Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Historia E Shqiperise - Vendi QĖ ZĖ SkĖnderbeu NĖ HistorinĖ E ShqiperisĖ - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

  • 4 Faqe +
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Historia E Shqiperise - Vendi QĖ ZĖ SkĖnderbeu NĖ HistorinĖ E ShqiperisĖ Abas Ermenji, 1968, 1996 Vlerėso diskutimin: -----

#19 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

  • venali kavaje
  • Grupi: Admin
  • Postime: 6.664
  • Regjistruar mė : 12-prill 04
  • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
  • Location:Republika Kavaje
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 24 shtator 2008 - 03:35 MD

    XIX

    Kohėt e reja, qė prunė n'Evropėn e Perėndimit revolucione shoqėrore e politike, hapėn edhe njė horizont tė ri ndjenjash e mendimesh me njė tjetėr kuptim tė lirisė. Mė parė, liritė politike dhe fetare patėn filluar tė zhvillohėshin n'Angli, por tronditja m'e madhe erdhi nga shkrimtarėt frėngj tė periudhės sė Dritavet dhe me Revolucionin Frėng tė shekullit XVIII, vazhdoi me luftat napoloniane dhe iu hapi rrugėn lėvizjevet tė mėdha shoqėrore tė shekullit XIX. Lėvizjet shoqėrore tė Perėndimit u kthyen nė njė rrymė lėvizjesh kombėtare tek popujt e Evropės lindore e jugė-lindore qė nuk gėzonin pavarėsinė politike. Letėrsitė edhe artet e kėtyre popujve, n'atė kohė, janė plot ndjenja dhe thema kombėtare. Pėrpjekjet me armė kishin filluar. Nė Ballkan, Greqia kish fituar pavarėsinė mė 1829, Serbia kishte dalė si principatė autonome mė 1815, dhe pak me vonė Vllahia e Moldavia. Mali-i-Zi mbahej edhe ai si principatė e lirė. Po ashtu u njoh mė pastaj edhe Bullgaria. Vetėm Shqipėria nuk po zgjuhej nga gjumi i shekujvet pėr tė lėvizur si komb. E ndarė nė Myslimanė e tė Krishterė (nė "Turq" e "Kaurė"), nė Toskė, e nė Gegė, e zhytur nė grindje krahinore, ajo paraqiste njė fytyrė tė mjeruar. Nuk po ndihej akoma ajo frymė e nxehtė kombėtare qė i fshin si cerga merimange botėkuptimet e ngushta, paragjykimet e ndryshkura, edhe i bashkon "nė njė dėshirė e njė qėllim" bijtė e sė njėjtės racė, tė sė njėjtės gjuhė, tė tė njėjtit gjak. Dallandyshet prendverore tė Rilindjes e kishin nisur fluturimin, por ishin tė rralla. E kishin nisur sidomos tek Arbėreshėt e Italisė, me De Radėn, Kamardėn e tė tjerė, mbasi ata ishin mė afėr lėvizjevet evropiane dhe jetonin n'enthusiazmin e bashkimit italian. Por nė Shqipėri brenda, pėrveē luftavet krahinore kundėr autoritetit turk, s'ndihej tjetėr pipėtim.

    Pėrēarja e Shqiptarėvet nė fe e nė krahina ishte tani m'e shėmtuar se sa nė kohėn e Skėnderbeut, sidomos kur e krahasojmė me idetė e reja, me zgjimin kombėtar tė popujve tė tjerė. E para, dallimi ndėrmjet veriut dhe jugės, ndėrmjet Gegėve dhe Toskėve, nuk ishte (ose fare i lehtė) nė Kohėn e Mesme. Kėtė na e provojnė Kuvendi i Leshit, krijimi i ushtėrisė shqiptare, lidhjet e shtetit tė Skėnderbeut, martesat e dėndura ndėrmjet familjeve princore tė veriut e tė jugės, dhe gjuha e folur asokohe me sa mund tė kuptojmė nga libri i Gjon Buzukut, ku gjejmė plot trajta tė toskėrishtes ndonėse auktori ishte Gegė. Kur i biri i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, erdhi prej Italie nė Shqipėri, mė 1481, pėrkrahjen mė tė fortė e gjeti nė Labėri dhe nė Himarė.

    Gjatė sundimit otoman, rrugėt u kėputėn, marrėdheniet u rralluan ndėrmjet veriut dhe jugės, politika e Turqisė punoi vazhdimisht pėr t'i pėrēarė Shqiptarėt nė Gegė e nė Toskė, nė Myslimanė e tė Krishterė. Kėtij qėllimi tė Turqisė i ka shėrbyer deri diku edhe gjeografia e vendit. Shqipėria e jugės, duke qėnė m'e hapėt, m'e lidhur me rrugėt ndėrkombėtare, e ka ndier mė fort ndikimin e kulturave tė jashtėme, qarkullimin e mendimeve tė reja, dhe pėrbėrja shoqėrore e saj pat kapėrcyer nė trajta mė tė zhvilluara. Kurse malėsitė e veriut, tė mbyllura, patėn mbetur nė botėkuptimin e fisit, afro si nė kohėn e Ilirėvet. Ndarjet krahinore nuk ishin vetėm ndėrmjet veriut dhe jugės, po edhe prej njė qarku nė tjetrin: Shkodran e Dibran, Vlonjat e Korēar etj.

    Por shumė mė tė rrezikshme nga pėrēarjet krahinore ishin ndarjet fetare. Disa udhėtarė tė huaj patėn shkruar se tek Shqiptarėt ndjenja e kombėsisė qėndronte pėrmbi ndarjet fetare. Kėtė lėvdatė, disa atdhetarė prej hoshafi e kanė marrė si njė tė vėrtetė mathematike dhe e gogėsijnė nėpėr darka e fjalime zyrtare. E dimė qė, Shqiptarėt s'i kanė dhėnė fort rėndėsi fesė nė kuptimin moral ose mistik tė fjalės, por feja pėr t'a donte tė thoshte "kulturė" dhe sidomos "politikė". Besnikėt e njė feje e ndjenin vehten tė lidhur me atė fuqi politike tė jashtėme ku e kishte qendrėn feja. Kėshtu, disa anonin nga helenizmi, ose edhe nga sllavizmi, disa nga Lindja islamike, dhe njė pakicė nga Perėndimi. Pastaj, nė mungesė tė njė kulture mė tė pėrgjithshme, edukata fetare lot njė rol shumė tė madh nė brumosjen e ndjenjavet dhe tė mendėsisė sė njeriut. Dhe mbasi Shqiptarėt nuk kishin njė kulturė kombėtare tė lartė ku tė pajtohėshin tė gjitha fetė, tė gjitha besimet, siē ngjan tek popujt e qytetėruar tė botės; dhe mbasi fetė nė Shqipėri ishin mė shumė propagandė politike se sa fe, tė gjorėt Shqiptarė jepnin pėrshtypjen sikur ishin tre kombe nė tė njėjtin popull. Do t'a dėshironim me tėrė shpirtin atė qė kanė shkruar disa udhėtarė tė huaj dhe qė e gogėsijnė atdhetarėt e hoshafit. Por mbasi historia ka pėr qėllim t'i edukojė popujt dhe jo t'iu bėjė lajka, jemi tė shtrėnguar t'a themi tė vėrtetėn lakuriq, ashtu siē e shprehu Vaso Pasha:



    "Shqyptarė, me vllazėn jini tu' u vram,
    Nė njiqind kolle jini shpėrdam!
    Ca thon' kemi fe, ca thon' kemi din,
    Njani thot' jam Turk, tjetri Latin;
    Do quhen Grek, e Shqeh disa tjerė,
    Por jeni vllazėn t'gjith, more t'mjerė!
    Priftnit e hoxhėt ju kan' hutue,
    Pėr me ju ndamun, me ju vorfnue!"


    Gjatė njėmijė vjetėve qė patėn jetuar nė Perandorinė Bizantine, stėrgjyshėt e Shqiptarėvet, mbasi u shkelėn prej Sllavėvet, u sllavizuan shumica, por ata qė mbetėn nuk u greqizuan. Kjo i detyrohet gjallėrisė sė racės sė tyre, por mund tė ketė pasur edhe arėsye tė tjera: e para, Perandoria Bizantine, e cila e quante vehten perandori romake, megjithėqė u pėshtet nė gjuhėn dhe kulturėn helenike, ku u pėshtet edhe Kisha Greke, nuk mundi t'i helenizonte popujt e racave tė ndryshme. Ndoshta sepse nė Ballkan i dolėn pėrpara Sllavėt, me tė cilėt pat qėnė shpeshėherė nė luftė, dhe, nė Lindje, Arabėt, pastaj Turqit. E dyta, me zbritjen e Sllavėvet nė Ballkan, popullsia greke u rrallua aq tepėr sa qė s'mund t'ushtronte asnjė ndikim kulturor mbi kombėsitė e tjera. E treta, nėpėr viset jo-greke, kulturėn helenike e merrte vetėm aristokracia, qeveritarėt e lartė tė Perandorisė dhe kleri i Kishės Bizantine, por s'kishte as shkolla as tjetėr mjet pėr t'a pėrhapur nėpėr masat e gjera tė popujvet. Kėshtu kombi shqiptar mundi tė mbahej si njė grup ethnik mė vehte me gjuhėn, zakonet dhe kulturėn e tij popullore, sadoqė shqipja dhe kultura popullore shqiptare patėn pėsuar deri diku ndikimin e gjuhėvet dhe tė kulturės greko-latine. Por kjo s'duhet tė na ēuditij aspak, sepse gati tė gjitha gjuhėt dhe kulturat e Evropės e kanė pėsuar atė ndikim.

    Orthodoks apo Katolikė, siē e pamė mė sipėr, Shqiptarėt e ruajtėn kombėsinė e tyre gjatė tėrė Kohėn e Mesme. Nė jugė, megjithėse ndiqnin kishat e ritit grek, qėndruan si njė popull krejt i dalluar me gjuhėn dhe zakonet e tyre. Edhe kur patėn emigruar nė Greqi, shumica nė shekullin XIV, dhe patėn mbushur krahinat e ēpopullsuara tė saja duke zbritur deri n'Atikė, nė Moré dhe n'ishujt e Egjeut, si n'Eubé, nė Hydra, Specia, Paros etj., e ruajtėn gjuhėn shqipe, folklorin, zakonet, dhe iu vunė emra shqip vendevet tė reja ku zunė qendėr. Gjer tani vonė, e mbanin vehten si racė mė tė lartė nga Grekėt tė cilėt i quanin Shqeh, ashtu si quajnė Shqiptarėt e veriut Sllavėt. Murgjit Komneni e Prokli, tė cilėt, sipas Hopf-it, ishin Shqiptarė, nė Historinė e tyre mbi despotėt e Epirit pohojnė se e tėrė Etolia, nga mbarimi i shekullit XIV, ishte nė duart e Shqiptarėvet. E dimė se Gjin Bua Shpata dhe Pjetėr Losha me Shqiptarėt patėn luftuar kundėr Grekėvet, kundėr sundimtarėvet serbė e bizantinė, dhe i patėn mundur. Ndėn ata dy udhėheqės, u krijua Despotati shqiptar i Artės, i cili shtrihej nga juga gjer nė grykėn e Korinthit. Janė tė njohura mizoritė qė despoti serb, Thoma Preljubloviēi, i mbyllur nė Janinė, iu bėnte Shqiptarėvet tė kėtij qyteti duke iu prerė hundė e buzė dhe duke iu nxjerrė syt, pėr t'ia dėrguar me shporta Gjin Bua Shpatės, i cili e mbante Janinėn tė rrethuar. Pėr kėto mizori, Thomaj u mbiemėrua "Albanitoktonos" (domethėnė vrasės i Shqiptarėvet). Kur Turqit e shkelėn Epirin dhe e pushtuan Janinėn mė 1431, e quajtėn pjesė tė Shqipėrisė tė tėrė krahinėn duke i regjistruar nė trajtėn shqipe dhe jo greqishte emrat e vendevet, tė fshatravet dhe tė qytetevet. Kjo ishte shtrirja e popullsisė shqiptare n'atė kohė, nga ana e jugės.

    E kemi parė mė sipėr se Skėnderbeu, nė letėr-pėrgjigjen qė i dėrgonte princit tė Taranto-s, e lidhte historinė shqiptaro-epirote me kohėt pėrpara Krishtit, duke e mbajtur vehten si pasardhės i Pirros dhe i Aleksandėr Mollosit.

    Por mbas pushtimit tė Shqipėrisė prej Turqvet punėt ndryshuan. Sulltan Mehmeti II, qėkurse mori Stambollin, u shpall si mprojtės i Kishės Orthodokse dhe i njohu Patrikanės jo vetėm tė drejtat e vjetra n'anėn fetare, po edhe fuqi juridike mbi Orthodoksit. Me ketė mėnyrė desh tė pėrēante krishterimin duke pėrkrahur Kishėn e Lindjes kundėr Kishės sė Romės. Pas kėsaj kohe, Patrikana, nėpėrmjet tė fesė, vazhdoi tė mbante ndezur dhe tė pėrhapte kulturėn helenike bashkė me ndjenjat kombėtare greke. U pėrpoq tė greqizonte sidomos ata popuj qė nuk kishin njė Kishė kombėtare tė tyren, siē qe rasti i Shqiptarėvet. Nė marrėveshje me Portėn e Lartė, nė shėrbim tė sė cilės ishin vėnė Grekėt e Fanarit, Patrikana mund tė hapte shkolla greqishte sa tė donte pėr Orthodoksit shqiptarė, sikurse kleri mysliman shkolla turqishte. Por arėsimi shqip ishte rreptėsisht i ndaluar. Nga ana tjetėr, priftėrinjtė nėpėr kishat e Shqiptarėvet ishin pėrgjithėsisht grekė ose grekomanė dhe iu kėshillonin besnikėvet tė mėsonin dhe tė flisnin greqishten nėpėr familjet.

    Kurse Serbėt, nga veriu, kishin Kishėn e tyre nė gjuhėn sllavone, tė cilėn edhe ata e mbanin tė njėjtė me kombėsinė. Pra, Grekėt dhe Serbėt nuk bėnin asnjė dallim ndėrmjet fesė dhe kombėsisė. Pėr ata, t'ishnje Orthodoks donte tė thoshte t'ishnje Grek, tek Grekėt, dhe Serb, tek Serbėt.

    Nė kėtė mes, Shqiptarėt, pėr tė mbajtur kombėsinė, ose duhej tė kishin pasur, si Orthodoks, Kishėn kombėtare nė gjuhėn e tyre, siē e kishin Sllavėt, ose t'ishin tė gjithė Katolikė me njė kler tė shėndoshė dhe me njė letėrsi fetare nė gjuhėn shqipe. Ndryshe, nė konditat fetaro-kulturore ku ndodhėshin Shqiptarėt, edhe po tė mos ishin myslimanizuar, ėshtė njė pikėpyetje nėse do tė kishin mundur t'i shpėtonin greqizimit dhe sllavizimit. Ėshtė njė pikėpyetje gjithashtu nėse e tėrė Shqipėria e jugės nuk do t'ishte pėrfshirė nė kryengritjen greke, siē ngjau me njė pjesė tė Shqiptarėvet orthodoks. Natyrisht, i njėjti problem turqizimi vihej edhe pėr Myslimanėt, sikur kombi turk tė kishte pasur kufij tė pėrbashkėt me Shqipėrinė. Por Turqinė, si komb, e ndante gjeografia, dhe islamizmi, si fe, mbeti fort i pėrciptė nė pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė. Ndonėse shumė nga Myslimanėt i shėrbyen sa mundėn Baba Dovletit dhe filluan tė quhėshin "Turq" fanatizmi ose turkomania u kufizua nėpėr qytetet dhe nė popullsinė e disa fushave, si nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė Kosovė. Kurse pjesėt e brendėshme tė vendit, sidomos malėsitė, mbetėn pothuajse tė paprekura.

    Mos pasja e njė feje tė pėrbashkėt me njė letėrsi a vatėr kulture kombėtare ka qėnė plaga m'e rėndė e kombit shqiptar, ajo qė e ka shpėrndarė gjatė shekujvet, qė e ka bėrė t'a derdhte gjakun pėr botėn dhe e ka rrėgjuar nė gjendjen e sotshme.

    Nė kohėt e reja, ndasia fetare ka qėnė m'e rrezikshme dhe m'e koklavitur nė jugė se sa nė veri. Sepse nė veri, Katolikė e Myslimanė ishin tė bashkuar kundėr Sllavėvet. Pastaj Katolikėt ishin gati tė shoqėrohėshin me Myslimanėt sa herė qė kėtyre iu mbushej mendja t'i binin Turkut. Gjatė shekujve tė pushtimit otoman malėsorėt e tė dy fevet kishin qėndruar me armė nė dorė, kishin ruajtur kanunin dhe traditat shqiptare, duke shkuar zakonisht mirė ndėrmjet tyre, mbasi jetonin nė tė njėjtėn varfėri dhe s'kishin se ē't'i lakmonin njėri-tjetrit. Shpeshėherė ishin tė lidhur me kumbari midis tyre dhe vinin pėr urim nėpėr tė kremtet e shoqi shoqit. Vetėm nė Shkodėr brėnda patėn ngjarė disa grindje, por jo fort tė rėndėsishme, tė shtytura tėrthorazi prej Turqvet a prej intrigash tė tjera, ose mė shumė pėr interesa tregėtare qė fshihėshin prapa fevet. Katolikėt, duke pasur armėt nė dorė, nuk patėn qėnė ndonjėherė popull i shtypur dhe kishte raste ku mund tė merrnin titullin pashė nė Perandorinė Otomane. Kleri katolik, me Fretėrit nė krye, pat punuar pėr tė pėrhapur shkrimin e gjuhės shqipe, arėsimin, dhe pėr tė hedhur nė Shkodėr bazat e kulturės kombėtare.

    Kurse nė Shqipėrinė e jugės pėrpiqėshin dy kultura, dy fuqi, dy rryma tė kundėrta qė kėrkonin t'i mbanin Shqiptarėt tė ēarė mė dysh: fuqia greke me kulturėn helenike dhe fuqia sundonjėse otomane me kulturėn islame. E para vepronte me anėn e shkollavet greke dhe tė klerit orthodoks; e dyta, me anėn e klasės sundonjėse dhe klerit mysliman. Por ēudia ėshtė se tė dyja kėto fuqi ishin marrė vesh fort mirė midis tyre dhe ndihmonin njėra-tjetrėn (Patrikana dhe Porta e Lartė) pėr tė ndaluar rreptėsisht ēdo shkollė e arėsim nė gjuhėn shqipe. Orthodoksit duhej tė ndiqnin shkollat greke dhe Myslimanėt shkollat turqishte. Gjuha shqipe ishte e ēkishėruar prej klerit orthodoks grek si e mallkuar nga Zoti. Kurse Turqit ndalonin ēdo shkollė shqipe, edhe pas shpalljes sė dekretit Hat-i Humajun tė vitit 1856, qė iu njihte lirinė dhe barasinė e arėsimit nė gjuhėt e tyre gjithė popujve tė Perandorisė. Nė pajtim me programin e reformavet i cili pėrfshinte edhe arėsimin, Turqia nisi tė hapte shkolla shtetėrore, fillore dhe tė mesme (ruzhdie), qė nuk ndryshonin prej atyre t'institutevet fetare pėrsa i pėrkiste fanatizmit mysliman dhe turkoman. Njėkohėsisht u shumuan shkollat greqishte, qė punonin lirisht gjer nė Korēė, Berat edh'Elbasan. Porsa Greqia fitoi pavarėsinė si shtet, vuri tėrė forcėn, nė bashkėpunim me Kishėn, pėr tė greqizuar Shqiptarėt orthodoks. Disa nga kėta e kishin humbur gjuhėn qė mė pėrpara. Thimi Mitkua kishte tė drejtė kur i shkruante Francesco Crispi-t, mė 1879, se Grekėt e Janinės ishin Shqiptarė tė greqizuar, dhe se kjo kuptohej fare lehtė nga mėnyra sesi e flisnin greqishten.

    Pėrkrah Shqiptarėvet orthodoks jetonin Shqiptarėt myslimanė. Sikurse thamė mė sipėr, myslimanizmi kishte mbetur fort i pėrciptė nėpėr krahinat, dhe hoxhėt e katundevet nuk kishin kurrfarė kulture. Zakonisht ishin katundarė si tė tjerėt, kishin nxėnė pėrmendsh disa copėza lutjesh arabisht, tė cilave s'ua dinin as kuptimin. Nėpėr malėsitė, shumė fshatra nuk kishin xhami fare, nuk falėshin kurrė dhe mbanin njė hoxhė tė pėrbashkėt, tė cilin e thėrrisnin vetėm sa pėr tė varrosur tė vdekurit. Pėrveē myslimanizmit syni, qė ishte feja zyrtare, u ēfaq edhe bektashizmi, i cili kishte hyrė me kohė, por u pėrhap shumė nė Shqipėrinė e jugės gjatė shekullit XIX. Nė njė masė mė tė kufizuar, u shtri nė Shqipėrinė e Mesme dhe gjer nė Kosovė. Bektashinjtė, nga ana dogmatike e islamizmit, janė mė t'afėrt me shiizmin persian. Por kanė njė mistikė tė tyren, besojnė nė njė lloj pantheizmi dhe bėjnė jetė murgjish. Nuk kanė paragjykime kundrejt tė Krishterėvet, as kundėr feve tė tjera, dhe teqetė e tyre i mbajnė dyert tė hapura pėr ēdo njeri. Kishin qėnė shumė tė lidhur me jeniēerėt. Prandaj u ftohėn prej Turqisė qėkur Sulltan Mahmudi II i ēfarosi jeniēerėt mė 1826. Tė ndarė nga feja zyrtare e shtetit dhe tė shikuar me sy tė keq prej qeverisė turke, Bektashinjtė nuk pėrtuan tė merrnin mė vonė anėn e lėvizjes kombėtare. Teqetė e tyre u bėnė nė njė kohė ēerdhe e nacionalizmit shqiptar.

    Siē ishin tė njė gjaku e tė njė gjuhe, Myslimanė e Orthodoks, me pėrjashtim tė fesė, kishin tė njėjtat zakone, tė njėjtin folklor me tė njėjtat kėngė e vajtime. Orthodoksit ishin pėrgjithėsisht mė tė mėsuar dhe mė tė rregullt nė jetesė e n'ekonomi, jo vetėm sepse ndiqnin shkolla greqishte, por edhe sepse merrėshin me tregėti e zejtari, tė cilat punė e bėjnė njerinė mė tė gdhėndur dhe mė tė shoqėruarshėm. Prandaj ishin mė t'afruar midis tyre, pėrkrahnin njėri-tjetrin dhe pėrbėnin njė bashkėsi mė t'organizuar rreth kishės. Natyrisht, n'afrimin midis tyre i shtynte edhe instinkti i vetėmprojtjes, mbasi e shihnin vehten si njė pakicė kundrejt Myslimanėvet tė cilėt i mbanin tė barabartė mė Turqit. Kurse Myslimanėt ndėrmjet tyre ishin tė pėrēarė dhe zihėshin ose vritėshin pėr gjėra tė kota. Merrėshin pėrgjithėsisht me bujqėsi e blegtori ose me pėrdorjen e armėvet, prandaj ishin mė zhurmė-bėrės, dėngėla-mėdhenj, dhe s'kishin fort rregull nė jetesė as n'ekonomi. Por Myslimanė e Orthodoks shqiptarė dallohėshin prej Turqve dhe prej Grekėve jo vetėm nga gjuha, zakonet dhe kultura popullore, po edhe nga veēoritė fizike e morale si racė, nga zgjuarėsia, guximi, shkathtėsia, energjia nė punė ose nė luftė, gjithmonė tė zotėt pėr nismė (inisiativė) e pėrgjegjėsi. Fatkeqėsisht, bashkė me kėto vetija qėndronte edhe individualizmi i tepėruar, ose kufizimi nė krahina, e meta m'e madhe e Shqiptarėvet, e meta fatale qė s'i ka lėnė kurrė tė bashkohėshin pėr tė formuar njė tėrėsi tė lidhur, kombėtare ose shtetėrore.

    Nė Perandorinė Turke, shkallėt mė tė larta i patėn arritur Shqiptarėt myslimanė. Po edhe nė Greqi, Shqiptarėt orthodoks tė rrethevet t'Atikės, tė Moresė dhe t'ishujve t'Egjeut, tė cilėt patėn emigruar n'ato vende qė nė shekullin XIV, kishin njė ndryshim tė madh me Grekėt, si energji, karakter, ndershmėri, zotėsi nė punė e nė luftė, nė mbajtjen e fjalės dhe pėrmbushjen e detyrės. Dhe kėto nuk jemi ne qė i themi, por historianė dhe vėrejtės sė huaj, Frengj, Gjermanė, Anglezė, si G.-B. Depping, Alfred Philippson, A.L. Castellan, dhe deri njė Pouqueville qė nuk i donte Shqiptarėt sepse urrente Ali Pashė Tepelenėn. M'e rėndėsishme ėshtė se pohimet e mėsipėrme i gjejmė edhe tek George Finlay, historiani anglez i Kryengritjes greke. Edhe ky, si tė tjerėt, i paraqet Hidriotėt nė njė plan mė tė lartė nga Grekėt, sepse kishin, thotė, "karakterin e veēantė tė racės shqiptare1". Sipas dėshmive tė mėsipėrme dhe t'auktorėsh tė tjerė, Shqiptarėt e Greqisė, kudo qė ishin vendosur, n'Atikė, nė Moré (Pelopones) apo n'ishujt, e kishin ngritur vendin nga rrėnimet, kishin lulėzuar tokėn dhe zbukuruar qytetet. Ata kanė qėnė elementi m'i gjallė nė Kryengritjen greke, nė mėkėmbjen morale dhe ekonomike tė Greqisė. Njė vėrejtje tė ngjashme bėnte Ch. Didier nė Revue des Deux-Mondes, mė 1840, pėr Shqiptarėt e Italisė. Siē shihet, energjitė mė tė mira tė racės shqiptare kanė qėnė shkrirė nė shėrbim tė vendeve tė huaja, sidomos tė Turqisė dhe tė Greqisė.

    Propaganda helenike kishte krijuar legjendėn se Orthodoksit shqiptarė ishin tė shtypur prej Myslimanėvet, se Shqipėria ishte njė parajsė pėr Myslimanėt dhe njė ferr pėr Orthodoksit. Kjo legjendė iu kishte hyrė nė shpirt dhe trubulluar gjykimin shumė njerėzve aq sa jehona e saj vazhdon tė ndihet akoma. Kėsaj muzike i bie edhe sot propaganda e Athinės, se gjoja Orthodoksit shqiptarė janė tė shtypur, kurse nė tė vėrtetėn pjesa m'e madhe e aparatit tė partisė komuniste, nė Shqipėri, ėshtė nė duart e orthodoksvet. Kjo ēėshtje ka nevojė pėr njė shkoqitje:

    Natyrisht ligjet e Perandorisė Otomane ishin ato qė ishin: Myslimanėt i kishin tė drejtat tė barabarta me Turqit, kurse tė Krishterėt, nėpėr vendet e shkelura, quhėshin rają. Por nga tė drejtat e barabarta me turqit pėrfitonte vetėm klasa sundonjėse (pashallarė, bejlerė e agallarė) tė cilėt nuk pėrbėnin mė shumė se pesė pėr qind tė popullsisė, kurse masės sė popullit mysliman kapadaillėku i mbajtjes s'armėvet i vlente vetėm sa pėr tė lėnė kockat pėr Padishahun gjer nė shkretirat e Azisė dhe t'Afrikės. Ėshtė e vėrtetė se ata Orthodoks qė punonin tokat e bejlerėvet ishin nė njė gjėndje tė mjeruar. Por atje ku s'kishte Orthodoks, tokat e bejlerėvet i punonin bujqit myslimanė, tė cilėt nuk ishin nė njė gjėndje mė tė mirė. Pjesa tjetėr e Orthodoksvet, qė nuk punonte tokat e bejlerėvet, kishte nė dorė tregėtinė dhe pothuajse tė gjitha mjeshtėritė: Ata qė nuk gjenin punė tė mjaftė, mėrgohėshin nėpėr kurbetet. Por sa dhjetra mijė Myslimanė qė s'nginjėshin dot me bukė tė misėrt nė vėndin e tyre, shkonin e shisnin lakra me kosha nė krahė ose bėnin kalldrėm nėpėr rrugėt e Stambollit dhe tė qyteteve tė tjera tė Turqisė? Klasa sundonjėse, bejlerė e pashallarė, shfrytėzonte atė popull qė kishte nėn vehte dhe merrte atje ku gjente, pa dallim feje apo kombėsie, se ishte fort e lirė nga ato ndjenja. Sa pėr "drejtėsinė" zyrtare t'asaj kohe, zakonisht ajo anonte andej nga delte ryshfeti. Dhe ryshfetin dinin t'a jepnin Orthodoksit aq mirė sa Myslimanėt. Shkurt, popullsia e vendeve t'ulėta, e vendeve tė shkelshme, ishte pėrgjithėsisht e shtypur nė Shqipėri, myslimane apo e krishtere. Sa pėr malėsitė e pashkelshme qė mprohėshin me armė, ato armė i kishin nė dorė edhe malėsorėt orthodoks. Kishin gjithashtu tokėn e tyre, sado tė pamjaftuarshme, si malėsorėt myslimanė. Prandaj na duket e padrejtė qė dallimin e ligjevet otomane ndėrmjet fevet, ose shfrytėzimin qė bėnte klasa sundonjėse e vėndit, t'i marrim sikur popullsia myslimane shqiptare shtypte popullsinė orthodokse shqiptare. Sepse, me sa dihet, Myslimanė e Orthodoks, si popull, kanė shkuar gjithmonė mirė midis tyre dhe nuk mbahet mend qė tė kenė sulmuar me armė njėri-tjetrin. Nėpėr fshatrat myslimane, tregėtari (dyqanxhiu) ishte zakonisht orthodoks. E ftonin nėpėr tė gjitha gostitė e fshatit dhe askush nuk i binte mė qafė. Tregėtarėt ose zejtarėt orthodoks tė qytetevet shumicėn e myshterinjve tė tyre e kishin prej Myslimanėve tė krahinavet. Ėshtė njė meritė dhe njė lavdi e veēantė pėr Shqiptarėt qė, megjithėse nė njė shkallė kulture mė t'ulėt, nuk kanė pasur kurrė midis tyre lufta fetare, tė cilavet s'iu kanė shpėtuar dot as popujt mė tė pėrparuar t'Evropės sė Perėndimit. Ngjarjet e shėmtuara tė vjetėvet 1913-1914, nė Shqipėrinė e jugės dhe n'atė tė Mesmen, le t'ua lėmė shtytjes sė tė huajvet.

    Nė njė pikė mund tė kishin tė drejtė Orthodoksit, dhe ėshtė e kuptuarshme: Kur Myslimanėt, nė Perandorinė Otomane, gėzonin tė drejta tė barabarta me Turqit dhe mund t'arrinin shkallėt mė tė larta, pse tė mos bėhėshin edhe ata me Grekun, ku gėzonin tė njėjtat tė drejta dhe mund t'arrinin tė njėjtat shkallė si Grekėt?

    Mirėpo, kur Myslimanėt ndjenin thirrjen e gjakut shqiptar, tė gjuhės, tė racės, dhe iu binin Turqvet pėr tė fituar lirinė kombėtare, duhej qė edhe Orthodoksit t'a ndjenin thirrjen e atij gjaku, t'asaj gjuhe, t'asaj race, dhe t'iu binin Grekėvet pėr tė fituar po atė liri. Kėsaj thirrjeje atdhetarėt orthodoks iu pėrgjigjėn dhe kanė dhėnė njė ndihmė tė ēmuar nė Rilindjen kombėtare, siē do ta shohim mė poshtė.

    Por lėvizja shqiptare ishte fort m'e vėshtirė nga ajo e popujve tė tjerė ballkanas. Sepse Shqiptarėvet iu mungonte bashkimi rreth njė feje tė vetėme, rreth njė kulture letrare, rreth njė historie tė mėsuar, rreth njė boshti politik. Pastaj Shqiptarėt nuk kishin pėrkrahje tė jashtėme, nuk bėnin pjesė si racė as nė familjen sllave, as nė familjen latine, as nė familjen gjermanike. Ndėrsa te Grekėt dhe te Serbėt, pėrveē pėrkrahjeve tė jashtėme, kryengritjen pėr pavarėsinė kombėtare e shpallte kleri vetė si luftė tė shenjtė dhe e gjėmonin kėmbanat e kishavet, Shqiptarėvet iu duhej tė luftonin edhe kundėr klerit tė tyre orthodoks e mysliman (pėrveē bektashizmit) pėr t'u shkėputur nga thonjtė e Turqisė dhe tė Greqisė. Pastaj klasėn sundonjėse shqiptare, pashallarė, bejlerė, bajraktarė, e tė tjera pėrēarje krahinore e fetare, s'kish gjė qė t'i mblidhte nė njė drejtim tė vetėm, qė t'i rrjeshtonte nė njė hierarki, qė t'i shtronte nėn njė autoritet, aq fort ishin tė shpėrndarė gjithkush pas interesavet dhe paragjykimevet tė veta mė tė ngushta. Mė vonė, bashkimi i tyre u bė m'i vėshtirė akoma kur filluan tė ndėrhynin sė jashtmi edhe intrigat e fuqivet tė mėdha. Nuk ka qėnė kurrė mė me vend kėnga e pėrvajshme e Vaso Pashės:


    Mori, Shqypni, e mjera Shqypni,
    Kush tė ka qitun me, krye n'hi?
    Megjithatė, lėkundjet e forta evropiane dhe rreziku i copėtimit ndėrmjet shtetevet fqinjė qė i kėrcėnoi mė 1878, zgjuan menjėherė tek Shqiptarėt, nė fundet e thella tė vetėdijės, njė ndjenjė qė dukej e fjetur pėrgjithmonė: ndjenjėn e bashkimit kombėtar. Kjo u ēfaq mjaft e fortė me Lidhjen e Prizrendit, qė ėshtė ndoshta lėvizja m'e lavdishme shqiptare nė kohėt e reja, edhe i dha shtytjen Rilindjes kombėtare. Por ishte tepėr e vėshtirė pėr t'u bėrė nė tridhjetė vjet ajo punė, ai bashkim, qė tek popujt e tjerė ishte kryer gjatė shekujvet. Prandaj kur u shpall pavarėsia kombėtare mė 1912, populli shqiptar u gjend nė konditat mė tė dobėta qė shėnon historia e tij, dhe humbi mė shumė se gjysmėn e popullsisė dhe tė tokės stėrgjyshore.




    ----------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------
    1 George Finay, "A History of Greece," H.F. Tozer ed, Oxford, 1877, Vol. VI, f. 31.
    0

    #20 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 24 shtator 2008 - 03:36 MD

    XX

    Me gjithė reformat e Tanzimatit, gjendja shėndetėsore e "tė sėmurit tė Bosforit", siē e quanin Turqinė e asaj kohe, vinte duke u keqėsuar. Luftat me Austrinė dhe me Rusinė e kishin shtėnguar tė zmbrapsej sa mė shumė. Kombet e krishterė tė Ballkanit kėrkonin pavarėsinė e tyre. Dekreti (Hat-i Humajun) i vitit 1856, qė shpallte reforma mė tė gjera, pėr t'i dhėnė shtetit njė Kushtetutė tė pėrshtatshme me kohėt e reja dhe liri tė mjafta popujve tė Perandorisė, nuk e ndryshoi gjendjen. Turqia vazhdonte tė mbahej pėr nevojė t'ekuilibrit evropian, sepse fuqitė perėndimore, Angli e Francė, nuk donin qė Rusia tė pushtonte Dardanelet dhe tė delte nė Detin Mesdhe. "Ēėshtja e Lindjes" mbetej gjithmonė njė problem i koklavitur.

    Rreth 1870-ės ngjajtėn disa ndryshime tė mėdha nė lidhje me forcat e ekuilibrit evropian: Prusia, ndėn udhėheqjen e Bismarck-ut, e mundi Austrinė mė 1866 edhe e hodhi jashtė Konfederatės gjermanike. Pastaj bėri bashkimin e plotė tė Gjermanisė, duke mundur edhe Francėn mė 1870-1871. Rreth kėsaj date (mė 1870) u krye edhe bashkimi i Italisė, e cila tani vihej nė rrugė pėr t'u ngritur si njė fuqi e rėndėsishme.

    Kėto ndryshime prunė njė rrjeshtim tė ri nė vargun e aliancavet. Njė nga kujdeset e Bismarck-ut ishte qė tė ndalonte afrimin e Francės me Austrinė, ose edhe me Rusinė, kundėr Gjermanisė. Prandaj, qė mė 1873, ai mundi t'arrinte nė njė marrėveshje, e ashtuquajtura Alianca e Tre Perandorėvet, ndėrmjet Gjermanisė, Austro-Hungarisė dhe Rusisė. Ca vjet mė vonė, mė 1882, prapė me shtytjen e Bismarck-ut u formua Alianca Tripalėshe ndėrmjet Gjermanisė, Austro-Hungarisė dhe Italisė. Tė tre kėta shtete kėrkonin t'arrinin nė njė shkallė tė lartė zgjerimi kolonial dhe kapitalist, sikurse Franca dhe Anglia.

    Ngritja e Gjermanisė si njė fuqi e madhe, duke pėrmbysur n'Evropė ekuilibrin dhe lidhjet e mėparshme ndėrmjet shtetevet, pati, nėr tė tjerat, dy pasoja tė rėndėsishme, jo vetėm pėr historinė e pėrgjithshme po edhe pėr fatin e Shqipėrisė. E para, duke e larguar Austrinė prej ndikimit tė vjetėr mbi kombėsitė gjermane, e shtyti atė t'a kėthente shikimin nė drejtim tė Ballkanit, e vetėmja anė ngaha mund tė shtrihej. Kėshtu Shqipėria erdhi duke u pėrfshirė nė rrethin e interesavet t'Austrisė. E dyta, antagonizmi franko-gjerman qė lindi prej bashkimit tė Gjermanisė, e shtyti Francėn t'afrohej me Rusinė, tė bėhej pėrkrahėse e fortė e kombėsive sllave dhe, pėr kėtė arėsye, armike numėr njė e Shqipėrisė.

    Gjer mė 1870, Anglia me Francėn, dy fuqi tė mėdha koloniale dhe kapitaliste, qenė munduar t'i prisnin Rusisė udhėn e daljes nė Dardanelet dhe nė Lindjen e Afėrme. Por mbas mundjes sė Francės prej Gjermanisė, Rusia mori zemėr, sepse tani kishte pėrballė vetėm Anglinė dhe deri diku Austro-Hungarinė. Me kėtė tė fundit edhe mund tė rregullohej, duke i lėnė njėra-tjetrės dorė tė lirė mbi zonat e ndryshme tė Ballkanit. Kėshtu Rusia nisi tė mos i pėrfillte nenet e traktatit tė Parisit tė vitit 1856. U vu tė forconte flotėn dhe bazat detare nė Detin e Zi, duke u treguar si gjithmonė mprojtėse e lirivet dhe e pavarėsisė sė popujve sllavė tė Ballkanit. Natyrisht, qėllimi i vėrtetė i saj ishte qė t'i jepte grushtin e fundit Turqisė pėr tė dalė vetė nė Dardanelet dhe nė detin Mesdhe. Nė kėto rrethana, mbetej vetėm Anglia si mprojtėse e Perandorisė Otomane, duke u treguar kundėr lirivet tė kombėsive tė tjera tė Ballkanit.

    Ndėrhyrjeve tė Rusisė iu jepte rast tėrthorazi edhe vetė administrata e kalbur turke me politikėn e paaftė tė Portės sė Lartė. Mė 1875 nisi njė lėvizje kryengritėse nė Herzegovinė, e cila u pėrhap shpejt edhe nė Bosnjė. Nė prendverėn e 1876-ės ngritėn krye Bullgarėt dhe, pas pak muajsh, Serbia e Mali-i-Zi i hapėn luftė Turqisė. Flaka desh pėrfshiu edhe Shqipėrinė, ku gjendja ishte e turbullt nė malėsitė e Shkodrės, tė Dibrės, tė Kosovės. Por intrigat e Rusisė dhe tė Malit-tė-Zi u pėrpoqėn sidomos tė hidhnin Mirditėn kundėr Turqisė, duke nxitur Prenk Bib Dodėn. Nė kėtė drejtim vepronte edhe njė grup intelektualėsh shkodranė me qėllim qė ta bėnte Mirditėn njė vatėr autonomie.

    Ushtėria turke i shtypi keq Bullgarėt, i theu Serbėt dhe ia ndali turrin Malit-tė-Zi. Sapėr lėvizjen e Mirditės, u tulit edhe ajo si zjarr prej kashte, si tė gjitha lėvizjet e Shqiptarėvet, qė nuk kishin as lidhje tė gjera, as program tė qartė, as pėrkrahje nga jashtė.

    Duke druajtur ndėrhyrjen e Rusisė - e cila shikohej si pėrkrahėsja e Sllavėve tė Ballkanit - fuqitė e mėdha deshėn t'a sillnin Turqinė n'ujdi me popujt kryengritės, por nuk mundėn. Pėrpjekje paqėsimi u bėnė sidomos nga ana e Anglisė dhe e Austro-Hungarisė. Kjo e fundit, qė e kishte zjarrin pranė kufijvet, hyri edhe nė bisedime tė veēanta me Rusinė pėr tė caktuar sesi do tė rregullohėshin punėt e Ballkanit nėqoftėse kryengritėsit delnin fitimtarė, ose nė rastin e kundėrt. Nė njė pjekje qė u bė ndėrmjet dy perandorėvet (i Austro-Hungarisė dhe i Rusisė) nė Reichstadt, mė 8 Korrik 1876, Austro-Hungaria e ēfaqi haptazi se nuk donte formimin e njė shteti tė madh sllav nė Ballkan. Nėqoftėse Turqia do tė pėrmbysej, ajo kėrkonte pėr vehte Bosnjėn dhe, midis kushtesh tė tjera, pėrmendi krijimin e njė Shqipėrie autonome. Por kjo pika e fundit nuk gjeti pėlqimin e Rusėvet.

    Mbasi ushtėria turke i theu pėrkohėsisht kryengritėsit ballkanikė, por ndėrhyrja e Rusisė dukej e pashmangėshme, fuqitė e mėdha, sidomos Anglia, u pėrpoqėn t'a qetėsonin gjendjen duke e kėshilluar Portėn e Lartė qė tė bėnte disa reforma e t'iu njihte ca tė drejta autonomie popujve tė Bullgarisė dhe tė Bosnje-Herzegovinės. Me propozimin e Anglisė, u mblodh nė Stamboll njė konferencė e ambasadorėvet, nė Dhjetor 1876.

    Tronditjet nė Ballkan shkaktuan edhe tronditje politike tė brendėshme nė Perandorinė Otomane. Njė shoqėri e fshehtė e Osmanllinjve tė Rinj, me njė pjesė tė mirė oficerėsh dhe intelektualėsh, pėrkrahte programin e Midhat Pashės pėr njė kushtetutė liberale, e cila do t'a shpėtonte Perandorinė duke i hapur udhėn e reformavet dhe tė pėrparimit. Nė verėn e vitit 1876, u rrėzuan nga froni njėri pas tjetrit Sulltan Abdul Azizi dhe Sulltan Murati V. Ky i fundit u zėvendėsua nga Abdul-Hamiti II, i cili, mė 24 Dhjetor t'atij viti, shpalli Kushtetutėn e re, pėr t'a hedhur poshtė njė vit mė vonė. Me shpalljen e Kushtetutės, qė parashikonte zgjedhjen e njė parlamenti dhe disa liri pėr kombėsitė e ndryshme tė Perandorisė por pa shkuar gjer tek autonomia, kryeministri liberal, Midhat Pasha, i njoftoi Konferencės s'Ambasadorėvet se ēėshtja e popujve tė krishterė nė shtetin turk tani mund tė quhej e zgidhur, mbasi ata gėzonin tė drejtat politike, lirinė e mbledhjeve, tė shtypit dhe t'arėsimit nė gjuhėt e tyre pa dallim feje e kombėsie.

    Rusia nuk i gjeti tė kėnaqshme kėto premtime, dhe nisi t'i pregatitej luftės. Pėr tė mėnjanuar Austro-Hungarinė, ajo nėnshkroi me kėtė njė marrėveshje tė fshehtė, nė Budapest, mė 15 Jenar 1877. Duke pėrsėritur pothuajse pėrmbajtjen e bisedimevet tė Reichstadt-it, nė parashikim tė njė pėrmbysjeje tė Turqisė a tė ndryshimeve tokėsore nė Ballkan, kjo marrėveshje e dytė i njihte Austro-Hungarisė tė drejtėn qė tė pushtonte ushtarakisht Bosnjėn e Herzegovinėn dhe pėrmendte mundėsinė e krijimit tė njė shteti shqiptar tė pavarur.

    Fuqitė e mėdha deshėn tė bėnin pėrpjekjen e fundit pėr tė shuar ngatėrresat e Ballkanit, prandaj nėnshkruan nė Londėr, Mars 1877, njė protokoll me pėrfundimet e Konferencės sė Stambollit, qė e detyronte Turqinė tė formonte dy krahina bullgare autonome dhe t'iu njihte po ato tė drejta Bosnjės e Herzegovinės. Protokolli i Londrės vinte nė dukje, ndonėse nė njė mėnyrė jo fort tė qartė, parimin e kombėsivet. Konferenca e Stambollit kishte caktuar edhe kufijtė e krahinavet bullgare, njėra prej tė cilavet duhej tė pėrfshinte tė gjithė Maqedoninė shqiptare gjer nė Drin. Po edhe Mali-i-Zi nuk mbetej nė harresė, mbasi Konferenca kishte menduar edhe pėr atė njė zgjerim tė kufijvet, natyrisht mbi toka shqiptare.

    Turqia nuk pranoi asnjė nga konditat e Protokollit tė Londrės.

    Por vendimet e fuqivet tė mėdha pėrhapėn shqetėsim tek Shqiptarėt, tė cilėt filluan tė ndjenin rrezikun e copėtimit. I pari qė u hodh nė vepėrim ishte Abdyl Frashėri, qė thirri nė njė mbledhje nė Janinė, nė tė hyrė tė prendverės 1877, disa nga parėsia e Shqipėrisė sė jugės. Duke kujtuar rrezikun qė po i kanosej vendit, mbledhja i drejtoi Portės sė Lartė njė memorandum, ku i kėrkonte bashkimin e tė gjithave tokavet shqiptare nė njė vilajet tė vetėm, me shkollat, administratėn dhe gjyqet nė gjuhėn shqipe.

    Abdyl Frashėri lindi nė Frashėr tė Dangėllisė mė 1839 dhe pati ndjekur mėsimet nė gjimnazin grek tė Janinės, bashkė me dy tė vėllezėrit, Naimi dhe Samiu. Mė 1877, ishte drejtor i financavet tė vilajetit dhe u zgjodh deputet i Janinės nė tė parin Parlament turk qė u krijua pas shpalljes sė Kushtetutės prej Sulltan Abdul-Hamitit. Parashikonjės, mendim-gjerė dhe me ndjenja tė flakta kombėtare, Abdyl Frashėrit nuk i mungonte as zotėsia politike as shpirti i vepėrimit. Ai i dha jetė Lidhjes sė Prizrendit, si do ta shohim, dhe ėshtė figura m'e lartė e lėvizjes kombėtare nė kohėt e reja. Ėshtė Apostulli i parė i Shqipėrisė ethnike.

    Por cilėt ishin kufijtė e Shqipėrisė ethnike? Shqiptarėt kanė qėnė fort tė pėrhapur nė Ballkan, dhe nė krahinat e largme pėrzjehėshin me popuj prej kombėsish tė tjera, greke e sllave. Prandaj kėtu po marrim atė vijė qė kishin caktuar disa udhėtarė e studionjės tė huaj tė shekullit XIX, si dijetari frėng Ami Boué, albanologu austriak J.G. von Hahn, ose edhe konsulli i Austro-Hungarisė nė Shkodėr, F. Lippich, nė njė raport qė i dėrgonte qeverisė sė tij, mė 1877. Kėta kanė marrė si kriter kombėsie gjuhėn. Konsulli F. Lippich shėnonte vetėm vijėn e Shqipėrisė ethnike nga veriu dhe nga lindja.

    Sipas kėtyre auktorėve, vendet e banuara krejtėsisht ose nė shumicė tė madhe prej Shqiptarėvet nisnin nga bregdeti i Adriatikut, ndėn Tivar, ndiqnin vijėn e malevet dhe anėn e lumit Cem pėrtej liqenit tė Shkodrės, kalonin pėrmes Kuēit gjer nė Vasojeviē e Kolashin (banorėt e dy krahinavet tė fundit flisnin serbisht, por ishin Shqiptarė tė sllavizuar); pastaj me njė kthesė tė vogėl nga jugė-lindja pėrfshinin Gucinė e Plavėn, duke u ngjitur pėrsėri nga veri-lindja gjer nė Rozhaj; aty hipnin drejt veriut deri nė Duga Poljana; mandej kalonin pėrtej Novi-Pazarit, nė veri tė Mitrovicės, dhe vazhdonin nga veri-lindja gjer nė Kurshumli e nė Prokuplje pėr t'arritur lumin Morava afėr Nishit. Duke ndjekur nga juga dhe jugė-perėndimi luginėn e kėtij lumi, kufiri i Shqipėrisė ethnike rrokte Leskovacin, Vranjėn, kalonte nė perėndim tė Kumanovės, e priste Vardarin atje ku ky bashkohet me Treskėn, pėrfshinte krahinat e Tetovės e tė Gostivarit dhe zbriste nė Dibėr. Nga jugė-lindja, nė rrethet e Ohrit dhe nė sanxhakun e Manastirit, Shqiptarėt pėrbėnin grupe tė rėndėsishėm midis popullsisė sllave-maqedonase. Pastaj vija e kufirit tė popullsisė shqiptare ndiqte malet e Moravės dhe tė Gramozit gjer nė Konicė, aty bėnte njė bėrryl nga jugė-perėndimi, pėr t'u shtrirė pėrsėri nga juga me fushėn pjellore tė Ēamėrisė, gjatė bregdetit Jonian, deri nė Prevezė. Nė qytetin e e Janinės, nė rrethet e Mecovės e tė Grebenesė, megjithėse kishte popullsi shqiptare, shumicėn e pėrbėnin Grekėt dhe Vllehėt e Pindit. Por s'duhet tė harrojmė se kėta "Grekė" ishin Shqiptarė tė greqizuar.

    Brenda kėtyre kufijve jetonin n'atė kohė pėrmbi dy milionė shqiptarė, numėr sot na duket i vogėl, por duhet tė dimė se nė shekullin XIX popullsia nė Ballkan, si edhe n'Evropė, nuk ishte aq e dėndur sa ē'ėshtė tani. Kombet e tjerė tė Ballkanit nuk ishin fort mė tė mėdhenj nga populli shqiptar. Me njė shtrirje gjeografike t'atillė mbi detet Adriatik e Jon, dhe me fushat e Kosovės e tė Ēamėrisė, Shqipėria kishte mjaft burime natyrore pėr t'arritur nė njė shkallė zhvillimi tė lartė, sikur t'ishte e bashkuar dhe tė qeverisej mirė.

    Mbasi Turqia nuk i pranoi konditat e Protokollit tė Londrės, Rusia i shpalli menjėherė luftė, nė Prill 1877. Serbia dhe Mali-i-Zi ishin gati. Ushtėria serbe pushtoi, nga jugė-lindja, Kurshumlinė, Prokupljen, Nishin; nga jugė-perėndimi, zbriti deri nė Gjilan. Mali-i-Zi, nga njėra anė provoi tė delte nė Malėsinė e Madhe, nga ana tjetėr sulmoi Tivarin, Ulqinin, rrethet e Anamalit e tė Krajės. Mė vonė, nė Shkurt 1878, u lėshua edhe Greqia turravrap se mos mbetej pa gjė. Fuqi t'armatosura tė sajat hynė n'Epir e nė Thesali ku ngjajtėn luftime tė pėrgjakshme. Njėkohėsisht, disa banda antartėsh zbritėn nė Lėkurės, afėr Sarandės, pėr tė ēuar nė kėmbė Shqiptarėt orthodoks. Po edhe aty ndeshėn nė njė kundėrshtim te rreptė. Mė nė fund, me ndėrhyrjen e Anglisė, Greqia u detyrua tė hiqej mėnjanė.

    Megjith qėndresėn e fortė t'Osman Pashės nė Plevna, Turqia u thye si zakonisht prej Rusisė dhe u shtrėngua tė nėnshkruante traktatin e Shėn-Stefanit - njė lagje e jashtėme e Stambollit - mė 3 tė Marsit 1878. Ky traktat krijonte njė Bullgari tė madhe e cila, pėrveē Maqedonisė shqiptare, do tė pėrfshinte edhe pjesė tė Shqipėrisė sė sotshme gjer nė Drinin e Zi, nė malet e Voskopojės dhe nė Gramos, domethėnė Dibrėn, Pogradecin, Bilishtin dhe tėrė prefekturėn e Korēės pėrveē Kolonjės. Serbinė dhe Malin-e-Zi traktati i Shėn-Stefanit jo vetėm qė i bėnte shtete tė pavarur (deri atėhere ishin autonome), po edhe i zgjeronte mbi toka shqiptare. Serbia do tė merrte Prokupljen, Kurshumlinė, Leskovacin, njė pjesė tė sanxhakut tė Prishtinės, duke zbritur nga jugė-lindja gjer nė Vranjė. Kurse Mali-i-Zi pėrveē Tivarit edhe Ulqinit, do tė merrte tė tėrė njė pjesė qė niste prej Rugovės, afėr Pejės, e shkonte duke pėrfshirė Plavėn, Gucinė, Malėsinė e Madhe, Krajėn, Anamalin, dhe pėrmes liqenit tė Shkodrės e gjatė rrjedhės sė Bunės do tė zbriste gjer nė det. Siē shihet, zgjerimi i shteteve sllavė bėhej pothuajse krejtėsisht mbi tokat shqiptare.

    Duke krijuar njė Bullgari tė madhe nėn drejtimin e saj dhe duke zgjeruar dy shtete tė tjerė sllavė, Serbinė dhe Malin-e-Zi, tė cilėt i bėnte njėkohėsisht tė pavarur nga Turqia, Rusia po delte nė Ngushticat dhe po e fuste Ballkanin thuajse nėn vehte. Njė gjė tė kėtillė s'mund t'a pranonin fuqitė e tjera t'interesuara, Austro-Hungaria edhe Anglia. Kjo e fundit dėrgoi flotėn e saj nė detin Marmara. Nga frika e njė pėrleshjeje ndėrmjet tė mėdhenjvet, u vendos qė tė mblidhej njė kongres nė Berlin pėr tė rishikuar traktatin e Shėn-Stefanit dhe pėr t'i bėrė disa ndryshime.

    Shqiptarėt, kur muarėn vesh se vendi i tyre ishte caktuar tė ndahej si mish gjahu ndėrmjet fqinjėvet, u tronditėn thellėsisht. Pa pritur qė tė mblidhej Kongresi i Berlinit, u vunė nė lėvizje. Ishin tė mendimit qė tė bėnin ēmos pėr tė ndaluar copėtimin e vendit. U formuan vetvetiu disa komitete pėr vetėmprojtje, sidomos nėpėr krahinat e kėrcėnuara, qė nisėn t'iu dėrgonin protesta fuqivet tė mėdha. Nė Prill tė vitit 1878, populli i Dibrės iu dėrgoi nga njė telegram ambasadorėvet t'Anglisė dhe t'Austro-Hungarisė, nė Stamboll, ku iu thoshte se ishte gati tė shuhej i tėrė pėr tė mos iu nėnshtruar Bullgarisė. Kaza e Dibrės pėrbėhet prej mė shumė se 220.000 Myslimanėsh dhe 10.000 tė Krishterėsh, tė gjithė Shqiptarė, qė s'kanė asnjė lidhje me vendin e quajtur Bullgari, - shtonte telegrami. Protesta tė kėtilla iu vajtėn fuqivet tė mėdha nga Shkodra, nga malėsitė e veriut, nga qytetet e Kosovės, dhe kishin pothuajse tė njėjtėn pėrmbajtje, se populli i kėtyre vendeve, pa dallim feje, ishte i vendosur tė qėndronte me armė nė dorė gjer nė pikėn e fundit tė gjakut pėr tė mos iu shtruar pushtimit tė Serbisė dhe tė Malit-tė-Zi. Por ajo qė kishte rėndėsi mė shumė se protestat, ishte pregatitja qė filluan tė bėnin krahinat shqiptare tė veriut, tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė Kosovės pėr t'i qėndruar rrezikut me armė. Komitetet e vetėmprojtjes u vunė nė lidhje me njėri-tjetrin dhe zunė tė mblidhnin ndihma e forca. Mbledhje tė gjera u bėnė sidomos nė Guci, Pejė, Gjakovė e Prizrend, ku i dha shtytje lėvizjes Ali Bej (mė vonė, Pashė) Gucija, i vendosur pėr njė qėndresė me armė. Qė nė fillim tė Majit 1878, konsulli i Anglisė nė Shkodėr, Green, lajmėronte qeverinė e tij se nė Guci, Plavė e tė tjera vise tė Shqipėrisė veriore ishte bėrė njė lidhje midis Myslimanėvet pėr t'i qėndruar gjer nė vdekje ēdo fuqie tė jashtėme, ose edhe tė qeverisė sė Stambollit, nėqoftėse kjo ndėrhynte pėr t'ia lėshuar vendin tjetėrkujt. Popullsia e kėtyre krahinave-shtonte raporti i konsullit britanik-po i shtrin lidhjet edhe mė larg, me Shqiptarėt e rrethevet tė Prizrendit, Prishtinės, Fandit, Dibrės, Ohrit, e gjer nė Manastir. Mė 5 Qėrshor 1878, Knjaz Nikolla i Malit-tė-Zi lajmėronte konsujt e fuqive tė mėdha nė Shkodėr se, bashkė me lidhjen qė kishte bėrė popullsia e Gucisė, e Plavės dhe e viseve tė tjera, njė lėvizje po organizohej nė Malėsinė e Madhe, duke pėrfshirė Grudė, Hot e Kelmend, pėr tė shkaktuar trazime gjatė kufijvet.

    Mirėpo kėto lėvizje krahinore tė lindura vetvetiu prej kėrcėnimit tė jashtėm, kishin nevojė pėr nj'organizim tė pėrbashkėt, pėr njė komitet drejtonjės, pėrndryshe do tė shkrihėshin si tė tjerat. Kėtė rol s'mund t'a losnin veēse disa udhėheqės qė shikonin mė larg nė planin kombėtar, pėrtej horizontit tė ngushtė tė krahinavet. Gjatė luftės ruso-turke, duke parashikuar ndryshime nė Ballkan dhe rreziqe pėr Shqipėrinė, disa nga fytyrat mė tė shquara ndėrmjet Shqiptarėvet tė mėsuar, myslimanė e tė krishterė, kishin formuar fshehtazi nė Stamboll njė "Komitet Qendror pėr Mprojtjen e tė Drejtavet tė Kombėsisė Shqiptare", ku bėnin pjesė vėllezėrit Abdyl e Sami Frashėri, Vaso Pasha (Pashko Vasa) Shkodrani, Jani Vretua, Zia Prishtina e tė tjerė atdhetarė. Qėllimi i kėtij Komiteti ishte shpėtimi i tokavet shqiptare prej copėtimit dhe kėrkimi i autonomisė. Pas mundjes sė Turqisė dhe duke parė gjendjen e vėshtirė tė saj, Komiteti shpresonte se Porta e Lartė do t'ishte e shtrėnguar tė vinte nė njė marrėveshje me Shqiptarėt duke iu njohur kėtyre autonominė, pse ndryshe s'kishte sesi t'i mpronte krahinat perėndimore tė Ballkanit. Nga ana tjetėr, duke e ditur se fqinjėt ishin nė pozita mė tė forta dhe pėrkrahėshin nga fuqitė e mėdha, Komiteti i Stambollit u tregua i matur, nė njė shpallje qė bėri mė 30 Maj 1878: "Ne duam tė rrojmė nė paqe me tė gjithė fqinjėt tonė: Malin-e-Zi, Greqinė, Serbinė dhe Bullgarinė. Nuk kėrkojmė as nuk dėshirojmė gjė prej tyre, por jemi krejt tė vendosur pėr tė mprojtur gjer nė fund ēdo gjė qė ėshtė e jona. Toka shqiptare duhet t'iu lihet Shqiptarėvet". Komiteti i Stambollit shpresonte edhe se fuqitė e mėdha do tė pėshtetėshin deri diku nė parimin e kombėsivet pėr tė rregulluar ēėshtjet ballkanike.

    Mbasi shpėtimi i Shqipėrisė varej, nė radhė tė parė, nga pėrpjekja e Shqiptarėvet vetė, kryetari i Komitetit Qendror tė Stambollit, Abdyl Frasheri, u nis menjėherė pėr nė Shqipėri, me qėllim qė tė drejtonte lėvizjen. Rreziku ishte i afėrt, kohėt nuk prisnin, duhėshin bashkuar forcat, duhej lidhur vepėrimi. Krahinat e kėrcėnuara tė Shqipėrisė veriore e veri-lindore ishin nė gjendje kushtrimi, krerėt e tyre caktuan tė mblidhėshin nė Prizrend pėr tė lidhur kuvend e besė. Ndonėse nė fillim mbledhja u duk si njė nga mė tė zakonshmet qė bėnin Shqiptarėt herė pas here, ndėn shtytjen e rrethanavet tė jashtėme dhe me frymėn qė i dha Abdyl Frashėri me shokė, u kthye nė njė lidhje tė vėrtetė kombėtare, e njohur nė histori me emrin Lidhja e Prizrendit. Prandaj nė njė kuptim mė tė gjerė, mund tė themi se kjo ėshtė e dyta mbledhje kombėtare e Shqipėrisė pas asaj qė bėri Skėnderbeu, nė Lesh, mė 1444.

    Pėrfaqėsonjėsit e krahinavet tė kėrcėnuara u mblodhėn nė Prizrend, mė 10 Qėrshor 1878. Tė shumtėt ishin nga Shqipėria e veriut dhe e veri-lindjes, nga Kosova, nga Dibra, nga Shkodra. Prej jugės dhe Shqipėrisė sė Mesme kishte fare pak, sepse koha ishte e shkurtėr, udhėtimi i vėshtirė. Erdhėn edhe disa krerė tė popullsivet myslimane sllave tė Bosnjės, Herzegovinės dhe tė sanxhakut tė Novi-Pazarit, tė cilėt donin t'a lidhnin luftėn e tyre me atė tė Shqiptarėvet pėr tė mos u shkėputur prej Turqisė. Mbledhjen e hapi Abdyl Frashėri, i cili tregoi qėllimin e saj, rrezikun qė i kėrcėnohej vendit, dhe paraqiti njė plan vepėrimi pėr tė mprojtur ēdo pėllėmbė tė tokės shqiptare prej njė ēipi t'atdheut nė tjetrin. U vendos tė krijohej nė tėrė Shqipėrinė njė organizatė e pėrgjithshme pėr mprojtjen e tė drejtavet tė kombėsisė shqiptare, me nė krye njė komitet qendror tė pėrhershėm qė do tė mbetej nė Prizrend. Me kėtė do tė lidhėshin degėt krahinore t'organizatės. Nė Komitetin qendror bėnin pjesė Sheh Mustafa Tetova, i cili u zgjodh edhe kryetar, Ali Pashė Gucija, Iljaz Pashė Dibra, myderriz Ymer Efendi Prizrendi, Sulejman Vokshi e tė tjerė. Pėrveē kėtyre dhe Abdyl Frashėrit, qė ishte mendja drejtonjėse e lėvizjes, u shquan edhe dy figura tė radhės sė parė nė vepėrimet e pastajme: Hodo Beg Sokoli nga Shkodra dhe Prenk Bib Doda i Mirditės.

    Mbledhja e Prizrendit iu drejtoi nga njė protestė Kongresit tė Berlinit edhe Sulltanit kundėr ēdo copėtimi tė tokavet shqiptare. Nė telegramin drejtuar Portės sė Lartė, mė 15 tė Qėrshorit, thuhet ndėr tė tjerat: "Kur na thėrret atdheu, qoftė i mallkuar ai qė mendon pėr interesat e veta! Nė Lidhjen tonė kemi vendosur ta shpallim botėrisht se jemi tė gjithė Shqiptarė dhe se feja s'ka tė bėjė".

    Porsa qė u vendos se Shqiptarėt do t'i mpronin me armė tokat e tyre nė rast se Kongresi i Berlinit ua jepte Serbisė dhe Malit-tė-Zi, duhėshin bėrė pregatitjet. Pikėsėpari duhėshin formuar kudo komitetet krahinorė, nė lidhje me atė tė Prizrendit. Pastaj kėta do tė ēonin mė kėmbė forcat e armatosura duke iu siguruar ushqimin, mjetet e mbajtjes, armė e municione. Me thirrjen e parė, tė gjithė burrat e aftė, duke lėnė vetėm nga njė pėr shtėpi, duhej t'ishin gati pėr nė luftė. Ai Shqiptar qė nuk i pėrgjigjej kushtrimit, ose qė i kėthente shpinėn armikut, do tė dėnohej me vdekje. U parashikua numri i trupavet qė do tė nxirte ēdo krahinė, kumanda dhe mėnyra e ndėrlidhjevet tė tyre. U caktua taksa dhe ndihma pėr t'iu bėrė ballė shpenzimevet. Njė nga detyrat e komitetevet ishte mbajtja me bukė dhe strehimi i dhjetra mijė Shqiptarėve tė shpėrngulur nga krahinat e pushtuara prej Serbvet dhe Malazezvet.

    Mbasi u muarėn kėto vendime, antarėt e Lidhjes sė Prizrendit u shpėrndanė nėpėr krahinat e tyre pėr t'organizuar komitetet dhe pėr tė vazhduar vepėrimin.

    Ata qė kanė menduar ose qė mendojnė se Lidhja e Prizrendit ishte njė krijesė e Turqisė, gabohen trashamanisht. Ajo lindi prej vetiu si njė ēfaqje e vetėdijes kombėtare pėrpara rrezikut tė copėtimit. E pamė sesi, prej Dibre deri nė Plavė e Guci, i tėrė vendi u trondit kur u muarėn vesh kushtet e traktatit tė Shėn-Stefanit. Protestat dhe mbledhjet filluan dy muaj mė parė se tė caktohej kuvendi i Prizrendit. Edhe Komiteti i Stambollit kishte nisur i fshehtė. S'do mend tė kuptohet qė Turqia nuk e pengoi dhe ndoshta e pėrkrahu nė fillim Lidhjen e Prizrendit, sepse kundėrshtimin e Shqiptarėvet desh t'a pėrdorte si njė forcė ose argument pėr tė detyruar Kongresin e Berlinit qė t'i kufizonte sa mė shumė kėrkesat e Rusisė dhe tė fqinjėvet. Por kjo nuk do tė thotė qė lėvizja, e mori shtytjen prej Turqisė. Porsa e pa qė Lidhja u kthye kundėr Stambollit pėr tė kėrkuar autonominė e Shqipėrisė, Turqia pėrdori forcėn dhe e shpėrndau.

    Nėr komitetet krahinorė, ai i Shkodrės u tregua mjaft i gjallė, sepse njė pjesė e asaj krahine ishte caktuar t'i jepej Malit-tė-Zi. Nga Shkodra iu dėrgua, mė 18 Qėrshor 1878, njė memorandum i nėnshkruar prej 500 vetash n'emrin e tė gjithė Shqiptarėvet kryeministrit t'Anglisė, Lordit Beaconsfield (Disraeli), i cili i printe dėrgatės britanike nė Kongresin e Berlinit, qė u hap mė 13 Qėrshor nėn kryesinė e Bismarck-ut. Memorandumi kritikonte politikėn mbisundonjėse tė Rusisė dhe kushtet e traktatit tė Shėn-Stefanit, kėrkonte pavarėsinė e Shqipėrisė, nė pajtim me parimin e kombėsivet, dhe formimin e njė komisioni ndėrkombėtar qė tė ngarkohej me kėtė ēėshtje, siē ishte bėrė pėr Bullgarinė, mbasi Shqiptarėt nuk kishin besim nė qeverinė turke. "Shqipėria nuk mund tė pėrfaqėsohet prej qeverisė otomane, thuhej nė memorandumin. Shqiptari, katolik, orthodoks apo mysliman, e urren pushtonjėsin turk ashtu si ēdo tjetėr pushtonjes tė huaj... Sikurse nuk jemi as nuk duam tė jemi Turq, po ashtu e kundėrshtojmė me tė gjitha fuqitė tona cilindo qė do tė kėrkonte tė na bėnte Sllavė, Austriakė ose Grekė. Ne duam tė jemi vetėm Shqiptarė... Shqipėria nuk do t'i shtrohet kurrė sundimit sllav, qoftė tė Bullgarisė apo tė Malit-tė Zi; Shqipėria nuk don tė jetė as e Turqisė, siē e provon lufta e saj prej mė shumė se katėr shekujsh pėr tė ruajtur traditat dhe karakterin kombėtar". Memorandumi nuk shprehej ashpėr kundrejt Greqisė, mbasi kjo s'kishte kėrkuar gjėkafshė akoma prej tokavet shqiptare, por e pėrmendte se "Shqipėria nuk mund t'i bashkohet Greqisė, mbasi ka njė ndryshim tė thellė race, gjuhe, qytetėrimi e zakonesh ndėrmjet dy popujvet". Tregonte gjithashtu dallimin ethnik, njėsinė dhe shtrirjen gjeografike tė racės shqiptare.

    Siē shihet, ky memorandum qė u dėrgua nga Shkodra n'emėr tė tė gjithė Shqiptarėvet, synonte pavarėsinė e Shqipėrisė, problem qė Lidhja e Prizrendit s'e kishte prekur akoma. Si duket, u pregatit prej Komitetit tė Shkodrės (Katolikė e Myslimanė) pranė Lidhjes sė Prizrendit, dhe kuptohet menjėherė fryma e ndikimit tė Katolikėvet. Pėrse iu drejtua kryeministrit t'Anglisė dhe jo Bimarck-ut, ose pėrfaqėsonjėsit t'Austro-Hungarisė, kurse kjo fuqi e fundit duhej t'ishte m'e interesuar pėr Shqipėrinė? Mund tė ketė pasur dy arėsye: e para, Anglia ishte nė kundėrshtirn mė tė hapėt me Rusinė; dhe e dyta, Austro-Hungaria mund tė kishte qėllime pushtimi mbi Shqipėrinė, siē po gatitej tė zinte Bosnjėn dhe Herzegovinėn Nuk ėshtė e kotė fjala nė memorandumin: "...e kundėrshtojmė me tė gjitha fuqitė tona cilindo qė do tė kėrkonte tė na bėnte... Austriakė...". Porsa qė Myslimanėt pranonin shkėputjen nga Turqia, Katolikėt jepnin provėn se nuk donin n'asnjė mėnyrė t'i nėnshtrohėshin Austrisė.

    Tė tjera protesta i drejtuan Shqiptarėt nga ēdo anė Kongresit tė Berlinit pėr mos-lėshimin e tokavet tė tyre shtetevet fqinjė. Mė 20 Qėrshor 1878, dhjetė nga antarėt mė tė shquar tė Komitetit Qendror shqiptar tė Stambollit iu dėrguan njė memorandum Bismarck-ut, Andrassy-ut (ministrit tė Punėve tė Jashtėme t'Austro-Hungarisė) dhe Lordit Beaconsfield, nė tė cilin kėrkonin autonominė e Shqipėrisė brenda kuadrit tė Perandorisė Otomane. Nėnshkruėsit ishin prej tė tre besimevet, si Vaso Pasha, Sami Frashėri, Jani Vreto e tė tjerė, dhe n'emėr tė popullit shqiptar kėrkonin qė, "pa cėnuar tė drejtat sovrane tė Sulltanit, tė formohej njė komision ad hok, i pėrbėrė prej Shqiptarėsh, i cili, ndėn mbikqyrjen dhe me pėlqimin e Portės sė Lartė, tė studionte formėn dhe tė pėrcaktonte rregulloren e institucionevet tė reja lokale, nė pėrshtatje me karakterin, zakonet dhe nevojat e vendit". Memorandumi vazhdonte: "Duke i paraqitur kėto dėshira Kongresit dhe duke iu lutur qė t'i marri parasysh, populli shqiptar proteston pėrpara Evropės kundėr lėshimit t'edhe mė tė voglės copėz tė tokės sė tij ndonjė kombėsie tjetėr cilado qoftė, edhe shpall botėrisht se ai ėshtė gati tė flijojė tė gjitha forcat e veta jetėsore e ushtarake pėr t'i qėndruar kėtij vendimi tė lartė, tė cilin ai e mban si njė detyrė tė shenjtė qė ia urdhėron e Drejta dhe nderi kombėtar".

    Memorandumi i Komitetit tė Stambollit ndryshon prej atij tė Komitetit tė Shkodrės; e para, sepse kėrkon vetėm autonominė brenda kuadrit tė Perandorisė Otomane, dhe e dyta, sepse dėshiron qė komisioni i pėrcaktimit tė rregullores organike tė pėrbėhej mundėsisht prej Shqiptarėsh. Dhe e tėrė puna tė kryhej me pėlqimin dhe ndėn mbikqyrjen e Portės sė Lartė. Sigurisht, memorandumi i Komitetit tė Stambollit ishte mė realist. N'atė gjendje ku ndodhej populli shqiptar dhe n'ato rrethana politike tė jashtėme, nuk mund tė pritej qė Shqipėria tė delte menjėherė shtet i pavarur, gjė qė s'e kishin bėrė dot as kombe tė tjerė nė Ballkan. Duhej tė kalonte me doemos nėpėr autonominė sepse nuk ishte e pregatitur nga brenda, ku fanatizmi turkoman mbahej akoma i fortė; sepse fuqitė e mėdha, Anglia dhe Austro-Hungaria, nuk donin qė tė shpartallohej Perandoria Otomane dhe se Shqiptarėt nuk kishin pėrkrahje nga jashtė. Kurse nėn mprojtjen e Turqisė dhe t'atyre qė mpronin Turqinė, po tė mundnin tė shpėtonin tėrėsinė e tokavet dhe tė bashkohėshin tė gjithė nė njė shtet autonom, ishte njė punė fort e madhe, ishte sigurimi jetėsor i kombėsisė dhe i Shqipėrisė sė pavarur pėr nė t'ardhmen.

    N'ato rrethana tė vėshtira, udhėheqėsit shqiptarė ishin pėrpjekur tė gjenin aliatė. Mbasi edhe Greqia, nė Ballkan, kėrcėnohej prej zgjerimit tė Sllavėvet nė Maqedoni dhe prej politikės pansllaviste tė Rusisė, atdhetarėt shqiptarė, megjithėse i dinin qėllimet e Grekėvet kundrejt Epirit, patėn provuar tė sillnin afrimin midis dy kombevet pėr t'i bėrė ballė rrezikut tė pėrbashkėt. Nėpėrmjet tė njė lidhjeje me Greqinė, e cila kishte pėrkrahjen e Anglisė dhe tė Francės, Shqiptarėt mund tė gjenin pėshtetje edhe nė qarqet ndėrkombėtare. Ideja e njė bashkimi shqiptaro-grek ishte e vjetėr, qė nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės. Por ndryshe e kuptonin Grekėt, ndryshe Shqiptarėt. Udhėheqėsit si Abdyl Frashėri me shokė kėrkonin qė Greqia tė njihte tėrėsinė tokėsore tė njė shteti shqiptar mė vehte, i cili duhej tė pėrfshinte, nga juga, vilajetin e Janinės gjer nė Prevezė, dhe pastaj tė dy popujt tė bashkėpunonin ngushtė si miq e aliatė midis tyre. Kurse grekėt kishin tė njėjtat qėllime qė tregojnė edhe sot: donin qė kufijtė e Greqisė t'arrinin gjer nė Pėrmet. Prandaj bisedimet e nisura prej Abdyl Frashėrit nė Janinė, nė Korrik 1877, gjatė luftės ruso-turke, dhe qė vazhduan mandej nė Stamboll ndėrmjet anės shqiptare dhe njė pėrfaqėsonjėsi tė qeverisė greke, dėshtuan. U kuptua se me Grekėt nuk mund tė kishte marrėveshje.

    Pėr tė shpėtuar kombėsinė shqiptare, e tėrė shpresa mbetej tek lufta e popullit shqiptar. Kur pjesėmarrėsit e Kuvendit tė Prizrendit u shpėrndanė nėpėr krahinat e tyre pėr t'iu pėrveshur punės, Abdyl Frashėri u kthye nė Shqipėrinė e jugės, ku zhvilloi njė veprimtari tė gjerė. Mbledhje tė pėrgjithshme u bėnė nė Berat, Vlorė, Gjirokastėr e tė tjera qendra, pėr t'organizuar komitetet krahinorė nė lidhje me atė tė Prizrendit. Rėndėsi tė veēantė pati njė mbledhje qė thirri Abdyli nė teqenė e Frashėrit dhe qė u mbajt nėn kryesinė e Baba Alushit. Muarėn pjesė parėsi e njerėz tė mėsuar, myslimanė e orthodoks, nga e tėrė Toskėria. Me njė ndjenjė tė re atdhetarie qė porsa kish nisur tė ngjallej, mbledhja i pranoi tė gjitha vendimet e Prizrendit, lidhi fjalėn se nuk do t'i lėshohej Greqisė asnjė pėllėmbė e tokės shqiptare, dhe se nė rast nevoje fuqitė e jugės do tė shkonin nė veri. Pėrveē kėsaj, Abdyl Frashėri pati rastin tė fliste me njerėz mė tė mėsuar dhe t'i parashtronte mbledhjes njė plan vepėrimi edh' organizimi pėr t'a bėrė Shqipėrinė shtet autonom nė kuadrin e Perandorisė Otomane. Duket se kėto mendime Abdyli i kishte pasur me kohė edh' ishin pak a shumė ato tė Komitetit Qendror tė Stambollit, por nė Frashėr i rrahu me njė rreth tė ngushtė miqsh dhe ia paraqiti mbledhjes. Ideja e bashkimit kombėtar filloi tė zinte rrėnjė e tė lėshonte degė. Mbledhja e pranoi programin e autonomisė, por hėpėrhė duhej mbajtur i fshehtė, pėr t'u shpallur mė vonė prej Lidhjes sė Prizrendit pasi tė kish kaluar rreziku i copėtimit tė vendit. Duk'me qėnė se Shqiptarėt n'atė kohė ndahėshin mė shumė pas fevet, Abdyl Frashėri mundi t'i hidhte Bektashinjtė nė lėvizjen kombėtare dhe u pėrpoq t'afronte Orthodoksit. Komitetet e vepėrimit u organizuan kudo nė Shqipėrinė e jugės, por mė tė rėndėsishmit u bėnė ata tė Gjirokastrės, Janinės dhe Prevezės, gjithmonė nė lidhje me qendrėn e Prizrendit. Kėtė radhė flitej pėr Shqipėri e pėr shtet shqiptar, dhe jo pėr pashallėke. Ndihej e njėjta frymė prej njė ēipi t'atdheut nė tjetrin. Kėshtu Lidhja e Prizrendit u bė njė lidhje e pėrgjithshme kombėtare.

    Si vend pikėpjekjesh ndėrmjet komitetevet tė veriut dhe tė jugės, mbledhja e Prizrendit kishte caktuar Elbasanin. Pengesat ishin tė mėdha n'atė kohė pėr takime tė rregullta, prandaj ēdo krahinė detyrohej tė vepronte sipas mundėsivet dhe rrethanavet, por duke ndjekur tė njėtin program, pėr tė njėjtin qėllim. Abdyl Frashėri u pėrpoq t'i mbante sa mė tė lidhur komitetet midis tyre dhe sidomos tė bėhėshin mė tė shpeshta udhėtimet ndėrmjet jugės dhe veriut, nė mėnyrė qė tė thyhėshin ndarjet krahinore dhe tė forcohej bashkimi kombėtar. Mbasi mė 1878 rreziku m'i madh rėndonte mbi Shqipėrinė e veriut, komitetet e jugės po mendonin pregatitjen e njė dėrgimi forcash nė veri.

    Ndėrkaq, Kongresi i Berlinit i kishte marrė vendimet e tija pa i shikuar fare protestat e Shqiptarėvet. Copėtimin e tokavet tė Shqipėrisė duhej t'a kishte kundėrshtuar sidomos Austro-Hungaria pėr t'i vėnė njė kufi zgjerimit tė Sllavėvet, tė cilėt i prisnin rrugėn e jugė-lindjes drejt detit Egje. Nė marrėveshjen e fshehtė austro-ruse tė 15 Jenarit 1877, ishte pranuar nė parim krijimi i njė shteti shqiptar tė pavarur nė rast se do tė bėhėshin ndryshime tokėsore nė Ballkan. Por gjatė luftės ruso-turke, duket se Austria mendoi ta pushtonte vetė Shqipėrinė e veriut. Kėtė ide e kishte pasur prej kohėsh mė parė. Kurse nė Kongresin e Berlinit u kėnaq me tė drejtėn qė iu dha tė pushtonte Bosnjėn dhe Herzegovinėn, gjoja pėr tė siguruar qetėsinė n'ato vende, dhe desh qė Shqipėria tė mbetej hėpėrhė nė Perandorinė Otomane gjer sa t'i vinte radha pėr t'a shtirė nė dorė. Qėndresa e Shqiptarėvet kundėr Serbo-Malazezve i bėnte mirė Austro-Hungarisė, po kėrkesat e tyre pėr autonomi nuk i pėrkrahu, se nuk desh qė ajo lloj lėvizjeje tė pėrhapej edhe nė Bosnjė e Herzegovinė. Pra, nė Kongresin e Berlinit, politika e Austro-Hungarisė, e butė si gjithnjė, u pėrpoq t'i kufizonte kėrkesat e shtetevet sllavė kundrejt tokavet shqiptare, po jo t'i hidhte fare poshtė. Ndėrsa politika turke u mundua t'i prapste Serbinė, Malin-e-Zi dhe pastaj Greqinė prej tokavet shqiptare. Dhe pėr kėtė kėrkoi pėrkrahjen e pėrfaqėsisė austriake nė Kongresin e Berlinit. Ky ishte edhe shkaku qė Turqia, nė fillim, e shikoi me sy tė mirė lėvizjen e Shqiptarėvet.

    Kongresi i Berlinit, sikurse e pohoi edhe Bismarck-u vetė, ishte mbledhur pėr tė larguar rrezikun e njė pėrleshjeje ndėrmjet tė mėdhenjvet, domethėnė Anglia dhe Austro-Hungaria, nga njėra anė, Rusia nga tjetra. Kėto lloje mbledhjesh, ndonėse pėrfytyrimi popullor i rrethon me njė madhėshti tė veēantė, nuk ndryshojnė fort nga ato tė hajdutėvet pėr tė ndarė plaēkėn. Nė verėn e vitit 1877, gjatė luftės ruso-turke, Bismarck-u dhe ministri i Punėve tė Jashtėme t'Anglisė, Derby, i patėn propozuar Francesco Crispi-t qė Italia tė pushtonte Shqipėrinė nė rast se Austro-Hungaria do tė merrte Bosnjėn. Por Italia nuk u interesua pėr kėtė dhuratė, ndoshta pėr tė mos pasur ngatėrresa me Austro-Hungarinė dhe me Shqiptarėt. Ajo porsa e kish bėrė bashkimin e saj si shtet, dhe e ndjente vehten akoma mjaft tė dobėt. As nė Kongresin e Berlinit pėrfaqėsonjėsi i saj Kont Corti, nuk kėrkoi gjėkafshė.

    Greqisė traktati i Shėn-Stefanit nuk i jepte gjė. Por nė Kongresin e Berlinit, ku mundi tė paraqitej me ndėrmjetėsinė e Anglisė, ajo kėrkoi Kretėn, Thesalinė dhe Epirin. Kryetari i pėrfaqėsisė frėnge nė Kongres, Waddington-i, propozoi qė t'i jepėshin Greqisė Thesalia edhe Epiri gjer nė lumin Kallama, pa u menduar se Epiri ishte tokė shqiptare. Propozimin e Waddington-it e pėshteti edhe pėrfaqėsia italiane. Por Kryeministri i Anglisė, Lordi Beaconsfield, megjithėse pėrkrahės i Greqisė, nuk donte qė tė dobėsohej tepėr Perandoria Otomane. Prandaj me ndėrhyrjen e tij nuk u muar ndonjė vendim urdhėronjės mbi kėto propozime. Nė njė artikull tė veēantė Kongresi ēfaqi dėshirėn qė Turqia dhe Greqia tė merreshin vesh vetė midis tyre pėr njė ndreqje tė kufijvet; fuqitė e mėdha ruanin tė drejtėn qė tė ndėrhynin si ndėrmjetėse pėr tė lehtėsuar marrėveshjen nė rast se tė dy palėt nuk do tė binin dot n'ujdi.

    Bullgaria nuk mori asgjė nga tokat shqiptare, mbasi Kongresi vendosi qė t'ia linte Maqedoninė Turqisė. Kurse Serbia, me kundėrshtimin e Austro-Hungarisė, nuk arriti dot gjer nė rrethet e Novi-Pazarit, tė Mitrovicės e tė Prishtinės, por mori Kurshumlinė, Prokupljen, Nishin, Leskovacin dhe Vranjėn.

    Mali-i-Zi pat hyrė nė Tivar mė 18 tė Jenarit 1878, nė kohėn e luftės ruso-turke, pas njė rrethimi tė gjatė. Siē e dėshmon njė gazetar frėng, Auguste Meylan, qė ndodhej pranė ushtėrisė malazeze, dhjetė mijė gjyle tė dhėna prej Rusisė qenė hedhur mbi qytetin, ku s'kishte mbetur asgjė veēse gėrmadha edhe kufoma, tė mbuluara nė rrėnimet ose tė qelbura rrugėvet. Nė njė xhami u gjetėn dyqind gra tė vdekura nga uria. "Kam parė shurnė rrethime tė tjera, tregon ai, por s'kishnja parė kurrė njė gjė kaq tė tmerrshme sa ky qytet i mjerė i Tivarit, ku s'ka mbetur asnjė shtėpi nė kėmbė". Pas Tivarit, Mali-i-Zi pushtoi edhe Ulqinin, por kėtė tė fundit u shtrėngua t'a lėshonte prapė. Pėrfaqėsia turke nė Kongres, duke u pėshtetur nė protestat e Shqiptarėvet, kėrkoi qė Malit-tė-Zi tė mos i jepėshin toka nga kjo anė por tė merrte si shpėrblim njė pjesė tė Herzegovinės, e cila banohej nga e njėjta racė sllave. Ndoshta Turqit e bėnė kėtė propozim sepse e panė qė Herzegovinėn po e pushtonte Austro-Hungaria. Mė nė fund pėrfaqėsonjėsit e Rusisė dhe t'Austro-Hungarisė ranė n'ujdi mbė njė plan tė pėrbashkėt qė e pranoi edhe Kongresi. Sipas kėtij plani, Ulqini i mbetej Turqisė, por Malit-tė-Zi i lihej Tivari dhe i jepėshin akoma qytetet Podgorica e Shpuza si edhe krahinat Plava, Gucija, Kuēi e Triepshi, tė gjitha toka shqiptare.

    Duke marrė kėto vendime, Kongresi i Berlinit nuk e kishte llogaritur qėndresėn e Shqiptarėvet, e cila u tregua e fortė, nė veri kundėr Malazezvet, nė jugė kundėr Grekėvet. Mbasi Serbia i kishte pushtuar gjatė luftės krahinat qė i jepte Kongresi, Shqiptarėt s'patėn kohė as fuqi pėr t'a ndaluar. Por Malit-tė-Zi i qėndruan me forcė.

    Ushtėria austro-Hungareze ishte vėnė nė lėvizje mė 22 Korrik 1878 pėr tė pushtuar Bosnjėn dhe Herzegovinėn, por u prit me armė prej Bosnjakėvet. Siē e pamė mė sipėr, nė mbledhjen e Prizrendit kishin marrė pjesė disa krerė tė Bosnjės e Herzegovinės pėr ta lidhur luftėn e tyre me atė tė Shqiptarėvet. Pėrparimi i ushtėrisė austriake drejt atyre dy krahinave, e sidomos frika e pushtimit tė Novi-Pazarit, i shqetėsoi Shqiptarėt, njė pjesė e tė cilėvet u tregua gati pėr t'iu vajtur nė ndihmė Bosnjakėvet. Turqia desh ta shfrytėzonte kėtė rast dhe, duke nxitur ndjenjat fetare, u pėrpoq t'i shtynte Shqiptarėt myslimanė tė vilajetevet tė Shkodrės dhe tė Kosovės pėr tė mprojtur Bosnjėn. Pas njė tronditjeje tė parė, Shqiptarėt e gjetėn t'arėsyeshme qė duhej tė mpronin vetėm tokat e tyre dhe tė mos hidhėshin n'aventura kundėr Austrisė pėr ēėshtjen e Bosnjės.

    Nė muajin e Gushtit 1878, u formuan komisionet ndėrkombėtare pėr tė caktuar kufijtė ndėrmjet Malit-tė-Zi e Turqisė dhe Serbisė e Turqisė. Por Shqiptarėt e kishin vendosur tė qėndronin me armė kundėr Malit-tė-Zi, gjė qė do t'ia bėnte punėn tė pamundur komisionit ndėrkombėtar. Pėr tė mbajtur zotimet kundrejt fuqivet tė mėdha, Turqia dėrgoi nė Shqipėrinė e veriut Mehmet Ali Pashėn, i cili kishte qėnė njė nga pėrfaqėsonjėsit e saj nė Kongresin e Berlinit. Mareshali turk njihte disa nga pashallarėt shqiptarė qė kishin shėrbyer nėn kumandėn e tij nė kohėn e luftės kundėr Serbisė dhe Malit-tė-Zi, edhe mendoi se miqėsia me kėta do t'ia lehtėsonte punėn. Porsa arriti nė Prizrend, mė 25 Gusht 1878, thirri Komitetin drejtonjės tė Lidhjes pėr t'a bindur ose pėr t'a shtrėnguar qė tė pranonte vendimet e Berlinit. Por Shqiptarėt s'deshėn tė merrnin vesh pėr kėshillat as pėr kėrcėnimet e mareshalit turk. Pėrkundrazi, populli nisi tė lėvizte dhe tė tregonte shqetėsim kundrejt ndėrhyrjevet tė Stambollit. Si s'bėri dot punė nė Prizrend, Mehmet Ali Pasha, i mprojtur nga disa kompani ushtarėsh turq, shkoi nė Gjakovė dhe ra mik nė shtėpinė e Abdullah Pashė Drenit, i cili ishte njė nga antarėt mė tė fuqishėm tė Lidhjes shqiptare. Por as nė Gjakovė s'mundi tė bėnte gjėkafshė, dhe gjeti njė kundėrshtim aq tė rreptė sa nė Prizrend. Mė 2 tė Shtatorit, njė dėrgatė e Lidhjes vajti e iu lut mareshalit turk qė t'ikte sa mė parė, por ai nuk dėgjoi. Lidhja i kėrkoi njėkohėsisht Abdullah Drenit qė tė mos e mbante nė shtėpi armikun e vendit, po edhe ky u pėrgjigj se s'mund t'a pėrzinte mikun dhe se do t'a mpronte me tė gjitha fuqitė e tija sipas zakonevet shqiptare. Gjėndja u acarrua tepėr. Populli i Gjakovės buēiti pėrjashta dhe bėrtiste rrugėvet. Lidhja iu bėri thirrje edhe malėsivet dhe e rrethoi mareshalin turk nė shtėpinė e Abdullah Drenit; kurse ky i fundit kishte mbledhur njerėzit e tij pėr t'a mprojtur. Mė nė fund pushka plasi dhe vazhdoi nja dy ditė. Mė 6 tė Shtatorit, pas njė sulmi tė furishėm, Shqiptarėt e Lidhjes e muarėn shtėpin e Abdullah Drenit, ku mbet i vrarė Mehmet Ali Pasha me oficerėt dhe tėrė ushtarėt turq qė s'u dorėzuan. Mbetėn tė vrarė gjithashtu Abdullah Dreni vetė me trimat e tij. Po edhe rrethonjėsit patėn mjaft humbje.

    Ngjarjet e Gjakovės bėnė njė pėrshtypje tė thellė brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Ata tė huaj qė mendonin se Lidhja Shqiptare kishte qėnė njė krijesė e Turqisė, u gjetėn tė gabuar. Po edhe pėr Shqiptarėt vetė, lidhjet e tyre me Turqinė kishin arritur nė njė pikė ku duhej ndarė shapi nga sheqeri. Besnikėt e lėvizjes kombėtare e bėnė forra dhe e provuan se ishin gati tė luftonin edhe kundėr Turqvet pėr tė mprojtur tėrėsinė dhe vetqeverisjen e vendit; kurse njė gjė e tillė iu dukej punė e ēmendur turkomanėvet, disa ēifligarėve dhe njerėzve t'interesuar qė s'donin tė shkėputėshin prej administratės turke. Kėshtu, bashkimi qė kishte qėnė pothuajse i pėrgjithshėm pėr tė mprojtur tokat shqiptare, pėsoi njė pėrēarje kur erdhi puna pėr tė kėrkuar autonominė e Shqipėrisė, qoftė edhe me forcė, kundėr Turqvet. Megjithatė, nacionalistėt, tė pėshtetur nė masat e popullit, u pėrpoqėn tė qėndronin dhe t'a sundonin gjėndjen. Lėvizja shqiptare nisi t'a shqetėsonte Turqinė tash qė po kėthehej kundėr saj. Por Stambolli e hoqi urtė e butė nė fillim, pėr tė mos i acarruar punėt edhe mė keq, prandaj nuk mori ndonjė masė pėr ngjarjet e Gjakovės. Lidhja shqiptare, qė po tregohej njė forcė, e trembi edhe Malin-e-Zi, i cili kėrkonte dorėzimin e krahinavet qė i njihte traktati i Berlinit. Me gjithė shtrėngimin e fuqivet tė mėdha qė shtytėshin nga Rusia, Porta e Lartė pėrgjigjej se duhej durim pėr tė mos shkaktuar gjakderdhje me Shqiptarėt dhe ndoshta njė pėrmbysje tė krejt gjėndjes. Vetėm nė Shkurt 1879 mundi Turqia t'i lėshonte Malit-tė-Zi Podgoricėn, Shpuzėn dhe Zhabjakun duke i tėrhequr qė andej ushtėritė e saja. Sa pėr Plavėn dhe Gucinė, u pėrgjigj se s'mund tė bėnte asgjė mbasi ato ishin nė duart e Shqiptarėvet.

    Gjendja nė Shqipėrinė e jugės nuk ishte mė pak shqetėsonjėse. Greqia, e pėrkrahur nga Franca kėrkoi tė hapte menjėherė bisedimet me Turqinė pėr njė ndryshim tė kufijvet. Turqia nuk po shpejtohej pėr kėtė punė, sepse Protokolli i Berlinit nuk i ngarkonte asnjė detyrim kundrejt Greqisė veēse kėshillonte njė marrėveshje ndėrmjet dy palėvet. Pastaj pėshtetej n'arėsyen qė Epiri banohej prej Shqiptarėvet, tė cilėt nuk pranonin t'i nėnshtrohėshin Greqisė. Mė nė fund, me ndėrhyrjen e Francės dhe tė fuqivet tė tjera, komisionet turke e greke u poqėn nė Prevezė pėr tė filluar bisedimet, mė 5 tė Shkurtit 1879.

    Komitetet e Lidhjes Shqiptare ishin mbledhur pėrpara asaj date nė Janinė e nė Prevezė. Nė Jenar 1879, vendosėn t'iu dėrgonin njė memorandum fuqivet tė mėdha, ku iu thoshin se Epiri banohej prej Shqiptarėve dhe se kėta nuk do t'i nėnshtrohėshin kurrė Greqisė. Njėkohėsisht ia pėrmendėn kryetarit tė komisionit turk, Myftar Pashės, se s'duhej tė lėshonte asnjė pėllėmbė tokė nga Epiri. Mbledhje zunė tė bėhėshin nė tė gjitha qytetet e Toskėrisė, por ajo m'e madhja u mbajt nė Prevezė, ku erdhėn pėrfaqėsonjės tė Lidhjes edhe nga Shqipėria e veriut. Kėto vepėrime i ndihmoi edhe qenia e Abedin Bej Dinos, Shqiptar prej Ēamėrie, nė komisionin turk tė bisedimevet me Grekėt. Disa mbledhje u bėnė nė shtėpinė e tij. Lidhja Shqiptare vendosi tė pregatiste njė forcė prej 30.000 burrash pėr t'iu qėndruar Grekėvet me armė nė rast se kėta do tė guxonin tė hynin n'Epir me ushtėri. Mė nė fund bisedimet turko-greke s'arritėn dot n'asnjė marrėveshje, dhe komisionet u shpėrndanė.

    Po rreziku mbetej i varur mbi Shqiptarėt. Prandaj Lidhja e tyre vendosi tė dėrgonte n'Evropė Abdyl Frashėrin dhe Mehmet Ali Vrionin pėr t'iu parashtruar fuqivet tė mėdha ēėshtjen shqiptare e pėr tė kėrkuar qė tė merrėshin parasysh edhe tė drejtat e kėsaj kombėsie. Gjatė muajvet Prill, Maj e Qėrshor 1879, dėrgata shqiptare u paraqit nė kryeqytetet e Evropės perėndimore, Paris, Berlin, Vienė, Romė, duke iu dhėnė fuqivet tė mėdha njė memorandum n'emėr tė popullit shqiptar. Ishte e para herė qė ēėshtja shqiptare ngrihej n'Evropė nė njė mėnyrė tė kėtillė, me anėn e njė dėrgate qė desh tė pėrfaqėsonte zyrtarisht Shqipėrinė. Shqiptarėt pėrbėjnė njė komb prej 2.300.000 frymėsh, me histori shumė tė lashtė- thuhej nė memorandumin-dhe se janė tė gjithė tė bashkuar kundėr lakmive tė fqinjėvet dhe rrezikut qė i kėrcėnon. Se ndėn autoritetin mprojtės, tė Perandorisė Otomane, ata do tė ruajnė me tėrė forcėn atdheun, gjuhėn dhe kombėsinė e tyre. Se Shqipėria nuk duhej shikuar si njė radhė krahinash gjeografike nga tė cilat mund tė shkėputej njėra pa dėmtuar tė tjerat. Qėkur Greqia kishte dalė shtet mė vehte, thekėsonte memorandumi, helenizmi ishte pėrpjekur me tė gjitha mjetet dhe mėnyrat pėr tė pregatitur pushtimin e Epirit. Por kjo krahinė, me limanet, tokat dhe kullotat e saja, kishte rėndėsi jetėsore pėr tėrė Shqipėrinė e jugės. Shqiptarėt ishin betuar tė vdisnin qė tė gjithė pėrpara se t'i lėshonin Greqisė Janinėn, Prevezėn, Artėn e tė tjera pjesė t'atdheut. Duke qėndruar nė kuadrin e Perandorisė Otomane, thoshte memorandumi, Shqiptarėt kėrkojnė tė njihen si njė kombėsi e veēantė me tė gjitha tė drejtat e tyre. Dhe pėrfundonte me njė thirrje fuqivet tė mėdha qė tė mos iu mbyllnin Shqiptarėvet rrugėn e pėrparimit, por t'i shikonin njėlloj si kombėsitė e tjera.

    Siē shihet, memorandumi zgjatej mbi Epirin sepse deri atėhere nuk ishte marrė akoma ndonjė vendim prej fuqivet tė mėdha rreth asaj krahine, kurse fati i kufijvet tė Shqipėrisė sė veriut ishte vulosur prej Kongresit tė Berlinit dhe s'mbetej veēse mprojtja me armė pėr atė pjesė qė po mbahej e padorėzuar, domethėnė pėr Plavėn e Gucinė. Se ēėshtja e Hotit e Grudės dhe pastaj e Ulqinit s'ishte hapur akoma n'atė kohė.

    Gjatė udhėtimit, Abdyl Frashėri u takua me ministrin frėng tė Punėve tė Jashtėme, Waddington-in, dhe me tė tjerė drejtonjės tė diplomacisė evropiane. U pėrpoq t'ua shpjegonte sa mė mirė ēėshtjen shqiptare. N'Itali pati pjekje tė shumėta, se aty Arbėreshėt, me De Radėn nė krye, kishin zgjuar interes pėr punėt e Shqipėrisė. Njė rrymė liberalėsh italianė mundohej tė perkrahte nė Ballkan idenė e njė "konfederate" pėr tė penguar shtrirjen e Austro-Hungarisė. Por nė kėtė mes ishin Grekėt ata qė pėrfitonin dhe kėrkonin tė delnin nė krye duke e kthyer "konfederatėn" nė njė lloj panhelenizmi. Prandaj kur liberali italian, M.A. Canini, njeri politik i njohur, desh t'i mbushte mendjen Abdyl Frashėrit pėr tė zhvilluar lidhje miqėsore sa mė tė ngushta me Greqinė, qė kėshtu Shqiptarėt tė bėnin pjesė nė "konfederatėn", ai u pėrgjigj: "Kjo marrėveshje qė mė kėshilloni ėshtė e pamundur. Grekėt nuk i-njohin tė drejtat tona; ata na duan tė nėnshtruar dhe jo tė barabartė".

    Nė Shqipėri, komitetet e qendrave tė ndryshme kishin filluar tė flisnin ēiltas pėr autonomi. Programi i saj, pėrcaktuar nė mbledhjen e Frashėrit, kish nisur tė pėrhapej. Komiteti Qendror i Stambollit punonte pranė qarqeve turke dhe ambasadave tė huaja nė kėtė drejtim. Sami Frashėri pat botuar nė njė gazetė turqisht parashikimin pėr autonominė e Shqipėrisė. Mė 9 Korrik 1879, Komiteti i Stambollit i drejtoi Sulltanit njė shkresė me anėn e sė cilės kėrkonte qė jo vetėm tė mos copėtohėshin tokat shqiptare, po edhe tė dekretohej njė ligj organik i veēantė pėr qeverisjen e Shqipėrisė. Gjatė kėsaj kohe, nė Prizrend ishin bėrė mbledhje disa herė. Njė kuvend m'i gjerė u mbajt nė Tetor 1879, pėr tė pėrballur kėrkesat e Malit-tė-Zi mbi Plavėn e Gucinė. Nė kėto mbledhje ishte biseduar edhe ēėshtja e autonomisė duke u pėshtetur nė programin e Frashėrit, dhe pėrfaqėsonjėsit e Shqipėrisė sė veriut e kishin pranuar, ndonėse nuk e shihnin tė gjithė nė tė njėjtėn mėnyrė. Njė komision i posaēėm ishte dėrguar nė Stamboll nga ana e Lidhjes, pėr t'i kėrkuar Portės sė Lartė bashkimin e tė katėr vilajetevet me shkollat dhe administratėn nė gjuhėn shqipe. Kėtyre kėrkesave, qė kishin filluar qysh nė prendverėn e vitit 1877, Porta e Lartė s'iu jepte pothuajse asnjė pėrgjigje dhe punonte fshehtazi pėr t'i pėrēarė Shqiptarėt pėrsa i pėrkiste kėsaj ideje, duke pėrdorur si vegla turkomanėt, ēifligarėt dhe njė pjesė tė klerit mysliman.

    Kėrkesat shqiptare pėr autominė pėshtetėshin tani tek Neni 23 i Traktatit tė Berlinit, i cili e detyronte Turqinė qė tė zbatonte pėr Kretėn rregulloren e autonomisė tė parashikuar mė 1868 dhe tė formonte komisione tė veēanta, me pjesėmarrjen e vendasvet, pėr t'iu siguruar krahinave tė tjera n'Evropė, sipas nevojavet tė secilės, nga njė rregullore te pėrshtatshme administrative.

    Kongresi i Berlinit ishte treguar i pashpirt kundrejt Shqiptarėvet duke mos i pėrfillur fare si komb dhe duke e shikuar Shqipėrinė si njė krahinė thjeshtėsisht gjeografike. E vetėmja ēėshtje qė u pėrmend nė Kongres nė lidhje me Shqipėrinė, ishte ajo e "privilegjeve tė Mirditės". Edhe kjo u shtyt nga Austria por u pėrkrah nga Franca, dy shtete me "ndjenja" katolike fort tė zjarrta kur ishte puna pėr tė siguruar ndonjė bazė ndėrhyrjeje tė mėtejshme. Se pikėrisht ky ishte qėllimi i Austrisė, t'a kishte Mirditėn si njė bazė ndėrhyrjesh tė mėvonshme pėr llogaritė e saja. Pėrfaqėsia turke e kundėrshtoi kėtė propozim, por mė nė fund u shpreh se "Porta e Lartė nuk mendonte hėpėrhė tė bėnte ndonjė ndryshim nė gjendjen e malėsisė sė Mirditės", e cila gėzonte disa tė drejta.

    Nga tė huajtė qė e njihnin mirė pėrbėrjen ethnike tė Ballkanit, vetėm ndonjė i rrallė mendonte dhe fliste siē ishte e vėrteta. Ambasadori i Anglisė nė Stamboll, Goschen, e kishte kuptuar se lėvizja shqiptare nuk ishte njė manevėr e drejtuar prej Turqvet. Nė njė raport qė i dėrgonte ministrit tė Punėve tė Jashtėme, nė Londėr, thoshte: "Po tė krijohej njė Shqipėri e fortė, pakėsohėshin edhe shkaqet qė mund tė gjente ndonjė fuqi e jashtėme pėr pushtime tokash nė rast se do tė shkatėrrohej Perandoria Otomane. Njė Shqipėri e bashkuar do t'ia priste rrugėn ēdo hyrjeje nga veriu, dhe gadishulli ballkanik do tė mbetej nė zotėrim tė racavet qė e banojnė ... Mendoj se, pėr aq sa do tė mėkėmbej kombėsia shqiptare, do tė zvogėlohėshin edhe mundėsitė e njė ndėrhyrjeje evropiane nė gadishullin ballkanik". Nė njė letėr tjetėr qė i drejtonte ministrit tė Punėve tė Jashtme, Lordit Granville, ambasadori Goschen thoshte se Shqiptarėt ishin njė racė e vjetėr, qė dallohėshin nga ēdo pikėpamje prej racavet fqinjė, dhe se po shikonin me hidhėrim qė tė drejtat e tyre si komb qenė shkelur, toka tė banuara prej tyre u qenė dhėnė shtetevet qė pėrkrahėshin nga fuqitė e mėdha. etj. Shtonte gjithashtu se nuk duhej penguar bashkimi i krahinavet shqiptare nė njė tėrėsi autonome, se ēėshtja e kufijve tė Turqisė me Greqinė dhe Malin-e-Zi nuk mund tė zgidhej pa luftime po tė mos kėnaqėshin edhe dėshirat e ligjeshme tė Shqiptarėvet, se kombėsia shqiptare ishte njė element qė s'duhej lėnė jashtė nė ēdo rregullim t'ardhshėm politik. Sipas mendimit tė Goschen-it, krijimi i njė Shqipėrie tė vėrtetė mund t'a zgidhte problemin e Lindjes, se nuk do tė linte shtek tė hapėt pėr njė ndėrhyrje tė Rusisė ose t'Austro-Hungarisė nė Ballkan.

    Mendimet e ambasadorit Goschen patėn filluar t'i hynin nė kokė edhe Kryeministrit liberal britanik, Gladstone, i cili erdhi nė fuqi mė 1880, pas qeverisė sė Lordit Beaconsfield. Gladstone-i e pati pėrmendur mundėsinė e krijimit tė njė Shqipėrie tė pavarur ose autonome, e cila do tė shtrihej nga juga gjer nė lumin Kallama t'Epirit. Sikur t'a kishte pasur edhe Austro-Hungaria atė mendim, Shqipėria do tė kishte dalė ndoshta si njė shtet i pavarur ose autonom qė atėhere. Por Austro-Hungaria nuk donte n'atė kohė formimin e njė shteti shqiptar, i cili mund t'i delte nga dora dhe tė hynte nėn mprojtjen e tjetėrkujt, gjersa ajo s'i kishte bėrė akoma tė sajat Bosnjėn dhe Herzegovinėn. Prandaj u interesua vetėm pėr qarkun e Shkodrės, ku mendonte se mund tė formonte njė bazė me Shqiptarėt katolikė. Kurse pjesėt e tjera tė Shqipėrisė, sipas politikės austriake t'asaj kohe, duhej tė mbetėshin nėn Turqinė, si njė rezervė pėr zgjerimin e mėvonshėm t'Austro-Hungarisė. Kjo u kuptua haptazi nė verėn e vitit 1880, kur E. Fitzmaurice pėrfaqėsonjėsi anglez nė Komisionin e Rumelisė Lindore caktuar nga Traktati i Berlinit, propozoi krijimin e njė Shqipėrie tė madhe qė tė pėrmblidhte tokat e tė katėr vilajetevet tė banuara prej Shqiptarėvet. Kėtė propozim, pėrveē tė tjerėvet, nuk e pėrkrahu as Austro-Hungaria.

    Kundėrshtimi i Shqiptarėvet kishte penguar qė tė zbatoheshin pikė pėr pikė vendimet e Berlinit. Mali-i-Zi kėrkonte dorėzimin e Plavės e tė Gucisė, dhe pregatiti ushtėrinė pėr t'i pushtuar me forcė nėqoftėse nuk do t'i jepeshin gjer nė Dhjetor 1879. Po edhe Shqiptarėt nga anė e tyre mblodhėn njė fuqi prej 8.000 vetash nėn kumandėn e Ali Pashė Gucisė, pėr t'i bėrė ballė rrezikut. Mareshali turk Myftar Pasha, i ngarkuar pėr dorėzimin e atyre krahinave, nuk mundi, nga frika e njė pėrpjekjeje me Shqiptarėt. Mali-i-Zi i dha urdhėr ushtėrisė qė t'i pushtonte. Shqiptarėt i vunė pushkėn, dhe mbas disa luftimeve tė pėrgjakshme ushtiria malazeze prej 12.000 vetash u thye. Kėto ngjarje kishin ēuar peshė tėrė Shqipėrinė, e cila e ndjente tani si pjesė tė sajnė ēdo ēip t'atdheut.

    Diplomacia evropiane u vu prapė nė lėvizje pėr t'i gjetur njė zbėrthim kėtij problemi. Rusia propozoi qė t'i jepej Malit-tė-Zi njė copė nga Herzegovina, por kėtė mendim e kundėrshtoi Austro-Hungaria, e cila e donte pėr vehte Herzegovinėn. Atėhere, me pėshtėllitjen e Portės sė Lartė, pėrfaqėsonjėsi Italian Kont Corti propozoi qė t'i jepėshin Malit-tė-Zi, nė vend tė Plavės dhe Gucisė qė banohėshin prej Shqiptarėsh myslimanė, Hoti, Gruda dhe Kelmendi qė banohėshin prej Shqiptarėsh nė shumicė katolikė. Mendimi ishte se kėta nuk do t'a kundėrshtonin bashkimin me Malin-e-Zi tė krishter. Ky propozim u pranua dhe u nėnshkrua prej Turqisė dhe Malit-tė-Zi mė 12 Prill 1880. Por Shqiptarėt e hodhėn poshtė me pėrbuzje. Myslimanė e Katolikė u treguan mė tė bashkuar se kurrė pėr tė mprojtur truallin e tyre stėrgjyshor dhe pėr t'ua prerė shkurt intrigavet tė jashtėme qe kėrkonin t'i ndanin nga ana fetare. Kjo qyshkė e shtoi zemėrimin kundrejt Portės sė Lartė qė po i pėrdorte krahinat shqiptare si plaēkė tregu dhe forcoi radhėt e atdhetarėvet qė kėrkonin autonominė. Nė degėt e Lidhjes sė Prizrendit, sidomos nė Gjakovė, po delnin nė krye njerėzit e fortė duke i mėnjanuar turkomanėt dhe feudalėt e lėkundshėm.

    Nė fillim tė Prillit 1880, u bė njė mbledhje e madhe nė Shkodėr, ku muarėn pjesė krerėt e qytetit dhe tė malėsivet. U zgjodh njė Komitet i Mprojtjes prej dymbėdhjetė vetash, myslimanė e katolikė, me kryetar Hodo Beg Sokolin dhe nėnkryetar Prenk Bib Dodėn. Komiteti i Shkodrės u vu nė lidhje me qytetet e Kosovės, me tė gjitha malėsitė e veriut dhe me krahinat e largme tė Shqipėrisė duke iu bėrė thirrje pėr vullnetarė.

    Kur mė 22 Prill 1880, sipas marrėveshjes, ushtėria turke u tėrhoq prej Hotit, Grudės dhe Kelmendit pėr t'ia lėshuar Malit-tė-Zi, forcat shqiptare ishin gati dhe i zunė ato vende. Kur ushtėria malazeze, e kumanduar prej Mark Milanit, provoi tė kalonte kufirin, malėsorėt e pritėn tek Ura e Rrzhanicės edhe i ranė. Pas disa humbjeve, Malazeztė u prapsėn dhe u tėrhoqėn nė Podgoricė. Kjo fitore e dytė e Shqiptarėvet i bėri fuqitė e mėdha t'a kuptonin mirė se Lidhja Shqiptare ishte njė forcė e vėrtetė me tė cilėn duhej llogaritur, dhe jo njė krijesė e Turqisė, siē e kishin pandehur mė pėrpara. Komiteti i Shkodrės mori nė dorė pothuajse qeverimin e vendit dhe zuri t'i mblidhte ai taksa e tė dhjeta. Dėrgoi njerėz deri nė Manastir, Vlorė, Gjirokastėr, Janinė e Prevezė pėr tė mbledhur ndihma nė tė holla, tė cilat nevojitėshin pėr tė mbajtur ushtėrinė. Pas tėrheqjes sė Malazezvet, forcat shqiptare rreth 12.000 vetash u grumbulluan nė Tuz dhe zunė anėn e majtė tė lumit Cem.

    Pritej tani se ē'do tė bėnin fuqitė e mėdha, tė cilavet Komiteti i Shkodrės iu drejtoi njė memorandum pėr tė protestuar pėrsėri kundėr copėtimit tė krahinavet shqiptare dhe pėr tė kėrkuar qė t'i njihėshin edhe Shqipėrisė ato tė drejta qė iu ishin njohur popujve tė tjerė. Mbasi n'Angli kishte ardhur nė fuqi njė qeveri liberale me W.E. Gladstone-in kryeministėr, Komiteti i Shkodrės i dėrgoi edhe kėtij njė telegram duke i kėrkuar qė tė zbatohej edhe pėr Shqipėrinė parimi i kombėsivet.

    Ndėrsa nė veri qėndronte i hapur kundėrshtimi i kufijvet me Malin-e-Zi, nė jugė mori pėrseri valė ēėshtja e Epirit. Bisedimet e ndėrprera greko-turke u rifilluan nė Stamboll mė 23 Gusht 1879, me ndėrmjetėsinė e ambasadorėvet tė fuqivet tė mėdha, edhe vazhduan disa muaj por nuk dhanė asnjė pėrfundim. Grekėt nisėn kėrcėnimet me anėn e ēetavet, disa nga tė cilat zbritėn edhe nė Himarė, por u shtrėnguan tė largohėshin shpejt. Nė gjysmėn e Qėrshorit 1880, me propozimin e Anglisė, u mblodh nė Berlin Konferenca e Ambasadorėvet tė fuqivet tė mėdha pėr t'iu gjetur mėnyrėn e zbatimit vendimevet tė Kongresit qė kishin mbetur varur. Aty u shikua edhe ēėshtja e kufijvet greko-turke. Shqiptarėt u ēuan peshė me protesta. Nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė jugore, prej Beratit gjer ne Prevezė, sikurse edhe nga Veriu, iu dėrguan Konferencės telegrame pėr tė mos i lėshuar Greqisė toka shqiptare. Njė protestė i drejtoi edhe Komiteti Qendror i Stambollit, nė tė cilėn kėrkonte qė fqinjėt tė hiqnin dore nga synimet dhe rrėmbimet kundrejt vendit tonė. Konferenca, e Ambasadorėvet mendoi t'a ndante ēėshtjen duke i propozuar Greqisė gjysmėn e Ēamėrisė, tė cilėn ajo e pranoi menjėherė, por Turqia nguli kėmbė qė s'mund t'ia lėshonte mbasi kjo krahinė banohej prej Shqiptarėsh dhe kėta nuk shtrohėshin pa luftė. Ministri i Punėve tė Jashtėme tė Turqisė, Abedin Pashė Dino, tė cilin Sulltani e pat emėruar me qėllim n'atė kohė, ishte vetė Shqiptar prej Ēamėrie dhe bėri njė kundėrshtim tė rreptė. Shqiptarėt e mbajnė vehten si njė racė e veēantė dhe jo mė pak e rėndėsishme nga kombėsitė e tjera tė Perandorisė, shtonte nota turke, dhe Janinėn e kanė shikuar gjithmonė si kryeqytetin e Shqipėrisė jugore. Prova ishte se edhe Waddington-i vetė, ministri frėng i Punėve tė Jashtėme, kishte ndėrruar mendim duke e pėrjashtuar Janinėn dhe Ēamėrinė prej vėndevet qė i duhėshin dhėnė Greqisė, sepse parashikonte ngatėrresat qė mund tė delnin nga qėndresa e mirėnjohur e Shqiptarėvet.

    Mbasi Konferenca e Ambasadorėvet nuk mori dot ndonjė vendim detyronjės kundrejt Turqisė, Grekėt provuan pėrsėri tė vepronin gjoja me anėn e forcės dhe shkarkuan armė nė disa pika t'Epirit pėr t'organizuar ēeta. Shqiptarėt nuk u trembėn nga kėto profka dhe filluan tė pregatitėshin pėr luftė. U bėnė mbledhje nė shumė qendra, prej Beratit gjer nė Janinė, dhe populli u tregua i vendosur pėr qėndresė. U pregatitėn listat pėr forcat qė do tė ēohėshin mė kėmbė, tė cilat parashihej t'arrinin nė 70.000 veta. U caktuan kumandarėt. Abdyl Frashėri ishte vazhdimisht nė lėvizje pėr tė bindur turkomanėt e lėkundshėm se Grekėve iu duhej qėndruar edhe kundėr vullnetit tė Turqisė, nėqoftėse kjo do tė shtrėngohej prej fuqive tė mėdha qė tė lėshonte pjesė t'Epirit. Tė kėtij mendimi ishin edhe baballarėt bektashinj, qė po e shtynin popullin pėr qėndresė. Orthodoksit, pėr tė cilėt nuk parashihej qė tė shkonin nė luftė, do tė ndihmonin me tė holla. Disa prej tyre, si Petro Meksi dhe Vasil Hidua nga Gjirokastra, Mihal Haritua nga Zagoria, Dhimitėr Kolea nga Berati, Llazaraq Luivano nga Pėrmeti etj., u treguan antarė tė gjallė tė Lidhjes. Natyrisht, Abdyl Frashėri me shokė s'bėnin dallim ndėrmjet Myslimanėvet dhe Orthodoksvet tė cilėt i shikonin tė gjithė si vėllezėr Shqiptarė. Edhe Komiteti i Lidhjes sė Shkodrės ēoi fjalė se ishte gati tė dėrgonte fuqi nė jugė pėr tė mprojtur vendin kundėr Grekėvet, nėqoftėse ata do tė kapėrcenin kufijt. Kėshtu Lidhja Shqiptare po tregohej m'e fortė nga ushtėria turke dhe po zėvendėsonte autoritetin e Portės sė Lartė.

    Duke parė vendosmėrinė dhe gatitjen e Shqiptarėvet, Grekėt nuk guxuan tė shtyheshin nė njė ndeshje me armė, por vazhduan tė kėrkonin pėrkrahjen e fuqivet tė mėdha, tė cilat ishin ngatėrruar keq nė kėtė ēėshtje. Ambasadorėt e tyre nė Stamboll kėrkuan pėrsėri nga Turqia, nė Shkurt 1881, rregullimin e kufijvet me Greqinė. Qeveria turke vinte gjithnjė si arėsye kundėrshtimin e Shqiptarėvet. Bismarck-u bėri njė propozim tjetėr: qė Greqisė t'i jepej Kreta nė vend t'Epirit. Rusia e pėrkrahu kėtė mendim, ndoshta sepse donte t'a shtynte Greqinė drejt ishujvet, pėr t'ua lėnė si njė fushė tė hapėt Sllavėvet kontinentin Ballkanik. Po edhe ky propozim u hodh poshtė. Grekėt u munduan edhe njė herė tė ngrinin ēeta, por s'bėnė dot gjė. Mė nė fund Turqia bashkė me Konferencėn e Ambasadorėvet vendosėn, mė 24 Maj 1881, qė Greqisė t'i jepej, n'Epir, vetėm qyteti i Artės me rrethin e tij. Kėshtu u mbyll pėrkohėsisht grindja e kufijvet ndėrmjet Shqiptarėvet dhe Grekėvet.

    Ndėr mbledhjet qė u bėnė nė Toskėri pėr tė kundėrshtuar kėrkesat e Greqisė, m'e rėndėsishmja ka qėnė ajo e Gjirokastrės, mė 23 Korrik 1880, nė tė cilėn muarėn pjesė pėrfaqėsonjės nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, nga juga e nga veriu, Myslimanė e tė Krishterė, si nė njė kuvend tė pėrgjithshėm kombėtar. Mbledhja u organizua me pėrpjekjet e Abdyl Frashėrit, i cili parashtroi programin e autonomisė q'e kishte pregatitur nja dy vjet mė parė. Sipas mendimit t'Abdylit dhe t'atdhetarėve tė tjerė, tani ishte koha pėr t'a vėnė nė zbatim, se Turqia ndodhej nė njė gjendje aq tė vėshtirė sa qė s'mund tė ndėrhynte dot ushtarakisht. Lidhja Shqiptare duhej tė merrte nė dorė administratėn e vendit nė tė gjitha qytetet dhe krahinat, sepse ishte mjaft e fortė. Komiteti i Shkodrės po i mbante akoma nė kėmbė fuqitė e armatosura; nė veri ishte dhėnė prova e vepėrimit kundėr Turqvet. Mirėpo njė pjesė e antarėvet tė mbledhjes, ēifligarė tė frikshėm ose turkomanė tė lėkundshėm, megjithėse e pranonin kėrkimin e autonomisė, nuk ishin tė mendimit pėr njė vepėrim tė shpejtė. Sipas kėtyre, duhej pritur njė kohė m'e volitshme. Kėshtu u ēfaqėn tė dy rrymat. Por mė nė fund, me pėrpjekjen e atdhetarėvet, mbledhja mori vendimin qė programi i autonomisė tė vihej menjėherė nė zbatim porsa tokat shqiptare tė sulmohėshin prej ndonjė armiku nga veriu ose nga juga. U vendos gjithashtu qė tė shkonin fuqi prej veriut nė jugė ose prej jugės nė veri, sipas rrezikut dhe nevojavet qė do tė paraqitėshin. Ky ishte njė vendim shumė i rėndėsishėm pėr bashkimin kombėtar. Nė zhvillimin e mėvonshėm tė ngjarjevet, Sami Frashėri i shkruante De Radės njė letėr nga Stambolli, mė 20 tė Shkurtit 1881, ku, pėrveē tė tjeravet, e lajmėronte me gėzim se dhjetė mijė Shqiptarė t'armatosur ishin gati tė shkonin prej veriut nė jugė. Ky ishte m'i bukuri sihariq n'atė kohė.

    Mbledhja e Gjirokastrės shėnon njė datė historike nė lėvizjen kombėtare, sepse aty u pėrfaqėsua dhe u bashkua e tėrė Shqipėria pėr tė kėrkuar autonominė. Disa krahina tė veriut qė s'mundėn tė dėrgonin njerėz, e dhanė pėlqimin e tyre me telegrame.

    Deri atėhere Perandoria Otomane kishte pėrdorur tė gjitha rnjetet pėr t'i mbajtur Shqiptarėt tė ndarė e tė pėrēarė, qė t'i sundonte mė lehtė dhe ata t'i shėrbenin si njė forcė ushtarake, pa lidhje midis tyre. Shkollat shqipe ishin rreptėsisht tė ndaluara, pėr tė mos zgjuar vetėdijėn kombėtare. Myslimanėt duhej tė ndiqnin shkollat turqishte dhe Orthodoksit shkollat greke. Tokat dhe popullsia e Shqipėrisė ndahėshin nė katėr vilajete, ku zakonisht qeveritarėt e lartė ishin turq. Nė kėto kondita, ēdo bashkim ishte i pamundur. Dekreti i vitit 1856 (Hat-i Humajun) qė iu njihte tė drejtėn e arėsimit nė gjuhėn e tyre gjithė popujve tė Perandorisė, nuk u zbatua pėr Shqiptarėt. Kjo donte tė thoshte se kėta nuk shikohėshin si njė komb, por si myslimanė ose tė krishterė (si Turq ose si Grekė). Shqiptarėt e mėsuar e dinin dhe e shihnin se ē'ngjante n'Evropėn e atėhershme dhe tek popujt ballkanas. E kuptonin gjithashtu se Perandoria Otomane do tė pėrmbysej njė ditė, e cila nuk ishte fort e largėt. Nuk donin qė tė varrosej edhe Shqipėria nė gėrmadhat e asaj. Prandaj e mendonin edhe e donin megjithėshpirt pavarėsinė kombėtare, por kjo nuk mund t'arrihej menjėherė: duhej kaluar nėpėr autonominė brenda kuadrit tė Perandorisė Otomane, ashtu siē kishin bėrė Serbėt, Rumunėt dhe po bėnin Bullgarėt, tė cilėt patėn dalė me parė si principata autonome tė varura nga Sulltani. Ky ishte qėllimi i memorandumit qė mbledhja e krerėve tė Shqipėrisė jugore, nė Janinė, i pati drejtuar Portės, qė nė prendverėn e vitit 1877, duke lypur bashkimin e tė gjitha tokavet shqiptare nė njė vilajet tė vetėm, me shkollat, administratėn dhe gjyqet nė gjuhėn shqipe.

    Programi i autonomisė (ose i vetqeverisjes) shqiptare, i hartuar nė Frashėr, i pėlqyer nga Komiteti Qendror i Stambollit, i pranuar prej njė mbledhjeje tė mėparshme nė Prizrend, dhe qė u vendos mė nė fund nė Gjirokastėr, parashihte bashkimin e tė katėr vilajetevet (i Shkodrės, i Janinės, i Manastirit dhe i Kosovės) nė njė tėrėsi tė vetėme qė do tė quhej "Shqipėri" dhe do tė kishte pėr kryeqytet Ohrin. Tė gjithė Shqiptarėt, pa dallim feje a krahine, do tė kishin tė drejta tė barabarta dhe do tė mėsonin nė shkolla shqipe, nė gjuhėn amtare, e cila do t'ishte edhe gjuha zyrtare. Pjesa m'e madhe e t'ardhuravet do tė prishej pėr zhvillimin dhe rindėrtimin e vendit. Administrata, gjyqet, arėsimi, financat, ushtėria do t'ishin nė duart e Shqiptarėvet. Vetėm qeveritari i pėrgjithshėm i Shqipėrisė do t'emėrohej prej Sulltanit. Shqipėria nuk do tė kishte detyrim tjetėr kundrejt Portės sė Lartė veēse pagesėn e njė tributi tė pėrvitshėm dhe ndihmėn ushtarake nė raste lufte. Natyrisht, nė tė gjitha shkallėt e administratės dhe t'ushtėrisė tė Krishterėt do tė merrnin pjesė me tė njėjtat tė drejta si Myslimanėt dhe barasia midis fevet do t'ishte e plotė.

    Autonomia (ose vetqeverisja) do t'ishte ēapi i parė drejt pavarėsisė kombėtare. Gjatė kohės qė do tė vazhdonte autonomia, do tė krijohėshin forcat e duhura, ngritja e kulturės, bashkimi shpirtėror, lidhjet e brendėshme dhe tė jashtėme pėr t'a bėrė Shqipėrinė shtet tė pavarur.

    Rasti pėr t'a vėnė nė zbatim programin e autonomisė, siē kishte vendosur mbledhja e Gjirokastrės, erdhi menjėherė kur Turqia, e shtrėnguar prej Fuqive tė mėdha, pranoi t'i lėshonte Malit-tė-Zi Ulqinin nė vend tė Hotit dhe tė Grudės.

    Fuqitė e mėdha, sidomos Anglia dhe Austro-Hungaria, kishin interes t'i mbyllnin sa mė shpejt grindjet e hapura nė Ballkan nga Traktati i Berlinit, pėr tė mos shkaktuar ndėrlikime tė tjera. Austro-Hungaria donte qė tė shuhėshin sa mė parė dy vatrat e lėvizjes shqiptare nė Shkodėr e nė Kosovė, tė cilat ishin shumė afėr Bosnjės dhe Herzegovinės ku iu ndihej afshi. Pėrpara se tė mblidhej nė Berlin Konferenca e Ambasadorėvet mė 16 Qėrshor 1880, Konsulli i Anglisė nė Shkodėr, Green, dhe ai i Austro-Hungarisė, Lippich, kishin bėrė njė plan pėr t'i dhėnė Malit-tė-Zi, nė vend tė Hotit e tė Grudės qė s'i mori dot, njė krahinė tjetėr ndėrmjet liqenit tė Shkodrės dhe detit Adriatik, e cila tė pėrfshinte Ulqinin dhe rrethin e tij gjer te gryka e Buenės. Pėr tė qetėsuar Shkodrėn dhe malėsitė, agjentėt anglezė e austriakė iu premtuan autonominė vilajetit tė Shkodrės dhe privilegje malėsivet katolike. Njėkohėsisht Austria filloi nga intrigat fetare dhe ndonjė pagesė bajraktarėvet, duke u munduar tė ndante Katolikėt prej Myslimanėvet. Fuqitė e mėdha e pranuan planin e dy konsujvet dhe, mė 26 Qėrshor, i propozuan Portės sė Lartė qė t'i lėshonte Malit-tė-Zi Ulqinin me rrethet dhe tė gjente mėnyrėn pėr t'i dhėnė njė farė autonomie vilajetit tė Shkodrės. Kryeministri britanik Gladstone, me njė cinizėm tė neveritshėm, e pėrdori lėvizjen e Shqiptarėvet si njė mjet shtrėngimi kundrejt Sulltanit, duke i lėnė tė kuptonte qeverisė turke se Anglia i dinte dhe mund t'i pėrkrahte "dėshirat e nxehta tė Shqipėrisė pėr autonomi" nėqoftėse Porta e Lartė nuk i lėshonte Malit-tė-Zi Ulqinin. Humbja e kėtij limani tė rėndėsishėm, qė vinte nė rrezik edhe sigurimin e Shkodrės, ishte e dėmshme pėr Turqinė, por sidomos njė gjymtim i rėndė pėr Shqipėrinė. Shkodra ishte fort e lidhur me Ulqinin, prandaj, me gjithė intrigat e Austrisė dhe qėndrimin e lėkundshėm tė disave, tė shumtėt e Shkodranėvet u treguan tė vendosur qė t'a mpronin me armė dhe iu drejtuan ambasadorėvet nė Konfereneėn e Berlinit njė protestė tė rreptė; nė-tė cilėn shtonin se Ulqini, nė duart e Malit-tė-Zi, do t'i vlente si njė bazė Rusisė pėr pushtime tė mėtejshme. Degėt e Lidhjes n'Ulqin e nė Shkodėr po pregatitėshin pėr qėndresė, e iu bėnė thirrje pėr ndihmė krahinavet tė Kosovės dhe tė gjithė Shqipėrisė.

    Fuqitė e mėdha i drejtuan Portės sė Lartė tri nota njėrėn pas tjetrės dhe i kėrkonin pėrgjigjen deri mė 23 Gusht 1880. Njėkohėsisht vendosėn tė bėnin njė demonstratė me luftanijet e tyre pėrpara bregdetit shqiptar pėr tė trembur njėheresh Shqiptarėt dhe Turqinė. Porta e Lartė nuk po tundej prej kėtyre kėrcėnimeve dhe vinte gjithnjėj pėrpara si arėsye kundėrshtimin e Shqiptarėvet. Sipas dėshmive t'ambasadorėvet tė Francės, tė Gjermanisė dhe t'Austro-Hungarisė nė Stamboll, n'atė kohė, Porta nuk ishte nė gjendje tė bėnte gjė kundėr vullnetit tė Lidhjes Shqiptare dhe druante mė tepėr kryengritjen e Shqiptarėvet se sa demonstratėn e flotės ndėrkombėtare. Nė Javėn e parė tė Shtatorit, njė skuadėr luftanijesh ndėrkombėtare, nėn kumandėn e admiralit anglez B. Seymour, kaloi pėrpara bregdetit shqiptar dhe u mblodh nė Dubrovnik. Porsa u muar vesh kjo Ulqinakėt iu dėrguan njė protestė fuqivet tė mėdha, ku iu thoshin qė s'i lidhte asgjė me Malin-e-Zi, tė cilit nuk do t'i shtrohėshin kurrė pėr pa u zhdukur me gjithė qytetin nga faqja e dheut. Shkodra dėrgoi menjėherė fuqi t'armatosura, tė cilat zunė kodrat pėrmbi Ulqin dhe u vunė tė hapnin llogore. Nė tė njėjtėn kohė po vinin vullnetarė nga malėsitė e veriut dhe nga Kosova. Turqia, e shtrėnguar, dėrgoi nė Gusht Riza Pashėn nė Shkodėr, me urdhėr qė t'ia dorėzonte Ulqinin Malit-tė-Zi por mundėsisht pa ardhur nė pėrpjekje me Shqiptarėt. Porta e Lartė donte t'a pėrdorte akoma Lidhjen Shqiptare si njė fuqi, sidomos kundrejt Greqisė, ku Turqia rrezikohej tė humbiste njė pjesė tė mirė tė vendit. Prandaj u pėrpoq tė pėrēante vetėm Shkodrėn me malėsitė duke paguar edhe tė holla djathtas e majtas. Tė njėjtėn gjė vazhdonin agjentėt e Austrisė dhe t'Anglisė duke i premtuar vilajetit tė Shkodrės autonominė. Riza Pasha, i zėnė ngushtė prej Shqiptarėvet, jo vetėm qė s'bėri dot gjė pėr dorėzimin e Ulqinit, por e shpalli se do t'iu binte Malazezvet nėqoftėse ata do tė provonin tė hynin nė qytet. Kjo sjellje e Riza Pashės bėri bujė, se dukej sikur Turqia punonte me dy faqe. Shtypi rus u ēua kundėr Shqipėrisė. Mė 28 Shtator, flota ndėrkombėtare me 20 anije lufte dhe 138 topa u duk n'ujrat e Ulqinit. Kumandari i saj e kishte bėrė planin e demonstratės dhe tė pushtimit tė qytetit, por fuqitė e mėdha donin qė Ulqini te dorėzohej prej vetė Turqisė. "Ėshtė njė nder i madh pėr qytetin tonė tė vogėl qė tė sulmohet nga flota ndėrkombėtare, shpallėn Ulqinakėt, por ne do tė qėndrojmė gjer nė fund". Fuqitė e mėdha kishin rėnė ngushtė sepse, edhe sikur t'ia dorėzonin Ulqinin Malit-tė-Zi, ai s'ishte i zoti t'a mbante pėrsa kohė qė Lidhja Shqiptare qėndronte nė kėmbė. Shqipėria e bashkuar ishte shumė m'e fortė nga Mali-i-Zi. Njė mendim i Anglezėvet, qė kumandari i flotės tė merrej vesh drejtpėrdrejt me udhėheqėsit shqiptarė, u kundėrshtua prej Austrisė, e cila nuk donte qė Lidhja Shqiptare tė njihej tėrthorazi si njė pėrfaqėsi zyrtare prej fuqive tė mėdha. Kryeministri i Anglisė, Gladstone, si njė nga mundėsitė e zgidhjes sė problemit pati parashikuar qė "fundi i fundit t'i jepej Shqipėrisė deri nė lumin Kallama njė formė pavarėsie". Por qeveria britanike vendosi, mė 30 Shtator, t'iu propozonte fuqive tė tjera qė flota ndėrkombėtare tė pushtonte Izmirin, nėqoftėse Turqia nuk i shtronte nėnshtetasit e saj (Shqiptarėt) pėr t'i lėshuar Ulqinin Malit-tė-Zi.

    Frika e pushtimit t'Izmirit, ku nxirėshin t'ardhurat doganore mė tė mėdha tė Perandorisė, e bindi Turqinė se ēėshtja e Ulqinit s'mund tė vazhdonte mė gjatė, dhe u pėrgjigj se do tė merrte masat pėr t'a dorėzuar menjėherė. Ia ngarkoi atė barrė Dervish Turgut Pashės, tė cilin e nisi pėr nė Shqipėri me 13.000 ushtarė dhe me artileri fushore. Njėkohėsisht Sulltani largoi nga Ministria e Punėve tė Jashtėme Abedin Pashė Dinon, i cili, si Shqiptar, e kishte hequr xvarrė ēėshtjen e Ulqinit. Kėtė radhė Porta e Lartė vendosi t'a shtypte Lidhjen Shqiptare dhe vuri nė lėvizje agjentėt e saj nė Shqipėri.

    Sipas vendimevet qė ishin marrė nė mbledhjen e Gjirokastrės, atdhetarėt menduan se tani kishte ardhur koha pėr t'a vėnė nė zbatim me forcė programin e autonomisė. Prandaj thirrėn njė kuvend nė Dibėr, mė 20 tė Tetorit, ku pėrveē atdhetarėvet, kishin ardhur shumė feudalė e turkomanė nga Shqipėria e Mesme dhe e Veriut. Kėtu dolli sheshit mosmarrėveshja ndėrmjet atyre qė kėrkonin autonominė e Shqipėrisė me ēdo kusht dhe tė tjerėvet qė s'donin tė ndahėshin nga Turqia. Besnikėt e autonomisė propozuan qė kjo tė shpallej menjėherė, qė tė ēohėshin mė kėmbė tė gjitha forcat e vendit pėr t'iu rėnė ushtėrivet turke nė Shkodėr e n'Ulqin dhe pėr t'iu prerė rrugėn atyreve qė po vinin me Dervish Turgut Pashėn. Por mbledhja u ēa mė dysh: nė krye t'autonomistėvet qėndronin Ali Pashė Gucija, Iljaz Pashė Dibra dhe Hasan Pashė Tetova. Kurse anėn e mosndarjes nga Turqia e kryesonin Sadik Pashė Dibra dhe Xhemal Pashė Zogolli nga Mati. Kėta kundėrshtonin edhe dėrgimin e fuqivet pėr tė mprojtur Ulqinin, edhe shpalljen e autonomisė. Nuk donin tė prishnin interesat e tyre me Turqinė, tani qė ajo kishte vendosur t'ia lėshonte Ulqinin Malit-tė-Zi. Ēėshtja u vu nė votė, por turkomanėt fituan shumicėn. Megjithatė, ana e besnikėvet tė Lidhjes mori njė vendim tė prerė, nė tė cilin kėrkonte autonominė e Shqipėrisė, dhe e dėrgoi nė Stamboll me njė pėrfaqėsonjės. Nėqoftėse Porta e Lartė nuk do t'ua jepte Shqiptarėvet autonominė, ata do t'a shpallnin vetė-thoshte vendimi.

    Sidoqoftė, pėrēarja nė mbledhjen e Dibrės e dobėsoi Lidhjen Shqiptare, e la tė lirė ardhjen e Dervish Pashės me njė ushtėri tė re, i theu guximin Shkodrės dhe e bėri tė mundshėm dorėzimin e Ulqinit.

    Mareshali Dervish Turgut Pasha arriti nė Shkodėr nė fillim tė Nėntorit, i veshur me fuqi tė plota, dhe mori nėn kumandėn e tij trupat e Riza Pashės. Njoftoi se Ulqini do tė dorėzohej, e i dha urdhėr Komitetit Shqiptar tė Shkodrės qė tė hiqte vullnetarėt dhe tė shpėrndahej. Ngjarjet nė mbledhjen e Dibrės e kishin tronditur moralin e Shkodranėvet. Njė pjesė e vullnetarėvet kishte filluar t'ikte. Agjentėt e Austrisė ishin munduar t'a mėnjanonin Prenk Bib Dodėn. Dervish Pasha nisi t'afronte Hodo Begun, i cili nė kėtė kohė ishte bėrė pashė. Megjithėse gjendja dukej e ēthurur dhe vendimi i Portės i pakthyershem, Ulqinakėt dhe shumica e Shkodranėvet ishin tė vendosur pėr qėndresė. Njė Komitet i ri u formua nė Shkodėr, prej myslimanėsh dhe katolikėsh, i cili jo vetėm nuk i luajti nga kodrat e Ulqinit fuqitė e armatosura qė kumandohėsnin prej Isuf Sokolit, por filloi tė dėrgonte te tjera. Kurse Mehmet Gjyli dhe Mehmet Beci nga Ulqini kumandonin vullnetarėt e atij qyteti. Myderrizi Sali Hylja ua shpalli botėrisht Shkodranėvet myslimanė se, sipas fesė islame, nuk ishte mėkat por detyrė e shėnjtė qė tė luftonin pėr mprojtjen e atdheut edhe kundėr Sulltanit-Kalif. Nė njė telegram qė iu dėrgonin konsujve tė fuqive tė mėdha nė Shkodėr, Ulqinakėt e tregonin ēiltas se do tė luftonin edhe kundėr Turqvet. "...Kemi vendosur tė gjithė, pa dallim feje, tė qėndrojmė me armė nė dorė kundėr kujtdo, mysliman a ēfarėdo qoftė, pėr tė mprojtur qytetin tonė...".

    Fuqitė turke u vunė nė lėvizje drejt Ulqinit mė 20 Nėntor. Mė 22, u nis Dervish Pasha vetė me pjesėn mė tė madhe t'ushtėrisė duke shkuar nėpėr grykėn e Mozhurės. Por aty ndeshi nė forcat shqiptare qė hapėn zjarr kundėr Turqvet. Pėrpjekja m'e ashpėr u bė afėr katundit Kleshė, ku mbetėn mjaft tė vrarė nga tė dy anėt. U plagos rėndė edhe kumandari i Shkodranėvet, Isuf Sokoli, i cili vdiq mbas pak ditėsh. Pas ngjarjevet tė Gjakovės, kjo ishte e dyta herė qė Lidhja Shqiptare po gjakosej me Turqit. Me fuqitė e shumta dhe me artilerinė Dervish Pasha e theu qėndresėn e pak mijave vullnetarėsh, hyri n'Ulqin dhe ia dorėzoi qytetin Malit-tė-Zi, nė fund tė Nėntorit 1880.

    Pastaj Dervish Pasha u vu tė shkatėrronte Komitetin e Shkodrės, qė ishte degė e Lidhjes sė Prizrendit. duke kapur disa nga krerėt mė tė rėndėsishėm, sidomos Hodo Pashėn dhe Prenk Bib Dodėn, tė cilėt i dėrgoi nė mėrgim sepse nuk iu besonte mė.

    Me dorėzimin e Ulqinit, qė kishte mbajtur nė lėvizje fuqitė e mėdha gjatė pesė muajve, mori fund pėr n'atė kohė ēėshtja e kufijvet me Malin-e-Zi. Po kur u pėrcaktua vija kufizore, e cila ishte shėnuar prej Traktatit tė Berlinit pa asnjė kriter ethnik e topografik, malėsorėt e Kastratit, tė Hotit, tė Grudės dhe tė Shkrelit u pėrpoqėn pėrsėri me armė kundėr Malazezvet, nė Maj 1883, pėr tė mprojtur caqet e tyre pėrpara Komisionit ndėrkombėtar.

    Humbja e Ulqinit e tronditi thellėsisht Lidhjen Shqiptare. U kuptua se njė pjesė e feudalėvet tė Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Veriut si edhe njė pjesė e klerit mysliman kishin qėnė pėr mprojtjen e kufijvet pėrsa kohė qė ky vepėrim pėrputhej edhe me interesat e Turqisė. Po kur e panė se me Turqinė duhėshin ndarė punėt njėherė e mirė, nuk deshėn t'arrinin deri nė shkėputje. Kėshtu dolli nė shesh pėrēarja e brendėshme ndėrmjet atdhetarėvet dhe turkomanėvet. Kėta tė fundit kishin interes pozitash dhe ēifligjesh - ose edhe ēėshtje ndjenjash - qė tė qėndronin tė lidhur me Turqinė. Kjo ēarje shkaktoi humbjen e Ulqinit tė cilin Shqiptarėt, sikur tė kishin qėnė tė bashkuar, edhe mund t'a kishin mprojtur. Deri Hodo Pasha dhe Prenk Bib Doda, nė ēastin e fundit, u treguan tė ftohur dhe tė mėnjanuar.

    Atdhetarėt, tė pėshtetur nė masat mė tė zhvilluara tė popullit, e shpallėn haptas se tani duhėshin qėruar llogaritė me Turqinė, e cila as pati qėnė e zonja tė mpronte tokat e Shqipėrisė, as kishte ndėr mend t'i jepte kėsaj autonominė, me gjithė kėrkesat dhe thirrjet qė i kishin vajtur ngado. Porta e Lartė s'iu ishte pėrgjigjur kurrė atyre thirrjeve. S'donte mend tė kuptohej se pa forcė nuk mund tė merrej asgjė. Lidhja duhej tė pėrfitonte tani nga zemėrimi i masavet dhe tė hidhej menjėherė nė vepėrim pėr autonominė e Shqipėrisė. Pikėsėpari duhej ndėrruar Komiteti Qendror i Prizrendit duke nxjerrė jashtė feudalėt turkomanė pėr t'a marrė drejtimin nė dorė atdhetarėt e vendosur. Dhe ashtu u bė. Nė Krye tė Lidhjes u vunė myderriz Ymer Efendi Prizrendi, Sulejman Vokshi prej Gjakove, Shuaip Agė Spahiu, Ali Ibra e tė tjerė. Kėta iu pėrveshėn pregatitjes pėr luftė. Lidhja e pati pėrzėnė mytesarrifin turk tė Prizrendit, Ahmet Hilmi Pashėn, me gjithė nėpunėsit e tij dhe i zėvendėsoi me Shqiptarė. Po ashtu bėri nė Pejė, Gjakovė, Kaēanik e nė shumė qytete tė Kosovės, ku Shqiptarėt muarėn nė dorė administratėn dhe gjyqet. Nėpėr kėto vende u dha lajmi qė tė rrinin gati tė gjithė burrat gjer nė moshėn 70 vjeē pėr tė rrokur armėt nė rast se do tė vinte kundėr tyre ndonjė ushtėri turke. Njė fuqi e armatosur e Lidhjes, nėn kumandėn e Sulejman Vokshit, hyri nė Shkup mė 4 tė Jenarit 1881 dhe mori nė dorė qeverimin e vendit. Mė 10 Jenar Shqiptarėt i dhanė urdhėr shoqėrisė austriake tė hekurudhės, nė Shkup, qė tė mos transportonte ushtėri turke as municione prej ose pėr nė Mitrovicė e qendra tė tjera. Pas Shkupit, Sulejman Vokshi zuri Prishtinėn, mė 18 Jenar, dhe Mitrovicėn, mė 25 t'atij muaji, duke arritur deri nė Novi-Pazar. Prishtina ishte n'atė kohė qendra e vilajetit tė Kosovės (pėrpara se tė bėhej Shkupi), dhe valiu turk e lėshoi vendin e u nis pėr nė Stamboll. Qytetet rreth e qark, Vuciterni, Gjilani, Kumanova, ranė pa kundėrshtim nė duart e Lidhjes Shqiptare.

    Nė Dhjetor 1880, Abdyl Frashėri mundi t'ikte fshehurazi nga Stambolli ku vėzhgohej prej autoritetevet, dolli nė Sarandė dhe arriti nė Dibėr me disa pėrfaqėsonjės tė Shqipėrisė sė jugės, duke ndjekur udhėn pėr nė Prizrend. Desh tė drejtonte qeverinė e Lidhjes dhe t'a shtynte pėr tė shpallur zyrtarisht autonominė e Shqipėrisė. Por nė Dibėr turkomanėt i bėnė njė atentat ku Abdyli shpėtoi nė fillt. Kjo i dha shkas zemėrimit dhe ngritjes sė popullit tė Dibrės kundėr partisė sė Sadik Pashės, i cili u thye bashkė me dy batalionėt turq t'ardhur nga Manastiri. Me ndihmėn qė iu dėrgoi Lidhja, Dibranėt e zotėruan gjendjen, e dėbuan mytesarrifin turk dhe u bashkuan me qendrėn e Prizrendit. Po ashtu bėnė edhe Gostivari, Tetova e tė tjera qytete tė Maqedonisė. Ndėrkaq, Luma, Gjakova, Gucija, Plava, Peja, i kishin pėrzėnė autoritetet turke. Lidhja, u pėrpoq tė ringjallte degėn e Shkodrės, e cila ishte dobėsuar pas ndjekjevet dhe internimevet qė bėri Dervish Pasha. Desh gjithashtu tė bashkonte malėsitė, si Mbishkodrėn, Mirditėn, Dukagjinin. Nė ēdo vend ku u shtri autoriteti i Lidhjes, qetėsia u vu nė rregull me nėpunės shqiptarė. Taksat qė mblidhėshin, shpenxohėshin pėr administratėn e re. Prej nėpunėsve tė vjetėr turq, ata qė deshėn tė qėndronin nė vend, s'i trazonte kush. Njė kujdes tė veēantė i kushtoi Lidhja vėllazėrimit ndėrmjet fevet duke ftuar tė Krishterėt qė tė merrnin pjesė tė barabartė n'administrimin e vendit.

    Abdyl Frashėri, me t'arritur nė Prizrend, e shtyti Lidhjen Shqiptare qė tė shpallej qeveri e pėrkohshme dhe tė dėrgonte fuqi tė mjafta pėr tė zėnė grykat e Kaēanikut. Njėkohėsisht iu ēoi fjalė Shqiptarėvet, nė jugė, qė tė pregatitėshin pėr tė marrė nė dorė vilajetin e Janinės. Megjithėse Shqiptarėt e jugės kėrkonin jo vetėm autonominė por mundėsisht edhe pavarėsinė kombėtare, lėvizja e tyre pengohej nga forcat e mėdha ushtarake qė Turqia kishte grumbulluar n'Epir, mbasi grindja e kufijve me Greqinė nuk ishte mbyllur akoma. Lidhja e Prizrendit mendoi tė dėrgonte dhjetė mijė veta t'armatosur nė jugė pėr tė ndihmuar qė edhe atje t'a merrnin nė dorė Shqiptarėt administrimin e vendit. Mendoi gjithashtu tė thėrriste njė kuvend tė pėrgjithshėm kombėtar, nga mbarimi i Marsit, pėr tė shpallur autonominė e Shqipėrisė nėn mvarėsinė e Sulltanit sipas programit tė njohur. Nėqoftėse Porta e Lartė nuk do t'a pranonte njė gjė tė kėtillė, atėhere kuvendi do tė shpallte pavarėsinė e Shqipėrisė duke e mprojtur me luftė.

    Pėrpara kėtyre vėshtirėsive, Shqiptarėt provuan edhe njė herė tė merrėshin vesh me Greqinė pėr njė vepėrim tė pėrbashkėt kundėr Turqisė. Por u kuptua shpejt se Greqia desh vetėm t'i gėnjente pėr interesat e saja dhe s'kishte kurrė ndėr mend qė tė njihte kufijtė natyrorė tė Shqipėrisė.

    Se ēfarė pėrpjesėtimi dhe ē'rėndėsi kishin marrė ngjarjet shqiptare n'atė kohė, kuptohet nga njė letėr e Sami Frashėrit (pėr tė cilėn kemi folur mė sipėr) drejtuar De Radės, mė 20 tė Shkurtit 1881:

    "Lidhja e Shqiptarėve, qė e ka kėrthizėn nė Prizrend, nė Gegėri, ka kėrkuar shumė herė qė nga tre vjet e tėhu bashkimin e Shqipėrisė nė njė provincė me autonomi; po mbretėria gjer mė sot e kish gėnjyer me fjalė. Kėtė herė Shqiptarėt e kuptuan fort mirė qė mbretėria nuk do tė bėnjė gjė kurrė pėr ta, edhe Lidhja e Prizrendit ka nevojė tė bashkonjė Shqipėrinė e t'a bėnjė njė me autonomi, e mbase me shkėputje fare, pas punės. Kėshtu Lidhja mori emrin e kuvernės sė pėrdorme (qeveri e pėrkohshme) dhe pėrzuri kuvernatorėt turq nga gjithė vilajeti i Kosovės dhe nga Prizrendi, nga Gjakova, nga Tetova, nga Dibra etj. 10.000 Shqiptarė tė armatosur kanė zėnė Ysqypnė (Shkupin) edhe udhėn e hekurtė, 10.000 tė tjerė po bėhen gati pėr t'u unjur nė Toskėri. Pėr pak kohė do tė dėgjoni njė ngritje (kryengritje) tė madhe nė Shqipėri".

    Ndėrkaq, Porta e Lartė bėnte planet e saj. Qeveria e Stambollit ishte mbledhur shumė herė pėr tė biseduar mbi ēėshtjen shqiptare. Nė qarqet turke kishte edhe asish qė mendonin t'i jepej njė farė autonomie Shqipėrisė e cila mund t'iu vinte kufi lakmivet tė fqinjėvet dhe do tė largonte koklavitje tė tjera nė Ballkan. Sulltan Abdul Hamiti e kishte menduar mjaft kėtė punė. Druante sidomos ndonjė ndėrhyrje tė jashtėme nė ngatėrresat shqiptare. Kishte dhėnė urdhėr qė tė formohej njė komision i veēantė pėr tė studiuar ēėshtjen e Shqipėrisė dhe mundėsinė e bashkimit tė tokavet tė saja nė njė vilajet tė vetėm. Por pastaj ngjarjet rrodhėn ndryshe. U kuptua se, pa qėnė e shtrėnguar me forcė, Turqia s'kishte asnjė dėshirė pėr t'i falur Shqipėrisė autonominė.

    Mareshali Dervish Turgut Pasha, i cili shikohej si njė "dorė e fortė", nuk kishte fuqi tė mjafta pėr t'a shtypur lėvizjen, prandaj u thirr nė Stamboll qė nė Dhjetor 1880. Partizan i regjimit tė pėrqendruar, ky i bindi qarqet turke se duhej vepėruar energjikisht dhe se e merrte vetė pėrsipėr t'a shtronte kryengritjen shqiptare. Pregatitjet u bėnė gjatė Marsit 1881. Dervish Pasha u nis me njė ushtėri prej 15.000 vetash dhe me artileri. Pėrpara se t'arrinte ai vetė, disa reparte turke mundėn tė hynin me befasi nė Shkup dhe tė forconin garnizonin qė kishte mbetur aty i paluajtur nėn kumandėn e Ibrahim Pashės. Mbasi Shqiptarėt nuk patėn kohė as mundėsi t'organizonin mprojtjen e qytetit, Pashaj turk e shpėrndau komitetin e Lidhjes, mė 23 Mars, dhe antarėt e tij i kapi e i mėrgoi n'ishullin e Rhodit. Nė javėn e parė tė Prillit ia mbėrrini Dervish Pasha me ushtėrinė e madhe. Me pushtimin e Shkupit, qė ishte qendra hekurudhore m'e rėndėsishme e Kosovės, Turqit kishin nė dorė pozitėn mė tė fortė te vendit.

    Pėrpara se tė nisej shpedita turke, Lidhja e Prizrendit iu kishte dėrguar ambasadorėvet tė fuqivet tė mėdha, nė Stamboll, njė memorandum me anėn e tė cilit kėrkonte pėrkrahjen e tyre, sidomos t'Austro-Hungarisė, nė emėr tė tė drejtavet njerėzore. Mbasi kujtonte humbjen e tokavet qė kishte pėsuar Shqipėria dhe rrezikun nė tė cilin ndodhej, memorandumi siguronte fuqitė e mėdha se autonomia qė kėrkonin Shqiptarėt s'kishte tjetėr qėllim veēse shpėtimin e kombėsisė sė tyre dhe pjesėmarrjen e lirė nė qytetėrimin evropian duke jetuar nė paqe me fqinjėt. Natyrisht, askush prej fuqivet tė mėdha nuk ndėrhyri pranė Portės sė Lartė pėr Shqipėrinė.

    Prej Shkupit, Dervish Pasha iu bėri Shqiptarėvet njė shpallje ku iu thoshte se ai kishte ardhur tė shtronte vendin, se kohėt ishin tė rrezikshme, Turqia ishte e rrethuar me armiq, prandaj, pėr tė mirėn e pėrgjithshme, ai ishte i pregatitur qė tė shtypte pa mėshirė ēdo kryengritje. Pastaj u nis pėr nė Ferizaj, ku hyri mė 16 Prill pa ndeshur nė pengesa. Ushtėria e tij, ngado qė shkonte, kishte njė dukje tepėr kėrcėnonjėse.

    Lidhja e Prizrendit grumbulloi fuqitė e saja, nja 5.000 veta. Nuk mundi tė mblidhte mė shumė sepse agjentėt e Turqisė, feudalė e turkomanė, kishin filluar punėn e pėrēarjes dhe tė shmangievet. Njė pjesė e fuqisė, rreth 3.000 vetash, e kumanduar prej Sulejman Vokshit, zuri grykėn e Cernolevės. Pjesa tjetėr, nėn kumandėn e Mic Sokolit nga Krasniqi dhe t'Ali Ibrės nga Gashi, u vendos afėr Shtimljes. Pas disa goditjesh tė pjesėshme, ushtėria turke u hodh nė vepėrim tė pėrgjithshėm mė 21 Prill dhe sulmoi pozitat e Shtimljes duke pėrdorur zjarrin e dėndur t'artilerisė. Shqiptarėt luftuan trimėrisht, por u shtrėnguan mė nė fund tė tėrhiqėshin nė drejtim tė Cernolevės ku ishte vendi m'i fortė. Beteja m'e ashpėr dhe vendimtare u zhvillua tė nesėrmen, mė 22 Prill, nė grykėn e Cernolevės, pranė fshatit Slivovė, ku Shqiptarėt bėnė njė qėndresė shumė tė rreptė gjer nė pėrfytjen trup pėr trup. Ushtėria e madhe me armatimin e rėndė i shtrėngoi tė prapsėshin, por duke e mprojtur vendin ēap mė cap deri nė Suhareke ku bėnė pėrpjekjen e fundit. Gjatė dy ditėve luftimi, Shqiptarėt i shkaktuan ushtėrisė turke lart nga 1.500 tė vrarė, kurse prej tyre ranė nja 800 trima nė fushėn e nderit.

    Dervish Pasha hyri nė Prizrend, e shpėrndau Lidhjen dhe ngriti gjyqin ushtarak. Por lėvizja nuk u shua. Njė pjesė e fuqivet shqiptare me disa nga krerėt, si Abdyl Frashėri, Ymer Efendi Prizrendi, Sulejman Vokshi, u tėrhoqėn nė Gjakovė ku iu bėnė thirrje malėsivet pėr ndihmė. Kumandari turk priti gjer sa i erdhėn edhe dhjetė batalionė tė tjerė pėrpara se tė sulmonte Gjakovėn, tė cilėn e mori mė 5 tė Majit. Dervish Pasha u tregua i butė me krerėt shqiptarė qė iu dorėzuan, si Ali Pashė Gucija, Iljaz Pashė Dibra, Hasan Pashė Tetova etj., dhe iu dha grada mė tė larta. Hasan Pashė Tetovėn e bėri mytesarrif t'atij qyteti dhe Ali Pashė Gucinė mytesarrif tė Pejės. Popullit i premtoi njė pėrmirėsim tė gjendjes dhe disa reforma, me kusht qė t'i qėndronte besnik Turqisė. Disa nga ata qė s'u dorėzuan, si Sulejman Vokshi me shokė, ndėjtėn mjaft kohė malevet; tė tjerėt qė u kapėn, u dėnuan me burg ose u internuan. Myderrizat Ymer Efendi Prizrendi (ose Sheh Ymeri), kryetari trim i Komitetit tė Lidhjes gjatė luftės pėr autonomi, dhe Rauf Efendi Tetova, pasi qėndruan ca kohė malevet, u arratisėn nė Mal-tė-Zi. Familjet e tyre u internuan nė Selanik.

    Dervish Pasha caktoi njė shpėrblim tė madh pėr kapjen e Abdyl Frashėrit, i cili ishte frymėzonjėsi i bashkimit dhe i autonomisė. Abdyli desh t'arratisej pėrtej detit, por u kap nga njė patrullė turke afėr Elbasanit, tek po hidhte Shkumbinin. Si ia prunė Dervish Pashės nė Prizrend, tė rrethuar me roje tė forta, Abdyl Frashėrin e ēuan nė Stamboll, ku u dėnua me burgim tė pėrjetshėm. Pasi bėri pesė vjet burg tė rėndė n'Anadoll, u lirua, dhe vdiq me 1894. Populli shqiptar e pėrkujtoi me kėngė si kėto:



    "Abdyl Beu nga Frashėri - Ē'u pėrpoq i varfėri!
    ē'u pėrpoq pėr Shqipėri! - U pėrpoq po s'pat njeri"
    U duk sikur Dervish Pasha e shtroi vendin dhe vuri administratėn turke nėpėr qytetet, por lėvizja vazhdoi nė malėsitė e Gjakovės, nė Dibėr dhe nė Lumė deri nė vjeshtė t'atij viti. Kumandari turk u suall sipas rastevet, dhe iu desh t'internonte mjaft njerėz n'Anadoll. Porta e Lartė nuk iu besonte mė as atyre krerėve shqiptarė qė u dorėzuan vetė dhe qė i rriti nė grada. Prandaj Dervish Pasha iu kėrkoi dhe iu mori djemtė e tyre pėr tė shėrbyer gjoja si roje nderi nė pallatin e Sulltanit, por nė tė vėrtetėn pėr t'i pasur si peng.

    Ndėrsa ushtėria turke vepronte nė veri, valiu i Janinės, Mustafa Asim Pasha, me tė cilin Dervish Pasha ishte nė bashkėpunim, e shpėrndau Lidhjen Shqiptare tė jugės duke pėrdorur pėrēarjen dhe kėrcėnimin e kėrkesavet greke. Nė Maj 1881, ai ftoi nė Prevezė disa nga krerėt mė tė rėndėsishėm tė Lidhjes, gjoja sikur kishte njė lajm tė madh pėr t'iu kumtuar, i kapi me tė pabesė dhe i dėrgoi nė Dardanelet. Kurse Mehmet Ali Vrionin, qė kishte shoqėruar Abdyl Frashėrin n'Evropė, e bėri mytesarrif tė Beratit, dhe Neki Pashė Libohovėn mytesarrif tė Gjirokastrės.

    Dervish Pasha u kthye ngadhėnjyės nė Stamboll ku u ēmua si njeriu qė dinte sesi t'ua ndreqte kokėn Shqiptarėvet. Mbeti dhe pyetej si njohėsi mė kompetent pėr ēdo gjė qė kishte te bėnte me Shqipėrinė.

    U zgjatėm ca me Lidhjen e Prizrendit, sepse ėshtė akti m'i rėndėsishėm i historisė shqiptare nė kohėt e reja. Pas qėndresės lavdimadhe tė Skėnderbeut, ėshtė e para herė qė Shqipėria lėviz si njė popull i bashkuar prej njė ēipi t'atdheut nė tjetrin, pėr tė krijuar njė shtet dhe pėr tė mprojtur tė drejtat e saja si njė komb. Nuk ėshtė mė luftė krahinash, ėshtė lėvizje kombėtare me njė program tė caktuar, drejt njė qėllimi. Megjithėse diēka u bė pėr mprojtjen e kufijvet, qėllimi nuk u arrit, sepse gjendja nuk ishte e pjekur, pėrbrenda, sepse Shqipėria nuk kishte pėrkrahje tė jashtėme. Ndarjet shekullore nė fe e nė krahina, nė fise e nė bajraqe, nė bejlerė e nė tarafe, nuk mund tė zhdukėshin si me frymė. Populli ishte i lidhur pas krerėvet, pas feudalėve a pronarėve tė mėdhenj. Kėta shikonin interesat e tyre tė veēanta dhe s'kishin fort dėshirė tė shkėputėshin prej Turqisė. Prandaj bashkimi qe m'i pėrgjithshėm kur ishte puna pėr mprojtjen e kufijvet. U ēa e u pėrēa kur u vu kėrkesa e autonomisė. Lidhja e Prizrendit s'mundi tė mblidhte mė nė fund veē 5.000 veta pėr t'i qėndruar forcės turke. Megjithėse ideja e autonomisė lindi dhe ishte m'e zhvilluar nė Jugė, rrethanat e prunė qė fusha e luftimevet dhe e ngjarjeve tė mėdha tė bėhej Veriu. Kėtu luftuan bashkė Myslimanė e Katolikė, dhe ishte punė e kėnaqėshme qė disa prej klerit mysliman u treguan tė vendosur pėr autonominė. Nė jugė, Orthodoksit ishin pėrgjithėsisht nėn ndikimin e Greqisė. Lidhja Shqiptare i ftoi kudo, nė tė gjitha mbledhjet, dhe s'desh tė bėnte dallime fetare n'asnjė mėnyrė. Vėllazėrimi ndėrmjet fevet ishte njė nga pikat kryesore tė programit tė saj.

    Ndoshta Lidhja dėshtoi sepse nuk pati nė krye njė figurė ushtarake jashtėzakonisht tė fortė, siē kishte qėnė dikur Kara Mahmud Bushati. Me njė figurė tė kėtillė mund t'a kishte fituar autonominė. Njeriu i Lidhjes Shqiptare, ai qė i dha shpirt bashkimit kombėtar, qėndresės dhe idesė s'autonomisė, ishte Abdyl Frashėri. Kėtė e gjejmė kudo, nė jugė e nė veri nė Janinė e nė Kosovė, nė Dibėr e nė Prizrend, nė Stamboll e n'Evropė. Ky frymėzon tė gjitha mbledhjet, harton programin e autonomisė, shtyn e drejton qėndresėn e Kosovės deri n'orėt e fundit. Por Abdyl Frashėri, ndonėse njeriu i vepėrimit e i mbushur me shpirt luftarak, ndonėse i bindur se asgjė s'mund tė fitohej pa luftė, nuk kishte cilėsi ushtari. Fytyra e tij e ndritur mbetet nė historinė e re tė Shqipėrisė si frymėdhėnėsi i lėvizjes kombėtare.

    Megjithėse nuk ia arriti dot qėllimit, Lidhja e Prizrenit pati dy rrjedhime historike tė radhės sė parė: ngjalli, pėrbrenda, idenė e bashkėsisė kombėtare dhe e vuri problemin shqiptar n'Evropė si njė ēėshtje pėr t'u zgjidhur. Tronditja qė shkaktoi, s'mund tė kalonte pa lėnė pas asnjė jehonė: prej saj e mori hovin shpirti i Rilindjes kombėtare.
    0

    #21 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 24 shtator 2008 - 03:37 MD

    XXI

    Duke mos pasur njė fe tė pėrbashkėt qė tė bėhej shprehja e kombėsisė, si te Grekėt, te Serbėt, te Bullgarėt etj., Shqiptarėt u pėrpoqėn t'a lidhnin bashkimin rreth ndjenjės kombėtare, rreth gjakut, gjuhės, zakonevet dhe kulturės popullore tė tyre. Sepse feja, te kėta, ishte njė shkak pėrēarjeje. Vetėm ndjenja e kombėsisė mund t'i mblidhte tė gjithė tok. Por qė t'arrinin sa t'a kuptonin se fe e kombėsi nuk kundėrshtojnė njėra-tjetrėn dhe se shumė fe mund tė bashkėqėndrojnė vėllazėrisht nė tė njėjtin komb - siē ngjante jo vetėm te popujt e Evropės sė qytetėruar, por nė tė gjitha racat e botės - duhej ngritur shkalla e mendimit dhe e kulturės sė tyre. Ngritja e kulturės do t'i jepte popullit shqiptar vetėdijėn e bashkimit, tė njėsisė, duke pajtuar jo vetėm ndasitė fetare po edhe dallimet krahinore, tė cilat qenė thelluar nga gjeografia dhe nga mungesa e rrugėvet, mbasi Turqia, pėrveē gjakderdhjevet dhe pėrēarjevet, s'kishte bėrė asnjė ndėrtim n'atė vend gjatė pesė shekujvet qė e mbante nėn sundim.

    Pėrveē bashkimit fetar, Shqiptarėvet iu mungonte edhe kujtimi i historisė sė tyre tė lashtė qė duhej t'ua mbante tė gjallė vetėdijen kombėtare siē ua mbante Grekėvet drita e pavdekshme e helenizmit, siē ua mbante Serbėvet dhe Bullgarėvet historia e njohur e mbretėrivet tė tyre mesjetare.

    Pra, mbi ēfarė themeli letrar e historik do tė ngrihej kultura shqiptare? Si themel letrar ishin kėngėt dhe rrėfimet popullore, nė njė gjuhė tė pasur dhe tė pastėr, domethėnė folklori i ynė qė ēmohet si njė nga mė tė bukurit n'Evropė. Me gjithė mungesėn e njė letėrsie tė shkruar, kultura popullore e Shqiptarėvet ka qėnė mjaft e lartė nė tė gjitha kohėt, e shprehur nė krijime poetike, kallzime e fjalė t'urta, qė na kanė ardhur gojė mė gojė e brez pas brezi si thesari m'i ēmuar i gjeniut kombėtar. E drejta zakonore e tė Parėvet tonė, ashtu siē e gjejmė nė Kanunin e Lek Dukagjinit, dėshmon jo vetėm virtutet e larta tė besės, tė nderit dhe tė burrėrisė, po edhe kuptimin e barasisė pėrpara ligjit, kuptim qė, pėrtej revolucioneve tė kohėve tė reja, rrallėherė e gjejmė tek popujt mė tė qytetėruar tė botės. Mbi kėtė kulturė popullore duhej ngritur kultura letrare e shkencore, duhej zgjeruar horizonti i mendimit, i botėkuptimit.

    Po historia? - Kėtu del si shtatore gjiganti figura e Skėnderbeut. Ajo iu pėrmend Shqiptarėvet se ē'kishin qėnė dikur. Iu kujton se ishin njė komb i fortė, njė komb nga mė trimat, njė komb qė bėnte ēudira, mė parė se tė pėrēahėshin nė fe e nė krahina. Nė Shqipėri brenda, gjatė shekujve t'errėsirės, emri i kryetrimit ishte harruar pothuajse, pėrveē ndonjė kujtimi tė vogėl qė kishte mbetur rreth Krujės dhe nė malėsitė e veriut. Por figura e Skėnderbeut kishte hyrė nė historinė e Evropės dhe jetonte e plotė tek Arbėreshėt e Italisė, rreth sė cilės qenė thurur kujtimet, kėngėt e legjendat e tyre. Prandaj shkrimtarėt e Rilindjes s'kishin veēse t'a merrnin dhe t'ua tregonin Shqiptarėvet. Atėhere Myslimanė e tė Krishterė, Gegė e Toskė do tė quhėshin tė bijtė e Skėnderbeut dhe do tė pėrqafohėshin si vėllezėr pėrpara Atit tė kombit.

    Nė Kongresin e Berlinit, Bismarck-u pat thėnė nė fillim se nuk dinte qė tė kishte njė kombėsi shqiptare. Pastaj, kur Lidhja e Prizrendit ia provoi se kishte, ēfaqi njė tjetėr mendim pas nja tre vjetėsh, si burrė i madh shteti qė ishte, duke thėnė se Greqia s'do tė mund t'a sundonte dot racėn luftėtare e tė panėnshtruarshme tė Shqiptarėvet, prandaj do tė bėnte mė mirė tė mbante me ta marrėdhėnie miqėsore si aliatė tė natyrshėm kundėr Sllavėvet dhe Turqvet. Nuk ka shembull mė tė qartė nga ky pėr tė dėftyer se njė komb ėshtė komb vetėm atėhere kur lėviz dhe tregohet i tillė.

    Kėtė tė vėrtetė e kuptuan atdhetarėt mendje-ndritur t'asaj kohe dhe iu vunė menjėherė punės pėr tė zgjuar vetėdijėn e Shqiptarėvet si komb me anėn e arėsimit nė gjuhėn shqipe, qė kėshtu t'ishin nė gjendje tė bashkohėshin dhe tė luftonin pėr tė mprojtur tė drejtat e tyre.

    Ndėrsa Lidhja e Prizrendit po e bashkonte popullin shqiptar pėr njė qėndresė me armė, nė Stamboll formohej, qė nė Shtator 1879, "Shoqėria e tė shtypurit shkronja shqip", e cila u quajt prej disave "Drita" sipas emrit tė sė pėrkohėshmes qė botoi mė vonė. Shoqėria pėrbėhej nga njerėz tė ditur prej tė tri fevet, me Sami Frashėrin nė krye dhe me antarė Jani Vreto, Vaso Pasha (Pashko Vasa) Shkodrani, Hoxha Tahsim, Koto Hoxhi e tė tjerė. Qėllimi i shoqėrisė ishte qė tė botonte libra shqipe, tė hartuara ose pėrkėthime, pėr t'i dhėnė popullit shqiptar arėsim dhe pėr t'a nxjerrė nga padituria. Popujt janė qytetėruar me anėn e mėsimit nė gjuhėn e tyre, mendonte Shoqėria e Stambollit, dhe njė komb qė nuk shkruan e kėndon nė gjuhėn e tij ėshtė, i dėnuar tė mbetet n'errėsirė, siē ishte gjendja e Shqiptarėvet. Pikėsėpari Shoqėria krijoi njė abece me shumicėn e shkronjavet latine, me disa tė tjera greqishte dhe ca pak tė bėra prej Samiut vetė pėr tingujt e veēantė tė shqipes. Pastaj botoi njė abetare, njė kėndim dhe disa libra tė tjera shkollore, mė vonė nxori tė pėrkohėshmen "Drita" dhe pastaj "Dituria", duke u munduar qė t'i jepte pėrhapje sa mė tė madhe mėsimit tė shqipes dhe tė bėnte ēmos pėr ēeljen e shkollavet nė Shqipėri. Duhet, thoshte Samiu, "tė ndritohet edhe kombi i ynė me dituri, me pasje e me rrojtje tė mirė". Shkrimtarėt e Shoqėrisė deshėn t'afronin dialektet dhe t'a bėnin shqipen gjuhė letrare. Sipas mendimit tė Samiut, gjuha shqipe duhej t'ishte njė dhe e pandarė, ashtu siē duhej t'ishte Shqipėria.

    Por kjo veprimtari nuk mundi tė vazhdonte lirisht nė Stamboll sepse qeveria turke, e cila deri n'atė kohė kishte ndaluar me rreptėsi shkolla e botime nė gjuhėn shqipe, porsa erdhi nė kundėrshtim me Lidhjen e Prizrendit nisi t'ia ndalte hovin Shoqėrisė sė Stambollit duke i nxjerrė lloj lloj pengimesh. Nė kėtė luftė kundėr pėrhapjes sė shqipes shoqėrohej edhe Patrikana. Grupi i Stambollit u pėrpoq t'a vazhdonte punėn, por me vėshtirėsi tė mėdha. Prandaj shtyti qė tė formohėshin shoqėri shqiptare nė qendra mė tė lira, si pėr shėmbull nė Bukuresht, Rumani, ku ndodhej njė koloni e lulėzuar Shqiptarėsh orthodoks. Udhėheqėsi i saj kishte qėnė Naum Veqilharxhi, atdhetar nga Vithkuqi i Korēės, i cili ishte mėrguar nė Rumani prej shumė kohėsh mė parė dhe kishte treguar njė dashuri tė thellė pėr gjuhėn e mėmės, pėr gjuhėn shqipe. Naum Veqilharxhi ishte pėrpjekur edhe t'a shkruante shqipen me njė abece qė kishte nxjerrė ai vetė, dhe tė pėrhapte mėsimin e saj; sepse kombet, thoshte, s'mund tė nxėnė as nuk mund tė kulturohen veēse nė gjuhėn e mėmės.

    Shqiptarėt orthodoks tė Rumanisė dhe tė kolonive tė tjera, nė pjekje me botėn e jashtėme, ishin shėruar nga ndjenjat grekomane dhe kishin pėrqafuar ēėshtjen kombėtare. Kėta i dhanė njė ndihmė shumė tė madhe lėvizjes sė Rilindjes. Qė mė 1880, Shoqėria e Stambollit dėrgoi nė Rumani Jani Vreton pėr tė hapur nje degė tė saj nė Bukuresht.

    Me gjithė kėrkesat e pėrsėritura, vetėm nė verėn e vitit 1884 iu dha leja Shoqėrisė sė Stambollit tė nxirte tė pėrkohėshmen "Drita", kur Turqia u shqetėsua nga pėrpjekjet e Greqisė qė donte t'i shtynte Shqiptarėt nė kryengritje. Mbasi myslimanėt shikohėshin si "Turq", leja u dha n'emrin e njė tė krishteri, i cili u tėrhoq shpejt nėn shtrėngimin e Patrikanės greke. Prandaj e pėrkohėshmja ndėrroi emėr dhe u quajt "Dituria" me njė lejė tė dytė qė u dha n'emrin e njė tjetėr tė krishteri, Pandeli Sotirit. Nė tė vėrtetėn, dy tė pėrkohėshmet u drejtuan nga vėllezėrit Sami e Naim Frashėri me bashkėpunim tė Jani Vretos, Koto Hoxhit, etj. Po edhe "Dituria" qe jetėshkurtėr si "Drita". Atėhere qendra e botimevet u shpėrngul prej Stambollit nė Bukuresht, ku u formua e famėshmja Shoqėria Drita me pjesėmarrjen e disa qindra Shqiptarėve Orthodoks. Kjo botoi shkrimet shqipe me abecenė e Stambollit. Dy vjet mė vonė, mė 1887, Shoqėria u riorganizua dhe mori emrin Dituria, por duke qėndruar e lidhur ngushtė me atė tė Stambollit dhe duke pėrdorur abecenė e saj. Drita dhe Dituria e Bukureshtit botuan veprat e Naim Frashėrit, tė Samiut, tė Jani Vretos dhe tė shkrimtarėve tė tjerė. Mė vonė ngjajtėn disa pėrēarje nė koloninė shqiptare tė Rumanisė dhe, prej Jenarit 1887, u quajt nė Bukuresht njė tjetėr shoqėri me emrin Drita, e kryesuar prej Nikolla Naēos, i cili kishte tė tjera mendime politike. Ky ishte pėr njė bashkėpunim tė ngushtė ndėrmjet Shqiptarėvet dhe Vllehėvet tė Maqedonisė e tė Pindit, tė cilėt, sipas kėtij, duhej tė formonin mundėsisht njė shtet tė pėrbashkėt pėr t'iu qėndruar Grekėvet dhe Sllavėvet. Shoqėria e Naēos ndihmohej nga qeveria rumune, por pati pak antarė Shqiptarė dhe Vllehė. Nė botimet e tija Naēua pėrdorte abecenė latine. Shumica e madhe e Shqiptarėvet tė Rumanisė qėndroi e lidhur me Shoqėrinė Dituria e cila bashkėpunoi me atė tė Stambollit dhe me tėrė lėvizjen kombėtare nė mėrgim. Njė shoqėri e tretė kulturore u formua mė pastaj nė Bukuresht, me emrin Shpresa. Tė gjitha kėto tregojnė veprimtarinė e Shqiptarėvet tė Rumanisė pėr tė ndihmuar nė ēėshtjen kombėtare.

    Atdhetarėt e kolonisė s'Egjyptit, ku mbretėronte njė dinasti shqiptare, nuk mbetėn pas. Formuan edhe ata, shoqėritė e tyre dhe botuan gazeta shqipe me emra tė ndryshėm. Egjypti u bė njė nga vatrat mė tė nxehta tė lėvizjes sonė kombėtare.

    Kolonia shqiptare e Sofjes, nė Bullgari, e pėrbėrė edhe ajo prej tė mėrguarėve orthodoks, formoi mė 1890 shoqėrinė Dėshira, nėn kryesinė e Kristo Luarasit, dhe ngrehu pak vjet mė vonė shtypėshkronjėn Mbrothėsia me abecenė e Stambollit. Kėtu u botuan mjaft libra e tė pėrkohėshme ndėr tė cilat Kalendari Kombiar i Midhat Frashėrit dhe gazeta Drita e Shahin Kolonjės. Shoqėria Dėshira e Sofjes, Dituria e Bukureshtit dhe grupi i Stambollit bashkėpunuan ngushtė ndėrmjet tyre duke pėrdorur tė njėjtėn abece.

    Tek Arbėreshėt e Kalabrisė, De Rada nxori tė pėrkohėshmen muajore Fiamuri Arbėrit, nė shqip e italisht, prej Korrikut 1883 gjer mė 1887. Kėtu u botuan mendimet e Rilindasvet, nė njė kohė kur nuk kishte gazeta nėpėr kolonitė e tjera, dhe u pėrhap zėri i kombėsisė shqiptare.

    Arbėreshėt e Italisė mbajtėn edhe dy kongrese gjuhėsorė, mė 1895 dhe mė 1897, me shtytjen e De Radės, tė Schirojt dhe t'Anselmo Lorecchio-s. Pas kongresit tė parė, i cili zgjodhi si kryetar nderi Francesco Crispin - dhe ky, nė telegrarnin e urimit, thoshte se ishte "Shqiptar nga gjaku e nga zemra" - u botua mė 1896 e pėrkohėshmja Ili i Arbėreshėvet. Kongresi i dytė, qė u mbajt nė Lungro tė Kalabrisė, nė Shkurt 1897, thekėsoi tė njėjtin program: njėsimin e abecesė, pėrpilimin e njė fjalori, themelimin e njė shoqėrie kombėtare shqiptare dhe zgjerimin e lidhjevet me atdheun e vjetėr. Pas kongresit tė dytė Ili i Arbėreshėvet u zėvendėsua nga gazeta La Nazione Albanese, nėn drejtimin e Anselmo Lorecchio-s.

    Disa vjet mė vonė nisi tė shquhej veprimtaria e atdhetarėvet shqiptarė t'Amerikės.

    Rilindja letrare shqiptare kishte nisur pėrpara Lidhjes sė Prizrendit. sidomos tek Arbėreshėt e Italisė, me De Radėn nė krye. Por hovin e madh e mori pas ngjarjevet tė vitit 1878. Tė frymėzuar prej lėvizjes sė bashkimit t'Italisė, Arbėreshėt De Rada, Camarda, Dorsa, Serembe, e tė tjerė, u ngritėn pėr tė ringjallur vetėdijėn e kombėsisė sė tyre me anė krijimesh letrare e mbledhje kėngėsh a rapsodish popullore, ose me anė studimesh mbi gjuhėn dhe historinė e Shqiptarėvet. E forcuar mė vonė me fytyra tė reja, sidomos me atė tė Zef Schirojt, rryma letrare e Arbėreshėvet t'Italisė u lidh me veprimtarinė e shoqėrive tė tjera shqiptare nė mėrgim edhe u bė pjesė e pandarė e lėvizjes sė Rilindjes sonė kombėtare.

    Princesha rumune me origjinė shqiptare, Helena Gjika, e cila shkruante nė gazetat dhe tė pėrkohėshmet mė tė mėdha t'Evropės, nėn pseudonimin Dora d'Istria, ishte munduar t'a bėnte tė njohur kombėsinė shqiptare me anėn e kėngėvet popullore dhe kishte pėrkrahur shkrimtarėt arbėreshė t'Italisė. Nė tė pėrkohėshmen frėnge Revue des deux Mondes botoi mė 1866: Kombėsia shqiptare sipas kėngėvet popullore - Shqiptarėt e tė dy brigjevet t'Adriatikut.

    Mjerisht, Arbėreshėt e Greqisė nuk mundėn tė zhvillonin njė veprimtari tė kėtillė, sepse Greqia shtypte me ēdo mjet ndjenjat kombėtare shqiptare. Megjithatė, Panajot Kupitoris nga ishulli Hydra botoi mė 1879 njė studim historik e filologjik rreth gjuhės dhe kombit shqiptar. Ai qė u pėrpoq tė ngjallte ndjenjat shqiptare tek Arbėreshėt e Greqisė ishte Anastas Kullurioti, nga ishulli i Sallaminės, i cili botoi n'Athinė, mė 1882, gazetėn Zėri i Shqipėrisė, dhe njė abetare pėr t'iu mėsuar bashkatdhetarėvet tė tij gjuhėn e mėmės. I ndjekur prej Grekėvet, Kullurioti shkoi nė Rumani, pastaj u kthye nė Shqipėri, nė Gjirokastėr ku, me kėrkesėn e konsullit grek, u kap prej autoritetevet turke dhe u dėrgua nė Korfus. Mė nė fund mbaroi nė burgun e Athinės.

    Shqiptarėt e Greqisė kanė qėnė heronjt e kryengritjes dhe tė pavarėsisė greke. Pas themelimit tė shtetit grek, pėrveē pozitavet tė tjera, pėrbėnin pjesėn e zgjedhur t'ushtėrisė sė detit. Mbasi nuk dinin greqisht, urdhėrat nė marinėn greke jepėshin nė gjuhėn shqipe edhe gjer nė vjetėt e parė tė shekullit XX. Gjinden akoma edhe sot nė bibliotekėn e parlamentit grek arkivat e marinės s'asaj kohe me urdhėra e qarkore nė gjuhėn shqipe, shkruar me shkronja greke. Por Arbėreshėt e Greqisė nuk kanė pasur ndjenja shqiptare, pėr arėsyet qė janė treguar mė sipėr - edhe ndoshta sepse patėn emigruar n'ato vende qė pėrpara kohės sė Skėnderbeut. Por gjuhėn shqipe e patėn ruajtur edh' e flisnin pastėr gjer nė pjesėn e parė tė kėtij shekulli.

    Prej Rilindasvet shqiptarė pėrpara Lidhjes sė Prizrendit, Zef Jubani nga Shkodra pati botuar nė Trieshtė, mė 1871, njė pėrmbledhje kėngėsh popullore tė Shqipėrisė sė veriut, me njė parathėnie nė tė cilėn kritikonte ashpėr sundimin turk dhe pohonte se tėrė Shqiptarėt, me gjithė ndryshimet fetare, ishin tė njė gjaku, tė njė gjuhe, me zakone dhe aspirata te pėrbashkėta.

    Atdhetari korēar, Thimi Mitko, kishte botuar n'Egjyptė, mė 1878, njė pėrmbledhje kėngėsh dhe kallzimesh popullore me emrin Bleta Shqiptare. Por shkrimtari m'i madh i asaj kohe ėshtė Kostandin Kristoforidhi, i cili, nė shėrbim tė Shoqėrisė Biblike angleze, pėrkėtheu nė njė shqipe tė thjeshtė e tė fuqishme pjesė tė Dhiatės sė Vjetėr e sė Re dhe Psallmet. Kristoforidhi vazhdoi tė shkruante edhe pastaj nė njė prozė tė kulluar dhe punoi sidomos fjalorin e famshėm gjatė tėrė jetės sė tij. Ndėrmjet vjetėvet 1865 dhe 1870, Kristoforidhi bashkė me Pashko Vasa Shkodranin, Hoxha Hasan Tahsimin nga Ēamėria dhe Ismail Qemalin u pėrpoqėn nė Stamboll tė merrnin lejė pėr formimin e njė shoqėrie kulturore shqiptare, por nuk mundėn.

    Nė Shqipėri brenda, vetėm kleri katolik i Shkodrės, qė gėzonte mprojtjen e Austro-Hungarisė, pati mundur tė ēelte shkolla ku hynte edhe mėsimi i shqipes. Mė parė filluan Fretėrit; pastaj hapėn edhe Jezuitėt njė seminar, ku shqipja u fut si lėndė qė mė 1872, dhe njė kollegj mė 1877. Nga mbarimi i shekullit, mė 1899, Imzot Prenk Doēi, abati i Mirditės, themeloi shoqėrinė letrare Bashkimi ku pėrmblidhej njė pjesė e mirė e klerit katolik shqiptar, sidomos Fretėrit. Njė tjetėr shoqėri letrare, Agimi, u krijua nė Shkodėr nga Dom Ndre Mjeda, mė 1901.

    Pėrpara se tė merrte hov Rilindja kombėtare shqiptare, domethėnė mė parė se tė ēohėshin Shqiptarėt vetė, ishin interesuar dijetarėt e huaj pėr tė studiuar gjuhėn dhe kombėsinė tonė. Qė nė shekullin XVII, filozofi e dijetari i madh gjerman, Leibniz, ishte marrė edhe me gjuhėn shqipe, por e njihte fare pak dhe e lidhte me keltishten. Nė shekullin XVIII, Rektori i Seminarit italo-shqiptar tė Palermos, Paolo Maria Parrino, pati bėrė studime tė gjera mbi historinė dhe ethnografinė shqiptare. Botimi i profesorit gjerman J. Thunmann; Kėrkime mbi historinė e popujve t'Evropės lindore (mė 1774) zgjoi njė interes mė tė gjallė rreth shqipes. Thunmann-i, duke u pėshtetur nė studimet gjuhėsore, pėrfshinte edhe Thrakėt nė pėrbėrjen e popullsisė shqiptare. Malte-Brun e ndante nė tre grupe prejardhjen e shqipes duke e lidhur me gjuhėt e vjetra t'Evropės. Njė shtytje tė re i dha studimit tė shqipes dhe t'origjinės sė kombit tonė vepra e dijetarit gjerman, J. Xylander, Gjuha e Shqiptarėvet, botuar nė Frankfurt mė 1835. Por sidomos shkrimet e tė famshmit Georg von Hahn, konsulli austriak nė Janinė, Studime Shqiptare, botuar mė 1853-1854, hapėn njė tjetėr horizont pėr Albanologjinė, dhe Hahn-i u shikua pėr disa kohė si babaj i saj. Ky e pėrshkruante Shqipėrinė dhe popullin e saj me histori, gjuhė e zakone, duke botuar njė pjesė tė folklorit, njė fjalor dhe njė gramatikė tė shqipes. Shkrimtari frėng Ami Boué, nė veprėn e tij Turqia e Evropės (Paris, 1840) dhe tė tjerė auktorė kanė hedhur dritė mbi shtrirjen gjeografike dhe veēoritė ethnike tė kombit shqiptar. "Shqiptarėt janė ndoshta raca m'e bukur e Turqisė... midis tyre mund tė gjinden tipa tė denjė pėr t'u marrė si model i Afroditės ose i Apollonit", shkruante Ami Boué1.

    Linguistė tė mėdhenj si Franz Bopp dhe August Schleicher (Gjermanė), Holger Pedersen (Danes) u muarėn me studimin e shqipes. Bopp-i ishte i mendimit se kjo zinte njė vend tė veēantė nė familjen e gjuhėvet indo-evropiane, kurse Schleicher-i e mbante pėr njė gjuhė pellazgjike. Kėto theori kishin rėndėsi tė madhe n'anėn historike, sepse gjuha tregonte edhe rrėnjėn e popullit shqiptar. Prandaj tek Rilindasit u pėrhap ideja se Shqiptarėt rrithnin prej Pellazgėvet dhe se ishin kushėrinj me Grekėt. Kėta tė fundit u pėrpoqėn t'a shfrytėzonin legjendėn pellazgjike pėr t'i futur Shqiptarėt nėn sundimin e tyre, gjoja si me origjinė tė pėrbashkėt. Studimet e reja dhe tė thelluara tė historisė nuk kanė mundur tė pėrcaktojnė asgjė rreth Pellazgėvet, tė cilėt mbeten si njė emėr i mjegullt. Grekėt e Vjetėr quanin Pellazgė atė shtresė popullsie qė gjetėn nė Ballkan dhe n'ishujt e Egjeut pėrpara se tė zbrisnin fiset helenike. Pellazgėt kishin qėnė ndėrtonjės qytetesh dhe muresh vigane me gurė shumė tė mėdhenj; Grekėt i muarėn prej tyre emrat e disa perėndive, sipas Herodotit. Pėr fise pellazgjike ėshtė folur jo vetėm nė Ballkan, por nė tėrė botėn e Mesdheut, prej Azisė sė Vogėl deri n'Itali. Tek historianėt e vjetėr grekė, Efori, Herodoti, Thuqidhidhi e deri te Hesiodi gjejmė njė mishmash tė ngatėrruar rreth Pellazgėvet. Ky emėr mbetet akoma i mjegullt edhe pėr historianėt e sotshėm me gjithė studimet qė janė bėrė rreth tij e vėrteta ėshtė se fiset helenike sikurse fiset e tė Parėvet tonė, kur erdhėn nė Ballkan, gjetėn aty njė shtresė popullsie tė mėparshme tė cilėn e quajtėn Pellazgė. Prej asaj shtrese muarėn sigurisht fjalė dhe elemente tė qytetėrimit. Rrėnjėt e pėrbashkėta tė disa fjalėve ndėrmjet shqipes dhe greqishtes e kanė ndoshta burimin tek shtresa e popullsisė pellazgjike. Por si fiset helenike ashtu edhe fiset stėrgjyshore tė Shqiptarėvet erdhėn mė vonė e u vendosėn pėrmbi atė shtresė. Dhe ishin fise tė ndryshme (tė Parėt tonė me Helenėt) ndonėse bėnin pjesė nė familjen Ariane ose Indo-Evropiane.

    Linguisti austriak Gustav Meyer e hodhi poshtė theorinė pellazgjike tė shqipes dhe u pėrpoq tė vėrtetojė se kjo vjen prej ilirishtes sė vjetėr. Por Meyer-i e paraqit mjaft tė kufizuar numrin e fjalėvet-rrėnjė tė shqipes duke i pandehur tė huaja njė pjesė tė tjerash. Kurse linguistė mė tė rinj, ndėr ta edhe Norbert Jokl-i, e tregojnė gjuhėn tonė shumė mė tė pasur me rrėnjė thjeshtė tė sajat nga ē'e mendonte Meyer-i. Veēse Jokl-i e nxjerr shqipen me rrjedhje iliro-thrake.

    Duket se Ilirėt, Thrakėt, Maqedonasit, Dakėt, Frigjėt e tė tjerė pėrbėnin nė kohėt e vjetra njė familje popujsh me lidhje gjuhe e gjaku, sikurse popujt sllavė qė zbritėn n'Evropė mė vonė. Prej brigjevet t'Epirit, Ilirėt kapėrcyen n'Itali, ku jo vetėm Japigėt dhe Mesapėt, por disa historianė mendojnė se edhe Sabinėt ishin Ilirianė. Raca iliriane kaloi Apeninet, sipas kėtyre, dhe arriti deri n'Etruri.

    Sidoqoftė, prej kėsaj familjeje popujsh tė vjetėr, kanė mbetur tė pashkrirė vetėm Shqiptarėt dhe gjuha shqipe.

    Pra, siē e pau pėr herėn e parė Bopp-i dhe siē e vėrtetojnė Pedersen, Jokl etj., shqipja zė njė vend tė veēantė nė grupin "satem" tė gjuhėvet indo-evropiane. Shqiptarėt pėrbėjnė njė komb tė dalluar, nga mė tė vjetrit n'Evropė, dhe nuk janė njė pėrzjerje e ēoroditur siē mendonin armiqtė e tyre. Pedersen-i thekėson se shqipja ėshtė njė gjuhė mė vehte dhe se ndryshimet dialektore tė saja janė fare tė vogla.

    Po ashtu, anthropologė qė kanė studiuar veēoritė trupore tė popullit shqiptar, si Dr. Paul Traeger, Gjerman, Prof. Eugėne Pittard, Zviceran, e tė tjerė, vėrtetojnė se ai pėrbėn njė grup racial tė pėrbashkėt dhe se tė njėjtėt tipa gjinden prej njė skaji tė Shqipėrisė nė tjetrin, prej veriut nė jugė. Ėshtė vėshtirė tė gjindet njė popull me trajtė kafke aq tė pėrngjashme, thotė Prof. Pittard, i cili i mban Shqiptarėt si njė racė shumė tė bukur malėsorėsh, brakiqefalė (kokė-gjerė), me shtat tė bėshėm e tė zhdėrvjelltė, racė qė ai e quan Iliriane ose Dinarike.

    Gjeografi i madh frėng Elisée Reclus shkruante, mė 1875, nė Gjeografinė e Pėrbotėshme "...Kur Shqiptarėt tė hyjnė nė marrėdhėnie tė vazhduarshme me popujt e tjerė, shpresohet me tė drejtė se do tė lozin njė rol tė rėndėsishėm, mbasi ata dallohen pėrgjithėsisht nga hollėsia e mendjes, qartėsia e mendimit dhe forca e karakterit".

    Kėshtu Albanologėt e huaj kishin vėrtetuar se Shqiptarėt janė njė racė e vjetėr dhe se zėnė njė vend tė veēantė si gjuhė e si kombėsi nė familjen e Evropės. Shkrimtarėt e Rilindjes duhej t'a nximin nga errėsira e padijes popullin e pėrēarė nė fe e nė krahina, t'ia kujtonin se ishte njė komb i lashtė qė kishte pasur pėr tė Parė Aleksandrin e Madh, Filipin, Bardhylin, Aleksandėr Mollosin, Pirron, Agronin. Teutėn, dhe sidomos Skėnderbén, rreth tė cilit gojėdhėnat mbushnin akoma folklorin e Arbėreshėvet t'Italisė. Figura e Skėnderbeut u bė simboli i bashkimit kombėtar. S'kishte vjershėtar a shkrimtar qė tė mos e pėrmendte. De Rada pati shkruar poemin Scanderbeccu i Pafaan. Zef Schiroj, nė Rapsoditė Shqiptare, pjesėn e parė ia kushtonte rrethimit tė Krujės prej Sulltan Mehmetit II, dhe, Te Dheu i Huaj, ngjitej deri n'origjinėn pellazgjike tė Shqiptarėvet duke kaluar pastaj nėpėr kohėt kastriotiane. Gabriello Dara mblodhi nga gojė e Arbėreshėvet, lidhi e pėrpiloi poemthin e bukur Kėnka e Sprasme e Balės. Naim Frashėri shkroi nė vjershė veprėn Istori e Skėnderbeut.

    Letėrsia e Rilindjes lulėzoi jashtė Shqipėrisė, me pėrjashtim tė krijimevet tė klerit katolik nė Shkodėr, i cili gėzonte njė farė mprojtjeje. Botimet nga Bukureshti, Sofja, Egjypti, Italia, hynin fshehtazi nė Shqipėri dhe shpėrndahėshin dorė mė dorė, nė njė numėr tė kufizuar, pa u pėrhapur dot, fatkeqėsisht, nė shumicėn e popullsisė. Tė gjitha shkrimet nuk kishin njė vleftė letrare, por qėllimi i tyre ishte ngjallja e ndjenjės kombėtare dhe bashkimi i Shqiptarėvet me anėn e arėsimit. Pa u zgjatur kėtu mbi vjershat e bukura tė Ēajupit (Anton Zakos), n'Egjyptė, mbi vjershat e Filip Shirokės, mbi ato t'Asdrenit (Aleks S. Drenovės), nė Rumani, mbi botimin e njė pjese tė folklorit shqiptar, Valėt e Detit, nga Spiro Dine, mė 1908, mbi veprat e Dom Ndre Mjedės dhe tė Dom Ndoc Nikajt, nė Shkodėr, mbi ē'patėn shkruar Sami Frashėri, Vaso Pasha, Jani Vretua e tė tjerė, dy poetėt qė kanė lozur njė rol kryesor nė Rilindjen kombėtare janė Naim Frashėri dhe At Gjergj Fishta.

    Cilado qoftė vlefta letrare e vepravet tė Naimit, gjuha e tij ėshtė njė shqipe e kulluar, krejt e pastėr nga fjalėt e huaja, dhe ndjenjat e tija njerėzore janė aq tė ēiltėra, aq tė nxehta, sa qė prekin shpirtrat edhe nėpėr ato vjersha tė thjeshta. Naimi i pėrfshin nė tė njėjtėn dashuri tė gjithė Shqiptarėt, myslimanė e tė krishterė, Toskė e Gegė, nė Shqipėri a kudo qė tė ndodhėshin. Zemra e tij, ėndėrra e tij, adhurimi i tij ishte Shqipėria, prandaj mund tė quhet me tė drejtė apostulli i kombėsisė.

    At Gjergj Fishta ėshtė ndoshta m'i madhi poet shqiptar gjer mė sot. Edhe ky pjesėn mė tė rėndėsishme tė veprave tė tija ua pati kushtuar subjekteve kombėtarė. Nė kryeveprėn Lahuta e Malcis, poem epik shumė i fuqishėm, kėndon luftat e malėsorėvet tė Shkodrės kundėr Malazezvet dhe mė nė fund kundėr Turqve tė Rinj. Aty tregon, me vija tė forta, doke e zakone, besė e burrėri, veēoritė trupore si edhe botėkuptimin dhe fisnikėrinė morale tė Shqiptarit.

    Nuk mund tė flitet pėr brezin e Rilindjes pa pėrmendur Faik Konitzėn, punonjės i gjuhės, pėrhapės i shkrimevet, i idevet dhe shtytės i kulturės kombėtare. Qė mė 1897, kur ishte fare i ri, nxori nė Bruksel tė pėrkohėshmen Albania, tė cilėn pastaj e vazhdoi nė Londėr gjer mė 1909. I pajisur me dituri tė gjerė, njohės i shumė gjuhėve dhe veprave, Faik Konitza i dha bukuri artistike prozės shqipe, zbuloi shprehjet e holla tė saja edhe e ngriti nė lartėsinė letrare. Mjerisht, nuk ka shkruar veēse artikuj, kritika dhe ndonjė pėrkėthim. E pėrkohėshmja Albania u bė si njė enciklopedi e vogėl shqiptare, ku shkruhej mbi gjuhė, letėrsi, arte, histori, probleme politike e shoqėrore, botohėshin pjesė tė folklorit dhe t'auktorėvet qė jetonin tė shpėrndarė nėpėr vise tė ndryshme tė botės.

    Nė vjetėt e parė tė kėtij shekulli nisi tė shquhej kolonia shqiptare e Amerikės, e cila. pak mė vonė, u tregua shumė e gjallė pėr mprojtjen e tė drejtavet kombėtare. Mė 1905, Petro Nini Luarasi formonte shoqėrinė Malli i Mėmėdheut. Tė tjera shoqėri u formuan mė pastaj. Nė Qėrshor 1906, Sotir Peci filloi tė botonte nė Boston gazetėn Kombi. Rolin mė tė madh n'Amerikė ka pėr t'a lozur Fan Noli, i cili u dorėzua prift mė 1908 me qėllim misionari, pėr t'i shkėputur Shqiptarėt orthodoks nga Kisha greke, nga helenizmi, e pėr tė themeluar Kishėn Autoqefale shqiptare me liturgjinė e saj nė gjuhėn shqipe. Kisha Orthodokse shqiptare e Amerikės u organizua mė 1919 si njė dioqezė e pavarur, me Peshkop Nolin nė krye. Fan Noli u shqua nė fushėn kombėtare si letrar, si njeri politik, si pėrhapės mendimesh, por shėrbimin mė tė madh ia ka sjellė Shqipėrisė si themelonjės i Kishės Autoqefale dhe pėrkėthenjės i liturgjisė sė saj nė gjuhėn shqipe, tė thjeshtė e t'ėmbėl si qumėshti i mėmės.

    Mė 1909, shkoi n'Amerikė edhe Faik Konitza, i cili drejtoi pėr disa kohė, nė Boston, gazetėn Dielli. Pastaj nxori nė St. Louis, Missouri gazetėn Trumbeta e Krujės. Mė 1912, Konitza, Noli e tė tjerė atdhetarė themeluan nė Boston Federatėn Pan-Shqiptare Vatra t'Amerikės, e cila pėrmblodhi nė gjirin e saj shoqėritė e mėparėshme dhe pati si organ gazetėn Dielli. E udhėhequr prej Nolit dhe Konitzės, Vatra ka lozur njė rol fort tė rėndėsishėm nė mprojtjen e pavarėsisė dhe tė tė drejtavet shqiptare.

    Njė nga problemet kryesorė nė lidhje me kulturėn dhe arėsimin kombėtar ishte edhe pranimi i njė abeceje tė pėrbashkėt pėr gjuhėn shqipe. Nė shkrimet e vjetra qenė pėrdorur abece tė ndryshme, latine, greke edhe arabe. Shkrimtarėt katolikė e Arbėreshėt e Italisė patėn pėrdorur abecenė latine me disa bashkėngjitje shkronjash ose shėnja tė veēanta pėr t'ua pėrshtatur tingujve tė shqipes. Gjon Buzuku pat marrė edhe ca shkronja cirilike. Naum Veqilharxhi dhe, pėrpara atij, Theodor Haxhi Filipi nga Elbasani patėn bėrė nga njė abece tė veēantė. Njė gjė tė kėtillė mendoi tė shpikte edhe Hoxha Tahsimi. Jani Vretua anonte pėr abecenė greke, sepse atėhere besohej nė theorinė pellazgjike qė na bėnte kushėrinj me kėta. Daut Boriēi nga Shkodra pat botuar njė abetare tė gjuhės shqipe me shkronja arabe. Kjo gjė iu pėlqente edhe disa pashallarėve e bejlerėve, dhe mund tė kalonte e pa-vėnė-re prej autoritetevet turke pėr t'iu mėsuar shqipen Myslimanėvet. Kurse Ismail Qemali dhe Vaso Pasha ishin pėr abecenė latine.

    Por nė fillim tė kėtij shekulli, mė tė pėrhapurat ishin abeceja e Shoqėrisė sė Stambollit ose e Frashėriotėvet, pėr tė cilėn kemi folur mė sipėr, dhe dy abece latine, me disa ndryshime ndėrmjet tyre, qė pėrdorėshin nė Shkodėr prej shoqėrivet tė klerit katolik Bashkimi dhe Agimi. Abeceja e Stambollit dhe ajo e shoqėrisė Agimi kishin nga njė shkronjė pėr ēdo tingull. Njėsimi i abecesė donte tė thoshte njėsimi i gjuhės shqipe, dhe njėsimi i gjuhės donte tė thoshte njėsimi i kombit. Kėtė tė vėrtetė e kishin kuptuar me kohė Sami Frashėri dhe atdhetarėt e tjerė. Prandaj qenė bėrė pėrpjekje pėr njė abece tė pėrbashkėt. Rrahja m'e gjere e kėsaj ēėshtjeje u bė nė Kongresin e Manastirit, i cili u mblodh nė Nėntor tė vitit 1908. Kishin ardhur pėrfaqėsonjės nga tė gjitha qendrat kulturore shqiptare. Pas shumė bisedimesh e duke marrė para sysh pėrhapjen e botimevet t'asaj kohe, u vendos qė tė pėrdorėshin dy abece, ajo e Stambollit dhe njė tjetėr latine si ajo e shoqėrisė Bashkimi. Por pastaj, ca nga ca, sidomos pas vitit 1912, abeceja e Stambollit u la mėnjanė dhe u pranua prej tė gjithė Shqiptarėvet abeceja latine qė pėrdoret edhe sot.

    Ndėrsa jashtė Shqipėrisė bėhėshin kėto pėrpjekje pėr Rilindjen kombėtare, pėrbrenda gjendja kishte mbetur pothuajse e pandryshuar, shkollat shqipe ishin rreptėsisht tė ndaluara pėrveē atyreve tė klerit katolik nė Shkodėr. Prej vitit 1888, hapi edhe Italia dy shkolla fillore nė Shkodėr, njė pėr djem e njė pėr vajza, me qėllim qė tė fuste kulturėn e saj pėr t'i bėrė kundėrpeshė ndikimit politik t'Austro-Hungarisė. Kjo e fundit, nėpėrmjet tė klerit katolik, vazhdoi hapjen e shkollavet fillore shqipe, pėrmbi njėzet, nė rrethin e Shkodrės, nė Prizrend e gjer nė Durrės. Po edhe Italia nuk desh tė mbetej pas. Hapi njė shkollė tregėtare nė Shkodėr, mė 1899, dhe disa tė tjera mė pastaj: fillore, tregėtare e mjeshtėrore, ku mėsimet jepėshin italisht, nėpėr qytete tė ndryshme, si nė Durrės, Vlorė, Gjirokastėr e Janinė.

    Nė viset shqiptare me pakica sllave tė Maqedonisė kishte shkolla bullgare qė ndiqėshin edhe prej Shqiptarėsh orthodoks, dhe nė Kosovė qenė hapur aty-kėtu shkolla serbe. Ekzarkati bullgar (Kisha kombėtare bullgare) ishte shkėputur nga Patrikana mė 1870, dhe kishte hyrė nė luftė kundėr Kishės greke pėr tė shkrirė ndikimin e vet nė Maqedoni, nė vilajetet e Manastirit e tė Kosovės duke hapur shkolla bullgarisht. Nėpėr kėto krahina u ndesh dhe me Kishėn serbe, e cila donte tė bėnte tė njėjtėn punė me anėn e klerit tė saj dhe tė shkollavet, domethėnė tė serbizonte Maqedonasit dhe Shqiptarėt. Atė qė kishte dashur tė bėnte Kisha greke pėr ēkombėtarizimin e Shqiptarėvet, po mundohėshin t'a bėnin tani edhe Kishat bullgare e serbe. Lufta ndėrmjet tri Kishavet pėr tė futur popullsinė orthodokse tė Maqedonisė e tė Kosovės nėn mvarėsinė e tyre u ashpėrsua aq tepėr sa qė arriti nė pėrpjekje ēetash t'armatosura, tė shtytura nga Athina, Sofja e Belgradi.

    Por ato qė shtrihėshin nė tėrė vendin ishin shkollat greqishte pėr Orthodoksit dhe turqishte pėr Myslimanėt. Qeveria turke dhe Patrikana ishin marrė vesh ndėrmjet tyre pėr t'i mbajtur Shqiptarėt tė ēarė mė dysh: Turqia, sepse ashtu mund t'i sundonte mė lehtė, mund tė ndalte mėkėmbjen e njė kombėsie shqiptare dhe t'i pėrdorte Myslimanėt si ushtarė tė saj; Patrikana, sepse s'donte qė Orthodoksit shqiptarė t'i delnin prej dore, por duhej tė formonin trup tė pėrbashkėt me kombėsinė greke. Kjo politikė fetare e Patrikanės ishte e njėjtė me atė tė qeverisė greke t'Athinės. Pėr tė ndaluar arėsimin shqip, Turqia pėrdorte forcėn. Patrikana me klerin grek pėrdornin mallkimin e gjuhės shqipe dhe ēkishėrimin e atyre qė e mėsonin. Kur dėshira pėr arėsimin kombėtar filloi tė merrte hov nė Shqipėri dhe "mallkimi" nuk mjaftonte, engjėjt-grekė tė Patrikanės vranė me plumba e me thika priftėrinjtė shqiptarė at Kristo Negovanin dhe At Stathi Melanin, sikurse dyshohet qė patėn vrarė Mjeshtėr Todėrin nga Elbasani, mė 1806, dhe helmuar Naum Veqilharxhin, mė 1866. Vranė Pandeli Sotirin mė 1891, pėrveē tė tjerėve qė gjetėn vdekjen prej atyre armiqve tė djallėzuar.

    Shqiptarėt patėn bėrė protesta pothuajse nė tė gjitha mbledhjet ndėrkombėtare pėr mos-pasjen e shkollavet nė gjuhėn e tyre. Myslimanėt prej krahinash tė ndryshme i qenė drejtuar Sulltanit me lutje e telegrame pėr t'iu hapur shkolla shqipe, por tė gjitha kėto ishin si trokitje nė derėn e shurdhit. Nė njė protestė qė i drejtonte populli i Dibrės Stambollit, mė 1898, i thoshte: "Armiku m'i madh i Shqipėrisė po tregohet Porta e Lartė. Qeveria turke lejon nė tokat shqiptare shkollat greke, bullgare e serbe dhe na i ndalon neve qė kemi lindur e jetojmė nė kėtė vend. Kėshtu tė drejtat tona po merren nėpėr kėmbė prej atyre qė duhej tė na ishin mirėnjohės dhe tė na shpėrblenin pėr gjakun qė kemi derdhur dhe po derdhim nė shėrbim tė Perandorisė Otomane".

    Shqiptarėt e kolonivet u pėrpoqėn me sa mundėn pėr tė pėrhapur mėsimin e gjuhės amtare n'atdheun e mjeruar. Ndonjė atdhetar si Koto (Kostandin) Hoxhi, i cili pati qėnė mėsuės nė shkollėn normale greke tė fshatit Qestorat afėr Gjirokastrės, ishte vėnė t'ua mėsonte shqipen fshehurazi disa nxėnėsve tė tii, si Pandeli Sotirit dhe Petro Nini Luarasit, qė u shquan mė vonė pėr dashurinė kombėtare. Koto Hoxhi u pėrpoq tė hapte edhe njė shkollė shqipe, por qe e pamundur. Mė nė fund peshkopi grek i Gjirokastrės e ēkishėroi, dhe Koto Hoxhi, siē e dimė, bėri pjesė pastaj nė Shoqėrinė e Stambollit. Pėr tėrė vilajetin e Janinės, n'atė kohė, kishte 665 shkolla greke dhe asnjė shkollė shqipe. Nė qarqet e Gjirokastrės, Vlorės dhe Beratit kishte 163 shkolla greqisht dhe 80 turqisht - sipas disa statistikave.

    Vetėm mė 1885, pas shumė pėrpjekjesh, Shoqėria e Stambollit mundi tė merrte lejė pėr tė hapur njė shkollė shqipe private nė Korēė. Shoqėria Drita e Bukureshtit u zotua pėr shpenximet dhe dėrgoi nė Korēė njė nga antarėt e saj, Thimi Markon, tė ngarkuar me atė detyrė. Ky takoi mitropolitin dhe kėshillin grekoman tė qytetit pėr t'i bindur qė tė futej shqipja si gjuhė e dytė edhe nė shkollat greke, por Patrikana e kundėrshtoi me tėrė forcėn. Autoritetet turke nxuarėn tė tjera pengesa pėr lejėn, megjithatė shkolla shqipe mundi tė ēelej pas njė viti pėrpjekjesh, me drejtor tė parė Pandeli Sotirin, i cili erdhi nga Stambolli pėr atė punė. Njė Shoqėri kombėtare pėr arėsimin shqip u formua nė Korēė me Thimi Markon, Orhan Ēerēis Pojanin dhe Jovan Kosturin. Shkolla nisi t'ecte mirė nė vjetėt e parė dhe u regjistruan nja 200 nxėnės prej tė dy besimevet. Por mitropoliti i Korēės dhe Patrikana u vunė menjėherė nė lėvizje duke kėrcėnuar me ēkishėrim prindėrit qė dėrgonin djemtė e tyre nė shkollėn shqipe. Kėshtu numri i nxėnėsvet u pakėsua. Pandeli Sotiri u shtrėngua tė largohej. Drejtimin e shkollės e mori Thanas Sina, pastaj Petro Nini Luarasi dhe mė nė fund Nuēi Naēi. Parėsia orthodokse e Korēės ishte grekomane, si nė ēdo vend tė Shqipėrisė, dhe bashkė me klerin filloi tė ēpifte pranė autoritetevet turke se ndihmat nuk mblidhėshin pėr shkollėn, po pėr tė mbajtur ēetat qė luftonin kundėr Perandorisė.

    Ndėrkaq, i palodhėshmi atdhetar Petro Nini Luarasi u pėrpoq tė hapte tė tjera ose tė kėthente shqipe shkollat greqishte rreth Korēės, nė gjashtė fshatra tė Kolonjės dhe tė Vakėfevet. Mė 1892, kryepeshkopi i Kosturit, Fillareti, lėshoi njė letėr mallkimi kundėr Petro Ninit, me anėn e sė cilės tmerronte popullsinė orthodokse. "Nuk ka gjuhė shqipe", thoshte kryepeshkop Fillareti, "por i mallkuari Petro Nini Luarasi kėrkon tė prishi ndėrgjegjen e Orthodoksvet, t'i kėthejė nė masonė dhe nė protestantė, tė pėrmbysi themelet e Orthodoksisė, tė pėrdhosi ikonat e shėnjta, kryqin, shėnjtorėt etj.". Prandaj, vazhdonte Fillareti, "ēdo i Krishter, i madh a i vogėl, i varfėr a i pasur, burrė apo grua, qė dėgjon fjalėn e tė mallkuarit Petro Luarasi dhe tė bashkėpunėtorėvet tė tij, qė pranon prej tyre libra ose tė holla pėr t'u bėrė mėsuės i shqipes, do tė jetė i ēkishėruar dhe i nėmur nga Zoti i plotfuqishėm".

    Natyrisht, Petro N. Luarasi nuk u tund nga kėto profka, dhe shkollat e Kolonjės e tė Vakėfeve u kthyen shqipe nė vitin 1893, por nuk vazhduan dot sepse pengesat dhe vėshtirėsitė ishin shumė tė mėdha.

    Mė 1892, u hap nė Korēė e para shkollė shqipe pėr vajza, nėn drejtimin e Gjerasim Qiriasit, me ndihmat e Shqiptarėve dhe tė disa misioneve fetare amerikane edhe anglezė. Mėsimet jepėshin nga Sevastia Qiriasi, Katerina dhe Grigor Cilka, qė kishin studiuar nėpėr shkolla amerikane. Mė vonė shėrbyen si mėsuėse edhe Polikseni Luarasi, Parashqevi Qiriasi, Fanka Efthimi etj. Misionari arnerikan P. Kennedy i shėrbeu mjaft kėsaj shkolle, e cila kishte pėrkrahjen e Misionit Amerikan nė Manastir, e prandaj mundi tė mbahej kundrejt autoritetevet turke deri mė 1902. Nė kėtė datė, Turqit vendosėn t'i jepnin fund arėsimit shqip nė Korēė, megjithėse nuk kishte qėnė kushedi se ēfarė mbasi ndodhej nė kushte shumė tė dobėta kundrejt mjetevet dhe kulturės helenike, kundrejt shkollavet greqishte e turqishte. Nuēi Naēi, Thimi Marko, Jovan-Kosturi, Orhan Ēerēis Pojani, u arrestuan; ky i fundit, si mysliman, u internua n'Anadoll. Mė 1904 u arrestua edhe Grigor Cilka, ish-drejtori i shkollės sė vajzavet.

    Atdhetarėvet shqiptarė s'iu mbetej tjetėr veēse t'a mėsonin shqipen vetė me anėn e libravet dhe tė gazetavet qė hynin fshehurazi nga jashtė, sidomos nga Bukureshti dhe nga Sofia. Nė radhėt e intelektualėvet kishte mjaft qė e mėsonin, sepse ata qė e ndjenin vehten Shqiptarė, myslimanė e tė krishterė, bashkėpunonin ngushtė, ndihmonin dhe ia kalonin librat njėri-tjetrit. Si qėndra mėsimi tė shqipes shėrbyen sidomos teqetė e Bektashinjvet, qė ishin bėrė fole e nacionalizmit shqiptar. Kafazėt shqiptarė nėpėr konsullatat e huaja ishin zakonisht bektashinj dhe punonin pėr tė futur fshehurazi nga jashtė botimet shqipe, nėn mprojtjen diplomatike. Natyrisht, arėsimi kombėtar i hapur nė kėtė mėnyrė nuk mund t'arrinte deri nė masat e gjera tė popullit.

    Pėrpjekjet e Rilindasvet pėr tė zgjuar vetėdijėn kombėtare, e cila do tė sillte si pasojė bashkimin e Shqiptarėvet, ndeshėn jo vetėm nė kundėrshtimin e Turqisė dhe tė Patrikanės greke, po edhe nė trashėgimin historik e shoqėror tė Shqipėrisė, i cili ishte me tė vėrtet pėr tė vajtuar. Pėrveē ndarjevet fetare, mbizotėronin copėtimet krahinore, tė cilat kishin rrėnjosur tek Shqiptari njė botėkuptim qė nuk shikonte dot pėrtej malit, qytetit apo fisit tė tij. Nga kjo gjendje pėrfitonin feudalė, krerė e bajraktarė, si edhe kleri, q'e kishin popullin tė lidhur pas vehtes dhe losnin lloj lloj intrigash pėr interesat e tyre tė veēanta. Kush mund t'i bashkonte kėta tė gjithė tok pėr njė ēėshtje kombėtare qė kėrkonte njė drejtim dhe njė vepėrim tė vetėm? E pamė sesi pėrfundoi Lidhja Prizrendit kur erdhi puna pėr tė kėrkuar autonominė. Ashtu kanė pėrfunduar pothuajse tė tėra luftat dhe pėrpjekjet e Shqiptarėvet, sepse ka qėnė e pamundur qė kėta tė mblidhėshin tė gjithė bashkė. Ēdo i huaj, qė nga koha e Ilirėvet e gjer mė sot, i ka mposhtur me anėn e pėrēarjevet.

    Kėtė tė vėrtetė tė hidhur e shprehte fort mirė gazeta Drita e Sofjes kur shkruante, nė Mars 1906: "Deri tashti, Shqiptarėt nuk kanė qėnė tė marrur vesh midis tyre: Gjakova lufton e vritet, Peja s'ka asnjė lajm. Luma digjet, tė tjerėt s'dijnė kurrgjė: Bashkimi, bashkimi, bashkimi e bėn fuqinė... tjetėr rrugė s'ka".

    Prej qėndresės sė fundit qė bėri Lidhja e Prizrendit, nė Prill 1881, dhe gjer nė shpalljen e Pavarėsisė, mė 28 Nėntor 1912, ngjajtėn mjaft pėrpjekje e kryengritje nė Shqipėri, me idenė e lėvizjes kombėtare, por copė copė, e pjesė pjesė, pa ndėrlidhje midis tyre, pa njė dorė, pa njė drejtim, pa njė kumandė tė vetėme. Nuk po zgjatemi mbi protestat qė kanė bėrė Shqiptarėt nėpėr mbledhjet ndėrkombėtare - siē i bėnė me dyzina Kongresit tė Berlinit - ose mbi kėrkesat qė i drejtuan Portės sė Lartė pėr shkollat shqipe e pėr autonominė. Sepse protesta ėshtė thirrja e tė dobėtit; ėshtė njė copė letėr qė hidhet nė shportė dhe qė askush s'ka kohė t'a kėndojė kur nuk sjell me vehte erėn e barutit. Liria nuk lypet duke qarė, se kurrkush s't'a jep, por merret me forcė. Dhe njė popull qė s'ka qėnė i zoti t'a merrte, s'e ka pasur kurrė. Tė shumtėt e Rilindasvet ishin deri diku intelektualė dhe jo njerėz tė vepėrimit. Kėrkonin njėherė t'a qytetėronin popullin shqiptar, pa mandej ky tė hidhej nė luftė pėr autonominė ose pavarėsinė, tė cilėn ishte duke e lypur vetėm me lutje nga Sulltani. Mirėpo kohėt nuk prisnin gjersa tė ndryshohej mendėsia e Shqiptarėvet. Planet e shumė Rilindasve, si tė ēdo intelektuali qė nuk e ka intuitėn e burrit tė shtetit, ishin abstrakte, qėndronin n'erė, nuk e rroknin dot realitetin e gjallė tė gjėravet politiko-shoqėrore. Prandaj pritėn gjersa ra gėrmadha turke e i zuri brenda. Pati edhe njerėz tė vepėrimit, jo se s'pati. Por kėta nuk qenė tė njė shkalle sa tė kumandonin tėrė Shqipėrinė. Vepėrimet e tyre s'e kapėrcenin dot horizontin e krahinės ose tė qarkut.

    Me kėtė kritikė, nuk duam t'iu hedhim ndonjė pėrgjegjėsi Rilindasvet, tė cilėt bėnė aq sa mundėn, sepse nė tė vėrteten autonomia ose pavarėsia e Shqipėrisė ishte njė gjė tepėr e vėshtirė pėr t'u arritur. Vėshtirėsitė ishin tė brendėshme dhe tė jashtėme. Tė brendėshme, sepse ishte gati e pamundur qė tė mblidhėshin e tė pėrdorėshin tė gjitha energjitė e kombit shqiptar nė njė drejtim tė vetėm; tė jashtėme, sepse fuqitė e mėdha, edhe ato qė kishin interes t'a pėrkrahnin Shqipėrinė, donin tė mbanin atė gjendje qė ishte nė Ballkan, domethėnė t'a linin vendin tonė si pjesė tė Perandorisė Otomane. Pastaj, sikur Shqiptarėt tė ngrinin krye pėr autonominė, fqinjėt ballkanase, Greqia, Serbia, Bullgaria e Mali-i-Zi, do t'iu binin prapa krahėvet pėr t'iu rrėmbyer tokat, pėr t'i copėtuar. Ndoshta sikur Shqipėria tė kishte pasur n'atė kohė njė burrė tė madh, njė figurė ushtarake tė jashtėzakontė - siē ka nxjerrė disa herė kombi i ynė - ose njė komitet drejtonjės shumė tė fortė, tė pėrbėrė nga njerėz prej tė tri fevet, dhe qė tė vepronte me dorė tė hekurt, mund t'a kishte fituar autonominė duke i thyer ushtėritė turke. Rreziku i fqinjėvet dhe i ndėrhyrjes sė fuqivet tė mėdha mbetej gjithmonė si njė gjė e mundshme, por nuk besohet qė Austro-Hungaria dhe Italia tė pėrdornin forcat e tyre pėr t'ia shtruar Shqipėrinė Turqisė, ose tė lejonin copėtimin e saj ndėrmjet fqinjėvet ballkanase tė pėrkrahura nga Rusia. Problemi i Shqipėrisė do tė kishte pasur njė zgidhje ndėrkombėtare, siē pati mė 1903 ai i Maqedonisė, ndoshta edhe mė mirė, se do tė pėrfundonte me fitimin e plotė t'autonomisė. Por ėshtė e kotė tė merremi kėtu me hamėndje dhe tė tjerrim tortė rreth gjėrash qė nuk u bėnė, rreth pėrfytyrime heronjsh qė s'ia fali n'atė kohė popullit tonė natyra.

    Thamė se Lidhja e Prizrendit e nxori problemin shqiptar, nė planin evropian, si njė ēėshtje pėr t'u zgidhur. Nga ana tjetėr, tek njė pjesė atdhetarėsh iu dha hov ndjenjavet pėr liri e pavarėsi kombėtare. Nė tė dyja kėto vėshtrime solli si rrjedhim shtrėngimin e luftės sė brendėshme dhe acarrimin e konfliktevet, tė cilėt shtyhėshin nga jashtė. Turqia nuk desh tė lejonte formimin e njė kombėsie shqiptare e cila mund t'i delte nga dora, prandaj bashkėpunonte me Patrikanėn pėr tė ndaluar arėsimin shqip dhe pėr tė mbajtur pėrēarjen fetare. Prapa Patrikanės ēfaqej haptazi politika greke pėr pushtimin e Toskėrisė, politika e megali idhea-s, e cila ishte aq'e egėr, aq e pandryshuarshme n'atė kohė sa ē'ėshtė edhe sot. Rusia i shikonte tokat shqiptare si njė rezervė pėr tė zgjeruar shtetet sllavė tė Ballkanit nėpėrmjet tė tė cilėvet kėrkonte tė delte n'ujrat e ngrohta tė Mesdheut. Austro-Hungaria mendonte edhe ajo t'i kishte krahinat shqiptare si njė rezervė pėr vehte a si njė mjet pėr tė penguar shtrirjen e sllavizmit; por politika e saj e butė, e ngadalshme, nuk ishte aq dinamike sa ajo e Rusisė, dhe ndeshte, nga ana tjetėr, nė rivalitetin e Italisė, e cila kishte nisur t'a quante Adriatikun mare nostrum dhe s'mund tė mos interesohej pėr Shqipėrinė.

    Mbasi me fuqitė e tyre Shqiptarėt s'ishin tė zotėt tė bėnin gjėkafshė, iu mbetej tė shikonin nga Austro-Hungaria e nga Italia, ja tė kėrkonin pėrkrahjen e ndokujt tjetėr, ose tė qėndronin nėn Turqinė pėr t'i shpėtuar copėtimit prej fqinjėvet. Prandaj sa herė qė Turqia ndodhej nė luftė me kėta, si pėr shembull me Greqinė mė 1897, Shqiptarėt ishin tė shtrėnguar t'i vinin nė ndihmė, sepse mundja Turqisė donte tė thoshte copėtimi i Shqipėrisė. Qenė batalionėt shqiptarė qė iu dhanė dėrmėn Grekėvet prej Epirit nė Thesali, mė 1897. Po ashtu ngjante edhe kundėr Sllavėvet. Pėrpjekjet e vazhduarshme pėr njė bashkėpunim me Greqinė nuk arrijtėn dot kurrė nė njė pėrfundim, sepse Greqia Shqiptarėt Orthodoks i shikonte si "Grekė", dhe myslimanėt si "Turq".

    E kemi pėrsėritur kushedi sa herė se pėrēarjet e Shqiptarėvet ishin fetare, krahinore, psikologjike, mbasi gjatė shekujve kėta qenė mėsuar tė shikonin drejt qendrash kulturore tė ndryshme, dikush nga helenizmi, dikush nga Lindja islamike, dikush nga Perėndimi. Gjeografia i kishte mbajtur tė thėrrmuar nė njėsira tė vogla me njė botėkuptim shoqėror tė ngushtė. Kėto konflikte u acaruan me pėrpjekjet e Rilindjes kombėtare dhe me ndėrhyrjet e jashtėme. Myslimanėt, qė pėrbėnin shumicėn, nuk ishin tė gjithė pėr shkėputjen nga Turqia, qoftė prej fanatizmit fetar tė cilin e nxiste pjesa m'e madhe e klerit syni, qoftė nga frika se mos binin nėn sundimin e fqinjėvet tė krishterė, qoftė nga interesat e veēanta tė disa bejlerėve e ēifligarėve tė lidhur ngushtė me administratėn e kalbur turke, qoftė mė nė fund nga ligji i inercisė. Natyrisht, fanatizmi fetar pėr Myslimanėt nuk ishte i njėjtė nė tė gjitha krahinat. Nė jugė, pėr shembull, vetėm disa bejlerė e ēifligarė, si nėpunės e pėrfitonjės, kishin interes qė tė qėndronin me Turqinė, kurse popullsia nė pėrgjithėsi ishte e rrėmbyer nga ndjenjat kombėtare. Nė malėsitė e veriut pėrēarjet ishin mė shumė krahinore se sa fetare. Nė Shqipėrinė e Mesme, ku bektashizmi pati hyrė aty-kėtu, ndjenjat kombėtare kishin bėrė pėrparim, po edhe fanatizmi turkoman qėndronte mjaft i fortė siē do t'a tregojnė ngjarjet e mėvonshme. Kurse Kosova, ndonėse myslimane me bindje, u bė pėr disa kohė qendra e lėvizjes dhe e kryengritjevet kombėtare kundėr Portės sė Lartė, e cila s'ishte e zonja t'i siguronte mprojtjen nga njė pushtim i mundshėm i Serbisė ose edhe i Austrisė. Por lufta pėr autonominė gjeti kurdoherė aty kundėrshtimin e feudalėve turkomanė dhe tė njė pjese tė klerit syni. Nė Shkodėr, fanatizmi i Myslimanėvet ishte njė gjė e mėrzitėshme. Po edhe tek tė Krishterėt, megjithėse njė pjesė e mirė e klerit ishte mendim-gjerė, zhvilloi kulturėn dhe i solli shėrbime ēėshtjes kombėtare duke mbajtur lidhjet me Perėndimin, kishte edhe asish qė s'e kuptonin dot Shqipėrinė pėrtej krahinavet katolike.

    M'e ēuditshme paraqitej gjendja e Orthodoksvet. Ata qė ndodhėshin jashtė atdheut, nėpėr kolonitė, i kanė dhėnė ndoshta ndihmesėn mė tė madhe Rilindjes kombėtare kur mendojmė se edhe Arbėreshėt e Italisė ishin orthodoks unitė. Kurse ata qė jetonin brenda nė Shqipėri u treguan grekomanė shumica, tė shkelur nga kultura helenike dhe nga ndikimi i klerit grek. Pati qarkulluar mendimi pėr tė krijuar njė Kishė kombėtare mė vehte, njė Ekzarkat shqiptar, tė pavarur nga Patrikana. Por brenda nė Shqipėri, atdhetarėt orthodoks q'e ushqenin kėtė mendim ishin tė pakėt si numėr megjithėse tė flakėt nga ndjenjat. Iu mbetej barra Shqiptarėvet orthodoks tė kolonivet, tė cilėt e kuptonin rėndėsinė e kėtij problemi dhe i mundonte shumė zgidhja e tij. Sotir Peci, nė gazetėn Kombi qė delte nė Boston, pati propozuar kėthimin e Shqiptarėvet orthodoks n'unitizėm, domethėnė duke mbajtur liturgjinė e Kishės orthodokse tė shkėputėshin nga Patrikana greke dhe tė lidhėshin me Papėn. Gazeta Shqipėria, n'Egjyptė, mendonte pėr njė kėthim nė protestantizėm qė mund t'a pėrqafonin, sipas asaj, edhe Shqiptarėt e besimeve tė tjera. Kurse Fan Noli, i cili pohonte me keqardhje se ishte ndarja fetare qe po i mbante Shqiptarėt nėn Turqinė dhe qė i bėnte Orthodoksit t'i shikonin si armiq vėllezėrit e tyre myslimanė e katolikė, e gjente plagėn e kėsaj sėmundjeje nė shkakun qė asnjė nga fetė nuk thuhej nė gjuhėn shqipe dhe se kleri i tyre ishte i huaj ose me ndjenja tė huaja. Sipas Fan Nolit, mjerimi vinte jo aq nga ndryshimi i fevet se sa nga kleri drejtonjės i tyre, i cili duhej t'ishte shqiptar dhe me ndjenja kombėtare.

    Siē shihet, pėrēarjet e Shqiptarėvet nuk kishin karakter klasėsh shoqėrore nė kuptimin ekonomik tė fjalės. Dhe nuk kanė pasur kurrė njė karakter tė kėtillė deri pas vitit 1920. Nėpėr qytetet ishte formuar si gjithmone njė borgjezi tregėtarėsh dhe zejtarėsh, por kjo nuk loste ndonjė rol politik tė rėndėsishėm, mbasi nė Shqipėri fuqinė e kishin ata qė kumandonin masat fshatare e malėsore, domethėnė bejlerėt, bajraktarėt, agallarėt, kapedanėt dhe kleri. Prej kėtyre i ka ardhur vendit ēdo e mirė ose e keqe, por sidomos shumė tė kėqia dhe fort pak tė mira. Sepse kėta ishin gjithmonė shumė tė zotėt pėr tė prishur, pėr tė ēthurur, pėr tė shpėrndarė fuqitė kombėtare, dhe rrallėherė pėr tė ndrequr.

    Fshatarėt, dhe aq mė pak punėtorėt, nuk e kanė pasur nė Shqipėri, edhe pas vitit 1920, vetėdijėn e njė klase politike. Ata qė flasin pėr lėvizje fshatarėsh ose punėtorėsh deri nė kėtė datė, shohin ėndėrra me sy hapėt ose duan tė rrahin ujė nė havan. Janė sidomos "historianėt" komunistė qė tregojnė kėso prallash ose kodra pas bregut, duke i gjykuar ngjarjet e atėherėshme sipas mendimevet tė sotshme. Ėshtė e vėrtetė se fshatarė e malėsorė kishin bėrė kushedi sa kryengritje krahinore kundėr Turqisė, kundėr autoritetevet, por qėllimi ishte pėr tė mos paguar taksat, pėr tė mos vajtur ushtarė, pėr tė jetuar sipas zakonevet, dhe jo pėr tė marrė fuqinė politike ose pėr tė ndarė tokat e bejlerėvet. Kjo s'iu shkonte nėpėr mend si njė gjė e mundshme as bujqvet mė tė shtypur qė vuanin pėr bukėn e gojės. Edhe kryengritja e Rebelėvet nė Shqipėrinė e mesme, mė 1914-1915, ishte lėvizje e shtytur nga fanatizmi fetar dhe jo pėr t'iu marrė tokat bejlerėvet siē duan t'a tregojnė "historianėt" e regjimit tė sotshėm. Nėse fshatarėt e Mallakastrės me Rrapo Hekalin nė krye, kapėn tė gjallė dhe e pushkatuan nė Qafėn e Sinjės Isuf bej Vrionin mė 1847, ishte sepse ky erdhi t'i shtronte si kryetar i administratės turke pėr t'i futur nėn ligjet e Tanzimatit, dhe jo se ata kishin idenė e reformės agrare ose tė luftės sė klasėvet.

    Sigurisht, tek Rilindasit ka pasur njerėz me ide pėrparimtare, qė mendonin pėr reforma shoqėrore-ekonomike, q'e urrenin klasėn shfrytėzonjėse tė feudalėve e bejlerėve, qė kėrkonin zhdukjen e titujvet dhe barasinė e tė drejtavet, por kėto ishin ndjenjat ose gjykimet e njė numri tė vogėl intelektualėsh dhe jo tė masavet tė gjera. Shahin Kolonja, nė gazetėn Drita, shkruante se bejlerėt bėhėshin miq tė qeverisė turke pėr tė pasur nė dorė forcėn qė t'a ripnin mė kollaj popullin e varfėr, duke e prurė Shqipėrinė n'atė gjendje tė mjeruar. Nė njė tjetėr artikull, mė 1905, gazeta Drita goditte tė gjithė ata qė mbahėshin si parėsi, bejlerė, efendilerė e arhontė, tė cilėt i quante hajdutė e vjedharakė, shėrbėtorė tė Turqvet dhe tė Grekėvet, ose qė kėthehėshin sot Turq e nesėr Grekė me qėllim pėrfitimi, dhe vetėm kur kjo s'iu vlente mė, bėhėshin Shqiptarė, shkonin nė Londėr e nė Paris, ku nisnin tė shkruanin fletushka pėr t'u treguar atdhetarė tė zjarrtė.

    Me kėtė frymė edhe vjershėtari Asdren i dėrgonte Faik Konitzės njė letėr qė u botua n'Albania, mė 1903, me titullin "Dy-tri fjalė pėr oxhakėsinė". Asdreni tregohej mprojtės i vegjėlisė me idetė e Revolucionit Frėng liri, barasi, vėllazėri. S'e duronte dot "ndarjen e kombit nė shkallė, me zotėr, me robėr". Nėqoftėse Shqipėria ka pėr tė fituar pavarėsinė, mos e fitoftė kurrė, thoshte ai, po tė jetė se tė gjithė Shqiptarėt nuk do tė gėzojnė tė drejtat e tyre. Shqiptarėt duhet tė jenė tė barabartė pėrpara ligjevet. "Nė ėshtė qė ca - vazhdonte Asdreni - duan tė marrin mprimin (mprojtjen) e oxhakėsisė, aq mė tepėr ne duhet tė marrim mprimin e vegjėlisė, se jo parėsia ėshtė shtyll' e kombit, po vegjėlia. Ajo vegjėli qė derdhet kurdoherė nė ēdo rrezik kur parėsia rri dhe vėshtron pėr sė largu, ajo vegjėli qė ėshtė pėrpjekur, edhe sot pėrpiqet me nevoja tė rėnda, tė cilat nevoja parėsia s'i ndjen... se lėpin kėmbėt e Anadollakėve pėr ca ergjėnt !... Ėshtė detyra jonė tė mos e lėmė vegjėlinė ndė thonjtė e mprehta tė parėsisė, po tė kėrkojmė t'i shėrojmė plagėt e gjakta, tė dhėmburit e tė cilavet e ndjen gjer nė palcėt". Megjithatė, Asdreni e pranonte se kishte edhe bejlerė qė ishin atdhetarė te vėrtetė dhe qė sillėshin shumė mirė me kėdo.

    Vjersha ose thumba kundėr bejlerėvet gjejmė edhe tek shkrimtarė tė tjerė t'asaj kohe, si pėr shembull tek Ēajupi. Por kėto ishin ndjenja e mendime intelektualėsh tė ndikuar nga idetė shoqėrore q'atėhere qarkullonin n'Evropė. Kurse nė Shqipėri, kėto ide nuk kishin bėrė akoma rrugė nė masat popullore. Parėsia pėrbėnte n'atė kohė kuadrat e popullit shqiptar, i cili s'mund tė lėvizte veēse i udhėhequr prej asaj. Bejlerė, bajraktarė, agallarė, etj., ishin klasa drejtonjėse e krijuar prej shekujsh nga historia dhe gjeografia e vendit, kishin njė funksion nė shoqėrinė shqiptare, si gjėndėrrat nė njė organizėm, dhe s'mund tė zhdukėshin veēse pas njė evolucioni - tė shkurtėr apo tė gjatė - kur populli tė nxirte njė tjetėr sistem gjėndėrrash, domethėnė tė tjera kuadra udhėheqėse. Prandaj lufta e brendėshme n'atė kohė ishte ndėrmjet krerėvet, ose ndėrmjet fevet, dhe jo ndėrmjet klasėve shoqėrore nė kuptimin ekonomik tė fjalės. Megjithatė populli jetonte nė mjerim dhe vuante nga uria, kur ishte puna pėr tė lėvizur, shkonte pas beut, agajt ose bajraktarit tė krahinės, domethėnė pas atyre qė e shtypnin, e shfrytėzonin, dhe mė tė shumtėn e herės e bėnin tė vritej pėr interesat e tyre tė veēanta a sepse ishin tė paguar prej agjentėsh tė huaj. Nė kėtė lodėr tė shėmtuar hynte, natyrisht, edhe kleri, i cili fuste spica dhe shtynte andej ose kėtej. Por kjo ishte mendėsia e popullit, se ashtu ishte mėsuar prej shekujsh. A nuk vuanin shtresat popullore t'Evropės sė Perėndimit nė Kohėn e Mesme? Megjithatė, luftat bėhėshin ndėrmjet feudalėvet, e jo ndėrmjet popullit dhe kėtyre.

    Shkaku i pėrēarjevet shqiptare ishte dhe ėshtė ai qė kemi treguar qysh nė fillim tė kėtij studimi: se Shqiptarėt s'kanė mundur tė formonin kurrė gjatė historisė sė tyre njė vatėr kulturore tė brendėshme dhe njė bosht politik kombėtar rreth tė cilėve tė mblidhėshin si njėsi e bashkuar. Kanė vėshtruar gjithmonė drejt qendrash fetare e politike tė jashtėme, duke i pėrzjerė tok fe e politikė. Vijat e kėsaj mendėsie iu kanė mbetur edhe sot nė thellėsitė e pavetėdijės, megjithėse nuk duan t'a pohojnė. Shikojnė gjithmonė pėrjashta se kush po i "ēliron" e kush po i "shpėton", dhe jo nė forcat e tyre. Kanė mė shumė besim tek njė xhandar i huaj se tek njė hero shqiptar. Edhe mendėsia e ngushtė e krahinarizmės, e bajraktarizmės, e bejlerllėqeve, e agallėqeve dhe e tarafeve nuk ėshtė zhdukur akoma nga pavetėdija e shumė Shqiptarėve, por ēfaqet nė njė tjetėr formė, nė formė "partish politike" : ēdo grup tre-katėr vetash do tė dėshironte t'ishte mundėsisht njė "parti", por me kusht qė t'i vinte radha ēdo njėrit pėr tė qėnė "kryetar!". Sigurisht, shėrimi i plagėvet psikike ėshtė m'i vėshtirė dhe shumė m'i ngaldalshėm nga ai i plagėvet trupore. Po kur t'i kemi kuptuar mirė shkaqet e tyre, ėshtė fillimi i shėrimit.

    Se ēfarė pengese ishte pėr bashkimin ndarja fetare (qė donte tė thoshte njėkohėsisht ndarje kulturore e politike) e kishin kuptuar tė gjithė shkrimtarėt e Rilindjes dhe deri atdhetarėt e thjeshtė. Duke pėrsėritur njė fjali tė Sami Frashėrit, "Shqiptari ka qėnė shqiptar pėrpara sė tė bėhet i krishter a mysliman", shkruante Shahin Kolonja nė gazetėn Drita. Dhe iu kėthehej Myslimanėvet: A dinte turqisht Profeti? A ka thėnė kurrė qė duhet tė nxėmė kėtė gjuhė dhe tė lėmė mėnjanė tonėn? Pastaj klerit orthodoks e katolik: A nuk ju ka urdhėruar Krishti qė t'i ndriēoni njerėzit nė gjuhėn e tyre?... Tani ē'janė gjithė kėto gjuhė tė pakuptuarshme me tė cilat po na ndani dhe na ngatėrroni? Pse nuk dėgjoni fjalėn e Zotit, nė vend qė tė pėrhapni idetė e Patrikanės dhe t'Ekzarkatit, qė janė veglat e Athinės dhe tė Sofjes? Njė klerik qė nuk ėshtė Shqiptar, por Grek, Italian ose Austriak, ē'mund tė bėjė nė Shqipėri? Si do t'a bėjė ai kėtė komb t'a kuptojė fenė, kur nuk i flet shqip?

    Si shihet, mendimet e Rilindasvet mbi shkakun e pėrēarjes sė Shqiptarėvet janė po ato, veēse ata i vėnė gishtin sidomos plagės fetare dhe jo aq tepėr ndarjevet krahinore, tė cilat nuk ishin mė pak tė rrezikshme. Sepse kėto, duke e kufizuar botėkuptimin e Shqiptarit nė rrethin e krahinės, fuqizonin kryetarin e saj dhe iu jepnin lidhjevet shoqėrore njė karakter personal. Prandaj nė Shqipėri, edhe gjer pas vitit 1920, jeta politike vėrtitej rreth personash, klikash, tarafesh, ku loste rolin e tij edhe kleri i tė tri fevet, dhe nuk pat pasur kurrė parti ose rryma politike t'organizuara me njė program tė caktuar, nė kuptimin modern tė fjalės.

    Pėr t'i mbledhur bashkė tė gjitha kėto koka, tė cilat punohėshin prej lloj lloj intrigash tė jashtėme dhe shkonin andej nga kishin interes, nuk ishte njė punė fort e lehtė. Siē thamė mė sipėr, mund t'ishte bėrė ndoshta sikur fati t'i kishte falur Shqipėrisė njė burrė tė jashtėzakonshėm, ose po tė kishte pasur njė komitet drejtonjės shumė tė fortė. Mjerisht, kjo nuk ngjau. Rilindasit e ndjenin dobėsinė e brendėshme tė lidhjevet shqiptare e prandaj, nė programin politik tė tyre, nuk shkonin pėrtej autonomisė. Shumica e mendonte kėtė nė kuadrin e Perandorisė Otomane, tė tjerė nėn mprojtjen e Austro-Hungarisė, sepse dyshonin nėse Shqipėria do tė mund tė qėndronte mbė kėmbėt e saja qė nė ditėt e para si shtet i pavarur. E mendonin pėr njė kohė tė dytė pavarėsinė e plotė, kur t'ishin forcuar lidhjet e brendėshme dhe pozita e jashtėme e Shqipėrisė si shtet. Natyrisht, frika nga njė ndėrhyrje e fqinjėvet e forconte mė shumė akoma kėtė dyshim.

    Mbasi shikuam vėshtirėsitė e brendėshme pėr bashkimin e luftės dhe t'energjivet tė kombit shqiptar nė njė drejtim tė vetėm - nė drejtimin e autonomisė ose tė pavarėsisė - le tė hedhim tani njė vėshtrim tė jashtėm mbi gjendjen ndėrkombėtare dhe ndėrhyrjet e fuqivet tė mėdha nė Ballkan, ndėrhyrje tė cilat e penguan vazhdimisht shkėputjen e Shqipėrisė si njė shtet autonom.

    Pas Kongresit tė Berlinit, fuqitė e mėdha, duke bėrė secila llogaritė e saja, u gjetėn nė njė mendje pėr tė mbajtur statu quo-nė (domethėnė mos-ndryshimin e gjendjes) nė Ballkan. Kancelari i Gjermanisė, Bismarck-u, i cili u mbiquajt kancelari i hekurt desh nga njėra anė t'a mbante Francėn tė veēuar, qė kjo tė mos bėnte dot ahmarrje pėr disfatėn e pėsuar mė 1870-1871, dhe n'anėn tjetėr t'a ndalonte Austrinė qė tė kėthehej pėr t'ushtruar ndikimin e dikurshėm mbi kombėsitė gjermanike. Kėshtu Austrisė nuk i mbetej tjetėr mundėsi se nga tė shtrihej veēse Ballkanit dhe rruga e Selanikut. Por drejt Ballkanit varej edhe pesha e Rusisė pėr tė dalė nė Ngushticat. Qė tė pengonte afrimin midis Francės dhe Rusisė - kjo e fundit ngeli e pakėnaqur prej vendimevet tė Kongresit tė Berlinit - dhe tė mbante njėkohėsisht me vehte Austro-Hungarinė, Bismarck-u pati mundur tė krijonte dhe tė pėrsėriste Aliancėn e Tre Perandorėvet (i Gjermanisė, i Rusisė dhe i Austro-Hungarisė). Por mbasi n'atė kohė kishte dalė nė skenė edhe Italia, sadoqė e dobėt, Bismarck-u desh t'a afronte edhe kėtė, e cila ishte shqetėsuar nga pushtimi i Tunizisė prej Francės. Kėshtu u nėnshkrua Alianca Tripalėshe ndėrmjet Gjermanisė, Austro-Hungarisė dhe Italisė, mė 20 Maj 1882. Kjo aliancė kishte sidomos pėr qėllim t'i bėnte kundėrpeshė ndėrhyrjes sė Rusisė, ndoshta edhe tė Francės, nė Ballkan. Por Anglia dhe Franca, qė kishin koloni dhe interesa tė mėdha nė Lindje, kėrkonin vetėm tė mbahej statu quo-ja nė Ballkan, pėr tė ruajtur pozitat e tyre tė siguruara me kohė nė Perandorinė Otomane dhe pėr tė ndaluar daljen e Rusisė nė Ngushticat ose t'Austro-Hungarisė nė Selanik, gjė qė do t'a pėrmbyste ekuilibrin e forcavet dhe do tė hapte pėrsėri grindjen e ēėshtjes sė Lindjes. Kurse Italia, qė s'kishte shumė peshė, i trembej fort zgjerimit t'Austro-Hungarisė nė Ballkan, sidomos nė bregun lindor t'Adriatikut, prandaj donte edhe ajo qė tė mbahej statu quo-ja, domethėnė ato vende tė mbetėshin ashtu siē ishin, nėn Turqinė.

    Fuqitė drejtpėrdrejt t'interesuara nė Ballkan ishin Austro-Hungaria dhe Rusia, prandaj kėto tė dyja e mbanin balancėn, domethėnė pėr ēdo ndryshim tė gjendjes, bisedimi, ndeshja ose marrėveshja e parė do tė bėhej ndėrmjet kėtyre. N'Aliancėn e Tre Perandorėve, kėto ia kishin njohur njėra-tjetrės kėtė tė drejtė, qė asnjė ndryshim tė mos bėhej nė Ballkan pa pėlqimin e tė dy palėvet. Kishin ndarė deri diku edhe zonat pėrkatėse t'interesavet tė tyre: synimet e Austrisė do tė pėrmbahėshin n'anėn perėndimore tė gadishullit, ku pėrfshihej edhe Shqipėria. Mė vonė Gjermania nisi t'ushtronte nė Stamboll njė ndikim tė madh, i cili erdhi duke u forcuar dhe duke zėnė vendin qė kishte mbajtur deri atėhere nė kryeqytetin turk diplomacia angleze. Kjo shkaktoi pak nga pak largimin e Anglisė prej ēėshtjevet ballkanike. Mė 1887, Gjermania lidhte njė traktat tė veēantė me Rusinė, sė cilės i njihte tė drejtėn e mbizotėrimit nė Bullgari.

    Pėrsa iu pėrkiste tokavet shqiptare nė lidhje me fuqitė e mėdha, (pėrveē lakmivet tė fqinjėvet ballkanase) rivaliteti ishte sidomos ndėrmjet Austro-Hungarisė dhe Italisė. Francesco Crispi e kishte shpallur nė Parlamentin italian, qė mė 1880, se Austro-Hungaria duhej tė mbetej e kėnaqur me pushtimin e Bosnjės e tė Herzegovinės, dhe tė mos kėrkonte tė shtyhej mė tutje. "Nė pajtim me interesat dhe parimet tona, ne duhet tė jemi mprojtėsit dhe miqtė e shtetevet tė vegjėl nė Ballkan", shtonte Crispi.

    Bismarck-u i kuptonte qėllimet e Italisė nė lidhje me Shqipėrinė dhe, nga ana tjetėr, nuk kishte fort besim tek qėndrimi i Rusisė n'Aliancėn e Tre Perandorėvet. Ndoshta me shtytjen e tij, kur u pėrsėrit Alianca Tripalėshe ndėrmjet Gjermanisė, Italisė, Austro-Hungarisė, mė 20 Shkurt 1887, pėr tė siguruar Italinė, Austro-Hungaria nėnshkroi me kėtė njė traktat tė veēantė me anėn e tė cilit tė dy shtetet zotohėshin tė mbanin statu quo-nė nė Ballkan, nė tokat e Turqisė tė brigjevet dhe t'ishujvet t'Adriatikut dhe t'Egjeut. Nėqoftėse mbajtja e statu quo-sė do t'ishte e pamundur, tė dy shtetet do tė pyetėshin midis tyre dhe do tė binin n'ujdi se ē'duhej tė bėnin, pėr pushtime tokash a ēdo lloj pėrfitimi, pa shkelur interesat e njėri-tjetrit. Siē shihet, ky traktat njihte edhe Italinė si njė fuqi drejtpėrdrejt t'interesuar nė Ballkan, pėrveē Austro-Hungarisė dhe Rusisė. Por Italia politikėn ballkanike e kufizoi sidomos rreth Shqipėrisė e nė miqėsinė me Malin-e-Zi, dhe nuk pati peshėn e dy fuqivet tė tjera. Alianca Tripalėshe u pėrsėrit disa herė duke pėrmbajtur edhe marrėveshjen e veēantė ndėrmjet Italisė dhe Austro-Hungarisė nė lidhje me Ballkanin. Por ēėshtja e Shqipėrisė mori njė rėndėsi mė tė madhe pėr tė dy kėta shtete, sidomos pas vitit 1900. Austro-Hungaria nuk donte qė bregu i Adriatikut, me Durrėsin dhe Vlorėn, tė binte nėn sundimin e njė fuqie tjetėr.

    Kur nisi kryengritja e Kretės qė shkaktoi luftėn greko-turke mė 1897, mundėsia e njė ndryshimi tė statu quo-sė nė Ballkan e bėri Austro-Hungarinė t'i kushtonte tėrė kujdesin ēėshtjes shqiptare. Qarqet politike dhe ushtarake tė Vienės u gjetėn nė njė mendje se Shqipėria kishte pėr Austrinė njė rėndėsi tė radhės sė parė. Por mbasi pushtimi i saj paraqitej i vėshtirė, se do tė ndeshte, pėrveē tė tjerash, nė kundėrshtimin e Italisė, Viena mendoi tė pėrkrahte krijimin e njė Shqipėrie autonome ose tė pavarur, mundėsisht nėn mprojtjen e Austro-Hungarisė, e cila lakmonte pėr vehte Durrėsin dhe Vlorėn. Sa pėr krahinat e jugės, ku ndihej fryma e helenizmit, diplomacia austriake mund tė hynte nė bashkėfjalim me Greqinė sesi do tė rregullohėshin. Kėto ishin, natyrisht, parashikime nė rast se do tė shkatėrrohej Perandoria Turke. Njėkohėsisht me kėto plane, Austro-Hungaria u mundua t'arrinte nė njė marrėveshje me Rusinė, nė mbarim tė Prillit 1897, pėr tė ruajtur statu quo-nė nė Ballkan, i cili do tė mbetej i ndarė si gjithnjė nė dy zona ndikimesh: n'atė tė Rusisė, nga lindja, dhe n'atė t'Austro-Hungarisė n'anėn perėndimore. Si shihet, Italia nuk u pėrfill nė kėto bisedime. "Marrėveshja" austro-ruse ishte vetėm njė shkėmbim fjalėsh, ku thuhej se tė dy palėt njihnin interesat e njėra-tjetrės dhe se do tė pėrpiqėshin tė largonin ēdo grindje rivaliteti qė mund tė prishte paqen e Evropės. Po kur Viena, pas pak ditėsh, i paraqiti njė notė ministrit tė Punėve tė Jashtėme tė Rusisė, nė tė cilėn parashtronte kėrkesat e saja nė rast se nuk do tė mund tė mbahej statu quo-ja nė Ballkan, u gjend pėrpara njė kundėrshtimi tė pandryshuar. Viena kėrkonte pėr vehte aneksimin e Bosnjės e tė Herzegovinės2 dhe mundėsisht sanxhakun e Novi Pazarit, pastaj krijimin e njė shteti shqiptar tė pavarur, i cili do tė shtrihej qė nga Janina gjer nė Shkodėr, me njė zgjerim t'arėsyeshėm nga ana e lindjes, dhe do tė mbetej jashtė ēdo sundimi tė huaj. Tokat e tjera turke tė gadishullit do tė ndahėshin ndėrmjet shteteve tė Ballkanit sipas parimit tė kombėsivet. Rusia nuk i pranoi kėto kėrkesa tė cilat i gjente tė parakohshme, si aneksimin e Bosnjės e tė Herzegovinės ashtu edhe pavarėsinė e Shqipėrisė. Pajtohej me Vienėn vetėm pėrsa i pėrkiste mbajtjes sė statu quo-sė nė Ballkan. Ndėrkaq, Greqia u mund prej Turqisė dhe kėrkoi armėpushimin. Gjendja nė Ballkan mbetej ashtu si ishte.

    Italia, nga ana e saj, dyshonte se mos Austro-Hungaria pregatitej dhe priste rastin pėr t'a gėlltitur Shqipėrinė. Pati disa herė nxehje mendimesh dhe shtytje pėr vepėrim: qarqet politiko-kulturore, q'e shikonin Adriatikun si det italian, kėrkonin nga qeveria masa energjike pėr tė mprojtur "tė drejtat" dhe interesat e Italisė nė Shqipėri. Nuk mungonin as planet: pėr shembull ai i Profesor Baldacci-t, i cili parashihte formimin e njė principate malazezo-shqiptare qė tė pėrfshinte Shqipėrinė e veriut, kurse ajo e jugės mund tė hynte si njė pjesė mė vehte nėn mprojtjen e Italisė. Miqėsia me Malin-e-Zi erdhi duke u forcuar mė shumė kur Victor Emmanuel III u martua me Helenėn, tė bijėn e Knjaz Nikollės, mė 1889. Italia i shtoi atėhere shkėmbimet dhe marrėdhėniet me Malin-e-Zi, dėrgoi kompani ndėrtimesh, nisi lidhje kulturore etj. Knjaz Nikolla, duke pėrfituar prej miqėsisė me Italinė, desh tė bėnte pėr vehte krerėt e malėsivet shqiptare katolike tė veriut. Kjo e shqetėsoi Austro-Hungarinė, e cila ndėrhyri me anėn e klerit dhe duke iu shpėrndarė ndonjė ndihmė malėsorėvet.

    Qėllimet e Italisė nė Shqipėri i pėrkrahte edhe Franca, e cila e shtynte nė kėtė drejtim, qoftė pėr t'a mbajtur larg nga Afrika veriore, qoftė pėr t'a kthyer kundėr Austro-Hungarisė dhe mundėsisht t'a shkėpuste prej Aliancės Tripalėshe. Megjithatė, Italia qėndroi nė kėtė aliancė deri mė 1914, por pati shpeshėherė me Austro-Hungarinė bisedime e shkėmbime notash, njė luftė politike tė vėrtetė, rreth ēėshtjes shqiptare. Nė kryengritjen e Kretės, mė 1897, Italia, nė kundėrshtim me aliatėt e saj, u tregua pėrkrahėse e Greqisė.

    Vijėn politike qė kishte caktuar kundrejt Shqipėrisė Austro-Hungaria ia bėri zyrtarisht tė njohur Italisė nė Nėntor 1897, kur u takuan nė Monza ministri austriak i Punėve tė Jashtėme, Goluchowski, me kryeministrin italian, Rudini, i shoqėruar nga ministri i tij i Punėve tė Jashtėme, Visconti Venosta. N'atė pjekje, Goluchowski iu tha bashkėfolėsvet se Austro-Hungaria nuk kishte ndėr mend t'a pushtonte Shqipėrinė, por as nuk lejonte qė njė tjetėr fuqi tė shkelte n'atė vend. Ministri Venosta iu pėrgjigj menjėherė se edhe Italia nuk kishte pėr qėllim pushtimin e Shqipėrisė. Atėhere tė dy palėt ranė n'ujdi qė, nė rast se Turqia do tė humbiste Maqedoninė, t'a bėnin Shqipėrinė ose autonome nė kuadrin e Perandorisė Otomane, ose principatė tė pavarur.

    Megjithėse marrėveshja e shprehur nė Monza mbeti si baza e politikės sė pėrbashkėt austriake dhe italiane kundrejt Shqipėrisė deri nė shpalljen e pavarėsisė, mė 1912, e nė caktimin e kufijvet dhe tė Statutit tė parė tė shtetit shqiptar, rivaliteti i dy fuqivet midis tyre nuk pushoi kurrė pėr tė shtrirė secila nė kėtė vend ndikimin e saj me qėllim pushtimi, ose shfrytėzimi, gjė qė e dėmtoi shumė kombin tonė fatkeq.

    Italia disa herė u tregua m'e gatishme pėr tė pėrkrahur autonominė shqiptare kundrejt Turqisė, si pėr shembull mė 1903, kur u vu nė planin ndėrkombėtar ēėshtja e reformavet pėr Maqedoninė. Por Austro-Hungaria ishte m'e forta, kishte lidhje tokėsore me gadishullin ballkanik, dhe rolin kryesor e loste ajo nė ēėshtjen shqiptare. Mė 1903, bashkėpunoi me Rusinė pėr tė mprojtur tė drejtat e popullsisė maqedonase; mė 1908, pėrkrahu pavarėsinė e Bullgarisė dhe aneksoi pėr vehte Bosnjėn e Herzegovinėn, tė cilat i mbante tė pushtuara qė nga koha e Kongresit tė Berlinit, por nuk bėri as njė ēap, as njė ndėrhyrje pranė Portės sė Lartė pėr t'i mbledhur tokat shqiptare nė njė tėrėsi tė vetėme, autonome. Priti gjer mė 1912, kur Serbia po delte nė Durrės dhe Greqia nė Vlorė. Por atėhere ishte tepėr vonė, se shtetet ballkanikė ishin pregatitur me kohė dhe kishin tėrė pėrkrahjen e Rusisė. Pastaj, nė fillim tė kėtij shekulli, tė tjera lidhje qenė krijuar ndėrmjet fuqivet tė mėdha. Kundrejt Aliancės Tripalėshe ishte formuar Entente-a (Marrėveshja) ndėrmjet Francės, Rusisė dhe Anglisė. Antagonizmi franko-gjerman e shtyti Francėn t'i shikonte Sllavėt si aliatė tė natyrshėm, tė lidhej ngushtė me Rusinė dhe tė pėrkrahte bashkė me kėtė, e deri diku me Anglinė zgjerimin e shteteve tė Ballkanit nė tokat shqiptare.

    Rivaliteti ndėrmjet Italisė dhe Austro-Hungarisė u bė ndoshta shkaku kryesor qė Shqipėria mbeti nėn Turqinė gjer mė 1912, sepse secila prej atyre fuqive donte t'a pushtonte pėr vehte, kur t'i vinte koha, dhe nuk i ndihmoi kurrė Shqiptarėt qė tė shkėputėshin prej Turqisė. Shpeshėherė qenė ēfaqur mendime, sadoqė jo zyrtarisht, pėr ndarjen e Shqipėrisė midis dy fuqivet rivale. Italisė i interesonte sidomos Vlora dhe pjesa qė sundonte Ngushticėn e Otranto-s, pėr sigurimin e saj n'Adriatik. Kurse Austro-Hungaria, pėrveē interesavet qė kishte edhe ajo n'Adriatik, mendonte pėr njė Shqipėri mė tė gjerė nga ana e veriut dhe e lindjes, pėr t'ia vėnė si njė ndalesė shtrirjes sė sllavizmit. Sidoqoftė, politika e tė dy shtetevet u kufizua nė mbajtjen e statu quo-sė, po rivaliteti pėr tė zgjeruar seicili ndikimin e vet nė Shqipėri vazhdoi i fortė dhe i pandėrprerė, nė fushėn e kulturės, tė propagandės dhe tė shkėmbimevet ekonomike. Si njėra edhe tjetra nga tė dyja fuqitė u pėrpoqėn tė hapnin shkolla sa mė shumė, tė shtonin numrin e konsullatavet duke e shtrirė edhe mė tej vepėrimin e tyre, tė zgjeronin tregėtinė. Nė fushėn e arėsimit Austro-Hungaria ndihmohej prej klerit katolik, po edhe Italia pėrfitonte nga lidhjet e vjetra kulturore me Shqipėrinė dhe i mbante mirė shkollat e saja laike. Pėrfitonte gjithashtu nga lėvizja e Arbėreshėvet, tė cilėt i vinte pėrpara si mbulesė. Kėta thėrrisnin kundėr ndėrhyrjevet t'Austro-Hungarisė nė Shqipėri por, duke qėnė nėnshtetas italianė, nuk e ndjenin se edhe Italia donte tė bėnte po atė gjė. Arėsimit shqip dhe kulturės kombėtare u pėrpoq t'i jepte shtytje sidomos Austro-Hungaria, e cila nuk u kursye nė kėtė drejtim; kurse nėpėr shkollat italiane mėsimet jepėshin n'italisht. Turqia e shikonte me sy tė mirė veprimtarinė e Italisė, pėr tė kundėrbalancuar Austro-Hungarinė tė cilėn e druante mė shumė. Porta e Lartė e kuptonte se rivaliteti ndėrmjet tė dyjave shėrbente pėr t'a mbajtur Shqipėrinė vazhdimisht nėn Perandorinė Otomane. Gjer nga mbarimi i shekullit XIX, pothuajse tri tė katėrtat e tregėtisė sė jashtėme tė krahinavet shqiptare bėhėshin me Austrinė. Por pastaj shoqėritė italiane tė lundrimit si edhe shoqėritė tregėtare filluan tė hapnin agjensitė e tyre nėpėr skelat dhe qėndrat e brendėshme tė Shqipėrisė, sidomos tė vilajetit tė Janinės, kėshtu qė shkėmbimet me Italinė erdhėn duke e shtuar vėllimin. Nisėn tė vendosėshin aty-kėtu edhe sipėrmarrje italiane pėr shfrytėzime tė ndryshme. Kur, mė 1908, Austro-Hungaria bėri tė njohur planin pėr ndėrtimin e njė hekurudhe prej Sarajevos nė Mitrovicė dhe prej kėtej nė Selanik - ndėrmarrje e madhe drejt detit Egje - Italia nxori njė tjetėr plan pėr tė ndėrtuar njė hekurudhė prej Vlorės nė Manastir, e cila do tė ndiqte deri diku drejtimin e Via Egnatia tė Romės sė vjetėr.

    Natyrisht, seicili prej dy shtetevet rivalė mundohej tė bėnte pėr vehte edhe Shqiptarėt, domethėnė klasėn drejtonjėse, klerin dhe intelektualėt. Kleri katolik, nė pjesėn mė tė madhe, ishte pėr Austro-Hungarinė. Po ashtu edhe disa intelektualė, si Faik Konitza, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Kristo Luarasi e tė tjerė. Zėdhėnėsi m'i dukshėm i klerit katolik n'atė kohė, Prenk Doēi, abati i Mirditės, besonte se Austria ishte i vetėmi shtet qė s'kishte pėr qėllim t'a pushtonte Shqipėrinė, por veē t'a ndihmonte tė bėhej e pavarur pėr t'a pasur mike dhe aliate. Kurse Italia ishte m'e rrezikshme nga ēdo tjetėr fuqi, mendonte Prenk Doēi, se kishte nevojė t'a pushtonte Shqipėrinė pėr t'a shfrytėzuar dhe kolonizuar, domethėnė pėr tė hedhur aty njė pjesė tė popullsisė sė saj qė shtohej vazhdimisht. Edhe intelektualėt e tjerė anonin nga Austria pak a shumė pėr kėto arėsye, sepse shpresonin tek ajo pėr mprojtjen, zhvillimin dhe lirinė e Shqipėrisė. Po edhe Italia kishte aty-kėtu pėrkrahėsit e politikės sė saj, duke ngjallur herė shpresa e herė dyshime, sipas natyrės sė ndėrhyrjevet. Nė fillim dha shpresa se dukej sikur do tė ndihmonte autonominė e Shqipėrisė, sidomos qė, n'atė kohė, njė nga udhėheqėsit e saj mė tė mėdhenj ishte Francesco Crispi, Arbėresh nga Siqelia. Mirėpo kur nisi t'a zgjeronte veprimtarinė e brendėshme, tė vinte dorė kudo me ndėrmarrjet tregėtare, hapjen e shkollavet etj., zu tė jepte pėrshtypjen se qėllimi i saj ishte shfrytėzimi, pregatitja e kolonizimit, dhe jo autonomia ose pavarėsia e Shqipėrisė. Mjerė ai komb i robėruar qė shpreson tė lirohet me "ndihmėn" e huaj !

    Sa pėr marrėveshje me popujt e tjerė tė Ballkanit, Shqiptarėt patėn provuar vetėm me Grekėt, mbasi ishin dy kombet mė tė vjetėr tė gadishullit, kishin pasur lidhje historike e kulturore prej mė se dy mijė vjetėsh dhe, siē tha Bismarck-u, ishin aliatė tė natyrshėm kundėr Sllavėvet dhe Turqvet. Duk' me qėnė se n'atė kohė besohej edhe nė legjendėn "pellazgjike", e cila na nxirte gjiri me Grekėt, disa Shqiptarė, sidomos prej Orthodoksvet, patėn menduar se tė dy kombet mund tė formonin njė konfederatė nėn dinastinė mbretėrore greke, pak a shumė siē ishin atėhere Norvegjia me Suedinė. Kėtė mendim e ushqeu pėr ca kohė edhe Thimi Mitkua, por me kusht qė shteti shqiptar tė pėrfshinte Janinėn dhe tėrė Epirin deri nė Prevezė. Njė politikė afrimi dhe bashkėpunimi me Greqinė u pėrpoq t'a bėnte edhe Ismail Qemali, duke u pėshtetur nė rrezikun sllav qė kėrcėnonte Greqinė nė Maqedoni dhe Shqipėrinė nė Kosovė. Por Ismail Qemali nuk shkonte gjer nė krijimin e njė konfederate greko-shqiptare. Tė dy kombet duhej tė bashkėpunonin ngushtė, me tė drejta tė barabarta dhe si shtete tė pavarur nga njėri-tjetri. Kjo gjė ishte e pamundur sepse, siē thoshte Abdyl Frashėri, i cili e pati provuar kėtė politikė mė pėrpara, "Grekėt na duan tė nėnshtruar dhe jo tė barabartė". Mė nė fund edhe Thimi Mitkua e tė tjerė e kuptuan kėtė tė vėrtetė dhe nuk mendonin mė pėr "konfederatėn" greko-shqiptare, por si e si t'a shpėtonin vendin nga thonjtė e Greqisė.

    Sa pėr idenė e njė bashkėpunimi me Vllehtė, me Maqedonasit, ose edhe me Malin-e-Zi, nuk vlen tė zgjatemi, se kėto qenė mendime tė rastit e tė ēastit, qė nuk patėn kurrė njė bazė tė shėndoshė.

    Por cilėt ishin burrat qė drejtonin mendimin shqiptar n'atė kohė? Pas vdekjes s'Abdyl Frashėrit, kishte mbetur i vėllaj, Samiu, si udhėheqėsi ideologjik i Shqiptarėvet. Kurse Naimi e adhuronte Shqipėrinė si poet, e donte tė bashkuar si mėmėn e tė gjithėve, tė lirė e tė pėrparuar, por nuk kishte mendime politike se qysh mund t'i arrihej asaj sė mire. Abdyli pati qėnė njeriu i vepėrimit, qe munduar tė shfrytėzonte ngjarjet e rrethanat, pėr t'a bėrė Shqipėrinė autonome ose tė pavarur, sipas zhvillimit tė gjendjes sė brendėshme e sė jashtėme. Pėrpara sė gjithash, kėrkonte tė bėnte bashkimin ethnik tė Shqipėrisė, mbledhjen e tokavet dhe tė kombėsisė shqiptare nė njė tėrėsi tė vetėme, pastaj forma e regjimit a Statuti qė do tė gėzonte ky shtet vinin nė radhėn e dytė. Megjithėse e peshonte aq sa duhej rėndėsinė e faktorėvet tė jashtėm, Abdyl Frashėri ėshtė i vetėmi nga udhėheqėsit e Rilindjes qė kujdesin e parė ia kushtoi organizimit tė brendshėm dhe luftės me armė tė kombit shqiptar. E dinte ose e ndjente se, pa qėndresėn e tij, pa luftėn e tij, njė popull s'mund tė fitojė asgjė, cilatdo qofshin rrethanat e jashtėme. Mbasi n'atė kohė gjithė shtetet e Ballkanit si edhe t'Evropės, pėrveē Francės dhe Zvicrės, ishin mbretėri ose principata, Abdyl Frashėri, nė njė letėr qė i drejtonte Francesco Crispit, mė 1890, i paraqiste si mbretin e ardhshėm tė Shqipėrisė princin Fuad t'Egjyptit, stėrnipin e Mehmet-Aliut. Ai dukej si m'i pėrshtatshmi pėr shumė arėsye, sepse ishte Shqiptar nga gjaku, kishte kulturė evropiane, shikohej mirė prej Italisė (ku kishte marrė mėsime ushtarake) dhe prej Anglisė; pastaj, si mysliman, ishte m'i pranuarshėm jo vetėm prej shumicės sė Shqiptarėvet po edhe prej Turqisė, nėqoftėse Shqipėria do tė mbetej pėr ca kohė si shtet autonom nėn mvarėsinė e Sulltanit. Abdyl Frashėri ia shkruante letrėn Crispit n'emėr tė Shqiptarėve tė Stambollit, tė cilėt n'atė kohė duket se ishin tė gjithė nė njė mendje pėr tė zgjedhur si mbret t'ardhshėm tė Shqipėrisė princin Fuad. Por ka tė ngjarė qė Samiu t'a ketė pranuar kėtė mendim si njė nevojė tė rastit dhe tė rrethanavet, sepse, nė shkrimet e tija u tregua republikan: "Nė u bėftė dot Shqipėria mė vehte, nuk do tė kemi nevojė pėr princėr as tė krishterė as muhamedanė, qė tė na rjepin e tė na pinė gjaknė. Vėndi ynė munt edhe tė kuvernohet (qeveriset) prej njė farė dhimokratie, prej pleqve..."etj.

    Idenė e bashkimit tė Shqipėrisė si njė tėrėsi e pandarė dhe tė pėrpjekjes sė Shqiptarėvet vetė pėr vendin e tyre e kishte edhe Samiu, por ky ishte mė tepėr ideolog se sa njeriu i vepėrimit politik, prandaj pikėpamjet e tija nuk ishin aq praktike sa ato t'Abdylit. Me kulturė tė gjerė, i thellė nga mendimi, i mbushur me frymėn e re tė pėrparimit, shkrimtar, filolog dhe enciklopedist nė gjuhėn turqishte, Samiu ishte kundėr absolutizmit tė regjimit perandorak otoman dhe sidomos kundėr gjendjes sė Shqipėrisė nėn atė regjim. E kemi parė mė sipėr veprimtarinė e tij, si kryetar i Shoqėrisė sė Stambollit, pėr tė pėrhapur arėsimin dhe dituritė nė gjuhėn shqipe. Pas 1890-ės Shoqėria e Stambollit u riorganizua dhe mori emrin "Komiteti Shqiptar", gjithnjė nėn kryesinė e Samiut, i cili tani duhej tė loste edhe rolin e udhėheqėsit politik. Mendimet e tija ishin pėrparimtare nė fushėn shoqėrore dhe nė lidhje me organizimin e ardhshėm tė Shqipėrisė, e cila do tė qeverisej si njė republikė demokratike. Samiu e parashihte t'afėrt rrėzimin e Perandorisė Otomane dhe tė pamundur qė Shqipėria tė qėndronte pėr njė kohė tė gjatė me Turqinė, edhe sikur kjo tė ndėrronte regjim. Prandaj Shqiptarėt duhej tė lidhnin besėn e tė bashkohėshin si komb pėr tė formuar njė tėrėsi autonome nėn Sulltanin, deri sa tė pregatitėshin (e tė krijohej gjendja) pėr tė qėnė mė vonė njė shtet i pavarur. Me idenė e lirisė, kundėr ēdo fanatizmi fetar, Samiu e dėnonte politikėn ēkombėtarizonjėse turke dhe greke qė iu ndalonte Shqiptarėvet shkollat nė gjuhėn e tyre, qė i shikonte Myslimanėt si Turq dhe Orthodoksit si Grekė ose Rum. Shprehej me hidhėrim kundėr pėrpjekjevet tė Greqisė pėr ndarjen dhe helenizimin e Shqiptarėvet orthodoks me qėllim qė tė pushtonte Toskėrinė. Sikur Turqia tė vazhdonte e t'i mbante Shqiptarėt n'atė gjendje, pa shkolla nė gjuhėn e tyre, s'do tė mbetej kombėsi shqiptare - mendonte Samiu - dhe vendi i ynė do tė ndahej ndėrmjet Grekėvet dhe Sllavėvet. Prandaj duhej vepėruar pėrpara se t'ishte tepėr vonė.

    Disa nga kėto mendime qenė shprehur nė njė shpallje programi me titullin "Ē'duan Shqiptarėt", qė e nxori Komiteti i Stambollit mė 1897 dhe qė ishte shkruar si duket prej dorės sė Samiut. Kjo shpallje iu tregonte Shqiptarėvet rreziqet qė iu kėrcėnohėshin dhe mėnyrėn sesi mund t'iu bėhej ballė. Kėshillonte mbledhjen e tė gjithave rrymave kombėtare nė njė organizim tė pėrbashkėt, nė njė besė, duke marrė si shembull Lidhjen e Prizrendit. Siē shihet, mėnyra qė kėshillonte Komiteti Shqiptar i Stambollit nuk ishte fort dinamike, sepse Lidhja e Prizrendit u formua nė tė tjera kondita, nėn kėrcėnimin e copėtimit tė vendit, dhe megjithatė e pamė sesi pėrfundoi. Pas hedhjes sė kėsaj shpalljeje, u bė njė provė e dytė me Lidhjen e Pejės, e cila, mbaroi mė keq akoma, siē do t'a shohim mė poshtė.

    Por mendimet e tija politike Samiu i shprehu kryesisht nė njė libėrth: "Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhetė?" botuar nga Shoqėria "Dituria" e Bukureshtit, mė 1899. Libėrthi u shtyp pa emrin e auktorit, qė kuptohej se cili ishte. Mbas njė tregimi tė shkurtėr dhe pak si romantik tė historisė sė vjetėr e mesjetare tė Shqipėrisė, Samiu pėrshkruante gjendjen e saj tė mjeruar ku e kishte prurė sundimi turk pas Tanzimatit dhe kėshillonte se ē'duhej bėrė pėr t'a nxjerrė nga ajo gjendie. "Shpėtimi a humbja e Shqipėrisė ėshtė nė dorėt tė Shqiptarėvet", shkruante Samiu. Sikur kėta tė mbeten tė kėputur nė katėr vilajete dhe tė luftojnė kundėr fqinjėvet, jo pėr kombėsinė e tyre po pėr tė mprojtur Turqinė, bota do t'i mbajė pėr Turq dhe vendi i ynė do tė copėtohet ndėrmjet shtetevet tė Ballkanit si pjesė e Perandorisė Otomane. Prandaj "duhetė njė orė e mė parė tė ndahetė Shqipėria, e tė dihetė qė ku e gjer ku ėshtė. Tė njihetė vėndi i ynė pėr Shqipėri, t'a njohė edhe Evropa Shqipėri. Shqiptarėtė tė ndritojnė e tė zbukurojnė gjuhėn e tyre me shkronja e me dituri; tė bashkohenė tė gjithė bashkė e tė tregohenė si njė komb... Atėhere edhe tė bėhetė njė trazim nė sinisit tė Ballkanit, edhe tė bjerė e tė humbasė Turqia, Shqipėria qėndron mė vehte tė saj...". Pėr, Sami Frashėrin, armiku m'i madh i Shqipėrisė ishte Turqia, e cila bashkėpunonte me Grekėt, "zėnė shėndoshė dorė-pėr-dorė pėr tė humbur kombėrinė e gjuhėnė e Shqiptarėvet... Pas Tyrqvet e Grekėvet, Shqipėria ka armik Bullgarėt e Serbėt, tė cilėt duanė tė bėjnė nėpėr anėt tė lindjes e tė veriut tė Shqipėrisė ato qė bėjnė Grekėrit n'anėt tė jugės". Pėr tė humbur kombėsinė shqiptare, tė gjithė kėta armiq ndalonin arėsimin dhe shkollat nė gjuhėn shqipe. Samiu dinte se "Tyrqia me dashuri e me mirėsi s'ep gjė kurrė.. Prandaj edhe Shqiptarėvet me hir Tyrqia s'u ka pėr tė dhėnė gjė. Shqiptarėtė duhet t'i marrėnė ato qė duanė me pahir; t'i kėrkojnė me fjalė, po tė kenė edhe pushkėnė plot". Por Samiu nuk besonte as nuk uronte qė punėt tė shkonin gjer tek zbrazja e pushkės. Sipas atij, mjaftonte qė Shqiptarėt "tė lidhin njė besė tė madhe e tė pėrgjithēime nė mes tė tyre... dhe kush i del kundrejt atėhere Shqipėrisė e Shqiptarit, kush kuxon t'i rrėmbenjė a t'i shkelnjė tė drejtėn e tij, si ja bėjnė sot q'e gjejnė tė ndarė e tė dobėt?". Po tė lidhnin kėtė besė, "Shqiptarėtė s'kanė nevojė tė zirenė nga armėtė, tė hiqen nėpėr malet e nėpėr shpellat, tė vriten e tė prishenė, si bėjnė kombet e tjerė pėr tė fituar lirinė e tyre" - mendonte Samiu. Se kur t'i shohė tė bashkuar e tė fortė, Turqia nuk do tė jetė "aq e ēmendurė sa tė zihete nė luftė me Shqiptarėtė". Edhe Evropa do t'iu ndihmonte Shqiptarėvet, sepse "thirrjet e kombevet do tė dėgjohenė e tė drejtat e tyre do t'u epenė".

    Sa pėr organizimin a ardhshėm tė shtetit shqiptar, Samiu parashikonte njė republikė parlamentare me nė krye njė Kėshill tė Pleqėsisė, tė pėrbėrė prej 15 vetash, tė zgjedhur nga njė pėr ēdo ngastėr (prefekturė), dhe qė do t'ishte si njė lloj senati. Kjo Pleqėsi do tė zgjidhte prej gjirit tė vet njė kryetar, i cili do t'ushtronte detyrat e kryetarit tė shtetit. Pastaj vinte Kėshill' e Pėrgjithēime (parlamenti) me njė numėr rreth 100 tė dėrguarėsh (deputetėsh), qė do tė zgjidhėshin nga njė pėr ēdo 20.000 frymė. Njė qeveri prej shtatė ministrash do tė qeveriste vendin nė bashkėpunim me Pleqėsinė dhe me Kėshillin e Pėrgjithshėm. Pėrsa kohė qė Shqipėria do tė qėndronte si shtet autonom nėn Turqinė, kryeministri, ose qeverindari i pėrgjithēim, do tė dėrgohej nga Stambolli pėr ēdo pesė vjet, por i pėlqyer prej Pleqėsisė dhe Kėshillit tė Pėrgjithshėm. Kur Shqipėria tė bėhej e pavarur, edhe kryeministri do t'ishte Shqiptar si tė tjerėt. Samiu parashihte njė Shqipėri tė pėrbėrė prej 15 ngastrash (prefekturash), tė cilat do t'ishin: Shkodra, Peja, Prizrendi, Prishtina, Shkupi, Manastiri, Dibra, Elbasani, Tirana, Berati, Korēa, Kosturi, Janina, Gjirokastra e Preveza. Ēdo ngastėr do tė ndahej nė 3-4 nėn-ngastra (kaza). Ngastrat dhe nėnngastrat do tė qeverisėshin prej nga njė qeverindari e nėn-qeverindari tė varur nga qeveria qendrore. Por m'e shumta e administratės sė vendit do t'ishte nė duart e katundarivet (kėshillevet bashkiake), tė zgjedhura edhe kėto prej popullit tė qytetit a tė krahinės. Sepse "m'i lumtur' i vėndevet nė botė ėshtė ay tek ndjehetė fort pakė dorė e qeverisė". Kurse "kryeqyteti i pėrgjithēim do tė ndėrtohet i ri nė mesin e Shqipėrisė dhe shumė i bukur, nė njė vent tė shėndeēim e do tė quhet Skėnderbegas". Samiu bėn njė ndarje tė ministrivet, cakton detyrat dhe punėt qė duhet tė kryejė qeveria pėr mbarėvajtjen dhe lulėzimin e vendit, lartėsimin kulturor dhe ekonomik tė popullit shqiptar. Flet mbi organizimin dhe llojet e shkollavet, t'institutevet kulturore, mbi ndėrmarrjet e mėdha tė zhvillimit ekonomik, me tharjen e fushavet, ndėrtimin e hekurudhavet, ndreqjen e limanevet, krijimin e industrisė, shfrytėzimin e nėntokės, tė pyjevet, shtytjen qė i duhej dhėnė bujqėsisė etj. Natyrisht, Samiu parasheh edhe organizimin e fevet, qė do tė varėshin nga ministri i diturisė (arėsimit) ose i gjyqit (drejtėsisė) dhe do tė kishin nė krye: njė Myfti i math pėr myslimanėt, njė Eksark pėr tė krishterėt orthodoks, njė Kryepeshkop pėr katolikėt. "Tė parėt e besėvet (tė fevet), domethėnė Myftiu i math, Eksarku e Kryepeshkopi, do tė jenė nė nder tė math, po nuk do tė pėrzjehen pėrveēse nė punėra tė besės, si edhe myftinjtė e tjerė, peshkopėtė e gjithė njerėzit e besės". Samiu nuk lė nė harresė as organizimin e ushtėrisė, sė tokės e sė detit, parashikon buxhetin dhe deri rrogat qė duhej tė merrnin ofiqarėt e lartė.

    U zgjatėm pak mbi kėtė libėrth tė Sami Frashėrit, sepse pėrmban njė farė doktrine politike pėr Shqiptarėt, dhe sepse "kritikėt" e letėrsisė sonė nuk e kanė vėnė fort nė dukje, megjithėse ėshtė shkruar nė njė gjuhė tė pastėr letrare. Natyrisht, idetė e Sami Frashėrit janė pak a shumė platonike, ide librash, qė s'e rroknin dot realitetin e gjallė shqiptar t'asaj kohe, as ndeshjen e interesavet ndėrmjet fuqivet tė mėdha. Kėshillat e tija tė fisshme, njerėzore, nisėshin nga parimi sikur bashkimi i pėrgjithshėm, lidhja e besės, t'ishte njė punė fort e lehtė pėr t'u bėrė, t'ishte vetėm njė fjalė goje... sikur Shqipėria tė ndodhej nė njė ishull tė veēuar dhe populli i saj tė kishte arritur nė njė shkallė pjekurie mė tė lartė nga ai i Zvicrės e i Suedisė. Samiu nuk kishte asnjė kuptim tė dinamizmit shoqėror e politik, tė luftės sė brendėshme tė njė populli dhe tė ndėrhyrjevet tė jashtėme. Por s'duhet tė harrojmė qė Samiu ishte njeriu i idesė dhe jo i vepėrimit. Nė shkrimet e tija gjejmė mendimin e Rilindasvet dhe disa ide qė kishin dhe do tė kenė vleftė pėr Shqiptarėt nė tė gjitha kohėt. E para, Samiu e thekson me forcė se s'mund tė ketė kombėsi pa kulturė kombėtare: "...s'munt tė ketė Shqipėri pa Shqiptarė, s'munt tė ketė Shqiptarė pa gjuhė shqipe, s'munt tė ketė gjuhė shqipe pa shkronja (shkrime) shqipe e pa shkolla nė tė cilat tė mėsohet shqipja". Arėsimi duhet tė jetė i detyruarshėm pėr djemtė dhe vashat qė mė 7 gjer mė 13 vjeē. Samiu i jep rėndėsi tė madhe edukatės sė vajzavet, tė cilėn e vė nė njė shkallė tė barabarte mė atė tė djemvet. Dhe me tė vėrtetė, nuk mund tė ketė shoqėri njerėzore tė lartė pa lartėsimin e gruas. E dyta, Samiu kėrkon qė kleri tė merret vetėm me punėn e fesė dhe tė mos pėrzjehet nė politikė as nė veprime tė tjera qė i pėrkasin shtetit. Edhe arėsimin e mendon laik. E treta, disa mendime qė jep Samiu mbi zhvillimin ekonomik dhe kulturor tė vendit, deri edhe ato qė jep mbi formėn dhe mėnyrėn e qeverimit, ishin dhe janė akoma tė parealizuarshme, por si parim mbeten gjithmonė tė vlefshme, dhe drejt atij qėllimi lirie e pėrparimi duhet t'ecin Shqiptarėt. Samiu flet me krenari pėr trimėrinė dhe cilėsitė e tjera tė kombit tonė, kėrkon ruajtjen e vetijavet tė bukura shqiptare, dhe, duke e mbajtur Skėnderbén si figurėn qendrore tė historisė kombėtare, donte qė kryqytetit tė Shqipėrisė t'i jepej emri Skėnderbegas. I goditte rreptė ata Shqiptarė qė pėrbuznin kombėsinė e tyre: "Sot shumė Shqiptarė, nėntėdhjetė pėr qint munt tė themi, s'janė Shqiptarė as me ment as me zemėr; kombin e tyre e gjuhėnė s'e duanė as e nderojnė... dhe shumė kanė edhe turp tė flasin shqip! Po nė kanė ata turp tė thonė qė Shqipėria ėshtė mėma jonė, Shqipėria ka mė shumė turp e dhuni tė duketė qė ka tė tillė bij! Kombi shqiptar s'ėshtė komb pėr tė pasur turp prej tij; tė qėnėt e njė njeriu nga njė komb kaq trim e kaq' i zgjuar s'ėshtė turp, po ėshtė nder i math". Samiu shprehet ashpėr kundėr Turqisė, tė cilėn e shikonte si armikun numėr njė tė Shqiptarėvet.

    Tre vėllezėrit Frashėriotė, Abdyli, si njeriu i vepėrimit politik pėr bashkimin e atdheut, Naimi, si kėngėtar i dashuruar i Shqipėrisė, Samiu, si shtytės i kulturės dhe i mendimit, pėrbėjnė njė sintezė tė ndritur nė historinė e Rilindjes sonė kombėtare.

    Njė nga fytyrat mė simpathike tė Rilindjes, qė pajtohej plotėsisht me idetė e Frashėriotėvet, ėshtė Pashko Vasa (ose Vaso Pashė) Shkodrani. Edhe ky e shikonte Shqipėrinė si njė tėrėsi tė pandarė "qysh prej Tivarit deri n'Prevezė", ku "feja e Shqyptarit" duhej t'ishte "shqyptarija". As ky nuk shpresonte nė ndihmėn e huaj: "Vjen njeri i huej e ju rrin ndė votėr - Me ju turpnue me grue e me motėr". Besonte vetėm nė fuqinė e Shqiptarėvet: "Ēoniu, Shqyptarė, prej gjumit ēoniu, - Tė gjith si vllazėn me nji besė shtėrngoniu!". Si ide politike, edhe Vaso Pasha mendonte bashkimin e tė katėr vilajetevet nė njė tėrėsi autonome tė varur nga Sulltani, deri sa Shqipėria tė pregatitej dhe t'i vinte rasti pėr tė fituar pavarėsinė.

    Nga udhėheqėsit shqiptarė orthodoks (flasim pėr ata tė kolonivet, se brenda n'atdhe shumica e Orthodoksvet ishte pėr bashkimin me Greqinė) ēfaqėshin pothuajse tė njėjtat mendime nė lidhje me autonominė, ose me pavarėsinė e Shqipėrisė. Nė fillim, disa si Thimi Mitkua patėn menduar pėr formimin e njė konfederate greko-shqiptare, me kusht qė Shqipėrisė t'i njihej i tėrė Epiri deri nė Prevezė. Mendimin e njė lidhjeje greko-shqiptare e pati pėr ca kohė edhe Jani Vretua. Por pastaj e kuptuan se bashkėpunimi me Greqinė ishte i pamundur, se Greqia kėrkonte pushtimin e Shqipėrisė jugore. Atėhere u kthyen kundėr politikės greke dhe kundėr Patrikanės, duke ndjekur njė program thjeshtė kombėtar, i cili ishte ai i Frashėriotėvet, pėr njė Shqipėri autonome ndėn Sulltanin, gjer sa t'i vinte koha qė tė bėhej e pavarur. Atdhetarėvet orthodoks iu binte edhe barra e formimit tė njė Kishe shqiptare tė shkėputur nga Patriakana. U treguan tė gjallė kudo, nė Stamboll, nė Bukuresht, nė Sofie, n'Egjyptė, n'Amerikė. Disa si Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, Koto Hoxhi, Jani Vretua, Thimi Mitkua, Spiro Dine, Anton Zako (Ēajupi), Petro Nini, Aleks S. Drenova (Asdreni), Kristo Luarasi, Sotir Peci, mė vonė Fan Noli, e tė tjerė, i kanė dhėnė forcė mendimit shqiptar, pėrveē qė janė treguar lėronjės tė vlefshėm tė gjuhės dhe tė letravet shqipe.

    Nė veri, kleri katolik ishte pėrgjithėsisht pėr autonominė ose pavarėsinė e Shqipėrisė, por, i prirur nga Perėndimi, autonominė e donte mė fort ndėn Austro-Hungarinė se sa ndėn Sulltanin. Tek ndihma e Austro-Hungarisė patėn shpresuar edhe intelektualė prej fevet tė tjera. Imzot Prenk Doēi ati i Mirditės, pėr tė cilin kemi folur mė sipėr, ishte Shqiptar i mirė, por mendimet e tija politike dukėshin tė pathemelta. Ai parashikonte njėherė formimin e njė principate katolike, me ndihmėn e Austro-Hungarisė, pastaj krijimin e katėr shteteve tė vegjėl (si punė kantonesh), Kosovė, Shqipėri e Mesme, Toskėri dhe Epir, tė cilėt do tė ndihmonin njėri-tjetrin dhe do tė pėrbėnin njė lloj konfederate me njė qeveri tė pėrbashkėt. Kjo fantazi s'pajtohej gjėkundi me realitetin shqiptar. E para, sepse nė veri krahinat katolike e myslimane janė tė pėrzjera; e dyta, sepse Shqipėria ishte mjaft e pėrēarė dhe ndėrhyrjet e jashtėme shumė tė forta. Prandaj, ose shteti shqiptar do t'ishte njė dhe i pandarė, ose s'do tė kishte Shqipėri fare. Kryesonjėsit e klerit katolik e kuptuan shpejt kėtė tė vėrtetė.

    Mendimi politik shqiptar, qė vėrtitej pothuajse i tėrė rreth autonomisė, pėrhapej sidomos me anė gazetash tė pėrkohėshmesh, si Albania e Faik Konitzės, Drita e Shahin Kolonjės, Kombi i Sotir Pecit, e tė tjera. Faik Konitza, i mprehtė si shkrimtar dhe me njė kulturė tė gjerė, nuk kishte, pėr fat tė keq, cilėsitė e njeriut politik, se edhe karakteri i tij i vėshtirė e bėnte tė papajtuarshėm me natyrat e ndryshme.

    Nė fillim tė kėtij shekulli nisi tė shquhej figura e Ismail Qemalit. Ky ishte pėrzjerė edhe mė pėrpara nė lėvizjet shqiptare, por vetėm pėrsa iu pėrkiste ēėshtjevet kulturore. Veprimtaria e tij ishte kufizuar rreth mundėsisė sė ēeljes sė shkollave shqipe pėr arėsimin kombėtar, pa hyrė nė njė luftė tė hapėt politike. Si tė gjithė intelektualėt, mendonte edhe ai pėr fatin e Shqipėrisė nė rast se do tė ngjanin ndryshime nė Ballkan. Mė 1900, pikėrisht kur Sulltani e emėroi vali tė Tripolit, Ismail Qemali u arratis nga Turqia dhe qėndrimin e parė e bėri n'Athinė, me idenė e pėrpjekjevet pėr afrimin greko-shqiptar. Ismail Qemali kishte qėnė njė liberal qė kėrkonte liri kulturore dhe reforma pėr popujt e Perandorisė. Arratisja e tij e shqetėsoi qeverinė turke, por u prit mirė prej Shqiptarėvet. Nga Athina, iu bėri njė shpallje qendrave shqiptare, nė tė cilėn tregonte arėsyet e ikjes sė tij. Pastaj u nis pėr nė Napoli, nė Romė, nė Paris, qėndroi ca kohė nė Bruksel me Faik Konitzėn por miqėsia nė mes tė tyre nuk vazhdoi gjatė dhe prej andej shkoi e u vendos nė Londėr. Me shpalljet dhe artikujt e tij drejtuar Shqiptarėvet, Ismail Qemali i shtynte pėr zhvillimin kulturor dhe ekonomik, pėr shkollat dhe arėsimin nė gjuhėn shqipe, gjė kjo qė do tė forconte vetėdijėn e tyre kombėtare dhe ndjenjėn e bashkimit pėr t'iu qėndruar rreziqeve tė jashtėme. Shqiptarėt duhej tė pėrparonin dhe gjithnjė tė pėrparonin. Por Ismail Qemali nuk iu kėshillonte kryengritje, sepse ēdo lėvizje me armė do t'iu jepte shkak ndėrhyrjeve tė huaja qė mund t'a keqėsonin gjendjen. Ai ishte pėr mbajtjen e statu quo-sė nė Ballkan sa kohė qė Perandoria Turke do tė mund tė qėndronte. Si shihet, ka njė kundėrshtim (kontradiktė) nė mendimet e tija, sepse qysh do tė pėrparonin Shqiptarėt pa kryengritje, kur Turqia s'iu lejonte as njė shkollė nė gjuhėn shqipe dhe as qė i mpronte nga ndikimi fetaro-kulturor grek e sllav? Ky kundėrshtim i dukshėm nė mendimet e Ismail Qemalit mund tė shpjegohet vetėm nė kėtė mėnyrė: ai s'kishte hequr dorė akoma nga vepėrimi dhe interesimi politik nė Perandorinė Otomane. Si intelektual liberal, shpresonte se Perandoria do tė "liberalizohej", do t'iu lejonte zhvillimin e lirė kulturor dhe ekonomik kombėsive tė ndryshme, tė cilat, nė kėtė rast, kishin mė dobi tė jetonin nė paqe midis tyre duke u mbajtur me Turqinė, se sa tė binin nė kthetrat e fuqive tė mėdha imperialiste. Ky mendim shpjegon deri diku edhe besimin e Ismail Qemalit nė miqėsinė dhe bashkėpunimin greko-shqiptar, mbasi tė dy kombet kėrcėnohėshin njėlloj - prej rreziqeve tė jashtėme, sidomos prej Sllavėvet tė shtytur e tė pėrkrahur nga Rusia. Nė fillim, Ismail Qemali kishte anuar nga Austro-Hungaria, si e vetėmja fuqi qė mund tė pėrkrahte kombėsinė shqiptare. Por pastaj ndėrhyrjet e Rusisė dhe t'Austro-Hungarisė nisi t'i shikonte si njė rrezik pėr paqen dhe mbajtjen e statu quo-sė nė Ballkan. Prandaj kėrkoi t'afrohej edhe me politikėn italiane, pati lidhje tė ngushta me Arbėreshėt - tė cilėt i vizitoi disa herė nė Kalabri e Siqeli dhe u prit pėrzemėrsisht prej tyre - sepse mendonte qė ndėrhyrja e Italisė vlente pėr tė mbajtur ekuilibrin nė Ballkan, pėr tė pėrkrahur Shqiptarėt, Grekėt dhe Turqit, jo vetėm kundrejt shtrirjes sė Rusisė e tė sllavizmit po edhe t'Austro-Hungarisė. Tė tėra kėto ishin deri diku peshime tė stėrholluara, por duhet tė dimė se Ismail Qemali ishte, pėrpara sė gjithash, njė diplomat i regjur qė vėshtronte nga ēdo anė ku mund tė gjente pėrkrahje pėr Shqipėrinė. Siē ishte pėrpjekur tė siguronte miqėsinė e Greqisė, e gjejmė nė Mal-tė-Zi mė 1911, bisedonte nė Stamboll me Ambasadorin e Rusisė, pėr tė zbutur edhe armiqtė dhe pėr t'ua bėrė tė pranuarshme tė drejtat e kombėsisė shqiptare. Nė njė intervistė qė i dha nė Romė gazetės italiane la Tribuna, nė Korrik 1907, Ismail Qemali shprehte pikėpamjet e tija nė lidhje me Perandorinė Otomane, me mbajtjen e statu quo-sė nė Ballkan, me tė drejtat e kombėsisė shqiptare, me mundėsinė e njė marrėveshjeje shqiptaro-greke.

    Kur Turqit e Rinj erdhėn nė fuqi, mė 1908, Ismail Qemali u kthye nga mėrgimi, duke kujtuar se arriti koha e "liberalizmit" qė ai shpresonte. Por ngjarjet rrodhėn ndryshe.

    Pėr fat tė keq, Ismail Qemali nuk hoqi dorė gjer vonė nga pėrzjerja dhe interesimi nė punėt e Perandorisė Otomane. Sikur t'ishte marrė vetėm me ēėshtjen shqiptare, mund t'i kishte sjellė atdheut shėrbime mė tė mėdha. Afrimi i ngushtė i tij me Greqinė nuk u prit mirė prej Shqiptarėvet tė kohės, tė cilėt e kuptonin se s'kishte asnjė mundėsi qė Grekėt t'a ndryshonin qėndrimin e tyre kundrejt vendit tonė. Po edhe dyshimet se Ismail Qemali mund t'i bėnte lėshime Greqisė ishin tė kota, siē u provua mė pastaj. Prej vitit l911, Ismail Qemali vendosi tė vihej nė krye tė lėvizjes shqiptare dhe qėndroi si udhėheqėsi i saj gjer nė Jenar 1914.

    E meta m'e madhe e kėtyre intelektualėve ishte se donin t'i rregullonin punėt me anėn e diplomacisė dhe tė lodravet politike tė jashtėme, pa u kujdesuar aq sa duhej pėr organizimin e forcavet tė brendėshme dhe tė luftės me armė tė popullit shqiptar.

    Porsa ēėshtja shqiptare u vu nė dukje pėrpara diplomacisė dhe mendimit evropian, e vetėmja gjė qė nuk mungonte ishin "princat" qė u ēuan si kandidatė pėr fronin e Shqipėrisė. Nė Spanjė, dolli njė farė Gjin Aladro Kastriota (emri i vėrtetė i tij ishte Juan de Aladro y Perez de Valasco), i cili mendonte se rridhte nga njė e motėr e Skėnderbeut. Natyrisht, historia e tij ishte pėrfytyrim. Nė Napoli (Itali), jetonte markezi Di Auletta i quajtur Giovanni Kastriota, qė mbahej se rridhte nė vijė tė drejtė nga i biri i Skėnderbeut. Kurse nė Rumani dolli Albert Gjika i cili, siē e dimė, ishte nga njė falmilje princore me rrjedhje shqiptare. Ata qė lėvizėn mė shumė qėnė Aladro de Valasco dhe Albert Gjika, tė cilėt u munduan tė bėnin pėr vehte pėrkrahės prej Shqiptarėvet tė njohur n'atė kohė, sidomos nėpėr kolonitė dhe gjer tek Arbėreshėt e Italisė. U paraqitėn nėpėr ministritė e jashtėme tė disa shteteve, bėnė thirrje e shpallje pėr mprojtjen e tė drejtavet tė kombit shqiptar dhe ca zhurmė nėpėr gazetat. Albert Gjika, u pėrpoq tė merrte kryesinė e lėvizjes pėr ēlirimin e Shqipėrisė, pa e vėnė kėrkesėn e fronit si njė kusht tė domosdoshėm. Por nuk ishte nė lartėsinė e duhur pėr atė punė, aq sa nuk pati as pėrkrahjen e kolonisė shqiptare tė Bukureshtit. Sidoqoftė, kėto zhurma nuk i prunė ndonjė dėm ēėshtjes shqiptare; ndoshta vlejtėn si propagandė sepse bėnė qė tė flitej rreth Shqipėrisė.




    ----------------------------------------------------------------------------------------------------- ----------------------------------------------------------------
    1Ami Boué, La Turquie d'Europe. Paris, 1840. vol. II, f. 70 e 74.
    2Bosnjėn dhe Herzegovinėn Austro-Hungaria i kishte pushtuar ushtarakisht qė nė kohėn e Kongresit tė Berlinit, por jo aneksuar.

    0

    #22 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 24 shtator 2008 - 03:38 MD

    XXII

    Mbasi treguam shkurtazi lėvizjen e Rilindjes kombėtare, e cila u zhvillua jashtė atdheut, gjendjen e brendėshme tė Shqipėrisė dhe ndėrhyrjet e jashtėme, le tė ndjekim tani zhvillimin e ngjarjevet.

    Shpėrndarja e Lidhjes sė Prizrendit, nė veri e nė jugė, dhe shtypja e qėndresės sė Kosovės mė 1881, nuk e shtroi dot vendin plotėsisht. Malėsorėt e Hotit, Grudės, Shkrelit dhe Kastratit u ndeshėn pėrsėri me Malazeztė, nė Maj 1883, kur u pėrcaktua vija e kufijvet, e cila shkelte mbi toka shqiptare. Turqisė iu desh tė ndėrhynte pėr tė shtruar trubullimet, por ushtėria e saj pėsoi dėme prej malėsorėvet nė njė betejė afėr Kastratit.

    Nė Shkurt tė vitit 1885, lėvizja shpėrtheu rishtas nė Kosovė duke nisur prej Prizrendit nė Ferizaj, ku ngjajtėn me ushtėrinė turke pėrpjekje tė pėrgjakshme gjatė rrugės midis dy vendeve, pastaj u pėrhap nė Gjakovė, Lumė, Pejė dhe u zgjerua gjer nė Prishtinė e Mitrovicė. Kryengritėsit kėrkonin uljen e taksavet, tė drejtėn e mbajtjes s'armėvet, lirimin e tė burgosurvet, t'internuarėvet, dhe kundėrshtonin regjistrimin e popullsisė. Nė Shtator 1885, Porta e Lartė dėrgoi Vesel Pashėn me disa batalionė pėr tė shtruar trubullimet. Ky arriti nė Gjakovė dhe bėri disa arrestime.

    Por nė kėtė kohė plasi kriza e Rumelisė Lindore, e cila u bashkua me Bullgarinė, nė Shtator 1885. Fuqitė e mėdha u detyruan t'a njihnin si njė punė tė kryer kėtė ndryshim tė statu quo-sė nė Ballkan. Kėshtu Turqia ngushtohej mė shumė akoma dhe ndodhej nė njė gjendje tė vėshtirė sepse kishin nisur tė lėviznin edhe Grekėt. Prandaj u detyrua t'iu bėnte lėshime Shqiptarėvet. E pezulloi pėrkohėsisht politikėn e pėrqėndrimit administrativ nė Shqipėri, liroi nga burgu ose internimi krerėt e lėvizjevet bashkė me ata tė Lidhjes sė Prizrendit, ua njohu malėsorėvet tė drejtėn e mbajtjes s'armėvet dhe premtoi se do tė lejonte ēeljen e shkollave shqipe. Me atė rast u lirua nga burgu edhe Abdyl Frashėri.

    Gjatė luftės greko-turke, mė 1897, Shqiptarėt ishin tė detyruar tė merrnin anėn e Turqisė, sepse, po tė fitonte Greqia, do tė pushtonte Epirin. N'atė rast, edhe atdhetarėt orthodoks u treguan t'afruar me Turqinė. "Shqipėria e tėrė ėshtė me Sulltanin kundėr Helenėvet, shkruante Thimi Mitkua; disa tė pakė nga tė Krishterėt e kanė zemrėn me Helladhėn".

    Por Shqiptarėt deshėn tė pėrfitonin nga shtrėngica ku ndodhej Turqia dhe kėrkuan pėrsėri autonominė administrative me shkollat shqipe. Toskėt qė kishin luftuar kundėr Grekėve nuk deshėn t'i lėshonin armėt. Nė veri nisi lėvizja pėrsėri duke filluar gjithmonė nė Prizrend dhe u pėrhap nė tėrė qarkun e Shkodrės. Disa krerė shqiptarė u arrestuan. Pėr tė paqėsuar vendin, Sulltani dėrgoi nė Shkodėr Teufik Pashėn. Ky, pasi dėgjoi kėrkesat e njė pėrfaqėsie krerėsh, myslimanė e katolikė, dha premtime pėr reforma tė cilat nuk u zbatuan kurrė. Duke vazhduar t'a kėrkonin autonominė me anė mbledhjesh, me fjalė e me thirrje drejtuar Sulltanit, Shqiptarėt patėn ardhur disa herė edhe nė pėrpjekje me ushtėrinė turke. Veēse kėto lėvizje mbetėshin gjithnjė krahinore, me ca lidhje tė flashkėta midis tyre, pa njė qendėr drejtonjėse, pa njė kumandė tė vetėme. Prandaj shpėrndahėshin si retė e shprishura ose pėrfundonin si vesa e mėngjezit. Pėrveē mungesės sė njė organizimi dhe sė njė drejtimi, ishte edhe frika e ndėrhyrjes sė fqinjėvet, mbasi Greqia, Serbia, Bullgaria dhe Mali-i-Zi e kishin gjithmonė synė mbi tokat shqiptare. Kjo gjendje i paralizonte Shqiptarėt dhe i shtrėngonte tė mbahėshin me Turqinė. Ndėrsa lėvizja e Maqedonasvet po bėhej pėr ditė m'e fortė, shqetėsimi i Shqiptarėvet se mos shkelėshin prej fqinjėvet vinte duke u shtuar. Prandaj ndėrmjet vjetėve 1896 e 1898 i qenė drejtuar disa herė Portės sė Lartė pėr reforma, duke kėrkuar edhe pėrkrahjen e fuqive tė mėdha. Nė Korrik 1896, disa nga atdhetarėt e shquar tė mėrgimit, tė krishterė e myslimanė, i dėrguan prej Rumanie njė memorandum kryeministrit tė Turqisė duke protestuar kundėr zakonit qė kishte shteti turk t'i mbante Shqiptarėt orthodoks pėr Grekė ose pėr Sllavė, dhe kėrkonin njohjen e kombėsisė shqiptare me tė drejtat e saja, pavarėsisht nga feja. Kurse disa muaj mė vonė, nė Tetor 1896, njė grup intelektualėsh e krerėsh shqiptarė iu drejtoi prej Manastirit njė thirrje fuqivet tė mėdha duke kėrkuar bashkimin e pesė vilajetevet, tė Kosovės, Manastirit, Selanikut, Janinės dhe Shkodrės nė njė vilajet tė vetėm, me kryeqytet Manastirin. Sipas kėsaj kėrkese, popullsia e tė pesė vilajetevet ishte nė shumicė tė madhe shqiptare, prandaj duhej tė formonte njė tėrėsi me administratėn e saj tė veēantė, me shkollat shqipe, dhe ushtarėt qė do tė rekrutohėshin pa dallim feje nė kėto krahina duhej tė shėrbenin nė Turqinė e Evropės, rreth kufijvet tė shtetevet fqinjė.

    Nė vjeshtėn e vitit 1897, tė tjera trazime ngjajtėn nė Kosovė, duke u pėrhapur nė Pejė, Gjakovė, Prizrend dhe deri n'afėrsitė e Shkupit, pėr uljen e taksavet dhe ēeljen e shkollavet shqipe. Njė nga udhėheqėsit e lėvizjes ishte Haxhi Mulla Zeka prej Peje. Trazimet ishin gati tė pėlcisnin edhe nė jugė. Frika e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme shqiptare e shtyti Portėn e Lartė t'a shpejtonte nėnshkrimin e traktatit tė paqes me Greqinė. Por megjithė masat e autoritetevet turke, tė cilat prunė fuqi tė reja nė Pejė, Shqiptarėt ishin gjithmonė tė shqetėsuar. Lufta e ēetavet Maqedonase i bėnte Kosovarėt tė druanin rrezikun e njė copėtimi ndėrmjet Sllavėvet. Prandaj as nuk mund tė shtrohėshin, as nuk mund tė ngrihėshin me armė kundėr Turqvet, ndonėse kėta u a kishin prurė shpirtin nė fyt herė me shtypje e herė me premtime tė rreme.

    Mė 1 Jenar 1898, tė gjitha shoqėritė shqiptare tė mėrgimit, Komiteti i Stambollit, "Dituria" e Bukureshtit, "Dėshira" e Sofjes, "Vėllezėria Shqiptare" e Egjyptit dhe Shoqėria Kombėtare Shqiptare e Arbėreshėvet t'Italisė, bėnė njė thirrje tė pėrbashkėt me anėn e sė cilės dėnonin politikėn e pandėrgjegjshme dhe armiqėsore qė Turqia ndiqte kundrejt Shqiptarėvet dhe kėrkonin nga Sulltan Abdul Hamiti II t'i jepte autonominė Shqipėrisė duke i bashkuar vilajetet e saja nė njė tė vetėm, me shqipen si gjuhė zyrtare, me shkollat shqipe, me qeveritarė shqiptarė, etj. Thirrja bėhej n'emrin e tė gjithė Shqiptarėvet nė botė, tė bashkuar nė njė zė, tė ēfarėdo feje qė t'ishin dhe kudo qė fati i zi i kishte shpėrndarė. Kjo thirrje, e cila u botua dhe u pėrhap prej Shoqėrisė Kombėtare Shqiptare t'Arbėreshėvet, dėnonte njėkohėsisht qėllimet grabitqare tė fqinjėvet kundrejt vendit tonė dhe iu drejtohej fuqivet tė mėdha duke kėrkuar qė parimi i kombėsive tė zbatohej edhe pėr Shqipėrinė, tė pėrfshihej edhe kjo nė programin e reformavet tė parashikuara pėr popujt jo-turq dhe tė sigurohej kundėr ēdo ndėrhyrjeje tė jashtėme.

    Lėvizja e Kosovės, qė nisi nė vjeshtėn e 1897-ės, nuk mundi tė shuhej gjatė vitit 1898, se nė Maqedoni zjente lufta e ēetavet. Pėr t'iu dalė pėrpara rreziqevet qė i kėrcėnohėshin vendit, u thirr njė mbledhje nė Pejė - prej 26 gjer mė 30 Jenar 1899 - ku muarėn pjesė pėrfaqėsonjės qytetesh e krahinash nga i tėrė vilajeti i Kosovės. Mbledhja lidhi njė besė dhe mori disa vendime pėr tė mprojtur atdheun edhe fenė kundėr Bullgarėvet, Serbėvet dhe armiqve tė tjerė, nė rast se kėta do tė sulmonin tokat shqiptare. Bėnte tė njohur gjithashtu se Maqedonasit nuk ishin tė shtypur, se kjo ishte njė propagandė e hapur prej tė huajvet pėr tė gjetur shkak ndėrhyrjeje, por Lidhja do t'ishte gati t'i qėndronte me armė ēdo fuqie tė jashtėme qė do tė provonte tė shkelte nė Maqedoni a nė Kosovė.

    Lidhja e Pejės, siē u quajt kjo, e cila zgjodhi si kryetar Haxhi Mulla Zekėn, nuk e ngriti ēėshtjen e autonomisė dhe tė shkollavet shqipe, por vendosi t'organizonte komitete mė ēdo kaza, tė krijonte njė forcė shqiptare prej 15.000 vullnetarėsh, dhe tė shtrihej duke pėrfshirė, pėrveē Kosovės, katėr vilajetet e tjerė, tė Shkodrės, Manastirit, Selanikut dhe Janinės. Vendosi gjithashtu tė thėrriste njė kuvend tė pėrgjithshėm nė Prizrend, mė 26 tė Shkurtit 1899, ku do tė merrnin pjesė pėrfaqėsonjės nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė pėr t'u bashkuar me programin e Pejės.

    Siē shihet, kjo Lidhje nuk ishte drejtpėrdrejt pėr autonominė e Shqipėrisė, por si njė organizim pėr mprojtjen e vendit kundėr tė huajvet, duke i ēfaqur besnikėrinė Sulltanit. Ndėr pjesėmarrėsit e saj kishte mjaft turkomanė, dhe u shikua qė nė fillim si njė krijesė e Turqvet ose si e shtytur prej tyre. Megjithatė, puna vetė e pėrmbledhjes sė tokavet shqiptare nė njė organizatė tė pėrbashkėt me degė e komitete nėpėr krahinat, ēonte vetvetiu tek forcimi i lidhjevet kombėtare dhe tek autonomia. Prandaj Porta e Lartė u kthye shpejt kundėr Lidhjes sė Pejės, nisi tė pengonte vepėrimet e saja, ndaloi mbledhjen e pėrgjithshme qė do tė mbahej nė Prizrend mė 26 tė Shkurtit. N'atė datė u bė njė mbledhje tjetėr nė Dibėr, e cila u kufizua nė mprojtjen e lirivet krahinore dhe rregullimin e ēėshtjeve tė vendit, sikurse mbajtja e qetėsisė etj., nė bashkėpunim me autoritetet turke.

    Sami Frashėri qė shkroi e botoi nė kėtė kohė libėrthin "Shqipėria ē'ka qėnė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhetė?", shpresonte t'a shtynte Lidhjen e Pejės qė tė kėthehej nė njė organizim pėrpjekjesh e lufte pėr autonominė e Shqipėrisė. Por kjo Lidhje nuk qėndronte mbi baza tė shėndosha, pėrbėhej vetėm prej Myslimanėsh, dhe nuk kishte njė komitet a dorė tė fortė qė t'a drejtonte. Ishte formuar nga frika e pushtimit sllav dhe s'mund tė hynte njėkohėsisht nė luftė edhe me Turqinė.

    Nė prendverėn e vitit 1899 u bėnė disa pėrpjekje rreth ēėshtjes s'autonomisė, por dėshtuan si tė tjerat. N'atė kohė ishte duke u mbledhur nė Hagė (Hollandė) njė konferencė e fuqivet tė mėdha pėr paqen. Lėvizja e Maqedonasvet iu drejtua menjėherė, por Konferenca nuk desh t'a shtrėngonte Turqinė pėr tė bėrė ndryshime e reforma. Kėshtu Porta e Lartė e ndjeu vehten tė sigurtė dhe nisi tė merrte masa mė tė rrepta kundrejt Shqiptarėvet. Gjatė vjetėvet 1900-1902, trubullimet vazhduan, nė Kosovė, nė qarkun e Shkodrės, edhe nė jugė, por pa ndėrlidhje, pa njė drejtim tė pėrkashkėt.

    Tė bindur se Turqia po e pengonte vazhdimisht bashkimin e Shqiptarėvet, Haxhi Mulla Zeka dhe disa nga shokėt e tij u vunė pėrsėri nė lėvizje, nė Prill tė vitit 1901, pėr tė rimėkėmbur Lidhjen e Pejės, jo vetėm kundėr armiqve tė jashtėm po edhe kundėr qeverisė turke. Organizuan disa mbledhje nėpėr qendra tė ndryshme duke prekur ēėshtjen e autonomisė dhe tė shkollavet shqipe. Nė vilajetet e Kosovės dhe tė Manastirit po ngjanin pėrpjekje aty-kėtu ndėrmjet Shqiptarėsh dhe ushtėrisė turke. Shėnja trazimesh u ēfaqėn nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė jugės, nė qarqet e Elbasanit, tė Beratit, tė Vlorės. Qeveria turke bėri ndjekje tė rrepta, dhe me shtytjen e saj u vra nė Pejė Haxhi Mulla Zeka, nė Shkurt 1902. Kjo ngjarje e pezmatoi gjendjen edhe mė tepėr. Shqiptarėt sulmuan ndėrtesėn qeveritare tė Pejės, arrestuan nėpunėsit turq, muarėn nė dorė tė gjitha zyrat dhe i kėrkuan me telegram Sulltanit lirimin e bashkatdhetarėvet tė tyre tė burgosur. Lėvizja u pėrhap nėpėr krahinat e tjera, nė Mitrovicė e nė Prishtinė.

    Nė tė njėjtėn kohė, u ngritėn Mirditasit bashkė me malėsorėt e Pukės, prenė rrugėn midis Shkodrės dhe Prizrendit, duke kėrkuar qė tė lirohej nga internimi Prenk Bib Doda.

    Lėvizjet e Shqiptarėvet vazhduan mė me forcė gjatė vitit 1903, sepse atėhere u vu nė planin ndėrkombėtar problemi i reformavet tė Maqedonisė, i cili shkakėtoi njė tjetėr tronditje nė Shqipėri.

    Kishte disa vjet qė Bullgaro-Maqedonasit, tė shtytur e tė pėrkrahur nga Bullgaria, luftonin me ēeta kundėr autoritetit turk pėr reforma dhe autonomi. Vendi qė gjeografikisht (ose historikisht) quhet Maqedoni, banohej prej kombėsish tė ndryshme, Shqiptarė, Bullgarė, Grekė, Serbė, Turq dhe Vllehė. Nga ana administrative, pėrfshihej nė vilajetet e Selanikut, Manastirit dhe Kosovės. Kėtė ndarje, Porta e Lartė e kishte bėrė me qėllim qė t'i vinte kombėsitė e ndryshme kundra njėra-tjetrės si edhe Myslimanėt kundėr tė Krishterėvet. Me kėtė mėnyrė pengonte edhe formimin e njė Shqipėrie tė njėsuar, mbasi Shqiptarėt pjesėtohėshin nė katėr vilajete dhe, nė dy prej kėtyre, qėndronin tė pėrzjerė me popuj armiq nėn tė njėjtėn administratė. Megjithatė, nė vilajetet e Kosovės dhe tė Manastirit (ku ndodhej kjo pėrzjerje) shumicėn e madhe e pėrbėnin krahinat shqiptare. Nė trevat e banuara prej popullsish tė tjera, Bullgaro-Maqedonasit ishin mė tė shumėt si numėr. Kėta kishin formuar njė komitet kryengritės dhe organizuar ēeta me fjalėn: "Maqedonia pėr Maqedonasit". Grekėt dhe Serbėt nuk deshėn tė mbetėshin pas. Tė parėt, me pėrkrahjen e Patrikanės dhe tė qeverisė s'Athinės, tė dytėt, me ndihmėn e Belgradit, krijuan ēetat e tyre por me cuba t'ardhur prej gjetiu. Kurse ēetat bullgaro-maqedonase pėrbėhėshin prej vendasvet. Tė tre llojet luftonin kundėr Turqvet, po edhe kundėr njėri-tjetrit.

    Shqiptarėt, pėr arėsyet e ditura, nuk formonin dot njė tėrėsi t'organizuar, nuk kishin njė qendėr drejtonjėse, nuk kishin njė shtet fqinjė, prej racės sė tyre, qė t'i pėrkrahte. Kėrkesat pėr autonomi qėndronin mė fort nė mendjen e Rilindasvet se sa nė pėrpjekjen e masavet popullore tek tė cilat frika e fqinjėvet ishte m'e madhe. Prandaj ndodhėshin nė njė gjendje tepėr tė rrezikshme, mėnjanė, nė kryengritje tė vazhduarshme, por tė ērregullta, kundėr Turqvet, n'anėn tjetėr shtrėngohėshin tė luftonin pėr kėta kundėr fqinjėvet, sepse copėtimi i Turqisė donte tė thoshte njėherėsh edhe copėtim i tokavet shqiptare. Pėr tė shtruar lėvizjen e Maqedonasvet, Turqit patėn pėrdorur edhe Kosovarėt, tė cilėt ndodhėshin nė njė mospajtim kombėtar prej njėmijė-e-pesėqind vjetėsh kundrejt Shkjaut. Ndoshta edhe ndjenja fetare i shtonte diēka urrejtjes ndėrmjet dy racavet, por Shqiptarė e Sllavė kishin qėnė armiq nja dhjetė shekuj mė parė se tė vinin Turqit me islamizmin. Prova ėshtė se edhe Shqiptarėt katolikė ishin kundėr Sllavėvet po aq sa myslimanėt. Pra qėndresa qė Kosovarėt i bėnin Shkjaut ishte pėr mprojtjen e truallit tė tyre, kurse Turqia edhe Evropa e paraqitnin si njė luftė myslimanėsh kundėr tė krishterėvet duke i mbajtur Shqiptarėt pėr "Turq". Kjo gjė ishte n'interesin e Turqisė dhe tė fqinjėvet ballkanike, por e dėmtonte shumė ēėshtjen tonė kombėtare.

    Austro-Hungaria dhe Rusia, duke parė se trazimet nė Ballkan po trashėshin, i dhanė Portės sė Lartė njė plan reformash, nė Shtator 1902, ku, pėrveē tė tjerave, kėrkonin qė tė Krishterėt tė bėnin pjesė nė forcat e mbajtjes sė qetėsisė, polici e gjindarmėri. Nė fillim tė Dhjetorit t'atij viti, Sulltani e shpalli programin e reformavet dhe ngarkoi pėr zbatimin e tyre si inspektor tė pėrgjithshėm Hysen Hilmi Pashėn. Por ashtu si i mendonte Turqia, reformat ishin gjysmake dhe tė ngadalshme, prandaj Petrogradi dhe Viena, nė Shkurt 1903, ia pėrsėritėn mė me forcė programin e ndryshimevet pėr Maqedoninė, tė pranuar kėtė radhė edhe nga fuqitė e tjera tė mėdha.

    Gjatė kėsaj kohe, veziri i madh (kryeministri) i Turqisė, Said Pasha, kishte dhėnė dorėheqjen, dhe vendin e tij e zuri Ferid Pashė Vlora, i cili, ndonėse ishte prej kombėsie shqiptare, nuk bėri asgjė pėr Shqipėrinė. Sulltani e emėroi kėtė ndoshta edhe me qėllim pėr tė paqėsuar Shqiptarėt e pėr t'i lidhur mė ngushtė me Turqinė, ose pėr t'i treguar Evropės se Shqiptarėt ishin tė njėjtė me Turqit.

    Lėvizjet kryengritėse po merrnin hov mė tė madh. Puna e zbatimit tė reformavet i tronditi Shqiptarėt e vilajetevet tė Manastirit e tė Kosovės, tė cilėt parashikonin se Evropa po i vinte nėn Bullgaro-Maqedonasit. Nė krahinėn midis Gjakovės e Pejės dhe deri nė Prishtinė e nė rrethet e Novi-Pazarit filluan trubullimet. Turqia dėrgoi komisione pėr t'ua shpjeguar ēėshtjen Shqiptarėvet dhe pėr t'i bindur, por pa dobi. Kėta u pėrgjigjėn se nuk ishin kundėr reformavet nė vetvehte, po kundėr copėtimit tė vendit, mbasi programi austro-rus ndihmonte Sllavėt dhe mbizotėrimin e Maqedonasvet nė krahinat e banuara prej Shqiptarėsh. Kėrkuan gjithashtu njohjen e kombėsisė shqiptare me tė drejtat e saja. Turqit atėhere pėrdorėn forcėn, por kryengritėsit nuk u stepėn, pushtuan Vuēiternin, rrethuan Prishtinėn dhe i sulmuan me rreptėsi fuqitė turke nė Mitrovicė. Nė pamundėsi qė t'i shtypte, Turqia provoi tė gjente njė marrėveshje me Kosovarėt, mbasi arrestoi dhe dėrgoi n'internim njė numėr tė mirė prej krerėvet tė tyre.

    Maqedonasit nuk u kėnaqėn as me programin austro-rus tė reformavet, i cili po zbatohej shumė ngadalė, prandaj u pregatitėn tė hidhėshin nė njė kryengritje tė pėrgjithshme kundėr Turqvet, nė fillim tė Gushtit 1903. Qeveria e Stambollit ishte nė dijeni tė kėtij plani dhe kishte marrė masat. Luftime tė pėrgjakshme ngjajtėn nė rrethet e Manastirit dhe vazhduan disa muaj duke u shtrirė gjer nė Thrakė. Puna mund t'arrinte nė njė pėrpjekje ndėrmjet Bullgarisė dhe Turqisė, prandaj Austro-Hungaria me Rusinė shpejtuan tė ndėrhynin. Perandorėt e tyre u takuan nė Murzsteg, Austri, nė fillim tė Tetorit 1903, dhe bėnė propozimet e fundit pėrsa iu pėrkiste reformavet nė Maqedoni, tė cilat u pranuan edhe prej fuqivet tė tjera tė mėdha. Ky program, qė iu dorėzua qeverisė turke mė 22 t'atij muaji, parashihte njė ndryshim nė pėrcaktimin e njėsivet administrative, mbasi tė qetėsohej vendi, me qėllim qė tė rregullohej mė mirė grupimi i kombėsive tė ndryshme, dhe krijimin e njė gjindarmėrie ndėrkombėtare nėn autoritetin e Portės sė lartė. Natyrisht, Austro-Hungaria dhe Rusia mbikqyrnin vepėrimet e inspektorit tė pėrgjithshėm turk dhe kishin pėrfaqėsonjėsit e tyre nė komisionet e hetimevet.

    Siē shihet, Italia nuk u pėrfill fare nė bisedimet e Murzsteg-ut. Kjo gjė i zemėroi qarqet italiane, tė cilat zunė tė dyshonin se Austria po e pregatiste pėr vehte pushtimin e Shqipėrisė duke e ndarė Ballkanin me Rusinė. Kur u caktuan njėsitė e gjindarmėrisė ndėrkombėtare pėr krahinat e Maqedonisė, Austria mbajti pėr vehte vilajetin e Kosovės. Kurse Italia, me pėrkrahjen e Francės dhe t'Anglisė, deri diku edhe tė Rusisė, mundi tė merrte pėr gjindarmarinė e saj mbikqyrjen e vilajetit tė Manastirit. Viena kėrkoi me kėmbėngulje qė tė pėrjashtohėshin nga zona e reformavet, nė vilajetet e Kosovės e tė Manastirit, krahinat me popullsi shqiptare, tė cilat i shikonte si njė hapėsirė tė ndikimit tė saj dhe nuk lejonte nė to ndėrhyrje tjetėr, as atė t'Italisė. Kėshtu Komisioni ushtarak ndėrkombėtar, kur ndau ndėrmjet fuqivet tė mėdha njėsitė administrative pėr organizimin e gjindarmėrisė, pėrjashtoi nga zona e reformavet, nė vilajetet e Kosovės e tė Manastirit, sanxhakun e Novi Pazarit, pjesėn jugėperėndimore tė sanxhakut tė Pejės, sanxhaqet e Prizrendit, tė Dibrės, t'Elbasanit, tė Korēės (pėrveē kazasė sė Kosturit) dhe pjesėn perėndimore tė kazasė s'Ohrit, pėr shkak se gjoja Shqiptarėt e kėtyre krahinave ishin kundėr reformavet.

    Nė Prill 1903, Italia i pati propozuar Austrisė qė tė mendonin sė bashku njė program reformash edhe pėr Shqipėrinė, si ai qė po i njihej Maqedonisė, por Viena s'iu pėrgjigj fare. Pastaj, kur u pėrcaktua zona e reformavet, nė tė cilėn nuk pėrfshihėshin krahinat shqiptare tė vilajetevet tė Kosovės e tė Manastirit, Italia propozoi qė kėto krahina tė lidhėshin me vilajetet e Shkodrės e tė Janinės pėr tė pregatitur me kėtė bashkim krijimin e njė Shqipėrie autonome. Por as kėtė herė nuk u dėgjua prej Austro-Hungarisė. Ankimevet qė ngritėn Shqiptarėt se pėrse reformat e Maqedonisė nuk u zbatuan edhe pėr Shqipėrinė, Austria iu pėrgjigjej se gjendja e brendėshme e Shqipėrisė nuk ishte akoma e pėrshtatshme, se nuk duhėshin shpejtuar punėt pėrpara kohe etj.

    N'ato rrethana, shtypi britanik mori mprojtjen e Shqiptarėvet duke nxjerrė edhe njė herė nė dritė mendimet e ish-ambasadorit Goschen dhe propozimin qė bėri mė 1880 E. Fitzmaurice-i pėr formimin e njė Shqipėrie ethnike me vilajetet e Shkodrės e tė Janinės dhe me krahinat shqiptare tė vilajetevet tė Kosovės e tė Manastirit. Sikur ai propozim t'ishte pranuar prej fuqivet tė mėdha, shkruante njė gazetė e Londrės, Shqiptarėt do tė kishin pasur mjaft kohė pėr tė siguruar tė drejtat tokėsore dhe pėr tė forcuar bashkimin kombėtar nė mėnyrė qė tė pregatitėshin pėr pavarėsinė.

    Njė rishikim tė traktatit tė Berlinit dhe bashkimin e tokavet shqiptare brenda vijavet qė kishte propozuar Lordi E. Fitzmaurice mė 1880, e kėrkonin edhe Arbėreshėt e Italisė, me zėrin e Anselmo Lorecchio-s. Por ai qė u tregua ndėr ta m'i gatishėm pėr t'u hedhur nė luftė kryengritėse, ishte Zef Schiroj. Pėr t'i ardhur nė ndihmė Shqipėrisė, Arbėreshėt kishin formuar n'atė kohė edhe njė Komitet Vepėrimi. Por, ndonėse e donin Shqipėrinė megjith zemėr, kėta nuk mund t'i shpėtonin krejtėsisht ndikimit tė rrymavet politike italiane, mbasi jetonin si nėnshtetas t'atij vendi. Prandaj luftėn e tyre pėr ēlirimin e Shqipėrisė e lidhnin me lėvizjen irredentiste tė disa qarqeve italiane kundėr Austrisė, dhe patėn hyrė nė bashkėpunim me ato. Qė mė 1903, kur zjente ēėshtja e reformavet tė Maqedonisė, gjeneral Ricciotti Garibaldi, duke dashur tė ndiqte shembullin e t'et (Giuseppe Garibaldi-t) si ēlironjės i popujve tė robėruar, pranoi tė vihej nė krye tė njė shpedite pėr nė Shqipėri, me kusht qė tė kishte me vehte 1000 Arbėreshė t'Italisė, pėlqimin e Shqiptarėvet t'Epirit, dhe t'i sigurohėshin mjetet e lundrimit si edhe vendi i nisjes dhe ai i shkarkimit. Ky plan nuk u zbatua sepse, pėrveē pengesash tė tjera, Austria nuk lejonte ndėrhyrje ushtarake nga ana e Italisė nė Shqipėri.

    Nė Mars 1904, Ricciotti Garibaldi, i cili bėnte pjesė nė grupet e Italianėvet irredentistė, thirri nė Romė njė numėr personalitetesh prej Arbėreshėvėt pėr t'organizuar edhe njė lėvizje tė Shqiptarėvet n'Itali. Kėshtu u formua Kėshilli Shqiptar i Italisė me programin "Shqipėria pėr Shqiptarėt", nėn kryesinė e gjeneral Garibaldi-t. Qėllimi i kėsaj organizate ishte lidhja e njė bashkėpunimi sa mė tė ngushtė ndėrmjet Arbėreshėvet, Shqiptarėvet tė kolonivet dhe t'atyre n'atdhe, duke siguruar njėkohėsisht pėrkrahjen e Italisė, pėr tė mprojtur tė drejtat e kombit shqiptar.

    Vepėrimi i Komitetit t'Arbėreshėvet dhe i disa qarqeve liberale e demokrate italiane tė lėvizjes pro-Albania vazhdoi, gjer mė 1911, duke pasur si qėllim dėrgimin e njė fuqie nėn kumandėn e gjeneral Garibaldi-t pėr tė ndihmuar kryengritjen shqiptare, qėllim qė s'u arrit dot.

    Disa atdhetarė tė kohės, si Faik Konitza e tė tjerė, nuk e patėn pritur mirė kėtė interesim tė Ricciotti Garibaldi-t, t'Arbėreshėvet dhe tė qarqeve demokrate italiane, sepse shihnin prapa tyre ndėrhyrjen e Italisė nė Shqipėri. Sigurisht, lėvizja e Arbėreshėvet nuk mund tė ndahej kryekėput prej politikės italiane dhe ēfaqej haptazi kundėr vepėrimevet t'Austrisė nė lidhje me Shqipėrinė. Po edhe ndjenjat e dashurisė sė tyre pėr atdheun e vjetėr, pėr vėllezėrit e gjakut e tė gjuhės pėrtej Adriatikut, nuk mund tė mohohėshin. Pėrgjithėsisht, ata Shqiptarė qė anonin nga politika e Vienės dhe Orthodoksit qė mbahėshin me Patrikanėn greke nuk e shikonin me sy tė mirė lėvizjen e Arbėreshėvet. Por sidoqoftė, pėrpjekja e kėtyre e ndihmoi mjaft ēėshtjen kombėtare duke pėrhapur zėrin e Shqipėrisė dhe duke i bėrė tė njohura tė drejtat e saja, jo vetėm n'Itali po edhe n'Evropė.

    Mbi punėt e Ballkanit, n'atė kohė, vendosnin Rusia me Austro-Hungarinė, dhe kjo e fundit nuk lejonte qė tė pėrzjehej tjetėrkush nė ēėshtjet e Shqipėrisė.

    Natyrisht, porsa qė Shqiptarėt vetė nuk ishin tė zotėt pėr njė vepėrim t'organizuar nga brenda dhe t'i kėrkonin me forcė tė drejtat e tyre - siē bėnė Maqedonasit - duhej tė prisnin kur t'iu vinte radha qė t'i pushtonte Austro-Hungaria a ndokush tjetėr, ose t'a nxirnin dufin e zemrės me protesta e telegrame. Kur u mblodh nė Manastir, nėn kryesinė e Hysen Hilmi Pashės, Komisioni i Veēantė i reformavet pėr Maqedoninė, nė tė cilin pėrfaqėsohėshin tė gjitha kombėsitė e Turqisė evropiane pėrveē Shqiptarėvet, Nikolla Naēua me disa atdhetarė tė tjerė, prej tė tri fevet, iu drejtuan nga Bukureshti njė thirrje Sulltanit dhe fuqivet tė mėdha, mė 14 Tetor 1903, duke kėrkuar qė kombėsia shqiptare tė njihej zyrtarisht, qė vilajetet e Janinės dhe tė Shkodrės tė pėrfshihėshin nė programin e reformavet dhe tė kishte njė pėrfaqėsonjės shqiptar nė Komisionin e Veēantė.

    Tė njėjtat lutje e memorandume iu drejtuan Konferences sė Hagės, mė 1907, nga shoqėritė shqiptare tė mėrgimit, pėr tė kėrkuar autonominė administrative tė Shqipėrisė etj., duke theksuar se Shqiptarėt e tė tri fevet ishin vėllezėr midis tyre.

    U zgjatėm ca mbi reformat e Maqedonisė sepse ky ishte rasti ku Shqiptarėt, sikur tė kishin qėnė tė lidhur e t'organizuar nga brenda, mund tė kishin fituar autonominė, dhe fati i Shqipėrisė do tė kishte marrė njė tjetėr drejtim. Por pa organizimin dhe lidhjet e brendėshme s'mund tė fitonin as mund tė fitojnė gjėkafshė kurrė, edhe sikur tė bėhej, siē thotė populli i ynė, "deti kos dhe mali pilaf".

    Mbetja e vilajetevet tė Janinės e tė Shkodrės dhe e njė pjesės sė madhe nga vilajetet e Kosovės e tė Manastirit jashtė zonės sė reformavet, mund tė quhej si njė farė njohjeje e tėrthortė qė kėto toka ishin Shqipėri. Por deri sa Turqia nuk njihte zyrtarisht njė kombėsi shqiptare, nuk mund tė flitej as pėr kufij tė Shqipėrisė. Pasi tė sigurohej qetėsia nė Ballkan, Porta e Lartė do tė bėnte ndryshime nė kufijtė e njėsivet administrative, sipas programit tė Murzsteg-ut, pėr tė rregulluar mė mirė grupimin e kombėsivet tė ndryshme. Pėr Shqipėrinė, puna s'vihej fare nė bisedim, sepse Turqia nuk njihte njė kombėsi tė tillė. Por tė tjerėt, Grekė, Bullgarė, Serbė, nisėn tė luftonin midis tyre pėr tė zgjeruar seicili kufijtė e grupit tė tij nė ndarjet e reja administrative. Kėshtu ndėrhyrja e fuqivet tė mėdha pėr reformat, nė vend qė t'a shuante zjarrin me ujė, i hodhi vajguri. E keqja ishte se ēetat e Grekėvet, tė Bullgarėvet, tė Serbėvet, donin tė shkelnin edhe nė krahinat shqiptare, tė cilat i quanin tė Turqisė ose toka pa zot. Pėrveē nė Maqedoni, ēetat greke nisėn tė vepronin edhe n'Epir pėr tė shtypur lėvizjen shqiptare me anėn e tmerrit. Ngado qė shkonin, bėnin vrasje e pllaēkitje. Nė Shkurt 1905, na vranė priftin e vlefshėm At Kristo Negovanin, sepse shkruante e mėsonte shqip dhe fliste shqip nė kishė. Kjo ngjarje bėri njė pėrshtypje tė thellė nė tėrė qarqet shqiptare.

    Kur kėrcet pushka, fjalėt nuk dėgjohen mė. Forcės s'armėvet s'mund ti qėndrohet veēse me forcėn e armėvet. Prandaj edhe Shqiptarėt u vunė t'organizonin ēetat e tyre (ose kumitat, si quhėshin atėhere). Nė fillim tė vitit 1906, u formua nė Manastir njė komitet i fshehtė, "Komiteti pėr Lirinė e Shqipėrisė", me Bajo Topullin, ish nėndrejtor i gjimnazit turk, Fehim Zavalanin, kolonel Halit Bėrzeshtėn, Gjergj Qiriasin, e tė tjerė. Qėllimi i Komitetit tė Manastirit ishte pėr tė pėrhapur lėvizjen politike e kulturore shqiptare, tė pėshtetur edhe me armė, "pėr tė ngjallur Shqipėrinė, duke mbjellė vėllazėrinė, dashurinė, bashkimin, e pėr t'a shpėtuar nga zgjedha dhe errėsira nė tė cilėn gjėndej". Duhej luftuar kundėr sundimit turk me anėn e ēetavet, duke iu prerė njėkohėsisht hovin edhe cubavet grekė. Komiteti i Manastirit shtriu degėt nė Shqipėrinė e jugės dhe tė veriut, sidomos nė Kosovė, ku dėrgoi njė nga antarėt e tij, Idris Jakovėn. Nė Gjakovė u krijua njė qendėr e shėndoshė, me nė krye Bajram Currin. Bajo Topulli erdhi nė qarkun e Korēės dhe formoi tė parėn ēetė shqiptare, nėn kumandėn e tij. Nuēi Naēi u dėrgua pėr tė bėrė propagandė nė rrethet e Follorinės.

    Komiteti i Manastirit shėnon njė ēap tė ri nė lėvizjen kombėtare: organizimin e forcavet nėn udhėheqjen e njerėzve tė vetėdijshėm, tė disiplinuar, tė frymėzuar prej njė ideje, me njė qėllim e program tė caktuar, dhe qė drejtohėshin nga njė qendėr e vetėme. Prandaj u pėrkrah nga shoqėritė e jashtėme, tė Sofjes, tė Bukureshtit, t'Egjyptit, t'Amerikės. Mjerisht gjendja shoqėrore e Shqipėrisė ishte akoma shumė e prapambetur. Lėvizjet e ērregullta vazhdonin nė Kosovė, nė veri, nė Shqipėrinė e Mesme. Nė Maj 1905, populli i Elbasanit kishte pėrzėnė mytesarrifin turk dhe kumandarin e gjindarmėrisė. Stambolli dėrgoi pas disa javėsh Shemsi Pashėn pėr tė shtruar vendin dhe pėr tė shtypur ēdo lėvizje qė lidhej me idenė e pavarėsisė shqiptare.

    Vėzhgimi ishte i gjithanshėm, aq sa qeveria turke ra shpejt n'erė tė Komitetit tė fshehtė tė Manastirit edhe u vu t'a ndiqte. Ky u shtrėngua t'a ēonte qendrėn e tij nė Bukuresht, duke lėnė nė Manastir njė komitet tė vogėl krahinor.

    Ndėrkaq, ēeta e Bajo Topullit, e pėrbėrė prej fshatarėsh dhe disa studentėsh t'ikur nga Manastiri, gjeti nė Kolonjė pėrkrahjen e Sali Butkės e t'atdhetarėve tė tjerė, veproi gjatė prendverės dhe verės sė vitit 1906 nė rrethet e Pėrmetit, Leskovikut, rrotull Korēės e nė Devoll. Kundėr vepėrimit tė ēetavet kombėtare u tėrbuan kleri grek dhe grekomanėt, tė cilėt thirrėn antartėt (ēetarėt grekė) qė t'iu bėnin tmerre Shqiptarėvet. Por kėta nuk u trembėn. Pėr t'iu dhėnė njė pėrgjigje antartėvet dhe pėr tė marrė gjakun e At Kristo Negovanit, ēetarėt shqiptarė vranė, nė Shtator 1906, mitropolitin grek tė Korēės, Fotios. Disa muaj mė vonė, Grekėt vranė nė Selanik Spiro Kosturin, tė birin e atdhetarit shqiptar Jovan Kosturi. Kėshtu lufta dhe gjakrat po vinin duke u nxehur nga tė dy anėt.

    Tė ndjekur nga forcat turke, vėllezėrit Bajo dhe Ēerēis Topulli u shtrėnguan tė largohėshin nga Shqipėria, nė muajin e Nėntorit 1906, pėr t'a kaluar dimrin nė Bukuresht e nė Sofje. Q'andej Ēerēis Topulli i drejtoi popullit shqiptar njė thirrje pėr t'a shtytur kundėr zgjedhės turke, duke i thėnė: "Qėllimi i ynė ėshtė tė ngrihemi tė gjithė sė bashku, Gegė edhe Toskė, dhe tė luftojmė me armė nė dorė pėr lirinė e Shqipėrisė sonė tė dashur...". Nė Bukuresht u bashkua me vėllezėrit Topulli atdhetari i flakėt Mihal Gramenua, i cili pastaj bėri pjesė nė ēetėn e Ēerēizit dhe u pėrpoq tė pėrhapte ndjenjat kombėtare.

    Nė Sofje u pregatit ēeta e re, qė kaloi nga Italia dhe zbriti nė bregdetin shqiptar afėr Vlorės, nė Maj 1907, me kumandar Ēerēis Topullin dhe frymėzonjės Mihal Gramenon. Bashkimi i kėtyre tė dyve nė njė ēetė ishte simboli i vėllazėrimit ndėrmjet Shqiptarėvet myslimanė e orthodoks.

    Ndonėse e gjurmuar prej autoritetevet, ēeta e Ēerēis Topullit pritej mirė ngado qė shkonte, gjente strehė nėpėr fshatrat dhe nėpėr teqetė e Bektashinjvet. Gjatė vitit 1907 u pėrpoq sidomos tė pėrhapte ndjenjat kombėtare nė popull, duke shpėrndarė libra, gazeta, flamure e fotografi tė Skėnderbeut qė kishte sjellė nga kolonitė e Sofjes e tė Bukureshtit.

    Duke i rėnė rreth e qark Shqipėrisė sė jugės, grupi i Ēerēis Topullit u takua miqėsisht me ēetat e Bullgaro-Maqedonasvet nė Grazhdan tė Prespės dhe n'afėrsitė e Kosturit. Mbasi Maqedonasit luftonin n'atė kohė jo vetėm kundėr Turqvet po edhe kundėr Grekėvet, kėrkonin bashkėpunim me Shqiptarėt. Grupi i Ēerēizit u ēudit me zotėsinė e organizimit dhe disiplinėn e ēetavet bullgaro-maqedonase, nga tė cilat mėsoi mjaft gjėra.

    Veprimtaria luftarake u shtua nė prendverėn e vitit 1908. Nė fillim tė Marsit, ēeta e Ēerēizit vrau nė Gjirokastėr kumandarin turk tė gjindarmėrisė, i cili ishte treguar ndjekės i rreptė kundėr atdhetarėvet shqiptarė. Mė 18 t'atij muaji ngjau pėrpjekja e famshme nė Mashkullorė, ku Ēerēis Topulli me trimat e tij e ēau rrethimin qė i bėri ushtėria turke. Ky luftim pati nj'oshėtimė tė gjerė dhe mbeti i paharruar nė kėngėt popullore.

    Mbasi vepėrimi tėrheq dhe ngjall enthusiazėm, fshatarė dhe intelektualė tė rinj bashkohėshin me Ēerēizin, ose formonin ēeta tė tjera tė lidhura me atė tė kėtij, e cila u quajt ēeta plakė.

    Komiteti i Manastirit dhe lufta e ēetavet i jepnin lėvizjes shqiptare njė karakter tė pėrgjithshėm kombėtar, tė lidhur me idenė e bashkimit dhe tė pavarėsisė, ndryshe nga kryengritjet e ērregullta krahinore, tė cilat bėhėshin shpeshėherė pėr interesat e kufizuara tė krahinės ose tė disa personave. Duke luftuar njėheresh kundėr Turqvet dhe Grekėvet, ndjenja e vėllazėrimit kombėtar ndėrmjet Myslimanėvet dhe Orthodoksvet, sidomos tek idealistėt e rinj, forcohej, dhe pėrēarja qė kishin mbjellė besimet e huaja, fanatizmi i verbėr i dikurshėm, mbytej nėn hovin ringjallės: "atdheu pėrmbi tė gjitha".

    Mė 1907, Bajo Topulli shkoi n'Amerikė pėr tė mbledhur ndihma dhe djem tė rinj pėr ēetat. Parashihej njė kryengritje e pėrgjithshme pėr nė verėn e ardhshme, prandaj duhėshin kuadra tė pėrbėra nga njerėz tė mėsuar, tė vetėdijshėm, tė disiplinuar, dhe jo prej bejlerėsh, bajraktarėsh dhe agallarėsh, qė s'vlenin gjė pėr njė vepėrim tė lidhur e tė bashkėrenditur, sepse seicili prej tyre ishte njė kokė mė vehte, njė "shtet" mė vehte, dhe s'mund t'i shtrohėshin asnjė disipline. U nis prej Amerike njė grup vulletarėsh me Petro Nini Luarasin, nė prendverėn e vitit 1908, dhe arriti nė Shqipėri nga ana e Sofjes. Por n'atė kohė erdhėn nė fuqi Turqit e Rinj me Kushtetutėn e tyre, dhe punėt muarėn njė tjetėr drejtim.

    Turqit e Rinj ose Xhonturqit (prej frėngjishtes, Jeunes Turcs) ishin njė lėvizje e ndikuar nga idetė e reja evropiane dhe pėrpiqėshin prej shumė vjetėsh tė pėrmbysnin absolutizmin e Sulltanit pėr t'a kthyer Turqinė nė njė shtet me kushtetutė liberale. Nė kėtė mėnyrė - mendonin ata - do t'a shpėtonin Perandorinė nga shkatėrrimi duke e pėrparuar dhe duke iu dhėnė liri tė mjafta popujvet qė e pėrbėnin. Kjo ishte edhe rruga pėr t'iu prerė hovin ndėrhyrjeve tė fuqivet tė mėdha. Vepėrimi pėr njė regjim liberal, nė Turqi, kishte nisur me Midhat Pashėn, pėrpara 1870-ės, dhe Sulltan Abdul Hamiti vetė e kishte pranuar Kushtetutėn e re mė 1876, pastaj e shkeli shpejt. Por ajo qė u quajt lėvizje e Turqvet tė Rinj nisi rreth vitit 1890 me grupin e organizuar nė Stamboll prej njė Shqiptari nga Struga, i quajtur Ibrahim Temo. Duke gjetur konditat e pėrshtatshme nė moskėnaqėsinė e shkaktuar prej regjimit t'Abdul Hamitit, shoqėria e fshehtė e Temos, e cila e pati ndoshta qė nė fillim emrin "Bashkim e Pėrparim" (turqisht, Ittahat ve Terakki), u pėrhap pas disa vjetėsh dhe lėshoi degė nėpėr qendra tė ndryshme. Kur nisėn ndjekjet nga ana e autoritetevet ata antarė t'organizatės qė u kapėn, u burgosėn ose u internuan, tė tjerė u arratisėn jashtė Turqisė; Temua vetė shkoi nė Rumani, ku filloi tė pėrzjehej edhe nė ēėshtjet shqiptare.

    Nė Kongresin e parė tė Turqvet tė Rinj nė mėrgim ose t'Otomanėvet Liberalė, qė u mbajt nė Paris mė 1902, pėrveē Ibrahim Temos, merrnin pjesė edhe Shqiptarė tė tjerė, ndėr tė cilėt Ismail Qemali. Lėvizja pėrmblidhte jo vetėm Turq po edhe njerėz prej popujve tė tjerė tė Perandorisė, mbasi premtonte liri pėr tė gjithė, pa dallim feje e kombėsie. Mirėpo nė Kongresin e Parisit u ēfaqėn dy rryma: njėra, e kryesuar prej princit Sabahedin, mendonte t'iu bėnte thirrje fuqivet tė mėdha pėr t'a detyruar Sulltanin qė tė vinte nė fuqi Kushtetutėn e vitit 1876, e cila iu njihte tė drejtat kombėtare popujvet tė ndryshėm tė Perandorisė; tjetra, e drejtuar prej ideologut Ahmet Riza, nuk donte t'i pėrzjente fuqitė e mėdha nė punėt e brendėshme tė Turqisė dhe kėrkonte vendosjen e njė regjimi tė pėrqendruar, domethėnė nacionalist turk. Tė dyja kėto rryma u dukėn mė vonė nė lėvizjen e Turqvet tė Rinj: e para, me fjalė, sa pėr demagogji; e dyta, me punė, mbasi muarėn fuqinė.

    Ismail Qemali e kundėrshtoi programin e pushtetit tė pėrqendruar, mbajti anėn e shumicės liberale tė kryesuar nga princi Sabahedin, edhe kėrkoi qė pėrfaqėsonjėsit e kombėsive tė ndryshme nė Kongres tė njihėshin si tė kėtillė dhe tė paraqitnin kėrkesat e tyre. Vetėm nėpėrmjet tė njė kushtetute qė do t'iu njihte liritė administrative popujve jo-turq mund t'arrihej n'autonominė e Shqipėrisė.

    Pas disa vjetėsh, lėvizja e Turqvet tė Rinj nisi tė krijonte qendra brenda nė Perandorinė Otomane. Mė 1906, u formua nė Selanik njė shoqėri e fshehtė, e cila u quajt "Komiteti pėr Bashkim e Pėrparim". Pak mė vonė, si qendėr e dytė e kėtij komiteti u bė Manastiri. Nė fillim dukej sikur kėto shoqėri mbinin vetvetiu, pa lidhje me Turqit e Rinj tė mėrgimit, por kishin tė njėjtin emėr Bashkim e Pėrparim dhe hidhnin po ato fjalė, pėr njė kushtetutė liberale, pėr zgjedhjen e njė parlamenti ku tė gjithė popujt e Perandorisė do tė pėrfaqėsohėshin njėlloj, pa dallim feje e kombėsie. Ky program ushtronte njė tėrheqje tė madhe mbi Shqiptarėt, tė cilėt luftonin pikėrisht pėr njohjen e kombėsisė sė tyre. Prandaj, qysh nė fillim nė komitetet "pėr Bashkim e Pėrparim" tė Selanikut e tė Manastirit, pėrveē Turqvet, pati edhe Shqiptarė. Nė njė kohė tė shkurtėr, Turqit e Rinj i shtrinė degėt e komitetevet tė tyre pothuajse nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, nė jugė e nė veri, nė Maqedoni e nė Kosovė, duke bashkėpunuar ngushtė me Shqiptarėt. Aty-kėtu nisėn tė pėrzjehėshin me komitetet e lėvizjes kombėtare shqiptare, tė cilėvet iu thoshin se luftonin pėr tė njėjtin qėllim.

    Duke pėrfituar nga dobėsia qė tregonte regjimi i Sulltan Hamitit pėrpara ndėrhyrjevet tė fuqivet tė mėdha (Austro-Hungaria mori tė drejtėn e ndėrtimit tė njė hekurudhe nė zonėn e Novi-Pazarit e tė Mitrovicės dhe Anglia me Rusinė vendosėn njė tjetėr program reformash pėr Maqedoninė, nė Qershor 1908), Turqit e Rinj i shfrytėzuan kėto raste pėr tė tėrhequr nė lėvizjen e tyre intelektualė, nėpunės, krerė e popull, por sidomos oficerė e reparte t'ushtėrisė.

    Nė prendverėn e vitit 1908, administrata zyrtare nė Shqipėri e nė Maqedoni u ēthur pothuajse krejt. Oficerėt shqiptarė qė shėrbenin n'ushtėrinė e rregullt u bashkuan me Turqit e Rinj. Njėri prej tyre, Ahmet Niazi Beu nga Resnja, u arratis mė 3 tė Korrikut bashkė me grupin e ushtarėvet qė kumandonte, kaloi nėpėr krahinat e Ohrit, tė Dibrės, t'Elbasanit e tė Korēės duke gjetur kudo pėrkrahjen e popullsisė. Nėpunėsit besnikė tė regjimit tė vjetėr dhe mbledhėsit e taksavet u pėrzunė prej kėtyre krahinave. Gjendja po ndryshonte prej njė dite nė tjetrėn. Komiteti shqiptar i Korēės, dhe pastaj ai i Ohrit, iu bėnė thirrje ēetavet tė tyre qė tė bashkėpunonin me kryengritėsit turq nėpėrmjet tė Niazi Beut. Me kėtė tė fundit patėn njė pjekje edhe Ēerēis Topulli me Mihal Gramenon.

    Si kryeqendra e Turqvet tė Rinj, nė Ballkan, njihej Selaniku, ndonėse nė tė vėrtetėn ēdo krahinė a qytet vepronte sipas rrethanavet dhe konditave tė veēanta por duke iu mbajtur tė njėjtit program. Nė Komitetin "Bashkim e Pėrparim" tė Selanikut ishin antarė oficeri i ri, Enver Beu, dhe Talati, qė u bėnė pastaj pėrsonalitete tė radhės sė parė. Enver Beu u arratis edhe ai me njė grup ushtarėsh pak ditė pėrpara se t'ikte Ahmet Niazi Bej Resnja.

    Gjendja dukej e pjekur pėr t'i dhėnė grushtin e fundit regjimit tė Sulltan Hamitit. Ėshtė pėr t'u ēuditur qė edhe nė kėtė rast Shqiptarėt lozėn njė rol tė radhės sė parė, si gjithmonė kur ka qėnė puna pėr t'iu shėrbyer shteteve, lėvizjeve e qėllimeve tė huaja. Sadoqė kėtė herė kishin njė farė ēfajėsimi sepse shpresonin, me ndėrrimin e regjimit, tė fitonin tė drejtat e tyre.

    Nė fillim tė Korrikut 1908, Turqit e Rinj iu bėnė njė thirrje Shqiptarėvet tė Kosovės pėr t'i lidhur me vehte, duke iu treguar rreziqet qė iu kėrcėnohėshin sikur tė vazhdonte regjimi i vjetėr. Thirrja qėlloi kur duhej, sepse programi anglo-rus i reformavet tė reja pėr Maqedoninė dhe ndėrmarrja e ndėrtimit tė hekurudhės prej Austro-Hungarisė e kishin shqetėsuar fort popullin e Kosovės. Sipas lajmevet tė pėrhapura, ndoshta qėllimthi prej Turqvet tė Rinj, qeveria kishte ndėr mend t'ia shiste Austrisė tokat e fshatarėvet dhe Maqedonia mund tė fitonte autonominė duke pėrfshirė krahina shqiptare. Nga ky shqetėsim u ngritėn me armė lart nga njėzet mijė fshatarė prej rrethevet tė Prizrendit, Gjakovės, Prishtinės, Vuciternit, dhe u mblodhėn nė Ferizaj. Turqit e Rinj u pėrpoqėn t'a shtinin nė dorė kėtė forcė dhe ia arritėn qėllimit. Valiu i Shkupit dėrgoi kumandarin e gjindarmėrisė, Galip Beun, pėr t'i qetėsuar dhe shpėrndarė Kosovarėt. Por Galip Beu ishte vetė antar i Komitetit "Bashkim e Pėrparim" tė Shkupit dhe, nė vėnd qė t'i shpėrndante, veproi nė mėnyrė qė tė mblidhėshin Shqiptarė sa mė shumė. Numri i tyre kaloi pėrmbi tridhjetė mijė. Pėrfaqėsonjėsit e Turqvet tė Rinj u a paraqitėn Kushtetutėn e re Kosovarėvet si tė vetėmen rrugė pėr t'i shpėtuar nga shtypjet, nga ndėrhyrjet e huaja dhe nga rreziku i copėtimit. Iu premtuan liritė zakonore, tė drejtėn e mbajtjes s'armėvet, ēeljen e shkollavet shqipe etj.

    Mbledhja e Ferizajt, n'emėr tė popullit tė Kosovės, i drejtoi njė telegram Sulltan Abdul Hamitit II, me anėn e tė cilit i kėrkonte vėnien nė fuqi tė Kushtetutės sė vitit 1876 dhe mbledhjen e parlamentit. Ky telegram i ra Sulltanit si njė grusht i papritur dhe "bėri mbi tė njė pėrshtypje mė tė madhe se sa vrejtjet e tė gjithė Turqvet ose tė tė gjithė pėrfaqėsuėsvet diplomatikė t'Evropės", thuhet nė Kujtimet e Ismail Qemalit. (A nuk ėshtė pėr tė vajtuar qė, pėr vehten e tyre, pėr autonominė e tyre, as Kosovarėt as tė gjithė Shqiptarėt nuk ishin tė zotėt tė bashkohėshin e tė bėnin njė punė tė kėtillė?).

    Pas tri ditėsh, i trembur se ushtėria dhe kryengritėsit po i hynin nė Stamboll, Abdul Hamiti II e vuri Kushtetutėn nė fuqi, mė 24 Korrik 1908. Turqit e Rinj e kishin shpallur nė Selanik e nė Manastir njė ditė mė parė.

    Menjėherė pas njohjes sė Kushtetutės prej Sulltanit, u formua qeveria e Turqvet tė Rinj. Kjo ngjarje, e cila atėhere u quajt Hyrrijet (liri), u prit me gėzim tė madh prej Shqiptarėvet duke shpresuar se Turqit e Rinj do t'a mbanin fjalėn dhe do t'i rrinin besnikė Kushtetutės. Nėpėr qytetet u bėnė mbledhje e kremtime tė bujėshme, u liruan tė burgosurit, ēetarėt u kthyen prej malevet, u ndie kudo gjatė ca ditėve njė frymė e re. Vetėm disa fanatike myslimanė ose ata qė pėrfitonin prej regjimit tė vjetėr e pritėn ftohėt kėtė ngjarje tė madhe.

    T'etshėm pėr liri, atdhetarėt u vunė menjėherė tė flasin e tė shkruajnė shqip pa frikė, u hapėn klube shqiptarėsh nė shumė qendra. "Tani ėshtė dita edhe pėr neve tė themi lirisht qė jemi Shqiptarė. Gjer mė sot nuk mund t'a thoshim kėtė, se na prisnin gjuhėn, na hidhnin nė burg...", u fol nė tė parėn ligjėratė qė u mbajt nė Selanik pėrpara njė mbledhjeje Shqiptarėsh.

    Ky enthusiazėm nuk vazhdoi gjatė. Turqit e Rinj ishin nacionalistė turq dhe kėrkonin me anėn e njė pushteti tė pėrqendruar tė turqizonin tė gjithė popujt e Perandorisė. Prandaj u vunė menjėherė t'a vėzhgonin pėr s'afėrmi lėvizjen e Shqiptarėvet, sepse i dinin qėllimet e kėtyre pėr autonominė. Duke u pėshtetur nė nenin 8 tė Kushtetutės, i cili thoshte se nėnshtetasit e Turqisė, tė ēdo kombi, a feje qė t'ishin, do tė quhėshin Osmanllinj, Turqit e Rinj zunė tė krijonin nėpėr qytetet e Shqipėrisė, si nė ēdo vend tjetėr, Komitetet Osmane tė Bashkimit, ku bėnin pjesė Shqiptarė e Turq. Por gjetėn kundėrshtime nga ana e popullsisė qytetare e fshatare, e cila kėrkonte zbatimin e Kushtetutės sipas premtimevet tė dhėna, shkollat dhe autonominė. Turqit ndaluan qė tė flitej pėr autonomi nėpėr mbledhjet; megjithatė, ligjėratat e Shqiptarėvet pėrfundonin zakonisht me fjalėt "rroftė liria, rroftė Shqipėria!". Ata qė e kishin besuar demagogjinė e Turqvet tė Rinj - domethėnė shumica e madhe e popullit dhe e intelektualėvet - u gjetėn tė gėnjyer. Njė nga tė pakėt qė e kishin parashikuar drejt punėn ishte Sotir Peci, i cili shkruante nė gazetėn Kombi, mė 24 Korrik 1908: "Ėshtė e ditur qė programi i Turqve tė Rinj ėshtė krejt i pėrkundėrtė mė ēėshtjen tonė kombėtare. Turqit e Rinj qėllojnė t'i japin shpirt Turqisė dhe Shqiptarėt kombėtarė pėrpiqen t'a shporrin nga vendi i tyre dhe tė vetqeverisen". Pak ditė mė vonė, mė 31 Korrik, vazhdonte: "Dėshira dhe mejtimi i ēdo Shqiptari duhet tė jetė vetqeverimi dhe shpallja e njė konstitucie kombėtare, e njė shteti shqiptar. Atje duhet tė drejtohen gjithė vepėrimet tona".

    Pas shpalljes sė Kushtetutės, vepėrimi i parė i Shqiptarėvet qe formimi i klubevet (ose shoqėri, siē u quajtėn disa herė) si qendra kulturore. Turqit e Rinj nuk e penguan krijimin e klubevet sepse shpresonin t'i pėrdornin pėr t'a futur lėvizjen shqiptare nėn drejtimin e tyre. Brenda katėr a pesė muajve u hapėn afro njėzet klube, shumica nė qytetet e Shqipėrisė sė jugės, por tre mė tė rėndėsishmit ishin nė Manastir, nė Selanik e nė Stamboll. Bashkė me klubet dolėn edhe gazetat shqipe, nja gjashtė a shtatė: Lirija dhe Diturija nė Selanik, Besa dhe pastaj Shqiptari, nė Stamboll, Bashkimi i Kombit, nė Manastir, Bashkimi, nė Shkodėr, Korēa dhe Lidhja Orthodokse, nė Korēė, Tomorri, n'Elbasan, pėrveē gazetavet tė mėrgimit qė vazhdonin si gjithmonė.

    Nė Shkodėr, krijimi (ose vazhdimi) i njė klubi ndeshi nė fanatizmin e Myslimanėvet, i cili kishte mbetur i padryshuar. Vėshtirėsi tė kėtilla pati edhe nė Kosovė, ku hoxhėt e ndjenin vehten mė parė Myslimanė pa pastaj Shqiptarė. Atdhetarėt menduan t'a bėnin Shkupin si kryeqendrėn e kulturės dhe tė veprimtarisė kombėtare pėr tėrė Shqipėrinė e verilindjes qė rrethohej prej shtetesh sllavė armiq. Qyteti i Shkupit dhe e tėrė krahina, sidomos ana perėndimore, banohėshin nė shumicė tė madhe prej Shqiptarėsh nga gjaku. Po pėr fat tė keq, njė pjesė e qytetarėvet fliste turqisht dhe i kishte humbur ndjenjat kombėtare. Megjithatė, me pėrpjekjet e Nexhip Dragės u formua klubi shqiptar edhe nė Shkup. Kur u vu ēėshtja pėr tė zgjedhur njė klub si kryeqendėr qė t'i ndėrlidhte tė gjithė tė tjerėt, u paraqitėn dy si mė tė pėrshtatshmit: ai i Selanikut, nėn kryesinė e Midhat Frashėrit, dhe ai i Manastirit me kryetar Gjergj Qiriazin. U zgjodh ky i dyti, i cili tregoi njė veprimtari tė gjallė pėr zhvillimin e lėvizjes kombėtare nė Shqipėrinė e jugės dhe tė Mesmen. Klubi i Janinės u pėrpoq tė pėrhapte arėsimin shqip kundrejt shkollavet greqishte dhe t'i shkėpuste Shqiptarėt orthodoks prej ndikimit tė Patrikanės greke.

    Klubet qenė tė shtrėnguar t'a shpallnin botėrisht se nuk merrėshin me politikė, por vetėm me ēėshtje kulturore. Fshehtas merrėshin sigurisht edhe me politikė, por s'mund t'a thoshin hapur. Shumė prej atdhetarėvet e kuptuan qė u gėnjyen prej Turqvet tė Rinj, por s'kishin se ē'tė bėnin. Me pėrhapjen e mėsimit, t'idevet, dhe me ndėrlidhjet midis tyre, klubet vlejtėn pėr t'i dhėnė shtytje e gjallėri lėvizjes kombėtare, prandaj nuk ishin edhe fare tė kotė siē qenė kritikuar nga disa atdhetarė tė kohės. Kur poeti Ēajupi vizitoi klubin e Selanikut nė fillim tė vitit 1909, kishte tė drejtė tė ēuditej dhe tė prekej nė sedrėn kombėtare nga afrimi ndėrmjet kėtij klubi dhe Turqvet tė Rinj. Por nga ana tjetėr nuk duhej harruar se klubi i Selanikut ndodhej nė njė qendėr qė s'ishte shqiptare dhe se aty e kishte kryet Komiteti "Bashkim e Pėrparim" i Turqvet tė Rinj. Prandaj duhej gjetur njė mėnyrė bashkėjetese me kėta, ose duhej mbyllur klubi.

    Sidoqoftė, edhe ashtu siē ishin, klubet, pėr tė pėrmbushur detyrat e tyre n'anėn politike, u vunė tė krijonin komitetet e fshehtė. Nė kėtė lloj vepėrimi u treguan t'aftė sidomos klubi i Manastirit edhe ai i Stamollit.

    Puna m'e ngutshme pėr Shqiptarėt, pas shpalljes sė Kushtetutės turke, ishte hapja e shkollavet shqipe pėr tė cilat kishin luftuar njė gjysėm shekulli. Kėto filluan tė ēelėshin me shumė zell nė qytetet e nėpėr ca fshatra. Dhe regjistrohėshin jo vetėm fėmijė po edhe djelmosha tė rritur. Pėr tė mėdhenjtė u hapėn shkolla nate. Abetaret e librat filluan tė vinin prej kolonivet, sidomos shtypėshkronja "Mbrothėsia" e Sofjes dėrgoi njė sasi tė madhe. Shkollat dhe arėsimi u organizuan e mbahėshin prej klubevet, tė cilėt veprimtarinė mė tė gjallė tė tyre e treguan nė kėtė drejtim. Nė Berat u ēelėn dy shkolla tė mbajtura prej qytetarėvet, por mbasi shpenximet ishin tė mėdha, u caktua prej bashkisė njė taksė mbi shitjen e lėkuravet dhe u vu monopoli i vajgurit. Natyrisht, duhej gjetur ēdo mjet, mungonte gjithēka, e nė radhė tė parė mėsuėsit. Prandaj atdhetarėt, intelektualėt e klubevet, e bėnė si njė ēėshtje nderi dhe si njė detyrė shumė tė lartė dhėnien e mėsimevet nė gjuhėn shqipe, falas. Pengesat ishin tė mėdha dhe vinin nga shumė anė: nga mungesa e pajisjevet shkollore, e lokalevet, por sidomos nga kundėrshtimi i grekomanėvet dhe i turkomanėvet, tė cilėt gjenin pėshtetjen e administratės zyrtare.

    Megjithatė, njė dekret i Ministrisė turke t'Arėsimit lejoi mėsimin e shqipes si gjuhė tė dytė nė shkollat turqishte fillore e tė mesme tė Shqipėrisė. Kjo u bė ndoshta me qėllim pėr t'iu prerė hovin shkollavet shqipe, po sidoqoftė e ndihmonte pėrhapjen e gjuhės amtare. Ishte pėr t'ardhur keq qė Myslimanėt e Shkodrės e kundėrshtuan edhe kėtė vendim, sepse nuk donin shkolla shqipe as mėsimin e shqipes. Nga ana tjetėr, Kisha greke vuri tėrė forcėn pėr tė ndaluar mėsimin e gjuhės amtare nė popullsinė orthodokse dhe kėrcėnoi me ēkishėrim prindėrit e nxėnėsvet shqiptarė qė ndiqnin shkollat shqipe.

    Me hapjen e shkollavet dhe zgjerimin e arėsimit vihej si njė problem i ngutshėm caktimi i njė abeceje tė vetėme, mbasi deri atėhere kishte pasur disa tė ndryshme. Pėr kėtė punė u mblodh Kongresi i Manastirit, nė muajin e Nėntorit 1908, mbi vendimet e tė cilit kemi folur mė sipėr. Por aty u bisedua, nė mbledhje tė fshehta, me shtytjen e Shahin Kolonjės, edhe njė program i gjerė pėr t'iu paraqitur parlamentit turk nė lidhje me zhvillimin e arėsimit kombėtar shqiptar; program aq i gjerė sa qė nuk iu paraqit fare parlamentit, se s'do tė kishte asnjė mundėsi pranimi.

    Duke parė hovin qė po merrte arėsimi shqip dhe forcimin e ndjenjavet kombėtare, Turqit e Rinj, tė cilėt ishin pėr turqizimin e popujvet tė Perandorisė, u vunė tė nxirrnin pengesa. Si mjet tė parė gjetėn abecenė: duke shfrytėzuar fanatizmin e hoxhėve dhe tė disa Myslirnanėve, u pėrpoqėn t'a zėvendėsonin abecenė latine tė shqipes me shkronjat arabe. Kjo ndėrhyrje, siē do t'a shohim, u bė njė grindje e vėrtetė.

    Politikėn e turqizimit qeveria e tregoi sheshit kur botoi ligjin e zgjedhjevet parlamentare, nė Shtator 1908. Deputetėt duhej tė paraqitėshin si Osmanllinj e jo si pėrfaqėsonjės grupesh kombėtarė, dhe ishte e domosdoshme qė tė dinin turqishten. Nė ndarjet krahinore tė zgjedhjevet Turqit e Rinj bėnė si deshėn pėr tė pasur shumicėn. N'atė rast klubet shqiptarė zhvilluan propagandėn qė tė zgjidhėshin si deputetė tė Shqipėrisė njerėz me ndjenja atdhetare dhe jo ata qė gėzonin mprojtjen e Komitetit "Bashkim e Pėrparim" tė Turqvet tė Rinj. Gjendja u acarrua. Katolikėt, nė Shkodėr, protestuan rreptėsisht kundėr mėnyrės sė zgjedhjevet dhe mohimit tė sė drejtės pėr tė votuar lirisht kandidatin e tyre. Njė protestė bėri edhe klubi i Manastirit pėr zgjedhjen e ērregullt tė deputetit tė Dibrės. N'Elbasan populli nuk desh tė votonte pėr kandidatin e paraqitur prej Turqvet tė Rinj. Po ashtu Berati, kundėr vullnetit tė Turqvet, zgjodhi Ismail Qemalin, i cili ishte kthyer nė Shqipėri duke kaluar nga Athina ku, nė njė intervistė qė i dha shtypit, tha se Grekėt ishin vėllezėrit e Shqiptarėvet, gjė qė shkaktoi kundėr tij njė polemikė nė gazetėn Lirija tė Midhat Frashėrit.

    Pėr tė katėr vilajetet e Shqipėrisė u zgjodhėn gjithėsejt 26 deputetė, ndėr tė cilėt shquhėshin si atdhetarė Ismail Qemali, Shahin Kolonja, Nexhip Draga nga Shkupi, Hasan Prishtina e disa tė tjerė. Kėta deshėn tė qėndronin si grup kombėtar dhe u bashkuan me krahun liberal tė parlamentit, ku bėnin pjesė edhe deputetė prej kombėsish tė tjera, myslimanė e tė krishterė. Tė gjithė tok formuan partinė e Liberalėvet (Ahrar), nėn kryesinė e Ismail Qemalit. Ky grup bėnte opozitėn parlamentare kundėr shumicės sė Turqvet tė Rinj. Programi i tij pėrmblidhej pak a shumė nė mendimet qė i ēfaqi Ismail Qemali gazetės sė Londrės, Pall Mall Gazette, nė Jenar 1909: "Turq, Grekė, Sllavė, Shqiptarė, Armenė, Arabė dhe tė gjithė popujt e tjerė tė Perandorisė duhej tė kishin tė drejta tė barabarta. Kjo ishte e vetėmja rrugė shpėtimi pėr Turqinė".

    Gjatė fushatės sė zgjedhjevet, nė Tetor 1908, Austro-Hungaria aneksoi Bosnjėn e Herzegovinėn, tė cilat i mbante tė pushtuara qė prej Kongresit tė Berlinit. Njėkohėsisht shtyti dhe pėrkrahu Bullgarinė qė tė shpallej mbretėri e pavarur, mbasi kjo deri atėhere njihej - tė paktėn formalisht - si shtet autonom nėn Sulltanin. Ishin dy shuplaka tė rėnda qė Austro-Hungaria u jepte Turqvet tė Rinj. Kėta deshėn me kėtė rast t'i lidhnin Shqiptarėt mė ngushtė pas politikės sė tyre duke u treguar rreziqet e jashtėme. Disa shqetėsime u dukėn aty-kėtu dhe disa zhurma gazetash, sidamos nga frika se mos shpallja e pavarėsisė bullgare dhe aneksimi i Bosnjės e Herzegovinės mund tė nxitnin Serbinė, Malin-e-Zi dhe Greqinė kundrejt krahinavet tė Shqipėrisė. Njė mbledhje u bė disa muaj mė vonė nė Tepelenė pėr tė marrė masa kundėr ēetavet greke qė po shtohėshin n'Epir. Propaganda pėr mos-blerjen e mallravet austriake gjeti njė farė pėshtetjeje nė Shqipėri, por lėvizja e Shqiptarėvet kundrejt Austrisė nuk shkoi mė tutje.

    Me politikėn e tyre pėrqėndronjėse Turqit e Rinj po i keqėsonin lidhjet me Shqiptarėt dhe kombėsitė e tjera tė Perandorisė. Lajmet qarkullonin se ishin duke u pregatitur atentate kundėr disa atdhetarėve shqiptarė. Mė 12 Prill 1909, Komiteti "Bashkim e Pėrparim" e shpalli se nuk ishte mė njė organizatė e fshehtė por njė parti politike e rregullt.

    Qarqet e vjetra reaksionare, fanatikėt muhamedanė dhe Sulltan Hamiti vetė deshėn tė pėrfitonin nga pakėnaqėsia e pėrhapur kundrejt Turqvet tė Rinj, duke shpresuar se do tė kishin pėrkrahjen e klasės feudale, tė klerit mysliman, dhe sidomos tė Shqiptarėvet. Mė 13 Prill 1909, disa trupa t'ushtėrisė nė Stamboll ngritėn krye dhe e rrėzuan qeverinė e Komitetit "Bashkim e Pėrparim". Sulltani emėroi njė qeveri tjetėr, e cila kėrkoi edhe pėrkrahjen e Shqiptarėvet. Por kėta, me gjithė ankimet qė kishin kundrejt Turqvet tė Rinj, nuk mund tė ndihmonin kėthimin e regjimit tė vjetėr, i cili s'iu kishte njohur as tė drejtėn e hapjes sė njė shkolle. Prandaj si klubet ashtu edhe grupi i deputetėvet shqiptarė nė parlament nuk lėvizėn, ose mbajtėn anėn e Komitetit "Bashkim e Pėrparim". Kundėr-revolucioni nuk gjeti pėshtetje gjėkundi dhe mbeti i kufizuar vetėm nė Stamboll. Atėhere armata e III turke e Maqedonisė, e kumanduar prej gjeneralit Mahmud Shefqet Pasha, nėn tė cilin shėrbente edhe Ahmet Niazi Bej Resnja, u vu nė lėvizje drejt kryeqytetit dhe hyri nė Stamboll mė 23 tė Prillit. Planin e vepėrimevet ushtarake e drejtonte njė Shqiptar, Ali Pashė Kolonja. Sulltan Abdul Hamiti II u zbrit nga froni, dhe nė vend tė tij hipi i vėllaj, Mehmet Reshati V, i cili s'ishte veēse njė vegėl nė duart e Turqvet tė Rinj.

    Ndonėse edhe kėtė radhė Turqit e Rinj ua detyronin pjesėrisht Shqiptarėvet fitoren kundėr rivendosjes sė regjimit tė vjetėr, nuk iu bėnė asnjė lėshim kėrkesavet kombėtare tė kėtyre. Pėrkundrazi pasi u siguruan mirė nė fuqi, zunė tė sillėshin mė ashpėr me Shqiptarėt tė cilėt i shikonin si njė popull mysliman fort pak tė pregatitur politikisht, dhe besonin se me ca shtrėngime e mėnyra dredhake mund t'i bėnin osmanllinj tė bindur - siē thotė Ismail Qemali nė Kujtimet e tija - pėr t'ua treguar si shembull kombėsive tė tjera.

    Trubullimet filluan pėrsėri nė Kosovė, ku fshatarėt nuk donin tė paguanin taksat as tė dorėzonin armėt, as t'iu shtrohėshin ligjevet tė reja. Pėr tė treguar forcėn, qeveria e Stambollit, e cila porsa ishte vendosur pas ngjarjevet tė Prillit, i dha urdhėr Xhavit Pashės, kumandarit tė divizionit turk nė Mitrovicė, qė tė bėnte njė shpeditė ushtarake nėpėr Kosovė dhe tė ndėshkonte tė pabindurit. Xhavit Pasha u nis nga gjysma e Majit 1909, kaloi nėpėr qytetet, u suall shumė keq nė malėsinė e Gjakovės, duke djegur fshatra, pėr tė ēarmatosur vendin dhe pėr tė rekrutuar ushtarė me forcė. Po kur arriti nė Qafėn e Morinės, mė 12 tė Qėrshorit, malėsorėt i kishin zėnė pritat edhe i ranė. Pas luftimesh tė rrepta, qė vazhduan mė se njė javė, ushtėria turke u tėrhoq nė Gjakovė. Shqetėsimet pėr ēėshtjen e taksavet, tė armatimit dhe tė shėrbimit ushtarak tė detyrshėm, qė lidhėshin me programin e Turqvet tė Rinj, zunė tė ndihėshin edhe nė vilajetin e Shkodrės.

    Mė 23 Korrik 1909, nė pėrvjetorin e shpalljes sė Hyrrijetit, u mbajt nė Dibėr njė kongres q'e kishin organizuar Turqit e Rinj, me qėllim qė tė lidhnin pas politikės sė tyre klasėn drejtonjėse tė vendit dhe tė tregonin se Shqiptarė e Turq ishin tė bashkuar si Osmanllinj pėr mprojtjen e Kushtetutės. Kjo propagandė iu vlente pėr kombėsitė e tjera tė Perandorisė dhe pėr opinionin evropian. Nė kėtė rast, duke pėrfituar nga fanatizmi i njė pjese tė klerit mysliman, Turqit e Rinj deshėn tė futnin abecenė arabe nė shkrimin e gjuhės shqipe, si njė ēap tė parė drejt osmanizimit.

    Shumica e kongresistėvet pėrbėhej prej Shqiptarėsh nga veriu e nga juga (pėrveē Katolikėvet qė nuk pranuan tė merrnin pjesė), pastaj u thirrėn edhe disa pėrfaqėsonjės nga kombėsitė e ndryshme tė Maqedonisė. Agjentėt q'e drejtonin punėn ishin Turqit vetė me njerėzit e tyre nė Kongres. Por aty kishin ardhur edhe mjaft atdhetarė shqiptarė, tė cilėt e kundėrshtuan programin e pregatitur qė Turqit deshėn t'impononin, sidomos mbajtjen e Shqiptarėvet pėr Osmanllinj. Atdhetarėt kėrkuan reforma n'arėsim, hapjen e shkollave fillore e tė mesme nė gjuhėn shqipe, ndėrtimin e rrugėve dhe ndėrmarrje tė tjera nė lidhje me zhvillimin e vendit. Pas bisedimesh tė nxehta, u formua njė komitet pėr tė vendosur mbi programin. Por Turqit ia arritėn pjesėrisht qėllimit, sepse, ndonėse kongresi pranoi ēeljen e shkollave fillore e tė mesme shqipe dhe futjen e mėsimit tė shqipes nė shkollat turqishte, ēėshtja e abecesė, arabe apo latine, mbeti qė tė zgjidhej prej ēdo krahine sipas dėshirės sė popullit tė saj. Ky ishte jo vetėm njė prapakthim nė punėn e bėrė gjer atėhere pėr njėsimin e gjuhės, tė kulturės dhe tė kombėsisė shqiptare, po edhe njė shkak i pėrhershėm grindjesh e ndasish midis krahinash, sepse nuk mund tė qėndronin bashkė dy lloje shkollash, dy lloje botimesh me shkronja aq tė ndrysme siē janė abecetė arabe e latine. Prandaj ky vendim, qė ishte absurd nė vetvehte, iu shėrbente Turqvet tė Rinj pėr tė mbjellė farėn e pėrēarjes, pėr t'organizuar demostrata, pėr tė ndarė krahinat nga njėra tjetra, Myslimanėt prej tė Krishterėvet, dhe pėr t'i hedhur nėpėr kėmbė pengesėn mė tė madhe bashkimit kombėtar.

    Ndėrkaq, nė Kosovė, nė rrethet e Pejės, tė Ferizajt, tė Prizrendit, e sidomos nė Lumė, vazhdonin kundėrshtimet pėr taksat dhe shėrbimin ushtarak tė detyrshėm. Nė Shtator 1909, Xhavit Pasha provoi tė shtronte malėsinė e Lumės duke djegur fshatra gjatė rrugės, por ndeshi nė njė qėndresė tė fortė dhe u shtrėngua tė kėthehej prapė nė Prizrend. Lėvizja mori dukjen e njė kryengritjeje nė Dibėr, ku ishin mbledhur shumė t'ikur nga Kosova. Ushtėria turke nuk guxoi tė vazhdonte ndjekjen.

    Qysh pėrpara Kongresit tė Dibrės, q'u organizua prej Turqvet, atdhetarėt shqiptarė kishin caktuar njė mbledhje n'Elbasan, pėr tė biseduar sidomos rreth ēėshtjeve arėsimore. Elbasani ishte bėrė n'atė kohė njė qendėr mėsimi i gjuhės amtare dhe kishte katėr shkolla shqipe tė mbajtura nga klubi i qytetit. Pas vendimevet tė Kongresit tė Dibrės dhe demostratavet qė po shtyhėshin prej Turqvet tė Rinj pėr tė pranuar abecenė arabe, Kongresi i Elbasanit, qė u mblodh mė 2 gjer mė 9 Shtator 1909, ishte si njė pėrgjigje e atdhetarėvet kundėr ndėrhyrjes sė huaj. Muarėn pjesė 35 pėrfaqėsonjės, kryetarė ose antarė klubesh, prej Shqipėrisė sė jugės dhe sė Mesmes. Bisedimet u kufizuan sidomos rreth ēėshtjes s'arėsimit shqip dhe sė hapjes sė shkollavet, por u rrahėn sigurisht edhe probleme tė tjerė. U vendos qė klubet dhe shoqėritė t'i shtrohėshin njė programi tė pėrbashkėt, nėn drejtimin e klubit tė Manastirit, i cili u zgjodh pėrsėri si kryeqendėr edhe pėr dy vjet.

    Duhej shtuar numri i shkollavet shqipe si edhe botimi i libravet me abecenė latine, duke kėrkuar nga shkrimtarėt qė t'i mbahėshin mundėsisht dialektit t'Elbasanit, i cili kuptohej me lehtėsi prej Toskėvet dhe Gegėvet. Klubi i Manastirit dhe tė tjerėt duhej tė bėnin ē'ishte e mundur pėr t'a futur mėsimin e shqipes edhe nė shkollat e huaja qė ndodhėshin nė Shqipėri. Mbasi mungonin mėsuėsit, Kongresi vendosi ēeljen e njė shkolle normale prej gjashtė klasėsh, n'Elbasan. Drejtori i parė i saj u emėrua Luigj Gurakuqi. Kongresi vendosi gjithashtu formimin e njė shoqėrie tė quajtur "Pėrparimi" me qendrėn nė Korēė. Ajo do tė mblidhte prej klubeve, shoqėrive dhe mirėbėrėsve ndihmat e duhura pėr tė mbajtur shkollėn normale, pėr tė hapur shkolla tė tjera dhe pėr t'i pajisur me librat e sendet e nevojshme. Atdhetarėt e klubevet duhej tė bėnin ēdo pėrpjekje pėr tė ngritur lart shkallėn e arėsimit tė popullit duke ndihmuar sidomos shoqėrinė "Pėrparimi".

    Pas pėrshtypjes sė keqe tė Kongresit tė Dibrės, Kongresi i Elbasanit i dha njė shtytje tė re arėsimit kombėtar nga i cili varej edhe bashkimi kombėtar. Shkolla tė tjera u hapėn, me abecenė latine, deri nė Dibėr e nė qytetet e Kosovės, nė Prizrend, Gjilan, Mitrovicė e Shkup.

    Turqit e Rinj u vunė t'organizonin demostrata me anėn e fanatikėvet tė klerit mysliman, si nė Manastir, nė Shkup e nė ca qytete tė tjera, pėr abecenė arabe kundėr shkronjavet latine. Po edhe atdhetarėt nuk ndėjtėn fjetur. Njė demostratė madhėshtore, ku merrnin pjesė pėrmbi 15.000 veta nga qyteti dhe fshatrat, u organizua nė Korēė prej shoqėrisė "Pėrparimi", mė 19 Shkurt 1910, kundėr futjes s'abecesė Arabe. Hafiz Ali Korēa i bekoi shkronjat shqipe (latine) pėrpara popullit duke thėnė njė lutje. Ca ditė mė vonė, njė tjetėr mbledhje e madhe u bė nė Gjirokastėr, e kryesuar nga parėsia dhe kleri mysliman, i cili shpalli botėrisht se abeceja latine nuk i sillte asnjė dėm fesė, prandaj duhej mbajtur. Protesta kundėr futjes s'abecesė arabe nė gjuhėn shqipe iu dėrguan kryeministrit dhe ministrit t'Arėsimit, nė Stamboll, nga klubi i Janinės dhe prej qyteteve tė tjera tė Ēamėrisė. Protesta e klubit tė Filatit drejtuar Portės sė Lartė pėrfundonte me kėto fjalė: "Atė gjak qė na ka mbetur do t'a derdhim pėr abecenė latine". Turqit e Rinj, duke u pėshtetur nė fanatizmin e njė pjese tė Myslimanėvet, pėrdorėn tė gjitha mėnyrat djallėzore pėr tė futur abecenė arabe dhe pėr tė shkaktuar pėrleshje ndėrmjet Shqiptarėvet. Kryeministri Ibrahim Haki Pasha e shikonte dėshirėn e Shqiptarėvet pėr abecenė latine si njė ēap tė parė pėr t'u shkėputur nga Turqia. Prandaj qeveria turke u pėrpoq t'a ndalonte me ēdo mėnyrė.

    Kongresi qė ishte mbajtur nė Manastir pėr abecenė e shqipes, nė Nėntor 1908, kishte parashikuar njė mbledhje tė dytė pas dy vjetėsh. Ngjarjet e shpejtuan kėtė mbledhje atdhetarėsh, e cila u mbajt po nė Manastir, nė fillim tė Prillit 1910. Ky kongres i dytė ēfaqi keqardhjen qė ēėshtja e abecesė, e cila iu pėrkiste vetėm Shqiptarėvet, kishte marrė njė karakter politik dhe shkaktuar ndėrhyrjen e qeverisė turke nė kundėrshtim me Kushtetutėn. Kongresi mori disa masa tė reja pėr t'i dhėnė gjallėri punės sė klubevet, arėsimit shqip dhe botimit tė librave shkollore me abecenė latine (ose kombėtare, siē quhej atėhere).

    Edhe prova e fundit qė bėnė Turqit me anėn e propagandės fetare duke shtytur Sheh-yl-Islamin t'iu drejtonte njė letėr-qarkore myftinjve tė Shqipėrisė, mė 5 Prill 1910, pėrmbajtja e sė cilės ndalonte pėrdorimin e abecesė latine pėr gjuhėn shqipe - nuk vlejti.
    0

    #23 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 24 shtator 2008 - 03:38 MD

    XXIII

    Nė fillim, bashkėpunimi i atdhetarėvet shqiptarė me Turqit e Rinj nuk erdhi nga dėshira e mosshkėputjes prej Turqisė, siē kanė dashur t'a nėnkuptojnė disa, por sepse s'kishin rrugė tjetėr: nga jashtė, jo vetėm qė s'i pėrkrahte askush pėr tė fituar autonominė, po edhe kėrcėnohėshin vazhdimisht prej fqinjėvet. Pėrbrenda, nuk ishin nė gjendje tė bėnin bashkimin e pėrgjithshėm tė forcavet kombėtare, sepse interesat e veēanta, rrymat e kundėrta tė krijuara prej shekujvet, mbahėshin mė tė forta se ndjenja e bashkimit. Atėhere s'iu mbetej veēse t'a shpresonin autonominė dhe sigurimin e kombėsisė shqiptare nė kuadrin e njė Perandorie Otomane "tė liberalizuar", sipas demagogjisė sė Turqvet tė Rinj. Kur e panė se kėta kishin ndėrruar vetėm qimen por jo vesin, dhe qėllimi i tyre ishte qė t'i turqizonin fare popujt e Perandorisė, Shqiptarėt u hodhėn pėrsėri nė kryengritjen me armė. Kėtė radhė nuk mbetej mė tjetėr shpresė. Kryengritja nisi pėrsėri nė Kosovė, nė prendverėn e vitit 1910, dhe u pėrgjithėsua nė tėrė Shqipėrinė. Turqit dėrguan ushtėri tė rėnda dhe provuan t'a shtronin vendin me zjarr e me hekur. Pas tre vjetėsh luftimi e gjakderdhjeje, Porta e Lartė u shtrėngua, nė Gusht 1912, t'iu njihte Shqiptarėvet disa tė drejta autonomie. Por krijimi i mundshėm i njė shteti shqiptar i shqetėsoi kombet fqinjė tė Ballkanit, tė cilėt, pėr kėtė shkak, i shpallėn luftė Turqisė nė Tetor t'atij viti.

    Porsa filloi kryengritja e Kosovės, nė muajt e prendverės 1910, qeveria turke nisi tė pėrdorte forcėn pėr tė mbyllur shkollat shqipe, klubet e shoqėritė, shtypėshkronjat, gazetat, duke e hequr mėsimin e shqipes edhe prej shkollavet turqishte. Ndjekjet dhe arrestimet kundėr atdhetarėvet filluan menjėherė; disa prej tyre u internuan n'Anadoll. Kėto masa shkaktuan njė tronditje tė madhe nė botėn shqiptare; kolonitė e jashtėme protestuan energjikisht. Shqiptarėt myslimanė, nė shumicė, u treguan kundėr politikės pan-islamike ose pan-osmane tė Turqvet tė Rinj. Ata qė shihnin mė qartė, e kuptonin se, ashtu si po shkonin punėt, nuk ishte e largėt dita kur Turqia do tė dėbohej prej Evrope. Shqiptarėt myslimanė, po tė qėndronin tė lidhur pas politikės pan-islamike tė Stambollit, do tė shikohėshin si Turq, dhe vendi i tyre do tė copėtohej ndėrmjet fqinjėvet. Faik Konitza ua pat kujtuar kėtė rrezik Shqiptarėvet qė mė 1909, n'artikullin e botuar n'Albania: "Njė lajmėrim i shkurtėr Muhamedanėve". Faiku jepte edhe ca kėshilla se ē'duhej bėrė. Mendimi m'i urtė ishte qė Shqiptarėt muhamedanė tė shkėputėshin prej autoritetit fetar tė Sheh-yl-Islamit dhe tė formonin njė komunitet mė vehte, me njė kryesi tė zgjedhur nga kleri shqiptar. Feja islame, nė Shqipėri, duhej tė pajtohej deri diku me zakonet e vendit, dhe sidomos tė pėrhapte idenė e bashkimit dhe tė vėllazėrimit me tė Krishterėt. Njė nga ata qė u vunė t'a bėnin mė me zjarr kėtė propagandė ishte Dervish Hima, duke mbajtur fjalime qytet mė qytet kundėr politikės pan-islamike tė Turqvet tė Rinj. Prandaj kėta deshėn t'a vrisnin.

    Nė Nėntor tė vitit 1909, parlamenti turk pati votuar dy ligje kundėr lėvizjevet kombėtare. Ligji i parė ishte mbi "bandat e armatosura" ose ēetat, dhe parashihte dėnime tė rėnda jo vetėm pėr ata qė bėnin pjesė nė to, po edhe pėr familjet e tyre. Kryetarėt ose organizonjėsit e ēetavet dėnohėshin me vdekje. Kushdo qė mbante armė, dėnohej me burgim. Ligji i dytė, megjithėse u kundėrshtua nga deputetėt jo turq, ndalonte shoqėritė me karakter kombėtar dhe lejonte vetėm ato qė pranonin tė quhėshin "osmane" dhe qė merrėshin me ēėshtje arėsimore ose ekonomike, pa u pėrzjerė nė politikė.

    Ligji i votuar kundėr atyre qė mbanin armė i jepte tani qeverisė turke njė pėshtetje legale pėr ēarmatosjen e Shqiptarėvet, dhe duket se u votua me kėtė qėllim.

    Siē parashihej, kundėrshtimet e Kosovarėvet pėr pagesėn e taksavet dhe pėr t'iu nėnshtruar politikės pėrqėndronjėse tė Turqvet tė Rinj do tė shpėrthenin nė kryengritje. Nė Mars 1910, gjendja u keqėsua. Rreth Prishtinės ngjajtėn pėrpjekje me forcat turke, sepse populli nuk desh tė paguante taksėn e re mbi mallrat qė hynin nė qytet. Njė mbledhje e madhe u bė nė Gjilan, ku merrnin pjesė me mijėra burra t'armatosur, pėr tė protestuar kundėr ligjevet tė reja. Kosovarėt e kuptuan se kishin qėnė gėnjyer prej Turqvet tė Rinj dhe lidhėn besėn se nuk do t'i lėshonin tė drejtat e tyre qė po iu merrėshin nėpėr kėmbė. Nė mbledhje u shquan si drejtonjės Idriz Seferi dhe Isa Buletini, tė cilėt muarėn edhe kumandėn e fuqivet t'armatosura. Trubullimet u pėrhapėn nė tėrė Kosovėn. Pėrpjekje tė tjera me forcat e pushtetit ngjajtėn rreth Prishtinės dhe n'afėrsitė e Pejės.

    Qeveria turke, pėr tė shtypur lėvizjen, dėrgoi gjeneral Shefqet Turgut Pashėn me njė ushtėri prej 16.000 kėmbėsorėsh pėrveē trupave tė kalorėsisė dhe t'artilerisė. Fuqi tė tjera u nisėn nga Selaniku nė drejtim tė Kosovės. Ushtėria turke arriti nė Shkup nga gjysma e Prillit dhe u vu nė ndjekje tė kryengritėsvet. Shqiptarėt e kumanduar prej Idriz Seferit zunė Shkallėn e Kaēanikut duke prerė hekurudhėn qė lidhte Shkupin me Kosovėn. Pjesa tjetėr, nėn kumandėn e Isa Buletinit dhe tė Hasan Budakovės, zuri grykėn e Cernolevės, Shtimlje e Jezercė, pėr tė prerė rrugėn ndėrmjet Ferizajt e Prizrendit. E vendosur t'a shtypte me ēdo kusht kryengritjen shqiptare, qeveria e Stambollit shpejtoi pregatitjen e trupave tė tjera. Mė 30 tė Prillit, ushtėria turke e sulmoi Shkallėn e Kaēanikut nga disa anė tė ndryshme duke pėrdorur zjarrin e dėndur t'artilerisė. Shqiptarėt qėndruan trimėrisht duke i shkaktuar armikut humbje tė mėdha. Shefqet Turgut Pasha dogji e shkretoi fshatrat rreth e qark, ku s'kishin mbetur veēse gra, pleq e fėmijė. Tė rrethuar keq dhe pa artileri, pa mundėsi qė t'iu vinte ndihmė, Shqiptarėt u shtrėnguan t'i lėshonin grykat e Kaēanikut pėr t'u tėrhequr nė drejtim tė Gjilanit, duke bėrė pėrpjekje tė tjera me Turqit nė Preshevė dhe gjatė Moravės.

    Grupi i deputetėvet shqiptarė nė parlamentin otoman protestoi kundėr kėtyre masave barbare dhe kėrkoi nga qeveria dėrgimin e njė komisioni hetimesh nė Kosovė, por kryeministri Ibrahim Haki Pasha nuk desh tė dėgjonte pėr kėsi dokrrash: nėnshtrimi i Shqipėrisė, mendonte ai, kishte njė rėndėsi tė madhe pėr sigurimin e pushtetit nė tėrė Rumelinė. Nė vend qė tė stepej, qeveria turke dėrgoi nė Kosovė ministrin e Luftės, Mahmud Shefqet Pashėn, i cili arriti nė fillim tė Majit me fuqi tė reja, qė bashkė me tė tjerat kapėrcenin numrin 40.000.

    Pas pushtimit tė Kaēanikut, ushtėria turke sulmoi nė tre drejtime grykat e Jezercės, Shtimljes dhe Cernolevės, duke djegur njėkohėsisht fshatrat rreth e rrotull. Shqiptarėt i pėrballėn sulmet gjatė tri ditėve me trimėrinė e zakonshme, por mė nė fund u shtrėnguan tė tėrhiqėshin. Kėshtu ushtėria turke e hapi rrugėn pėr nė Prizrend. Pastaj u drejtua pėr nė Gjakovė e Pejė. Njė pjesė u nis pėr tė shtruar Lumėn por, mė parė se t'a shkelte, u ndesh nė njė qėndresė tė Lumjanėvet rreth Bicajt.

    Shefqet Turgut Pasha u ngarkua tė zbatonte "ligjin mbi bandat" duke ndjekur e ēarmatosur Shqiptarėt, me vrasje e burgim.

    Rusia, Austro-Hungaria dhe fuqitė e tjera e pėlqyen rivendosjen e autoritetit turk nė Kosovė, mbasi kryengritja e Shqiptarėvet mund tė shkaktonte prishjen e statuo quo-sė nė Ballkan. Disa nga ambasadorėt e fuqivet tė mėdha e dekoruan Shefqet Turgut Pashėn pėr trimėrinė qė bėri duke shtruar Shqipėrinė. Por Vienės nuk i vinte mirė qė Shqiptarėt tė ēarmatosėshin dhe tė shtypėshin fare, sepse atėhere s'do t'iu mbetej forcė qėndrese kundėr Sllavėvet. Ndėrsa Serbėt e Kosovės, t'urdhėruar nga Belgradi, e ndihmuan ushtėrinė turke si informatorė dhe shėrbenjės nė ndjekjen e Shqiptarėvet, sepse shtypja dhe ēarmatimi i kėtyre do t'ia lehtėsonte Serbisė pėr mė vonė pushtimin e vendit.

    Pasi e shtroi dhe e ēarmatosi pjesėrisht Kosovėn dhe pas disa ndeshjeve tė tjera me malėsorėt e Gashit e tė Krasniqit, Shefqet Turgut Pasha iu drejtua Shkodrės. Por e gjeti rrugėn tė zėnė prej kryengritėsve tė Shalės, t'udhėhequr nga Mehmet Shpendi, Prel Tuli dhe Marash Delia, tė cilėt e detyruan ushtėrinė turke tė kėthehej pas e tė merrte tjetėr drejtim, nėpėr Pukė e Mirditė, pėr t'arritur nė Shkodėr mė 26 tė Korrikut, dy javė mė vonė nga ē'ishte parashikuar. Shefqet Turgut Pasha nxorri menjėherė urdhėrin pėr dorėzimin e armėvet, pagesėn e taksavet dhe rekrutimin e djemvet prej 18 gjer mė 26 vjeē. Njėkohėsisht filluan nė tėrė Shqipėrinė arrestimet e atdhetarėvet, mbyllja e shkollavet shqipe, e klubevet, e gazetavet, e botimevet - siē thamė mė sipėr.

    Mbasi e shtroi vendin gjatė pesė muajve, Shefqet Turgut Pasha u nis prej Shkodre pėr nė Selanik, duke ēarmatosur n'udhėtim edhe Dibrėn, nga mbarimi i Gushtit 1910.

    Ushtėria turke kaloi si njė rrebesh, por gjendja nė Shqipėri mbeti e turbullt. Malėsia e Mbishkodrės nuk dėgjoi tė paguante taksa, as tė dorėzonte armėt, as tė shėrbente n'ushtėri. Tė ndjekur prej fuqivet turke, krerėt e Hotit, Grudės, Shkrelit, Kastratit dhe ata tė Shalės e tė Shoshit, me njerėzit e tyre, u arratisėn nė Mal-tė-Zi. Aty kishin ardhur edhe mjaft Kosovarė, Isa Buletini me shokė. Podgorica u mbush me Shqiptarė. Ndonėse Mali-i-Zi kishte interes qė t'i bėnte pėr vehte kėta t'ikur e t'i pėrdorte pėr qėllimet e tija, mbajtja e tyre ishte njė problem pėr tė. Krajl Nikolla provoi tė gjente njė rregullim me pėrfaqėsonjėsin diplomatik turk, qė t'arratisurit tė falėshin e tė kėthehėshin nėpėr vendet e tyre. Por kėta vinin disa kondita, si pėr shembull, t'iu kėthehėshin armėt, t'iu jepej dėmshpėrblim pėr mallin e rrėmbyer e shtėpitė e djegura, tė mos paguanin taksat e reja, shėrbimin ushtarak t'a bėnin brenda nė vilajet, nėpunėsit e administratės t'ishin shqiptarė, t'iu ēelėshin shkolla shqipe etj.

    Nė fillim, pėrfaqėsia turke nuk i pranoi kėto kondita. Mbasi numri i t'arratisurvet ishte i madh, pėrmbi 2.500 veta, dhe shtohej gjithnjė, Krajl Nikolla kėrkoi nga fuqitė e mėdha qė t'i gjenin njė zgidhje kėtij problemi. Nga ana tjetėr mendonte gjithmonė t'i shkaktonte Turqisė trubullime duke i pėrdorur Shqiptarėt si mbulesė dhe si aliatė tė tij, pėr tė lėshuar mandej prapa tyre trupat malazeze qė tė pushtonin krahinėn e Mbishkodrės dhe ndoshta njė pjesė tė Kosovės gjer nė Pejė. Por kėto plane, pėrveē qė do tė ndeshnin nė kundėrshtimin e Austrisė, nuk i pėlqente as Rusia, e cila i gjente tė parakohėshme dhe nuk donte hėpėrhė trazime nė Ballkan.

    Mė nė fund Turqia, e kėshilluar prej Austrisė dhe pėr tė mos i lėnė Shqiptarėt katolikė tė merrnin anėn e Malit-tė-Zi, i pranoi pjesėrisht kėrkesat e malėsorėvet, tė cilėt u kthyen nėpėr krahinat e tyre nga fillimi i Dhjetorit 1910. Natyrisht, qeveria turke nuk do t'ua kėthente armėt as do t'ua paguante, por iu premtonte dėmshpėrblim pėr shtėpitė e djegura dhe disa tė drejta qė nuk u zbatuan, sepse pas disa muajsh plasi kryengritja nė malėsinė e Mbishkodrės.

    Lufta e Shqiptarėvet mė 1910, ndonėse u kufizua pothuajse nė vilajetin e Kosovės, shkaktoi njė tronditje nė Ballkan dhe tėrhoqi vėmendjen e Evropės. Shtypja mizore qė bėri Shefqet Turgut Pasha dhe masat e rrepta tė qeverisė turke e acaruan gjendjen edhe mė tepėr. Pas mbylljes sė shkollavet dhe tė klubevet, zunė tė vepronin komitetet e fshehtė, numri i tė cilėvet u shtua nė tėrė Shqipėrinė, nga juga nė veri e deri nė Kosovė. Kishte mjaft Shqiptarė t'arratisur malevet, gati pėr tė formuar ēetat. Nė Dhjetor 1910, lart nga dy mijė burra t'armatosur u mblodhėn nė Dibėr pėr tė kėrkuar me kėrcėnim ēeljen e shkollave shqipe, lėnien e lirė tė botimevet, faljen e tė dėnuarėvet politikė, ndėrtimin e rrugėvet, emėrimin e Shqiptarėvet si nėpunės t'administratės etj. Njėkohėsisht lėvizja e Maqedonasvet ishte duke u zgjeruar.

    E ndodhur pėrpara kėtyre vėshtirėsive dhe sigurisht e kėshilluar nga Austria - e cila e donte rivendosjen e autoritetit otoman, por jo edhe shtypjen e plotė tė Shqiptarėvet - qeveria turke provoi t'a lehtėsonte grushtin duke bėrė disa lėshime tė vogla. Pas kėthimit tė t'arratisurvet, caktoi dėmshpėrblimin pėr shtėpitė e djegura, hoqi dorė pėrkohėsisht nga ēarmatimi duke e pezulluar "ligjin mbi bandat", dhe pak mė vonė, nė Mars 1911, Ministria e Arėsimit lejoi hapjen e shkollavet shqipe dhe pėrdorimin e abecesė latine. Nė Qėrshor t'atij viti, do tė vinte nė Kosovė Sulltan Mehmet Reshati V pėr tė nderuar kujtimin e Sulltan Muratit I, por ndoshta edhe pėr t'afruar Shqiptarėt. Prandaj Turqit deshėn t'i zbutnin kėta, qė t'i bėnin Sulltanit njė pritje sa mė tė nxehtė dhe madhėshtore.

    Mirėpo Shqiptarėt kishin tė tjera ndjenja dhe nuk besonin mė nė premtimet e Turqvet. Komitetet e fshehtė vepronin. Shtypi i kolonivet i pėrsėriste gjithnjė kėrkesat kombėtare dhe i shtynte atdhetarėt pėr bashkim e organizim. "Komiteti Qendror" i Arbėreshėvet, n'Itali, dhe qarqet italiane tė lėvizjes pro-Albania pėrpiqėshin tė gjenin mjetet dhe tė rekrutonin vullnetarė pėr t'i ardhur nė ndihmė kryengritjes shqiptare me njė shpeditė ushtarake nėn kumandėn e Ricciotti Garibaldi-t. Nė Shqipėri zjente kudo shpirti luftarak. Pėr tė lėvizur kundėr Turqvet, Shqiptarėt shtyhėshin edhe nga fqinjėt qė donin tė trubullonin ujėrat, sidomos nga Mali-i-Zi. Pastaj nė radhėt e Komitetit Bashkim e Pėrparim tė Turqvet tė Rinj kishin filluar grindjet. Tė gjitha kėto linin tė parashihej njė kryengritje e pėrgjithshme pėr nė prendverėn e vitit 1911. Por mjerisht nuk kishte njė udhėheqje, njė krye, njė bashkim tė kėtyre forcave nėn njė kumandė tė vetėme me njė plan dhe qėllim tė caktuar. Prandaj edhe kjo gjakderdhje do tė pėrfundonte si tė tjerat.

    Kryengritjen kėtė radhė e nisi Dedė Gjo Luli, nė malėsinė e Mbishkodrės, duke sulmuar rojet turke nė Rapshė tė Hotit e nė Troboinė, mė 24 Mars 1911. E tėrė malėsia u ēua nė kėmbė, Hot, Grudė, Kelmend, Shkrel e Kastrat, afro 4000 burra t'armatosur, tė cilėt rrethojnė e marrin Tuzin, zėnė Deēiqin, Krevenicėn dhe pika tė tjera gjatė kufirit shqiptaro-malazez.

    Valiu i Shkodrės, Bedri Pasha, u gjet ngushtė se s'kishte forca tė mjaftuarshme pėr t'iu bėrė ballė kryengritėsvet. Prandaj u vu tė shfrytėzonte fanatizmin fetar tė Myslimanėvet duke iu thėnė se dini ishte nė rrezik dhe duke i gėnjyer se gjoja tė Krishterėt donin tė sillnin nė Shkodėr Malin-e-Zi. Me kėto intriga mundi tė mblidhte njė turmė Shqiptarėsh myslimanė prej Shkodre dhe t'i dėrgonte pėr tė luftuar kundėr vėllezėrvet tė tyre katolikė. Por kėta "mprojtės" tė dinit u shpartalluan shpejt; disa u bashkuan me kryengritėsit. Pėr fat tė mirė, ky dram i shėmtuar vėllavrasjeje nuk u pėrsėrit mė nė Shqipėrinė e veriut.

    Kryengritja e malėsisė sė Shkodrės e tronditi qeverinė e Stambollit, e cila nisi pėrsėri, Shefqet Turgut Pashėn me trupa Anadollakėsh, qė zbritėn nė Shėngjin. Ushtėria turke arrinte numrin 20.000. Lufta nė malėsi vazhdonte e nxehtė. Djem idealistė prej Shkodre, si Luigj Gurakuqi, kishin rrokur armėt dhe dalė nė mal.

    Malėsorėvet tė Shkodrės s'mundi t'iu vinte ndihmė nga krahinat e tjera tė Shqipėrisė, sepse kryengritja kishte plasur papritmas, mė parė se tė bėhej njė lidhje e pėrgjithshme. Sa pėr ndihma tė jashtėme, s'kishte asnjė shpresė, megjith lėvizjen e Arbėreshėvet dhe tė disa qarqeve italiane qė menduan tė dėrgonin nė Shqipėri vullnetarė nėn kumandėn e gjeneral Garibaldit. Disa pregatitje u bėnė. Por qeveria e Romės, duke druajtur kundėrshtimin dhe ndėrhyrjen e Austro-Hungarisė, i ndaloi pregatitjet, i zuri e i mori armėt e gjetura pėr vullnetarėt, dhe s'lejoi tė vinte prej Italie asnjė ndihmė. Roma po gatitej pėr shpeditėn e Tripolit dhe, ndonėse kishte interes qė Turqia t'ishte e kapėrthyer nė Ballkan, nuk donte t'i hapte rrugėn ndėrhyrjes s'Austro-Hungarisė nė Shqipėri.

    Sadoqė mbetėn vetėm, malėsorėt e Shkodrės iu qėndruan trimėrisht sulmevet t'ushtėrisė turke, por s'kishin mjete. Mė 11 Maj 1911, Shefqet Turgut Pasha nxori nė Shkodėr njė shpallje sipas sė cilės falėshin kryengritėsit qė dorėzonin armėt brenda pesė ditėve, pėrveē krerėvet qė do tė kalonin nė gjyqin ushtarak. Mbledhja e malėsorėvet u pėrgjigj se ata kishin qėnė gėnjyer vitin e mėparshėm, sikurse herė tė tjera, dhe tani s'mund t'i lėshonin armėt pėr pa u siguruar se do t'iu njihėshin tė drejtat qė caktonte Kushtetuta.

    Pėr t'i dhėnė fund kryengritjes, Shefqet Turguti e mori vetė drejtimin e vepėrimevet ushtarake duke e sulmuar nga tri anė vendin ndėrmjet Tuzit, Kastratit e Shkrelit, ndėrsa njė tjetėr fuqi turke prej 5000 vetash, nėn kumandėn e Et-hem Pashės, u nis nga Gucija dhe mėsyjti Kelmendin. Shtėpi e fshatra digjen flakada, si nė vitin e mėparshėm. Topi rreh e shemb pa ndėrprerje. Pas njė qėndrese tė rreptė, malėsorėt u thyen nėn peshėn e rėndė t'ushtėrisė turke dhe shumė prej tyre u arratisėn nė Mal-tė-Zi. Podgorica u mbush pėrsėri me shqiptarė.

    Mali-i-Zi, qė donte luftė pėr tė zgjeruar kufijtė, e pat shtytur dhe pėrkrahur kryengritjen e malėsorėvet duke iu dhėnė kėtyre jo vetėm strehė po edhe armė e municione. Krajl Nikolla mendonte se kjo politikė mund t'i sillte pemė nga tė dy anėt: Ose malėsorėt, tė shtypur e tė trokosur prej Turqvet, do tė pranonin mprojtjen e Malit-tė-Zi duke njohur autoritetin e tij, ose edhe sikur tė mos donin t'i shtrohėshin kėtij, nuk do t'iu mbetej asnjė forcė qėndrese kundėr ushtėrivet malazeze, nė ēastin e duhur, dhe vendi i tyre do tė pushtohej lehtėsisht. Ashtu siē ngjau vėrtet pas njė viti e gjysėm, nė vjeshtėn e 1912-ės.

    Rusia, nga njė anė e siguronte Turqinė se Mali-i-Zi s'kishte qėllime lufte dhe se masat ushtarake tė tija gjatė kufijvet ishin pėr vetėmprojtje, nga ana tjetėr nuk e shihte me sy tė keq lodrėn e Krajl Nikollės me Shqiptarėt, tė cilėt, duke mos pritur gjė prej Austrisė, po vihėshin nė hullinė e njė shteti sllav.

    Mėnyrat e ngadalshme tė Vienės po i detyronin Shqiptarėt tė vėshtronin nga Italia, ose tė binin nė kurthin e Malit-tė-Zi. Sidomos kėtė radhė ata qė po shtypėshin prej Turqvet ishin Katolikėt, tė cilėt patėn pasur deri diku mprojtjen e Austro-Hungarisė. Kjo e bėri Vienėn tė merrte mundimin e t'a hapte gojėn pėr tė kėrkuar nga Turqia qė t'iu jepej fund trazimevet nė Shqipėri. Porsa shtypi austriak e shprehu kėtė dėshirė mė 8 Qėrshor 1911, shtypi turk iu pėrgjigj menjėherė mė 12 tė Qėrshorit duke botuar shpalljen e qeverisė, nė tė cilėn thuhej se Shqiptarėt ishin shtruar dhe se, me rastin e udhėtimit nė Kosovė, Sulltan Reshati V do tė bėnte njė falje tė pėrgjithshme pėr kryengritėsit.

    Sulltani arriti nė Prishtinė mė 16 Qėrshor, i shoqėruar nga kryeministri e njė rreth personalitetesh. Aty nxori menjėherė faljen pėr Kosovarėt e kryengritjes sė vitit tė mėparshėm. Pas dy ditėsh, Shefqet Turgut Pasha, n'emėr tė Sulltanit, shpalli nė Shkodėr dekretin e faljes sė pėrgjithshme pėr kryengritėsit. Kėta do tė merrnin edhe njė dėmshpėrblim pėr mallin e prishur dhe shtėpitė e djegura, nėqoftėse do tė kėthehėshin brenda dhjetė ditėve e tė dorėzonin armėt.

    Pritja qė iu bė Sulltanit nė Kosovė (ndonėse kjo krahinė shikohej si njė qendėr myslimanizmi) ishte shumė e ftohėt, pėr tė mos thėnė armiqėsore. Disa qytete, si Prizrendi, Gjakova, Peja e tė tjerė, nuk dėrguan njeri fare. Dekreti i faljes, qė u nėnshkrua prej tij pas ca ditėsh, nuk i kėnaqi kryengritėsit, tė cilėt kėrkonin tė tjera sigurime.

    N'atė kohė kishte ardhur Ismail Qemali nė Mal-tė-Zi pėr t'u pjekur me Shqiptarėt e arratisur. Ai mblodhi krerėt e malėsorėvet nė njė kuvend tė pėrgjithshėm nė katundin Gėrēe, afėr Triepshit, mė 23 Qėrshor 1911, dhe, bashkė me Luigj Gurakuqin e tė tjerė, pregatiti njė memorandum me dymbėdhjetė kėrkesa pėr t'ia paraqitur qeverisė turke si pėrgjigje shpalljes sė Shefqet Turgut Pashės. Ky dokument, i cili u quajt "Libri i Kuq" prej ngjyrės sė kapakėvet, u nėnshkrua nga tė gjithė krerėt e malėsorėvet.

    Kėrkesat kishin njė karakter tė pėrgjithshėm kombėtar. Memorandumi protestonte kundėr mėnyravet tiranike tė regjimit tė Turqvet tė Rinj, duke pėrmendur djegiet e rrėnimet qė kishin filluar me Xhavit Pashėn dhe vazhduar me Shefqet Turgutin nė Kosovė e nė Shqipėrinė e veriut. Pastaj kėrkonte jo vetėm ēeljen e shkollave shqipe dhe pėrdorimin e shqipes n'administratė krahas turqishtes, por njohjen e kombėsisė shqiptare me tė drejtat e saja, nderimin e tė gjitha fevet, dokevet, zakonevet, liri tė plotė pėr zgjedhjen e deputetėvet, pėr zhvillimin e arėsimit nė gjuhėn amtare, dhe garanti kundrejt shpėrdorimevet ose vepėrimevet anti-kushtetonjėse. Vilajetet qė banohėshin prej Shqiptarėvet duhej t'organizohėshin nė bazė tė njė shpėrqėndrimi administrativ, ku forcat e gjindarmėrisė, tė policisė dhe gjithė nėpunėsit t'ishin shqiptarė; vetem valinjtė e drejtonjėsit e lartė mund tė vinin prej Perandorisė, por duhej t'ishin nga mė tė mirėt, dhe mundėsisht tė njihnin gjuhėn e zakonet e vendit. Sulltani do t'emėronte njė pėrfaqėsonjės tė tij si inspektor tė pėrgjithshėm pėr tė mbikqyrur administratėn. Shėrbimi ushtarak do t'ishte i detyrshėm pėr tė gjithė Shqiptarėt dhe, nė kohė paqeje, do tė kryhej nė Shqipėri. Kurse nė krahinat kufitare me shtetet fqinjė do tė kishte njė organizim ushtarak tė veēantė, dhe Shqiptarėt e atyre viseve duhej tė shėrbenin nė vend pėr tė ruajtur kufijtė. Taksa e t'ardhura do tė shpenxohėshin nė pjesėn mė tė madhe pėr zhvillimin ekonomik dhe kulturor tė Shqipėrisė.

    Shihet se memorandumi i Gėrēes nuk kėrkonte bashkimin e tė gjitha tokavet shqiptare nė njė vilajet tė vetėm, domethėnė formimin e njė shteti shqiptar autonom nė kuadrin e Perandorisė, siē kishte qėnė programi i Lidhjes sė Prizrendit, i pėrpunuar nga Abdyl Frashėri, dhe ideja e Rilindasvet. Prandaj, theorikisht, nuk shėnon pėrparim, por njė ēap mbrapa nė vijėn e mendimit politik shqiptar. Mirėpo nga ana tjetėr kėrkesat e tija pėrbėnin njė bazė praktike tė shėndoshė pėr t'arritur tek autonomia, tė cilėn Shqiptarėt nuk ishin nė gjendje t'a merrnin vetė menjėherė dhe askush nuk i pėrkrahte n'atė kohė pėr t'a fituar. Prandaj mund tė themi se kėrkesat e "Librit tė Kuq" ishin programi kombėtar m'i arėsyeshėm qė mund t'i paraqitej qeverisė turke n'ato rrethana. Nėn drejtimin e Ismail Qemalit dhe tė Luigj Gurakuqit, malėsorėt e Shkodrės luftėn e tyre, kėrkesat e tyre, i vunė nė planin kombėtar dhe jo pėr tė drejta krahinore, mbajtje armėsh a mos-pagim taksash, siē kishte qėnė zakoni deri atėhere.

    Siē do t'a shohim, programi i Gėrēes u pranua nė jugė dhe nė tėrė Shqipėrinė. Rreth tij u pėrqėndruan kėrkesat shqiptare deri nė plasjen e Luftės ballkanike.

    Mbasi Turqia s'jepte asgjė me vetėdashje, ndonjė ndėrmjetėsim i jashtėm ishte fort i nevojshėm. Komiteti i Shqiptarėvet nė Podgoricė gjeti mėnyrėn t'i drejtohej qeverisė britanike pėr tė kėrkuar pėrkrahjen e saj pranė fuqivet tė mėdha, qė kėto t'a detyronin Turqinė t'i njihte popullit shqiptar tė drejtat e shprehura nė memorandumin. Ministri britanik i Punėve tė Jashtėme, Sir Edward Grey, e mori parasysh kėtė lutje dhe iu propozoi fuqivet tė mėdha qė t'i bėnin njė thirrje Turqisė tė kėnaqte kėrkesat e Shqiptarėvet, pėr t'i dhėnė fund sa mė shpejt kryengritjes sė tyre, e cila mund tė sillte ndėrlikime tė kėqia, po tė zgjatej. E para qė e kundėrshtoi propozimin britanik ishte Gjermania, duke e quajtur si njė ndėrhyrje nė punėt e brendėshme tė Turqisė. Pastaj e kundėrshtuan edhe fuqi tė tjera. Rolin mė tė dobėt kundrejt Shqipėrisė e loste Austria, e cila as ishte e zonja t'i siguronte asaj autonominė, as lejonte pėrzjerjen e ndonjė fuqie tjetėr nė ēėshtjen shqiptare. Donte qė atė vend t'a kishte si njė rezervė pėr vehte, kur t'i vinte koha.

    Krajl Nikolla, porsa mori vesh se Shqiptarėt, nė mbledhjen e Gėrēes, caktuan vijat e njė programi kombėtar dhe se kėrkesat e tyre ua paraqitėn fuqivet tė mėdha, ndryshoi qėndrim kundrejt malėsorėvet mbasi tani s'mund t'i kishte si njė vegėl nė duart e tija. Nga ana tjetėr, Rusia me Austrinė, tė cilat nuk donin trazime nė Ballkan, po shtynin Turqinė dhe Malin-e-Zi qė t'i rregullonin ēėshtjet e varura midis tyre si edhe problemin e Shqiptarėvet t'arratisur. Marrėveshja turko-malazeze u arrit mė 28 Korrik; Krajl Nikolla ua preu ndihmėn malėsorėvet duke i shtrėnguar qė tė pranonin konditat e faljes dhe tė kėthehėshin nėpėr viset e tyre.

    Gjatė Korrikut, qeveria turke e kishte larguar prej Shqipėrie Shefqet Turgutin, i cili urrehej, dhe nė vend tė tij dėrgoi Abdullah Pashėn me disa propozime, qė s'kishin tė bėnin me kėrkesat e Gėrēes, por vetėm me malėsorėt katolikė tė Shkodrės. Tė shtrėnguar edhe prej Malit-tė-Zi, Shqiptarėt e arratisur u detyruan t'i pranonin konditat e qeverisė turke, mė 3 Gusht 1911, dhe tė kėthehėshin nėpėr vendet e tyre.

    Kur zjente kryengritja nė veri, u bėnė pėrpjekje nė jugė pėr njė organizim tė pėrgjithshėm, por mjerisht ndarjet shoqėrore e gjeografike ishin akoma tė mėdha, nuk kishte ndėrgjegje disipline e pėrputhje mendimesh. Dėshira ishte qė lidhjet dhe bashkėvepėrimi ndėrmjet jugės dhe veriut tė bėhėshin sa mė tė ngushtė. Por mungonte udhėheqja; nuk kishte njė figurė as njė komitet qendror tė zotėt pėr t'organizuar e kumanduar gjithė lėvizjen. Vullneti i luftės ēfaqej kudo, me trima tė gatishėm pėr tė rrokur armėt. Po kush do t'i lidhte nė njė vepėrim tė pėrbashkėt e kush do t'i udhėhiqte sipas njė plani tė pėrcaktuar?

    Komiteti i fshehtė i Manastirit pat dashur tė shtynte organizimin e ēetavet duke ngarkuar, nė Dibėr, nė Prespė, n'Elbasan e gjetkė, disa atdhetarė qė mund t'i formonin dhe t'i mbanin me mjetet e tyre. Krijimi i ēetavet u bė si njė program pėr komitetet e fshehtė nė tė gjitha qėndrat, nė jugė, nė veri, nė Kosovė. Ndonėse kjo mėnyrė luftimi ishte m'e pėrshtatshmja pėr tė goditur e lėkundur kudo forcat turke, kishte nevojė pėr njė krye, pėr njė qendėr drejtonjėse qė t'i lidhte tė gjitha vepėrimet nė njė plan tė pėrbashkėt.

    Me kėtė qėllim u formua nė jugė njė organizatė e fshehtė, e quajtur "Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim", e cila desh tė merrte drejtimin e lėvizjes, dhe krijoi disa degė aty-kėtu, por nuk arriti dot t'a bashkonte as t'a kumandonte vepėrimin e shpėrndarė tė ēetavet. Kėto dhe komitetet e fshehtė vepronin sipas gjykimit tė tyre dhe rrethanavet krahinore. Pėr shembull, mė 15 Maj 1911, Komiteti i Vlorės iu bėri thirrje Shqiptarėvet qė t'ishin gati pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme, dhe kėrkoi nga qeveria e Stambollit autonominė administrative tė Shqipėrisė, domethėnė bashkimin e tė katėr vilajetevet (Shkodėr, Kosovė, Manastir e Janinė) nė njė tėrėsi tė qeverisur prej Shqiptarėvet, me parlament e ushtėri mė vehte. Mė 17 Korrik, ēetat e Vlorės vendosėn tė sulmonin qytetin, por ky vepėrim nuk u krye dot. Kurse mė 31 t'atij muaji, nė njė mbledhje tė ēetavet dhe tė parėsisė tek Ura e Drashovicės, u vendos tė pranohej programi i memorandumit tė Gėrēes dhe tė luftohej pėr zbatimin e tij. Ky vendim iu njoftua edhe pėrfaqėsivet tė huaja nė Vlorė.

    Turqit nuk donin qė tė shpėrthente njė kryengritje e pėrgjithshme nė jugė, pas tronditjes qė patėn nė veri. Prandaj, megjithėse kishin grumbulluar fuqi tė shumėta, nuk po bėnin ndjekje dhe linin tė kuptohej nėpėrrnjet t'agjentėvet tė tyre se mund t'i dėgjonin kėrkesat e Shqiptarėvet pėr reforma. Disa nga krerėt e lėkundshėm tė lėvizjes, tė cilėvet s'para iu pėlqente lufta, menduan se me ca mbledhje e demostrata mund t'a detyronin qeverinė e Stambollit qė t'iu njihte tė drejtat Shqiptarėvet. Me kėtė ide, komiteti i fshehtė i Janinės iu kishte dhėnė udhėzime qytetevet tė vilajetit qė tė bėnin njė tregim force me anė mbledhjesh t'armatosura, duke ngritur zėrin pėr autonominė e Shqipėrisė, mė 23 Korrik 1911, ditėn e pėrvjetorit tė revolucionit tė Turqvet tė Rinj. Por n'atė kohė u muarėn vesh propozimet e reja qė po iu bėnte qeveria turke malėsorėvet tė Mbishkodrės t'arratisur nė Podgoricė. Kjo gjė i shqetėsoi Shqiptarėt e jugės, tė cilėt nuk donin qė tė kishte dallime krahinore e mėnyra tė ndryshme n'administrimin e Shqipėrisė, sepse atėhere do tė ndahej vendi edhe mė tepėr. Prandaj, pa pritur datėn e caktuar, njė grumbull i madh burrash t'armatosur u mblodh mė 21 tė Korrikut nė manastirin e Cepos, afėr Gjirokastrės, dhe, duke theksuar dėmin qė i sillte njėsisė kombėtare krijimi i njė administrate tė veēantė pėr malėsinė e Shkodrės, kėrkoi qė tė kishte njė mėnyrė tė vetėme qeverimi pėr tėrė Shqipėrinė, nė veri e nė jugė, sepse kombi shqiptar ishte i pandarė.

    Mospranimi i kėrkesavet tė memorandumit tė Gėrēes nga ana e Turqvet i dha shtytje, nė jugė, Lėvizjes s'armatosur tė ēetavet. Nė qarkun e Korēės dhe nė rrethin e Follorinės shquhėshin ēetat e Qamil Panaritit dhe ajo e Spiro Ballkamenit, tė cilat bėnė pėrpjekje me forcat turke. Nė Ēamėri vepronte ēeta e Musa Demit. Tė tjera kishte nė Kurvelesh dhe nė qarkun e Gjirokastrės. Ēetat pėrbėhėshin zakonisht prej atdhetarėsh idealistė, myslimanė e orthodoks, qė luftonin sė bashku pėr lirinė e Shqipėrisė. Populli i priste kudo me krahė hapėt. Teqetė e Bektashinjvet ishin njė strehė pėr to.

    Mbasi e qetėsoi gjendjen nė veri, qeveria turke desh tė paqėsonte vilajetin e Janinės, duke nxjerrė njė falje pėr ata ēetarė ose t'arratisur qė do tė kėthehėshin nėpėr shtėpitė e tyre dhe duke premtuar se disa nga kėrkesat e Shqiptarėvet do tė merrėshin parasysh, sidomos ēėshtja e shkollavet dhe e abecesė kombėtare. Pėr tė biseduar mbi kėto propozime, agjentėt turq thirrėn krerėt e Shqipėrisė sė jugės nė njė mbledhje, nė Tepelenė, mė 18 Gusht 1911. Premtimet ishin pak mė tė gjera nga ato qė iu qenė bėrė malėsorėvet tė Mbishkodrės, sepse parashikohej njė falje e pėrgjithshme, hapja e shkollave shqipe me ndihmėn financiare tė shtetit dhe mėsimi i shqipes nė shkollat turqishte. Taksat do tė caktohėshin sipas gjendjes sė popullit, shėrbimi ushtarak do tė kryhej nė vilajetet shqiptare, nėpunėsit e administratės duhej tė dinin gjuhėn dhe zakonet e vendit, armėt mund tė mbahėshin me lejė. Kėto premtime ishin shumė larg nga kėrkesat shqiptare tė paraqitura nė memorandumin e Gėrēes, por pjesa e njerėzve tė lėkundshėm i gjeti tė kėnaqshme.

    Ndonėse kryengritja e vitit 1911 nuk u pėrgjithėsua dot, ajo shėnon njė ēap tė rėndėsishėm nė luftėn e pavarėsisė, sepse i dha shtytje lėvizjes s'armatosur dhe vetėdijės kombėtare, lidhi nė njė program tė pėrbashkėt veri e jugė, e detyroi qeverinė turke tė hynte nė bisedime me Shqiptarėt dhe ia bėri tė njohura Evropės kėrkesat e kėtyre.

    Mė 29 Shtator 1911, Italia i shpalli luftė Turqisė. Regjimi i Turqvet tė Rinj kalonte njė periudhė tė vėshtirė. Mosmarrėveshjet e brendėshme qė zjenin nė Komitetin "Bashkim e Pėrparim" u acarruan. Pėr tė qetėsuar Shqiptarėt, qeveria e Stambollit u vu tė zbatonte pjesėrisht disa nga premtimet e dhėna: liroi ca atdhetarė nga burgjet, nė Korēė e gjetkė, por nuk bėri falje tė pėrgjithshme. Sa pėr n'arėsim, nisi tė fuste mėsimin e shqipes nė shkollat turqishte, pa hequr dorė nga politika e osmanizimit. Valiu i Shkodrės nuk i zbatoi tė gjitha konditat e marrėveshjes me malėsorėt e veriut.

    Pėrpjekjet e Turqvet pėr t'i pėrdorur Shqiptarėt nė luftėn kundėr Italisė nuk zunė vend: jo vetėm nuk rekrutuan dot fuqi tė reja, po edhe disa nga repartet qė ndodhėshin nėn armė fillluan tė ēthurėshin.

    Shqetėsimi i Shqiptarėvet pėr fatin e atdheut u shtua nga frika se mos shtetet e Ballkanit, duke parė qė Turqia po merrte tė tatėpjetėn, i shpallnin luftė kėsaj dhe pushtonin tokat shqiptare. Filloi tė ndihej rreziku i copėtimit tė vendit. Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina e tė tjerė vazhduan pėrpjekjet pėr bashkimin e rrymavet kombėtare, brenda e jashtė atdheut, e pėr tė krijuar mundėsisht njė qendėr drejtonjėse. Nga ana tjetėr, grupi i deputetėvet shqiptarė nė Stamboll, gjatė muajit tė Dhjetorit 1911, i paraqiti qeverisė turke njė memorandum duke i kėrkuar zbatimin e reformavet pėr Shqipėrinė edhe e shtroi ēėshtjen pėr bisedim nė parlament, ku jehuan fjalėt e nxehta tė Hasan Prishtinės. Por qeveria nuk desh tė dėgjonte. Atė Nėntor, nga deputetėt e pakėnaqur tė popullsivet jo-turke dhe nga disa kundėrshtarė tė Turqvet tė Rinj ishte formuar njė parti opozite e quajtur "Liri dhe Marrėveshje" (Hurriyet ve Itilaf), e cila kishte nė program shpėrqėndrimin administrativ dhe njohjen e tė drejtavet kushtetonjėse kombėsive tė ndryshme tė Perandorisė. Pėrfaqėsonjėsit shqiptarė u bashkuan me kėtė parti, e cila u bė njė opozitė e fortė, aq sa Turqit e Rinj u shtrėnguan t'a shpėrndanin parlamentin, mė 18 Jenar 1912, duke shpresuar se me ndėrhyrjet e tyre do tė siguronin shumicėn nė zgjedhjet e ardhshme.

    Nga mbarimi i Dhjetorit 1911, me thirrjen dhe nėn kryesinė e Ismail Qemalit, disa krerė politikė shqiptarė nė Stamboll ishin mbledhur pėr tė biseduar rreth gjendjes dhe punėvet tė Shqipėrisė. Mbasi me anė kėrkesash nuk mund tė shkėputej asgjė prej qeverisė turke, mbledhja vendosi tė pregatiste njė kryengritje tė pėrgjithshme, e cila do tė fillonte nė Kosovė. Hasan Prishtina u ngarkua me organizimin e saj, kurse Ismail Qemali merrte pėrsipėr tė gjente 15.000 pushkė dhe mjete financiare (nga ndonjė fuqi e jashtėme).

    Pas shpėrndarjes sė parlamentit, fushata pėr zgjedhjet e reja u nis e ashpėr, sidomos nė Shqipėri. Turqit pėrdorėn tė gjitha mjetet dhe muarėn tė gjitha masat qė tė mos zgjidhėshin kundėrshtarėt e tyre. Gjatė kėsaj kohe, qeveria e Stambollit dėrgoi nė Shqipėri njė u "komision reformash" tė kryesuar nga ministri i Punėve tė Brendėshme, Haxhi Adil Beu, gjoja pėr tė bėrė hetime mbi nevojat e vendit dhe pėr tė plotėsuar kėrkesat e Shqiptarėvet, veēanėrisht n'anėn arėsimore, nėqoftėse kėta do tė bashkėpunonin me Turqit e Rinj. Kurse qėllimi i vėrtetė i ardhjes sė ministrit, i cili vizitoi qytetet kryesore tė vilajetevet tė Shqipėrisė, ku u prit shumė ftohėt, ishte pėr tė forcuar gjindarmėrinė dhe administratėn turke, si edhe pėr tė ndikuar nė kohėn e zgjedhjevet. Qė tė tregonte se gjoja diē po bėnte n'interes tė vendit, ai urdhėroi hapjen e disa shkollave, njė prej tyre edhe Normalja e Elbasanit. Mori shėnim gjithashtu pėr ndėrtimin e disa rrugėve ushtarake.

    Ndėrkaq, propaganda e zgjedhjevet valonte e nxehtė. Shtypi i mėrgimit, pėrjashta, dhe Shqiptarėt, pėrbrenda, u pėrpoqėn sa mundėn pėr tė nxjerrė deputetė disa atdhetarė tė shquar, si Ismail Qemalin, Hasan Prishtinėn e tė tjerė, por Turqit e Rinj ua mbyllėn rrugėn. Parlamenti i "rizgjedhur", i cili u mlodh mė 18 Prill 1912, pėrbėhej pothuajse i tėrė nga besnikėt e regjimit. Tani s'kishte mbetur asnjė mundėsi marrėveshjeje ndėrmjet Shqiptarėvet dhe Turqvet.

    Ismail Qemali ishte nisur pėr n'Evropė dhe Hasan Prishtina pėr nė Kosovė, me qėllim qė tė pregatitnin kryengritjen. I tėrė vendi, nė veri e nė jugė, mund tė ēohej nė kėmbė, por mbetej gjithmonė problemi i pazgidhshėm: bashkimi i forcavet dhe drejtimi i tyre nėn njė kumandė tė vetėme. Hasan Prishtina iu propozoi edhe Maqedonasvet qė tė ngrihėshin njėherėsh me Shqiptarėt dhe tė luftonin sė bashku pėr tė formuar njė shtet autonom shqiptaro-maqedonas. Por Bullgaria n'atė kohė kishte tė tjera plane dhe ua ndaloi Maqedonasvet marrėveshjen me Shqiptarėt.

    Lufta italo-turke dhe zgjerimi i lėvizjes shqiptare i nxitėn shtetet e Ballkanit qė tė pregatitėshin pėr zhvillimin e mėtejshem tė ngjarjevet. Ideja e krijimit tė njė Shqipėrie autonome ose tė pavarur nuk pajtohej me qėllimet e Serbisė, tė Bullgarisė, tė Greqisė dhe tė Malit-tė-Zi, qė prisnin t'i jepnin grushtin e fundit Turqisė pėr tė ndarė trashėgimin e saj nė Ballkan. Ashtu si po shkonin punėt, mund tė ngjanin gjėra tė papritura: s'ishte ēudi qė Turqia t'iu njihte autonominė Shqiptarėvet, ose Austro-Hungaria mund tė ndėrhynte pėr tė pushtuar sanxhakun e Novi-Pazarit dhe pėr tė krijuar, nėn mprojtjen e saj, njė Shqipėri autonome, e cila do t'i hapte rrugėn e dajles nė Selanik. Prandaj shtetet e Ballkanit, me gjithė kundėrshtimet qė kishin midis tyre, shpejtuan tė merrėshin vesh pėr njė vepėrim tė pėrbashkėt kundėr Turqisė.

    E keqja pėr Shqipėrinė ishte se kjo nuk njihej akoma zyrtarisht as si njėsi gjeografike as si kombėsi. Austro-Hungaria qė kishte interes t'a pėrkrahte, nuk e ndjente vehten mjaft tė fortė kundrejt Rusisė dhe shtetevet tė Ballkanit, nga njėra anė, rivalitetit me Italinė nga ana tjetėr. Prandaj politika e Vienės kufizohej nė mbajtjen e statu quo-sė nė Ballkan e nė Shqipėri, nė frenimin e konfliktevet, nė dhėnien e ndonjė ndihme pėr zhvillimin e arėsimit kombėtar tė Shqiptarėvet (duke e kėshilluar fshehtazi qeverinė turke qė tė mos i shtypte fort kėta), por nuk e pėrkrahte kryengritjen e tyre, e cila mund tė shkaktonte koklavitje tė tjera. Austria i kėshillonte Shqiptarėt qė tė mos ndahėshin nga Perandoria Otomane, ku ishin mė tė sigurtė, dhe mendonte se kombi shqiptar ishte akoma i pėrēarė e i papregatitur pėr autonominė. Italia, nga ana tjetėr, nuk guxonte tė ndėrhynte nė Shqipėri, ku gjente kundėrshtimin e Austro-Hungarisė. Kėtij vepėrimi iu ruajt edhe pasi i shpalli luftė Turqisė. Nė bisedimet e fshehta me Italinė, Viena e kishte kundėrshtuar ēdo ndėrhyrje ushtarake nė Shqipėri nga ana e kėtyre dy fuqive, edhe sikur Shqiptarėt tė bėnin kryengritje tė pėrgjithshme. Nė rast se lėvizja e Shqiptarėvet do tė sillte ndėrlikime mė tė gjera, Austria me Italinė dhe me fuqitė e tjera tė mėdha do tė pėrpiqėshin pėr tė frenuar konfliktet dhe pėr tė vazhduar mbajtjen e statu quo-sė nė Ballkan. Kėtė politikė Austro-Hungaria e vazhdoi deri nė fund, me qėllim qė tė ndalonte shpėrthimin e Luftės ballkanike.

    Kundrejt kėsaj politike tė butė t'Austrisė, po shtohej dinamizmi i shtetevet tė Ballkanit, qė pėrkrahėshin nga Rusia. Lufta italo-turke dhe kriza qė po kalonte regjimi i Turqvet tė Rinj, kryengritjet nė Shqipėri e nė Maqedoni e tregonin haptazi se gjendja nė Ballkan nuk mund tė qėndronte ashtu siē ishte dhe siē donte t'a mbante Austria me kleēka. Perandoria Otomane ndodhej nė buzė tė greminės. Shtetet e Ballkanit, nėn drejtimin e Rusisė, po gatitėshin pėr t'i dhėnė tė shtymen e fundit. Shqipėria ishte nė rrezik qė tė copėtohej ndėrmjet fqinjėvet. Rusia filloi mė parė t'afronte Bullgarinė me Serbinė pėr tė formuar boshtin e fuqisė sllave nė Ballkan, si njė pengesė pėr t'i prerė udhėn shtrirjes s'Austro-Hungarisė drejt detit Egje dhe ndikimit tė Gjermanisė nė Lindjen e Afėrme. Rreth boshtit bullgaro-serb mund tė rreshtohėshin Mali-i-Zi dhe popullsia maqedonase duke formuar kėshtu njė grup tė shėndoshė Sllavėsh nėn drejtimin e Rusisė, e cila nė kėtė mėnyrė delte mbizotėronjėse nė gadishullin ballkanik.

    Qė nė Tetor 1911, pas shpalljes sė luftės italo-turke, kryeministri i Bullgarisė dhe ai i Serbisė u takuan pėr tė caktuar zonat e zgjerimit t'ardhshėm tė shtetevet tė tyre. Serbia kėrkonte Kosovėn dhe Shqipėrinė e veriut pėr tė dalė n'Adriatik, qė kėshtu t'i priste rrugėn Austro-Hungarisė. Pėr tė siguruar aliancėn me Bullgarinė, ajo i njihte kėsaj, pėrvec vilajetit t'Adrianopojės, njė pjesė tė mirė tė Maqedonisė. Kryeministri serb druante rrezikun e krijimit tė njė shteti shqiptar me pėrkrahjen e Austro-Hungarisė, megjithėse Shqiptarėt, sipas atij, nuk ishin tė zotėt pėr tė formuar njė shtet. Sidoqoftė, kur Serbia tė merrte Shqipėrinė e veriut, ajo e jugės do tė pushtohej prej Greqisė. Kėto bisedime zgjatėn disa muaj, sepse interesat e Sofjes e tė Belgradit kundėrshtohėshin pėrsa i pėrkiste ndarjes sė tokavet nė vilajetet e Kosovės e tė Manastirit. Por, me kėshillat e Rusisė, marrėveshja bullgaro-serbe u arrit dhe u nėnshkrua mė 13 Mars 1912. Parashikohej qė tė merrte pjesė edhe Mali-i-Zi n'atė lidhje.

    Traktati bullgaro-serb pėrmbante njė shtojcė tė fshehtė ku caktohej ndarja e tokave shqiptare, megjithėse fjala Shqipėri nuk pėrmendej. Serbia do tė merrte krahinat nė veri dhe nė perėndim tė maleve tė Sharit, domethėnė Kosovėn, Metohinė dhe Shqipėrinė e veriut; kurse Bullgaria do tė pushtonte tokat nė lindje tė maleve tė Rodopit dhe tė lumit Struma. Vendi ndėrmjet maleve tė Sharit, lumit Struma dhe liqenit t'Ohrit (me qytetet Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kėrēova, Pėrlepi, Manastiri, Ohri etj.) u shikua si njė zonė ku pėrpiqėshin interesat e tė dy palėve, prandaj mbetej pėr t'u caktuar mė vonė ndarja e saj, ose mund tė pėrbėnte njė krahinė autonome. Nėqoftėse Bullgaria me Serbinė nuk do tė binin dot n'ujdi, puna e rregullimit tė kėsaj zone do t'i lihej nė dorė Carit tė Rusisė.

    Pothuajse njėkohėsisht me marrėveshjen bullgaro-serbe u zhvilluan bisedimet ndėrmjet Bullgarisė dhe Greqisė, tė cilat pėrfunduan me nėnshkrimin e njė traktati, mė 29 Maj 1912. Kėtu nuk flitej pėr ndarje tokash, por tė dy shtetet lidhėshin pėr tė ndihmuar njėri-tjetrin nė rast se do tė sulmohėshin prej Turqisė.

    Ndėrsa fqinjėt e Shqipėrisė po gatitėshin pėr njė vepėrim tė pėrbashkėt kundėr Perandorisė Otomane dhe bėnin planet pėr copėtimin e tokavet shqiptare, kombi i ynė ndodhej i ndarė e i thėrrmuar si gjithmonė, pa lidhje tė brendėshme administrative, pa njė qendėr, pa njė drejtim. Disa nga udhėheqėsit e tij kishin vendosur qė tė bėhej njė kryengritje e pėrgjithshme pėr tė shkėputur autonominė prej qeverisė turke. Gjatė "zgjedhjevet" parlamentare, tė cilat shkaktuan aty-kėtu pėrfytje tė nxehta, u kuptua se s'kishte mbetur asnjė tjetėr mėnyrė marrėveshjeje me Turqit.

    Sipas planit qė kishte bėrė Komiteti Shqiptar i Stambollit, kryengritja do tė fillonte nė Kosovė. Por populli ishte i gatishėm kudo, nė veri e nė jugė. Me fjalėn e Ismail Qemalit, organizimi i kryengritjes kishte shtrirė degė nė Shqipėrinė e Mesme: Krujė, Durrės, Tiranė, Elbasan, dhe nė jugė: Vlorė, Berat, Korēė, Gjirokastėr e gjer nė Janinė. Kurse Luigj Gurakuqi vepronte nė qarkun e Shkodrės. Lėvizja kishte nisur nė malėsinė e Gjakovės qė nė Prill dhe, nga fillimi i Majit, ishte pėrhapur nė rrethet e Pejės, pastaj nė Nikaj e Mertur, nė Mirditė e nė Zadrimė. Malėsorėt e Dibrės, tė Matit, tė Kthellės, si edhe ata tė Leshit e tė Bregut-tė-Matit lidhėn besėn pėr t'iu prerė udhėn ushtėrivet turke. Nė pjesėn mė tė madhe tė vendit ndihej nevoja e shkėputjes prej Turqisė.

    Por kėto forca duhėshin lidhur e bashkėrenditur nė njė plan. Siē e pamė mė sipėr, me organizimin e kryengritjes nė Kosovė ishte ngarkuar Hasan Prishtina. N'atė kohė po shquhej edhe figura e fortė e Bajram Currit. Kėta tė dy thirrėn krerėt e vilajetit tė Kosovės nė njė mbledhje nė katundin Junik, afėr Gjakovės, mė 20 Maj 1912. Ndėrmjet tė tjerėve, merrnin pjesė Nexhip Draga, Isa Buletini dhe kapedanėt e kryengritjeve tė mėparshme. N'atė kuvend, qė vazhdoi disa ditė, u lidh besa pėr t'i bėrė luftė qeverisė turke deri nė shkėputjen e autonomisė, programi i sė cilės parashihte: caktimin e kufijvet tė Shqipėrisė dhe bashkimin e saj nė njė vilajet tė vetėm me njė qeveritar nė krye, administratėn me nėpunės shqiptarė dhe me shqipen si gjuhė zyrtare, arėsimin shqip me abecenė kombėtare (latine), njohjen e kombėsisė shqiptare dhe kryerjen e shėrbimit ushtarak n'atdhe. Ky program, i cili kėrkonte bashkimin e Shqipėrisė nė njė tėrėsi tė vetėme, e kapėrcente atė tė memorandumit tė Gėrēes, por duket se nuk u pranua nga e tėrė mbledhja ku merrnin pjesė edhe njerėz me ndjenja turkomane. Megjithatė, shumica e popullit mori anėn e atdhetarėvet, afro 3000 burra u mblodhėn nėn urdhėrat e Bajram Currit dhe tė Hasan Prishtinės; vepėrimi i tyre nisi nė Rrafshin e Dukagjinit me qėllim qė tė shtinin nė dorė Pejė e Gjakovė. Kumandari turk i Shkupit, gjeneral Fadil Pasha, u nis vetė pėr tė shtruar kryengritjen, arriti nė Gjakovė dhe, pas njė pėrpjekjeje t'ashpėr qė pati me Shqiptarėt nė Junik, mundi tė hynte nė Pejė mė 6 tė Qėrshorit. Kryengritėsit u tėrhoqėn nė Malėsinė e Gjakovės. Por pas ca ditėsh, Bajram Curri sulmoi nė Qafėn e Prushit katėr batalionė turq tė cilėt i shpartalloi plotėsisht. Fitorja e tij pati njė oshėtimė nė tėrė Kosovėn. Kryengritja po forcohej nė rrethet e Gjakovės, tė Prizrendit e tė Pejės.

    Nė Malėsinė e Leshit, Mirditė, Bregu-i-Matit, kishin nisur pėrpjekjet me Turqit. Kėta u munduan, si nė vitin e kaluar, tė pėrdornin politikėn fetare pėr tė ndarė Myslimanėt nga Katolikėt, por nuk ia arritėn dot qėllimit. Jo vetėm Myslimanėt e Krujės u bashkuan me Katolikėt e Malėsisė se Leshit, tė Mirditės e tė Zadrimės, po edhe nė Shkodėr brenda u formua njė komitet kryengritės. Ashtu edhe Dibra e Mati ishin lidhur me krahinat katolike rreth e qark.

    Gjatė kėsaj kohe, nė jugė ishte shtuar veprimtaria e ēetavet. Shqiptarėt e kolonivet, shumica e tė cilėve ishin nga juga, pėrpiqėshin pėr tė mbledhur ndihma e pėr tė gjetur armė. Kolonia e Bukureshtit dėrgoi nė Korēė Pandeli Calen pėr t'i kėshilluar Orthodoksit qė tė bashkohėshin me Myslimanėt nė kryengritjen kundėr Turqvet. Por figura m'e shquar n'atė krahinė u tregua Themistokli Gėrmėnji, i cili, bashkė me Sali Butkėn, Spiro Ballkamenin e tė tjerė, organizoi ēetat qė vepronin nė qarkun e Korēės, nė rrethet e Follorinės, tė Kolonjės, tė Dangėllisė, tė Pėrmetit. Disa tė dėrguar nga Shqipėria e jugės vajtėn nė Kosovė pėr tė bėrė pjekje dhe pėr tė lidhur fjalėn me udhėheqėsit e kryengritjes s'atjeshme.

    Nė luftėn pėr autonominė, Shqiptarėt nuk kishin asnjė pėrkrahje tė jashtėme. Austria ua kishte thėnė haptazi se nuk e pėlqente kryengritjen, e cila mund tė nxirte ngatėrresa tė tjera nė Ballkan, prandaj s'iu jepte asnjė ndihmė. Por sigurisht e kėshillonte Turqinė qė t'i qetėsonte Shqiptarėt duke iu njohur disa liri tė kufizuara, pėr t'i prerė hovin kryengritjes sė tyre, e cila mund tė shkaktonte hyrjen nė valle tė Serbisė dhe tė Malit-tė-Zi. Ismail Qemali kishte pasur bisedime disa herė me ambasadorėt e Austro-Hungarisė nė Stamboll e nė Paris, iu kishte ēfaqur shqetėsimin e tij nė lidhje me gjėndjen e Shqipėrisė, e cila nuk njihej akoma si kombėsi as si njėsi gjeografike dhe ishte nė rrezik tė copėtohej ndėrmjet shtetevet tė Ballkanit nė rast se do tė pėrmbysej Turqia. Iu kishte thėnė gjithashtu se ai vetė dhe Shqiptarėt shpresonin vetėm nė mprojtjen e Austro-Hungarisė. Por diplomatėt austriakė i qenė pėrgjigjur se Shqiptarėt duhej tė qėndronin nė kuadrin e Perandorisė Otomane dhe tė pėrparonin duke bashkėpunuar e mbajtur marrėdhėnie tė mira me Turqinė. Nuk duhej tė bėnin kryengritje, tė cilat mund t'a trazonin gjendjen mė keq. Pra Ismail Qemali e dinte se nga Viena nuk pritej, asnjė ndihmė pėr kryengritjen. 15.000 pushkėt dhe tė hollat qė ishte zotuar tė gjente, shpresonte t'i nxirte nga Italia, ku lėvizja pro-Albania po tregohej mjaft vepronjėse. Duket se njė sasi armėsh dhe tė hollash hynė prej Italie nė Shqipėri, por jo aq sa ishin premtuar. Qeveria italiane ndodhej nė luftė me Turqinė dhe kishte interes qė t'i shkaktonte kėsaj sa mė shumė trazime, por nė kryengritjen shqiptare nuk mund tė ndėrhynte drejtpėrdrejt pėr tė mos ardhur nė kundėrshtim me Austrinė, ose pėr tė mos i dhėnė rastin asaj t'a shfrytėzonte pėr vehte gjendjen nė Shqipėri. Ka tė ngjarė qė Ismail Qemali t'i jetė drejtuar pėr ndihmė edhe Anglisė, por kjo s'mund tė pėrzjehej nė njė ēerdhe ngatėrresash ku pėrpiqėshin interesat e Rusisė, t'Austro-Hungarisė dhe t'Italisė. Pra Shqiptarėvet s'iu mbetej tjetėr veēse tė qėndronin me forcat e tyre dhe me ato pak mjete qė mund t'iu vinin prej kolonivet tė jashtėme.

    Ata qė u vunė t'a shtynin kryengritjen shqiptare ishin shtetet e Ballkanit, sidomos Serbia e Mali-i-Zi. Kurse Greqia filloi tė nxirte ēetat n'Epir. Qėllimi i Serbisė dhe i Malit-tė-Zi ishte qė tė shkaktonin sa mė shumė rrėmujė nė Shqipėri, t'i vinin Shqiptarė e Turq kundėr njėri-tjetrit, qė kėshtu Serbo-Malazeztė tė vėrsulėshin nė ēastin e duhur dhe tė mos gjenin kundėrshtim tė fortė pėr tė pushtuar tokat e lakmuara. Serbia formoi ēeta nė Kosovė, desh tė binte nė marrėveshje me disa krerė shqiptarė pėr t'iu dhėnė armė e tė holla qė tė luftonin kundėr Turqvet. Serbėt patėn krijuar edhe njė organizatė terroriste, e quajtur "Dora e Zezė", gati pėr tė vepėruar nė Shqipėri me anėn e tmerrit. Kurse Mali-i-Zi vazhdonte gjithmonė intrigat nė malėsitė katolike tė veriut.

    Qeveria turke nuk dukej fort e shqetėsuar pėr kryengritjen shqiptare, e cila nuk kishte ndėrlidhje, udhėheqje, kumandė, program as plan tė pėrbashkėt. Vepėrimi i ēdo krahine kufizohej nė rrethin e saj, vullnetarėt aty mblidhėshin aty shpėrndahėshin, nuk ishin trupa tė lėvizshme qė tė mund tė ēohėshin prej njė vendi nė tjetrin, prej veriut nė jugė ose anasielltas; krerėt e kapedanėt shpeshėherė nuk kishin tė njėjtin qėllim as merrėshin dot vesh midis tyre, se nga ēdo kokė delte njė zė. Qeveria e Stambollit i pati shtypur gjithmonė kėto lloje lėvizjesh, prandaj mund t'a shtypte ndoshta edhe kėtė sikur tė mos kishte ngjarė ēthurja nė radhėt e ushtėrisė turke tė vilajetevet tė Manastirit e tė Kosovės.

    Kundėr mėnyravet shtypėse tė Turqvet tė Rinj, pėrdhunimit tė zgjedhjevet dhe politikės sė tyre tė padrejtė kundrejt Shqiptarėvet, ishte krijuar n'ushtėri njė rrymė e fortė kundėrshtare, e cila kėrkonte rrėzimin e qeverisė, shpėrndarjen e parlamentit dhe zgjedhje tė reja. Kjo rrymė ishte pėrhapur sidomos n'ushtėrinė e vilajetevet tė Manastirit dhe tė Kosovės, ku oficerėt turq kishin formuar njė organizatė tė fshehtė me emrin "Shpėtimtarėt e Kombit", e cila lidhej me opozitėn e vjetėr parlamentare, prandaj u quajt pėrgjithėsisht itilafiste. Shqiptarėt qė shėrbenin n'ushtėrinė turke, si oficerė ose edhe rekrutė, merrnin pjesė me shumicė nė kėtė organizatė.

    Komiteti Shqiptar i fshehtė i Manastirit dijti tė punonte nė radhėt e ushtėrisė dhe tė shtynte oficerė e ushtarė shqiptarė qė t'arratisėshin me armė e municione. I pari qė u largua nga korparmata e Manastirit ishte Tajar Bej Tetova me 150 ushtarė shqiptarė, i cili u arratis mė 22 Qėrshor, duke marrė me vehte armė e municione, dhe kaloi nė Shqipėrinė e jugės, nė Kolonjė e nė Frashėr, ku u bashkua me ēetat e Themistokli Gėrmėnjit dhe tė Sali Butkės. Ikja e Tajar Tetovės i ngjante pak a shumė asaj t'Ahmet Niazi Resnjės mė 1908. Tė tjerė oficerė dhe ushtarė shqiptarė u arratisėn prej garnizonevet t'Ohrit, tė Dibrės dhe tė Korēės; numri i tyre arriti nė disa qindra veta nga mbarimi i Qėrshorit. Bashkė me Shqiptarėt filluan t'arratisėshin edhe oficerė turq, tė cilėt kėrkonin rrėzimin e qeverisė.

    Mirėpo kishte njė ndryshim nė mes tė lėvizjes kombėtare shqiptare dhe t'asaj qė u krijua nė radhėt e ushtėrisė turke. Qėllimi i Turqvet ishte qė tė rrėzonin qeverinė dhe tė bėnin zgjedhje tė reja, prandaj mund tė bashkėpunonin me kryengritėsit shqiptarė deri n'atė cak, duke iu premtuar kėtyre pėrmirėsimin e administratės dhe disa tė drejta, por nuk e njihnin autonominė e Shqipėrisė. Lėvizja ushtarake e Turqve tė kėsaj radhe i ngjante asaj tė Turqvet tė Rinj, mė l908, tė cilėt deshėn tė pėrfitonin nga forcat e Shqiptarėvet sa pėr tė rrėzuar regjimin e vjetėr dhe pėr t'ardhur vetė nė fuqi. Ky qėllim i organizatės sė fshehtė t'ushtėrisė turke u kuptua fare mirė nė Shqipėrinė e jugės, prandaj komitetet e "Shoqėrisė sė Zezė pėr Shpėtim" u vunė menjėherė t'a ndanin punėn e Shqiptarėvet nga ajo e Turqvet dhe tė kėrkonin me forcė autonominė duke pėrhapur kudo lėvizjen e ēetavet. Por nė Kosovė, ku njė pjesė e klerit dhe e parėsisė kishte akoma ndjenja turkomane, filloi tė krijohej njė pėshtjellim, pak a shumė si mė 1908, dhe nė disa raste kryengritja e Shqiptarėvet pėrzjehej me atė t'ushtėrisė turke, megjithėse atdhetarėt kėtė herė kishin njė program kombėtar - programin e autonomisė - dhe pėrpiqėshin t'a ndanin ēėshtjen shqiptare nga ajo e Turqvet.

    Sado i gjallė qė po tregohej vepėrimi i ēetavet nė Shqipėrinė e jugės dhe tė Mesmen, dukej se edhe kėtė radhė fati i Shqipėrisė do tė luhej nė Kosovė. Kėtu disa krerė tė lėvizjes, ndoshta pėr nevojė tė ēastit, u bashkuan me programin e opozitės ushtarake turke, e cila iu premtonte Shqiptarėvet njė pėrmirėsim tė gjendjes por jo autonominė. Shkėputjen nga Turqia nuk e donin as oficerėt shqiptarė t'arratisur, si Tajar Bej Tetova, por kėta, nė jugė, s'i dėgjonte njeri. Qėndrimi i krerėve tė Kosovės hodhi pėshtjellim nė mendjen e atdhetarėvet dhe ngjalli frikėn se lėvizja do tė pėrēahej duke mos pasur njė program tė pėrbashkėt. Kjo pėrzjerje e ēėshtjes shqiptare me itilafistėt turq ishte njė pėrsėritje e mėrzitshme e historisė dhe mund tė pėrfundonte si mė 1908. Sadoqė vetėdija kombėtare kishte bėrė pėrparim - sepse Turqit e Rinj, me shtrėngimet dhe sjelljet e kėqia tė tyre, e patėn zhvilluar nė vend qė t'a ulnin - politikisht Shqiptarėt ishin tė papjekur, s'mund tė kishin njė program e plan tė pėrbashkėt, njė kumandė e qendėr drejtonjėse tė vetėme, prandaj shfrytėzohėshin gjithmonė prej tė tjerėvet, pa qėnė kurrė nė gjendje qė tė pėrfitonin kėta vetė nga rrethanat. Ishte rrezik qė edhe kėtė herė tė bėnin lodrėn e opozitės ushtarake turke, sikurse mė 1908. Por nuk ndodhi kėshtu, sepse lėvizja kryengritėse ishte pėrhapur nė tėrė Shqipėrinė, disa ide tė pėrgjithshme rreth autonomisė qarkullonin mė ēdo anė, dhe opozita itilafiste nuk ishte aq e fortė sa t'iu impononte vullnetin e saj Shqiptarėvet. Prandaj mund tė themi se kėta pėrfituan nga ēthurjet qė ngjajtėn nė radhėt e ushtėrisė turke.

    Megjithatė, qeveria e Stambollit u mundua t'a shtypte lėvizjen shqiptare me anėn e trupavet besnike, tė cilat ishin akoma tė shumta dhe, nė Kosovė, kumandohėshin prej Fadil Pashės. Ky u nis vetė nė ndjekjen e kryengritėsvet, por u prit kudo me pushkė dhe ndeshi nė njė qėndresė t'ashpėr. Shqiptarėt ishin forcuar jo vetėm nė malėsitė e Gjakovės, tė Pejės dhe nė rrethet e Prizrendit, por vepronin deri nė veri-lindje tė Kosovės, ndėrmjet Podujevės, Novi-Pazarit, Mitrovicės dhe Prishtinės. Trupat e Fadil Pashės qė deshėn t'a shtronin kėtė anė, pėsuan gjatė Qėrshorit dhe nė ditėt e para tė Korrikut disa goditje tė forta prej kryengritėsvet, tė cilėt udhėhiqėshin nga Isa Buletini dhe ca kapedanė tė tjerė. Nė njė luftim tek Ura e Senicės, Shqiptarėt thyen dy batalionė turq. Lėvizja vinte duke u zgjeruar. Tė tjera forca kryengritėse, nėn kumandėn e Idriz Seferit, Mehmet Pashė Derallės dhe Islam Spahiut, vepronin nė krahinat ndėrmjet Gjilanit, Prizrendit e Tetovės, duke i shkaktuar humbje ushtėrisė turke dhe duke e shtrėnguar qė tė mbyllej nėpėr qytetet. Kurse Shqiptarėt zunė grykat e Kaēanikut, tė Cernolevės dhe tė tjera pika tė forta pėr t'i prerė armikut ndėrlidhjet dhe mundėsinė e prurjes sė trupave tė reja. Pėrpjekja vazhdonte nė Shqipėrinė e Mesme, me luftime ēetash, dhe nė tėrė jugėn gjer nė Ēamėri. Por, siē thamė, qendra e kryengritjes u bė Kosova, ku me mijėra burra t'armatosur, nga Rrafshi i Dukagjinit, nga rrethet e Prizrendit e tė Gjilanit si edhe prej anės sė Novi-Pazarit e tė Mitrovicės, iu drejtuan Prishtinės. Fusha e Kosovės u mbush me kryengritėsit shqiptarė, tė cilėt hynė nė Prishtinė mė 22 tė Korrikut.

    Disa ditė mė parė, oficerėt e korparmatės sė VI tė Manastirit kishin kėrkuar rrėzimin e qeverisė sė Stambollit. Kryengritja e Shqiptarėvet e tronditi gjendjen mė shumė akoma. Qeveria e Said Pashės dha dorėheqjen. Njė qeveri e re u formua mė 23 Korrik nėn kryesinė e Ahmet Myftar Pashės me njė rreth ministrash qė gėzonin besimin e opozitės ushtarake ose itilafiste. Detyra m'e parė e kėsaj qeverie ishte rregullimi i paqes me Shqiptarėt, prandaj dha urdhėr qė tė pushonin pėrpjekjet me armė dhe vendosi tė dėrgonte nė Kosovė njė komision pėr tė nisur bisedimet me kryengritėsit.

    Tani Shqiptarėt ndodhėshin pėrpara dy problemeve me rėndėsi: e para, duhej tė kėrkonin autonominė administrative me bashkimin e tokavet shqiptare nė njė vilajet tė vetėm, qė kėshtu tė caktohėshin kufijt e Shqipėrisė. E dyta, nė bisedimet qė do tė zhvillohėshin nė Kosovė duhej tė merrnin pjesė pėrfaqėsonjės nga tė katėr vilajetet dhe nga i tėrė vendi, pėr tė mos lejuar qė Turqit tė bėnin marrėveshje krahinore tė veēanta me kryengritėsit si nė vitin 1911.

    Krerėt dhe kumandarėt e ēetavet tė Shqipėrisė sė jugės mbajtėn njė mbledhje tė madhe nė Qafėn e Sinjės (afėr Beratit), mė 23 Korrik 1912, pėr tė paraqitur ankimet dhe kėrkesat e tyre nė njė memorandum prej dymbėdhjetė pikash i cili ishte si ai i Gėrēes. Krerėt e mbledhur shtonin nė fund se nuk do t'i lėshonin armėt por do tė qėndronin malevet deri sa tė merrėshin parasysh kėrkesat e tyre. Memorandumi iu dėrgua Sulltanit telegrafisht nga Vlora, mė 29 Korrik, dhe iu njoftua konsujvet tė fuqive tė mėdha. Shqiptarėt e jugės nuk kishin tė bėnin me oficerėt e opozitės itilafiste turke dhe kėrkonin autonominė nė tėrė kuptimin e saj.

    Nga mbarimi i Korrikut, disa atdhetarė kosovarė kishin botuar njė thirrje me anėn e sė cilės ngulmonin qė tė bėhej njė mbledhje ku tė merrnin pjesė pėrfaqėsonjės prej tė katėr vilajetevet tė Shqipėrisė, pėr tė vendosur bashkarisht se ēfarė tė drejtash do t'i kėrkohėshin qeverisė turke. Tė njėjtat mendime ēfaqte shtypi i mėrgimit, i cili nuk donte marrėveshje gjysmake por njohjen e autonomisė shqiptare nga ana e Portės sė Lartė. Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin, tė cilėt n'atė kohė ndodhėshin jashtė atdheut, iu shkruanin disa krerėve se nė Kosovė duhėshin dėrguar pėrfaqėsonjės nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, pėr tė treguar qė Shqiptarėt, si nė luftė ashtu edhe nė mendimet e nė kėrkesat e tyre, ishin tė njėjtė dhe tė pandarė. Porositnin gjithashtu qė kryengritėsit tė mos gėnjehėshin si tjetėr herė, por tė mbanin vendet, tė forconin lidhjet midis tyre dhe tė kėrkonin me kėmbėngulje pėr tė katėr vilajetet njohjen e tė drejtavet ashtu siē ishin parashikuar nė dymbėdhjetė pikat e memorandumit tė Gėrēes.

    Nga Shqipėria e jugės nuk mundėn tė vinin pėrfaqėsonjės nė Kosovė, se s'pati kohė mbasi ngjarjet po rridhnin shpejt. U nisėn disa nga Shqipėria e Mesme dhe e veriut, por as kėta nuk arritėn dot me kohė. Kėshtu qė, praktikisht, nė bisedimet shqiptaro-turke mori pjesė vetėm parėsia e Kosovės. Po edhe sikur tė kishin ardhur dėrgata nga viset e tjera, vetėm fjala e Kosovarėvet do tė dėgjohej, mbasi ata kishin mundur tė grumbullonin njė forcė t'armatosur. Disa komitete tė Shqipėrisė sė jugės ngarkuan me anė telegramash si pėrfaqėsonjės tė tyre Hasan Prishtinėn, duke ia theksuar qė tė kėrkonte nga qeveria e Stambollit zbatimin e dymbėdhjetė pikavet tė famshme. Mirėpo kur erdhi Komisioni turk nė Prishtinė, mė 27 Korrik, Shqiptarėt, pėrpara ēdo bisedimi tjetėr, kėrkuan shpėrndarjen e menjėhershme tė parlamentit. Pėrndryshe, do t'a rifillonin luftėn pas dy ditėsh. Kjo kėrkesė e trashė shprehte urrejtjen e Hasan Prishtinės pėr njė parlament ku atij i pat qėnė mbyllur rruga e rizgjedhjes, si edhe ndikimin e opozitės itilafiste turke nė njė pjesė tė parėsisė turkomane tė Kosovės, por nuk lidhej aq ngushtė me autonominė e Shqipėrisė, e cila duhej t'ishte fjala e parė. Do tė kishte qėnė mė me vend dhe shumė m'e hijėshme, mė heroike, sikur ana shqiptare tė kishte thėnė: "Po nuk iu njoh menjėherė autonomia Shqipėrisė, e rifillojmė luftėn pas dy ditėsh". Parlamenti turk, sido qė t'ishte zgjedhur, ishte njė ēėshtje qė i pėrkiste gjithė Perandorisė Otomane dhe jo vetėm Shqiptarėvet. Kryeministri u pėrgjigj duke lypur pak durim dhe ngarkoi mareshal Ibrahim Pashėn pėr tė vazhduar bisedimet e ndėrprera, tė cilat rifilluan mė 2 tė Gushtit. Ndonėse kishte rreth vehtes atdhetarė si Bajram Currin e Nexhip Dragėn me shokė, dhe nė mendje kėrkesat kombėtare, Hasan Prishtina, i detyruar prej parėsisė turkomane, pasi numėroi nė njė fjalim tė nxehtė dėmet dhe shkretimet qė Turqit e Rinj i kishin sjellė kėtij vendi, u lėshua edhe njė herė kundėr parlamentit si Ciceroni kundėr Katilinės, duke ngulmuar qė tė shpėrndahej. Qeveria turke iu pėrul vullnetit tė Shqiptarėvet dhe, me njė dekret tė Sulltanit, e shpėmdau parlamentin mė 5 tė Gushtit. Kėshtu u kėnaq opozita itilafiste, e cila nuk dėshironte gjė tjetėr pėrveē kėsaj.

    Por nuk u kėnaqėn Shqiptarėt, mbasi asnjė nga kėrkesat e tyre kombėtare nuk ishte marrė akoma parasysh. Prandaj nga shumė anė dhe qytete tė Shqipėrisė, sidomos nė jugė e nė tė Mesmen, filluan thirrjet drejtuar me telegram kryeministrit nė Stamboll dhe Komisionit shqiptar tė bisedimevet nė Kosovė. Nė disa qytete tė Shqipėrisė sė jugės u organizuan mbledhje pėr tė kėrkuar autonominė. Manastiri, Elbasani dhe mė vonė Tirana dėrguan pėrfaqėsonjėsit e tyre nė Prishtinė. Atdhetarėt e ēdo krahine u pėrpoqėn tė njėsonin pikėpamjet dhe tė paraqitnin njė program tė pėrbashkėt kėrkesash me karakter kombėtar. Nga kėto thirrje u forcua dhe qėndrimi i kryengritėsvet nė Kosovė, tė cilėt nė kėtė ndėrkohė kishin zbritur nė Ferizaj, ku ndodhėshin jashtė ndikimit tė parėsisė fanatike tė Prishtinės. Mbasi u kėnaqėn dėshirat e turkomanėvet itilafistė me shpėrndarjen e parlamentit, iu erdhi radha edhe kėrkesavet kombėtare. Por, si taktikė politike, puna ishte nisur keq: duke vėnė si kusht tė parė shpėrndarjen e parlamentit, krerėt e Kosovės kishin lėnė tė kuptohej se ata interesohėshin mė fort pėr gjėndjen pėrgjithshme tė Perandorisė se sa pėr kombėsinė e tyre. Turqit u vunė t'a shfrytėzonin kėtė dobėsi duke futur intrigat e pėrēarjes dhe duke zgjuar fanatizmin e vjetėr. Kurse, nė tjetėr anė, shtetet e Ballkanit filluan tė shqetėsohėshin, tė lėviznin dhe t'a shpallnin haptazi se nuk lejonin krijimin e njė Shqipėrie mbi katėr vilajetet. Mali-i-Zi, me pėlqimin e malėsorėvet, e nxori ushtėrinė pėrkėtej kufijvet dhe zuri disa fshatra shqiptare. Turqit i pėrhapėn me tė shpejtė kėto lajme pėr t'iu treguar kryengritėsvet kosovarė se vendi i tyre ndodhej nė rrezik. Idenė e autonomisė shqiptare e kishin sidomos Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga, por kėta ndeshėn jo vetėm nė kundėrshtimin e turkomanėvet po edhe tė disa udhėheqėsve tė kryengritjes, si Isa Buletini, Idriz Seferi e tė tjerė, tė cilėt ishin pėr kėrkesa mė tė matura dhe pėr gjetjen e njė pajtimi me Stambollin. N'ato rrethana, Hasan Prishtina hartoi njė program prej katėrmbėdhjetė pikash, ku desh tė pajtonte dėshirat e atdhetarėvet tė zhvilluar dhe mendėsinė e fanatikėvet tė prapambetur. Programi iu dorėzua Ibrahim Pashės, mė 9 tė Gushtit, n'emėr tė katėr vilajetevet. Mareshali turk premtoi se do t'a pėrkrahte dhe ia kumtoi telegrafisht Stambollit.

    Katėrmbėdhjetė pikat e Hasan Prishtinės pėrmbanin disa kėrkesa tė pėrsėritura kushedi sa herė, qė kishin tė bėnin me pėrmirėsimin e drejtėsisė dhe t'administratės ku nėpunėsit duhej tė dinin gjuhėn dhe zakonet e vendit, me kryerjen e shėrbimit ushtarak nė Shqipėri nė kohė paqeje, me arėsimin dhe llojet e shkollavet, shtetėrore e private, ku mėsimi i shqipes duhej tė futej nė tė gjitha, me organizimin e nahijevet (komunevet), me ndėrtimin e rrugėvet dhe zhvillimin e ekonomisė, me faljen e pėrgjithshme, kėthimin e armėvet atyreve qė iu ishin marrė dhe dėmshpėrblim pėr diegiet e prishjet gjatė kryengritjevet. Pėr tė kėnaqur fanatikėt myslimanė, kėrkohej hapja e medresevet (shkolla fetare) dhe ruajtja e zakonevet islamike. Pėr t'iu ardhur pas volltės Shqiptarėvet pėrgjithėsisht, shėnohej e drejta e mbajtjes s'armėvet dhe nderimi i zakonevet tė vendit. Mė nė fund, pėr krimet, diegiet dhe shtypjet qė iu ishin bėrė Shqiptarėvet, kėrkohej qė tė delnin pėrpara gjyqit tė lartė ish-kryeministrat Haki Pasha dhe Said Pasha me qeveritė e tyre.

    Siē shihet, katėrmbėdhjetė pikat e Hasan Prishtinės nuk kėrkonin bashkimin e tokavet shqiptare nė njė vilajet tė vetėm - gjė qė do tė sillte caktimin e kufijvet tė Shqipėrisė dhe njohjen e kombėsisė sė saj - prandaj ishin akoma shumė larg nga programi kombėtar i autonomisė. E vetėmja pikė qė diēka vlente pėr kėtė qėllim, ishte organizimi i nahijevet (komunevet), tė cilat me anėn e kėshillevet ose tė krerėvet tė tyre mund t'ushtronin disa tė drejta tė shkėputura prej autoritetit shtetėror. Por kėto tė drejta ose venome krahinore ishin shumė larg nga bashkimi kombėtar.

    Mbasi pėrgjigjia nga Stambolli nuk po vinte shpejt, kryengritėsit vendosėn tė zinin Shkupin, ku hynė mė 12 tė Gushtit. Qėndra e vilajetit ishte tani nė duart e Shqiptarėvet, forcat e tė cilėvet arrinin nė 30.000 veta. Kjo ngjarje e tronditi qeverinė turke, ndėrsa nėpėr qytetet e Shqipėrisė buēiti enthusiazmi, u bėnė mbledhje e thirrje tė reja pėr autonomi. Por kryengritėsit e Kosovės nuk kishin pėr qėllim tė merrnin pushtetin. Asnjėri prej udhėheqėsvet tė tyre - dhe asnjė Shqiptar n'atė kohė - nuk ishte nė lartėsinė e njė vepre tė kėtillė. Ata vunė dorė vetėm nė depot e armėvet, liruan tė burgosurit, dhe po rrinin nė pritje. Ėshtė pėr t'u shėnuar se kryengritėsit u suallėn shumė mirė nėpėr qytetet, si nė Shkup e gjetkė, ku mbajtėn rregullin me njė disiplinė shembullore. Nuk ngjau as vjedhje, as plaēkitje, asnjė punė e shėmtuar kundrejt pakicavet kombėtare tė tjera. Kjo fisnikėri tėrhoqi vėmėndjen e tė huajvet, tė cilėt kujtonin se Shqiptarėt nuk ishin tė zotėt tė vetqeverisėshin.

    Memorandumit qė i pati drejtuar mbledhja e Qafės sė Sinjės, Porta e Lartė i ishte pėrgjigjur mė 2 tė Gushtit duke premtuar dėrgimin e njė komisioni tė posaēėm pėr tė hetuar gjendjen. Stambolli mendonte t'i sillte nė paqe veē e veē krahinat e veriut e tė jugės, ashtu si njė vit mė parė. Por kėtė herė kryengritja kishte marrė njė hov mė tė pėrgjithshėm. Nė Fier e nė Berat hynė ēetat shqiptare. Po ashtu ngjau nė Leskovik dhe nė Pėrmet, ku Shqiptarėt pėrzunė autoritetet turke. "Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim" nxori shpallje nė Korēė dhe nė tė tjera qendra tė vilajetit tė Manastirit duke e shtytur popullin nė luftė, gjersa t'i njihej Shqipėrisė vetqeverimi. Trimat e malevet hynė n'Elbasan, nė Peshkopi, nė Dibėr, ndėrsa ēeta e Gjeto Cokut, nga malėsia e Leshit, provoi tė kapte depon e armėvet nė Durrės por nuk mundi.

    Mė 18 Gusht, Ibrahim Pasha ua njoftoi krerėvet shqiptarė nė Shkup se Porta e Lartė i pranonte kėrkesat e tyre, me pėrjashtimin e kėthimit t'armėvet, tė kryerjes sė shėrbimit ushtarak nė vend dhe tė nxjerrjes sė qeverivet tė Haki Pashės dhe tė Said Pashės pėrpara gjyqit. Por nė shpalljen zyrtare qė bėri qeveria turke disa ditė mė vonė, tė drejtat qė iu njihėshin kėtyre vilajeteve (se fjala Shqipėri nuk pėrmendej) ishin shprehur nė njė formė jo tė qartė dhe nuk caktohej mėnyra se qysh dhe kur do tė zbatohėshin.

    Pėrgjigjen e Stambollit Hasan Prishtina ua lajmėroi telegrafisht qytetevet tė Shqipėrisė si njė fitore, duke kėrkuar qė t'iu jepej fund luftimevet. Nė tė vėrtetėn, pranimi i tė quajturavet pika tė Hasan Prishtinės nuk zgidhte pėrfundimisht asnjė problem: as caktimin e kufijvet tė Shqipėrisė, as bashkimin dhe autonominė e saj. Mund tė themi vetėm se ishte si njė farė njohjeje e kombėsisė shqiptare nga ana e Turqisė, mbasi kjo pranonte futjen e mėsimit tė shqipes nė tė gjitha shkollat e atyre krahinave dhe qė nėpunėsit e administratės duhej tė dinin gjuhėn e vendit.

    A ishte gjė e madhe kjo? - Varet se nga ē'anė e shikojmė. Nė krahasim me programin e autonomisė, ishte njė gjė fare e pakėt. Po kur mendojmė se Shqiptarėt - njė popull i vogėl, i varfėr, i paditur, i pėrēarė nė fe e nė krahina - duke luftuar tre vjet rresht vetėm me forcėn e tyre, me mjetet e tyre, pa asnjė ndihmė a pėrkrahje tė jashtėme, e shtrėngojnė Perandorinė Turke tė vijė nė marrėveshje paqeje me ta, ishte punė e madhe.

    Lufta e kėtyre tre vjetėve - me vuajtjet e pėrbashkėta, pėrpjekjet, mbledhjet, programet, shkėmbimin e mendimevet ndėrmjet Veriut dhe Jugės - e zgjeroi vetėdijėn dhe i forcoi lidhjet kombėtare. Populli shqiptar delte m'i bashkuar, m'i rysur e m'i pjekur si komb.

    Hyrja e Turqisė nė bisedim me Shqiptarėt, pas fitores sė kėtyre, i shqetėsoi shtetet fqinjė tė Ballkanit, tė cilėt ishin kundėr krijimit tė njė Shqipėrie. Qė nė fillim tė Gushtit, Serbia e Bullgaria, duke druajtur bashkimin e tė katėr vilajetevet nė njė shtet shqiptar autonom, zunė tė protestonin pranė Turqisė dhe disa fuqive tė mėdha. Sipas mendimit tė tyre, n'ata vilajete kishte popullsi bullgare, serbe e greke, tė cilat nuk duhej tė pėrmblidhėshin nėn sundimin e Shqiptarėvet. Ky ishte njė shkak ndėrhyrjeje, se Shqiptarėt nuk kėrkonin veēse bashkimin e krahinavet tė tyre, dhe t'atyre vendeve ku ata pėrbėnin shumicėn dėrrmonjėse. E kishin shpallur kushedi sa herė se nuk lakmonin tokat e fqinjėvet.

    Nga ana tjetėr, kur Austro-Hungaria, e pa se nuk mund tė ndalej kryengritja e Shqiptarėvet dhe se kėta, me katėrmbėdhjetė pikat e paraqitura, nuk po kėrkonin shkėputjen nga Turqia por vetėm njė pėrmirėsim t'administratės dhe disa tė drejta kulturore - tė cilat pajtohėshin me politikėn austriake nė Shqipėri - nisi t'i pėrkrahte menjėherė kėrkesat e tyre porsa trimat e Kosovės zunė Shkupin. Veēse pėrkrahja e Vienės, gjithmonė e butė dhe me dorėza mėndafshi, nuk desh tė shqetėsonte shtetet fqinjė tė Ballkanit, prandaj s'ishte as pėr autonominė as pėr caktimin e kufijve tė Shqipėrisė; ishte vetėm pėr njohjen e disa tė drejtave zakonore dhe futjen e mėsimit tė shqipes nėpėr shkollat. Mė 13 Gusht (tė nesėrmen e hyrjes sė Shqiptarėvet nė Shkup), ministri i Punėve tė Jashtėme t'Austro-Hungarisė, konti Berchtold, iu propozoi fuqivet tė mėdha qė tė bėnin njė ndėrmjetėsim tė pėrbashkėt pranė qeverisė turke, pėr t'i kėshilluar kėsaj njė politikė shpėrqėndrimi (decentralizimi) nga e cila do tė pėrfitonin edhe kombėsitė e tjera tė Rumelisė. Fuqitė e mėdha nuk e pranuan kėtė propozim, tė cilin Rusia e quante si njė manevėr t'Austrisė pėr tė krijuar njė Shqipėri nėn sundimin e saj. Megjithatė, Austro-Hungaria dhe Gjermania e kėshilluan Turqinė qė t'i pranonte kėrkesat e kufizuara tė Shqiptarėvet pėr tė mos e shtytur mė tutje kryengritjen e tyre.

    Por shtetet e Ballkanit u vunė menjėherė nė lėvizje. Greqia, e cila nė kėtė kohė kishte futur ēetat n'Epir, porsa mori vesh se qeveria turke i pranoi kėrkesat e Shqiptarėvet mė 18 Gusht, iu propozoi Bullgarisė, Serbisė dhe Malit-tė-Zi qė tė bėnin njė ndėrhyrje tė pėrbashkėt nė Stamboll pėr njohjen e atyre tė drejtave edhe popullsivet greke e sllave. Njė ēap tė kėtillė pranė qeverisė turke e bėri, njė ditė mė pas, edhe Rusia. Porta e Lartė desh t'i qetėsonte shtetet e Ballkanit dhe Rusin, prandaj nė shpalljen zyrtare ku njoftohej pranimi i kėrkesavet tė kryengritėsvet kosovarė, nuk pėrmendej emri Shqiptarė as Shqipėri, me qėllim qė tė kuptohej se ato tė drejta mund t'iu jepėshin edhe popullsivet tė tjera tė vilajetevet tė Kosovės, tė Manastirit dhe tė Janinės.

    Kėto masa tė kujdesshme nuk i vlejtėn shumė Turqisė. Shpėrthimi i furtunės po afrohej. Mali-i-Zi, gjithmonė shkaktar ngatėrresash nė Ballkan, i kishte nisur ngacmimet. Krajl Nikolla desh tė bėnte pėr vehte klerin katolik tė Shkodrės, por nuk mundi. Mandej i propozoi Prenk Bib Dodės krijimin e njė principate katolike rreth Mirditės, me kusht qė Kapidani t'a ndihmonte Malin-e-Zi pėr tė pushtuar Shkodrėn dhe pjesėn e Shqipėrisė veriore gjer nė Drin. Mė nė fund, me anėn e disa bajraktarėve qė ishin bėrė agjentė tė tij, si Sokol Baci nga Gruda, Mali-i-Zi mundi tė gėnjente njė pjesė tė malėsorėvet katolikė shqiptarė dhe t'i hidhte nė luftė kundėr Turqisė. Kjo iu dha rastin Turqvet pėr tė rifilluar nxitjen e fanatizmit fetar nė vilajetet e Shkodrės dhe tė Kosovės, por Shqitarėt myslimanė nuk luajtėn vendit. Ushtėria turke bėri ndjekje tė rrepta kundėr popullsisė katolike tė Zadrimės dhe, me sjelljet e saja, i shtyti malėsorėt t'afrohėshin mė shumė akoma me Malin-e-Zi. Gjatė muajit tė Shtatorit ngjajtėn luftime t'ashpra ndėrmjet malėsorėvet katolikė tė Malėsisė sė Madhe, tė ndihmuar nga trupat malazeze, dhe Turqvet.

    Gjendja midis shtetevet tė Ballkanit dhe Turqisė po keqėsohej pėr ditė. Nė mbarim tė Shtatorit, tė dy anėt filluan tė bėnin mobilizimin ushtarak. Mė 6 tė Tetorit u nėnshkrua njė traktat aliance ndėrmjet Serbisė dhe Malit-tė-Zi. Mė 7 tė Tetorit, Austro-Hungaria me Rusinė e shpallėn edhe njėherė n'emėr tė fuqivet tė mėdha se ishin pėr mbajtjen e statu quo-sė nė Ballkan dhe se, nė rast tė njė lufte ndėrmjet Turqisė dhe fqinjėvet tė saj, nuk do tė lejonin ndryshime tokėsore nė gadishullin. Por mė 8 Tetor, Mali-i-Zi i hapi luftė Turqisė. Mė 17 t'atij muaji i shpallėn luftė Turqisė edhe Serbia me Bullgarinė dhe, njė ditė mė vonė, Greqia.

    Duke mos qėnė akoma gati pėr njė luftė tė pėrgjithshme, Rusia u pėrpoq t'a ndalte konfliktin tė cilin e kishte pregatitur dhe shtytur ajo vetė, por tani ishte tepėr vonė.

    Shqipėria ndodhej pėrpara njė gjendjeje shumė tė vėshtirė, dhe m'e keqja ishte se s'dinte ē'tė bėnte as nga tė mbante. Njė nga qėllimet e Luftės ballkanike ishte pikėrisht copėtimi i saj ndėrmjet fqinjėvet. Sllavėt dhe Grekėt e shikonin kombin shqiptar si tė huaj nė truallin e tij, si tė tepėrt, si njė popull armik dhe tė papajtuarshėm me ta. Ngaha iu vinin kėto ndjenja? -Nga historia? -Nga ndryshmėsitė ethnike? Ndoshta nga instinkti i bishės kundrejt njė gjahu tė pamprojtje.

    Shqiptarėt, duke mos pasur as bashkim, as ushtėri, as qendėr drejtonjėse, as mjete, as plan, as kumandė, nuk mund t'iu bėnin ballė shtetevet tė Ballkanit nėqoftėse kėta do t'a thyenin Turqinė. Disa atdhetarė u pėrpoqen t'a drejtonin popullin, ose ti jepnin udhėzime. Shtypi i mėrgimit, si gazeta "Liri e Shqipėrisė" qė botohej nė Sofje, iu bėnte Shqiptarėvet njė thirrje ca ditė pėrpara se tė pėlciste lufta: "...tė marrim armėt dhe tė mprojmė kufijtė e mėmėdheut tonė, duke kėrkuar autonominė e Shqipėrisė. Duhet tė ngrehim flamurin shqiptar dhe tė kėrkojmė tė drejtat tona". Thirrja ishte heroike, po kush do t'a zbatonte, me ēfarė forcash dhe me ēfarė mjetesh? Kurse Shqiptarėt e Amerikės e shikonin punėn ndryshe. Faik Konitza, Fan Noli e tė tjerė nuk besonin se do tė thyhej Turqia prej Ballkanikėvet dhe nuk kishin shpresė pėr Shqipėrinė tek mprojtja e Austrisė. Prandaj nė njė mbledhje tė madhe qė mbajti Federata Vatra, nė Boston, mė 7 tė Tetorit, udhėheqėsit e kolonisė nuk shihnin tjetėr mėnyrė shpėtimi veēse duke u pėshtetur tek Turqia. Tė gjithė tė pranishmit u habitėn kur dėgjuan prej krerėvet tė tyre se interesi dhe detyra e Shqiptarėvet ishte qė "tė bashkohėshin plotėsisht me qeverinė otomane kundėr armiqve tė Perandorisė". Sepse "po tė thyhej Turqia, shtetet ballkanikė do t'a coptonin Shqipėrinė." Kurse Turqia, disa tė drejta ua kishte njohur Shqiptarėvet, dhe bashkėsia kombėtare e kėtyre, hėpėrhė, mund tė sigurohej nė kuadrin e Perandorisė. Ky mendim ishte i urtė nga njėra anė, por paraqiste rreziqe nga ana tjetėr: sikur tė thyhej Turqia, siē u thye, Shqiptarėt do tė pėsonin fatin e saj, ose tė paktėn do t'iu jepnin shtetevet ballkanikė njė arėsye mė shumė pėrpara fuqivet tė mėdha pėr t'a copėtuar Shqipėrinė si njė krahinė turke. Natyrisht, Turqia i mobilizoi Shqiptarėt, por kėta luftuan mė fort pėr tė mprojtur vendin e tyre kundėr fqinjėvet, dhe filluan tė shkėputėshin nga radhėt e ushtėrisė turke kur kjo desh t'i pėrdorte si njė forcė pėr sigurimin e krahėvet nė tėrheqjen e saj.

    Mė mirė e shihnin gjendjen Shqiptarėt brenda, dhe sidomos "Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim". Antarėt e kėsaj, Nexhip Draga, Midhat Frashėri, Sali Gjuka e tė tjerė, me pėlqimin e Hasan Prishtinės dhe tė Bajram Currit qė n'atė kohė po mundohėshin tė forconin qėndresėn rreth kufijvet, organizuan njė mbledhje nė Shkup, mė 14 Tetor 1912. Tė pranishmit u gjetėn nė njė mendje se Turqia do t'a humbiste luftėn, dhe mbledhja vendosi t'u a bėnte tė njohur fuqivet tė mėdha qė populli shqiptar po rrokte armėt jo pėr tė mbajtur sundimin e Turqisė nė Ballkan, po pėr tė mprojtur tėrėsinė tokėsore dhe lirinė e Shqipėrisė. Mbledhja kėrkonte, n'emėr tė popullit shqiptar, bashkimin e tė katėr vilajetevet nė njė formė tė vetėme qeverimi. Kjo shpallje iu dorėzua konsujvet tė fuqivet tė mėdha nė Shkup, mė 16 tė Tetorit. Njėkohėsisht mbledhja caktoi tė dėrgonte njerėz nė Malėsinė e Madhe, pėr t'i shkėputur malėsorėt nga bashkėpunimi i verbėr me Malin-e-Zi. Kjo dėrgatė u ngarkua gjithashtu tė bėnte lidhjen e krahinavet pėr qėndresė dhe mundėsisht tė pregatiste thirrjen e njė kuvendi kombėtar. Por vepėrimet luftarake nga ana e fqinjėvet u zhvilluan aq shpejt, sa qė dėrgata nuk arriti dot nė Malėsinė e Madhe, as bėri dot gjėkafshė pėrsa ishte ngarkuar.

    Njeriu me shikimin mė tė mprehtė, n'atė kohė, u tregua Ismail Qemali. Ky nuk e kishte, mjerisht, atė "dorė tė hekurt" qė i ka dhėnė legjenda kombėtare, por ishte i hollė si politikan e si diplomat. Nuk i mungonte as guximi i nismės dhe i marrjes sė pėrgjegjėsisė. Sado i drejtė dhe plot shpirt atdhetarie qė kishte qėnė vendimi i mbledhjes sė "Shoqėrisė sė Zezė" nė Shkup, Shqiptarėt nuk kishin as organizimin, as numrin, as mjetet pėr t'i qėndruar rrebeshit me forcat e tyre. Megjith politikėn e vakėt qė kishte treguar deri atėhere Austro-Hungaria, Ismail Qemali e kuptoi se fati i Shqipėrisė do tė luhej nė Vienė. "Kur Aliatėt ballkanikė i shpallėn luftė Turqisė", thotė ai vetė nė Kujtimet e tija, "dhe ushtėritė bullgare zunė Kirk-Kilisenė, ndėrsa Serbėt pushtuan Shkupin, mendova se kishte ardhur koha pėr ne Shqiptarėt qė tė merrnim masa energjike pėr shpėtimin tonė". Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin kishin shkuar prej Stambollit nė Bukuresht, nga fillimi i Tetorit, pėr t'i shikuar punėt me koloninė shqiptare tė Rumanisė dhe pėr tė ndėrlidhur vepėrimin e atdhetarėvet pėrjashta, me qėllim qė tė mpronin tė drejtat e Shqipėrisė pėrpara fuqivet tė mėdha.

    Ndėrkaq, ushtėritė e Aliatėvet ballkanikė pėrparuan me njė shpejtėsi tė pabesuarshme. Turqit u thyen kudo dhe u prapsėn. Grushtin mė tė rėndė ua dhanė Bullgarėt nė Thrakėn e lindjes, ku ishin pėrqendruar forcat kryesore t'ushtėrisė turke. Mali-i-Zi nisi dy kolona nė drejtim Shkodrės, dhe me njė tjetėr mėsyjti Pejėn tė cilėn e pushtoi. Nė malėsitė shqiptare nguli trobojnicėn. Malėsorėt qė patėn bashkėpunuar me Malin-e-Zi, e kuptuan, kur iu ra kopani prapa kokės, se sa "tė menēėm" kishin qėnė. Ushtėritė serbe pushtuan Prishtinėn, Gjilanin, Prizrendin dhe, bashkė me trupat malazeze, Gjakovėn. Pas fitores qė patėn mbi turqit nė betejėn e Kumanovės, fuqitė serbe zunė Shkupin, mė 26 Tetor, dhe u varėn nė dy drejtime: njė pjesė zbriti nga juga, drejt Manastirit, pjesa tjetėr mori nga perėndimi duke shkelur Shqipėrinė e veriut nėpėr Lumė, Mirditė e Mat, pėr tė dalė sa mė shpejt nė detin Adriatik. Nė tė njėjtėn kohė, ushtėria greke i theu forcat turke nė Thesali e n'Epir, pushtoi Selanikun nga njėra anė, dhe nga ana tjetėr rrethoi Janinėn.

    Shqiptarėt u pėrpoqėn tė bėnin njė farė qėndrese por, tė shpėrndarė dhe tė paorganizuar siē ishin, s'mund tė mbahėshin pėrpara ushtėrivet tė rregullta t'armiqvet. Disa njėsi shqiptare qė kishin shėrbyer nė ushtėrinė turke, u ndanė prej saj dhe deshėn tė mpronin vendin e tyre, por s'kishin lidhje, organizim as kumandė.

    Nė fillim tė luftės, pėr tė qetėsuar Shqiptarėt ose edhe pėr tė pasur ndihmėn e tyre, Aliatėt ballkanikė e patėn shpallur se vinin si "ēlironjės". Mbreti Pjetėr i Serbisė, nė njė shpallje drejtuar ushtėrisė sė tij, thoshte se do t'iu sillte edhe Shqiptarėvet, pa dallim feje, "lirinė, barasinė dhe vėllazėrinė", njėlloi si Serbvet. Por pastaj ushtėritė ballkanike zunė t'i quanin tė tyret tokat e pushtuara, dhe gazetat greke shkruanin se as nuk mund tė mendohej qė "barbarėt Shqiptarė tė jetonin tė pavarur nė mes tė qytetėrimit helenik". Njė gjuhė tė kėtillė mbante edhe shtypi serb, pėr tė cilin Shqiptarėt ishin njė "fis i egėr" qė s'mund tė qėndronte i pavarur as mund tė formonte shtet mė vehte. Bashkė me kėto fjalė "tė hijėshme", Ballkanikėt e "qytetėruar" plaēkitėn rrėmbyen, shnderuan, dhe vunė kosėn mbi popullin shqiptar duke vrar' e therur me mijėra burra, gra, pleq e fėmijė, pėr t'a ēfarosur "fisin e egėr".

    N'ato rrethana tragjike, pėrveē qėndresės sė pashpresė qė pastaj u kufizua nė Shkodėr e nė Janinė, Shqiptarėvet s'iu kishte mbetur tjetėr veēse tė bėnin protestat e zakonshme pranė fuqivet tė mėdha. Ashtu bėnė, prej Stambollit, njė grup krerėsh shqiptarė, myslimanė e tė krishterė. Ashtu bėri Vatra e Amerikės pas njė mbledhjeje qė u mbajt nė Boston, mė 17 tė Nėntorit, ku fjalimi i Faik Konitzės preku zemrat. Edhe brenda prej Shqipėrie, parėsia e Tiranės dhe e Durrėsit i drejtoi njė telegram perandorit t'Austrisė, Franz Jozefit II, mė 12 tė Nėntorit.

    Qė Shqipėria tė mprohej me forcat e saja, s'kishte mbetur asnjė shpresė. Puna ishte se do tė vendosnin fuqitė e mėdha, e nė radhė tė parė Austro-Hungaria. Pas thyerjes s'ushtėrivet turke, mbajtja e statu quo-sė nė Ballkan dukej e pamundur. Fuqitė e interesuara, Rusia dhe Austro-Hungaria, po bėnin planet sesi do tė rregullohej harta e gadishullit. Ndėrmjet 25 e 30 tė Tetorit, njė mbledhje ministrore e pėrgjegjėsvet politikė dhe ushtarakė tė Vienės u muar kryesisht me ēėshtjen e Shqipėrisė, e cila u shikua si zonė e njė interesi jetėsor pėr Austro-Hungarinė. Shqipėria vlente pėr t'i prerė ndonjė fuqie tjetėr, tė madhe a tė vogėl, rrugėn e daljes n'Adriatik dhe nė detin Jon, prandaj duhej mprojtur me ēdo ēmim. Sipas qarqevet tė Vienės, duhej mėkėmbur njė shtet shqiptar autonom, ose i pavarur nėqoftėse nuk do tė kishte mundėsi lidhjesh me Turqinė. Qė t'ishte nė gjendje tė mbahej, shteti i ri duhej tė kishte njė shtrirje gjeografike tė mjaftuarshme duke pėrfshirė mundėsisht tė gjitha tokat e banuara prej Shqiptarėvet nė vilajetet otomane. Nėqoftėse kjo do t'ishte e pamundur, sepse fqinjėt ballkanikė i kishin pushtuar disa nga ato toka dhe nė lindje e nė jugė kishte pėrzierie grupesh ethnike, shteti shqiptar mund tė delte me kufij mė tė ngushtė, mjaft sa tė qėndronte mė kėmbė. Natyrisht, duke pasur si qėllim kryesor mprojtjen e bregut tė detit, kufijt e Shqipėrisė nga ana e lindjes nuk ishin tė njė interesi jetėsor pėr Monarkinė austro-hungareze, prandaj mund tė vihėshin nė bisedim. Njėkohėsisht qarqet e Vienės mendonin se Malit-tė-Zi mund t'i lihėshin malėsitė shqiptare me popullsi katolike, mund t'i lihej edhe Shkodra nėqoftėse do t'a pushtonte, por me kusht qė ai t'i njihte Austrisė njė ndreqje tė kufijvet pranė grykavet tė Kotorrit dhe tė bėnte me tė disa lidhje doganore.

    Kėtė plan, diplomacia austriake ia njoftoi mė parė Gjermanisė, mė 30 Tetor, dhe pastaj Italisė, mė 3 tė Nėntorit. Gjermania e pranoi menjėherė. Kurse me Italinė, e cila ishte barabar e interesuar nė bregun lindor t'Adriatikut dhe tė detit Jon, ēėshtja duhej rrahur mė gjatė. Ministri austriak i Punėve tė Jashtėme, Berchtold-i, sipas marrėveshjes qė vazhdonte me kohė midis dy palėvet, i kėrkoi Romės, mė 17 tė Nėndorit, njė shkėmbim mendimesh nė lidhje me caktimin e kufijvet dhe organizimin e brendshėm tė Shqipėrisė, mbasi u pa qartas qė statu quo-ja nė Ballkan nuk mund tė mbahej. Sipas Berchtold-it, tokat e banuara prej Shqiptarėvet ose ku kėta pėrbėnin shumicėn duhej t'i njihėshin Shqipėrisė, por Kosovėn e kishte pushtuar Serbia dhe nuk mund t'i merrej, prandaj do t'i mbetej asaj. Nga juga, kufijtė e Shqipėrisė duhej t'arrinin gjer nė lumin Kallama, n'Epir. Sa pėr Malin-e-Zi, mendimi i parė ishte qė t'i lihej Shkodra nėqoftėse do t'a pushtonte, por pastaj Austri e Itali u kujtuan se Shkodra ishte qendra e katolikizmit shqiptar dhe kishte njė rėndėsi jetėsore pėr Shqipėrinė. Mbasi u pa se autoriteti i Turqisė nė Ballkan humbi, Berchtold-i mendonte qė Shqipėria tė bėhej njė principatė e pavarur, me njė princ qė tė mos ishte i asnjėrės nga tė tri fetė e vendit. Keto mendime u pranuan edhe prej Italisė.

    Rusia, nga ana tjetėr, e kishte kuptuar mirė qė Austria s'hiqte dorė gjer nė fund nga interesimi pėr bregdetin shqiptar dhe se njė copė Shqipėri do tė bėhej, por desh t'i siguronte Serbisė njė dalje n'Adriatik, tė paktėn skelėn e Shėn-Gjinit. Gjatė muajit tė Nėntorit diplomacia ruse u pėrpoq nė kėtė drejtim, duke kėrkuar edhe ndėrhyrjen e Italisė, pastaj tė Gjermanisė, pranė qarqevet tė Vienės, por mė kot. Mė nė fund Rusia kėrkoi pėrkrahjen e aliatėvet tė saj, Anglisė dhe Francės, pėr daljen e Serbisė n'Adriatik, por Austro-Hungaria ishte e vendosur tė shkonte gjer nė njė luftė pėr bregdetin shqiptar. Kur ushtėria serbe, duke pėrparuar nėpėr Shqipėri, iu qas Adriatikut dhe desh t'a vinte Austro-Hungarinė pėrpara njė pune tė kryer, Viena ia kujtoi kryeministrit Piashiē se po loste me zjarr.

    Njė pėrpjekje me armė ndėrmjet Austro-Hungarisė, prapa sė cilės qėndronte Gjermania, dhe Serbisė qė ndihmohej nga Rusia, mund tė shkaktonte luftėn e pėrgjithshme, siē ngjau dy vjet mė vonė. Rusia nuk ishte akoma gati, prandaj filloi t'a ulte zėrin dhe t'a kėshillonte Serbinė qė tė tregohej m'e matur.

    Pėr tė zgjidhur problemet qė nxori Lufta ballkanike, fuqitė e mėdha nisėn tė mendonin mbledhjen e njė konference ndėrkombėtare.

    Nė Shqipėri, ushtėritė armike pėrparonin nga veriu, nga lindja dhe nga juga, duke i shtirė popullit tmerrin me vrasje, djegie e plaēkitje. Me mijėra Kosovarė dhe malėsorė ishin shpėrngulur prej vatravet tė tyre dhe fshihėshin pyjevet ose iknin nga tė mundnin pėr tė gjetur shpėtim.

    Mė 5 Nėntor, Ismail Qemali merrte pjesė nė njė mbledhje qė mbajti kolonia shqiptare e Bukureshtit, e cila pėrpiqej tė bėnte diēka nė shėrbim t'atdheut. Si masa mė tė shpejta, mbledhja mendoi tė formohej njė komitet drejtonjės pėr tė marrė nė dorė qeverimin e Shqipėrisė, dhe tė dėrgohej njė komision n'Evropė pėr tė mprojtur pėrpara fuqivet tė mėdha "tė drejtat kombėtare e vendore tė popullit shqiptar". Njė komitet ndihmės do tė formohej nė Bukuresht pėr tė bashkėrenditur vepėrimet e komitetevet tė tjerė brenda dhe jashtė Shqipėrisė.

    Pas kėtyre vendimeve, Ismail Qemali u nis pėr n'Austri bashkė me Luigj Gurakuqin, Pandeli Calen dhe Dom Nikollė Kaēorrin, tė cilėt do t'a prisnin nė Trieshtė, ndėrsa ai vetė shkoi nė Vienė. Qė nė pjekjet e para me diplomatėt austriakė, Ismail Qemali u sigurua se Shqipėria do tė pėrkrahej. Ai ēfaqi mendimin se do tė mblidhte nė Vlorė njė kuvend kombėtar, i cili do tė vendoste mbi formėn e qeverimit tė Shqipėrisė dhe do t'iu drejtonte fuqivet tė mėdha njė memorandum me kėrkesat e popullit shqiptar. Nė Vienė, Ismail Qemali u takua edhe me ambasadorėt e Anglisė e t'Italisė, tė cilėve iu ēfaqi pikėpamjet e tija nė lidhje me Shqipėrinė, iu kėrkoi pėrkrahjen e qeverivet tė tyre dhe iu tregoi se populli shqiptar ishte i vendosur t'a mpronte tėrėsinė e atdheut gjer nė pikėn e fundit tė gjakut. Nė fillim, Ismail Qemali nuk ishte akoma i qartė nėse Shqipėria do tė bėhej shtet autonom apo i pavarur. Por pas takimit qė pati nė Budapest me Berchtold-in, ministrin e Punėve tė Jashtėme t'Austro-Hungarisė, mendimet u sqaruan mė mirė: Turqia ishte thyer e shkatėrruar, fjala "autonomi" s'kishte mė kuptim, prandaj Shqipėria do tė shpallej e pavarur.

    Mė 17 Nėntor, Ismail Qemali dėrgoi telegram nė Vlorė se pėr sė shpejti do t'arrinte nė Durrės, prandaj duhej thirrur sa mė parė kuvendi kombėtar. Tė nesėrmen u lajmėruan telegrafisht qytetet e Shqipėrisė qė tė dėrgonin pėrfaqėsonjėsit e tyre nė Vlorė. Lėvizja pėr njė mbledhje tė krerėvet shqiptarė kishte nisur pėrpara kėsaj date. Disa pėrfaqėsonjės prej Kosove dhe krahinash tė tjera kishin ardhur nė Tiranė.

    Qarkullimi nė Shqipėri nuk ishte edhe aq i lehtė. Grekėt kishin zbritur nė Himarė, mė 19 Nėntor, dhe flota e tyre ndodhej pėrpara Vlorės. Serbėt kishin shkelur Mirditėn, Matin dhe, mė 18 Nėntor, arritėn nė Lesh. Qė kėtej, njė pjesė t'ushtėrisė ia drejtuan Shkodrės, pėr t'iu ndihur Malazezvet, dhe pjesėn tjetėr Durrėsit. Kurse armata serbe qė luftonte nė Maqedoni, pasi pushtoi Manastirin mė 18 Nėntor, e nisi njė pjesė tė forcavet nga ana e Ohrit drejt Shqipėrisė sė Mesme. Jo vetėm ushtėritė armike, po edhe autoritetet turke qė kishin mbetur nėpėr qytetet e Shqipėrisė sė pashkelur i pengonin shqiptarėt atje ku mundnin.

    Ismail Qemali u nis nga Trieshta me shokėt e vet mė 19 Nėntor dhe mė 21 arriti nė Durrės, mbasi Vlora ishte blokuar prej flotės greke. Mendimi i parė i tij ishte qė t'a shpallte pavarėsinė e Shqipėrisė nė Durrės. Por aty gjeti pengime jo vetėm nga ana e autoritetevet turke, po edhe nga dhespoti grek i Durrėsit, Jakovos, i cili "nuk njihte as nuk nderonte tjetėr flamur pėrveē atij tė Turqisė". Kjo tregon se nė ē'gjendje ishte kombi i ynė atėhere, kur njė Grek i djallėzuar e bark-vozė kumandonte Shqiptarėt orthodoks tė Durrėsit.

    Bashkė me delegatėt e Shqipėrisė sė Mesme dhe ata pakė qė pėrfaqėsonin Kosovėn, Ismail Qemali u nis pėr nė Vlorė ku arriti mė 26 tė Nėntorit. Pritja qė i bėri qyteti i vendlindjes ishte njė enthusiazėm i zjarrtė. Siē thotė ai vetė nė Kujtimet e tija, "Njė zjarr i shėnjtė atdhetarie kishte pushtuar qytetin e vendlindjes sime dhe populli mė ēdo anė na pėrshėndeste me enthusiazėm e gėzim".

    Ndonėse nuk kishin arritur akoma tė gjithė pėrfaqėsonjėsit e vendeve tė ndryshme (disa erdhėn pas shpalljes sė pavarėsisė), kohėt nuk prisnin, ushtėria serbe po iu qasej Durrėsit dhe Elbasanit. Prandaj Kuvendi Kombėtar u hap mė 28 Nėntor me ata delegatė qė ndodhėshin, gjithėsejt tridhjeteshtatė, nėn kryesinė e Ismail Qemalit. Ky foli shkurtazi mbi tė kaluarėn e Shqipėrisė, mbi gjendjen dhe rrethanat e ēastit, tregoi se Shqiptarėt kishin marrė pjesė nė kėtė luftė jo si ushtarė tė Turqisė, por si zotėr tė vendit dhe pėr tė mprojtur vetvehten. Tani s'kishte mbetur tjetėr udhė shpėtimi veēse ndarja e Shqipėrisė nga Turqia. Dhe propozoi qė tė shpallej pavarėsia kombėtare, tė formohej njė qeveri e pėrkohshme, tė zgjidhej njė pleqėsi (senat) pėr tė ndihmuar e mbikqyrur qeverinė, tė dėrgohej njė komision n'Evropė pėr tė mprojtur tė drejtat e Shqipėrisė pėrpara fuqivet tė mėdha.

    Kėto propozime u pranuan me njė zė nga Kuvendi. Qeveria e pėrkohshme u formua nėn kryesinė e Ismail Qemalit. Pastaj u zgjodh njė pleqėsi prej tetėmbėdhjetė vetash. Si nė qeveri ashtu edhe nė pleqėsi u shikua me kujdes qė tė bėnin pjesė atdhetarė prej tė tri fevet dhe nga e tėrė Shqipėria.

    Vendimi i shpalljes sė Pavarėsisė pėrmblidhej nė pak rreshta: "Pas fjalėvet qė tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me tė cilat tregoi rrezikun e math nė tė cilin ndodhet sot Shqipėria, tė gjithė delegatėt me njė zā venduan qė Shqipėria me sot tė bāhet nė vehte, e lirė e e mosvarme".

    Menjėherė pas nėnshkrimit tė kėsaj shpalljeje, mė 28 Nėntor 1912, Ismail Qemali ngriti nė Vlorėn trime Flamurin lavdimadh tė Skėnderbeut, Flamuri i aq luftave, i aq gjaku tė derdhur, i aq rektimave dėshmorėsh, i aq vegimeve idealistėsh dhe i aq shpresave pėr nė t'ardhmen.
    0

    #24 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 24 shtator 2008 - 03:39 MD

    XXIV

    Shqipėria u zgjua vonė dhe, si organizim shtetėror, tė cilin po e fillonte tani, ndodhej njėqind vjet mė pas nga fqinjėt e saj ballkanike. Nuk kishte as njėsim politik, as administratė tė pėrqendruar, as ushtėri, as arėsim, as institute tė larta, as industri, as teknikė, as kuadra, as bujqėsi tė pėrparuar, as mjete qarkullimi, as hekurudhė, as rrugė automobili, asgjė nga format organizative e teknologjike tė qytetėrimit modern. Turqia s'kishte bėrė asnjė ndėrtim, vendi kishte mbetur si gjė e shkretė nė natyrė. Atėhere si do t'iu qėndronte armiqve tė jashtėm, tė cilėt ishin mė t'organizuar, mė tė pajisur e mė tė fortė, dhe si do tė vihej nė rrugė me popujt e tjerė?

    E pamė se ēfarė energjie treguan Shqiptarėt nė kohėn e Skėnderbeut. Tė njėjtėn energji dėftyen mė vonė nė shėrbim tė Turqisė dhe tė Greqisė. Por, ndonėse nga ana organizative dhe teknologjike e qytetėrimit kishte mbetur mė pas se sa nė Kohėn e Mesme, populli shqiptar ishte akoma mjaft i fortė nė fillim tė shekullit XIX. Do t'ishte dashur tė delte shtet mė vehte atėhere, kur dolli principatė autonome Serbia dhe mbretėri e pavarur Greqia. Forca nuk i mungonte, se Kara Mahmud Bushati dhe Ali Pashė Tepelena tundėn Ballkanin. I mungonte vetėm bashkimi dhe vetėdija e lartė kombėtare. Pati edhe njė rast tjetėr, nė kohėn e Lidhjes sė Prizrendit. Pastaj populli shqiptar "e humbi autobusin" dhe mbeti i dėnuar tė xvarrisej nė kėmbė, tėrė pluhur, djersė e gjak, prapa rrotavet tė shpejta t'autobusit tė tė tjerėvet.

    Pėrse nuk e bėri dot atė qė bėnė kombet fqinjė, domethėnė tė delte shtet autonom, e pastaj i pavarur, qė nė fillim ose nga gjysma e shekullit XIX?

    Ne Shqiptarėt, pėr tė qetėsuar ndėrgjegjen, kemi gjetur njė alibi: Pėr tė gjitha mjerimet tona, ua hedhim fajin tė huajvet: ata na e kanė bėrė ashtu, ata na kanė shtypur kėshtu. Me kėto fjalė, e fshehim kokėn nė rėrė si struthi dhe bjemė nė fashė. Por, me sa tregon historia, as njė komb nuk ka qėnė krijuar prej tė huajvet. Popujt e huaj, kur janė mė tė fortė, shtrihen pėr aq sa mundin nė kurris tė popujvet mė tė dobėt, dhe shpeshėherė duke i zhdukur kėta; sikurse kanė qėnė zhdukur shumė popuj tė vjetėr t'Evropės, t'Afrikės, t'Azisė dhe, mė vonė, Hindianėt e Amerikės. Ky ėshtė ligji themeltar i natyrės dhe i jetės: peshku i madh e ha tė voglin, bima m'e lartė e than atė mė t'ultėn. As njė moral, as njė fe s'ka mundur gjer mė sot t'a ndryshojė kėtė ligj. A nuk ishte skllavėria, gjer dje, e pranuar prej fevet? Nė natyrė, ēdo qenie e gjallė zė aq vend sa forcė ka. Nė botėn e bimėvet e tė kafshėvet, familjet, gjinitė, llojet, dhe nė botėn e njerėzvet, fiset, kombet, shtetet, ose klasėt shoqėrore, jetojnė e mbahen krahas njėri-tjetrit nė bazė t'ekuilibrit tė forcavet dhe jo prej mėshirės a parimeve tė moralit. Atėhere, pėrse tė huajtė mė tė fortė duhej tė bėnin njė pėrjashtim pėr Shqiptarėt e tė mos i trazonin? Duket se kemi mbetur akoma ēiliminj nga gjykimi, qyshse vėshtrojmė gjithmonė mbi tė tjerėt dhe s'jemi tė zotėt t'a kėthejmė njė ēast shikimin pėrbrenda vehtes sonė. Tė huajtė s'mund tė mos i bėnin ato qė kanė bėrė kundėr nesh. Por ne vetė duhej tė lidhėshim, t'organizohėshim, tė forcohėshim (ashtu si kanė vepėruar ata qė janė mė tė fortė), pėr t'iu qėndruar me grusht hundėvet ndėrhyrjevet tė huaja.

    Ėshtė e vėrtetė qė Shqipėria ndodhet nė njė trevė gjeografike ku janė kryqėzuar gjithmonė rrugėt ndėrmjet Perėndimit e Lindjes si edhe ato qė zbresin nga Evropa qendrore. Por kjo pozitė mund t'ishte e dėmshme ose e dobishme sipas forcės sė kohezionit qė do tė tregonte populli i atyshėm. Sikur stėrgjyshėt tonė tė largėt tė kishin mundur t'organizohėshin nė njė shtet, nė njė perandori, siē bėri Roma, mund t'a kishin ndryshuar rrjedhėn e historisė, duke e bėrė ata vetė ligjin nė Ballkan e nė Mesdheun e Lindjes; mund tė kishin zėvendėsuar Romėn, Bizantin, mund t'iu kishin qėndruar Sllavėvet e, mė vonė, Turqvet. A nuk pushtoi botėn Aleksandri i Madh duke u nisur me forcat e Maqedonasvet? "Sikur perandorėt grekė tė kishin qėnė Skėnderbenj, Perandoria e Lindjes do t'ishte mbajtur", mendonte Voltaire-i

    Stėrgjyshėt tonė tė largėt s'e bėnė dot atė punė, sepse thyerja gjeografike e vendit, nė male e lugina tė mbyllura, i pengoi qė tė delnin nga gjendja e ndarjes nė fise pėr tė formuar njė strukturė shtetėrore mė tė lidhur. Ndoshta pėr tė njėjtat arėsye nuk krijuan dot as njė kulturė tė lartė letrare qė tė rrinte krahas me kulturat helenike e latine. Dhe mbasi fjala komb ose kombėsi don tė thotė deri diku kulturė, kombėsia shqiptare mbeti e shpėrndarė, e zgidhur, e pa-zonja pėr tė formuar njė shtet, e dėnuar qė tė sundohej prej tė tjerėvet dhe tė varej prej qendrash politike e kulturore tė jashtėme. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIV, dhe sidomos nė tė XV-in, me Skėnderbén, kombi shqipar bėri pėrpjekje tė mėdha pėr t'u njėsuar, pėr tė formuar njė bashkėsi politike e shtetėrore. Por, pas vdekjes sė Herojt, u pėrēa mė tepėr akoma dhe, pėrveē ndarjes nė krahina, u krijuan nė tė tri rryma shpirtėrore: njė pjesė varej me ndjenja nga Lindja islamike, njė pjesė tjetėr nga helenizmi dhe, pjesa m'e vogėl, nga Perėndimi. Duke mos pasur Shqiptarėt njė kulturė kombėtare epėrore ku tė pajtohėshin tė trija fetė - siē ngjan tek popujt e qytetėruar tė botės - zunė tė shikohėshin midis tyre si vėllezėr prej njerke, pėr tė mos thėnė mė tepėr. N'ato kondita, nuk ishte e vėshtirė pėr tė huajtė qė t'i shkelnin e t'i pėrdornin si tė donin. Mjaftonte njė ēallmė hoxhe a njė kamillaf prifti, njė xhybe e zezė apo e murrme, pėr t'i sjellė vėrdallė si shpezėt qė tremben nga dordoleci. Mungesa e njė vatre kulturore e shpirtėrore tė brendėshme, zakoni qė kishin marrė me shekuj tė vėshtronin drejt qendrash politike e fetare tė jashtėme, u a patėn hequr Shqiptarėvet jo vetėm besimin, po edhe idenė se mund tė formonin njė shtet mė vehte. Bushatlinjtė dhe Ali Pashė Tepelena nuk e patėn konceptin e njė shteti shqiptar nė kuptimin ethnik tė fjalės. Ata deshėn tė krijonin pėr vehte tė tyre nga njė principatė ku pėrfshihėshin kombėsi tė ndryshme: Shqiptarė e Grekė, nė jugė, Shqiptarė e Sllavė, nė veri.

    Ideja qė Shqiptarėt tė mund tė formonin njė shtet mė vehte ishte aq e zbetė, aq pak e besuarshme, sa qė edhe udhėheqėsit mė tė shquar tė Rilindjes nuk shkonin pėrtej caqevet t'autonomisė. Shumė prej tyre kėrkonin vetėm disa reforma, sidomos futjen e gjuhės shqipe nėpėr shkollat, si pikėnisje e zgjimit kombėtar. Ismail Qemali, deri sa vajti nė Vienė, nuk e kishte akoma tė qartė nėse Shqipėria do tė shpallej shtet autonom apo i pavarur. Kjo mungesė besimi nė vetvehte shpjegon edhe pėrse tė gjitha lėvizjet dhe kryengritjet e Shqiptarėvet, nė planin kombėtar, dėshtuan njėra pas tjetrės: hyjnė kryengritėsit nė Shkup dhe s'guxojnė tė marrin pushtetin. Asnjė vepėr e madhe nuk mund tė kryhet pa njė besim tė patundur nė fund tė vetėdijės. Dhe ky besim s'kish sesi t'ishte, kur Shqiptarėt ndjenin njė kompleks inferioriteti, tė rrėnjosur prej shekujsh, ndaj qendravet politike e kulturore tė jashtėme. Kur e dinin se pėrbrenda tyre disa shikonin nga Stambolli, disa nga Athina, disa nga Viena ose nga Roma, dhe se bashkimi i tė gjithėve ishte shumė i vėshtirė, pėr tė mos thėnė i pamundur. Qė tė lindte besimi ose tė zhdukej kompleksi - tė dy skajet tregojnė tė njėjtin fenomen psikik - duhej njė punė e gjatė, e duruarshme, njė ndėrmarrje njerėzish tė fortė ose apostujsh, e cila nuk ishte plotėsuar dot gjer mė 1912 (e si do tė plotėsohej nė tridhjetė vjet?), nuk ėshtė plotėsuar akoma gjer mė sot, ndonėse ka bėrė mjaft pėrparim. Duhej dhėnė prova se Shqiptarėt ishin tė zotėt tė bashkohėshin, t'organizohėshin, tė vetqeverisėshin; se ishin tė zotėt tė ndėrtonin, tė zhvillohėshin, n'anėn e ekonomisė e tė lidhjevet shoqėrore; tė pėrparonin, tė krijonin, nė lėmin e letėrsisė, t'artevet e tė shkencavet; tė lartėsohėshin, n'anėn e mendimit. Duhej forcuar besimi tek njėri-tjetri: Myslimanė e tė Krishterė ishin vėllezėr tė njė gjaku, tė njė gjuhe. Dhe se gjuha shqipe ishte aq'e ėmbėl sa gjuhėt mė t'ėmbla: nė tė mund tė pėrkėthehėshin Ungjilli e Kurani, dhe ēdo kryevepėr botėrore; nė tė mund tė mbruhej kultura m'e bukur e m'e lartė. Nė kėtė mėnyrė duhej kthyer shikimi i Shqiptarėvet, prej qendravet tė jashtėme, brenda nė vatrėn kombėtare. Duhej ngjallur ndėr ta, jo vetėm dashuria dhe nderimi, po edhe besimi nė Shqipėrinė, siē e ka Danezi nė Danimarkėn, Holandezi nė Holandėn etj. Shkurt, nėpėrmjet tė zhvillimit, tė lartėsimit tė kulturės dhe tė zgjimit tė vetėdijės, duhej krijuar ajo mistikė kombtare qė Vaso Pasha e shprehte nė njė varg: "Feja e Shqyptarit asht Shqyptarija!"

    Natyrisht, sikur populli shqiptar tė kishte pasur pėrkrahjen e jashtėme, sikur t'ishte pranuar prej Austrisė dhe pastaj prej fuqivet tė tjera plani qė paraqiti Lordi Fitzmaurice mė 1880, kufijtė e Shqipėrisė ethnike do tė kishin qėnė caktuar e njohur qė atėhere. Autonome, Shqipėria do tė kishte pasur kohė tė zhvillohej, tė krijonte strukturėn e saj shtetėrore - me administratė tė pėrqendruar, ushtėri, arėsim, ndėrtime botore, ekonomi - si edhe lidhjet politike tė jashtėme; kėshtu qė furtuna e vitit 1912 nuk do t'a kishte gjetur ashtu si e gjeti, dhe ndoshta s'do t'ishte pėrplasur fare kundėr saj. Edhe nė kohėn e reformavet tė Maqedonisė, mė 1903-1904, sikur tė kishte dashur Austro-Hungaria qė tokat shqiptare tė mblidhėshin nė njė tėrėsi tė vetėme dhe tė pėrfshihėshin nė tė njėjtin program reformash - siē qe mendimi i Italisė, i pranuarshėm edhe prej opinionit britanik - fati i Shqipėrisė mund tė kishte rrjedhur ndryshe. Por kėtė pėrkrahje kombi i ynė nuk e pati. Austro-Hungaria u ēua kur gjendja nė Ballkan ishte pėrmbysur, kur tokat shqiptare ishin shkelur, kur Serbia po delte nė Durrės dhe Greqia nė Vlorė. A kishte kohė tani qė Shqipėria tė shpėtonte nga rreziku e tė mbetej e pacėnuar? Kėtė gjė do t'a shohim mė poshtė.

    Qeveria e Vlorės ua njoftoi shpalljen e pavarėsisė fuqivet tė mėdha si edhe shtetevet tė Ballkanit, duke kėrkuar qė ushtėritė e kėtyre tė largohėshin nga tokat e Shqipėrisė, e cila dėshironte paqen dhe shkuarjen e mirė me fqinjėt.

    Fuqitė qė iu pėrgjigjėn kėsaj thirrjeje dhe qė i premtuan pėrkrahjen qeverisė sė Vlorės ishin Austro-Hungaria dhe Italia. Por gjendja nė Shqipėri ishte njė tollovi e vėrtetė. Ushtėritė serbe e greke pėrparonin. Turqia nuk e njihte pavarėsinė e kėtij vendi, prandaj autoritetet turke, nė qytetet e pashkelura, nuk donin t'u a lėshonin fuqinė Shqiptarėvet. Duke mos pasur mė rezerva ushqimore, forcat turke zunė t'i hiqnin popullit edhe kafshatėn e bukės. Qeveria e Vlorės kishte mbetur e rrethuar nė njė zonė fort tė ngushtė. Ushtėritė armike vazhdonin pėrparimin. Flota greke, qė ndodhej pėrpara Vlorės, kishte prerė edhe kabllon telegrafike qė lidhte Shqipėrinė me Italinė dhe me botėn e jashtėme. T'ardhurat financiare dhe mundėsitė ushtarake tė qeverisė sė Vlorės ishin fare tė paka. Megjithatė, ajo u pėrpoq tė bėnte ē'mund tė bėhej. Duke ruajtur pėrkohėsisht tė njėjtėn forme administrate, emėroi Shqiptarė nė vend tė nėpunėsve turq. Ismail Qemali i bėri thirrje popullit t'Elbasanit, tė Korēės, tė Kosturit, qė tė mpronte vendin kundėr shkeljes s'armiqvet. Njė forcė e vogėl vullnetarėsh u dėrgua nė Llogara pėr tė ndaluar pėrparimin e ushtėrisė greke nga ana e Himarės. Por Serbėt arritėn nė Durrės, n'Elbasan, dhe zunė vijėn e Shkumbinit. Aty u ndalėn, se pjesėt e Shqipėrisė nė jugė tė Shkumbinit i shikonin si zonėn e interesavet greke. Kurse Grekėt, duke e mbajtur Janinėn tė rrethuar, u futėn nė Shqipėri edhe nga ana e Maqedonisė, nė gjysmėn e dytė tė Dhjetorit, dhe pushtuan Follorinėn, Kosturin, Nestramin, pastaj tėrė krahinėn e Korēės. Shkodra u rrethua prej Malazezvet dhe Serbėvet. Njė pjesė e forcavet qė mpronin Janinėn dhe Shkodrėn pėrbėhej prej Shqiptarėsh.

    Nga mbarimi i vitit 1912, qeverisė sė Vlorės, pėrtej kėtij qyteti, nuk i mbetėshin veēse Fieri, Lushnja, Berati dhe, nė jugė, Gjirokastra. Po edhe nė kėto vende, njė pjesė tė fuqisė e ushtronin autoritetet turke, tė cilat nuk donin t'ua lėshonin vendin Shqiptarėvet.

    Ndėrkaq, njė luftė politike e ashpėr vazhdonte midis fuqivet tė mėdha pėr ēėshtjen e Ballkanit, veēanėrisht ndėrmjet Rusisė dhe Austro-Hungarisė. Kjo e fundit kėrcėnoi se do tė ndėrhynte me ushtėri nėqoftėse nuk merrėshin parasysh interesat e saja, dhe vazhdoi tė sillte forca nė kufijtė e Serbisė. Frika e njė lufte tė pėrgjithshme detyroi Rusinė dhe aliatėt e saj qė tė pranonin, nė parim, krijimin e njė Shqipėrie autonome. Pėr tė forcuar kėtė ide, e cila filloi t'iu hynte nė kokė edhe Ballkanikėvet, lozi njė rol deri diku qėndresa e Shqiptarėvet dhe shpallia e pavarėsisė nė Vlorė. Por puna ishte se gjer ku do tė shtrihėshin kufijtė e kėtij shteti "autonom".

    Nismėn e mbledhjes sė njė konference ndėrkombėtare pėr tė rregulluar ēėshtjet e Ballkanit e mori Anglia. Ambasadorėt e fuqivet tė mėdha u mblodhėn nė Londėr, mė 17 Dhjetor 1912, nėn kryesinė e ministrit britanik tė Punėve tė Jashtėme, Sir Edward Grey. Kjo ishte e famshmja Konference e Londrės qė njohu pavarėsinė e Shqipėrisė dhe caktoi kufijtė e saj gjatė vitit 1913. Qysh nė mbledhjen e parė, u pranua qė Shqipėria tė pėrbėnte njė shtet autonom nėn mvarėsinė e Sulltanit dhe nėn garantinė e mbikqyrjen e fuqivet tė mėdha. Ky kusht, i propozuar prej Rusisė, u pėrkrah edhe nga Italia, mblasi kishte pėr qėllim tė kufizonte ndėrhyrjen e Austro-Hungarisė nė Shqipėri. Ndonėse qeveria e Vlorės kishte shpallur pavarėsinė dhe kėthimi n'autonomi nuk i pėlqente, ēėshtja kryesore pėr tė ishte ajo e kufijvet ku u pėrqėndruan tė tėra pėrpjekjet e saja.

    Nė Konferencėn e Londrės qeveritė e shtetevet tė Ballkanit nuk u pėrfaqėsuan, por kėrkesat e tyre i paraqitėn me anė memorandumesh, duke i shtrirė "tė drejtat" mbi tė gjitha tokat qė kishin pushtuar ushtarakisht. Nė Londėr vajti edhe njė dėrgatė shqiptare, e pėrbėrė prej Mehmet Konicės, Filip Nogės dhe Rasim Dinos, por nuk u dėgjua fare veēse i paraqiti Konferencės memorandumin e qeverisė sė Vlorės. Pasi tregonte se populli shqiptar, me kryengritjet e tija tė paprera kundėr Turqisė, kishte dhėnė njė ndihmesė tė pamohuarshme nė fitoren e shtetevet ballkanikė, memorandumi kėrkonte njohjen e kufijvet ethnikė tė Shqipėrisė dhe pavarėsinė e plotė tė saj.

    Kėrkesavet shqiptare iu dolli zot Austro-Hungaria, e cila pėrkrahej prej Gjermanisė dhe kishte n'anė tė saj Italinė. Kurse Aliatėt ballkanikė, pėr qėllimet grabitqare tė tyre, gjenin mprojtjen e Rusisė dhe tė Francės. Me kėto tė dyja bashkohej nganjėherė edhe Anglia, si pjesėtare e Entente-ės, por nė njė mėnyrė mė tė matur. Ndonėse prirej nga aliatėt e vet, qėndrimi i Anglisė ishte deri diku i paanshėm dhe pajtonjės ndėrmjet dy palėvet.

    Austro-Hungaria, me pėlqimin e Italisė e tė Gjermanisė, dhe Rusia, me pėlqimin e Francės, i paraqitėn Konferencės, mė 20 Dhjetor 1912, nga njė hartė tė vizatuar me kufijtė e Shqipėrisė. Natyrisht, njėra hartė shėnonte kufij mė tė gjerė dhe tjetra sa mė tė ngushtė. Duke e lėnė jashtė pjesėn mė tė madhe tė Kosovės dhe tė Maqedonisė shqiptare, harta e paraqitur prej Austrisė niste, nė veri, nga gryka e Buenės, ndiqte kufirin e Malit-tė-Zi gjer afėr Rrzhanicės, i linte atij Gucinė dhe Plavėn, por i njihte Shqipėrisė Pejėn, Deēanin, Gjakovėn, Prizrendin; pastaj vija e kufirit zbriste nga juga duke rrokur pėrbrenda Dibrėn e Madhe, Strugėn, Ohrin; kalonte mandej ndėrmjet liqenevet t'Ohrit e tė Prespės dhe delte nė Greqinė e sotshme duke pėrfshirė brenda Shqipėrisė njė pjesė tė rrethevet tė Kosturit e tė Grebenesė, Janinėn dhe pjesėn mė tė madhe tė Ēamėrisė pėrkėtej rrjedhės sė lumit Kallama deri nė detin Jon.

    Kurse plani i Rusisė, pėrveē pjesėve tė tjera, linte jashtė Shqipėrise, nė veri: Shkodrėn, Kukėsin dhe malėsitė e tyre; nė lindje: Dibrėn, Strugėn, Ohrin Pogradecin dhe Korēėn; nė jugė: Delvinėn dhe Sarandėn.

    Pėr tė rėnė n'ujdi mbi njė vijė kufiri ndėrmjet kėtyre dy planeve, sidomos nga ana e veriut dhe e veri-lindjes, pėrfaqėsonjėsit e Rusisė dhe t'Austro-Hungarisė u hėngrėn ashpėr gjatė dimrit 1913. Konferenca (domethėnė Rusi, Francė e Angli) nuk e pranoi propozimin austriak, as desh tė merrte vesh pėr karakterin ethnik tė krahinavet shqiptare. Ndonėse nė popullsinė e Shkodrės, pėr shembull, nuk kishte asnjė Malazias, Konferenca desh t'ia njihte atė qytet Malit-tė-Zi. Pėr ēėshtjen e Shkodrės pati bisedime aq tė nxehta sa qė filloi tė pėrkulej edhe Italia. Qėndrimi i patundur i Austro-Hungarisė e shpėtoi kryeqytetin e Teutės, por duke lėshuar nė veri e nė lindje pjesėn e Kosovės dhe tė Maqedonisė.

    Gjatė kėsaj kohe, Janina dhe Shkodra po i qėndronin trimėrisht rrethimit. Qeveria e Vlorės bėri pėrpjekje pėr t'iu ardhur nė ndihmė, por s'kishte as mjete, as rrugė tė hapura, sepse Grekėt ishin futur nė krahinat e jugės dhe Serbėt kishin zbritur gjer nė Shkumbin. Kumandari i garnizonit turk tė Janinės, ku shėrbenin edhe shumė Shqiptarė, ishte Esad Pashė Janina, njė Shqiptar i turqizuar. Qeveria e Vlorės hyri nė marrėveshje mė kėtė pėr t'a bindur qė tė ngrinte flamurin e Shqipėrisė duke i premtuar ndihmė porsa t'ishte nė gjendje. Por ky s'desh ose s'mundi t'a vazhdonte qėndresėn, dhe ua lėshoi Janinėn Grekėvet mė 6 Mars 1913. Atėhere forcat greke t'Epirit shkelėn tėrė Ēamėrinė dhe u derdhėn nė Shqipėrinė e jugės, pushtuan Gjirokastrėn, Pėrmetin, Kėlcyrėn, Tepelenėn, duke plaēkitur e vrarė popullsinė myslimane ngado qė shkonin.

    Ushtėritė serbo-malazeze e kishin rrethuar Shkodrėn nga mbarimi i Nėntorit 1912. Gjatė Dhjetorit t'atij viti dhe Jenarit tė 1913-ės, u zhvilluan luftime tė pėrgjakshme ndėrmjet mprojtėsvet tė qytetit dhe ushtėrivet rrethonjėse, nė malin e Taraboshit, nė kodrat e Beltojės, tė Bėrdicės e tė Bardhanjorėve, si edhe nė fushėn e Shtojit. Kumandari i mprojtjes sė Shkodrės ishte gjenerali i divizionit turk, Hasan Riza Pasha, i cili vendosi t'a vazhdonte qėndresėn edhe pasi Turqia iu kėrkoi armėpushimin shtetevet ballkanikė, mė 3 Dhjetor 1912. Por aty luftonin edhe trupa rezervistėsh shqiptarė nėn kumandėn e gjeneral Esad Pashė Toptanit, si edhe vetė qytetarėt shkodranė. Parėsia e Shkodrės, e cila ishte nė lidhje me qeverinė e Vlorės, kėrkoi nga kumandari turk Hasan Riza Pasha qė tė vazhdonte qėndresa n'emėr tė Shqipėrisė sė pavarur. Ai nuk e kundėrshtoi kėtė mendim sepse kishte nevojė pėr ndihmėn e Shqiptarėvet, dhe ndoshta e kuptonte qė Turqia s'mund tė sundonte mė nė Shqipėri. Por tė tjera plane kishte nė kokė Esad Pashė Toptani. Ky nuk e njihte qeverinė e Vlorės as desh tė dėgjonte kur ajo i bėri thirrje, me anėn e njė letre tė njerėzishme, qė tė ngrinte nė Shkodėr flamurin kombėtar. Mė nė fund Esad Toptani e vrau me tė pabesė Hasan Riza Pashėn dhe, si i dyti nė gradė, e mori vetė kumandėn e forcavet ushtarake tė Shkodrės.

    Ndėrkaq, Serbia dhe Mali-i-Zi po e shtrėngonin rrethimin duke sjellė trupa tė reja. Njė ushtėri serbe prej lart nga 20.000 vetash, e pajisur me artileri tė rėndė, u derdh nė kodrat e Bardhanjorėvet dhe rreth telavet tė Fushės sė Shtojit. Kurse forcat e Malit-tė-Zi i kumandonte vetė Krajl Nikolla i cili, pėr tė marrė Shkodrėn, kishte vendosur tė luftonte gjer nė fishekun e fundit.

    Por fati i kėtij qyteti do tė vendosej nė Konferencėn e Londrės. Me ndėrmjetėsinė e ministrit britanik tė Punėve tė Jashtėme, Sir Edward Grey-t, u arrit njė marrėveshje ndėrmjet Rusisė dhe Austro-Hungarisė pėr kufijtė e Shqipėrisė sė veriut e sė lindjes, e cila u pranua prej Konferencės mė 22 tė Marsit. Shkodra i mbetej Shqipėrisė, por Austria hiqte dorė nga Peja, Prizrendi, Dibra, Struga, Ohri dhe, pak mė vonė, nga Gjakova. Kėshtu, nga ana e veriut dhe e lindjes, u krye copėtimi i Shqipėrisė i nisur qė me Kongresin e Berlinit. Pas disa muajsh, u krye edhe nė jugė e nė jugė-lindje. Porsa qė Shqiptarėt nuk ishin nė gjendje tė mprohėshin vetė, ishte e kuptuarshme se fati i vendit tė tyre do tė varej nga interesat e fuqivet tė mėdha. Ajo qė iu interesonte Austro-Hungarisė dhe Italisė ishte mosdalja e Serbisė ose e ndonjė fuqie tjetėr n'Adriatik, sigurimi i kanalit t'Otrantos dhe mos-mbyllja e kanalit tė Korfuzit, domethėnė bregdeti shqiptar prej Shkodre gjer nė kep tė Stillos. Shtrirja natyrore e kombėsisė shqiptare nga veriu, nga lindja dhe nga juga, nuk ishte e njė interesi jetėsor pėr Vienėn, e mė pak akoma pėr Romėn, prandaj kėto s'mund t'i shtynin punėt gjer nė rrezikun e njė lufte pėr tė shpėtuar Shqipėrinė ethnike. U pa se shteti shqiptar do tė delte gjysmak si tokė e si popullsi. Por nuk mjaftonte as me kaq: pėr fat tė keq, midis Austro-Hungarisė dhe Italisė vazhdonte rivaliteti i vjetėr nė ēėshtjen shqiptare. Secila prej kėtyre fuqive kėrkonte tė shtrinte ndikimin ose edhe sundimin e saj nė Shqipėri. Porsa u vendos, nė parim, se do tė kishte njė shtet shqiptar autonom, grupet financiarė tė Vienės dhe tė Romės u paraqitėn menjėherė pėr tė marrė konēesionin e krijimit tė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė dhe atė tė shfrytėzimit tė pasurivet kombėtare. Midis kėtyre dy fuqive, siē do t'a shohim mė poshtė, pati edhe njė plan tė fshehtė ushtarak pėr t'a pushtuar Shqipėrinė nėqoftėse punėt do tė keqėsohėshin.

    Pas vendimit qė u muar mė 22 tė Marsit pėr kufijtė e Shqipėrisė sė veriut e tė lindjes, fuqitė e mėdha kėrkuan nga Serbia dhe Mali-i-Zi qė tė pushonin luftėn dhe t'a ngrinin rrethimin e Shkodrės. Kėta nuk dėgjuan me tė mirė. Atėhere fuqitė e mėdha, me propozimin e Austro-Hungarisė dhe tė Gjermanisė, kėrcėnuan duke dėrguar njė skuadėr detare, e cila arriti mė 5 Prill pėrpara Tivarit. Serbia nuk donte tė largohej mė parė se tė nėnshkruante paqen me Turqinė. Por, e trembur nga Austro-Hungaria se do tė hynte nė sanxhakun e Novi-Pazarit, dhe e kėshilluar nga Rusia, e ngriti rrethimin e Shkodrės mė 16 Prill. Kurse Krajl Nikolla i Malit-tė-Zi, kokėfortė si gjithnjė, s'desh tė merrte vesh pėr kėrcėnimin e fuqivet tė mėdha dhe vazhdoi rrethimin. Ai e dinte se, pas tėrheqjes s'ushtėrisė serbe, nuk mund t'a merrte dot Shkodrėn me forcė. Por i kishte shpresat gjetkė: tek tradhėtia e Esad Toptanit. Esadi mendonte tė bėhej sundimtari i Shqipėrisė (i asaj cope qė do tė mbetej), duke ndjekur rrugėn mė tė lehtė: bashkėpunimin me shtetet fqinjė dhe me pėrkrahėsit e tyre, fuqitė e Entente-ės. Nuk e hante malli pėr kufijtė, mjaft qė t'i mbetej Shqipėri e Mesme. Mbasi kishte njė forcė nė dorė, sepse pas vrasjes sė Hasan Riza Pashės kumandonte edhe ushtėrinė turke tė Shkodrės, desh t'a shfrytėzonte rastin. Pėr tė siguruar miqėsinė e Serbo-Malazezvet dhe pėr t'u ndodhur sa mė shpejt nė Shqipėrinė e Mesme, pranoi t'ia lėshonte Shkodrėn Malit-tė-Zi, me kusht qė tė largohej lirisht me ushtėrinė shqiptare e turke, me armėt dhe municionet. Trathėtia u nėnshkrua mė 22 Prill, dhe tė nesėrmen, mė 23, ushtėria malazeze hyri nė Shkodėr, pas gjashtė muajsh rrethimi, gjatė tė cilit qyteti historik, ndonėse i lodhur nga uria, ishte mprojtur me njė trimėri tė lavdishme, duke i qėndruar artilerisė sė rėndė e duke thyer tė gjitha sulmet e tėrbuara tė Serbo-Malazezvet.

    Esad Toptani me tė tėra trupat e Shkodrės, shqiptare e turke, erdhi e u vendos nė Tiranė e nė Durrės kur ushtėria serbe ishte nė tėrheqje e sipėr. Por ai tani ishte i lidhur me Serbo-Malazeztė prandaj nuk gjeti asnjė pengim prej tyre dhe u vu tė ngrinte njė administratė mė vehte. Ky vepėrim i Esadit e koklaviti edhe mė tepėr ēėshtjen shqiptare. Austro-Hungaria dhe Italia kėrkuan menjėherė jo vetėm tėrheqjen e Malit-tė-Zi nga Shkodra, po edhe largimin e trupavet turke t'Esad Toptanit nga Shqipėria. Armiqtė e jashtėm, me Rusinė nė krye, donin qė ato trupa tė mbetėshin aty, pėr tė krijuar sa mė tepėr pėshtjellim dhe pėr t'i shėrbyer qėllimit rus qė shteti shqiptar tė ngelte autonom nėn mvarėsinė e Sulltanit. Por Austro-Hungaria kėrcėnoi se do tė ndėrhynte me ushtėri nėqoftėse nuk shtrėngohej Mali-i-Zi tė lėshonte Shkodrėn dhe nuk gjendej mėnyra e largimit tė trupavet turke. Njė marrėveshje e fshehtė u nėnshkrua ndėrmjet Vienės dhe Romės, mė 8 Maj, pėr t'a pushtuar Shqipėrinė ushtarakisht nė rast nevoje: Austro-Hungaria pjesėn veriore gjer nė Shkumbin, dhe Italia qė nė Shkumbin e poshtė.

    Pėrpara kėtij acarrimi tė gjendjes, fuqitė e mėdha e shtrėnguan Malin-e-Zi tė tėrhiqej. Ushtėria malazeze e lėshoi Shkodrėn mė 14 Maj, pasi e plaēkiti mirė qytetin duke djegur edhe pazarin. Qeverimin e Shkodrės e mori nė dorė njė komision ushtarak i skuadrės ndėrkombėtare, ndėn kumandėn e nėnadmiralit anglez, Cecil Burney.

    Gjatė muajit tė Qėrshorit, me ndėrmjetėsimin e fuqivet tė mėdha. u larguan edhe trupat turke nga Shqipėria.

    Me 30 Maj 1913, u nėnshkrua nė Londėr traktati i paqes ndėrmjet Turqisė sė mundur dhe Aliatėvet ballkanikė. Neni 2 i kėtij traktati shėnonte vijėn e tokavet qė Sulltani iu lėshonte shtetevet ballkanikė prej detit Egje deri nė detin e Zi, me pėrjashtim tė Shqipėrisė; nė nenin 3, Sulltani ua linte nė dorė fuqivet tė mėdha caktimin e kufijvet tė Shqipėrisė si edhe rregullimin e ēdo ēėshtjeje tjetėr qė kishte tė bėnte me atė vend.

    Siē e pamė mė sipėr, Konferenca e Londrės, qysh nė mbledhjen e parė tė saj mė 17 Dhjetor 1912, kishte vendosur nė parim qė Shqipėria t'ishte njė shtet autonom nėn Sulltanin. Kėtė propozim e kishin bėrė fuqitė e Entente-ės, nė radhė tė parė Rusia, pėr tė penguar ndėrhyrjen e Austro-Hungarisė nė Shqipėri, dhe e kishte pranuar Italia pėr tė njėjtėn arėsye. Rusia kishte edhe qėllime tė tjera qė Shqipėria tė mbetej e lidhur me Turqinė: pėr t'a lėnė si njė vend mbi tė cilin mund tė bėhėshin rishikime, copėtime a pazarllėqe mė vonė. Austro-Hungaria nuk e kundėrshtoi nė fillim kėtė propozim, sepse ushtėritė turke po qėndronin nė Shkodėr e nė Janinė dhe mund tė vlenin si njė forcė pėr t'i siguruar Shqipėrisė kufij mė tė gjerė. Por mbasi mori fund qėndresa e tyre, s'kishte mė arėsye qė Shqipėria tė mbetej nėn mvarėsinė e Sulltanit. Nga ana tjetėr, marrėveshja e fshehtė ushtarake e 8 Majit ndėrmjet Vienės dhe Romės e siguroi Italinė se, nė rast tė njė ndėrhyrjeje me armė, ajo do tė pushtonte gjysmėn e Shqipėrisė. Kėshtu Austro-Hungaria dhe Italia i pajtuan pikėpamjet dhe kėrkuan nga Konferenca qė Shqipėria tė njihej shtet i pavarur. Kėtė propozim e kundėrshtuan Rusia dhe Franca. Kjo e fundit nxirte si arėsye se kombi shqiptar ishte akoma i pėrēarė nė krahina, fe e zakone, i papregatitur politikisht pėr tė qėnė shtet i pavarur, prandaj duhej dėrguar mė parė njė komisar i lartė dhe njė komision kontrolli ndėrkombėtar tė cilėt, pasi tė hetonin gjendjen e brendėshme, tė vendosnin mbi statutin dhe formėn e administratės qė i pėrshtatėshin atij populli. Qėllimi ishte qė Shqipėria tė mbetej nėn kontrollin ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė tė mos binte nė dorė t'Austro-Hungarisė dhe t'Italisė, po edhe fuqitė e Entente-ės tė kishin mundėsi ndėrhyrjesh e intrigash. Rusia, qė kishte qenė mot e jetė nė luftė me Turqinė, prekej aq fort nė ndėrgjegje pėr tė drejtat e Sulltanit sa qė, pa pėlqimin e kėtij, s'mund t'a pranonte daljen e Shqipėrisė si shtet i pavarur! Por Sulltani, mė 30 tė Majit, ua la nė dorė atė ēėshtje fuqivet tė mėdha. Mė nė fund, me kėmbėnguljen e Austro-Hungarisė dhe t'Italisė, tė cilat kėrcėnuan se do t'a rregullonin vetė atė punė, u pranua qė Shqipėria t'ishte shtet i pavarur, nėn garantinė dhe kontrollin e pėrkohshėm tė fuqivet tė mėdha.

    Nė mbledhjen e 29 Korrikut 1913, Konferenca e Londrės e njohu shtetin shqiptar tė pavarur dhe vendosi mbi statutin e tij. Shqipėria do t'ishte njė principatė autonome e sovrane dhe do tė kishte nė krye njė princ me tė drejta trashėgimore, i cili do tė caktohej prej fuqivet tė mėdha. Shteti i ri shkėputej fare nga Turqia dhe do t'ishte asnjanės, nėn garantinė dhe kontrollin e gjashtė fuqivet tė mėdha. Administrata civile dhe financat e Shqipėrisė, pėr njė periudhė dhjetėvjetshe, do t'ishin nėn mbikqyrjen e njė Komisioni ndėrkombėtar, i pėrbėrė prej delegatėvet tė gjashtė fuqivet tė mėdha dhe prej njė delegati shqiptar. Ky Komision do t'organizonte tė gjitha degėt e administratės shqiptare, dhe afati i kontrollit tė tij mund tė zgjatej edhe pėr dhjetė vjet tė tjerė nė rast nevoje. Princi i Shqipėrisė do tė zgjidhej brenda gjashtė muajve. Por gjer sa tė vinte ky dhe gjer sa tė formohej njė qeveri shqiptare definitive, autoritetet dhe gjindarmėria e vendit do tė vihėshin nėn kontrollin e Komisionit Ndėrkombėtar. Rendi dhe qetėsia publike do tė sigurohėshin nga njė gjindarmėri e organizuar prej oficerėsh tė huaj, qė parashihej t'ishin Suedezė. Por mbasi Suedia nuk pranoi tė dėrgonte oficerė nė Shqipėri, u caktuan Holandezė.

    Si shihet, pavarėsia e Shqipėrisė ishte sa pėr emėr, sepse nė tė vėrtetėn ajo mbetej nėn kontrollin e fuqivet tė mėdha pėr aq kohė sa t'a donin interesat e kėtyre.

    Shteti i ri nuk mund tė mėkėmbej pa njė ndihmė financiare tė jashtėme. Austro-Hungaria dhe Italia hynė menjėherė nė bisedime me qeverinė e Vlorės pėr tė marrė koncesionin e krijimit tė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, e cila do tė priste natyrisht edhe bankėnota. Ismail Qemali e pranoi kėtė propozim pasi shkėputi disa tė drejta nė pėrfitim tė shtetit shqiptar, i cili do tė merrte pjesė n'administrimin e Bankės dhe do t'ushtronte njė farė kontrolli mbi tė. Por fuqitė e tjera tė mėdha e kundėrshtuan kėtė ndėrmarrje tė Vienės dhe tė Romės, pėr tė mos lėnė qė vetėm kėto tė kishin dorė nė jetėn ekonomike tė vendit, ngaha varej edhe ndikimi politik. Me propozimin e Francės. u vendos qė Shqipėrisė, pėr tė pėrballuar nevojat e para, t'i jepej njė hua ndėrkombėtare prej 75 milionė frangash ari nėn garantinė e gjashtė fuqivet tė mėdha. Banka Shqiptare do tė krijohej me njė kapital ndėrkombėtar, nė tė cilin Austro-Hungaria me Italinė do tė kishin 60% tė aksionevet, dhe katėr fuqitė e tjera 40%.

    Shqipėria ishte njohur shtet i pavarur dhe asnjanės mė 29 Korrik, por kufijtė e saj me Greqinė nuk qenė caktuar akoma. Vija qė pati propozuar Austro-Hungaria u kundėrshtua qė nė fillim, por nuk mund tė pranohej sidomos pasi Greqia pushtoi Janinėn dhe tėrė Epirin ose Shqipėrinė e jugės pėrveē Vlorės dhe Beratit. Siē kishte qėnė Rusia pėr Serbinė dhe Malin-e-Zi, pėrkrahėse e nxehtė e Greqisė dolli Franca duke ngulmuar qė t'i njihėshin asaj Korēa dhe Gjirokastra. Austro-Hungaria me Italinė hoqėn dorė nga Janina si edhe nga rrethet e Grehenesė e tė Kosturit, por donin qė krahinat e banuara tėrėsisht prej Shqiptarėvet, qė nga qarku i Korēės gjer nė Ēamėri, t'i mbetėshin Shqipėrisė, kufiri jugor i sė cilės duhej t'arrinte nė grykėn e lumit Kallama. Punėt u ashpėrsuan keq sidomos me Italinė, e cila nuk pranonte kurrsesi qė kanali i Korfuzit tė mbyllej prej Greqisė. Dhe mbasi interesi i saj pėrmblidhej kėtu, Italia bėri lėshimin e fundit duke caktuar si pikė jugore tė kufirit tė Shqipėrisė nė bregdetin Jonian kepin Stillo. Nė kėtė mėnyrė humbi edhe Ēamėria. Qarku i Korēės dhe kepi Stillo mbetėn caqet e fundit ku Viena me Romėn ngulėn kėmbė duke e thėnė copė se s'mund tė tėrhiqėshin mė kėtej. Nė mbledhjen e 11 Gushtit 1913, Konferenca e Londrės i pranoi kėto dy caqe, por vija qė do t'i lidhte mbetej pėr t'u studiuar nė vend prej njė komisioni ndėrkombėtar, i cili do tė shikonte edhe pėrbėrjen ethnike tė krahinavet.

    Pėr t'i caktuar nė vend kufijtė e Shqipėrisė, Konferenca vendosi qė tė formohėshin dy komisione ndėrkombėtarė, njėri pėr vijėn e kufirit shqiptar me Serbinė dhe Malin-e-Zi, tjetri pėr kufirin shqiptaro-grek. Me kėtė vendim, Konferenca e Ambasadorėvet, nė Londėr, i mbylli punimet e saja mė 12 Gusht 1913.

    Komisionet ndėrkombėtarė, ai i Kontrollit dhe ata pėr caktimin e kufijvet, arritėn nė Shqipėri nga mbarimi i Shtatorit dhe nė Tetor 1913. Komisioni i Kontrollit qėndroi nė Vlorė. Ai pėr caktimin e kufijvet me Greqinė u mblodh nė Manastir mė 4 tė Tetorit, kurse tjetri, pėr caktimin e kufijvet me Serbinė dhe Malin-e-Zi, erdhi nė Shkodėr e u nis pėr nė Lumė. Ky i fundit, megjithė mosmarrėveshjet ndėrmjet antarėvet dhe me autoritetet ushtarake serbe e malazeze, e vazhdoi punėn deri sa ia ndėrpreu dimri. Por ai qė do tė caktonte kufirin shqiptaro-grek gjeti pengesa tė pakapėrcyershme nga ana e ushtėrisė greke, e cila mbante tė pushtuar pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė jugore. Duke pėrdorur paturpėsisht ēdo mėnyrė mashtrimi, Grekėt ia bėnin punėn pothuajse tė pamundur Komisionit dhe arritėn deri sa t'a kėrcėnonin me forcė e t'a ndiqnin pas duke e sharė. Austro-Hungaria dhe Italia i dėrguan njė notė protestimi qeverisė s'Athinės, por ēdo gjė ishte e kotė. Mbasi Komisioni, prej qarkut tė Korēės gjer nė kepin Stillo, do t'a caktonte vijėn e kufirit duke u pėshtetur edhe nė kombėsinė - dhe kėtė s'kish sesi t'a dallonte veēse me anėn e gjuhės amtare - Grekėt muarėn tė gjitha masat pėr t'a paraqitur popullsinė shqiptare si greke dhe gjoja sikur kėrkonte bashkimin me Greqinė. Ata i zbrazėn fshatrat myslimane nėpėr vendet ku do tė kalonte Komisioni dhe vendosėn kambana, disa tė fshehura nėpėr pyjet, duke e kėrcėnuar popullsinė me vdekje nėqoftėse nuk thėrriste qė ishte "greke". E detyruan gjithashtu t'i lyente shtėpitė me ngjyrat e flamurit grek dhe tė bėrtiste pėr tė kėrkuar bashkimin me Greqinė. Pėr kėtė qėllim, shumė ushtarė grekė u veshėn civilė dhe u vendosėn n'ato fshatra gjoja si popull, pėr t'i dalė pėrpara Komisionit me thirrma e bėrtima dhe pėr t'organizuar mbledhje ngado qė ai shkonte. Ndėrsa pjesa grekomane e Shqiptarėvet orthodoks kishte ngritur hundėn pėrpjetė dhe tmerronte Myslimanėt ose Orthodoksit atdhetarė. Por nuk mungonin as skenat tragjikomike: nėpėr t'ashtuquajturat fshatra greke, myslimane ose orthodokse, kur dukej pėrjashta ndonjė grumbull fėmijėsh, ndonjė antar i Komisionit iu hidhte nga njė dorė monedha ose sheqerka dhe ata lėshohėshin pėr t'i rrėmbyer duke folur shqip midis tyre.

    Pėrveē vėshtirėsivet qė iu nxirnin Grekėt, kishte gjithmonė mosmarrėveshje ndėrmjet antarėvet tė Komisionit, sepse propozimet e pėrfaqėsonjėsvet t'Austrisė e t'Italisė kundėrshtohėshin prej atyre tė Francės e tė Rusisė. Kėshtu Komisioni Ndėrkombėtar nuk mundi t'a kryente punėn nė vend. Atėhere qeveria britanike, duke dashur qė t'iu jepej njė mbarim sa m'i shpejtė kėtyre punėve, hyri pėrsėri ndėrmjetėse dhe kėshilloi qė caktimi i kufirit shqiptaro-grek tė bėhej mbi hartėn gjeografike sipas shėnimevet tė Komisionit dhe gjatė njė vije tė re qė propozoi Edward Grey. Kjo vijė i qethte diēka akoma Shqipėrisė, por afrohej mjaft me atė qė mpronin Austro-Hungaria e Italia. Propozimi britanik u pranua prej tė dy palėvet. Komisioni u mblodh nė Firencė t'Italisė ku, me ndihmėn e Institutit Gjeografik t'atij qyteti, caktoi nė hartė kufijtė e Shqipėrisė me Greqinė, tė cilėt, me fort pak ndryshime, janė ata tė sotshmit. Protokolli i Firencės u nėnshkrua mė 17 Dhjetor 1913.

    Kjo grindje e pabesuarshme ndėrmjet fuqivet tė mėdha pėr kufijtė e Shqipėrisė vazhdoi plot njė vit nė formėn e njė pazarllėku tė mėrzitshėm dhe pėrfundoi me njė marrėveshje nė dėm tė kombit shqiptar, i cili u nda mė dysh porsi t'ishte njė mollė. Nė caktimin e kufijve tė Shqipėrisė, fuqitė e mėdha shikuan vetėm interesat e tyre dhe nevojėn e ruajtjes sė paqes, pa u pėshtetur n'asnjė parim drejtėsie, n'asnjė kriter njerėzor, gjeografiko-ekonomik e historik. Shqipėria shkoi viktimė e mbajtjes s'ekuilibrit ndėrmjet fuqivet tė mėdha. Kėtė gjė e pohoi vetė ministri britanik i Punėve tė Jashtėme, Edward Grey, kur u pėrgjigj nė Dhomėn e Komunevet, mė 12 Gusht 1913, pėr ēėshtjen e kufijve tė Shqipėrisė: "Jam i bindur se, kur tė dihen tė gjitha, ky vendim do tė kritikohet me tė drejtė nga shumė anė, prej ēdo njeriu qė e njeh vendin dhe qė e shikon ēėshtjen vetėm nga pikėpamja e popullsisė sė tij. Por duhet tė kemi parasysh se, nė bisedimet rreth kufijve tė Shqipėrisė, qėllimi kryesor ishte qė tė mos hapej konflikt midis fuqivet tė mėdha. Prandaj, nėqoftėse marrėveshja mbi Shqipėrinė u arrit duke mbajtur harmoninė ndėrmjet fuqivet tė mėdha, mund tė themi se ka qėnė njė sukses i plotė pėr interesin jetėsor tė paqes n'Evropė".

    Gjer ku duhej t'arrinin kufijtė e vėrtetė, kufijtė natyrorė tė shtetit shqiptar? Kjo ēėshtje nuk mund tė ndahet me pėrpiksi, sepse gjer atėhere s'kishte pasur njė shtet shqiptar. Kemi folur mė sipėr se gjer ku shtrihej popullsia shqiptare sipas vėrtetimevet tė disa auktorėve tė huaj. Aty afrohej edhe mendimi i atdhetarėve tė Rilindjes. Sipas Abdyl Frashėrit (nė letrėn qė ky i dėrgonte Francesco Grispit mė 1890), Shqipėria duhej tė kufizonte nga veriu me Malin-Zi, Bosnjėn dhe Serbinė, gjatė kufijvet qė iu qenė njohur kėtyre n'atė kohė. Nga lindja, kufijtė natyrorė tė Shqipėrisė shtrihėshin gjer afėr Vranjės, nė kufirin serb; pastaj zbrisnin nga jugė-perėndimi duke e prerė Vardarin ndėrmjet Veles dhe Shkupit, ndiqnin majat e malevet tė Babunės dhe tė vargjeve tė tjerė nė tė njėjtin drejtim, kalonin nė perėndim tė liqenit t'Ostrovės, mbanin nė jugė-lindje tė Gramozit, prisnin vargun qendror tė Pindit dhe delnin nė gjirin e Artės, nė detin Jon. Brenda kėsaj vije pėrfshihėshin Shkupi, Pėrlepi, Manastiri, Follorina, Kosturi, Grebeneja, Janina e Preveza. Edhe nėqoftėse mbetėshin kėtej disa mijėra Bullgarė, Vllehė dhe Grekė - mendonte Abdyl Frashėri - m'at' anė kėsaj vije ngelnin Shqiptarė mė shumė akoma. Por nė njė memorandum qė Komiteti Shqiptar i Stambollit i pat dhėnė qeverisė turke mė 28 Korrik 1912 pėr tė kėrkuar bashkimin e tokavet shqiptare nė njė vilajet tė vetėm, shėnonte si pjesė tė Shqipėrisė tėrė vilajetin e Janinės dhe tėrė vilajetin e Shkodrės; prej vilajetit tė Kosovės quante Shqipėri sanxhaqet e Prizrendit, Pejės, Novi-Pazarit, Prishtinės, dhe kazanė e Tetovės; prej vilajetit tė Manastirit, sanxhaqet e Elbasanit, tė Korēės dhe tė Dibrės.

    Kurse kufijtė e shtetit shqiptar qė njohu Konferenca e Londrės pėrfshinin vetėm gjysmėn e tokavet tė Shqipėrisė, rreth 28.750 kilometrash katrore, dhe dy tė pestat e popullsisė sė saj, mė pak se 900.000 frymė. Vendet mė pjellore dhe me popullsi mė tė dėndur, bashkė me ato qė lėshoi traktati i Berlinit, kishin mbetur jashtė kufijvet. Shqipėria ishte gjymtuar nga tė tri anėt: nga veriu, nga lindja, nga juga. Pjesėn mė tė madhe e kishte pushtuar Serbia: krejt Kosovėn, Maqedoninė perėndimore, si edhe Rrafshin e Dukagjinit qė e ndau me Malin-e-Zi. Por ky i fundit mori edhe njė pjesė tė qarkut tė Shkodrės, pėrveē Ulqinit dhe Tivarit qė ia pati njohur traktati i Berlinit. Nė jugė, i mbetej Greqisė e tėrė Ēamėria, si edhe Janina qė kishte qėnė kryeqėndra e Shqipėrisė jugore, pėrveē rrethevet tė Mecovės, tė Grebenesė, tė Kosturit dhe tė Follorinės. Kėto tė fundit banohėshin prej njė shumice Shqiptarėsh orthodoks tė cilėt, ndonėse tė greqizuar me ndjenja, flasin shqip edhe sot. Kurse Ēamėria me qytetet e saj, si Filati, Paramithia, Margėlleēi, Parga, Gumenica e Preveza, banohej e tėrė prej Shqiptarėsh, myslimanė shumica, po edhe pjesa orthodokse nuk i kish humbur ndjenjat kombėtare. Janina, qendra e vilajetit, pat qėnė zemra e Toskėrisė nė tė gjitha kohėt. Kosturi dhe Nestrami, nė Kohėn e Mesme, bėnin pjesė nė principatėn e Muzakajvet, siē tregon Gjin Muzaka nė Gjenealogjinė e tij.

    E Copėtuar nė kėtė mėnyrė, Shqipėria mbeti njė shtet gjysmak me pjesėt mė tė varfėra tė vendit. Kufijtė e saj ishin caktuar pa asnjė kriter gjeografik as ekonomik, duke ndarė qytetet prej rrethevet dhe duke kėputur nė mes shumė krahina qė, nga pikėpamja gjeografike, ekonomike e njerėzore, pėrbėnin njėsi tė pandarėshme. Pjesėt mė pjellore e mė tė shėndosha tė tokavet shqiptare, si Kosova, Maqedonia perėndimore e Ēamėria, kishin mbetur jashtė kufijvet. Populli i atyre krahinave ishte shquar nė lėvizjen kombėtare, kishte qėnė nė vijėn e parė tė luftės pėr ēlirimin e atdheut. Prizrendit historik, kryeqendrės sė Lidhjes Shqiptare, iu mohua e drejta tė bėnte pjesė me Shqipėrinė. Ndarja e atyre vendeve e theu kombin shqiptar nė mes nga pikėpamja njerėzore dhe e la nė njė varfėri tė zezė nga ana ekonomike. Sepse Kosova, pėrveē pasurivet tė nėntokės, ėshtė pėr bujqėsi njė nga krahinat mė pjellore tė Ballkanit. Ajo vetėm mund t'a mbante tėrė Shqipėrinė me bukė. Ēamėria, nga ana tjetėr, me klimėn e saj tė butė, me livadhet pėrherė tė gjelbėra, ku mbahėshin aq bagėti e gjedhe, me arat e grurit, t'elbit e tė misrit, me pllajat e duhanit, me bregoret e veshura tėrė vreshta e ullishta, me limanet e hapur nė detin Jon dhe humbur nė pyje limonjsh e portokallesh, pėrbėnte njė tjetėr thesar pasurish natyrore, njė tjetėr parajsė tė Shqipėrisė ethnike.

    Gjirokastra, Pėrmeti, Delvina, Saranda, nga ana tregėtare dhe ekonomike lidhėshin mė parė me Janinėn, si edhe e tėrė Ēamėria gjer nė Prevezė. Korēa lidhej me Kosturin, Follorinėn, Manastirin, Ohrin. Krahinat e Zerqanit, Maqellarės dhe Gollobordės u shkėputėn nga Dibra e Madhe, krahina e Kukėsit u nda nga Prizrendi dhe ajo e Tropojės nga Gjakova. Shkodrės iu shkėputėn jo vetėm njė pjesė e mirė e Malėsisė sė Madhe, po edhe Kraja, Shestani, pjesa m'e bukur e Anamalit, pėrveē Ulqinit qė iu nda mė 1880. Qytetet e Kosovės, si Prizrendi, Gjakova, Peja, Prishtina, Mitrovica, dhe tė Maqedonisė, si Tetova, Gostivari, Dibra, kishin qėnė mė parė gjėndrra tė rėndėsishme tė qarkullimit tregėtar me Shqipėrinė e veriut dhe tė Mesmen.

    Shteti shqiptar, brenda kufijvet qė i caktoi Konferenca e Londrės, mbeti me malėsitė mė tė varfėra dhe me fushat bregdetare tė mbytura n'ujė, tė mbuluara nga moēalet, ku malarja dhe oftika bėnin kėrdi. Prandaj as nė vjetėt mė tė mbarė nuk prodhohej dot buka pėr popullsinė e vendit, dhe shteti detyrohej tė sillte nga jashtė edhe drithė pėrveē artikujve tė fabrikuar. Pjesa e Shqipėrisė sė pavarur dolli prej sundimit otoman me njė strukturė ekonomike krejt primitive, dy elementet kryesore tė sė cilės ishin bujqėsia dhe blegtoria, po edhe kėto nė njė gjendje fort tė prapambetur. Gjatė shekujve tė robėrisė Shqiptarėt ishin dhėnė mė fort pas pėrdorimit t'armėvet dhe s'para kishin pasur dėshirė tė merrėshin me punimin e tokės. Njė pjesė e fushavet, e mbytur prej lumenjvet, ishte kthyer nė moēalishte, ujrat, kallamet dhe ferrat kishin hipur kudo; pjesa tjetėr punohej me mjete primitive, me parmendėn e hequr prej qevet. Nuk shihej gjėkundi njė punė me plan, ēdo gjė ishte lėnė nė dorė tė natyrės. Shqipėria qė pat qėnė quajtur dikur "hambari i Romės", nuk prodhonte dot tani as sa pėr t'ushqyer popullsinė e saj tė paktė dhe tė vobektė. Nga prodhimet bujqėsore, vendin e parė e zinte misri, pastaj vinin gruri, thekra, elbi, dhe me pakicė patatja. Perimet lėvrohėshin pėrqark qytetevet, sidomos nė Shqipėrinė e jugės. Nė rrethet e Shkodrės dhe t'Elbasanit prodhohej duhani. Nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė jugė (nė rrethet e Beratit e tė Vlorės) bėhej ulliri, mbjellja e tė cilit pat qėnė pėrhapur fort nė shekullin XIV; por nė kohėt e vona ullishtat nuk punohėshin me rregull. Nė fushėn e Myzeqesė mund tė prodhohėshin orizi e pambuku, por nuk mbillėshin. Nga pemėt, nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė jugės mund tė bėhėshin pothuajse tė gjitha llojet e zonės sė Mesdheut, nė radhė tė parė rrushi. Portokalli, limoni, qitra, bėhėshin nė rrethin e Himarės. Si bagėti, nė radhė tė parė ishin dhentė e dhitė, qė mbahėshin me shumicė a me pakicė, njėri lloj apo tjetri, ose tė dy, sipas krahinavet. Gjedhi (gjė e trashė) mbahej me pakicė dhe zakonisht prej racash tė vogla. Peshkimi, nė det ose nė liqene, bėhej nė njė masė tė kufizuar. Mbasi nuk kishte industri bujqėsore as ushqimesh, pemėt, perimet dhe prodhimi i blegtorisė pėrfshihėshin n'ekonominė familjare, shitėshin me pakicė sa pėr nė tregun e brendshėm, pa u kthyer dot nė pasuri kombėtare tė njė shkalle qarkullimi mė tė gjerė.

    Sistemi shoqėror ishte ai i kohės sė Sulltanėvet. Fushat pėrgjithėsisht ishin bėrė ēifliqe nė duart e bejlerėvet, tė cilėt kishin pasur fuqinė politike gjatė sundimit turk. Disa familje tė mėdha zotėronin nga 10.000 hektarė tokė ose edhe mė shumė. Pastaj vinin ēifligarėt e mesėm, qė kishin prej 100 gjer mė 1000 hektarė secili. Bujqit qė i punonin kėto toka ishin juridikisht tė lirė, por beu ose agaj kishte gjithmonė mundėsinė qė t'i shtypte. Pėr ngastrėn e tokės sė punuar, pronari i merrte bujkut zakonisht njė tė tretėn e prodhimit, nganjėherė gjysmėn. Kishte edhe raste ku bujku e mbante tokėn qesim, domethėnė jepte pėr tė njė sasi tė caktuar, nė natyrė ose nė tė holla. Ky sistem vazhdoi edhe gjatė kohės sė shtetit shqiptar, i cili nuk bėri kurrė njė reformė agrare, deri me ardhjen e komunizmit.

    Nėpėr malėsitė, katundari ishte zot toke, por toka e tij ishte aq' e paktė dhe aq' e varfėr sa qė s'prodhonte dot as pėr disa muaj bukė nė vit. Nė njė gjendje pakėz mė tė mirė ishin fshatarėt e zonavet tė mesme, ndėrmjet fushės dhe malit. Pse aty ēifliqet ishin tė rrallė, dhe e shumta e familjevet kishin pothuajse tokė tė mjaftuarshme sa pėr tė bėrė bukėn e vitit. Po edhe kjo varej nga moti, mbasi nė Shqipėri nuk kishte, si i thonė, njė punim racional tė tokės me sisteme vaditjesh; as nuk ndiqej kudo rrotullimi bujqėsor, mbasi tokat ishin tė pakta. Prandaj edhe sasia e prodhimit ishte pėrgjithėsisht mjaft e ulėt.

    Industri nė kuptimin modern tė fjalės nuk kishte pothuajse fare. Zejtaria qė pat qėnė aq' e pėrparuar dikur, pėshtetej kryesisht nė punėn e dorės dhe kufizohej tani sa pėr tė plotėsuar nevojat e pakta tė vendit. Numri i puntorisė ishte i parėndėsishėm, kufizohej nėpėr qytetet dhe nuk lozte asnjė rol nė jetėn politike tė vendit. Tregėtia pėsoi njė tronditje me copėtimin e Shqipėrisė, krahinat mė tė begatshme dhe qendrat mė tė mėdha tė sė cilės mbetėn jashtė kufijvet. Qarkullimi i brendshėm ishte i vėshtirė nga mungesa e rrugėvet. Vendi nuk kishte se ēfarė t'eksportonte pėrjashta pėr tė kundėr-balancuar vleftėn e importimevet. Se edhe pasuritė kombėtare, pyjet dhe minierat, shfrytėzohėshin fare pak. Gjendja kulturore e popullit ishte nė njė shkallė fort t'ulėt, sepse sundimi turk e kishte mbajtur n'errėsirėn e padijes gjatė pesė shekujve. N'atė varfėri tė mjeruar, higjiena dhe shėrbimet mjekėsore mungonin, sėmundjet ishin shumė tė pėrhapuna, vdekėsia e fėmijėvet ishte e hatashme.

    Qeverisė sė Vlorės i paraqitėshin vėshtirėsi tė panumėrta e probleme qė s'mund tė zgidhėshin dot aq lehtė edhe nė kohė tė qeta. Merret me mend se ajo s'kishte se ē'tė bėnte mė parė n'atė rrėmujė tė pėrgjakshme, ku Shqipėria e jugės, pėrveē Vlorės dhe Beratit, ishte e pushtuar prej Grekėvet, Shqipėria e veriut, prej Serbo-Malazezvet, dhe nė Shqipėrinė e Mesme, pas tėrheqjes sė Serbvet, ngrehu pushtetin e tij Esad Toptani.

    Natyrisht, problemi i parė qė pėrqendronte tėrė vėmendjen e qeverisė sė Vlorės ishte ēėshtja e kufijvet, e mbetur nė duart e fuqivet tė mėdha. Kur, mė 22 Mars, Konferenca e Londrės vendosi qė krejt Kosova, Maqedonia perėndimore dhe Rrafshi i Dukagjinit, bashkė me njė pjesė tė qarkut tė Shkodrės, t'iu mbetėshin Serbisė dhe Malit-tė-Zi, ky dėnim nė skllavėri i gjysmės s'atdheut ra si njė rrufe mbi Shqiptarėt. Ismail Qemali, nė krye tė njė dėrgate tė qeverisė sė tij ku bėnin pjesė Luigj Gurakuqi dhe Isa Buletini, u nis pėr nė Londėr dhe nė disa kryeqytete t'Evropės, nė Prill 1913, pėr tė protestuar kundėr asaj padrejtėsie tė pashembullt qė po i bėhej kombit shqiptar. Si mjet udhėtimi pėr tė kaluar bllokadėn e flotės greke pėrdori anijen private tė princit frėng Ferdinand de Bourbon, Duc de Montpensier, i cili ishte paraqitur nė Vlorė si kandidat pėr fronin e Shqipėrisė. Pėrveē Londrės, dėrgata shqiptare vizitoi Romėn, Vienėn, Parisin. Po kush tė dėgjon kur nuk ke fuqi? Pasi u pėrpoq mė kot tė shpėtonte diēka nga pjesėt e shkėputura t'atdheut, Plaku i Vlorės u kthye me duar-thatė, nė Qėrshor t'atij viti.

    Copėtimi i vendit prej Konferencės sė Londrės u bė shkak qė, nė disa qarqe shqiptare, tė ēfaqej pėrsėri ideja e afrimit me Turqinė. Mendimi ishte se, vetėm me pėrkrahjen e kėsaj, mund tė bashkohėshin prapė pjesėt e shkėputura nė njė shtet shqiptar autonom, me njė princ mysliman nė krye, nėn mvarėsinė e Sulltanit. Nė fillim kjo ide kishte njė pėrmbajtje politike, siē do t'a shohim mė poshtė, por pastaj u shndėrrua nė njė fanatizėm fetar tė verbėr.

    Esad Toptani, i cili pasi dorėzoi Shkodrėn u vendos nė Tiranė e nė Durrės, desh t'a shfrytėzonte kėtė ide, jo me qėllimin e bashkimit tė tokavet shqiptare - se ai ishte vegla e Serbisė, e Malit-tė-Zi dhe e Greqisė - por pėr tė nxitur dhe shfrytėzuar fanatizmin fetar ndėr Myslimanėt e Shqipėrisė sė Mesme. Synimi i parė i tij ishte qė tė pėrmbyste qeverinė e Vlorės, pėr tė mbetur ai vetė zot i asaj cope Shqipėrie qė do tė caktonte Konferenca e Londrės. Prandaj u vu tė bėnte propagandėn, shpifjet dhe intrigat mė tė dobėta kundėr qeverisė s'Ismail Qemalit. Pėr t'i dhėnė gjoja pushtetit tė tij njė formė "legale", Esadi mblodhi nė Krujė, nga gjysma e Majit 1913, njė farė "kongresi", ku ishin thirrur ca krerė fanatikė prej Shqipėrisė sė Mesme dhe krahinave rreth e qark, si Dibėr, Mat, Lesh e Kurbin. Atdhetarėt shqiptarė u munduan t'a kundėrshtonin kėtė vepėrim trathėtar t'Esad Toptanit, qė po iu ndihmonte armiqve tė jashtėm dhe po vinte nė rrezik edhe atė pjesė tė Shqipėrisė sė njohur nga Konferenca e Ambasadorėvet. Disa krahina, si Elbasani, nuk dėrguan fare pėrfaqėsonjės nė Krujė; po edhe ata qė vajtėn prej anėsh tė tjera, nuk u bashkuan tė gjithė me qėllimet e Esadit. Megjithatė, ky gjeti njė rreth bejlerėsh, agallarėsh e klerikėsh turkomanė, si myftiu shpirtqen i Tiranės Musa Qazimi, pėr tė formuar me ta njė farė "kėshilli", i cili i lutej gjoja Esad Pashės qė tė merrte nė dorė qeverimin e vendit deri sa tė vinte prej Turqie njė princ mysliman.

    Esadi e ndjente qė kishte kundėr tij tė gjithė rrymėn e lėvizjes sė vėrtetė kombėtare, e cila lidhej me qeverinė e Vlorės; kjo e fundit pėrkrahej deri diku prej Austro-Hungarisė dhe Italisė, qė i kishin dalė zot shtetit shqiptar tė pavarur. Nga ana tjetėr, Ismail Qemali nuk kishte fuqi t'a nėnshtronte Esad Pashėn. Prandaj tė dy palėt u gjetėn gati pėr njė pajtim me tė mirė. Ismail Qemali e ftoi Esadin nė qeverinė e tij duke i dhėnė Ministrinė e Punėve tė Brendėshme. Ky e pranoi menjėherė kėtė pozitė dhe vajti nė Vlorė, por gjithmonė me qėllim qė t'a merrte kalanė nga brenda.

    Duke vazhduar intrigat si mė parė dhe me shpresė se do tė kishte nė dorė gjindarmėrinė, Esadi provoi t'afronte rreth vehtes kundėrshtarėt e Ismail Qemalit, Syrja Bej Vlorėn e tė tjerė, por sidomos tė fitonte besimin e Italisė dhe t'Austro-Hungarisė. Me kėtė qėllim bėri njė udhėtim nė Romė e nė Vienė. Por duket se nuk gjeti pėrkrahje, mbasi ato dy fuqi e dinin qė Esadi ishte vegla e armiqvet ballkanikė tė Shqipėrisė. Prandaj, si u kthye nga udhėtimi, qendroi vetėm disa ditė nė Vlorė dhe shkoi e u vendos pėrsėri nė Durrės, i veshur me cilėsinė e ministrit tė Punėve tė Brendėshme, pėr t'organizuar nė Shqipėrinė e Mesme gjindarmėrinė edh' administratėn. E dinte se duke u pėshtetur nė kėtė krahinė, ku ishte baza e forcės sė tij, dhe nė pėrkrahjen e armiqve tė Shqipėrisė, mund tė merrte nė dorė sundimin e vendit. Prandaj vazhdoi shpifjet dhe propagandėn e keqe kundėr qeverisė sė Vlorės duke e paditur kėtė se gjoja punonte nė dėm tė Shqipėrisė, por sidomos tė fesė islame, dhe se donte tė sillte njė mbret kaur. Sipas Esadit, qeveria e Vlorės duhej rrėzuar dhe nė vend tė saj duhej formuar njė qeveri e re me qendrėn nė Durrės. Pėr tė nxitur fanatizmin nė Shqipėrinė e Mesme, Esad Toptani tregohej akoma besnik i Turqisė, dhe agjentėt e tij bėnin propagandė pėr njė princ mysliman nėn mvarėsinė e Sulltanit. Qeveria e Vlorės dhe i tėrė nacionalizmi shqiptar paraqitėshin prej Esadistėvet si njė lėvizje e pa-fe. N'ato rrethana, ndarja mė dysh e asaj copė Shqipėrie tė pashkelur, ishte kulmi i mjerimit dhe i fatkeqėsisė kombėtare.

    Ndėrkaq, qeveria e Vlorės, me mjetet e saja tė varfėra, u pėrpoq tė bėnte ē'ishte e mundur pėr bashkimin e vendit, pėr organizimin e administratės dhe pėrhapjen e arėsimit shqip. Ismail Qemali, ndonėse vinte nga njė familje e madhe bejlerėsh, ishte liberal nė shpirt dhe pėrparim-dashės. Ndoqi njė politikė thjeshtė kombėtare duke u treguar i paanshėm ndėrmjet fevet dhe krahinavet. Pasi u kthye prej udhėtimit n'Evropė, ia kushtoi tėrė kujdesin bashkimit dhe organizimit tė visevet tė pashkelura dhe t'atyre qė po zbrazėshin nga ushtėritė serbo-malazeze. Shqipėrinė e Mesme qeveria e Vlorės nuk kishte shpresė t'a bashkonte veēse nėpėrmjet t'Esad Toptanit, tė cilin vazhdoi t'a merrte me tė mirė dhe t'a shikonte si ministrin e saj. Kurse nė Veri dėrgoi njė komision tė kryesuar prej Luigj Gurakuqit, me qėllim qė tė bashkonte krahinat e lėshuara nga Serbo-Malazeztė dhe t'afronte popullin e Shkodrės, ndonėse ky qytet ishte nėn kontrollin ushtarak ndėrkombėtar. Malėsitė e veriut u dėftyen tė gatishme pėr t'u bashkuar me qeverinė e Vlorės; po ashtu Dedė Coku me krahinėn e Leshit dhe Prenk Bib Doda me Mirditėn. Ky i fundit kishte bashkėpunuar me Serbėt gjatė pushtimit ushtarak tė tyre. Nė Shqipėrinė e jugės, qeveria e Vlorės nuk mundi tė bėnte gjė, mbasi krahinat e Korēės dhe tė Gjirokastrės mbahėshin tė pushtuara prej Grekėvet. Njė tjetėr problem i vėshtirė pėr tė ishte strehimi i refugjatėvet (ose i muhaxhirėvet, si quhėshin atėhere), tė shpėrngulur me shumicė nga Kosova dhe nga krahinat e jugės.

    Ndonėse nė fillim Ismail Qemali, duke parė vėshtirėsitė e bashkimit, kishte menduar ndarjen e Shqipėrisė nė kantone, afėrngjat pas shembullit tė Zvicrės, kjo ide u kundėrshtua me tė drejtė prej atdhetarėvet tė rrethit tė tij dhe u la mėnjanė. E ndarė nė kantone, Shqipėria nuk mund tė qėndronte as nuk mund tė qėndrojė si shtet mė vehte; sepse as gjendja e brendėshme e popullit tė saj as rrethanat e jashtėme pėrtej kufijvet nuk janė si ato tė Zvicrės. Kjo e fundit pėrbėhet prej popujsh me gjuhė tė ndryshme, tė cilėt kishin gjetur njė ekuilibėr bashkėjetese midis tyre, sidomos n'anėn e lidhjevet ekonomike dhe arritur nė njė shkallė tė lartė kulturore pėrpara se tė zgjidhnin atė formė qeverimi qė iu pėrshtatet aq mirė. Pastaj, si pozitė gjeografike, Zvicra ndodhet nė pikėn kulmore t'ekuilibrit ndėrmjet Francės, Gjermanisė dhe Italisė, tė cilat nuk kanė interes t'a prishin. Kurse Shqipėria, ndonėse banohet prej tė njėjtit komb me tė njėjtėn gjuhė, ishte fort e pėrēarė pėrbrenda, shumė e dobėt, e prapambetur, ekonomikisht, dhe populli i saj ka tjetėr temperament pėrveē qė s'kishte arritur nė pjekurinė e kulturės as tė mendimit politik. Pastaj ndodhej e ndodhet midis armiqsh qė s'mendonin e s'mendojnė tjetėr politikė kundrejt saj veē atė tė copėtimit dhe tė pushtimit. Kėta do tė pėrdornin tė gjitha intrigat dhe mjetet e pėrēarjes, nė njė vend aq tė varfėr, pėr t'i gėlltitur kantonet njėrin pas tjetrit. Pra, as gjendja e brendėshme as rrethanat e jashtėme tė Shqipėrisė nuk janė si ato tė Zvicrės. Shqipėria s'mund tė mbahej e s'mund tė mbahet nė kėmbė veēse nėn njė administratė tė pėrbashkėt, si shtet i pėrqendruar. Ēdo ndarje nė krahina e kantone do t'ishte vdekja e saj, zhdukja e saj pėrgjithmonė nga harta gjeografike.

    Prandaj qeveria e Vlorės u vu t'a organizonte vendin nėn njė administratė tė pėrqendruar, duke e ndarė vetėm nė prefektura, nėnprefektura e krahina. Mė 22 Nėntor 1913, shpalli edhe njė ligj organik tė quajtur "Kanuni i pėrtashėm i administratės civile tė Shqipėrisė". Administrimi i vendit ishte parashikuar nė njė mėnyrė mjaft demokratike, sepse prefekti, nėnprefekti dhe krahinari duhej tė merrnin pėlqimin e kėshillit administrativ dhe tė kėshillit tė pėrgjithshėm tė rrethit ose tė qarkut pėr ēdo masė qė kish tė bėnte me t'ardhurat, shpenximet, zhvillimin ekonomik e mbarėvajtjen e krahinės sė tyre. Kurse fuqia gjyqėsore duhej t'ishte e pavarur nga administrata, e drejta civile do tė ndahej prej sheriatit (domethėnė prej gjyqit tė kadilerėvet) dhe komuniteti mysliman do tė shkėputej prej mvarėsisė sė Sheh-yl-Islamit. N'administratėn shtetėrore u fut gjuha shqipe, dhe nėpunėsit qė s'e dinin shkrimin e saj u detyruan t'a mėsonin. Kėto vendime, qė sot na duken tė parėndėsishme, ishin njė punė e madhe pėr n'atė kohė. Ēėshtja e arėsimit, qė ishte bėrė shkak i aq luftash e pėrpjekjesh ē'prej Lidhjes sė Prizrendit e tėhu, nuk mund tė mos tėrhiqte vėmendjen e qeverisė sė Vlorės. Shkollat shqipe duhej tė hapėshin nėpėr qytete e fshatra. Pėr tė gatitur mėsuėsit, tė cilėt mungonin, Ministria e Arėsimit vendosi tė ēelte nga njė shkollė normale nė ēdo qendėr prefekture. Shqiptarėt e mėsuar duhej tė vihėshin vullnetarisht nė shėrbim t'arėsimit kombėtar. Mbasi t'ardhurat e shtetit ishin fare tė pakta, qeveria shpresonte t'i jepte shtytje zhvillimit ekonomik dhe organizimit tė vendit me ndihmėn e huas ndėrkombėtare. Pasi u shpall pavarėsia, shteti shqiptar vendosi tė vinte dorė mbi pasuritė e shtetit turk dhe ēifliqet e Sulltanit nė Shqipėri, lart nga 55.000 hektarė tokė. Kėto prona ndodhėshin sidomos nė fushėn e Myzeqesė, po edhe nė Shqipėrinė e Mesme e tė jugės, prej Durrėsit dhe Kavajės gjer nė rrethet e Sarandės e tė Delvinės. Si duket, Ismail Qemali kishte ndėr mend tė bėnte edhe njė reformė agrare, me sa kuptohet nga njė fjalim qė ai mbajti nė Vlorė, mė 22 Tetor 1913. Por ngjarjet u zhvilluan ndryshe. Nė rrėmujėn qė u krijua pastaj, njė pjesė tė tokavet tė shtetit e pėrvetuan bejlerėt e mėdhenj, sidomos Vrionasit, nė Myzeqe, dhe Toptanasit, nė Shqipėrinė e Mesme. Mendimet dhe vendimet e qeverisė sė Vlorės tregojnė qėllimin e mirė tė saj, por nuk mundėn tė vihėshin nė zbatim.

    Njė nga shkaqet e pėrēarjes dhe tė mjerimit kombėtar u bė Esad Toptani. Me anėn e intrigavet, kėrcėnimevet dhe shpifjevet mė t'ulėta, ky u pėrpoq t'a pėrmbyste qeverinė e Vlorės dhe kėrkoi qė Ismail Qemali tė shkonte nė Durrės, ku ishte baza e forcės s'Esadit, pėr tė formuar bashkė me kėtė njė qeveri tė re. Kur e pa se qeveria e Vlorės nuk ishte e gatishme t'i nėnshtrohej vullnetit tė tij, Esadi i kėputi lidhjet me atė, mblodhi nė Durrės njė "Pleqėsi" tė Shqipėrisė sė Mesme dhe, mė 12 Tetor 1913, u shpall qeveri mė vehte. Pastaj nisi luftėn e hapėt kundėr qeverisė sė Vlorės pėr t'a shtrirė sundimin e tij nė jugė e nė veri. U pėrpoq tė shtinte nė dorė Elbasanin me anėn e Dervish Bej Biēakut dhe tė ca kapistrave tė tjerė, por nuk mundi, sepse qytetin e mprojti me forcė Aqif Pashė Biēaku, i cili ishte njė atdhetar i shquar i lėvizjes kombėtare dhe besnik i qeverisė sė Vlorės. Nga ana e veriut, Esadi e shtriu ndikimin gjer nė Dibėr e Mat, por te Bregu-i-Matit fuqia e tij ndeshi nė qėndresėn e Dedė Cokut dhe s'mundi tė kapej nė krahinėn e Leshit.

    Kėshtu, nė Shqipėrinė e pashkelur, u krijuan dy pushtete kundėr njėri-tjetrit, ai i qeverisė sė Vlorės dhe ai i "Pleqėsisė" sė Durrėsit. Rreth kėtyre dy qendrave u ndanė edhe shqiptarėt e asaj kohe, sipas interesavet, prirjevet dhe mendėsisė sė tyre. Me qeverinė e Vlorės u bashkuan pėrgjithėsisht atdhetarėt, pėrparim-dashėsit, ata qė kėrkonin njė Shqipėri tė vėrtetė, tė lirė e tė pavarur. Rreth Esadit u mblodhėn mbeturitė e feudalizmit, ēifligarėt e mėdhenj, turkomanėt, ata qė iu trembėshin reformavet dhe politikės demokratike t'Ismail Qemalit. M'e keqja ishte se Esad Toptani nuk kish asnjė ndjenjė kombėtare, bashkėpunonte me armiqtė e Shqipėrisė duke iu bėrė ēdo lėshim, mjaft qė ai vetė tė mbetej sundimtar i njė copė vendi,

    Kėsaj pėrēarjeje tė brendėshme i shtohej tmerri qė pėrhapnin ushtėritė serbe e greke, tė cilat mbanin tė shkelura, pėrveē Kosovės dhe Ēamėrisė, njė pjesė tė mirė krahinash qė i qenė njohur shtetit shqiptar. Edhe pasi Konferenca e Londrės vendosi mbi kufijtė e Shqipėrisė, ushtėria serbe qėndroi nė njė t'ashtuquajtur "kufi strategjik", qė pėrfshinte malėsitė e veriut pėrtej Drinit duke dalė gjer nė Mat. Qeveria e Belgradit kishte nevojė gjoja pėr kėtė vijė "strategjike", si njė masė mprojtėse kundrejt sulmeve tė Shqiptarėvet. Kurse Greqia mbante tė pushtuara krahinat e Korēės dhe tė Gjirokastrės. Me tė dyja kėto fuqi kishte lidhje tė ngushta Esad Toptani.

    Nė pjesėt e shkelura tė Shqipėrisė, Serbia vendosi njė regjim tmerri duke djegur e vrarė me shumicė jo vetėm burra, po edhe gra, pleq e fėmijė. Ky vepėrim ēfarosės kundrejt racės shqiptare u legalizua me anėn e njė dekreti qė nxori mbreti Pjetėr mbi "Sigurimin e Shtetit", i cili ua linte nė dorė forcavet ushtarake tė merrnin kundėr Shqiptarėvet ēdo masė qė t'a shihnin tė nevojshme pėr tė mbajtur rregullin dhe qetėsinė. Nė pėshtetje tė kėtij "ligji", "ēlironjėsit" serbė, sikurse Grekėt nė jugė, u derdhėn mbi popullin shqiptar si egėrsirat e kohėve mė t'errėta tė barbarisė, dhe e bėnė vendin gjak, gėrmadha e kufoma tė llahtarshme. Megjithėse "diplomacia" evropiane u pėrpoq sa mundi pėr t'ia fshehur kėto skena tė neveritshme opinionit publik tė Perėndimit dhe pėr t'i paraqitur Serbėt e Grekėt, jo si hiena qė hanin mish njeriu, por si "engjėjt e Krishtit", xheku gjendej akoma n'atė kohė njė fije ndjenje njerėzore, sepse shkalla morale nuk kishte rėnė aq poshtė siē u lavir mė pastaj nga komunizmi dhe nazizmi. Mė 1913, Instituti Carnegie dėrgoi nė Kosovė dhe nė Shqipėrinė e veriut njė komision ndėrkombėtar pėr tė hetuar gjendien. "Kuptohet menjėherė se Maqedonia nuk ėshtė "Serbi e Vjetėr", porsa qė populli i saj trajtohet si armik", shėnonte raporti i komisionit. Dhe vazhdonte mė tutje: "Diegie shtėpish dhe fshatrash, vrasje me grumbuj nė popullsinė e ēarmatosur e tė pafajshme, pėrdhunime tė pashembullta, grabitje e mizori tė ēdo lloji; kėto janė mjetet qė trupat serbo-malazeze kanė pėrdorur dhe pėrdorin akoma pėr t'ua ndėrruar krejt fizionominė ethnike krahinavet qė banohen tėrėsisht prej Shqiptarėsh".

    Me mijėra gra e fėmijė qė kishin shpėtuar pa u djegur gjallė, ose pa u grirė nga plumbat dhe bajonetat, xvarnisėshin si hije nėpėr malet me dėborė, t'urėt, tė rreckosur e mbetur kockė e lėkurė. Nga shkonin? Ku drejtohėshin? As ata s'dinin, veēse iknin tė hutuar porsi fantazma tė heshtura, duke kėrkuar strehė a pėr t'u fshehur pyjevet. Po edhe kur nuk i kapte armiku pėr t'i munduar akoma, pėr t'i shnderuar, pėr t'i therur, shumica e kėtyre fatzezve vdisnin palmuē me grumbuj nga uria dhe tė ftohtit. Kush do t'iu jepte ndihmė, kush do tė tregonte mėshirė pėr ta? Ndoshta dėbora, duke iu hedhur mbi kufomat njė mbulesė tė bardhė...

    Disa filantropė amerikanė provuan t'i merrnin nė film kėto fantazma tė mjeruara dhe fshatrat e tyre djegur shkrumb e hi, me qėllim qė tė preknin ndjenjat e Evropianėvet. Por politika nuk ka ndjenjė! Diplomacia e fuqivet tė mėdha bėnte ēmos pėr t'ia fshehur kėto tmerre opinionit publik: interesi pėrpara sė gjithash !

    Nėpėr katundet ku popullsia s'kishte mundur t'ikte, pas vrasjevet dhe plaēkitjevet tė zakonshme, fillonin dėfrimet shtazore t'ushtarėvet serbė e malazez, tė cilėt, fryrė me mish dhe me gjėnė e rrėmbyer tė malėsorėvet, i nxirnin kėta nė mes tė natės duke i rrahur pėr t'iu gjetur raki e verė. Pastaj shtrihėshin tė dehur si derrat nė lerė, me pėllitje kėngėsh si kėto: "O bozhe, bozhe, bez uino ne se mozhe!" (O Zot, o Zot, pa verė s'jetohet dot).

    Sikur nuk patėn mjaftuar ato qė bėri gjatė dimrit, ushtėria serbe lėshoi njė tjetėr valė tmerri mbi popullsinė e zonės "strategjike" qė mbante tė pushtuar. Pėr t'i shtrėnguar banorėt e atyre vendeve qė tė kėrkonin bashkimin me Serbinė, kumanda ushtarake shpalli shtet-rrethimin, iu preu malėsorėvet rrugėt dhe u a ndaloi zbritjen nė qytete pėr tė blerė drithė. Me mijėra familje u kėrcėnuan tė vdisnin nga uria. Ata fshatarė qė provonin tė zbrisnin fshehurazi nėpėr qytete, vritėshin prej rojevet serbe qė kishin zėnė tė gjitha shtigjet.

    Thirrjet e popullit tė mjerė dhe protestat e qeverisė sė Vlorės drejtuar fuqivet tė mėdha nuk i dėgjonte askush. Atėhere Shqiptarėt u detyruan tė rroknin edhe njėherė armėt pėr tė vdekur duke luftuar. Se ushtėria serbe i shtrėngoi aq keq e iu bėri aq tė liga, siē njoftonte Ismail Qemali, sa qė nga dėshpėrimi burra e gra zgjodhėn vdekjen si tė vetėmin shpėtim ndaj shnderimit, rrėmbimit dhe vrasjes.

    Kryengritja nisi nė Shtator, nė krahinat shqiptare tė Maqedonisė, Dibėr, Tetovė e Gostivar, dhe pastaj u pėrhap nė Rrafshin e Dukagjinit, ku malėsorėt u derdhėn pėr tė ēliruar Gjakovė e Prizrend. Pas disa luftimesh tė rrepta, Shqiptarėt ēliruan Dibrėn e Madhe ku ngritėn menjėherė flamurin e tyre. Ushtėria serbe, e zėnė ngushtė, u tėrhoq nga Ohri e Struga pėr t'iu bėrė ballė kryengritjevet nė Kosovė dhe nė pjesėn e brendėshme tė Maqedonisė. Zjarri i luftės po vinte duke u pėrhapur. Grumbulli i refugjatėve kosovarė nė Shqipėri ishte gati tė vėrsulej pėr ēlirimin e Kosovės. Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Buletini e tė tjerė nuk i njihnin kufijtė e caktuar prej Konferencės sė Londrės dhe pėrpiqėshin t'organizonin nė Kosovė njė kryengritje tė pėrgjithshme pėr tė thyer zgjedhėn e robėrisė. Qeveria e Vlorės, sadoqė zyrtarisht duhej t'iu mbahej vendimevet tė fuqivet tė mėdha, e pėrkrahte tėrthorazi lėvizjen irredentiste kosovare me aq sa kishte nė dorė. Nė qeveri bėnin pjesė edhe Kosovarė, si Mehmet Pashė Deralla, ministri i Luftės, dhe Hasan Prishtina q'u emėrua mė vonė, nė kohėn e ngjarjevet tė Shtatorit. Kjo tregon se Kosova shikohej si pjesė e pandarė e atdheut dhe se shpresat e ēlirimit tė saj ishin akoma tė gjalla, siē pėrmblidhėshin nė fjalėt e Ismail Qemalit: "Kosova ka qėnė dhe do tė jetė shqiptare".

    Pėr tė shtypur kryengritjen, ushtėria serbe kundėrsulmoi nė tri drejtime: njė pjesė e saj ripushtoi Dibrėn e Madhe, Ohrin, Strugėn, dhe arriti afėr Pogradecit; njė pjesė e dytė u nis nga Peshkopia dhe iu fut Lumės, pėr tė goditur prapa krahėvet kryengritėsit shqiptarė qė luftonin rreth Prizrendit; ndėrsa fuqi tė tjera iu ranė Shqiptarėvet pėrballė.

    Kėtė radhė ushtėria serbe gjeti shkak pėr tė ēfarosur popullsinė me burra, gra e fėmijė, pėr t'i djegur fshatrat rrafsh me themel e pėr tė mos lėnė gjė mė kėmbė. Veēanėrisht nė Lumė, bėri vrasje e mizori tė hatashme. Gazeta socialiste serbe "Radniēke Novine" (Lajmėtari i Puntorisė) botonte mė 22 Tetor 1913 letrėn e njė ushtaraku serb qė ia dėrgonte nga Luma: "Nuk kam kohė tė tė shkruanj shumė gjatė, por dua vetėm tė tė them se kėtu po bėhen gjėra tė llahtarshme. Mė pėrqeth tmerri kur i shoh, dhe pyes vetvehten sesi njerėzit mund tė jenė kaq barbarė sa tė kryejnė mizori tė kėtilla. Prej kėsi pamjesh tė neveritet jeta! Mund tė tė them qė Luma u shua krejt. Nuk sheh veēse kufoma, pluhur e hi. Fshatra me nga njėqind e dyqind shtėpi kanė mbaruar fare e s'ka mbetur nė to rob i gjallė. I mbledhim njerėzit nė grupe prej dyzet a pesėdhjetė vetash dhe i ēajmė me bajoneta gjer sa japin shpirt tė gjithė". Gazeta serbe pėrfundonte me kėto fjalė: "Miku i ynė na rrėfen gjėra mė tė tmerrshme akoma, por nuk po i botojmė se s'mund t'i durojė ndėrgjegjia e njeriut". Gjėrat mė tė tmerrshme akoma, pėrveē vrasjeve e shnderimeve do tė kenė qėnė prerja e hundėve dhe e buzėve pėr sė gjalli (zakon barbar i njohur n'ushtėrinė serbo-malazeze) e tė tjera mizori shtazarake si kėto.

    Ato qė pėrmban letra e ushtarakut serb nuk janė aspak tė tepėruara, sepse jo vetėm ka akoma prej atyre viseve Shqiptarė qė i mbajnė mend, por tė njėjtat gjėra vėrtetohen afėr-ngjat edhe nga raporti i Komisionit Carnégie. Njė franēeskan i ardhur qė andej, dėshmonte se kishte parė shumė kufoma fėmijėsh tė vrarė me bajonetė.

    Pas kėtyre skenave perqethse, ėshtė e kotė tė flitet pėr plaēkitje e rrėmbime.

    Pėrpara kėtij tmerri, njė pjesė e popullsisė s'atyre krahinave u shpėrngul dhe zbriti nė Shqipėrinė e Mesme. Duke marrė si shkak kryengritjen e Shqiptarevet, Serbia provoi pėrsėri tė delte nė detin Adriatik. Me bashkėpunimin e Esad Toptanit, desh tė pushtonte Shqipėrinė e Mesme dhe tė pėrmbyste qeverinė e Vlorės. Por kjo mėsymje e dytė e Serbisė pas caktimit tė kufijvet tė shtetit shqiptar, nuk mund tė mos e ēonte durimin e Vienės gjer atje ku s'mbante. Mė 18 tė Tetorit, Austro-Hungaria i dha njė ultimatum Belgradit, qė tė njihte vendimet e Konferencės sė Londrės dhe t'i lėshonte tokat e Shqipėrisė politike brenda tetė ditėve. E kėshilluar nga Rusia dhe Franca, dhe e bindur se pėrndryshe Austro-Hungaria do tė pėrdorte forcėn, qeveria serbe u detyrua t'a tėrhiqte ushtėrinė brenda kohės sė caktuar. Por Grekėt nuk po largohėshin nga Shqipėria e jugės.

    Pėrveē tė ligavet qė bėnė ushtėritė e shtetevet fqinjė dhe pėrēarjes qė solli Esad Toptani, punėt e brendėshme tė Shqipėrisė u koklavitėn edhe nga ndėrhyrjet e Turqvet, tė cilėt nuk vonuan tė dėrgonin agjentėt e tyre. Pas armėpushimit qė iu kėrkoi Turqia Aliatėvet ballkanikė, mė 3 tė Dhjetorit 1912, Turqit e Rinj erdhėn pėrsėri nė fuqi, mė 20 Jenar 1913, dhe i rifilluan luftimet mė 3 tė Shkurtit. Po edhe kėtė radhė u thyen dhe kėrkuan armėpushimin, nė Prill 1913. Ndonėse nuk kishte mė kufij tė pėrbashkėt me tokat shqiptare, Turqia nuk e njohu menjėherė pavarėsinė e Shqipėrisė dhe vazhdoi t'a shikonte atė vend si pjesė tė Perandorisė Otomane. Kur Turqit e Rinj i rifilluan luftimet me Aliatėt ballkanikė, u pėrpoqėn tė bėnin pėr vehte edhe Shqiptarėt duke iu premtuar kėtyre ēlirimin e krahinavet tė shkelura prej armiqvet dhe njohjen e njė Shqipėrie autonome me kufijtė e saj tė natyrshėm. Kjo ide nisi tė gjente pėshtetje nė disa qarqe shqiptare, kur u pa se armiqtė ballkanikė e muarėn vendin nėpėr kėmbė dhe fuqitė e mėdha po e trajtonin si plaēkė tregu. U kuptua se Shqiptarėt s'mund tė kishin tjetėr pėrkrahės ose aliat nė Ballkan pėrveē Turqisė. Prandaj njė pjesė e tyre u kthye nė mendimin e vjetėr, se mė mirė njė Shqipėri e plotė me tė gjitha krahinat dhe autonome nėn Sulltanin, se sa njė shtet shqiptar gjysmak e gjoja i pavarur. Pėrēapjet e njė politike tė kėtillė pranė Turqve tė Rinj, nė Stamboll, i bėri njė komitet Shqiptarėsh (shumica Kosovarė), i cili u formua pas gjendjes qė krijoi Lufta ballkanike. Kėta ishin pėrgjithėsisht nga turkomanėt e zakonshėm, por ideja e tyre kėtė radhė pėshtetej nė nj'arėsye tė shėndoshė kombėtare: mė mirė njė Shqipėri e bashkuar, qoftė edhe autonome nėn Sulltanin, se sa njė gjysėm shteti shqiptar, artificialisht i kėputur nė mes, dhe gjoja i pavarur. Kjo ide vazhdoi tė pėrhapej sidomos pas datės sė 22 Marsit 1913, kur fuqitė e mėdha vendosėn t'iu lėshonin krahina tė gjera shqiptare Serbisė dhe Malit-tė-Zi. Ndonėse n'atė kohė Turqia u mund pėr sė dyti dhe nuk vonoi tė kėrkonte paqen, vėshtrimin e saj s'desh t'a hiqte prej Shqipėrie. Nisi tė dėrgonte nga Stambolli agjentė tė fshehtė pėr tė shtytur dhe organizuar njė lėvizje shqiptare, e cila do tė kishte si program autonominė e Shqipėrisė, me njė princ mysliman nė krye, nėn mvarėsinė e Sulltanit. Princi mysliman duhej t'ishte mundėsisht prej origjine shqiptare, por i pranuarshėm prej Turqisė. Nė njė kongres qė mbajtėn Turqit e Rinj, nė Gusht 1913, si princ tė Shqipėrisė propozuan Izet Pashėn, ministrin turk tė Luftės, me origjinė shqiptare.

    Kjo ide u pėrforcua kur Bullgaria u kthye kundėr aliatėvet tė vjetėr, Serbi e Greqi, dhe nisi t'afrohej me Turqinė pėr tė krijuar njė aliancė tė dytė nė Ballkan. Nė Luftėn ballkanike, grushtin mė tė rėndė Turqisė ia dhanė Bullgarėt, kurse pėrfitimin mė tė madh e platėn Greqia me Serbinė. Kjo e fundit, nė kundėrshtim me traktatin serbo-bullgar tė 13 Marsit 1912, e mori pėr vehte Maqedoninė. Nga kėto zemėrime, Bullgaria iu shpalli luftė Serbisė dhe Greqisė, mė 29 Qėrshor 1913. Kurse Rumania i shpalli luftė Bullgarisė mė 10 Korrik, dhe pushtoi Dobruzhėn. Kėsaj pėrleshjeje tė dytė ballkanike i dha fund traktati i Bukureshtit, qė u nėnshkrua mė 10 Gusht 1913. Kėshtu Bullgarisė s'i mbetej tjetėr miqėsi nė Ballkan veēse t'afrohej me Turqinė pėr tė formuar njė lidhje turko-bullgare, e cila mund tė kishte edhe pėrkrahjen e Austro-Hungarisė. Siē ishte e logjikshme, kjo lidhje u pėrpoq tė tėrhiqte n'anė tė saj edhe Shqipėrinė kundėr Serbisė dhe Greqisė. Shqipėria ishte njohur shtet asnjanės, nėn garantinė e gjashtė fuqivet tė mėdha, e prandaj s'mund tė merrte zyrtarisht pjesė nė njė aliancė ushtarake qė drejtohej kundėr fqinjėvet tė saj. Por kishte mėnyra tė tėrthorta pėr tė pėrkrahur vepėrimin turko-bullgar, si pėr shembull me anė ēetash e duke shtytur nė kryengritje krahinat shqiptare tė pushtuara prej Serbisė dhe Greqisė.

    Plani i njė lidhjeje turko-bullgaro-shqiptare ishte mjaft tėrheqės pėr Shqiptarėt, tė cilėt nuk shihnin tjetėr udhė sesi t'i bashkonin gjymtyrėt e shkėputura t'atdheut. Tė parėt qė u vunė nė lėvizje qenė Kosovarėt, duke i shtuar pėrpjekjet e tyre nė Stamboll. Kėshtu, nė rastin e njė kryengritje kundėr Serbisė, Kosovarėt do tė kishin edhe pėrkrahjen e Bullgaro-Maqedonasvet. Nė jugė, ishin vėnė nė lėvizje edhe Vllehtė e Pindit pėr t'u shkėputur nga Greqia dhe pėr t'a bashkuar krahinėn e tyre me shtetin shqiptar. Nė kėtė drejtim i shtynte jo vetėm Rumania, po edhe dėshira e tyre, mbasi Vllehtė kanė shkuar gjithmonė mirė me Shqiptarėt.

    Nė kėto kushte, qeveria turke mendoi t'a zgjeronte vepėrimin e saj nė Shqipėri duke dėrguar tė tjerė agjentė, tė kryesuar prej majorit Beqir Grebeneja. Ky ishte njeri i zoti dhe mundi tė hynte nė lidhje me disa krerė e qarqe tė ndryshme tė Shqipėrisė s'asaj kohe, duke bėrė propagandė pėr "princin mysliman", pranė fanatikėvet, ose pėr ēlirimin e krahinavet tė robėruara pranė atdhetarėvet. Mbasi nė Shqipėri nuk kishte njė mendim politik tė pėrcaktuar mirė, agjentėt turq i flisnin gjithkujt atė gjuhė qė i pėlqente, sepse qėllimi i tyre ishte tė kėthenin shumicėn nė vijėn e bashkėpunimit me Turqinė. Kjo e fundit i ishte trembur zgjerimit tė Greqisė dhe tė Serbisė, prandaj kėrkonte mbėshtetje nė Ballkan, tek Bullgarėt dhe Shqiptarėt. Agjentėt e saj ishin tė mirėpritur prej turkomanėvet dhe klerit fanatik mysliman, veēanėrisht nė Shqipėrinė e Mesme, ku Esad Toptani desh t'a shfrytėzonte kėtė lėvizje pėr interesat e tija. Beqir Grebeneja u vu t'organizonte kėtu edhe komitete tė fshehtė, qė kishin pėr qėllim tė sillnin njė princ mysliman dhe t'a lidhnin pėrsėri vendin me Turqinė. Por mbasi ndjenjat kombėtare dhe ideja e pavarėsisė mbahėshin mjaft tė forta rreth qeverisė sė Vlorės, agjentėt turq u detyruan tė hynin nė bisedime tė drejtpėrdrejta me udhėheqėsit e kėsaj rryme dhe me disa krerė tė Kosovarėvet, duke iu premtuar ndihmėn e Stambollit pėr bashkimin e pjesėvet tė shkėputura tė Shqipėrisė - Kosovė e Ēamėri - nė njė shtet shqiptar autonom, ose edhe tė pavarur. Ka shumė tė ngjarė qė Beqir Grebeneja tė jekė takuar fshehtazi edhe me Ismail Qemalin, i cili sigurisht e kuptonte se s'kish mbetur tjetėr shpresė pėr ēlirimin e krahinavet tė robėruara veēse nėpėrmjet tė njė aliance me Turqinė dhe Bullgarinė, sidomos kur afrimi i kėtyre tė dyjave pėrkrahej prej Austro-Hungarisė. Nė kėtė drejtim punonte edhe konsulli i Bullgarisė nė Vlorė, Pavllov, i cili duhet tė ketė pasur bisedime me Ismail Qemalin. Mirėpo ēėshtja e aliancavet paraqitej fort e vėshtirė pėr qeverinė e Vlorės, sepse Shqipėria ishte njohur shtet asnjanės prej fuqivet tė mėdha.

    Ndėrkaq, Komisioni ndėrkombėtar i Kontrollit kishte arritur nė Vlorė, nė muajin e Tetorit 1913. Vetė Ismail Qemali iu kishte bėrė njė thirrje fuqivet tė mėdha qė t'a dėrgonin sa mė parė, pėr tė liruar vendin nga ushtėritė e huaja dhe pėr tė sjellė bashkimin e shtetit shqiptar. Ndonėse pėrfaqėsonjėsi i Austro-Hungarisė dhe ai i Italisė kėrkuan qė Komisioni i Kontrollit t'a njihte qeverinė e Vlorės si qeveri kombėtare pėr tėrė Shqipėrinė, ata tė tjerėt nuk deshėn. Kėshtu, si qeverinė e Vlorės edhe "Pleqėsinė" e Durrėsit, Komisioni vendosi t'i shikonte njėlloj, si autoritete lokale. Nė tė njėjtėn kohė u largua prej Shkodre Komisioni Ushtarak Ndėrkombėtar, duke lėnė nė qytet vetėm njė fuqi tė vogėl nėn kumandėn e kolonelit anglez G. Philips, qė hyri nėn urdhėrat e Komisionit tė Kontrollit. Mbasi ishte parashikuar qė nė Komisionin duhej tė kishte edhe njė pėrfaqėsonjės shqiptar, si i tillė u paraqit dhe u pranua Myfit Bej Libohova. Puna e parė qė duhej tė bėnte Komisioni ishte organizimi i gjindarrnėrisė dhe bashkimi i tėrė vendit nėn njė administratė. Pėr t'organizuar gjindarmėrinė, kish ardhur njė grup oficerėsh holandezė nėn drejtimin e kolonelavet De Veer dhe Thomson. Kėta krijuan brenda pak kohe njė gjindarmėri shqiptare prej 1000 vetash dhe me nja 30 oficerė, gati pėr tė marrė nė dorėzim vendet qė do tė lironte ushtėria greke.

    Nė Nėntor 1913, sipas propozimit t'Austro-Hungarisė dhe t'Italisė, fuqitė e mėdha zgjodhėn si Princ tė Shqipėrisė princin gjerman Wilhelm von Wied. Ky u shikua si m'i pėrshtatshmi pėr dy arėsye: e para, ishte protestant dhe s'kishte tė bėnte me asnjėrėn nga tė tri fetė e Shqipėrisė; e dyta, ishte Gjerman, dhe Gjermania s'ishte drejtpėrdrejt e pėrzjerė nė punėt e Shqipėrisė. Lajmi i caktimit tė "Mbretit" u prit nė Shqipėri prej atdhetarėvet dhe shumicės sė popullit me gėzim tė madh. Tė gjorėt Shqiptarė kujtonin se me ardhjen e tij tė gjitha punėt do tė rregullohėshin si me magji: ushtėria greke do t'a lėshonte vendin, krahinat do tė bashkohėshin, qetėsia, rregulli, do tė vihėshin kudo dhe, pas aq lemerie e gjaku tė derdhur, gjithkush do tė mblidhej nė vatrėn e tij. Edhe Esad Toptani, pėr tė mos iu dalė kundėr fuqivet tė mėdha, bėri sikur e priti mirė caktimin e Wied-it, por nga ana tjetėr vazhdoi propagandėn nėn dhet pėr "princin mysliman".

    Komisioni ndėrkombėtar i Kontrollit nisi tė merrej me organizimin e vendit duke bashkėpunuar me qeverinė e Vlorės, po edhe me "Pleqėsinė" e Durrėsit. Siē e pamė mė sipėr, qeveria e Vlorės nxori, mė 22 Nėntor 1913, njė ligj organik pėr administratėn civile tė Shqipėrisė. Por tani qė kishte mbi krye Komisionin ndėrkombėtar tė Kontrollit, veprimtaria e saj erdhi duke u pakėsuar. Dhe mbasi njerėzit, sidomos bejlerėt e Shqipėrisė, anojnė zakonisht andej nga shohin forcėn, disa prej tyre filluan tė shkėputėshin nga rrethi i Ismail Qemalit. Pėrveē kushėrinjve tė tij Vloraj, ky kishte pasur edhe kundėrshtarė tė tjerė nga ata qė bėnin pjesė nė qeveri, si Myfit Bej Libohovėn, tė cilėt zunė t'anonin nga forca e Esad Toptanit, ose t'iu bėnin lajka "patronėvet" tė huaj duke spiunuar e shpifur kundėr Ismail Qemalit.

    Komisioni Ndėrkombėtar kishte rėnė n'erė t'agjentėvet turq dhe urdhėroi gjindarmėrinė tė bėnte njė kontrollim tė rreptė nė qytetin e Vlorės dhe n'anijet qė ndodhėshin nė liman. Pas njė shtet-rrethimi prej dy-tri ditėsh, ndėrmjet 6 dhe 8 Jenar 1914, gjindarmėria kapi nė qytet disa agjentė tė fshehtė turq, ndėr ta edhe Beqir Grebenenė, pėrveē nja 10-12 oficerė dhe afro 200 ushtarė qė u gjetėn n'anijet austriake. Kėta thanė se vinin prej Turqie pėr t'u riatdhesuar mbasi ishin Shqiptarė shumica. Me urdhėr tė Komisionit ndėrkombėtar tė Kontrollit u formua njė gjyq ushtarak, i kryesuar prej kolonelit holandez De Veer, qė dėnoi me burgime tė ndryshme njėzet e ca prej agjentėvet turq, ndėrsa Beqir Grebeneja u dėnua me vdekje (por nuk u ekzekutua). Fara e mbjellė prej agjentėve tė Turqisė dha si bimė lėvizjen e Rebelėvet, siē do t'a shohim mė poshtė.

    Pas kėtyre ngjarjeve dhe mbasi pėr sė shpejti pritej tė vinte Princi i Shqipėrisė, Ismail Qemali kėrkoi qė tė formohej njė qeveri e vetėme pėr tė gjithė vendin dhe u tregua i gatishėm t'ia lėshonte pushtetin nė dorė Komisionit tė Kontrollit. Ai shpresonte se n'atė mėnyrė do tė hiqej nga fuqia edhe Esad Toptani, dhe do tė mbyllej pėrēarja. Kėshtu, mė 22 Jenar 1914, qeveria e Vlorės dha dorėheqjen, Ismail Qemali u largua nga skena dhe shkoi tė jetonte nė Zvicėr.

    Komisioni i Kontrollit kėrkoi nga Esad Toptani qė t'a shpėrndante edhe ai "Pleqėsinė" e Durrėsit pėr t'i lėnė vendin njė qeverie kombėtare, e cila do tė formohej porsa tė vinte Princi. Por Esadi nuk dėgjoi me tė mirė, gjersa mori premtimin se do tė vente ai vetė nė krye tė njė komisioni shqiptar pėr t'i shpurė kurorėn Wied-it, nė Neuwied. Nė kėtė mėnyrė, dhe me tėrheqjen nga skena t'Ismail Qemalit, Esadi po e tregonte vehten si pėrfaqėsonjėsi m'i lartė i Shqipėrisė. Qėllimi i tij ishte qė t'a vendoste kryeqytetin nė Durrės dhe t'a merrte ai vetė kryesinė e qeverisė shqiptare. Rreth Esadit po mblidhėshin tani bejlerė e dallkaukė, majmunėt e pozitavet dhe tė pėrfitimevet.

    Nė se tmerri i ushtėrivet serbe u largua pėrkohėsisht nga krahinat e Shqipėrisė veriore (ndonėse vazhdonte gjithmonė nė Kosovė e Maqedoni), ushtėritė greke s'po e lėshonin Shqipėrinė e jugės. Tė kėqiat qė kishin bėrė kėto, sidomos nė Ēamėri, iu kallėn datėn Shqiptarėvet. Pėr t'u shkarkuar gjoja nga pėrgjegjėsia zyrtare e krimevet dhe e grabitjevet, qeveria greke organizoi ēeta hajdutėsh, nėn kumandėn e kriminelėvet tė neveritshėm Delijanaqi, Harilago, e tė tjerė, qė s'lanė gjė pa bėrė mbi Shqiptarėt. Njerėzia merrnin arratinė nga tė mundnin ose fshihėshin pyjevet, ku vdisnin nga uria, pėr t'i shpėtuar vrasjes mizore dhe shnderimit. Lart nga 25.000 kokė bagėti tė Ēamėrvet, pėrveē ushqimit dhe plaēkavet tė shtėpisė, u rrėmbyen qė nė ditėt e para prej bandavet greke. Po edhe autoritetet zyrtare s'mbetėshin pa punė: me urdhėr tė kolonelit Ebitis, u vranė mjaft ēamėr nė Prill tė vitit 1913. Kurse mė 1 Dhjetor t'atij viti, 72 burra tė zgjedhur nga parėsia e Filatit, Margėlleēit dhe Paramithisė u ftuan gjoja pėr t'iu paraqitur qeveritarit tė Janinės dhe u vranė qė tė gjithė nė katundin Selan, nė Sulin e Poshtėm.

    Pas caktimit tė kufijvet me Protokollin e Firencės, mė 17 Dhjetor 1913, fuqitė e mėdha kėrkuan nga Greqia qė t'i lėshonte krahinat e Shqipėrisė politike brenda njė muaji. Por Venizelloja, kryeministri dhelpėr i Greqisė, i kishte menduar kėto punė mė pėrpara. Ndėrsa Serbo-Malazeztė nuk gjenin asnjė mbėshtetje nė Shqipėrinė e veriut sepse Shqiptarėt, myslimanė e katolikė, ishin kundėr tyre, nė jugė paraqitej gjendja ndryshe: njė pjesė e Shqiptarėvet orthodoks ishin grekomanė, tė punuar me kohė prej shkollave greqishte e prej klerit grek, dhe mund t'i shėrbenin Greqisė si njė bazė pėr tė bėrė lodrėn e saj. Dhe lodra qė mendonte Venizelloja ishte kjo: dy krahinat jugore, Korēė e Gjirokastėr, tė shpallėshin si "shtet autonom" i Epirit tė Veriut (ose "Vorio-Epir", siē e quajtėn Grekėt) dhe tė veēohėshin nga Shqipėria. Pastaj do t'ishte fare i lehtė bashkimi i tyre me Greqinė. Edhe pse nė kėto dy krahina Myslimanėt dhe pjesa e Orthodoksvet atdhetarė pėrbėnin shumicėn e madhe, pjesa grekomane e Orthodoksvet i mjaftonte Venizellos si njė mbulesė pėr tė fshehur prapa tyre kriminelėt e prurė nga Gjiriti dhe prej viseve tė tjera tė Greqisė.

    Por qeverisė greke i duhej tė fitonte kohė, gjer sa tė pregatiste vėnien nė zbatim tė kėtij plani. Prandaj, mė 30 Dhjetor 1913, Venizelloja u pėrgjigj se do t'a tėrhiqte ushtėrinė prej krahinavet tė Shqipėrisė jugore pasi t'ishte zgidhur nė dobi tė Greqisė ēėshtja e ishujvet t'Egjeut. Ndėrkohė, ushtėria greke organizoi bandat famėkeqe tė quajtura "kompani tė shenjta" (hierolohitėt) me hajdutė dhe kriminelė tė lėshuar prej burgjeve tė Greqisė, dhe i vėrviti nė krahinat e Korēės e tė Gjirokastrės pėr t'a shkretuar vendin nė zjarr e nė gjak. Shpalli gjithashtu mobilizimin e pėrgjithshėm pėr Shqiptarėt orthodoks tė cilėt i shikonte si Grekė. Natyrisht, pjesa e atdhetarėvet nuk pranoi tė hynte n'atė trathėti tė fėlliqur dhe u mundua t'iu qėndronte Grekėvet bashkė me Myslimanėt. Por pati mjaft grekomanė qė u vėllazėruan me kriminelėt e Gjiritit dhe bėnė lodrėn e Venizellos. Disa prej kėtyre, Simo Marjani me shokė nė qarkun e Korēės e tė tjerė nga anėt e Pėrmetit, tė Delvinės e tė Gjirokastrės, u bėnė udhėheqėsit e Grekėvet dhe formuan banda tė rrezikshme kundėr popullsisė myslimane.

    Mė 13 tė Shkurtit 1914, fuqitė e mėdha, me anėn e njė note tė pėrbashkėt, ia kujtuan edhe njėherė qeverisė greke se duhej t'i zbraste tokat e Shqipėrise gjer nė mbarim tė Marsit, dhe se vetėm atėhere mund tė merrėshin parasysh kėrkesat e saja nė lidhje me ishujt e Egjeut. Por Venizelloja pėrgjigjej me mėnyra bizantine se "qeveria helenike zotohej tė mos shtynte kurrkėnd, drejtpėrdrejt as tėrthorazi, pėr tė kundėrshtuar vendimet e fuqivet tė mėdha nė lidhje me Shqipėrinė e jugės" etj. Me kėto fjalė donte tė thoshte se qeveria greke s'kishte tė bėnte nėqoftėse vetė "Epirotėt e Veriut" s'donin tė bashkohėshin me shtetin shqiptar. Kėtė paturpėsi cinike, prej atėhere e gjer mė sot, diplomacia greke e ka bėrė si njė rregull tė pandryshuarshėm kundrejt Shqipėrisė.

    Megjithatė, pėr tė mos ardhur nė kundėrshtim tė hapėt me fuqitė e mėdha, Venizelloja i dha urdhėr ushtėrisė sė rregullt qė t'a lėshonte Korēėn mė 1 Mars. Tė nesėrmen, hyri nė qytet gjindarmėria shqiptare dhe u vu njė administratė e varur prej Komisionit ndėrkombėtar tė Kontrollit.

    Por kjo ishte vetėm njė manevėr e qeverisė greke pėr t'iu treguar fuqivet tė mėdha se gjoja ajo po e tėrhiqte ushtėrinė e rregullt. Kurse nga ana tjetėr kish pregatitur shpalljen e "autonomisė s'Epirit tė Veriut" dhe hedhjen nė vepėrim tė "kompanivet tė shenjta", qė paraqitėshin si "forcė vorio-epirote". Prej njė t'ashtuquajturi "kongres" qė u mblodh nė Gjirokastėr mė 28 Shkurt 1914, nėn kryesinė e Jorgji Kristaq Zografit, grekoman nga fshati Qestorat i Gjirokastrės dhe ish-ministėr i Punėve tė Jashtėme tė Greqisė, u shpall "autonomia e Vorio-Epirit". U formua edhe njė "qeveri vorio-epirote" me Zografin si kryeministėr, Karapanon (ish-deputet grek) si ministėr i jashtėm dhe kolonel Dulis (oficer grek) ministėr i luftės. Ca ditė mė vonė, Himarioti Spiro Spiromilo, major n'ushtėrinė greke, shpalli "autonominė" e shtatė fshatravet tė Himarės.

    Menjėherė pas kėsaj tragjikomedie, Zografi bėri tė njohur se "as Greqia as fuqitė e mėdha nuk kishin tė drejtė tė ndėrhynin nė punėt e brendėshme t'Epirit tė Veriut" dhe kėrkoi nga Komisioni ndėrkombėtar i Kontrollit qė tė mos i lejonte forcat shqiptare tė shkelnin "kufijtė e kėtij shteti".

    Kur princi Wilhelm von Wied (ose Vidi, siē e quajtėn Shqiptarėt) zbriti nė Durrės mė 7 Mars l9l4, u ndodh pėrpara njė gjendjeje tepėr tė koklavitur. Ardhja e tij u prit me shumė gėzim dhe ngjalli shpresa qė s'mund tė plotėsohėshin. Vidi ishte i mirė ndoshta si njeri, por s'kishte as zotėsinė as mjetet e duhura pėr t'a nxjerrė vendin nga ajo gjendje. Si kryeqytet zgjodhi Durrėsin, ku ishte baza e forcės s'Esad Toptanit. Mė 17 Mars, u formua qeveria shqiptare nėn kryesinė e Turhan Pashė Pėrmetit, njė diplomat i vjetėr qė kishte qėnė ambasador i Turqisė nė Petrograd. Ndonėse Esad Toptani nuk u vu dot nė krye tė qeverisė, ai mbeti prapė se prapė njeriu m'i fuqishėm sepse mori dy ministritė mė tė rėndėsishme, tė Punėve tė Brendėshme dhe tė Luftės. Ky ishte njė nga gabimet e Vidit, qė i dha Esadit - kreu i tė gjitha intrigavet - dy vendet kyē nė qeveri. Gabimi tjetėr ishte qė nuk iu vuri fuqivet tė mėdha si konditė tė domosdoshme ēlirimin e krejt tokės shqiptare prej ushtėrivet greke pėrpara se ai tė vinte nė Shqipėri. E vetėmja dobi qė pati ndoshta vendi i ynė prej ardhjes sė Vidit ishte se ky u njoh si princ i Shqipėrisė prej gjithė fuqivet tė mėdha dhe shtetesh tė tjerė t'Evropės e tė Ballkanit, duke i dhėnė kėshtu pavarėsisė shqiptare njė vėrtetim ndėrkombėtar tė pamohuarshėm.

    Qeveria qė u formua nėn Vidin pėrbėhej prej ēifligarėsh a bejlerėsh tė mėdhenj tė cilėt, si gjithnjė, shikonin mė fort interesat e tyre se sa ato tė Shqipėrisė. Por sido qė tė kishte qėnė qeveria kombėtare, ata qė propozonin dhe vendosnin nė punėt e Shqipėrisė ishin tė huajtė: Kėshilli ndėrkombėtar i Kontrollit dhe kėshilltarėt e huaj qė rrethonin Princin. Pėr fat tė keq, nuk ishin as kėta nė njė mendje, sidomos kėshilltarėt austriakė dhe italianė. E dimė rivalitetin e vjetėr ndėrmjet Italisė dhe Austro-Hungarisė pėr ēėshtjen e ndikimit a tė sundimit tė tyre nė Shqipėri. Por gjatė Luftės ballkanike dhe vendimeve tė Konferencės sė Londrės, kėto dy fuqi kishin mbajtur njė politikė pak a shumė tė pėrbashkėt kundrejt Shqipėrisė. Kurse me ardhjen e Vidit, Italia e ndryshoi qėndrimin e saj dhe nisi tė bėnte njė politikė mė vehte nė lidhje me ēėshtjen shqiptare, kundėr Austro-Hungarisė dhe nė dėm tė madh tė Shqipėrisė. Duke pandehur se Vidi, si Gjerman, ishte m'i afėrt me Austrinė, Italia u vu tė gjente vegla midis Shqiptarėvet, e nė radhė tė parė Esad Toptanin. Filloi gjithashtu tė bėnte me Greqinė njė politikė mė vehte duke i lėshuar pe nė Shqipėrinė e jugės.

    Pas formimit tė qeverisė sė Durrėsit, kundėrshtimi i parė ndėrmjet fuqivet tė mėdha u ēfaq pėr ēėshtjen e huas qė do t'i jepej Shqipėrisė dhe pėr krijimin e bankės kombėtare tė saj. Austria kėrkoi edhe njėherė qė banka shqiptare tė krijohej me kapitale austro-italiane dhe huaja prej 75 milionė frangash ari, vendosur prej Konferencės sė Londrės, t'i jepej Shqipėrisė prej kėtyre dy shteteve. Por fuqitė e tjera e kundėrshtuan kėtė plan dhe nuk deshėn tė largohėshin nga mendimi i vjetėr, propozuar prej Francės, qė banka e Shqipėrisė dhe huaja tė plotėsohėshin me kapitale prej tė gjashtė tė mėdhenjvet.

    Statuti organik i Shqipėrisė, e para Kushtetutė e shtetit shqiptar, u hartua prej Komisionit ndėrkombėtar tė Kontrollit dhe u nėnshkrua prej tij, nė Vlorė, mė 10 Prill 1914. Ky statut s'ishte tjetėr veēse njė pėrmbajtje e vendimevet themelore qė pati marrė pėr Shqipėrinė Konferenca e Londrės, mė 29 Korrik 1913. Pra, sipas nenit 1 tė kėtij statuti, Shqipėria shpallej principatė kushtetutore, sovrane e trashėgimore, nėn garantinė e gjashtė fuqivet tė mėdha, tė cilat garantonin gjithashtu (neni 2) tėrėsinė dhe paprekshmėninė e tokės sė Shqipėrisė me kufijtė qė ato patėn caktuar. Shteti shqiptar ishte asnjanės (neni 3), dhe asnjanėsia e tij garantohej po prej gjashtė fuqivet tė mėdha. Nė fronin e Shqipėrisė njihej me tė drejta sovrane Princi Wilhelm von Wied, i cili ishte kryetari i administratės civile e ushtarake dhe emėronte kėshillin e ministravet. Gjuha zyrtare dhe e detyruarshme nėpėr shkollat ishte shqipja. Organi legjislativ i principatės sė Shqipėrisė ishte Asambleja Kombėtare, ku do tė zgjidhėshin, me anė zgjedhėsash tė dytė, nga tre deputetė pėr ēdo sanxhak; por n'Asamble do tė bėnin pjesė edhe pėrfaqėsonjėsit e tri fevet, komisari i lartė shqiptar pranė Bankės Kombėtare, dhe dhjetė antarė tė caktuar prej Princit. Nga ana administrative, Shqipėria ndahej nė 7 sanxhaqe (prefektura), qė nėndahėshin nė kaza (nėnprefektura), dhe kėto nė nahije (komune). Statuti organik caktonte institutet e larta tė shtetit, pėrbėrjen e forcavet t'armatosura, organizimin e degėvet tė ndryshme t'administratės, tė financavet, tė drejtėsisė, t'arėsimit etj. Garantonte lirinė e nėnshtetasvet, lirinė e veprimtarisė sė tyre politike, ekonomike e shoqėrore.

    Si shihet, statuti organik i jepte Shqipėrisė vendin e njė principate tė pavarur nė radhėn e shteteve t'Evropės. Pika qė mund tė kritikohej mė shumė ishte neni 4, me anėn e tė cilit principata Shqiptare detyrohej tė mbante nė fuqi traktatet, konventat dhe rregullimet ndėrkombėtare tė Perandorisė Otomane nė lidhje me konēesionet a privilegjet qė ajo iu kishte njohur tė huajvet nė tokat e Shqipėrisė. Kėto s'mund tė hiqėshin as mund tė ndryshohėshin veēse me vendimin e tė gjashta fuqivet tė mėdha.

    Por statuti organik i Principatės Shqiptare nuk pati kohė e mundėsi tė vihej nė zbatim: dy stuhi prej skėterre e pėrmbysėn shtetin e porsa-lindur: vėrshimi i Grekėvet, nė jugė, dhe kryengritja e Rebelėvet, nė Shqipėrinė e Mesme.

    Pasi shpallėn nė Gjirokastėr t'ashtuquajturėn qeveri "t'Epirit tė Veriut", Grekėt dhe grekomanėt i shtuan pėrpjekjet pėr t'u bėrė zotėr tė vendit. Koloneli holandez Thomson, i ngarkuar prej Komisionit tė Kontrollit si komisar pėr krahinat e jugės, shkoi nė Korfuz ku pati njė bisedim me Karapanon, pėrfaqėsonjėsin e "qeverisė sė Vorio-Epirit", pėr t'i gjetur njė rregullim ēėshtjes. Thomsoni, duke shprehur mendimet e Komisionit ndėrkombėtar tė Kontrollit, i cili s'donte tė kishte shumė kokėēarje, iu premtoi Grekėvet disa "tė drejta tė veēanta" pėr popullsinė e "Epirit tė Veriut". Por qeveria e Durrėsit nuk i pranoi kėto lėshime dhe u tregua kundėr ēdo forme autonomie pėr krahinat e jugės.

    Grekėt, duke parė qėndrimin e lėkundshėm tė Komisionit tė Kontrollit dhe mos-interesimin e fuqivet tė mėdha, provuan tė pushtonin prapė Korēėn me befasi, natėn mbė 2 Prill 1914. Ushtėria e rregullt e tyre ishte "tėrhequr" mė 1 Mars sa pėr tė gėnjyer fuqitė e mėdha, sepse nė tė vėrtetėn ata kishin lėnė forca tė fshehura brenda nė qytet dhe nėpėr fshatrat rreth Korēės, nėpėr shtėpitė e Orthodoksvet grekomanė. Kishin lėnė gjithashtu nė spitalin e Korēės njė numėr ushtarėsh gjoja "tė sėmurė" dhe "mjekėt" e tyre, qė nuk ishin veēse oficerė pėr tė drejtuar grushtin e befasisė nė ēastin e duhur. Kishin depot e fshehta t'armėvet, gjithmonė nėpėr shtėpitė e grekomanėvet ose nėpėr kishat orthodokse, si edhe njė rrjetė spiunėsh qė i ndėrlidhte mitropolia e Korēės me peshkopin grek nė krye.

    Tė pregatitur nė kėtė mėnyrė, Grekėt dhe grekomanėt i ranė Korēės natėn mbė 2 Prill 1914. Por gjindarmėria shqiptare, nėn kumandėn e majorit holandez G. Snellen, i theu forcat armike dhe i vuri pėrpara. Ky guxim iu dha zemėr Shqiptarėvet t'atij qarku, tė cilėt u ngritėn me shumicė, t'udhėhequr prej Themistokli Gėrmėnjit e tė kumanduar prej Sali Butkės me shokė, dhe u hodhėn kundėr bandavet greke e grekomane. Enthusiazmi qe i madh. Pas njė pėrpjekjeje tė rreptė qė bėnė nė Barmash me armiqtė "vorio-epirotė", Shqiptarėt ēliruan Kolonjėn dhe Leskovikun. Tė tjera fuqi vullnetarėsh u ngritėn nė kėmbė, ēliruan Pėrmetin, Tepelenėn dhe, nė ditėt e para tė Majit, arritėn gjer afėr Gjirokastrės, ku e kishte qendrėn e ashtuquajtura "qeveri e Vorio-Epirit". Bandat e Grekėvet dhe tė Shqiptarėvet grekomanė, duke u tėrhequr, dogjėn e vranė sa mundėn nėpėr fshatrat myslimane.

    Princ Vidi me qeverinė e Durrėsit shpresuan se erdhi rasti pėr t'i pėrzėnė Grekėt nga Shqipėria jugore dhe menduan tė pregatitnin njė fuqi prej 10.000 vullnetarėsh qė t'ua dėrgonin ndihmė luftėtarėvet tė jugės. Por ai qė do t'a vinte nė zbatim kėtė plan ishte ministri i Luftės, Esad Toptani, i cili nuk kishte asnjė dėshirė pėr tė ndihmuar "Toskėt". Ai e dinte se atė pjesė tė Shqipėrisė nuk do t'a kishte kurrė pas vehtes, prandaj s'mėrzitej fort sepse t'a merrnin Grekėt, me tė cilėt ishte nė lidhje. Kėshtu Esadi, jo vetėm qė s'tregoi vullnet tė mirė pėr tė mbledhur fuqi, por fshehu edhe njė sasi armėsh e municionesh qė u nisėn nga Durrėsi pėr nė jugė, dhe qė nuk arritėn kurrė !

    Kur panė vendosmėrinė e Shqiptarėvet dhe forcat e tyre qė arritėn gjer pėrpara Gjirokastrės, qeveria greke bashkė me Zografin iu paraqitėn fuqivet tė mėdha kėrkesa mė tė zbutura, nė dukje, por qė nė tė vėrtetė s'e ndryshonin aspak qėllimin dhe planin e Greqisė. Ishte njė manevėr pėr tė fituar kohė e pėr t'a pushtuar vendin ca nga ca. Grekėt kėrkonin tani, jo autonominė e plotė tė "Vorio-Epirit", por njė administratė tė veēantė pėr krahinat e Korēės e tė Gjirokastrės, tė cilat duhej tė kishin gjindarmėrinė e tyre tė pėrbėrė prej "vendasvet" dhe me oficerė grekė, ndėrsa gjuha shqipe mund tė pėrdorej bashkė me greqishten nėpėr zyrat dhe shkollat.

    S'do mend tė kuptohet se kjo ishte tallja mė pėrbuzėse dhe mė trashamane qė i bėhej kombit shqiptar nga ana e Greqisė dhe e fuqivet tė mėdha, tė cilat e pranuan kėtė propozim! Qeveria shqiptare e Durrėsit e kundėrshtoi sa mundi, po kush i pyeste Shqiptarėt? Tė mėdhenjtė e Evropės e ndjenin t'afėrt shpėrthimin e luftės, dhe s'donin t'i prishnin qejfin Greqisė pėr hatėr tė Shqiptarėvet. E para ishte Italia qė e ndau politikėn e vet prej asaj t'Austro-Hungarisė nė lidhje me Shqipėrinė dhe Greqinė. Duke menduar se Vidi ishte njeriu i Austrisė dhe se Durrėsi u bė i kėsaj, Italia ia vuri synė Vlorės dhe filloi intrigat me Greqinė pėr t'i rregulluar veēan ēėshtjet midis tyre. Me politikėn e saj mistrece, qeveria e Romės pranoi t'i bėnte lėshime Athinės nė Shqipėrinė e jugės nėqoftėse Venizelloja i largonte trupat greke prej ishullit tė Sazanit, pėr t'i lehtėsuar kėshtu Italisė pushtimin e Vlorės nė rast nevoje. Nga ana tjetėr, Komisioni ndėrkombėtar i Kontrollit s'mendonte veē si e si tė gjente rrugėn mė tė shkurtėr, pėr tė pasur sa mė pak andralla. Nė bazė tė raporteve tė kėtij, fuqitė e mėdha i kumtuan Venizellos, mė 24 Prill 1914, se ato ishin gati t'iu njihnin disa tė drejta "Vorio-Epirotėvet" dhe se mund tė pranonin edhe rishikimin e vijės sė kufirit greko-shqiptar. Cinizmi i tyre kundrejt Shqipėrisė s'kish si tė shkonte mė tutje, kur e dimė se ato vetė i kishin njohur ata kufij si tė pacėnuarshėm, nė vendimet e Konferencės sė Londrės dhe nė statutin organik qė Komisioni ndėrkombėtar i Kontrollit i dha shtetit shqiptar mė 10 Prill t'atij viti.

    Qeveria e Durrėsit me Princ Vidin s'patėn se ē'tė bėnin veēse t'ia linin nė dorė Komisionit ndėrkombėtar tė Kontrollit rregullimin e ēėshtjevet shqiptaro-greke. Komisioni shkoi nė Korfuz ku, pas njė javė bisedimesh me "pėrfaqėsonjėsit e Vorio-Epirit", nėnshkroi, mė 17 Maj 1914, Protokollin e Korfuzit, ose protokollin e turpit, i cili, sipas shprehjes s'antarit britanik t'atij Komisioni, Sir Harry Lamb, "nuk bazohej n'asgjė tė vėrtetė e prandaj, logjikėrisht, duhej hedhur nė shportėn e plehravet". Harry Lamb e kuptoi se Komisioni i Kontrollit, nė Korfuz, e bėri marrėveshjen me pėrfaqėsonjės tė qeverisė greke dhe jo tė Shqipėrisė sė jugės, siē paraqitej komedia.

    Sipas Protokollit tė Korfuzit, dy prefekturat Korēė e Gjirokastėr, ndonėse formalisht bėnin pjesė me shtetin shqiptar, do tė kishin njė administratė mė vehte, pothuajse autonome, organizimi i sė cilės i lihej nė dorė Komisionit ndėrkombėtar tė Kontrollit. Gjindarmėria e kėtyre krahinave do t'ishte vendase, dhe ushtėria e shtetit shqiptar, pėrveēse nė kohė lufte, s'do tė kishte tė drejtė tė shkelte nė to. Edhe nėpunėsit e lartė do t'ishin vendas, t'emėruar sa pėr formė prej qeverisė shqiptare por me pėlqimin e Komisionit ndėrkombėtar tė Kontrollit. Komunitetet orthodokse do tė kishin njė statut juridik tė veēantė. Shkollat do t'ishin greqishte pėr tė Krishterėt, shqipja hynte si gjuhė e dytė vetėm nė tri klasėt e para tė shkollės fillore. Kurse n'administratėn do tė pėrdorėshin tė dyja gjuhėt. Zbatimi i pėrmbajtjes sė Protokollit do t'ishte nėn garantinė e fuqivet tė mėdha. Protokolli hynte nė fuqi pasi tė ratifikohej prej qeverisė shqiptare, prej "qeverisė vorio-epirote" dhe prej gjashtė fuqivet tė mėdha.

    Qeveria shqiptare nuk desh t'a ratifikonte Protokollin e Korfuzit, i cili, si shumė vepėrime tė tjera tė kėtij lloji, tregonte mėnyrat e neveritshme tė fuqivet tė mėdha kundrejt popujvet tė vegjėl e tė pamprojtje. Pėr tė kėnaqur Italinė, qė lozi rolin mė tė dobėt n'ato bisedime, qeveria greke, pas ca ditėsh, e lėshoi ishullin e Sazanit.

    Ndėrsa Princ Vidit dhe qeverisė sė Durrėsit po iu vinin protesta nga shumė anė tė Shqipėrisė kundėr vendimevet tė Korfuzit, shpėrtheu e papritur kryengritja e fanatikėvet myslimanė tė Shqipėrisė sė Mesme ose e Rebelėvet, siē u quajtėn n'atė kohė. Nė fillim u pandeh se kjo ishte e shtytur prej Esad Toptanit, dhe se prapa kėtij qėndronte Italia, pėr tė pėrzėnė Vidin prej Shqipėrie. Prandaj, me urdhėr tė Princit, shtėpia e Esadit u rrethua prej gjindarmėrisė sė Durrėsit, e kumanduar nga oficerė holandezė, natėn ndaj tė gdhirė mė 19 Maj 1914. Esadi nuk desh tė dorėzohej, po kur shtėpia e tij u qėllua me top, ai nxori menjėherė flamurin e bardhė. Pasi u arrestua, ndėrhyri ministri italian nė Durrės, baron Aliotti, pėr t'a marrė ndėn mprojtje dhe pėr t'a hequr n'Itali me njė luftanije. Vidi ia dorėzoi, dhe Esadi u prit nė Romė me nderime.

    Pas kėsaj ngjarjeje, qeveria shqiptare dha dorėheqjen, por u formua pėrsėri nėn kryesinė e Turhan Pashės, me fort pak ndryshime: vendin e Esadit si ministėr i Punėve tė Brendėshme dhe i Luftės e zuri atdhetari i njohur, Aqif Pashė Biēaku (Elbasani); Midhat Frashėri u emėrua ministėr i Punėve Botore; dhe, pak mė vonė, Petro Poga zėvendėsoi Dr. Mihal Turtullin si ministėr i Arėsimit.

    Ndėrkaq, kryengritja e Rebelėvet po merrte pėrpjesėtime tė mėdha. Ajo nisi nė rrethin e Tiranės, mė 17 Maj, me njė sulm kundėr batalionit tė vullnetarėvet Tiranas, qė po shkonte nė Durrės pėr t'i vajtur nė ndihmė Shqipėrisė jugore kundėr Grekėvet. Batalioni i vullnetarėvet u shpartallua shpejt te Ura e Limuthit, afėr Tiranės, dhe kryengritėsit hynė nė qytet. Kjo plasje pushke u hap si njė kushtrim nėpėr fshatrat rreth e qark. Tė nesėrmen, mė 18 Maj, grumbuj t'armatosur zunė Shijakun dhe iu drejtuan Durrėsit. Mė 19 Maj u arrestua Esad Toptani. Fuqitė e para qeveritare qė u nisėn nė drejtim tė Shijakut, u thyen, dhe njė oficer hollandez i gjindarmėrisė u zu rob prej Rebelėvet. Mė 23 Maj, kėta sulmuan Durrėsin duke u hedhur pėrpara me guxim fanatikėsh, por u prapsėn me humbje gjer nė kodrat e Rrashbullit. Atdhetarėt civilė rrėmbyen armėt pėr t'i ndihmuar gjindarmėrisė nė mprojtjen e kryeqytetit.

    Cili ishte shkaku, ose shkaqet e kėtij tėrbimi? - Sigurisht turkomania dhe fanatizmi fetar.

    "Historianėt" e regjimit komunist kanė dashur t'a paraqisin kryengritjen e Rebelėvet si njė lėvizje tė fshatarėsisė sė shtypur kundėr bejlerėve e ēifligarėve, dhe kundėr Vidit qė pėrfaqėsonte "ndėrhyrjet e jashtėme imperialiste dhe reaksionin e brendshėm feudal". Dhe si hero prototip t'asaj "lėvizjeje fshatare me karakter social-agrar" mbajnė Haxhi Qamilin. Dialektika marksiste e "luftės sė tė kundėrtavet" iu ka vlejtur kėtu mė tepėr se kudo gjetkė pėr tė vėnė kundėr Haxhi Qamilit dhe masavet fshatare myftiun e Tiranės, Musa Qazimin, me turkomanėt. E kėshtu nė ēdo mbledhje e nė ēdo rast, janė kėta tė fundit qė kėrkojnė bashkimin me Turqinė dhe qė ecin me flamurin e saj pėrpara! Tė shkretat masa fshatare dhe i shkreti Haxhi Qamil qė, ndonėse ka nė dorė kumandėn e tyre dhe i bėn shpalljet sociale e patriotike tė denja pėr njė marksist, bjenė gjithmonė viktimė e kėsaj pakice turkomane!

    Qė komunistėt kanė nevojė tė pjellin nga fantazia lėvizje fshatarėsh a punėtorėsh tė kohės sė shkuar, me "karakter social", pėr t'i dhėnė luftės terroriste tė tyre rrėnjė tė largėta nė histori, ėshtė e kuptuarshme. Qė si hero prototip t'asaj lėvizjeje tė zgjedhin Haxhi Qamilin (i cili iu ngjante komunistėvet nga ērregullimi psikik megjithėqė, si fanatik fetar, nuk ishte aq mizor dhe nuk hante njerėz sikurse fanatikėt marksistė), edhe kjo ėshtė e kuptuarshme. Por tė kėtilla fshehtėsira tė historisė mund t'i zbulojė, siē thamė, vetėm dialektika marksiste, qė ka arritur t'a tregojė - tė bardhėn tė zezė dhe tė zezėn tė bardhė. Kurse logjika e zakonshme detyrohet t'i paraqiti gjėrat dhe ngjarjet ashtu si i pranon mendja e njeriut. Dhe mendja e njeriut nuk mund tė pranojė qė Haxhi Qamili me shokė u ngritėn pėr reforma ekonomike, kur ata vetė thėrrisnin "duem Babėn!" (domethėnė Sulltanin), ecnin pėrpara me flamurin e Turqisė, dhe s'u dėgjua tjetėr fjalė prej tyre pėrveē parullave fetare qė i pėrhapnin nėpėr fshatra me anėn e hoxhėvet. As e merr mendja qė kryengritėsit tė shpresonin reforma ekonomike prej kėthimit nėn Turqinė, i cili ishte qėllimi i luftės sė tyre.

    Ėshtė pėr t'u shėnuar se Rebelėt nuk u ngritėn kundėr feudalizmit si klasė shfrytėzonjėse, por kundėr nacionalistėvet myslimanė dhe atyre bejlerėve qė bashkėpunonin me Vidin, princin "kaur", e qė pranonin shkėputjen nga Turqia. Disa djegie shtėpish e rrėmbime drithi i kryen vetėm mbi pronat e kėtyre bejlerėve dhe jo kundėr tė gjithėve. Bejlerėt turkomanė qė u bashkuan me Rebelėt, si Dervish Biēaku nga Elbasani, u bėnė miqtė e tyre. Nė Berat, pėr shembull, u pushkatuan prej Rebelėvet Baki Gjebreja, Muharrem Leshi, Ismail Klosi dhe Hajredin Fratari. Asnjėri prej kėtyre nuk ishte bej as ēifligar, por vetėm nacionalistė shqiptarė qė kishin luftuar pėr shtetin e pavarur nėn Vidin, si gjithė atdhetarėt e asaj kohe. Nė tė vėrtetėn, kryengritja e rebelėvet ishte mė fort njė sėmundje turkomanie se sa luftė fetare, sepse ata nuk vranė e nuk trazuan asnjė tė Krishter, me sa dihet, jashtė luftimevet me vullnetarėt e Vidit. Kurse grekomanėt e Epirit bėnė kėrdi mbi popullsinė myslimane, pa kursyer as gra e fėmijė. Rebelėt nuk vranė popull, si komunistėt e sotshėm, por vetėm disa nacionalistė myslimanė, tė cilėt, sipas tyre, ishin shkaku i shkėputjes ose pengesa e bashkimit me Turqinė.

    Lėvizje fshatare nė kuptimin e klasės nuk ka pasur kurrė nė Shqipėri gjer me sot; pėrndryshe nuk do tė kishte mundur komunizmi t'a bluante ndėn thundra fshatarėsinė e t'a bėnte skllave tė partisė, siē e ka bėrė.

    E kemi parė mė sipėr sesi Turqia nuk desh t'a njihte pavarėsinė e Shqipėrisė dhe se Turqit e Rinj, kur zunė t'afrohėshin me Bullgarėt, i shtuan pėrpjekjet pėr t'a tėrhequr n'anė tė tyre popullin shqiptar, duke i premtuar ēlirimin e krahinavet tė robėruara dhe autonominė ndėn njė princ mysliman. Beqir Grebeneja dhe agjentėt e tij, pėrveē ndėr turkomanėt, u pėrpoqėn t'a bėnin tė pranuarshme kėtė politikė edhe nė qarqet e atdhetarėvet qė nuk shihnin tjetėr udhė-daljeje nga gremina ku e hodhėn Shqipėrinė Lufta ballkanike dhe Konferenca e Londrės. Mirėpo ngjarjet rrodhėn ndryshe, alianca turko-bullgare mbeti gjė e vakėt Shqipėria u vu ndėn kontrollin ndėrkombėtar dhe si princ i saj u caktua Vidi. Me kokėfortėsinė e tyre djallėzore dhe duke i ditur ndjenjat e njė pjese tė Shqiptarėvet, Turqit e Rinj nuk hoqėn dorė nga pėrpjekja pėr t'a futur pėrsėri Shqipėrinė nė rrethin e Perandorisė Otomane. Por kėtė radhė puna e agjentėvet tė tyre u kufizua ndėr turkomanėt, sidomos tė Shqipėrisė sė Mesme, ku ata kishin organizuar me kohė komitete tė fshehtė dhe ku fanatizmi fetar mbahej m'i fortė. Idenė dhe ndjenjat pėr njė "princ mysliman" i kishte nxitur nė kėtė krahinė edhe Esad Toptani, me qėllim qė t'i shfrytėzonte n'interes tė tij. Po kur ky shkoi t'i shpinte kurorėn Vidit dhe u bė ministėr i kėtij princi "kaur", e humbi besimin tek fanatikėt myslimanė. Ndryshe, "lėvizja fshatare" e komunistėvet do tė kishte pasur nė krye Esad Toptanin, ēifligarin mė tiranik tė Shqipėrisė. Pra megjithse Esadi kishte ndihmuar nė pregatitjen psikologjike tė kryengritjes, nuk ishte ai qė e shtyti. Ajo u shtyt e u drejtua prej agjentėvet turq dhe prej turkomanėvet. Pastaj u bė shesh intrigash pėr tė gjithė armiqtė e Shqipėrisė qė donin shkatėrrimin e shtetit shqiptar. Ndonėse prapa skenės vepronin agjentėt turq dhe aventurierė t'ardhur prej visesh tė ndryshme (nė Tiranė, pėr shembull, organizonjėsi i lėvizjes ishte Arif Hiqmeti nga Tetova), nė krye tė rebelizmit u dukėn myftiu i Tiranės Musa Qazimi, Mustafa Ndroqi dhe Haxhi Qamili nga katundi Sharrė i Tiranės.

    Mė 3 Qėrshor 1914, Rebelėt bėnė njė mbledhje nė Shijak, ku caktuan programin e tyre dhe ndanė detyrat. Ata donin largimin e Vidit, kėthimin e Shqipėrisė ndėn Turqinė ose ardhjen e njė princi mysliman i varur prej Sulltanit, ngritjen e flamurit tė Turqisė, futjen e turqishtes si gjuhė zyrtare ose shqipja tė shkruhej me abecenė arabe, dhe emėrimin e kryemyftiut tė Shqipėrisė nga Sheh-yl-Islami. Si kryetar i lėvizjes, ose i qendrės sė pėrgjithshme, u zgjodh Mustafa Ndroqi, dhe si kumandar i fuqivet t'armatosura, Haxhi Qamili. Por kryetari i vėrtetė i lėvizjes rebele ishte myftiu i Tiranės, Musa Qazimi.

    Mbasi nuk e muarėn dot Durrėsin me sulmin e parė, Rebelėt u shtrinė brenda pak ditėsh nė Kavajė, Krujė, Peqin. Qeveria e Durrėsit nuk kishte fuqi tė mjafta pėr t'i hedhur kundėr tyre nė mėsymje tė pėrgjithshme. Princ Vidi bėri thirrje pėr ndihma nga tė gjitha anėt, por vetėm nga veriu mundėn tė vinin disa fuqi tė pakta. Shqipėria e jugės ishte e zėnė kundėr Grekėvet. Nė Durrės, pėrveē gjindarmėrisė dhe disa atdhetarėve qė rrokėn armėt si vullnetarė, kishte vetėm njė forcė Kosovarėsh me Isa Buletinin dhe Bajram Currin e nja 600 Mirditas me Prenk Bib Dodėn. Nė njė sulm qė bėnė kėta tė fundit, patėn mjaft humbje. Qeveria provoi tė merrej vesh me Rebelėt dhe dėrgoi njė komision nė Shijak. Por ata vinin si kusht zėvendėsimin e Vidit me njė princ mysliman dhe kėthimin e Shqipėrisė nėn mvarėsinė e Sulltanit. Luftimet rifilluan nga mesi i Qėrshorit. Rebelėt e sulmuan Durrėsin me tėrbim nja dy herė, por u prapsėn duke pasur mjaft humbje. Nė njė nga kėto pėrpjekje u vra Koloneli holandez Thomson i gjindarmėrisė shqiptare.

    Duke parė se s'mund t'a merrnin dot Durrėsin, Relebėt u shtrinė n'anė te tjera tė Shqipėrisė, nga veriu e nga juga. Pushtuan Elbasanin, mė 23 Qėrshor, pastaj Lushnjėn, Beratin, Fierin dhe, nga ana e lindjes, arritėn gjer nė Pogradec. Aty u pėrpoqėn me ēetėn e vullnetarėvet Kolonjarė, dhe n'ato luftime u vra Gani Butka, i biri i Saliut. Por n'atė kohė Grekėt, duke pėrfituar nga rrėmuja, e shkelėn Protokollin e Korfuzit dhe u vėrsulėn mbi krahinat e Tepelenės, Pėrmetit, Korēės. Prej qendrės sė tij nė Pogradec, Haxhi Qamili bėri njė marrėveshje me "Vorio-Epirotėt", qė tė dy palėt tė mbanin caqet e tyre.

    Nė lėvizjen e Rebelėvet, pėrveē agjetėvet turq qė e drejtonin prapa skenės, futėn hundėt dhe duart tė gjithė armiqtė e Shqipėrisė. Italia e shtynte dhe e pėrkrahte me qėllim qė tė pėrzinte prej Shqipėrie Princ Vidin, tė cilit ia kishte bėrė qėndresėn mjaft tė vėshtirė nė Durrės. Serbia e ndihmoi edhe me armė e municione, qė iu vinin Rebelėvet pėrmes liqenit t'Ohrit, sepse n'atė mėnyrė mendonte t'a prishte shtetin shqiptar dhe t'i mbyllte rrugėn e ndėrhyrjes Austrisė. Greqia e shtyti sa mundi, pėr tė paralizuar me anėn e saj qėndresėn shqiptare dhe pėr t'ua treguar Orthodoksvet si njė lėvizje fetare myslimanėsh kundėr tė Krishterėvet, nė mėnyrė qė kėtyre tė mos iu mbetej tjetėr udhė pėrveē bashkimit me Greqinė. Tė gjithė kėta armiq kishin agjentėt e tyre pranė Rebelėvet. Kur Kolloneli anglez G. Philips, ish-kumandari i forcės ndėrkombėtare tė Shkodrės, vajti nė Tiranė si ndėrmjetės pėr t'i bindur Rebelėt qė t'i nėnshtrohėshin Vidit dhe qeverisė sė Durrėsit, u takua me pesė veta, prej tė cilėvet njėri iu duk si njė prift grek, tjetri si njė Turk, dhe asnjė prej tė pestėvet, tha ai, nuk ngjante me Shqiptar. Njė pėrshkrim tė tollovisė s'asaj kohe e gjejmė nė shėnimet e Sekretarit tė Legatės rumune nė Durrės, princi Sturdza, i cili ishte mik i Shqipėrisė aq sa luftoi me pushkė nė dorė bashkė me Shqiptarėt pėr mprojtjen e Durrėsit. "Sot nė Shqipėri ēdo nismė e mirė, konstruktive, ėshtė e dėnuar tė dėshtojė- thotė ai. Ēfarėdo rruge qė tė ndjekish, fqinjėt e afėrm dhe tė largėt do tė t'a bėjnė tė pamundur pėr t'i dalė nė krye. Edhe po tė jesh i butė e i shtruar, agjentėt e huaj do tė bėjnė ēmos qė tė t'a prishin mendjen gjer sa tė rrėmbesh pushkėn e tė hidhesh nė kryengritje. Mjete, armė e tė holla hyjnė nga ēdo anė e kufijvet pėr t'iu shėrbyer qėllimevet shkatėrronjėse tė tė huajvet. Vetėm po tė duash tė luftojsh pėr ēėshtjen kombėtare si atdhetar i ndershėm, s'tė vjen kurrkush prapa, do tė gjejsh pengesa nga tė katėr anėt, dhe pėrpjekja jote do tė dėshtojė nė rrėmujėn e pėrgjithshme".

    Ky shikim i drejtė i diplomatit rumun pėrmban njė tė vėrtetė tė hidhur, tė tmerrshme, qė rėndon akoma si njė mallkim fatal mbi tė mjerėn Shqipėri. Tė gjitha intrigat e botės gjejnė shesh tė lirė n'atė vend, vetėm pėr atdhetarėt nuk ka rrugė-daljeje. Ngado qė tė kėthehen kėta, iu duhet t'i bjenė murit me kokė ose tė vdesin udhėvet tė mėrgimit.

    Pas largimit t'Esad Toptanit dhe pas intrigavet qė lozi nė kryengritjen e Rebelėvet, Italia desh tė gjente njė figurė tė rėndėsishme pėr tė bėrė politikėn e saj nė Shqipėri, kundėr Vidit. Dhe i hodhi syt, si duket, mbi Ismail Qemalin. Ky e theu heshtjen qė kishte mbajtur disa muaj nė Zvicėr dhe dolli pėrsėri nė skenė pėr t'iu dhėnė ca kėshilla Shqiptarėvet. Pas njė bisedimi qė pati me ministrin e Punėve tė Jashtėme t'Italisė, San Giuliano-n, Ismail Qemali erdhi pėrsėri nė mendimin e tij tė vjetėr, qė Shqipėria tė ndahej nė tri kantone, nė shembull tė Zvicrės, dhe qeverimi i vendit t'i lihej nė dorė Komisionit ndėrkombėtar tė Kontrollit. Ndoshta Ismail Qemali, duke parė se Shqipėria e jugės po kalonte nė duart e Grekėvet dhe e Mesmja u zhyt nė rrėmujėn e turkomanėvet, mendoi se zgidhja m'e mirė ishte ndarja e saj nė kantone, tė vetqeverisura sipas dėshirės tė tyre, nėn mprojtjen e Komisionit ndėrkombėtar tė Kontrollit qė pėrfaqėsonte tė gjashta fuqitė e mėdha. Nė kėtė mėnyrė, me largimin e Vidit, merrte fund edhe rivaliteti austro-italian nė Shqipėri. Mirėpo nė tė vėrtetėn, ndarja e Shqipėrisė nė kantone donte tė thoshte n'atė kohė, e nė ēdo kohė, zhdukja e saj pėrgjithmonė nga radha e shtetevet. Sepse kantoni i jugės do t'i bashkohej menjėherė Greqisė, ai i mesit do tė binte ndėn Italinė dhe i veriut, ndėn Austrinė (mė vonė, ndėn Jugosllavinė). Komisioni ndėrkombėtar i Kontrollit nuk do tė bėhej, sigurisht, bariu besnik i kopesė shqiptare tė ndarė mė trish. Sidomos kur kishte dhėnė provėn, me Protokollin e Korfuzit, se nuk e hante fort malli pėr Shqipėrinė e pėr Shqiptarėt. Bashkimi i Shqipėrisė, n'atė kohė, nuk mund tė bėhej veēse rreth fronit tė Vidit, i cili simbolizonte pėrpara botės shtetin shqiptar tė pavarur. Prandaj qeveria e Durrėsit dhe atdhetarėt pėrgjithėsisht nuk ia dėgjuan kėto mendime Plakut tė Vlorės, dhe bėnė shumė mirė.

    Kur panė se Rebelėt e hodhėn vendin nė rrėmujė, Grekėt e shkelėn menjėherė Protokollin e Korfuzit edhe u derdhėn mbi krahinat e Shqipėrisė sė jugės si egėrsira t'etshme pėr gjak e mish njeriu. Nė njė t'ashtuquajtur "kongres panepirot" qė mbajtėn nė Delvinė, mė 6 Korrik, pėr tė ratifikuar Protokollin e Korfuzit, Grekėt e "qeverisė" sė Zografit vendosėn jo vetėm t'i kėrkonin tė tjera kushte Komisionit ndėrkombėtar tė Kontrollit, po edhe tė hynin me ushtėri nė tokat e shtetit shqiptar, pėr tė mprojtur gjoja Orthodoksit e "persekutuar" prej Myslimanėvet. Atėhere kriminelėt e "kompanivet tė shenjta", bandat e Orthodoksvet grekomanė dhe njėsi tė rregullta t'ushtėrisė greke ranė si stuhi e vdekjes mbi Shqipėrinė e jugės duke djegur e vrarė ē'gjenin pėrpara, burra, gra, fėmijė e pleq. Shqiptarėt provuan t'iu bėnin qėndresė nė Tepelenė, Kolonjė, Skrapar e Tomorricė, por u thyen prej rrebeshit. Kėshtu filloi shpėrngulja e popullsisė myslimane nė masė pėr tė gjetur shpėtim nė pjesėt e pashkelura tė Shqipėrisė. Rrethet e Tepelenės, Dangėllisė, Leskovikut, Kolonjės, u zbrazėn pothuajse krejt; popullsia e tyre, me dhjetra mijė, zbriti nė drejtim tė Vlorės. Grekėt ose "Vorio-Epirotėt" arritėn gjer nė Berat. Nė furinė e kėtij shpėrthimi barbar, dogjėn shkrumb e hi 314 fshatra myslimanėsh. Tė vrarėt mizorisht nuk numėrohėshin. Kush u kap, u ther pa mėshirė. Njėqind Shqiptarė myslimanė me gra e fėmijė ishin mbyllur nė kishėn e Hormovės, duke kujtuar se atje do tė gjenin mprojtje; por bandat e Zografit i vranė qė tė gjithė, pa kursyer as njė grua, as njė fėmijė. Njė dram si ky ngjau nė Panarit tė Korēės ku u therėn si bagėti 24 burra, e nė shumė fshatra tė tjera. I tėrė ai vend u bė njė ikni-kush-do-tė-shpėtojė-gjallė !

    Mizoritė qė punuan Grekėt nė Shqipėrinė e jugės u dėgjuan gjer n'Evropė. Nė Londėr, Markezi Lansdowne ngriti zėrin kundėr Greqisė nė Dhomėn e Lordavet, duke e paditur atė pėr krimet, djegiet dhe mizoritė mė tė neveritshme kundrejt Shqiptarėvet. Ndėrsa miku i vlefshėm i Shqipėrisė, Aubrey Herbert, protestoi me tė njėjtin shpirt nė Dhomėn e Komunevet. Ky kėndoi pėrpara deputetėvet edhe njė letėr qė kishte marrė nga njė miku i tij filogrek, dėshmonjės me sy i ngjarjevet tė tmerrshme tė Shqipėrisė, i cili shkruante: "Vajtimi i gravet, ulėrimat e fėmijėvet dhe tė foshnjavet tė njoma nė gji tė mėmavet ėshtė gjėja mė rrėnqethėse qė kam parė, ndonėse kam parė shumė llahtari tė tjera nė jetėn time". Por ministri britanik i Punėve tė Jashtėme, Edward Grey, s'kishte nge tė merrej me kėsi gjėrash tė vogla! Ai i gjente tė kėnaqshme deklaratat zyrtare t'Elefteri Venizellos, tė cilat kishin aq vleftė sa tė lehurat e njė qeni.

    Refugjatėt e shpėrngulur prej krahinavet tė jugės arritėn numrin njėqind mijė. Populli i rrethevet tė Beratit e tė Vlorės ndau kafshatėn e bukės me kėta tė mjerė, por s'kishte se ē't'iu jepte. Mė nė fund, kjo turmė njerėzore, e urėt, e xhveshur e nė njė gjendje tė papėrshkruarshme, zuri vend n'ullishtat e Vlorės, ku u tha e u tret nga uria, nga sėmundjet. Qeveria e Durrėsit bėri thirrje pėr ndihma n'Evropė pranė organizatavet tė Kryqit tė Kuq e tė tjera tė kėtij lloji, por askush s'u shqetėsua pėr tė ndihmuar Shqiptarėt. Pėrpara kėsaj tragjedie, qeveria e Durrėsit i kėrkoi Zografit qė tė lejonte kėthimin e kėtyre refugjatėve nėpėr vatrat e tyre, ndonėse tė djegura, duke i siguruar se nuk do tė pėrndiqėshin. Por ai s'ishte ngopur akoma me kufoma Shqiptarėsh, prandaj nuk e pranoi kėrkesėn. Vendi ishte rrėnuar prej tre-katėr vjet lufte tė paprerė. Tokat kishin mbetur tė papunuara. Viti 1915 qe njė vit zie i tmerrshėm. Drithi qe fare i pakėt, dhe importimi u bė i pamundur me plasjen e Luftės botėrore. Popullsia, nė njė pjesė tė madhe tė Shqipėrisė sė jugės, zu tė vdiste urie. Tek tė mjeruarėt e Ullishtavet tė Vlorės, pėrveē urisė dhe tė ftohtit, u pėrhapėn epidemitė, qė korrėn si me drapėr tė mėdhenj e tė vegjėl, me mijėra e mijėra burra, gra e fėmijė. Njė pjesė e atyre qė shpėtuan, emigroi nė Turqi e gjetkė. Drami i popullit shqiptar ka fort pak shembuj nė historinė e botės.

    Nė mes tė kėtyre ngjarjeve, u dėgjua atentati i Sarajevos, ku terroristėt serbė vranė Arqidukėn e Austrisė, Franc Ferdinandin, mė 28 Qėrshor 1914. Kjo qe shkėndija qė i dha zjarr barutit n'Evropė dhe shkaktoi plasjen e Luftės sė Parė botėrore. Fuqitė e mėdha, sadoqė u munduan tė shpėtonin paqen duke bėrė padrejtėsitė mė tė rėnda nė kurris tė kombit shqiptar, u kapėrthyen prapseprapė ndėrmjet tyre. Njė muaj pas atentatit, Austro-Hungaria i shpalli luftė Serbisė. Mė 1 Gusht 1914, Gjermania i shpalli luftė Rusisė dhe, mė 3 Gusht, Francės. Atėhere edhe Anglia iu shpalli menjėherė luftė Gjermanisė dhe Austro-Hungarisė. E gjashta fuqi e madhe evropiane, Italia, e cila deri atėhere kishte qėnė e lidhur me Austro-Hungarinė dhe Gjermaninė, qėndroi pėrkohėsisht asnjanėse gjersa tė shihte se ngaha do t'anonte fitimi. Pas disa muajsh, u bashkua edhe ajo me fuqitė e Entente-ės (Francė, Angli, Rusi) kundėr Perandorivet qendrore (Gjermani, Austro-Hungari).

    Plasja e Luftės sė pėrgjithshme e ndryshonte qėndrimin e fuqivet tė mėdha kundrejt Shqipėrisė, vend qė ato donin t'a pėrdornin tani nė planet e tyre ushtarake e politike, secila pėr llogari tė saj. Austro-Hungaria desh t'a lidhte shtetin shqiptar me politikėn e vet dhe t'a hidhte nė luftė kundėr Serbisė. Krerėt kosovarė, si Hasan Prishtina, Isa Buletini e Bajram Curri e pranonin kėtė propozim se kujtonin qė ky ishte rasti pėr tė ēliruar Kosovėn. Por Vidi me qeverinė e Durrėsit e gjykuan mė mirė punėn, dhe nuk pranuan tė merrnin anė as t'i shpallnin luftė Serbisė mbasi Shqipėria ishte shtet asnjanės. Kjo ishte politika m'e urtė, se pėrndryshe do t'a kishin komprometuar keq t'ardhmen e shtetit shqiptar kur Perandoritė qendrore e humbėn luftėn. Nė pėrgjigjen qė i dha Austro-Hungarisė, Vidi i thoshte se "megjithėqė ishte i bindur, si gjithė Shqiptarėt, qė tokat thjeshtė shqiptare, tė cilat i qenė lėshuar padrejtėsisht Serbisė, duhej t'i kėthehėshin Shqipėrisė, ai nuk mund tė hynte nė luftė, pėr shkak tė vėshtirėsivet tė brendėshme dhe pėr shkak se Shqipėria ishte shtet asnjanės i garantuar bashkarisht prej fuqivet tė mėdha".

    Austro-Hungaria atėhere ia hoqi pėrkrahjen Vidit dhe nisi tė vėshtronte nga Rebelėt, tė cilėt, duke qėnė tė varur nga Turqia, mund tė pėrdorėshin kundėr Serbisė. Kurse krerėt kosovarė ishin gjithmonė pėr marrjen pjesė nė luftė pėrkrah Austro-Hungarisė dhe Gjermanisė, ngaha shpresonin ēlirimin e Kosovės.

    Kėshtu gjendja e brendėshme e Shqipėrisė u koklavit mė shumė akoma. Komisioni ndėrkombėtar i Kontrollit u paralizua krejt, mbasi fuqitė e mėdha ishin nė luftė kundėr njėra-tjetrės. Edhe grupi i oficerėvet hollandezė mori urdhėr qė tė largohej prej Shqipėrie. Vidi, mė 10 Korrik 1914, iu pati bėrė njė thirrje tė fundit fuqivet tė mėdha qė t'a ndihmonin. Por atėhere, nė prakun e Luftės, askush nuk kishte nge tė merrej me shtetin shqiptar pėrveē Austro-Hungarisė, qė desh t'a hidhte nė luftė kundėr Serbisė. Mė nė fund, e lėshoi nga dora edhe ajo. Kurse Rebelėt, pėrbrenda, pushtuan Vlorėn. Vidi dhe qeveria e tij kishin mbetur tani tė rrethuar nė Durrės. Gjendja ishte e pashpresė. I shtrėnguar nga tė gjitha anėt, Princ Vidi s'pati se ē'tė bėnte tjetėr veēse njė shpallje popullit shqiptar dhe, pa abdikuar, u largua nga Shqipėria, mė 3 Shtator 1914.

    Njė pjesė e atdhetarėvet shqiptarė u arratis pėrjashta, njė pjesė tjetėr u mblodh nė Shkodėr, e cila kishte mbetur akoma, ndėn kontrollin ndėrkombėtar, si e vetėmja strehė e lirė nė Shqipėri. Komisioni ndėrkombėtar i Kontrollit, pėrpara se tė largohej prej Shqipėrie, ia la nė dorė punėt e kėsaj Komisionit tė konsujvet nė Shkodėr, nėn kryesinė e atij t'Italisė asnjanėse.

    Pas kaq mundimesh, pas kaq gjakderdhjesh, pas kaq mjerimesh, pėrpjekjet e atdhetarėvet u mbytėn prej forcavet t'errėsirės: grekomanėt dhe turkomanėt e pėrmbysėn shtetin shqiptar. Fetė e ndryshme, qė s'kishin qėnė veēse propaganda politike t'armiqvet, e bėnė punėn e tyre duke helmuar tek pjesa m'e madhe e Shqiptarėvet ndėrgjegjen kombėtare dhe ndjenjėn e bashkimit.
    0

    #25 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 24 shtator 2008 - 03:40 MD

    XXV

    Lufta e Parė botėrore e vinte edhe njėherė ēėshtjen e Shqipėrisė si njė problem pėr t'u zgjidhur. Zgjidhja kėtė radhė mund t'ishte copėtimi i saj ndėrmjet Italisė dhe fqinjėvet ballkanike. E pamė mė sipėr sesi Konferenca e Londrės pat pranuar njohjen e njė shteti shqiptar vetėm sa pėr tė ndaluar pėrpjekjen me armė midis Austro-Hungarisė dhe Rusisė. Kufijtė e shtetit tė ri nuk u bazuan n'asnjė kriter ethnik, historik ose gjeografiko-ekonomik, por u shėnuan si njė kompromis artificial ndėrmjet kėtyre dy fuqive. Tani qė Austro-Hungaria ndodhej nė luftė kundėr Rusisė dhe Aliatėvet tė Perėndimit, dhe qė Italia, nė Maj 1915, mori anėn e Aliatėvet, u kuptua se, po t'a fitonin luftėn kėta tė fundit, problemi i Shqipėrisė mbetej pėr t'u rregulluar ndėrmjet Italisė dhe fqinjėvet ballkanikė. Nga ana tjetėr, e tėrė bota ishte mėrzitur me ēėshtjen shqiptare dhe me zhvillimet fatkeqe qė patėn marrė punėt e Shqipėrisė pėrbrenda.

    Menjėherė pas shpėrthimit tė Luftės botėrore, krahinat e Shqipėrisė, mbetur si njė mall i shkretė, u bėnė plaēkė pazarllėqesh ndėrmjet fuqivet tė mėdha, sepse secila prej tyre kėrkonte tė tėrhiqte n'anė tė saj shtetet rreth e rrotull duke iu premtuar shpėrblime mbė tokat shqiptare. Porsa Venizelloja u tregua se do tė merrte anėn e Franko-Britanikėvet, kėta ia njohėn Greqisė tė drejtėn e pushtimit ushtarak mbi Epirin. Por nė qendėr tė pazarllėqevet pėr tokat shqiptare qėndronte Italia. Duke mbetur disa muaj jashtė luftės si asnjanėse, kjo i vazhdoi pazarllėqet me tė dy palėt ndėrluftonjėse, hem pėr tė parė se ngaha mund tė nxirte pėrfitim mė shumė, hem pėr tė pritur se nga do t'anonte balanca e forcavet. Austro-Hungaria ia njihte Italisė Vlorėn me rrethet, por kėrkesat e kėsaj kundrejt aliates sė vjetėr u bėnė gjithmonė mė tė mėdha: donte Trentinin, Istrien etj., dhe heqjen e ndikimit austriak prej Shqipėrie. Kėnaqja e kėtyre kėrkesave ishte e vėshtirė pėr perandorinė Austro-Hungareze, sidomos qė Shqipėria kishte pėr tė njė rėndėsi strategjike tė radhės sė parė nė sigurimin e rrugėvet detare e tokėsore drejt Mesdheut. Kurse Anglia e Franca nuk kishin interesa tė drejtpėrdrejta nė Shqipėri dhe mund t'i kėnaqnin dėshirat e Italisė, por iu duhej tė mendonin edhe pėr Serbinė e Greqinė, ndoshta edhe pėr Bullgarinė e cila s'kishte marrė akoma qėndrim deri atėhere. Rusia, n'anė tė saj, u pėrpoq tė ringjallte aliancėn e vjetėr ballkanike pėr tė hedhur kundėr Austro-Hungarezėvet edhe Bullgarinė e Greqinė pėrkrah Serbisė. Nė kėtė rast, dy fqinjėt duhej t'i lėshonin diēka Bullgarisė nė Thrakė e Maqedoni, ndėrsa ato vetė do tė shpėrblehėshin me Shqipėrinė. Mbasi mbreti Kostandin i Greqisė anonte nga Perandoritė qendrore, Gjermania i premtonte atij Shqipėrinė e jugės nė rast se do t'iu shpallte luftė fuqivet t' Entente-ės. Si shihet, Shqipėria ishte bėrė njė plaēkė nė duart e fuqivet tė mėdha, pėr tė shpėrblyer me tė aliatėt e tyre mė tė vegjėl. Kur Turqia iu shpalli luftė fuqivet t' Entente-ės, mė 2 Nėntor 1914, Anglia e Franca i shtuan pėrpjekjet pėr tė hedhur kundėr saj Bullgarinė dhe Greqinė, duke menduar si shpėrblim pėr kėtė tė fundit, pėrveē tokash n'anėn turke, edhe Shqipėrinė e jugės.

    Ndėrsa bėhėshin kėto parashikime rreth copėtimit tė Shqipėrisė, Italia, duke manevruar mjeshtėrisht me tė dy palėt ndėrluftonjėse, si edhe me Greqinė, e zuri Sazanin qė mė 30 Tetor l9l4. Austro-Hungarisė dhe Gjermanisė ua kishte kėrkuar mė pėrpara pėlqimin, duke ua paraqitur kėtė vepėrim si njė masė tė nevojshme pėr mprojtjen e Vlorės kundrejt Grekėvet. Kurse me Grekėt ishte nė marrėveshje pėr kėtė punė qėkur nisi t'iu lėshonte pe nė Shqipėrinė e jugės me Protokollin e Korfuzit. Nga mbarimi i Dhjetorit 1914, duke qėnė gjithmonė asnjanėse, Italia pushtoi edhe Vlorėn. Kėshtu qė fuqitė e Entente-ės nuk mund tė bėnin tani plane pėr copėtimin e Shqipėrisė pa marrė pjesė edhe Italia nė bisedimet. Pas hyrjes sė Turqisė nė luftė dhe me zhvillimin e mėtejshėm tė ngjarjevet, u bind edhe Rusia se tokat e Shqipėrisė s'mund tė ndahėshin ndėrmjet Ballkanikėvet pa marrė edhe Italia pjesėn e saj; sidomos kur pritej qė kjo tė rreshtohej n'anėn e Aliatėvet, kundėr Perandorivet qendrore. Vetė Cari i Rusisė, duke hapur njė hartė gjeografike tė Ballkanit, i tregoi Ambasadorit tė Francės nė Petrograd, mė 21 Nėntor 1914, planin e tij mbi copėtimin e Shqipėrisė ndėrmjet Italisė dhe fqinjėvet ballkanike. Pas disa muajsh, mė 29 Mars 1915, ministri i Punėve tė Jashtėme t'Italisė, baroni Sonnino, i paraqiti kolegut tė tij britanik, Edward Grey-t, njė memorandum qė pėrmbante edhe planin italian pėr copėtimin e Shqipėrisė. Mbasi, nė vija tė pėrgjithshme, plani i Italisė afrohej me atė tė Rusisė, Franca dhe Anglia nuk patėn vėshtirėsi pėr t'a pranuar. Bisedimet zgjatėn disa javė, por mė nė fund marrėveshja u arrit, dhe traktati i fshehtė i Londrės, qė pėrmbante copėtimin e Shqipėrisė, u nėnshkrua nga Italia dhe fuqitė e Entente-ės mė 26 Prill 1915. Njė muaj mė vonė, Italia iu shpalli luftė Austro-Hungarisė dhe Gjermanisė.

    Sipas traktatit tė fshehtė tė Londrės, Italia do tė merrte Vlorėn, Sazanin dhe njė pjesė mjaft tė gjerė pėrbrenda, qė tė siguronte mprojtjen e Vlorės. Shqipėrinė e veriut do t'a merrnin Serbia dhe Mali-i-Zi, kurse Greqisė i lihėshin krahinat e jugės. Shqipėria e Mesme do tė pėrbėnte njė shtet tė vogėl mysliman e autonom ndėn protektoratin e Italisė.

    Le tė shohim tani shkurtazi se nėpėr ēfarė peripetish kaloi Shqipėria gjatė Luftės.

    Dy ditė pas ikjes sė Vidit, Rebelėt hynė nė Durrės, mė 5 Shtator, ku vendosėn "Kėshillin e Pėrgjithshėm" tė tyre ndėn kryesinė e Mustafa Ndroqit. I pari vendim qė muarėn, ishte qė tė nisnin pėr nė Stamboll njė dėrgatė, e cila do t'i kėrkonte Sulltanit bashkimin e Shqipėrisė me Turqinė ose dėrgimin e njė princi mysliman ndėn mvarėsinė e tij. N'atė kohė Turqia po i shtrėngonte lidhjet me Austro-Hungarinė, prandaj agjentėt e saj iu kėshillonin Rebelėvet qė tė merrnin anėn e kėsaj fuqie kundėr Serbisė. Njė komision i ri turk arriti prej Stambolli, pėr t'i drejtuar forcat e Rebelėvet nė pėrputhje me politikėn e Turqisė.

    Gjendja nė Shqipėri ishte e vajtuarshme. Nė jugė, Grekėt diqnin e piqnin. Malėsitė e veriut kishin rėnė n'anarkinė e pėrhershme, pėr tė pritur riardhjen e Serbo-Malazezve. Njė farė qetėsie mbretėronte vetėm nė Shkodėr, ku vazhdonte akoma rregulli qė pati vėnė Komisioni Ndėrkombėtar. Rebelėt u pėrpoqėn t'a shtrinin fuqinė gjer kėtu, tė ndihmuar nga disa turkomanė si Alush Lohja me shokė, por nuk mundėn. Nė qarkun e Shkodrės ishin edhe Katolikėt qė loznin rolin e tyre. Prandaj, kur mori fund kontrolli i Komisionit Ndėrkombėtar, qytetarėt formuan njė kėshill administrativ vendas duke mbajtur flamurin kuq-e-zi dhe gjuhėn shqipe nėpėr zyrat. Kėshtu Shkodra mbeti pėr ca kohė si e vetėmja strehė e lirė nė tokėn shqiptare, ku u mblodhėn mjaft atdhetarė t'ikur prej visevet tė tjera tė Shqipėrisė.

    Porsa u hap Lufta botėrore, Esad Toptani u vėrsul pėrsėri, kaloi prej Italie n'Athinė dhe, prej kėtej, nė Nish ku ishte tėrhequr n'atė kohė qeveria serbe. Me ndihmat financiare dhe armatimin qė mori prej Pashiēit, ai mblodhi nė Dibėr njė fuqi merēenarėsh dhe zbriti nė Durrės papritur, mė 2 Tetor 1914. Pasi e detyroi "Kėshillin e Pėrgjithshėm" tė Rebelėvet qė t'i nėnshtrohej, Esadi e shpalli vehten kryetar i "qeverisė sė pėrkohshme" dhe "kumandar i fuqivet t'armatosura" tė Shqipėrisė. Italia shpejtoi tė dėrgonte menjėherė nė Durrės, si pėrfaqėsonjės pranė Esad Pashės, baron Aliottin, ish-ministri i saj pranė Vidit.

    Dhelparak si gjithnjė, Esadi i bėri tė tijat parullat myslimane tė Rebelėvet, mallėngjimin e tyre pėr Turqinė dhe dėshirėn pėr njė princ mysliman. Por kjo hipokrizi nuk mund tė vazhdonte gjatė, sepse Esadi lidhej me fuqitė e Entente-ės, sidomos me Serbinė, kurse Rebelėt, tė kėshilluar prej Turqvet, mbanin anėn e Austro-Hungarisė. Punėt erdhėn nė njė pikė qė duhėshin ndarė, kur Turqia, e lidhur me Perandoritė qendrore, iu shpalli luftė fuqivet t'Entente-ės, mė 2 Nėntor 1914, dhe Sulltani iu bėri thirrje Myslimanėvet qė tė hidhėshin nė luftė tė shėnjtė kundėr armiqve t'Osmanllisė. Agjentėt turq i shtynin Rebelėt qė t'iu binin Serbėvet, kurse Esad Toptani ishte nė shėrbim tė Serbisė. Kjo gjendje nuk mund tė vazhdonte. U kuptua se Pashaj Toptanas donte tė bėhej vetė princi i Shqipėrisė, i pėrkrahur prej fqinjėvet (Serbi, Greqi) dhe prej fuqivet t'Entente-ės, domethėnė prej armiqve tė Turqisė.

    Kėshtu, nga mbarimi i Nėntorit, Rebelėt u kthyen kundėr Esad Toptanit dhe iu ranė fuqivet tė tija. Haxhi Qamili i pėrzuri prej Tirane merēenarėt e Esadit, qė kumandohėshin nga Xhelal Zogu e Dine Hoxha, dhe iu vuri zjarrė shtėpivet tė Pashajt Toptanas. Pas disa javėsh, Rebelėt ngrehėn pėrsėri fuqinė e tyre nė Shqipėrinė e Mesme dhe i vazhduan luftimet kundėr Esadit, i cili u mbyll nė Durrės me larot e vet. Aty kishte ndihmėn e luftanijevet italiane dhe vazhdoi lidhjet me fqinjėt armike tė Shqipėrisė.

    Mė vonė, Rebelėt bėnė njė mbledhje nė Krujė, ku e gargaritėn edhe njė herė programin e bashkimit me Turqinė dhe iu dhanė njė notė konsujvet tė fuqivet tė mėdha, nė Shkodėr, pėr t'iu treguar se ata mbanin anėn e Turqisė dhe tė Perandorivet qendrore. Rrėmuja e tyre vazhdoi gjer nė verėn e vitit 1915, si edhe luftimet herė pas here kundėr Esad Toptanit. Po edhe grindjet qė patėn me njėri-tjetrin nuk qenė tė pakta. Shpirti i keq i lėvizjes sė kėtyre tė mallkuarve ishte myftiu i Tiranės, Musa Qazimi. Natyrisht, fuqia e tyre nuk do t'ishte mbajtur dot nė kėmbė gjatė njė viti, sikur tė mos drejtohej prej agjentėve turq me parulla fetare e me flamurin e Turqisė pėrpara, e vetėmja ndėgjesė qė mund tė kishte kjo turmė e verbėr.

    Nė fillim tė Qėrshorit l915, trupat serbe, duke hyrė nga ana e Dibrės, zbritėn nė Shqipėrinė e Mesme, pushtuan Elbasanin, Kavajėn, Tiranėn dhe iu afruan Durrėsit. Nė bashkėpunim me Esad Toptanin, ato e shtypėn lėvizjen e Rebelėvet, tė cilėn e shikonin si njė forcė nė shėrbim t'Austro-Hungarisė, dhe i kapėn disa nga krerėt e saj, ndėr ta edhe Haxhi Qamilin. Esadi ngriti njė gjykatore tė kryesuar prej Xhelal Zogut pėr tė dėnuar me vdekje Haxhi Qamilin me shokė, tė cilėt edhe i vari. Serbėt nuk hynė nė Durrės, pėr tė mos zėmėruar Italinė, dhe shpallėn se qeverimin e vendit do t'ia linin mikut tė tyre, Esad Toptanit.

    Porsa qė Serbėt shkelėn Shqipėrinė e Mesme, Grekėt mbanin krahinat e jugės dhe Italianėt Vlorėn, Mali-i-Zi nuk mund tė mbetej pas. U fut edhe ai nga ana e veriut, nė javėn e dytė tė Qėrshorit dhe, pas disa pėrpjekjesh tė parėndėsishme, pushtoi Shkodrėn. Kėshtu u zhduk edhe ajo strehė e lirė qė kishte mbetur n'atė ēip tė Shqipėrisė. Ushtėria malazeze i kapi si dhentė nė vathė disa nga atdhetarėt e shquar qė ishin mbledhur aty, Ēerēis Topullin, Mustafa Qullin, Isa Buletinin, Dedė Gjo' Lulin, Mehmet Shpendin, e tė tjerė, edhe i vrau. Gjaku i Shqiptarėvet po rridhte rrėke nė ēdo skaj tė sė mjerės Shqipėri.

    Por kėtė herė pushtimi serbo-malazias nuk vazhdoi gjatė. Bullgaria, e lidhur me Perandoritė qendrore, i shpalli luftė Serbisė mė 14 Tetor 1915. Nė tė njėjtėn kohė, Austro-Hungaria lėshoi ofensivėn e madhe kundėr Serbisė dhe Malit-tė-Zi. Kėtyreve s'mundi t'iu vinte ndihmė prej aliatėve t'Entente-ės, ndonėse nė muajin e Tetorit Franca shkarkoi nė Selanik njėsitė e para t'Armatės sė Lindjes. E vėnė midis dy zjarresh, Serbia u thye keqas dhe ushtėritė e saja filluan tė tėrhiqėshin nė drejtim tė Shqipėrisė, mbasi nga ana e Maqedonisė, nė jugė, ua kishin prerė udhėn Bullgarėt. Nė Jenar tė vitit 1916, u shua edhe qėndresa m'e fundit e Serbėvet, dhe ushtėria austro-hungareze i dha njė grusht tė mirė Malit-tė-Zi, i cili kėrkoi menjėherė armėpushimin. Mbeturitė e ushtėrisė serbe u tėrhoqėn nėpėr Shqipėri, pa i trazuar askush, sepse rrugėn ua mbante tė hapur Esadi. Prej skelavet tė Shqipėrisė ato u hodhėn nė Korfuz, dhe s'andejmi nė Selanik, pėr t'u bashkuar me Armatėn aliate tė Lindjes.

    Fuqitė austro-hungareze, duke ndjekur ushtėrinė serbe, hynė nė Shqipėri nė Jenar tė vitit 1916 dhe zunė Shkodrėn. Esad Toptani qė iu kishte shpallur luftė gjoja Austro-Hungarisė dhe Gjermanisė, u shtrėngua t'a linte Durrėsin dhe tė hidhej n'Itali. Por duket se Italia nuk ia vari kėtė radhė, jo vetėm pse ky urrehej prej gjithė Shqiptarėvet, po edhe sepse ishte agjent i kujtdo dhe shumė i afėrt me Serbėt. Atėhere Esadi e gjeti mė tė pėrfitimshme qė tė vihej nė shėrbim tė Francės, e cila ishte edhe pėrkrahėse e Serbisė. Prej France shkoi nė Selanik, nė Gusht 1916, ku formoi pranė Armatės sė Lindjes njė trupė prej nja 500 merēenarėsh shqiptarė nėn kumandėn e tij.

    Ushtėria austriake, pas Shkodrės, zuri Durrėsin, Tiranėn dhe arriti n'Elbasan, ku kishin hyrė Bullgarėt. Pastaj zbriti nga juga gjer pėrtej Beratit e nė Vjosė, ku nguli vijėn e frontit kundrejt ushtėrisė italiane. Nga jugė-lindja u shtri gjer nė Pogradec, pėrballė fuqivet greke.

    Njė "politikė zgjerimi" deshėn t'a bėnin nė Shqipėri edhe Bullgarėt, duke kujtuar me mallėngjim traktatin e Shėn-Stefanit ose Perandorinė e tyre mesjetare, por e panė qė s'kishin asnjė bazė pėshtetjeje. Ushtėria austriake i detyroi t'a zbraznin Elbasanin dhe tė prapsėshin mė tutje, nga lindja.

    Zbritjen e ushtėrivet austro-hungareze, tė cilat, bashkė me Kosovėn, pushtuan edhe dy tė tretat e Shqipėrisė politike, Shqiptarėt e pritėn me gėzim, pėr shumė arėsye: sepse ato e ēliruan vendin prej Serbo-Malazezvet duke ngjallur shpresat e krijimit tė Shqipėrisė ethnike, dhe sepse Austro-Hungaria shikohej prej tė gjithėve si mprojtėsja e Shqipėrisė. Atdhetarėt u vunė nė lėvizje pėr tė rimėkėmbur shtetin shqiptar tė lirė, ku do tė pėrfshihėshin Kosova e Rrafshi i Dukagjinit, dhe pėr tė kėrkuar kėthimin e Vidit, i cili nuk kishte abdikuar. U caktua tė mblidhej njė kuvend i madh kombėtar n'Elbasan, mė 18 tė Marsit l9l6, pėr tė vendosur mbi kėtė program vepėrimi dhe pėr tė formuar mundėsisht njė qeveri shqiptare. Nė krye tė lėvizjes u vu Aqif Pashė Biēaku (Elbasani), ish-ministėr i Punėve tė Brendėshme nė qeverinė e Vidit.

    Kumanda austriake desh t'a shfrytėzonte miqėsinė e Shqiptarėvet pėr interesat e luftės, bėri disa shpallje me anėn e tė cilavet njoftonte se Austro-Hungarezėt kishin ardhur si miq, dhe se Shqiptarėt duhej t'i ndihmonin pėr tė dėbuar prej vendit tė tyre armiqtė e pėrbashkėt. Propagandėn e miqėsisė dhe tė bashkėpunimit nisi t'a bėnte sidomos gazeta shqipe "Vllazėnija" qė delte nė Vienė. Disa krerė e bajraktarė tė malėsivet tė veriut u vunė menjėherė nė shėrbim t'ushtėrisė austro-hungareze. Mirė po kur erdhi puna e mbledhjes sė kuvendit kombėtar, i cili kishte pėr qėllim rimėkėmbjen e shtetit dhe formimin e njė qeverie, autoritetet austriake e ndaluan. Pas pak, zunė t'i arrestonin disa nga krerėt e lėvizjes dhe t'i internonin n'Austri. Megjithatė, flamuri i Shqipėrisė u ngrit lirisht dhe administrata u organizua me nėpunės shqiptarė duke pėrdorur shqipen si gjuhė zyrtare.

    Austria, si edhe mė parė, i dha pėrkrahje zhvillimit kulturor tė Shqiptarėvet, ndihmoi hapjen e shkollavet shqipe kudo, edhe nė Kosovė, formoi Komisionin Letrar pėr lavrimin e gjuhės dhe pėrpunimin e tekstevet shkollorė, dėrgoi me bursa studimi nėpėr shkolla austriake mjaft djelmosha shqiptarė. (Nė tė vėrtetėn, pa njė pregatitje kulturore, ishte e kotė qė tė mendohej pėr njė shtet shqiptar, dhe Austria e kuptonte mirė rėndėsinė e kėtij faktori). Qendra e administratės civile u vendos nė Shkodėr, me drejtoritė e pėrgjithshme t'Arėsimit, tė Drejtėsisė dhe tė Financavet, nėn mbikqyrjen e pėrfaqėsonjėsit austriak, August Kral. Edhe pse e drejtuar prej Austriakėsh, administrata vlejti si njė shkollė praktike pėr t'iu mėsuar nėpunėsve shqiptarė metodat e reja dhe pėr t'a bėrė shqipen mė tė pėrdorshme nėpėr zyrat. Qė tė mund tė vetqeverisėshin, Shqiptarėt kishin nevojė t'edukohėshin, pėrpara sė gjithash.

    Por mbasi Austria nuk po e shikonte Shqipėrinė si njė shtet mė vehte, as nuk po e tregonte mendimin e saj se qysh do tė rregullohej ky vend nė t'ardhmen, atdhetarėt nisėn tė shqetėsohėshin dhe t'a tregonin haptas, nė mos kundėrshtimin, pakėnaqėsinė e tyre. Patėn bėrė disa herė kėrkesa e protesta, dhe njė pjesė e atyre qė qenė shtytur pak si tutje nė bashkėpunimin me ushtėrinė austriake, filloi tė largohej. Atėhere pėr tė fituar besimin, kumanda e lartė austro-hungareze, mė 23 Jenar 1917, me rastin e pėrvjetorit tė hyrjes s'ushtėrisė sė saj nė Shkodėr, bėri njė shpallje zyrtare ku thuhej se Austro-Hungaria do t'i jepte Shqipėrisė "autonominė", duke e lėnė ēėshtjen e pavarėsisė pėr mė vonė, kur tė krijohėshin kushtet e duhura dhe kur Shqiptarėt t'ishin mė tė pregatitur. Ky premtim nuk i kėnaqi fort atdhetarėt shqiptarė, tė cilėt vazhduan tė kėrkonin pavarėsinė me anė protestash dhe manifestimesh. Mė 7 Mars 1918, pėrvjetori i ardhjes sė Vidit nė Shqipėri, u bėnė manifestime nė zonėn e pushtimit austriak pėr tė kėrkuar kėthimin e Princit, i cili simbolizonte pavarėsinė kombėtare.

    Mbasi Greqia, gjer nė Qėrshor 1917, qėndroi asnjanėse dhe mbreti Konstandin prirej nga Perandoritė qendrore, ushtėria austriake nuk hyri nė zonėn e pushtuar prej Grekėvet. Por kuptohej se politika e Venizellos, e lidhur me fuqitė e Entente-ės, do t'a hidhte mė nė fund Greqinė n'anėn e tyre. Prandaj Austro-Hungaria iu dha pėrkrahje Shqiptarėvet qė pėrpiqėshin pėr tė dėbuar Grekėt prej rrethevet tė Korēės. Ēetat e Sali Butkės u armatosėn dhe u ndihmuan prej kumandės austriake.

    E dyta fuqi pushtonjėse e Shqipėrisė gjatė Luftės sė Parė botėrore ishte Italia. Kjo e pati zėnė Vlorėn qė nė mbarim tė Dhjetorit 1914, kur s'kishte hyrė akoma nė luftė. Por fuqitė e shumėta i shkarkoi nė Shqipėri gjatė vitit 1916, pėr t'i bėrė kundėr-peshė ushtėrisė austro-hungareze. N'atė kohė, pjesa m'e madhe e Toskėrisė ishte e pushtuar prej trupavet greke tė mbretit Kostandin. Greqia i quante krahina tė sajat Korēėn dhe Gjirokastrėn qysh se, nė Jenar tė vitit 1916, kishte vendosur qė "deputetėt" e "Vorio-Epirit" tė bėnin pjesė nė parlamentin grek. Mirėpo Italia nuk desh tė pengohej nė Shqipėrinė e jugės prej ushtėrivet greke dhe i pėlqente t'ishte nė pozita mė tė forta pėr tė shkėputur pėr vehte copėn mė tė madhe kur tė ndahej vendi nė mbarim tė Luftės. Mbasi Greqia qėndronte akoma asnjanėse, ushtėria italiane kishte edhe njė arėsye tjetėr, strategjike, pėr t'u ndėrlidhur me frontin aliat tė Selanikut nėpėr rrugėn tokėsore qė niste prej Sarande dhe kalonte nga Kalibaqi e Korēa. Prandaj, nė Gusht 1916, ushtėria italiane u vu t'i pėrzinte Grekėt nga Shqipėria jugore dhe pushtoi me radhė Gjirokastrėn, Sarandėn, Tepelenėn, Kėlcyrėn, Pėrmetin; disa muaj mė vonė, nė fillim tė vitit 1917, zuri Leskovikun, Ersekėn, dhe bėri pjekje me trupat frėnge nė Qafėn e Qarrit. Kėshtu Italia i shporri Grekėt prej asaj pjese t'Epirit q'e kishin bėrė gjak e gėrmadhė.

    E treta fuqi pushtonjėse e Shqipėrisė u bė Franca. Disa trupa t'Armatės frėnge tė Lindjes, me qendrėn nė Selanik, zunė Korēėn nė Tetor tė vitit 1916 dhe u shtrinė nga Perėndimi gjer nė Gorė e Opar. Kėshtu vija e frontit midis dy palėvet ndėrluftonjėse (Italia e Franca, nga juga, Austro-Hungaria, nga veriu) ndiqte anėn e Vjosės, nė veri tė Vlorės, kalonte nėpėr Mallakastėr, Skrapar, Tomorricė, Vėrēė, Mokėr e delte nė Pogradec. Dhe, me fort pak ndryshime, mbeti aty pothuajse gjer nė mbarim tė Luftės.

    Kur ushtėria frėnge zuri Korēėn, Greqia ishte e ndarė, siē thamė, nė dy parti kundėrshtare: n'atė tė mbretit Kostandin, qė anonte nga Perandoritė qendrore, dhe n'atė tė Venizellos, qė mbante nga Aliatėt. Nė Shtator 1916 Venizelloja kishte formuar njė qeveri mė vehte nė Selanik, kundėr asaj s'Athinės. Prandaj kumanda frėnge i pėrzuri prej Korēe ushtarakėt e Kostandinit dhe ua lėshoi administratėn e atij qarku partizanėvet tė Venizellos. Ky dėrgoi si prefekt nė Korēė njė tė besuarin e tij, Argjiropullos, dhe si fuqi njė batalion ushtarėsh.

    Mirėpo lėvizja shqiptare pėr ēlirimin e Korēės po bėhej gjithmonė m'e fortė. Pėrveē qėndresės sė Myslimanėvet, Korēa shquhej pėr gjallėrinė e atdhetarėvet orthodoks, tė cilėt qenė pėrpjekur me aq guxim pėr ēeljen e shkollavet shqipe dhe u dalluan kudo nė fushėn e veprimtarisė kombėtare. Njė prej kėtyre ishte Themistokli Gėrmenji q'e kemi pėrmendur mė sipėr. Pas ripushtimit tė Korēės prej Grekėvet, nė verėn e vitit 1914, Themistokliu kishte shkuar nė Sofje. U kthye qė andej mė 1916, kur ushtėritė austro-hungareze dhe bullgare kishin hyrė nė Shqipėri, dhe kur ai mendonte se mund tė bėhej diēka pėr tė ēliruar krahinat jugore t'atdheut. Duke gjetur njė mbėshtetje tė parė nė ēetat e Sali Butkės, Themistokliu e zgjeroi rrethin e vepėrimit, dhe lėvizja kombėtare nė qarkun e Korēės u bė kėrcėnonjėse pėr Grekėt.

    Kumanda frėnge ishte nė dijeni tė gjendjes, dhe nuk donte qė nė zonėn ushtarake tė saj tė vazhdonin trubullimet ndėrmjet Shqiptarėve e Grekėve, gjė qė do t'i nxirte mjaft ngatėrresa, se Shqiptarėt mund tė ndihmohėshin me armė e mjete prej Austriakėvet. Pastaj n'atė kohė ushtėria frėnge s'po shihte ndonjė dobi nga Grekėt, tė ēarė siē ishin nė dy parti. Kurse po t'ua linte administratėn e Korēės Shqiptarėvet, qė ishin tė zotėt e vendit, jo vetėm qė do t'i kishte prapavijat tė sigurta dhe s'do t'i duhej asnjė fuqi pėr tė mbajtur rregullin n'atė krahinė, po edhe mund t'i pėrdorte Shqiptarėt si njė forcė n'interes tė saj nė vend qė t'i bėnte tė hidhėshin nė duart e Austro-Hungarezėvet. Kėtė llogari tė thjeshtė e tregon vetė nė shkrimet e tija tė pastajme koloneli Descoins kumandari i trupavet frėnge nė Korēė.

    Kėshtu, duke shikuar mė fort interesat e saja ushtarake se sa lėmshin e koklavitur tė politikės sė Parisit, kumanda frėnge, pėr t'a qetėsuar krahinėn, i pėrzuri prej Korēe edhe Grekėt venizellistė edh' erdhi nė marrėveshje me Shqiptarėt. Mė 10 Dhjetor 1916, u nėnshkrua njė protokoll ndėrmjet kolonelit Descoins dhe pėrfaqėsonjėsve tė Korēės, me njė pėrmbajtje qė i njihte krahinės autonominė dhe e linte administratėn e saj nė duart e Shqiptarėvet. U formua menjėherė njė kėshill administrativ prej 14 vetash, nėn drejtimin e Themistokli Gėrmenjit, dhe u hartuan rregulloret pėr degėt e ndryshme t'administratės. Sipas marrėveshjes me kumandėn frėnge, gjuha zyrtare e krahinės do t'ishte shqipja, administrata, arėsimi, financat, gjyqet, do t'ishin nė duart e kėshillit, i cili do tė krijonte edhe njė gjindarmėri shqiptare pėr tė mbajtur rregullin. Flamuri i krahinės autonome do t'ishte ai i Shqipėrisė, por bashkė me njė shirit tė tringjyrėshit tė Francės. Do tė formohej me Shqiptarė njė regjiment kėmbėsorie nėn urdhėrat e kumandės frėnge, i cili do tė shėrbente pranė kėsaj si njė fuqi e vogėl aliate. Ky regjiment u shqua pėr trimėri dhe u ēmua prej shtabit t'Armatės sė Lindjes si njė nga mė tė mirėt qė kishte ushtėria frėnge.

    Pėrzėnia e Grekėvet prej Korēe dhe kalimi i administratės s'asaj krahine nė duart e Shqiptarėvet ishte si njė ēap i parė drejt rimėkėmbjes sė shtetit shqiptar tė 1913-ės. Me kėtė vepėrim, lėvizja kombėtare, pėrbrenda, forcohej, dhe plani i copėtimit, pėr diplomacinė e jashtėme, vihej si njė ēėshtje pėr t'u rishikuar. Grekėt ishin tė parėt qė e kuptonin kėtė gjė, prandaj bėnė pėrēapje energjike pranė ministrisė frėnge tė Punėve tė Jashtėme, e cila i kėrkoi menjėherė shpjegime kumandės s'Armatės sė Lindjes nė Selanik. Por duket se gjenerali Sarrail shikonte mė shumė nevojat e luftės se sa ato tė politikės, prandaj, me njė farė pėrēmimi qė kanė zakonisht ushtarakėt pėr diplomatėt, iu pėrgjigj Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme shkurtazi dhe prerė: "Korēa deshi t'ishte autonome dhe ashtu u bė. Tani n'atė krahinė ka qetėsi e rregull".

    Kėshilli administrativ i Korēės e qeverisi vendin nė njė mėnyrė shembullore. Shkollat greqishte u mbyllėn. Nė vend tė tyre u hapėn nja 60 shkolla fillore shqipe pėr tėrė qarkun dhe njė shkollė e mesme brenda nė qytet. Drejtėsia u vu e rregullt. Tė hyrat e tė dalat financiare u organizuan aq mirė sa qė buxheti tepėroi. Themistokliu ishte atdhetar i pastėr, dhe jo vetėm qė dha shembullin e qeverisjes mė tė ndershme, po edhe u mundua tė pajtonte shpirtrat e elementeve tė tė dy fevet nė frymėn e vėllazėrimit kombėtar. Autonomia e Korēės u prit mirė nė tėrė Shqipėrinė. Dhe ndoshta ishte ajo qė e shtyti mė shumė kumandėn austro-hungareze tė bėnte nė zonėn e saj njė premtim t'autonomisė shqiptare, mė 23 Jenar 1917.

    Mjerisht, punėt muarėn njė tjetėr rrjedhė. Ndėn shtrėngimin e Aliatėvet, mbreti Kostandin i Greqisė abdikoi duke ia lėnė fronin tė birit, Aleksandrit I, i cili thirri nė fuqi qeverinė e Venizellos dhe ky iu shpalli luftė Perandorivet qendrore, mė 29 Qėrshor 1917. Atėhere qėndrimi i Frėnqvet kundrejt krahinės autonome tė Korēės ndryshoi. Me urdhėr tė Parisit, ata filluan tė pėrkrahnin pėrsėri Grekėt dhe tė lejonin hapjen e shkollavet greqishte duke iu nxjerrė pengime Shqiptarėvet. Grekėve e grekomanėve iu shėrbente edhe Esad Toptani me disa bejlerė tė rrethit tė tij. Mė nė fund, me shtytjen e qeverisė s'Athinės dhe duke u pėshtetur nė kallėzimet shpifarake tė grekomanėvet, Frėnqtė e arrestuan Themistokli Gėrmėnjin, se gjoja ishte nė lidhje tė fshehta me Austro-Hungarezė e Bullgarė, dhe e hoqėn nė Selanik, ku gjyqi ushtarak i Armatės sė Lindjes e dėnoi me vdekje. Theror i idealit tė tij dhe i denjė gjer pėrpara vdekjes, Themistokliu u pushkatua mė 9 Nėntor 1917. Me atė, lėvizja kombėtare humbiste njė burrė nga mė tė vlefshmit.

    Kumanda frėnge e prishi marrėveshjen me kėshillin shqiptar, mė 16 Shkurt 1918, dhe e mori vetė nė dorė administratėn e Korēės. Por Grekėt nuk i lejoi qė tė hynin pėrsėri n'atė krahinė, shkollat shqipe nuk i mbylli dhe nėpunėsit shqiptarė t'administratės i mbajti, si edhe gjindarmėrinė shqiptare. Flamuri shqiptar vazhdoi tė ngrihej bashkė me atė tė Francės.

    Pėrveē krahinės sė Korēės, dhe pjesės mė tė madhe tė vendit qė ndodhej ndėn ushtėrinė austro-hungareze, ishte edhe zona e pushtimit italian, e cila kishte shumė rėndėsi pėr t'ardhmen e kombit shqiptar sepse Italia do tė mbetej, pas fitores s'Aliatėvet, shteti m'i interesuar pėr Shqipėrinė. Mė 3 Qėrshor 1917, nė pėrvjetorin e Kushtetutės s'Italisė, kumandari i pėrgjithshėm i ushtėrisė italiane nė Shqipėri, gjenerali Ferrero, n'emėr tė qeverisė sė Romės, bėri nė Gjirokastėr njė shpallje drejtuar gjithė Shqiptarėvet, me anėn e sė cilės siguronte bashkimin dhe pavarėsinė e tėrė Shqipėrisė ndėn mprojtjen e Mbretėrisė s'Italisė. Menjėherė pas shpalljes, u ngrit nė Gjirokastėr flamuri shqiptar dhe u bėnė disa manifestime. Italianėt filluan tė hapnin shkolla, ku shqipja mėsohej bashkė me italishten. Duket se n'atė kohė Italia e kishte vėnė nė mendje qė t'a pėrfshinte tė tėrė Shqipėrinė nė sferėn e saj, pa iu dhėnė gjė fqinjėvet ballkanase. Prandaj edhe shpalljen e bėri qėllimisht nė Gjirokastėr, qėndra e intrigavet tė Grekėvet dhe tė grekomanėvet. Ngaha i erdhi ky guxim? Ndoshta sepse Rusia, pėrkrahėsja e Serbisė, u paralizua prej revolucionit tė brendshėm, dhe se Greqia, deri atėhere, s'kishte marrė akoma pjesė nė luftė.

    Disa ditė pas shpalljes sė gjeneralit Ferrero, ministri italian i Punėvet tė Jashtėme, baroni Sonnino, duke dhėnė shpjegime nė parlament mbi ēėshtjen shqiptare, theksoi se Vlora me rrethet do t'aneksohėshin dhe se vetėm pjesėt e tjera tė Shqipėrisė do tė pėrbėnin njė shtet gjoja tė pavarur, ndėn mprojtjen e Italisė. Kjo ishte politika kundrejt Shqipėrisė qė desh tė ndiqte Italia nė Konferencėn e Paqes, siē do t'a shohim mė poshtė.

    Nė dy-tre vjetėt e fundit tė Luftės sė Parė botėrore, pushtimi i krejt Shqipėrisė prej ushtėrivet austriake, italiane e frėnge, ndonėse e bėri vendin shesh betejash e dėmtimesh dhe shkaktoi aq humbje e vdekje prej epidemivet qė u pėrhapėn, kur e krahasojmė me gjendjen e mėparėshme, mund tė thuhet se qe njė periudhė m'e mirė nga ē'patėn hequr Shqiptarėt ē'prej Luftės ballkanike. Shėrbimi m'i madh qė i prunė vendit ushtėritė evropiane, ishte qė e liruan prej Serbo-Malazezvet dhe Grekėvet. Gjithkush u kthye nė vatrėn e tij ose nė gėrmadhėn e djegur pėr tė rifilluar jetesėn. Ushtėritė evropiane, pėrveē qė iu mėsuan Shqiptarėvet administratėn e rregullt dhe ēelėn mjaft shkolla shqipe, sidomos Austriakėt, ndreqėn edhe ca rruga e ura pėr nevojat e tyre dhe lanė mjaft material, i cili vlente shumė nė njė vend aq tė varfėr sa Shqipėria.

    Por vuajtjet e atij populli tė mjerė, gjithmonė nėpėr kėmbėt e tė huajvet, ishin si fazat e njė sėmundjeje kronike qė vazhdon e paprerė. Tė dėbuar prej Korēe dhe Gjirokastre, Grekėve s'iu mbetej tjetėr viktimė se ku t'i shfrenin instinktet e tyre shtazore veēse mbi popullin e Ēamėrisė. Nė Mars tė vitit 1917, terrori i bandavet greke nė Ēamėri arriti nė njė shkallė t'atillė sa qė katėrqind familje orthodokse shqiptare u ngritėn me armė nė dorė kundėr autoriteteve tė Janinės, duke kėrkuar qė t'iu jepej fund vrasjevet dhe tmerrevet kundrejt Shqiptarėvet myslimanė. Qeveria e Athinės, me anėn e terrorit, donte t'ua bėnte kėtyreve tė fundit jetėn tė pamundur, pėr t'i shtrėnguar qė tė braktisin vatrat stėrgjyshore e t'iknin. Kėto "metoda" Greqia i ndoqi vazhdimisht kundrejt popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė, gjersa e zhdukėn pothuajse krejt pjesėn myslimane.

    Kur Lufta e Parė botėrore kishte hyrė nė fazėn e fundit dhe nuk dihej akoma se ēfarė peripetish do tė ndiqte drami shqiptar, plasi si njė bombė dalja nė shesh e traktatit tė fshehtė tė Londrės. Kjo ndodhi nga mbarimi i vitit 1917, kur Bolshevikėt, nė Rusi, pasi muarėn fuqinė me Revolucionin e Tetorit, botuan arkivat e fshehta tė ministrisė sė Carit. Pėrmbajtja e atij traktati famėkeq u botua menjėherė prej autoritetevet austro-hungareze nė gazetat shqipe tė zonės sė tyre, dhe u pėrhap nė tėrė botėn. Plani i copėtimit tė Shqipėrisė ia griste maskėn demagogjisė s'Aliatėvet qė bėrtisnin se gjoja luftonin pėr lirinė e popujvet. Shqiptarėt po e shihnin tani se ē'fat i priste. Prandaj u vunė menjėherė nė lėvizje pėr t'i dalė zot tėrėsisė s'atdheut. Nė kėtė fushatė, u dallua sidomos Federata Panshqiptare Vatra, e Amerikės. Ajo mund tė bėnte diēka mė shumė nė botėn e jashtėme, jo vetėm se kishte mjete, po edhe sepse Shtetet-e-Bashkuar, qė patėn hyrė nė Luftė pėrkrah Aliatėvet mė 2 Prill 1917, s'ishin tė lidhur me traktatin e fshehtė tė Londrės. Mandej Presidenti Wilson ishte idealist i paqes.

    Lufta e Parė botėrore mbaroi nė Nėntor tė vitit 1918. Duke ndjekur ushtėrinė austro-hungareze nė tėrheqje, Italianėt pushtuan tėrė Shqipėrinė e Mesme dhe pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė sė veriut. Frėnqtė mbajtėn vetėm qarkun e Korēės gjer nė Pogradec. Por dėrguan disa reparte nė Shkodėr, e cila u vu pėrsėri nėn kontrollin ndėr-aliat, siē kishte qėnė pėrpara Luftės, gjersa tė vendosej se kujt do t'i binte nė pjesė. Si kumandar i fuqisė ndėrkombėtare tė Shkodrės u caktua gjenerali frėng de Fourtou. Kurse Serbėt, me pėlqimin e gjeneralit frėng Franchet d'Espėrey, kumandari i ushtėrive aliate tė Lindjes, u ngulėn pėrsėri nė vijėn "strategjike" mb'atė anė Drinit, nė njė zonė qė pėrfshinte rrethet e Peshkopisė, tė Kukėsit, dhe arrinte gjer nė malėsinė e Kelmendit. Grekėt nuk mundėn tė pėrparonin me ushtėri nė tokat shqiptare, mbasi krahinat e jugės ndodhėshin tė pushtuara prej Italianėve dhe Frėnqve.

    Konferenca e Paqes u hap nė Paris mė 18 Jenar 1919. Pėrveē fuqive tė mėdha evropiane - Angli, Francė, Itali - merrnin pjesė Shtetet-e-Bashkuar t'Amerikės dhe Japonia. Megjithė deklaratėn e Kryeministrit t'Anglisė, Lloyd George, dhe shpalljen e "14 pikavet" tė Presidentit Wilson t'Amerikės, fryma qė mbizotėronte nė Konferencėn e Paqes ishte ajo e imperializmit tė zakonshėm, e ndarjes sė botės nė zona ndikimi e shfrytėzimi, nė bazė t'ekuilibrit tė forcavet. As nuk mund tė pritej qė Georges Clemenceau-j i Francės (i mbiquajtur "Tigėr") dhe Lloyd George-i i Anglisė tė kishin njė tjetėr mendėsi e plan pėr ndėrtimin e botės. Ėshtė e vėrtetė se, pas Luftės, dolėn disa shtete tė pavarur n'Evropėn qendrore e lindore, por ajo u bė pėr t'i shkėputur ata popuj prej sundimit gjermano-austriak e prej Rusisė bolshevike, dhe pėr t'i lidhur pas Franko-Britanikėvet. Politika frėnge krijoi edhe Jugosllavinė e madhe, me bashkimin e Serbve, Malazezve, Kroatėve e Sllovenėve nė njė shtet tė vetėm, pėr t'ia vėnė si njė pengesė racės gjermane n'Evropėn e jugė-lindjes. Sa pėr "14 pikat" e Wilson-it, qė mpronin tė drejtėn e pavarėsisė politike pėr tė gjithė kombet, tė mėdhenj e tė vegjėl, mbetėn pothuajse edhe ato si njė "parim i shėnjtė" nė botėn e realitetevet.

    Nė mbarimin e Luftės, Shqiptarėt i shtuan pėrpjekjet pėr t'i dalė zot vendit tė tyre, por s'kishin as kėtė radhė njė qendėr as program tė pėrbashkėt. Pėrveē kolonivet t'Amerikės, tė Rumanisė, tė Turqisė etj., bėnin zhurmė pėrjashta edhe grupet e refugjatėve politikė qė kishin qėndruar n'Itali e nė Zvicėr gjatė Luftės. Pjesa m'e madhe e kėtyre tė fundit pėrgjithėsisht bejlerė, mbahej me politikėn italiane. N'Amerikė, Federata Panshqiptare "Vatra" dhe "Partia Politike Kombėtare" pėrpiqėshin me anė thirrjesh e protestash t'a kundėrshtonin planin e copėtimit, por as kėto nuk shihnin mėnyrė tjetėr sesi mund t'iu qėndrohej fqinjėvet ballkanike pa pėrkrahjen e Italisė. Edhe nė Shqipėri brenda, atdhetarėt ishin vėnė nė lėvizje, po ē'tė bėnin dhe kujt t'i drejtohėshin? Kosovarėt e mėrguar formuan njė komitet tė quajtur "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės", me qendrėn nė Shkodėr. Tė tjerė grupe formonin tė tjerė komitete, por delte gjithmonė e njėjta pyetje: ē'duhej bėrė?

    Duke parė se Shqiptarėt s'kishin nga tė mbanin, Italia u mundua t'i tėrhiqte n'anė tė saj nėpėrmjet premtimesh tė lira, por pa hequr dorė as nga aneksimi i Vlorės as nga qėllimi i protektoratit mbi pjesėn tjetėr tė vendit. Kurse Shqiptarėt vetė, mėnjanė grindėshin midis tyre duke e paditur pala palėn si agjentė t'Italisė, n'anėn tjetėr, ngado qė tė kėthehėshin, do tė pėrpiqeshin tek Italia. E vėrteta ishte se, kundrejt copėtimit mė trish qė vuloste zhdukjen e Shqipėrisė pėrgjithmonė, mbetja e tėrė vendit ndėn Italinė paraqitej si e keqja mė pak e keqe. Pastaj marrėdhėniet me Italinė ishin tė pėrditshme, mbasi ajo ndodhej me ushtėri pothuajse nė tėrė Shqipėrinė. Por mendimet e Shqiptarėvet nė lidhje me politikėn italiane ndryshonin nė kėtė pikė: pala e atdhetarėvet mė tė guximshėm ngulmonte se i duhej kėrkuar Italisė qė tė hiqte dorė prej Shqipėrie dhe t'i jepte kėsaj pėrkrahjen kundrejt fqinjėvet. Ajo mendonte se ndėrmjet Italisė, nga njėra anė, Jugosllavisė dhe Greqisė, nga tjetra, kishte mjaft kundėrshti (kontradikta) interesash, e prandaj Italianėt, pavarėsisht nga qėndrimi i Shqiptarėvet kundrejt tyre, do tė detyroheshin t'i jepnin pėrkrahjen Shqipėrisė. Kurse pala e bejlerėvet tė mėdhenj (zakonisht mė politikanė) mendonte se Italisė i duhėshin bėrė disa lėshime (por pa shkuar gjer tek njohja e aneksimit tė Vlorės), sepse vetėm nėn hijen e asaj mund tė formonin Shqiptarėt njė qeveri dhe mund tė paraqitėshin nė Konferencėn e Paqes. Formimi i njė qeverie ishte puna m'e ngutėshme, se pėrndryshe s'kish sesi tė dėgjohej zėri i Shqipėrisė atje ku ndahej fati i popujvet. Krijimin e njė pėrfaqėsie tė ligjshme shqiptare, por tė lidhur pas rrotavet tė saja, e donte edhe Italia pėr t'a pėrdorur nė Konferencėn e Paqes pėr qėllimet e veta. Kjo nevojė bėhej m'e ndieshme akoma kur dihej se Esad Toptani, nė shėrbim tė Jugosllavisė e i pėrkrahur prej Francės, ishte shtruar nė Paris dhe e paraqiste vehten si "qeveri legale" e Shqipėrisė.

    Pėr kėto arėsye, me bekimin e Italisė u mblodh nė Durrės, ish-kryeqytetin, njė lloj kuvendi kombėtar prej tė cilit do tė krijohej njė organ shtetėror. Tė dėrguarėt, rreth 50 vetash, kishin ardhur nga viset qė ndodhėshin ndėn pushtimin italian (pėrveē Vlorės); mungonin gjithashtu pėrfaqėsonjėsit e krahinavet tė zėna prej ushtėrivet frėnge e serbe. Kuvendi u hap mė 25 tė Dhjetorit 1918 dhe nxori prej gjirit tė tij njė qeveri tė pėrkohshme nėn kryesinė e Turhan Pashė Pėrmetit, i cili kish kryesuar edhe qeverinė e Vidit mė 1914. Italinėt patėn kėrkuar qė tė formohej vetėm njė "kėshill kombėtar", por- Shqiptarėt e mbledhur nė kuvend anonin mė fort nga pavarėsia dhe e drejta e vetvendosjes, prandaj ngrehėn njė qeveri. Dhe pėr t'a bėrė kėtė tė pranuarshme prej Italisė, emėruan si ministra disa miq tė saj, Myfit Libohovėn, Mustafa Krujėn, Fejzi Alizotin, e tė tjerė. Kuvendi i Durrėsit caktoi edhe komisionin qė do tė shkonte nė Konferencėn e Paqes, dhe i ngarkoi qeverisė si detyrė qė tė kėrkonte jo vetėm pavarėsinė kombėtare, por edhe ndreqjen e padrejtėsivet tokėsore qė i qenė bėrė Shqipėrisė prej Konferencės sė Londrės dhe Kongresit tė Berlinit.

    Ndonėse Italia ngurroi pėr t'a njohur kėtė qeveri dhe, nė fillim, nuk desh t'a pėrfillte, dėrgata shqiptare, e pėrbėrė prej Turhan Pashės, Mehmet Konitzės, Imzot Bumēit, Dr. Mihal Turtullit dhe Midhat Frashėrit, u nis pėr nė Konferencėn e Paqes, nė Paris. Mė 15 tė Shkurtit i paraqiti Konferencės memorandumin e parė me kėrkesat shqiptare dhe, pas nja dhjetė ditėsh, mė 24 Shkurt, njė memorandum tė dytė "Kėshillit tė Lartė" tė pesė fuqivet tė mėdha, qė pati edhe mirėsinė t'a dėgjonte. Nė tė dy rastet, dėrgata shqiptare pavarėsinė e Shqipėrisė e paraqiti si njė ēėshtje tė vendosur qė mė 1913, dhe kėrkoi ndreqjen e gabimevet tė bėra nė dėm tė saj prej Kongresit tė Berlinit dhe Konferencės sė Londrės, qė iu patėn njohur shtetevet fqinjė krahina tė banuara tėrėsisht prej Shqiptarėsh. Pa e prekur drejtpėrdrejt Italinė, dėrgata shqiptare kritikoi lakmitė e pangopshme tė fqinjėvet ballkanike dhe mėnyrat e tyre kundrejt Shqipėrisė. "Unė jam vetė i krishter orthodoks prej Korēe", foli Dr. Turtulli pėrpara Kėshillit tė tė pesėve, "dhe ua them me ndėrgjegje se nė tėrė qarkun e Korēės nuk ka asnjė Grek... Epiri s'ka qėnė kurrė pjesė e Greqisė... Por Grekėt quajnė "Grekė" Shqiptarėt e fesė orthodokse... Ngjarjet e 1914-s u organizuan dhe u drejtuan prej oficerėsh grekė. Zografi dhe Karapanoja, qė i kryesonin, janė Grekė. Ata pėrdorėn si mjet andartėt keqbėrės tė Gjiritit dhe ushtarė grekė qė s'kishin xhveshur as uniformat".

    Mirėpo "gjyqi" i fuqivet tė mėdha i ngjan atij tė pėrrallės sė La Fontaine-it nė "Kafshėt e sėmura nga murtaja". Aty nuk dėgjohet ai qė ka tė drejtė, por ndahen ēėshtjet sipas interesit tė mė tė mėdhenjvet, nė pėrpjesėtim me forcėn e secilit. Paraqitja e popujve tė vegjėl (ose tė dobėt) luhet si njė komedi rituale pėr t'i hedhur hi syvet opinionit tė masavet. Sepse, nė tė vėrtetėn, kur flasin pėrfaqėsonjėsit e tyre pėrpara kėshillit tė tė mėdhenjvet, askush prej antarėvet mjekėrr-nderuar tė kėtij s'e ka mendjen aty: njėri dremit, tjetrit i vinė gogėsima, i treti kujton ndonjė aventurė... e kėshtu me radhė. Dhe s'kanė sesi t'a lodhin mendjen duke dėgjuar mbasi ata do tė vendosin sipas udhėzimevet qė marrin prej ministrivet tė tyre dhe jo nė bazė tė sė vėrtetės qė duan tė provojnė popujt e vegjėl. Nė rastin e Shqipėrisė, interesat e tė mėdhenjvet gjenin edhe njė tjetėr arėsye se ku tė pėshtetėshin: pas ngjarjevet fatkeqe tė vjetėvet 1913-1914, askush nuk besonte mė nė kombėsinė shqiptare ose nė zotėsinė e kėsaj pėr t'u vetqeverisur. Prandaj tė mėdhenjtė, sidomos Franca e Anglia, e kishin ndarė mendjen qė problemin e Shqipėrisė t'a rregullonin sipas traktatit tė fshehtė tė Londrės.

    Sa pėr shtetet drejtpėrdrejt t'interesuar, domethėnė Itali, Greqi e Jugosllavi, mbanin secili qėndrimin e vet. Italia, pasi tė merrte Vlorėn me njė zonė rreth e qark, donte qė pjesėt e tjera tė Shqipėrisė, brenda kufijvet tė l9l3-ės, tė formonin njė shtet shqiptar nėn mprojtjen e saj. Greqia, nė memorandumin qė i paraqiti Konferencės sė Paqes, kėrkonte prej Shqipėrie Korēėn dhe Gjirokastrėn, duke u pėshtetur jo nė kombėsinė, por nė "ndjenjat" e popullsisė sė kėtyre krahinave dhe nė "lartėsinė e qytetėrimit helenik". Venizelloja nuk e mohonte se Shqiptarėt orthodoks flisnin shqip nė familjet e tyre. Por ndjenjat, thoshte ai, i kanė greke. Sipas atij, gjuha dhe raca s'kishin rėndėsi: ajo qė duhej marrė parasysh ishte ndėrgjegjia kombėtare. Dhe sillte si shembuj disa nga heronjt e Kryengritjes greke, tė cilėt, ndonėse Shqiptarė me gjuhė e fis, kishin qėnė Grekė me ndjenja.

    Kurse Jugosllavia, qė loste njė kartė mė tė madhe, mbajti njė qėndrim tė ndryshėm: ajo kishte mė shumė interes qė tė mos hidhej Italia nė Ballkan, se sa tė merrte vetė njė copė prej Shqipėrisė-sė veriut. Jugosllavia me Italinė do tė hahėshin kėshtu e tutje pėr sundimin e Adriatikut, si dikur Austro-Hungaria me Italinė. Prandaj Jugosllavia donte njėherė t'a mbante Italinė pėrtej detit, pastaj shtetin shqiptar mund t'a shkallmonte ca nga ca, ashtu si provoi mė vonė. Pėr kėto arėsye, Jugosllavia s'kėrkonte gjė pėr vehte nėqoftėse edhe tė tjerėt nuk kėrkonin, dhe propozoi njohjen e shtetit shqiptar tė pavarur me kufijtė e 1913-ės. Por nėqoftėse tė tjerėt nuk e pranonin kėtė propozim, atėhere kėrkonte edhe ajo pjesėn e saj: Shqipėrinė e veriut gjer nė Drin, duke premtuar se qytetit tė Shkodrės do t'i linte njė farė autonomie.

    Nga fuqitė e mėdha, Shqiptarėt prisnin qė tė pėrkrahėshin tė paktėn prej Amerikės, mbasi ajo s'e kishte nėnshkruar traktatin e fshehtė tė Londrės dhe se "14 pikat" e Wilson-it ishin nė tė mirė tė popujve tė vegjėl. Por Amerika s'mund t'i binte ndesh politikės sė fuqivet tė mėdha evropiane, sidomos aneksimit tė Vlorės prej Italisė. Atėhere tė qenėt e kėsaj nė Shqipėri, ēonte vetvetiu Greqinė dhe Jugosllavinė qė tė kėrkonin "pjesėn" e tyre. Prandaj Amerika, nė fillim, mbajti njė qėndrim tė mesėm, qė nuk i kėnaqte plotėsisht kėrkesat e fqinjėvet, por as Shqipėrinė s'e shpėtonte dot nga humbja: ajo i njihte Italisė aneksimin e Vlorės e mundėsisht mandatin mbi shtetin shqiptar qė do tė mbetej; pranonte qė Greqia tė merrte krahinėn e Gjirokastrės por jo Korēėn; kurse Jugosllavisė nuk i bėnte lėshime tokėsore, por i njihte disa tė drejta tregėtare dhe ndėrtimin e njė hekurudhe nė Shqipėrinė e veriut. Vetėm mė vonė, kur kėto kushte nuk u pranuan prej fqinjėvet, dhe Franca me Anglinė vendosėn ndarjen e Shqipėrisė nė tri pjesė sipas traktatit tė fshehtė tė Londrės, Presidenti Wilson e kundėrshtoi kėtė vendim kategorikisht. Kundėrshtoi gjithashtu qė Shqipėria tė pėrfshihej nė "ēėshtjen e Adriatikut", domethėnė nuk desh qė Jugosllavia tė shpėrblehej me toka shqiptare pėr lėshimet qė ajo munt t'i bėnte Italisė n'Adriatikun e veriut. Ky qėndrim i Wilson-it i dha njė farė mbėshtetjeje ēėshtjes shqiptare dhe e xvarnisi vendimin e copėtimit deri sa Shqiptarėt vetė, me Kongresin e Lushnjės dhe me Luftėn e Vlorės, e shpėtuan vendin e tyre nga vdekja.

    Kėrkesat e paraqitura prej dėrgatės shqiptare nė Konferencėn e Paqes iu dhanė pėr shqyrtim komisionit tė posaēėm qė ishte formuar pėr ēėshtjet greke, me pėrfaqėsonjės t'Anglisė, tė Francės t'Italisė dhe t'Amerikės, nėn kryesinė e diplomatit frėng J.-M. Cambon. Por aty seicili prej antarėvet tė komisionit i mbahej politikės sė shtetit tė vet dhe nuk shikonte se ē'kėrkonin Shqiptarėt. Prandaj, nė raportin qė ky komision i parashtroi Kėshillit tė Lartė tė Konferencės nga fillimi i Marsit 1919, ēfaqėshin mendime tė ndryshme; pėrfaqėsonjėsi italian kėrkonte njohjen e shtetit shqiptar me kufijtė e 1913-ės (natyrisht, nėn mprojtjen e Italisė dhe pasi kjo t'aneksonte Vlorėn). Kurse Franca dhe Anglia propozonin qė t'i jepeshin Greqisė Korēa e Gjirokastra. Pėrfaqėsonjėsi i Amerikės mbante njė rrugė tė mesme, pėr t'i lėshuar Greqisė njė copė nga ana e Gjirokastrės por jo krahinėn e Korēės. Nė kėto kushte, Kėshilli s'mund tė merrte njė vendim, dhe ēėshtja shqiptare mbeti varur. Mbasi ndėrmjet Italisė dhe Jugosllavisė kundėrshtimi m'i madh delte pėr ndarjen e trashėgimit tė Perandorisė austro-hungareze mbi bregun veri-lindor t'Adriatikut, ēėshtja shqiptare qėndronte e lidhur edhe me kėtė problem.

    Duke parė gjithė kėto koklavitje dhe se nė Konferencėn e Paqes nuk kishin pothuajse asnjė pėrkrahje pėrveē simpathisė s'Amerikės, Shqiptarėt menduan njė ēast t'i a besonin kėsaj fatin e vendit tė tyre, pėr t'i shpėtuar copėtimit. Ky mendim u forcua me ardhjen e pėrfqėsonjėsve tė kolonivet, nga Shtetet-e-Bashkuar, Rumania e Turqia, tė cilėt nė fillim u bashkuan me dėrgatėn e qeverisė sė Durrėsit. I shtytur prej shumicės, Turhan Pasha i drejtoi Konferencės sė Paqes, mė 7 Mars, njė notė me anėn e sė cilės propozonte qė krahinat e kundėrshtuara, Korēė e Gjirokastėr, bashkė me tokat e tjera shqiptare qė Konferenca e Londrės dhe Kongresi i Berlinit iu patėn lėshuar shtetevet fqinjė, tė pushto- hėshin dhe t'administrohėshin pėr njė vit a dy prej Amerikės; mandej t'organizohej njė plebishit ndėn kontrollin ndėrkombėtar nė tė gjitha ato krahina, pėr t'ia lėnė popullit tė tyre tė drejtėn e vetvendosjes nėse do tė donte tė bashkohej me Shqipėrinė apo tė bėnte pjesė me fqinjėt.

    Qėndrimi i pėrbashkėt i dėrgatavet shqiptare nė Konferencėn e Paqes nuk vazhdoi gjatė. Pėrfaqėsonjesit e kolonivet dhe disa nga ata tė qeverisė sė Durrėsit filluan t'a shihnin punėn drejt, se rrezikun Shqipėrisė po ja sillte Italia. Pėrsa kohė qė kjo nuk hiqte dorė nga qėllimi i aneksimit tė Vlorės dhe i prokektoratit mbi pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė, as fqinjėt ballkanase, qė pėrkrahėshin prej Francės dhe Anglisė, nuk mund tė hiqnin dorė sė kėrkuari "pjesėn" e tyre. Dhe logjikėrisht ēėshtja shqiptare duhej tė pėrfundonte me copėtimin mė trish, siē qe parashikuar nė traktatin e fshehtė tė Londrės. Prandaj pala m'e ndėrgjegjėshme e atdhetarėvet vendosi tė delte haptas kundėr politikės s'Italisė, duke shpresuar nė pėrkrahjen morale t'Amerikės dhe mundėsisht nė njė ndėrrim qėndrimi t'Anglisė, e cila kish nisur tė ndjente erė vajguri nė Shqipėri... Kurse njė pjesė e qeverisė sė Durrėsit, me Turhan Pashėn nė krye, nuk shihte-tjetėr pėrkrahėse pėrveē Italisė pėr tė mprojtur kufijtė e 1913-ės kundrejt fqinjėvet ballkanase.. Prandaj vazhdoi tė mbetej e pėshtetur pas kėsaj, duke u munduar t'i zbuste kėrkesat italiane ose tė gjente disa formula e shprehje tė ndėrmjeme pėr t'ua fshehur kuptimin.

    Kėshtu, qė nė Prill 1919, dėrgatat shqiptare nė Konferencėn e Paqes u ndanė nė dy grupe, duke paraqitur nga njė memorandum tė veēantė. Grupi i atdhetarvet mė largpamės, i cili pėrbėhej prej pėrfaqėsonjėsve tė kolonivet dhe disa antarėve tė qeverisė sė Durrėsit, nė memorandumin qė i dha Konferencės, mė 14 Prill, e thoshte qartė se pushtimi i Vlorės nga ana e Italisė dhe protektorati i kėsaj mbi Shqipėrinė do tė bėhėshin shkak grindjesh dhe konfliktesh tė reja nė Ballkan; prandaj kėrkonte hedhjen poshtė t'asaj pjese tė traktatit tė Londrės qė kish tė bėnte me Shqipėrinė, njohjen e pavarėsisė sė kėsaj dhe zbatimin e parimit tė kombėsivet pėr krahinat shqiptare mbetur jashtė kufijvet tė 1913-ės. Ky grup, pėr tė larguar Italinė, kėrkoi qė Shqipėria tė vihej pėrkohėsisht nėn mandatin e Amerikės, e cila nuk ishte drejtpėrdrejt e interesuar nė Ballkan.

    Kurse grupi pro-italian i qeverisė sė Durrėsit, nė memorandumin qė i dha edhe ai Konferencės nė tė njėjtėn ditė, hidhte poshtė kėrkesat e fqinjėvet ballkanase, kėrkonte njohjen e kufijvet tė 1913-ės ose edhe mė shumė, por nuk e zinte me gojė Italinė dhe mundohej t'a zbuste kuptimin e njė protektorati nga anė e kėsaj, duke e quajtur "ndihmė dashamirėse" qė njėra nga fuqitė e mėdha aliate duhej t'i jepte Shqipėrisė pėr njė kohė tė caktuar. Por "fuqinė e madhe aliate" do t'a zgjidhte vetė qeveria shqiptare (dhe s'donte mend tė kuptohej se do tė "zgjidhte" Italinė). Kėshtu, "pavarėsia" e Shqipėrisė duhej tė mbetej e pacėnuar.

    Pėr t'iu vėnė punėvet kapak, nuk mungoi t'i jepte Konferences memorandumin e tij edhe Esad Toptani, i cili e mbante vehten si kryetar i "qeverisė shqiptare" legale dhe aliate.

    Kuptohet lehtė se tė gjitha kėto karturina hidhėshin nė shportė dhe se askush nuk kishte kohė pėr tė humbur me profkat e Shqiptarėvet. Nė qarqet ndėrkombėtare dėgjohet vetėm njė lloj fjale dhe njė lloj oshėtime: fjala qė jehoi nė Kongresin e Lushnjės dhe oshėtima qė bumbulloi rreth Vlorės, mė 1920.

    Mbasi traktati i paqes me Gjermaninė (i cili u nėnshkrua nė Versailles, mė 28 Qėrshor 1919) ishte nė pregatitje e sipėr, u shtruan nė tryezėn e gjelbėr, qė nė Prill e Maj, edhe ēėshtjet qė lidhėshin me Austro-Hungarinė, nė radhė tė parė ajo e ndarjes sė krahinavet t'Adriatikut ndėrmjet Italisė dhe Jugosllavisė. Disa prej atyre vendeve i qenė njohur Italisė nė traktatin e fshehtė tė Londrės, por ajo kėrkonte akoma, sidomos qytetin e Fiumes, tė cilin e pushtoi poeti G. d'Annunzio mė 1919.

    Franca e Anglia, qė kishin pasur nevojė pėr Italinė gjatė luftės, nuk donin tani qė kjo tė shtrihej shumė nė Lindje pėr t'i bėrė konkurencė fuqisė dhe tregėtisė s'atyre. Prandaj kėrkonin t'i vinin cak, duke pėrkrahur Jugosllavinė e Greqinė. Ky ishte shkaku qė Franca e Anglia ngulnin kėmbė pėr t'i dhėnė Greqisė Korēėn dhe Gjirokastrėn, sepse nuk donin qė ato krahina, nėpėrmjet tė njė shteti shqiptar, tė binin nėn panxhėn e Italisė, e cila do tė kontrollonte n'atė mėnyrė jo vetėm kanalin e Korfuzit, po edhe rrugėn e brendėshme Sarandė-Korēė-Follorinė, qė ēonte drejt Selanikut. Gjithmonė nė pėshtetje tė kėsaj politike, Anglia e Franca i lanė dorė tė lirė Greqisė qė tė pushtonte Izmirin, nė Maj 1919, kurse nė kohėn e Luftės atė qytet i patėn premtuar Italisė. E gjetur pėrpara kundėrshtimit t'Anglisė e tė Francės, tė cilat pėrdornin nė lodrėn e tyre Jugosllavinė e Greqinė, Italia e ndjeu vehten mjaft tė dobėt, qeveria e V.E. Orlando-s dha dorėheqjen mė 23 Qėrshor 1919 dhe u zėvendėsua prej asaj tė Francesco Nitti-t, me T. Tittoni-n si ministėr i Punėve tė Jashtėme. Qėllimi i kėtij ndėrrimi ishte pėr tė zbritur nė njė politikė kompromisi, tė cilėn qeveria e re e filloi me Greqinė. Tė dy shtetet, duke dashur t'iu gjenin njė zgidhje sa mė tė shpejtė ēėshtjevet qė mbetėshin varur midis tyre nė Shqipėri dhe nė detin Egje, hynė nė bisedime tė drejtpėrdrejta dhe arritėn nė marrėveshjen e fshehtė Tittoni-Venizellos, qė u nėnshkrua mė 29 Korrik 1919.

    Sipas kėsaj marrėveshjeje, Italia dhe Greqia do tė pėrkrahnin njėra tjetrėn nė Konferencėn e Paqes pėr t'a ndarė Shqipėrinė midis tyre ashtu si e kishin parashikuar: Greqia tė merrte Korēėn dhe Gjirokastrėn, Italia Vlorėn, e mandej atė copė qė mbetej si shtet shqiptar t'a vinte nėn mandatin e saj. Greqia zotohej tė mbante asnjanėsinė e kanalit tė Korfuzit dhe t'i lėshonte Italisė pėr 50 vjet njė hyrje tė lirė nė skelėn e Sarandės. Kurse Italia do tė pėrkrahte Greqinė pėr tė marrė Korēėn, edhe nėqoftėse Shtetet-e-Bashkuar t'Amerikės do tė kėrkonin qė ajo krahinė t'i mbetej Shqipėrisė.

    Ndonėse marrėveshja Tittoni-Venizellos ishte e fshehtė, nuk vonoi t'i delte era, dhe Shqiptarėt e kuptuan se ajo qė po ia gėrmihte varrin atdheut tė tyre ishte Italia. U vunė nė njė gjendje tė keqe edhe ata qė mbahėshin gjer atėhere me politikėn Italisė. Pėr t'iu dhėnė Shqiptarėvet pėrshtypjen se po ua linte atyre admistrimin e vendit, Italia nėnshkroi me qeverinė e Durrėsit, mė 20 Gusht 1919, njė marrėveshje, sipas sė cilės administrata shqiptare do tė shtrihej mbi tė gjitha krahinat e pushtuara prej ushtėrisė italiane, pėrveē Vlorės dhe qarkut tė saj. Duke pritur vendimin e Konferencės sė Paqes, administrata e qeverisė sė Durrėsit do tė shtrihej edhe mbi krahinat qė Italia ia kishte njohur Greqisė nė marrėveshjen e fshehtė, siē ishte Gjirokastra, ose edhe Korēa kur tė zbrazej prej trupavet frėnge. Po ashtu do tė pėrfshihėshin nėn tė njėjtėn administratė krahinat e "zonės strategjike" qė mbante Jugosllavia, si edhe Shkodra, kur kėto tė pushtoheshin prej ushtėrisė italiane. Kėtė marrėveshje me qeverinė e Durrėsit Italia e bėri pėr tė qetėsuar disi Shqiptarėt, po edhe pėr tė pregatitur bashkimin e vendit nėn protektoratin e saj. Sepse marrėveshja pėrmbante edhe pika tė tjera nė lidhje me organizimin dhe kontrollin e brendshėm: gjindarmėria dhe milicia shqiptare do t'organizohėshin prej oficerėsh italianė, tė cilėt do tė kishin edhe kumandėn e pėrgjithshme; njė komisar i lartė italian do tė kontrollonte vepėrimet e qeverisė shqiptare, ndėrsa kėshilltarė e teknikė do tė drejtonin degėt e ndryshme t'administratės, etj.

    Gjatė kėsaj kohe, marrėveshja Tittoni-Venizellos ishte pėrhapur dhe Shqiptarėvet s'iu kishte mbetur mė asnjė besim tek Italia. Disa ministra atdhetarė u larguan ca nga ca prej qeverisė sė Durrėsit, ku tani qėndronin vetėm "miqtė" e Italisė. Kundėrshtimi u bė i hapėt. Ndihej nevoja e njė vepėrimi kombėtar. Nė Vlorė, ditėn e 28 Nėntorit 1919 u zhvillua njė manifestim i madh. Nėpėr qarqet e atdhetarėve dhe tė shkollarėve flitej pėr nevojėn e mbledhjes sė njė kuvendi tė pėrgjithshėm kombėtar, i cili duhej tė merrte vendime heroike. Aty-kėtu u treguan shenja armiqėsie kundėr ushtėrisė italiane, e cila mori masa mprojtjeje.

    Por ajo qė e mbushi kupėn gjer atje ku s'mbante mė, ishin vendimet e Konferencės sė Paqes. Mė 9 Dhetor 1919, pėrfaqėsonjėsit e Anglisė, tė Francės dhe t'Amerikės i kishin dhėnė Italisė njė memorandum tė pėrbashkėt nė lidhje me kėrkesat e saja n'Adriatik. Pėrsa i pėrkiste Shqipėrisė, memorandumi i njihte Italisė aneksimin e Vlorės me njė pjesė tė brendėshme si edhe mandatin mbi atė copė shtet shqiptar qė do tė mbetej; nė jugė, i njihej Greqisė krahina e Gjirokastrės, kurse ēėshtja e Korēės mbetej varur; Jugosllavisė nuk i lėshohėshin toka pėrkėtej kufijvet tė l9l3-ės, por i njihej e drejta e ndėrtimit tė njė hekurudhe nė Shqipėrinė e veriut, gjatė luginės sė Drinit gjer n'Adriatik.

    Italia nuk e priti mirė kėtė memorandum, i cili nuk i kėnaqte tė gjitha kėrkesat e saja n'Adriatikun veri-lindor. Por ajo qė e kundėrshtoi mė me forcė ishte Jugosllavia. Nė njė notė qė kjo i dha Konferencės sė Paqes mė 8 Jenar 1920, u ēfaq kundėr lėshimevet qė i bėheshin Italisė n'Adriatik dhe, pėrsa i pėrkiste Shqipėrisė, kėrkonte "pjesėn e saj" nėqoftėse nuk do tė njihej pavarėsia e shtetit shqiptar brenda kufijvet tė 1913-ės. Edhe pėrfaqėsia e qeverisė sė Durrėsit nė Paris i pat dhėnė Konferencės njė memorandum tjetėr, mė 26 Dhjetor 1919, nė tė cilin protestonte kundėr planevet tė copėtimit tė Shqipėrisė dhe bėnte propozimet e saja, por zėrin e Shqiptarėvet s'e dėgjonte askush.

    Mė nė fund, Anglia e Franca, pėr t'i gjetur njė zgjidhje ēėshtjes s'Adriatikut dhe pėr tė kėnaqur tė tria fqinjėt e Shqipėrisė, pasi u dėgjuan, mė 13 Jenar, edhe "argumentat" e Venizellos dhe tė ministrit jugosllav Trumbiē, vendosėn copėtimin e Shqipėrisė nė pėrputhje me traktatin e fshehtė tė Londrės. Greqia do tė merrte Korēėn dhe Gjirokastrėn, Italia ato qė kėrkonte, dhe Jugosllavia Shqipėrinė veriore bashkė me Shkodrėn duke i njohur kėtij qyteti njė farė "autonomie". Mbasi Anglia e Franca kėtė vendim e kishin marrė pa Amerikėn, duhej t'i tregonin kėsaj disa arėsye, njė prej tė cilavet ishte se Shqiptarėt nuk kishin zotėsi pėr t'u vetqeverisur dhe do t'ishte mė mirė pėr ta tė mbetėshin ndėn kujdesin e fqinjėvet. Nga ana tjetėr, duke i dhėnė Jugosllavisė Shkodrėn, ajo hiqte dorė prej Fiumes, e cila i kalonte Italisė, dhe ēėshtja e Adriatikut gjente njė rregullim.

    Lajmi i vendimit tė kėtij copėtimi u pėrhap si vetėtima dhe iu ra Shqiptarėvet si rrufe. Ky ishte ēasti qė vinte nė provė energjitė e fundme tė shpirtit kombėtar, nėse racės shqiptare i kishte mbetur akoma njė fije vullneti pėr jetesė apo do tė shuhej si kripa n'ujė. Tani ēdo shpresė nė "drejtėsinė" e fuqivet tė mėdha ishte vegim marrėzie. Kombe qė jetojnė, janė vetėm ata qė dinė tė mprohen. Mė parė se tė pėrhapej lajmi i fundit, Shqiptarėt ishin vėnė nė lėvizje pėr t'organizuar mbledhjen e njė kuvendi tė pėrgjithshėm. Tani kjo nevojė u bė m'e ngutshme se kurrė. Nervat e kombit ishin nxehur nė kulm. Ata qė mbahėshin akoma me qeverinė e Durrėsit ishin agjentėt e Italisė, dhe Italia kėtė radhė po tregohej armiku vdekėsor i racės shqiptare.

    Por trathėtarėt nuk ndjejnė as turp as pėrgjegjėsi. Qeveria e Durrėsit me ndihmėn e ushtėrisė italiane u pėrpoq tė bėnte ēmos pėr tė ndaluar mbledhjen e kuvendit kombėtar. Ajo vrau nė pritė Abdyl Ypin, njė nga atdhetarėt mė energjikė qė po merrej me organizimin e mbledhjes. Nė Shkodėr, ishte vrarė prej njė agjenti t'Italianėvet atdhetari Sali Nivica, drejtor i gazetės "Populli" dhe mprojtės i guximshėm i idesė kombėtare.

    Megjithė kėto pengesa, kuvendi shpėtimtar mundi tė mblidhej nė Lushnjė, mė 21 Jenar 1920, dhe mori emrin Kongresi i Lushnjės. Ishin gjithėsejt nja 50 tė dėrguar prej krahinavet tė ndryshme tė Shqipėrisė. Mbledhja u hap nėn kryesinė e Aqif Pash Biēakut (Elbasanit). Pa marrė parasysh se Shqiptarėt ishin njė komb i vogėl dhe pa u pėshtetur n'asnjė shpresė tė jashtėme, Kongresi i Lushnjės i hodhi poshtė me vendosmėri planet e copėtimit qė fuqitė e mėdha kishin kurdisur nė traktatin e fshehtė tė Londrės dhe nė Konferencėn e Paqes. Ai shpalli botėrisht se Shqipėria ishte shtet i pavarur dhe se Shqiptarėt nuk pranonin asnjė formė mandati ose protektorati tė huaj mbi vendin e tyre. Nė telegramin qė iu drejtoi Konferencės sė Paqes dhe fuqivet tė mėdha, Kongresi i Lushnjės ua bėri tė njohur se Shqiptarėt do tė derdhnin gjer pikėn e fundit tė gjakut kundėr ēdo vendimi qė vinte nė rrezik tėrėsinė tokėsore t'atdheut tė tyre dhe pavarėsinė e plotė kombėtare. Njė protestė tė rreptė iu drejtoi edhe parlamentit dhe senatit t'Italisė.

    I vetėdijshėm se pėrfaqėsonte vullnetin e kombit, Kongresi i Lushnjės mori masa vendimtare, siē e lipnin rrethanat, n'ato ēaste tė vėshtira ku po pėrshkohej atdheu. E shpalli tė rrėzuar qeverinė e Durrėsit dhe nė vend tė saj, formoi njė qeveri kombėtare nėn kryesinė e Sulejman Delvinės, me ministėr tė Punėve te Jashtėme Mehmet Konitzėn, tė Punėve tė Brendėshme Ahmet Zogun, tė Finacavet Ndoc Ēobėn, t'Arėsimit Sotir Pecin etj. Mbasi ēėshtja e regjimit nuk mund tė vendosej aty pėr aty, se Shqipėria kish qėnė shpallur principatė mė 19l3 e 1914 dhe Princ Vidi nuk kishte abdikuar, Kongresi zgjodhi njė Kėshillė tė Lartė, qė do tė mbante vendin e kryesisė sė shtetit. Ky Kėshillė pėrbėhej prej katėr vetash, qė pėrfaqėsonin katėr rrymat fetare tė Shqipėrisė: Aqif Pashė Biēaku (mysliman bektashi), Abdi Bej Toptani (mysliman syni), Dr. Mihal Turtulli (orthodoks), Imzot Luigj Bumēi (katolik). Kongresi zgjodhi prej gjirit tė vet edhe njė senat prej 37 vetash, si njė kėshillė kombėtar qė do tė zinte vendin e parlamentit pėr gjersa tė bėhėshin zgjedhje tė rregullta. Caktoi gjithashtu pėr nė Konferencėn e Paqes njė dėrgatė tė re, qė pėrbėhej prej Mehmet Konitzės, Imzot Bumēit dhe Dr. Mihal Turtullit.

    Bashkė me krijimin e kėtyre organeve, Kongresi i Lushnjės caktoi njė statut tė shtetit shqiptar, prej 6 nenesh, me Kėshillin e Lartė nė krye, qė kishte fuqinė ekzekutive, dhe Kėshillin Kombėtar (ose senatin), i cili kishte fuqinė legjislative dhe kontrollin mbi qeverinė pėr deri sa tė zgjidhej Asambleja Kombėtare. Kėshilli i Lartė emėronte kryeministrin, dhe ky, mbasi tė formonte qeverinė, kėrkonte votė-besimin e Senatit. Si kryeqytet i Shqipėrisė u caktua Tirana.

    Kongresi i Lushnjės iu dha fund punimevet mė 9 Shkurt 1920 dhe, mė 11 t'atij muaji, qeveria kombėtare hyri nė Tiranė. Njė fuqi vullnetarėsh dhe disa qindra Matjanė qė kishte sjellė me vehte Ahmet Zogu ia hapėn udhėn. Vendimet e Kongresit tė Lushnjės ngjallėn njė enthusiazėm tė pėrgjithshėm nė popull, i cili u tregua kudo i gatishėm pėr tė pėrkrahur qeverinė e re. Kėshtu kjo mundi tė pėrballonte vėshtirėsitė e para, tė cilat ishin me tė vėrtet tė mėdha: mungonte ēdo gjė, mjetet financiare, organizimi, fuqia. Nga, ana tjetėr, qeveria trathėtare e Durrėsit, qė drejtohej prej Mustafa Krujės dhe Myfit Libohovės me shokė, provoi tė mbahej me anėn e forcės italiane, por pas disa javėsh u shkri vetvetiu, sepse krahinat e Shqipėrisė sė Mesme dhe i tėrė vendi u lidhėn me qeverinė e Tiranės. Kjo u vu t'organizonte administratėn, gjindarmėrinė, arėsimin, financat, gjygjet. I bėri thirrje popullit shqiptar qė tė tregohej i bindur dhe t'a ndihmonte. Ahmet Zogu, si ministėr i Punėve tė Brendėshme, u tregua energjik dhe i zoti pėr tė vėnė rregullin. Rreth tij u mblodhėn disa oficerė nacionalistė me anėn e tė cilėvet ai organizoi tė parat fuqi kombėtare dhe mundi tė shtronte nė Shqipėrinė e Mesme trubullimet e zakonshme t'Esadistėvet ose tė Rebelėvet qė shtytėshin tani prej Italianėvet.

    Nė botėn e jashtėme, Kongresi i Lushnjės bėri pėrshtypjen e njė ringjalljeje shqiptare. U kuptua se plani i copėtimit nuk mund tė zbatohej pa gjakderdhje. Vendimin e fundmė t'Anglisė dhe tė Francės e kundėrshtoi Presidenti Wilson i Amerikės. Ky u tregua kundėr gjithashtu qė Shqipėria tė pėrfshihej nė "ēėshtjen e Adriatikut". Nė njė notė drejtuar fuqivet evropiane mė 6 tė Marsit, Presidenti Wilson ua thoshte hapur se ai nuk pranonte asnjė plan qė do tė pėrfshinte Shqipėrinė nė rregullimin e ēėshtjeve t'Adriatikut dhe qė t'i jepte Jugosllavisė toka shqiptare si shpėrblim pėr lėshimet qė kjo mund t'i bėnte Italisė nė Fiume ose gjetkė. Kundėrshtimi i Wilson-it e pezulloi pėrkohėsisht ēėshtjen e Adriatikut si dhe atė tė Shqipėrisė. Nė horizontin ndėrkombėtar filluan tė dukėshin shenja tė tjera, tė cilat i dhanė zemėr qeverisė sė Tiranės. Porsa qė nota amerikane e pėrjashtonte Jugosllavinė prej pjesės sė premtuar nė Shqipėrinė e veriut, marrėveshja Tittoni-Venizellos do tė gjente vėshtirėsi zbatimi, sepse Jugosllavia do t'a kundėrshtonte daljen e Italisė nė Vlorė e nė Durrės. Nga ana tjetėr, porsa qė Shqiptarėt po jepnin provėn se dinin t'organizohėshin dhe tė vetqeverisėshin, mendimet nė Konferencėn e Paqes filluan tė ndryshonin, sidomos qėndrimi i diplomacisė angleze. Kjo e fundit kishte edhe njė arėsye tjetėr, se Shqipėrisė po i vinte era vajguri... dhe Shoqėria Anglo-Persiane e kishte hundėn fort tė ndieshme.

    Qeveria e Tiranės iu vu punės me durim pėr tė bashkuar pjesėt e ndara tė Shqipėrisė. Rasti iu paraqit me Shkodrėn. Fuqia ndėrkombėtare po largohej prej atij qyteti, dhe gjenerali frėng de Fourtou, qė e kumandonte, ia dorėzoi Shkodrėn qeverisė Shqiptare, mė 11 Mars 1920. Ndonėse nė vendimin e fundit marrė nė Konferencėn e Paqes prej Anglisė dhe Francės ishte caktuar qė Shkodra t'i jepej Jugosllavisė, kundėrshtimi i Presidentit Wilson e kishte lėnė varur atė ēėshtje. Prandaj kumanda ndėrkombėtare, duke u larguar nga Shkodra, s'kish se kujt t'ia dorėzonte atė qytet veēse qeverisė shqiptare, nė pritje tė njė vendimi pėrfundimtar nga ana e Konferencės sė Paqes. Sidoqoftė, ky ishte njė hap i madh drejt bashkimit tė Shqipėrisė, dhe forcat kombėtare qė dėrgoi qeveria e Tiranės u pritėn me shumė gėzim prej Shkodranėvet. Pėr tė vendosur mirė administratėn shqiptare mbasi edhe ushtėritė jugosllave nuk ishin larg, qeveria dėrgoi si prefekt tė pėrkohshėm tė Shkodrės Ahmet Zogun.

    Por Italia nuk donte tė tundej nga kėrkesat dhe pozitat e saja nė Shqipėri. Pastaj kėrkesat e Italisė nuk i kundėrshtonte as Amerika. Shpėtimi i Shqipėrisė varej, siē e kemi thėnė mė sipėr, nga pėrzėnia e Italisė prej tokavet shqiptare. Sepse atėhere do tė binin poshtė vetvetiu edhe kėrkesat e fqinjėvet. Po qysh dhe kush do t'a pėrzinte Italinė? Askush tjetėr pėrveē Shqiptarėvet vetė. Qeveria e Tiranės provoi tė gjente njė rregullim miqėsor me Italinė duke i propozuar qė kjo tė njihte pavarėsinė dhe tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė. Ndonėse e kuptoi se plani i protektoratit tė saj mbi Shqipėrinė u bė fort i vėshtirė, Italia nuk pranonte kurrėsesi tė hiqte dorė nga Vlora. Pėrpara shtrėngimit t'administratės shqiptare dhe kėrcėnimit tė njė kryengritjeje nga ana e popullit, ajo u detyrua t'a tėrhiqte ushtėrinė ca nga ca prej pjesėvet tė brendėshme tė vendit, por u forcua rreth Vlorės, Tepelenės dhe Sarandės. Kurse nė Kėlcyrė, Pėrmet e Gjirokastėr u vu administrata shqiptare. Italia mbante edhe nė skelėn e Durrėsit njė trupė tė vogėl ushtarake, ndonėse qyteti ndodhej tani ndėn administratėn e Tiranės.

    Qeveria shqiptare nuk kishte fuqi t'i shpallte zyrtarisht luftė Italisė pėr ēlirimin e vendit. Por nė qarqet e atdhetarėvet po bėhej pėrditė m'e dukshme se pa njė vepėrim me armė Italia nuk tėrhiqej prej Shqipėrie. Ky vepėrim mbetej tė bėhej nė formėn e njė kryengritjeje popullore. Po edhe kjo duhej organizuar mirė dhe ndėrlidhur me vepėrimin politik tė qeverisė. Sulejman Delvina ishte mjaft i aftė pėr kėto punė dhe dijti t'i vazhdonte bisedimet me Italianėt, duke u munduar njėkohėsisht tė siguronte mosndėrhyrjen e fqinjėvet ballkanike, sidomos tė Jugosllavisė, nė rastin e njė vepėrimi me armė tė Shqiptarėvet kundėr Italisė.

    Gjatė vitit 1919 patėn qėnė formuar nė Shqipėri disa komitete tė "Mbrojtjes Kombėtare". Tė parin qė u pagėzua me kėt' emėr, e patėn sajuar emigrantėt kosovarė nė Shkodėr. Edhe Vlora kishte pasur tė sajnė. Por kėta komitete kishin kaluar pa zhurmė. Kurse "Komiteti i Mbrojtjes Kombėtare" qė u formua nė Vlorė pėr sė dyti, nė Prill 1920, mundi tė hynte nė histori. Kryetar i Komitetit u zgjodh Osman Haxhiu, por shtylla e vėrtetė e tij ishte Qazim Koculi. Njė rol tė rėndėsishėm lozi nė tė dhe Spiro Koleka. Qė tė dy kėta, Koculi e Koleka, ishin pėrfaqėsonjės tė Vlorės nė Kėshillin Kombėtar (Senatin) tė Tiranės, dhe nė bashkėpunim tė ngushtė me qeverinė. Pregatitjen e njė kryengritjeje e patėn biseduar me Sulejman Delvinėn e tė tjerė ministra ose antarė tė Kėshillit tė Lartė, por qeveria duhej mbajtur jashtė ēdo pėrgjegjėsie zyrtare.

    Gjatė Majit, organizimi u shtri nė krahinat e pushtuara prej Italianėvet. Por ndėrsa pregatitej kryengritja e Vlorės, plasi ēėshtja e Korēės. Ushtėria frėnge po largohej prej Shqipėrie dhe mori urdhėr nga Parisi qė tė mos e kundėrshtonte pushtimin e Korēės prej Grekėvet. Kėta rrinin gati, dhe fuqitė qė kishin pėrqendruar nė Follorinė, nėn kumandėn e gjeneralit Trikupis, u vunė nė lėvizje drejt kufijvet tė Shqipėrisė. Mirėpo atdhetarėt e Korēės dhe tė rrethevet ēuan popullin nė kėmbė, ngritėn nė qytet flamurin kombėtar dhe e bashkuan krahinėn me qeverinė e Tiranės. Grekėt qė mendonin t'a zinin Korēėn me befasi, u gjetėn pėrpara forcash t'armatosura qė s'e lėshonin vendin pa luftė. Atėhere ushtėria e tyre u pėrmbajt. Duket se Anglezėt e kėshilluan Venizellon qė tė mos hapte njė tjetėr trazirė nė Shqipėri, nė njė kohė kur Greqia ndodhej nė luftė kundėr Turqvet n'Azinė e Vogėl. Kėshtu Grekė e Shqiptarė nėnshkruan, mė 28 Maj, protokollin e Kapshticės, sipas tė cilit tė dy anėt do tė mbanin caqet e tyre gjersa Konferenca e Paqes - ose njė marrėveshje e drejtpėrdrejtė greko-shqiptare - tė rregullonte ēėshtjen e kufijvet ndėrmjet dy vendevet. Por ushtėria greke nuk i lėshoi 26 fshatrat shqiptare qė kishte shkelur, pėr t'i mbajtur gjoja si njė zonė sigurimi. Vetėm disa vjet mė vonė qeveria e Athinės u detyrua tė lironte 14 prej tyre.

    Ndėrkaq, rreth Vlorės vazhdonin pregatitjet. Komiteti i fshehtė i "Mbrojtjes Kombėtare" thirri nė njė mbledhje tė madhe parėsinė e qytetit dhe tė fshatravet, me 29 Maj 1920. Mbledhja u bė nė Barēalla, njė faqe mali afėr Dukatit, nė jugė tė Vlorės. Pasi folėn Qazim Koculi e tė tjerė, u muar vendimi qė Italia duhej luftuar dhe u zgjodh njė kėshillė prej 30 vetash, i cili nxori njė Komitet tė ri tė "Mbrojtjes Kombėtare", tė pėrbėrė prej 12 antarėsh dhe pėrsėri nėn kryesinė e Osman Haxhiut. Por nė gji tė Komitetit, pėr t'organizuar dhe kumanduar kryengritjen, u caktua njė komision ushtarak nėn drejtimin e Qazim Koculit. Pas kėtyre vepėrimeve, Komiteti iu bėri thirrje qytetit dhe fshatravet tė zonės sė pushtuar qė tė rrėmbenin armėt. Burrat e Labėrisė e dėgjuan zėrin e atdheut. Disa mijėra prej tyre, me ato armė qė kishin, u mblodhėn nė Beun, mė 2 Qėrshor l920.

    Mbasi lėvizja udhėhiqej mirė, sipas njė plani tė caktuar, Komiteti i "Mbrojtjes Kombėtare" i drejtoi nga Beuni, mė 3 Qėrshor, njė ultimatum kumandarit tė forcavet italiane, gjeneralit Piacentini, duke kėrkuar qė Italia t'ia kėthente sa mė shpejt Vlorėn, Tepelenėn dhe Himarėn qeverisė kombėtare tė Tiranės. "E dijmė se njė shtet i madh si Italia mund tė ketė mjaft forcė pėr tė shtypur njė popull tė vogėl si ne", thuhej n'ultimatumin, "por populli shqiptar nuk mund tė pranojė nė heshtje qė tė shitet si bagėti nėpėr tregjet e Evropės, prandaj vendosi tė rrėmbejė armėt..." etj.

    Komiteti i kėrkonte njė pėrgjigje kumandarit italian gjer nė mbrėmjen e sė nesėrmes mė 4 Qėrshor. Por ky e gjykoi mė tė kollajshme t'ua jepte pėrgjigjen Shqiptarėvet me grykėn e topavet. Atėhere s'mbetej tjetėr veē sulmit me armė. Qazim Koculi i propozoi Komitetit tė "Mbrojtjes Kombėtare" se duhej nisur sulmi pa humbur kohė. Spiro Koleka e pėrkrahu kėtė mendim me njė fjalim tė nxehtė, antarėt e tjerė tė Komitetit e pranuan, dhe Shqipot e bėnė forra! Labėria trime e provoi se kishte akoma burra nga ata qė i hidheshin "topit nga grika" si Selam Musa Salaria.

    Fuqia italiane nė Shqipėri pėrbėhej prej 20.000 ushtarėsh, pėrveē luftanijvet qė ndodhėshin pėrpara Vlorės. Njė pjesė e ushtėrisė kishte zėnė pozitat mė tė forta gjatė rrugėvet Vlorė-Gjirokastėr dhe Vlorė-Sarandė. Nė disa pika, si nė Drashovicė, Kotė, Gjorm e Llogara kishte bėrė fortifikime tė patundshme, pėrveē telavet me gjėmba qė mpronin ēdo pozicion t'ushtėrisė italiane, shqiptarėvet iu duhej tė merrnin mė parė pozicionet e jashtėme, tė kapnin sa mė shumė armė e municione prej Italianėvet, dhe mandej tė lironin Vlorėn.

    Pasi krisi topi i Italisė, Shqipot u hodhėn nė sulm, nė mbrėmjen e 5 Qėrshorit, tė rreptė si breshėri, dhe i kapėn njė nga njė postkomandat dhe pozicionet e jashtėme t'Italianėvet. Por kėta u mbyllėn brenda vijavet tė fortifikuara duke u mprojtur me anėn e mjetevet dhe t'armatimit tė rėndė. Morali i tyre u trondit qė nė fillim, sepse Shqiptarėt sulmuan befas dhe nga tė gjitha anėt, me njė guxim t'atillė qė Italianėvet s'iu kishte shkuar kurrė nėpėr mend. Luftime heroike ngjajtėn nė Kotė, ku fshatarėt trima, tė kumanduar prej Ahmet Lepenicės, mbas disa sulmesh tė rreptė, u hodhėn mbi telat me gjėmba duke vėnė gunat pėrsipėr dhe iu hynė kazermavet brenda. Midis Italianėve tė vrarė ndodhej edhe vetė gjeneral Gotti. Tė tjerėt, oficerė e ushtarė, u dorėzuan. Po n'atė mėnyrė u muarėn tė gjitha pozicionet e forta t'Italianėvet, Gjormi, Llogaraja, Tepelena, Drashovica. Nė Tepelenė, lufta vazhdoi e rreptė gjatė pesė ditėve; por me fuqitė qė erdhėn prej krahinash rreth e qark dhe disa qindra burra qė kumandonte Ali Kėlcyra, u lirua mė nė fund edhe qyteti i Ali Pashės. Me armėt, municionet, disa topa e mitraloza qė u kapėn nėpėr kėto pozicione, forcat shqiptare u armatosėn mė mirė dhe numri i tyre arriti nė nja 4.000 veta. Komisioni ushtarak shqiptar e ngrehu qendrėn e tij nė Drashovicė. Komiteti i "Mbrojtjes Kombėtare" i kėrkoi edhe njėherė gjeneral Piacentini-t dorėzimin e Vlorės. Mbasi ky nuk dėgjoi, u vendos qė tė sulmohej qyteti. Natėn duke u gdhire 12 Qėrshor, Shqipot u hodhėn si shqiponja mbi bregoret e Babicės, nė Qafėn e Koēiut, nė fortesėn e Kaninės, dhe fitorja e tyre u vulos n'Ullishtat e Vlorės me gjakun e Selam Musajt.

    Kumanda italiane s'gjeti tjetėr mėnyrė mprojtjeje veēse kapi nė qytet nga popullsia civile afro 1500 veta - ndėr ta edhe gra e fėmijė - dhe i hoqi si peng nė Sazan, duke kėrcėnuar se tė gjithė kėta do tė pushkatoheshin nėqoftėse kryengritėsit nuk ndalnin sulmin. Kjo i detyroi trimat, tė cilėt kishin hyrė nė lagjet e jashtėme tė qytetit, tė pėrmbahėshin dhe tė zinin vend rreth Vlorės. Po lufta e tyre ishte e fituar.

    Gjatė asaj kohe, veglat e Esad Toptanit nė Shqipėrinė e Mesme, tė cilėt shtyhėshin nga agjentėt e Jugosllavisė dhe t'Italisė, ishin vėnė nė lėvizje. Por qeveria e Tiranės mundi t'i shpartallonte duke ia ngarkuar Bajram Currit kumandėn e ndjekjevet kundėr tyre. Ndėrsa Esad Pasha vetė ra i vdekur nė Paris prej dorės s'Avni Rustemit, mė 13 Qėrshor 1920.

    Lufta dhe triumfi i Vlorės elektrizuan ethusiazmin e Shqiptarėvet, brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Prej krahinash tė tjera u nisėn grupe vullnetarėsh drejt Vlorės, ndonėse punėn e kishin kryer pothuajse burrat e Labėrisė. Shoqėritė e jashtėme u vunė tė mblidhnin ndihma. Bujė e madhe u bė n'Evropė dhe nė tėrė botėn.

    Por jehona e Vlorės tronditi sidomos Italinė. Qeveria e Nitti-t u rrėzua dhe vendin e saj e zuri ajo e Giovanni Giolitti-t, e cila desh tė dėrgonte fuqi tė reja pėr tė shtypur kryengritjen shqiptare. Veēse n'atė kohė ishte e fortė n'Itali edhe lėvizja socialiste, qė besonte atėhere nė vėllazėrimin e popujvet. Deputetėt e saj kėrkuan nė parlament votimin e njė rezolute pėr tėrheqjen e forcavet italiane nga Shqipėria, por ai propozim nuk u pranua prej shumicės. Me shtytjen e partisė socialiste, u bėnė manifestime popullore nėpėr disa skela t'Adriatikut pėr tė ndaluar dėrgimin e trupave tė reja nė Shqipėri; u hodhėn trakte, u ngjitėn shpallje murevet, iu bėhej thirrje ushtarėvet tė tė mos pranonin tė nisėshin. Punėtorė e hamenj bėnin greva pėr tė mos ngarkuar materialin e luftės.

    Megjithatė, gjeneral Piacentini, nė Shqipėri, kėrkoi nga Komiteti i "Mbrojtjes Kombėtare" qė t'i shpėrndante forcat dhe tė dorėzonte robėrit, se pėrndryshe do tė niste njė ofensivė tė rreptė ndėshkimore. Mbasi Shqiptarėt nuk u tundėn prej pozicionevet tė tyre, trupat e zgjedhura italiane, me automjetet dhe tė ndihmuara nga artileria e flotės, filluan ofensivėn mė 19 Qėrshor nė drejtim tė Drashovicės. Por u thyen pėrsėri dhe u shtrėnguan tė kėthehėshin nė Vlorė, pasi lanė mjaft tė vrarė.

    Pėrpara forcės sė Shqiptarėvet, dhe mbasi n'atė kohė Italia po kalonte nėpėr njė krizė tė brendėshme, qeveria e Romės dėrgoi nė Tiranė agjentin e saj tė vjetėr pėr punėt shqiptare, baron Aliotti-n, qė t'a paqėsonte gjendjen duke shkėputur diēka me anė bisedimesh dhe kėrcėnimesh. Por qeveria e Tiranės nuk i pranoi kėrkesat italiane; si tė vetėmin kusht pėr paqėsimin ata vunė tėrheqjen e ushtėrisė dhe njohjen e pavarėsisė sė plotė shqiptare nga ana e Romės. Atėhere kumanda italiane e Vlorės, me njė urdhėr-dite qė shpalli mė 17 Korrik, bėnte tė njohur se ushtėria e saj nuk do tė largohej prej Shqipėrie dhe se ishte mjaft e fortė pėr t'a shtypur kryengritjen. Kėtij kėrcėnimi, Shqiptarėt iu pėrgjigjėn, pak ditė mė vonė, natėn mbė 22 Korrik, me njė sulm tė pėrgjithshėm kundėr vijavet t'ushtėrisė italiane nė Vlorė, dhe u futėn deri nė lagjet e jashtėme tė qytetit.

    Kur e pa se s'kishte mundėsi qė tė vepronte ndryshe, qeveria e Romės e prishi marrėveshjen Tittoni-Venizellos, mė 22 Korrik 1920, dhe dėrgoi nė Tiranė kont Manzoni-n pėr tė bėrė paqen e vėrtetė me Shqiptarėt. Ky nėnshkroi me qeverinė e Sulejman Delvinės njė protokoll, mė 2 Gusht l920, me anėn e tė cilit Italia njihte pavarėsinė e plotė tė Shqipėrisė dhe tėrėsinė tokėsore tė kėsaj ku pėrfshihej edhe Vlora, por mbante ishullin e Sazanit. Ushtėritė italiane duhej t'a linin Shqipėrinė gjer mė 2 Shtator 1920. Menjėherė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, Shqiptarėt i liruan robėrit e luftės, lart nga 1200 veta por nuk i lėshuan pozicionet gjersa ushtėria italiane u tėrhoq e tėrė. Kjo u largua rregullisht, sipas marrėveshjes, dhe, mė 3 Shtator 1920, luftėtarėt e lirisė hynė ngadhėnjyėsa nė Vlorė me flamurin e Skėnderbeut, i cili kėtė radhė rrethohej me lavdi kastriotiane, sepse ishte e para herė nė historinė e re tė Shqipėrisė qė Shqiptarėt e fitonin lirinė vetėm me luftėn e tyre kundėr njė fuqie tė madhe si Italia.

    Me tėrheqjen e Italisė prej Shqipėrie dhe me njohjen e tėrėsisė dhe tė pavarėsisė sė shtetit shqiptar nga ana e saj, binin poshtė vetvetiu kėrkesat e fqinjėvet ballkanike, tė cilat nuk do tė gjenin asnjė pėrkrahje nė Konferencen e Paqes, mbasi tani i kundėrshtonte edhe Italia. Ngadhėnjimi i Vlorės iu dha Shqiptarėvet besim nė vetvehten dhe e ndyshoi krejt opinionin evropian kundrejt tyre. Kėta dhanė provėn se dinin tė vetqeverisėshin, se dinin t'a kundėrshtonin vendimin e fuqivet tė mėdha, se ishin tė zotėt t'a hidhnin me forcė njėrėn prej tyre jashtė Shqipėrie. Lufta e Vlorės u zhvillua brenda njė rregulli dhe disipline shembullore; midis "Komitetit tė Mbrojtjes Kombėtare" dhe qeverisė sė Tiranės pati harmoni tė plotė, bisedimet me Italinė u drejtuan prej njė vullneti, prej njė qėllimi, robėrit italianė tė luftės u mbajtėn mirė nė fusha pėrqėndrimi nė Vajzė e nė Tepelenė. Populli shqiptar u dėftye nė lartėsinė e qytetėrimit dhe tė burrėrisė sė tij tė lashtė.

    Me enthusiazmin qė ngjalli triumfi i Vlorės, Shqiptarėt deshėn tė hidhnin pėrtej kufijvet ushtėritė jugosllave, e cila jo vetėm qė mbante tė pushtuar "zonėn strategjike" por delte herė pas here edhe pėrkėtej. Me tėrheqjen e Italisė, Jugosllavėt kujtuan se Shqipėria mbetej njė vend i zbrazėt ku ata mund tė bėnin lodrėn e tyre. Qeveria e Tiranės kishte kėrkuar disa herė prej Jugosllavisė qė tė tėrhiqej nė kufijtė e l913-ės. Por kjo, duke pėrfituar nga pafuqia e shtetit shqiptar, pėrpiqej t'aneksonte zonėn strategjike dhe mundėsisht tė shtrihej mė kėtej. Ushtėria e saj provoi tė zbriste drejt Shkodrės dhe arriti gjer nė Koplik, por Shqiptarėt mundėn t'a prapsnin. Mbasi qeveria e Tiranės nuk kishte forcė pėr t'i bėrė drejtpėrdrejt luftė Jugosllavisė, populli i zonės sė pushtuar desh tė ndiqte shembullin e Vlorės. Kėtė nismė e muarėn krerėt e Dibrės, si Ramiz Dibra me shokė, tė cilėt, nė njė mbledhje qė bėnė nė katundin Arras tė Peshkopisė, vendosėn t'organizonin njė kryengritje ndėn kumandėn e Elez Isufit. Kėshtu Dibranėt i ranė ushtėrisė jugosllave nga mbarimi i Gushtit 1920, ēliruan Peshkopinė dhe e hodhėn armikun pėrtej kufijvet tė 1913-ės. Lėvizja mori hov nė Shqipėrinė e veriut, dhe krerėt e Kosovės, Hasan Prishtina, Bajram Curri e Hoxha Kadriu me shokė, deshėn t'a zgjeronin mė tutje.

    Por Jugosllavia ishte shtet kufitar dhe mundi tė hidhte fuqi tė mėdha kundrejt Shqiptarėvet. Mbasi e theu qėndresėn e rreptė tė Dibranėvet, ushtėria jugosllave e pushtoi prapė "zonėn strategjike" dhe u shty mė thellė, duke vrarė, djegur e rrėmbyer ē'i binte nė dorė, pa kursyer as robėrit e luftės, as gra e fėmijė. Shumė fshatra u shkretuan, popullsia provoi t'ikte nga tė mundte, me dhjetra mijė zbritėn nė Tiranė, tė rreckosur, tė pa-ngrėnė e si mos mė keq. Jugosllavėt arritėn nė Martanesh e nė Shkallėn e Tiranės. Qeveria shqiptare dha kushtrimin pėr mobilizim vullnetarėsh, tė cilėt, bashkė me forcat e ushtėrisė dhe tė gjindarmėrisė, ia thyen turrin armikut dhe e prapsėn gjer nė "zonėn strategjike". Krahas me kėto vepėrime, qeveria e Sulejman Delvinės iu drejtoi njė notė fuqivet tė mėdha qė t'a detyronin Jugosllavinė pėr t'u tėrhequr nė kufijtė e 1913-ės. Por ushtėria jugosllave i vazhdoi akoma ndėrhyrjet e saja duke pėrdorur si vegla disa krerė tė Shqipėrisė sė veriut dhe mbeturitė e esadismės, pėr t'a shkallmuar shtetin shqiptar me anėn e kėtyre. Qeverisė sė Tiranės i duhej t'iu gjente bukė dhe strehė refugjatėvet tė rinj, qė mbushnin lagjet e kryeqytetit dhe fushėn rreth e rrotull, me gra e fėmijė, tė sėmurė, fytyrė-verdhė, si fantazma dalė prej varresh. Shumė prej tyre vdiqėn nga uria dhe sėmundjet.

    Duke kaluar nėpėr kėto kushte jashtėzakonisht tė vėshtira, Shqipėria, gjatė vitit 1920, vetėm me forcat e saja mundi tė mėkėmbej si shtet, t'iu bėnte ballė armiqve tė jashtėm, tė ēlironte vendin prej pushtimit tė huaj, dhe t'a ndryshonte nė botėn e Perėndimit opinionin qė ishte formuar kundrejt saj. E zonja e vetvehtes, kėrkoi qė tė pranohej si shtet i pavarur nė Lidhjen e Kombevet. Megjithė kundėrshtimin e fqinjėvet dhe tė Francės qė mbante anėn e tyre (dhe qė e tregoi gjer nė fund armiqėsinė e saj kundrejt Shqipėrisė), qeveria e Tiranės e kapėrceu edhe kėtė pengesė. Me pėrkrahjen e Anglisė, Shqipėria u pranua antare e Lidhjes sė Kombevet mė 17 Dhjetor 1920. Por kufijtė mbetėshin akoma tė pacaktuar, mbasi Greqia nuk hiqte dorė nga kėrkesat e saja. Vetėm njė vit mė vonė, mė 9 Nėntor 1921, Konferenca e Ambasadorėvet vendosi qė kufijtė e Shqipėrisė tė mbetėshin ata tė 1913-ės, me ca ndryshime nė dobi tė Jugosllavisė. Mė 1923, komisioni ndėrkombėtar caktoi nė vend vijėn e kufijvet dhe vuri piramidat, pėrveē disa pikave qė u vendosėn pėrfundimisht mė 1925. Kėshtu Shqipėria shpėtonte edhe njėherė nga furtuna duke ruajtur tė paktėn, me ca ndryshime tė vogla, kufijtė e 1913-ės.

    Si ēasti m'i lavdishėm i historisė sė re tė Shqipėrisė mbahet dita e 28 Nėntorit 1912, qė simbolizon pavarėsinė kombėtare. Dhe ashtu duhet tė jetė. Por viti heroik nė historinė e re tė Shqipėrisė ėshtė viti 1920. Ėshtė periudha ku Shqiptarėt, mė shumė se kurrė nė historinė e re tė tyre, tregojnė jo vetėm njė shpirt kombėtar tė pathyershėm, po edhe punė tė ndėrlidhur, tė peshuar me mend dhe tė zbatuar me guxim, n'afrim tė ngushtė me njėri-tjetrin. Nė njė kohė kur horizonti shqiptar ishte mbuluar me re tė zeza, kur copėtimi i Shqipėrisė mbahej si gjė e sigurtė, kur nuk kishte asnjė shpresė, asnjė ndihmė tė jashtėme, Shqiptarėt ēohen nė kėmbė kundėr gjithė botės dhe vendosin nė Kongresin e Lushnjės se zotėr t'atij trualli ishin ata vetė, se s'lejonin t'ua prekte kurrkush dhe se do t'a mpronin kundėr kujtdo gjer nė pikėn e fundit tė gjakut. Nuk pranojnė "tė shiten si bagėti nėpėr tregjet e Evropės". Hedhin poshtė vendimet e fuqivet tė mėdha, mtesat e fqinjėvet, ngrehin njė qeveri kombėtare pa "mprojtjen" e kurrkujt, e shpallin tė rrėzuar qeverinė trathėtare tė Durrėsit, vėnė administratėn, rregullin, vetėm me mjetet e tyre, detyrojnė ushtėrinė greke tė pėrmbahet nė kufi, pėrzėnė me luftė ushtėrinė italiane pėrtej detit, gjersa Italia shtrėngohet t'i njohi shtet tė pavarur, vrasin Esad Toptanin, iu bjenė Jugosllavėvet, dhe me nė fund e bėjnė Shqipėrinė antare tė Lidhjes sė Kombevet! Dhe tė gjitha kėto punė tė pabesuarshme, brenda njė viti! A ka provė mė tė qartė se ē'mund tė bėjė vullneti i njė kombi, sado i vogėl tė jetė ky, kur ėshtė i lidhur ēelnik drejt njė qėllimi? A ka vėrtetim mė bindės se Shqipėrinė e kanė humbur vetė Shqiptarėt me pėrēarjet e tyre gjatė shekujvet, sado qė mundohen t'u hedhin fajin tė huajvet? Kurse mė 1920, duket sikur e kanė kapėrcyer atė ndjenjė inferioriteti kombėtar pėr tė cilėn kemi folur mė sipėr, duket se kanė marrė besim nė vetvehte, ashtu si kombet e pjekur, dhe i dalin pėrballė furtunės me forcat e tyre. Duket se ngjarjet e shėmtuara tė vjetėvet 1913 e 1914 iu ishin bėrė mėsime iu kishin ndriēuar gjykimin, forcuar vullnetin dhe bashkuar pikėpamjet drejt rrugės sė shpėtimit. Kanė vepėruar me urtėsi edhe gjatė vitit 1919. Por mė 1920 marrin vendime tė guximshme, dhe jo vetėm i marrin po edhe i zbatojnė, me anė vepėrimesh tė lidhura mirė, me anėn e njė bashkėpunimi vėllazėror prej njė ēipi t'atdheut nė tjetrin, duke treguar njė ndėrgjegje kombėtare tė pamohuarshme.

    Mjerisht, nė vjetėt e pastajmė kombi shqiptar nuk u mbajt dot nė kėtė lartėsi. Dhe arėsyet janė tė kuptuarshme. Mė 1920, lufta e tij ishte kombėtare kundėr shkelėsve tė huaj, pėr tė cilėn ai ishte rysur e pregatitur nga ngjarjet e mėparshme. Kurse pastaj filloi lufta politike e brendėshme, pėr tė cilėn Shqiptarėt nuk ishin tė pregatitur. Plagėt e vjetra shoqėrore, vijat e pėrēarjevet dhe mendėsitė e ndryshme tė krijuara gjatė shekujvet hynė pėrsėri nė lodėr, duke i sjellė atij populli tė mjerė vuajtje tė papėrshkruarshme.
    0

    #26 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 24 shtator 2008 - 03:41 MD

    XXVI

    Shtetit tė ri i paraqitėshin probleme tė rėnda, sepse ēdo gjė ishte pėr t'u krijuar. Shqipėria kishte dalė prej Perandorisė Otomane me njė strukturė ekonomike primitive dhe me sistemin shoqėror tė kohės sė sulltanėvet. M'e keqja ishte se ajo kish dalė si njė shtet gjysmak, me kufij artifiēialė qė kėpusnin prej trupit tė saj krahinat mė pjellore dhe me popullsi mė tė dėndur, siē ishin Kosova e Ēamėria, pjesė natyrore tė Shqipėrisė, qė lidhėshin me kėtė, nga ana gjeografike, ekonomike e njerėzore, si gjymtyrėt e njė organizmi.

    Nė kėto kushte, ishte shumė e vėshtirė qė Shqipėria tė gjente njė ekuilibėr ekonomik e shoqėror tė brendėshėm, nė pajtim me qytetėrimin e kohėvet tė reja. Prandaj edhe jeta politike e saj kaloi nėpėr njė varg ngjarjesh tė shėmtuara, nga tė cilat nuk ka dalė akoma.

    Shteti shqiptar i porsalindur paraqiste njė grumbull kontrastesh qė duhėshin zbutur, pajtuar, pėr t'a bėrė tė mundshme jetėn e tij. Kėta kontraste ishin fort tė dukshėm nė rrafshin shoqėror ekonomik dhe nė rrafshin shpirtėror.

    Dy elementet kryesorė t'ekonomisė shqiptare ishin bujqėsia dhe blegtoria. Por e shumėta e tokavet pjellore nėpėr fushat pėrbėnte prona tė mėdha ose ēifliqe nė zotėrim tė bejlerėvet, domethėnė tė klasės gjysėm-feudale qė kishte pasur fuqinė gjatė sundimit otoman. Kurse nė malėsitė e veriut qėndronte klasa patriarkale e krerėve dhe e bajraktarėve. Kėta, duke mos pasur toka, qenė mėsuar tė shisnin gjakun e malėsorėvet duke i bėrė tė vritėshin si merēenarė, djathtas e majtas, nė shėrbim tė Turqisė a tė kujtdo qė i paguante. Me bejlerė e bajraktarė mbahej kleri, i cili atėhere, sikurse dhe sot, merrej mė shumė me politikė se sa me fe, ose mė mirė tė themi e pėrdorte fenė pėr qėllime politike. Bejlerėt ishin pėrgjithėsisht klasa m'e mėsuar dhe m'e stėrvitur n'administratė, mbasi kishin qeverisur nė kohėn e Turqisė. Mandej jo vetėm qė kishin akoma fuqi nė popull, po edhe dinin tė tėrhiqnin pas tyre klerin, agallarėt, borgjezinė, dhe deri krerė e bajraktarė tė veriut. Prandaj nė tė gjitha qeveritė shqiptare, prej vitit 1912 dhe gjer pas 1920-ės, vendin e parė e zinin bejlerėt dhe rolin kryesor e loznin kėta. E vėrteta ėshtė qė bejlerėt e kishin shqisėn politike mjaft tė hollė, mė tė shumtėn e herės kėrkonin pėrkrahjen e klerit dhe t'atdhetarėvet duke ftuar e pranuar nė qeveri disa pėrfaqėsonjės tė kėtyre. Ky "bashkėpunim" mund t'ecte shumė a pak pėrsa kohė qė tėrė pėrpjekja e Shqiptarėvet bėhej nė drejtim tė pavarėsisė kombėtare. Sepse as bejlerėt nuk kishin interes qė vendi tė pushtohej prej Greqisė dhe Jugosllavisė, tė cilat do t'ua rrėmbenin, me kohė, pozitat dhe ēifliqet. Kurse kundrejt Italisė, qė kishte shumė tė ngjarė t'a sundonte Shqipėrinė sipas mėnyrės koloniale, nė bashkėpunim me klasėn feudale tė vendit, nuk treguan kundėrshtim tė gjithė bejlerėt. Gjatė Luftės sė Vlorės, pėr shembull, Eqrem Vlora, Myfit Libohova, Fejzi Alizoti e tė tjerė mbajtėn anėn e Italisė.

    Natyrisht, pėrveē bejlerėvet, ishin atdhetarėt e dalė nga borgjezia ose edhe nga populli, prej tė tri fevet, dhe tė shumėt shkollarė. Por kėta nuk pėrbėnin dot njė rreth mė vehte pa bejlerėt, tė cilėt kishin jo vetėm emėr dhe fuqi po edhe pėrvojė politike mė tepėr. Prandaj kėta bashkėpunuan gjithmonė me bejlerėt, dhe s'mund tė bėnin ndryshe pėrsa kohė qė pėrpjekja kishte pėr qėllim pavarėsinė kombėtare.

    Kur Shqipėria u njoh shtet mė vehte pas vitit 1920, vėmendja e tė gjithėve u kthye nė luftėn politike tė brendėshme. Atėhere filluan tė pėrpiqėshin interesat nė kundėrshtim. Bejlerė e agallarė nuk donin tė humbisnin pozita e ēifliqe, krerė e bajraktarė tė veriut, mėsuar tė jetonin autonomė dhe tė bėnin si t'iu pėlqente nėpėr krahinat e tyre, jo vetėm qė s'kishin dėshirė t'i shtrohėshin njė qeverie qendrore, por kėrkonin edhe rroga nga ēdo anė qė t'iu delnin; kleri s'mund tė rrinte pa bėrė pak politikė dhe pa futur hundėn kudo; atdhetarėt e dalė prej radhėvet tė borgjezisė ose tė popullit kishin nevojė, edhe kėta, pėr ndonjė rrogė tė majme e ndonjė copė kolltuk, si shpėrblim pėr shėrbimet e kryera ndaj atdheut. Prej vitit 1922, filluan tė grumbullohėshin nė Shqipėri edhe besnikėt e Sulltanit qė pėrzuri prej Turqie revolucioni Qemalist; nisėn edhe kėta tė kėrkonin pozita e rroga prej njė Shqipėrie, e cila u ra ndėr mend nė minutėn e fundit kur s'kishin se ku tė vinin.

    E tėrė kjo tufė parazitėsh duhej tė jetonte tash nė kurriz tė njė shteti tė vogėl, tė njė ekonomie primitive, tė njė populli tė varfėr, i cili tani ndodhej i mbyllur brenda kufijve tė ngushtė dhe nuk mund tė pėrhapej mė, pėr tė fituar, nė tėrė Perandorinė Otomane, si mė pėrpara. I vetėmi kurbet ku Shqiptarėt mund tė fitonin dhe tė ndihmonin familjet e tyre kishte mbetur tani Amerika; po edhe tė hollat qė hynin prej Amerike nė Shqipėri, mezi mjaftonin pėr tė ngritur mė kėmbė murishtat e djegura prej Grekėvet, pėr tė mbajtur familjet e mbetura pa strehė.

    Sa pėr popullin, nėntėdhjetė pėr qind pėrbėhej prej fshatarėsh dhe malėsorėsh. Mbasi industri nuk kishte pothuajse fare, punėtoria e qytetevet ishte aq e pakėt sa qė nuk ēonte asnjė peshė. Kurse borgjezia (tregėtarė e zejtarė tė pasur) tėrhiqej xvarre pas klasės sundonjėse.

    Populli (fshatarė e malėsorė) kishte lėvizur deri atėhere vetėm pėr tė mprojtur vendin kundėr armiqve tė jashtėm, domethėnė s'kuptonte tjetėr pėrpjekje pėrveē luftės kombėtare. Ėshtė e vėrtetė se nė jugė, dhe deri diku nė Shqipėrinė e Mesme, fshatarėt nuk e donin klasėn e bejlerėvet. Por mbasi ishin mėsuar prej shekujsh qė tė shkonin pas tyre, dhe s'kishin asnjė ide pėr reformėn agrare, pėr bankat dhe organizimet bujqėsore n'interes tė fshatarėsisė, qėndronin tė lidhur si mė parė. Pastaj pak nga pak u shkėputėn prej bejlerėvet por, duke mos pasur njė organizim tė fshatarėsisė, mbetėn pėrsėri tė lidhur pas disa krerėve mė tė vegjėl, agallarė e borgjezė, ose ranė nė mos interesim. Ata qė vazhduan t'a kishin edhe pėr disa vjet popullin me vehte, qenė krerė e bajraktarė tė veriut. Kjo i detyrohej gjendjes mė primitive tė popullit t'atyre krahinave, mbetur nė mendėsinė e ngushtė tė fisit, dhe autoritetit qė kishin fituar mbi tė krerė e bajraktarė, tė cilėt formonin si njė hierarki ushtarake tė pranuar prej kohėsh. Kėshtu, ndėrsa populli i Shqipėrisė sė jugės i bindej zakonisht qeverisė qendrore dhe nuk lėvizte veēse pėr shkaqe tė mėdha kombėtare, ai i malėsivet tė veriut ishte gati tė rrėmbente armėt saherė qė t'a thėrrisnin krerėt (duke i premtuar, natyrisht, ndonjė pagesė). Prandaj krerė e bajraktarė tė veriut u bėnė "sipėrmarrėsit" e pėrmbysjevet politike shqiptare, pėr tė cilėt kishin nevojė jo vetėm klikat e ndryshme tė Tiranės qė luftonin kundėr njėra tjetrės, po edhe armiqtė e jashtėm, nė radhė tė parė Jugosllavia. Kjo iu jepte rroga tė rregullta disa krerėve tė veriut, si nė Dibėr e gjetkė, dhe provoi disa herė tė pėrmbyste shtetin shqiptar me anėn e tyre. Kėta e bėnė zakon t'i lėshohėshin Tiranės sa herė qė mund tė ēonin nė kėmbė tre a katėr qind veta t'armatosur dhe me nga njė thes nė krahė, pėr tė bėrė njė udhė e dy punė: edhe pėr tė marrė nė dorė shtetin, edhe pėr tė plaēkitur dyqanėt!

    Sa pėr grindjet e politikanėvet tė Tiranės ndėrmjet tyre, ndonėse ata formonin "parti" me emra popullorė e tingėllorė kundėr njėri-tjetrit, ato mbetėshin gjithmonė personale, domethėnė tė frymėzuara nga "ideologjia" e thjeshtė: "pse tė jesh ti n'atė pozitė e tė mos jem unė". Natyrisht, tė gjitha lėvizjet e tyre bėhėshin n'emėr dhe pėr tė mirė tė popullit: njėri kėrkonte reformėn agrare, tjetri ishte kundėr duke e quajtur kėtė si njė murtajė bolshevike; por nė tė vėrtetėn, populli, i gėnjyer kushedi sa herė, as nuk iu vinte veshin as nuk i kuptonte tė mirat qė donin t'i sillnin politikanėt e Tiranės. Ai paguante taksat dhe votonte pėr atė ose pėr kėtė, nganjėherė mund tė ēohej edhe me armė pas atij ose pas kėtij, jo pėr "idenė" e tij po pėr lidhjet personale qė kishte me tė. Zhurmat rreth reformavet, demokracisė etj., i bėnte njė pjesė e djalėrisė sė qytetevet, e udhėhequr atėhere prej Shoqėrisė Bashkimi, dhe i trumbetonin disa politikanė me prejardhje popullore , ose edhe ambiciozė prej klasės sė bejlerėvet, qė s'kishin ndėr mend t'i zbatonin kurrė, por me anėn e kėsaj demagogjie donin tė gjenin pėshtetje nė popull kundėr rivalėvet tė tyre politikė. Mbasi lidhjet me popullin ishin, siē thamė, personale, dhe zhurmat e djalėrisė shkollare nuk dėgjohėshin pėrtej disa kafeneve qytetesh, "revolucionet" pėrfundonin si ai i 1924-ės, duke sjellė nė fuqi tė tjera klika qė ishin barabar kundėr reformavet. Prandaj "lėvizjet popullore me karakter social" t'atyre kohėve, pėr tė cilat flasin komunistė e "progresistė" janė njė paraqitje fantazie. Dhe ēėshtja ėshtė aq afėr mendsh sa e kupton edhe njė fėmijė: mbasi nuk kishte njė punėtori, dhe mbasi fshatarsia nuk ishte e organizuar dhe drejtuar, kush do t'a bėnte "lėvizjen popullore", ēifligarėt dhe politikanėt e tė gjitha aventuravet qė ishin mbledhur nė Tiranė? Ėshtė e vėrtetė se njė borgjezi m'e mėsuar filloi tė mėkėmbej dhe, bashkė me njė pjesė shkollarėsh, formoi pak nga pak njė lloj klase tė mesme, por kjo nuk dėgjohej nė popullin fshatar e malėsor, i cili shkonte akoma pas lidhjevet tė vjetra.

    Kėtė pėrbėrje tė strukturės shoqėrore shqiptare dijti t'a shfrytėzonte Zogu, i cili ishte mė praktik nga kundėrshtarėt e tij. Zogu nuk u lodh me "ide e programe reformash", por lidhi pas vehtes, me anė rrogash dhe gradash, disa krerė e bajraktarė tė malėsivet tė veriut, duke i bėrė "oficerė kreshnikė" dhe duke iu lėnė, natyrisht, "dorė tė lirė" nėpėr krahinat e tyre. Me kėtė fuqi i theu kundėrshtarėt e tij, u bė diktator, mbret, dhe formoi administratėn e shtetit me "besnikė", domethėnė me rrogtarė tė nėnshtruar e dallkaukė. Mė vonė Zogu, i shtytur prej Italisė, krijoi edhe njė ushtėri, por sa pėr paradė, sepse fuqinė e mbajti duke u pėshtetur nė "kreshnikėt", me anėn e tė cilėvet shtypte kryengritjet qė ēohėshin kundėr tij. Ky sistem pabarasie shoqėrore qėndronte, natyrisht, mbi njė shkallė pabarasie ekonomike shumė tė largėt ndėrmjet tė pasurvet dhe tė vobektėvet. Kėtyre iu mungonte buka e kripa, kurse tė pasurit (ēifligarė, monopolistė e njerėz tė regjimit) jetonin nė njė luks qė bėnte kontrast tė dhėmbshėm me varfėrinė e vendit.

    Kontrastevet shoqėrorė edh'ekonomikė iu shtohėshin kontrastet shpirtėrorė. Si nė ēdo vend, mendėsia e Shqiptarėvet paraqiste ndryshmėsitė e saja prej krahine nė krahinė, diku m'e hapur diku m'e mbyllur, sipas shkallės sė zhvillimit qė kishte arritur secila. Njė ndryshmėsi mė tė madhe ndoshta paraqiste mendėsia e shkollarėvet, tė cilėt nuk ishin edukuar nė njė qendėr kulture shqiptare, por nėpėr shkolla turke, greke, italiane, austriake, frėnge, amerikane etj., duke marrė secili diēka nga mendėsia e popullit ku kishte bėrė mėsimet. Mbi tė gjitha kėto, kontrasti shpirtėror m'i madh ishte ai i krijuar prej fevet. Turkomania dhe grekomania, kėto dy murtaja tė kombėsisė shqiptare, nuk mund tė shlyhėshin nga shpirti i atyre qė i kishin pasur, prej njė dite nė tjetrėn, sepse Shqipėria dolli shtet i pavarur. Por kushtet e jashtėme pėr njėrėn ndryshuan dhe nuk ishin si pėr tjetrėn. Myslimanėt turkomanė mund tė derdhnin lot mallėngjimi sa tė donin pėr kohėn e Baba Dovletit, Shqipėrinė prej Turqisė e ndante tani gjeografia; revolucioni Qemalist i fshiu mbeturitė e fanatizmit mysliman edhe nė Turqi vetė; Komuniteti Mysliman shqiptar nuk varej mė prej Sheh-yl-Islamit, tė cilin Mustafa Qemali e pėrzuri edhe prej Turqie mė 1924. Kėshtu turkomanėt shqiptarė do tė shėrohėshin me kohė prej lėngatės sė tyre, ose s'mund t'ia linin trashėgim nipėrisė. Kurse puna ishte krejt ndryshe me grekomanėt. Sepse Greqia ishte gjithmonė nė kufi, politika e saj kundrejt Shqipėrisė, e pėshtetur nė fenė, nuk kishte ndryshuar as njė qime, as mendėsia e Grekėvet qė fe e kombėsi i pėrzjejnė bashkė. Kleri orthodoks, shumica grek ose i rritur nė shkolla greke, nuk mund tė zvirdhej aq lehtė prej helenizmit, dhe propaganda greke iu trumbetohej orė e ēast Orthodoksvet shqiptarė se gjoja ishin njė pakicė e shtypur prej Myslimanėvet. Ishte e vėrtetė se atdhetarėt orthodoks qenė munduar t'a kundėr-luftonin kėtė propagandė, por ndjenjat grekomane i kishin rrėnjėt mė tė thella: ishte ēėshtje kulture dhe fanatizmi fetar gjatė shekujve. Pėr t'a kombėtarizuar Kishėn e tyre ashtu siē kanė bėrė tė gjithė popujt orthodoks tė botės, Shqiptarėt orthodoks t'Amerikės, me Fan Nolin nė krye, e organizuan Kishėn shqiptare si njė dioqezė tė pavarur qė mė 1919. Fan Noli pėrkėtheu shqip njė pjesė tė liturgjisė. Mė 1922, Kongresi i Pėrgjithshėm i Orthodoksve Shqiptarė, mbledhur nė Berat, shpalli Kishėn Autoqefale Shqiptare, tė cilėn Patriakana e njohu 15 vjet mė vonė, mė 1937, duke e bekuar me tomin e saj si Kishė tė pavarur. Por kjo nuk i pengoi Grekėt qė tė vazhdonin kėngėn e vjetėr duke helmatisur me propagandėn e tyre popullsinė orthodokse, sidomos borgjezinė e edukuar nėpėr shkolla greke, e cila e ndjente vehten gjithmonė "tė shtypur", edhe kur Shqipėria e shtypte me napolona ari!

    Pėrpara se tė bėjmė njė pėrmbledhje tė shkurtėr mbi ngjarjet e pastajme tė Shqipėrisė, ishte e nevojshme qė tė hidhnim kėtė shikim mbi kontrastet shoqėrorė dhe shpirtėrorė nėpėr tė cilėt u zhvillua jeta politike shqiptare pas fitimit tė pavarėsisė. Pėrndryshe ato ngjarje do tė mbetėshin tė pakuptuarshme.

    Ėshtė pėr t'u shėnuar me kėnaqėsi se qeveritė shqiptare, tė gjitha sa erdhėn njėra pas tjetrės, sado tė meta qė tė kenė pasur n'anė tė tjera, treguan shumė kujdes qė tė qėndronin krejt tė paanshme pėrsa iu pėrkiste fevet. Shqiptarėt u shikuan tė njėllojtė, tė paktėn nga kjo anė. Ky shpirt vėllazėrimi ndėrmjet fevet u tregua prej udhėheqėsvet qė nė kohėn e Lidhjes sė Prizrendit, ose edhe mė parė. U vėrtetua nė qeverinė e Ismail Qemalit si dhe nė tė tjerat qė erdhėn pastaj. Ėshtė tjetėr punė se ēfarė vlefte morale kishin njerėzit qė zinin vend nė qeveri e nė shkallėt e larta tė shtetit; kjo varej nga regjimet, dhe ishte njė e keqe e barabartė pėr nėnshtetasit e tė tri fevet. Mbasi shumica e madhe e atyre qė patėn administruar dhe mbajtur armėt nė dorė nė kohėn e Turqisė kishin qėnė myslimanė, ishte krejt e kuptuarshme qė kėta elemente, tė cilėt ndodhėshin gati, do tė pėrbėnin shumicėn edhe n'administratėn dhe nė kuadrat e fuqivet t'armatosura tė shtetit tė ri shqiptar. Sikurse elemente tė fevet tė tjera, tė cilėt ishin mė tė mėsuar, pėrbėnin shumicėn nė kuadrat e arėsimit tė mesėm dhe ndoshta nė disa degė tė tjera t'administratės shtetėrore. Nėqoftėse regjimi i Zogut u pėshtet mė fort nė fuqinė e disa malėsive tė veriut, kjo nuk u bė pėr ēėshtje feje po pėr arėsyet qė treguam mė sipėr dhe iu rėndonte njėlloj edhe krahinave tė tjera myslimane. Prandaj njė farė ndieshmėrie e tepėruar qė tregonin disa elemente se gjoja ishin viktimė e dallimevet fetare, nuk na duket e justifikuarshme.
    0

    #27 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 24 shtator 2008 - 03:41 MD

    XXVII

    Pas tėrheqjes s'Italianėvet, dhe pasi u ndal mėsymja e ushtėrisė jugosllave, qeveria e Sulejman Delvinės, pėr tė ēuar nė vend vullnetin e shprehur nė Kongresin e Lushnjės dhe kėrkesėn e disa krahinave, vendosi, mė 14 Nėntor 1920, t'i propozonte Kėshillit tė Lartė dhe Kėshillit Kombėtar qė tė shpallėshin zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetonjėse, e cila do tė caktonte nė mėnyrė pėrfundimtare Statutin e shtetit dhe formėn e regjimit. Hapej skena e politikės sė brendėshme tė shtetit shqiptar. Kėtu filluan tė delnin kundėrshtime prej elementesh tė tjerė qė nuk e shihnin nė tė njėjtėn mėnyrė ēėshtjen e zgjedhjevet parlamentare. Si pėrfundim, Sulejman Delvina dha dorėheqjen, dhe qeveria e re u formua mė 19 Nėntor nėn kryesinė e Iljaz Vrionit. Pasi i dha votėbesimin qeverisė sė re, Kėshilli Kombėtar u shpėrnda pėr t'ia lėnė vendin parlamentit qė do tė zgjidhej pas tij. Ligji i zgjedhjevet qė shpalli qeveria e Iljaz Vrionit, mė 5 Dhjetor 1920, nuk parashikonte asamble kushtetonjėse, por njė parlament ose kėshillė kombėtar mė tė gjerė nga ai qė kishte dalė prej gjirit tė Kongresit tė Lushnjės. Kjo linte tė kuptohej se Statuti i shtetit shqiptar dhe regjimi, me njė Kėshillė tė Lartė nė krye, do tė mbetėshin hėpėrhė ashtu si ishin. Zgjedhjet do tė bėhėshin jo drejtpėrdrejt prej tė gjithė burravet nė moshė madhore, por nėpėrmjet zgjedhėsash tė dytė: domethėnė ēdo numėr prej 500 meshkujsh njėzet vjeē e lart caktonte njė zgjedhės tė dytė, dhe ky votonte pėr zgjedhjen e deputetit. Mbasi deputetėt do t'ishin njė pėr 12.000 frymė, pėr zgjedhjen e secilit mjaftonin 24 zgjedhėsa tė dytė. Kėshtu klasa sundonjėse e kishte mė lehtė tė merrej vesh me zgjedhėsat e dytė, tė cilėt ishin zakonisht nga parėsia e vendit, se sa me tėrė popullin. Por, me thėnė tė vėrtetėn, kjo mėnyrė e zhdrejtė zgjedhjesh imponohej vetvetiu, se populli nė pėrgjithėsi nuk dinte se ē'ishte parlamenti, as ē'ishin deputetėt, as pėr kė tė votonte. Megjithatė, fushata e zgjedhjevet u zhvillua mjaft e nxehtė, sidomos pėr shkak tė ndieshmėrisė fetare, e cila n'atė kohė prekej shumė shpejt, sepse, sado kujdes qė tė tregonin qeveritė, tė Krishterė e Myslimanė, nė disa qytete, shikohėshin akoma si vėllezėr prej njerke.

    Zgjedhjet u bėnė nė Prill 1921, pa asnjė shtrėngim prej autoritetevet, dhe u krijua kėshtu i pari parlament shqiptar me nja 75 deputetė. Siē e do zakoni i demokracisė, nuk vonuan tė formohėshin grupet parlamentarė. Dy "parti" u gjendėn menjėherė pėrballė njėra-tjetrės: partia "Popullore", ose e reformavet, e cila mbulohej me kryesinė e Fan Nolit, por kishte edhe bejlerė si Eshref Frashėrin dhe vetė Ahmet Zogun, qė loznin sigurisht njė rol mė tė rėndėsishėm pėrbri shkollarėsh tė rinj si Stavro Vinjau. Partia tjetėr u quajt "Pėrparimtare" dhe, pėrveē ēifligarėvet tė mėdhenj, pėrmblidhte grupin e irredentistėve kosovarė, disa nga deputetėt e Shkodrės, e tė tjerė. Kjo paraqitej si e kryesuar nga Hoxha Kadriu, refugjat kosovar, por nė tė vėrtetėn drejtohej prej Shefqet Vėrlacit. Siē shihet, kėta grupe ishin njė pėrzjerje elementesh tė mbledhur rastėsisht, qė s'mund tė kishin kurrfarė vije as programi tė pėrbashkėt. Populli i krahinavet interesohej fare pak se nė sa grupe ndahėshin e bashkohėshin deputetėt e tij nė Tiranė.

    Veēse regjimi parlamentar nuk filloi me fat tė mbarė nė Shqipėri. Dy muaj pas mbledhjes sė parlamentit (i cili u hap nė Tiranė mė 21 Prill 1921), ngriti krye Kapidani i Mirditės, Marka Gjoni, i shtytur e i ndihmuar prej Jugosllavisė pėr tė pėrmbysur shtetin shqiptar. Pas tėrheqjes s'ushtėrisė italiane, Jugosllavia dhe Greqia vazhduan tė mos ia njihnin Shqipėrisė kufijtė e 1913-ės, dhe i shtuan pėrpjekjet pėr t'a shkallmuar kėtė nga veriu e nga juga. Qeveria e Tiranės provoi tė vendoste marrėdhėnie tė mira me tė dy fqinjėt duke mos kėrkuar prej tyre asgjė tjetėr veēse njohjen e kufijvet qė pati caktuar Konferenca e Londrės. Por ato deshėn tė pėrfitonin nga pafuqia e shtetit shqiptar dhe nga puna qė kufijtė e tij nuk qenė njohur akoma prej Lidhjes sė Kombevet as prej fuqivet tė mėdha. Greqia u vu tė shtynte organizimin e komiteteve "vorio-epirote" dhe tė niste trubullime nė Himarė duke futur fshehtas armė e municione. Grekomanėt punonin me zell pėr tė. Kurse Jugosllavia pėrdorte si vegla krerėt e Shqipėrisė sė veriut, disave prej tė cilėvet iu paguante rroga tė pėrmuajshme. Ata, siē qenė mėsuar nė kryengritje tė pėrhershme kundėr Turqisė pėr tė mos njohur qeveri mbi kokė, vazhdonin tė njėjtin zakon tani kundėr Tiranės, pa u menduar njė grimė se Jugosllavia do t'ua shtypte mė nė fund ato koka tė trasha.

    Mbasi nuk mundi tė merrej vesh me fqinjėt drejtpėrdrejt, qeveria shqiptare iu drejtua Lidhjes sė Kombevet, mė 29 Prill dhe 21 Qėrshor 1921, duke kėrkuar prej kėtij organizmi tė lartė ndėrkombėtar njohjen e kufijve tė Shqipėrisė qė pati caktuar Konferenca e Londrės. Por Jugosllavia e Greqia i kundėrshtonin ata kufij, duke e quajtur tė pavlefshėm vendimin e Konferencės sė Londrės, dhe kėrkonin qė ēėshtja tė rishikohej, jo prej Kėshillit tė Lidhjes sė Kombevet, po prej Konferencės s'Ambasadorėvet, nė Paris, e cila pėrbėhej tani nga pėrfaqėsonjėsit e Anglisė, tė Francės, t'Italisė dhe tė Japonisė. Kėshilli i Lartė i Konferencės sė Paqes ia kishte lėnė "trashėgim" ēėshtjen shqiptare Konferencės s'Ambasadorėvet. Jugosllavia me Greqinė e pėlqenin kėtė gjė, sepse kishin mė shumė shpresė tė gjenin pėrkrahje tek fuqitė e mėdha se sa nė Lidhjen e Kombevet, qė ishte njė organizėm ndėrkombėtar m'i gjerė.

    Si pėrfaqėsonjės i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombevet u dėrgua Fan Noli, i cili e mprojti shumė mirė ēėshtjen shqiptare dhe kėrkoi nga Kėshilli i Lidhjes qė tė njihte kufijtė e Shqipėrisė caktuar prej Konferencės sė Londrės mė 1913. Por Kėshilli i Lidhjes sė Kombevet, me njė vendim qė mori mė 25 Qėrshor 1921, ia la nė dorė atė ēėshtje Konferences s'Ambasadorėvet, e cila zėvendėsonte Kėshillin e Lartė tė Konferencės sė Paqes. Nė Konferencėn e Ambasadorėvet, Jugosllavia e Greqia kishin gjithmonė pėrkrahjen e Francės.

    Duke pėrfituar nga gjendja e brendėshme e Shqipėrisė, Jugosllavia desh t'a shkallmonte kėtė me anėn e Shqiptarėvet vetė dhe t'i tregonte botės sė jashtėme, veēanėrisht Konferencės s'Ambasadorėvet dhe Lidhjes sė Kombevet, se Shqiptarėt nuk mund tė formonin njė shtet. Pėr kėtė qėllim gjeti Kapidanin e Mirditės, Marka Gjonin. Ky pat qėndruar ca kohė nė Prizrend, ku ishte marrė vesh me qarqet jugosllave pėr t'iu shėrbyer planevet tė tyre. Me tė hollat dhe armėt qė i dha Jugosllavia, u kthye nė Mirditė dhe filloi kryengritjen nga mbarimi i Qėrshorit 1921. Disa javė mė parė, shtypi jugosllav kishte filluar njė fushatė kundėr qeverisė sė Tiranės, tė cilėn e paraqiste si pasardhėse tė Turqve tė Rinj dhe pėrndjekėse tė Katolikėvet. Kėshtu na dolli Jugosllavia "mprojtėse" e katolikizmit.

    Nga kjo fushatė, kuptohet se qarqet jugosllave menduan qė Marka Gjoni do tė mund tė tėrhiqte rreth tij gjithė katolikizmin shqiptar. Por mbasi Kapidanin, nė rrugėn e trathėtisė, nuk e ndoqi as e tėrė Mirdita, ai u shtrėngua tė kėthehej pėrsėri nė Jugosllavi ku, nėn mprojtjen e Jugosllavėvet dhe i kėshilluar prej tyre, shpalli nė Prizrend "republikėn e Mirditės" mė 17 Korrik 1921. Pastaj me anėn e Jugosllavėvet iu drejtua Lidhjes sė Kombevet, si edhe Jugosllavisė, Greqisė e Italisė qė t'a njihnin "republikėn" e tij.

    Duke i pėrdorur parullat e politikės si lodrat e majmunėvet nė cirkus, qarqet jugosllave ia paraqitėn botės "republikėn" e Marka Gjonit si njė rast i sė drejtės sė vetvendosjes sė popujvet. Dhe mbasi i shtynė punėt deri aty, i dhanė Marka Gjonit ushtėri jugosllave, artileri, banda kriminelėsh t'arratisur nė Jugosllavi, dhe e nisėn pėr nė Mirditė.

    Kjo ngjarje e shėmtuar e tronditi shtetin e ri shqiptar, pėrbrenda, dhe ia rrėzoi vleftėn pėrpara botės. Nė tė njėjtėn kohė, nisėn edhe Grekėt ngacmimet e tyre nė kufij, ku kishin prurė forca tė reja, dhe komitetet "vorio-epirote" i shtuan ulurimat e bėrtimat, n'Athinė, nė Janinė e nė tė tjera qytete tė Greqisė.

    Qeveria shqiptare u pėrpoq t'i bėnte ballė gjendjes. Fuqi tė reja u thirrėn ndėn armė dhe u formuan trupa vullnetarėsh. Dy "grupet parlamentarė" u muarėn vesh pėrkohėsisht pėr t'i dhėnė qeverisė njė bazė mė tė gjerė. Por nuk ishte Iljaz Vrioni ai qė mund t'a pėrballte atė gjendje. Njeriu m'i fortė n'ato rrethana ishte Ahmet Zogu, por kėtė e druanin tė tjerėt dhe mundohėshin t'a mbanin nė fre sepse i kishin kuptuar qėllimet e tija diktatoriale. Pas shumė bisedimesh e vajtje-ardhjesh ndėrmjet grupesh e klikash, u gjet e nevojshme qė tė dy "partitė" tė bėnin "Bashkimin e Shėnjtė", nga i cili do tė delte njė qeveri e pranuar prej tė gjithėve. Porsa u brohorit, mė 11 Tetor, "Bashkimi i Shėnjtė" caktoi njė komision prej tre vetash, Bajram Currin, Qazim Koculin dhe Avni Rustemin, pėr t'i propozuar parlamentit qeverinė e re. Kjo u formua mė 19 Tetor nėn kryesinė e Pandeli Evangjelit. Pėr tė qėnė m'e lirė nė vepėrimet e saja, qeveria e re i kėrkoi Kėshillit tė Lartė, dhe ky e pranoi, qė tė dekretonte mbylljen e sesionit parlamentar gjer nė Jenar 1922.

    Ndėrkohė, fuqitė shqiptare ishin munduar t'iu qėndronin bandavet tė Marka Gjonit. Nė Tetor 1921, pėrfaqėsonjėsi jugosllav n'Asamblenė e Lidhjes sė Kombevet e paditi qeverinė shqiptare se gjoja bėnte njė politikė fanatizmi mysliman qė synonte ēfarosjen e tė Krishterėvet. Kėtė shpifje tė ndyrė e pėrgėnjeshtruan me njė telegram drejtuar Lidhjes sė Kombevet Arqipeshkvi i Shkodrės, Abati i Mirditės dhe grupi i deputetėvet katolikė.

    Mbasi ndėrhyrja jugosllave nė Shqipėri po rrezikonte paqen, Konferenca e Ambasadorėvet nuk mund t'a mbante mė tė mbyllur nė sirtar ēėshtjen shqiptare. Ndonėse Franca mbetej gjithmonė armike numėr njė e Shqipėrisė, Anglia kish ndėrruar qėndrim qysh pas Kongresit tė Lushnjės dhe Luftės sė Vlorės. Pastaj Italia, mbasi u tėrhoq prej Shqipėrie, nuk mund tė pranonte qė ai vend tė pushtohej prej Greqisė dhe Jugosllavisė. Sa pėr Anglinė, ndėrrimi i qėndrimit tė saj lidhej sigurisht edhe me vajgurin e nėntokės shqiptare, pėr tė cilin flitej se ekspertėt austriakė dhe italianė kishin diktuar gjatė Luftės shtresa shumė tė pasura. Shoqėria Anglo-Persiane ishte vėnė nė lėvizje dhe kish dėrguar nė Shqipėri, qysh nė Mars 1921, pėrfaqėsonjės tė saj pėr tė marrė nga qeveria e Tiranės lejėn e kėrkimevet dhe mundėsisht konēesionin e vajgurit.

    Sidoqoftė, mė 7 Nėntor 1921, Kryeministri i Anglisė, Lloyd George-i, i drejtoi njė telegram Lidhjes sė Kombevet, me anėn e tė cilit e padiste Jugosllavinė si njė shtet qė po trubullonte paqen nė Ballkan dhe kėrkonte tėrheqjen e ushtėrive tė saj prej Shqipėrisė sė veriut gjer nė vijėn e kufijvet tė 1913-ės. Dy ditė mė vonė, mė 9 Nėntor 1921, me kėmbėnguljen e Anglisė dhe t'Italisė, Konferenca e Ambasadorėvet i hodhi poshtė mtesat e Grekėvet dhe vendosi t'a njihte Shqipėrinė shtet tė pavarur me kufijtė e 1913-ės. Por as kėtė radhė nuk shpėtoi e mjera Shqipėri pa disa qethje tė kufijvet nė dobi tė Jugosllavisė, e cila pėrkrahej djallėzisht prej Francės. Iu njoh akoma asaj njė pjesė e mirė toke qė pėrfshinte mjaft fshatra prej krahinavet tė Lumės, Hasit dhe Gollobordės. Qeveria shqiptare protestoi kundėr kėtij cėnimi qė po i bėhej pėr tė tretėn herė Shqipėrisė, po ku dėgjohej zėri i saj? Nė tė njėjtėn ditė, Konferenca e Ambasadorėvet mori edhe njė vendim tjetėr qė prekte sovranitetin e Shqipėrisė, duke i njohur Italisė disa interesa tė veēanta dhe njė pozitė tė privilegjuar mbi kėtė vend. Sipas arėsyes sė shprehur nė vendimin, prej cėnimit tė kufijvet ose tė pavarėsisė sė Shqipėrisė mund tė rrezikohej sigurimi strategjik i Italisė. Prandaj, nė njė rast t'atillė, nėqoftėse Shqipėria nuk do t'ishte nė gjendje tė mprohej vetė, mund tė kėrkonte ndihmėn e Lidhjes sė Kombevet. Atėhere Anglia, Franca, Italia dhe Japonia do t'i propozonin Kėshillit tė Lidhjes qė t'ia ngarkonte Italisė detyrėn e rivendosjes sė kufijvet tė Shqipėrisė. Nė tė njėjtėn mėnyrė do tė veprohej edhe nė rast se vihej nė rrezik pavarėsia ekonomike e Shqipėrisė. Siē shihet, fuqitė e mėdha e linin shtetin shqiptar nė sferėn e interesavet t'Italisė.

    Pas kėsaj marrėveshjeje tė re mbi Shqipėrinė, Konferenca e Ambasadorėvet vendosi qė tė dėrgohej njė komision ndėrkombėtar pėr tė caktuar nė vend kufijtė e saj.

    Nga ana tjetėr, edhe Lidhja e Kombevet vendosi qė tė dėrgonte sa mė shpejt njė komision nė Shqipėri pėr tė hetuar gjendjen. Ky Komision Hetues ndėrkombėtar, nėn kryesinė e profesorit suedez Sederholm, arriti nė javėn e fundit tė Nėntorit dhe i telegrafoi Lidhjes se, sipas hetimevet tė bėra, ideja e njė "republike tė Mirditės" ishte krejt e pathemeltė, se Marka Gjoni me pėrkrahėsit e tij ishin arratisur nė Jugosllavi dhe se qetėsia m'e plotė mbretėronte n'atė krahinė. Komisioni Hetues i Lidhjes sė Kombevet e shėtiti tė gjithė vendin, prej veriut nė jugė, dhe raporti i tij, qė u botua nė Qėrshor 1922, e paraqiste nė dritė tė mirė kombin shqiptar, duke ia vėnė nė pah cilėsitė e vlefshme dhe mundėsitė e zhvillimit. Vėrtetonte gjithashtu se tė qėnėt e Shqipėrisė si shtet i pavarur ishte gjė fort e nevojshme nga pikėpamja ndėrkombėtare pėr sigurimin e paqes nė Ballkan. Komisioni i gjeti tė pathemelta mtesat e Grekėvet. Ai u shpreh nė mėnyrė tė prerė se tė Krishterėt e Shqipėrisė sė jugės nuk duhej kurrsesi tė merrėshin pėr Grekė. Sipas atij, nė tėrė prefekturė e Gjirokastrės kishte nja 33.000 Grekofonė, dhe jo mė tepėr se 40.000 nė tėrė Shqipėrinė. Raporti i Komisionit Hetues vlejti shumė pėr tė davaritur nė qarqet e Lidhjes sė Kombevet mendimet e gabuara dhe propagandėn e keqe rreth kombit shqiptar.

    Pėr tė shtypur rebelizmin e Marka Gjonit, qeveria e Tiranės ia ngarkoi kumandėn e operacionevet Ahmet Zogut duke i dhėnė ndihmės Bajram Currin. Por mbasi Jugosllavia u detyrua t'i tėrhiqte trupat ushtarake deri nė vijėn e re qė caktoi Konferenca e Ambasadorėvet, s'kish sesi t'a ndihmonte Marka Gjonin me fuqi t'armatosura. Prandaj ky u shpartallua prej forcavet shqiptare dhe u shtrėngua t'arratisej pėrsėri nė Prizrend. Kur erdhi Komisioni Hetues i Lidhjes sė Kombevet, nė Mirditė mbretėronte qetėsia.

    Porsa qė pavarėsia dhe kufijtė e shtetit shqiptar u siguruan prej Konferencės s'Ambasadorėvet, mė 9 Nėntor 1921, dhe rreziku i jashtėm u largua hėpėrhė, "Bashkimi i Shėnjtė" u ēthur, grupet e mėparshėm rifilluan grindjet midis tyre, dhe qeveria e Pandeli Evangjelit u gjend nė pozita tė vėshtira. Mė nė fund qeveria erdhi nė kundėrshtim tė hapėt me Kėshillin e Lartė, i cili e detyroi Pandeli Evangjelin tė jepte dorėheqje. Por ata qė u ngarkuan tė formonin qeverinė e re, i pari, Qazim Koculi, pas kėtij, Hasan Prishtina dhe, i treti, Idhomene Kosturi, s'iu qėndruan dot kundėrshtarėvet dhe u rrėzuan njėri pas tjetrit brenda pak ditėsh.

    Nė qendėr tė kėsaj lėkundjeje, tė kėtij shqetėsimi, ishte sigurisht figura e Ahmet Zogut, qė po merrte rėndėsi pėrditė e mė tepėr dhe i trembte tė tjerėt, sidomos Kėshillin e Lartė. Ahmet Zogu po e sundonte grupin "popullor" nė parlament, aq sa antarėt demokratė tė kėtij grupi, me Fan Nolin nė krye, ishin tėrhequr mė vehte. Pas operacionevet nė Mirditė, Ahmet Zogu ishte nė gjendje tė lozte njė rol mė tė madh, sepse kishte nė dorė pjesėn mė tė mirė tė forcavet t'armatosura. Kėtė "armė" deshėn t'ia hiqnin nga dora. Kėshilli i Lartė dhe qeveria katėr-ditėshe e Hasan Prishtinės, e cila e shkarkoi nga kumanda e pėrgjithshme e operacionevet duke emėruar nė vend tė tij Bajram Currin. Por Ahmet Zogu nuk pranoi t'a dorėzonte kumandėn, as me urdhėr tė Hasan Prishtinės as me atė t'Idhomene Kosturit qė ia, pėrsėriti pas pak ditėsh. Nė tė vėrtetėn, urdhėrat e dhėna Ahmet Zogut prej kryeministrash si Idhomene Kosturi, i ngjanin pėrrallės sė minjvet kur menduan t'i varnin zilen maēokut. Urdhėrat nuk janė njė copė kartė me njė vulė nė fund, por janė forcė vullneti e atij qė ėshtė i zoti tė kumandojė. Dhe ai qė nuk e ka atė forcė vullneti, nuk mund tė kumandojė dot kurrė. "Nuk do tė kishte regjim mė tė keq nga demokracia, sikur regjimet e tjerė tė mos ishin treguar mė tė kėqij akoma", thoshte Winston Churchill-i. E meta m'e madhe e demokracisė - dhe aq mė tepėr e demokracisė sė padisiplinuar - ėshtė se duan tė sundojnė e tė kumandojnė nė njė mėnyrė tė barabartė tė gjithė ata qė ndodhen nė katin e sipėrm tė shtetit, si i dobėti dhe i forti, si i afti dhe i paafti. Figura e njė tė forti iu hedh hije frike tė tjerėvet, tė cilėt s'mendojnė mandej veē si e si t'i lidhin atij kėmb e duar, si Lilliputianėt Gulliverit. Dhe mbasi qė tė gjithė druajnė se mos po iu del pėrpara ai ose ky, zgjedhin zakonisht pėr nė krye tė qeverisė a tė shtetit atė mė tė padėmshmin, i cili ėshtė natyrisht edhe m'i paafti. Nė kėtė mėnyrė, duke mos pasur njė autoritet pėrsipėr, tė gjithė kėta shkėlqesa e ndjejnė vehten krejt tė lirė pėr tė bėrė kundėr njėri-tjetrit luftė fjalimesh dhe rivalitetesh. Por shumica dėrrmonjėse e popullit, domethėnė nėntėqind-e-nėntėdhjetė-e-nėntė pėr mijė, nuk fiton gjėkafshė nga fjalimet e kėtyre, dhe punėt vetvetiu do tė katandisen ose nė kalbėsimin e shoqėrisė, ose n'ardhjen e njė regjimi tiranik. Nė Shqipėri ngjau kjo e dyta: mė parė me Zogun, pastaj me komunizmin.

    Pasi u kthye nė Tiranė nė krye tė forcavet t'armatosura, nė gjysmėn e Dhjetorit 1921, Ahmet Zogu mori nė dorė edhe kumandėn e gjindarmėrisė, thirri menjėherė parlamentin, dhe me anėn e kėtij rrėzoi antarėt e mėparshėm tė Kėshillit tė Lartė duke i zėvendėsuar me katėr shkėlqesa tė tjerė: Ymer Pashė Vrionin, Refik Bej Toptanin, Sotir Pecin dhe Ndoc Pistullin. Pastaj formoi njė qeveri tė re duke vėnė nė krye tė saj si kukėll Xhafer Ypin, ndėrsa Zogu mbante pėr vehte Ministrinė e Punėve tė Brendėshme. Si ministėr i Punėve tė Jashtėme u emėrua Fan Noli, i cili dha dorėheqjen pas nja dy muajsh.

    Mbas kėtyre ngjarjeve, Zogu iu pėrvesh punės haptas pėr tė lidhur rreth vehtes krerė e bajraktarė tė veriut, ēifligarė e konservatorė qė iu trembėshin reformavet, dhe ata qė kishin qėnė deri atėhere vegla t'Esad Toptanit e tė pushtimevet tė huaja. Nė fillim, Zogu pat qėnė pėshtetur nė forcat nacionaliste dhe, pasi u dallua nė Kongresin e Lushnjės, lozi njė rol tė rėndėsishėm nė qeveritė e pastajme pėr vėnien e rregullit dhe shtypjen e rebelizmavet, i rrethuar prej disa oficerėsh atdhetarė qė e ndihmuan n'ato vepėrime. Por mbasi doli nė plan tė parė, s'mendonte tjetėr veēse tė krijonte fuqi personale me elementet mė konservatore dhe mė prapanikė tė vendit.

    Nė parlament, demokratėt e partisė "popullore" u ndanė prej rrethit tė Zogut dhe, bashkė me njė pjesė tė grupit "pėrparimtar", formuan njė opozitė. Por duk' me qėnė se "opozita" s'ia ndalte dot hovin Ahmet Zogut me mėnyra parlamentare, disa nga kundėrshtarėt e tij, prej krerėsh tė veriut, deshėn tė vazhdonin shqiptarēe me anėn e pushkės. Mirėpo "pushka", kur nuk i shėrben njė qėllimi tė pėrgjithshėm kombėtar ose shoqėror, kur nuk pėrdoret nė njė mėnyrė tė disiplinuar, tė hierarkizuar, tė ndėrlidhur, s'mund tė sjelli veēse dėm e anarki. Ata krerė tė veriut qė ēohėshin kundėr Zogut, nuk ishin mė pak ambiciozė nga ky, as njė "dritė" m'e mirė, veēse donin t'a pėrmbysnin kėtė pėr t'i zėnė vendin. Dhe duke qėnė sa koka aq kumanda, jo vetėm qė s'ia arrinin dot ambicjes, por i sillnin dėmin mė tė madh Shqipėrisė duke mos i lėnė njė ēast qetėsie, duke e paraqitur n'opinionin ndėrkombėtar si njė vend vazhdimisht nė kryengritje dhe duke bėrė, me dashje a padashje, lodrėn e armiqve tė jashtėm.

    Nuk ishte tharė akoma gjaku i derdhur prej trathėtisė sė Marka Gjonit, kur u lėshua Elez Isufi nga Dibra pėr tė marrė Tiranėn, i lidhur me Halit Lleshin, agjent i paguar i Jugosllavėvet, Mustafa Krujėn, agjent i njohur i Italianėvet, Hamit Bej Toptanin, feudal rebel, dhe ndonjė atdhetar si Bajram Currin. Kėta ngritėn krye nė Shqipėrinė e veriut dhe tė Mesmen, nė fillim tė Marsit 1922. Prej tyre, vetėm Elez Isufi mundi t'arrinte gjer brenda nė Tiranė. Kėshilli i Lartė, qeveria dhe pjesa m'e madhe e parlamentit iknė nga frika n'Elbasan. Por Ahmet Zogu qėndroi nė Tiranė pėr t'a mprojtur kreqytetin me forcat e gjidarmėrisė, tė cilat i kumandonte ai vetė. Ndėrsa zhvillohėshin luftimet nėpėr rrugėt e Tiranės, ministri i Anglisė, H. Ayres, ndėrhyri miqėsisht pranė Elez Isufit dhe ia mbushi mendjen qė tė kėthehej pas. Me tėrheqjen e kėtij, Zogu i shpartalloi bandat e Hamit Toptanit dhe mbeti sundonjės i vendit. Shtypja e kėsaj lėvizjeje ia rriti fuqinė mė shumė akoma Ahmet Zogut dhe ia forcoi autoritetin kundrejt qeveritarėvet tė tjerė, Kėshillit tė Lartė dhe deputetėvet, tė cilėt e patėn mbajtur frymėn n'Elbasan.

    Ndarja politike e brendėshme po merrte tani vija mė tė prera dhe po shkonte duke u pėrqendruar nė dy grupime, qė kishin midis tyre kundėrshtim interesash dhe pikėpamjesh: mėnjanė, konservatorėt, ēifligarėt e mėdhenj, qė po mblidhėshin pėr ditė e me tepėr rreth Zogut duke e nxjerrė kėtė nė krye si njeriun e tyre mė tė fortė; n'anėn tjetėr, grupi i opozitės demokratike, ku shquheshin Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Stavro Vinjau, Avni Rustemi, e tė tjerė shkollarė.

    Gjatė prendverės dhe verės sė vitit 1922, kundėrshtimi ndėrmjet dy palėvet erdhi duke u acaruar, si nė Tiranė ashtu edhe nėpėr krahinat me rastin e zgjedhjevet bashkiake. Por Zogu duke e sunduar qeverinė si ministėr i Punėve tė Brendėshme, kishte nė dorė mjetet dhe arkat e shtetit pėr tė pregatitur marrjen e fuqisė, duke vėnė mė parė njerėzit e tij nė vendet-kyē t'administratės dhe nė kumandimin e forcavet t'armatosura. Pastaj, kur u hap sesioni parlamentar nė Shtator t'atij viti, Ahmet Zogu bėri qė tė zgjidhėshin si antarė tė Kėshillit tė Lartė Xhafer Ypi dhe Gjon Ēoba, nė vend tė Ymer Pashė Vrionit dhe Ndoc Pistullit, tė cilėt ishin tėrhequr disa muaj mė parė. Kryeministėr u bė ai vetė duke mbajtur edhe Ministrinė e Punėve tė Brendėshme.

    Mbasi shteti shqiptar, pas aq tronditjesh, po vihej n'udhė, duhej pėrcaktuar mė mirė struktura e tij dhe sidomos ndarja e fuqivet ndėrmjet organevet mė tė larta tė pushtetit. Statuti i vendosur prej Kongresit tė Lushnjės ishte mjaft i kufizuar dhe nuk parashikonte nė hollėsi se ēfarė lidhjesh ndėrmjet tyre dhe fuqie kundrejt njėri-tjetrit duhej tė kishin parlamenti, Kėshilli i Lartė dhe qeveria. Mbi kėto ēėshtje si edhe mbi formėn e regjimit mund tė vendoste pėrfundimisht vetėm njė asamble kushtetonjėse. Por deri sa tė mblidhej kjo, duhej gjetur njė mėnyrė rregullimi ndėrmjet fuqivet legjislative, ekzekutive dhe gjyqėsore, pėr t'i dhėnė shtetit njė bazė parlamentare dhe nėnshtetasvet njė sigurim tė lirivet demokratike.

    Kėtė desh tė bėnte parlamenti ose Kėshilli Kombėtar, i cili u muar gjatė sesionit tė vjeshtės me zgjerimin e bazavet tė "Kanunores sė Statutit tė Lushnjės", zgjerim qė u votua nė Dhjetor 1922. Nė parim, mbahej nė fuqi regjimi i caktuar prej Kongresit tė Lushnjės, qė lidhej me idenė e monarkisė sė vitit 1914, por qė, nė vend tė princit, kishte hėpėrhė njė Kėshillė tė Lartė prej katėr vetash, antarėt e tė cilit do tė zgjidheshin prej parlamentit nė ēdo tre vjet.

    Zgjerimi i Statutit tė Lushnjės, qė pėrmbante 129 nene tė ndarė nė katėr kapituj, pėrcaktonte fuqitė qė duhej t'ushtronin Kėshilli i Lartė, parlamenti dhe qeveria, si edhe mėnyrėn e zgjedhjes ose t'emėrimit tė tyre. Fuqia e parlamentit shtrihej mjaft: pėrveē sė drejtės pėr tė vėnė ligje, ai zgjidhte Kėshillin e Lartė, kontrollonte vepėrimet e qeverisė e cila duhej tė merrte prej tij votėbesimin, ratifikonte traktatet dhe marrėveshjet ndėrkombėtare tė shtetit, dhe krijonte disa komisione qė kishin lidhje me tė, sikurse kėshilli kontrollues i financavet etj.

    Kėshilli i Lartė emėronte qeverinė, kishte kumandėn epėrore tė forcavet ushtarake, dekretonte ligjet e parlamentit etj. Kurse qeveria zbatonte fuqinė ekzekutive, politikėn e brendėshme e tė jashtėme tė shtetit, dhe ishte pėrgjegjėse pėrpara parlamentit. Gjykatėsit emėrohėshin nga Kėshilli i Lartė, pas propozimit tė njė komisioni tė veēantė, dhe duhej t'ushtronin lirisht fuqinė gjyqėsore.

    Nė kapitullin e tretė, shtesat e Statutit tė Lushnjės pėrcaktonin tė drejtat e nėnshtetasvet, nė pajtim me parimin e demokracisė dhe tė lirivet qė lidhen me tė. Me zgjerimin e Statutit tė Lushnjės krijohėshin kushtet ligjore pėr t'a vėnė shtetin shqiptar nė rrugėn e demokracisė, pėr t'iu siguruar nėnshtetasvet liritė brenda ligjit, pas aq shekujsh tiranie ose anarkie.

    Por trubullimet e brendėshme vazhduan edhe nė vitin 1923, nė Shqipėrinė e veriut, veēanėrisht nė krahinat e Tropojės dhe tė Krumės, ku Bajram Curri me Hasan Prishtinėn provuan tė bėnin njė tjetėr kryengritje kundėr Zogut. Kėto vepėrime tė marra tregonin mė tepėr kokėfortėsi se sa njė mendim politik tė pjekur, dhe s'mund tė kishin tjetėr pėrfundim veēse dėmtimin e popullit dhe forcimin e autoritetit t'Ahmet Zogut, tė cilin shumė veta e shikonin tani si njeriun e domosdoshėm pėr tė mbajtur qetėsinė dhe njė farė rregulli n'atė kėnd ferri tė mallkuar.

    Nuk kishin marrė fund as ngatėrresat me shtetet fqinjė. Sipas vendimit tė Konferencės s'Ambasadorėvet marrė mė 9 Nėntor 1921, Komisioni ndėrkombėtar pėr caktimin e kufijvet arriti nė Shqipėri mė 1922. Ai pėrbėhej prej nga njė pėrfaqėsonjėsi t'Anglisė, t'Italisė dhe tė Francės; Japonia nuk desh tė dėrgonte, duke marrė si shkak qė Shqipėria ishte tepėr larg pėr tė. Kryetar i Komisionit ishte gjeneral Tellini, italian. Sipas kėrkesės sė qeverisė shqiptare, Komisioni desh njėherė tė rregullonte ēėshtjen e 26 fshatravet tė qarkut tė Korēės qė Greqia i mbante tė pushtuar qyshse i shkeli ushtėria e saj mė 1920. Komisioni vendosi qė 14 prej kėtyre fshatrave t'i kėthehėshin Shqipėrisė, duke ia bėrė dhuratė Greqisė 12 tė tjerėt. Por kjo kėrkonte gjėra mė tė mėdha akoma, veēanėrisht njohjen e Protokollit tė Korfuzit tė vitit 1914. Pėmdryshe nuk pranonte bashkėpunim me Komisionin ndėrkombėtar pėr caktimin e kufijvet. Qeveria shqiptare dhe Komisioni e hodhėn poshtė atė kėrkesė, dhe iu drejtuan Konferencės s'Ambasadorėvet dhe Lidhjes sė Kombevet, tė cilat ndėrhynė pranė Greqisė duke e kėshilluar qė tė tregohej m'e matur. Njė valė tė fortė sulmimesh kishte ngritur nė shtypin grek ēėshtja e 14 fshatravet tė qarkut tė Korēės, tė cilėt Greqia donte t'i gėlltiste bashkė me 12 tė tjerėt. Goditjet e shtypit drejtohėshin sidomos kundėr gjeneral Tellini-t, i cili shikohej si pėrkrahės i anės shqiptare. Prandaj, kur Komisioni ndėrkombėtar rifilloi punimet, mė 1923, gjendja ishte fort e acaruar.

    Atėhere ngjau njė krim tepėr i shėmtuar qė vetėm fanatizmi kokėngushtė i Grekėvet mund t'a bėnte. Nė Gusht 1923, ndėrsa Komisioni ndėrkombėtar ishte duke udhėtuar prej Janine nė Gjirokastėr, bandat greke sulmuan automobilin e gjeneral Tellini-t dhe e vranė atė bashkė me dy oficerė italianė dhe njė pėrkėthyės shqiptar qė e shoqėronin. Kjo ngjarje tronditi jo vetėm Shqipėrinė, po edhe qarqet ndėrkombėtare. Grekėt e bėnė kėtė krim afėr kufirit tė Shqipėrisė me qėllim qė t'ua ngarkonin Shqiptarėvet dhe t'i tregonin kėta si njė popull t'ulėt pėrpara "qytetėrimit helenik". Mirėpo Italianėt nuk hanin bar. Mė parė se prefekti i Gjirokastrės, Kolė Tromara, t'a vėrtetonte brėnda tri ditėsh me prova tė pakundėrshtuarshme qė krimi ishte bėrė prej Grekėvet, Italia pushtoi Korfuzin dhe i kėrkoi Greqisė 50 milionė lireta si dėmshpėrblim pėr vrasjen e gjeneralit dhe t'oficerėvet qė e shoqėronin. Konferenca e Ambasadorėvet e njohu pėrgjegjėse qeverinė e Athinės pėr organizimin e krimit dhe e detyroi tė paguante dėmshpėrblimin. Njėhohėsisht ndėrhyri pranė Italisė qė kjo t'a lėshonte ishullin e Korfuzit. Pas kėtyre ngjarjeve, armiqėsia greke kundrejt Shqipėrisė u bė m'e tėrbuar akoma, dhe kėtė tėrbim e shfrente kundėr Ēamėrvet.

    Ngatėrresa dhe skena tė mallėngjyershme nga ana e popullsisė shqiptare mbetur pėrtej kufijvet ngjajtėn edhe gjatė pėrcaktimit tė kufirit shqiptaro-jugosllav. Komisioni ndėrkombėtar, bashkė me njė pėrfaqėsonjės tė Shqipėrisė, duhej tė kalonte nėpėr ato vende, prej Struge nė Prizrend, duke marrė mandej anėn e veriut. Por ngado qė shkonte, popullsia shqiptare i delte pėrpara me lot pėr faqe dhe i lutej qė ajo tė pėrfshihej brenda kufijvet tė Shqipėrisė. Manifestime u bėnė sidomos nė Dibrėn e Madhe, ku djalėria, duke kėnduar kėngė kombėtare, i kėrkonte Komisionit bashkimin me Shqipėrinė. Ēėshtja e kufijvet nuk u pėrfundua dot tėrėsisht as mė 1923, sepse Greqia nuk donte t'i lėshonte 14 fshatrat, dhe Jugosllavia, duke e interpretuar nė dobi tė saj tekstin e Protokollit tė Londrės, donte tė mbante Vermoshin e Shėn-Naumin. Mė nė fund ia arriti qėllimit, se kėta dy vende ia lėshoi Zogu mė 1925. Kurse Greqia, e shtrėnguar prej Konferencės s'Ambasadorėvet, i njoftoi Kėshillit tė Lidhjes sė Kombevet, nė vjeshtėn e 1924-ės, se do t'i mbahej vendimit ndėrkombėtar, dhe pas pak kohe i liroi tė 14 fshatrat.

    Njė tjetėr dram i dhėmbshėm pėr Shqipėrinė ishte ēėshtja e popullsivet shqiptare mbetur pėrtej kufijvet, nė Jugosllavi dhe nė Greqi. Lidhja e Kombevet ishte e zonja t'a detyronte Shqipėrinė qė t'iu ēelte shkolla nė gjuhėn e tyre dhe t'iu njihte tė gjitha tė drejtat minoritare 33.000 Grekofonėve tė prefekturės sė Gjirokastrės, por nuk bėri asgjė pėr tė detyruar Jugosllavinė dhe Greqinė qė t'iu njihnin tė njėjtat tė drejta Shqiptarėvet, tė cilėt ishin dhjetra herė mė shumė. Thirrjevet tė shtetit shqiptar nė Lidhjen e Kombevet nuk ua vinte kush veshin, jo vetėm pse Shqipėria s'kishte pėrkrahje tė jashtėme, po edhe sepse, duke qėnė nė kryengritje tė pėrhershme, askush s'i jepte peshė.

    Dy fqinjėt, Jugosllavi e Greqi nuk kishin as nuk pranonin tjetėr politikė kundrejt popullsivet shqiptare veēse atė tė ēfarosjes. Prandaj nuk mungonin n'asnjė rast e nuk kursenin asnjė mjet pėr t'ua bėrė Shqiptarėvet jetėn tė pamundur, nė mėnyrė qė kėta tė braktisnin vatrat stėrgjyshore e tė largohėshin. Pėr t'a zbrazur Ēamėrinė prej Shqiptarėsh, Greqisė iu paraqit njė rast i jashtėzakonshėm me nėnshkrimin e traktatit greko-turk tė Lozanės, mė 30 Jenar 1923, qė parashikonte shkėmbimin e popullsivet ndėrmjet dy vendevet. Ndonėse Greqia ishte zotuar botėrisht se nuk do tė pėrfshinte Shqiptarėt myslimanė tė Ēamėrisė nė numrin e popullsisė turke qė do tė shkėmbehej me Grekė tė Turqisė, e shkeli fjalėn si gjithnjė, dhe shpėrnguli prej vatravet tė tyre pėrmbi 60.000 ēamėr, tė cilėt i dėboi si "Turq" nė thellėsitė e Anadollit.

    Jugosllavia gjeti njė tjetėr mėnyrė. Ndėnė mbulesėn e njė t'ashtuquajture "reformė agrare" u vu tė bėnte kolonizimin e Kosovės, duke sjellė aty Malazez, tė cilėve iu jepte jo vetėm pjesėn mė tė mirė tė tokavet qė ua rrėmbente Shqiptarėvet, po edhe njė pjesė tė banesės sė kėtyre. Me kėto mjete dhe me anė pėrdhunimesh tė papėrshkruarshme, detyroi me qindra mijė Kosovarė tė lėshonin truallin e tyre dhe t'emigronin nė Turqi. S'iu njohu Shqiptarėvet kurrė njė tė drejtė, jo vetėm minoritare por as njerėzore: ēdo botim i kapur nė gjuhėn shqipe dėnohej si njė krim. Me anė statistikash tė rreme dhe duke e mbajtur shumicėn e Shqiptarėvet pėr "myslimanė" ose "Turq", Jugosllavia e tregonte zyrtarisht dhe vazhdimisht 400.000 numrin e tyre, kurse Gazeta Zyrtare e Lidhjes sė Kombevet, nė Shtator 1921, vėrtetonte se kishte njė milion Shqiptarė nė Jugosllavi.

    Pėr t'iu shpėtuar ndjekjevet tė pamėshirėshme, njė pjesė Kosovarėsh qenė arratisur nė Shqipėri, ku vuanin e vdisnin nga uria, se shteti shqiptar s'kish me se t'i mbante. Gjithsaherė qė Jugosllavia i kėrcėnohej Shqipėrisė, lėshonte nga njė valė tmerri mbi Kosovarėt duke bėrė me qindra viktima. Prej vitit 1913 e kėtej, hemoragjia e Kosovės ka qėnė njė plagė qė s'ėshtė mbyllur kurrė.

    Njė tjetėr vėshtirėsi pėr shtetin shqiptar, jo m'e vogėl nga trubullimet e brendėshme dhe nga ndėrhyrjet e fqinjėvet, ishte gjendja ekonomike e vendit. Kemi folur mė sipėr se Shqipėria kishte dalė prej sundimit otoman me njė strukturė ekonomike krejt primitive dhe s'kishte asgjė tė ndėrtuar nė kuptim tė teknikės moderne. Toka punohej me mjetet e vjetra dhe s'nxirej dot prej saj as pėr tė plotėsuar nevojat ushqimore tė vendit. Jo vetėm bujqit qė s'dinin se ē'ishte teknika moderne, por as ēifligarėt pasanikė nuk interesohėshin pėr t'i mirėsuar pronat e tyre me anėn e mjetevet tė reja. Ata ishin mėsuar me pėrfitimin qė nxirnin vetėm nga krahėt e bujkut dhe nuk shtyhėshin mė tutje. Prandaj shteti shqiptar, pėrveē artikujve tė tjerė, duhej t'importonte nga jashtė edhe drithė nė sasira tė mėdha, gjė qė e pėrmbyste balancėn tregėtare me botėn e jashtėme nė dėm t'ekonomisė sė vendit.

    Industri nuk kishte pothuajse fare, dhe kjo, pėr t'u zhvilluar, gjente vėshtirėsi tė shumėllojshme. E para, nuk kishte as institute kredie, as bankė e monedhė kombėtare; e dyta, Shqiptarėt pasanikė nuk ishin mėsuar me shoqėrira aksionesh, nuk kishin besim nė qėndruarshmėrinė e gjendjes sė brendėshme, dhe iu pėlqente t'i mbanin "nė qyp" ose t'i lėshonin me fajde tė hollat e fituara me anė shfrytėzimesh tė ndryshme. Mandej mungesa e rrugėvet, e uravet, e mjetevet tė transportit, e bėnte shumė tė vėshtirė zhvillimin ekonomik tė vendit. Megjithatė, ndėrmjet vjetėvet 1922-1923 u hapėn nė Shkodėr e nė Korēė nga njė fabrikė duhani, dhe u formua nė Durrės njė shoqėri anonime e punimit tė duhanit, e quajtur "Samas", mė vonė "Stamles", e cila ishte e para qė ngrihej nė formė aksionesh me kapitale shqiptare. Nga tė tjerat, pėrveē mullinjve tė vajit tė ndodhur qė mė parė, u ngrit ndonjė fabrikė mielli e makaronash, ndonjė fabrikė sapuni, ndonjė sharrė pėr tė prerė e punuar drurin, si edhe ndonjė ndėrmarrje e vogėl pėr regjien e lėkuravet dhe pėrpunimin e kufizuar tė disa prodhimeve bujqėsore e blegtorale. Vlen tė shėnohen kriporet e Vlorės dhe tė Durrėsit, tė cilat ishin prej shumė kohėsh mė parė, dhe nxirej prej tyre mjaft kripė sa pėr tė plotėsuar pothuajse nevojat e vendit.

    Si pasuri tė nėntokės, shfrytėzohej qė nė kohėn e Turqisė prej njė shoqėrie frėnge, e pastaj prej njė tjetre italiane, sera e Selenicės. Mendohej tė kishte shtresa tė pasura vajgurore, pėrveē mineralesh tė tjera. Pėr tė marrė tė drejtėn e kėrkimevet dhe konēesionin e shfrytėzimit tė vajgurit tė Shqipėrisė, dy shoqėri tė mėdha u gjendėn kundra njėra-tjetrės, Anglo-Persiania dhe Shoqėria amerikane Standard Oil, tė cilat u hėngrėn nė mest tyre pėr njė punė qė s'e vlente mundimin. Anglo-Persiania ishte vėnė nė lėvizje e para dhe, mė 1923, kishte ardhur pothuajse nė marrėveshje me qeverinė e Zogut pėr tė marrė tė drejtėn e kėrkimevet dhe konēesionin e shfrytėzimit. Anglia kish nja dy-tre vjet qė interesohej pėr Shqipėrinė, ndoshta nga shkaku i vajgurit, dhe Zogu desh t'afrohej sa mė shumė me Anglezėt. Prandaj qeveria e tij i pranoi, nė parim, kushtet e Shoqėrisė Anglo-Persiane, dhe projektin e marrėveshjes ia paraqiti parlamentit pėr miratim, mė 23 Shtator 1923. Por n'atė kohė kishte ndėrhyrė energjikisht Shoqėria amerikane Standard Oil, e cila propozonte edhe ngritjen e njė rafinerie. Opozita parlamentare ishte pėr Shoqėrinė amerikane. Natyrisht, porsa qė shteti shqiptar nuk kishte kapitale as mjete teknike pėr t'i shfrytėzuar vetė pasuritė e nėntokės, duhej t'i jepte konēesionet e tyre nė kushte sa mė tė mira. Por nė rastin e shoqėrivet angleze e amerikane hynin edhe faktorė politikė. Prandaj ēėshtja pati njė rrahje tė nxehtė nė parlament dhe s'u pėrfundua dot, mbasi ky do tė shpėrndahej nė mbarim tė muajit pėr t'ua lėnė vendin zgjedhjevet t'Asamblesė Kushtetonjėse. Kėshtu ajo ēėshtje mbeti pėr t'u shikuar prej kėsaj. Po kur shoqėritė e mėdha Anglo-Persiane dhe Standard Oil diktuan mė vonė se shtresat vajgurore tė Shqipėrisė nuk ishin aq tė pasura sa mendohej, s'u interesuan mė, dhe konēesionin e muarėn mė nė fund Italianėt.

    Gjatė vitit 1923, qeveria e Ahmet Zogut i dha nė konēesion disa ēifliqe tė shtetit shoqėrisė italiane "Adriatiko" dhe nja 100 hektarė tė tjerė tė ēiflikut Rreth njė shoqėrie zvicerane; po n'atė kohė, shoqėria gjermane "Inag" mori shfrytėzimin e pyllit ndėrmjet Ishėm e Bregu-i-Matit.

    Por shteti shqiptar, pėr t'a nxjerrė vendin nga ajo gjendje e prapambetur, kishte nevojė pėr ndihma tė mėdha financiare e teknike, tė cilat s'mund tė plotėsohėshin kurrsesi me burimet e brendėshme. T'ardhurat mezi mjaftonin pėr tė mbajtur buxhetin vjetor tė shtetit, i cili ishte mė pak se 20 milionė franga ari. Nė vjetėt e parė kjo shumė mblidhej rregullisht, sepse nė Shqipėri kishte mbetur mjaft ar prej ushtėrivet evropiane nė kohėn e Luftės, malli shkonte mirė, dhe fshatarėsia ishte disi nė gjendje tė paguante; mandej t'ardhurat doganore ishin njė burim mjaft i rėndėsishėm, mbasi populli ishte nė gjendje tė blinte. Kėto kushte e ndihmuan shtetin shqiptar tė kapėrcente vėshtirėsitė e para, tė mėkėmbte administratėn, tė shtronte kryengritjet. Por mbasi Shqipėria n'atė kohė importonte dhjetė herė mė shumė se sa eksportonte, i tėrė ai ar dolli ca nga ca pėrjashta pėr tė paguar deficitin e shkėmbimevet, dhe kriza ekonomike filloi tė ndihej shumė shpejt.

    Sido qė t'ish, me mjetet e brendėshme Shqipėria nuk mund tė dilte dot nga ajo gjendje mesjetare ku e kishte lėnė sundimi otoman. Prandaj u pėrpoq tė merrte njė hua tė jashtėme nėpėrmjet tė Lidhjes sė Kombevet prej kapitalesh t'ardhur nga shtete tė paanshėm, qė s'mund t'ushtronin ndikim politik mbi Shqipėrinė. Flitej se disa banka tė mėdha zvicėrane dhe belge mund t'i jepnin Shqipėrisė njė hua nė kondita mjaft tė favorshme, po tė garantohėshin nga Lidhja e Kombevet. Kjo e fundit kish dėrguar nė Shqipėri, mė 1922, ekonomistin Albert Calmes pėr tė shikuar gjendjen ekonomike e financiare tė vendit dhe pėr tė dhėnė njė mendim se cilat ishin mundėsitė e zhvillimit tė tij. Por kryengritjet e pareshtura njėra pas tjetrės nuk jepnin besim nė shtetin shqiptar, pėrjashta, dhe bankierėt nisėn tė ngurronin. Ndoshta edhe ndėrhyrjet e para tė shoqėrivet Anglo-Persiane dhe Standard Oil iu prenė rrugėn kapitalevet qė mund tė vinin prej shtetesh mė tė vegjėl. Por qenė sidomos ngjarjet e brendėshme ato qė s'linin shtek pėr njė politikė ndėrtimi, as siguri pėr njė kredi tė jashtėme.

    Krahas me prapambetėsinė ekonomike qėndronte prapambetėsia kulturore. Populli, lart nga tetėdhjetė pėr qind, ishte analfabet, domethėnė s'dinte shkrim e kėndim. Shkollat nuk ishin tė mjaftuarshme sepse mungonin mėsuesit, mungonin lokalet, mungonin orenditė dhe sendet e mėsimit, mungonin librat, mungonte gjithėēka. Nganjėherė ndėrtesat shkollore ishin ca shtėpi tė vjetėra pa dyer e dritore, ku tė gjorėt nxėnės dridhėshin prej tė ftohtit. Megjithatė, dėshira e mėsimit ishte e nxehtė, sidomos nė Shqipėrinė e jugės, ku jo vetėm qytetarėt po edhe fshatarėt s'kursehėshin pėr shkollat, kėrkonin prej qeverisė hapjen e tyre, dhe dėrgonin tė gjithė fėmijėt, djem e vajza. Por shteti s'kish mundur tė hapte deri atėhere veēse nja 550 shkolla fillore, nja 50 plotore, nja tri a katėr tė mesme, si normalja e Elbasanit, liceu frėng i Korēės, gjimnazi i Shkodrės, dhe shkolla teknike e Tiranės qė u ēel dhe mbahej nga Kryqi i Kuq amerikan. Pėr tė pregatitur profesorė, inxhenjerė, mjekė, agronomė, gjyqtarė etj., shteti pat dėrguar mjaft djelmosha me bursa studimi nėpėr shkollat e larta t'Evropės.

    Njė kujdes tė veēantė tregonin n'atė kohė arėsimtarėt e vjetėr pėr spastėrimin e gjuhės dhe zėvendėsimin e fjalėvet tė huaja me tingujt e ėmbėl tė shqipes. Edhe skajet shkencore filluan t'i nxirnin - dhe delnin fort bukur - prej gjuhės amtare, rrėnjėt e sė cilės, aq tė lashta sa histori e njerėzisė, prisnin prej katėr mijė vjetėsh prendverėn e lulėzimit. Ato pak libra shkollore qė ishin pregatitur n'atė kohė - ca libra tė thjeshta kėndimi dhe mėsimi - shquhėshin nga pastėrtia e gjuhės, nga fuqia e shprehjes, nga rrjedhja e natyrėshme e fjalivet ashtu siē vinė vetvetiu nė shqipen. Njė pėrpjekje tė mirė nė kėtė drejtim pati bėrė Komisioni Letrar, qė u formua nė Shkodėr me pėrkrahjen e Austrisė, nė kohėn e Luftės. Mjerisht, mė vonė, nuk u ndoq ky rregull. Prej ftohjes sė ndjenjavet kombėtare, ose prej ndikimit tė gjuhėvet tė huaja ngaha merrnin mėsimet studentėt shqiptarė - ndoshta edhe pse brezi i ri nuk ishte nė lartėsinė e atij mė tė vjetrit - gjuha shqipe erdhi duke u prishur prapė; vendin e orientalizmavet tė dikurshme e zunė barbarizmat e futura prej gjuhėvet tė Perėndimit, dhe ligjėrata e bukur e saj erdh e u bė si njė gjuhė skele ndėrkombėtare. T'ashtuquajturit shkollarė i pėrftojnė mendimet e varfėra tė tyre nė kallėpin e gjuhėve tė huaja dhe i derdhin nė njė shqipe lesh-e-li qė s'pėrputhet gjėkundi me tė folmen e vėrtetė tė saj.

    Pėr t'iu gjetur zgidhje gjithė kėtyre problemeve, ose mė mirė, pėr t'i vėnė nė njė rrugė zgidhjeje, nuk mungonin mendimet theorike t'opozitės dhe tė njė pjese tė djalėrisė shkollare. Por mungonin mjetet dhe m'e keqja ishte se, midis mendimeve tė kėtyre dhe mendėsisė sė popullit, kishte njė ndryshim shumė tė madh. Opozita kėrkonte reformėn agrare, lirinė e organizimevet, spastėrimin e administratės, zhvillimin e arėsimit, tė shėrbimevet mjekėsore, ndėrtimin e rrugėvet etj., por nuk kishte njė program praktik sesi mund t'iu arrihej kėtyre qėllimeve, dhe ajo vetė pėrbėhej prej elementesh tė ndryshėm qė kundėrshtonin njėri-tjetrin. Sa pėr djalėrinė shkollore, e cila n'atė kohė udhėhiqej prej Avni Rustemit, ajo pėrsėriste gjithė ē'dėgjonte nga zhurmat e lėvizjevet socialiste evropiane, pa u menduar edhe aq thellė se ē'mund tė bėhej dhe ē'nuk mund tė bėhej nė Shqipėrinė e atėhershme. Mė 1921, Avni Rustemi ish pėrpjekur t'i bashkonte shoqėritė e mėparshme nė njė organizatė tė pėrgjithshme, e quajtur Federata "Atdheu". Mė vonė themeloi shoqėrinė "Bashkimi", me qendrėn nė Tiranė, e cila u pėrpoq tė hapte degė nė mjaft qytete, dhe lozi njė rol tė rėndėsishėm nė ngjarjet e vitit 1924. Ishte e para herė qė djalėria shqiptare hidhej nė jetėn politike tė vendit nė njė mėnyrė t'organizuar.

    Mbasi kundėrshtimi ndėrmjet qeverisė dhe opozitės po vinte duke u acaruar, u pa e nevojėshme tė bėhėshin zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetonjėse. Nė Gusht 1923, Kėshilli i Lartė thirri njė mbledhje tė jashtėzakonshme tė parlamentit pėr t'i parashtruar projektligjin e zgjedhjevet qė kish pregatitur qeveria. Njė luftė e ashpėr u bė rreth projektit qeveritar, sepse opozita kėrkonte zgjedhje mė demokratike. Megjithėse edhe kjo e mbante parimin e zgjedhjevet nė dy shkallė (domethėnė me anė zgjedhėsash tė dytė), donte qė pjesėmarrja e popullit t'ishte m'e gjerė, qė ēdo numėr 100 vetash, dhe jo 500, tė nxirte njė zgjedhės tė dytė, dhe tė delte njė deputet pėr ēdo 8.000 frymė. Kėto dhe disa propozime tė tjera t'opozitės u rrahėn nxehtėsisht, por mė nė fund u gjend njė rrugė e mesme, zgjedhjet u caktuan pėr nė muajin e Dhjetorit dhe parlamenti u shpėrnda mė 30 Shtator 1923.

    Kuptohet se fushata e zgjedhjevet qe fort e nxehtė. U krijuan lloj lloj grupesh me emra demagogjikė tė ndryshėm. Shoqėria Bashkimi bėri zhurmė sa mundi. Por ana e ēifligarėvet dhe e konservatorėvet prapanikė ishte gjithmonė m'e forta, mbasi n'atė kohė lidhjet ishin personale, "zgjedhjet" bėhėshin nėpėrmjet zgjedhėsash tė dytė, tė cilėt ishin zakonisht nga parėsia e krahinave dhe shkonin si gjithmonė pas bejlerėvet dhe pasanikėvet. Nėse "opozita" mund tė kishte njė numėr deputetėsh, kėtė nuk ua detyronte edhe aq "idevet pėrparimtare", as zhurmės qė bėnte Shoqėria Bashkimi, por sepse nė gji tė saj ndodhėshin mjaft bejlerė e njerėz me emėr, tė cilėt tėrhiqnin votat e zgjedhėsavet tė dytė pėr tė njėjtat arėsye. Mirėpo kėta nuk kishin asnjė dėshirė tė vėrtetė pėr ndryshime tė mėdha, e sidomos pėr reformėn agrare, se ishin vetė pronarė, dhe ato parulla i pranonin vetėm si njė demagogji pėr tė gjetur pėshtetje nė rrymat e reja kundėr klikės s'Ahmet Zogut, tė cilėn e luftonin pėr rivalitet pozitash dhe jo pėr mospajtim parimesh. Prandaj, sikur tė vinin nė fuqi, do tė tregohėshin edhe kėta pengonjės tė reformavet aq sa tė tjerėt, por me ndryshim se, ndėrsa tė tjerėt kishin nė krye njė njeri tė fortė si Zogun, kėta s'ishin veēse njė grumbullim i rastit, demagogė fjalė-mėdhenj, qė s'kalonin dot prej fjalėvet nė vepra. S'ishin tė zotėt as tė mbahėshin nė fuqi, sepse nuk formonin dot midis tyre njė hierarki tė disiplinuar.

    Ndėrkaq, Zogu kishte lozur tė gjithė gurėt pėr tė forcuar pozitat e tija brenda dhe jashtė shtetit. Pėrbrenda, kish lidhur rreth vehtes klasėn e bejlerėvet tė mėdhenj dhe njė pjesė krerėsh tė veriut, pėrveē njė numri burokratėsh, oficerėsh, karrieristėsh e aventurierėsh tė ēdo kallėpi. Pėr tė siguruar njė mbėshtetje tė fortė nė Shqipėrinė e Mesme, ishte mbluar me tė bijėn e Shefqet Vėrlacit, m'i pasuri dhe m'i fuqishmi i bejlerėvet tė Shqipėrisė. Kurse jashtė shtetit, sidomos pranė Anglezėvet, Ahmet Zogu kish dashur tė jepte pėrshtypjen se vetėm ai ishte i zoti tė mbante qetėsinė nė Shqipėri. Ishte tepėr shqetėsonjės afrimi i tij me Jugosllavėt. Ahmet Zogu e kish kuptuar se prej shtetevet fqinjė, Jugosllavia ishte ajo qė praktikisht mund tė lozte rolin mė tė madh nė punėt e brendėshme tė Shqipėrisė. Prandaj kish nisur t'afrohej shumė me tė, sidomos qėkur erdhi nė kundėrshtim tė hapėt me irredentistėt kosovarė, Bajram Currin dhe Hasan Prishtinėn. I shtronte dreka e darka ministrit tė Jugosllavisė nė Tiranė , nuk donte qė shtypi tė merrej me ēėshtjen e Kosovės, shenja kėto qė hidhnin shqetėsim nė qarqet e atdhetarėvet.

    Zgjedhjet u bėnė nė Dhjetor 1923 dhe, sikurse mund tė parashikohej, grupi qeveritar me Ahmet Zogun nė krye fitoi shumicėn e vendevet. Shkaku ishte ai qė treguam mė sipėr, se zgjedhėsat e dytė anonin pėrgjithėsisht nga konservatorėt dhe bejlerėt e mėdhenj. Pėr n'Asamblenė Kushtetonjėse u zgjodhėn gjithėsejt nja 95 deputetė, tė cilėt ndahėshin nė tre grupe: ai i konservatorėvet qė pėrkrahte qeverinė; ai i opozitės ose i "radikalėvet" me Fan Nolin si kryetar; dhe midis tyre njė grup i tretė gjoja "i pavarur" por qė mbante anėn e partisė qeveritare. Kėshtu opozita ndodhej nė pakicė kundrejt dy grupevet tė tjerė tė cilėt, kur lidhėshin bashkė, pėrbėnin njė shumicė tė rėndėsishme, pothuajse dy me njė, pėrballė grupit tė "radikalėvet".

    Pra ishte fort e vėshtirė qė punėt e brendėshme tė Shqipėrisė tė rregullohėshin nėpėr rrugė parlamentare. Trubullimet vazhduan edhe pas zgjedhjevet. Ahmet Zogu nuk desh tė jepte dorėheqjen nga kryesia e qeverisė. Por mbasi edhe grupi i deputetėvet tė tij, ndonėse pak m'i madh se ai i opozitės, nuk mund tė formonte shumicėn n'Asamble pa u bashkuar me pjesėn e t'ashtuquajturvet tė "pavarur", Ahmet Zogu detyrohej t'iu bėnte kėtyre disa lėshime.

    Grupi i-opozitės kishte nja 35 deputetė, tė cilėt, ndonėse nuk paraqitėshin me njė program tė pėrcaktuar mirė, kėrkonin, nė vija tė pėrgjithshme, reformėn agrare dhe zhdukjen e mbeturivet tė feudalizmit, spastėrimin e administratės nga elementi i prapambetur, liri tė plota demokratike, zhvillime e ndėrtime tė ēdo lloji, shkurt, tė gjitha sa mund tė thuhen nėpėr fjalime. Nga shkollarėt mė tė shquar tė kėtij grupi ishin Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Stavro Vinjau etj., dhe bazat e fuqisė ky i kishte sidomos nė Shqipėrinė e jugės ku disa nga antarėt e tij, si Qazim Koculi e Ali Kėlcyra, gėzonin mjaft simpathi nė popull; po ashtu Fan Noli e Stavro Vinjau. Prej veriut, kishte njė pjesė tė deputetėvet tė Shkodrės, irredentistėt kosovarė dhe disa nga kundėrshtarėt e Zogut, por kėta jo tė gjithė pėr qėllime reformash.

    Kur u pa se zgjedhjet nuk dhanė pėrfundim tė mirė dhe se Zogu nuk mund tė mėnjanohej nė mėnyrė demokratike, disa nga kundėrshtarėt e tij menduan t'a zhduknin me anėn e njė atentati, por s'ia arritėn dot qėllimit. Ndonėse Zogu, i plagosur lehtė, tregoi gjakftohtėsi n'atė rast, kjo ngjarje e ashpėrsoi shumė gjendjen. Njė qeveri e re u formua nėn kryesinė-e Shefqet Vėrlacit, ku hynin edhe tė tjerė bejlerė bė mėdhenj, por kėto ndryshime tė pėrcipta s'kishin asnjė rėndėsi, sepse Zogu mbetej gjithmonė njeriu m'i fortė i atij rrethi. Mandej Shefqet Vėrlaci, qė s'kishte marrė pjesė kurrė nė lėvizjen kombėtare, s'mund tė pėrfaqėsonte veēse klasėn e ēifligarėvet robėronjės tė Shqipėrisė. Prandaj gjendja nuk u zbut as kur, mė vonė, u futėn nė qeveri edhe disa ministra prej opozitės.

    Gjatė kėsaj kohe, Zogu s'pushoi sė vepėruari dhe sė forcuari tarafin e tij, duke pėrdorur ēfarėdo lloj mjeti. Flitej se krimi i shėmtuar i Mamurasit, ku u vranė dy nėnshtetas amerikanė qė udhėtonin pėr nė Shkodėr, ishte i shtytur prej tij, me qėllim qė t'i tregonte botės sė jashtėme se s'mund tė kishte qetėsi as rregull nė Shqipėri po tė mos ishte ai nė fuqi.

    Por ngjarja qė shkaktoi tronditjen mė tė madhe e qė e pėrmbysi atė gjendje ishte vrasja e Avni Rustemit, i cili plagosur rėndė nė njė rrugė tė Tiranės, mė 20 Prill 1924, dhe vdiq pas ditėsh. Mbasi punėt kishin rrjedhur ashtu si i dimė, dhe gjindarmėria nuk tregoi asnjė zell pėr tė kapur vrasėsin, s'mbetej pikė dyshimi se shtytėsi i vrasjes ishte Zogu. Gjakrat u nxehėn tepėr, manifestime tė mėdha u bėnė nė Tiranė dhe pothuajse nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, sepse Avni Rustemi shikohej si njė hero. Me anė mbledhjesh, fjalimesh dhe telegramesh protestimi u ēfaq urrejtja kundėr qeverisė dhe veēanėrisht kundėr Zogut. Opozita parlamentare caktoi qė Avni Rustemi tė varrosej nė Vlorė, ku shkuan pėrfaqėsonjės dhe u dėrguan kurora nga e tėrė Shqipėria. Varrimi, qė u bė mė 1 Maj e ku merrnin pjesė me mijėra veta, u shndėrrua nė njė manifestim kombėtar dhe kryengritės. Nė Shqipėrinė e jugės, Vlora dhe ndonjė qytet tjetėr nuk po i bindėshin mė qeverisė sė Tiranės, nė veri u shtuan trubullimet, por nė tė vėrteten nuk pat njė kryengritje popullore ashtu si ėshtė menduar gjer mė sot nga "marksistėt" dhe demokratėt e kafenevet.

    E ashtuquajtura "Kryengritje e Qėrshorit" ishte si njė lloj grusht-shteti qė u bė kundėr qeverisė nga dy regjimente ushtarakė. Vrasja e Avni Rustemit shkaktoi tronditje kudo dhe manifestimet e Vlorės e nxehėn mjaft atmosferėn, aq sa aparati i shtetit u paralizua nė disa qytete. Por njė kryengritje me armė nga ana e popullit nuk pati, pėrveē ndonjė grupthi tė djemurisė sė "Bashkimit" dhe lėvizjes sė pėrhershme tė Bajram Currit nė rrethin e Tropojės e tė Krumės. Djalėria e Vlorės, me anėn e njė pritjeje tė bujėshme dhe duke e quajtur "Mustafa Qemal" tė Shqipėrisė, mundi t'i frynte mendjen kumandarit tė garnizonit ushtarak tė Pėrmetit, nėnkolonel Kasėm Qafėzezit, njė pijanec qė s'merrte vesh se ē'bėhej, gjersa e bindi tė ngrihej me regjimentin e tij kundėr qeverisė sė Tiranės. N'ato ditė ishte shpallur kundėr qeverisė edhe kumandari i regjimentit tė Shkodrės, nėnkolonel Rexhep Shala. Dy nėnkolonelat me regjimentet e tyre u bėnė boshti i "kryengritjes", rreth tė cilit u mblodhėn fuqitė e Bajram Gurrit dhe ndonjė grup i vogėl vullnetarėsh. Qeveria u zu nė befasi dhe s'mundi tė bėnte qėndresė, mbasi u sulmua nga veriu e nga juga. Disa merēenarė qė dėrgoi nė Berat, u thyen brenda dy ditėsh prej fuqivet ushtarake tė Pėrmetit dhe vullnetarėvet tė Skraparit qė i kumandonte kapiten Riza Cerova. Pasi qeveria s'bėri dot qėndresė as nė veri dhe aparati i saj u ēthur, Ahmet Zogu me njė pjesė tė rrethit tė tij dhe me nja 500 merēenare u arratis nė Jugosllavi, ndėrsa krerėt e tjerė tė partisė qeveritare u hodhėn n'Itali ose kaluan nė Greqi. Fuqitė kryengritėse, domethėnė dy regjimentet dhe njė turmė e mbledhur rreth tyre, hynė nė Tiranė mė 10 Qėrshor 1924.

    Ēdo gjė qė fitohet lehtė, nuk ka shumė vleftė as rėndėsi. Kjo u vėrtetua edhe me "Kryengritjen e Qėrshorit". Njė qeveri u formua nė Tiranė nėn kryesinė e Fan Nolit, me dy nėnkolonelat si ministra, njėri i Luftės, tjetri i Punėve tė Brendėshme, Sulejman Delvina, i Punėve tė Jashtėme, Luigj Gurakuqi, i Financavet, Stavro Vinjau, i Drejtėsisė dhe i Arėsimit, Qazim Koculi, i Punėvet Botore dhe i Bujqėsisė.

    Pėrveē dy nėnkolonelavet qė bėnin provėn e parė nė jetėn politike dhe Stavro Vinjaut qė ishte djalė i ri, katėr tė tjerėt ishin tė njohur si atdhetarė tė vlefshėm dhe njerės qė kishin mbajtur mbi shpatulla pėrgjegjėsi tė rėnda kombėtare nė tė kaluarėn. Prandaj njė qeveri e bėrė prej tyre u prit mirė dhe gėzoi tė gjithė ata qė donin t'a shihnin Shqipėrinė tė pėrparuar e tė lumtur. Fan Noli, pėr shėrbimet qė i kishte sjellė deri atėhere atdheut, e meritonte vendin qė zuri. Tė qenėt e tij nė krye tė qeverisė, dhe ndoshta mė vonė nė krye tė shtetit, ishte njė rast shumė i mirė pėr t'a nxjerrė njė pjesė t'Orthodoksvet nga ftohja shekullore kundrejt Shqipėrisė dhe pėr t'a bėrė qė tė hidhej mė me besim nė veprimtarinė kombėtare.

    Por mjerisht, kėto shpresa mbetėn tė thata dhe s'kish sesi tė pėrmbushėshin. Kryengritja e Qėrshorit kishte qėnė njė ndėrrim i pėrciptė i qeverisė, qė s'kishte ndėrruar asgjė nė strukturėn dhe nė kuadrot drejtonjėse tė shoqėrisė shqiptare. Populli shkonte gjithmonė pas krerėvet qė kish pasur deri atėhere, tė cilėt kishin mbetur me tė njėjtėn mendėsi dhe mbanin tė njėjtat lidhje me klasėn sundonjėse tė mėparshme. Reformėn agrare e kuptonin dhe e kėrkonin disa shkollarė, por jo fshatarėsia pėr tė cilėn duhej tė bėhej. Mandej kuadrat e administratės sė shtetit (tė larta e t'unjėta) dhe tė forcavet t'armatosura mbetėshin ato qė ishin, dhe s'mund tė pritej spastėrimi i tyre prej dy nėnkolonelavet, tė cilėt ishin edhe vetė prej asaj balte. Sa pėr shkollarėt, ata po e shihnin tani se nė disa punė qė lidhen me strukturėn ekonomike e shoqėrore tė njė vendi, ėshtė shumė mė kollaj tė flitet se sa tė veprohet. Dhe ata kishin folur aq shumė pėr reforma, sa qė s'dinin se nga t'a kapnin fillin e tyre tani qė ndodhėshin nė fuqi, prandaj mbetėn pa bėrė asgjė.

    E vėrteta ish se "reformatorėt" kishin ardhur nė fuqi si ca fletė tė kėputura qė i sjell vala, dhe s'kishin se me ēfarė force t'i ndėrronin kuadrat drejtonjėse tė shtetit dhe tė shoqėrisė, as me se t'i zėvendėsonin. Sepse iu mungonin kuadrat e reja, iu mungonin mjetet, kapitalet... Natyrisht, kėto pengesa nuk ishin tė pakapėrcyershme sikur Fan Noli ose Kasėm Qafėzezi tė kishin qėnė "Mustafa Qemali" i Shqipėrisė. Por mbasi Mustafa Qemalėt nuk lindin mė ēdo qoshe rruge, kishte fort tė ngjarė qė "Kryngritja e Qėrshorit" tė kalonte si njė aventurė dhe punėt tė kėthehėshin pėrsėri nė gjendjen e mėparshme. Sa pėr djalėrinė e Shoqėrisė "Bashkimi", ajo bėri mjaft zhurmė nėpėr qytetet, tregoi sjellje rrugaēėsh nė disa raste duke iu dhėnė vaj ricine ca kundėrshtarėve, por nuk shkoi mė tutje. Mbasi nėntėdhjetė pėr qind tė popullsisė e pėrbėnin fshatarė e malėsorė, ku djalėria e qytėtevet nuk kishte asnjė hyrje, merret me mend se roli i kėsaj ishte fort i kufizuar, dhe bėrtimat e saja s'e tronditnin dot aq thellė strukturėn e brendėshme shqiptare.

    M'e keqja ishte se "Kryengritja e Qėrshorit" dhe qeveria qė dolli prej saj nuk kishin njeri nė krye; Fan Noli ishte si njė "figurė nderi", i cili as ishte i zoti tė kumandonte, as kishte fuqi sunduese. Nė qeverinė e tij gjithkush bėnte pas kokės sė vet. Shumė nga ata qė kishin thirrur pėr reformat, nė tė vėrtetėn nuk i donin, sepse kėto preknin interesat e tyre, dhe i tėrė aparati i shtetit pėrbėhej prej elementesh qė kundėrshtonin njėri-tjetrin. Fan Noli vetė kishte njė kompleks psikik nga ata qė janė tė dėnuar tė dėshtojnė gjithmonė kur ėshtė punė vepėrimi; sepse nuk janė tė zotėt qė tė vendosin kur duhet dhe siē duhet, ose bėjnė gjithnjė tė kundėrtėn e asaj qė duhet bėrė. Pazotėsinė e marrjes sė njė vendimi e tregoi nė punėt e brendėshme, dhe prirjen nevrotike pėr tė bėrė tė kundėrtėn e asaj qė duhej bėrė e tregoi nė politikėn e jashtėme. Ky "flamurtar" i reformavet, mbasi s'kishte as dinte se ē'tė bėnte nė krye tė qeverisė e shkonte kohėn duke pėrkėthyer Omar-Khajamin ose duke mėsuar t'i binte fyellit! Mė nė fund, kur dėshtoi me tė gjitha, pėrqafoi komunizmin, pėr t'i sjellė Shqipėrisė ato qė ky regjim i pruri mė pastaj.

    Pak ditė pasi u formua, qeveria e re shpalli, mė l9 Qėrshor, programin e saj prej 20 pikash, ku premtohėshin nė vija tė pėrgjithshme pėrmirėsimet dhe reformat qė ishin folur deri atėhere dhe qė nuk u vunė kurrė nė zbatim. As kish sesi tė zbatohėshin, kur qeveria nuk e sundonte dot gjendjen, kur nė gji tė saj filluan menjėherė kundėrshtimet, sepse tė shumtėt e atyre qė erdhėn nė fuqi s'kishin pasur asnjė qėllim reformash. Vetė Sulejman Delvina u pėrgjigj se reformat qė kėrkonin tė rinjtė ishin "gjepura". Qeveria nuk shpalli dot as zgjedhje tė reja pėr tė "legalizuar" tė paktėn vehten e saj. S'kish guxim t'i shpallte, sepse nuk besonte nė pėrfundimin e mirė tė tyre.

    Mbasi nuk kish se ē'tė bėnte nė Shqipėri, Fan Noli u nis me ministrin e Financavet, Luigj Gurakuqin, pėr nė Lidhjen e Kombevet, me qėllim qė tė kėrkonte ndonjė hua ndėrkombėtare nėn garantinė e Lidhjes. Me atė rast desh tė kėrkonte edhe pėrfundimin e ēėshtjes sė kufijvet (mbasi Greqia mbante akoma 14 fshatrat e qarkut tė Korēės dhe Jugosllavia Vermoshin e Shėn-Naumin) dhe tė ndalonte shpėrguljen e Shqiptarėvet myslimanė tė Ēamėrisė, tė cilėt Greqia po i pėrfshinte si "Turq" nė shkėmbimin e popullsivet.

    Disa vjet mė parė, Fan Noli kishte bėrė pėrshtypje shumė tė mirė nė Lidhjen e Kombevet duke mprojtur ēėshtjen shqiptare me zotėsi dhe urtėsi. Kėtė radhė nuk u prit edhe aq mirė, jo vetėm sepse Lidhja e Kombevet s'e merrte me gjithė mend shtetin shqiptar, ku s'pushonin kurrė kryengritjet, po dhe vetė Fan Noli shikohej si kryetari i njė qeverie tė pa "legalizuar".

    Atėhere Peshkopi i ynė hipi nė tribunė, nga mbarimi i Shtatorit, dhe ia numėroi tė gjitha Lidhjes sė Kombevet se ē'ishte e tek ishte, sesi e pėrdornin fuqitė e mėdha pėr interesat e tyre nėn njė mbulesė fjalėsh hipokrite, sesi punėt e saja ishin flluska sapuni, sesi ajo ishte zhytur nė njė burokraci tė mėrzitshme, me komisione e nėnkomisione, dosjet e tė cilėve flinin nėpėr sirtarėt ku i mbulonin cergat e merimangavet, dhe tregoi se demokracia s'ishte veēse njė mashtrim pėr popujt dhe zgjedhjet e lira, njė komedi. Natyrisht, tė gjitha kėto mund t'ishin tė vėrteta - dhe s'ishte Fan Noli ai qė i zbulonte pėr tė parėn herė - por kėtė lloj tė vėrtete mund t'a thoshte njė shkrimtar ose njė filozof, dhe jo njė kryetar qeverie qė kishte vajtur pėr tė kėrkuar ndihmėn e Lidhjes sė Kombevet. Fan Noli, si mendimtar, duhej t'a kuptonte qė, nėse punėt e popujvet shkonin ashtu si i tregoi ai, kjo do tė thotė se ashtu ėshtė edhe natyra e lidhjevet njerėzore, tė cilėn nuk do t'a ndryshonte fjalimi i tij. Pastaj Lidhja e Kombevet diēka kishte bėrė pėr Shqipėrinė nė dy-tre vjetėt e parė, dhe Shqipėria, e shtrėnguar prej fqinjėvet s'kish se ku tė gjente njė tjetėr strehė pėrveē asaj. Jugosllavia u tėrhoq prej Shqipėrie mė 1921, sepse e kėrcėnoi Anglia nėpėrmjet tė Lidhjes sė Kombevet. Por ēdo tė bėhej tani qė Zogu ndodhej nė Jugosllavi duke pregatitur me Pashiēin grushtin qė do t'i jepte qeverisė sė "reformatorit"?

    Fjalimi i Nolit, i cili ishte edhe i bukur nga ana letrare, u botua me bujė prej shtypit t'atyre shteteve qė ishin kundėr Lidhjes sė Kombevet, si Rusia bolshevike, Gjermania etj., por u pėrbuz prej qarqevet frėnge e angleze; dhe ishin kėto dy fuqi qė mbizotėronin atėhere n'Evropė dhe nė botėn e Mesdheut.

    Prej kėtij akti tė parė, Fan Noli kaloi shpejt n'aktin e dytė tė dramit tė tij heroikomik: lidhi marrėdhėnie diplomatike me Rusinė komuniste. N'atė kohė, Rusia sovietike nuk kishte pozitėn ndėrkombėtare qė ka sot, ku shumė shtete jo-komunistė, sidomos t'Azisė dhe t'Afrikės, duan tė pėrfitojnė prej lidhjevet me tė, qoftė pėr tė marrė ndihma lėndore e teknike, qoftė pėr t'iu qėndruar ndėrhyrjevet tė Perėndimit. N'atė kohė bolshevizmi shikohej si njė murtajė, dhe fuqitė perėndimore donin t'a mbanin larg Evropės, larg Ballkanit dhe Mesdheut. Anglia, Franca, Italia, Austria, Suedia dhe Norvegjia e njohėn Bashkimin Sovietik vetėm mė 1924, kurse shtetet e Ballkanit s'kishin akoma asnjė lidhje me tė. Merret me mend nėse kėto fuqi do tė lejonin qė Shqipėria tė bėhej njė vatėr e bolshevizmit nė Mesdhe, pėr tė kėnaqur fantazinė e Fan Nolit! Nė kėto vepėrime Hirėsia e tij u tregua si i frymėzuar prej Don Kishotit, kurse mund t'i kish vlejtur mė shumė urtėsia e Sanēo Panēės. Njeriu me tė cilin u kėshillua Fan Noli pėr tė lidhur marrėdhėnie me Bolshevikėt ishte Kostandin Boshnjaku, njė aventurier prej Durrėsi, qė kish qėnė mė parė tregėtar n'Odesa dhe, pas revolucionit komunist, ish kthyer nė Shqipėri si agjent i Rusisė. Kėshtu, nė njė ditė tė Dhjetorit, misioni diplomatik rus, i pėrbėrė prej 18 vetash, zbriti nė Durrės. Por me ndėrhyrjen e rreptė t'Anglisė, qeveria shqiptare u detyrua t'a pėrzinte pas dy ditėsh. Sa keq pėr njė qeveri qė s'e kish parashikuar dot kėtė gjė!

    Siē shihet, aventurat e Fan Nolit e shpejtuan pėrmbysjen e "regjimit tė Qėrshorit", i cili do t'ishte shpartalluar sigurisht edhe pa ato. Por pas atyre ngjarjeve, Anglia e shtyti Jugosllavinė, si edhe Greqinė, qė tė pėrkrahnin kėthimin e Zogut nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, frika e bolshevizmit dhe e aventuravet ndėrkombėtare i trembi shokėt e Nolit, tė cilėt filluan tė ndahėshin rremba rremba dhe tė formonin "partira", qė nė tė vėrtetėn s'ishin veēse emra tė zbrazėt "Radikal-Demokrate", "Nacional-Demokrate", etj. Por ēthurja kishte nisur edhe mė pėrpara, sepse i tėrė ai grumbull ishte si njė tok prej kashte qė s'e lidhte asgjė. Dy nėnkolonelat, qė ndodhėshin nė krye t'administratės dhe tė forcave ushtarake, ishin dhėnė pas dėfrimevet dhe s'interesohėshin pėr gjė tjetėr. Kėshtu kuadrat e larta t'ushtėrisė dhe t'administratės punohėshin prej agjentėvet tė Zogut dhe tė Jugosllavisė, tė cilėt vinin rreth lirisht nė Tiranė dhe nėpėr malėsitė e veriut. Njėkohėsisht, Zogu po pregatiste nė Jugosllavi fuqitė e sulmimit, i ndihmuar prej Ceno Kryeziut, i cili hynte e delte nė Belgrad si nė shtėpinė e tij.

    Pashiēi, qė kishte derdhur gjith atė gjak Shqiptarėsh mė 1913, siē pat futur nė Shqipėri Esad Toptanin mė 1914, Marka Gjonin mė 1921, po fuste tani Zogun duke i dhėnė mjetet qė i duhėshin. Dhe ia la trashėgim Dushan Mugoshės qė tė krijonte mė vonė partinė e Enver Hoxhės. Nga kėto kuptohet se ēfarė roli tė rėndėsishėm ka lozur Jugosllavia nė punėt e brendėshme dhe ndėrrimin e regjimevet tė Shqipėrisė.

    Pėrpara se tė niste sulmi, Jugosllavėt kishin pėrqendruar trupa gjatė kufijvet dhe filluar nga provokimet. Me tė hollat qė i dhanė Anglezėt (Shoqėria Anglo-Persiane), me armėt dhe municionet qė i dhanė Jugosllavet dhe me forcat merēenare qė pregatiti nė Jugosllavi, ku mblodhi Rusė tė Bardhė e aventurierė, Ahmet Zogu e sulmoi Shqipėrinė nga mesi i Dhjetorit 1924. Njė regjiment i ushtėrisė sė rregullt jugosllave shkeli kufirin shqiptar pėr t'iu hapur udhėn bandavet merēenare qė kumandonte Ceno Kryeziu. Njėkohėsisht hynė nga ana e Kakavisė, nė jugė, Myfit Libohova dhe Koēo Kota me bandat e pregatitura ne Greqi. Qeveria shqiptare, pėrveē disa pėrpjekjesh tė vogla, nuk bėri dot qėndresė, se ēdo gjė ishte ēthurur qė mė parė: nuk kishte as kumandė, as plan, as drejtim. Njė qėndresė qė bėri Elez Isufi, nė Peshkopi, u thye, dhe ai vetė u vra. Po ashtu mbaroi edhe qėndresa e Bajram Currit. Pasi mblodhi fuqi tė tjera nė Dibėr e Mat, Ahmet Zogu hyri nė Tiranė mė 24 tė Dhjetorit 1924. Fan Noli me qeverinė dhe me njė grumbull "demokratėsh" hipėn nė njė vapor, nė Vlorė, dhe u degdisėn n'Itali.

    Pėrmbysja e aq shpresave pėr t'a bėrė Shqipėrinė tė zonjėn e vetvehtes, siē ishte programi i lėvizjes sė Qėrshorit, ka qėnė njė humbje e madhe dhe pati pasoja tė rėnda nė jetėn kombėtare: e para, sepse Shqipėria nuk u zhvillua dot nėpėr dritėn e mendimit tė lirė, ndėrgjegjia e Shqiptarėvet mbeti e ndrydhur. E dyta, sepse disa nga tė rinjtė e Shoqėrisė Bashkimi, pas tronditjes qė pėsuan dhe duke mos pasur se nė ēfarė ideje tė pėshteteshin, ndoqėn shembullin e Fan Nolit dhe u kthyen nga Rusia sovietike, krijuan kėshtu njė klimė pro komuniste, qė vazhdoi si shpuzė e mbuluar gjatė regjimit tė Zogut, por qė mori flakė rrėmbyer porsa gjeti kohėn e pėrshtatshme.
    0

    #28 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 24 shtator 2008 - 03:43 MD

    XXVIII

    24 Dhjetori u shpall prej zogistėvet si dita e "Triumfit tė Legalitetit", njė "legalitet" i ēuditshėm qė u vendos me ndihmėn e Jugosllavisė, ushtėria e sė cilės iu hapi udhėn bandavet tė Zogut duke shkelur kufirin shqiptar. Kėto lloje vepėrimesh u bėnė njė zakon aq i keq pėr ngjarjet e pastajme, sa qė kundėrshtarėt e Zogut s'e patėn pėr gjė, mė 7 Prill 1939, tė hynin nė Shqipėri me ushtėrinė italiane si "ēlironjės" tė vendit.

    Me fjalėn "legalitet", Ahmet Zogu donte tė thoshte se partia e tij kishte qėnė pushteti i ligjshėm, qė mbahej me votėbesimin e shumicės parlamentare, kur u pėrmbys prej njė rebelizmi ushtarak nė Qėrshor tė 1924-ės; dhe tash kėthehej prapė nė fuqi. Duke e pasur shqisen politike mė tė mprehtė nga ajo e kundėrshtarėvet tė tij, Ahmet Zogu vuri ca ditė nė kolltuqe sa pėr formė qeverinė e pėrmbysur prej kryengritjes sė Qėrshorit dhe thirri Asamblenė Kushtetonjėse tė mėparshme me ata antarė qė i kishin mbetur. Kjo shpalli Republikėn Shqiptare, mė 21 Jenar 1925, dhe zgjodhi kryetar tė saj Ahmet Zogun. Sipas Statutit qė u votua mė 31 Jenar, kryetari i Republikės, i cili zgjidhej pėr 7 vjet, ishte njėkohėsisht edhe kryetari i qeverisė. Republikės sė re nuk i mungonte veshja parlamentare e pėrbėrė prej dy dhomash: Senati edhe dhoma e deputetėvet. Senati pėrbėhej prej 18 antarėsh, nga tė cilėt dy tė tretat zgjidhėshin prej popullit dhe-njė e treta emėrohej prej kryetarit tė Republikės. Kurse deputetėt zgjidhėshin pėr 4 vjet, me anė zgjedhėsish tė dytė, si mė parė, por nė njė numėr mė tė kufizuar: njė pėr 15.000 frymė qė kėshtu delnin gjithėsejt nja 57 "baballarė tė kombit". Ėshtė e kotė tė zgjatemi kėtu mbi pėrcaktimet e fuqisė dhe tė kontrollit qė duhej t'ushtronte parlamenti, mbasi praktikisht tė gjitha fuqitė i kishte Zogu me rrethin e tij.

    Si njeriu i vepėrimit dhe qė s'merrej me ėndėrra tė kota, krahas me kėto forma "legale", Ahmet Zogu mori tė gjitha masat praktike pėr tė vendosur sundimin e tij. E ndau vendin nė zona operacioni ku dėrgoi fuqi merēenarėsh me nga njė kumandar besnik nė krye, duke bėrė shtrėngime pėr ēarmatimin e popullsisė nė Shqipėrinė e jugės dhe nė disa krahina tė veriut. Kurse ato malėsi qė kishin marrė anėn e Zogut i mbanin armėt lirisht. Ndoqi me rreptėsi kundėrshtarėt e tij, disa prej tė cilėve i vrau. Dėrgoi e vrau Luigj Gurakuqin, nė Bari, mė 2 Mars 1925. Dhe nė fund t'atij muaji fuqitė ndjekėse vranė Bajram Currin te Shpellė e Dragobisė. Duke vepėruar me shpejtėsi, Zogu vuri kudo besnikėt e vet n'administratėn e nė kumandat ushtarake, pėr t'a mbledhur fuqinė e shtetit nė duart e tija. Formoi njė qeveri me njerėz qė kishin marrė anėn e tij, si Myfit Libohova, Koēo Kota etj., disa prej tė cilėvet i mbajti gjer nė fund. Por pas kėthimit prej Jugosllavie dhe kur e ndjeu vehten mjaft tė fortė, Ahmet Zogu desh tė ēlirohej prej rrethit tė bejlerėvet tė mėdhenj, tė cilėt donin t'ushtronin ndikimin e tyre nė politikėn e vendit, dhe formoi njė regjim krejt personal. Pėr kėtė punė, i mėnjanoi bejlerėt ca nga ca ose i uli nė radhėn e oborrtarėvet tė nėnshtruar, duke i pėrdorur nė lloj lloj shėrbimesh me rroga e pozita dhe duke iu lėnė, natyrisht, ēifliqet, por ua hoqi rėndėsinė politike. Pėr kėtė arėsye, ose edhe sepse i ndrinte pėrpara syvet njė kurorė mbretėrore, e prishi mblesėn me tė bijėn e Shefqet Vėrlacit, pėr tė mos pasur detyrime kundrejt kėtij.

    Cinik prej natyre dhe i rritur me konceptet orientale tė politikės, Zogu nuk njihte tjetėr parim pėrveē interesit dhe nuk besonte nė kurrfarė ideje ose idealizmi. Dhe ėshtė pėr t'ardhur keq, se me energjinė e tij, me zotėsinė dhe intuitėn politike qė kishte, mund t'i kish sjellė shėrbime tė mėdha Shqipėrisė sikur tė kish formuar njė rreth me njerėzit mė tė ndritur dhe moralisht mė tė lartė, prej tė cilėvet mund tė gjente sigurisht edhe nė brezin e ri edhe nė tė vjetėrin, duke mbajtur nėr duar flamurin e shqiptarizmit; mė tė pastėr, ashtu si kanė bėrė tek popuj tė tjerė disa udhėheqės tė mėdhenj. Virtuti ngjall gjithmonė enthusiazmė dhe tėrheq, e nuk mund tė thuhet se i tėrė kombi shqiptar ishte njė kalbėsirė. Tjetėr punė sepse Zogu mblidhte rreth vehtes kalbėsirat. Sikur tė kishte qėnė i njė tjetėr lartėsie morale, jo vetėm mund t'a kish vėnė popullin shqiptar nė rrugėn e zhvillimit ekonomik dhe tė qytetėrimit, por sidomos - dhe tė dyja kėto anė lidhen bashkė - do tė kishte sjellė pajtimin e shpirtravet, mbylljen e plagėvet shoqėrore tė vjetra, ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare nė njė tjetėr shkallė pjekurie, me frymėn e drejtėsisė dhe nėpėr dritėn e idevet tė lira, kėshtu qė ai popull do tė kish gjetur ndoshta ekuilibrin e brendshėm dhe do tė kish formuar lidhjet e nevojshme rreth njė ideje qendrore shqiptare pėr t'iu bėrė ballė furtunavet tė pastajme. Por regjimi i Zogut s'bėri tjetėr veēse i acaroi konfliktet shoqėrorė edhe mė tepėr, rrėzoi nė llom ēdo shpresė qė mund tė kishte njeriu nė vleftat kombėtare e morale, nė drejtėsinė, nė rolin udhėheqės tė shtetit drejt sė mirės. Nuk lejoi qė tė formohej njė ide qendrore shqiptare e pėshtetur nė tė vėrtetėn. E la vendin nė njė anarki tė plotė shoqėrore e ekonomike, mendore e morale, nga e cila s'mund tė delte veēse komunizmi.

    Por Zogu nuk ishte nga ata qė ndiejnė njė mision historik nė vetvehte dhe qė ia kushtojnė tė gjitha energjitė e shpirtit pėr t'a pėrmbushur. Nuk ishte njeriu i krijimit, por njė ambicioz i zakonshėm nga ata qė duan tė kumandojnė e tė shkėlqejnė. Nuk e shtynte njė dashuri e thellė pėr vepra tė larta e tė qėndruarshme, por dėshira e rėndomtė pėr madhėri, pėr kumandė, pėr lukse e pasuri. Kėtė e provoi sidomos mė 1928, kur ngrehu njė "mbretėri" theatrore, me ca paraqitje qesharake, mbi njė popull tė vogėl e tė mjerė. E provoi me kultin e vetvehtes, me salltanetet, me paradat e njė ushtėrie kukėll, qė pėrpiu gjysmėn e buxhetit tė shtetit pėr 14 vjet rresht, pėr tė mos bėrė as njė orė qėndresė kur erdhi dita qė atdheu tė sulmohej nga i huaji.

    Pėr tė kėnaqur kėto dėshira, Zogut i duhej tė sundonte si njė despot oriental, pa i dhėnė llogari askujt. Prandaj ngrehu njė regjim personal duke u pėshtetur nė forcat mė tė prapambetura tė vendit dhe duke mbledhur rreth vehtes elementin mė tė dobėt. Bazėn e forcės sė tij Zogu e krijoi me disa krerė e bajraktarė tė veriut, mėsuar prej kohėsh tė jetonin si merēenarė. Zogu dijti tė lidhte pas vehtes njė pjesė prej tyre duke i bėrė oficerė "kreshnikė" me grada e rroga sipas rėndėsisė. Nė kohė qetėsie, kėta rrinin nė shtėpi dhe merrnin gjysmėn e rrogės. Nė rast nevoje, iu jepej urdhėri qė tė ēonin nė kėmbė sa mė shumė burra prej krahinavet tė tyre, tė cilėt qėndronin gjithnjė t'armatosur. Me anėn e kėtyre i pat shtypur Zogu tė gjitha kryengritjet qė u bėnė kundėr tij, mbasi ushtėrisė sė rregullt nuk i kishte besim: kjo ishte vetėm sa pėr paradė, me gjithė milionat qė i kushtonte shtetit.

    Mbasi formoi bazėn e forcės me krerė e bajraktarė tė veriut (qė kishin qėnė mė parė nė shėrbim t'Esad Toptanit a tė kujtdo tjetėr), Zogu s'kishte mė nevojė pėr pėshtetjen e bejlerėvet tė mėdhenj, dhe i uli kėta nė radhėn e oborrtarėvet. Mblodhi rreth tij njerėzit mė tė poshtėr qė mund tė mendohej, tė cilėt i kumandonte si shėrbėtorė. Kėta deri atėhere s'i kishte lidhur asgjė me Shqipėrinė, shumė prej tyre kishin qėnė kundėr lėvizjes kombėtare nė tė kaluarėn duke bashkėpunuar me Turqit e me Grekėt. Kur na duallė menjėherė "veteranė", domethėnė shėrbėtorė besnikė tė Zogut, dhe duhej qė populli shqiptar t'iu paguante rroga. Njerėzve tė regjimit, t'administratės dhe t'ushtėrisė iu kėrkohej vetėm njė cilėsi: t'ishin "besnikė" dhe asgjė tjetėr. Kjo arriti nė njė farė kulti tė personit tė Zogut, nė njė mėnyrė tė neveritshme. Kur njerėzit e njė regjimi zgjidhen vetėm sipas kriterit tė besnikėrisė ndaj kryetarit, merret me mend se ēfarė elementi i dobėt hipokrit e dallkauk mblidhet n'atė sofėr. Tė tillė qenė pėrgjithsisht ata qė mbajtėn nė kėmbė regjimin personal tė Zogut gjatė atyre 14 vjetėve.

    Duke pasur si njė forcė nė rezervė "kreshnikėt" e veriut dhe si kuadra pėr n'aparatin e shtetit "besnikėt", Zogu iu pėrvesh me njė dorė tė fortė organizimit t'administratės dhe tė Gjindarmėrisė. Bėri njė ligj t'administratės civile, sipas tė cilit vendi ndahej nė 10 prefektura, qė kishin nga dy-tri nėnprefektura, dhe kėto nga dy-tri krahinari ose komune, siē u quajtėn mė vonė. Administrata ishte ngushtėsisht e pėrqendruar nė duart e ministrit tė Punėve tė Brendėshme, dhe ky urdhėrohej, natyrisht, prej Zogut. Pėr tė mos lėnė jashtė kontrollit qeveritar asnjė tjetėr formė autoriteti, Zogu i futi mė vonė edhe bashkitė nėn urdhėrat e qeverisė, dhe kryetarėt e tyre, qė deri atėhere zgjidhėshin prej qytetarėvet si nė ēdo vend tė botės, emėrohėshin tani prej Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme, sikurse prefektat dhe nėnprefektat. Njė rėndėsi tė veēantė i dha Zogu organizimit tė gjindarmėrisė. Vetėm nė kėtė nuk lejoi ndėrhyrjen e Italianėvet, por u a besoi organizatorėve anglezė. Degėn e gjindarmėrisė e ndau nė katėr zona: e Veriut, e Lindjes, e Shqipėrisė sė Mesme dhe e Jugės, me qendra Shkodrėn, Peshkopinė, Tiranėn dhe Pėrmetin. Nė secilėn prej zonavet kishte nga njė inspektor anglez. Gjindarmėria varej nga kumanda e pėrgjithshme e saj me qendrėn nė Tiranė. Kumandari i pėrgjithshėm, shqiptar, dhe inspektori i pėrgjithshėm, anglez, ishin drejtpėrdrejt nėn urdhėrat e Zogut. I pari organizator dhe inspektor anglez i gjindarmėrisė shqiptare pat qėnė koloneli Sterling, i cili u zėvėndėsua mė pastaj nga gjeneral J. Percy. Mund tė thuhet se gjindarmėria ishte mjaft mirė e organizuar dhe se qetėsia u mbajt nė rregull, mbasi edhe Zogu vetė ishte i zoti pėr kėsij punėsh.

    Nuk dimė (ose s'ėshtė nevojė tė shkruajmė kėtu) se ēfarė premtimesh i bėri Zogu Jugosllavisė, kur kjo e ndihmoi qė tė kėthehej nė Shqipėri. Por nga premtimet qė mund t'i ketė bėrė, zbatoi vetėm lėshimin e Vermoshit dhe tė Shėn-Naumit.

    Ishte bėrė punė e mėrzitshme ēėshtja e kufijvet tė Shqipėrisė, sepse Jugosllavia dhe Greqia mundohėshin gjithmonė tė shkėputnin diēka mė tepėr. Mė 1923, Jugosllavia kish ngulur kėmbė pėr tė mbajtur Vermoshin dhe Shėn-Naumin, dhe Greqia 14 fshatrat e qarkut tė Korēės. Konferenca e Ambasadorėvet nuk i mori fare parasysh kėrkesat e kėtyre shteteve pėrsa iu pėrkiste Vermoshit dhe 14 fshatravet. Por ēėshtja e Shėn-Naumit u rrah gjatė. Duke e interpretuar nė dobi tė saj tekstin e Protokollit tė Londrės qė caktonte kufijtė e shtetit shqiptar me 1913, Jugosllavia mtonte se Shėn-Naumi i takonte asaj. Por Konferenca e Ambasadorėvet, nė njė vendim tė 6 Dhjetorit 1922, i dha tė drejtė Shqipėrisė. Nė Prill e nė Maj 1923, Jugosllavia e kundėrshtoi atė vendim dhe kėrkoi qė tė rishikohej. Konferenca e Ambasadorėvet formoi njė komision anglo-franko-italian pėr t'a shqyrtuar edhe njė herė atė ēėshtje, por mbasi komisioni s'ra dot n'ujdi, ēėshtja kaloi nė Lidhjen e Kombevet, e cila kėrkoi mendimin e kėshilltarėvet tė saj juridikė. Kėta i dhanė tė drejtė Jugosllavisė, por Lidhja e Kombevet nuk mund t'a thyente aq lehtė vendimin e Ambasadorėvet, tė cilėt ishin ngarkuar prej Konferencės sė Paqes pėr caktimin e kufijvet tė Shqipėrisė, prandaj ia kaloi ēėshtjen Gjyqit Ndėrkombėtar tė Hagės. Ky, mbasi i rishikoi tė gjitha tė dhėnat, e ndau punėn mė mirė, dhe u shpreh qė Shėn-Naumi t'i jepej Shqipėrisė sipas vendimit tė Konferencės s'Ambasadorėvet, marrė mė 6 Dhjetor 1922. E pėshtetur nė mendimin e Gjyqit tė Lartė Ndėrkombėtar, Lidhja e Kombevet ia njohu Shėn-Naumin Shqipėrisė, nė Tetor 1924. Konferenca e Ambasadorėvet e vėrtetoi edhe njė herė atė vendim mė 27 Prill 1925. Mirėpo Zogu, nė Korrik t'atij viti, ia bėri peshqesh Jugosllavisė jo vetėm Shėn-Naumin, po edhe Vermoshin, tė cilin Konferenca e Ambasadorėvet s'kish pranuar t'a vinte fare nė bisedim mbasi i takonte Shqipėrisė. Disa "kalemxhinj" zogistė kanė dashur jo vetėm t'a mbulojnė kėtė trathėti, po edhe t'a tregojnė si njė politikė t'urtė tė Zogut, duke u pėshtetur n'arėsyen se Jugosllavia i kish pushtuar ato vise dhe s'do tė dėgjonte kurrsesi t'ia kėthente Shqipėrisė etj. Kėto profka nuk kanė asnjė vleftė, sepse Jugosllavia do tė detyrohej mė nė fund t'ia kėthente ato dy vise Shqipėrisė, sikurse u detyrua Greqia pėr 14 fshatrat. Konferenca e Ambasadorėvet dhe Lidhja e Kombevet nuk do t'a shkelnin vendimin e tyre, pasi kaloi edhe nga gjyqi ndėrkombėtar, dhe do tė kėrkonin qė Jugosllavia tė nėnshkruate pėrfundimisht caktimin e vijės sė kufirit me Shqipėrinė. Po edhe sikur Jugosllavia tė vazhdonte kundėrshtimin pėr ca kohė, kryetarit tė shtetit shqiptar nuk ia lejonte as nderi as detyra qė t'i falte asaj peshqesh pjesė tė tokės kombėtare duke i legalizuar atė ēka ndėrkombėtarisht i ishte njohur Shqipėrisė.

    Mbasi pėsuan edhe kėto ndryshime tė vogla, kufijtė e Shqipėrisė u pėrcaktuan pėrfundimisht prej Komisionit Ndėrkombėtar, nė Korrik 1926, dhe Protokolli i fundit u nėnshkrua nė Paris, mė 30 t'atij muaji, prej Ambasadorėvet t'Anglisė, tė Francės, t'Italisė dhe tė Japonisė, dhe prej nga njė pėrfaqėsonjėsi tė Jugosllavisė, tė Greqisė e tė Shqipėrisė.

    Zogu e dinte se nuk mund tė mbahej nė fuqi pa njė pėrkrahje tė jashtėme, e sidomos pa ndihmėn financiare tė jashtėme. Shqipėria ishte njė vend shumė i varfėr, akoma fort i pėrēarė, dhe fqinjėt ballkanike s'pushonin sė ndėrhyri. Pėr tė mbajtur nė kėmbė administratėn, forcat e armatosura, pėr tė paguar "kreshnikėt", pėr tė ndėrtuar rrugė, ura, pallate, e sidomos pėr tė kėnaqur ambicjet e tija pėr lukse e madhėri, Zogut i duheshin mjete. Shteti shqiptar kishte provuar mė parė tė gjente njė hua nėpėrmjet tė Lidhjes sė Kombevet, prej kapitalesh politikisht asnjanėse, por s'kishte mundur. Mbasi gjendja politike e Shqipėrisė paraqitej e pasigurtė dhe pasuritė e saja natyrore nuk njihėshin mirė, vėshtirė se mund tė gjendėshin kapitale prej shtetesh asnjanėse pėr t'u derdhur aty. Pastaj rreth Shqipėrisė sillėshin si langonjtė pas erės shtetet qė kishin interesa politike, nė radhė tė parė Jugosllavia dhe Italia. Kurse Greqia kėrkonte tė shkėpuste ato krahina qė ajo i quante "Vorio-Epir", por nuk mendonte tė bėnte njė politikė tė pėrgjithshme me shtetin shqiptar. Anglia kish dėftyer njė farė interesimi pėr Shqipėrinė prej vitit 1920 e kėtej, por tani nuk donte t'i delte pėrpara Italisė, me tė cilėn kish nisur t'afrohej. Pas ardhjes nė fuqi tė regjimit fashist dhe duke i kuptuar ambicjet e tija, Britania e Madhe desh t'a drejtonte Italinė nga Evropa jugė-lindore, qoftė pėr t'ia nxjerrė Francės si njė pengesė, qoftė pėr tė kundėrshtuar shtrirjen e ndikimit tė Rusisė sovietike. Nė kėto kushte, Shqipėria mbetej, natyrisht, nė sferėn e interesavet italiane. Njė farė pozite tė privilegjuar kundrejt Shqipėrisė ia kishte njohur Italisė edhe vendimi i Konferencės s'Ambasadorėvet mė 9 Nėntor 1921.

    Kundrejt afrimit anglo-italian, qėndronte lidhja m'e ngushtė akoma ndėrmjet Francės dhe Jugosllavisė. Nėse Anglia lejonte njė "depėrtim paqėsor" t'Italisė nė Shqipėri, Franca do tė dėshironte qė Shqipėria tė mbetej nėn panxhėn e Jugosllavisė. Kėshtu, siē kishte qėnė dikur njė shesh rivaliteti ndėrmjet Austro-Hurngarisė dhe Italisė, Shqipėria ngelte nė tė njėjtėn pozitė midis kėsaj sė fundit dhe Jugosllavisė, e cila zėvendėsonte Austro-Hungarinė nė bregun lindor t'Adriatikut. Duke mos pasur njė ekuilibėr tė brendshėm dhe e ndodhur nė njė shkallė ekomomike e kulturore shumė t'ulėt, ishte e vėshtirė qė Shqipėria t'iu qėndronte ndėrhyrjevet tė njėrės e tė tjetrės pa u pėshtetur nė njėrėn kundrejt tjetrės. Zogu dijti tė manevronte me njėrėn e me tjetrėn, pėr interes tė tij por jo tė Shqipėrisė.

    Pėr sa kohė qė ishte puna pėr tė marrė nė dorė fuqinė, asnjė shtet tjetėr nuk mund t'i jepte Zogut praktikisht njė pėrkrahje aq tė madhe sa Jugosllavia. Sepse kjo kishte kufij tė pėrbashkėt me Shqipėrinė rreth malėsivet tė veriut, ku krerė e bajraktarė, me intriga e pak tė holla, mund t'i pėrdorte si tė donte, duke i vėnė ndėn urdhėra tė Zogut ose duke i kthyer kundėr tij. Prandaj Zogu, qė e pat ndier t'afėrt shpėrthimin e luftės sė brendėshme, miqėsinė e parė e shtrėngoi me Jugosllavinė, pėrkrahja e sė cilės i dukej e domosdoshme jo vetėm pėr tė gjetur pėrkohėsisht strehė nė rast nevoje, po edhe pėr tė vepėruar nė Shqipėrinė e veriut. Kurse tani qė u bė zot i vendit, Jugosllavia mund tė kėthehej e rrezikshme pėr tė, sepse, me tė njėjtėn lehtėsi, mund tė ēonte nė kėmbė krerė tė tjerė kundėr kėtij, nėqoftėse-ky nuk i nėnshtrohej plotėsisht. Pra duhej gjetur njė tjetėr mbėshtetje, qė s'mund t'ishte veēse Italia.

    Zogu qe munduar t'afrohej sa mė shumė me Anglezėt. Kėta e pėrkrahėn kėthimin e tij nė Shqipėri, siē pat ndėrhyrė ca kohė mė parė ministri i tyre pėr tė larguar Elez Isufin prej Tirane. Pėrveē organizatorėvet tė gjindarmėrisė qė i kishte Anglezė, Zogu pat mbajtur vazhdimisht lidhje me pėrfaqėsonjės tė Shoqėrisė Anglo-Persiane pėr t'i dhėnė kėsaj konēesionin e vajgurit. Me t'u kthyer prej Jugosllavie dhe duke pasur nevojė tė ngutshme pėr tė holla, Zogu i dha Shoqėrisė nė fjalė tė drejtėn e kėrkimevet vajgurore mbi njė sipėrfaqe prej nja 60.000 hektarėsh ndėrmjet Beratit dhe Vlorės. Projekti i kėsaj marrėveshjeje i pat qėnė paraqitur parlamentit tė mėparshėm, nė Shtator 1923, por nuk gjeti pėlqimin e tij, dhe kish mbetur varur. Zogu e bėri qė tė ratifikohej prej "Asamblesė Kushtetonjėse", nė Shkurt 1925. Gjatė atij viti, Zogu iu lėshoi konēesione pėr kėrkime edhe disa shoqėrive tė tjera tė jashtėme. Por duket se Anglo-Persiania dhe shoqėritė e tjera nuk i gjetėn fort tė pasura shtresat vajgurore tė Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, Italia ndėrhyri pranė qarqevet politike angleze qė t'ia linin asaj shfrytėzimin e pasurivet natyrore tė Shqipėrisė. I bėri gjithashtu premtime Zogut pėr t'a tėrhequr n'anė tė saj. Mbasi ajo kohė ishte njė periudhė afrimi ndėrmjet Anglisė dhe Italisė, dhe pasuritė minerale tė Shqipėrisė nuk ishin fort tė rėndėsishme, shoqėritė angleze e tė tjerat hoqėn dorė, dhe Shqipėria mbeti fushė e lirė pėr Italinė.

    Regjimi fashist italian me Mussolini-n nė krye kish nisur zhurmėn e tij dhe pregatitjen pėr ndėrmarrje tė mėdha nė drejtim tė jugė-lindjes. Shqipėria ishte kyēi i Adriatikut dhe kryeura e zgjerimit italian nė Mesdhe. Prandaj merret me mend se ēfarė rėndėsie mund tė kishte pėr Italinė imperialiste. Po edhe Zogut i binte mirė qė t'anonte nga Roma, pėr tri arėsye: e para, Italia ishte nė gjendje t'a mpronte prej Jugosllavisė; e dyta, ishte nė gjendje t'a ndihmonte me kapitale; e treta, duke qėnė pėrtej detit, nuk e kishte aq lehtė qė t'a rrėzonte Zogun me anė lėvizjesh tė brendėshme siē mund tė bėnte Jugosllavia. Tjetėr punė se ē'mund t'i ngjante mė vonė Shqipėrisė prej "lidhjevet tė ngushta" me Italinė.

    Kėshtu Zogu iu suall Italisė, me tė cilėn kish nisur t'afrohej porsa u kthye prej Jugosllavie. Nė Mars 1925, dėrgoi nė Romė ministrin e Finiancavet, Myfit Libohovėn, pėr tė bėrė me qarqet financiare italiane marrėveshjen e njė huaje dhe atė tė shfrytėzimit tė pasurivet natyrore tė Shqipėrisė. Myfit Libohova, qė shkoi si mik ose agjent i Italisė, u prit nė Romė me nderime tė mėdha dhe, natyrisht, u shpėrblye mirė... Grupet financiare italiane e dinin sesi ecin punėt, prandaj nuk i kursyen bakshishet, duke i dhėnė Zogut pjesėn qė i takon luanit, e pastaj rrethit tė tij, si Koēo Kotės, Fejzi Alizotit, Iljaz Vrionit e tė tjerėve, pjesėn qė i takon ujkut a dhelprės. Pėrfundimi ish se marrėveshjet financiare e ekonomike me Italinė, tė cilat filluan tė nėnshkruhėshin nė Maj 1925, u bėnė tė gjitha nė pėrfitim tė kapitalit italian dhe ashtu si desh Italia.

    Puna u nis me krijimin e "Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė" prej grupit bankier Credito Italiano. Asaj do t'i pėrshtatej mė mirė emri "Banka Italiane e Shqipėrisė", mbasi qendra e saj ishte nė Romė dhe kapitali italian duhej tė kishte jo mė pak se 51 pėr qind t'aksionevet. Kėshtu qė Shqiptarėt s'ushtronin dot asnjė fuqi mbi tė. Le qė Myfit Libohova me rrethin e Zogut, tė cilėt muarėn ryshfete tė mėdha, e suallėn punėn aq mirė nė dobi tė kapitalit italian, duke e mbajtur tė fshehtė afatin e shkurtėr pėr nėnshkrimin e aksionevet, sa qė tri tė katėrtat e kėtyre iu mbetėn Italianėvet, dhe njė pjesė tjetėr disa shoqėrive tė huaja. Mandej, pėr "zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė", u formua Shoqėria S.V.E.A., e cila do tė jepte njė hua prej 70 milionėsh franga ari me interes tė lartė dhe kondita shumė tė rėnda, duke marrė si garanti t'ardhurat doganore dhe tė disa monopoleve tė shtetit shqiptar. Kur, mė 1927, u provua se Shqipėria nuk ishte nė gjendje tė paguante interesin dhe kėstin e huas, qeveria italiane e mori vetė pėrsipėr t'ia lante detyrimet Shoqėrisė SVEA, kėshtu qė shteti shqiptar i mbetej borxh shtetit italian, gjithmonė nėn garantinė e t'ardhuravet doganore dhe tė monopolevet.

    Njėkohėsisht, qeveria e Tiranės iu dha shoqėrivet italiane konēesionet pėr shfrytėzimin e pasurivet kombėtare tė vendit. Shoqėria A.I.P.A. mori konēesionin e vajgurevet nė kondita shumė tė mira pėr tė, duke i paguar shtetit shqiptar njė pėrqindje fare t'ulėt, dhe vetėm 1,5 Fr. ari pėr hektar nė vit si qira toke. Njė tjetėr shoqėri italiane, S.I.G.M.A, mori konēesionin e nxjerrjes sė linjitit (njė lloj qymyrguri) nė Memaliaj tė Krrabės, duke paguar si qira toke 2 Fr. ari nė vit pėr hektar. Qeveria e Tiranės i dha edhe njė shoqėrie jugosllave konēesionin e shfrytėzimit tė bakėrrit nė Pukė. Njė shoqėri gjermane dhe njė tjetėr italiane muarėn konēesione pėr shfrytėzimin e pyjevet tė Mamurasit. Italianėt ngritėn nė Shqipėri edhe disa ndėrmarrje bujqėsore, si nė Sukth, afėr Shijakut, n'Yrshek, afėr Tiranės, nė Llakatund tė Vlorės dhe nė Vurg tė Delvinės.

    Marrėveshjet financiare e ekonomike me Italinė, sidomos nė lidhje me krijimin e "Bankės Kombėtare" dhe me huan e SVEA-s, kur shkuan nė parlament pėr miratim, gjetėn kundėrshtimin e njė grupi deputetėsh, tė cilėt e paditėn Myfit Libohovėn se kish marrė ryshfet prej Italianėvet dhe formuan njė komision hetimesh pėr t'a gjyrmuar atė ēėshtje. Qė Myfit Libohova dhe disa "shkėlqesa" tė tjerė muarėn si bakshish shuma tė mėdha prej Italianėvet, e panė edhe tė verbėrit, sepse brenda pak muajve kėta zotėrinj ngrehėn vila, blenė aksione nėpėr shoqėritė, ose apartamente n'Evropė, si nė Paris e gjetkė. Disa "kaurė" si Koēo Kota, qė kishin dėshirė tė vjetėr pėr t'u bėrė ēifligarė, blenė edhe ēifiliqe. Por puna ishte se bakshishin mė tė madh prej grupevet financiare italiane e kishte marrė Zogu vetė. Prandaj ēdo gjyrmim kundėr Myfit Libohovės do t'ia nxirte byrekut tė gjitha lakrat nė shesh. Pėr t'a fshehur skandalin prapa ligjevet, shumica parlamentare vuri pėrpara nenin 74 tė Kushtetutės republikane, sipas tė cilit; kryetari i Republikės nuk ishte pėrgjegjės pėrpara parlamentit. Dhe mbasi ai ishte njėkohėsisht edhe kryetari i qeverisė, duhej tė pėrfitonin edhe ministrat e tij nga ajo "paprekshmėri". Sidoqoftė, ēėshtja bėri aq bujė sa qė Ahmet Zogu u detyrua tė formonte njė qeveri tė re, nė shtator 1925, ku Myfit Libohova nuk bėnte pjesė. Kjo i dha rast Ahmet Zogut t'a ulte ca mė poshtė rrethin e bejlerėvet tė mėdhenj dhe tė sillte nė qeveri njerėz si Musa Juka. Mandej vuri tėrė forcėn qė ēėshtja e Myfit Libohovės tė mbyllej, ashtu siē u mbyllėn mė pastaj shumė skandale tė tjerė tė kėtij lloji.

    Qėllimi i depėrtimit ekonomik italian nė Shqipėri ishte qė tė sillte pas depėrtimin politik dhe ushtarak. Marrėdhėniet ndėrmjet dy vendevet erdhėn gjithmonė duke u ngushtuar. Nė Qėrshor 1926, ministri i Italisė nė Tiranė, Aloisi, i propozoi qeverisė sė Zogut lidhjen e njė pakti politik me Italinė, qė t'i njihte kėsaj tė drejtėn e mprojtjes sė Shqipėrisė, pa ndėrmjetėsimin e Lidhjes sė Kombevet, nė rastin e ndonjė agresioni. Zogu e kuptoi se qeveria fashiste e Romės donte t'a lidhte sa mė ngushtė pas rrotavet tė saja, dhe nisi tė mendohej. Por nė muajin e Nėntorit shpėrtheu kryengritja e Dukagjinit e shtytur prej Jugosllavisė dhe e udhėhequr nga prifti Dom Loro Caka. Lėvizja vetė kish njė qėllim separatist katolik, kurse Jugosllavia qė e shtyti, synonte, si gjithmonė, shkatėrrimin e shtetit shqiptar. Njė pjesė e tė mėrguarve politikė, kundėrshtarė tė Zogut, ishin vėnė nė shėrbim tė Jugosllavisė. Zogu e shtypi kryengritjen e Dukagjinit, por kėto rrethana e detyruan tė pėrfundonte sa mė shpejt paktin italo-shqiptar tė "miqėsisė dhe sigurimit", i cili u nėnshkrua nė Tiranė, mė 27 Nėntor 1926. Sipas kėtij pakti, Italia garantonte jo vetėm statu quo-nė tokėsore tė Shqipėrisė, po edhe statu quo-nė politike e juridike, domethėnė, me fjalė tė tjera, i jepej e drejta qė tė ndėrhynte pėr tė mbajtur regjimin e Zogut nė fuqi sa herė qė ky t'ishte nė rrezik edhe prej lėvizjesh tė brendėshme. Siē shihet, kjo marrėveshje cėnonte, nga ana juridike, pavarėsinė e Shqipėrisė duke e vėnė kėtė pothuajse ndėn protektoratin italian.

    Pakti i Tiranės shkaktoi njė valė shqetėsimesh brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Pėr tė qetėsuar dyshimet e Shqiptarėvet, ministri i Italisė nė Tiranė, baron Aloisi, me anėn e njė letre drejtuar qeverisė shqiptare mė 5 Dhjetor 1926, sqaronte se ndihma italiane do t'i jepej Shqipėrisė vetėm nė rast se e kėrkonte kjo vetė.

    Pėrjashta, pakti i Tiranės ēoi peshė zemėrimin e Jugosllavisė dhe shkaktoi mjaft zhurmė nė shtypin jugosllav dhe frėng. Por Italia pati pėrkrahjen e qarqevet britanike, dhe e hodhi poshtė propozimin jugosllav qė desh t'a shtronte ēėshtjen shqiptare nė Lidhjen e Kombevet. Ministri britanik i Punėve tė Jashtėme, Austen Chamberlain, u pėrgjigj nė Dhomėn e Komunevet se kishte marrė sigurime nga Mussolini qė Italia do tė ruante pavarėsinė dhe tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė. Austen Chamberlain-i ishte takuar me Mussolini-n nė Livorno t'Italisė, mė 30 Shtator 1926, ku qe biseduar, nėr tė tjerat, edhe ēėshtja e Shqipėrisė, mbi tė cilėn Anglia i linte dorė tė lirė qeverisė fashiste tė Romės pėr njė "depėrtim paqėsor". Pakti i Tiranės u regjistrua nė Lidhjen e Kombevet si njė marrėveshje e zakontė ndėrmjet dy shtetesh.

    Si njė pėrgjigje paktit tė Tiranės dhe pėr tė kundėr-balancuar ndėrhyrjen italiane nė Ballkan, Jugosllavia nėnshkroi njė pakt aliance me Francėn, mė 11 Nėntor 1927. Kėshtu Italia gjeti shkak tė nėnshkruate me Shqipėrinė njė tjetėr traktat me karakter ushtarak, ose "aliancė mprojtėse" siē u quajt nė gjuhėn zyrtare, mė 22 Nėntor 1927. Sipas kėtij traktati, qė u lidh pėr 20 vjet, tė dy palėt duhej t'i vinin nė ndihmė njėra-tjetrės nė rast se njėra prej tyre sulmohej nga jashtė dhe kėrkonte ndihmėn e aliates sė vet. Pas nėnshkrimit tė kėtij "pakti tė dytė tė Tiranės", zunė tė vinin radhė e radhė prej Italie kėshilltarė teknikė e organizatorė ushtarakė, armė e municione, pėr tė mėkėmbur ushtėrinė shqiptare. Paradat ushtarake dhe shkėlqimi i uniformavet pajtohėshin fare mirė me natyrėn e Zogut.

    Nuk duhet kaluar nė heshtje roli i dobėt qė lozėn disa nga tė mėrguarėt politikė, kundėrshtarė te Zogut, gjatė marrėveshjevet qė ky bėri me Italinė. Ata ishin katandisur nė merēenarė tė politikės, mbahėshin me rroga prej Jugosllavisė ose prej Italisė dhe pėrdorėshin prej kėtyre dy shteteve nė tė gjitha intrigat dhe presionet kundėr Zogut. Italia, pėr shembull, kur ish duke bėrė marrėveshjet me qeverinė e Tiranės, bisedonte njėkohėsisht mbi tė njėjtat ēėshtje me disa tė mėrguar politikė dhe ua merrte me nėnshkrim se ēfarė lėshimesh do t'i bėnin ata nėqoftėse ajo i ndihmonte pėr t'u kthyer nė Shqipėri. Dhe ata, pa pikė turpi, tregohėshin mė dorėlėshuar nga Zogu... tė cilin mandej Italia e vinte nė dijeni pėr tė bėrė presion mbi tė.

    Nga ana tjetėr, Jugosllavia, kur pa se Zogu u pėshtet pas Italisė, vazhdoi si mė parė cytjet dhe provokimet rreth kufijvet. Mbasi dėshtoi kryengritja e Dukagjinit, Jugosllavia mendoi t'a pėrmbyste Zogun me anėn e Ceno Kryeziut, i cili ishte i kunati i tij dhe njeriu i Jugosllavisė. Mirėpo Zogu i ndiente shumė larg ato punė. E emėroi Ceno Kryeziun ministėr tė Shqipėrisė nė Ēekosllovaki dhe dėrgoi e vrau nė Pragė.

    Mbasi e zotėroi mirė gjendjen pėrbrenda dhe e forcoi pozitėn e vet ndėrkombėtare nėpėrmjet tė lidhjevet me Italinė, Zogu mendoi se erdhi ēasti pėr tė realizuar ėndrrėn e jetės sė tij, domethėnė pėr t'u bėrė mbret. Nė Qėrshor 1928, me shtytjen e tėrthortė tė Zogut, dy dhomat legjislative (parlamenti e senati) vendosėn se gjoja ishte i nevojshėm njė rishikim i pėrgjithshėm i Statutit tė Republikės pėr t'i bėrė disa plotėsime. Mbasi Statutin s'mund t'a rishikonte veēse njė asamble kushtetonjėse, dy dhomat legjislative, porsa muarėn atė vendim, e quajtėn vehten tė shpėrndarė. Zogu, me anėn e njė dekreti, shpalli menjėherė zgjedhjet e reja pėr Asamblenė Kushtetonjėse, e cila do tė bėnte rishikimin e Statutit. Zgjedhėsit e dytė tė disa nėnprefekturave, kur vajtėn tė votonin pėr antarėt e Asamblesė, u detyruan prej nėnprefektavet qė tė kėrkonin ndėrrimin e regjimit prej republike nė mbretėri, me Zogun si mbret. Komedia ishte pregatitur aq mirė, sa qė zėri i parė dolli nga nėnprefektura e Skraparit. "Ai do tė bėhet qė do tė bėhet", iu tha nėnprefekti zgjedhėsave tė dytė qė po shikonin njėri-tjetrin nė heshtje, "por mė mirė kėrkojeni edhe ju, qė tė mos ju vijė ndonjė bela mbi kokė... se ashtu e kam urdhėrin". Disa nga zgjedhėsit e dytė po mendohėshin akoma kur telegrami u hoq pėr nė Tiranė se "populli" i Skraparit e kėrkonte Zogun mbret. Ashtu ngjau edhe nėpėr krahina tė tjera. Kur u mblodh Asambleja Kushtetonjėse me deputetėt e rinj, tė cilėt s'ishin veēse ata tė vjetėrit, nuk hoqi shumė mundim pėr rishikimin e Statutit, sepse drejtimin ia kishte treguar... "populli !". Kėshtu, mė 1 Shtator 1928, shpalli Mbretėrinė Shqiptare, dhe Ahmet Zogu mori emrin Zog I, Mbret i Shqiptarėvet.

    Kryetar republike apo mbret, Zogu sundoi nė tė njėjtėn mėnyrė, dhe regjimi i tij mbeti personal, i ngrehur me njerėz qė s'kishin asnjė parim pėrveē interesit tė tyre. Ndryshimi ishte se buxhetit tė varfėr tė Shqipėrisė iu ngarkuan tani shpenzimet e rėnda tė salltanetit mbretėror, me oborrin theatror me njė varg princash e princeshash, me uniforma tė ndritura, e sidomos... nuk ka mbret pa njė sigurim pasurish tė mėdha.

    Nė dukje, Mbretėria mbeti kushtetutore, dhe parlamenti pėrbėhej prej dhomės sė deputetėvet, mbasi senati u suprimua. Nė tė vėrtetėn, "zgjedhjet" ishin njė komedi e mėrzitshme, se listėn e "deputetėve tė gishtit" e ndreqte Zogu vetė me Ministrin e Punėve tė Brendėshme. Populli i quajti "deputetė tė gishtit" sepse ishin vetėm sa pėr tė ngritur gishtin dhe pėr tė bėrė amin vendimet e qeverisė.

    Mbasi i mėnjanoi disi bejlerėt, Zogu u rrethua me njerėz tė ēdo kategorie, dhe krijoi vegla tė reja prej borgjezisė, si Musa Jukėn (ose Musa Efenija, siē e quanin Shkodranėt), tė cilin e mbajti ministėr tė Punėvet tė Brendėshme pothuajse pėr tėrė kohėn e regjimit tė tij. Musa Juka i mbushi kafenetė me spiunė, se nuk njihte tjetėr mėnyrė qeverimi pėrveē asaj tė kohės sė Sulltan Hamitit. Tė tjerė "besnikė" qė Zogu i mbajti gjer nė fund ishin Koēo Kota, Abdurrahman Dibra, Hiqmet Delvina, e shumė dallkaukė qė iu ngjanin kėtyre. Por ai qė e karakterizon regjimin e Zogut ishte njė farė Abdurrahman Sali, nga Mati, ose Lalė Krosi, siē e quanin Shqiptarėt, i cili u bė me tė vėrtetė Rasputini i Shqipėrisė. Njeri i korruptuar dhe i tė gjitha vesevet, por shumė i zgjuar, kishte qėnė shėrbėtor nė familjen e Zogollit, nė Mat, dhe nuk dinte shkrim as kėndim. Kėtė Zogu e pėrdorte pėr intrigat e fshehta tė vendit, pėr komplotet, atentatet, shpėrdorimet, dhe sidomos pėr ndėrlidhjet me krerėt e malėsivet, tė cilėt Lalė Krosi i pajtonte ose i vinte kundėr njėri-tjetrit, sipas nevojės. Si pozitė zyrtare, Lalė Krosi ishte gjithmonė deputet i Matit, por mbasi pėrzjehej nė tė gjitha punėt dhe fjala e tij ishte fjala e Zogut, e kishin frikė tė tėrė dhe i pėrulėshin. Ky vuri pasuri tė mėdha, sepse kishte gisht nė tė gjitha sipėrmarrjet, vjedhjet e abuzimet.

    Me fjalėn "pėrparim" kuptojmė zhvillimin e njė populli n'anėn ekonomike dhe kulturore, drejt mirėqenies dhe lumtėrisė. Por s'mund tė ketė pėrparim pa njė bazė drejtėsie dhe nderim vleftash morale. Regjimi i Zogut ishte i xhveshur nga kėto dy cilėsi. Pasi vrau disa nga shtyllat e nacionalizmit shqiptar, si Luigj Gurakuqin dhe Bajram Currin, Zogu nuk mund tė pėshtetej nė vleftat e vėrteta kombėtare, sepse edhe ai vetė nuk ishte i asaj natyre. Prandaj s'mund tė sundonte veēse me anėn e korrupsionit dhe tė policisė, duke pėrdorur herė paranė dhe pozitat, herė vrasjen dhe dėnimet, sipas rastevet, dhe duke urdhėruar prej pallatit pa ardhur kurrė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me popullin. Nuk mund tė pritej qė regjimi i tij, i mbajtur me kleēka dhe me huan e Italisė, dhe i ngrehur me njerėzit mė tė dobėt qė mund tė mendohej, t'a nxirte vendin nga prapambetėsia shekullore e t'a vinte nė rrugėn e pėrparimit. Kėshtu, gjatė asaj periudhe, Shqipėria nuk mundi tė ngrihej lart as n'anėn ekonomike, as n'anėn kulturore.

    N'anėn ekonomike, puna duhej nisur me zhvillimin e bujqėsisė dhe t'industrisė, me ndreqje rrugėsh e ndėrtime tė ndryshme. Si pikėnisje e zhvillimit bujqėsor duhej t'ishte reforma agrare, pastaj bonifikimi i tokavet, tharja e kėnetavet, disiplinimi i lumenjvet, pyllėzimi i vendevet tė xhveshura, futja e teknikės moderne, krijimi i bankės bujqėsore pėr t'a shpėtuar fshatarėsinė nga thonjtė e fadexhinjvet qė e shtrydhnin me njė interes prej 50% gjer mė 100%, krijimi i organizatavet bujqėsore pėr t'a shpėtuar fshatarin prej matrapazėve e spekulatorėve qė ia blinin drithin me ēmim t'ulėt nė vjeshtė dhe ia shisnin dyfish nė Prill, Maj e Qėrshor. Kurse pėr zhvillimin e industrisė duhej shtytur vėnia nė punė e kapitalevet duke krijuar besimin, duhej pėrkrahur e mprojtur industria kombėtare kundrejt konkurencės sė huaj.

    Askush nuk e padit regjimin e Zogut se pėrse nuk u bėnė tė gjitha kėto, se kėto nuk bėhėshin me frymė dhe nė njė periudhe kohe aq tė shkurtėr. Por pse nuk u tregua asnjė kujdes, asnjė nismė, asnjė vullnet i mirė nė kėtė drejtim. Gjithashtu, pa njė ndihmė teknike dhe financiare tė jashtėme nuk mund tė ndėrtohej asgjė nė Shqipėrinė e atėhershme. Po pėrse huaja qė u muar prej Italisė u shpėrdorua n'atė mėnyrė.

    Kur u nėnshkrua huaja me Shoqėrinė SVEA, ishte parashikuar qė gjysma e saj tė shpenxohej pėr zhvillimin e bujqėsisė, tharje kėnetash, bonifikime, hapje kanalesh vaditėse etj., dhe gjysma tjetėr pėr ndėrtime botore: rruga, ura, shkolla, spitale, e kėshtu me radhė. Pėr bujqėsinė nuk u shpenxua as njė e dhjeta e shumės sė parashikuar, kurse n'anėn e punėvet botore u ndėrtuan disa rrugė e ura qė iu pėrgjigjėshin qėllimevet strategjike t'Italisė nė drejtim tė sė famshmes Via Egnatia tė Romės sė vjetėr. U ndėrtua edhe limani i Durrėsit, gjithmonė pėr nevojė shkarkimesh tė gjera t'Italisė nė Shqipėri. Pjesa tjetėr e huas sė SVEA-s u pėrdor pėr tė mbajtur burokracinė dhe salltanetin e Zogut, ushtėrinė dhe "kreshnikėt", pėr tė ngrehur pallatet e ministrivet e tė tjera punė si kėto. Duhet shėnuar se Italianėt bėnin ēmos pėr t'a penguar mėkėmbjen ekonomike tė Shqipėrisė, e cila mandej mund t'iu delte prej dore. Ata donin qė shteti shqiptar, i shtrėnguar prej nevoje, tė mbetej i varur tek Italia gjersa kjo t'a fuste vendin plotėsisht nėn sundimin e saj.

    Nė njė mesazhė qė i drejtonte parlamentit, nė Dhjetor 1928, Zogu desh t'a zbukuronte fronin mbretėror me premtimin e njė reforme agrare. Pas shumė demagogjie, dredhish e shtrembėrimesh, "ligji i reformės agrare" u dekretua mė nė fund mė 3 Maj 1930. Por mėnyrat e parashikuara prej ligjit nuk i dėmtonin fort pronarėt, tė cilėvet iu merrej vetėm pjesa e tepėrt pas disa llogaritjeve tė bėra nė dobi tė tyre, pėrveē qė do t'iu jepej edhe pėr atė njė farė shpėrblimi. Mandej kishin lirinė t'i ndanin ose t'ua bėnin shitje tokat antarėvet tė familjevet tė tyre, qė kėshtu tė prekėshin sa mė pak prej reformės agrare. Mė nė fund, ndėrlikimi i ligjevet, mungesa e organizimit dhe e mjetevet nga ana e bujqvet, vullneti i keq qė tregonin organet qeveritare ku mbizotėronin pronarėt, bėnė qė reforma agrare tė mbetej si njė ndarje lėmoshe. Vetėm nja dy mijė familje, shumica prej emigrantėsh kosovarė, mundėn tė merrnin nga njė copė tokė nė Myzeqe, pjesėrisht prej ēifliqeve tė shtetit.

    Si ndėrmarrje industriore, nisėn tė formohėshin disa shoqėri aty kėtu pas vitit 1925, kur lidhjet ekonomike me Italinė dhe krijimi i Bankės Kombėtare iu dhanė njė farė besimi kapitalistėvet shqiptarė se gjendja e brendėshrne do t'ishte e qėndruarshme. U formuan nė Korēė njė shoqėri e elektrikut dhe njė tjetėr e prodhimit t'alkoolit, si edhe njė ndėrmarrje pėr tharjen e liqenit tė Maliqit. Nė Durrės, u organizua shoqėria e duhanit dhe e fabrikimit tė cingarevet "Stamles". Nė Tiranė, u formua mė 1927 shoqėria industriore-tregėtare SITA, n'Elbasan shoqėria SAIDE e duhanit dhe e cingarevet, nė Shkodėr u ngrit njė fabrikė ēimentoje. Disa ndėrmarrje tė vogla vazhduan tė hapėshin edhe pastaj, por kėto nuk ēonin peshė n'ekonominė e pėrgjithshme tė vendit. Ato qė pėrparuan mė shpejt qenė shoqėritė italiane, tė cilat kishin kapitale e mjete teknike mė shumė se Shqiptarėt. Gėzonin gjithashtu tė drejta e kushte tė favorshme nga ana e shtetit, sepse njerėzit e regjimit qenė kthyer n'agjentė tė kolonializmit italian. Shoqėritė italiane kishin jo vetėm sipėrmarrjet e ndėrtimevet botore, por depėrtuan edhe nė degė tė ndryshme t'ekonomisė dhe deri nė monopolet e shtetit. Njė rast qė bėri shumė bujė ishte ai i Shoqėrisė AGIP, e cila mundi tė merrte koncesionin e monopolit tė vajgurit dhe tė benzinės. Pastaj shpėrdorimet e saja bėnė skandal.

    Njė plagė e pambyllshme pėr ekonominė shqiptare ishte deficiti tregėtar ndėrmjet importimevet dhe eksportimevet. Mbasi, pėrveē artikujve t'industrisė dhe disa lėndėve tė para, Shqipėria duhej tė sillte shpeshėherė edhe drithė nga jashtė, ndryshimi ndėrmjet tė hyravet dhe tė dalavet mbeti vazhdimisht prej njė me dy, deri njė me katėr, domethėnė vendi importonte dy, tri ose katėr herė mė shumė se sa eksportonte. Kriza ekonomike e Shqipėrisė arriti kulmin ndėrmjet vjetėvet 1929-1934, pikėrisht nė periudhėn e krizės mė tė madhe qė njohu bota perėndimore midis dy Luftavet. Tregėtia bėhej pothuajse 80% me Italinė, por kjo nuk i blinte tė gjitha prodhimet bujqėsore e blegtorale qė mund t'eksportonte Shqipėria. Nga ana tjetėr, Banka Kombėtare, qė e kishte qendrėn nė Romė dhe drejtohej prej Italianėsh, jo vetėm qė bėnte lloj lloj spekulimesh, por me manevrat e saja shkaktoi qė tė delte ari nė qarkullim, pėr t'a mbledhur ajo vetė dhe pėr t'a hequr n'Itali. Prej vitit 1929 filloi rėnia e tregėtisė dhe ulja e ēmimevet, sidomos mallrat e vendit ranė fare pėrdhe. Pjesėn mė tė madhe t'eksportimevet tė Shqipėrisė, lart nga 60%, e pėrbėnin produktet blegtorale. Por kėto s'po gjenin treg pėrjashta, se Italia e kufizoi blerjen e tyre. Kėshtu ēmimet e prodhimevet tė vendit - prandaj edhe fuqia blerėse e popullit - ranė tepėr poshtė. Dhe mbasi elementet e njė ekonomie ndėrvaren nga njėri-tjetri, varfėrimi i fshatarėsisė dhe ulja e fuqisė blerėse tė saj solli vetvetiu varfėrimin e zejtarisė dhe shkrehien e tregėtisė. Prej vitit 1929 gjer mė 1934, jo vetėm ndryshimi ndėrmjet importimevet dhe eksportimevet vjen duke u bėrė gjithmonė m'i madh, po edhe tregėtia nė pėrgjithėsi vjen duke rėnė gjithmonė mė poshtė. Mė 1929, pėr shembull, vlefta e importimevet tė Shqipėrisė arrinte nė 38,5 milionė franga ari dhe ajo e eksportimevet nė 15,5 milionė. Mė 1930, vlefta e importimevet kapej rreth 33,5 milionėsh dhe ajo e eksportimevet rreth 12,5. Mė 1931, eksportimet ranė nė 7,5 milionė franga ari, kurse importimet qenė 29,5 milionė. Vitin tjetėr pati njė rėnie mė tė madhe akoma: eksportimet zbritėn nė 4,5 milionė, kurse importimet qėndruan rreth 23 milionėsh. Kjo rėnie e tregėtisė sė jashtėme dhe ky ndryshim ndėrmjet importimevet dhe eksportimevet vazhdoi edhe pėr disa vjet akoma. Krahas me deficitin tregėtar qėndronte deficiti i buxhetit shtetėror, i cili plotėsohej gjithmonė me huan e Italisė. Kėshtu, huaja e Shoqėrisė SVEA, qė ishte marrė pėr zhvillimin e ekonomisė sė vendit, nisi tė pėrdorej pėr tė mbushur vrimat e buxhetit tė shtetit, domethėnė pėr tė mbajtur administratėn, ushtėrinė dhe salltanetin mbretėror.

    Pikėrisht pėr tė mbajtur kėto, mbasi huaja e Italisė nuk mjaftonte, dhe mundėsia e mbledhjes sė taksavet tė drejtpėrdrejta, nė vend, u kufizua tepėr, shteti u vu t'a shtrydhte popullin me anėn e taksavet tė zhdrejta, duke ngritur monopolet mbi artikujt e nevojavet tė para, si kripė, duhan, shkrepėse, vajguri etj., dhe duke i shtuar taksat doganore. Kėshtu katundarit i ripej lėkura pa mėshirė, sepse s'kishte asnjė krahasim ndėrmiet ēmimevet t'artikujvet qė ai shiste dhe t'atyre qė ai blinte. Njerėzia s'kishin t'iu hidhnin kripė bagėtivet dhe e hanin darkėn nė terr se s'mund t'a paguanin dot vajgurin. Fėmijėt e fshatarėvet nuk e njihnin kokrrėn e sheqerit. Nuk shihnje veēse fytyra tė zbeta dhe njerėz tė rreckosur si mos mė keq.

    Mjerimin ekonomik t'atyre 14 vjetėve e tregon vetė gjendja demografike e Shqipėrisė, e cila mbeti e palėvizur rreth njė milioni frymėsh. Vdekėsia e fėmijėvet ishte e hatashme, dhe disa nga sėmundjet mė tė pėrhapura, si oftika e malaria, bėnin kėrdi. Mbi kėtė mjerim tė pėrgjithshėm, ngriheshin me elegancė vilat e njerėzve tė regjimit, dhe tė shtypnin veturat e tyre ndėrmjet Tiranės dhe plazhės sė Durrėsit. Nė shėrbim tė kapitalit italian dhe duke u shoqėruar me disa spekulatorė nga borgjezia, kėta, shtinė nė dorė tė gjitha burimet ekonomike tė vendit. Kishnje pėrshtypjen se shteti ishte diēka pėr t'u shfrytėzuar, pėr tė paguar rroga, pėr t'u rjepur nga ata qė e drejtonin, dhe jo pėr tė krijuar, pėr tė mirėsuar jetėn e popullit. Zogu interesohej sidomos pėr mbajtjen e qetėsisė, domethėnė pėr administratėn dhe forcat e armatosura; tė tjerat ishin gjėra tė dorės sė dytė pėr tė. Ministria e Ekonomisė s'ishte tjetėr veēse njė burokraci njerėzish tė papunė qė shkonin kohėn duke bėrė statistika tė thata dhe duke pirė duhan e kafe. Shumė ministri tė tjera nuk ishin mė aktive nga kjo. Buxheti i shtetit shpenxohej nė pjesėn mė tė madhe pėr ushtėrinė, administratėn dhe pallatin mbretėror. Nganjėherė bėhej demagogji shifrash kur caktohej buxheti nė fillim tė vitit financiar, duke iu lėnė ministrive t'Arėsimit dhe t'Ekonomisė Kombėtare shuma jo edhe aq t'ulėta. Por mė vonė bėhej njė transferim fondesh, nė mėnyrė tė pazhurmshme, prej buxhetit tė kėtyre dikastereve n'atė t'ushtėrisė dhe t'"Institutevet tė Larta", ku hante me lugė tė madhe pallati mbretėror.

    Edhe kur merrej ndonjė nismė pėr tė bėrė "punė tė mėdha", pėrfundonte si kanali i Kavajės. Shteti ndėrmori ndėrtimin e njė kanali pėr tė vaditur fushėn e Kavajės me ujėt e Shkumbinit. Por, kur ish bėrė gjysma e punės, u vu re se toka nuk kishte pjerrėsinė e duhur pėr tė lejuar rrjedhjen e ujit nėpėr kanalin. Atėhere ndėrmarrja u braktis, pasi humbėn 3 milionė franga ari. Si mund tė shpjegohej njė gabim i tillė me mjetet teknike tė kohės pėr matjen e pjerrėsisė? Nga pazotėsia e inxhenjerėvet shqiptarė? Nga sabotimi i inxhenjerėvet italianė? Gjuhėt e liga flisnin se ndėrmarrja ishte nisur me kėmbėnguljen e Abdurrahman Krosit pėr tė vaditur tokat e kėtij nė fushėn e Kavajės!...

    Lart nga 40% tė buxhetit tė shtetit (i cili pat qėnė ndėrmjet 25 e 32 milionė franga ari nė vit) shpenxohėshin pėr ushtėrinė, qė s'vlejti dhe s'mund tė vlente pėr asgjė tjetėr veēse pėr tė kėnaqur dėshirėn megalomane tė Zogut pėr uniforma e parada. Pastaj korrupsioni dhe abuzimet ishin ngjarje tė pėrditshme, por skandalet mbyllėshin kollaj kur bėhėshin prej "besnikėvet". Mbasi Zogu ishte fort i interesuar pas kapitalevet dhe grumbulloi pėr vehte shuma tepėr tė mėdha prej huas s'Italisė dhe t'ardhuravet tė vendit, nuk mund tė ndalonte tė tjerėt qė tė mos bėnin po ashtu. Shteti u kthye nė "pronė private" tė njerėzve tė regjimit. Kėta nisėn tė shisnin edhe nėpunėsitė, ose tė krijonin nėpunėsi tė panevojshme pėr farefisin e tyre. Kjo mėnyrė abuzimi u bė zakon sidomos nė kohėn e krizės sė madhe, kur papunėsia erdhi duke u shtuar, kur ēmimi i mallravet tė vendit ra pėrdhe, kur tregėtarėt po falimentonin njėri pas tjetrit dhe tregėtia zuri tė mblidhej nė disa duar; nė duart e atyre qė kishin ortakėri me njerėzit e regjimit, nė monopolet, nė kontrabandat doganore ose nė sipėrmarrjet e shtetit. Atėhere tregėtarė tė falimentuar e njerėz tė papunė i kishin sytė tė gjithė tek arka e shtetit pėr ndonjė nėpunėsi. Vetėm kjo kishte mbetur si i vetėmi burim, si e vetėmja shpresė pėr ata qė s'kishin se ku tė pėrpiqėshin gjėkundi, dhe numri i tė cilėvet shtohej pėrditė e mė tepėr. Po edhe arka e shtetit mbahej sidomos me thėrrimet e huas italiane. Nėpunėsit kishin zakonisht nga pesė a gjashtė rroga brenda. Kur Italia e pezullonte huan - pėr tė bėrė presion sa mė shumė mbi qeverinė e Tiranės - pat qėlluar qė disa nėpunės mbetėshin edhe tetė muaj pa rrogė. N'ato raste, pagesa iu bėhej m'e rregullt atyre qė kishin nė dorė administratėn dhe fuqitė e armatosura. Kurse nėpunėsit e degėvet tė tjera, sidomos n'Arėsim, shtrėngohėshin shpeshėherė t'ua shisnin rrogat me kambiale disa pasanikėve qė pėrfitonin. Pėr fshatarin ishte njė ėndėrr qė tė shkruhej "xhandar"; po edhe kėtė shkallė s'mund t'a arrinte aq lehtė pa i dhėnė nė disa raste dy-tri rroga ryshfet ndonjė "deputeti".

    Merret me mend se sa binte nė sy dhe se ē'pėrshtypje mund tė bėnte nė djalėrinė shkollare kontrasti ndėrmjet kėsaj gjendjeje dhe jetės tepėr luksoze tė njerėzve tė regjimit.

    Ky kontrast dhe depėrtimi pėrditė e m'i dukshėm i Italianėvet nė jetėn e vendit, pat krijuar njė frikė tė pėrgjithshme se "po na merr Italia". Pėrveē nė ndėrtimet botore dhe nė disa degė t'ekonomisė, Italianėt kishin ardhur si organizatorė t'ushtėrisė dhe tė djalėrisė paraushtarake, pėrpiqėshin tė hynin n'Arėsim, patėn hapur disa shkolla tregėtare dhe zejtarie. Ministri i Italisė nė Tiranė, Ugo Sola, dhe kryetari i misionit ushtarak italian, gjeneral Alberto Pariani, ushtronin njė autoritet tė dukshėm pranė qeverisė shqiptare kur ishte puna pėr tė mprojtur interesat e Italianėvet.

    Pėr tė qetėsuar Shqiptarėt, dhe ndoshta duke e kuptuar se kishte hyrė shumė thellė me Italinė, Zogu nisi tė merrte njė qėndrim pak mė tė pavarur. Nė Nėntor 1931, nuk pranoi qė tė pėrsėritej nėnshkrimi i paktit tė "miqėsisė dhe sigurimit", tė cilit i mbaronte afati n'atė vit. Por mbetej nė fuqi traktati ushtarak i "aliancės mprojtėse", i cili ishte pėr 20 vjet. Prandaj Italia, ndonėse e pakėnaqur prej kėsaj shtėmėngie tė Zogut, nuk e bėri ēėshtje. Ajo e dinte qė do t'a kishte nė dorė pėr sa kohė qė ky s'mund tė mbahej pa financat e asaj. Nė vitin 1930 kishte pasur njė deficit mė tė madh akoma nė buxhetin e shtetit Shqiptar. Tirana i ishte drejtuar Romės pėr njė ndihmė mė bujare. Mė 1931, qeveria italiane pranoi t'i jepte shtetit shqiptar nga ana e saj njė hua prej 100 milionėsh franga ari, me afat tė gjatė dhe pa interes. Huaja do tė jepej me kėste nga 10 milionė franga ari nė vit. Njėkohėsisht qeveria e Romės duhej tė merrte pėrsipėr detyrimet e shtetit shqiptar kundrejt Shoqėrisė SVEA.

    Mirėpo huaja prej 100 milionėsh dhe pa interes fshihte pas qėllime mė tė rėnda. Mė 1932, Mussolini i propozoi Zogut bashkimin doganor ndėrmjet Shqipėrisė dhe Italisė, pėrndryshe do t'i priste burimet financiare. Pak mė vonė paraqiti tė tjera kėrkesa pėr konēesione ekonomike, pėr njė kontroll mė tė plotė mbi ushtėrinė dhe financat e Shqipėrisė, pėr vendosje familjesh italiane nė fushat bujqėsore, pėr dėbimin e organizatorėve anglezė tė gjindarmėrisė dhe zėvendėsimin e tyre me instruktorė italianė, dhe prishjen e ēdo marrėveshjeje tregėtare me shtete tė tjerė. Zogu nuk pranoi asnjė nga kėto propozime qė kishin pėr qėllim t'a kėthenin Shqipėrinė nė njė krahinė t'Italisė. Por marrėdhėniet ndėrmjet dy vendevet erdhėn duke u ftohur. Pėr t'i bėrė ballė gjendjes sė vėshtirė financiare, Zogu filloi t'i kufizonte shpenximet e ushtėrisė. Lidhi gjithashtu disa marrėveshje tregėtare me Jugosllavinė dhe Greqinė pėr tė kundėr-balancuar presionin ekonomik t'Italisė. Por mjerisht, Jugosllavia dhe Greqia mbanin tė njėjtin qėndrim armiqėsor kundrejt Shqiptarėvet, si gjithmonė. Pasi pėrzuri nė Turqi nja 60.000 Ēamėr, Greqia vazhdoi t'ua bėnte jetėn skėterrė atyre qė kishin mbetur, pėr t'i detyruar qė t'iknin edhe ata. Nė tė njėjtėn mėnyrė sillej Jugosllavia kundrejt Kosovarėvet, duke vrarė krerėt e tyre dhe duke i shtrėnguar fshatarėt qė tė shpėrngulėshin. Mė 1929, Serbėt kishin vrarė Shqiptarin e kulluar At Shtjefėn Gjeēovin.

    Nė verėn e vitit 1932, u zbulua edhe komploti ose lėvizja e fshehtė e Vlorės, ku bėnin pjesė disa nacionalistė, shumica prej atij qyteti, me qėllim qė tė rrėzonin, ose mė mirė tė zėvendėsonin Zogun, pėr tė cilin mendohej se ishte shumė i sėmurė dhe mund tė vdiste. Njė vit mė parė, ky kish vajtur pėr t'u mjekuar nė Vienė, ku i qe bėrė edhe njė atentat prej tė mėrguarve politike. Komploti i Vlorės pasqyronte pakėnaqėsinė e pėrgjithshme tė Shqiptarėvet, shkaktuar prej gjendjes sė brendėshme dhe ndėrhyrjevet t'Italisė. Por njerėzit qė merrnin pjesė nė tė nuk ishin tė gjithė element i saktė, dhe kishte sigurisht ndonjė shtytje tė jashtėme prapa perdesė. Pas zbulimit, komplotistėt u kapėn dhe disa prej tyre u dėnuan me burgim tė rėndė.

    Nė Prill 1933, Zogu bėri shtetėzimin e shkollavet. Kjo masė kishte pėr qėllim sidomos t'i vinte njė kufi ndikimit italian nė Shqipėri. Pėrveē shkollavet italiane dhe atyre tė Grekofonėvet, u mbyllėn edhe ato tė klerit katolik, nė Shkodėr. Greqia u ankua nė Lidhjen e Kombevet dhe ēėshtja shkoi nė Gjyqin Ndėrkombėtar tė Hagės, i cili vendosi kundėr Shqipėrisė. Kėshtu, pas nja dy vjetėsh, kjo u detyrua t'ua hapte shkollat pėrsėri Grekofonėvet. Kurse Italia zemėrimin e saj e tregoi me ndėrprerjen e huas. Menjėherė pas shtetizimit tė shkollavet, Zogu pushoi nga shėrbimet lart nga 60 instruktorė ushtarakė italianė tė cilėt, bashkė me gjeneral Parianin, u larguan n'Itali.

    Ftohja e marrėdhėnievet me Italinė dhe pezullimi i huas e vėshtirėsuan mė shumė akoma gjendjen ekonomike: nėpunėsit mbetėn pa rroga, disa ndėrmarrje ndėrtimesh botore u ndėrprenė, papunėsia u shtua. Zogu desh tė gjente njė tjetėr mhėshtetje dhe provoi t'afrohej me Francėn, kundėrshtarja e Italisė. Po edhe ajo, pėr t'i dhėnė njė hua, paraqiste kushte jo mė pak tė rėnda nga t'Italisė fashiste. N'atė gjendje ekonomike ku ishte katandisur Shqipėria, pas dhjetė vjet abuzimesh e shpenximesh tė kota pėr ushtėri e salltanete, nuk i kish mbetur asnjė rrugė-dalje. Mussolini desh tė pėrfitonte prej ngushticės sė shtetit shqiptar dhe i vazhdoi presionet. Porsa mori vesh se Zogu kish nisur pėrēapjet pėr t'u afruar me Francėn, provoi t'a trembte me anėn e forcės. Nė Qėrshor 1934, njė pjesė e flotės italiane e pėrbėrė prej 22 luftanijesh erdhi e qėndroi pėrpara Durrėsit, pa i bėrė asnjė paralajmėrim qeverisė shqiptare. Zogu e kuptonte se n'atė kohė Italia nuk ishte nė gjendje tė prishte ekuilibrin nė Mesdhe, prandaj nuk u tremb nga ato profka. Iu drejtua Anglisė dhe Francės, tė cilat i kėrkuan shpjegime Italisė. Mė nė fund ēėshtja u rregullua miqėsisht dhe flota italiane u tėrhoq. Por marrėdhėniet ndėrmjet dy vendevet mbetėn akoma tė ftohta me gjithė pėrpjekjet qė bėri qeveria shqiptare pėr t'i ndrequr. Mbasi shteti shqiptar s'kish mundur tė krijonte asnjė bazė ekonomike dhe arkat e tija ishin bosh, s'mund tė mbahej mė kėmbė pa u pėshtetur nė ndihmėn financiare t'Italisė.

    Shqipėria nuk mori pjesė nė Lidhjen Ballkanike, pakti i sė cilės u nėnshkrua n'Athinė prej Greqisė, Turqisė, Jugosllavisė dhe Rumanisė, nė Shkurt 1934. Dhe s'kish sesi tė merrte pjesė, mbasi pakti ballkanik kishte mė fort njė qėllim mprojtjeje kundrejt Italisė fashiste me tė cilėn Shqipėria qėndronte e lidhur. Po edhe ky shkak sikur tė mos ishte, ndėrmjet Shqipėrisė, nga njėra anė, Jugosllavisė dhe Greqisė, nga tjetra, kishte shumė vėshtirėsi afrimi.

    Mė 1935, ngjau njė trubullirė m'e bujėshme nga komploti i Vlorės, e cila u quajt "kryengritja e Fierit". Kjo e tregoi mė haptas akoma pakėnaqėsinė e pėrgjithshme kundrejt regjimit Zogist. Sepse n'atė lėvizje ishin lidhur elemente tė ndryshėm prej gjithė Shqipėrisė: nacionalistė tė vjetėr, djem tė rinj enthusiastė, po edhe disa komunistė, si edhe borgjezė e bejlerė tė mėdhenj. Organizimi ishte bėrė keq, me anė pėshtėllitjesh vesh mė vesh; shumė nga pjesėmarrėsit nuk dinin se ku ishte kreu i punės dhe ēdo tė bėhej pas pėrmbysjes sė Zogut. Ėshtė e vėshtirė tė besohet qė tė mos ketė pasur edhe kėtu shtytje nga jashtė, tė paktėn tek disa nga krerėt e mėdhenj. Por mbasi edhe kjo lėvizje kishte formė komploti, dėshtoi si tė tjerat. Mė 14 Gusht, ngriti krye vetėm gjindarmėria e Fierit, e cila arrestoi nėnprefektin dhe vrau gjeneral Gilardin tek udhėtonte pėr nė Vlorė. Me gjindarmėrinė u bashkua njė pjesė djemuri dhe popull prej rrethit tė Fierit. Nė Skrapar u ngrit Riza Cerova, i cili ishte kthyer disa muaj mė parė prej mėrgimit, ku qe bėrė komunist. E shumta e atyre qė ishin lidhur gjoja me lėvizjen, nga borgjezia dhe bejlerėt, nuk luajtėn vendit. Kėshtu kryengritėsit e Fierit arritėn vetėm gjer nė Lushnje, dhe aty u thyen prej fuqivet qeveritare. Riza Cerova desh t'arratisej nė Jugosllavi, por u vra malevet. Kryengritja u shtyp brenda 24 orėsh dhe u bėnė shumė arrestime, sidomos nė qarkun e Beratit dhe nė rrethin e Fierit. Disa nga tė burgosurit u torturuan keq dhe shumė prej tyre u dėnuan me vdekje e burgime tė rėnda. Por u pushkatuan me njėherė, pa kaluar fare nėpėr gjyq 11 gjindarmėt e Fierit qė kishin filluar kryengritjen. Kurse pėr tė dėnuarėt e tjerė pati ndėrhyrje e protestime nga organizata ndėrkombėtare tė jashtėme e deri nga Lidhja e Kombevet. Ēėshtja bėri bujė nė botė. Kėshtu Zogu u detyrua tė mos e zbatonte dėnimin me vdekje pėr tė tjerėt "pėrveē 11 gjindarmėvet qė ishin pushkatuar".

    Kryengritja e Fierit e tronditi mjaft gjendjen e Shqipėrisė pėrbrenda, aq sa Zogu mendoi pėr njė ēast tė ndėrronte udhė. E mėnjanoi skuadrėn e vjetėr dhe emėroi njė qeveri tė re, "liberale", nėn kryesinė e Mehdi Frashėrit. Duke e marrė punėn me optimizėm siē e kishte zakon, Mehdi Beu premtoi se do tė spastėronte administratėn, do t'a lironte popullin nga frika e gjindarmėrisė "gogol" dhe do t'a bėnte Shqipėrinė shesh me lule. Filloi tė sillte disa njerėz tė rinj nėpėr pozita me rėndėsi, desh t'ekuilibronte buxhetin e shtetit dhe balancėn e tregėtisė sė jashtėme, por me se? Sidoqoftė gjithkush nisi tė merrte frymė mė lirisht, shtypi filloi tė shante "skuadrėn e vjetėr" dhe tė ngrinte Zogun me lėvdata gjer nė qiell, disa djemuri vunė menjėherė nė qarkullim ideologjinė e "diktaturės sė ndritur". Ky enthusiazėm ishte si njė dehje e pėrkohshme, dhe s'mund tė shkonte gjatė pėr dy arėsye: e para, as Zogu as regjimi i tij s'mund tė ndėrronin natyrė, mbasi ishin ngritur dhe s'mund tė mbahėshin veēse mbė njė sistem bajraktarist. E dyta, Shqipėria n'atė kohė ishte varfėruar aq fort pėrbrenda sa qė s'mund tė mbahej pa njė ndihmė financiare tė jashtėme, dhe kėtė s'mund t'ia jepte veēse Italia, kundrejt konēesionesh tė tjera ekonomike qė mund tė merrte. Prandaj edhe Mehdi Beu s'gjeti dot rrugė tjetėr pėrveē asaj qė ēonte nė Romė.

    Qysh pėrpara kryengritjes sė Fierit, Zogu kish nisur t'i pėrulej pėrsėri Italisė, i shtrėnguar prej nevojave financiare. Nė Shkurt 1935, Mussolini i dha qeverisė shqiptare njė ndihmė prej 3 milionėsh franga ari pėr tė plotėsuar disi deficitin e buxhetit. Pastaj i bėri edhe disa ndihma tė tjera tė vogla, por duke shtrirė pėrsėri kontrollin mbi ushtėrinė shqiptare. Nė verėn e atij viti, Tirana kishte nisur bisedimet me Romėn pėr t'u kthyer nė miqėsinė e mėparshme, duke lypur ndihma gjithmonė mė tė mėdha. Bisedimet i vazhdoi dhe i pėrfundoi qeveria e Mehdi Frashėrit, nė Mars 1936. Sipas marrėveshjevet tė reja qė u nėnshkruan mė 19 t'atij muaji, Italia i jepte Shqipėrisė disa hua tė tjera, i falte ato qė i kish dhėnė gjatė vjetėvet 1931-1932 nė bazė tė huas sė 100 milionėvet e cila u anulua, dhe pezullonte pėr pesė vjet detyrimet e shtetit shqiptar kundrejt Shoqėrisė SVEA. Por nga ana tjetėr, e shtrinte mė tutje akoma kontrollin mbi ekonominė shqiptare dhe ruante pozita tė privilegjuara nė tregėtinė: mė tė shumtat e importimevet Shqipėria do t'i bėnte prej Italisė, kurse kjo blinte vetėm disa lloje e sasi tė kufizuara nga prodhimet shqiptare, nėpėrmjet tė shoqėrisė bujqėsore-tregėtare italiane EIAA. Italia do tė dėrgonte pėrsėri organizatorė ushtarakė dhe inxhenjerė pėr ndėrtimin e disa rrugėve me karakter strategjik. Parashikohej zgjerimi i skelės sė Durrėsit pėr t'a bėrė tė pėrshtatshme pėr shkarkime tė mėdha, nė pėrputhje me planet strategjike t'Italisė.

    Me kėto marrėveshje tė reja, gjendja financiare e regjimit tė Zogut u pėrmirėsua disi pėrkohėsisht, por dara italiane u shtrėngua mė shumė akoma rreth Shqipėrisė.

    Kur Zogu zgjodhi Mehdi Frashėrin pėr tė formuar qeverinė, pati dy qėllime: pėr tė qetėsuar gjendjen e brendėshme, mbasi Mehdi Beu shikohej si atdhetar liberal e pėrparimdashės, dhe pėr t'ia ngarkuar kėtij pėrgjegjėsinė e marrėveshjevet tė reja me Italinė, si zėdhėnės i rrymavet nacionaiste e pėrparimtare. Kur Mehdi Beu ia kreu kėto dy shėrbime dhe Zogu, prej lidhjevet tė reja me Italinė, e ndjeu vehten mė tė sigurtė, nuk kish mė nevojė tė shurdhohej prej llomatitiesh "liberale" tė cilat ai s'mund t'i dėgjonte. Prandaj, me shtytjen e tij, parlamenti hodhi poshtė njė projekt-ligj tė parėndėsishėm tė qeverisė duke mos i dhėnė kėsaj votėbesimin. Atėhere qeveria e Mehdi Beut dha dorėheqjen, mė 7 Nėntor 1936, dhe Zogu, duke ua prerė kėngėn nė gojė koristėve tė "diktaturės sė ndritur", solli nė fuqi "skuadrėn e vjetėr": Koēo Kotėn, Musa Jukėn dhe shokėt e tyre.

    Nė Maj 1937, Et-hem Totua, ish-ministėr i Punėve tė Brendėshme nė qeverinė e Mehdi Frashėrit, ngriti krye nė Delvinė e Gjirokastėr, i mori kėto dy qendra me ndihmėn e gjindarmėrisė, si edhe Tepelenėn, dhe iu nis Vlorės. Por u shpartallua prej forcavet qeveritare dhe u vra. I vėllaj i tij, Ismeti, ideologu i "diktaturės sė ndritur", u kap, u dėnua me vdekje dhe u var.

    Mė tė shumėt e kundėrshtarėvet tė Zogut, pėrbrenda, ose tė pakėnaqurit, shpresonin tek t'arratisurit politikė pėrjashta, tė cilėt fantazia popullore i kishte idealizuar. Kurse kėta s'kishin asgjė nga cilėsitė ose zotėsitė qė iu vishte aq bujarisht pėrfytyrimi i popullit. Dhe e treguan mė 1924 se sa vlenin. Kur e lanė Shqipėrinė nga frika e Zogut, u ndanė nė dy-tri grupime. Pjesa e tė rinjvet tė Shoqėrisė Bashkimi, me Fan Nolin nė krye, anoi nga komunizmi, nga Rusia sovietike, dhe formoi nė Vienė, nė Mars 1925, Komitetin Nacional-Revolucionar, ose KONARE-n, siē u quajt shkurtimisht, nėn kryesinė e Fan Nolit. Kėta hynė menjėherė nė lidhje me Federatėn Komuniste Ballkanike dhe me Kominternin. Zunė pastaj tė futėshin mė ēdo birucė ku kishte punėtorė ose studenta shqiptarė pėrjashta pėr tė bėrė propagandė komuniste. Disa prej tyre si Llazar Fundua, Sejfulla Malėshova, Riza Cerova etj., shkuan pėr haxhillėk nė Bashkimin Sovietik. Pjesa tjetėr e tė mėrguarve politikė, "nacionalistė", "demokratė" a thuaju si tė duash, u ndanė mė dysh sipas shtetit tė jashtėm qė zgjodhėn pėr patron: me Jugosllavinė ose me Italinė. Ata qė zgjodhėn Jugosllavinė dhe qė paguhėshin me rroga muajore prej kėsaj, si Qazim Koculi, Ali Kėlcyra etj., formuan "Bashkimin Kombėtar", me qendrėn nė Paris. Tė tjerėt qė paguhėshin prej Italisė kishin nė krye Mustafa Krujėn, agjentin e pėrhershėm tė Romės. Kėta ishin kthyer pėrgjithėsisht nė politikanė kafenesh dhe i mbanin veshėt pėrpjetė se kush po e pėrzinte Zogun prej Shqipėrie, Jugosllavia apo Italia, pėr t'i futur kėta si bash-veqilė nė Tiranė.

    Po edhe KONARE-ja nuk i kishte punėt fort mirė. U mundua ca kohė tė mbante nė krye Fan Nolin, si njė "figurė", por ky nuk para iu shtrohej parimevet politike. Kur pati nevojė pėr tė holla nė njė rast sėmundjeje, i kėrkoi Zogut telegrafisht, pasi kishte derdhur kundėr tij gjithė ato sharje nėpėr vjersha satirike. Kėtu s'bėri ndonjė mėkat tė madh, sepse mė mirė qė i kėrkoi Zogut se sa Jugosllavisė ose Italisė. Por m'e keqja ishte se, mbasi iu lut Zotit ca kohė pėr Zogun I nė kishat shqiptare t'Amerikės, disa vjet mė vonė, po n'ato kisha dhe pėrpara atyre besnikėve, krahasonte Enver Hoxhėn me Krishtin! Kėshtu e kishin kėta shkrimtarė! A nuk u bė Faik Konitza me Esad Toptanin, mė 1913, sepse urrente Ismail Qemalin? Mė pastaj, pasi derdhi edhe ai shumė tė palara kundėr Zogut, u bė ministri i tij n'Amerikė.

    Pra, pas ca kohe KONARE-ja u shkatėrrua dhe vendin e saj e zuri "Komiteti i Ēlirimit Nacjonal", qė kishte shpirt e zemėr Halim Xhelon. Ky pati mundur tė hynte fshehtazi edhe nė Shqipėri. Prej vitit 1929, "Komiteti i Ēlirimit Nacjonal" bėnte pjesė nė Komitetin e Federatės Komuniste Ballkanike. Nga komunistėt shqiptarė nė mėrgim, mė tė diturit ishin Sejfulla Malėshova dhe Llazar Fundua. Ky i dyti, mbasi e pa se ē'ishte praktikisht komunizmi nė Rusi, ndėrroi pikėpamje dhe u kthye nė Shqipėri, i falur, disa muaj pėrpara pushtimit fashist, me qėllim qė tė bashkėpunonte me demokratėt nė mprojtjen e atdheut dhe, natyrisht, nė zhvillimin shoqėror, ekonomik e kulturor tė vendit. Ishte njeri i zgjuar, i ēiltėr nė mendime dhe me kulturė tė gjerė. Pėr fat tė keq, komunistėt e kapėn dhe e vranė mė 1944. Halim Xhelua vdiq nė njė spital nė Belgjikė. Njė nga ata qė u bėnė pėrhapėsit e idevet komuniste nė Shqipėri ishte Ali Kelmendi, i cili u mundua tė fuste farėn e keqe mė ēdo birucė ku kishte ndonjė grupth tė vogėl punėtorėsh. Idetė komuniste, si njė pėshtjellim i mjegullt, nisėn tė pėrhapėshin edhe nė djalėrinė shkollare. Disa prej tė rinjve shqiptarė, si Mehmet Shehu, Asim Vokshi etj., shkuan prej Italie si vullnetarė nė luftėn civile tė Spanjės, nė radhėt e brigadės ndėrkombėtare "Garibaldi", pėr tė ndihmuar anėn komuniste.

    Ndėrkaq, n'Evropė po ngjanin lėkundje. Nė Gjermani, mė 1933, kish ardhur nė fuqi Hitler-i me Partinė Nazi, qė i theu njėrėn pas tjetrės konditat e traktatit tė Versailles-ės, bėri riarmatimin e Gjermanisė dhe krijoi njė rrezik tė vėrtetė pėr Evropėn. Mbasi fashizmi e nazizmi ishin e njėjta "ideologji", filloi menjėherė afrimi ndėrmjet Italisė dhe Gjermanisė, qė u bė fare i ngushtė me aliancėn e nėnshkruar ndėrmjet dy shtetevet, nė Tetor 1936, dhe me krijimin e boshtit Berlin-Romė.

    Duke menduar se i erdhi koha pėr tė themeluar njė perandori koloniale, Italia fashiste sulmoi Abisininė nė Tetor tė vitit 1935 dhe e pushtoi nė Maj 1936. Kėshtu Viktor-Emmanuel-i III u bė edhe perandor i Ethiopisė. Mandej Italia erdhi duke e zgjeruar veprimtarinė e saj nė Ballkan. Nė Mars 1937, ministri italian i Punėve tė Jashtėme, Galeazzo Ciano, i dhėndėrri i Duce-s, bėri njė vizitė nė Belgrad dhe nėnshkroi me qeverinė jugosllave njė pakt miqėsie. E shtrėnguar ndėrmjet Gjermanisė dhe Italisė, Jugosllavia po shkėputej nga rrethi i politikės frėnge pėr t'u afruar me Romėn dhe Berlinin. Ndėrmjet Ciano-s dhe kryeministrit jugosllav, Millan Stojadinoviē-it, u bisedua sigurisht edhe pėr ēėshtjen e Shqipėrisė. Duket se Jugusllavia nuk e kundėrshtoi, ose nuk kish fuqi t'a kundėrshtonte, ndėrhyrjen e mėtejshme t'Italisė nė Shqipėri, por, nė rast tė njė pushtimi, donte edhe ajo pjesėn e saj. Nė verėn e vitit 1937, u nėnshkrua edhe njė marrėveshje jugosllavo-turke, e cila pėrmbante shpėrnguljen nė masė tė Kosovarėvet pėr nė Turqi. Por kėtė pikė tė marrėveshjes nuk pranoi t'a zbatonte Qemal Ataturku.

    Italia u pėrpoq tė mbante njė politikė miqėsore edhe me Greqinė, ku ishte vendosur diktatura fashiste e Metaksajt. Nė kėtė mėnyrė, Mussolini po pregatiste pushtimin e Shqipėrisė.

    Nė faqet e mėsipėrme, kemi parė sesi veproi Zogu, sesi Shqipėrinė e pėrdori mė fort si njė mjet pėr ambicjet e tija dhe, bashkė me rrethin e vet tė dobėt, shtetin shqiptar e pėrdorėn si njė pronė tė tyren. Kemi thėnė gjithashtu, nė fillim tė kėsaj kaptine, se Zogu, sikur tė kishte qėnė njė udhėheqės i madh, i frymėzuar nga dashuria e krijimit dhe e lartėsimit tė popullit shqiptar, mund tė kish gjetur elemente pėr tė formuar njė rreth tė shėndoshė, se i tėrė kombi nuk ishte njė kalbėsirė. Por mbasi Zogu nuk qėlloi i asaj natyre, duhet thėnė haptazi se as populli shqiptar, nė tėrėsi, nuk ishte i asaj lartėsie sa tė vetqeverisej me mėnyrat demokratike qė kanė zėnė vend nė botėn e qytetėruar tė Perėndimit pas njė evolucioni shumė tė gjatė. E pamė sesi, prej vitit l9l3 e gjer me 1937, (pėrveē vitit 1920 ku Shqiptarėt, nga frika e copėtimit, treguan njė solidarėsi tė vėrtetė kombėtare) s'shihej as dėgjohėj tjetėr veēse trubullime, kryengritje, ēohu ai kundėr kėtij, pikėrisht si nė kohėn e Turqisė, kur ēdo krahinė, ēdo bajraktar, ēdo kapedan, ishte njė shtet mė vehte. Prandaj, nė kushte tė kėtilla, t'ia hedhish tė gjithė pėrgjegjėsinė e fatkeqėsivet kombėtare njė njeriu tė vetėm - dhe ky njeri tė jetė Zogu - nuk na duket gjykim historiani. Zogu ka pėrgjegjėsitė e tija, po edhe kombi shqiptar, nė pėrgjithėsi, kishte mungesat e tija, tė cilat nuk ishin mė tė vogla. Dhe mbasi ēdo populli i vjen njė regjim pas kokės sikurse ēdo njeriu qė i vjen njė kėsulė, duket se populli shqiptar nė tėrėsi, nuk ishte i pjekur pėr njė regjim mė tė mirė. Dhe kjo jo pėr mungesė energjie, zgjuarėsie e cilėsish morale, po pėr shkaqet historike qė kemi treguar gjatė kėtij studimi. Shqiptarėt, nė pėrgjithėsi, kishin mbetur ndoshta populli mė anarkik i Evropės, popull qė s'pranonte asnjė autoritet shtetėror, dhe botėkuptimi i tė cilit me shumė vėshtirėsi mund tė delte pėrtej rrethit tė krahinės tė fisit a tė bajrakut. Kujtonin se qeveritė dhe regjimet politike duhėshin ndėrruar sipas fantazisė sė secilit, me aq lehtėsi sa ē'mund tė ndėrrohet kėmisha. Ēdo bajraktar qė ēonte mė kėmbė 300 veta, ēdo oficer qė mund tė bėnte me vehte 20 gjindarmė, kujtonte se ishte mjaft i fortė pėr tė marrė nė dorė Tiranėn dhe shtetin. Dhe gati tė gjitha ato qė kemi quajtur "kryengritje" kanė qėnė tė kėsaj natyre. Kjo papjekuri politike, kjo gjendje fatkeqe e atij populli tė mjerė, pas zogizmit, solli komunizmin. Prandaj, pėrveē pėrgjegjėsivet historike qė Zogut mund t'i ngarkohen edhe prej brezavet t'ardhshėm, kur tė jenė shuar pasionet e kohės sonė, le tė shikojmė nėse regjimi i tij mund tė ketė pasur edhe ndonjė anė pozitive.

    Ana pozitive e regjimit tė Zogut ėshtė se, mirė, keq, gjatė atyre 14 vjetėve i dha Shqipėrisė formėn e njė shteti tė pėrqendruar, me njė administratė tė rregullt dhe me njė gjindarmėri t'organizuar mirė, e detyroi njė pjesė tė Shqiptarėvet t'iu nėnshtrohej ligjevet, dhe, me anėn e ca rrugėve qė u ndėrtuan (qoftė edhe pėr interesat strategjike t'Italisė), me ca shkolla qė u hapėn, me shėrbimin ushtarak tė detyruar, me pjesėmarrjen e Shqiptarėvet tė ēdo feje e tė ēdo krahine nė vepėrimet e ndryshme tė bashkėsisė shtetėrore, u krijuan lidhje kombėtare mė tė forta, u ngul nė mendjen e gjithkujt se Shqipėria duhej tė pėrbėnte njė tėrėsi, si shtet i pavarur. Administrata shtetėrore e qiti jashtė ligjit zakonin e ahmarrjes dhe tė mbajtjes s'armėvet; u vu kudo njė farė disipline. Me gjithė kryengritjet qė u bėnė njėra pas tjetrės, qetėsia u mbajt mirė, sepse Zogu ishte i zoti pėr atė punė. Por nuk mund tė thuhet se ky rregull mbretėroi mė ēdo anė tė Shqipėrisė. Administrata e pėrqendruar pati fuqi pothuajse vetėm nėpėr ato krahina qė ishin mėsuar deri diku tė njihnin autoritetin e shtetit. Kurse nė disa malėsi tė veriut qetėsia u mbajt duke iu paguar rroga "kreshnikėvet", tė cilėt shpeshėherė ishin qeveri mė vehte nėpėr krahinat e tyre, vrisnin pėr gjaqe e punė tė tjera sa iu donte zemra, dhe nėpunėsit e administratės shtetėrore qėndronin n'ato vise si "jallan shahitė". Pėr t'i dhėnė Shqipėrisė tiparet e njė shteti evropian, Zogu vuri nė fuqi kodin penal sipas atij t'Italisė, nė Jenar 1928, kodin civil sipas ligjevet napoleoniane, nė Prill 1929, dhe kodin tregėtar sipas modelevet tė Francės dhe t'Italisė, nė Prill 1932.

    Ndonėse gjatė regjimit tė Zogut u krijuan, siē thamė, lidhje kombėtare mė tė forta, n'anėn shoqėrore dhe tė mendimeve politike kundėrshtimet u acaruan mė shumė akoma ndėrmjet sė vjetrės dhe sė resė, ndėrmjet pėrfitonjėsve dhe tė shfrytėzuarve, duke sjellė njė pėshtjellim ndjenjash e idesh, nga i cili s'mund tė delte veēse komunizmi.

    Nė fushėn e kulturės dhe t'arėsimit, nuk mund tė thuhet se s'u bė asgjė gjatė regjimit tė Zogut, por mjerisht jo aq sa duhej dhe sa kishte mundėsi tė bėhej. U hapėn disa shkolla tė mesme e qytetėse, si edhe njė numėr filloresh, pėr djem e vajza, por mė tė shumėt e katundevet nuk kishin. Mungonin gjithashtu librat shkollore, tė cilat hartohėshin dhe shtypėshin me njė rithmė tė ngadaltė. Arėsimtarėt pėrgjithėsisht punonin mirė dhe mundohėshin tė bėnin dicka, por mungonte shtytja, ndihma e shtetit dhe organizimi. Me shtrirjen qė kanė marrė degėt e ndryshme tė diturisė nė kohėt tona, nuk mund tė bėhet gjė e madhe pa njė punė t'organizuar dhe tė drejtuar prej institutesh tė larta kulturore. Dhe mbasi kėto institute mungonin nė Shqipėri, atė nismė duhej t'a merrte shteti. Duhej themeluar pikėsėpari njė institut i lartė albanologjie, pėr tė hedhur bazat e kulturės kombėtare n'anėn e gjuhėsisė, tė letėrsisė, tė historisė, pėr tė hartuar librat shkollore tė degėve tė ndryshme tė diturisė, pėr t'a ngritur mendimin shqiptar nė rrafshin akademik. Sigurisht, pėr kėtė lloj pune duhėshin mjete, dhe shteti shqiptar nuk ishte i pasur. Por nė krahasim me shpenximet e kota qė bėhėshin pėr ushtėrinė, pėr lukse e salltanete, kjo punė edhe kish pėr tė kushtuar mė pak, edhe do t'ishte fort e dobishme. Se s'mund tė ketė kombėsi pa njė shpirt kombėtar, dhe s'mund tė ketė shpirt kombėtar pa njė kulturė tė lartė kombėtare qė tė qėndrojė nė gjuhėn e mėmės, nė njė gjuhė tė punuar me kujdes, ku tė derdhet me njė rrjedhje tė natyrshme i tėrė thesari i fjalėvet dhe i shprehjevet t'ėmbėla tė saj. Ndjenja e sė mirės, pėrfytyrimi i sė bukurės, mendimet e larta, nuk mund tė thithen e tė zhvillohen plotėsisht veēse nėpėrmjet tė gjuhės amtare. Duke mos pasur shkolla tė larta, shteti dėrgonte disa studentė me bursė nėpėr universitete t'Evropės. Bursat jepėshin zakonisht me anėsi pėr farefisin e njerėzvet tė regjimit, dhe rrallėherė bazohėshin nė zotėsinė e studentėvet.

    Sa pėr krijimet letrare gjatė regjimit tė Zogut, u botuan disa gjėra tė kėndshme dhe u tregua njė farė kujdesi pėr pastėrimin e gjuhės, por nuk mund tė thuhet se kemi kryevepra t'asaj periudhe. Ndonėse letėrsisė patriotike tė Rilindjes i kishte kaluar koha, disa shkrimtarė vazhduan akoma mbi ato thema, ose mbi thema tė historisė kombėtare, por pa iu dhėnė dot kėtyre kuptimin e kohės. Disa tė rinj deshėn t'imitonin symbolizmin si edhe romantizmin e letėrsive evropiane, me ca dashuri melankolike e psherėtima nė dritė tė hėnės. N'atė kohė, jeta familjare e shoqėrore e Shqiptarėvet paraqiste kundėrshti (kontradikta) tė pėrditshme ndėrmjet mendėsisė sė vjetėr dhe idevet tė reja, ku mund tė merrėshin thema interesante pėr dramin dhe romanxin. Por nė kėtė lėmė prodhimi nuk kemi veēse disa novela dhe ndonjė poezi humoristike. Si letėrsi tė njė karakteri shoqėror, kemi aty-kėtu disa pėrshkrime tė skamit e tė mjerimit ku rrihej e pėrpiqej populli i varfėr, i shfrytėzuar prej pasanikėvet. Ndonėse kjo mėnyrė shkrimi frymėzohej prej ideve komuniste, i pėrgjigjej sė vėrtetės n'atė kohė, dhe pėrmban ndjenja tė prekshme. Por nuk pati krijime me tė vėrtet origjinale, as n'anėn e pėrfytyrimit tė lartė artistik, as n'anėn e ngritjes s'idevet nė njė botėkuptim epėror me ngjyrimet e mendėsisė sė Shqiptarit. Kėshtu mendimi i Shqiptarėvet, si gjatė shekujvet, mbeti rob i propagandavet tė jashtėme, dikur fetare, dhe tani "ideologjike". Me tė vėrtet Shqiptarėt e gjorė, siē ndahėshin dikur nė tė krishterė e myslimanė, nisėn tė frymėzohėshin tani ose prej "ideologjisė" fashiste, ose prej asaj komuniste, pa e vrarė mendjen asnjė ēast se qė tė dyja kėto s'ishin tjetėr veēse propaganda imperialiste tė disa fuqive tė mėdha, tė cilat donin tė hanin edhe Shqipėrinė, siē u provua mė vonė.

    Zogu dhe rrethi i tij ndjenin njė frikė instinktive kundrejt kulturės, mbasi kėt' armė s'e kishin ata vetė. Mandej e kuptonin ndoshta se mėnyra e qeverimit tė tyre nuk pajtohej me idetė e reja qė vinin prej kulturės sė kohės. Prandaj nuk i dhanė njė pėrkrahje me shpirt zhvillimit kulturor tė vendit, dhe ēdo mendim tė ri e quanin komunist. Por nuk mund tė thuhet se pėrdorėn masa tė rrepta pėr tė penguar zhvillimin e kulturės ose pėr t'imponuar njė "ideologji", si nė Gjermani, Itali e gjetkė. Ata ndaluan vetėm rrahjen e lirė t'idevet politike, botimet e theorivet ose tė propagandės komuniste dhe ēdo kritikė qė mund t'i bėhej regjimit tė Zogut.

    Por kėto masa ndalimi bėnin efektin e kundėrt, sepse idetė e reja gjenin gjithmonė rrugė se nga tė hynin, me anėn e libravet tė shkollės dhe nėpėr kulturėn evropiane pėrgjithėsisht, e cila depėrtonte nga tė gjitha marrėdhėniet me botėn e Perėndimit. Prandaj do tė kishte qėnė shumė mė mirė sikur mendimet e reja t'ishin rrahur nė dritė tė lirė, se sa tė merrėshin nė njė mėnyrė tė rrėmujėshme, pa kritikė, prej grupthe fanatikėsh, nėpėr biruca. Sepse idetė qė thithen fshehurazi, merren gjithmonė shtrembėr.

    Kishte mandej njė kundėrshti tė dukshme, tė pėrditshme, ndėrmjet abuzimevet orientale tė regjimit, tė cilat binin fort nė sy nė njė vend tė vogėl si Shqipėria, dhe idevet ose aspiratavet qė brezit tė ri i vinin prej kulturės perėndimore. Kėshtu ndėrmjet regjimit zogist dhe brezit tė ri u krijua njė hendek i pakapėrcyershėm, ishin si dy botė tė ndara qė s'i lidhte asnjė urė bashkimi. Shumica e madhe e tė rinjvet e kishin pėr turp tė tregonin ndjenja simpathie pėr regjimin, deri edhe njė pjesė e atyre qė ishin bij ministrash ose "besnikėsh" dhe qė pėrfitonin prej tij. Ky ishte ndoshta dėmi m'i madh qė i pruri regjimi i Zogut Shqipėrisė dhe qė pati, siē do t'a shohim, pasoja tė tmerrshme.

    Nėse Zogu nuk u tremb nga demostrata e flotės italiane pėrpara Durrėsit, nė Qėrshor 1934, punėt kishin ndryshuar nė Prill 1939. Hitleri e kish pėrmbysur ekuilibrin e Evropės, me aneksimin e Austrisė mė 13 Mars 1938, me copėtimin e Ēekosllovakisė nė Shtator t'atij viti dhe me pushtimin e plotė tė Bohemisė e tė Moravisė, nė Mars 1939. N'ato kushte, as Italia nuk mund tė mbetej pa u shtrirė mė ndonjė anė, sidomos tani qė nga veriu po ndjente peshėn e Gjermanisė, e cila i kishte ardhur nė Brenner. Dhe ana nga mund tė shtrihej, ishte Shqipėria. Tre muaj pas aneksimit t'Austrisė prej Gjermanėvet u bė njė takim i dytė ndėrmjet Kontit Ciano dhe kryeministrit tė Jugosllavisė, Stojadinoviē-it, nė Venetik, mė 18 Qėrshor 1938. Ky takim kishte pėr qėllim tė forconte miqėsinė italo-jugosllave, domethėnė tė siguronte qėndrimin mėnjanė tė Jugosllavisė nė rast se Italia do tė pushtonte Shqipėrinė. Kryeministri jugosllav ia pėrsėriti edhe njėherė Kontit Ciano se ēėshtja e Shqipėrisė nuk kishte njė rėndėsi t'atillė sa tė prishte marrėdhėniet e mira ndėrmjet dy shtetevet dhe se Jugosllavia ia njihte Italisė pozitėn e privilegjuar mbi atė vend. Por megjithatė, kėrkonte edhe pėr vehte njė copė nga ana e veriut, nėqoftėse Italia do t'a pushtonte Shqipėrinė ushtarakisht. Pėr kėtė qėllim u pėrqėndruan fuqi jugosllave rreth kufijve tė Shqipėrisė dhe, nė Shtator 1938, ministri i Jugosllavisė nė Tiranė i njoftonte ministrit shqiptar tė Punėve tė Jashtėme se, nė rastin e njė pushtimi tė Shqipėrisė nga trupat italiane, duhej tė merrte edhe Jugosllavia, pėr sigurimin e saj, disa krahina nė veri.

    Por me synimet e mėtejshme tė Gjermanisė n'Evropėn qendrore, Jugosllavia e ndjeu vehten nė rrezik ndėrmjet fuqivet tė Boshtit; dhe nisi t'a ulte ca mė shumė qėndrimin e saj kundrejt Italisė. Pėrpara se tė pranonte planin e Kontit Ciano pėr njė vepėrim ushtarak nė Shqipėri, Mussolini u mendua fort, nga frika se mos i jepte shkak Gjermanisė pėr tė zbritur nė Ballkan. Por nė Jenar 1939 e ndau mendjen, dhe Konti Ciano shkoi pėrsėri nė Belgrad, ku qėndroi prej 18 gjer mė 23 t'atij muaji, pėr t'a biseduar ēėshtjen mė gjatė me kryeministrin jugosllav, Millan Stojadinoviēin. Sa pėr Greqinė, Italia s'e fuste fare nė llogari. Stojadinoviēi qėndronte gjithnjė nė mendimin se zgidhja m'e mirė e problemit tė Shqipėrisė do t'ishte copėtimi, siē shkruante Konti Ciano. Jugosllavia kėrkonte Shkodrėn dhe malin e Taraboshit, kurse Italia i premtonte asaj pėrkrahjen pėr tė dalė nė Selanik dhe ndonjė ndryshim tė vogėl nė kufijtė e Shqipėrisė, duke i lėnė natyrisht edhe dorė tė lirė pėr tė ēkombėtarizuar Shqiptarėt e Kosovės. Selaniku ishte shumė tėrheqės pėr Jugosllavinė, por mbetej gjithmonė si njė "premtim". Gjė qė nuk e bindte Stojadinoviēin. Prandaj, kur ky dha dorėheqjen mė 4 tė Shkurtit dhe nė Belgrad u formua njė qeveri tjetėr, Konti Ciano shkruante nė ditoren e tij: "Me Stojadinoviēin duhej t'a ndanim Shqipėrinė, tash do t'a pushtojmė tė tėrė, pa Jugosllavinė".

    Nėse pengesa jugosllave mund tė kapėrcehej, mbetej gjithmonė frika se mos Gjermania zbriste nė Ballkan. Mė 15 Mars 1939, Hitler-i e pushtoi tė gjithė Ēekosllovakinė. Mussolini-t po i prishte gjumin ēėshtja e Shqipėrisė, duke e menduar nga tė gjitha anėt. Por duket se vendimin e prerė e mori mė 23 tė Marsit 1939, kur Gjermania e siguroi Italinė se Adriatiku dhe deti Mesdhe i mbetėshin kėsaj. Nė tė njėjtėn kohė Mussolini pati njė letėr edhe nga kryeministri i Anglisė, Neville Chamberlain-i, i cili i lutej pothuajse diktatorit italian qė tė ndihmonte pėr tė krijuar mirėbesimin ndėrmjet fuqivet tė mėdha dhe pėr tė ruajtur paqen. Kjo letėr bėri efektin e kundėrt sepse, siē shkruante Konti Ciano nė ditarin e tij, tregonte dobėsinė e demokracivet dhe ia forcoi vendosmėrinė Mussolini-t. Pas pak ditėsh, Ambasadori jugosllav nė Romė e siguronte Kontin Ciano se Belgradi nuk i paraqiste kundėrshtim vepėrimit italian nė Shqipėri, vetėm kėrkonte qė ky vend tė mos pėrdorej si njė bazė kundėr Jugosllavisė.

    Mė 23 Mars, Italia nisi pregatitjet ushtarake pėr zbatimin e planit. Pėrqėndroi fuqi nė Pulje, nėn kumandėn e gjeneral Alfredo Guzzoni-t, dhe njė skuadėr tė flotės nė Taranto. Njėkohėsisht, vuri nė lėvizje agjentėt e saj brenda dhe jashtė Shqipėrisė pėr tė pėrdorur si vegla njė pjesė Shqiptarėsh, tė cilėt do tė ndihmonin ndėrmarrjen ushtarake italiane dhe do t'i lutėshin me telegrame Mussolini-t qė t'a ēlironte vendin e tyre nga regjimi i Zogut. Ministri i Italisė nė Tiranė, Jakomoni, u ngarkua tė pregatiste njė kryengritje bajraktarėsh dhe shpėrndau mjaft tė holla djathtas e majtas. Kurse pėrjashta, agjentėt e fashizmit u vunė tė fusnin nė shėrbim kundėrshtarėt e vjetėr tė Zogut ose "heronjt" e 1924-ės, tė cilėt jetonin ē'prej 14 vjetėsh me rroga tė Jugosllavisė dhe t'Italisė. Shėrbimi i kėtyre i vlente Italisė nė dy drejtime: e para, mund tė mėnjanonte rrezikun e njė qėndrese me armė tė popullit shqiptar dhe, e dyta, me telegramet e kėtyre, qė mbushnin faqet e para tė gazetavet, jepte pėrshtypien nė botėn e jashtėme se ajo nuk vinte nė Shqipėri si robėronjėse, por si "ēlironjėse", e thirrur prej Shqiptarėvet vetė. Jugosllavia porsa u bind se Shqipėrinė po e pushtonte Italia, ua preu rrogat politikanėve tė "Bashkimit Kombėtar", Qazim Koculit, Ali Kėlcyrės e tė tjerėve, qė jetonin nė Paris. Pėr t'i ngushulluar, shkoi menjėherė Mustafa Kruja me premtime tė reja... Dhe pėr t'i bashkuar tė gjithė tok nė shėrbim t'Italisė kėta "nacionalistė", tė cilėt mund t'i bashkonte ēdo i huaj por kurrė zėri i atdheut. Shėrbimet e fshehta italiane dėrguan nė Francė si kasnec kryeagjentin e tyre pėr pushtimin e Shqipėrisė, Ernest Koliqin. Gojtaria e kėtij, e ambėl si tringėllimi i arit, qetėsoi zemrat dhe pajtoi mendimet e papajtuarshme pėr tė nėnshkruar nė Grenoble njė copė karte, me anėn e sė cilės i kėrkohej Duce-s ēlirimi i Shqipėrisė nga regjimi i Zogut, dhe ky i fundit tė zėvendėsohej me njė princ prej Shtėpisė sė Savojės. Tė gjitha pregatitjet ishin bėrė siē duhej nga ana e Italianevet; deri edhe data e sulmimit tė Shqipėrisė ishte caktuar pikėrisht pėr n'ato ditė kur Zogu priste lindjen e njė fėmije dhe s'kish sesi t'arratisej me tė shoqen shtatzėnė n'orėt e fundit ose lehonė. Kjo rrethanė familjare mund t'a detyronte tė dorėzohej.

    Kur gjithėēka ishte nė rregull, Italia i dha Zogut njė notė, mė 25 tė Marsit, me disa kėrkesa tė papranuarshme: shkarkim trupash italiane nė Shqipėri pėr tė pushtuar katėr skelat kryesore dhe pikat strategjike gjatė kufijvet bashkė me kontrollimin e rrugėvet dhe tė fushavet t'aviacionit; bashkim doganor dhe monetar ndėrmjet dy shtetevet; vendosje familjesh italiane nė Shqipėri, sidomos nėpėr fushat bujqėsore, me tė drejtė blerjeje tokash dhe me tė gjitha tė drejtat e nėnshtetasvet shqiptarė; sekretarėt e pėrgjithshėm tė ministrivet t'ishin italianė etj. Natyrisht, Zogu nuk i pranoi kėto kėrkesa qė donin tė thoshin kėthim i Shqipėrisė nė njė krahinė italiane. Por si njeri i fshehtėsisė dhe i komplotevet qė ishte, u mundua t'a mbante ēėshtjen fshehur disa ditė, gjersa kjo plasi vetvetiu kur Italianėt e pėrsėritėn notėn, me tė njėjtėn pėrmbajtje, mė 2 tė Prillit. Atėhere, mė 3 Prill, i tėrė kombi u trondit si njė trup i vetėm dhe buēiti nė demostrata rrugėvet.

    Ndonėse rrethi i dobėt i "mbretit" anonte pėr njė rregullim me Italinė pėr tė mos pasur andralla e pėr tė ruajtur pasuri e pozita, Zogu vetė nuk mund t'i pranonte ato kushte, sepse atėhere do tė mbetej si i burgosur nė duart e ushtėrisė italiane. Siē e kishte zakon nė raste tė kėtilla, Zogu thirri pėr kėshillim Mehdi Frashėrin, i cili shikohej si zėdhėnės i rrymavet patriotike dhe mund tė pėrmbante lėvizjen e madhe popullore qė tė mos kėthehej kundėr mbretit. Mehdi Beu i foli popullit tė mbledhur pėrpara Pallatit duke treguar haptas se ē'kėrkonte Italia dhe se ai e kishte kėshilluar mbretin qė tė mos i pranonte ato kushte. Nė tė vėrtetėn, Zogu dhe Mehdi Beu menduan qė t'i parashtrohėshin Romės disa kundėr-propozime tė cilat, nė parim, nuk e kundėrshtonin shkarkimin ushtarak t'Italisė, por kėrkonin qė ky tė bėhej nė bazė tė njė marrėveshjeje dhe brenda disa rregullave tė caktuara. Po ashtu duhėshin kufizuar kėrkesat nė lidhje me vendosjen e Italianėve nė Shqipėri, me bashkimin doganor, me kėshilltarėt e ministrivet etj. Ka shumė tė ngjarė qė kėto kundėr-propozime u bėnė pėr tė fituar kohė. Sidoqoftė, qeveria shqiptare ia paraqiti ministrit t'Italisė nė Tiranė mjaft vonė, mė 5 Prill, kurse ultimatumi mbaronte tė nesėrmen. Nė pasdreken e 8 Prillit, propozimet e notės italiane u hodhėn poshtė edhe prej parlamentit. Zogu dėrgoi Mehdi Frashėrin pranė ministrit t'Italisė nė Tiranė, Jakomonit, pėr t'i kėrkuar shtytjen e ultimatumit dhe ēiljen e bisedimevet, por ēdo gjė kishte mbaruar. Mussolini kishte thėnė se bisedimet mund tė bėhėshin me gjeneral Guzzoni-n, nė Tiranė. Zogu kishte dėrguar edhe nė Romė si ministėr fuqiplotė pėr t'i rregulluar punėt kryeagjutantin e tij, gjeneral Zef Sereqin, tė cilin duhej t'a kishte si njeriun mė tė besuar. Por ky u vu menjėherė nė shėrbim t'Italianėvet, vetėm se "i duhėshin ca tė holla", siē tregon Konti Ciano nė ditaren e tij. Po ashtu vepėruan prefekti i Durrėsit dhe disa oficerė t'ushtėrisė. Shumė deputetė, ministra dhe titullarė tė lartė qė kishin lėpirė kėmbėt e Zogut deri n'atė kohė, si Xhafer Ypi, kryeinspektor i Oborrit mbretėror, Eqrem Libohova, ministėr i Punėve tė Jashtėme etj., u vunė menjėherė nė shėrbim t'Italianėvet. Kjo provon se prej ēfarė kalbėsirash pėrbėhej regjimi i Zogut.

    Mbasi nuk parashihte asnjė ndėrlikim tė jashtėm, se edhe kryeministri britanik, Neville Chamberlain-i, nė njė deklaratė qė bėri nė Dhomėn e Komunevet, tha se Anglia nuk kishte ndonjė interes tė veēantė nė Shqipėri, Roma lajmėroi mė 6 Prill vetėm qeverinė jugosllave duke i njoftuar se po merrte disa masa ushtarake kundrejt Shqipėrisė pėr tė mprojtur interesat e saja.

    Ditėt e para tė Prillit 1939 kanė lėnė njė mbresė tė pashlyershme nė kujtesėn e kombit shqiptar. Gjithkush e paramendonte ndoshta se regjimi i Zogut ishte i dėnuar tė mbaronte n'atė mėnyrė mbasi nuk mund tė mbahej pa ndihmėn financiare tė jashtėme dhe nuk pėshtetej nė njė vullnet kombėtar tė vėrtetė. Por askujt s'i pat shkuar nėpėr mend se ata qė kishin drejtuar deri atėhere kombin dhe shtetin shqiptar tė tregohėshin aq tė dobėt. Vetėm populli dhe djalėria buēitėn nė kėmbė si njė trup i vetėm dhe kėrkuan tė gjithė tė vdisnin, burra e gra, i madh e i vogėl, pėr tė mprojtur lirinė kombėtare. Demostrata vigane shpėrthyen si njė valė e fuqishme nė Tiranė, nė Korēė, nė Shkodėr, nė Vlorė e kudo gjetkė. Populli, djalėria, s'kėrkonin veēse armė, armė pėr tė mprojtur pavarėsinė e atdheut. N'ato tri-katėr ditė t'ethėshme, ku s'kishte gjumė, ku shumica gėdhihėshin pėrjashta, u harruan tė gjitha vuajtjet e ankimet kundrejt regjimit tė Zogut, dhe populli u tregua i tėrė pas "mbretit", mjaft qė ky tė qėndronte. Telegrame sigurimi i vajtėn Zogut ngado, nga qendrat e demostratavet, nga djalėria, nga qytetet dhe grupet e ndryshme duke i dhėnė besėn se do tė luftonin tė gjithė ndėn urdhėrat e tija. Ndoshta s'ishte parė kurrė gjer atėhere njė vetėdijė kombėtare, njė bashkim moral i atillė nė popullin shqiptar.

    Mjerisht, Zogu nuk u tregua i denjė pėr kaq besim. U dėftye njeri fare i rėndomtė dhe pa asnjė rremb heroizmi. Duke pasur gjithmonė frikė nga populli lozi komedinė e qėndresės sa pėr tė gėnjyer masat dhe pėr tė pregatitur ikjen e tij. Qė tė pėrmbante buēitjen popullore, bėri disa lėvizje trupash dhe hapi parullėn se gjoja ai do tė luftonte me anėn e ushtėrisė sė rregullt dhe se mobilizimi i pėrgjithshėm do tė bėhej ca nga ca sipas nevojės. U muar vesh se tė gjitha kėto ishin njė dredhi dhelpre si tė tjerat dhe se qėllimi i "mbretit" kishte qėnė qė tė delte shėndoshė e mirė pėrtej kufijvet me familjen dhe thesarėt e tij. Turp, pėr Zotin! Po a n'atė mėnyrė patėn ikur Kara Mahmut Bushati, Ali Pashė Tepelena, e sa e sa burra tė tjerė tė racės shqiptare?

    Por burrėrinė e racės shqiptare e tregoi Mujo Ulqinaku me shokėt e tij qė u bėnė copė e grima ndėnė gjylet e Italisė. Sepse ishte kalbur klasa drejtonjėse e gjerahershme, gjaku i Shqiptarit vlonte akoma, si nė kohėt e lashta nė rrembat e popullit.

    Nė mėngjezin e 7 Prillit 1939, njė fuqi italiane e pėrbėrė nga dy divizionė kėmbėsorie, katėr regjimente bersaljerėsh, njė regjiment granatierėsh, dy batalionė kėmishėzes, tre batalionė tė motorrizuar tanksesh dhe njė grup qerresh tė koracuara, dy grupe artilerie tė kalibrit tė mesėm, me njė flotė detare prej dy koracatash dhe shtatė kryqėzorėsh pėrveē torpilorėvet, etj., dhe me njė flotė ajrore - gjithėsejt afro 40.000 ushtarė - ndėn kumandėn e gjeneral Alfredo Guzzoni-t, sulmoi Shqipėrinė. Pjesa m'e madhe e fuqisė i drejtohej Durrėsit. Pjesa tjetėr do tė zbriste nė Shėngjin, Vlorė e Sarandė.

    Ndėrsa "kumandarėt e lartė" tė klikės sė Zogut bashkė me atė vetė iknin fshehurazi si hajdutėt kur bėhet berihaja nė fshat: ndėrsa tė tjerė "shkėlqesa" t'atij rrethi shkonin t'i paraqitnin nderimet dhe nėnshtrimin ministrit t'Italisė nė Tiranė; ndėrsa ajrorėt italianė hidhnin trakte me nėnshkrimet e tė mėrguarve politikė qė i bėnin thirrje popullit shqiptar t'i priste Italianėt si miq; Mujo Ulqinaku me disa reparte tė gjindarmėrisė dhe tė marinės, nė Durrės, tė tjerė grupe gjindarmėsh e vullnetarėsh nė Vlorė e nė Shėngjin, i pritėn me grykė tė pushkės dhe tė mitralozavet, ashtu si e ka pasur gjithmonė zakon Shqiptari, qė s'e ka lėshuar kurrė atė tokė tė ngratė pa i vėnė vulėn e gjakut.

    Austria, Ēekosllovakia, ndonėse mė tė qytetėruara dhe shumė mė mirė t'armatosura, t'organizuara, u dorėzuan pa shtirė njė pushkė. U ēudit Evropa kur dėgjoi se Italianėt provuan tri herė tė zbrisnin nė skelėn e Durrėsit dhe u detyruan tė kėthehėshin prapė n'anijet; gjersa mė nė fund e hapėn rrugėn me grykat e artilerisė sė detit dhe shkelėn nė tokėn shqiptare duke shkelur mbi kufoma dėshmorėsh. Shqiptarėt ishin i pari komb n'Evropė qė po i qėndronte me armė agresionit fashist.

    Italianėt hynė nė Tiranė tė nesėrmen, mė 8 Prill. Ndonėse nuk ndeshėn nė tjetėr qėndresė, bėnė mė tepėr se njė muaj pėr t'a shkelur tė tėrė vendin. Sikur Zogu tė kishte qėndruar me armė, dhe gjithė popullin n'atė rast e kishte me vehte si njė shkėmb graniti, do tė kishte habitur botėn, do t'ishte pėrsėritur epopeja kastriotiane, Shqipėria do tė kish tėrhequr admirimin e gjithė njerėzisė, do tė kishte mbetur shembull heroizmi. Forcat e reja do t'ishin mbledhur rreth Zogut, do t'ishte krijuar njė tjetėr bosht pėrqėndrimi politik, do t'i ishte prerė udha komunizmit. Por Zogu s'kishte asnjė rremb heroizmi, ishte njeri tepėr i rėndomtė: Jugosllavia e kishte futur nė Shqipėri, Italia i dha njė shqelm dhe e hodhi jashtė.
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    • 4 Faqe +
    • 1
    • 2
    • 3
    • 4
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim