Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Krishterimi Ne Shqiperi - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Krishterimi Ne Shqiperi Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   albi71 

  • V.I.P
  • Yll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėl
  • Grupi: Vip
  • Postime: 897
  • Regjistruar mė : 02-mars 08
  • Location:europa mesme
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 157
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 02 shtator 2009 - 01:07 MD

    Popullsia ilire perqafoj nga te paret krishterimin qe ne shekullin e -I , krishterimi si fe zyrtare u pranua ne kohen e perandorit Konstantinit-I ne vitin 313 .

    Ne qytetet kryesore shqiptare u ngriten peshkopata qe formonin nje mitropolin , ndersa Mitropolit formonin nje udheheqesi .

    Deri ne vitin 730 kishat ne shqiperi vareshin nga papet e Romeos edhe politikisht tokat shqiptare perfshiheshin ne kuader te perandoris Bizantine.

    Perandori bizantin LEONI-III i bashkoj kishat shqiptare ne Konstantinopoj , ndersa per disa shekuj me rradh vazhdoj lufta ndermjet kishes katolike dhe asaj ortodokse e cila luft u shpreh edhe ne viset shqiptare.

    Ne vitin 1054 u be ndarja perfundimtare ndermjet katoliksismit dhe ortoksismit .

    Pushtimet e huaja ne shqiperi ndikonin ne shtrirjen e njerit besim ne dem te tjetrit.

    Ne Shqiperi u kristalizua 3 zona :

    * zONA KATOLIKE NE SHQIPERIN E VERIUT NGA TIVARI NE KOSOV
    * ZONA ORTODOKSE NE SHQIPERIN E JUGUT
    * ZONA E PERZIER NE SHQIPRIN E MESME
    Author: Tentim Oxha
    0

    #2 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.040
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 02 shtator 2009 - 01:36 MD

    Visualizza messaggioalbi71, mbi Sep 2 2009, 12:07 PM, ka thėnė:

    Popullsia ilire perqafoj nga te paret krishterimin qe ne shekullin e -I , krishterimi si fe zyrtare u pranua ne kohen e perandorit Konstantinit-I ne vitin 313 .


    Nga ushqehet kjo drite mbi iliret e krishtere (si i thone fjales, me katolike se romanet e para tyre)? Shenjtoret e dhjates se re, as qe permenden te kene kaluar/predikuar ne Shqiperi (Iliri). Ka ndonje dokument te shkruar ne shqip per shekullin e I_re? Une kam mbetur tek meshari i Buzukut... cheers
    0

    #3 Anėtar jo nė linjė   albi71 

    • V.I.P
    • Yll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėl
    • Grupi: Vip
    • Postime: 897
    • Regjistruar mė : 02-mars 08
    • Location:europa mesme
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 157
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 02 shtator 2009 - 03:12 MD

    Visualizza messaggiovenaliu, mbi Sep 2 2009, 14:36 PM, ka thėnė:

    Nga ushqehet kjo drite mbi iliret e krishtere (si i thone fjales, me katolike se romanet e para tyre)? Shenjtoret e dhjates se re, as qe permenden te kene kaluar/predikuar ne Shqiperi (Iliri). Ka ndonje dokument te shkruar ne shqip per shekullin e I_re? Une kam mbetur tek meshari i Buzukut... cheers

    Eshte e vertetuar ne te dhenat arkeologjike gjuhesore dhe etnografike.
    0

    #4 Anėtar jo nė linjė   violinavogel 

    • Fans i forumit
    • Yll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėl
    • Grupi: Vip
    • Postime: 2.845
    • Regjistruar mė : 23-korrik 09
    • Gender:Female
  • Reputacioni: 1.787
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 02 shtator 2009 - 05:33 MD

    Visualizza messaggioalbi71, mbi Sep 2 2009, 15:12 PM, ka thėnė:

    Eshte e vertetuar ne te dhenat arkeologjike gjuhesore dhe etnografike.

    une citoj nga bibla qe eshte Fjala e Perendise sipas besimit tim kristian nga libri i shkruar nga apostull pal drejtuar romakeve....kam, pra,me se te mburrem ne Jezu Krishtin per punet qe kane te bejne me Perendine.sepse nuk do te guxoja te flas per ndonje nga ato gjera te cilat Krishti nuk i beri nepermjet meje, per t'i sjell ne degjes johebrenjte me fjale dhe me veper,me fuqi shenjash dhe cudirash,me fuqi te Frymes se Perendise;keshtu ,prej Jeruzalemit e perqark dhe gjer ne ILIRI,kam kryer sherbimin e ungjillit te Krishtit...dhe duke u perpjekur te ungjillezoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit,qe te mos ndertoj mbi themelin e tjetrit..por sikurse eshte shkruar:''Ata ,nder te cilet nuk u qe shpallur,do te Shohin,dhe ata qe nuk kishin degjuar per te do te kuptojne''.............................................................ketu citohet fjala ILIRI qe pe shume studiues eshte fakt historik qe Shqiperia ishte e krishtere.me sakte pllaka qe ketu ka kaluar apostulli Pal eshte ne apolloni,meqe aty kalonte via EGNATIA...PERSHENDETJE,nga violina
    0

    #5 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.040
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 03 shtator 2009 - 10:27 PD

    Visualizza messaggioviolinavogel, mbi Sep 2 2009, 17:33 PM, ka thėnė:

    ketu citohet fjala ILIRI qe pe shume studiues eshte fakt historik qe Shqiperia ishte e krishtere...

    Se ka vizituar Pali Ilirine, nuk do te thote qe me shkop magjik i ktheu "shqiptaret" ne te krishtere. Te gjithe. Ka predikuar vetem, nese ka qene...

    megjithate, lexo dhe nje mendim ndryshe, te argumentuar, ne analizen e meposhtme...

    Citim

    Faktet mbi viziten e Palit ne token Ilire
    Doan Dani

    § Letra Titit
    Kjo leter eshte nga me te dyshimtat persa i perket autoresise se Palit. Ne kapitullin e 3 verseti 12 shkruhet :"Kur ta dėrgoj te ti Artemin ose Tihikun, nisu e eja te unė nė Nikopol, sepse atje vendosa tė kaloj dimrin". Kjo sipas Bibles qe disponojme ne gjuhen shqipe. Nikopoli apo Nikopoja eshte nje qytet bullgar dhe epirot. Ne Bibel flitet per Nikopojen e Epirit te themeluar nga Oktaviani ne vitin 31 para Krishtit ne gjirin e Ambrakise qe eshte edhe skaji me jugore i Epirit dhe tokave Ilire. Ne antikitet kur kufinjte politik nuk njihnin qendrueshmerine e atyre nacional dhe kur popullsia e ndermjetme kryente rolin e "jastekut" eshte e veshtire te flitet per nje ndarje me thike, te qarte ne aspektin etnik, kulturore, ekonomik, social, gjuhesore, fetare etj mes popullsive kufitare ne nje mase te atille sa te percaktohen kufinj. Me te vertete Nikopoja ben pjese tek Epiri gjeografik, por ajo u themelua pasi kjo krahine ishte nen sundimin latin ne provincen e Maqedonise.Popullsia kufitare edhe sot e kesaj dite eshte e predispozuar drejt perzierjes me popullsite fqinje. Ne antikitet ku kufiri etnik nuk ekzistonte kjo perzierje ishte normale. Gjeografikisht Nikopoja ben pjese ne Eprin ilir, etnikisht dhe gjuhesisht eshte vestire te percaktohet nje shumice madje eshte mjaft i guximshem atributi ilir, ndersa politikisht eshte pjese e Perandorise Romake qe nga ana administrative i perket Maqedonise,sic e pohova me lart. Zonat urbane jane te banuara kryesisht nga popullsi latine dhe helene qe ne nje zone kufitare jane edhe me evidente. Keshtu nese une shkoj ne Nishin shqipetare deri ne shekullin e XIX, Podgorice, Janine etj, edhe pse aty ka shqiptare, eshte e veshtire te bind njeri qe vizitova Shqiperine dhe u fola shqipetareve, ne kushtet e realitetit te sotem. Pervec veshtiresive qe paraqet prezantimi i Nikopojes si qytet Ilir apo i banuar me ilire, fragmenti i shkeputur nga Letra e mesiperme ka nje pjese e cila mjafton per te deshmuar se Pali nuk kishte arritur akoma ne kete qytet. Ai i kerkon Titit ne nje forme urdherore ta takoje ne Nikopoje. Sikure Pali te ndodhej ne kete qytet nuk do te perdorte ndajfojlen "atje", por "ketu" sepse kjo e fundit eshte ndajfolje vendi qe perdoret kur subjekti(Pali) ndodhet afer vendit(Nikopojes). "Atje" perdoret pikerisht per te treguar se Pali nuk ka shkuar akoma ne Nikopoje. Kjo plotesohet nga "vendosa te kaloj". Ai ka vendosur te kryej nje veprim qe nuk e ka kryer akoma madje nuk ka filluar ta veje ne jete. Veprimi mbetet nje qellim i ardhshem. Pali ne nje te ardhme ka vendosur te shkoje atje, ka vendosur te dimeroje ne Nikopoje. Ky qytet qe nuk eshte sinonim i Ilirise por vetem i nje skaji gjeografik me popullsi te perzier, me kulture helene, do te prese Palin. Shembull: une kam vendosur te bej propagande ne favor te shqipetareve te Maqedonise dhe per kete do te kaloj dimrin atje ne ishujt Hawai. Kjo verteton se une ne kete moment qe po shkruaj kam shkelur SHBA-ne? Nese une shkel ne Hawai a mund te bind njeri se amerikanet tani e njohin ceshtjen e shqipetareve te Maqedonise? Ne kete kapitull te kesaj letre te dyshimte persa i perket autoresise, Pali akoma nuk e ka vizituar Nikopojen ne ekstremin jugore te Ilirise, prandaj nuk mund te merret si fakt vizite.

    § Qyteti i Apollonise
    Veprat e Apostujve 17:1 : "Duke kaluar neper Amfipol dhe Apolloni mberritem ne Selanik…" Ky paragraf adreson enderrimtaret ne Apollonine e Ilirise. Nga vete fjalet e Palit verehet qe ne Selanik perfundon [momentalisht ne kete paragraf] udhetimi i cili kalon nepermjet Amfipolit dhe Apollonise. Ky udhetim ben pjese ne itinerarin e dyte te Palit qe fillon nga Antiokia e Sirise per te vazhduar ne Derbe, Lister, Antiokia e Pisidise, Troade, Samotrake, Neapoli, Filipi, Amfipoli, Apolloni, Selanik, Berea, Athine, Korint, Efest, Cezarea, Jeruzalem, Antiokia e Sirise. Lista biblike nuk permban asnje toponim te tokave ilire pervec pretendimit Apolloni. Eshte i vetmi udhetim i Palit qe kalon ne Apolloni dhe i vetmi udhetim i rrefyer ne Bibel ku permendet nje emer qyteti Ilir, por a eshte me te vertete Apollonia e Ilirise? Ne rrefimin paulician, "Apostulli i 13-te" per te arritur ne Selanik kalon me pare nga Amfipoli dhe me pas nga Apollonia. I gjithe udhetimi pershkruhet dhe ka nje logjike gjeografike. Shmangia e Palit ne Apollonine e Ilirise do te thote nje perjashtim ekstrem jashte logjikes, aq me teper ne nje periudhe kur nuk ekziston avioni. Nese Pali nuk shkoi me avion, i mbetej vetem rruga Egnatia qe perpara Apollonise ilire numeronte ne tokat e paraardhesve tane disa qytete te rendesishme cuditerisht te pa permendura nga Pali. Amfipoli ishte rreth 100 km nga Selaniku. Sipas tezes qe mbeshtet Apollonine Ilire ne itinerarin palucian, Pali per te arritur ne sinagogen e Selanikut duhej te shkonte nga Amfipoli i Maqedonise antike ne Apollonine e Ilirise, rreth 800-1000 km rruge , per me teper pa asnje mbrese dhe kronike sic jane ato te Palit neper qytete te ndryshme! A nuk do te ishte me e mundshme udhetimi permes qendres tregtare te Apollonise, 55 km nga Selaniku, per te arritur kete qytet? Bota nuk njeh vetem Apollonine e Ilirise, por te pakten edhe tre qytete me te njejtin toponim. Sot, Apollonia e shkelur nga Pali, eshte nje komune e vogel e Greqise ne gadishullin Kalkidik, e ndodhur ne rrugen mes Amfipolit dhe Selanikut.Udhetimi paulician ndjek nje rend urban te njepasnjeshem qe vjen ne Apolloni nga Amfipoli me synim Selanikun. Kilometrat qe ndajne Amfipolin nga Apollonia jane perafersisht 45, ndersa kete te fundit nga Selaniku 55, Selanikun nga Berea 75 e keshtu me rradhe. Ky burim biblik nuk percakon asnje qytet ilir, aq me teper Ilirine. Asnje studjues nuk eshte ne gjendje te barazoje Apollonine biblike me ate ilire. Do te ishte vetem absurd ky fluturim nga disa qindra kilomentra pa asnje memorie te denje per rrefim nga shenjetori. § Iliria ne Letren romakeve 15:19 "me fuqi tė shenjave e tė mrekullive dhe me fuqi tė Shpirtit Shenjt. Kėshtu, qė prej Jerusalemit e pėr qark nė Iliri e kam pėrhapur Ungjillin e Krishtit". Ky version eshte marrur nga Bibla online me copyright te Kishes Katolike te Kosoves ne sitin e don Robert Jakaj (Ulqin) qe bashkepunon me Rrota, Karitasi Venecian, Qendra Rinore "Ate Lorenc Mazrreku" (Peje), sipas perkthimit original te mons.Simon Filipaj.
    " Through mighty signs and wonders, by the power of the Spirit of God; so that from Jerusalem, and round about unto Illyricum, I have fully preached the gospel of Christ". King James Version. " by the power of signs and wonders, by the power of the Holy Spirit, so that from Jerusalem and as far round as Illyr'icum I have fully preached the gospel of Christ". Revised Standart Version, RVS. "...from Jerusalem, and in a circuit round to Illyricum, have fully preached the glad tidings of the Christ" . The Holy Bible ESV. "con la potenza di segni e di prodigi, con la potenza dello Spirito. Cosģ da Gerusalemme e dintorni fino all`Illiria, ho portato a termine la predicazione del vangelo di Cristo". Versioni zyrtare ne Itali, CEI '74. Versioni zyrtare perputhet plotesisht me LDC botuar ne Torino. CEI eshte Konferenca Episkopale Italiane, nje lloj asambleje e ipeshkeve ne Itali, organi me i rendesishem katolik ne Itali( jashte Vatikanit). Fjalet e nenvizuara ne KJV perkthehen : " perreth [kufirit D.D] deri ne ". Ne RVS : " deri ne ", ketu perdoret edhe "round" – perreth, pra " nga Jeruzalemi dhe perreth, deri ne". Tek Holy Bible ESV : " ne kufirin rreth ". Ne CEI '74 : " perreth, deri ne ", po keshtu edhe versioni LDC. Keto 5 versione distancohen nga perkthimi ne shqip! Si ka mundesi qe vetem per te krishteret shqipetare Pali e vizitoi Ilirine? Kjo eshte situate normale per Biblen dhe per te gjithe librat e perkthyer qe humbin origjinalitet gjate perpunimit gjuhesore. Paraqitet si nje fakt i parevokueshem ilirizmi i udhetimit paulician thjeshte duke u nisur nga ky perkthim qe nuk korrespondon me versionet me prestigjoze katolike dhe jo vetem, pasi nese verejme me vemendje fragmentit shqip i mungojne elemente gramatikore. Keshtu, "qe prej Jeruzalemit e per qark ne Iliri" permban nje fillese misionare qe eshte Jeruzalemi dhe nje mbarim qe eshte Iliria, pra dy kufinj. Jeruzalemi perfshihet sepse Pali rrefen "qe prej Jeruzalemit" e cila do te thote se eshte nisur nga ky qytet-deshmuar ne disa pjese biblike. Iliria mbetet me nje perfshirje relative sepse nuk percaktohet nga : "perqark ne Iliri". "Perqark" lidhet me Jeruzalemin duke ju referuar rajoneve perreth ku Pali predikoi. Mungon parafjala "gjer" perpara emrit "Iliri" qe do t'i jepte ketij rajoni kuptimin e nje kufiri i cili percaktohet ne te 5 versionet e mesiperme ne gjuhet angleze dhe italiane. Nese "perqark" do t'i kushtohej Ilirise do te duhej nje ndryshim i vogel pa lidhesen "ne", pra : "perqark Ilirise", por as ky pohim nuk perfshin qartesisht Ilirine ne udhetimin paulician pasi "perqark Ilirise" mund te nenkuptoje vetem kufirin. Ndajfolja "perqark" ploteson emrin Jeruzalem, per rrjedhoje i mungon parafjala "gjer ne" emrit Iliri. Kjo parafjale e ndodhur ne Bibla te tjera shnderron Ilirine ne kufi te pakalueshem te udhetimeve pauliciane. "Gabim" shqiperimi apo gabim strukturore gjuhesore, fragmenti nuk e perfshin Ilirine as ne formen qe na serviret ne shqip. Ajo cka i mungon eshte nje "neper" e thjeshte e cila vene perpara emrit Iliri do te vertetonte se Pali (sipas asaje qe thote Pali dhe askush tjeter) propagandoj ne kete toke. Per nje moment le te supozojme qe 5 versionet jane te gabuara, qe Pali sipas perkthimit ne shqip ka udhetuar neper Iliri, atehere duhet te gjejme mjaft pershkrime qytetesh te vizituara. Ne cilin kapitull fshihen ato?! Aq e vogel dhe e parendesishme ishte Iliria sa te mos linte asnje perjetim tek "Apostulli"? Mjafton kjo mangesi banale qe shnderrohet ne fatalitet per mbeshtetesit e perkthimeve te cilet e shikojne Palin ne Iliri, per te hdhur poshte te gjithe keshtjellen e kashtes, pa anashkaluar se i vetmi burim eshte Pali dhe asnje autor tjeter. Mund te kete qene edhe ne Bahamas, por duhen fakte ne te cilat nuk mund te shnderrohen as ca perkthime te "gabuara". E keqja eshte se Pali nuk ka konfirmues burimore te asaj cka pohon, me e keqja eshte Iliria e Palit vjen nga nje leter e gjykuar fallso, nga nje Apolloni e ndodhur ne Greqi dhe nga nje perkthim i gabuar (i paqarte, i paperputhshem me versione te tjera) qe nuk permban asnje element (detaje) nga kjo propaganda fetare sic ishte ne normalitetin paulician. Vertetueshmeria historike ndahet nga euforia emotive qe tenton te shnderroje mitin dhe legjenden ne vertetesi .

    0

    #6 Anėtar jo nė linjė   albi71 

    • V.I.P
    • Yll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėlYll i vogėl
    • Grupi: Vip
    • Postime: 897
    • Regjistruar mė : 02-mars 08
    • Location:europa mesme
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 157
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 04 shtator 2009 - 12:05 MD

    Visualizza messaggiovenaliu, mbi Sep 2 2009, 13:36 PM, ka thėnė:

    Nga ushqehet kjo drite mbi iliret e krishtere (si i thone fjales, me katolike se romanet e para tyre)? Shenjtoret e dhjates se re, as qe permenden te kene kaluar/predikuar ne Shqiperi (Iliri). Ka ndonje dokument te shkruar ne shqip per shekullin e I_re? Une kam mbetur tek meshari i Buzukut... cheers

    Krishterimi ėshtė apostolik, d.m.th ai ėshtė pėrcjelle tek Arbrit direkt nga goja e vete apostujve te Jezu Krishtit dhe filloi tė pėrhapej nė Iliri qė nė shek. I-rė tė e.s. si fe ilegale. Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan “Kėshtu prej Jerusalemit e pėrqark e deri nė Iliri kam kryer shėrbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u pėrpjekur tė ungjillėzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit”..Pėrveē Palit ne trevat ilire kane predikuar edhe shume shenjtore te tjerė dhe prej kėtej kane kaluar ne hapėsirėn ballkanike nėpėrmjet rrugės Egnatia duke hyre ne Durrės (Dyrrachium) pėr te kaluar ne lindje. Dokumente thonė se nė Durrės, nė vitin 58 ka pasur 60 familje tė krishtera.

    Nė Iliri nisin aktivitetin peshkopėt mė tė hershėm tė krishterė, duke filluar me peshkopin Qesar tė Durrėsit nė vitin 70 e mė pas, Shėn Astin nė vitin 98. Shėn Asti u dėnua me vdekje nė vitin 116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi ne ketė kohe Krishterimi ishte ilegal dhe dėnohej nga Roma.

    Qendrat e para tė krishtera te themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe pėrkrahėsve te tyre ilire nga shekulli I deri ne shekullin e IV (kur krishterimi u be fe zyrtare) vėrtetohen nėpėr qytete si Durrėsi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja, Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra, Albanopolis, Lyhnidi (Ohri) etj.
    Ndėr mozaikė e nė ndėrtime te vjetra kishash, si nė Shėn Kollin e Kurjanit nė Fier, nė bazilikėn e Ballshit, etj janė ruajtur simbole paleokristiane (kohės fillestare tė krishterimit) enigmatike siē janė ato tė bimėve me gjethe nė formė zemre (shiko mozaikėt e Butrintit e gjetkė), figura e kryqit nė mozaikėt e Sarandės, figura e peshkut ne gdhendjet e Ballshit apo nė mozaikė tė tillė si ai i Linit ne Pogradec e gjetkė.

    Kėto dėshmojnė se Iliria u be qe ne fillim njė nga trevat kryesore te pėrhapjes se fesė se krishtere pėr vete lashtėsinė dhe shtrirjen e madhe te popullsisė se saj, zhvillimin e madh urban me kryeqendra te tilla si Durrėsi, Apolonia, Shkodra etj; dhe pozitėn gjeopolitike mjaft te favorshme duke u qene njė korridor natyral ndėrmjet lindjes dhe perėndimit si pėr transmetuar vlerat morale te krishterimit ashtu edhe pėr te transportuar ushtri dhe beteja pa fund.

    Nė shek. IV . Krishterimi u shpall fe shtetėrore nga perandori Konstantin , u kodifikua nė Bibėl dhe u krijuan institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njėkohėsisht hierarkia e tij : peshkopėt, kryepeshkopėt, abatėt dhe dioqezat e tyre me qendėr ne Rome. Konvertimi i plotė i nė Krishterim nė territoret ku sot banojnė shqiptarėt, u krye gjatė shekujve V-VI tė e.s.
    Shėn Jeronimi (Hieronymus) i Ilirisė beri pėrkthimin e pare te biblės latinisht ( La Vulgata) duke i dhėne botes pėr here te pare librin e shenjte ne mesin e shekullit IV. Koncili i parė Ekumenik i Nikesė nė vitin 325, ishte i pari qė formuloi parimin bazė tė krishterimit: “Besoj nė njė Perėndi, Atin e tėrėfuqishėm, krijuesin e qiellit e tė dheut dhe tė gjithė tė dukurave e tė padukurave”. Shėn Niketa I Dardanisė (Remesianes) ėshtė krijuesi i kryelutjes (lutjes mė tė lartė) se krishterimit TE DEUM LAUDAMUS (Ty zote te lavdėrojmė) qe vazhdon te jete kryelutje edhe sot pas me se 15 shekujsh Kostandini i Madh ne lufte kundėr fiseve barbare urdhėroi ngritjen e disa bazilikave madhėshtore. Tipi i kėtyre bazilikave kostandiane ishte me dysheme drejtkėndėshe dhe nuk pėrjashtohej shtrimi i sipėrfaqes sė saj me mozaikė. Nė anėn e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishės. Bazilika tė kėtij lloji janė hasur edhe nė Shqipėri, nė Butrint, Bylis, Antigone, Tepe nė Elbasan e ndoshta edhe gjetkė.
    Strukturat kishtare nė periudhėn e antikitetit tė vonė ishin tė organizuara mbi bazėn e provincave (Dardanisė, Prevalit, Epirit tė Ri dhe Epirit tė Vjetėr), duke pasur nė krye secila njė mitropolitė prej nga vareshin peshkopatat . Deri ne shekullin e VIII kisha ne Iliri ishte direkt nen varėsinė Romes. Ky ėshtė shkaku qe terminologjia e kishės Shqiptare ėshtė latine ( meshe, kungate, prift, shenjt, pagėzim , peshkop, kryq, mallkim etj. Kjo pėr me tepėr tregon se arbrit ishin kėtu ne shekujt IV deri V kur u sanksionuan dukuri te tilla si gjuha e kishės etj. Pas ndarjes sė perandorisė ato u pėrfshinė nė zonėn e Ilirikut lindor, varėsia kishtare e tė cilit ka lėvizur midis Romės dhe Kostandinopojės. Duke filluar nga gjysma e parė e shek. VIII (viti 731 pas vendimit te Leon Isaurit pėr ndarjen e dioqezave te lindjes nga ato te perėndimit ) hapėsira Ilire (tashme te njohur si vend I arbėrve) u nda ne zona qe vareshin Patrikana e Kostandinopojės dhe ne zona qe vareshin nga Roma. Mendohet qe Lumi i Matit te ketė qene vije ndarje e Bizantit nga Roma. Ndarja e kishės (se lindjes nga ajo e perėndimit) u thelluan nga procese historike dhe prezenca e galeve (para francezeve) (Karli i madh shek IX) dhe normaneve apo Anzhuineve duke sjelle pėrfundimisht ne vitin 1054 ndarjen zyrtare te plote. Gjate periudhės 731 deri 1054 dhe ne vazhdim, nga shqyrtimi I dokumenteve arkivore te shumte, vėrehen konkurrence ndėrmjet Romes dhe Kostandinopojės se kush te ketė nen influence dioqezat e Ilirisė/ Arbėrisė duke arritur edhe ne beteja te pėrgjakshme.

    Ardhja e bullgareve ne viset e Arbrit e izoloi ketė hapėsire nga Patrikana por krishterimi u ruajt nga vendasit. Pėr me tepėr mbreti I bullgareve, Borisi ne vitin 866 u pagėzua me popullin e tij ne Kishėn e Ballshit ne tokat e Arberit. Bullgaret nga pagane u bene te krishtere . Borisi pas kėsaj duke kuptuar rendėsin e fesė ne trevat e pushtuara kėrkoi te lidhej me papėn e Romes pėr te kėrkuar udhėzime pėr njė administrim kishtar te sakte. Thuhet nga autore te ndryshėm se Borisi duhej ti drejtohej Kostandinopolit. Por kur je pagėzuar ne njė vend aq te lashte si Iliria / Arbėria ku krishterimin e solli vete Pali ėshtė e natyrshme qe do ti drejtoheshe Romes si kryeqendra e pare zyrtare.

    Armiqėsia e Kostandinopolit me mbretėrit bullgareve vazhdon dhe arrijnė kulmin ne 1018 kur Car Samueli u mund nga perandori I Bizantit Vasili II. Vasilli II riorganizoi peshkopaten e Ohrit duke vene ne krye peshkopė greke si Theogilikati ne 1100 pėr te synuar ne pėrfshirjen e te gjithė Arbėrisė apo edhe te Italisė se jugut. Ndėrkohe Patrikana e Romes qe u vetėquajt Papati (influence Franceze) vazhdoi deri ne vitet 1303 te intensifikoje luftėn pėr te fituar sa me shume dioqeza ne Dalmaci dhe Arbėri me ane te Peshkopėve te Raguzės duke marre edhe disa masa ndaj disa priftėrinjve (te Tivarit dhe Ulqinit viti 1167, te Tivarit 1303) qe predikonin me ritet e lindjes. Kjo behej edhe ne kuadėr te uniatizimit te kishės se krishtere.

    Zbarkimet e normandeve, i pari ne 1081 dhe i dyti ne 1105 si edhe kryqėzata e parė 1095 filloi te lėkundte Bizantin pėr unifikimin e kishės se krishtere. Pushtimi i Kostandinopojės me 1204 nga Kryqėzata e 4 dhe mbajtjen e saj pėr 60 vjet nen sundimin francez solli edhe murgjit franceze benediktine ne Arbėrinė e viteve 1230 duke u vendosur fillimisht ne Shirgj mbi Bune dhe me vone ne Durrės dhe Shkodėr pas viteve 1250 nen mbrojtjen e Karlit Anzhu. Thuhet se po ne ketė kohe u vendos edhe Urdhri Franēeskaneve duke thelluar kthimin e arbėrve te krishtere tek qendra e vjetėr, Roma. Kėto zhvillime i pėrkrahte edhe principata e Arbrit dhe me 1208 ka dokumente letėrkėmbimi te Dhimitrit princit te Arbėrisė me papa Inocentin III ku kėrkohet nga papa ndihme pėr ushtrimin e besimit te krishtere.

    Koha e Arbėrisė
    Ndėrkohe qe papa dhe patriku luftonin ne Ballkan pėr hegjemoni dalin ne skene turqit osmane te cilėt pushtuan Ohrin ne 1408, Tivarin (qendėr qe varej nga Roma) me 1571 dhe Kostandinopojėn me 1453 duke sjelle njė rrenim apo nėnshtrim te patrikanės. U arrit te lidhej njė traktat ndėrmjet Sulltan Mehmetit II dhe patrikut te ri te Patrikanės Gjergj Skalari ku u ra dakord qe mos te prisheshin kishat pėr tu bere xhami :martesa dhe funeralet te bėheshin ne kishe dhe to mos prishej festa e pashkėve.

    Ne ketė kohe i vetmi vend i krishtere i panėnshtruar dhe qe nuk i paguante asgjė Sulltanit ishte Arbėria. Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu , biri I princit te Krujės I mbiquajtur « Mbrojtės » dhe « Atlet » i Krishterimit theu pėr 25 vjet ushtritė osmane duke entuziazmuar boten e krishtere me bėmat e tij dhe duke marre mirėnjohjen e tere bashkėsisė krishtere kudo qe ndodhej . Skėnderbeu dhe papa stabilizuan marrėdhėnie te ngushta me synime te qarta pėr mbrojtjen dhe lartėsimin e kishės se shenjte. Kjo lidhje e ngushte me papėn dhe perėndimin i pėrputhej me idetė qe kishte Skėnderbeu dhe fisniket e tij pėr fatin e Mbretėrisė se Arbrit ne Ballkan dhe Evrope. Pas vdekjes se Skėnderbeut Sulltani ndėrmori njė fushate konvertimi ne myslimane ndaj arbėrve te krishtere duke pėrdorur paketėn e privilegjeve dhe te detyrimeve dhe taksa te tilla si “defshirmeja”(takse gjaku) ku ēdo familjari i merrej djali dhe nuk i kthehej kurrė pėr tu pėrdorur si jeniēer. Kjo takse shpesh I detyronte fshatra te tere te emigronin. Njė pjese u konvertuan duke ndėrruar vetėm emrin dhe vazhdonin ritet e tyre te krishtera fshehurazi. Njihen raste qe dokumentohen edhe nga Frang Bardhi ne vitin 1637 kur brenda njė familje (vėllezėr apo burrė dhe grua) janė me fe te ndryshme vetėm pėr te shpėtuar nga taksat apo pėr te pėrfituar privilegje.

    Gjurme ne qėndresėn fetare ndaj konvertimit ne fenė islame ka lėne Shpati i Elbasanit gjė qe dėshmohet ne afresket e pikturuara nga Onufri nga Neokastra (Elbasani) ne vitet 1556 ne kishėn e Shėn Kollit dhe atė te Shėn Premtes. Ne ketė klime islamizimi, priftėrinjtė Shqiptare patriote si Archbishop(?) i Durrėsit, Pal Engjėlli, bashkėpunėtor i afėrt i Skėnderbeut doli nevoje emergjente pėrdormi i gjuhės shqipe ne kishe “Formula e Pagėzimit” 1462 . Ėshtė njė radhė e shkurtė nė gjuhėn shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (Unė tė pagėzoj nė emėr t“Atit e t“birit e t“shpirtit shenjtė), e cila gjendej nė njė pjesė pamfleti tė shkruar nė gjuhėn Latine.

    Duke perfituat nga kunder-refoma e papatit, me lejen e Selise se Shejte pėr te konsoliduar krishterimin ne 1555 botohet “Meshari” nga Gjon Buzuku
    Me vone Pjetėr Budi perkthen “Doktrina e Krishtere 1618 “Pasqyra e te rrefyerit” 1621 dhe “Rituali Roman” 1621.
    Pasi perkrahu perdorimin e gjuhes shqipe ne kishe , Selia e shejte ne Rome ne 1634 vendosi qe franqeskanet te vendosen pergjithmone ne zonen e Shkodres, Zadrimes dhe Lezhes pėr te frenuar myslimanizmin.

    Nderkohe Kisha ortodokse administruar nga patrikana autoqefale e Ohrit, qe kishte ne varesi edhe peshkopaten e Beratit, ishte e angazhuar ne mbledhjen e taksave pėr sulltanin dhe nga studimet shihet se patrikana ka qene nje sherbyese e zellshme ne kete drejtim Osmanet vendosen parimin fetar si te vetmin qe dallonte kombesine dhe prandaj myslimanet i quanin turq dhe te krishteret greke. Ka shume te dhena qe edhe disa qarqe extremiste helene te patrikanes kishin kohe qe e zbatonin kete kete parim te pa fe duke kerkuar helenizimin e te gjithe te krishtereve . Kuptohet qe si reaksion i kesaj por edhe pėr zona influence Selia e shenjte solli shume dergata ne Arberi pėr te riperterire krishterimin me qender Romen. Por Roma nuk synoi ne asimilimin e arberit gje qe deshmohet edhe pėr perkrahjen e perdorimit te gjuhes shqipe gjate predikimeve. Ketu duhet kerkuar aresyeja e orientimit perendimor drejt Romes qofte e princ Dhimitrit me 1208 qofte e Skenderbeut ne mesin e shekullit XV.

    Mbledhja e « Kuvendit te Arberit » ose « Koncili i Arberit « ne Merqi te Zadrimes me 20 korrik 1703 nen kryesine e Tivarit dhe me bekimin e papa Klementit XI (qe ishte Shqiptar) mori vendime te rendesishme pėr konsolidimin e kishes katolike ne Shqiperi sic ishin ndalimi i fshehjes se perkatesise fetare ; ndalimi i predikimit fshehtas nga prifterinjte pėr keta besimtare kriptokristiane etj. Ne kete kuvend katoliket u shprehen hapur edhe kunder ortodokseve. Kisha e Beratit, shekulli XV Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare Bie ne sy revista e tyre patriotike “leka “. Kurse pėr Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta I konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues I alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare, pėr me tepėr ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete pėr te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si Austria e cila kishte ndikuar prane portes se larte pėr te mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar pėr kishen katolike shqiptare.

    Koha e Kanunit
    Ne pasluften e pasigurt pėr fatet e Shqipeprise prej lakmise se fqinjeve nje delegacion I kryesuar nga ipeshkv katolik Bumci shkoi ne Versaje dhe perdoren influencen e tyre ne Seline e Shenjte pėr te garantuar se katoliket shqiptare nuk donin te jetonin te ndare nga shqiptaret e tjere muslimane duke pase parasysh copetimin e mundshem te pasluftes. Pėr tiu pershtatur te gjithe besimtareve te vet Kisha katolike mori parasysh edhe kanunin e leke Dukagjinit dhe variante te tij dhe u mundua qe te mos I binte ndesh ketij kodit te nderit;, mikpritjes, fjales se dhene etj duke spjeguar keto elemente edhe me biblen. Kisha katolike shqiptare ,ne dallim nga simotrat ne Evrope, karakterizohej nga nje pavaresi e komponenteve te saj pėr shkak te rolit te vecante qe luajten franceskanet dhe jezuitet . Kjo gje shkaktonte mospelqimin e dergatave nga Roma sepse nuk e kuptonin situaten ne vend. Eshte pėr tu theksuar se, ashtu si edhe ne shekullin e XV dhe XVI, ne dallim nga riti lindor, Kisha katolike nxiti perdorimin e gjuhes shqipe qe me 1861 ne seminarin e urdherit franceskan dhe u shqua pėr nje patriotizem ta pashoq. Ky ishte shkaku qe me 1933 ipeshkvit katolike do ti shkruanin bashkerisht Zogut ”Ne jemi ketu ne Shqiperi prej dy mije vjetesh;katolike atehere katolike edhe sot, shqipetare atehere shqipetare sot edhe gjithmone”Dy revistat katolike te viteve 30 “Drita” dhe “Leka” harmonizojne doktrinen fetare me kontekstin shqiptar dhe propagandojne tolerancen fetare dhe mundesine e bashkejeteses midis feve ;Psh solidaritet shoqeror kristian do te gjente mbėshtėtjen e vet ne Shqiperi ne praktiken e beses dhe te fjales se dhene te tradites zakonore shqiptare Pushtimi Italian zgjoi perseri idene e vejeter te Vatikanit pėr uniatizimin e Kishes dhe pati edhe misionare dhe u organizuan mbledhje pėr kete ne kuader te luftes italo-greke. kleri fetar i te te gjithe besimeve (musliman,katolik, bektashian dhe ortodoks) u perpoq te perfitonte sa me shume financime nga politika e fashisteve italaine dhe gjerman. Por kjo nuk I pengonte besimtaret te vazhdonin te shihnin nje pushtues qe duhet te ikte nje ore dhe me pare. Bektashinjte u hodhen totalisht kunder fashizmit italian dhe nazizmit gjerman
    Me shkrirjen e patrikanes se Ohrit dhe kalimi i varesise se kishes ortodokse direkt nga Kostandinopoli, pas janarit te vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e lufterave ruso-turke) u vu re nje perpjekje fare e hapur pėr helenizimin e popujve te ballkanit duke shtuar numrin e shkollave greke dhe te qendrave te rendesishme fetare dhe didaktike si Voskopoja ku u hapen shkolla si « Akademia e Re » (nje institucion illuminist ne te cilen kontribuan greke, rumune-vllhe dhe shqiptare si Kavalioti )ne vitin 1744 apo shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerez te ditur Shqiptare e shfrytezuan kete infrastrukture dhe kulture fetare pėr te prodhuar vepra pėr te ardhmen e kombit shqiptar sic ishte edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar ne Venedik me 1744. Keshtu Voskopoja u be nje qender iluminizmi , arti dhe atdhetarizme e . Po si devocion patriotik ne ndihme te kishes shqiptare erdhi edhe Ali Pashe Tepelena i cili ngarkoi mjekun e tij Vangjel Meksin te Perkthente Dhiaten e re pėr besimtaret shqiptare ne vitin 1819 deri 1827 pėr te vazhduar vone me perkthimet e Kristoforidhit te vitit 1872

    Pushtimi osman dhe pėrhapja e islamizmit e demtoi rende fene e krishtere katolike apo ortodokse. Me rritjen e ndėrgjegjes kombėtare nė luftėn kundėr sundimit tė huaj, nga shtresa e klerit vendės dolėn disa figura tė njohura si Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani tė cilėt luajtėn njė rol tė rėndėsishėm pėr kulturėn shqiptare. Gjatė Rilindjes kombėtare nga rradhėt e dy degėve tė Krishtera pati klerikė qė punuan pėr interesat e vendit e tė kulturės kombėtare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollė Kaēorri etj. Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet Shqipetare te mergimit, kryesisht ortodokse e kuptuan heret se pėr te kundeshtuar politiken dhe praktiken helenizuese te Greqise duhej nje Kishe Autoqefale Shqiptare.Tentativat e para pėr kete janė bere nga Nikolla Naco me orijgine nga ne Bukuresht por pa sukses. E drejta ligjore pėr autoqefali i lindi Kishės Ortodokse tė Shqipėrisė qysh mė 28 Nėntor 1912. Me shpalljen e pavarėsisė nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipėrisė nuk mund tė mbrohej mė juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nėn juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsitė e tjera tė Ballkanit qė kishin qenė tė pushtuara nga Turqia. Kėshtu, kishin shpallur autoqefalinė Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte fituar kėtė tė drejtė qė nė shek.XIII. Nė Amerikė kjo pėrpjekje filloi qysh nė Maj te vitit 1907. Njė shkak qė i dha shtysė kėtij problemi, ka qenė njė ngjarje konkrete. Mė gusht tė vitit 1907, vdiq njė djalė i ri, nė qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu ne Kishen Ortodokse ku zakonisht kryenin shėrbesat e tyre shqiptarėt ortodoksė, prifti grek refuzoi ti kryente sherebesen e permortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte “automatikisht i c’kisheruar” . Pėr kėte shkak, shqiptarėt krijuan njė shoqėri fetare nė Shtator 1907, me emrin “Nderi Shqiptar” dhe zgjodhėn njė komision, qė ai ta lidhte shoqėrinė e Usterit me emigrantėt e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i parė pėr njė Kishe Ortodokse Shqiptare tė pavarur nė emigracionin e Amerikės. Meqė shqiptarėt nuk kishin njė prift legal tė dorezuar nga njė peshkop, vendosėn qė tė thėrrisnin njė prift nga Shqipėria. Nga kandidatėt fitoi F.Noli, i cili pas shume peripecish te stisura nga patrikana ,mė Mars te vitit 1908, F.Noli u dorėzua prift i ligjshėm. Noli u shigurua prift nga tre peshkope nje rus , nje ukrainas dhe nje rumun. Kjo ngjarje u prit me gėzim nga tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodheshin dhe pati jehonė tė gjerė nė tė gjithė shtypin e kohės. Pėr tė shkroi gazeta “Drita” e Sofjes, tė cilėn e nxirrte Shahin Kolonja, “Shpresa e Shqypnis”, si dhe gazeta tė tjera shqiptare tė Misirit dhe tė Amerikės. Fan Noli ne nje nga misionet e tij pėr nje kishe te pavarur shqiptareMeshėn e parė nė gjuhėn shqipe, F.Noli e dha mė 22 Mars 1908. Pas kesaj ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse shqiptare kisha e Shėn Kollit nė Sauth Brixh, e cila perfundoi nė vitin 1912.kisha e Shėn Palit dhe e Shėn Pjetrit nė Filadelfia. Iniciativėn e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjės at Naum Cerja. Nė vitin 1919 u ngrit kisha e Shėn Mėrise nė Natik. Pėr nevojat e Kishės sė re shqiptare e tė pavarur, F.Noli pėrktheu me radhė nga viti 1908-1914, tė gjithė librat kishtare tė domosdoshėm “Sherbesat e Javes sė Madhe”, Libri i Sherbesave tė Shenjta”, “Libri i tė Kremteve tė Mėdha”, “Triodhi i vogel”, “Lutjesorja” dhe “Pesėdhjetėvjetorja e vogėl”. Tė gjitha kėto pėrpjekje pėr njė Kishė Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.Noli i bėri me synimin e krijimit tė njė peshkopate ortodokse shqiptare nė Amerikė, fronin e sė cilės, nė tė ardhmen ta shpinin ne Shqipėri. Njė nga ngjarjet mė tė shėnuara tė Kishės Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i dates 16 Mars tė vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes Kuvendi i kėrkoi peshkopit rus t’u jepte mundėsi qė tė formonin Peshkopatėn Shqiptare tė Amerikės dhe tė dorėzonte peshkopin e tyre tė parė. Pėr kėtė qėllim u bėnė shumė kėrkesa edhe nė kryepeshkopata tė tjera. Peshkopi rus premtoi tri here qė tė dorėzonte F.Nolin peshkop dhe tė tri herėt u terhoq. Nė rrethana tė tilla mė 26 Korrik 1919, nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston, F.Noli iu drejtue tė pranishmėve: “Kush e bėri peshkopin e parė fare?” Dhe populli iu pergjigj: “Tė parin fare e bėri populli. Dhe mua populli tė mė dorėzojė se jam i pari fare pėr shqiptarėt” – tha F.Noli. Nga ana tjetėr, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishėn Ortodokse Shqiptare tė Amerikės kishė autoqefale dhe F.Nolin peshkop tė saj. Ndėrsa nė Amerikė ndodhnin kėto ngjarje, nė Shqipėri, e cila ishte bėrė shesh lufte, mbizotėronin mitropolitėt grekė, si Jakovi i Durrėsit e pastaj i Korēės, Njoftime kishte se Nė Shqipėri vepronin bandat terroriste greke tė “kompanive tė shenjta”, tė cilat vranė Papa Kristo Negovanin nė vitin 1904, terrorizuan popullsinė e Shqipėrisė sė Jugut nė vitin 1914, vranė At Stath Melanin nė vitin 1917. Pas gjithė kėtyre pengesave mė nė fund, mė 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha tė parėn meshė shqip nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Korēė. Ngjarja mė e madhe pėr Kishėn Ortodokse tė Shqipėrisė ishte mbledhja e njė kongresi gjithėshqiptar nė Berat, mė 10 Shtator tė vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi qė si qender e Kishės Autoqefale tė Shqiperisė tė ishte Korēa. Kongresi vendosi qė gjuha e liturgjisė nė Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare tė ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll mė 19 Shtator 1922. Mė 21 Nėntor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli F.Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bė nė kishėn e Shen Gjergjit nė Korēė. Kėshtu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetėsh u krijua Sinodi i Pare i Kishės Ortodokse Shqiptare qysh nė vitin 1478, kur e gjithė Shqipėria (Arberia) ra nėn sundimin osman. Ky Sinod i Shenjtė pėrbėhej nga Hireotheu, miropolit i Korēės dhe i Gjirokastrės, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorės, F.Noli, mitropolit i Durrėsit dhe i Tiranės. Ky Sinod sipas F.Nolit, vijoi deri mė 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua tė largohej nga Shqipėria.

    Me pėrkrahjen e qeverisė, erdhi nė krye te Kishės Ortodokse tė Shqiperisė at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop nė kėtė mėnyrė. Nė vitin 1929, ai u dėrgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit. Qė aty u thirr nė Tiranė dhe tok me peshkopin serb tė Shkodrės, si dhe me dy peshkopė tė tjerė, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytė tė Kishės Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana Ekumenike e kundėrshtoi kėtė sinod Megjithėketė, duhet theksuar se V.Xhuvani u tregua shumė energjik. Gjatė kohės qė ishte nė krye tė Kishės ai mblodhi Kongresin II gjithėortodoks nė Korēė, mė 16 Qershor 1929 Nėn formulėn: Kishe e lirė nė shtet tė lirė”, Kishė e ndarė nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet: ”Kryepeshkopi, peshkopėt, zėvendėsit e tyre lokalė, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Pėrgjithshėm i Sinodit, si dhe ndihmėsit dhe zėvendėsit klerikė tė Kryepeshkopit dhe peshkopėve, duhet tė jenė prej gjakut dhe gjuhės shqiptare, si dhe tė kenė nėnshtetėsinė shqiptare”. Sinodi II i Shenjtė i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrise, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u pėrbė nga: Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranės dhe i Durrėsit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Mė vonė ky sinod u plotėsua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun. Mbreti Zog gjate perpjekjeve pėr te krijuar nje stabilite politik ne Shqiperi ndoqi nje politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme ne Shqiperi duke e ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur autoqefaline e kishes ortodokse si edhe duke preferuar shqipetare ne drejtimine fese. Pėr tre vjet ai pat nje konflikt me shkollat katolike (1933-1936) te cilat I mbylli dhe pastaj I hapi prape. Kjo u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e Zogut u be edhe pėr te mbajtur nje ekuiliber fetar dhe pėr ti vene nje kufi ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi Problemi atoqefalise u be nje nga temat kryesore edhe pėr mbretin Zog I clili dergoi minitrsin ortodoks Kota dy hetre ne Stamboll pėr te negociuar por edhe pėr te kercenuar.Nė vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bėri presion edhe ndaj Xhuvanit qė ai tė jepte dorėheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi pėr tė formuar Sinodin e Tretė te Kishės Ortodokse Shqiptare. U arrit qė mė 20 Shkurt 1937, qeveria shqiptare tė niste delegatė pėr nė Athinė K.Kisin dhe laikun Josif Kedhi. Kėshtu, mė 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varesia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i lartė kishtar, Tomi., iu dorėzua K.Kisit. Me kėtė rast, Patrikana i dėrgoi njė mesazh Ministrit tė Drejtėsisė Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koēo Kotta. Tani e tutje, kjo kishė edhe juridikisht e nė mėnyrė kanonike, vendoste vetė pėr organizimin e saj, si pėr caktimin e peshkopėve dhe tė peshkopatave, pėr pėrkthimin e liturgjisė dhe librave tė meshės nė gjuhėn shqipe, etj. Nga ana e saj, Patrikana ruante tė drejtėn e shpjegimit e tė interpretimit tė dogmės ortodokse dhe kėrkoi qė ndėr tė gjithė peshkopėt e mundshėm tė fronėsuar nga Sinodi i shenjtė i Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė, dy prej tyre tė kishin, pėr kėtė arsye, formim teologjik ortodoks nė shkollat greke dhe tė kishin jetuar jashtė vendit, dmth nė Greqi ose nė Malin e Shenjtė, pėr mjaft kohė. Ky ishte i vetmi kusht qė vuri Patrikana Ekumenike. Sinodi III i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, pėrbėhej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrėsit dhe i Tiranės, Agathangjel Ēamēe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korēės, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastrės.

    Besimi islam nė tokat Ilire
    Kontaktet e shqiptarėve me botėn islame, janė relativisht mė tė vona se ato tė pjesės mė tė madhe tė popujve europianė. Islamizmi u shfaq pėr herė tė parė i pranishėm nė kontinentin e vjetėr nė fund tė mijėvjeēarit tė parė (shek. 9-10-tė). Nga kontaktet e spanjollėve me arabėt dhe kulturėn e tyre lindi eposi i Sidit, nė tė cilin konflikti themelor ėshtė ai i kalorėsve hispanikė me maurėt (arabėt). Nga kontakti i frankėve me arabėt lindi epopeja kombėtare e francezėve “Kėnga e Rolandit”, nė tė cilėn konflikti zhvillohet midis morėve (arabėve) dhe vendėsve. Disa shekuj mė vonė arabėt do tė ishin tė pranishėm nė tragjeditė e Shekspirit (Othello, “arapi i zi”, nė tragjedinė me tė njėjtin emėr). Nė kėtė kohė (fundi i periudhės bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen pėr herė tė parė arabėt tė fiksuar nė kulturėn tradicionale shqiptare, nė baladėn e vėllait qė ngrihet nga shtrati i vdekjes pėr tė mbrojtur nderin e motrės nga “nji bajloz i zi” (a “nji harap i zi”) qė ka dalė prej detit. Historikisht kontaktet ndėrfetare midis shqiptarėve tė krishterė dhe pelegrinėve pėrhapės tė islamizmit i takojnė shekullit tė 13-14-tė. Misionarėt e parė tė fesė sė re mbėrritėn nė hapėsirėn shqiptare nėn emrin e ortodoksisė. Njė prej kėtyre misionarėve, qė solli bektazhizmin nė Shqipėri, njihet me emrin “Shėn Spiridoni” dhe i pėrgjigjet figurės sė Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksisė lehtėsoi pranimin e islamizmit (fillimisht nė formėn e bektashizmit) para se ushtritė perandorake osmane tė pushtonin vendin. Kjo periudhė e parė pėrfaqėson fazėn e islamizimit tė pėrzgjedhur paqėsor. Islamizmi nė Shqipėri paraqitet si “islamizėm europian”, joburimor. Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shtėrnguese pėrmes zbatimit tė sistemit tė privilegjuar tė taksave dhe tatimeve ndaj muslimanėve, pėrkundėr njė sistemi shfavorizues ndaj josmuslimanėve (pėrjashtim i atyre qė ndėrronin fenė nga detyrimet ekonomike, nga marrja nizam etj.).

    Prej shekullit tė 15-16-tė e nė vijim nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė u ngritėn institucione tė rėndėsishme tė kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe). Islamizmi u pėrhap mė shumė nė Shqipėrinė e Mesme. Nė fazėn e fillimeve pjesa mė e madhe e shqiptarėve mbanin zyrtarisht fenė islame dhe ushtronin ritet e krishterimit. Nė kėtė fazė dėshmohen kisha tė maskuara (nėntokėsore). Mbajtja e dy feve dhe dy emrave (kriptokrishtėrimi, krishtėrimi i fshehtė ose i mbuluar me muslimanizėm tė jashtėm) vazhdoi deri nė shekullin e 20-tė. Nė shekullin e 18-19-tė islamizmi pati njė lulėzim fetar dhe kulturor nė Shqipėri. Nė kėtė periudhė u zhvillua letėrsia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letėrsia e bejtexhinjve”, qė studiuesit e krahasojnė me letėrsinė “alhamiado” qė qe zhvilluar mė parė nė Spanjė. Islamizmi la gjurmė nė jetėn zakonore tė shqiptarėve, pėrmes ndėrhyrjes sė disa nomeve tė sherijatit. Por sherijati nuk u bė asnjėherė kod sundues zakonor i shqiptarėve. Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe pėr diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje politike asimiluese ndaj shqiptareve Feja Islame ne Shqiperi ėshtė karakterizuar ktryesisht nga prezenca e shumices se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit bektashij.
    Ne kushtet e nje shteti te pavarur shqiptar dhe te pasluftes se pare boterore muslimanet Sunite riorganizohen ne 1921 ne nje Alenace kombetare muslimane Me 1923 bashkesia sunite do te ndahet nga kalifati Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranes .Ne keto vite ne Islamin shqiptare shfaqet nje dell reformator pasi ndalohet formalish poligamia , dalin perkthme ne shqip te kuranit dhe deputet muslimane kerkojne qe grate te bejne jete shoqerore si burrat gje cila do te filloje te realizohet me ligjine heqjes se perces vetem me 1937 . Me 1923 del edhe revista « Zani I Nalte »me ndjenja te theksuara patriotike dhe reformatore . Me 1929 mbahet nje kongres i muslimaneve sunite ku u vendos perdorja ekskluzive e gjuhes shqipe dhe reduktimi i numrit te xhamive pėr te mbajtur ato me kryesoret , unifikimi i medreseve etj. Ka vend te besohet se ne kete reforme ka gisht Zogu me qellimet etij pėr te bashkuar vendin dhe pėr ta oksidentalizuar Shqiperine duke ia hequr perfundimish imazhin e nje vendi islam.Thuhet se edhe Ataturku, reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit tia kalonet atij ne kete drejtim. Bektashizmi e ka origjinen prej nje doktrine mistike te baballareve turkmene te shekullit XI-XII ne detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nen ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi pėr tu fuqizuar si sekt musliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jenicereve (qe kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Pėr aresye te konfliktit me vete muslimanizmin bektashizmi fitoi nje tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi ne jeten fetare. Predikonin barazine e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera te tjera qe ishin fare te papelqyeshme pėr Islamin .Pėr nga ky pozicion tolerant I bektashizmit dhe pėr rolin patriotik qe kane luajtur shume Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe te huaj te te gjithe koherave se Bektashizmi do te ishte nje fe e pershtateshme pėr Shqipetaret .Nder keta ėshtė edhe poeti i madh kombetar Naim Frasheri Nė Shqipėri bektashizmi ėshtė shfaqur nė fund tė shekullit tė 12-tė dhe nė fillim tė shekullit tė 13-tė. Nė 1925, kur Ataturku ndėrmori reformat e ashpra laicizuese tė shtetit pėr krijimin e Turqisė moderne, Shqipėria u bė vendi i Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di se Shqipėria, ky vend i vogėl, ėshtė seli e njė kryeqendre botėrore tė besimeve. Eshtė interesant tė vihet re se edhe gjatė periudhės sė ateizmit nuk pati pretendime nga shtete tė tjera ku ka bashkėsi besimtarėsh bektashinj pėr tė marrė rolin e kryeqendrės. Bashkėsia bektashije e Shqipėrisė u shpall e pavarur nė vitin 1921. .Shume teqe bektashishj u bene qendra rezistence kunder italianeve dhe kunder gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftes rreth 6000 bektashij te roganizuar.

    Historia e Kishės Ungjillore Protestante nė Shqipėri, zė fill mė 18 Tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh u vendosen si misionarė nė qytetin e Manastirit. Kėta misionarė fisnikė krijuan aty Bashkėsinė e parė Ungjillore. Ndėr anėtaret e parė tė Bashkėsisė Ungjillore tė Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi I cili pasi shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste pėr ne Shqipėrisė, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e Korēės, ku predikimet e para i bėri nė Mėsonjtoren Shqipe, mė 3 Maj 1890, duke patur si pikėsynim zgjimin e popullit tė tij, si njė misionar atdhetar. Predikimin e Fjalės sė Krishtit, ai e quante vėrtetė njė detyrė patriotike. Gjerasimi dhe e motra Sevastia ēelen nė Korcė shkollėn e vashaveme 23 Tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Mė pas, duke thyer luftėn qė Patrikana i bėnte shkollės dhe Gjerasimit, numri i vashave nė shkollė u shtua. Te shumta kanė qenė vashat qė mbaruan shkollėn e Qiriazit. Me 14 Nėntor 1892 u themelua bashkesia “ Vėllazėria Ungjillore”ne te cilen bėnte pjesė Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V.Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P.N.Luarasi. Kjo shoqėri ungjillore pati dhe organin e saj qė u quajt “Letra e Vėllazėrise”, numri i parė i sė cilės u botua nė Korce nė nentor tė vitit 1892.

    Besimet fetare ne periudhen 1944 – 1990
    Pushteti i vitit 1945 e vuri nė shenjė kryesisht Kishėn Katolike tė Shqipėrisė, duke e cilėsuar atė si ēerdhe tė agjentėve tė huaj nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye, qysh nė fillim, Kishės Katolike Shqiptare iu kėrkua tė bėnte njė sakrilegj kanonik, tė shpallte autoqefalinė e saj. Te dy peshkopėt katolikė, imzot Gaspėr Thaēi dhe imzot Vinēenc Prendushi nuk e pranuan njė gjė tė tillė. Shteti komunist i burgosi tė dy, duke dėnuar me 20 vjet burg imzot Vinēenc Prendushin, klerik dhe poet dhe duke dėnuar me pushkatim imzot Gaspėr Thaēin. Pas shumė mundimesh nė burg, vdiq nė vitin 1949 dhe imzot Vinēenc Prendushi, ipeshkv i Durrėsit dhe i Tiranės. U arrestuan 30 franēeskanė, 15 jezuitė dhe mjaft seminaristė. Disa prej tyre u pushkatuan e disa vdiqėn tė munduar nėpėr kampe pėrqėndrimi dhe nė punė tė detyruar. Nė vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre Zadeja, poet dhe atdhetar. Po kėtė vit, u pushkatuan Frano Gjini, Gj.Volaj, at Ciprian Nika. Nė vitin 1946 u dėnua dhe u pushkatua nė Shkrel, Nikoll Gazulli, etj. Fjalėt e tyre tė fundit ishin: “Rroftė Krishti mbret! Rroftė Shqipnia dhe pa ne!” Nė vitin 1950 u shpall arkipeshkv i Kishės Katolike tė Shqipėrisė Bernardin Shllaku, por atij i vunė njė mbikqyrje tė fortė. Ndėrkaq ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj katolik qė vepronte nė dioqezat e Shqipėrisė, u dėbua qysh nė vitin 1946. Nė vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar aksionin ateist tė rinisė. Arkipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh nė vitin 1964 dhe u dėnua me 25 vjet burg. Vdiq nė spitalin e Tiranės nė vitin 1980. Atėhere u burgos dhe Mikel Koliqi, i cili megjithe vuajtjet, doli gjallė nga burgu por vdiq si kardinal nė vitin 1997.
    Kėta dhe shumė tė tjerė ishin martirė tė Kishės katolike Shqiptare nė shekullin e 20. Sinodi III i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė qėndroi deri nė vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorėheqjen. Kisi vdiq mė 16 Qershor 1959. Nga viti 1946 deri nė vitin 1949 Sinodi IV i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, u formua mė 25 Gusht tė vitit 1949, me kryepeshkop tė Kishės Ortodokse Autoqefaqle tė Shqipėrisė, Paisi Vodicėn. Ky u shpall Kryepeshkop i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe peshkop i Durrėsit dhe i Tiranės, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korēės, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrės. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova. Paisi Vodica njoftoi menjėherė Patrikanėn Ekumenike tė Kostandinopolit pėr Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si tė tillė. Vodica pėr arsye politike e lidhi Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė me Patrikanėn e Rusisė komuniste. Kėshtu qė, Sinodi IV mori karakter tė theksuar politik. Pėr kėtė shkak, u dėrgua nga Patrikana nė Amerikė peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkės, pėr tė mos lejuar qė Kisha Ortodokse Shqiptare nė Amerikė tė binte nė pozitat politike tė Kishės nė Shqipėri.

    Mė 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndėrprenė me dhunė veprimtarinė e tyre pėr tė filluar serish pas levizjeve demokratike te vitit 1990. Lėvizja kundėr institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial komunist u mbulua gjoja me njė lėvizje tė rinisė ateiste. Shumė kisha u kthyen nė salla publike, disa u kthyen nė salla bagėtish, disa u rrėnuan plotėsisht. U prishėn 2169 objekte kulti si kisha, xhami e teqe. Atėhere u burgosėn 217 klerikė pėr terror e disa prej tyre vdiqėn nėpėr burgje ose u pushkatuan.
    Kodi penal i vitit 1977 dėnonte propagandėn fetare si dhe pėrhapjen e liturgjisė. Sipas ketij kodi u dėnuan shumė ish-klerikė, por edhe laikė. Kisha Katolike e Shqipėrisė qė i kishte dhėnė vendit dhjetra intelektualė, studjues me emėr, poetė e shkrimtarė, si at Shtjefėn Gjeēovin, Preng Doēin, at Gjergj Fishtėn, Dom Ndre Mjedėn, at Donat Kurtin etj, kishte pėsuar njė nga goditjet e saj mė tė mėdha gjatė gjithė historisė sė saj nė Shqipėri. Shpallja e Shqipėrisė (e tokes prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali,e tokes se Skenderbeut qe u fut ne historine kishes si mbrojtesi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist nė tė gjithe globin tokėsor, kishte habitur tė gjithe botėn. Vatikani nuk e reshti asnjehere luften pėr te mbėshtėtur besimtaret e vet te cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale por kesaj radhe te ndjekur nga Diktatori Enver Hoxha qe ishte shume here me i eger se sa perandori Trajan. Pavaresisht regjimit te eger komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne kushtet e nje varfėrie tė tmerrshme, te nje furnizimi me lista dhe triska deri me 1990. Ne kete ilegalitet te pergjithshem dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerances fetare. Ndikim shume te madh tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar –humanitar i Nene Terezes, i shenjtores me te dalluar te shekullit XX , qe gjithēka e bente ne emer te Jezu Krishtit. Pas permbysjes sė rendit ateist nė Shqipėri, mė 4 Nėntor 1990, patėr Simon Jubani qė ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe Karlo A.Sevilla qė ishte dėbuar nga Shqipėria qe nė vitin 1946, dhanė njė meshė pėr tė gjallėt e pėr tė vdekurit, nė kapelėn e vogėl tė varrezave tė Shkodrės, e cila shėrbeu si altar. Pjesmarrja nė meshė ishte e jashtzakonėshme. Po atė ditė, u dha njė duva nė Xhaminė e Plumbit nė Shkodėr nga myslimanėt. Filloi sėrish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.

    b] Besimet fetare pas vitit 1990[/b]
    U kthyen nė Shqipėri emisarėt e Kishės Katolike te Shqipėrise, misionarėt dhe tė dėrguarit apostolikė tė Selisė sė Shenjtė, midis tyre dhe klerikė katolike shqiptarė qe kishin dalė gjallė nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F.Mirdita i ardhur nga jashtė vendit etj. Klerikėt ortodoksė qė kishin mbetur gjallė fillluan tė aktivizohen pranė kishave qė kishin mbetur mė kembe, tė cilat filluan t’i ripėrtėritin. Nga Patrikana Ekumenike u dėrgua peshkopi misionar A.Janullatos, i cili ėshtė pėrpjekur pėr ringritjen e kishave ortodokse tė shkatėrruara, si dhe pėr rikthimin e pronave tė tyre tė rrėmbyera. Tė dyja kishat kryesore tė krishtera nė Shqipėri, u vizituan nga primatėt e tyre si Papa Gjon Pali II mė 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartholomeu I, mė 2-9 Nėntor 1999. Po kėshtu ėshtė pėrtėritur nė menyrė tė dukshme Kisha Ungjillore e Shqipėrisė, pėrmes misionarėve dhe bashkėsive tė krishtera ungjillore nė tė gjithė vendin sidomos nė qytete, dhe nė Kosovė. Kisha Ungjillore e Shqipėrisė ecėn sipas traditave tė saj tashme evropiane, duke shtrirė veprimtarinė nė pėrhapjen e lajmit tė mirė, sidomos nė shkolla, ku ajo ka dhėnė ndihmesė tė shquar. Besimtaret shqiptare i ndesh kudo ne hapesiren qe popullohet nga shqiptare por dendesia e nje perfaqesuesve te nje besimi te caktuar ndryshon sipas rajoneve te hapesires shqipetare ne Ballkan dhe ne bote.Kėshtu rajoni verilindor i vendit (rrethet Tropojė, Has,, Kukės, Dibėr, Mat), Malėsia e Tiranės dhe e Krujės, Mallakastra, Malėsia e Kėrrabės, Kurveleshi e Skrapari, Kosova dhe Pjesa perendimore e Maqedonise janė kryesisht tė banuar nga popullėsi e besimit mysliman. Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, Malėsia dhe Fusha e Lezhės pjesėrisht, Kurbini, Zona e Shkodrės dhe arbereshet e Italise janė populluar kruesusht me banorė tė besimit katolik. Rajonet e Fushes se Myzeqesė dhe zonės sė Beratit, lugina e lumit Drino, Lunxhėria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrėza e Pėrmetit, pjesėrisht rajoni juglindor dhe Fushėgropa e Delvinės janė populluar me banorė tė besimit ortodoks. Nėpėr qytete i has tė gjithė besimet, ndėrsa nė disa qytete si Tiranė, Elbasan, Vlorė, Korēė, Durrės. Vecanti dhe origjinalitet perbejne qytetet tė cilat kane qene dhe janė me perberje feytare tė pėrzier si Shkodra , Tirana, Gjirokastra Elbasan, Vlorė, Korēė, Durrėsi etj. Ne keto qytete ka filluar te takohen edhe besime qe kane hyre ne Shqiperi pas viteve 1990 si protestante, bahai etj. Toleranca Shqiptarėt janė dalluar ne shekuj pėr nje toleranca unike ndėrfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit administrativisht nė dy pjesė, nė ritualin roman (perėndimor) dhe atė bizantin (lindor) me ane te „vijes se Teodosit” qe kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit kryesiht pėr tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX. Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak pėr ceshtje fetare Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se “sa here qe ne perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji pėr ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore Prej fundit tė mesjetės e kėndej hapėsira shqiptare ishte zonė ekuilibri ndėrmjet dy perandorive mė tė fuqishme tė kohės, Perandorisė Osmane dhe Perandorisė Austro-hungareze. Midis kėtyre dy perandorive janė nėnshkruar disa marrėveshje, tė quajtura “kapitulacione”, tė cilat rregullonin barazinė e ndikimeve, duke i njohur Perėndimit tė drejtėn e kujdesit pėr faltoret e tė krishterėve, pėrmes doktrinės “cultus protectorati” – mbrojtja e klerit.

    Nė Shqipėri mund te gjesh shpesh dy fe (krishtėrim e muslimanizėm) nė njė familje ose nė njė fis (Lurė, veri), ose dy fe nė tė njėjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterė e si musliman, dhe bėn ritet e festat fetare tė tė dy besimeve. Heroi kombėtar i shqiptarėve Gjergj Kastrioti lindi nė njė familje ortodokse, u be musliman nė oborrin e sulltanit, u bė bektashi (ky ishte kusht pėr t’u bėrė jeniēer), u kthye nė Shqipėri dhe mori fenė e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet qė tė varrosej nė njė katedrale tė tė krishterėve katolikė (Lezhė). Njėri nga vėllezėrit e Gjergj Kastriotit, pėrkundrazi, kėrkoi tė varrosej nė manastiret e Athosit, njė prej vendeve tė shenjta tė ortodoksisė. Nė Shqipėri nuk njihen konfliktet fetare, as nė formė episodike. Eshtė krejt normale qė njė shqiptar, nėse nuk i pėlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, tė braktisė kishėn dhe ta kėrkojė lidhjen me zotin nė xhami. Njė prej autorėve mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė klasike shqiptare, Pjetėr Bogdani, nė veprėn e tij “Ēeta e profetėve”, citon krahas njėri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenėn. Pėrkthyesi i parė i librit tė shenjtė tė muslimanėve Kur’an ishte i krishterė (Ilo Mitkė Qafėzezi). Muslimanėt shqiptarė festojnė shėn Gjergjin e shėn Mėrinė, njė pjesė tjetėr shėn Nikollėn e Krishtlindjet, kurse tė krishterėt u bėjnė vizita miqėsore muslimanėve pėr festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).
    Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I ėshtė dashur te kendoje syret e Kuranit pėr te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq. Nė njė qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane ėshtė e pėrzier me tė krishterė katolikė dhe ortodoksė, nė ditėt e ramazanit edhe tregtarėt jo-islamikė ndalonin shitjen e mishit tė derrit nė dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene “mos I preki njeri se keto janė themelet tona”. Festat fetare nė Shqipėri, qofshin ato tė bashkėsisė sė krishterė, qofshin tė bashkėsisė muslimane, ruajnė gjurmė tė periudhės politeiste mitologjike. Shqiptarėt katolikė tė viseve veriore ditėn e Buzmit e kane pikėrisht nė ditėn e Krishtlindjeve, por duke nėnshtresuar nė kėtė festė edhe kultin e zjarrit. Shėn Mėria e muslimanėve pėrkon me ditėn e zanės – Dianės tek latinėt – mė 23 gusht. Bektashinjtė kanė kultin e Baba Tomorrit, qė ngjason me kultin mitologjik tė Olimpit grek. Njė poet i krishterė i vuri pėr titull librit tė vet emrin “Baba Tomorrit” Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarėt kanė kultin e natyrės, festojnė ditėn e malit apo tė bjeshkės, mbajnė edhe sot gjarpėrin dhe dhinė si totem (hyjni mbrojtėse), kanė kult pėr zjarrin, pėr gurin, pėr ujin dhe bukėn, pėr udhėn dhe mysafirin, pėr tokėn dhe qiellin.

    Burim i tė dhėnave
    Literatura

    De la Rocca “Religion and Nation in Albania” 1989 Rome
    Dh .Qiriazi “Kristianity in Albania” 2000
    Mark Milan “Albanian life and Customs” Kurti, Sirdani,
    “On the contribution of the catholics in Albania” 2000

    WIKIPEDIA
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim