Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Rrethi I Kavajes Natyra, Gjelberimi, Bregdeti - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

  • 2 Faqe +
  • 1
  • 2
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Rrethi I Kavajes Natyra, Gjelberimi, Bregdeti Vlerėso diskutimin: -----

#11 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

  • Admin
  • Grupi: Admin
  • Postime: 10.801
  • Regjistruar mė : 10-prill 04
  • Location:Italia
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.465
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 25 gusht 2009 - 12:58 MD

    Spilleja, grishja miqėsore e plazhit tė kristaltė

    Ylli XHAFERRI

    Nė tė djathtė tė superstradės Kavajė-Rrogozhinė, nė Kryeluz, kthen rruga pėr nė Plazhin e bukur tė Spillesė. Ėshtė njė rrugė e re prej 15 km, dhuratė e qeverisė demokratike pėr popullsinė e zonės dhe pushuesit e shumtė qė gjatė verės vijnė nga Korēa, Elbasani, Berati, Kuēova, Peqini, Kavaja, Rrogozhina dhe rrethinat, pėr tė shijuar resurset kurative, ujin e kristaltė, rėrėn e bardhė, rrezet e diellit me perėndimet e tij magjapėse, pyllnajėn e pishave qė grishin pėr freskim, karkalecin e rrallė, peshkun e freskėt, produktet bujqėsore bio, shėrbimin e komunitetit vendas qė nė katėrvjeēarin e fundit po shkon drejtė cilėsisė. Rruga kalon pėrmes fushės, e cila dėshmon pamjen e bukur tė duarve tė punės. Nėpėr tė sheh bujqit punėtorė tė zonės qė kryejnė veprimtaritė e stinės. Syri tė rrok pemtore tė shumta mollėsh, pjeshkėsh, vreshtash, kaisijash, ullishtash tė reja, kumbullash, jonxhishte qė presin kosėn, misėrishte tė shėndetshme, tufa lopėsh, grunore tė korrura, shalqinj e pjepra, kope qingjash dhe kecėrash, zarzavate, agregate bujqėsore nė valėn e punės. Kėshtu, hymė nė Luzin e Vogėl, qė shtrihet mikėpritės nė tė dy anėt e rrugės, ku ka trotuare dhe ndriēim. Ishte ditė pazari, tė gjitha produktet bujqėsore tė stinės dhe mallrave industriale qė vinin prej metropoleve tė botės tregtoheshin aty. Edhe qumėsht dallėndysheje gjeje. Si vegim i largėt mė erdhėn nė mend vitet kur vajzat e Luzit nuk gjenin njė moline, njė metėr kambrik, njė ēikrik penjėsh me ngjyra pėr tė qepur e qėndisur nė gjergjef pajėn e bukur. Kurse tanimė nė treg lulėzonin tė gjitha larushitė e ngjyrave tė ylberit. Luzi ėshtė krejtėsisht me ndėrtime tė reja, vila njė, dy dhe tre katėshe. Ishte kthyer nė njė qytezė joshėse. Historia e tij shkon larg, nė agimet e ilirisė, ku rruga Egnatia ishte dhe autostrada e parė antike qė e lidhte me botėn, njėherazi me lindjen dhe perėndimin. Sot e kėsaj dite ruhen tė gjalla gjurmėt e saj, fragmente tė kalldrėmit dhe ura me harqe, dėshmi e civilizimit dhe qytetarisė elitare tė kėtyre travave tė lashta.
    0

    #12 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.801
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.465
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 25 gusht 2009 - 12:59 MD

    Pylli i Bedenit, njė rezervat magjik

    Nė tė djathtė tė fshatit Luz, nė kėmbėt e kodrinave onduluese tė Kryevidhit, hedh rrėnjė Pylli i Bedenit, njė rezervat magjik, ku hasen tė gjitha llojet e drurėve, shkurreve, shpezėve dhe luleve. Aty gjenden disa lloje tė pishės, blirit, selvive, madje njė nga qiparisat mė tė veēantė dhe mė tė bukur tė natyrės mesdhetare, qė krijojnė njė ekosistem tė rallė, qė vetėm veten ka nė tė gjithė zonėn fushore. Pylli i Bedenit mbetet njė oaz mikpritės, ku e verdha e gjineshtrės, vjollca e lithatave, jeshilja e vidhave, cicėrimat e bilbilave, thėllėzave dhe qukapikėve, nėn simfoninė hyjnore tė korit zukatės tė gjinkallave, krijojnė njė vendpushim magjepės, njė fidanishte tė pėrjetshme tė pemėve dekorative-zbukuruese pėr ultėsirėn fushore, ku ta ka ėnda tė kalosh njė ditė ēlodhjeje. Ky pyll i kishte shpėtuar njėherė e pėrgjithmonė sopatės dėmtore tė druvarėve tė furrave tė bukės sė kooperativės socialiste, qė kurrė nuk mundėn ta shuanin urinė, tė cilat i qepeshin kodrinave dhe maleve pėr t'i shpyllėzuar, qė pastaj errozioni tė bėnte hatanė e toka tė mbetej gėrranė dhe djerrishtė e zhveshur nga bimėsia. Ai pyll sot zgjatet si qerpikė tė hijshėm natyrės sė bukur tė krahinės.

    Rruga ngjitej kodrinave tė buta tė Kryevidhit, toponim qė e merr emrin nga drurėt freskndjellės tė vidhit, bohēet e tė cilėve ngjajnė prej sė largu me foleza dallandyshesh, gargujsh dhe bilbilash, tė cilėt kėndojnė live koncertin e tyre lirik. Ngado kodrina lakore, pjellore dhe tė begata. Syri has nė shtėpi tė reja, kopėshte, pemė, ullishta, njerėz qė punojnė, ndėrsa nė tė thelluarat e luginave, si djersė e kthjellėt shndrisin ujėmbledhėsit pėr vaditje. Ajo qė tė bėn pėrshtypje nė kėtė udhėtim tė kėndshėm, ėshtė fakti se ngado sheh ndėrtime tė reja, diku njė shtėpi, mė tej njė lokal, mė larg njė stallė, ēka flet se banorėt e zonės janė tė lidhur pazgjidhshmėrisht me vendlindjen, prej sė cilės nuk mendojnė tė largohen kurrė. Ajo ėshtė djepi dhe varri i tyre, gjyshstėrgjyshėrve, nipėrve dhe mbesave. Aty ėshtė pėrjetėsia, gjallimi, aty do tė shtohen, bėhen lagje, fshat, krahinė. Duket qė fėmijėt emigrantė janė kthyer pranė vatrave si zogjtė shtegtarė, me djersėn e tyre tė ndershme dhe kursimet e fituara, bėjnė tė gjallojė Kryevidhi i ri, qė nė socializėm ishte vend internimi dhe vuajtjeje, ku tė plaste buza pėr njė pikė ujė, tė kėrcisnin dhėmbėt nga kokėrrizat e pluhuri qė ngrihej duman nga qerret e kooperativės, zhyteshe e mbyteshe nė baltovinė dhe lluc. Rruga e re herė ngjitet dhe herė zbret si njė balerinė elegante, ajo ka qenė ėndėrr e brezave tė krahinės, kurse tanimė njė realitet i prekshėm, shėrbyes, lehtėsues pėr jetėn, biznesin dhe turizmin. Teksa makina ecėn shpejt, nėpėr kthesat e ėmbla tė rrugės, pėrpiqesha tė dalloja siluetėn e mikut tim, shkrimtarit Halit Shamata, qė vite mė parė kishte punuar si mėsues nė kėtė zonė arsimdashėse, teksa kthehej netėve me erė e shi, pas shkollės sė natės, pėr nė familjen e tij nė Kavajė. Por ajo kohė kishte mbetur njėherė e pėrgjithmonė pas, si njė ėndėrr e keqe.
    0

    #13 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.801
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.465
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 25 gusht 2009 - 12:59 MD

    Turizėm familjar, i denjė pėr t'u ballafaquar me tė ardhmen

    Zbritėm drejt fshatit Greth. Deti u shfaq befasisht. Njė e kaltėr magjepėse, njė blu mrekullie, njė pasthirmė kėnaqėsie qė dilte vetiu nga goja e ēdo kalimtari. S'ngopesha sė pari detin, mbi shpinėn e tij tė valėzuar kishte shumė anije. Vetiu mė erdhėn nė gojė vargjet e kėngės ulqinake "Kapidani" Kėndova nėn buzė: "Ti o det, det i gjėrė / shumė vaporra shkojnė mbi ty / ti je i madh e i duron / se ke tagėr me i pėrpi..." Por, tjetėr gjė mė thonin ato anije dhe tragete qė shkonin drejt Portit tė Durrėsit, ato ishin argumenti real kundėrshtues se, kriza ekonomike qė ēirrej e pėrlotej me lot krokodili opozita e majtė, nuk ishte e vėrtetė, se vendi jepte e merrte, zhvillohej e pėrparohej, se fuqia blerėse e shqiptarėve nuk kishte rėnė. Kėshtu qė, kriza ishte mentale, dėshirė emocionale e opozitės sė humbėsit tė madh Rama, qė kishte marrė furēėn e zezė pėr tė nxirė para botės faqen e bardhė tė vendit tė vet. Po kaloja mespėrmes Grethit. Njė emėrtim historik qė flet. Vend grethėsh, grerėzash dhe marrlonjsh tė helmėt. Thatishtė, ku prodhimet bujqėsore i thanin dhe rrezet e hėnės, kurse tanimė gjelbėruar, lulėzuar, mrekulluar, nga dėshira e njerėzve tė saj tė mirė pėr pėrparim e mbrothėsi qė e donin punėn dhe tokėn e tė parėve. Nė dy anėt e rrugės vila dykatėshe, parcela tė pėrpunuara sipas agroteknikės moderne, lokale, ferma, hotele, turizėm familjar, i denjė pėr t'u ballafaquar me tė ardhmen, turizmin nė rajon dhe mė gjėrė. Nė Greth kishte qenė njė nga kishat mė tė vjetra tė krahinės, por qė lufta kundėr fesė dhe zakoneve prapanike, urrejtja e komunizmit ndaj traditave tė vjetra elitare kombėtare e kishte kthyer nė stallė qeshė. Mbi ikonat dhe vizatimet murale tė Shpatarakut, Selenicasit, etj., ishin mbėshtetur barbarisht parmendat dhe zgjedhat.

    Kėshtu arritėm nė Spille, njė rrugė qė gjatė 8 vjetėve tė qeverisjes socialiste e bėje pėr njė orė e gjysėm, kurse tani pėr 15 minuta. Krahasimi i shifrave nuk ka nevojė pėr komente, mė tha Kryetari i Komunės sė Kryevidhit, Ben Ajdini, i cili plot emocion mė fliste edhe pėr projektet e shumta qė kishte nė zhvillim. Meraku i tij ishte shtimi i numrit tė bizneseve, nga mblidhte taksa e tatime, me tė cilėt po ia shndėrronte pamjen vendit.
    0

    #14 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.801
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.465
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 25 gusht 2009 - 01:00 MD

    Plazhi i Gurit tė Lėmutė, Plazhi i Gjeneralit dhe Faleza e Bardhorit

    Arritėm nė Spille, njė fshat i organizuar, ku dora e njerėzve tė saj dhe pushtetit vendor dukej prej sė largu. Shkolla, Qendra Shėndetėsore, rruga e gjerė, trotuaret, ndriēimi, supermarkete, hotele, vila, shtėpi druri, autobuzė, rulotė, makina tregtarėsh ambulantė, mizėri autoveturash, thuajse tė gjitha targat e rretheve tė Shqipėrisė i gjeje aty, madje mė tej akoma; tė trojeve mbarėshqiptare, Kosovės, Tetovės, Ohrit, Strugės, targa greke, italiane, gjermane, angleze, franceze, etj. Spilleja ishte gjatė verės njė Kullė e Babelit, ku fliteshin tė gjitha gjuhėt, frymėmerrnin tė gjitha kulturat, shpėrfaqeshin tė gjitha modat, orientale dhe oksidentale. Njerėz, shumė njerėz. Kryetari i Komunės, tha se gjatė tė shtunave dhe tė dielave, Spillenė dhe plazhet pėrreth saj, i vizitonin gati njė gjysmė milioni njerėz, kurse ditėve tė zakonshmė numri i tyre nuk zbriste kurrė nga njėqind mijėshi. Tė gjithė i gėzoheshin pushtetit tė diellit, rėrės sė trashė e tė errėt ndėr mė kurativet nė bregdetin e Shqipėrisė, pyllit me pisha dhe detit tė kaltėr, prodhimeve tė shijshme tė detit, karkalecit tė madh qė shok veten ka nė tė gjithė bregdetin shqiptar, aktapodėve, sepjeve, peshkut koc, levrekut, gjuhėzės, barbunit, kerrit tė rrallė, gushtakut stinor, qė serviren tė freskėta, tė sapo dalė nga rrjetat e peshkatarėve, madje duke i parė e prekur tė gjalla. Syri tė rrok njė pyll tabelash dhe reklamash grishėse, ato shėnojnė restorante, bare, kafe, disko, hotele, lokale shėrbimesh, sallone bukurie, berberhana, rropaqepėsi, me emra joshės si: "Sara", "Niku", "Albatros", "Tirana", "Miqtė", "Kavaja", "Tre vėllezėrit", "Spilleja", "Elbasani", "Varka e vjetėr", "Peshku", "Berati", etj. Ndalėm nė Bar-restorant "Andi", lokalin e djalit tė mikut tim Hajrulla Xeka. Shokė rruge kisha akademikun, Beqir Meta dhe kolegun tim, Ramazan Mema. Nė atė shtėpizė druri kishte shumė mikėpritje, pastėrti, cilėsi gatimi, servirje tė prodhimeve tė detit, verėn e qilarit tė tij, deri vajin e florinjtė tė ullishtės sė re, pėr tė cilėt nuk reshte sė falenderuari qeverinė demokratike, e cila kishte dhėnė grante pėr vreshtarinė, ullishtat, kumbullnajat, jo vetėm pėr tė, por pėr tė gjithė bashkėkrahinorėt e tij, qė e kishin dhjetėfishuar cilėsinė e jetesės sė tyre dhe natyrės.

    Spilleja ka njė shtrirje miqėsore, familjare. Shtėpitė, parcelat e mbjella, brezi me pisha, hapėsira e rėrės dhe deti i kaltėr, thellėsisht i kaltėr. Spilleja pėrbėn mesin e artė tė njė gjeografie plazhesh tė rrallė turistikė. Nė tė majtė, Plazhi i Gurit tė Lėmutė, Plazhi i Gjeneralit dhe Faleza e Bardhorit, Kepi i Lagjit, kurse nė tė djathtė Grethi, Bashtova me Grykėderdhjen e Shkumbinit. Janė gati nga 10 km plazh, nė tė majtė dhe tė djathtė, qė pėrbėjnė njė vijė detare prej afro 20 km, ku bien nė sy tre ngjyra tė theksuara, bluja e detit, e bardha e rėrės dhe e gjelbėrta e pishave, ēka pėrbėjnė edhe trininė e shenjtė tė zonės. Vendi i bukur nuk tė lė njė ēast qetie, tė lėviz trup e shpirt, dėshira pėr ta shijuar kėtė bregdet magjepės nuk tė hiqet nga mendja...

    Mora rrugėn drejt Gurit tė Lėmutė. Aty deti nanurit paqėsisht valėn nė kėmbėt e kodrinės sė gjelbėr, ndėrsa njė rresht shkėmbinjsh hyjnė thellė nė det, duke u kthyer nė barriera ku dallgėt thėrmohen nė mijėra rruzare si smeralde. Kompleksi i shtėpive tė pushimit i ngjitet kodrinės, duke krijuar njė shkallėzim arkitekturorė tė denjė pėr natyrėn dhe syrin, relievin dhe perspektivėn. Rėra e zezė shėndrit si tė ishte e pėrbėrė me copra smeraldesh dhe diamantesh, duket sikur ua bėn me sy pushesve tė shumtė dhe gėzimit tė tyre. Rrezet e diellit pėrthyhen nėpėr to, duke krijuar njė lojė tė shndritshme me valėt qė kapėrthehen gėrshet me njėra-tjetrėn. Plazhi ėshtė nė pikun e tij, dikush zhytet nga shkėmbinjtė, njė tjetėr gjuan pėr peshk, dikush kėrkon oktapodė nėpėr thepat e shkėmbinjve, kurse fėmijėt e vegjėl ngrenė e shprishin papushim kėshtjella ėndrrash. Tek Guri i Lėmutė natyra, deti, njeriu, shkrihen organikisht nė njė paqe hyjnore, tė denjė pėr Kopėshtin e Edenit.
    0

    #15 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.801
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.465
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 25 gusht 2009 - 01:00 MD

    Rrėfenja e krahinės pėr Plazhin e Gjeneralit

    Lamė pas brezin e gjerė tė rėrės dhe hymė nė njė breg shkėmbor. Gurė e zhurishtėz, guacka tė shumėllojshme, kuaj deti, kėrmij, yje, leshterikė, toptha shkume, shtrat argjile. Uji i detit ėshtė i kristaltė, me ngjyrė blu tė thellė, kurse plazhi zallor pėrngjan si mozaik nga zajet shumėngjyrėshe, ndėrsa vallėzimi i leshterikėve mbi valėt detare shpalos njė kolorit tė blertė me aromime tė kėndshme tė bimėsisė mesdhetare tė brigjeve. Aty takova mikun tim, skulptorin Fitim Sula, duke pėrzgjedhur e mbledhur guralecė pėr mozaikė, ndėrsa biri i tij, Arneni, kishte mbledhur njė pirg argjile tė njomė pėr tė atin. S'kishte mė bukur se kaq. Kėshtu arritėm tek Plazhi i Gjeneralit. Rrėfenja e krahinės fliste pėr njė gjeneral italian, qė diku nga vitet '30 kishte pushuar aty, duke ngritur njė kamp fushimi tė njė lloji tė veēantė, ushtarako-turistik. Ai madje e kishte pagėzuar dhe graduar madhėshtisht kėtė perlė tė bregdetit. Tashmė ai kėnd i fshehur nuk ėshtė mė i virgjėr si atėherė, ėshtė kthyer nė njė plazh publik, ku njerėzit shijojnė mrekullinė e rrallė. Gjiri ka njė vijė lineare gjatėsore prej 500 m, gjerėsi 50 m, sipėrfaqe prej mė se 2 ha. Rėra e pastėr, kristal, kurse qetėsia absolute. Plazhi ka formėn e njė patkoi dhe rrethohet nga kodrina lakore me lartėsi deri 100 m tė gjelbėruara pėrjetėsisht nga dafina, shqopa, marsina, puqlla dhe mareja. Vilat harmonizohen ėmbėlsisht me peizazhin, duke krijuar njė ambjent joshės, grishės dhe tė freskėt. Nė ujėrat e kthjellta gjendet breshka e detit (Caretta carettta), e cila nė kohėn e shumėzimit del nė breg pėr tė lėshuar vezėt, tė cilat sapo ēelin braktisen nga tė vegjėlit qė sulen drejt ujit. Ky spektakėl ndiqet me dylbi nga turistė tė shumtė. Kjo breshkė ėshtė e rrallė, madje prej kohėsh ėshtė futur nė librin e kuq, duke u cilėsuar si e rrezikuar nė shkallė mesdhetare... Po tė vazhdosh nė kėmbė, shkėmbinjtė bėhen tė thepsur, gati-gati tė pakalueshėm. Mė tej, ėshtė Faleza e Bardhorit, vendi i Parthinėve, Bardhinėve, Bardhorėve, Bardhorit, ku ende ruhen muret e trashė tė Kalasė sė Turrės. Faleza e Bardhorit ėshtė njė falezė interesante e gjallė, krejt vertikale, 15-20 m e lartė dhe mbi 150 m e gjatė. Kurse tej nė horizontet e kaltra, feks si inxhi Plazhi i Carrinės me shkurrishtet erėmirė tė dafinės. Areali i Dafinės kėtu ėshtė unikal, por i rrezikuar nga tranzicioni i gjatė dhe troshitės. Makrotoponimet Spille dhe Carrinė, janė me prejardhje nga pushtimet sllave diku nga vitet 650-1350. Carrinė nė sllavisht do tė thotė doganė, prania e njė skele detare ruhet edhe sot e kėsaj dite pranė Pėrroit tė Forzilogut. Nė kėtė vend, te Kodra e Kishės, ėshtė gjetur njė kėmbanė e vitit 1465. Kėto toponime tė huaja duhen ndryshuar me fjalė shqipe, pasi rolin e gozhdės sė Nastradinit nuk kishin mundur ta bėnin kurrė. Nisma e Qeverisė "Berisha", pėr tė zėvendėsuar emėrtimet sllave tė disa vendeve me origjinėn e tyre ilire, ėshtė njė detyrim, njė shprehje e sė vėrtetės, njė katarsis i toponomastikės shqiptare qė nuk mund tė tolerohet mė...
    0

    #16 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.801
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.465
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 25 gusht 2009 - 01:00 MD

    Bashtovė, njė histori qė nis nga dera e feudit arbėresh tė Matrėngajve

    Tė nesėrmen mora kahun tjetėr, bregun drejt derdhjes sė lumit Shkumbin. Brezi i pyjeve me pisha sikur vraponte gėzueshėm krah nesh, kurse rėra e pastėr me ngjyrė gri tė hapėt nė bezhė, grishte tė shtriheshe nė tė, pėr tė fituar nxehtėsinė kurative. Diku ishte stacionuar njė rulot i bukur, me tenda vezulluese hapur. U afruam, ishte njė ēift me dy fėmijė tė mitur. Burri na pėrshėndeti shqip, kurse gruaja e qeshur nuk foli. Ishte franceze, martuar me njė djalė Spilleas. Kishte lėnė plazhet e Francės pėr tė pushuar nė vendlindjen e burrit. Mė bėnė pėrshtypje, kaēurrelat e saj tė verdha, herė mė dukej si Kozeta, herė si Gėrshetėza e Gjolit, ndėrsa fėmijėt nuk linin njeri pa pėrshėndetur nė shqip "mirėdita", "mirėmėngjes" e gugitnin si pėllumba. U ndjeva mirė pranė atij ēifti, djalit shqiptar, qė gruan dhe fėmijėt i sillte ēdo vit nė vendlindjen e dashur pėr t'i bėrė pjesė tė dheut qė kurrė nuk mund ta tjetėrsonte. Vazhduam mė tej, ku ishte njė grup pushuesish qė mė trishtoi. Pėrbėhej nga vajza dhe gra tė veshura fund e majė me rroba tė gjata. Nuk i shkonte atij vendi ajo veshje. Linte njė shije tė hidhur. Trupi i bukur njerėzor fshehur nga syri i natyrės dhe njerėzve, nga syri i ngrohtė i diellit. Ato hynė e dolėn shpejt nė ujė, pas lanė gjurmėt, tė cilat valėt sikur nxituan pėr t'i fshirė. Kalova nė heshtje bri tyre...Humori mė mori arratinė...Kjo ėshtė Shqipėria jonė.

    Nė tė djathtė deti i pafundmė, kurse nė tė majtė dukej fshati piktoresk i Bashtovės, me njė histori qė nis nga dera e feudit arbėresh tė Matrėngajve, pėr tė cilin flasin kronikat e shekullit tė XV. Mes fushės shquhet silueta e njė kalaje. Kalaja e Bashtovės ngrihet madhėshtore si njė relikė epike. Njė kala fushore e veēantė, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe krejt Ballkanin. Aty ndodhen pranė e pranė turizmi dhe historia, relaksi dhe lavdia, antikja dhe modernja. Kalaja ka njė planimetri katėrkėndėshe me nga njė kullė tė rrumbullakėt nė tė katėr skajet, e midis tyre njė karakoll drejtkėndėsh. Muret kanė sipėr tyre bedena qė janė tė pėrforcuara pėr njė mbrojtje tė dyfishtė me frėngji. Ajo ka tre hyrje, ndėrsa brenda saj ndodheshin ndėrtesa banimi, depo ushqimesh e municionesh. Kullat e skajeve ndahen nė pesė kate mbrojtjeje, ndėrsa kullat e tjera nė dy kate. Ajo ka qenė e rrethuar me ujė nga tė gjitha anėt, gjendja fizike e saj ėshtė e mirė. Nė tė ka qenė skela e drithit qė pėrmendet nė dokumentat historike tė shekullit tė XIV. Sot aty zhvillohet, ēdo vit nga Komuna e Gosės, njė panair promovues dhe krijues, arti dhe historie, produktesh bujqėsore dhe blegtorale, grupesh folklorike dhe veshjesh popullore... Lamė pas kalanė pėr tė shkuar drejt grykėderdhjes sė Shkumbinit. Matanė tij shtrihej Plazhi i Divjakės, njė nga mrekullitė e tjera tė bregdetit tonė.
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    • 2 Faqe +
    • 1
    • 2
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim