisė, mė e trishta ėshtė pa dyshim ajo e Spanjės, ngaqė pėrfundon keq si gjithnjė, sepse ėshtė historia e njeriut qė nuk di tė ēlirohet prej demonėve tė vet". Dhe ajo histori e Spanjės qė 29 vjet mė vonė jep me krenari ēmimet "Princi i Asturias", si njė prej certifikatave mė prestigjioze tė tė pėrveēmes sė Olimpit global, nuk ėshtė veēse njė prej historive tė mundshme, ajo qė pėrfundon mirė, si gjithmonė; ėshtė ajo histori e spanjollėve qė kanė gjetur vetveten dhe janė projektuar nė botėn drejt sė cilės kanė ditur tė ndėrtojnė ēmimet "Princi i Asturias" si referentė globalė. Meqenėse qenia njerėzore, siē na thoshte Kanti, ėshtė e vetmja qė trashendeton vetveten, njė prej aspiratave tė saj ėshtė tė kėrkojė arketipa, referentė, shembuj prej tė cilėve tė mund tė arrijmė nė tė gjitha sferat ku realizojmė esencėn tonė. Nė botėn e sotme tė globalizuar, i tillė ėshtė kuptimi i fundmė i ēmimeve me prirje vlerėsimi universale, siē janė ēmimet "Princi i Asturias" kuptimi i dhėnies sė shembujve dhe krijimit tė referentėve mė tė mirė qė mund tė nxjerrim nė dritė ne qeniet njerėzore nga vetja jonė dhe bota nė letėrsi, arte, shkenca, shkenca humane, shkenca tė komunikimit apo harmoni. Nė kėtė botė tė globalizuar, nė tė cilėn ne jemi nė mėnyrė tė paevitueshme, tė gjithė kemi nevojė pėr zgjidhje teknike globale pėr problemet tona, por njėkohėsisht dhe pėr legjitimitet dhe autoritet, pėr referente frymėzuese. Dhe pikėrisht nė kėtė kėndvėshtrim, ndėrtimi nė mė pak se tri dekada i njė prej referentėve mbarėbotėrorė tė mishėruar nė ēmimet "Princi i Asturias" duke u nisur nga ajo Spanjė e izoluar qė kishte kaluar njė natė tė errėt tė historisė sė saj, ka njė vlerė simbolike tė veēantė pėr Spanjėn dhe spanjollėt sot, duke qenė njėkohėsisht objekt kėnaqėsie dhe krenarie.
    Nėse e tillė ėshtė pėr Spanjėn, i takon Shqipėrisė sė shqiptarėve tė reflektojnė mbi vlerėn simbolike qė mund tė ketė pėr ta dhėnia e kėtij ēmimi.
    Ēfarė ėshtė ajo qė vlerėsohet? Nė thelb, lėvrimi i njė letėrsie normale nė njė shoqėri anormale dhe shndėrrimi i saj nė shprehjen e njė prej aspiratave universale tė qenieve njerėzore.
    Nė qoftė se do tė lexoheshin nėn dritėn e pėrvojės sė tij krijuese, nėn thundrėn e totalitarizmit tė Enver Hoxhės, nė kuptimin se u pėrpoq qė tė lėvronte njė letėrsi normale nėn trysninė e njė regjimi anormal, pohimet e Ismail Kadaresė me fort gjasa, e pėrftojnė dimensionin e tyre tė vėrtetė sipas perspektivės qė parashtruam mė lart. Tė lėvrosh letėrsi normale nėn trysninė e njė regjimi qė, sikundėrse Ismail Kadare na e shpalos nė mėnyrė metaforike te romani "Spiritus" apo te "Pallati i ėndrrave", synon tė vendosė nėn kontroll jo vetėm veprimet e qytetarėve tė vet, por edhe tėrė mendimet, vetėdijen, pėrfshirė deri edhe vetė ėndrrat e tyre, pėr t‘i shtyrė kėta tė ndihen njė hiēgjė pėrballė shtetit dhe pushtetit tė tij mbi gjithēka, pėrbėn nė vetvete, nėn thundrėn e ēdolloj diktature, njė tėrheqje nė vetvete, apo njė lloj stepjeje, ndonjėherė e vetmja e mundshme, pėrballė totalitarizmit tė saj. Arsyeja ėshtė mė se e rrokshme, kujtojmė: pavarėsisht se gjendet brenda hapėsirės sė kufizuar tė faqes sė bardhė, njeriu lėvron pamėsi dhe krijon personazhe dhe botė qė nuk diktohen nga Udhėheqėsi i Madh qė po shkruan faqet e ndritura tė historisė nė popull dhe nė jetėt e ēdo qytetari; mė pas, pavarėsisht se gjallon nė faqen e bardhė qė gjendet poshtė pendės sė shkrimtarit qė po mėton tė lėvrojė njė letėrsi normale, liria arrin qė tė gjejė diēka qė shfaqet si streha e saj e fundit. Dhe kjo ndodh pėr arsyen e thjeshtė se tė lėvrosh letėrsi normale, pėrkon, pėrpara sė gjithash, me lėvrimin nė suazat a lirisė vetė urinė pėr tė lėvruar.
    Krahas gjithė sa mė sipėr, sa herė qė fjala ėshtė pėr njė lėvrim nė njė gjuhė qė nė suazat e historisė ėshtė shpėrfaqur nė mėnyrė tė qenėsishme si element pėrbashkues, pėrnjesues dhe vetė-paraqitės i njė populli, atėherė, tė lėvrosh letėrsi normale dhe, pėr mė tepėr, njė letėrsi tė mbarėbotshme, pėrkon, nė tė njėjtėn kohė, me sipėrmarrjen pėr tė kristalizuar kombėsinė, pėr t‘i dhėnė shtysa zhvillimit mbarėshoqėror nėn dritėn e tė tėrė elementeve pėrbėrėse tė saj, sikundėrse edhe nėn dritėn e tjetrit, e pjesės tjetėr tė botės; po ashtu, kjo pėrkon me kontributin, pėrmes krijimtarisė sonė letrare, tė bashkėjetesės sė veēantėsisė sonė me tėrė qeniet e tjera njerėzore, tė kulturės sonė me kulturėn e mbarėbotshme, tė botės sonė me botėn, ēka mund tė ndihmojė jo pak qė bota jonė tė bėhet gjithnjė edhe mė tepėr botė dhe bota tė bėhet gjithnjė edhe mė tepėr e jona.
    Ky ka qenė dhe ėshtė rasti i letėrsisė sė lėvruar nga Ismail Kadare, dhe kjo vlen, mė sė tepėrmi, pėr pėrmbajtjen e saj. Historinė e shkruajnė gjithnjė fitimtarėt, dhe, nė rastin e Shqipėrisė, qė gjendej nėn sundimin e atyre perandorive me qendrėn e pushtetit shumė larg saj, kjo histori vėshtirė se ėshtė shkruar lirisht dhe qashtėrsisht, aq mė tepėr kur dihet se dokumentet dhe dėshmitė e pushteteve sunduese rrallėherė mund tė ndodhė tė pasqyrojnė perspektivat dhe mėnyrėn e jetesės sė tė sunduarve. Nga kjo kėndqasje, pėrgjatė kohės kur u krijua si njė shtet i pavarur, Shqipėria nuk u gjend thjesht dhe vetėm pėrpara pėrgjegjėsisė dhe sfidės pėrballė vetes dhe botės pėr tė shkruar historinė e saj mbi faqet e bardha tė sė ardhmes; pėrkundrazi, dhe nė tė njėjtėn kohė, edhe pėrpara pėrgjegjėsisė dhe sfidės pėr ta nxjerrė nė dritė dhe pėr ta shkruar kėtė histori nga gjiri i tėrė ngjarjeve dhe peripecive tė historisė sė saj tė shkuar. Natyrisht, fjala ėshtė pėr njė lėvrim tė saj, nė faqet e librave tė asaj historie qė shpalosin pėrmes gjurmėve dhe dėshmive vetė ngjarjet e sė shkuarės; por edhe nė faqet e romaneve, leximi i tė cilėve simbolizon, mishėron apo shpjegon, duke e veshur me pėrmasėn dhe me ndjeshmėrinė tonė njerėzore tė sotme dhe tė mbarėkohshme, njė epokė apo njė personazh historik. Kjo ėshtė gjithė sa i brendashkruhet pjesės dėrmuese tė veprave tė Ismail Kadaresė.
    Porse, pėrpos zbulimit apo rebelimit ndaj historisė, zakoneve, traditave dhe miteve tė njė populli, a ka ndonjė gjė tjetėr qė e bėn njė vepėr letrare qė tė shfaqet grishėse pėrpara syve tanė? Ndonjėherė, lidhja e saj me shpirtrat - ndaj tė cilėve, sipas Platonit, jetėt tona nuk janė tjetėr pėrpos se pasqyrime tė zbehta -, me thelbin e shqetėsimeve, tė dramave dhe tė maktheve qė kanė trazuar qeniet dhe shoqėritė njerėzore pėrtej apo pėrmes kohės dhe hapėsirės, nė fund tė fundit, me disa arsye qė vetė arsyeja nuk arrin t‘i rrokė, por qė letėrsia ka raste qė ia del mbanė. Letėrsia ka raste qė ia del mbanė, por jo ēdo lloj letėrsie; mė sė pari, ajo letėrsi qė shfaqet e aftė qė t‘i hyjė udhės sė mundimshme tė shqetėsimeve dhe tė trazimeve njerėzore, tė pamėsive botėkuptimore dhe tė miteve qė shpalosin thelbin e mbarėkohshėm tė qenies njerėzore dhe tė pėrmasave kohė-hapėsinore tė botės qė shkrimtari ngėrthen nė veprėn e tij pėrmes personazheve dhe pamėsive qė parashtron, duke u dhėnė kėtyre ēelėsin e fshehtė, qė tė na zgjojė, pėrmes leximit, atė shpirt tė fjetur qė gjallon nga brenda nesh dhe, duke na pėrafruar dhe pėrnjėsuar me vetė personazhet dhe situatat qė pėrshkruan, na shtyn tė zbulojmė se si jetėt qė gjallojnė imagjinatėn, trazimet, pėrjetimet dhe ėndrrat e tij janė tė njėjta me tė gjithė sa gjallon brenda nesh, duke zgjuar kėsisoj nga gjumi tė gjithė sa gjendej e pėrgjumur nė thellėsi tė qenies sonė, pėr tė na e shpalosur tė dukshmen si diēka qė gjendej gjithnjė aty, pėrpara syve tanė, duke jetuar jetėn me njė shije tjetėr, mė tė qartė dhe ngandonjėherė mė tė mirė; njė shije tė njė jete mė tė gjallė.
    Nėse filozofia, siē ka thėnė dikush, nuk ėshtė tjetėr pėrpos sė njė grusht shėnimesh nė kėmbėt e teksteve tė Platonit, nė rastin e letėrsisė mund tė thuhet se, me fort gjasa, nuk pėrbėhet veēse nga njė gjerdan i pafundmė rishkrimesh dhe rilėvrimesh tė epopeve homerike dhe tė tragjedive greke, kjo tė paktėn, sikundėrse vėren edhe Milan Kundera nė faqet e "Arti i romanit", deri nė ēastin kur Servantes hodhi njė vėshtrim tė ri mbi botėn dhe jetėn pėrmes Don Kishotit, duke hedhur, nė tė njėjtėn kohė, edhe themelet e romanit modern. Parė nga ky kėndvėshtrim, vepra e Ismail Kadaresė nuk del jashtė kėtij rregulli. Sikundėrse lexojmė edhe nė motivacionin e jurisė qė e vlerėsoi me ēmimin "Princi i Asturias pėr Letėrsinė 2009" "vepra e Ismail Kadaresė rrėfen, pėrmes njė gjuhe tė pėrditshme, porse plot me lirizėm, tragjedinė e vendit tė tij, i kthyer nė shesh betejash tė herėpashershme. Duke u dhėnė jetė miteve tė hershme pėrmes fjalėsh tė reja, (kjo vepėr) pėrshkruan tėrė peshėn dhe ngarkesėn dramatike tė ndėrgjegjes. Kompromisi i tij i ka hedhur rrėnjėt thellė nė traditėn e madhe letrare tė botės sė lashtė greke, duke u shpalosur nė skenėn bashkėkohore si kallėzim kundėr ēdo forme tė totalitarizmit dhe si mbrojtėse e arsyes".
    Kėshtu siē vė nė dukje dhe Juria, duke nxjerrė nė pah tiparin e universalitetit me tė cilin ėshtė mbrujtur kjo vepėr, ėshtė e vėrtetė se, mė sė pari, ky tipar boshtohet rreth dhe shpaloset si i kėtillė tek aftėsia e shkrimtarit pėr tė interpretuar tė sotmen dhe tė djeshmen nėn dritėn e miteve tė mbarėkohshme, duke u dhėnė syresh jetė pėrmes fjalėve tė reja; mitet klasike tė botės helene, tė cilat frymėzojnė njė pjesė tė mirė tė ēėshtjeve dhe tematikave tė veprės sė tij, sikundėrse edhe mbijetesa dhe ruajtja e tyre, si pjesė e thelbit tė pėrbashkėt tė popujve ballkanike me tė cilin u mėkuan krijuesit e hershėm grekė, nė zonat mė tė thella malore tė Shqipėrisė dhe nė kodet, doket dhe ritet e tyre zakonore, pėrbėn edhe shtresėn e thellė mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar e tėrė vepra e tij.
    Krahas kėtyre, kemi mitet e Trojės sė rrethuar, tė Uliksit qė kthehet nė shtėpi, tė Orestit pashmangshmėrisht tė fatshenjuar pėr t‘u bėrė pre e hakmarrjes pėr gjakun qė lypte kori i Erinive nė pallatin e Atridėve, tė Efigjenisė sė sakrifikuar nga i ati nė njė botė ku tė gjallėt bashkėbisedojnė me tė vdekurit dhe ku kėta tė fundit kthehen nė kėtė botė pėr tė pėrmbushur njė mision apo pėr tė vėnė nė jetė njė amanet, tė cilat shkrihen me legjendat popullore shqiptare dhe mishėrohen nė faqet e romanit "Kėshtjella", "Dimri i vetmisė sė madhe", "Prilli i thyer", "Spiritus" apo "Vajza e Agamemnonit".
    E gjithė kjo i brendashkruhet veprės sė Ismail Kadaresė; por nuk ėshtė gjithēka. Ajo ėshtė, pa dyshim, njė paraqitje e qashtėrt e ēasteve dhe ngjarjeve mė tė mbamendshme tė Historisė sė Shqipėrisė dhe tė formėsimit tė saj kombėtar; njė portretizim poetikisht i letrarizuar i ligjeve dhe dokeve qė gjallojnė jetėn kolektive tė shqiptarėve dhe botėn e tyre simbolike; njė pėrsiatje mbi thelbin e kulturės klasike dhe njė risjellje nė kujtesė e rrėnjėve klasike tė imagjinatės kolektive dhe tė kulturės sė shqiptarėve dhe i mbijetesės sė botės sė lashtė helene nė mitet qė udhėheqin veprimtarinė dhe jetėn e saj kolektive, duke pėrfshirė, ndėrkaq, edhe sjelljen dhe pėrtėritjen nė shkrimėsi tė miteve klasike me fjalė dhe me situata tė reja. Porse, pėrpos kėsaj, dhe mė sė pari, ėshtė portretizim i njė regjimi totalitar, i mekanizmave tė pushtetit totalitar pėr tė kontrolluar trupin dhe mendjen, veprimet, ndėrgjegjen dhe vullnetin e burrave dhe grave, sikundėrse edhe degradimin e pashmangshėm dhe mizor tė qenieve njerėzore. Dhe pikėrisht kėtu hasemi me atė "kompromis qė i ka hedhur rrėnjėt thellė nė traditėn e madhe letrare tė botės sė lashtė greke, duke u shpalosur nė skenėn bashkėkohore si kallėzim kundėr ēdo forme tė totalitarizmit dhe si mbrojtėse e arsyes", pėr tė cilin shprehet edhe Juria e ēmimit "Princi i Asturias"; porse, krahas kėsaj, nė kėtė kallėzim hasemi edhe me gjurmėn e Kafkės dhe tė Borgesit. Dhe kjo pėr njė arsye mė se tė rrokshme: kjo vepėr nuk mbėshtetet nė njė kronikė tė letrarizuar tė realitetit totalitar, por sipas njė trilli letrar qė stiset pėr tė pasqyruar pėrvojėn totalitariste, njė pėrfytyrim qė e pasqyron realitetin shumė mė me besnikėri sesa njė paraqitje e tij fotografike. Ndėr veprat e tij, njė nga pėrftesat thelbėsore tė aftėsisė pėr tė krijuar njė simbol tė mbarėkohshėm duke u pikėnisur nga njė pėrvojė historike dhe vetjake, njė pėrftesė qė ėshtė fatshėnjuar qė tė mbetet si njė nga emblemat e pazhbėshme tė letėrsisė sė mbarėkohshme, njė klasik qė do tė mėkojė jo pak shkrimtarėt modernė, ėshtė edhe "Pallati i ėndrrave", i cili na shpalos njė prej atyre skenarėve dhe argumenteve qė vėshtirė se mund tė harrohen ndonjėherė. Fjala ėshtė pėr ėndrrėn e pushtetit pėr tė kontrolluar qytetarėt e vet jo vetėm nė ndėrgjegje, por edhe nė pandėrgjegje, sipas njė pamjeje tė pėrmbysur. Pushtet gjithėpėrfshirės qė kapėrcen kufijtė e ėndrrės, por edhe ato tė jetės dhe vdekjes, ndėrsa rend tė mbledhė mikrofonat e varrosur sė bashku me tė vdekurit nė faqet e "Spiritus" apo se i pangopuni kėrkon akoma edhe mė tepėr jetė, madje, nė mėnyrė tė paparashikueshme dhe tė verbėr, njėlloj si zhgaba e tmerrshme mishngrėnėse te "Vajza e Agamemnonit", simbol i Shqipėrisė qė gėlltit bijtė e vet. Pushtet gjithėpėrfshirės, arbitrar, i paparashikueshėm, absurd dhe i pakuptimtė, apo pa njė element qė tė pėrligjte ekzistencėn e tij si i kėtillė; njė pushtet qė meriton tė kallėzohet; njė pushtet qė kėrkon ndėrgjegjėsimin pėr natyrėn dhe mėnyrat me tė cilat vepron; njė pushtet qė lyp qėndresė dhe kujtesė, por edhe lėvrimin e njė letėrsie normale nėn trysninė e njė regjimi anormal. Njė letėrsi qė sjell nė jetė njė botė, njė gjithėsi tė mėvetėsishme qė disa kritikė e kanė quajtur me tė drejtė si Kadareani. Njė botė e populluar nga personazhet dhe tematikat e tij, nga mitet, legjendat dhe motivet qė mishėrohen dhe lėvrohen si kristalet e tė njėjtit kaleidoskop, apo si vijėzime dhe kthesa tė tė njėjtit kuadėr kubist shumė herė mė i aftė qė tė ngėrthejė nė thelbin e vet realitetin nga sa mund ta bėjė njė paraqitje e tij fotografike dhe njė pėrshkrim racional. Njė Kadareani qė mund ta brendashkruajmė nė radhėn e atyre botėve tė realizmit magjik qė solli nė dritė letėrsia bashkėkohore. Magjik, e megjithėkėtė realizėm. Ashtu sikundėr kushdo qė ka lexuar mė parė tė mėdhenjtė e boom-it letrar latinomaerikan dhe zhvendoset pėr tė jetuar nė Amerikėn Latine kupton ndėrsa pėrballet pėrditė me realitetin e tij, se sa shumė qė ka nga ai pėrshkrim i magjisė nė realitetin e tij, po ashtu kushdo qoftė qė ka lexuar a lexon Kadarenė kupton qė nė fund tė fundit ai pėrshkruan mė sė shumti magjinė e realitetit tė tij parė me sytė qė kanė ditur tė zbulojnė nė tė elementėt e saj tė fshehtė, qė nga pasionet dhe mitet qė banojnė nė tė e njėkohėsisht nė ēdo burrė dhe grua e duke u nisur prej tyre tė ndėrtojė njė botė qė mund tė jetė vetė bota; bota e gjithsecilit dhe ndėrmjet tyre dhe e jona teksa shėtitim sytė tanė faqeve tė tij. Realizėm e megjithėkėtė magjik. Jo aq sa pėr pėrmbajtjen apo magjinė qė mund tė mbarte realiteti qė rrėfen pėrtej imagjinatės apo ėndrrės; sesa pėr magjinė nė mėnyrėn e rrėfimit, e transmetimit, e konstruksionit letrar duke marrė fill nga gojėdhėnat, legjendat apo faktet qė fshihen nė tė. Pėrfundimisht pėr aftėsinė e tij pėr tė krijuar duke marrė pikėnisje nga realiteti njė univers letrar tė vetin qė lidhet me universalen. Na thotė Sokrati nė dialogėt e Platonit- apo Platoni nė gojėn e Sokratit- se poezia ėshtė njė nga format e ēmendurisė, i kapjes sė reminishencave tė shpirtit pėrpara se ky tė binte: e pėr kėtė letėrsia e vėrtetė na komunikon me universalen, me esencėn qė fshihet pas maskave dhe personave tė ēdo qenieje njerėzore, kohė jashtė kohe qė shfaqet nė faqet, leximi apo shkrimi sė cilave mund tė na ndihmojė pėr tė qenė mė njerėzore, pėr tė trashendentuar mė shumė vetveten sipas pėrcaktimit kantian. E pėr kėtė tė hysh nė Kadareani, tė udhėtosh nė tė nėpėrmjet faqeve tė shkruara nga Ismail Kadare do tė thotė tė udhėtosh nė Shqipėri, por edhe nė vetvete dhe drejt saj. Pėr kėtė Shqipėria nuk mund tė jetė mė e njėjta pėr kė ka udhėtuar nėpėr tė nė Kadareani; as mund tė jetė plotėsisht vetvetja pa Ismail Kadarenė. Pėr kėtė nuk mundet veēse tė jetė pėrgjithmonė e pėrtej Kadareanisė pėr kėdo qė e ka njohur prej saj. Pėr kėtė bota jonė dhe bota mund tė jenė njė tjetėr botė, pasi tė kemi shėtitur sytė tanė nė faqet e shkruara nga Ismail Kadare.

    -------------------------------------
    Fjala e ambasadorit tė Spanjės nė Shqipėri, z. Manuel Montobio, nė ceremoninė e zhvilluar nė Akademinė e Shkencave, me rastin e dhėnies sė ēmimit ndėrkombėtar "Princi i Asturias pėr Letėrsinė 2009", Ismail Kadaresė
    0

    #52 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 30 nėntor 2009 - 04:42 MD

    Ismail Kadare: Letėrsia dhe jeta, dy botė nė luftė
    Nga Philippe Delaroch, “L’Express”

    Me “Darkėn e gabuar” ju kapni numrin 40 tė veprave tė pėrkthyera nė frėngjisht. Ngjarjet e kėtij romani tė ri shtjellohen nė Gjirokastėr, vendlindja juaj. Cili ėshtė, nėn hijen e babait tuaj, faktori qė ju ka drejtuar nga letėrsia?

    Nė Gjirokastėr, babai im kishte trashėguar njė shtėpi shumė tė madhe, me 10 apo 12 dhoma, me tri kate. Nė tėrėsi njė kontradiktė e madhe me gjendjen modeste ekonomike. Ne banonim gjashtė vetė nė atė shtėpi me motrėn time, vėllanė tim dhe gjyshen. Unė, herė numėroja dy dhoma mė shumė, herė dy mė pak gjatė rregullimeve. Kishte ambiente tė pazėna. Disa ishin tė dėnuara. Asgjė nuk mund tė mė ngjallte mė shumė frikėn dhe imagjinatėn sesa dhoma bosh. Imagjinoja fantazma, magji. Kur isha 13 vjeē, mė ra nė dorė “Makbethi”, isha i tėrhequr nga fantazmat, por aspak nga letėrsia.

    “Makbethin” e Shekspirit e keni zbuluar te babai juaj?

    Jo. Kishte shumė gjėra absurde dhe tė panevojshme nė Shqipėri. Por jo libra. Ndėrsa tek gjyshja ime nga nėna kishte shumė libra tė dy llojeve: libra perėndimorė, mes tyre edhe “Makbethi”, dhe libra orientalė.

    A ju ka inkurajuar familja tė lexoni?

    Babai im kishte respekt pėr librat, por ai, as mė ka nxitur, as mė ka shkurajuar. Gjėja e vetme qė ai mė ka thėnė njėherė ishte: “Mos pėrdor kurrė emrin tim!” Duke dashur tė imitoj tė madhin Nikolaevič

    Tolstoi, dėrgova poezinė time tė parė tek gazeta e qytetit. E kisha nėnshkruar Halit Kadare. Poezia ishte idiote. Gazeta u tall me tė. “Nė nėnshkrimin Halit Kadare, ne kemi lexuar poezinė tėnde. Njė kėshillė: Mėsoni gjuhėn para se tė shkruani.”

    Sa vjeē ishit?

    Isha 11 vjeē. Artikulli u botua nė 1947. Babai im nuk u ndje mirė. Nė kafe njerėzit mendonin se ai ishte autori i vėrtetė i poezisė. Ai mė tha: “Bėj ē’tė duash, por mos pėrdor kurrė emrin tim.” “Makbethi” nuk ka qenė gjėja e parė qė kam lexuar. Nė ēdo rast ajo ėshtė vepra qė mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje. Magjistari, ndrikulla, fantazma...

    Cilėt autorė zbuluat pas Shekspirit?

    Romantikėt gjermanė, mes tė cilėve Gėten, qė kishte diēka misterioze. “Ishullin e Thesarit” e Stevenson dhe romancierėt shqiptarė qė i ngjanin: sentimentalė, me aventura. Doja shumė njė shkrimtar francez, Michel Zevaco, qė ka shkruar “Urėn e psherėtimave”. Lexoja me gėzim, duke kėrkuar atmosferat misterioze, epike, pa bėrė ndonjė pėrzgjedhje. Pastaj kjo u kombinua me letėrsinė sovjetike qė kishte nisur tė pėrkthehej. Mbaj mend se kam lexuar “Nėnėn” e Gorkit, e pėrkthyer nė shqip nė kohėn e Mbretėrisė. Ishte nė modė nė kėtė kohė. Mė ėshtė dukur katastrofike.

    Nuk e keni pasur tė vėshtirė ta pėlqeni Gogolin?

    Gogolin fatkeqėsisht e kam filluar nga leximi i veprave tė thjeshta si “Taras Boulba”.

    Jo nga “Shpirtrat e vdekur”?

    Jo. Unė dhe shokėt e mi ishim 12-vjeēarė. Kam shkruar diēka diku. Ne kishin shije thuajse fizike. Por nė kėtė letėrsi sovjetike nuk kishte mistere, as fantazma, asgjė. Pėr shembull nuk e kam dashur aspak “Ana Kareninėn” e Tolstoit, sepse nuk kishte mister. Ja pse nė pėrgjithėsi fėmijėt nuk e pėlqejnė letėrsinė realiste.

    Nė vokacionin tuaj gratė nė tė zeza tė Gjirokastrės kanė pasur njė rol, ato qė bėnin kronikėn e tė pėrditshmes dhe tė legjendave, me njė gjuhė tė pėrsosur...

    Absolutisht! Gjirokastra kishte tė gjitha mangėsitė e njė qyteti province me diēka tė veēantė: njė marrėzi e ēuditshme, nė pėrmasė donkishoteske. Plakat flisnin pėr gjithēka, qė nga politika dhe strategjitė globale, thashethemet e qytetit, skandalet e vogla dhe mashtrimet... Ato ishin tė interesuara pėr gjithēka ndodhte nė botė. Greqia dhe Italia ishin nė luftė. Tė gjendur mes tė dyjave, ne ishim tė detyruar tė interesoheshim pėr konfliktin. Musolini erdhi shumė herėt nė Shqipėri. Ne kishim parė ushtrinė italiane tė ngrinte flamurin e saj. Dy javė mė pas ishte radha e ushtrisė greke. Dy javė mė vonė, rishfaqeshin italianėt me muzikėn e tyre, banketet e tyre. Dhe kishte shumė lėvizje nė aeroportin ushtarak, i cili bombardohej rregullisht.

    Nė moshėn 18-vjeēare ju nisėt studimet pėr letėrsi nė Universitetin e Tiranės. A kishit ju njė projekt pėr t’u bėrė njė shkrimtar?

    Unė tashmė isha njė shkrimtar. E kam botuar librin tim tė parė, kur isha akoma nxėnės, 17 vjeē: “Frymėzime djaloshare”. Ishte shtėpia botuese qė e zgjodhi kėtė titull.

    Njė fiksion?

    Jo! Ishin poezi. Shkruaja po ashtu edhe prozė. Nė fakt gjatė komunizmit e kanė tepruar me rolin “sublim” tė poezisė. Tė gjitha vendet socialiste rrekeshin tė nėnvizonin kontrastin me Perėndimin qė nuk e donte poezinė.

    Nė Moskė ju studiuat nė Institutin Gorki. Ēfarė prisnit?

    Kishte njė lloj miti nė kampin socialist qė donte tė thoshte se kjo ishte shkolla mė e mirė dhe e vetmja pėr letėrsinė nė botė. Ajo gjendej nė njė vend shumė tė mirė tė Moskės, nė qendėr. Gjėja mė interesante pėr mua ėshtė se atje studiohej letėrsia “dekadente”. Mirėpo ėndrra ime ishte tė kisha mundėsi tė njihja letėrsinė perėndimore, dekadente. Ishte hera e parė qė lexoja Kafkėn, Xhojsin etj., etj.

    Dekadente, kėshtu e cilėsonit?

    Flitej pėr modernizėm perėndimor. Hrushovi ishte nė pushtet. Ishte njė periudhė e quajtur liberale. Hrushovi u tregua progresist. Ai lejoi publikimin e letėrsisė perėndimore, me kusht qė botuesi tė publikonte pėr ēdo vepėr njė hyrje, ku kritikonte veprėn, me qėllim qė lexuesit tė dinin qė bėhej fjalė pėr njė letėrsi, me tė cilėn vendet socialiste nuk ishin plotėsisht dakord. Por, meqenėse ajo ishte shumė e njohur nė botė, duhej botuar. Direktiva bėnte shumė zhurmė. Duke mė konsideruar njė poet tė ndryshėm dhe interesant, shtėpia ime botuese dėshironte tė mė botonte. Njė ditė, pėrkthyesi im, poeti David Samoilov, njė mik, kujtimet e tė cilit do tė shfaqeshin mė vonė te shtėpia Fayard, mė thotė: “Shiko, kam lajme shumė tė kėqija. Shtėpia botuese do tė tė botojė me njė kusht tė vetėm: qė unė tė shkruaj njė hyrje, ku tė tregohej distancė. Dėgjo, kjo do tė jetė njė gjė shumė e keqe pėr ty, do tė tė ndjekė gjithė jetėn, mos e bėj”. Isha shumė i zemėruar me tė dhe i thashė: “Si guxon ti tė heqėsh dorė?”

    Hyrje ku tregohej distancė, kjo do thotė se ju po pėrfshiheshit tek armiqtė...?

    Po, kisha kaluar nė botėn tjetėr. David Samoilov mė tha: “Ti je i ēmendur”. Qė nga grindja unė i kam thėnė: “Dėgjo, unė do tė shkoj vetė nė shtėpinė botuese. Do t’i them atyre tė shkruajnė ēfarė tė duan pėr mua, por nuk duhet tė pengojnė daljen e librit!” Ai mė ka marrė disa herė nė telefon, nėse kisha reflektuar. Ai ishte mė i ashpėr me mua, ngaqė mė donte shumė. Mė nė fund ai pranoi. Ai ka vuajtur shumė mė vonė pėr kėtė. E ka shkruar nė kujtimet e tij: “I kam njohur pothuajse tė gjithė shkrimtarėt shqiptarė. Nė fund kam njohur Ismail Kadarenė...” Me kėtė shėnim: “Ky kapitull nuk ka zhvillim”. Nuk dinte si ta shpjegonte. Pasi kishte nisur, duke mbėshtetur idenė se shkrimet e Kadaresė ishin tė infektuara nga modernizmi perėndimor, e kishte prerė dhe kishte turp pėr kėtė gjė.

    Samoilov ju ka pėrgatitur tė pėrballeni me atė qė ju do tė jetonit, kur tė ktheheshit nė Shqipėri?

    E vėrteta ėshtė se Tirana u prish me Moskėn. Hoxha, (Sekretari i Parė i partisė), trembej se Hrushovi do tė sillte frymėn liberale nė Shqipėri.

    Hrushovi i shėmbėllente Gorbaēovit...?

    Absolutisht. Hoxha i kishte bėrė mirė llogaritė. Mė parė ai do ta kishte tė pamundur tė dilte kundėr Bashkimit Sovjetik. Ishte gjėja mė e pabesueshme pėr tė.

    Duke studiuar nė Moskė, ju patėt dyshim mbi vokacionin tuaj prej shkrimtari?

    Provoja njė lloj pėshtirosjeje, jo pėr shkak tė arsyeve ideologjike apo politike, sepse unė kisha bėrė zgjedhjen time tashmė, por pėr arsye krenarie. Shkrimtarėt sovjetikė, pjesa mė e madhe, i ngjanin udhėheqėsve, sekretarėve tė partive, ata mbanin kasketė. Vajzat nuk i donin. Nė hapėsirėn sovjetike apo komuniste udhėheqėsit ishin qeniet me antierotike tė botės. Unė nuk mund tė pranoja tė asimilohesha nga kjo gjė. Nė Institutin Gorki, nė qendėr tė Moskės, ishte e lehtė tė lidheshe me vajzat ruse. Unė nuk e doja pėrēmimin e atyre. Pak “antisovjetikė”, veēanėrisht moskovitet e origjinės ēifute, e pėlqenin shoqėrinė me studentė tė huaj. Ato flisnin mė lirshėm. Mė moderne, pak shik, mė tė guximshme. Ato e flaknin tej propagandėn sovjetike vulgare.

    Sapo u kthyet nė Tiranė, ju do tė pranonit gjendjen e shkrimtarit?

    Nė Shqipėri, nė fillim unė kisha njė nostalgji tė tmerrshme. Nė Moskė ti je i huaj, ti je student, ti je i lirė dhe fillon tė bėsh nuk ka rėndėsi se ēfarė. Unė jam ndjerė plotėsisht i lirė nė njė kryeqytet me 8 milionė banorė. Ndėrkohė qė nė qytetin e vogėl tė Tiranės, ku gjithkush spiunon tjetrin, gjendja ishte absolutisht ndryshe. Ndjehesha shumė keq. Nė Moskė, nė moshėn 22-vjeēare kisha shkruar njė roman, qė shkonte saktėsisht kundėr mėsimeve tė marra nė Institutin Gorki: “Qyteti pa reklama”.

    A mėsonte realizmi socialist virtytin e gabimeve pozitive? Unė jepja njė imazh tė pėrmbysur: Iu jepja ēmim vetėm gabimeve negative. A duhej tė kremtonim gėzimin e jetės? Nė tė kundėrt, unė pėrshėndesja trishtimin e pafundmė tė jetės. Me “Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur”, roman qė mė bėri tė njohur, do tė shėnoja, pa qenė shumė i guximshėm, njė “disidencė” tė vogėl, duke kėmbėngulur mbi shiun, trishtimin, gjėrat pa gėzim tė jetės...

    Nė ē’rrethana e keni takuar Enver Hoxhėn?

    E kam takuar nė vitet ‘60, pak sekonda, me rastin e kremtimit tė pėrvjetorit tė tij me Lidhjen e Shkrimtarėve. Kishte 30 apo 40 njerėz. Pastaj njė ditė tė 1970 apo 1971, duhej tė shkoja tek Arkivat e Shtetit pėr t’u konsultuar me procesverbalet e mbledhjes sė Moskės. Gruaja e Enver Hoxhės ishte drejtoresha e dokumentacionit tė Arkivave. Ajo m’u lut tė shkoja nė shtėpinė e tyre. Shkova atje bashkė me gruan time. Pimė kafe, pėr tė parėn dhe tė fundit herė. Ka 40 vjet. Nė 1983 apo 1984 autoritetet iu kėrkuan atyre qė e kishin takuar tė bėnin portretin e tij. Njė kurth: Gjithė bota e dinte qė ai do ta lexonte. Si tė gjithė, unė e bėra dhe teksti u botua. Nuk kėrkova ta mikloj. E kam pėrshkruar pothuaj nė mėnyrė origjinale.

    Portreti i tij me disa fjalė?

    Tė gjithė thanė qė ishte i bukur. Nė fakt ishte njė burrė i madh dhe i bukur, elegant, njė aktor autentik, qė dinte tė pėlqente. Gjatė takimit ne kujtuam Gjirokastrėn, Sokakun e tė Marrėve, qė kufizon shtėpinė e tij tė lindjes me timen, zonjat e vjetra etj. Nė dy orė e gjysmė, nė mos tri, qė zgjati ky takim, unė fola dy apo tri minuta. Ai i tregonte shumė mirė gjėrat. Donte tė mė bindte qė ishte njė intelektual i madh.....

    Dhe qė i sundonte tė gjithė?

    Nė fakt, detaji i fshehtė qė injorohej nė atė kohė ishte se ai donte tė pėrfitonte nga publikimi i veprave tė mia nė Francė pėr tė mos mė mbyllur aty dhe tė publikonte tė tijat. Kjo shpjegon atė pse ai ishte shumė i vėmendshėm me mua. Mė e pabesueshmja ėshtė dhurata qė ai mė ka bėrė: Veprėn e plotė tė Balzakut nė frėngjisht, tė botuar nga shtėpia botuese SEUIL. “Jua ofroj Ismail Kadare. Jo pėr t’ju influencuar apo pėr t’ju nxitur tė shkruani pėr letėrsinė klasike, realiste, por sepse unė jam i njė shkolle tjetėr, i njė brezi tjetėr”. Ai qė i kishte ēuar njerėzit nė plumb pėr shumė mė pak se kaq! Kur mendon pėr poetėt e akuzuar se kanė bėrė letėrsi moderne. Dhe ai mė dhuron Balzakun!

    Ēfarė keni mėsuar nga udhėtimi juaj nė 1967 nė Kinėn e Maos?

    Ishte kulmi i Revolucionit Kulturor. U prita nė mėnyrė tė veēantė nė Shangai nga Lidhja e Shkrimtarėve kinezė. “Shkėmbimi” jonė i ideve kapi kulmin e tė qenit qesharakė. “Letėrsia duhet tė jetė nė shėrbim tė popullit”, - thonė ata. Kisha parashikuar tė flisja pėr njė tragjedi tė Shekspirit, “Otellon”. I kėshilluar, kryetari i shkrimtarėve revolucionarė mė refuzoi: “Otello ėshtė njė vepėr dekadente, qė nuk iu mėson asgjė kinezėve”. Atėherė unė thashė: “Ē’mendoni ju pėr Don Kishtoni e Servantesit?” Pati njė hezitim. Vetėm “pėrbindėshat”, borgjezėt e njohin. Nė fund, Komiteti i shkrimtarėve revolucionarė dha njė vendim: “Ne jemi kundėr Don Kishotit tė Servantesit. Ėshtė njė kalorės qė nuk mund tė frymėzojė rininė kineze, e cila i pėrket revolucionit. Ajo nuk ka tė bėjė fare me njė kalorės tė krisur”.

    Kur u kthyet nė Shqipėri, a treguat pėr kėto?

    Jo, nuk shkrova asgjė.

    Nė Francė, “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” u botua mė 1970. Cili ėshtė pėrkthyesi juaj i parė?

    Ėshtė Jusuf Vrioni. Ai nisi tė mė pėrkthejė rastėsisht. Ėshtė thėnė kudo qė shteti shqiptar organizonte pėrkthimin e veprave tė mia. Kjo ėshtė njė akuzė idiote. Jusuf Vrioni, qė ka njohur burgun, ka pėrkthyer veprat e mia nga entuziazmi. Ai vdiq nė vitin 2001. Aktualisht mua mė pėrkthen Tedi Papavrami, njė violinist virtuoz.

    Cili ėshtė botuesi francez?

    Albin Michel. Kam njė kujtim tė mirė, sepse ėshtė botuesi im i parė dhe njė kujtim tė keq, sepse befas ata refuzuan tė mė botojnė. Vendim i ēuditshėm. Nuk e kam kuptuar asnjėherė. As sot. Ata refuzuan dy dorėshkrime njėri pas tjetrit, “Daullet e shiut” dhe “Kronikė nė gur”, tė gjykuara, me aq sa mė thanė, si mediokre. E ēuditshme, ndėrkohė qė, ndonėse me vonesė, libri do tė bėhej film... Sidomos, tė drejtat ishin shitur nė 15 vende tė Evropės. Por rrethanat e udhėtimit tim nė Paris janė edhe mė tė ēuditshme akoma. Nė Tiranė, zhurma kishte plasur se unė isha ftuar nė Francė me rastin e kėtij botimi tė parė dhe qė qeveria shqiptare mė kishte ndaluar tė shkoja. Pas njė viti thashethemesh unė u thirra nė Komitetin Qendror: “Zoti Ismail Kadare, ju jeni i vendosur t’i thoni po ftesės franceze, borgjezia ka nisur tė flasė pėr librin tėnd....”. Dhe unė erdha nė Paris. Aty, ambasadori jonė i telefonoi botuesin tim pėr ta informuar: “Zoti Kadare ėshtė kėtu. Kur dėshironi ju...?” Por ai u dėgjua tė pėrgjigjej: “Jo, jo, aspak, ne nuk e kemi ftuar”. Ēdo administratė mendonte se njė tjetėr mė kishte ndaluar tashmė tė dilja, ishte autosugjestion i plotė. Tė gjithė besonin se isha kėtu a nė Francė dhe qė askush nuk mė linte tė dilja. Por unė erdha pas njė ftese. Nuk e kam treguar asnjėherė. E pabesueshme: Botuesi qė kishte publikuar veprėn time nuk donte tė mė takonte.

    Por ju arritėt t’i bėnit vizitė botuesit tuaj?

    Po, me shumė vėshtirėsi. Njė grua e Departamentit tė Jashtėm tė Albin Mishel, Beatrice Blavier, mė priti. Ajo mė tha: “Nuk e kuptoj, ju kanė refuzuar. Unė nuk e di pėrse”. Drejtori letrar nė atė kohė ishte Robert Sabatier. Ai nuk mė takoi. Por ai tha tė vėrtetėn. Franciz Esmenard ishte ai qė mė tregoi se dy dorėshkrimet e mia ishin refuzuar nga Komiteti letrar. Nė mėnyrė unanime, anėtarėt e Komitetit i kishin gjykuar tė pavlera. Unė vija nga njė vend qė ishte njė burg i vėrtetė. Isha nė liri me kusht. Doja qė Robert Sabatier tė mė jepte njė shpjegim. Rastėsisht unė pashė njė ambasador tjetėr. I tmerruar nga ideja e rrezikut qė mė kanosej, Tirana mund tė mė bėnte ta paguaja shumė shtrenjtė faktin qė kisha ardhur nė Francė i paftuar, ai mė mundėsoi tė takoja nė njė darkė Piere Sipriot. Ky i fundit, drejtor letrar tek Hachette, mė pyeti se cili ishte libri im i ardhshėm. Asnjėri, iu pėrgjigja. Mua mė kanė refuzuar. Ai u kthye nga ambasadori me njė shprehje tė tipit: “A ėshtė ky tip i goditur”. Ambasadori konfirmoi: “Jo, dy dorėshkrimet e tij janė refuzuar”. Sipriot mė pyeti me delikatesė: “A mund tė m’i jepni t’i lexoj”. Pas darkės ne shkuam nė hotelin tim. Unė i dhashė dorėshkrimet e mia. Disa ditė mė parė ai telefonoi ambasadorin, duke i thėnė: “Ato janė tė mrekullueshme, do t’i blej tė dyja”. Kėshtu unė kalova tek botimet e grupit Hachette, pastaj te Fayard. Ndėrmjetės ka qenė Alex Grall, pastaj Claude Durant.

    Nė rastin e “Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur” ju prisnit sukses?

    Po, nė kuptimin qė ai tashmė ishte botuar nė dy vende tė tjera, nė Bullgari dhe Jugosllavi. Ishte pritur mirė, por ėshtė suksesi i pėrkthimit nė Francė qė ka qenė pėrcaktues.

    A jeni i pėrfshirė nė adoptimin pėr kinema?

    Jo, ėshtė shumė e rrezikshme.

    Ėshtė kjo koha kur ju forcuat miqėsinė tuaj me Michele Piccoli?

    Po. Nė tė vėrtetė miqėsia jonė nis nė 1981, kur filmi doli. Pastaj nė 1983.

    Nė origjinė ju jeni i frymėzuar nga njė murg, njė ushtarak..

    Po, kam bėrė dy personazhe, gjeneralin dhe priftin.

    Dominojnė tashmė dy rituale thelbėsore tė tragjedisė dhe tė letėrsisė, sipas jush: Funebrja dhe martesorja?

    Po, unė e kam bėrė nė mėnyrė instiktive, i shtyrė nga sensi i mirė, nga dashuria pėr letėrsinė. Madje, nė thyerjen e Bashkimit Sovjetik, qė ishte ēėshtje nė “Dimrin e vetmisė sė madhe”, ky dimension tragjik ndoshta ėshtė vėnė nė dukje. Kur kam parė dosjen, njė dosje shumė politike, kam pyetur veten: “A ėshtė kjo e bukur nė pikėpamje artistike?”. Mė ėshtė dukur e bukur, mė ėshtė dukur e mirė. Sepse pas 12 minutave nė Kremlin, ku ngjizej thyerja me Moskėn, mbretėronte pikėrisht kjo atmosferė shekspiriane. Nuk ishte nė ideologji, por nė pasionet njerėzore, dhe saktėsisht tek krimi.

    Romani juaj i ri, “Darka e gabuar”, vė nė skenė njėfarė doktor Gurameto, objekt vlerėsimi, admirimi dhe dyshimi. Ai arrestohet rregullisht, pyetet, lirohet, pastaj ri-arrestohet. Misteri qė rrethon lirimin e pengjeve, artizan i tė cilit ka qenė ai, nuk pėrfundon pa e paguar. Ēfarė i kanė dhėnė apo kėmbyer? A mos doktor Gurameto ėshtė njė vėlla binjak i Kadaresė?

    Nuk e kam menduar. Ndoshta ėshtė, ndoshta jam unė. Dyshimi i shumė shqiptarėve qė kanė jetuar nė dy epoka, para dhe pas komunizmit. Gjendja ime ishte shumė paradoksale. Unė isha njė shkrimtar qė jetoja nė njė vend stalinist, ku isha i “adhuruar”, nga ku kemi paradoksin, ose komunizmi nuk ishte kaq mizor nė Shqipėri, sa ē’thuhej, ose unė nuk duhej tė ekzistoja. Kėto dy tė vėrteta janė pėrjashtuese ndaj njėra-tjetrės. Nuk ka asgjė pėr tė ditur se si unė jam parė nga komunistėt shqiptarė. Nė Francė ėshtė botuar nė 1993 “Vjeshta e ankthit”, njė libėr i tė birit tė Mehmet Sheut, kryeministri shqiptar i vrarė nė 1981 nga Enver Hoxha apo i “vetėvrarė”. Bashkim Shehu e tregon kėtė episod. Ai shkon nė shtator 1981. “Babai im, qė sapo ishte ndarė me Enver Hoxhėn, mė tha sot: “Mos shko tek Ismail Kadare. Pėr ne ėshtė njė agjent i Perėndimit”. Unė u largova nga Shqipėria nė 1990. Unė e dija shumė mirė qė isha konsideruar kėshtu. Qė prej asaj kohe kjo gjė tashmė ėshtė e qartė dhe formalisht. Nuk kishte dyshim mė tė keq se sa tė cilėsoheshe agjent i Perėndimit, por unė kam vazhduar tė punoj dhe jetoj. Unė kam shkruar madje librat e mi mė me kurajė: “Pallati i ėndrrave”, “Qorrfermani”, “Koncerti....”

    Ju ishit i mbikėqyrur dhe paralelisht ju kishit prestigj nė Evropėn Perėndimore?

    Ishte njė jetė e dyfishtė. Ēfarė ka Gurameto tė pėrbashkėt me gjendjen time? Ėshtė kirurgu mė i mirė i Shqipėrisė. Ėshtė njė autoritet. Vendi kishte shumė nevojė pėr tė. Nė tė njėjtėn kohė ai ishte i dyshuar.

    A jeni inspiruar ju nga njė person real?

    Po, ishte fqinji im. Ai quhej Vasil Laboviti. Por nė ndryshim nga personazhi im Gurameto, ai pati njė vdekje tė qetė.

    “Darka e gabuar” ka njėherazi edhe njė prekje mbinatyrore. A ėshtė kjo bash pjesė e stilit tė Kadaresė?

    Mė ka ndodhur nė mėnyrė tė natyrshme. Nėse do tė pėrdornim termin ADN, le tė themi qė ėshtė ADN e letėrsisė. E kam thėnė tashmė publikisht qė isha i frymėzuar nga Skocia. Kur m’u dha ēmimi Man Booker Internacional nė 2005, shkova nė Angli. Pėrnjėherė e mendova: Mė nė fund do shkoj tė shoh Cawdor, kėshtjellėn e Makbethit, shtėpinė e parė qė mė ka frymėzuar pėr letėrsinė. E dija ēfarė mė priste. Nuk u zhgėnjeva. Ėshtė njė ndėrtesė e mrekullueshme nė vizionin tim. Shekspiri mė ka lėnė shenjė pėr gjithė jetėn, qė prej fėmijėrisė. Isha i lumtur tė konstatoja se kjo nuk kishte ndryshuar.

    Nė gjurmėt e artit tuaj: Ju do tė parapėlqenit tė sugjeronit se sa tė pėrshkruanit, duke pasqyruar thashetheme, tė quajturat mėrmėrima. A mbaheni ju shumė nė kėtė mjegull?

    Po nė fakt. Ēfarė ėshtė letėrsia, ē’ėshtė shkrimtari? Unė mund tė ndryshoj regjistrat, tė kaloj nga toka nė qiell. Pėr shembull, nė “Lulet e ftohta tė marsit”, dhe unė jam befasuar vetė, kam mundur ta ēoj veprimin mbi Olimp. Pėr njė shkrimtar ky nuk ėshtė njė problem qė ta shohė realitetin me thellė apo nė tė kundėrt, ta mohojė. Letėrsia ėshtė e pashtershme nė burimet e saj. Shkrimtari bėn zgjedhjet. Nė mėnyrė instiktive e ndjej kur duhet tė ndryshojė regjistri. Edhe gjuha luan njė rol. Ēdo shpjegim ėshtė i papėrsosur. Ēdo shpjegim ėshtė njė gjysmė e vėrtetė. Jam i detyruar tė thjeshtoj pėr tė shpjeguar. Jo sepse lexuesi apo bashkėbiseduesi ėshtė i paaftė tė kuptojė, por sepse unė vetė nuk mund tė shpjegoj! Ėshtė e pashpjegueshme deri nė fund. Nuk e di mė kush ka thėnė: “Ne nuk do tė kemi mė nevojė pėr letėrsinė, nėse me anė tė gjuhės ne do tė mund tė shpjegohemi”. Por ne kemi nevojė pėr letėrsinė, sepse ne nuk kemi nevojė tė jemi tė qartė deri nė fund. Ne duam tė rrimė nė mjegull. E zgjedhim ne vetė mjegullėn, sepse ajo ėshtė njė pasuri e botės. Ėshtė njė gjė nė jetėn e pėrditshme, nė politikė, tė duash transparencėn. Por nė letėrsi ėshtė njė gjė tjetėr.

    Sepse intimja nuk shkon pa mjegullėn....

    Po, ne nuk mund tė jetojmė pa tė.

    Nga tė gjitha klishetė bashkangjitur Shqipėrisė, cila ju dėshpėron mė shumė?

    Kontroversiteti mė i pėrhapur: “Qė Shqipėria ėshtė njė vend pa kulturė”. Tė besosh se populli i saj ėshtė i huaj pėr Evropėn apo ėshtė njė popull thellėsisht evropian. Unė e njoh. Ka mangėsi. Shqiptarėt mund tė jenė vanitozė. Ata e qortojnė vullnetarisht vendin e tyre se nuk iu ka dhėnė lavdinė nė gjithēka, sepse ata janė tė etur pėr kėtė gjė.

    Kodi zakonor, pėr tė cilin thoni se ėshtė Kushtetuta e vėrtetė e shqiptarėve, pėrmban 1263 nene. Njė rregull sundon: “Respekt absolut pėr mikpritjen. Nuk duhet as ta fyesh, as ta vrasėsh tė zotin e shtėpisė dhe ndėrsjelltas ai nuk mundet as ta ofendojė dhe as ta vrasė atė qė pret..”

    Ky ėshtė ligji numėr njė. Ishte pėrhapur ideja nė Shqipėri se dy herė nė vit, Zoti mund tė jetė i ftuar, nuk ka rėndėsi se nė cilėn shtėpi.

    Nga kontroversat, prej tė cilave ju mund tė keni qenė objektiv, cila prej tyre ju trishton mė shumė?

    Qė jam gjykuar i dyshimtė, qė nė diktaturė tė kem mundur tė vazhdoj tė shkruaj dhe publikoj, kur kisha dashur tė bija nė ēmenduri. Dhe mė keq akoma: “qė tė jem i gjallė nė njė botė ku do tė duhet tė isha i vdekur.

    Vdekja e Lin Biaos, qė do tė zinte vendin e Maos apo vdekja e Mehmet Shehut, shėrbėtori i parė i Hoxhės, ilustrojnė dhunėn e mikpritjes. Ju jeni i ndjeshėm ndaj tragjikes. Cili, sipas jush, nė tė ecurėn e botės vrapon pėr te sakrifica? E thėnė ndryshe, cilėt do tė jenė Agamemonėt dhe Ifigjenitė e sotėm?

    Nuk mund tė pėrgjigjem. Letėrsia dhe jeta janė dy botė tė ndryshme, dy botė nė luftė dhe jo vetėm tė ngjashme. Thuhet se letėrsia frymėzohet nga jeta: unė nuk e pranoj kėtė ide. Letėrsia ėshtė njė gjė tjetėr. Ėshtė njė botė paralele, ėshtė njė gjuhė qė, ajo vetė, ėshtė nė konflikt me jetėn. Nuk dihet. Ndryshimi i vetėm ėshtė qė letėrsia nuk do tė mundet kurrė t’i zėrė frymėn jetės. Ndėrsa ajo, jeta, arrin kudo ta vrasė letėrsinė.
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    • 10 Faqe +
    • « I Pari
    • 4
    • 5
    • 6
    • 7
    • 8
    • E Fundit »
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim