Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Andrea Ilia Ekonomi - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Andrea Ilia Ekonomi Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   venaliu1 

  • Veteran/e ne forum
  • Grupi: STAFI
  • Postime: 1.167
  • Regjistruar mė : 15-prill 04
  • Reputacioni: 64
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 31 tetor 2006 - 12:35 MD

    Andrea Ilia Ekonomi, Mesues i Popullit (1879-1934)
    U lind me 14 korrik 1879 ne familjen e njohur intelektuale te Ekonomeve ne Kavaje. Pas mesimeve ne shkollen greke te vendlindjes studioi ne Rumani nga ku u kthye me 1902 si nje intelektual i ri, i paisur me dije te gjera. Fshehtas osmanllijve, filloi t’u mesonte bashkqytetareve gjuhen shqipe. Me pas shkoi ne Egjypt ku u njoh me Jani Vruhon dhe Thanas Tashkon. I kercenuar nga osmanllijte me 1908 la vendlindjen dhe shkoi ne Gjirokaster ku hapi te paren shkolle shqipe “liria”.
    Me 1913 zgjidhet kryetar i shoqerise “Ditunia” ne Durres qe perpiqej per arsimin kombetar dhe gjuhen. Pas largimit te Princ Vidit si shume shqiptare mergon ne Bari te Italise. Kthehet me 1920. Zgjidhet delegat i Kavajes bashke me Pal Xhumarin per ne kongresin kishtar te Beratit me 1922. Ne dhjetor te 1924 detyrohet te marre rruget e mergimit bashke me familjen. Kthehet me 1927.
    Me 11 mars 1934 pati nje vdekje te dyshimte ne spitalin e Tiranes.
    Vepra kombetare e Andrea Ekonomit nuk mund te mbulohej dhe nuk u mbulua kurre nga pluhuri i harreses. Me 26 nentor 1962 A. Ekonomi u dekorua me Urdherin “Per Veprimtari Patriotike” te Kl. III dhe me 10 dhjetor 1992 iu dha titulli i larte “Mesues i Popullit (pas vdekjes).

    Shkarko Skedarin/ėt


    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim