Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Stefan PRIFTI - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Stefan PRIFTI Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

  • venali kavaje
  • Grupi: Admin
  • Postime: 6.664
  • Regjistruar mė : 12-prill 04
  • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
  • Location:Republika Kavaje
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 04 tetor 2007 - 02:34 MD

    Stefan Teodor Prifti,
    u lind nė qytetin e Kavajės me 10.10.1940. Qė
    nė fėmijėrinė e tij Stefani ėshtė marrė me grupet artistike nė shkolla e
    mė pas edhe nė shtėpinė e Kulturės nė Kavajė i cili ėshtė shquar nė
    premierat dhe komeditė.Nė vitin 1965 emėrohet drejtor dhe regjisor nė
    Kinoklubin e Kulturės sė minatorėve nė Kėrrabė, Tiranė. Nė vitin 1969
    ėshtė shpallur aktori mė i mirė i festivalit kombėtar qė u organizua nė
    qytetin e Peshkopisė, ku Stefani u nderua me medaljen “Laureant i
    Republikės”. Nė vitin 1971 emėrohet aktor profesionist nė estradėn e
    ushtarit, pranė ministrisė sė Mbrojtjes dhe nė ato vite estrada ishte ndėr
    trupat mė tė mira tė vendit tonė. Nė estradėn e Ushtarit pėr mė se 25 vjet
    resht Stefani ėshtė shquar si aktor i humorit tė hollė, i tipave dhe i
    karaktereve tė ndryshėm, i plastikės sė veēantė dhe shumė figurative. Me
    humorin dhe cilėsitė e veēanta tė tij, Stefani ka krijuar tipa dhe
    karaktere tė ndryshėm. Me pasion ai ka interpretuar role tė shumta, dhe
    kudo qė ai ėshtė paraqitur ka treguar nivel tė lartė interpretimi. Stefani
    bėri emėr nė Estradėn e Ushtarit si aktor shumė planėsh: skeēeve,
    kupleteve, monologjeve dhe komedive. Nė komedinė e Qamil Buxhelit
    “Karriera e zotit Maksut”, ku Stefani interpretoi me plot profesionalizėm
    rolin e hetuesit Sherlok Holms. Stefani ka marrė pjesė edhe nė shumė
    krijimtari tė tjera artistike si filmat “Dashi pa brirė”, “Tingujt e
    harresės” etje. Stefani pas vitit 1993 ėshtė aktivizuar nė shumė
    aktivitete artistike tė organizuar nga shoqata artistike “Misionari”. Ka
    nxjerrė edhe disa albume nė videokasetė humoristike, si: “Qefliu”, “Polic
    Stefani”, “Sherrxhiu”.
    0

    #2 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 04 tetor 2007 - 02:36 MD

    Stefan Prifti: Arti sot mbijeton nga artisti

    Jeni njė nga aktorėt e njohur tė humorit shqiptar, si ka filluar karriera
    juaj si aktor?


    Kam lindur nė qytetin e Kavajės dhe prindėrit e mi para lufte kanė ardhur
    tė banojnė nė Tiranė. Pas vdekjes sė nėnės ne vajtėm tė jetonim nė Kavajė,
    unė nė atė kohė shquhesha si kėngėtar dhe si duket kėtė e kisha traditė qė
    nga gjyshėrit, unė u ingranova tek shtėpia e Pionierit nė Kavajė qė 10
    vjeē e mė pas nė moshėn 17-vjeēare u angazhova me shtėpinė e Kulturės ku u
    shqova nė premierat e estradave nė njė rol tė vogėl por simpatik nė
    komedinė “Sėmundja e rrezikshme” e Dionis Bubanit ku unė luaja pėrkrah
    artistėve shumė tė talentuar Kavajas si Dhimitėr Marku, Sami Kėrkilli
    shkrimtari dhe humoristi Osman Faslliu e shumė artistė tė tjerė qė mbetėn
    dashamirėsit e mi dhe qė mė kanė ndihmuar. Pra, kėtu filloi karriera ime
    si aktor i humorit, gjė tė cilėn unė e vazhdoj edhe sot.

    Nė vitin 1963 ju u kthyet tė jetoni nė Tiranė. Ēfarė ndodhi mė pas?

    Ėshtė e vėrtetė nė kėtė kohė kthehemi tė jetojmė nė Tiranė dhe nė vitin
    1963 u emėrova regjisor dhe drejtor i kinoklubit tė minierės sė Kėrrabės
    nė Tiranė. Nė atė kohė kjo minierė u bė shumė e njohur me trupat artistike
    kulturore ku vinin shumė tė ftuar artistė cilėsor, si Vaēe Zela, tė cilėn
    e ftonte kushėriri i saj, aktori Haxhi Qose. Madje Vaēe Zela kėtu ka
    filluar edhe krijimtarinė e saj artistike derisa u bė njė nga kėngėtaret
    mė tė njohura tė vendit. Nė vitin 1969 marr pjesė nė festivalin e madh tė
    Estradave Kombėtare qė u organizua nė Peshkopi, ku ne u nderuam me
    flamurin e republikės dhe unė si aktor kryesor u nderova me ēmimin
    “Laureant i Republikės” tė njėjtėn medalje mori edhe kėngėtarja Fatime
    Sokoli dhe regjisori Viktor Gjoka. Nė vitin 1971 u emėrova aktor
    profesionist nė Estradėn e Ushtrisė. Njė trupė profesioniste me artist
    cilėsor ku mund tė pėrmend Koēo Devole, Dhimitėr Furrxhi, Ferit Vogli etj,
    ku kjo trupė profesioniste ishte edhe fidanishtja e estradave tė
    Shqipėrisė. Kur vinin ushtar e kryenin shėrbimin duke u aktivizuar nė tė
    gjitha zhanret e estradės.

    Pse teatri i ushtrisė dhe Estradės quhej nė atė kohė “fidanishte”?

    Quhej kėshtu sepse tė gjithė artistėt mė tė mirė tė kohės kėtu ishin
    afirmuar si aktor. Nė fillimet e mianė ato vite gjej humoristin Zef Deda
    ushtar, Sejfulla Myftarin (cekja i Beratit) dhe shumė artistė tė tjerė qė
    kanė dalė nga Estrada e Ushtarit si dhe artistė tė tjerė tė njohur nga
    ansambli i ushtrisė. Kėtu do tė thosha qė disa titullarė qė janė sot nė
    opera dhe estrada kanė ardhur nga dy trupa ushtarake qė ne i quajmė
    ansambėl dhe estradė, fidanishtja e artit tė Shqipėrisė pasi dilnin
    artistėt mė tė mirė.

    Sipas jush estrada e ushtarit ka shėrbyer si njė shkollė pėr kėta artistė?

    Patjetėr, qė ishte si njė shkollė. Ne gjenim personat mė tė talentuar dhe
    ata afirmoheshin aty. Zef Deda dhe Cekja pėr herė tė parė aty janė njohur
    dhe afirmuar dhe fill mbas ushtrisė, kur shkonin nė rrethe, ata priteshin
    mirė si aktorė.

    Cili ishte repertori i shfaqjeve tuaja dhe ku i luanit ato nė skena apo
    edhe nė vende tė tjera?


    Shfaqjet tona jepeshin nė repartet e ushtrisė por edhe nė skena tė
    ndryshme tė vendit tonė. Trupa jonė e estradės nė repertorin e saj 70%
    trajtonte problemin ushtarak me disiplinėn dhe rregullat e ushtarit, dhe
    30 % problemet e popullit. Ne ishim njė trupė qė e ndėrtonim skenėn nė
    natyrė e salla .Gjatė kėsaj kohe unė kam ruajtur shumė kujtime tė bukura
    nė mendje.

    Mund tė na thoni ndonjė prej kujtimeve mė tė bukura tė punės suaj?

    Ishte njė stėrvitje e madhe qė bėhesh nė veri dhe jug, nga Ministria e
    Mbrojtjes, nė atė kohė tėrė ushtarakėt dhe rezervistėt ishin tė mobilizuar
    pėr ta realizuar stėrvitjen si nė kohė lufte. Ditėt ishin tė pakta,
    njėsitė ishin tė shumta, kjo do tė thoshte qė trupa jonė e estradės duhej
    tė jepte disa shfaqje nė ditė, pėr t’i realizuar tė gjitha pikat nga veriu
    ne jug. Dhamė 4 shfaqje nė fshatrat e Kukėsit dhe kur po fillonim shfaqjen
    e 5-tė lindi dielli. Me urdhėr ushtarak u nisėm si nė luftė tė veshur me
    uniformėn e oficerit me pėrgjigjen: “Urdhėro!”, “Si urdhėron!” u nisėm me
    shpejtėsi nė jug dhe dhamė shfaqjen e fundit nė ishullin e Sazanit. Kur tė
    lodhur ramė nė gjumė papritmas u zgjuam nga njė zė i fortė qė buēiti
    “Ēohu!” dhe kur u zgjuam kishim arritur nė Lezhė. Dhe ky ishte njė nga
    kujtimet e mia tė cilin nuk do ta harroj kurrė, kėtu e bukura ndėrthuret
    me duartrokitjet e njerėzve qė na pėrgėzonin pėr punėn tonė si aktor dhe
    lodhja tė shpėrblehet me kėnaqėsinė qė tė jep puna.

    Pas vitit 1993 si vazhdoi krijimtari juaj, ku u pėrqendruat mė tepėr?

    Nė vitin 1993 na vunė tek njė pikė e bardhė artistė tepėr cilėsor tė
    estradės dhe ansamblit dhe na goditėn si njė penallti, d.m.th na larguan
    duke shkrirė Estradėn dhe Ansamblin e Ushtrisė. Ne artistėve na hoqėn
    borderonė, por jo aktivitetin tonė artistik. Kėshtu nė vitin 1993 krijova
    shoqatėn artistike”Misionari” dhe vazhdoj karrierėn e artistit nė filma
    humoristikė, shkrime tė kėtij lloji dhe regji.


    Nga krijimtaria juaj si aktor i humorit, cilat janė rolet qė ju kanė
    pėlqyer mė shumė?


    Ne aktorėt kemi njė princip, qė nuk ka rol tė madh dhe tė vogėl. Edhe roli
    i vogėl, kur skalitet, mbetet i bukur. Unė mund tė pėrmend tė gjitha rolet
    qė kam luajtur 25 vjet nė Estradėn e Ushtrisė. Mund tė jenė mbi 500 role
    dhe nuk mund tė ndaj asnjė prej tyre, por njė nga rolet e mia qė ėshtė
    pėlqyer mjaft nga publiku ėshtė roli i Sherlok Holmsit (hetuesi i madh),
    njė komedi e shkruar nga Qamil Buxheli, me regji tė Alqi Boshnjakut, ku
    unė u nderova me ēmimin e parė. Falenderoj aktorin e popullit Lazėr
    Filipi, qė mė ka ndihmuar dhe tė cilin e kisha partner nė shfaqje. Batutat
    me tė mė kanė ngelur nė mendje!

    Ē’ mendim keni pėr nivelin e humorit sot nė vendin tonė?

    Humori sot ka njė emėrtim “humor pėr humor” dhe kjo kuptohet kėshtu, se ai
    qė shkruan e bėn skenarin, nuk gjen fabulėn dhe situatėn komike qė aktori
    tė ketė ēfarė tė luajė, por e mbush veprėn me banalitete, zhargone idiote
    vend e pa vend, se do tė qeshi publiku kur t’i themi njė politikani “o
    hundėderr”. Kėtu nuk merr esencėn qė njė deputet qė nuk ka ndonjė vlerė
    ėshtė njė hiē, por u bė deputete dhe u bė milioner. Kėtu pot ė ketė penė
    edhe aktor do tė dijė ēka luan dhe regjisori do tė dallojė aktorin e
    talentuar dhe atė tė patalentuar.

    Ju me datė 4 korrik hapėt njė fotoekspozitė me tėrė repertorin tuaj ndėr
    vite. Cili ishte qėllimi i hapjes sė saj.


    Jeta ime artistike 50 vjeēare qė unė e kam filluar qė 17 vjeē nė Kavajė
    dhe e vazhdoj edhe sot u paraqit para miqve tė mi dhe kolegėve me fotot e
    bėra gjatė aktiviteteve tė mia. Qėllimi i kėsaj ekspozite ishte qė
    artistėt duhet tė vazhdojnė punėn edhe nė kushte shumė tė vėshtira qė
    qeveritarėt dhe politikanėt me pėrjashtim tė disave nuk i duan artistėt se
    si duket nuk kanė ē’fitojnė nga ne dhe harrojnė qė me ne fiton populli. Nė
    ekspozitė u paraqitėn fotot e krijimtarisė sime artistike nė vite. Kjo
    ekspozitė ishte njė arshivė e madhe pėr estradėn e ushtarit qė
    fatkeqėsisht shtėpia e ushtarakėve nė Tiranė dhe ministria e Mbrojtjes nuk
    do t’ia dijė se ka qenė njė trupė profesioniste nė ushtri me artistė qė i
    kanė shėrbyer skenės shqiptare. Kėtė e them me bindje sepse asnjė nga kėto
    artistė nuk ėshtė ftuar ndonjėherė nga ministria e Mbrojtjes. Mediat e
    shkruara dhe televizive dhe skenat e ndryshme ne artistėve e harruar na
    kanė ftuar dhe na respektojnė. Arti do tė vazhdojė ky ėshtė ligj edhe pėr
    ata qė nuk e njohin kėtė ligj. Nė kėta 50 vjet krijimtari dhashė njė
    dokumentar nga rolet e mia mė tė mira dhe unė si artist kujtova artistėt e
    tjerė tė talentuar duke imituar kėngėtarė si Tonin Tėrshana, Pavaroti dhe
    pionierin e komedisė shqiptare Ramazan Zyberi qė politikanėt mbas vdekjes
    i kujtojnė me ndonjė letėr. Artistėt thonė me shaka po pate ndonjė pilaf
    ma jep ta hajė tani qė jam gjallė se mbas vdekjes ajo i shėrben veē
    politikanit dhe jo artistit. Nė kėtė takim 50 vjet tė krijimtarisė u
    shtrua dhe njė koktej pėr artistėt miqtė, sepse ne artistėt edhe kur nuk
    na respektojnė politikanėt ne u dėrgojmė ftesa dhe ata duke pasur hallet e
    popullit mbi supe nuk vijnė nė kėto aktivitete. Kjo ekspozitė u arrit tė
    hapej me ndihmėn e artistėve qė i duan artistėt si Gjegj Luca, Marsel
    Skėndo, Besim Kuka, Miranda Ramulli dhe tė tjerė tė cilėt unė i falenderoj
    shumė. Nga kjo dua tė them se artistėt sot mbijetojnė nga artistėt. Ka
    edhe politikanė tė radhė qė na ndihmojnė ne artistėve si ish ministrat
    Bujar Leskaj apo Besnik Mustafaj.

    Ju keni hedhur nė treg disa telekomedi, mund tė na thoni se me cilėt
    aktorė keni bashkėpunuar?


    Unė kam bashkėpunuar me aktorė tė njohur tė humorit shqiptar pėr
    realizimin e tyre pasi doja qė ato tė ishin tė suksesshme. Kėto ditė doli
    nė treg telekomedia “Sherrxhinjtė” ku krahas aktorėve si Fadil Hasa,Cekja
    luaj edhe unė nė rolin e Halim Pijanecit. Kam mbaruar telekomedinė me
    skenar e telekomedisė” Artistėt e vegjėl” ku luajnė aktorė tė njohur si
    Xhemal Myftiu, Met Bega, Behar Mera etje.

    Sipas mendimit tuaj ēfarė i mungon artit nė Shqipėri qė ai tė zhvillohet
    mė shumė?


    Pėr kėtė them se nėse do tė vendosej ligji, pra njė qeveri qė kushdo qė
    tė vijė ose kjo qė ėshtė tė bėjė tė mundur tė krijojė hapėsira qė arti dhe
    njerėzit qė bėjnė art tė vlerėsohen dhe tė marrin shpėrblimin e duhur. Sot
    nė vendin tonė bėhet pak pėr artin bėhet mė shumė vetėm pėr arsimin dhe
    shėndetėsinė ne i mirėpresim shumė kėto shtresa qė ju jepet mundėsia tė
    marrin edhe ryshfete nga populli, ndėrsa artistėt i paguajnė me lekėt e
    tyre qoftė edhe me pensionin pėr tė marrė pjesė nė njė kėngė apo nė
    zhanre tė ndryshme tė artit.

    Mund tė na tregoni ndonjė histori tuajėn ku tė bėjė pjesė edhe humori dhe
    problematika ?


    Patjetėr madje unė sa do t;ju a tregoja njė tė tille. Ishte mėrzitur njė
    doktor dhe i thotė kolegu i vet ēfarė e keqe tė ka ndodhur. Jam shumė i
    mėrzitur, e ke pas njohur atė pacientin tim qė vinte gjithmonė? Po i thotė
    shoku. Po tani e ke parė qė tė vijė mė? Jo thotė ai se kam parė, mos ka
    vdekur?! Tjetri ja kthen jo mor jo vajti jashtė shtetit dhe ata doktorėt e
    huaj ia gjetėn diagnozėn dhe u shėrua. “Ke tė drejtė- i thotė kolegu- tė
    paska tharė kuletėn, por mos u dėshpėro se qeveria na e shtoi 22% rrogėn!”

    nxjerre nga: Sot intervista
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim