Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Si lindi dashuria midis Myrvete Pezės dhe Kajo Karafilit - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

  • 2 Faqe +
  • 1
  • 2
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Si lindi dashuria midis Myrvete Pezės dhe Kajo Karafilit Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

  • Admin
  • Grupi: Admin
  • Postime: 10.518
  • Regjistruar mė : 10-prill 04
  • Location:Italia
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.427
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 29 shtator 2007 - 02:35 MD

    Dy antifashistė tė dashuruar, njė ditė tė egėr dimri tė vitit 1942.

    Afrim imaj/ XHELADIN ĒELMETA

    Njė lidhje e ndėrprerė nė fillesat e saj dhe kurorėzimi i fejesės nė flakėt e luftės. Njė epilog tragjik si te “Romeo dhe Zhuljeta”.Pėr herė tė parė hidhet dritė mbi njė histori tė panjohur tė viteve tė luftės qė ka pėr protagonistė dy nga emrat e njohur tė lėvizjes antifashiste, Myrvete Peza dhe Kajo Karafili. Gazeta “Panorama” sjell nė rrėfimin e veteranit 90-vjeēar, Sali Verdha historinė e dashurisė midis tė bijės sė Shyqyri Pezės, vėllait tė komandantit tė ēetės sė parė antifashiste dhe njėrit prej luftėtarėve tė njohur tė orėve tė para tė lėvizjes kundėr pushtuesit. Nėpėrmjet kujtimeve tė tij zbardhet njė nga ngjarjet e shumėpėrfolura tė periudhės sė luftės e mbuluar nga harresa e viteve dhe denatyrimi ideologjik qė i bėri propaganda komuniste e kohės. Shyqyri Peza, njė njeri me mjaft reputacion nė zonėn e Pezės pėr kohėn qė jetoi, njihej si njė individualitet “ekselent”, me prirje tė dukshme tolerance politike dhe mirėkuptimi, me vetėpėrmbajtje, menēuri e maturi. Raportet e tij me tė vėllain mė tė vogėl nė moshė, Myslimin qė shpejt do tė mblidhte rreth vetes anėtarėt e ēetės sė vogėl, por me njė veprimtari tė jashtėzakonshme antifashiste, si dhe me tė riun nga Pogradeci qė do tė bėhej dhėndėr i familjes Peza, vijnė tani pas 65 vjetėsh pėrtej barrierave tė hershme nga njė prej miqve dhe bashkėpunėtorėve tė afėrt tė tyre. Mė shumė se kaq, kujtimet e Sali Verdhės janė dėshmi e njė protagonisti qė ka ndjekur nga afėr pjesėn mė thelbėsore tė jetės sė njė familjeje, tė njė “dere tė madhe” e tė njohur jo vetėm nė zonėn e Pezės e tė Tiranės. Pėrtej kufizimeve tė imponuara nga ideologjia komuniste, ish- bashkėluftėtari dhe miku i familjes Peza, risjell tė plotė historinė e veēantė tė kėsaj lidhjeje dashurie dhe ato qė ndodhėn nė familjen e madhe pezake tė Myslim Pezės, njeriut qė mori guximin dhe nismėn pėr krijimin e ēetės sė parė antifashiste jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Ballkan e Evropė. Nė kujtimet e veteranit Verdha zbardhen rrethanat nė tė cilat u njoh vajza e Shyqyriut, vėllait tė madh tė Heroit tė Popullit, Myslym Peza me tė riun “rebel” pogradecar. Realiteti pėr fejesėn e ēiftit, pėrtej klisheve tė propagandės sė kohės qė i promovoi si dy nga heronjtė e luftės, por asnjėherė nuk foli pėr dashurinė e tyre. Si rrodhėn ngjarjet nga momenti i njohjes sė dy bashkėluftėtarėve qė i dhanė fjalėn njėrit-tjetrit deri te fundi tragjik i dashurisė, nė terrenin e ashpėr tė njė fshati tė thellė tė Kavajės tė quajtur Lis-Patrosė. Pse hezitoi Shyqyri Peza, babai i Myrvetes, pėr ta kurorėzuar kėtė fejesė dhe si e izoloi tė bijėn disa ditė pėr mos t’u takuar me tė dashurin. Tundimi i Shyqyri Pezės pėrballė kėmbėnguljes sė tė vėllait, Myslimit dhe pėrpjekjet pėr ta shkėputur kėtė lidhje tė sė bijės. Pse nuk u tha asnjėherė nga kronikanėt komunistė e vėrteta e vetėvrasjes sė vajzės sė Shyqyri Pezės dhe cilat ishin shkaqet qė edhe vetė Babė Myslimi flijimin e Myrvetes e kujtonte si njė vrasje nga pushtuesit nė front...

    Zoti Sali! Sė fundi ėshtė folur pėr njė lidhje dashurie midis dy bashkėluftėtarėve tuaj, tė njohur si dy nga antifashistėt e orėve tė para. Ēfarė mbani mend nga marrėdhėniet e Myrvete Pezės dhe Kajo Karafilit?
    Myrvete Peza dhe Kajo Karafili janė dy nga heronjtė e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Janė dy nga martirėt e ēetės sė Pezės. E vėrteta ėshtė se ata njėherazi kanė qenė edhe dy tė dashuruar. Eshtė njė dashuri e lindur nė ditėt e egra tė dimrit 1942. Njė dashuri qė fatkeqėsisht pati njė fund tragjik. Pėr shumėkėnd nga bashkėluftėtarėt e ēetės sė Pezės dhe brigadės 22 sulmuese mėnyra si u lidh dhe si pėrfundoi ėshtė e njohur. Kajo Karafili qė u gjend nė Pezė nga Pogradeci u dashurua marrėzisht me Myrveten dhe bashkėrisht vendosėn, fillimisht ilegalisht e mė vonė edhe haptazi, tė fejoheshin. Pavarėsisht mjedisit tė kohės, dashurinė e tyre e pėrshėndetėn tė gjithė...
    A u kujtohet si erdhi nė Pezė Kajo Karafilit, nga njė vend i izoluar i Pogradecit?
    “Miqėsia qė lind nė kohė tė vėshtirė ėshtė miqėsi e vėrtetė”, thotė populli. Kajo Karafili erdhi nė Pezė se ai nuk e kishte harruar kurrė Myslim Pezėn qė njohu kur ishte nė mėrgim nė Ohėr. Historia e njohjes sė tyre nė Resnjė tė Maqedonisė nė vitin 1938 pothuajse njihet nga ēdo pezak edhe sot. Janė njohur krejt rastėsisht atje nė njė kafene. Njė ditė Myslimi futet nė njė kafene, ku po luanin bixhoz ca njerėz. Kur sa ka porosit kafenė, sheh po aty afėr njė djalė tė ri nja 18-19 vjeē me emrin Karafil. Ishte njė ēunak i pjekur, mjaft energjik, syzi e flokėzi, me njė fytyrė tė gjerė. Qysh nė takimin e parė Kajo i kishte treguar Myslimit rrethanat si kishte ikur nga Shqipėria. Kajo ishte nga katundi Bllatė i Pogradecit, emrin e kishte Kajan, shkurt e thėrrisnin Kajo. Karafil nė fakt ishte emri i tė atit, por qė ai e mbante edhe si mbiemėr. Babė Myslymi ishte kujdesur pėr tė dhe e kishte strehuar nė dhomėn e tij qė kishte marrė me qira. Kaja kishte emigruar nė Maqedoni pasi kishte vrarė pėr hakmarrje Sejfulla Agėn, qė sundonte nė krahinė. Pėrkujdesja qė kishte treguar Myslimi nė mėrgim pėr tė kishin zėnė vend thellė nė zemėr. Ndaj kur u kthyen nga mėrgimi, Kajo nuk ju nda mė Myslimit. Njė ditė niset nga Pogradeci dhe vjen nė Pezė te shtėpia e tij.
    Si e prezantoi Myslim Peza te bashkėfshatarėt Kajon kur erdhi nga Maqedonia?
    Babė Myslimi fliste pak dhe komunikonte nė pėrgjithėsi vetėm pėr thelbin e gjėrave. Ai e vlerėsonte shumė besėn e njeriut, trimėrinė. Kjo i kishte bėrė pėrshtypje edhe pėr Kajon. Ai e prezantoi Kajanin para fshatarėve pezakė si njeri shumė trim dhe shumė tė besės. Iu tregoi atyre se si ishin njoh nė Maqedoni kur tė dy ishin takuar, se si tė dy kishin pasur gati tė njėjta halle; se si tė dy kishin lėnė familjet e tyre pėr t’i shpėtuar pėrndjekjeve qė iu bėnte regjimi.
    Pėrse kishin qenė nė Maqedoni Myslimi dhe Kajo Karafili?
    Tė dy, Kajo dhe Myslimi nuk mund tė rrinin mė nė Shqipėri, pasi nė atė kohė regjimi i Zogut i survejonte orė e ēast. Mė thoshte shpesh Myslimi, vite mė pas se nė Maqedoni takimi me Kajon kishte qenė krejt i rastėsishėm. Me pas, ata do tė bėheshin miq pėr kokė. Nė Maqedoni, Kajo dhe Myslimi do tė gjenin mbėshtetje te familja e Aqif Lleshit, emigrantė politikė nė Dibėr tė Madhe. Nė kujtesėn e Myslimit ditėt e mėrgimit kanė qenė njė ferr i vėrtetė. Tė njėjtėn gjė ka pėrjetuar atje edhe Kajo Karafili. Myslimi sapo ėshtė njohur me fėmijėt e Halit Lleshit, tė vėllait tė Aqifit. Miqėsia me Haxhi Lleshin, djalin e Halitit ishte faktor i rėndėsishėm qė Myslimi tė ndjehej i sigurt atje. Haxhiu, njė djalė i ri 17-18 vjeē, gjithė energji, njeri bujar dhe fisnik kishte tiparet e njė shqiptari me karakter tė fortė, besnik e fjalėpakėt. Atje, nė syrgjyn, pra, Myslymi dhe Kajo marrin vesh se Shqipėria u pushtua nga fashistėt italianė. Ky moment ka qenė mjaft i rėndė pėr Myslymin. E tregonte kushedi sa herė mė prapa: “Si ka mundėsi”, bluante me veten nė Maqedoni, Myslymi. “Si ėshtė e mundur qė e lanė vetėm njė trim, njė Mujo Ulqinak nė 7 prillin e 1939-tės dhe asnjė armė tė mos shkrepej?. Tė dy tė mėrguarit, Kajo dhe Myslymi, e pėrjetuan keq nė Maqedoni dramėn e pushtimit fashist. Qė nga viti 1930 kur Myslimi iku nė Maqedoni dhe deri nė verėn e vitit 1939, do tė bėheshin kėshtu 9 vjet mėrgim pėr Babė Myslymin larg Shqipėrisė, larg Pezės sė tij tė dashur.
    Si u prit “mysafiri” i ri, Kajo Karafili nė Pezė?
    Myslim Peza erdhi nė Shqipėri pas nėntė vjetėsh mėrgim. Ai nuk mund tė rrinte duarlidhur atje, ndėrkohė qė nė vendin e tij kishte pllakosur pushtimi i kėmishėzinjve fashistė. Kėshtu, pra Myslimi erdhi nė Pezė aty nga mesi i verės sė ’39-tės. E ka pėrcjellė nga Resnja vetė Haxhi Lleshi, ku edhe i ka premtuar besėn atij. Nė Zvezdė tė Korēės e ka pritur Dem Xhepa bashkė me njė tjetėr tė quajtur Met Qoli. Nė Pezė tė Vogėl, Meti ka vazhduar pėr nė Kavajė, ndėrsa Myslimi me Demin kanė ecė nė kėmbė drejt luginės sė Pezės, e cila nuk kishte atė rrugė qė ka sot, kuptohet. Ishte rrugė kėmbėsore, por jo dhe aq e keqe. Myslimi ishte pjesėtari i fundit i familjes Peza qė mblidheshin nė folenė e vjetėr. Deri vonė te shtėpia e Myslimit ka qenė njė arrė e vjetėr, e madhe shumė. Aty kanė ardhur tė gjithė, gruaja, fėmijėt, vėllai, motrat, kushėrinjtė, miqtė e shokėt e afėrt tė Myslimit. Dy javė pas ardhjes sė Myslimit, ja mbėrrin nė Pezė edhe Kajo Karafili. Edhe ai nė tė njėjtat kushte si dhe Babė Myslimi, ishte kthyer nga emigrimi nė Maqedoni dhe pas njė qėndrimi fare tė shkurtėr nė vendin e tij tė lindjes. Ardhja e Kajanit e gėzoi pa masė Myslimin. Kjo dukej fare qartė nė fytyrėn e tij. “Ky djalė, ka ardhur nga Pogradeci”, iu tha Myslimi pezakėve, “ėshtė miku im, ka qenė nė emigracion bashkė me mua dhe ka po ato halle qė keni edhe ju, si gjithė shqiptarėt sot”. Natyrisht, pezakėt e besuan Babė Myslimin, dhe kjo gjė u provua nė mjaft momente, kur u desh tė luftohej kundėr pushtuesve dhe ku Kajo Karafili dha prova se ishte njė luftėtar nga tė paktėt.
    Kush ishte Myrvete Peza nė kohėn kur erdhi Kajo?
    Ju mund tė imagjinoni vetė: Si ēdo vajzė pezake, nė atė kohė edhe Myrvete Peza ishte njė e re qė merrej me punėt e zakonshme tė shtėpisė; qė lante e shpėlante rrobat, qė gatuante, mbushte ujėt. Dera e madhe e Shyqyri Pezės gjithnjė ka qenė plot e pėrplot me miq. Myrvetja, njė ēupė me flokė tė pėrdredhura, kishte bukurinė e bashkėmoshatareve tė saj. Ēfarė mund tė ketė njė e re nė atė moshė qė ėshtė kulmi i rinisė, 16-17 vjeēe? Ėndrra pėr njė jetė mė tė mirė, pėr t’u shkolluar e pėr t’ju bėrė krah familjes, sa mė shpejt. E mbaj mend mirė: Ajo ishte gjithė edukatė, kishte njė sjellje gjithė delikatesė. Kishte lindur dhe ishte rritur nė njė familje tė madhe, ku gjithnjė vinin njerėz qė flisnin pėr probleme tė mėdha tė kohės, si tė organizohej lufta, si tė ndihmoheshin fshatarėt e mbetur si mos mė keq nga ana ekonomike, etj. Por gjithnjė nė qendėr tė bisedės ishte lufta. Nė kohėn kur erdhi Kaja nė Pezė, nė epiqendėr tė bisedave ishte reagimi luftarak ndaj pushtuesit. Myrvetja ishte nga tė parat vajza qė u vesh me rrobe luftėtari, veshi pėr brezi gjerdanin e fishekėve dhe sė bashku me vajza tė tjera pezake u rreshtua nė luftė. Kjo ishte Myrvetja.
    Cili ishte kontakti i parė i Kajo Karafilit me Shyqyri Pezėn dhe Myrveten?
    Si ēdo prezantim i parė, edhe njohja e Kajos me familjen e Myslim Pezės ishte krejt e zakonshme. Kajo u njoh me tė gjithė pjesėtarėt e familjes, ku padyshim respekti qė ai gėzonte pėr Shyqyri Pezėn dhe Myslimin ishte nė maksimum. Kajo fitoi respektin jo vetėm tė kėtyre dy personave, por dhe tė gjithė pezakėve, sepse e dinin qė Myslim Peza nuk mund tė bėnte miq kėdo. Nuk ishte e lehtė tė bėheshe mik i tij. Kajo kish dhėnė prova pėr kėtė, dhe do tė jepte gjithnjė nė luftė, siē edhe e provoi koha.
    Ndėrkohė qė Kajo u bė mik i familjes Peza, cilėsitė e djalit pogradecar ranė nė sy tė tė gjithėve nė mjedisin e zonės, ku po pėrgatitej lufta antifashiste mbarėpopullore. Kishin tė bėnin me njė njeri shumė besnik. Vajza e re, Myrvetja, pa te Kajani njė djalė qė dinte tė vlerėsonte normat mė tė zakonshme familjare, ishte shumė fjalėpakėt, por shumė i vendosur pėr ēėshtje tė mėdha. Padyshim qė vlerat e familjes sė madhe tė Myslim Pezės, Kajo i ka konstatuar qė nė fillim. Rrethanat ishin tė tilla. Mund tė thuhet sė dashuria mes dy tė rinjve lindi qė nė fillim. Ishte njė dashuri e pastėr tė rinjsh, shumė e fortė, dhe e tillė mbeti deri nė fund. Mund tė kuptoni ndėrkohė edhe mjedisin fshatar, mentalitetin e prapambetur tė zonės. Nė kėtė kontekst, mund tė ndodhė qė momente tė tilla fillimisht edhe pėrfliten.
    Pse hezitonte Shyqyri Peza t’i bashkėngjitej reagimit luftarak kundėr pushtuesve?
    Shyqyriu dhe Myslimi ishin vėllezėr qė dallonin nga njeri-tjetri pėr mėnyrėn e qėndrimit ndaj luftės, mėnyrėn e zgjidhjes sė problemeve tė kohės. Edhe Shyqyri Peza ishte njė personalitet pėr kohėn nė atė zonė. Hezitimi i Shyqyriut nė fillim pėr t’iu bashkangjitur reagimit luftarak tė iniciuar nga luftėtarėt e grupit tė Pezės lidhej mė shumė me ndjeshmėrinė tij tė jashtėzakonshme pėr fatet e popullit tė Pezės. Nuk dėshironte kurrsesi qė tė kishte pasoja mbi popullin, njėlloj si Myslymi kishte shumė pėrgjegjėsi nė koshiencėn e tij pėr popullin pezak. Sidoqoftė nė fund ai e pėrqafoi luftėn antifashiste. Ka njė moment qė tregon atė qė ėshtė fol pėr lėkundjet e Shyqyriut. Nė shtėpinė e Hysen Ēekės nė Durakje, Myslimi po bisedonte me Enver Hoxhėn e Qemal Stafėn. Troket dera dhe njė partizan i thotė se kishin ardhur Shyqyriu me Mustafa Gjinishin. Enveri e Qemali, liruan krahun tjetėr tė vatrės pėr t’i bėrė vend Shyqyriut e Mustafait. Vinin nga Tirana. “Ke tė fala nga Irfan Ohri e Qazim Mulleti, duan tė piqen me ty nė njė vend qė do ta caktosh ti”, i thotė Shyqyriu tė vėllait. As Qazimi, as Irfani nuk duan qė italianėt tė sulmojnė e tė djegin Pezėn, por mė kusht qė dhe ti tė mos u biesh nė qafė italianėve. “Po ti ē’u the”, e pyet Myslymi tė vėllanė. “S’mund t’i jepja asnjė pėrgjigje”, ja ktheu Shyqyriu, por e bisedova me Mystafėn dhe na duket se nuk prish punė tė takohesh. “Po tė doni shkoni ju, o Shyqyri Peza dhe ti, Mustafa Gjinishi, shkoni dhe bisedoni me tradhtarėt, por ma kėtu, ke Myslim Peza nuk do tė shkelni. Dhe u thoni atyre tė vijnė me ushtri po tė duen, me luftė kena me i pritė”. Ky ėshtė episodi mė domethėnės, qė tregon qėndrimet e dy vėllezėrve nė fillim tė luftės. Por, gjithsesi, edhe Shyqyriu doli nė luftė, madje edhe dha jetėn si dėshmor.
    Ēfarė ndikimi pati Qemal Stafa te Shyqyri Peza pėr ta kthyer nė lėvizjen antifashiste?
    Nė fakt, Shyqyriu pa te komunistėt njė lloj tė veēantė sjelljeje e veprimi. Ata ishin njerėz energjikė, tė veprimit luftarak, dhe kjo gjė e bėri Shyqyriun tė mendojė se me ta duhet folur nė njė mėnyrė tjetėr. Jo vetėm Baba, por edhe “mysafirėt” e tjerė qė kishin ardhur nga Tirana po i bėnin atij tė qartė se si duhej vepruar tani e tutje pėr luftėn antifashiste. Njė zemėratė e fortė e Shyqyriut ka qenė nė fillimet e takimit me Qemalin. “Doni tė luftoni ju komunistėt?”, i ėshtė drejtuar ai Qemalit. “Bukur fort, luftoni, por jo kėtu ama, nė Pezė. Pse tė vijnė komunistėt pėr tė luftu nė Pezė?”. Qemali nė atė ēast ka ul kokėn. Menjėherė ėshtė hedhur Baba dhe i ėshtė drejtuar tė vėllait: Mor po ē’je ti? Apo mos e kujton Pezėn ēifligun tat! Peza asht e tė gjithė pezakėve dhe jo sall e jotja apo e imja”. “Unė kam hall mos digjet Peza”, ka thėnė Shyqyriu. “Po pse vetėm ty t’u dhimka Peza, e net tė tjerėve jo, a? Pa shif vėlla, i ka thėnė Myslimi, do t’i them nja dy fjalė e tė ma kesh mirė mendjen. Unė ua kam dhėnė fjalėn komunistėve qė nė 1939-tėn se do jem me ta e se kthej fjalėn sikur mishin tė ma bėjnė copa-copa”. Nė kėtė kohė Qemali, i cili ishte nė njė fjalė me Myslimin, i ėshtė hedhur nė qafė. Nė fakt fjala e Qemalit dhe e tė tjerėve ka ndikuar te Shyqyriu. Pas kėtij momenti ai ėshtė hedhur nė njė krah me lėvizjen antifashiste.
    Si lindi miqėsia e Kajos me Myrvete Pezėn?
    Kjo ėshtė diēka qė duhet tė merret me mend. Fshati ishte nė kohė tė vėshtirė, por fryma antifashiste kishte lindur tashmė. Krijimi i ēetės antifashiste, ardhja e komunistėve, propaganda pėr luftėn tė gjitha kėto ishin faktorė tė kohės qė ndikuan te populli. U veshėn edhe vajzat me rrobat e luftėtarit. Myrvetja ishte njėra mes shumė pezakeve tė tjera qė morėn pushkėn. Miqėsia e Kajos me Myrveten ishte historia e njė dashurie tė sinqertė, pėr tė cilat nuk ke ē’tė komentosh gjatė. Myrvetja pa te Kajo njeriun e zemrės dhe kjo gjė as qė diskutohej. Mbase mentaliteti ishte njė nga faktorėt qė e shtyu tė atin e Myrvetes, Shyqyriun tė ishte shumė i rezervuar fillimisht, madje edhe tė tentonte ta pengonte vajzėn e re. Ishte miqėsi e lindur nė luftė dhe po kėshtu, nė njė mėnyrė dramatike edhe pėrfundoi.
    0

    #2 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.518
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.427
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 29 shtator 2007 - 02:36 MD

    Pse Shyqyri Peza hezitoi pėr ta njohur fejesėn e Myrvetes me Kajo Karafilin

    Shyqyri Peza hezitoi pėr ta njohur lidhjen e sė bijės, Myrvetes me Kajo Karafilin, po kjo vetėm nė ditėt e para.

    XHELADIN ĒELMETA/

    Njeriu qė do ta bindte pėr karakterin dhe besėn e dhėndrit, do tė ishte i vėllai, Myslim Peza.Nė vijim tė rrėfimit pėr gazetėn “Panorama”, 90-vjeēari Sali Verdha sjell tė tjera dėshmi e ngjarje nga ditėt e njohjes sė Kajo Karafilit dhe Myrvete Pezės. Mysafiri i ardhur nga Pogradeci, pas nėntė viteve emigrim nė Maqedoni, do tė donte njė farė kohe tė ambientohej me “klimėn” e Pezės. Veterani Verdha edhe pse nuk i kushton rėndėsi njė detaji tė tillė, siē ishte fejesa e Kajos dhe e Myrvetes, nuk lė pa theksuar faktin se fillimisht Shyqyriu ka hezituar mjaft, qė kjo miqėsi e dy tė rinjve tė mos shkonte deri nė fejesė. Ēfarė parandiente se mund tė ndodhte Shyqyri Peza, pas kėsaj dashurie? Ndonjė hakmarrje tė mundshme, meqė Kajo ishte njė njeri i ardhur nga larg, njė komit? Apo se zakonet dhe traditat e zonės kishin forcėn e vet imponuese pėr tė mos i larguar vajzat gjatė martesės mė larg se zonat pėrreth. Gjithsesi, miqėsia e Kajos me Myrveten do tė bėnte certifikimin e saj nė ditėt e Konferencės sė Pezės, pėr tė cilėn Sali Verdha ka dėshirė tė flasė me pasion...

    Zoti Verdha! Kur e keni takuar pėr herė tė parė Kajo Karafilin, dhe ēfarė mbresa tė la takimi me tė?
    Me Kajon jam njohur qysh nė fillimet e luftės. Jam rreshtuar nė radhėt e ēetės sė Pezės mė 12 prill 1942. Ēeta atėherė pėrbėhej vetėm nga rreth 40 partizanė, pėr arsye se njė pjesė e tyre ishin larguar pas pėrpjekjeve tė njėpasnjėshme me pushtuesit dhe prej represionit tė tyre. Ky ka qenė njė moment delikat pėr partizanėt nė atė kohė, por qė kaloi shpejt. Me kohė, numri i partizanėve do tė rritej shpejt dhe gjendja morale gjithashtu do tė rigjenerohej. Besimi te Myslim Peza ishte shumė i madh. Kjo bėri qė edhe besimi pėr tė luftuar me kurajo pushtuesin, tė rritej. Rasti e solli tė njihesha me Kajon qė ditėn e parė qė mbėrrita nė Pezė. Edhe ai ishte gati nė njė moshė me mua. E mirėpritėm tė dy kėtė takim, pasi diēka kishim dėgjuar pėr njeri- tjetrin mė parė. Kisha dėgjuar se Kajo ishte trim dhe se ishte besnik i Babė Myslymit. Por dhe Kajos i kishte zėnė veshi pėr familjen time dhe shokėt e mi. Me thėnė tė drejtėn mė pėlqeu qė me tė parėn karakteri i Kajos. Ishte i pashėm Kajo Karafili. Njė trup muskuloz, flokėt e ndara nė mes dhe tė ngritura si krahė shqiponje lart nė tė dy anėt e ballit, fliste rrallė, shumė rrallė, por kur fliste ama… dinte ē’thoshte. U lidha shumė me atė djalė dhe nuk do ta harroj kurrė ditėn kur lufta… na ndau…
    Ndėrkohė me Babė Myslimin, ju u njohėt po nė atė ditė?
    Po, po. Po atė ditė qė i dhashė dorėn pėr herė tė parė Kajo Karafilit, unė takova edhe Babėn. “Nga ke ardh, or ēun?”, mė pyeti Baba. Ja shpjegova dhe pashė qė ai u interesua tė dinte sa mė shumė pėr mua. Me sa kuptova, pashė se i pėlqeu qė unė isha miqėsuar me Kajon. Pėr disa ēaste pastaj ai filloi tė mė hetojė me njė vėshtrim zhbirues dhe zgjuarsinė natyrale qė e karakterizonte.
    Po me Myrveten, ku jeni njohur?
    Pikėrisht nė ato ditė unė u njoha edhe me tė. Ishte njė vajzė energjike dhe shumė e ēiltėr. E vėmendshme nė ēdo bisedė dhe shumė e afruar me shokėt dhe shoqet. Kuptohet qė tė vėrtetėn e lidhjeve tė saj me Kajo Karafilin do ta mėsoja mė vonė.
    Ēfarė detyre kishte nė atė kohė nė ēetėn e Pezės Kajo Krafili?
    Kajo Karafili nė atė periudhė drejtonte njėrėn nga tri skuadrat e ēetės sė Pezės. Unė u rreshtova nė skuadrėn e tij dhe u sistemova nė njė shtėpi nė lagjen Bec, nja 2 kilometra mė nė perėndim tė qendrės sė Pezės, njė vend i maskuar shumė mirė me pemė e pyll. Mbaj mend aktivitetin e Kajos, sidomos nė zonėn e Shijakut. Ishte problem rritja e numrit tė luftėtarėve dhe ai bėnte propagandė sqaruese pėr rėndėsinė e luftės nė kėto zona. Ishte periudha kur Peza konsiderohej si “zonė e lirė”, meqė edhe italianėt pėr njė kohė e kishin lėnė atė tė qetė, me shpresė se mund ta tėrhiqnin e ta bėnin pėr vete Myslim Pezėn. Kėshtu deri nė momentin kur u thirr Konferenca e Pezės.
    Diēka pėr aktivitetin e Kajo Karafilit para dhe gjatė ditėve tė Konferencės sė Pezės...
    Nė atė periudhė dinim vetėm qė do tė bėhej njė mbledhje e madhe, por brendinė e saj as qė mund ta mendonim. Puna jonė ishte antifashizmi, dhe pėr kėtė ishim betuar. Por ndėrkohė duhej tė merrnim masa konkrete pėr ruajtjen e asaj mbledhje. “Or ēuna, kėtu s’duhet tė kalojė as miza”, porositi Babė Myslimi. Nėn drejtimin e Kajos, qė atė natė filloi tė hartohej dhe zbatohej plani i ruajtjes qė parashikonte shokėt e vendet e rojes, kontrollin e shtigjeve tė hyrjes nė zonė e tė lėvizjeve tė njerėzve tė ndryshėm pėrreth, si dhe detyrat e kėshillave tė fshatrave pėr tė ngritur pikėt e vrojtimit nė vendet e nevojshme. Shkurt, duhej parashikuar ēdo e papritur qė mund tė ndodhte. Pastaj ndodhi ajo qė dihet: U mblodh pėr herė tė parė Konferenca e Pezės, qė i bėri thirrje popullit shqiptar tė ngrihej nė kėmbė, tė rrokte armėt dhe tė luftonte pushtuesin “pa dallim feje, ideje e krahine”.
    A u kujtohen marrėdhėniet e Myrvetes me Kajon gjatė kėtyre ditėve?
    Pikėrisht nė shtator tė ‘42 lidhja e tyre ishte njohur pothuajse nė tė gjithė rrethin e luftėtarėve tė ēetės sė Pezės. Kajo siē e thashė kishte detyrėn e sigurimit tė Kuvendit qė bėhej nė shtėpinė e madhe tė Myrvetes. Mjaft nga ato ditė jam shkėmbyer disa herė me tanė rrethinat e shtėpisė sė konferencės. Nė kėto ēaste ata nuk e fshihnin mė dashurinė e tyre. Ishte bindur mė nė fund edhe Shyqyriu, i ati saj.
    Pse nuk e kishte pranuar Shyqyri Peza lidhjen e Myrvetes me Kajėn?
    Shyqyri Peza jo vetėm qė nuk e pranoi kėtė lidhje dashurie, por kur e mori vesh u trondit jashtė mase. Kishte nė kėtė mes ēėshtje mentaliteti, po kishte dhe arsye tė tjera qė nuk u morėn vesh asnjėherė. Reagimi i tij fillimisht ishte shumė i egėr ndaj tė bijės. Pėrballė pėrgjigjes sė sinqertė tė saj, se duhej pėr jetė me Kajėn, Shyqyriu e izoloi pėr disa ditė me radhė Myrveten. Ishim nė njė kohė tjetėr dhe dominonte njė tjetėr kod moral qė pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se u kundėrvihej lidhjeve tė tilla. Ca mė tepėr, nė rastin e Kajės qė ishte ende njė mysafir i panjohur pėr njerėzit e familjes Peza.
    Ju thoni qė Kaja ishte njė mysafir ende i panjohur i familjes Peza, ndėrkohė qė ai bujti aty nė shoqėrinė e Myslimit, vėllait tė vogėl tė Shyqyriut…
    Ashtu ėshtė. Rasti i lidhjeve tė Myrvetes me Kajėn, do tė ishte pėrballja e dytė e Myslimit me vėllain e madh. Mė parė kishin dialoguar pėr mėnyrėn e reagimit ndaj pushtuesit. Ndėrkohė qė Myslimi ishte protagonist i kundėrshtimit me armė, Shyqyriu kishte zgjedhur alternativėn e pasivitetit, vetėm e vetėm pėr mos tė djegur Pezėn e martirizuar disa herė. Mė nė fund komandanti i ēetės heroinė e kishte bindur tė vėllain, madje Shyqyriu do tė bėhej njė nga luftėtarėt e shquar tė kėsaj lėvizjeje.
    Pėrplasja e dytė ndodhi me hezitimin e Shyqyriut pėr tė njohur lidhjen e dashurisė sė Kajos me Myrveten. Myslimi jo vetėm qė do tė delte garant i kėsaj lidhjeje, por do ta bindte tė vėllain pėr karakterin e shėndoshė dhe besėn e dhėndrit tė tij. Gjithsesi, pas disa ditėsh Shyqyriu do tė binte nga e tija dhe do t’i jepte besėn dhėndrit, qė njėkohėsisht e kishte edhe komandant nė front.
    Ēfarė ndodhi nė Pezė pas pėrfundimit tė Konferencės qė do tė futej nė histori, si kuvendi i bashkimit kundėr pushtuesit?
    Kur armiqtė e zbuluan mė vonė se ē’kishte ndodhur nė Pezė, nuk pritėn gjatė, sigurisht. Ishte diēka qė dihej. Por dhe forcat partizane nuk qėndruan duarkryq. Pėrkundrazi, u studiuan mirė pikat e dobėta tė armikut dhe dhamė goditje. Epopeja e asaj qė ndodhi nė Pezė pas kėsaj dihet. Janė bėrė me dhjetėra botime, madje ka edhe njė film tė bukur nė mos gaboj “Shtigje lufte” qė e pasqyron bukur fort tė vėrtetėn e betejave tė atyre ditėve nė Pezė dhe rrethinat e saj.
    Meqė ra fjala pėr filmin “Shtigje lufte”, ėshtė njė ēast aty, nė njė pushim midis betejave qė komandat Kaja pozon me njė partizane…
    Eshtė pikėrisht Kajo Karafili me Myrveten, duke dalė nė fotografi pėr ta pasur kujtim nga lufta. Atėherė kaq mund tė thuhej. Nė kohėn e komunizmit kur ėshtė xhiruar ky film nuk mund tė pasqyrohej mė gjatė njė lidhje intime midis dy luftėtarėve. Megjithatė, qoftė edhe me kėtė detaj pėr ne bashkėkohėsit, mesazhi ėshtė mjaft domethėnėse.
    Kur flisni pėr betejat me pushtuesin nė Pezė, rezervoheni tė tregoni gjatė me argumentin se janė thėnė e stėrthėnė nė histori disa herė. Po nė fakt, a ka ndonjė gjė qė ende nuk ėshtė zbardhur pėr vetė kufizimet e kohės…
    Desha tė nėnvizoj bindjen time se nė pėrgjithėsi qėndresa e Pezės ėshtė dokumentuar nė pėrgjithėsi me objektivitet nė histori. Asnjė gjė nuk ėshtė trajtuar ndryshe nga ēka ndodhur gjatė luftės atje. Por unė para se t’ju rrėfej momentin e vrasjes sė Kajanit, desha tė ndalem te fakti qė edhe mua personalisht me ka mbetur peng.
    Pėr ē’detaj e keni fjalėn?
    Pėr “tradhtinė Shnajde”, njė moment, qė ndoshta pikėrisht ky solli dhe tragjedinė nė Lis-Patrosė, pėr tė cilin nuk ėshtė folur shumė.
    Mė konkretisht…
    Ky Shnajdi ishte njė rob i zėnė nga radhėt e njė reparti gjerman nė afėrsi tė Kavajės. Ishte kėmbėngulja e komandant Kajos pėr ta mėshiruar e pėr mos ta vrarė. Nė fakt ashtu bėmė. Po e di ēfarė ndodhi? Ndenji e ndenji disa ditė e javė me ne ky robi i pabesė dhe njė ditė u shkėput tinės e shkoi te gjermanėt. Po nuk shkoi pėr tė qėndruar. Shkoi me sa doli mė vonė pėr t’i sjellė bashkėkombėsit e vet nė pozicionet qė komandonte Kaja me shokė. Shėnjestra e tij paskej qenė nė ballin e njeriut qė e mėshiroi, madje dhe i dha bukė pėr ditė me radhė….
    0

    #3 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.518
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.427
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 29 shtator 2007 - 02:37 MD

    Dashuria e panjohur e ēiftit qė bėri histori


    Nė rrėfimin e 90-vjeēarit Sali Verdha, dėshmitarit tė vetėm tė fundit tragjik tė dy prej antifashistėve tė orėve tė para, zbardhet pėr herė tė parė historia e panjohur e dashurisė midis Kajo Karafilit dhe Myrvete Pezės.

    E njohur deri dje si njė vrasje nė luftė, martirizimi i Kajo Karafilit dhe Myrvete Pezės vjen nė intervistėn e Verdhės pėrtej komplekseve dhe barrierave tė kohės.
    Nė numrin e kaluar pėrshkruhej si lindi dashuria midis Kajo Karafilit dhe Myrvete Pezės nė prologun e krijimit tė ēetės sė Pezės. Sipas ish-bashkėluftėtarit Verdha, e vėrteta pėr lidhjet e dy luftėtarėve tė njohur dhe e fundit tragjik tė tyre, nuk u tha publikisht asnjėherė. Nė asnjė rast, thotė ai nuk u tha, se Myrvetja qėlloi nė kraharorin e saj kur mori vesh pėr vrasjen e Kajos. Propaganda e kohės qė i promovoi si dy nga heronjtė e luftės asnjėherė nuk foli pėr dashurinė e tyre. Dėshmorja Myrvete Peza ka “dy kulme” brenda njė akti: E para, ajo kishte dalė nė luftė dhe e dinte se edhe mund tė vritej, domosdo. E dyta, ajo ishte e dashuruar, madje e fejuar me atė qė kishte zgjedhur pėr jetė, me Kajon, dhe pa tė e ndjente se nuk kishte kuptim jeta e saj. Po veterani Verdha zbardhė mė tej tėrė sfondin nė tė cilėn ndodhi kjo histori. Takimi rastėsor i Myslim Pezės nė Resnjė tė Maqedonisė me Kajo Karafilin, lidhja e besės mes tyre, revoltimi pėr nėnshtrimin e qeverisė kuislinge ndaj pushtimit, kthimi nga emigracioni nė vendet e lindjes, njeri nė Pezė e tjetri nė Pogradec, rilidhja sėrish e tė dyve nė Pezė pėr tė nisur luftėn bashkė me luftėtarė tė tjerė, kapja rob e austriakut Shnajde dhe metamorfoza e tij nė ikjen tinzare nga ēeta pėr t’u treguar gjermanėve pozicionet e luftėtarėve, ēka u “finalizua” me rrethimin e pabesė nė Lis Patrosė dhe rėnien e Kajos nė sheshin e luftės.
    0

    #4 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.518
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.427
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 29 shtator 2007 - 02:38 MD

    Myrvete Peza u vetra kur mori vesh vrasjen e Kajo Karafilit?

    Afrim Imaj/ Xheladin Ēelmeta

    Historia zbardhet pėr herė tė parė pas gati 63-vitesh nėpėrmjet rrėfimit tė Sali Verdhės, i cili nė atė betejė ka qenė njėri nga protagonistėt kryesorė tė saj. Nė vijim tė intervistės pėr gazetėn “Panorama”, teksa trishtohet dhe rrėmushet nė lot si tė kishte ngjarė dje kjo tragjedi, i kthehet me detaje pėrjetimeve rrėqethėse tė ditės sė hėnė tė 10 janarit 1944. Nė mėnyrė strikte, luftėtarėt e atėhershėm e kanė transmetuar ngjarjen te brezi i ri ashtu e kemi ditur tė gjithė: Njė vrasje nė luftė. Duket se njė marrėveshje e heshtur mes brezash pėr tė pranuar faktin, ashtu siē ėshtė servirur deri tani, ka bėrė qė ky detaj “tė mos sqarohej asnjėherė”, pasi “nuk kishte shumė rėndėsi”. Pak a shumė ėshtė pranuar nė mėnyrė tė heshtur “tė mbahet sekret”. Ndėrsa nė fakt, dalja nė dritė e kėtij fakti, si dhe vetė morali i respektit njerėzor, sidomos ndaj njė vajze tė re tė dashuruar, e bėn historinė e saj akoma mė tė dhimbshme dhe figurėn e saj akoma mė tė lartėsuar nė opinionin e sotėm. Dėshmorja Myrvete Peza ka “dy kulme” brenda njė akti: E para, ajo kishte dalė nė luftė dhe e dinte se edhe mund tė vritej, dosmosdo. E dyta, ajo ishte e dashuruar, madje e fejuar me atė qė kishte zgjedhur pėr jetė, me Kajon, dhe se pa tė nuk kishte kuptim jeta e saj. Pikėrisht, vetėsakrifikimi pėr tė e bėn edhe mė kureshtare kėtė histori tragjike. Nėntėdhjetėvjeēari Verdha, njė nga dėshmitarėt e rrallė tė ngjarjes sė dhimbshme tė 10 janarit ‘44, pėr herė tė parė e sjellė tė plotė jashtė kufizimeve tė hershme gjithēka ndodhi nė Lis Patros atė ditė tė ftohtė dimri. Atėherė as qė mund ta merrte me mend se do tė ishte dėshmitar i njė vrasjeje tė dyfishtė nė kushte lufte, tė Kajos dhe Myrvetes, dhe pikėrisht nė njė fshat tė largėt fqinj me Pezėn, tė quajtur Lis Patrosė.
    Pėr herė tė parė ndėrkaq hidhet dritė mbi rolin e robit gjerman tė mishėruar nga Kajo Karafili dhe qė mė vonė i arratisur fshehtaz, do t’i kthente “borxhin” e besės sė dhėnė kur i fali jetėn gjatė njė prite nė Ndroq tė Tiranės. Atėherė as qė mund ta merrte me mend se do tė ishte dėshmitar i njė vrasjeje tė dyfishtė nė kushte lufte, tė Kajos dhe Myrvetes, dhe pikėrisht nė njė fshat tė largėt fqinj me Pezėn, tė quajtur Lis Patrosė.
    Si u gjend batalioni qė drejtonit ju dhe Kajo Karafili nė Lis-Patrosė, ku ishte dhe stacioni i fundit i komandant Kajos?
    Pas konferencės dhe jehonės qė bėri qėndresa e batalionit tė Pezės, situata u vėshtirėsua shumė. Tashmė pėrballja me pushtuesin dhe bashkėpunėtorėt e tij u bė edhe mė e egėr dhe intensive. Ajo qė i jepte vrull aksionit tė partizanėve ishte iniciativa dhe sigurimi i vijimėsisė sė goditjeve ndaj kundėrshtarėve. Nė kėtė periudhė veprimtaria luftarake e batalionit tonė po ndihej edhe jashtė kufijve administrativ tė Pezės. Kėshtu pėr shembull, aty nga 5 nėntori i vitit 1943, tri ēeta tė batalionit goditėn forcat pushtuese dhe bashkėpunėtorėt e tyre shqipfolės brenda nė qytetin e Kavajės. Dy ēetat e tjera me tė cilat isha edhe unė ishin pozicionuar nė vendin e quajtur “Manat e Pazarit”. Prej aty dėgjoheshin goditjet qė jepnin forcat e Kajos. Sulmi i tyre ishte i rrufeshėm dhe i pandėrprerė. Pėr tė parė se ēfarė po ndodhte, urdhėrova disa nga partizanėt pėr tė shkuar te Kodrat e Jeminit, pėr tė parė se ē’po ndodhte. Forcat gjermane ja kishin mbathur nga sytė kėmbėt, duke lėnė nė qytet tė vrarėt dhe tė plagosurit qė nuk mund t’i tėrhiqnin. Tė vetmit qė kishin mbetur nga forcat e kundėrshtarit ishin tre nga bashkėpunėtorėt vendas, qė mė nė fund ishin dorėzuar nė panik.
    Pra nga ky moment, batalioni kaloi nė Lis-Patros...
    Pikėrisht kėshtu ndodhi, nga ky ballafaqim me pushtuesin nė qytetin e Kavajės, batalioni mori rrugėn e Lis-Patrosit. Ishin ditė tė ftohta dhe binte shi. Prej aty, pasi tė merrnim kontakt me babė Myslimin dhe do tė bėnim analizėn pėr ēka kishim realizuar nė zonėn e Kavajės, do tė nisnim mėsymjen tjetėr...
    Si u vendos mė nė fund kontakti me babė Myslimin?
    Ka qenė data 13 nėntor, kur Kajo Karafili me disa shokė zbriti vetė nė Pezė pėr tė marrė kontakt me babė Myslimin, po edhe pėr t’u njohur me situatėn aty. Ende pa mbėrritur mirė aty, pa nga larg njė grup me shtatė gjermanė, qė kishin vėnė pėrpara njė tufė me lopė e viēa dhe ecnin nė drejtim tė Ndroqit. Menjėherė urdhėroi pėr t’u zėnė pritė dhe filloi tė qėllojė vetė i pari mbi ta. Njėherazi me goditjet e tyre, gjermanėt do t’i zinte nė befasi edhe sulmi nga shpina i partizanit Myrt Karaji, i cili sa kishte dėgjuar urdhrin e Kajos, kishte zbritur nga pika e lartėsisė mbi lagjen Zgurje dhe kishte bllokuar tėrheqjen e tyre, duke hapur zjarr tė pandėrprerė. Pėrfundimisht u vranė gjashtė ushtarė gjermanė. I pari qė shkoi nė grumbullin e tyre ishte Kajo, i cili kur u afrua mundi tė dėgjonte pėrpėlitjet e njė kapteri qė nuk kishte dhėnė akoma shpirt. “Hitler kaput!”, iu drejtua atij. “Hail Hitler!”, i pėrgjigjet kapteri nė grahmat e fundit tė jetės, madje duke ngritur edhe krahun pėr ta bėrė tė plotė ritualin shpirtėror. Gjithsesi, Kajos nuk i kishte mbetur gjė tjetėr vetėm t’i plotėsonte amanetin e fundit kundėrshtarit tė tij, duke e qėlluar nė lule tė ballit. Kėtu pastaj do fillonte tė kėrkonte tė shtatin. Duhej gjetur gjermani qė kishte mundur tė shpėtonte. Ky ishte ai robi Shnajde qė Kajo pėrfundimisht do ta mėshironte, por qė...
    Ēfarė ndodhi konkretisht me robin Shnajder?
    Teksa mbaroi punė me kapterin qė e paskej dashur Hitlerin mė shumė se jetėn e vet, Kajo u drejtua nga shokėt: “Po i shtati ē’u bė?”. Qė kėtej filluan tė kėrkojnė nėpėr shkurre e ferra bashkė aty ku tė ēonin gjurmėt e gjakut. Mė nė fund, e gjetėn tė fshehur nė njė zgavėr pėrroi. Ishte njė i ri, me origjinė austriake, quhej Shnajder. Sa i pa filloi tė qante, ra nė gjunjė dhe me shenja lutej qė tė mos e vrisnin. Ēuditėrisht, Kajos ju dhimbs dhe e mori me vete nė drejtim tė Lis-Patrosė. “Ē’e ke kėtė, o Kajo?”, e pyeta unė. “Pse s’e vrave por e prure kėtu”, i thashė dhe vėreja sytė e robit gjerman pėr njė copė herė rresht. “Merru vesh vetė me tė se mė duket di pak frėngjisht”, m’u pėrgjigj aty pėr aty Kajo. Ashtu, gjysma-gjysma me fjalė dhe me shenja tregoi se e quanin Shnajder, nuk ishte gjerman, kishte simpati pėr partizanėt, madje tha se “ishte gati tė qėndronte e tė luftonte me ta”. Ku ta dinim? Mė pas na del se na kishte rrejt tė gjithėve. S’dija ē’tė bėja, ndėrsa fshatarėt aty pėr rreth kėrkonin ta zhduknin se “do t’i merrte nė qafė”. “Jo”, vendosi prerazi Kajo, mė dhimbset dreqi ta vrasim, por edhe pėr ta lėnė tė lirė nuk ėshtė mirė, prandaj le tė rrijė me ne”. Dhe ashtu u bė, pa menduar se kėtė mėshirė Kajo do ta paguante me jetėn e vet dhe tė shokėve tė tjerė vetėm pak ditė pas kėsaj.
    Me njė fjalė, Kajos do t’i vinte e keqja pikėrisht nga robi Shnajder qė e mėshiroi gjatė pritės sė Ndroqit...
    Po, por jo vetėm atij. Mjaft tė tjerė do ta pėsonin aty nė Lis-Patros nga “fenomeni Shnajder”. Ai iku nga ne vjedhurazi, shkoi te gjermanėt dhe prej aty u rikthye tinėz pėr tė marrė hakun e shokėve.
    Diēka mė konkrete pėr ikjen e robit gjerman nga efektivi i partizanėve...
    Mė 15 dhjetor 1943, Kajo ndėrmori njė aksion pėr tė goditur njė bazė tė armikut nė Luz tė Madh. Mori me vete rreth 15 shokė, ndėr ta edhe njė rob italian Danielin, me dy predha murtaje nė torbė pėr tė minuar njė shtėpi ku strehoheshin forcat e kundėrshtarit. Nė fund vendosi tė merrte me vete edhe robin Shnajder, qė i lutej pėr tė marrė pjesė nė aksion. Kajo e pranoi. Nisi aksioni, dhe pas shpartallimit tė bazės, nisėn krisma nė tė katėr anėt e fshatit. Ca ishin tė partizanėve, qė i shkėmbenin pėr entuziazėm dhe ca tė kundėrshtarėve qė tėrhiqeshin nė panik. Nė kėtė situatė tė paqartė, e disi tė rrėmujshme, Kajo dha urdhėr pėr tėrheqje tė organizuar dhe tė gjithė morėn rrugėn e kthimit. Nė tėrheqje e sipėr forcat tona u ballafaquan me sulmin e repartit gjerman qė udhėtonte me makina ushtarake nė afėrsi tė fshatit Lekaj. Pikėrisht gjatė ēasteve tė kėtij ballafaqimi, robi Shnajder do tė shfrytėzonte tensionin e krijuar dhe do tė ikte vjedhurazi. Sa e mori vesh Kajo, do t’i binte kokės me grusht. Ky ishte lajmi mė i hidhur qė ai mė tha kur mbėrriti nė Lis-Patros. Pasi mė shpjegoi ēfarė kishte ndodhur, i thashė se tani e tutje duhet tė bėjmė shumė kujdes se Shnajderi na i njihte mirė zonat, vendndodhjet, bazat e rrugėt dhe gjithēka do t’ua tregojė gjermanėve...
    Si e ndjetė pas kėsaj dorėn e Shnajderit nė kundėrveprimet e gjermanėve?
    Kjo do tė dukej qysh tė nesėrmen nė goditjet e adresuara qė filluan tė bėjnė repartet gjermane ndaj forcave tona. Nė qoftė se mė parė goditjet e tyre ishin kuturu, tanimė shėnjestra e tyre do tė regjistronte objektivin real. Ata do tė mėsonin nga robi i arratisur gjithēka qė kishte tė bėnte me trupat tona dhe mėnyrėn e organizimit tė aksioneve qė bėnim. Mė shumė se kaq, nga aq sa do tė konstatonim mė vonė, shtabi gjerman qė drejtonte operacionin kishte dijeni tė plotė edhe pėr komanduesit e forcave tona. Shigjetat e tij, tė rakorduara tani nga “mysafiri” Shnajder kėrkonin kokėn e komandantit tė batalionit, Kajo Karafili. Kėtu roli i robit tė mėshiruar do tė bėhej pėrcaktues. Ai do ta ēonte trupėn zbuluese deri te pozicioni i Kajos nė Lis-Patros, ku u bė njė betejė e pėrgjakshme…
    Me sa dimė, ju jeni njė nga protagonistėt e betejės nė Lis Patros. Si e kujtoni momentin e vrasjes sė Kajo Karafilit?
    Vetė vendi Lis-Patros ėshtė njė kodėr nė njė vend tė largėt nga Peza dhe Kavaja. Eshtė si tė thuash kufiri mes dy zonave. Ka dy drejtime pėr tė shkuar aty: Nga Peza kalohet nėpėrmjet pėrroit tė Currilit, kurse nga ana e Kavajės nė kufi me Cikalleshin, mė nga veriperėndimi, Mengaj. Ka njė vend aty qė quhet lami i Sadiut. Eshtė njė pikė shumė strategjike qė tė jep shumė siguri. Poshtė ėshtė rrėpirė. Forcat tona po pushonin atė ditė tė hėnė nė tė gdhirė tė 10 janarit 1944. Kajo e kishte mbushur torbėn plot me bomba. Ishim nė njė ēast pushimi, po mblidhnim veten. Ēudia ishte se si nuk kishim dėgjuar asgjė, ndėrkohė qė poshtė nesh ndoshta disa orė mė parė natėn kishin ardhur nja 200 a 300 ushtarė gjermanė dhe kishin zėnė pozicione tė maskuara. Mjeshtėria me tė cilėn ata kishin ardhur deri aty nė orientimin e robit Shnajder, kishte bėrė qė rojet tona mos t’i diktonin fare. Vonė shumė vonė lėvizjet e tyre i diktoi njė nga partizanėt dhe aty pėr aty tha i shqetėsuar: “Shpejt se gjermanėt i kemi farė afėr, shpejt…”. Kajo me 2-3 shokė shkoi te lami i Sadiut. U ngrit nė kėmbė dhe hodhi nja 30-40 bomba dore. Si “kokėkrisur” qė ishte, Kajo u bė xhind. Ishte njė luftė e ashpėr fort, sepse gjermanėt donin me ēdo kusht tė merrnin kodrėn. Kajo ua lėshoi tė gjitha bombat. Gjermanėt, qė u kapėn nė befasi, teksa po hanin mėngjesin, u riorganizuan dhe zunė pozicione nė pėrrua duke nisur tė qėllojnė me tė gjitha armėt qė kishin. Pesė orė luftė. Partizanėt i vunė gjermanėt nėn njė zjarr tė fuqishėm. Kajo, pasi mbaroi bombat e dorės, nisi tė qėllonte me pushkė. Bėrtiste, u jepte kurajė partizanėve, kur njė ēast mbi pushkėn e tij u dėgjua goditja e njė plumbi. “T’ėmėn, qe duke mė vrarė”, ja bėri Kajo. “Kujdes Kajo, i thashė, se ata kanė vėnė snajper”. Krisma kudo. Nė njė moment qė as vetė nuk e kuptova se ē’kish ngjarė, me vjen njė partizan i ri, duke qarė dhe mė thotė: “U vra Kajo”. Nuk e desha veten, por iu ktheva: “Pusho or budalla e mos hap gojė”. Nuk doja qė shokėt ta kuptonin qė qe vrarė komandanti i tyre trim. Me sa duket Shnajderi e kishte gjetur saktėsisht ballin e njeriut qė e mėshiroi duke i falur jetėn..
    E patė nga afėr kėtė skenė?
    Sa mė thanė pėr rėnien e Kajos hodha sytė nga pozicioni i tij. Nėpėr plumba ju afrova pranė. Kishte rėnė pėrtokė si ndonjė lis i madh i kėputur nga rrufeja. I fola, e tunda, por nuk mund tė pėrmendej. Diēka deshi tė mė thoshte por ishte e pamundur. Vetėm njė plumb e kishte marrė nė ballė dhe ishte mbytur nė gjak. Dukej qė ishte qėlluar nga afėr dhe nga njė dorė e stėrvitur. Mendja mė shkoi menjėherė te Shnajder. Gjithsesi, duhej tė merrja veten pasi do tė pėrballoja edhe pėrgjegjėsinė e dyfishtė pėr drejtimin e betejės. Duhej t’ua thosha shokėve humbjen e madhe. Kajo s’bėnte mė nėna.
    Pra, sipas jush, Kajon e ka qėlluar robi Shnajder…
    Nė ato momente morėm vesh se ai kishte qenė pikėrisht aty, madje trupat gjermane i kishte sjellė ai. Nga aq sa hetuam mė vonė mėsuam se Shnajderi ishte njeriu qė nė atė betejė orientonte snajperin gjerman qė goditi Kajon.
    0

    #5 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.518
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.427
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 29 shtator 2007 - 02:39 MD

    Cfare tha Myrvetja ne castet e fundit.

    Myrvete Peza nuk ėshtė vrarė nga plumbi i gjermanėve atė ditė tė 10 janarit tė vitit 1944. Vajza e re, pezakja e dashuruar marrėzisht pas djalit pogradecar Kajo Karafili, u vetėvra pak ēaste pas betejės sė Lis-Patrosė. Nuk e vranė gjermanėt. Ata kishin disa minuta qė ishin larguar, duke lėnė nė sheshin e betejės shumė trupa tė pajetė. Arma qė ka marrė jetėn e “Xhuljetės” pezake ka qenė njė revolver i vogėl, i fshehur nga ajo vetė nė kėmbė tė pantallonave ushtarake. Ka qenė vetėm njė goditje fatale drejt e nė zemėr, dhe pastaj…
    Dėshmitari okular pas 63-vjetėsh rrėfen tė vėrtetėn, ashtu siē ka ndodhur. Ai ėshtė vetė Sali Verdha, njė nga drejtuesit e luftimeve nė Lis Patrosė. Ka qenė njė pasdite e hidhur, e asaj tė hėne tė ’44. Ai tregon pėr “Panoramėn”: “Kur kishte mbaruar batėrdia, vjen mbesa e babė Myslymit, Myrvetja, tepėr e shqetėsuar, si tė parandiente tragjedinė. Nė ēast mbeta i tronditur. “Ku e ke Kajon”, mė vėrsulet mua, ndėrsa lotėt mė tradhtuan nė ēast. “Mblidhe veten”, i thashė. “Ju shquheni pėr familje trimash dhe nuk bėn kėshtu…!”. “Ē’e dua veten unė”, ngashėreu vajza dhe mori pushkėn tė drejtohej nga gjermanėt qė po iknin. Arrita ta pėrmbaj sa munda, i hoqa pushkėn dhe porosita ta shoqėronin sipėr te Lėmi i Sadiut, ku po grumbulloheshin gjithė partizanėt. Por ata nuk e dinin se ajo mbante njė revolver tjetėr poshtė kėmbės sė pantallonave. Vetėm pak metra mė tutje, rrėmbeu revolverin dhe qėlloi veten nė gjoks. Kjo gjė mė preku tmerrėsisht. Kur shkova pranė saj, ajo pati forca tė mė thoshte mua: “Mė fal! Nuk mund tė jetoja dot pa tė”. Ashtu e kėputur, nxori nga xhepi njė monedhė tė vogėl floriri. “Kėtė e pata ruajtur pėr unazėn e Kajos, merre dhe jepja xhajės”. E kishte fjalėn pėr Myslymin, xhaxhain e saj, tė cilin ajo e donte pa masė, njėlloj si tė atin, pavarėsisht se ai pati hezituar fillimisht pėr fejesėn e tyre. Kaq tha dhe…u shua…Myrvete Peza ėshtė dėshmore e Shqipėrisė, njė vajzė kurajoze si shumė vajza shqiptare qė lanė familjet dhe dolėn nė mal me armė nė dorė kundėr pushtuesve…
    …Nė mbi 50 vjet, sa herė kemi kujtuar dėshmorėt e Pezės, kemi thėnė pėr fjalime: “Nė luftėn me gjermanėt nė Lis Patros u vra Kajo Karafili, Mustafa Lleshi, Bajram Tusha. Po nė kėtė betejė u vra edhe partizania trime Myrvete Peza”. Kurrė nuk kemi thėnė u vetėvra pėr dashurinė. Propaganda e kohės sė komunizmit nuk e lejonte tė thuhej troē e vėrteta. Le qė ē’rėndėsi kishte. Myrvetja ishte njė vajzė guximtare, njė vajzė e thjeshtė pezake me virtyte shqiptare. Kishte edhe arsye tė tjera pėrse “mbulohej” e vėrteta. Ligjet e kohės e dėnonin aktin e vetėvrasjes. Nga ana tjetėr, askujt nuk i shkonte ndėrmend tė nėnvlerėsonte apo mohonte vetėsakrifikimin e Myrvetes pėr lirinė e vendit. Ishte si tė thuash njė marrėveshje e heshtur pėr ta lėnė kėshtu: Myrvetja u vra nė luftė. Kurrė nuk iu dha rėndėsi detajit.
    0

    #6 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.518
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.427
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 29 shtator 2007 - 02:43 MD

    Pas ikjes ne menyre te pabese te robit gjerman Shnajder, partizanet nisen te mendojne e reflektojne thelle per pasojat qe sjell tradhtia, sidomos ne lufte.

    Jo rrallė ka ndodhur qė nė situata lufte janė ravijėzuar fakte si ky: Pas njė pabesie, pas njė tradhtie, tonet e luftės janė bėrė mė tė ashpra. “Kulmi” i arsyetimit qė ndau njė herė e mirė dilemat nė luftė ishin vetė vendimet e Konferencės sė Pezės, ku bashkėpunėtorėt e fashizmit u trajtuan njėlloj si armiku. Pikėrisht kėtu ka lindur edhe njė nga pikat “e nxehta” mes palėve, e cila qėndron e tillė edhe sot e kėsaj dite, lidhur me qėndrimin ndaj luftės. Reminishenca vjen qė nga vitet e historisė sė luftės antifashiste. “Ka bashkėpunuar apo jo Balli me fashistėt?”, “A ishte luftė civile apo vetėm antifashiste nacionalēlirimtare?”. Kėto pyetje jo pak herė kemi dėgjuar t’i drejtohen palėve partiake, pėrfaqėsuese nė debate televizive. Nga tradhtia e Shnajderit, qė nė fund tė fundit ishte njė rob lufte, u vranė eksponentė tė rėndėsishėm tė luftės, siē ishte Kajo Karafili, etj. Ndoshta nga kjo dhe fenomene tė tjera tė kėsaj natyre, partizanėt, jo vetėm nė Shqipėri, por dhe nė shtete tė tjera tė Evropės, nisėn tė ndajnė mirė “kufijtė” mes bashkėpunėtorėve tė fashizmit dhe atyre tė rreshtuar preras nė kampin antifashist.
    0

    #7 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.518
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.427
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 29 shtator 2007 - 02:44 MD

    Si nisi ofensiva pėr tė vrarė mitin “Kajo Karafili”


    “Pushka qė qėlloi mbi Kajo Karafilin u shpėrblye me lavdinė e pushtuesit. Po rėnia nė Lis Patros do tė pėrjetohej pa eufori. Mė shumė se arma e Kajos, tmerri i okupatorėve, ishte bėrė emri i tij. Duhej vrarė pra, edhe miti Kajo Karafili!”

    AFRIM IMAJ/ XHELADIN ĒELMETA

    Pikėrisht ky ishte objektivi i njė ofensive tė padėgjuar mė parė, pohon veterani Sali Verdha nė rrėfimin e tij pėr gazetėn “Panorama”, duke kujtuar mėnyrėn e reagimit tė forcave gjermane menjėherė pas tragjedisė sė Lis Patrosit. Ajo qė kishte arritur aty operacioni i trupave zbuluese tė drejtuara nga robi Shnajder, vėrtet qė kishte qenė njė fitore spektakolare, pas shumė humbjeve tė njėpasnjėshme qė kishin pėsuar nė zonėn e Kavajės dhe pjesėn perėndimore tė Tiranės, po sėrish e nesėrmja e tyre paraqitej e pasigurt. “Vranė Kajo Karafilin, shton Verdha, njeriu qė e zėvendėsoi atė menjėherė pas rėnies, po kishte mbetur batalioni i tij, kishte mbetur jehona e emrit dhe e veprės sė Kajo Karafilit qė ende vazhdonte ta tmerronte okupatorin dhe bashkėpunėtorėt e tij”. Ofensiva e re e forcave gjermane do tė niste kėshtu me kėtė objektiv: Tė godiste batalionin e mbetur tashmė pa komandantin e bujshėm dhe tė vriste mitin e tij! Kjo pėr ta, shton Verdha, do tė thoshte ēlirim nga makthi qė kishte futur nė radhėt e tyre Kajo Karafili, qė i kishte tmerruar me aksionet e tij nė qendėr tė qytetit. Po si nisi ky reagim nga forcat e okupatorit nė zonėn e Kavajės dhe tė Pezės. Cilat ishin veprimet qė ndėrmorėn ushtarėt gjermanė pėr tė gjetur vendvarrimin e Kajo Karafilit dhe si lindi tek ta ideja pėr ta vendosur trupin e pajetė tė tij nė qendėr tė qytetit tė Kavajės dhe Shijakut...
    Zoti Sali! Ēfarė ndodhi nė Lis Patros pas vrasjes sė Kajo Karafilit dhe si vepruat me trupat e partizanėve qė ranė nė atė betejė?
    Kajo Karafili ishte vetėm njė metėr larg meje kur e zuri plumbi. Pushka qė qėlloi mbi tė e kishte regjistruar shėnjestrėn me saktėsi m’u nė ballė tė tij. Dhe nuk ishte gabuar. Me sa dukej kishte qenė njė pushkė snajper dhe siē e morėm vesh mė vonė, njeriu qė e kishte pėrdorur ishte orientuar nga robi i arratisur Shnajder. Vetėm ai e njihte nga pala kundėrshtare Kajo Karafilin. Angazhimi i tij nė kėtė mision special do t’i kushtonte shtrenjtė batalionit tonė qė i kishte falur jetėn dhe i kishte dhėnė bukė pėr gati 20 ditė. Gjithsesi, ato momente ishin shumė tė rėnda. Mbaj mend qė kam qarė me dėnesė pėr disa ēaste mbi trupin e Kajos dhe pastaj mblodha forcat pėr t’i dhėnė kurajė batalionit.
    A u dha ndonjė mesazh Kajo Karafili para se tė ndėrronte jetė?
    Ai ra qė nė fillim si njė lis i rrėzuar nga rrufeja dhe nuk bzani gjė fare. I shkova aty, e mora nė duar i thirra me zė tė lartė, po ai nuk mundi tė fliste. Veē mė shikonte nė sy dhe fikej dalėngadalė si i kllapitur nga njė gjumė i thellė. Pak ēaste prej kėtu do tė merresha me Myrveten, e cila sa e mori vesh kėtė bėri gjėmėn tjetėr, qėlloi mbi zemrėn e saj. Ato ēaste ishin vėrtet shumė tė rėnda.
    Ēfarė bėtė pas kėtij momenti tragjik me efektivin e goditur befasisht nga forcat gjermane?
    Mora komandėn dhe urdhėrova pėr tė vazhduar luftėn nė rrethim. Disa orė kaluan nė njė ballafaqim tė rreptė me forcat pushtuese. Aty nga orėt e pasdites, ato filluan tė tėrhiqen, nga frika e tė papriturave nga njė mėsymje natėn. Pikėrisht nė kėtė kohė dhashė porosi pėr t’u marrė me varrimin e tė vrarėve. Vetė, bashkė me tre nga luftėtarėt e tjerė u mora me sigurimin e vendvarrimit tė Kajo Karafilit. Morėm nė supe trupin e pajetė tė tij dhe u larguam gati dy kilometra larg nė njė zonė tė mbuluar nga pylli. Pasi u bindėm se kishim gjetur vendin e pėrshtatshėm, hapėm gropėn dhe futėm me kujdes trupin e komandantit tė vrarė. Nė fund e maskuam me plisa e mjete rrethanore aq sa nuk dallohej fare. Vetėm pas mesnate u larguam nė fshehtėsi dhe u bashkuam me pjesėn tjetėr.
    Pse duhej tė mbetej sekret vendvarrimi i Kajo Karafilit?
    Duhej me patjetėr qė varri i tij mos tė dihej nga pushtuesit dhe bashkėpunėtorėt e tyre, pasi emri i Kajo Karafilit ishte bėrė simboli i luftės dhe pėrpjekjeve kundėr tyre. Ishte bėrė si tė thuash tmerri i tyre. Okupatori qė bėri ē’ėshtė e mundur pėr t’i marrė jetėn, paguante me flori pėr tė gjetur trupin e tij nė mėnyrė pėr tė demonstruar kėtė fitore nė qytet dhe rrethina. Me kėtė dėshmi trupat gjermane do tė ēlironin makthin e qindra bashkėpunėtorėve tė tyre qė kishin filluar tė tėrhiqeshin nga frika e pushkės sė Kajo Karafilit, e cila kishte ēuar nė botėn tjetėr me dhjetėra prej tyre, madje m’u nė mes tė qytetit.
    Mė nė fund, a e gjetėn trupat gjermane vendvarrimin e Kajo Krafilit?
    E gjetėn dhe me trupin e pajetė tė tij bėnė njė skenė makabre. E nxorėn qė aty dhe filluan ta shėtisnin sa nė Shijak nė Kavajė, duke e tėrhequr zvarrė e duke thirrur pėr t’u kujtuar tė tjerėve se tė gjithė qė do tė ngrinin dorėn kundėr gjermanėve do ta pėsonin si Kajo Karafili.
    Si mundėn ta zbulonin forcat gjermane vendvarrimin e Kajo Karafilit, kur ata qė e dinin ishin vetėm pak veta qė punuan nė kushtet e njė sigurie tė plotė, madje natėn dhe nė njė zonė tė braktisur?
    Tradhtia, me sa duket qė mori jetėn e Kajo Karafilit, shiti edhe vendvarrimin e tij. Dilema pėr kėtė ka qenė e madhe pėr shumė vite. Dikush fillimisht solli disa prova se spiuni kishte qenė njė bekshi i njė fshati aty pranė. Pastaj morėm ca sinjale tė tjera. Vetėm pas disa viteve pas ēlirimit e identifikuam emrin e njeriut qė i kishte ēuar gjermanėt te varri i Kajo Karafilit. Nga presioni nė burgun e Kavajės, ai kishte treguar me saktėsi pėr gjithēka dinte rreth kėsaj historie. Kishte mjaftuar kaq dhe gjermanėt e kishin marrė pėr dore dhe i kishin thėnė pėr ta ēuar aty. Ēfarė u bė mė tej, pastaj u mor vesh nga tė gjithė.
    Cila ishte domethėnia e kėtyre veprimeve qė bėnė forcat gjermane me trupin e Kajo Karafilit?
    Ata qė i morėn jetėn, ata qė e vranė me plumb Kajo Karafilin, duhej t’i vrisnin edhe mitin emrin e luftėtarit tė shquar qė kishte tronditur forcat okupatore dhe bashkėpunėtorėt e tyre shqipfolės. Kjo dhe vetėm kjo ishte domethėnia e kėsaj skene makabre. Janė gjallė akoma ata qė e kanė pėrjetuar dhe e mbajnė mend mirė. Janė gjallė edhe njė pjesė e atyre bashkėpunėtorėve shqiptarė qė merrnin honorar nga pushtuesi pėr ta ēuar te pozicioni i Kajo Karafilit. Historia duhet t’i zbardhė tė gjitha pa kurrfarė ndasie...
    0

    #8 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

    • Admin
    • Grupi: Admin
    • Postime: 10.518
    • Regjistruar mė : 10-prill 04
    • Location:Italia
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.427
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 29 shtator 2007 - 02:45 MD

    “Trupin e Kajo Karafilit gjermanėt e lanė 10 ditė nė qendėr tė Kavajės”


    “Kanė sjellė Kajo Karafilin te kinemaja. Eshtė mbledhur i gjithė qyteti aty.

    E ruajnė gjermanėt me pushkė dhe bėjnė fotografi me tė”, kėshtu e kujton skenėn rrėqethėse tė asaj dite dimri tė vitit ‘44, Xhemaile Ylviu, pėr tė cilėn ka mėsuar fillimisht nė shkollė, teksa flitej me njė lloj tronditjeje. “Trupin e Kajos e kishin sjellė nga Les Patrosi dhe e kishin mbėrthyer te porta e kinemasė nė qendėr tė qytetit”, kujton dėshmitarja 75-vjeēare. “Aty e ruanin dy-tre ushtarė gjermanė, qė i rrinin rreth e qark, sikur do t’u shpėtonte nga momenti nė moment. Nė krahė tė tyre tellalli i qytetit thėrriste me zė tė lartė, ashtu siē i diktonte komandanti gjerman. “Kush do guxojė tė ngrejė dorė, do ta pėsojė si Kajo Karafili”. Nga sa mban mend Xhemaile Ylviu (Gjuzi) kjo skenė te porta e kinemasė do tė vazhdonte gati dhjetė ditė. Pastaj, njė qytetar i thjeshtė nga Kavaja me emrin Ali Shyti, do ta merrte rrezikun nė sy dhe bashkė me fėmijėt do ta varroste pėrgjithė natėn nė njė vend tė sigurt nė afėrsi tė varrezave tė qytetit. “Zhdukja e kufomės sė Kajos do t’i tėrbonte sėrish gjermanėt”, shton Ylviu. Sakaq, nė kujtesėn e saj kanė mbetur me dhjetėra skena tė atentateve qė Kajo Karfili kishte bėrė nė mes tė qytetit. “Shumė herė, nė tė tilla raste, shton ajo, paraqitej i veshur si grua apo si prift dhe sa pėrballej me atė qė kishte vėnė nė shėnjestėr, nxirrte koburen nga brezi dhe “Bam!” Pas ēdo krisme nė qytet xhandarėt thoshin se kishte ardhur Kajo dhe strukeshin nė bodrumin mė tė parė qė gjenin”.
    0

    #9 Anėtar jo nė linjė   ultimo 

    • Zotni Ēun
    • Grupi: STAFI
    • Postime: 1.385
    • Regjistruar mė : 19-shtator 05
    • Interests:Nė mes tuaj kam qėndruar
      E jam duke pėrvėluar,
      Qė t'u ap pakėzė dritė,
      Natėn t'ua bėnj ditė.
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 86
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 30 shtator 2007 - 02:14 MD

    Visualizza messaggiokavajoti, mbi Sep 29 2007, 16:45 PM, ka thėnė:

    “Trupin e Kajo Karafilit gjermanėt e lanė 10 ditė nė qendėr tė Kavajės”
    “Kanė sjellė Kajo Karafilin te kinemaja. Eshtė mbledhur i gjithė qyteti aty.

    E ruajnė gjermanėt me pushkė dhe bėjnė fotografi me tė”, kėshtu e kujton skenėn rrėqethėse tė asaj dite dimri tė vitit ‘44, Xhemaile Ylviu, pėr tė cilėn ka mėsuar fillimisht nė shkollė, teksa flitej me njė lloj tronditjeje. “Trupin e Kajos e kishin sjellė nga Les Patrosi dhe e kishin mbėrthyer te porta e kinemasė nė qendėr tė qytetit”, kujton dėshmitarja 75-vjeēare. “Aty e ruanin dy-tre ushtarė gjermanė, qė i rrinin rreth e qark, sikur do t’u shpėtonte nga momenti nė moment. Nė krahė tė tyre tellalli i qytetit thėrriste me zė tė lartė, ashtu siē i diktonte komandanti gjerman. “Kush do guxojė tė ngrejė dorė, do ta pėsojė si Kajo Karafili”. Nga sa mban mend Xhemaile Ylviu (Gjuzi) kjo skenė te porta e kinemasė do tė vazhdonte gati dhjetė ditė. Pastaj, njė qytetar i thjeshtė nga Kavaja me emrin Ali Shyti, do ta merrte rrezikun nė sy dhe bashkė me fėmijėt do ta varroste pėrgjithė natėn nė njė vend tė sigurt nė afėrsi tė varrezave tė qytetit. “Zhdukja e kufomės sė Kajos do t’i tėrbonte sėrish gjermanėt”, shton Ylviu. Sakaq, nė kujtesėn e saj kanė mbetur me dhjetėra skena tė atentateve qė Kajo Karfili kishte bėrė nė mes tė qytetit. “Shumė herė, nė tė tilla raste, shton ajo, paraqitej i veshur si grua apo si prift dhe sa pėrballej me atė qė kishte vėnė nė shėnjestėr, nxirrte koburen nga brezi dhe “Bam!” Pas ēdo krisme nė qytet xhandarėt thoshin se kishte ardhur Kajo dhe strukeshin nė bodrumin mė tė parė qė gjenin”.


    kete historin ma ka treguar edhe gjyshi e ka pare me syt e vet kur e kan lenepara kinemase cheers
    0

    #10 Anėtar jo nė linjė   albi71 

    • Veteran/e ne forum
    • Yll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėl
    • Grupi: Vip
    • Postime: 1.175
    • Regjistruar mė : 02-mars 08
    • Location:europa mesme
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 154
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 06 nėntor 2009 - 11:30 MD

    http://img692.imageshack.us/img692/9682/kajokarafili.jpg
    Kujtesa e popullit mbi ēdo fotografi
    Njėzet vjet mė parė, aty nga muaji prill i vitit 1987, ndėrsa gjendesha nė zyrėn e punės, dikush mė troket. U ngrita, hapa derėn dhe pėrballė meje qėndron veterani i LANĒ–it, Novruz Gjergjova. Meqė nė ato kohė ishim nė valėn e punės pėr ngritjen e Muzeut Historik tė rrethit, menjėherė mė shkoi mendja se veteranin duhej ta kishte shqetėsuar diēka, qė lidhej me muzeun. Ky veteran, pėrveēse kishte qenė nė formacionet partizane tė ēetės sė babė Myslimit, unė e respektoja edhe pėr faktin se ishte edhe mik i babait tim. Pasi u pėrshėndetėm, futi dorėn nė xhepin e brendshėm tė xhaketės kadife dhe mė vuri pėrpara syve njė fotografi, e cila gati mė bėri tė shtangesha. Nė celuloid pashė njė njeri tė vrarė, tė mbėshtetur pas murit tė njė godine me tulla e i fiksuar me dy dėrrasa. Tė them tė drejtėn nė ato vite nuk isha mėsuar tė shihja kufoma tė tilla njerėzish. Por edhe me vrasje, po ashtu nuk ishim mėsuar. Nisur nga kėto qė them, nuk gaboj tė shpreh gjykimin tim se njeriu nė ato kohė ishte me tė vėrtetė njė kapital i ēmuar.
    - E njeh?
    I befasuar nga kjo fotografi e vjetėr me format 4 x 6, ngrita supet pėr tė shprehur habinė.
    - Ėshtė Kajo Karafili! – mė thotė.
    Ishte njė fotografi makabre. Ja, kjo, qė shihni tė botuar nė gazetė. Ajo i pėrket Heroit tė Popullit Shqiptar, Kajo Karafili, njėrit prej heronjve mė tė lavdishėm tė Luftės sė Dytė botėrore dhe njėrit prej luftėtarėve mė tė sprovuar tė Ēetės sė Parė Partizane tė Evropės nė luftėn kundėr fashizmit.
    – “Kur kisha Kajon nė krah, mė dukej sikur kisha njė batalion” – thoshte shpesh Myslim Peza, kur bėhej fjalė pėr kėtė hero. Ai dhe i vdekur, duket sikur na thotė: “Nuk dua tė mė qani, por mos mė harroni !”.
    Kur ia tregova fotografinė babait tim, ai ndjeu keqardhje pėr Kajon sepse i donte shumė trimat dhe tė tillė ai quante vetėm ata, qė vetėsakrifikohen pėr tė tjerėt dhe ata, qė dinė ta pėrmbajnė zemėrimin. – Trimat, gjithashtu, janė edhe tė zgjuar, - mė thoshte im atė, i cili qysh nė vitin 1942 ishte futur nė ēetėn partizane tė Myzeqesė. Babai mė rekomandoi tė shkoja nė Tiranė dhe tė takoja shokėt mė tė mirė tė Kajos, Safet Kurtin ose komisarin e batalionit tė tretė, Sali Verdhėn, dy nga partizanėt mė tė guximshėm tė njėsiteve guerile tė Tiranės e tė Pezės nė vitet e okupacionit fashist pėr t’ua treguar kėtė foto. Edhe Safeti, i cili nė kujtesėn time ka mbetur njė njeri i kulturuar, i thjeshtė dhe i qetė, kishte njė arkiv tė mrekullueshėm pėr shokėt e luftės dhe i ruante ato me shumė kujdes. Ai mė tregoi disa fotografi tė Kajos, si i veshur si milic fashist, xhandar e i maskuar pėr tė kryer atentate. Ai mė dhuroi njė fotografi mė tė pastėr, mė tė madhe dhe mė tė qartė. (Ėshtė pikėrisht fotoja e botuar nė kėtė numėr gazete). Shkrova dhe botova mė 30 prill tė vitit 1987, nė gazetėn “Bashkimi” njė skicė letrare pėr Kajon, por fotografinė nuk pranuan tė ma botonin. Kisha dėgjuar shumė pėr Kajon nė mjedisin tim familjar. Por kur takova veteranin Sali Verdha, mė habiti elokuenca dhe bukuria e tė treguarit. Ai e ndjente atė, qė mė thoshte. Dikur zemra e kėtij partizani tė vjetėr ishte si njė fuēi baruti, ndėrsa tani shpirti i tij ishte zgarfellė e pafundme kujtimesh. Eh, si janė veteranėt tanė tė LANĒ–it?! Ata panė shumė padrejtėsira, luftuan e punuan shumė pėr vendin dhe nuk kėrkuan asgjė pėr vete.

    Ēfarė mėsova nga ky veteran?

    –“Nė Lis – Patros, nga njė pozicion shkėmbor, afėr njė pėrroi, nga lart, Kajo Karafili vuri re se nja shtatė gjermanė kishin vėnė pėrpara ca bagėti dhe ishin drejtuar nė drejtim tė Ndroqit. Kajo dhe partizani tjetėr Myrteza Karaj kishin zėnė pozicion luftimi. I pari hapi zjarr Kajo duke shtrirė tre prej tyre dhe nga pozicioni tjetėr qėllon Myrteza Karaj, duke vrarė tre tė tjerė. I shtati ia mbathi kėmbėve dhe u fsheh anės pėrroit pas njė guri tė madh tė mbuluar me shkurre. Kur Kajo iu afrua, ai i tha nė gjuhėn e vet duke u dorėzuar me duart lart: “Mos mė vrisni, jam i ri, jam austriak”. Kajos i erdhi keq pėr tė dhe ia fali jetėn, ndėrsa Myrtezai i thoshte Kajos se ky lloj njeriu mė duket i pabesė. Megjithatė e ēarmatosėn. Austriaku quhej Najder. Rreth njė muaj ndenji me partizanėt nazisti Najder. Ai hante dhe bėnte shakara edhe me fshatarėt e Cikalleshit dhe gati u bė njė me ne. Madje dhe e armatosėm. Njė ditė Kajo me nja pesėdhjetė partizanė shkoi nė Luz tė Kavajės pėr tė sulmuar ca forca qė bashkėpunonin me regjimentin gjerman tė qytetit. Duke pėrfituar nga errėsira e natės, Najderi iku fshehurazi dhe nė Kavajė raportoi nė komandėn e vet pėr gjashtė gjermanėt e vrarė nga ne” – mė tregonte me atė zėrin kumbues dhe me njė kujtesė tė admirueshme veterani 90-vjeēar, Sali Verdha...
    Nga ky veteran i nderuar mėsova se nė ē’rrethana u vra ky hero, si u zbulua pas 11 ditėsh pas vrasjes varri i tij dhe kush ia tregoi varrin komandantit ballist, Ram Habili.
    Mė tej veterani i nderuar mė thotė se nė Pezė, babė Myslimi dhe ne partizanėt, kishim njė mik, i cili ishte nė gjendje tė mirė ekonomike. Nuk ka dėshirė tė japė emrin e tij, jo vetėm pėr etikė, porse ky person qe i lidhur me luftėn dhe nuk qe njeri i keq. Por, ja, njė ditė nė fshat erdhėn kolaboracionistėt e Ram Habilit dhe i rrėmbyen 50 dele e dhi dhe nja 5 lopė, pa llogaritur pulat. Kolaboracionisti Ram Habili, (i cili deri nė kapitullimin e Italisė kishte qenė pjesėtar i ēetės se Babė Myslimit), me ardhjen e gjermanėve u bashkua me ta. Ai duke ditur lidhjen gjenetike dhe miqėsinė e kėtij personi me Babėn e shtrėngoi me kobure nė kokė, qė t’i tregonte vendin se ku ishte varrosur Kajo Karafili duke i dhėnė fjalėn se bagėtitė e grabitura do t’i ktheheshin. Ky person, kishte miqėsi tė dyfishtė: dhe me Myslim Pezėn dhe me Ram Habilin. Por kur Rama u bė bashkėpunėtor me gjermanėt, ai nuk e pėrfillte mė atė. Ai, ca i kėrcėnuar nga koburja e Ramės dhe ca nga dėshira pėr tė marrė bagėtitė, e tregoi vendin ku ishte varrosur heroi ynė Kajo Karafili. Pra nė ditėn e njėmbėdhjetė pas vrasjes, pra mė 21 janar 1944. Rama, si i pabesė nuk e mbajti premtimin pėr kthimin e bagėtive tė vjedhura.
    Partizanėt dhe disa fshatarė nga Cikalleshi e kishin varrosur Kajon nė njė lėndinė tė vogėl tė rrethuar me pemė shekullore duke i hapur atij njė varr tė thellė dhe pasi e mbushėn me dhe, e sheshuan atė dhe pastaj e maskuan me plisa bari, qė mos tė dallohej nga armiku. Ky njeri, qė po ia ruajmė anonimatin, fatalisht tregoi njė moment dobėsie njerėzore, por qė mė vonė tregoi vlera tė tjera nė shėrbim tė LANĒ–it...
    - Ai e dekonspiroi sekretin te armiku. Pastaj, komandanti kolaboracionist, Ram Habili me tė vetėt dhe gjermanėt, pasi e shėtitėn trupin e pajetė tė Kajos nėpėr rrugėt e Kavajės e Shijakut me karrocė, e ekspozuan atė katėr ditė nė njė faqe muri me tulla nė qendėr tė qytetit dhe njė ditė nė Shijak. Falė tė ftohtit tė madh, ngricave tė atij janari tė vitit 1944, falė varrit tė thellė, qė i bėmė ne shokėt e tij dhe shėndetit tė tij shumė tė mirė, kufoma e tij rezistoi shumė ditė, pa marrė erėn e tė vdekurit – vazhdon rrėfimin veterani i LANĒ –it, Sali Verdha.
    Vetėm 11 ditė kishin kaluar nga 10 janari i vitit 1944, kur kėtij heroi tė luftės antifashiste nacional–ēlirimtare, ia pėrdhunuan varrin. Ia pėrdhunuan sepse, atje nė Lis – Patros, skuadra e tij partizane u pėrlesh dhe bėri kėrdinė mbi njė batalion nazistėsh prej afro 400 vetash, me tė pabesin Najder nė krye. Por njė plumb armik i pabesė e goditi nė vetullėn e majtė, pra nė ballė, aty ku vriten trimat e vėrtetė. Fill pas kėsaj ngjarjeje bashkėpunėtorėt e nazizmit gėrryen si hienat varrin e tij dhe hajdutshe e rrėmbyen trupin ende tė ngrohtė nga bujaria e tokės dhe e shpunė nė qytetin e Kavajės, pėr tė “bindur” popullin dhe veten se Kajo Karafili ishte vrarė. Ata e fiksuan nė njė faqe muri, atje, ku sot gjendet kinemaja, mu nė mes tė qytetit. Kriminelėt vendosėn dy dėrrasa nėn sqetullat e kufomės dhe e ekspozuan nė atė mėnyrė qė ta shihte populli.

    Myslim Peza, Lam Leka i Ndroqit dhe Kajo Karafili

    Kisha lexuar se Myslim Peza e donte tej mase sepse e kishte provuar nė Resnje tė Maqedonisė por edhe si komandant tė batalionit tė tretė tė Grupit Partizan tė Pezės. Ai e kishte rritur pothuajse vetė.
    Kajo Karafilin dhe mė herėt, Lam Lekėn e Ndroqit, ai i vlerėsonte pėr trimėrinė dhe besnikėrinė e tyre. Thonė qė Myslim Peza, nga dhimbja, qė ndjeu, shkuli qerpikun e syrit. Imagjinova dhimbjen dhe dėshpėrimin e partizanėve.
    Pėrfytyrova nė ato ēaste tė fejuarėn e Kajos, mbesėn e babė Myslimit, Myrveten, e cila sapo mori vesh vrasjen e tė dashurit tė saj, vrau veten me njė pistoletė tip - beretė. Nė ēastin qė po jepte shpirt ajo u mundua tė nxirrte nga xhepi i pantallonave njė monedhė, qė xhaxhai i saj, Myslim Peza, ia kishte falur pėr t’i bėrė njė unazė tė fejuarit tė saj, Kajos. -“Jepja xhaxhait, s’mė hyn mė nė punė” – i tha komisarit tė batalionit, Sali Verdhės dhe menjėherė perėndoi sytė pėrgjithmonė. Nė kėtė ditė u vranė nė pozicione luftimi edhe partizanėt Mustafa Lleshi e Bajram Tusha.
    I mbėrtheva sytė mbi fotografinė e Kajos me njė mall, si tė doja tė shikoja njė njeri, qė kisha vite pa e parė. Plumbi e kishte marrė Kajon nė vetullėn e majtė. Megjithatė, fytyra e tij, me flokėt e valėzuara e ballin e gjerė, tė linte pėrshtypjen e njė njeriu, qė e ka zėnė gjumi pas njė marshimi tė gjatė. Unė pėrfytyroja dhe xhaxhain tim, Mihal Jano, edhe ai dėshmor i Luftės Antifashiste Nacional – Ēlirimtare, rėnė nė luftėn pėr liri nė fshatin Ēemerricė tė Korēės mė 10 Janar tė vitit 1944, me tė gjashtė shokėt e vet antifashistė nga Myzeqeja. Ai u vra po nė atė ditė kur ėshtė vrarė dhe Kajo Karafili, pra, kundėr gjermanėve dhe bashkėpunėtorėve.
    Pse ishte bėrė kjo fotografi?!
    Pse pushtuesit gjermanė dhe bashkėpunėtorėt e tyre ishin tė detyruar ta fiksonin kėtė moment?!
    Po! Kjo fotografi u duhej pėr tė qetėsuar spiunėt, qė tmerroheshin prej emrit tė Kajo Karafilit.
    Kajo Karafili ishte kthyer nė mit. Ishte krenaria e Grupit Partizan tė Pezės. Emri dhe lufta e tij ngjallnin shpresa tė mėdha nė popull. Populli i Pezės, Kavajės, Durrėsit, Shijakut e Tiranės nuk besonte nė vrasjen e tij. Kajua ishte mitizuar. Prandaj e ca mė shumė kjo fotografi i duhej propagandės naziste dhe veglave tė tyre mercenare pėr tė ēmitizuar nė popull figurėn e Kajos.
    - “Kajo Karafili ishte shkreptimė – mė thotė veterani Selman Roshi nga fshati Gjysulkonjė e Pezės.
    - Ai (Kajua) me partizanėt mė besnikė e mė trima, mbrojti Konferencėn e Pezės” – kujton edhe veterani, Sherbet Karuli.
    E ē’vlerė mund tė kishte fiksimi i njė partizani tė vrarė nė celulozėn e filmit para ndėrgjegjes sė popullit, qė nė celuloidin e kujtesės sė tij kishte fiksuar Kajo Karafilin tė veshur me rroba partizane, me njė xhokė apo me rroba milici nėpėr shumė atentate; qė e kishte fiksuar atė nė dhjetėra biseda tė zjarrta nė vatrėn e shtėpisė apo nė sheshin e fshatit; qė e kishte fiksuar atė nė beteja tė shumta! Ai kishte hyrė nė zėmrėn e popullit... Spiunėt, shėrbėtorėt e fashizmit, nė kundėrshtim me normat dhe traditat morale tė popullit shqiptar, nė bashkėpunim edhe me forcat naziste, e pėrdhunuan varrin e tij. Qėllimi i kolaboracionistėve ishte qė tė thyhej miti i Kajo Karafilit si njeri i pavdekshėm, si emblema e gueriljeve tė Tiranės. Por nė fakt ky mit nuk u thye. Populli i Kavajės, duke mos pėrfillur urdhrat e autoriteteve pro naziste tė qytetit, e ngriti trupin e Kajos, trupin e birit tė vet dhe e vendosi nė varrezat e qytetit. Mė shumė se sa me dhe, e mbuloi me lot e me lule. Njerėzit e njė bote, qė po vdiste nuk mund tė arrinin dot tė fiksonin vdekjen e njė njeriu, qė i pėrkiste botės sė re, qė po lindte. Kajo Karafili ishte fiksuar pėrgjithmonė nė kujtesėn e popullit pėr bėmat e tij nė dobi tė luftės antifashiste nacional–ēlirimtare dhe atdheut.
    Ato ditė egėrsie, ekspozimi i Heroit tė Popullit, Kajo Karafili nė atė gjendje ishte njė nga shfaqjet mė tė shėmtuara, jo vetėm pėr qytetarėt e thjeshtė tė Kavajės dhe Shijakut, por edhe pėr njerėzit e pasur tė qytetit. Emrin e tij e njihnin qė tė gjithė por pėr sė gjalli nuk e kishin parė. Trupin e tij e vėshtronin plot plaka tė moshuara nga mė fetaret, plot gra dhe vajza me sy tė trishtuara, tė cilat fshehurazi fshinin pikat e lotit tė dėshpėrimit. Pastaj ato largoheshin dhe nė gjumin e thellė iu shfaqeshin nė ėndėrr kufoma tė pėrgjakura dhe, qė klithnin nė gjumė aq fort, sikur tė ishin pjesėtare tė komunitetit tė ēmendinave.
    -“Ah, ē’torturė, ē’tmerr tė shohėsh, tė shohėsh spektakle tė tilla!”- pėshpėritnin diku midis turmės ca djem tė shkolluar. Disa diskutonin me zjarr, tė tjerė, por tė pakėt nė numėr, ishin nga ata njerėz qė vinin nga dopo lavorot e qė vėshtronin ēdo gjė qė ndodh nė kėtė botė mė kapadaillėk, duke kruar hundėn. Vetė fakti qė populli i Kavajės e mori trupin e Kajos me lot nė sy, e rivarrosi nė varrezat e qytetit duke ia mbushur varrin me lule tė freskėta, tregon se ai i kishte rezervuar kėtij trimi njė vend tė pavdekshėm nė zemrėn e tij.

    Fotografia e mėsipėrme ėshtė njė dėshmi materiale e gjallė dhe e panjohur deri mė tani dhe, qė flet se sa “demokratė” kanė qenė etėrit e tyreve, qė sot kanė marrė pushtetin nė Shqipėri dhe luftėn e etėrve tanė, qė u radhitėn krahas aleatėve anglo–sovjeto–amerikan, luftė, e cila ėshtė vlerėsuar nga faktori ndėrkombėtar qė mbas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, e falsifikojnė dhe e deformojnė duke e klasifikuar si “luftė civile”. Se sa “demokratė” janė sot pinjollėt e kolaboracionistėve tė djeshėm, e tregon edhe goditja me gurė e sende tė forta ndaj bustit tė Kajos para ca vitesh nė qendėr tė qytetit tė Kavajės, i cili tashmė ndodhet edhe i ēvendosur nga qendra e qytetit dhe ėshtė i vendosur nė njė skutė lagjeje si pėr tė ruajtur errėsirėn nga ndriēimi i dritave dhe si pėr ta zhdukur nga kujtesa e brezit tė ri. Edhe ata, qė urdhėrojnė veprime tė tilla gjenden “pak metra” larg nga veprimtaria antikombėtare e kolaboracionistėve tė djeshėm. Ata, qė ēvarrosėn dje Kajon, janė etėrit e tyreve qė sot mohojnė vlerat e LANĒ-it, mohojnė ditėn e Ēlirimit tė atdheut nga fashizmi gjerman, qė hoqėn heronjtė e Vigut nga qendra e Shkodrės, qė heqin emrat e heronjve nga institucionet dhe rrugėt e qyteteve. Vetė fakti qė u hoqėn pėr gjithė natėn nga varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut eshtrat e komandantit tė lavdishėm tė LANĒ-it dhe bashkėluftėtarit tė ngushtė tė Kajo Karafilit, Myslim Pezės, tregon se ky pushtet e dha shembullin i pari se si duhen “vlerėsuar” ata, qė luftuan pėr ēlirimin e atdheut nga nazistėt dhe tradhėtarėt, ata, qė kryen sakrifica supreme nė emėr tė lirisė e tė demokracisė sė vėrtetė. Ėshtė ky shembull i pushtetit tė lartė, qė “frymėzon” pėr guxim kolaboracionistėt e vegjėl tė ditėve tona, qė tė pėrdhunojnė bustet e heronjve e tė dėshmorėve tė atdheut...
    Tė mohosh luftėn antifashiste nacional–ēlirimtare kundėr fashizmit, tė diskutosh vėrtetėsinė e kėsaj lufte, tė mohosh sakrificat e partizanėve, do tė thotė tė mohosh historinė e vendit tėnd. Historia e LANĒ–it, pėrbėn njėrėn nga vlerat mė tė mira kombėtare dhe ėshtė metafora me e bukur e historisė sė Shqipėrisė. Tė mos lejojmė qė sėpatat e disa tė verbėrve nga shpirti, tė godasin mbi personalitetet mė tė larta e tė ndritura tė popullit tonė, mbi historinė, gjuhėn, kulturėn dhe intelektualėt tanė. Tė mos lejojmė qė tokmaku i urrejtjes tė godasė pa mėshirė historinė e luftės tonė antifashiste nacional–ēlirimtare. Tė veprojmė, qė nesėr tė mos e ulim kokėn para tė djeshmes dhe para brezave, qė do tė vijnė. Mjerimi i sotėm ėshtė i tillė, sepse ėshtė realitet i veprimeve tė mjera, bartės tė sė cilės janė tė mjerėt.
    Burimi tiranaobserver

    Mesazhi u modifikua nga albi71 nė 06 nėntor 2009 - 11:33 MD

    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    • 2 Faqe +
    • 1
    • 2
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim