Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: HISTORIA E FUTBOLLIT KAVAJAS - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

  • 2 Faqe +
  • 1
  • 2
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

HISTORIA E FUTBOLLIT KAVAJAS ...KLUBI SPORTIV "BESA" Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

  • venali kavaje
  • Grupi: Admin
  • Postime: 6.689
  • Regjistruar mė : 12-prill 04
  • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
  • Location:Republika Kavaje
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 15 janar 2007 - 01:27 MD

    HISTORIA E FUTBOLLIT KAVAJAS

    Me futbollin, sportin me te bukur, qytetin e Kavajes e lidh nje tradite e hershme. Ajo ka arkivuar perpjekjet e verteta te dhjetra e qindra futbollisteve qe kane veshur fanellen dhe mbrojtur ngjyrat e «Beses», kesaj vatre te shquar te futbollit tone ne menyre dinjitoze.
    Shume interesante eshte historia e lindjes, e zhvillimit dhe perhapjes se futbollit ne Kavaje. Fillimet e tij i gjejme tek lojrat e femijeve te lagjes Zguraj, qysh ne vitet e Luftes se Pare Boterore, te cilet, te shtyre nga deshira per te luajtur, terhiqeshin ēdo dite pas lojes se futbollit. Pasioni shtohej per kete loje te bukur derisa me 1919, u mblodhen 10-12 shoke dhe vendosen te luanin me nje top te pergatitur me lecka te vjetra. Ne mungese te nje topi te vertete futbolli, dergoheshin ne Durres per te blere nje top Ali Djalja, Dervish Arkaxhiu e Ymer Cara. Nje top i zakonshem futbolli u suall nga Stambolli dhe nga Ali Cara. E para skuader e formuar nga te rinjte e lagjes Zguraj kishte ne perberje: Idriz Hushi, Hysen Bygjymi, Rexhep Kadiu, Mehmet Babamusta, ali djalja, Ymer Cara, Islam Sedja, Eqerem Sedja, etj.
    Deri ne shtator te vitit 1925 shoqeria nuk kishte emer, keshilli nuk ishte ngritur. Ideja per organizimin e nje shoqerie sportive u lidh ngushte me perpjekjet e herepashershme te popullit sportdashes te qytetit, sidomos te puntoreve, nxenesve e mesuesve patriote, perpjekje te cilat me 25 tetor te vitit 1925 sollen krijimin e Shoqerise Kulturore-Sportive «Adriatiku». Per krijimin e kesaj shoqerie u thur nje kenge e bukur, ku veterani Myslym Sedja ka krijuar edhe disa vargje, midis te cilave thuhet:
    «...nje shoqri e re ne vjeshte ē’u fillue,
    Adriatik i vogel emrin ia kemi vue.
    Adriatik i vogel rreth e qark djelmeni,
    me lule te veres ti rrofsh, moj shoqeri!
    Urra, urra, urra, ju djema me nxitim,
    Adriatikun e vogel ta kemi kujtim!»
    0

    #2 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 15 janar 2007 - 01:28 MD

    Ne vitin 1930 shoqeria «Adriatiku» shndrrohet ne Sportklub «Kavaja» dhe pas riorganizimit e zgjedhjeve te reja, u quajt Sportklub «Besa». Emri simbolik «Besa» nuk ishte i rastit. Me emblemen karakteristike te dy duarve te shtrenguara fort me njera.tjetren, ai perfaqson nje nder virtytet me te larta te popullit tone, besnikerine shqiptare, trashgimine e te pareve tane.
    Ndeshjen e saj te pare shoqeria «Adriatiku» e zhvilloi me Institutin Shqiptaro-Amerikan ne Malin e Robit dhe fitoi me rezultatin 2-0. Futbollisti Dervish Cara mbetet golshenuesi i pare ne historikun e shoqerise «Adriatiku».
    Viti 1930 e gjen «Besen» nje skuader te plotesuar, m ekryetar, nenkryetar, kapiten skuadre, sekretar. Ne vitin 1935 kryesia e shoqwerise «Besa» kishte kete perberje: Irfan Berati-kryetar, Fehmi Kazazi-nenkryetar, Dervish Cara-sekretar, antare Sulejman Karkini dhe reshat Asllani, arketar Rasim Sulejmani, antar per degen e zejtarise Dhori Fora.
    Ne kampionatet kombetare te viteve 1930, 1931, 1932, «Besa» radhitej ne kategorine e dyte. Ne vitin 1932 fiton kampionatin, nje kupe dhe 11 medalje. Ne pranvere te vitit 1933 ne ndeshje me «Ismail Qemalin» e Vlores fiton 3-1 dhe hyn perfundimisht ne kategorine e pare- gjate viteve 1933-37 ekipi i Beses radhitej ne vendet e para pas sportklub Tiranes e «Vllaznise».
    0

    #3 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 15 janar 2007 - 01:28 MD

    Qysh nga krijimi i shoqerise e deri me 1939 jane aktivizuar keta lojtare: Irfan Berati, Dervish Cara, Vasip dhe Adil Alushi, Hamdi Hasani, Mustafa Cara, Myslym Sedja, Dervish Arkaxhiu, Sali Duka, Ali Djalja, Ymer Cara, Ymer Gjoci, Seit Shtini, Qamil Teliti, Alush Merhori, Demir Kariqi, Kol Ēyēja, Mustafa Merhori, Vaid Cara, etj.
    Nga gjiri i shoqerise «Besa» dolen patriote qe rane deshmore ne altarin e kombit: Mehmet Babamusta qe pjestar i te pares skuader futbolli qe u formua ne Kavaje; Adil Alushi e Sami Kariqi ishin futbolliste te dalluar te kesaj periudhe, si dhe Millan Radosalja, si kepucar ua regullonte pa para kepucet futbollisteve. Shpirti patriotik e atdhetar i tyre, deshira e pasioni per futbollin, ia rrisin me teper nderin qe zene ne historine e futbollit.
    Duhet permendur se aktiviteti i shoqerise pas vitit 1939 u zbeh pas ardhjes se ushtrise italjane. Keshtu «Besa» ekzistonte si skuader vetem ne saje te deshires dhe pasionit te vete futbollisteve. Shoqeria futbollistike «Besa» me vlerat dhe popullaritetin qe fitoi nuk mund t ekuptohej pa ndihmesen e disa sponsorizuesve, tregtareve te ndershem, te popullit sportedashes qe sakrifikonte gjithēka. Sakrificat materiale ishin natyre e ketyre njerezve, si Irfan Berati, Vasip alushi, Fehmi Kazazi, Dhori Fora, Ibrahim Hushi, Sulejman Karkini, Halit Hovi, Piero Mineo, etj. Nga viti 1945 e deri ne 1950 u aktivizuan: Vasip Alushi, Qamil Teliti, Demir Kariqi, Adem Maliqati, Qemal Vogli, Riza Damarja, Vaid Cara, Zihni Gjinali, Demir e Rifat Telit, Fak Pezaku, Shyqyri Tafa, Sulejman Maliqati, Muhamed Vila, Hamza Mliku, Eqerem e Sadik Merhori, Abdulla Sahatēiu, Mustafa Cara, Sali Duka, Alush Merhori, Fiqiret Libohova, Muhamed Rrguia, Hysen Verria, Musa Mahmutaj, etj.
    0

    #4 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 15 janar 2007 - 01:29 MD

    Pas sukseseve te arritura ne dy kampionatet e viteve 1945-46, fitimit te kupes se kryesise se federates sportive, viti 1945 fikson nje moment te rendesishem per futbollin kavajs: pjesmarrja ne takimet nderkombetare. «Besa» luan te paren ndeshje me «Sarajevo» te Jugosllavise dhe humbet 1-2. Goli yne u shenua nga Qamil Teliti. «Besa» tregoi cilesite me te mira te saj. Futbollistet e mireafirmuar te Kavajes si Vasip Alushi, Qamil Teliti, Alush Merhori, Zihni Gjinali e Demir Kariqi zhvilluan mjaft ndeshje nderkombetare te thirrur nga klube te tjera te Shqiperise, si dhe me ekipin perfaqsues. Viti 1946 do te shenoje edhe nje kulm tjeter, kur Shqiperia shpallet kampione e Ballkanit dhe heroi i kesaj fitoreje 1-0 ndaj Rumanise u be kavajasi i famshem Qamil Teliti me golin e tij te ēmuar.
    Interesante jane edhe dia ndeshje te zhvilluara nga «Besa» ne keto vite. Duke luajtur ne bllok, me fryme te larte kolektiviteti qe kthyer ne epitet shprehja se: «shoket e Qamil Telitit dhe tifozet kur lidhin besen, s’ka kush u del perpara».
    0

    #5 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 15 janar 2007 - 01:29 MD

    Futbollistet e viteve 1950-1960, i karakterizonte fryma e kolektiviteti, patriotizmit, harmonise me shoku-shokun, sakrifices, etj. Keto virtyte te larta bene qe futbolli kavajas te kishte ngritje cilesore. Kjo u verejt kur stervitja filloi te kryhej mbi baza shkencore, mbasi ne vitin 1956 traineri Skender Dedja, shfaqi deshiren per te punuar ne Kavaje. Dhe rezultatet s’vonuan. Me 1953 e 1957 «Besa» fitoi kupen e bashkimeve profesionale te Shqiperise duke mundur ne finale Elbasanin 3-1. Me 1958 ajo shenoi vitn e fitores me te madhe duke u shpallur nenkampione e Shqiperise, duke marre me vete simpatine e veēante te te gjithe dashamiresve te saj ne Shqiperi. Prandaj, viti 1958 e kujtojme me admirim te madh. Merite kane futbolistet me te spikatur te kesaj periudhe si: Allaman Idrizi, Shefqet Topi, Qemal Gavardari, Hasan Germani, Dhimiter Dimroēi, Ali Felahi, Esat Dollia, Seit Lilamani, Xhavit Daiu, Fatbardh Zhelegu, Thabit Rexha, Mirjan Piku, Hidajet Arkaxhiu, Muhamed Kiku, Skender Allajbeu, Reshat Beēerri, Haziz Bejtaga, Ramazan Merhori, Tahir Daja, Haki Tallushi, Musa Mahmudaj, Andon Simaku, Muhamed Kuēi, Selim Gjoci, Ali Kariqi, Fatmir Tartari, Mustafa Saraēi, Astrit Myhyrdari, Ismet Kerēuku. Me 1961 «Besa» del ne finale te Kupes se Shqiperise me «Partizanin» me rezultatet 1-1 dhe 0-1 dhe nuk arrin te jete fituese ashtu si dhe me 1963. Ku dalja ne finale me 17 Nentorin do te mbete dramatike edhe pse Besa pati fituar jashte 3-2, humb ne Kavaje 0-1. Pas 90 minutave, humbasim 3-5 me penallti.
    0

    #6 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 15 janar 2007 - 01:30 MD

    Gjate periudhes 1960-67 Besa shenoi tregues te kenaqshem. Ajo fitoi dy kupa te gazetes «Sporti» me 1961 dhe 1963 si dhe kupen e gazetes «Bashkimi» me 1965, zuri disa here vende te treta dhe ne nje rast iu premtua se do te luante ne kupen ballkanike. Por s’qe e thene, pasi caktuan 17 Nentorin, i perkrahur nga komisaret e kuq te ish-prtise shtet qe urdheronin e benin ligjin edhe ne sport, pa njohur si baze faktet. Ata e quanin «Besen», ne ēdo rast, skuader lokaliteti dhe e shikonin me mosperfillje, e ky ishte diskriminim, nje fenim qe i behej aftesive, punes e talentit te pashembullt qe pati brezi i futbollisteve te kesaj periudhe. Megjithate e ndodhur para fakteve te pamohueshme FSHF-ja e aktivizoi Besen ne disa ndeshje nderkombetare mbrenda dhe jashte vendit, si me «Dinamon e Berlinit ne Shkoder, me «Osk Odra» te Polonise ne tirane, me «Progresulin» e Rumanise ne Durres, si dhe me skuadren ruse, «Krahet e sovjeteve» te Kuihishevit ne Durres. Keto ndeshje Besa i luajti jashte Kavajes per mungese stadiumi dhe nxorri ne pah vlerat e saj me te mira, sidomos lojen sulmuese. Megjithate ecuria e rizultateve pozitive ruhet. Vitet 1970 e gjejne Besen nje skuader kompakte. Me 1971 kalon me sukses ndeshjet ne grup me «Veliko Ternaven» dhe «Cervenken» e Jugosllavise, del ne finale me «Panioniasin» e Greqise e humbet 1-2 ne Greqi dhe 1-1 ne Durres. Ndoshta mund te kishte qene Besa fituese pasi kryesonte 1-0 ne Durres por nje gol ne pozicjon jashte loje i grekeve, permbysi dhe fashiti endrren kavajase. Nje vit me vone ne kupen e republikes Besa del ne finale me Vllaznine e Shkodre e serishmi nje dramacitet. Fiton Besa ne Kavaje 2-0. Por ne Shkoder me te njejtat shifra permbyset rizultati dhe me 11-metersha fiton Vllaznia 5-2. Edhe ky ēast nuk sjell shijen e fitores per Besen. Nderkohe si finaliste me 1972, Besa do te dije te tregoje vlerat e saj ne kupen e kupave te Europes, ku ne turin e pare eliminon ekipin danez «Framad Amager» dhe ne turin e dyte eleminohet nga skuadra skoceze «Hibernians». Edhe pse u eleminua, Besa la pershtypje shume te mira. Ajo shkroi te parin kalim turi te ekipeve shqiptare ne kupat e europes.
    Brezi i arte i viteve 1965-75 me trainer Muhamed Vilen ishte: Haki Arkaxhiu, Naim Hushi, Shyqyri Qerolli, Naim Allai, Azem Mullaliu, Besnik dyla, Muharrem Kariqi, Bujar Pagria, Agim Dizdari, Nimet Merhori, Zenel Kashami, Dhimiter Mili, Xhemil Bajaziti, Bajram Hushi, Vullnet Dedei, Mehmet Shyti, Shyqyri e Fiqiri Ramiēi, Fisnik Kosova, Rustem Markabeu, etj.
    0

    #7 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 15 janar 2007 - 01:30 MD

    Ka patur gjate periudhes 1975-1995 edhe nje brez tjetr futbollistesh, i cili solli nje fryme te re ne lojrat e veta, mbi te gjitha, ruajtjen e karakteristikave te bukura te stilit, ritmit, cilesise dhe interpretimit me zell e pasion, teknik e thjeshtesi te lojrave te veta. Kjo ecuri eshte shprehur ne lojra e rezultate. Ketu kujtojme dy finale e kupave te Shqiperise: me 1981 ndaj Vllaznise dhe me 1992 ndaj Elbasanit. Me shkodranet ne Kavaje Besa fitoi 2-1, por ne Shkoder, edhe pse udhehoqi 1-0, ndeshkohet pa te drejte nga nje gjykim tendecjoz, i cili anullon dhe nje gol tjeter dhe i dha Beses fatin e hidhur te nje humbjeje te paparashikuar 1-5. Ndersa me 1992 Besa vinte ne finalen e saj te 6-te dhe te gjithe menduam se, me se fundi, do te jemi fitues. Por, ne kushte edhe sot te paqarta, pezullohet me dy kartona te verdhe futbollisti me i mire i periudhese se fundit te Beses, Altin Rraklli. Disi e thyer e me nje sulm qe s’gjeti menyren per tu shprehur ajo humbi 1-2. Nga futbollistet e kesaj periudhe duhen veēuar per kontributin e tyre: Dashnor Bajazit, Hasan Zyla, Durim Shtini, Agron Kariqi, Kujtim Pagria, Agim Kala, Xhavit Cara, Sotir Shkurti, Ilir Duro, Shyqyri Shala, Abdyl Kuriu, Altin Rraklli, Mikel Simaku, Naim Kazazi, Vasip Xhihani, Bujar Ramiēi, Hasan Emini, Taip Dupi, Ilir Gjuzi, Hysen Idrizi, Xhevat Hylviu, Bari Kollēaku, Sulejman Sedja, Ilir Bishqemi, Arben Habili, Flamur Guga, Arben Bala, Fatmir Sula, Namir Telaku, Astrit Merhori, Bardh Minxha, Vullnet Ēela, Arben Mertiri, Ylvi Kapidani, Alfred Doraci, Fahri Berberi, Ardian Shtini, Nesret Rudi, Simir Bejtaga, Genci Kaja, Roland Kasa, Aleksander Piku, Miraxh Dekavelli, Kujtim Ēela, Indrit Rexha, Ilir Tirana, Dukagjin Ēollaku, Altin Arapi, Edmond Vila, Arben Merhori, Bledar Sinella, Alket Kashami.
    0

    #8 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 15 janar 2007 - 01:31 MD

    Jo vetem sukseset, por edhe rezultatet e paqendrueshme, renditjet e pasigurta, luhatjet apo nevleftesimet futbolli i ka te pranishme. Me 1947 e 1953, dy here, per arsye te mos qenies rreth, «Besa» nuk merr pjese ne kategorine e pare, ndersa me 1977 19978 dhe 1985-86, ka rene ne kategorine e dyte, e ne te dy rastet eshte shpallur kampione e kesaj kategorie. E paharruar ka mbetur e do te mbese finalja me «Naftetarin» e Kuēoves. Ne Kuēove(qyeti Stalin) humbasim 0-2, por ne Kavaja, stadiumi Besa, i cili qe nga ndertimi i tij me 1974 nuk ka njohur kurre trysnine e 15.000 shikuesve, behet arene e fitores 3-0.
    Besa i ka dhene futbollit shqiptar, ne veprimtarite kombetare e nderkombetare futbolliste ne te gjitha nivelet e perfaqsimit. Qe nga i madhi Qamil Teliti e me pas Sulejman Maliqati, Alush Merhori, Qemal Vogli, Zihni Gjinali, Muhamed Vila, Shefqet Topi, Qemal gavardari, Selim Gjoci, Seit Lilamani, Xhavit Daiu, Agim Dizdari, Bujar Pagria, Besnik Dyla, Nimet Merhori, Muharrem Kariqi, Naim Allaj, Haki Arkaxhiu, Azem Mullaliu, Dashnor Bajaziti, Kujtim pagria, Sotir Shkurti, Shyqyri Shala e deri tek Altin Rraklli.
    Tradita dhe emri i shquar i Beses, historia e saj, virtytet e larta te kesaj shoqeria duhen njohur mire dhe duhet te mesohet shume nga shembulli qe dhane nder vite te gjithe brezat e futboolisteve qe «Besa» te mbete gjithnje e re, e shquar, simpatike, e dashur per qytetin tone, per te gjtih futbollistet dhe shoqeirte e tjera sportive te Shqipersie, per dashamiresit e saj te zjarrte, per te mbetur si ne keto dekada nderi dhe krenaria e futbollit shqiptar.
    0

    #9 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 15 janar 2007 - 01:32 MD

    HISTORIA E FUTBOLLIT KAVAJAS SI DHE STATISTIKAT, TE DHENAT E NDRYSHME MBI LOJTARET, TRAINERET, MJESHTRAT E SPORTIT, DREJTUESIT E KLUBIT, ARBITRAT, ETJ., JANE MARRE NGA LIBRI
    “BESA E KAVAJES - NJE HISTORI...” ME AUTOR FATMIR EFICA

    Shkarko Skedarin/ėt

    • Allega file  Fe1.jpg (30,86K)
      Numero di downloads: 6

    0

    #10 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.689
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 15 janar 2007 - 01:32 MD

    .........

    Shkarko Skedarin/ėt

    • Allega file  Fe2.jpg (42,07K)
      Numero di downloads: 1

    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    • 2 Faqe +
    • 1
    • 2
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim