Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Osman Xhatufa - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Osman Xhatufa muzikant, kritik muzike Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

  • venali kavaje
  • Grupi: Admin
  • Postime: 6.664
  • Regjistruar mė : 12-prill 04
  • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
  • Location:Republika Kavaje
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 13 shtator 2007 - 12:30 MD

    Osman Xhatufa, muzikant, kritik arti

    Disa botime

    - Rreshqitja (portamenti) ne kenget popullore shqiptare. Publikuar ne “Kultura popullore” (1.2.2002)

    - Ramadan Sokoli - Jeta dhe vepra
    0

    #2 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 13 shtator 2007 - 12:31 MD

    .....

    Shkarko Skedarin/ėt


    0

    #3 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 13 shtator 2007 - 12:32 MD

    Kritikė Kėngėt, vallet dhe muzika popullore nė festivalin folklorik 2000 Gjirokastra e parė ndryshe

    Nga Osman Xhatufa

    Sa mė thellė tė futesh nė krijimtarinė artistike tė njė populli, aq mė i mahnitur do tė mbetesh dhe do ta ndiesh veten se je nė njė minierė tė pashtershme me diamante tė ēmueshme. Pikėrisht kėtė ndiesi pėrjetuam edhe nė Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės. Duke parė me kujdes synimet dhe prirjet sunduese qė karakterizuan kėtė festival, mund tė bėjmė disa pohime. Kėtu morėn pjesė grupe foklorike jo vetėm nga territori i Republikės sė Shqipėrisė, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe shqiptarėt e Amerikės, ēka dėshmoi vazhdimėsinė hapėsinore tė kulturės kombėtare. Zhvillimet e pėrbashkėta, pėrhapja e gjerė e motiveve tė lashta, duke filluar nga kėngėt apo vallet ritualistike etj., tregon mė sė miri njėsinė e burimit tė tyre etnik. Krijimtaria artistike e popullit tonė e dėshmoi veten si njė sistem vlerash e variantesh tė ndryshme me njė bazė strukturore tė qėndrueshme. Nė kėtė festival erdhėn kėngė ritualistike me subjekt tė ndryshėm si "Rituali i verės", Dibėr; "Llazoret", Korēė; "Rituali i bletės", Mali i Zi. Krahas tyre e nė njė plan tepėr tė kufizuar u shfaqėn edhe kėngė rituale tė punės, Mali i Zi. Kėto kėngė, tė kėnduara nė grup, shquheshin jo vetėm pėr melodinė e tyre tepėr tė thjeshtė, pėr veglat e punės si shati, kosa qė mbanin nė duar kėngėtarėt dhe lėvizjet qė ata bėnin me kėto vegla, tė shoqėruara me kėngė, jepnin elemente fillestare tė valleve ritualistike. Aspekt tjetėr ishte se festivali u karakterizua nga njė prirje e gjerė tipologjike, gjinore, zhanresh e mjetesh, zėrash interpretuesish dhe ekzekutuesish nga mė tė ndryshmit, duke dėshmuar qartė se folklori shqiptar bėn njė jetė tė gjallė edhe nė ditėt tona. Njė gjė shumė pozitive, nė kėtė festival, ishte prirja e grupeve pėr tė sjellė edhe ato vlera tė fondit tė vjetėr kulturor, qė pėr arsye ideologjike nuk u lejuan tė shfaqeshin mė parė si p.sh., kėngėt me temė fetare: "Shna Prendi", Kurbin, "Ilahi bektashian",Bulqizė. Por munguan kėngėt epike legjendare tė Ciklit tė Kreshnikėve tė me lahutė. Tepėr tė rralla qenė kėngėt epike, krijime tė mėvonshme si legjenda e "Gumenicės", e "Qyqes", Vlorė; "Trimėresha e Kurbinit", Kurbin. Nė kėngėt historike u konstatua jo vetėm riaktivizimi i fondit tė hershėm, por edhe evokimi i tyre me krijime tė reja, tė mėvonshme. Nga pikėpamja e pėrpjestimeve gjinore mund tė themi se skena e kėtij festivali u sundua nga lirika dhe vallja popullore. Lirika u paraqit nė tė gjitha format e saj, qė nga kėngėt e djepit, vajtimit e deri te kėngėt e ritualit tė dasmės. Tematika e kėngėve tė ritualit tė dasmės ishte tepėr e pasur si nga forma ashtu edhe nga pėrmbajtja. Nė to i kėndohej nuses, dhėndrit, bukurisė sė tyre fizike si dhe krushqve. Kėngėt e kėtij rituali u paraqitėn jo vetėm si kėngė, por edhe si valle tė kėnduara. U vu re prirja pėr ta sjellė ritualin e dasmės sa mė tė plotė, origjinal dhe burimor. Vlen tė pėrmendet rituali i dasmės gjirokastrite. Ky ritual i realizuar dhe interpretuar me mjeshtėri nga grupi polifonik i Gjirokastrės i dha atmosferė festive tepėr tė gėzueshme kėtij ceremoniali. Nė kėtė festival u vu re njė pėrmbysje e dukshme midis folklorit tradicional dhe atij tė ri. Nė festivalet e mėparshme kėngėt e folklorit stimuloheshin dhe pėrshkoheshin nga fryma ideologjike e asaj kohe, gjoja "nė emėr tė zhvillimit tė kulturės popullore" nė dėm tė vlerave tė hershme tė saj. Ndėrsa nė kėtė festival kėngėt e folklorit tė ri ishin tepėr tė pasura si nga forma edhe nga pėrmbajtja. Dy ishin temat kryesore qė pėrshkonin nė pėrgjithėsi kėngėt e folklorit tė ri nė kėtė festival: 1. Tema e emigracionit (kurbetit); 2. Tema e bashkimit dhe e vėllazėrimit tė kombit. Emigrimi i shqiptarėve nė mėnyrė masive, nė kėtė periudhė tė vėshtirė tranzicioni, largimi i tyre nga atdheu ka nxitur fantazinė e rapsodėve nė shumė kėngė tė tilla si, "Mora rrugėn pėr kurbet", Lushnjė, "Do halle qė i ka jeta",Krujė; "Ani Rushe Rexhėn kush ma ka pa", Tropojė, "Dallgė deti", Vlorė. Festivali ishte njė akt i madh emancipimi e shkėputjeje nga politika. Nė qoftė se politika e ka pėrēarė kėtė popull, shumica e kėngėve popullore qė u kėnduan nė kėtė festival sillnin mesazhe paqeje, bashkimi e vėllazėrimi: "Dasma e madhe e pajtimit", Shkodėr, "Tė mos vrasim kokėn tonė", Tepelenė. Nė vargjet e kėngės me titull "Ara mban farėn e saj" jepet ky mesazh: "Flasin burrat e zakonit/ i flet oxhaku oxhakut/ Flasin pėr plagėt e kombit/ Flasin pėr pajtim tė gjakut / i flet more, i flet/ i flet, o do t'i flasė/ Ēfarė ilaēi duhet gjetur/ Qė vėllau vėllanė mos vrasė". Kjo kėngė, qė u kėndua dhe u interpretua me njė mjeshtėri tė lartė artistike nga kėngėtari Petrit Metushi pati duartrokitje tė vazhdueshme nga spektatorėt. Nė kėtė festival pati njė gėrshetim midis elementit tė vjetėr me atė tė ri, si kalim stafete nga njė brez te tjetri. Kjo gjė u duk sidomos te "Vallja e brezave", Maqedoni, si dhe te vallet e kėnduara, "Burinja shterrim s'do ketė", ekzekutuar nga grupi i fėmijėve tė Vranishtit, Vlorė, si dhe vallja tjetėr "Vajti plaka nė mulli" ekzekutuar nga grupi i fėmijėve tė Poliēanit. Nė muzikėn instrumentale u vu re qė krahas instrumenteve tė tillė si fyelli, ēiftelia, dajrja, gajdja, zumarja etj., qė nė disa raste u paraqitėn si vegla solistike me reprertorin e tyre karakteristik dhe nė disa raste si shoqėruese kėngėsh e vallesh. Njė vend tė rėndėsishėm zinin orkestrinat popullore. Kėto orkestrina pėrbėheshin nga instrumentet mė karakteristike tė krahinės si pipėz, zumare, lahutė, bilbil, fyell, ēifteli, sharki, dajre e lodėr - kjo pėr zonėn e Shqipėrisė sė Veriut. Ndėrsa orkestrinat popullore tė Shqipėrisė sė Mesme dhe nė pėrgjithėsi ato tė Jugut pėrbėheshin nga instrumente tė fabrikuara si violina, llahuta, klarineta, fizarmonika dhe dajrja. Kėto orkestrina tashmė janė tė konsoliduara me njė repertor tepėr tė pasur e tė larmishėm dhe mbajnė gjallė aktivitetet artistike tė krahinės apo rrethit tė tyre. Siē u vu re, tė gjitha kėto orkestrina e kanė pasuruar sė tepėrmi repertorin e muzikės sonė instrumentale, qofshin kėto kaba apo pjesė tė ndryshme orkestrale. Ndryshe nga festivalet e mėparshme, ku ēdo rreth paraqitej mė vete, me programin folklorik tė krahinės sė tij, ky festival pati njė platformė tė re organizative. Nė kėtė festival morėn pjesė 12 prefekturat e vendit dhe brenda ēdo prefekture pėrfshihej edhe programi i rretheve qė bėnin pjesė nė secilėn prefekturė. Kjo mėnyrė organizative konkurrimi pati njė anė pozitive se eleminonte nė njėfarė mase monotoninė e rretheve kufitare, duke sjellė ato vlera autentike tė arrira sa mė mirė artistikisht, por njėkohėsisht kufizonte dhe nuk i jepte mundėsi hapėsinore rretheve qė tė paraqisnin mė gjerėsisht krijimtarinė folklorike tė krahinės sė tyre. Krahas kėtyre vlerave, nė kėtė festival nuk ishte nė nivelin e duhur disiplina artistike e organizative. Nė shumicėn e rasteve prefekturat (me ndonjė pėrjashtim) e kalonin afatin kohor tė programit qė ishte vendosur nga komiteti drejtues i kėtij festivali. Nga 30-40 minuta qė duhet tė jepte ēdo prefekturė, programet e tyre kalonin orėn aq mė tepėr, kur ēdo natė konkurronin katėr prefektura. Kjo gjė sillte monotoni. Nė ato prefektura ku grupet pėrzgjedhėse pėrbėheshin nga studiues e specialistė tė mirėfilltė, repertori i tyre ishte mė burimor dhe mė i kontrolluar. Pati gjithashtu krijime vallesh tė tilla qė dilnin jashtė kornizės sė krijimtarisė folklorike si p.sh., Vallja me motive tė Tiranės, Vallja e zileve (Durrės), Vallja e ngjalės (Fier), Vallja e fshatit Lin, (Korēė) si dhe Vallja e peshkatarit (Ulqin): kėto nuk ishte gjė tjetėr veēse tablo koreografike. Duhet theksuar se pavarėsisht nga ndonjė e metė qė u vu re, e veēanta e kėtij festivali ishte se nuk pati pėrsėritje stilesh apo zhanresh tė gjinive tė ndryshme. Ēdo prefekturė apo grup folklorik brenda prefekturės kishte bėrė pėrpjekje serioze qė tė sillte nė kėtė festival interpretuesit dhe ekzekutuesit mė tė mirė tė kėngės, muzikės dhe valles popullore.
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim