Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Ramiz Alia: Dosjet Janė Manipuluar Nga Gjithė Qeveritė - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Ramiz Alia: Dosjet Janė Manipuluar Nga Gjithė Qeveritė Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

  • venali kavaje
  • Grupi: Admin
  • Postime: 6.664
  • Regjistruar mė : 12-prill 04
  • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
  • Location:Republika Kavaje
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 18 nėntor 2008 - 08:58 PD

    Ramiz Alia: Dosjet janė manipuluar nga gjithė qeveritė

    Shqipėria pėrballė "etheve dhe hijeve" tė arkivave tė policisė sekrete

    g.shqip

    18 vjet mbas rėnies sė komunizmit, hapja e arkivave tė gjithė-pushtetshmes polici sekrete, vazhdon tė jetė njė debat i hapur nė Shqipėri, ku njerėzit, nė sfondin e manipulimeve politike, janė tė ndarė midis dėshirės pėr tė mėsuar dhe frikės pėr tė njohur tė vėrtetėn.

    "Vetėm fundi i spekulimeve mbi kėtė ēėshtje do tė lejojė pastrimin e politikės dhe shoqėrisė shqiptare nga ethet dhe hijet e dosjeve tė Sigurimit, tė policisė sekrete tė Enver Hoxha", thotė pėr AFP, shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare.

    "Gjithė popullata mbahet nėn terrorin e dosjeve", thotė i revoltuar Bedri Ēoku, qė ka kaluar 34 vjet nė burgjet dhe kampet komuniste. "Kur del ēėshtja e hapjes sė dosjeve, ajo mbytet po aq shpejt, pasi shumė rendin tė shpjegojnė se arkivat ose janė shkatėrruar ose janė manipuluar nga bota politike", shton ai.

    "Nė vend tė ndihmojė pėr zbardhjen e sė vėrtetės, manipulimet mbi kėtė ēėshtje kanė ushqyer nė Shqipėri njė manipulim politik qė prej vitesh po mban peng gjithė politikėn dhe shoqėrinė shqiptare", pohon Ismail Kadare.

    "Hapja e dosjeve pėr personalitetet publike dhe politike ėshtė e domosdoshme, sepse, pėr sa kohė nuk ėshtė shkulur kjo e keqe, shoqėria shqiptare do tė vazhdojė tė jetė e sėmurė", thotė kandidati pėr ēmimin "Nobel" nė letėrsi, Kadare.

    Ėshtė e "papranueshme", sipas shkrimtarit shqiptar, qė politika vazhdon tė pėrdorė kėto dosje pėr tė kontrolluar kundėrshtarėt e pėr t‘i mbajtur ata nėn presion sa herė mendojnė se ėshtė e nevojshme. Ėshtė e "pafalshme", vlerėson ai pa fshehur zemėrimin, qė ish-agjentė tė kenė poste tė rėndėsishme e pėr mė tepėr tė vazhdojnė tė bėjnė moral.

    Sipas burimeve informative tė huaja, rreth 10000 njerėz kanė punuar nė Sigurimin e Enver Hoxhės, i cili e krijoi kėtė institucion menjėherė pas ardhjes sė tij nė fuqi edhe si njė mjet tė fuqishėm pėr tė shtypur edhe kundėrshtarėt e tij politikė, qė nė pjesėn mė tė madhe u vranė, u internuan apo vdiqėn nė burgje.

    Me rėnien e komunizmit nė fillim tė viteve ‘90, Sigurimi i Shtetit u kthye nė Shėrbim Informativ Sekret. Sipas burimeve jozyrtare, rreth 20% e popullatės shqiptare ka dhėnė nė forma tė ndryshme informacion ndėrmjet levave tė Partisė sė Punės, organizatave tė masave apo ka bashkėpunuar me Sigurimin, duke denoncuar shpesh aktivitetin e miqve, komshinjve, kolegėve ose edhe tė njerėzve tė afėrm tė familjes.

    Mediat shqiptare botojnė rregullisht pjesė tė dosjeve tė policisė sekrete apo lista pseudonimesh tė njerėzve publikė, qė thuhet se kanė bashkėpunuar me Sigurimin e Shtetit. Mjediset politike nuk qėndrojnė gjithashtu larg kėsaj loje, duke akuzuar e treguar me gisht edhe anėtarė tė Parlamentit qė, sipas tyre, kanė qenė tė lidhur me policinė sekrete.

    "Ligjet e kaluara deri tani nga Parlamenti shqiptar kanė qenė tė pamjaftueshme pėr t‘i dhėnė fund spekulimeve dhe, me disa pėrjashtime, pėr tė larguar nga jeta publike ish-bashkėpunėtorėt e policisė komuniste", pranon Kastriot Dervishi, drejtor i Arkivit tė Ministrisė sė Brendshme. Parlamenti shqiptar ėshtė angazhuar tė adaptojė njė ligj tė ri lustracioni, tė destinuar tė pėrjashtojė nga jeta politike agjentėt e vjetėr tė policisė sekrete, por mosmarrėveshjet midis mazhorancės dhe opozitės nuk kanė bėrė gjė tjetėr veē kanė ushqyer skepticizmin e shqiptarėve mbi mundėsinė e kėsaj nisme.

    Ramiz Alia, pasuesi i Enver Hoxhės, diktatorit tė vdekur mė 1985, ėshtė nė favor tė hapjes sė arshivave, por ai nuk mund tė fshehė skepticizmin e tij kur thotė: "Duhet tė hapen, por arkivat janė shkatėrruar, seleksionuar, manipuluar nga tė gjitha qeveritė". (qė nga koha e rėnies sė komunizmit). "Hapja e tyre nuk do tė sjellė asgjė tė vlefshme pėr shoqėrinė", siguron AFP-nė, ish- presidenti i fundit komunist nė Shqipėri. Burime tė shumta konfirmojnė se kjo zhdukje e arkivave dhe pėrdorimi i tyre pėr arsye tė ndryshme ka filluar qė nė vitin 1991, me udhėheqėsit e vjetėr komunistė, njė praktikė qė ka vazhduar mė pas edhe nga tė gjithė udhėheqėsit e qeveritė e tjera nė vite. Gjatė rebelimit tė armatosur nė 1997-ėn, njė pjesė e arkivave tė shėrbimit sekret, tė vendosura nė njė tunel qė i pėrkiste Ministrisė sė Mbrojtjes, afėr Tiranės, u vodh dhe u hodh nė lumė nga njerėz tė armatosur nė kėrkim tė rezervave tė arit. "Nė arkivat e Ministrisė sė Brendshme ka vetėm 30000 dosje, e nė pėrgjithėsi ato i pėrkasin personave tė panjohur ose ish-bashkėpunėtorėve tashmė tė vdekur", konfirmon zoti Dervishi. "Rreth 500 emra bashkėpunėtorėsh tė rėndėsishėm janė fshirė me kujdes nga regjistrat e policisė... Ekspertėt e huaj mundėn tė verifikojnė vetėm 20 nga emraā€¦", shpjegon ai.

    Shtypi shqiptar ka thėnė se 27000 deri nė 60000 dosje janė zhdukur, por asnjė burim zyrtar nuk ka ditur tė thotė tani tė vėrtetėn e shifrave, pasi mjegullnaja mbi kėtė ēėshtje duket se i intereson bukur mirė atyre qė vazhdojnė t‘i pėrdorin ato. Ndaj dhe shqiptarėt janė dakord kur thonė se njė dosje nuk zhduket dot kurrė plotėsisht. Diku janė ruajtur, diku ka elemente tė mundshėm pėr t‘u shfrytėzuar pėr qėllime manipulimi, shantazhi apo edhe studimi, kur politika tė heqė dorė nga pėrdorimi i tyre.


    Spiunėt, PD-ja dėshton me dosjet - Aldo Bumēi shpalos objektivat pėr sesionin e ri parlamentar
    Edhe pse kishte premtuar se afati i fundit pėr ligjin e hapjes sė dosjeve do tė miratohej nė shtator, mazhoranca sėrish ka dėshtuar. Pasi nuk e bėri nė muajin korrik, kur nisi zhurma e madhe, Partia Demokratike sėrish nuk ka mundur ta ēojė nė fund misionin e hapjes sė dosjeve tė spiunėve, duke e lėnė kėtė ēėshtje, ndoshta nė fund tė vitit, apo nė janar. Pavarėsisht premtimeve pėr hapjen e dosjeve brenda muajit korrik, PD-ja ndryshon qėndrim, mė pas e la kėtė ēėshtje pėr muajin shtator. Por as nė shtator nuk u bė gjė. Megjithatė, vazhdon tė jetė skeptik qėndrimi i njė grupi tė konsiderueshėm deputetėsh se dosjet do tė hapen njė ditė, duke deklaruar se ato po pėrdoren si mjet shantazhi politik.

    Rikthimi i dosjeve
    Zhurmat e mėdha politike rikthejnė nė lojė ēėshtjen e hapjes sė dosjeve. Kėshtu ndodhi edhe nė verėn e shkuar, kur PD-ja u pėrplas fuqishėm me Presidentin Topi pėr dekretet e Gjykatės sė Lartė, ēka bėri qė Partia Demokratike tė rihapte me vrull debatin e spiunėve. Pesė dekretet e Topit pėr emėrimet nė Gjykatėn e Lartė, pa pyetur PD-nė, kanė alarmuar Kryeministrin Berisha dhe Jozefina Topallin gjithashtu. Frustrimi preku edhe shumė deputetė tė PD-sė, ēka e detyroi Berishėn qė tė risjellė nė skenė ēėshtjen e dosjeve me premtimin se ato do tė hapen brenda kėtij sesioni parlamentar. Edhe kėtė herė, ashtu si mė parė, PD-ja tėrhiqet nga hapja e dosjeve.

    Premtimi i pambajtur
    "Tė hapen dosjet dhe tė mbyllen gojėt". Ky ishte premtimi qė deputetė tė majtė e tė djathtė bėnė pėr njė muaj rresht, por qė i mungoi njė vullnet i fortė dhe dėshirė e mirė pėr t‘u realizuar. Qė nga Kryeministri Berisha, Jozefina Topalli dhe deri te Fatos Hoxha i PD-sė, u dha premtimi se dosjet do tė shqyrtohen brenda muajit korrik. Afati i shqyrtimit tė dosjeve, siē ėshtė shtyrė pėr vite me radhė, vazhdon tė shtyhet edhe sot e kėsaj dite. Shtatori ishte muaji ku PD-ja bėri premtimin e radhės, por duket se ishte thjesht njė "shashkė". Ka shumė mundėsi qė PD-ja do tė dalė sė afėrmi dhe do tė thotė: "Dosjet i shtyjmė pas zgjedhjeve. Kemi gjėra mė tė rėndėsishme pėr tė bėrė nė kėto kohė".

    Deklaratat
    Nė korrik, zėdhėnėsi i grupit kuvendor tė PD-sė, Aldo Bumēi, zbardhi programin e Partisė Demokratike pėr sesionin e ardhshėm parlamentar. Pikat mė pikante ku PD-ja do tė fokusohet nė muajin shtator do tė jenė Kodi Elektoral, projektligji pėr hapjen e dosjeve tė ish-Sigurimit tė Shtetit, ligji pėr gjyqėsorin dhe ligji pėr prokurorinė. Megjithėse sesioni i ri fillon mė datėn 15 shtator, Partia Demokratike premton se do tė mbyllė njė seri ēėshtjesh brenda shtatorit. Bumēi ka theksuar se brenda 15 ditėve do tė mbyllen ēėshtje tė rėndėsishme si Kodi Elektoral, dosjet e spiunėve dhe reforma nė drejtėsi. Ligji pėr Gjykatėn Administrative ėshtė bėrė gati nga ministri Enkelejd Alibeaj dhe mbetet vetėm pėr t‘u diskutuar nė shtator. Zhurma e dosjeve qė pėrpin skenėn politike sa herė shfaqet diēka mė e madhe do tė kthehet sėrish nė shtator. Deri nė fund tė shtatorit, Komisioni i Ligjeve do tė pėrcaktojė Kodin e ri Elektoral, por do t‘i japė fund edhe ligjit pėr prokurorinė dhe ligjit pėr gjyqėsorin.


    PD-ja pėrplaset me PS-nė pėr "spiunėt" - "Qėndrimi i PS-sė pėr dosjet, i pakuptimtė"
    PD-ja pėrplaset me PS-nė pėr ligjin e dosjeve tė spiunėve tė ish-Sigurimit tė Shtetit. Nė njė deklaratė pėr shtyp, zėdhėnėsi i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Aldo Bumēi, i kėrkon Partisė Socialiste tė sqarojė se ēfarė fshihet pas qėndrimit tė dyfishtė tė PS-sė pėr ligjin pėr dosjet. "Nė fillim, porosisni Majkon tė bėjė ligjin, pastaj i kėrkoni Isarajt ta kundėrshtojė, mė pas kėrkoni nė Komisionin e Ligjeve tė hapen tė gjitha dosjet dhe mė pas Fatmir Xhafa vjen me propozim tė ri", tha Bumēi. PD-ja ka premtuar se, nė rast se opozita nuk jep konsensusin pėr hapjen e dokumenteve tė shėrbimit sekret gjatė kohės sė komunizmit, do ta miratojė e vetme draftin. "Pyetja pėr kryetarin e PS-sė ėshtė e drejtpėrdrejtė: Cilat janė motivet dhe arsyet pėr kėtė qėndrim tė dyfishtė, nė fakt dy qėndrime diametralisht tė kundėrta?", u shpreh Bumēi. Sipas tij, qėndrimi i Partisė Socialiste ėshtė i pakuptimtė. "Pse kjo ndrojtje pėr dosjet, pėr njė ligj qė vendosi standardet morale dhe politike pėr demokracinė shqiptare qė do ta ndajė njėherė e mirė nga e kaluara", tha ai. Pak kohė mė parė opozita kėrkoi krijimin e njė komisioni "ad hoc" pėr hapjen e dosjeve tė shėrbimit sekret.
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim