Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Fakte Dhe Arritje Ne Mjeksi - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Fakte Dhe Arritje Ne Mjeksi Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

  • Admin
  • Grupi: Admin
  • Postime: 10.653
  • Regjistruar mė : 10-prill 04
  • Location:Italia
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.473
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 07 korrik 2004 - 01:26 MD

    Operacion i suksesshem

    Ne nje procedure te rrezikshme qe zgjati 22 ore, nje grup prej 50 kirurgesh ne Kaliforni ndane binjaket nje vjecare nga Guatemala qe ishin te bashkuara ne koke. Tre ore pasi u larguan nga salla e operacionit, njeren nga vajzat e kthyen perseri aty pasi kishte hemoragji ne tru, nje gjendje serioze por e kurueshme. Neurokirurget ne spitalin e femijeve Mattel ne Los Angeles e fulluan operacionin e komplikuar ne oren 8 te mengjesit te henen dhe perfunduan dje ne oren 6 te megjesit. Mjeku Houman Hemmati e quajti momentin e ndarjes se vajzave nje mrekulli.
    “U rrenqethem nga emocionet. Kameramanet, kirurget, infermieret, studentet, te gjithe ne, ata qe kishin bere miliona operacione dhe ata qe shikonin per here te pare. Disa qanin te tjeret qeshnim nga gezimi. Filluam te duartrokisnim dhe te bertisnim.”Pjesa me e rrezikshme e operacionit 22 oresh ishte ndarja e venave qe bashkonin kokat e binjakeve.
    DR. Hemmati: “Kirurget kryen nje procedure te veshtire duke u perpjekur te identifikonin cdo vene gjaku, te gjenin cila i takonte seciles foshnje dhe nje nga nje ti vendosnin ato ku duhej dhe ti testonin. U desh shume kohe por perfundimisht doli me sukses.”
    Ridrejtimi i rrjedhes se gjakut per ne trurin e seciles foshnje sillte me vete rrezikun e nje hemoragjie cerebrale. Me pas u be operacioni plastik per te zgjatur skalpin e seciles foshnje qe te mund te mbulohej pjesa e trurit ku kishin qene kokat te bashkuara. Te dy binjakeve do tu duhet te bejne operacione te tjera per te ristrukturuar formen e kokes.Vajzat, lindur ne nje fshat te Guatemales, ishin te bashkuara ne pjesen e siperme te kokes ne drejtime te kunderta. Raste te tilla ndodhin me pak se 1 ne 2 milion e gjysem lindje. Nje grup jo fitimprures qe ndihmon sherimin e femijeve i solli motrat ne Shtetet e Bashkuara dhe spitali dhuroi sherbimin e tij per operacionin qe kushton 1 milion e gjysem dollare.

    Ilac i ri kunder depresionit

    Agjencia amerikane e ushqimeve dhe ilaceve miratoi perdorimin e nje ilaci te ri per trajtimin e depresionit. Ilaci quhet Leksapro. Ai eshte provuar si shume me i dobishem dhe dy here me i fuqishem sesa ilaci i deritanishem Celeksa. Rezultatet e ilacit te ri fillojne te vihen re qe ne javen e pare te perdorimit. Ne provat klinike, Leksapro ka treguar se eshte ne gjendje te largoje shpejte simptomat e depresionit, efektet anesore te tij jane shume te pakta, dhe ka shume pak mundesi te hyje ne reaksion me ilace te tjera. Miratimi i ketij ilaci ndihmon per zgjidhjen e ceshtjeve qe lidhen me trajtimin e depresionit, perfshi efektet e renda anesore te ilaceve te deritanishme. Gjate provave doli se doza fillestare prej 10 miligram Leksapro ne dite eshte po aq efektive sa nje doze me ilacin Celeksa prej 40 miligramesh ne dite. Gjithashtu, shume paciente qe iu nenshtruan kures me Leksapro me 10 miligram ne dite treguan shenja te medha permiresimi te depresionit qe ne javen e pare ose te dyte te kures.

    ***************************************
    Autizmi, semundje qe prek aftesine e femijeve per te komunikuar. Autizmi prek zakonisht femijet dhe gjate pak vjeteve te fundit numri i femijeve te diagnostikuar me Autizem ne Shtetet e Bashkuara eshte rritur dukshem. Mjeket ende nuk jane ne gjendje te shpjegojne arsyet e shtimit te ketyre rasteve.Sean G. ishte nje femije i shendetshem, por nje mengjes gjendja e tij papritur ndryshoi. Ai pushoi se reaguari dhe nuk njihte asnjeri, madje as nenen e tij. Ai u diagnostikua me Autizem; crregullim nervor qe e beri Seanin letargjik, te pa ndjeshem ndaj zerave, dhe te shkeputur nga bota e jashtme. Dhe ky rast nuk eshte i vetem.Ne komunen Laudon te Virxhinias, 10 vjet me pare, ne shkollat publike kishte 4 femije me autizm, sot numri i tyre ka arritur ne 181. Shpenzimet per arsimimin e femijeve me autizem jane dy here me te larta se sa per femijet e zakonshem. Zyrtarja e arsimit Charlotte Crane thote se shtimi i numrit te femijeve me autizem, do te perbeje nje sfide serioze per sistemin arsimor.
    Ekzistojne mendime te ndryshme mbi shkaqet per shtimin e rasteve me kete semundje dhe trajtimit te saj. Nderkohe, shkenca e mjekesise ende nuk kane mundur te thone fjalen e fundit mbi kete semundje, disa prinder perdorin menyra te ndryshme ne kerkim te nje kure per femijet e tyre me autizem.
    Ata perdorin metoda te paprovuara klinikisht, sic jane dieta te posacme ushqimore, vitamina, ilace eksperimentale apo teknika te ndryshme terapike. Ne ndonje rast gjendja e te semurit eshte permiresuar, por ne pergjithesi shume femije kane pesuar shume pak ose aspak permiresim.

    *********************************
    Beverly W. vuan nga reumatizma. Ajo merr 7 lloj ilacesh qe kushtojne mbi 300 dollare ne muaj. Kjo eshte nje shume e madhe kete dhe pensioniste te tjere me pensione te ulta. Per ketet kategori njerezish shteti ka nje program ndihmash i quajtur Medicaid; burimi i vetem i kujdesit shendetsor per pensionistet amerikane.Sipas nje studimi te koheve te fundit, pensionistet ne Teksas e ne shtete te tjera shpenzojne cdo muaj mesatarisht mbi 100 dollare per ilace. Por nje program i ri i miratuar kohet e fundit i ndihmon pensionistet te blejne ilace me cmime me te ulta. Gjithashtu, shume firma farmaceutike ofrojne ilace me cmime te lira ose falas per mijera pensioniste qe kualifikohen per kete ndihme.

    *************************************
    Nje oficer policie nga shteti Georgia ka tani dy veshka te transplantuara. Ai morri keto dite veshken e dyte, nje dhurate qe i shpetoi jeten. Mjeket thone se operacioni duket se ka dale me sukses.Scott Floyd ka vuajtur nga veshkat qe prej 20 vjetesh. 14 vjet me pare gjendja we tij u keqesua dhe nena e tij i dhuroi nje veshke. Me nje veshke te huaj dhe me nje veshke te veten Scott kaloi 6 vjet pa ndonje problem. Por para pak muajsh veshka e tij u be shume keq dhe mjeket thane se edhe ajo duhej zevendesuar. Kete here doli vullnetar Mike Shackleford, shok i ngushte qe nga femijeria. Qe te dy e ndjejne veten mire.

    **************************************
    Kerkimet e reja tregojne se perfshirja e rregullt e perimeve ne dieten ushqimore mund te ndihmoje ne parandalimin e semundjes se Alcajmerit dhe kjo per arsye se keto ushqime jane te pasura me vitamine E. Por ne studimin e botuar keto dite ne revisten e shoqates amerikane te mjekesise, jepen te dhenat me te qarta te nje lidhjeje midis kesaj vitamine dhe Alcajmerit. Studimi u krye per te pare ne se marrja e ushqimeve antioksiduese mund te pakesoje rrezikun e prekjes nga semundja. Shkencetaret vezhguan 815 persona mbi 65 vjec, qe nuk kishin ndonje shenje te semundjes. Gjate studimit, pjesmarresve iu bene pyetje rreth llojit te ushqimeve qe merrnin.
    Pas afro 4 vjetesh pjesmarresit ne studim iu nenshtruan nje ekzaminimi mjekesor dhe 131 prej tyre u diagnostikuan me semundjen e Alcajmerit. Shumica e tyre i perkisnin grupit qe nuk perdornin rregullisht perime ne dieten e tyre ushqimore. Nder ushqime te pasura me vitamine E jane drithrat, nenprodhimet e tyre, perimet, arrat, bajamet, farerat e ndryshme dhe vaji i ullirit.

    ****************************************
    Akunpuktura eshte nje shkence ekzakte e njohur vetem nga ata qe kane mesuar rreth ketij arti te lashte. Akunpuktura qe do te thote pike shtypjeje, bazohet ne parimin se trupi permban ngarkesa elektrike pozitive dhe negative qe jane te lidhura me njera tjetren. Ushtrimi i shtypjes mbi keto pika ndihmon ne lehtesimin e dhimbjeve dhe perteritjen e energjise ne pjeset perkatese te trupit. Tani nepermejt nje paisjeje te re celuloide mjeket jane ne gjendje te percaktonjne pikat e ndjeshmerise trupore. Midis te tjerash, akunpunktura perdoret edhe kunder urise, por efektet mund te jene te perkoheshme. Gjithashtu, ekspertet thone se personat me dhimbje te medha duhet pa tjeter te keshillohen me mjeket. Akunpuktura, thone ata nuk rekomandohet per mjekimin e njerezve qe kane tumor ne tru, as per ata me semundje neurologjike, dhe as per grate shtatzana.

    ******************************************
    Kombet e Bashkuara paralajmeruan javen e kaluar se epidemia e Sides ndodhet ne fazat e saj fillestare dhe gjate 20 vjeteve te ardheshme prej saj mund te vdesin rreth 70 milione vete, ndersa virusi vazhdon te perhapet me tej Azi e ne Evropen Lindore. Prej kohesh eshte folur mbi krijimin e nje vaksine, sado pak te efekteshme. Por disa parashikime ne te kaluaren qe nje vaksine e tille do te ishte gati brenda pak vitesh jane shoqeruar me optimizem te tepruar. Megjithate, firma amerikane Vaxgen njoftoi javen e kaluar se eshte duke punuar per nje vaksine kunder Sides. Rezulatet e provave te para me vaksinen e re priten aty nga viti i ardhshem dhe nese provat dalin me suskes, vaksina do te jete gati brenda vitit 2005. Nuk eshte e sigurt ne se vaksina e re kunder Sides do te jete 100 perqind e efekteshme. Por ekspertet thone se edhe nje mbrojtje e pjeseshme do te ndihmonte ne shpetimin e jetes se miliona njerezve, Ardita. Gjate konferences mbi Siden ne Barcelone u duk se njerezit jane te pakenaqur me perpjekjet e deri tanishme, vecanerisht te vendeve te zhvilluara. Ata mendojne se keto perpjekje jane teper te pamjaftueshme.

    ******************************************
    Dy vajza binjake te lindura te bashkuara u derguan javen e kaluar nga nje fshat i thelle malor ne veri te Peruse per ne kryeqytetin Lima, ku mjeket do te studiojne mundesine e ndarjes se tyre. Mjeku pediater Aldo Manrique, qe kujdeset per to thote se dy foshnjet jane te bashkuara ne gjoks dhe ne bark. Secila prej tyre ka zemren dhe mushkrite e veta, por zorret duket se i kane te perbashketa. Dy binjaket mbahen tani ne nje inkubator ne spitalin e femijeve ne Lima. Mjeket thone se po studiojne nese ekziston mundesia e kryerjes se nje operacioni per shkeputjen, pa rrezikuar jeten e tyre.
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim