Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Kinematografia Shqiptare, Nė Gjenovė Me Ciklin E Filmave “pėrtej Kufijve” - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Kinematografia Shqiptare, Nė Gjenovė Me Ciklin E Filmave “pėrtej Kufijve” Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

  • venali kavaje
  • Grupi: Admin
  • Postime: 6.689
  • Regjistruar mė : 12-prill 04
  • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
  • Location:Republika Kavaje
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 04 korrik 2008 - 03:45 MD

    Kinematografia shqiptare, nė Gjenovė me ciklin e filmave “Pėrtej Kufijve”

    “Pėrtej Kufijve” titullohet seksioni i filmave shqiptarė, qė po shfaqen nė Festivalin e Filmit nė Gjenovė. Janė 22 filma shqiptarė, qė janė pjesė e evenimentit mė tė rėndėsishėm kinematografik nė Itali. Nė pjesėn mė tė madhe tė tyre filmat i pėrkasin prodhimeve kinematografike pas ’90, por mes tyre ka dhe filma tė cilėt janė prodhime para kėtyre viteve. Festivali i Filmit nė Gjenovė do tė pėrfundojė nė datėn 6 korrik, por deri tani filmat shqiptarė kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes sė mediave italiane, tė cilat i kanė kushtuar vėmendje shfaqjes sė filmave shqiptarė.Duke u cilėsuar si pjesė e seksionit tė filmave “Pėrtej Kufirit”, prodhimet kinematografike shqiptare dhe kosovare nė shfaqjen e tyre janė ndjekur dhe nga shqiptarė me banim nė Itali. Gjatė programit tė Festivalit tė Filmit nė Gjenovė (Genova Film Festival), pėrveē filmave nė konkurrim dhe aktiviteteve kushtuar kineastėve italianė, njė rėndėsi e veēantė i kushtohet filmit shqiptar. Nėn titullin “Oltre i Confine” (Pėrtej Kufirit), historia e kinematografisė shqiptare shfaqet me prodhimet mė tė mira kinematografike tė dekadės sė fundit nė vendin tonė, qė flasin kryesisht pėr plagėt e shoqėrisė shqiptare gjatė kėtyre viteve. Por pjesė e kėtij seksioni filmash janė dhe prodhime kinematografike, qė kanė mbetur nė kujtesėn e publikut shqiptar. Filmat “Koncert nė vitin 1936” me regji tė Saimir Kumbaros, “Lulėkuqet mbi mure”, njė nga filmat mė tė mirė tė Dhimitėr Anagnostit, apo “Pėrrallė nga e kaluara” po me regji tė tij janė prodhimet kinematografike tė viteve para ’90. Ndėrkaq, pjesė e programit janė dhe filmat me metrazh tė gjatė, tė shkurtėr, artistikė qė janė prodhime pas viteve ’90. I pari qė u prezantua nė kėtė edicion ishte filmi “Vdekja e kalit” nga Saimir Kumbaro, pėr tė vijuar me “Gjoleka Djali i Abazit”, nga Dhimitėr Anagnosti, “Parullat”, “I dashur armik”, “Funeral Bussines” me regji tė Gjergj Xhuvanit, “Tirana Viti 0”, Fatmir Koēi, “Nata pa hėnė” me regji tė Artan Minarollit, “Mao Ce Dun” me regji tė Besnik Bishės, “Plumb ballit” nga Gazmend Leka, “Tuneli” i Ilir Butkės, “Edeni i braktisur” nga Eno Milkani, “Ura” nga Artur Muharremi, “Luleborė” nga Robert Budina, “Gas” dhe “Busulla” me regji tė Bujar Alimanit, “Flutura” nga Stefan Taēi. Filmat me metrazh tė shkurtėr qė po shfaqen nė kėtė festival nė pjesėn mė tė madhe tė tyre kanė qenė pjesė e festivalit tė filmit “Tirana Film Festival”. Pėr mes shfaqjes sė prodhimeve kinematografike shqiptare ėshtė menduar, qė pėrveēse anės artistike ata tė kenė dhe rėndėsinė e prezantimit tė historisė sė vendit tonė. Filmat shqiptarė prezantojnė ngjarje qė fillojnė qė nga koha e Mbretit Zog me filmin (Koncert nė vitin 1936), pėr tė vijuar me periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore me filmin (Lulėkuqe mbi mure), mė pas vjen periudha e komunizmit, pėr tė kaluar nė ndėrrimin e sistemeve nė vendin tonė qė vijnė me filmin “Vdekja e kalit”. Por pjesė e kėtij seksioni filmash janė dhe dy prodhime kinematografike kosovare me metrazh tė shkurtėr, tė cilėt kanė qenė pjesė e “Tirana Film Festival”. Filmi “Hekurishtja” me regji tė Burim Halitit dhe “Gjakmarrja” nga Luan Kryeziu janė dy filmat qė i shtohen listės sė filmave shqiptarė. I pari trajton ngjarjet e Luftės sė Dytė Botėrore me nota tė theksuara ironie, ndėrsa i dyti merret me fenomenin e gjakmarrjes. “Hekurishtja” ishte fitues i edicionit tė shkuar tė festivalit “Nine Eleven” nė Prishtinė, ku fitoi ēmimin pėr filmin mė tė mirė. Mes filmave shqiptarė e kosovarė, ėshtė edhe njė arbėresh, qė ėshtė dokumentari “Rrockarbėresh” me regji tė Salvo Ciēia, ku filmi tregon pėr historinė e njė grupi rroku arbėresh nė Itali. Ėshtė meritė e Festivalit tė Gjenovės, qė i sjell publikut italian disa prej filmave tė prodhuar gjatė regjimit komunist nė vendin tonė, ku kėta filma shfaqen krah titujve tė kinemasė sė re shqiptare tė pas viteve ‘90. Kėta tė fundit janė nė njė pjesė tė madhe tė njohur pėr publikun e huaj pasi kanė bėrė disa herė xhiron e festivaleve tė botės, ku kanė marrė edhe ēmime tė rėndėsishėm. Pjesėmarrja e filmave shqiptarė nė kėtė festival mundėsohet falė bashkėpunimit tė organizatorėve tė festivalit me Qendrėn Kombėtare tė Kinematografisė Shqiptare (QKK), Qendrėn e Arkivit tė Filmit Shqiptar dhe organizatorėt e Tirana Film Festival.
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim