Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: 17 Guvernatorėt E Bankės Sė Shqipėrisė - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

17 Guvernatorėt E Bankės Sė Shqipėrisė Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

  • venali kavaje
  • Grupi: Admin
  • Postime: 6.664
  • Regjistruar mė : 12-prill 04
  • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
  • Location:Republika Kavaje
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 15 mars 2010 - 09:00 PD

    Historiku i krijim tė financave prej vitit 1880

    Krijimi i njė banke shqiptare ka nisur si pėrpjekje rreth vitit 1850 nė Shqipėri, kohė kur bisedimet shtriheshin nė krijimin e degėve tė bankave tė huaja nė vendin tonė. Ndėrkohė, intelektualėt e kohės nuk ngurronin tė analizonin dhe tė ardhmen ekonomike tė vendit, ku sigurisht ēėshtjet financiare janė nė themel. Gjithsesi, vetėm nė vitin 1912, nėn drejtimin e Qeverisė sė Ismail Qemalit, nisėn bisedimet konkrete pėr themelimin e njė banke shqiptare. Kjo duke vendosur idenė e koncesionit dhe administrimit tė saj prej njė kompanie tė huaj. Ndėrkohė qė ėshtė Ahmet Zogu, i cili detyron ministrat e tij tė bėhen pjesė apo aksionerė tė bankės sė parė shqiptare. Kjo periudhė shėnon dhe tė dėnuarin e parė pėr tradhti nė radhėt e financierėve.

    Historia e Bankės sė Shqipėrisė, e sistemit monetar e tė kreditit nė Shqipėri ėshtė historia e pėrpjekjeve qė i paraprijnė krijimit tė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė (1925-1944), kalimit nė Bankėn e Shtetit Shqiptar (1944-1992), pėr tė pėrfunduar nė vitin 1992 me Bankėn e Shqipėrisė, e cila sot gėzon atributet e njė banke qendrore moderne.

    Pėr herė tė parė Shqipėria pati njė institucion tė bankės qendrore nė vitin 1913. Ajo u krijua si rezultat i marrėveshjes sė Qeverisė sė Ismail Qemalit me Karol Pitner e Oskar Pollak, pėrfaqėsues tė Wienner Bank Verein, qė vepronte nė emėr tė grupit bankar austro-hungarez, si dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher, pėrfaqėsues tė “Banca Commerciale Italiana”, qė vepronte nė emėr tė grupit bankar italian. Ky institucion nuk jetoi gjatė pėr vetė kushtet politike tė kohės dhe pėr shkak tė fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore.

    Nė vitin 1925, ajo e rifilloi veprimtarinė e saj me emrin Banka Kombėtare e Shqipėrisė, me qendėr administrative nė Durrės dhe me Komitetin Administrativ nė Romė. Ringritja e bankės u bė realitet si rezultat i marrėveshjes sė pėrfunduar nga Mufid Libohova nė emėr tė Qeverisė shqiptare dhe Mario Albertit nė emėr tė njė grupi financiar italian.

    Nė shkurt tė vitit 1926, u bė edhe qarkullimi i monedhės sė parė kombėtare shqiptare. Si njėsi monetare zyrtare u caktua frangu ar. Monedha jonė kishte nėnfishat (leku, qindarka, 1 franga ar ishte baras me 5 lekė dhe 100 qindarka) dhe shumėfishat e saj (5, 20 dhe 100 franga ar).

    Gjatė kėsaj periudhe, Banka Kombėtare e Shqipėrisė zbatoi standardin e arit qė nėnkuptonte se kartėmonedhat kthehen nė ar dhe nė valuta tė huaja tė forta nė dollar, nė lira, nė sterlina etj. Pėrveē funksionit emetues, kjo bankė kryente edhe funksione kredituese, ku gjatė njė periudhė 10-vjeēare veproi nė kushte monopoli, ndėrsa nga viti 1938 u gjend nė konkurrencė me Bankėn e Napolit dhe me Bankėn Kombėtare tė Punės.

    Nė vitin 1945, Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar miratoi ligjin mbi anulimin e konvencionit tė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė dhe tė aksioneve tė saj, i cili i hapi rrugė shtetėzimit tė Bankės. Mė 3 janar 1945 u miratua edhe ligji organik i Bankės sė Shtetit Shqiptar, me atributet e njė banke qendrore dhe ato tė njė banke tregtare njėkohėsisht. Pas Luftės sė Dytė Botėrore deri nė vitin 1990, Banka e Shtetit Shqiptar mbėshteti programin e zhvillimit tė ekonomisė socialiste, karakteristikė e sė cilės ishte centralizimi i skajshėm e kėtij sistemi nė duart e shtetit.

    Nė fund tė vitit 1990, ndėrrimi i sistemit politik nė Shqipėri do tė pasqyronte ndryshime thelbėsore, duke bėrė qė ekonomia tė hynte nė njė fazė transformimi nga njė ekonomi shtetėrore nė njė ekonomi tregu tė lirė, transformim ky qė do ti jepte jetė sistemit bankar dynivelėsh nė Shqipėri. Pėr rrjedhim, mė 22 prill 1992 u krijua Banka e Shqipėrisė, nėpėrmjet miratimit tė ligjit nr. 7559 “Pėr Bankėn e Shqipėrisė”, i cili u rishikua mė vonė sipas modeleve tė vendeve perėndimore e rekomandimeve tė organizmave ndėrkombėtarė.

    Banka e Shqipėrisė ėshtė banka qendrore e Republikės sė Shqipėrisė. Zhvillimet ekonomiko-politiko-shoqėrore qė prej krijimit e deri mė sot, i kanė shtuar e zgjeruar funksionet e Bankės sė Shqipėrisė.

    Statusi i Bankės sė Shqipėrisė sanksionohet nė nenin 161 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė dhe ligjin nr. 8269, datė 27.12.1997 "Pėr Bankėn e Shqipėrisė", i cili pėrcakton objektivat, detyrat, marrėdhėniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronėsinė mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpėrndarjen e fitimit.

    Banka e Shqipėrisė ėshtė bankė me kapital tėrėsisht shtetėror dhe pėrgjigjet pėrpara Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė. Ajo drejtohet nga Kėshilli Mbikėqyrės, i cili pėrbėhet nga 9 anėtarė, tė cilėt zgjidhen nga ana e Kuvendit tė Shqipėrisė pėr njė periudhė 7-vjeēare, me tė drejtė rizgjedhjeje.

    Kėshilli Mbikėqyrės kryesohet nga Guvernatori, i cili vepron edhe si Drejtor i Pėrgjithshėm Ekzekutiv i Bankės sė Shqipėrisė, i ngarkuar pėr mbarėvajtjen e veprimtarisė sė pėrditshme tė saj. Me vendim tė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, nr. 152, datė 28.10.2004, z. Ardian Fullani ėshtė Guvernatori aktual i Bankės sė Shqipėrisė.

    Brenda kompetencave tė pėrcaktuara me ligj, Banka e Shqipėrisė ėshtė e pavarur nga ēdo pushtet tjetėr pėr realizimin e objektivit kryesor tė veprimtarisė sė saj, si dhe nė ushtrimin e detyrave tė ngarkuara. Ēdo subjekt ėshtė i detyruar tė respektojė pavarėsinė e Bankės sė Shqipėrisė, tė mos kėrkojė tė influencojė te ndonjė anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės pėr tė cenuar detyrimet e tij ndaj Bankės sė Shqipėrisė, si dhe tė mos ndėrhyjė nė veprimtaritė e Bankės sė Shqipėrisė.

    1888

    U krijua Banka Agrare Turke mbi bazėn e “Arkave Krahinore” (Memleket Sandιklarι) dhe “Arkave tė interesit” (Menafi Sandιklarι). Kapitali i kėsaj banke ishte 10 milionė lira turke. Ky kapital formohej edhe nga njė pagesė prej 1 pėr qind qė fshatarėsia ishte e detyruar tė jepte mbi prodhimet e veta. Banka Agrare Turke zhvilloi veprimtari nė Shqipėri gjatė disa viteve me radhė. Ajo hapi degė, agjenci dhe arka nė Shkodėr, nė Kavajė, nė Tiranė, nė Elbasan, nė Berat, nė Korēė etj. Nė vitin 1912 kjo bankė kishte dhėnė nė Shqipėri rreth 6,7 milionė groshė ar kredi, pjesėn mė tė madhe tė tė cilave me afat tė gjatė.

    2 shtator 1925

    Nė Romė u bė konstituimi i “Bankės Kombėtare tė Shqipnis”.

    “Banka Kombėtare e Shqipnis” krijohet si Bankė emisioni dhe aktiviteti i saj rregullohej prej Statutit, konform me

    Ligjėn organike pėr Bankėn.

    Nė bazė tė Statutit, jetėgjatėsia e Bankės u caktua 50 vjet, me tė drejtė tė zgjatjes sė kėtij afati me vendim tė

    Kuvendit tė Pėrgjithshėm tė Aksionerėve.

    Kapitali i bankės pėrbėhej prej 100.000 aksionesh themeltare (me vlerė 1,25 franga ar secili) dhe 495.000 aksionesh

    tė zakonshme (me vlerė 25 franga ar secili) dhe ishte nė total 12.500.000 franga ar.

    Secili prej aksionerėve kishte vetėm njė tė drejtė vote nė Kuvend dhe vendimet e Kuvendit merreshin me shumicė votash.

    Banka kishte privilegjin ekskluziv tė nxjerrjes sė kartėmonedhės dhe ajo do tė mbante njė rezervė metali (ar dhe

    argjend, nė shufra ose nė monedha) nė vlerė tė paktėn sa 1/3 e bankėnotave tė nxjerra nė qarkullim.

    Kuvendi i Pėrgjithshėm i Zakonshėm i Aksionerėve do tė mbahej tė paktėn njė herė nė vit, kurse ai i jashtėzakonshėm,

    kur ta quante tė nevojshme Kėshilli i Administratės.

    Drejtimi i politikės sė pėrgjithshme tė bankės i rezervohej Kėshillit Administrativ, i cili formohej prej minimumi 9 vetash dhe maksimumi 13. Kėta emėroheshin prej Kuvendit tė Pėrgjithshėm, kurse njėri prej tyre prej Ministrit tė Financave

    tė Shqipėrisė. Qendra e Komitetit Administrativ do tė ishte nė Romė dhe Drejtoria Qendrore fillimisht nė Durrės e mė vonė nė Tiranė. Kjo e fundit do tė kujdesej pėr zbatimin e vendimeve tė Kėshillit Administrativ dhe tė Komitetit tė Administratės.

    Pėrbėrja e Drejtorisė Qendrore do tė ishte 4 veta, nga tė cilėt 2 italianė dhe 2 shqiptarė.

    2 shtator 1925

    Nė mbledhjen e parė pėr themelimin e Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, nė prani tė aksionarėve, si dhe tė personaliteteve shqiptare, italiane dhe jugosllave, u procedua pėr zgjedhjen e Kėshillit Administrativ tė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė. Nga zgjedhjet qė u bėnė u vendos qė nė Kėshillin Administrativ do tė bėnin pjesė:

    A. Kėshilltarė Administrativė:

    Mario Alberti, ministėr i Plotfuqishėm i Italisė, President i Kėshillit

    Frederico Brunner, zėvendėspresident i Kėshillit Administrativ

    Chevalier de Wauters dOplinter, zėvendėspresident i Kėshillit Administrativ

    Pietro Fenoglio, kėshilltar

    Giuseppe Bianchinni, kėshilltar

    Lale N.Zuber, kėshilltar

    Amedeo Gambino, kėshilltar

    Vendi i njė kėshilltari i ėshtė rezervuar Qeverisė shqiptare

    B. Sindikė efektivė:

    Vincenzo Azzolinni

    Ajet Libohova

    Francesco Motta

    C. Sindikė plotėsues:

    Giuseppe Marino

    Massimo Aureli

    D. Inspektorėt nė Romė:

    Guido Cordova - inspektor.

    Umberto Picardi - kryekontabilist

    E. Drejtuesit e filialeve tė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė:

    Bashkėdrejtorė - Giulio Gaudenzi dhe Loro Muzhani

    Zėvendėsdrejtorė - Armando Battisti, Luiggi Magnolli, Ettore Melis

    Prokuratorė - Ugo Olmastroni, Rafaele Razzini, Francesco Evangelista, Giuseppe Romani, Giuseppe Terrusi.

    24 tetor 1925

    Komisioni Hetues parlamentar akuzoi pėr tradhti kombėtare Mufid Libohovėn, Ministėr i Financave dhe zėvendėsministėr i Punėve tė Jashtme, pėrfaqėsues i shtetit shqiptar nė tratativat me italianėt, pėr shkelje tė rėnda tė interesave kombėtare nė kėto tratativa, gjatė pėrfundimit tė marrėveshjes mbi bankėn dhe huan SVEA.

    29 nėntor 1925

    Hapet Filiali i Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė nė Tiranė.

    30 nėntor 1925

    Hapet Filiali i Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė nė Durrės.

    Kostandin Boshnjaku

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė shtetit Shqiptar

    17 janar 1945 - 2 prill 1946

    Abdyl Kėllezi

    Drejtor Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    1946 -1948

    Spiro Bakalli

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    1948-1966

    Zeqir Lika

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    1 prill 1966 - 15 shkurt 1974

    Llazar Gjika

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    2 shkurt 1974 - 16 nėntor 1974

    ALEKS Verli

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    2 nėntor 1974 - mars 1976

    Kostaq Postoli

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    1 mars 1976 - 15 korrik 1984

    Andrea Nako

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar 16 korrik 1984 - 15 korrik 1985

    Kamber Myftari

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar 16 shtator 1986 - 28 shkurt 1989

    Qirjako Mihali

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    mars 1989 - dhjetor 1990

    Niko Gjyzari

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    1 janar 1991 - 31 gusht 1991

    Ilir Hoti

    maj 1992 - shtator 1993

    Dylber Vrioni

    shtator 1993 - dhjetor 1994

    Kristaq Luniku

    dhjetor 1994 - prill 1997

    Qamil Tusha

    prill 1997 - gusht 1997

    Prof. dr. Shkėlqim Cani

    gusht 1997 - tetor 2004

    Kostandin Boshnjaku

    17 janar 1945 - 2 prill 1946

    Vdiq mė 22 dhjetor 1953, nė Tiranė.

    Eksperiencė pune

    1908 - 1911, nėpunės banke nė Odesa, Ukrainė.

    1911 - 1914, nėpunės banke nė Credit Lyonnais nė Petersburg, Rusi.

    7 mars 1914 - 3 shtator 1914, Drejtor i Thesarit dhe i Borxhit Publik, Durrės, nė Qeverinė e Princ Vidit.

    1914 - 1919, Drejtor i Departamentit tė Jashtėm nė njė bankė ruse nė

    Petersburg.

    1919 - 1922, nėnkryetar i kolonisė sė shqiptarėve nė Stamboll.

    10 tetor 1922, i ngarkuar me punė pėr Shqipėrinė nė Stamboll, nė Sofje dhe nė Bukuresht.

    24 dhjetor 1924 - 14 janar 1939 emigrant politik nė Vjenė, Sofje dhe Bukuresht.

    1939 - 1943, nėpunės nė Kėshillin Kontrollues tė Bankės sė Shtetit.

    1943 - 1944, nė mal, pjesėmarrės aktiv nė tė gjitha forumet e Lėvizjes Nacionalēlirimtare.

    Mė 17 janar 1945, emėrohet Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar dhe mė vonė anėtar i Kėshillit tė Administratės.

    Mė 22 gusht 1945, Kėshilli i Administratės unanimisht vendosi qė Banka e Shtetit Shqiptar tė marrė pjesė si iniciatore nė

    kushtetimin e Shoqėrisė Anonime Tregtare Import Eksport dhe delegon Kostandin Boshnjakun tė cilit " ….i ep tagėr me

    nėnshkrue nemėn e pėr llogari tė Bankės sė Shtetit aksionet e shoqnisė….".

    2 dhjetor 1945, u zgjodh deputet i qytetit tė Shkodrės, nė zgjedhjet e para pluraliste.

    2 prill 1946, me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave revokohet i gjithė Kėshilli i Administratės sė Bankės sė Shtetit.

    12 maj 1946, Kėshilli i Ri i Administratės vendosi zgjidhjen e Shoqėrisė Anonime Import Eksport bazuar nė politikėn e

    pėrgjithshme tė shtetit.

    15 maj 1947, arrestohet si pjesėmarrės nė grupin e deputetėve kundėr pushtetit popullor.

    27 prill 1949, falet me dekretin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor nr. 8194 me amnisti.

    1949-1953, rron duke pėrkthyer materiale tė ministrive dhe organizatave tregtare.

    Vdiq mė 22 dhjetor 1953, nė Tiranė.

    Faqe 77

    Abdyl Kėllezi, drejtor i ri

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    1946-1948.

    1945, emėrohet Drejtor Personeli nė Bankėn e Shtetit Shqiptar.

    1946, emėrohet drejtor nė Bankėn e Shtetit e Shtetit Shqiptar.

    Nė kėtė periudhė, gjithashtu ėshtė i angazhuar si anėtar i delegacionit shqiptar nė marrėveshjet ekonomike me

    Jugosllavinė.

    1948, emėrohet zėvendėsministėr i Financave. Kryen detyrėn e ministrit tė Financave, nė varėsi kjo tė situatave tė

    ndryshme politike nė Shqipėri.

    Nė vitet 1954-1955 kryeson grupin e punės pėr studimin e sistemit tė pagave, duke u pėrpjekur tė theksojė edhe

    nevojėn e harmonizimit tė interesit tė pėrgjithshėm me interesin material.

    Abdyl Kėllezi ka qenė dhe njė ndėr anėtarėt e grupit kryesor tė punės pėr heqjen e sistemit tė triskėtimit.

    Nė vitet 1956-1957 ka dhėnė njė kontribut me vlerė me sugjerimet dhe mendimet e tij racionale nė fushėn e

    financave publike dhe sidomos nė fushėn e buxhetit e tė tatim-taksave.

    1956-1966, zėvendėskryeministėr pėr problemet ekonomike dhe tė bujqėsisė.

    Nė kėtė periudhė, gjithashtu bėn pjesė si anėtar i delegacioneve ekonomike tė Shqipėrisė pėr realizimin e marrėveshjeve

    ekonomike me BRSS, Ēeki, Gjermani etj. Shquhet si ekonomist-financier.

    1961-1975, kryetar i delegacioneve pėr realizimin e marrėveshjeve ekonomike me Kinėn.

    1966-1969, kryetar i Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės.

    1969-1975, kryetar i Komisionit tė Planit tė Shtetit.

    Nė vitin 1975 shkarkohet nga tė gjitha funksionet dhe arrestohet.

    Pushkatohet nė maj tė vitit 1977.

    Spiro BAKALLI

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    1948 - 1966

    Datėlindja: 1 qershor 1912.

    Vendlindja: Durrės.

    Shkollimi

    Arsimi fillor: Korfuz,Greqi dhe mė pas nė Liceun Tregtar Torino-Itali.

    Arsimi i Lartė: Universiteti Shtetėror i Tiranės, Fakulteti Ekonomik.

    Eksperiencė pune

    1932 - 1942 nėpunės nė Bankėn e Punės, Durrės (Banca Nazionale

    del Lavoro).

    1944 – 1948, funksione tė ndryshme nė administratėn shtetėrore,

    partiake, si dhe nė ushtri.

    1948 - 1966, drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar dhe

    njėkohėsisht edhe zėvendėsministėr i parė i Ministrisė sė Financave.

    1966 - 1973, zėvendėsministėr i parė i Ministrisė sė Financave.

    Veprimtari patriotike

    1941 – 1944, anėtar i Partisė Komuniste Shqiptare, 8 Nėntor 1941.

    Anėtar i Grupit Komunist tė Korēės, pėrgjegjės i celulės Durrės.

    Sekretar politik i Qarkorit tė Partisė Komuniste Shqiptare tė Durrėsit.

    Pjesėmarrės aktiv nė Luftėn Nacionalēlirimtare, me kėto funksione: nėnkomandant i ēetės sė Matit. Komisar i grupit

    "Myzeqeja", anėtar i Komitetit Ekzekutiv tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm Antifashist Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė, e para

    Qeveri e pasluftės.

    Tė tjera

    Mė 1973 del nė pension pėr arsye shėndetėsore.

    Mban njė varg medaljesh dhe dekoratash tė Luftės dhe tė Punės, dhėnė nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

    Vdes mė 21 shkurt 1991.

    Faqe 104

    Zeqir Lika

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    1 prill 1966 - 15 shkurt 1974

    Datėlindja: 6 gusht 1921.

    Vendlindja: Shkodėr.

    Shkollimi

    Diplomuar nė Fakultetin Ekonomik, Moskė, Bashkimi Sovjetik, 1945-1949.

    Eksperiencė pune

    Qershor 1942 - shkurt 1945, pjesėmarrės aktiv nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare.

    Shkurt 1945 - shtator 1945, funksione partiake nė Komitetin e Partisė Shkodėr.

    1949 – 1950, punėsohet nė Kėshillin Ekonomik nė Moskė, si pėrfaqėsues i Shqipėrisė.

    1950 – 1959, zėvendėspresident nė Komisionin e Planit tė Shtetit.

    Mars 1959 - dhjetor 1959, dekan i Fakultetit Ekonomik nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės.

    Dhjetor 1959 - prill 1966, kryetar i Komitetit Shtetėror tė Punės dhe Pagave.

    1 Prill 1966 - 15 shkurt 1974, Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar.

    1974 - transferohet nė Berat.

    Faqe 115

    Llazar Gjika

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    2 shkurt 1974 - 16 nėntor 1974

    Datėlindja: 15 mars 1925.

    Vendlindja: Berat.

    Shkollimi

    Universiteti Shtetėror i Tiranės, Fakulteti Ekonomik

    Eksperiencė pune

    Gusht 1944 - dhjetor 1945, pjesėmarrje aktive nė Luftėn Nacionalēlirimtare.

    1 Shkurt 1946 - 1 shkurt 1974, punon nė Ministrinė e Financave nė tri pozicione tė ndryshme: ndihmės llogaritar, kryetar dege dhe drejtor.

    2 shkurt 1974 - 16 nėntor 1974, Banka e Shtetit Shqiptar, Drejtor i Pėrgjithshėm

    ALEKS VERLI

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    2 Nėntor 1974 - mars 1976

    Datėlindja: 7 korrik 1920.

    Vendlindja Muzinė, Delvinė, Sarandė.

    Vdekja -11 prill 1977.

    Shkollimi

    Shkolla fillore Sarandė

    1934 - 1943 kryen 7 vjet dhe ka lėnė pa mbaruar vitin VIII dhe tė fundit tė Liceut tė Korēės. Vitin shkollor 1935-36 e ka ndėrprerė pėr arsye ekonomike.

    1951-1954, studion nė Akademinė Ushtarake "V. M. Molotov" nė Kalinin tė Bashkimit Sovjetik, ku ka mbaruar shkėlqyeshėm

    specialitetin "Komandant Shtabi Prapavije". Diplomuar mė 24 prill 1954.

    Eksperiencė pune

    1943, lė studimet nė Liceun e Korēės dhe deri nė 1944 merr pjesė aktive nė Luftėn Nacionalēlirimtare si komisar kompanie, intendent dhe shef i Seksionit Ekonomik tė Ushtrisė.

    1945, zėvendėskryetar i Drejtorisė Ekonomike tė Ushtrisė.

    1946, kryetar i Intendencės sė Pėrgjithshme.

    1948, caktohet nėpunės i lartė nė Ministrinė e Financave.

    1949, drejtor i Prapavijave tė Ushtrisė.

    1954, zėvendėsministėr i Mbrojtjes dhe drejtor i Prapavijave pranė Komandės sė Pėrgjithshme tė Ushtrisė.

    1956, ministėr i Financave.

    1974, drejtor i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Bankės sė Shtetit dhe kėshilltar pranė Kėshillit tė Ministrave.

    1958 deri nė 1974, deputet nė Kuvendin Popullor pėr katėr legjislatura rresht.

    Vdiq mė 11 prill 1977.

    Kostaq Postoli

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    1 mars 1976 - 15 korrik 1984

    Datėlindja: 30 janar 1934.

    Vendlindja: Korēė.

    Shkollimi

    Shkolla 7- vjeēare: "22 Tetori", Korēė

    Shkolla e mesme: Teknikumi Financiar "11 Janari", Tiranė, shtator 1950 - qershor 1953.

    Shkolla e lartė: Instituti i Lartė Ekonomik (sot Universiteti Shtetėror i Tiranės, Fakulteti Ekonomik), shtator 1953 - qershor 1957, titulli

    ekonomist me specialitet financier.

    Eksperiencė pune

    16 korrik 1957- 31 mars 1958, ekonomist nė Byronė e Ēmimeve nė Kėshillin e Ministrave

    1 prill 1958 - 16 shkurt 1963, kryeinspektor i financimit nė Seksionin e Financės tė Komitetit Ekzekutiv tė Komitetit tė

    Partisė tė rrethit Korēė.

    17 shkurt 1963 - 15 dhjetor 1970, shef i Seksionit tė Financės nė Komitetin Ekzekutiv tė Komitetit tė Partisė tė rrethit

    Korēė.

    16 dhjetor 1970 - 31 janar 1973, kryetar i Degės sė Planit nė Uzinėn e Instrumenteve Korēė.

    1 prill 1973 - 28 shkurt 1976, instruktor pėr ekonominė nė Komitetin e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, Korēė.

    1 mars 1976 - 15 korrik 1984, Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar.

    16 korrik 1984 - 15 dhjetor 1989, kryetar i Komitetit tė Ēmimeve dhe Standardeve pranė Kėshillit tė Ministrave.

    16 dhjetor 1989- 31 korrik 1991, drejtor i Institutit tė Arkave dhe Sigurimeve Tiranė.

    1 gusht 1991 - 30 prill 1998, nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Bankės sė Kursimeve Tiranė (ka kryer detyra tė ndryshme: zėvendėsdrejtor i Pėrgjithshėm, drejtor drejtorie, specialist dhe kėshilltar i drejtorit tė Pėrgjithshėm).

    Nga 1 maj 1998, pensionist.

    Andrea Nako

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    16 korrik 1984 - 15 korrik 1985

    Datėlindja: 14 shtator 1934.

    Vendlindja: Leskovik (katundi Zguralec).

    Shkollimi

    Shkolla fillore, katundi Zguralec-Leskovik.

    Shkolla 7-vjeēare "Jani Vreto", Leskovik.

    Shkolla e mesme, Teknikumi Ekonomik "Nako Spiru", Tiranė.

    1957-1962: Universiteti Shtetėror i Tiranės, Fakulteti Ekonomik, Ekonomist pėr Industri (pa shkėputje nga puna).

    Eksperiencė pune

    Korrik 1953 - tetor 1953, inspektor tatimor nė administratėn lokale nė Leskovik.

    1953 - 1978, funksione tė ndryshme nė Ministrinė e Financave, si inspektor tatimor, revizor, kryerevizor,

    kryetar dege dhe drejtor drejtorie.

    1978 - 1982, zėvendėsministėr i Financave.

    1982 – 1984, kryetar i Komitetit tė Ēmimeve dhe Standardeve nė Kryeministri.

    1984 – 1985, Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar.

    1985- 1990, ministėr i Financave.

    1990 - 1991 Zėvendėsdrejtor i Pėrgjithshėm i Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore.

    1991, del nė pension.

    Tė tjera

    Pėr merita tė veēanta nė punė ėshtė dekoruar me urdhra dhe medalje tė klasave tė ndryshme nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

    Vdiq mė 13 gusht 1998.

    Kamber Myftari

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    16 shtator 1986 - 28 shkurt 1989

    Datėlindja: 15 shtator 1944

    Vendlindja: Malinė, Pogradec

    Shkollimi

    1959 -1963 Teknikumi Ekonomik "Nako Spiru", diplomuar "Ekonomist i mesėm i punės".

    1966 -1970, diplomuar si ekonomist i lartė kontabėl, nė Universitetin e

    Tiranės, Fakulteti Ekonomik.

    Eksperienca pune:

    20 gusht 1963 - 15 shtator 1966, miniera e Gurit tė Kuq, Pogradec, ekonomist; kryetar i degės plan - norma – furnizim - shpėrndarje.

    1 janar 1971 - 15 shkurt 1972, kooperativa bujqėsore Velēan - Pogradec, me detyrėn kryetar kooperative.

    16 shkurt 1972 - 31 mars 1973, Dega e Bankės Bujqėsore - Pogradec me detyrėn drejtor i Degės.

    1 prill 1973 - 15 shtator 1976, instruktor pėr ekonominė, nė Komitetin e Partisė tė rrethit Pogradec.

    16 shtator 1976 - 15 dhjetor 1981, Drejtoria e Pėrgjithshme e Bankės sė Shtetit Shqiptar, me detyrėn e drejtorit tė

    Drejtorisė sė Emisionit dhe Qarkullimit Monetar.

    16 dhjetor 1981 - 15 shtator 1986, Dega e Bankės sė Shtetit Shqiptar nė Durrės, me detyrėn e drejtorit tė Degės.

    16 shtator 1986 - 28 shkurt 1989, Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar. Gjatė kėtij mandati realizohet

    kalimi i Bankės sė Shtetit Shqiptar nga varėsia e Ministrisė sė Financave, nė varėsi tė Kėshillit tė Ministrave.

    1 mars 1989 - 25 korrik 1991, zėvendėsdrejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar.

    26 korrik 1991 - 15 gusht 1992, pas dorėheqjes nga zėvendėsdrejtor i pėrgjithshėm nė korrik 1991, ekonomist i pagesave

    nė Bankėn e Shtetit Shqiptar.

    16 gusht 1992 - 5 nėntor 1992, ekonomist i pagesave nė Bankėn e Shtetit Shqiptar.

    6 nėntor 1992 - 19 nėntor 1995, pas krijimit tė Bankės sė Shqipėrisė, inspektor nė Departamentin e Mbikėqyrjes tė

    Bankės sė Shqipėrisė.

    20 nėntor1995 - 20 dhjetor 1995, Pėrgjegjės i Sektorit tė Inspektimeve nė vend tė Departamentit tė Mbikėqyrjes nė

    Bankėn e Shqipėrisė.

    21 dhjetor 1995 - 11 janar 1996, inspektor nė Departamentin e Mbikėqyrjes.

    12 janar 1995 - 8 maj 1997, kontrollor mbikėqyrės nė Departamentin e Emisionit dhe tė Administrimit tė Parasė.

    9 maj 1997 - 18 gusht 1997, drejtor i Degės sė Bankės sė Kursimeve nr.1 nė Tiranė

    19 gusht 1997 - 11 nėntor 1997, drejtor i Drejtorisė sė Pagesave nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Bankės sė Kursimeve.

    12 nėntor 1997 - 11 dhjetor 2000, Banka e Shqipėrisė - Departamenti i Mbikėqyrjes, zėvendėsdrejtor dhe pėrgjegjės

    i Sektorit tė Inspektimeve.

    12 dhjetor 2000 - 23 maj 2002, zėvendėsdrejtor i Departamentit tė Emisionit dhe pėrgjegjės i Sektorit tė Emisionit

    dhe Administrimit tė Parasė nė Bankėn e Shqipėrisė.

    23 maj 2002 e nė vazhdim, Drejtor i Departamentit tė Emisionit tė Bankės sė Shqipėrisė.

    18 tetor 2002 e nė vazhdim, kryetar i Kėshillit Drejtues tė Agjencisė sė Sigurimit tė Depozitave, qė nga krijimi dhe fillimi

    i veprimtarisė sė agjencisė.

    Qirjako Mihali

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    Mars 1989 - dhjetor 1990

    Datėlindja: 13 Maj 1929.

    Vendlindja: Korēė.

    Shkollimi

    Shkolla 7-vjeēare Korēė.

    1947-1951, shkolla e mesme, Politeknikumi Tiranė

    Shtator 1951- gusht 1956, shkolla e lartė, Instituti i Naftės, Moskė, titulli inxhinier ekonomist.

    Eksperiencė pune:

    Gusht 1956 - nėntor 1966, kryetar i Degės sė Planit dhe mė pas drejtor nė Uzinėn e Pėrpunimit tė Naftės, Cėrrik.

    Nėntor 1966 - maj 1975, drejtor Azotiku, Fier.

    Qershor 1975 - prill 1977, sekretar i Parė nė Komitetin e Partisė Durrės e mė pas nė Tiranė.

    Maj 1977 - tetor 1982, zėvendėskryetar i Kėshillit tė Ministrave.

    Nėntor 1982 - dhjetor 1984, ministėr i Financave.

    Tetor 1984 - shtator 1986, zėvendėskryetar i Kėshillit tė Ministrave.

    Shtator 1986 - tetor 1988, sekretar i Parė nė Komitetin e Partisė Durrės.

    Tetor 1988 - dhjetor 1990, Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit

    Pensionist nga 31 dhjetori 1990.

    Niko Gjyzari

    Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar

    1 Janar 1991 - 31 gusht 1991.

    Datėlindja: 10 nėntor 1934.

    Vendlindja: Vlorė.

    Shkollimi

    Shkolla 8-vjeēare "Naim Frashėri", Vlorė.

    Shkolla e mesme, Teknikumi Financiar “11 Janari”, Tiranė.

    Shkolla e lartė, Universiteti Shtetėror i Tiranės, Fakulteti Ekonomik, pėrfunduar mė 1961.

    Eksperiencė pune

    8 qershor 1956 - 30 shtator 1969, inspektor pranė Seksionit tė Financės tė Komitetit Ekzekutiv tė KP tė rrethit Vlorė.

    1 tetor 1969 - 15 mars 1974, shef i Seksionit tė Financės pranė Komitetit Ekzekutiv tė KP tė rrethit Vlorė.

    16 mars 1974 - 30 tetor 1975, drejtor i Drejtorisė sė Buxhetit nė Ministrinė e Financave Tiranė.

    1 nėntor 1975- 30 tetor 1984, zėvendėsministėr i Financave.

    16 shkurt 1984-15 korrik 1985, ministėr i Financave.

    16 korrik 1985-15 maj 1990, kryetar i Komisionit tė Planit tė Shtetit.

    16 maj 1990-31 dhjetor 1990, ministėr Shteti dhe sekretar i Pėrgjithshėm pranė Kryeministrisė.

    1 janar 1991-31 gusht 1991, Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar.

    1 shtator 1991 - 31 gusht 1992, zėvendėsdrejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar.

    Nė vazhdim menaxher i pėrgjithshėm i "Sofimpex".

    Ilir Hoti

    Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė

    maj 1992 - shtator 1993.

    Datėlindja: 10 maj 1957.

    Vendlindja: Shkodėr.

    1980, diplomohet me rezultatin shkėlqyeshėm nė Financė dhe Kontabilitet

    pranė Fakultetit tė Ekonomisė Agrare, Universiteti Bujqėsor, Tiranė.

    1991, specializohet duke u certifikuar pėr Inxhinieri Financiare nė “American

    University”.

    Eksperienca pune

    1981, analist financiar nė Bankėn Bujqėsore Durrės.

    1985, kryespecialist pėr analizė financiare dhe kreditin nė Bankėn Bujqėsore Durrės.

    1988, drejtor i Bankės Bujqėsore, Durrės.

    1991, drejtor i Bankės Shqiptare tė Tregtisė, dega Durrės.

    1991, Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės sė Shtetit Shqiptar.

    1992, Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė.

    1998-2002, drejton zbatimin e disa projekteve nė fushėn bankare dhe nė atė tė financės.

    2002, angazhohet silektor pėr trajnime nė fushėn e financės nė Kosovė, pranė agjencive zhvillimore tė OSBE, UNMIK etj.

    Veprimtaria pedagogjike

    1983 - 1991: Universiteti Bujqėsor Tiranė, Fakulteti i Ekonomisė Agrare, lektor i jashtėm pėr lėndėt "Financė" dhe "Analizė Ekonomike e Financiare".

    Tė tjera

    1991, zėvendėsguvernator i Shqipėrisė nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar - Washington D.C.

    1992, emėrohet Guvernator i Shqipėrisė nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar - Washington D.C.

    Dylber Vrioni

    Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė,

    shtator 1993 - dhjetor 1994

    Datėlindja: 4 qershor 1946.

    Vendlindja: Berat.

    Shkollimi

    1953-1960, shkolla 7-vjeēare "Lidhja e Prizrenit", Tiranė.

    1960-1964, shkolla e mesme "Sami Frashėri", Tiranė.

    1964 - 1970 Universiteti i Tiranės, Dega e Inxhinierisė Mekanike.

    Eksperiencė pune

    1971-1976, Uzina Mekanike Peshkopi, inxhinier.

    1976-1986, Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Mekanike, konstruktor makinash e pajisjesh, si dhe detyra drejtuese projektimi.

    1986-1990, Uzina Elektroteknike Tiranė, drejtues i sektorit tė teknologjisė nė byronė teknike.

    1991 - 1993, funksione partiake.

    1992, deputet i Tiranės nė Kuvendin e Shqipėrisė.

    1993, Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė.

    Dhjetor 1994, ministėr i Financave dhe zėvendėskryeministėr pėr reformėn ekonomike dhe privatizimin.

    1996, deputet i Beratit nė Kuvendin e Shqipėrisė.

    Korrik 1996, ministėr i Privatizimit.

    Korrik 1997, firmė konsulence pėr menaxhim tė pėrgjithshėm, menaxhim financiar, projektesh zhvillimi dhe negociata tė

    ndryshme biznesi.

    Kristaq Luniku

    Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė

    dhjetor 1994 - prill 1997.

    Datėlindja: 3 gusht 1962.

    Vendlindja: Korēė.

    Shkollimi

    Diplomuar nė Fakultetin Ekonomik, dega Financė.

    1999 ka pėrfunduar MBA Business School, nė Universitetin e

    Miēiganit, SHBA.

    Eksperiencė pune

    1986 - 1992, funksione tė ndryshme nė Bankėn e Shtetit Shqiptar nė degė dhe nė Drejtorinė e Pėrgjithshme.

    1992 - 1994, Zėvendėsguvernator i Bankė s sė Shqipėrisė .

    1994 - 1997, Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė.

    1997 e nė vazhdim Banka Botėrore - FMN.

    Aktualisht punon nė Bankėn Botėrore, si Kėshilltar i Drejtorit Ekzekutiv pėr Evropėn Juglindore. Fushat e veprimtarisė

    profesionale janė :

    Evropa dhe Azia Qendrore, Kina, Koreja e Jugut, Tajlanda, IFC, MIGA investimet dhe politikat,

    Komiteti i Auditimit, Menaxhimi i Riskut (World Bank Group),

    Bankė, Reforma nė financė dhe pensione,

    Zhvillimi i sektorit privat dhe garantuesit e IBRD,

    shkrirjet dhe blerjet e korporatave,

    investimet nė kushtet e pasigurisė,

    konkurrenca nė industrinė e fluturimeve ajrore,

    analiza e biznesit dhe modelet e vlerėsimit,

    liberalizimi i sektorit energjetik nė SHBA.

    Qamil Tusha

    Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė

    prill 1997 - shtator 1997

    Datėlindja: 10 shkurt 1958.

    Vendlindja: Burrel, Mat.

    Shkollimi

    Shtator 1974 - qershor 1978, shkolla e mesme e pėrgjithshme "Haki Fejzo", Burrel.

    Shtator 1979 - qershor 1983, diplomuar pranė Fakultetit tė Ekonomisė Agrare nė Institutin e Lartė Bujqėsor Kamzė, Tiranė, dega Financė.

    Eksperiencė pune

    Gusht 1983 - maj 1989, shef investimesh dhe ekonomist nė degėn Mat tė Bankės sė Shtetit Shqiptar.

    Maj 1989 - prill 1992, drejtor i Degės sė Bankės Mat, nė Bankėn e Shtetit Shqiptar.

    Prill 1992 - qershor1992, shef i kontrollit tė degės Tiranė, nė Bankėn e Shqipėrisė.

    Qershor 1992 - janar 1993, zėvendėsdrejtor i Pėrgjithshėm i Bankės Shqiptare tė Tregtisė, drejtor i Drejtorisė sė

    Kontabilitetit tė Bankės Shqiptare tė Tregtisė.

    Janar1993 - prill 1997, zėvendėsdrejtor i Pėrgjithshėm i Bankės Kombėtare Tregtare tė Shqipėrisė; anėtar i bordit tė kompanisė “Gjeo-Alba”.

    Prill 1997 - gusht 1997, Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė, kryetar i Kėshillit Drejtues tė Bankės sė

    Shqipėrisė, anėtar i Bordit tė Entit Kombėtar tė Zonave tė Lira.

    Nėntor 1997 - shtator 1999, pa punė.

    Shtator 1999 - 2003, Komisioni i Letrave me Vlerė - Shef i divizionit tė Monitorimit.

    2003, emigrant SHBA.

    SHKĖLQIM CANI

    Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė

    30 gusht 1997 e vazhdim.

    Datėlindja: 6 maj 1956.

    Vendlindja: Tiranė.

    Shkollimi

    1972 -1976, shkolla e mesme "50-vjetori i Pavarėsisė", Tiranė.

    1976 -1980, diplomuar nė Degėn e Financės, Fakulteti i Ekonomisė,

    Universiteti i Tiranės.

    1991, fiton gradėn shkencore "Doktor nė Ekonomi", nė fushėn bankare.

    2003, fiton titullin "Profesor".

    Eksperiencė pune

    Qė nga gushti 1997, Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė.

    1980-1981, specialist krediti, Banka e Shtetit Shqiptar, dega e Tiranės.

    1981-1983, specialist Eksport-importi, Drejtoria e Pėrgjithshme, Banka e Shtetit Shqiptar.

    1984-1985, ekonomist (Kėrkime), Departamenti i Jashtėm, Drejtoria e Pėrgjithshme e Bankės sė Shtetit Shqiptar.

    1985-1990, drejtor i Departamentit tė Jashtėm dhe anėtar i Bordit, Banka e Shtetit Shqiptar

    1990-1991, drejtor i Pėrgjithshėm, Banka Shqiptare e Tregtisė.

    Shkurt - qershor 1991, zėvendėskryetar i Kėshillit tė Ministrave.

    1991-1992, zėvendėsdrejtor i Pėrgjithshėm, Banka Shqiptare e Tregtisė.

    1991-1996, deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė.

    1996-1997, kėshilltar financiar.

    1997, deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė.

    Veprimtaria pedagogjike

    1981-1989, anėtar i Katedrės sė Financės dhe Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisė.

    1981-1989, pedagog i jashtėm nė programin universitar dhe pasuniversitar, pranė Fakultetit tė Ekonomisė. Temat kryesore

    tė leksioneve: “Paraja dhe Banka”, “Teknikat Bankare Ndėrkombėtare”, Analiza e veprimtarisė financiare tė ndėrmarrjeve”,

    “Kontabilitet”.

    1983 -1990 dhe 1997-2002, drejtues teme pėr studentė diplomantė tė shkollės sė lartė; drejtues i dy mikrotezave nė

    MBA; oponent nė dy teza doktorate nė fushėn e kontabilitetit dhe atė bankare.

    1998 - 2002, lektor i jashtėm nė kurse universitare dhe pasuniversitare nė Fakultetin e Ekonomisė tė Universitetit tė Tiranės

    dhe tė Universitetit Bujqėsor si dhe nė Shkollėn e Magjistraturės.

    Ardian Fullani

    Ardian Fullani ėshtė diplomuar nė Fakultetin Ekonomik, dega Financė dhe nė Fakultetin Juridik, pranė Universitetit tė Tiranės, pėrkatėsisht nė vitin 1977 dhe nė vitin 1991.

    Nė Bankėn e Shtetit Shqiptar nė vitin 1985, si ka marrė detyrėn si zėvendėsdrejtor i Departamentit tė Jashtėm nė periudhėn 1987 - 1990 e mė pas nė Bankėn Tregtare Shqiptare, si drejtor i Departamentit tė Jashtėm, deri nė vitin 1992.

    Fillimi i punės sė z. Ardian Fullani nė fushėn e bankingut qendror i takon vitit 1992, nė funksionin e zėvendėsguvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė e nė vijim nė periudhėn 1993 - 1996, si drejtor i Departamentit tė Jashtėm.

    Gjithashtu, z. Fullani ka punuar si koordinator i projekteve tė investimeve nga financimet e huaja

    Gjatė viteve 1996-1997, pėrvoja e z. Fullani shtrihet edhe nė fushėn e konsulencės pėr projekte zhvillimi kombėtare e ndėrkombėtare.

    Eksperienca me Bankėn Italo-Shqiptare i pėrket periudhės 1997-2004, fillimisht si zėvendėsdrejtor i Pėrgjithshėm dhe drejtor i Departamentit Financiar (1997-2000) e mė vonė si Drejtor i Pėrgjithshėm i Bankės (2000-2004). Z. Fullani ka mbajtur edhe funksionet e presidentit tė Shoqatės Shqiptare tė Bankave, tė Institutit tė Studimeve e Asistencės Bankare si dhe tė komisionerit nė Komisionin e Letrave me Vlerė.

    Nė tė njėjtėn kohė, z. Fullani ėshtė autor i shumė artikujve dhe punimeve shkencore rreth ēėshtjeve ekonomike dhe financiare.

    Ėshtė njohės i mirė i tri gjuhėve tė huaja: anglisht, italisht dhe gjermanisht.

    Z. Ardian Fullani ėshtė anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės dhe Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė qė prej muajit tetor tė vitit 2004.
    1

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim