Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Theodor Kavalioti (kavaljoti) - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Theodor Kavalioti (kavaljoti) Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   venaliu1 

  • Veteran/e ne forum
  • Grupi: STAFI
  • Postime: 1.167
  • Regjistruar mė : 15-prill 04
  • Reputacioni: 64
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 27 nėntor 2006 - 12:14 MD

    THEODOR KAVALIOTI

    Theodor Kavaljoti eshte mendimtari me i njohur shqiptar i shek. XVIII. Ai lindi ne Voskopoje rreth vitit 1710 dhe vdiq po aty me 11 gusht 1789.
    Ai ishte nje nga pedagoget e shquar te “Akademise se Re” te Voskopojes, krahas Grigor Voskopojarit i njohur me pas si Grigori i Durresit dhe qe nga viti 1748 rektor i saj.
    Kavaljoti u shqua si perkrahes i ideve iluministe dhe shkroi nje sere veprash, qe per fat te keq jane zhdukur, ku shpreh pikpamjet e veta filozofike. I paisur me kulture te gjere ai u be udheheqesi i levizjes kulturore jo vetem ne Voskopoje por edhe ne krahinat e tjera te Shqiperise se Mesme e te Jugut. aI eshte nje nga dijetaret shqiptare te kohes qe beri perpjekje per t’i dhene kishes ortodokse te Shqiperise nje karakter shqiptar. Vete Kavaljoti per kete qellim, sikurse thuhet, ndermori perkthimin e "“Dhjates se re” ne shqip. Gjithashtu ai hartoi me 1770 nje fjalor te vogel 3 gjuhesh, greqisht-arumanisht-shqip, qe t’u sherbente shqiptareve dhe vlleheve per te mesuar gjuhen greke.
    Duke qene dijetar i ketyre permasave, origjina e tij eshte bere objekt diskutimesh qe ne ngjallje e deri me sot. Ne te jane perfshire studiues greke, rumune e shqiptare.
    Bashkohesi grek i Kavaljotit, Gjergji Zavira shkruan se Theodori e kishte prejardhjen nga qyteti bregdetar i Egjeut, Kavalla. Duke gjykuar nga sa shkruan Zavalla rezulton, se ai nuk e ka njohur si duhet as Kavaljotin dhe as vepren e tij. Per vepra e tij nuk shkruan asgje si dhe emrin e dijetarit e shkruan ndryshe nga ce shkruante dijetari. Duket qe te dhenat qe ka patur Zavira kane qene t epakta keshtu qe teza e tij eshte vene ne dyshim nga studiues rumune e shqiptare.
    Disa vjet me vone, me 1808, studiuesi voskopojar i ēeshtjes vllahe dhe gjuhes se tyre Gjergj Roza, qe mendohet se eshte nga Gopeshi i Oparit, botoi nje veper ne Budapest te Hungarise, ku flet dhe per Theodor Kavaljotin. Ai thote se te dhenat i ka marre nga i biri i dijetarit, Anastas Kavaljoti, asokohe prift dhe mesues ne qytetin Mishkole te Hungarise. Per ēeshtjen e prejardhjese se familjes se Kavaljotit, Roza thote se Kavaljotet ishin prej Kavaje.
    Ne vitet ’30 te shek. XX studiuesi korēar I.M.Qafezezi mbron mendimin se origjina e Kavaljotit eshte nga Kavaja. Nje qendrim te ndryshem me te shpreh studiuesi shqiptar Dr. Namik Resuli.
    0

    #2 Anėtar jo nė linjė   venaliu1 

    • Veteran/e ne forum
    • Grupi: STAFI
    • Postime: 1.167
    • Regjistruar mė : 15-prill 04
  • Reputacioni: 64
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 27 nėntor 2006 - 12:15 MD

    Prof. Dhimiter Shuteriqi, 6 muaj me vone botimit te nje shkrimi te studiuesit Ligor Mile (1980) qe e nxjerr nga Voskopoja, ne shkrimin “Prejardhja e Theodor Kavaljotit”, ndonese nuk i referohet Miles, e kundershton teresisht ate.
    “A ka arsye qe te mbeshtesim e te pranojme tezen se familja e Kavaljotit vinte nga Kavaja? – shkruan Shuteriqi dhe vazhdon.
    “Se pari duhet pohuar se deshmia e Rozas eshte deshmi e te vete birit te mendimtarit, pra duhet thene se ne familjen e tyre kavaljotet kishin gojedhenen qe vinin nga Kavaja. Kujtimet e prejardhjes se fisit nuk zhduken lehte. Deshmise se Rozas i duhet dhene precedence perpara nje deshmie si ajo e Zaviras...
    Po perse Kavaljot dhe jo Kavajot si banor i qytetit te Kavajes?
    Regjistri Osman i sanxhakut te Shqiperise i vitit 1431 emrin e vendbanimit te Kavajes e jep Kavalje. Ne dokumentat venedikase te shekullit XVI permendet si “Borgo Cavaglia”...keshte qe kavaljot nga Kavalje, banues i Kavaljes...
    ...Kavaljoti perdor p.sh. “nji” dhe “njizet”, ai perdor “andere”, per “endere”, “hidhenim” per “hidherim”, “dhembun” per “dhembur”, “te blem” per “te blere”, etj. Keto gegizma nuk kane hyre rastesisht ne gjuhen e Kavaljotit, por kane hyre, sepse ai i perdorte e qe tregojne prejardhjen familjare.
    Perfundimi yne eshte ky: “Kavaljoti vjen nga nje familje kavajase, qe eshte shperngulur jo shume kohe perpara se ai te lindte ne Voskopoje dhe eshte vendosur ketu familja e tij; prinderit e tij, kuptohet se e flisnin akoma shqipen si ne Kavaje, apo nuk e “kishin thyer” gjuhen. Theodori e kaloi jeten ne Voskopoje. Ai trashegoi gjuhen e tij te folur dhe disa gegizma, te cilat vinin nga e folura e prinderve, teper-teper e gjysherve kavajas te tij. Po llagapi i tij ruan trjaten arkaike “lj” per “j” qe mund te degjohej gjer vone ne shek. XVIII per emrin e qytetit prane Durresit, te pakten emrin e ndonje fisi te vjeter te atij qyteti. Kavaljoti mund t ejete oparak por nga nje familje kavajase e vendosur vone ne zonat e Korēes. Ai shkroi gjuhen shqipe qe flitej ne opar e qe eshte e folmja e nje shumice banuesish te Voskopojes...

    Nxjerre nga libri “Kavaja, kur nuk ishte, dhe si u be” me autor Rifat Hoxha.
    0

    #3 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 15 korrik 2009 - 12:39 MD

    Mbi origjinen e Theodor Kavaljotit...


    ...Autori(R.H.) tė habit me argumentet e tij, kur duke dashur tė pėrforcojė supozimin se emri i qytetit tonė vjen nga fjala “Cavallo”, e bėn Theodor Cavagliotin (kliko per te lexuar) kavajas. Me njė hamendje aspak bindėse shkruan se: “ai e humbi mbiemrin e vėrtetė dhe me emrin e ri e pagėzuan voskopojarėt, tė cilėt e dinin se Teodori ishte prej Kavaje” (?!). Nje absurditet. Si ėshtė e mundur qė kėta voskopojarė, banorė autoktonė me origjinė tė pastėr shqiptare, nė vend tė prapashtesės shqiptare “as” tė mbiemrit, pėr t’u thirrur kavajasi, i vunė prapashtesėn latine “otti”? Autori, njė mėsues me pėrvojė, e di qė nė gjuhėn shqipe mbiemrat e panyjėzuar qė krijohen nėpėrmjet shoqėrimit tė emrit pėrgjegjės, nė mbiemėrzimin e tyre marrin prapashtesėn “as” (kavajas, tiranas), “ar” (korēar), “an” (shkodran), “at” (vlonjat), “it” (gjirokastrit) etj. dhe jo prapashtesėn latine “otti” si rilindasi Buonarotti, kėngėtari Pavarotti, futbollisti Tasotti etj. Mė shumė e mundur ėshtė qė Teodor Kavalioti tė ketė qenė njė arbėresh i arsimuar nė shkollat greke (mė tė mirat e kohės), i cili erdhi nė Voskopojė pėr tė dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė zhvillimin kulturor tė bashkėkombėsve tė tij. Edhe pse do tė ishte nė nderin tonė, figura tė mėdha tė kulturės sonė kombėtare nuk mund tė pėrvetėsohen me argumente tė tilla. Shpresoj qė lexuesi kavajas dhe autori i librit tė mė mirėkuptojnė pėr qėllimin e mirė dhe t’i konsiderojnė kėto argumente tė reja si njė kontribut modest, me tė cilin kėrkoj tė bėhet sa mė e plotė dhe e pranueshme origjina e emrit tė qytetit tonė “KAVAJA”.

    Nxjerre nga artikulli "Cila ėshtė origjina e emrit “KAVAJA”?"-Muhamed M. XHOI - g.kavaja progres
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim