Azilet, si te behesh banor i kesaj shtepie te madhe
Kavaje
Banojne 54 te moshuar
Nga keta, 36 jane meshkuj dhe 18 femra
Sherbehet edhe per te paralizuarit skelektike dhe te verber
Dokumentet qe duhet te paraqese i interesuari per t“u bere pjese e Shtepise se te Moshuarve.
Ne doni te shihni te ardhmen tuaj, shkoni ne nje azil. Kjo keshille e urte e dhene nga profesori i vetem i dashurise ne bote, Leo Buscaglia, na kujton se heret a vone te gjithe do te plakemi. Nese do te jemi me fat, do te kemi perreth niper e mbesa. Ne te kundert, jemi te destinuar te pleqerojme me te moshuar te tjere, te braktisur nga familja e fati. Por, ne fakt, sa te moshuar te tille ka ne Shqiperi? Rreth 300 persona. Ne fakt, te dhenat tregojne se numri i te moshuarve te braktisur eshte me i madh, por deri tani 300 vete kane pasur mundesi te strehohen neper azile.
Aktualisht ne vendin tone, ne ndihme te te moshuarve te braktisur dhe ne nevoje funksionojne 5 shtepi te moshuarish ne Shkoder, Fier, Gjirokaster, Kavaje, Tirane. Ndersa qendra polivalente funksionojne ne Sarande dhe Kamze. Kapaciteti strehues per keto qendra eshte 300 persona. Sipas Sherbimit Shteteror Social, gjate 6-mujorit te pare ne 5 shtepite e te moshuarve jane trajtuar 251 te moshuar, ndersa ne dy qendrat jane trajtuar 62 te moshuar. Tashme roli kryesor i Sherbimit Shteteror Social eshte te inspektoje per zbatimin e standardeve ne ofrimin e sherbimeve te kesaj moshe dhe permbajtjes se parimit te respektimit te te drejtave. Nga raportet e ndryshme te SHSSH-se ka dale se me fondet e vena ne dispozicion, rezulton te kete permiresim te ndjeshem te kushteve.
[u]Kriteret per t“u bere banor i nje azili
Kerkese me shkrim nga vete personi ose familja, te aferm te tij apo administratori i njesise ku banon, me miratimin e personit te moshuar
Certifikate e gjendjes civile personale me dy fotografi
Certifikate e gjendjes familjare
Raport mjekesor qe percakton gjendjen shendetesore te personit te moshuar
Vertetim nga sigurimet shoqerore, nese perfiton pension pleqerie apo ndonje lloj pensioni
Vertetim nga administratori i njesise se ndihmes dhe i perkujdesit shoqeror per gjendjen social-ekonomike te personit te moshuar
Kopje e vendimit te keshillit bashkiak ose i komunes per vendosjen e te moshuarit ne institucionet e perkujdesit shoqeror
Faqja 1 prej 1
shtepia e te moshuarve
Shpėrndaje kėtė diskutim:
Faqja 1 prej 1

Ndihmė

Shumė-citime








