Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Kavaje 1990, Ngjarjet E Korrikut. - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Kavaje 1990, Ngjarjet E Korrikut. Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

  • venali kavaje
  • Grupi: Admin
  • Postime: 6.664
  • Regjistruar mė : 12-prill 04
  • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
  • Location:Republika Kavaje
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 02 korrik 2010 - 07:52 PD

    ...Me 2 korrik 1990 si dhe ne ditet me pas, shume te rinj nga Kavaja u futen neper ambasadat e shteteve te huaja ne Tirane.
    ...Me 4 korrik 1990, pas nje ndeshje te kampionatit boteror, Gjermani-Angli, rreth ores 22-23°°, mijra njerez dolen ne sheshin e qytetit. Ne qender kishte dhe shume forca te policise. Ate qe ndodhi e pasqyron me se miri raporti i kryetarit te deges se puneve te mbrendeshme Durres drejtuar antarit te byrose politike te asaj kohe, Simon Stefanit:
    “me date 4.7.1990, rreth ores 23°° pas perfundimit te ndeshjes nderkombetare te futbollit Gjermani-Angli, nga disa drejtime qe te ēojne ne rrugen kryesore te qytetit, turma njerezish te organizuara, ku mund te ishin 2000-2500 vete, u afruan ne menyre te heshtur ne qender te qytetit…
    Nderkohe keto veprime u shoqeruan me thirrjet “Liri-Demokraci!, “nuk mbahet populli ne Tirani”, Duam pluralizem, Poshte Nexhmije Hoxha” etj. Veē forcave te rajonit u mobilizuan 40 police te rendit nga qyteti i Durresit dhe nenrepartet e policise e megjithekete, siē pershkruam, ngjarja nuk u be e mundur te evitohej…”(AMPBSH, dega e policise Durres)

    Ate nate, megjithese raporti nuk e permend, u godit me gure sekretari i pare i komitetit te partise se rajonit Kavaje. Gjithashtu, nga mesi i nates, ne lagjen Sharre, plagoset per vdekje (pas nje goditje me thike) Shefik Tosku pergjegjes i fabrikes se bukes , ish shefi i policise Kavaje i cili, pasi kthehej nga turni i dyte gjen perballe turmen e te rinjve te lagjes Sharre qe po terhiqeshin nga qendra. Pas demostrates u arrestua Jak Shtini e disa te tjere.
    Ngjarja e 4 korrikut 1990 provoi se kavajasit nuk ishin genjyer nga “kulaēi” qe kishin hedhur pushtetaret pas demostrates se pare anticomuniste me 26 mars 1990. Atehere u kalua ne planin e “kerbaēit”…pasditen e 10 korrikut ne Golemit u duken forcat speciale. Me nje egersi te pashoqe ata u versulen e rrahen kedo qe u dilte perpara. Disa vajzave qe shetisnin bregut te detit u ēorren sytjenat. Pa rene ende dielli ata u futen ne Kavaje dhe nisen raprezaljet. Te rinjte qe kishin pak floket e gjata rriheshin dhe i fusnin ne makina. Nese ndonjeri fliste edhe ai kapej dhe rrasej ne makine. Ne lagjen nr. 1 e 2, prane rruges se kishes se Shenkollit ata iu sulen nje grupi te rinjsh, qe ulur bisedonin e komentonin ndeshjen e futbollit. Disa prej te rinjve i kundershtuan dhe i shane: “Kopilat e Nexhmije Hoxhes!” ne kete ēast njeri prej sampistave nxjerr pistole ten dhe qellon per vdekje te riun Josif Buda. Pas ketij akti barbar, u larguan. Trupin pa jete te Josifit shoket e moren ne krahe dhe e shpune ne spital, por ēdo gje kishte marre fund. Kuja e familjes Buda dhe e shume nenave kavajase shpoi qiellin. Gjate gjithe rruges degjoheshin thirrjet: Vrases!Vrases! poshte qeveria!
    Afer mesnates ne Kavaje erdhi ministri i puneve te mbrendeshme i icli urdheroi te mblidhesin te gjithe quadro. Ministri u perpoq te bindte sallen se te rinjte ishin vrare me njeri-tjetrin. Por e ndjeu veten shume ngushte kur e gjithe salla iu kundervu. Kush kishte urdheruar dergimin e forcave speciale ne Kavaje? C’ishte ky veprim barbar ndaj popullit te Kavajes?kush mbante pergjegjesi per kete? Kundershtimi masiv i kuadrove te Kavajes e detyroi ministrin te mbyllte mbledhjen e te nisej drejt Tiranes per te raportuar gjendjen e ndere qe kishte pushtuar Kavajen.
    Te nesermen u zhvillua funerali i deshmorit te pare te demokracise Josif Buda. Kavaja nuk ka njohur deri tani nje funeral te tille si nga pjesmarrja ashtu dhe nga emocjonet qe percolli. Arkivoli i mbajtur ne krahe nga te rinjte qe nga shtepia e deri ne varreza, i mbuluar me ēarēafin e pergjakur, trondiste cilindo. Kur arkivoli arriti ne qender te qytetit, nga masa e madhe e njerezve ushtuan thirrjet: “Poshte qeveria! Hakmarrje! Enver-Hitler!Hekuran-Sllobodan!Hakmarrje-Hakmarrje-Hakmarrje!”
    Pas varrimit nga turma shkeputen te rinj qe thyejne xhamat e njesive tregtare ne bulevardin kryesot, xhamat dhe godinen e komitetit te partise se rajonit dhe dogjen makinen e sekretarit te pare te Kavajes. Ne kete vrull nuk u kursyen as xhamat e godines se policise. Lidhur me kete ngjarje kryetari i seksjonit te puneve te mbrendeshme te Kavajes njoftonte hetuesine e rrethit Durres:
    me daten 11.7.1990 ne qytetin e Kavajes u zhvillua ceremonia e varrimit e Josif Budes, i vrare me 10.7.1990. gjate zhvillimit te ceremonise nga persona te ndryshem u hodhen parrulla armiqsore, u thyen xhamat e vitrinave pergjate bulevardit, te komitetit te partise si dhe u dogj makina e komitetit te partise te rajonit. Nga ana jone u moren masa dhe kemi filmuar nje pjese te zhvillimit te ketyre ngjarjeve nga ku kemi bere te mundur identifikimin e me aktiveve….
    Pas varrimit te deshmorit Josif Buda dhe shkaterrimeve qe pasuan, po ate nate ne Kavaje futen tanket. Ishte hera e pare ne sundimin gjysmeshekullor dictatorial qe ne nje qytet te Shqiperise te futeshin tanke. Ate nate qendruan prane institucjoneve ndersa te nesermen u terhoqen ne repartin ushtarak te qytetit. Kjo ngjarje tregoi hapur se “pushtetit popullor” dhe “nenes parti” i kishte ardhur fundi. Ne vendin ku u vra i riu Buda, u ngrit nje barrikade dhe nuk lejoheshin te kalonin makinat. Grupe te rinjsh benin roje. Policia nuk e ngacmoi situaten e tensionuar dhe aty ku degezohet unaza e qytetit u vu tabela “NDALIM QARKULLIMI”. Ishte nje perpjekje e kote per te fshehur ngjarjet e Kavajes pasi tashme e gjithe Shqiperia ishte njohur me Levizjen anticomuniste te Kavajes. Megjithe keto ndodhi, veprimet anticomuniste te Kavajes nuk u mbeshteten nga qytete te tjera. Kur te rinjte kavajas perlesheshin, arrestoheshin, torturoheshin e vriteshin nga diktatura, shume vete ferkonin duart. Shumica e kishte enderruar ndryshimin me kohe, pr vete rrinte ne hije dhe i shihte ngjarjet pas perdes me drita fikur.
    Me 14 korrik ne pallatin e culture, ish-kisha e shenkollit vjen antari i byrose politike Foto Cami si i derguar i Ramiz Alise. Pasi pa qe mbledhjes nuk po i jepte drejtimin e deshiruar, pas rrebeshit te pyetjeve mbi pergjegjsite e ngjarjve, vrasjes, urdhrave te dhena, Foto Cami mer fjalen dhe premton se partia dhe shoku Ramiz nuk do t’i anashkalonin keto ngjarje dhe se pergjegjesit do te ndeshkoheshin. Sipas tij Enver Hoxha nuk mund te krahasohej me Hitlerin se rruga e bllokuar duhej hapur, se….
    Ne ket ēast dikush e njoftoi se e kerkonin ne telefon. Ai u kthye pas 10 minutash dhe i komunikoi salles se byroja politike kishte shkarkuar Muho Asllanin nga detyra e sekretarit te pare te partise ne Durres. Keshtu qe M. Asllani u be koka e turkut. Dy dite me vone u mor vesh qe ishte zevendesuar me nje djale kavaje, Nazmi Skuqi.
    Pali Miska caktohet nga Ramiz Alia si komisar te jashtzakonshem per ngjarjet e Kavajes. Ato dite zbarkonin ne Kavaje drejtues te ndryshem partie nga Tirana. Lenka Cuko iken e lemerisur pas nje takime me punitore e urine se gozhde bulonave duke thene: “Bu-bu-bu-bu-bu-, ketu ne Kavaje jane te gjithe armiq!” veē ketyre, drejtuesit e nderrmarjeve u urdheruan te hapnin kampe ditore ne Golem per femijet e Kavajes, ku te gjithe shpenzimet do te perballoheshin nga shteti. U be dhe ndarja e nderrmarjeve te medha….
    Keto therrime nuk munden ta mposhtnin levizjen anticomuniste ne Kavaje qe vepronte prej 7 muajsh. Levizja anticomuniste e Kavajes nuk qe nje veprim i ēastit qe aty u ndez e aty u shua. Perkundrazi, ajo doli hapur qe nga 29 janari e deri me 12 dhjetor kur u formua Partia Demokratike e Shqiperise…me sa duket Kavaja ishte paracaktuar nga historia per t’u bere dallendyshja e pare e demokracise ne Shqiperi…

    (nxjerre nga libri “Kavaja, 1945-1990” me autor Rifat Hoxha.)
    1

    #2 Anėtar jo nė linjė   venaliu 

    • venali kavaje
    • Grupi: Admin
    • Postime: 6.664
    • Regjistruar mė : 12-prill 04
    • Interests:kavaja, kavaja, kavaja!....pa permendur te tjera...
    • Location:Republika Kavaje
    • Gender:Male
  • Reputacioni: 726
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 06 korrik 2010 - 10:25 PD

    http://img193.imageshack.us/img193/7301/jb1qm.jpg


    Dokumenti sekret i Byrosė Politike: mė 14 korrik '90. Frika e regjimit nga pėrhapja e revoltės tė nisur nė kryeqytet dhe qė u pasua nga ajo e Kavajės

    Urdhėri i Ramiz Alisė pas ambasadave: Luftė pėr jetė a vdekje

    Mbajtur nė mbledhjen e Byrosė Politike tė KQ tė Partisė Mė 14 korrik 1990. Byroja Politike, nė mbledhjen e datės 14 korrik 1990, mori nė shqyrtim kėtė ēėshtje:
    1. "Analizė pėr ngjarjet e 2 korrikut dhe tė Kavajės e disa konkluzione pėr punėn e Partisė".

    Nė mbledhje marrin pjesė anėtarėt e kandidatėt e Byrosė Politike tė KQ tė Partisė, shokėt: Ramiz Alia, Adil Ēarēani, Besnik Bekteshi, Hekuran Isai, Lenka Ēuko, Muho Asllani, Pali Miska, Simon Stefani, Xhelil Gjoni, Hajredin Ēeliku, Pirro Kondi, Qirjako Mihali, Kiēo Mustaqi, Llambi Gegprifti, Niko Gjyzari, Xhemal Dymylja.
    Mbledhjen e Byrosė Politike e drejton shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parė i Komitetit Qendror tė Partisė.

    Zhvillimi i mbledhjes

    Shoku Ramiz Alia: Nė kėtė mbledhje, shokė, mendoj tė shkėmbejmė mendime lidhur me ngjarjet e kohėve tė fundit e sidomos tė datės 2 korrik kur u futėn nė ambasadat e huaja rreth 4700 veta. Ngjarja e 2 korrikut i zuri nė befasi organizmat tona dhe pas saj u krijua njė situatė e rėndė.
    Nė njė pushim ndėrmjet seancave tė Plenumit tė 11-tė tė Komitetit Qendror, Presidiumi i Kuvendit Popullor nxori dekretin pėr pajisjen me pasaporta pėr jashtė tė tė gjithė atyre qė u futėn nėpėr ambasada. Para dy ditėsh, siē e dini, u bė evakuimi i plotė i tyre. Mbrėmė janė larguar ata qė u strehuan nė ambasadėn hungareze dhe sot ikin tė fundit, ata qė gjenden nė ambasadėn turke. E rėndėsishme ėshtė se rreth 4400 veta prej tyre ishin tė zėnė nė punė, pra jo si shpifin disa qė thonė se kanė ikur tė papunėt. Veē fėmijėve, 20 pėrqind janė gra, ky ėshtė njė veprim tepėr i ulėt. Nga pikėpamja e nivelit arsimor me shkollė tė lartė ishin relativisht pak, rreth 70-80 veta, por edhe kėta janė tipa pa karakter. Nė kėto ngjarje, padyshim, pasqyrohet puna e dobėt e organeve tė punėve tė brendshme, veēanėrisht e Sigurimit tė Shtetit, tė cilat u zunė nė befasi, si dhe puna e dobėt e Komitetit tė Partisė tė Rrethit tė Tiranės. Ėshtė e ēuditshme qė organet tona emrat e atyre qė ishin futur nė ambasada nuk i dinin, kėshtu qė u detyruan t'i merrnin nga kėrkesat pėr pasaportat! Jam i bindur se edhe sot e kėsaj dite qendrat e punės nuk dinė se kush u ėshtė futur nė ambasada. Kur kėtu nė Tiranė administratat e ndėrmarrjeve nuk njohin mirė punėtorėt e tyre dhe nuk dinė kė paguajnė, merrni me mend se ē'mund tė bėhet me ndėrmarrjet qė kanė punėtorė sezonalė si nė sharrat e Pukės, nė Vermosh, nė Bushtricė apo gjetkė?! Organizata e Partisė e Tiranės nuk e tregoi veten nė nivelin e duhur, nuk tregoi militantizėm, nuk ishte nė rolin udhėheqės, ndėrsa komunistėt e Tiranės u tulatėn. Duhej tė organizonim dje mitingun qė tė ngrihej morali i tyre, se nė pėrgjithėsi morali i njerėzve, por dhe i komunistėve kishte rėnė shumė. Natyrisht, pas ngjarjeve tė 2 korrikut u bėnė disa pėrpjekje, u ngritėn disa njėsi a detashmente, siē u quajtėn, pėr tė forcuar vigjilencėn. Mirėpo duhet patur parasysh se nė Tiranė militojnė 25 mijė komunistė, por forca e tyre nuk u ndie fare, pėrkundrazi, dominonin parullat e armikut, tė reaksionit tė kolonės sė pestė, qė janė nga mė ekstravagantet.
    Nė ngjarjet e 2 korrikut ka patur ndikim edhe veprimtaria armiqėsore e huliganėve tė rretheve tė tjera. U bėnė tentativė pėr tė hyrė nė ambasada ose pėr tė bėrė ndonjė rrėmujė nga grupe huliganėsh qė erdhėn nga Shkodra apo nga Durrėsi. Forcat e policisė janė detyruar t'i largojnė.
    Ngjarje tė shėmtuara kanė ndodhur edhe nė Kavajė, ku gjendja mund tė themi edhe sot e kėsaj dite ėshtė e rėndė. Veē faktit qė atje ka njė fermentim armiqėsor, ndodhi dhe njė ngjarje shumė e hidhur: u vra njė njeri kur forcat e Policisė e tė Sigurimit vajtėn me "teorinė e krehjes". Kanė dalė nė skenė dhe teori tani. Dhe "krehėn" bukur! Vrasja e kėtij njeriu shkaktoi turbullim nė tėrė qytetin. U lėshuan njerėzit e thyen tėrė xhamat e vitrinave tė qytetit. Jo vetėm kaq, por tė nesėrmen nė varrim morėn pjesė mijėra vetė. Kjo mori njerėzish, e irrituar me t'u kthyer nga varrimi dogjėn makinėn e Sekretarit tė parė tė Komitetit tė Partisė tė Rajonit tė Kavajės. Kavaja faktikisht ishte nė duart e tyre. Dhamė urdhėr qė tė mos ndėrhynte policia se me ato nerva tė tendosura e atė irritim nga tė dyja palėt ēdo gjė mund tė ndodhte.
    Komunistėt e Kavajės nuk u ndien fare. Parullat qė u hodhėn ishin nga mė reaksionarėt, mė armiqėsoret kundėr Partisė e pushtetit si "Enver-Hitler", "Muho Asllani-Sllobodan", "Hekuran-Sllobodan".
    Natyrisht, ne dėrguam forca ushtarake nė Kavajė tė gatshme pėr ēdo eventualitet, por urdhėruam tė qėndronin brenda nė gazermė dhe ato nė fakt, nuk bėnė asnjė veprim. Megjithatė, situata nė Kavajė vazhdon tė mos jetė e mirė. Elementėt e kėqinj tani dalin nė rrugė e gjuajnė me gurė dhe para vetes vėnė gratė e fėmijėt pėr t'u mbrojtur. Te vendi ku ndodhi vrasja vendosin lule ēdo ditė.
    Ngjarja e fundit e Kavajės nuk ėshtė e re. Gjatė 3-4 muajve tė fundit janė pėrsėritur ngjarje tė tilla. Shoku Muho ėshtė paralajmėruar tė ketė kujdes. Tė paktėn, 2-3 herė e kam thirrur unė. Pavarėsisht nga kjo, duke qenė se ngjarjet ishin tė rėnda ai duhet t'u kishte kushtuar mė tepėr vėmendje. Mirėpo shoku Muho vazhdon tė punojė me metodėn dhe stilin e vjetėr, nuk pėrdor dialogun e debatin, por vazhdon tė japė urdhėra e komanda. Nė Kavajė, ėshtė krijuar njė situatė e papėlqyeshme. Ta themi hapur, kavajasit nuk e shohin dot me sy Muho Asllanin. Deri tani Komiteti i Partisė i Rrethit nuk ka marrė asnjė masė pėr tė qetėsuar situatėn nė Kavajė. Sot, unė kam dėrguar nė Kavajė shokun Foto, kjo jo pėr tė bėrė mbledhje me njerėzit, por pėr tė parė nga afėr gjendjen e pėr tė ndihmuar. Agron Tafa, pėr mendimin tim, duhet hequr si Sekretar i Parė i Komitetit tė Partisė sė Rajonit tė Kavajės. Ne gabuam, ta themi hapur, qė nga kryetar dege e vumė sekretar partie, por morėm parasysh ndėrhyrjet e konsideratat e mira pėr tė, tė shokut Muho e tė shokut Hekuran. Shokė tė mirė e tė aftė ka plot, por duhet t'i dojė dhe populli, por populli nuk e donte Agron Tafėn. Ai mund tė punonte shumė mirė nė njė vend tjetėr, por nuk ishte pėr sekretar partie nė Kavajė.


    Para se tė futem nė disa gjėra konkrete dua tė theksoj, megjithėse fola dhe nq Plenumin e 11-tė tė KQ, se sot zhvillohet njė luftė e rreptė pėr jetė a vdekje midis pushtetit popullor e socializmit, nga njėra anė dhe reaksionit botėror nga ana tjetėr, i cili kėrkon shkatėrrimin e pushtetit popullor, zhdukjen e socializmit, eliminimin e komunistėve. Kjo duhet kuptuar mirė nga tė gjithė ne. Ne luftojmė pėr tė forcuar pozitat e pushtetit popullor, pozitat e socializmit, pėr tė forcuar e pėr tė shtuar fitoret e revolucionit. Rruga pėr t'i arritur kėto qė pėrmenda e pėr tė forcuar pozitat e lirisė e tė pavarėsisė sė Atdheut ėshtė ajo rrugė qė kemi pėrcaktuar nėpėr plenumet e ndryshme tė KQ, domethėnė rruga nėpėrmjet demokratizimit tė mėtejshėm tė jetės sė vendit e tė Partisė, nėpėrmjet forcimit tė lidhjeve tė Partisė me masat, nxitjes sė iniciativės dhe rritjes sė rolit tė tyre, shkatėrrimit tė ēdo pengese burokratike qė pengon iniciativėn e masave dhe frenon zhvillimin e vendit.

    ***
    Nė Kavajė duhet ndryshuar udhėheqja e Komitetit tė Partisė tė Rajonit, unė do tė shtroja ēėshtjen dhe pėr shokun Muho. Mua mė duket se shoku Muho nuk iu pėrgjigj rolit, detyrės, qė iu ngarkua si Sekretar i Parė i Komitetit tė Partisė sė Rrethit tė Durėsit. Me kėto dobėsi, me kėto tė meta unė nuk mendoj qė partia do ta pėrkrahė. Ia kam thėnė dhe veēas, por detyrohem ta them dhe kėtu, nė mbledhjen e Byrosė Politike qė edhe pėr djalin e shokut Muho ka shumė fjalė. Ai gati sa nuk bėn ligjin nėpėr kafenetė e Tiranės dhe tė Durrėsit. Do tė thoni ju qė ēlidhje ka djali me kėtė?
    ....

    Shoku Adil Ēarēani: Muhoja shprehu mendimin e tij kėtu, por ty Muho tė ka ikur nga duart Partia atje nė Kavajė, po dhe pėr nė Durrės nuk duhet fjetur mendja.

    Shoku Pali Miska: Dhe unė jam plotėsisht dakord me konkluzionin tuaj, qė shokėve tė Komiteteve tė Partisė tė rretheve Tiranė dhe Durrės u ka ikur situata nga dora. Unė kam mendimin qė me kėta shokė zor se normalizohet situata si mė parė. Ta kemi tė qartė kėtė punė. Dėmi qė iu shkaktua Partisė sė vendit, socializmit nuk ėshtė i vogėl, qoftė me tė 5000 vetat qė ikėn nėpėrmjet ambasadave, qoftė me veprimet e tjera qė u bėnė nė Tiranė, Durrės, sidomos nė Kavajė.
    .....
    ______________________________________

    Hekuran Isai: Si na vuri populli pėrpara me gurė nė Kavaje

    Nė kėtė pjesė tė transkriptimit tė mbledhjes sė Byrosė Politike, mbajtur mė 14 korrik 1990, mė shumė se nė ngjarjet e ambasadave, vėmendja e krerėve komunistė tė Tiranės pėrqendrohet nė ngjarjet qė kishin ndodhur e po vazhdonin tė ndodhnin nė Kavajė. Ngjarje qė kishin nisur nė formėn e njė rebelimi kundėr pushtetit komunist shumė mė herėt se tė vinte 2 korriku i ambasadave, duke shėnuar kėshtu edhe kryengritjen e parė antikomuniste nė Shqipėri, tė ndėrlidhur me valėn e zhvillimeve qė kishin tronditur Bllokun e Lindjes Komuniste. Nė Kavajė, qė nga data 25 mars 1990, situata e rendit ishte jashtė kontrollit, populli nuk respektonte mė ligjet dhe pushtetin e komunistėve, incidentet kishin shkaktuar tė vdekur dhe tė plagosur nga tė dy palėt dhe pėr mė tepėr nuk shihej ndonjė premisė pėr ndryshim tė situatės. Nė kėtė situatė tė krijuar, Ramiz Alia vendos tė bėjė “reprezalje” duke shkarkuar zv/ministrat e Punėve tė Brendshme, Zylyftar Ramizin, qė drejtonte Sigurimin e Shtetit dhe Ilir Mustafarajn, qė drejtonte Policinė. Po kėshtu Alia shkarkon nga posti i Sekretarit tė Parė tė rrethit tė Durrėsit edhe Muho Asllanin e tė tjerė funksionarė partiakė tė Kavajės. Nga ana tjetėr, ministri i Punėve tė Brendshme, Hekuran Isai, bėn njė panoramė tė ngjarjeve nė Kavajė, qė dėshmojnė se situata atje ishte krejt jashtė kontrollit.

    ....

    Shoku Hekuran Isai: Dua tė shpreh edhe unė disa mendime sidomos lidhur me ngjarjet e Kavajės.
    Shoku Ramiz Alia: Thuaji, po veē mos pėrsėrit.
    Shoku Hekuran Isai: Situata nė Kavajė ėshtė e rėndė, e mbarsur me njė veprimtari armiqėsore tė brendshme dhe tė jashtme, siē duket.
    Shoku Ramiz Alia: Jo siē duket, por e mbarsur me siguri me veprimtari armiqėsore. Kavaja ėshtė qendėr e spiunazhit tė huaj.
    Shoku Hekuran Isai: Ashtu ėshtė. Mė 28 janar nė Kavajė u mbush shkolla e mesme “Medar Shtylla” me parulla pėr pluralizmin politik si: “Poshtė Partia”, “Enver-Hitler”, “Hapni kufijtė”, “Poshtė komunizmi”, “Vdekje Partisė sė Punės tė Shqipėrisė”.
    Mė 9.2.1990 nė NSHNI pėrsėri u hodhėn parulla me kėrkesa ekonomike tė tipit kapitalist me thirrje pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor, nė pėrkrahje tė Gorbaēovit, karikatura me diēitura ofenduese pėr udhėheqjen.
    Mė 20 mars dega e punėve tė brendshme u vu nė dijeni se ditėn e diel, pas ndeshjes “Besa-Partizani” do tė bėhej rrėmujė, nė minutėn e 80-tė do tė ngriheshin dy gishtat lart. Pėr kėtė u morėn masa. Mė 23 mars 1990, ditėn e diel nė mėngjes u shpėrndanė disa thirrje tė shkruara me dorė, por tė rishumėzuara me heliograf. Nė kėto fletushka i bėhej thirrje popullit tė Kavajės qė nė mėnyrė tė qetė e paqėsore nė minutėn e 80-tė tė ndeshjes tė thėrrisnin “Liri-Pavarėsi” dhe tė ngrinin dy gishtat lart. Gjatė kėsaj ndeshjeje u morėn masa nga shokėt, nuk pati thirrje masive, por njėri thirri “Liri-Demokraci” dhe kėtė e arrestuan. Pas ndeshjes rreth 200 veta mbetėn nė fushė, policia qetėsisht deshi t’i nxirrte jashtė. Duke dalė jashtė, tė 200 vetat sulmuan me gurė policinė dhe njė pjesė tė mirė tė atyre njerėzve qė ishin jashtė. Familja e njėrit qė ishte arrestuar nė drekė shpalli zi, se dikush i tha qė djali yt ka vdekur nė polici. Brenda gjysmė ore gati gjysma e Kavajės i ka shkuar pėr ngushėllim. Atėherė disa shokė tė policisė e morėn familjen dhe e ēuan tė shikojė djalin qė ishte shėndoshė e mirė. Duke u kthyer pėr nė shtėpi, familja i ka thėnė turmės tė mos vinte pėr ngushėllim se djali ishte gjallė, por njerėz nga turma i kanė thėnė qė djalin ua kanė maskuar, nuk ėshtė djali juaj.
    Kur u err, pranė Komitetit tė Partisė, nė mėnyrė tė heshtur erdhėn qindra vetė. Shefi i policisė u ka thėnė tė shpėrndaheshin se do t’i lironin dhe ata tė dy qė ishin arrestuar dhe se nuk kishte tė vdekur. Papritur shpėrthyen gurėt nė drejtim tė policisė, thyen xhamat. Nė kėtė kohė hidhet parulla “Na lironi shokėt”, “Liri-demokraci”, “Poshtė dinastia”, “Poshtė Nexhmija”, “Rroftė Ramiz Alia”. Policia nuk veproi fare ndaj turmės. Turma doli nė qytet, filluan tė hidhnin pėrsėri parulla. Pėr ēdo parullė pėrgjigjeshin me “urra” ose e shoqėronin me duartrokitje. Thyen xhamat e dyqaneve. E gjithė kjo zgjati 20-30 minuta, sa u ndezėn drita, pastaj turma u shpėrnda. Atė ditė ishte dhe mbledhja e komitetit ekzekutiv tė rajonit, dolėn kuadrot po nuk bėnė gjė.
    Mė 27 dhe 28 mars pėr kėtė ēėshtje u arrestuan 20 vetė, nga tė cilėt tre vetė u mbajtėn nė hetim.
    Shoku Ramiz Alia: Po, kėtė informacion e dhanė axhanset.
    Shoku Hekuran Isai: Po, i dhanė axhanset.
    Shoku Ramiz Alia: domethėnė informacioni ėshtė. Ne i morėm vesh sot nga shoku Hekuran, po i lexuam mbrėmė nga tė huajt informacionet pėr tė gjitha kėto ngjarje.
    Shoku Hekuran Isai: Nga organet e punėve tė brendshme ēėshtja ėshtė trajtuar qė nė kėto ngjarje ka veprimtari armiqėsore.
    Vetė komiteti i partisė ka arritur nė konkluzionin qė kėtu ka veprimtari armiqėsore, por siē del, ky shqetėsim nuk ka shkuar nė organizatat-bazė tė Partisė dhe ėshtė krijuar njė opinion i pėrgjithshėm qė kėtu nuk kanė faj kavajasit derisa nė njė mbledhje plenumi ish sekretari i Komitetit tė Partisė, Jovan Sokoli, tha qė ėshtė ēėshtje e 10 lumpenėve. Atij i janė kundėrvėnė shokėt qė kanė qenė atje, po dua tė them qė vetė e minimizojnė gjendjen.
    Mostrajtimi i mirė i problemit bėri qė dhe gratė tani janė frymėzuar aq shumė, sa thonė “mirė veprojnė ēunat tanė”. Tani kur dalin nė rrugė vėnė pėrpara fėmijėt qė tė gjuajnė me gurė e pas tyre vijnė gratė.
    Gjatė kėsaj periudhe nga 28 marsi deri nė 4 korrik u vazhdua puna normalisht pėr tė evidentuar tė dhėnat qė vinin, se do tė bėhej njė demonstratė e madhe e do tė sulmoheshin depo armėsh. Kishte tė dhėna qė kėto veprime drejtoheshin nga Tirana, se personat qė organizojnė ngjarjet nė Kavajė paguhen. Madje nga informacionet qė ka marrė kryetari i degės, del se jugosllavėt pėr kėto ngjarje nė Kavajė dhe nė rrethin e Shkodrės kanė paguar jo mė pak se 500 mijė dollarė.
    Mė datėn 2,3 dhe 4 korrik dolėn tė dhėna tė tjera, se nė mbėshtetje tė veprimeve tė Tiranės do tė organizohet nė Kavajė njė demonstratė e madhe pas ndeshjes finale me Gjermaninė. Pas ndeshjes, mė 4 korrik, nė orėn 11 tė natės nė tė gjitha rrugicat dolėn nė mėnyrė demonstrative mijėra njerėz qė u drejtuan pėr nė qendėr dhe brohoritnin gjoja pėr fitoren e gjermanėve. Atje shkoi sekretari i Partisė, Agron Tafa, shefi i policisė, kryetari i komitetit ekzekutiv dhe u thanė njerėzve tė shpėrndaheshin se ishte natė. Nė drejtim tė tyre filluan tė godisnin me gurė, Agronin e goditėn nė kokė. Turmat e njerėzve u larguan nga qendra dhe u futėn nė errėsirė, thyen tė gjitha xhamat e dyqaneve nė mėnyrė masive nė njė gjatėsi prej 800 metrash. Filluan tė hidhnin parulla “Duam Gjermaninė e bashkuar”, “Duam Europėn e bashkuar”, “Tirani, nuk mbahet populli kėshtu”, “Do t’u shtypim kokat”, “Morrat nė fund”. Kjo situatė ka vazhduar deri nė orėn 12 tė natės. Po policia dhe sampistėt nuk ndėrmorėn asnjė veprim.
    Shoku Ramiz Alia: Kėtė e provokuan Agroni me shokė?
    Shoku Hekuran Isai: Tre veta ishin ata.
    Shoku Ramiz Alia: Aq, mjaftojnė. Ē’u duhej atyre? Analiza duhet bėrė e saktė. Njerėzit qė dolėn nė rrugė nė fillim ēfarė po thoshin? Fitoi Gjermania ndeshjen. Po mirė. T’i linin me kaq e tė mos u fliste njeri...
    ...Shoku Hekuran Isai: Po atė natė, ish shefi i policisė sė Kavajės, qė tani punonte si pėrgjegjės nė fabrikėn e bukės, me dy punėtorė del nga puna pėr t’u kthyer nė shtėpi. Sheh qė po thyheshin xhamat dhe u thotė disave: “More ēuna, pse i thyeni xhamat?”. Ata e kapin dhe e qėllojnė me thika gjashtė herė, i marrin revolen dhe ky pas dy ditėsh vdes. Vetėm familja e ka varrosur me nja 10-20 kavajas.
    Pas kėsaj u identifikuan nė kėtė ngjarje 26 persona qė kanė qenė aktivė mė 4 korrik dhe u arrestuan. Po punohej qė tė zbuloheshin tė tjerėt. Gjyqi u bė pas dy ditėsh, u dėnuan dy veta, kurse tė tjerėt u kėshilluan. Mbi 40 tė tjerė gjithashtu nuk u thirrėn fare, po u kėshilluan. Pėr kėtė ngjarje asnjė kuadėr, asnjė komunist jo vetėm qė nuk reagoi, por as informoi. Ata dėnojnė thyerjen e xhamave, por askush nuk dėnon parullat. Sa filloi rrėmuja, komunistėt qė ishin ngarkuar me detyra, se dihej qė mund tė ndodhte ngjarja, kanė ikur nėpėr shtėpitė e tyre. Nga katėr deri mė 10 korrik erdhėn tė dhėna se do tė kishte pėrsėri rrėmujė dhe demonstrata. Thuhej madje se nė datė 15 korrik mund tė organizohej demonstratė nė Tiranė, nė Shkodėr dhe nė Kavajė.
    Nė datėn 10 dėrguam forcat pėr tė marrė disa elementė qė duheshin seleksionuar pėrpara ngjarjes. Kėta nė fakt u morėn qetėsisht. Kur shokėt tanė shkuan nė lagjen “Sulbegaj” pėr tė marrė njė njeri, filluan tė gjuajnė me gurė, me hekura e me ē’tė mundin. Tanėt ishin gjashtė veta. Atje doli njė njeri me zinxhir me topuz hekuri nė fund, goditi mė te sambistin. Shtatė veta e vunė poshtė sambistin, atėherė ai ka nxjerrė revolen dhe ka gjuajtur. Njė nga tė turmės vritet. Thuhet qė kanė gjuajtur dhe tė tjerėt nga ana tjetėr, por ne nuk kemi tė dhėna. E marrin trupin e personit tė vrarė, e ēojnė nė shtėpi. Tė nesėrmen thyejnė xhamat e komitetit tė Partisė, tė komitetit ekzekutiv, djegin dy makina, midis tyre makinėn e Agron Tafės, siē tha dhe shoku Ramiz, thyejnė xhamat e dyqaneve nė pazar. Njė komuniste merr ēarēafin me gjak tė tė vrarit dhe e bėn si pllakatė me thirrje kundėr nesh.
    Parullat qė pėrmendėt, shoku Ramiz, atė ditė janė hedhur. Kanė goditur dhe postėn e policisė. Nga data 11 deri tani situata duket e qetė, nuk ka veprime agresive, por atje ku ėshtė vrarė personi, kanė vėnė njė fuēi e nė tė vendosin tufa me lule dhe nė darkė ndezin qirinj. 1400 komunistėt e Kavajės jo vetėm qė nuk venė t’i heqin, po nuk afrohen, nuk kalojnė andej. Mbi 100 kuadro ka Kavaja, po asnjė njeri nuk afrohet. Nga organizata e frontit gjithashtu nuk afrohet askush. Ka fjalė se do tė ketė dhe trazira tė tjera. Ka fjalė se kur tė mbushė tė 9-at i vdekuri, mund tė bėjnė veprime agresive.
    Janė evidentuar me telekamera e mjete tė tjera dhe 40 veta qė janė tipikė. Pesė veta nga kėta thuhet se janė mė agresivėt.
    Shoku Ramiz Alia: Kėta tė pestė nuk janė arrestuar njėherė?
    Shuku Hekuran Isai: Po, janė arrestuar, janė kėshilluar dhe janė liruar.
    Shoku Ramiz Alia: Po ata qė u dėnuan kush ishin?
    Shoku Hekuran Isai: janė gjashtė tė tjerė tė dėnuar nė mars, kurse kėta janė tė ngjarjeve tė fundit. Ėshtė njė Edi Oēia qė organizon fėmijėt, ėshtė njė Parashqevi Bushi, anėtare partie, ajo qė mbajti ēarēafin me gjak, njė Mira Tereziu, Iktjon Suli.
    Shoku Ramiz Alia: Edhe gra?
    Shoku Hekuran Isai: Po, gra. Ėshtė edhe njė shofer. Kėta janė mė tipikėt, kurse 40 tė tjerėt vetėm qė kanė brohoritur nė turmė. Nė datėn 18 i bien tė nėntat e tė vdekurit.
    Nė qoftė se arrijmė nė rrugė partie qė tė zgjidhim, mendoj qė situatėn do ta stabilizojmė. Po tė ndėrhyhet me armė, me dhunė, atje do tė ndeshemi me fėmijėt. Para policisė 200-300 fėmijė 9-11 vjeē gjuanin me gurė, pas kėtyre gratė inkurajonin djemtė.
    Me porosinė tuaj atje kanė shkuar njė grup veteranėsh qė po punojnė, kanė shkuar dhe nė ndėrmarrje, po fakti ėshtė qė nė kėto mbledhje po venė pleqtė. Nė tiranė ka plot kuadro nga Kavaja, qė punojnė nė Kryeministri, nė dikastere e nė institucione, tė cilėve u dėgjohet fjala, janė me influencė, prandaj mendoj qė kėta duhet tė shkojnė tė punojnė siē kanė shkuar veteranėt. Nė rast se ne arrijmė qė tė heqim fuēinė me lule qė ėshtė nė mes tė pazarit, tė cilėn nuk ka kurajė ta kapė njė kavajas me dorė, se policinė ne nuk do ta fusim aty, nė rast se ne do arrijmė qė tė vendosim qetėsi jo me policė, kur tė mbushen 9 ditėt, mendoj se situatėn do ta kapėrcejmė. Them se kėtė situatė mund ta kapėrcejmė, po duhet njė punė e thellė partie.
    Shoku Ramiz Alia: Po pėr shkarkimet e shokėve qė propozova, ēmendim ke?
    Shoku Hekuran Isai: Jam dakord, shoku Ramiz, me kėto ndryshime. Pėr nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė vendosim dy djem tė rinj, t’ia paraqesim kandidaturat Byrosė Politike. Zylyftari tė shkojė sekretar partie nė ndonjė degė tė punėve tė brendshme.
    Shoku Ramiz Alia: Mirė, tani si mendoni?
    Shoku Muho Asllani: Ngjarjet nė Kavajė nė pėrgjithėsi kėshtu kanė ndodhur, siē tha shoku Hekuran. Unė kam vajtur gjithnjė nė vendin e ngjarjes mė 26 mars, mė 4 korrik dhe mė 10 korrik dhe i kam qetėsuar situatat. Them i kam qetėsuar se nė pėrgjithėsi komunistėt dhe kuadrot kanė marrė pjesė nė kėto ngjarje shumė tė shėmtuara pėr tė qetėsuar tė rinjtė, po nė pėrgjithėsi dhe ata mė kanė dėgjuar.
    Shoku Ramiz Alia: Ē’domethėnė tė kanė dėgjuar?
    Shoku Muho Asllani: I kam shpėrndarė njerėzit dhe mė 26 mars dhe mė 4 korrik.
    Shoku Ramiz Alia: Shpėrndarja ėshtė punė e policit. Tė thuash “mė kanė dėgjuar” ėshtė kur i bind njerėzit.
    Shoku Muho Asllani: I kam ndaluar veprimet, ata janė larguar nga rrugėt dhe rrugicat, tė paktėn aty ku isha unė, po pėr tė bindur nuk janė bindur, se po t’i kisha bindur dhe po tė kishte efektivitet puna ime nuk do tė ndodhnin ngjarje njėra pas tjetrės.
    Shoku Ramiz Alia: Jo, se the qė tė kanė dėgjuar.
    Shoku Muho Asllani: Nė rastin konkret mė kanė dėgjuar. Pas ngjarjeve kemi mbledhur sekretarėt e organizatave – bazė tė partisė dhe nė kolektivat punonjėse me tė deleguar nga rrethi, pėrgjithėsisht kavajas qė kanė pasur dhe kanė influencė, qė kanė qenė apo janė kuadro. Dhe gjendja ėshtė qetėsuar, flas pėr rastet e para, se pėrleshja me gurė ose me parulla, ka zgjatur reth 10,15, maksimumi 20 minuta pastaj janė kthyer nė vendet e tyre. Analiza kemi bėrė, por vetė fakti qė kemi probleme armiqėsore tregon se analizat nuk i kemi bėrė siē duhet. Nė kėto analiza kanė marrė pjesė shokėt e byrosė sė Komitetit tė partisė ose shokėt e plenumit tė rrethit. Gjithashtu krahas analizave qė kemi bėrė, janė marrė masa qė tė mos ketė shqetėsime, sidomos nė furnizimin e tregut, nė pėrmirėsimin e kushteve jetėsore dhe nė zėnien e njerėzve me punė. Gjatė 6-mujorit tė parė nė Kavajė janė futur nė punė rreth 700 veta. Po atje janė edhe rreth 1800 tė tjerė tė pazėnė me punė, po ēėshtja ėshtė se kėta njerėz nuk pranojnė tė punojnė sidomos nė sektorin e bujqėsisė. Vitin e kaluar ngritėm serra tre hektarėshe nė kooperativėn bujqėsore tė qytetit tė Kavajės, po as pėr tė vjelė domatet nuk na venė qytetarėt. Natyrisht prapė kėtu duket puna jonė e dobėt qė nuk i kemi bindur ata pėr tė punuar atje ku ka nevojė ndėrmarrja dhe vetė ata. Edhe nė ndėrmarrjen bujqėsore, qė ka punė tė lehta pėr t’u marrė me vreshtin dhe me pemė frutore, pėrsėri nuk shkojnė shumė pėr tė punuar.
    Nė njė mbledhje nė Uzinėn e gozhdė-bulonave, ku mora pjesė dhe unė me shoqen Lenka, punėtorėt ngritėn probleme pėr rregullimin e rrugėve, pėr kanalizimet, pėr ujin e pijshėm, objektet kulturore, probleme qė nė pėrgjithėsi janė zgjidhur.
    Shoku Ramiz Alia: E di ti qė Kavaja kėrkon tė shkėputet nga Durrėsi?
    Shoku Muho Asllani: E kanė ngritur kėtė ēėshtje kohėt e fundit, po direkt nuk kanė bėrė ndonjė propozim.
    Shoku Ramiz Alia: Domethėnė t’i nuk di gjė?
    Shoku Muho Asllani: Jo, e di, kėtė ēėshtje e kanė ngritur dhe kuadro qė punojnė nė Kavajė dhe nė Durrės.
    Shoku Ramiz Alia: po nuk je interesuar pse e ngrenė?
    Shoku Muho Asllani: Ashtu ua ka marrė mendja.
    Shoku Ramiz Alia: Jo kėshtu, nė qoftė se ju i bėni analizat nė kėtė mėnyrė, atėherė vaj halli! Ē’ėshtė kjo analizė?
    Shoku Pali Miska: Atje ėshtė lėnė tubacioni i ujit pesė vjet hapur.
    Shoku Muho Asllani: Uji u ka vajtur, madje disa punime janė bėrė duke ia hequr fondet Durrėsit, Shijakut dhe Rrogozhinės, duke ua shkurtuar investimet atyre pėr tė ēuar ujin nė Kavajė.
    Shoku Ramiz Alia: Jo, Muho, nuk ėshtė kėshtu, pėrkundrazi, Kavaja ėshtė neglizhuar.
    Shoku Muho Asllani: Punimet pėr bulevardin dhe kanalizimet kanė filluar mė 1984.
    Shoku Ramiz Alia: Dhe kanė vazhduar deri mė 1990? Domethėnė pėr gjashtė vjet tė bėhet gjysmė kilometri rrugė? Ē’ėshtė kėshtu?
    Shoku Muho Asllani: Po vetėm tė mos harrojmė...
    Shoku Ramiz Alia: Si “tė mos harrojmė?” qė ke bėrė rrugėn e madhe qė nga kodra e Rrashbullit deri nė Durrės? Kėtė t’i mos e harro se ėshtė ndėrtuar brenda dy vjetėsh, madje brenda vitit.
    Shoku Muho Asllani: Po gjatė tre vjetėrve nuk ka pasur asnjė investim pėr t’u bėrė te ujėsjellėsi i Kavajės.
    Shoku Ramiz Alia: Po, sigurisht, kur fondet i merr Durrėsi, si do tė ketė pėr Kavajėn?
    Shoku Muho Asllani: Jo, ne nuk po i harrojmė, po e shtroj qė jemi marrė me kėto probleme, nuk i kemi lėnė nė mes tė rrugės.
    Shoku Ramiz Alia: Si kanė shkuar punimet gjashtė vjet?
    Shoku Muho Asllani: Aq kanė shkuar dhe ende nuk kanė pėrfunduar.
    Shoku Ramiz Alia: A nuk kanė pėr tė pėrfunduar kur rrethi i ndan nga fondi i vet Kavajės pesė lekė fond nė vit.
    Shoku Muho Asllani: Pėr kėto probleme ne kemi dėrguar nė Kavajė rreth 30 veta, nga Tirana, qė e dėrguat ju, ka ardhur vetėm Salė verdha. Gjithashtu kanė ardhur gjatė kėtyre ditėve disa kavajas qė punojnė nė dikastere si Mehmet Kollēaku, i cili punon nė Ministrinė e Industrisė dhe Minierave, dikur ka qenė drejtor i fabrikės sė letrės nė Kavajė, Nazim Skuqi (Kandidat i KQ tė Partisė, red.) dhe disa tė tjerė. Dje kam thirrur disa kuadro qė punojnė nė universitet si pedagogė e specialistė, tė cilėt tani po punojnė jo vetėm nė kolektivat punonjėse pėr tė zgjidhur ndonjė problem, po sidomos nė familje gjatė natės. Kjo ka dhėnė efektivitetin e vet. 25 veta, kuadro nga Durrėsi i kemi ēuar nėpėr njerėzit e familjeve tė tyre, po dhe nėpėr shokė shkollash qė kanė qenė nė rrethe tė ndryshme me punė. Duket njė farė pėrmirėsimi. Ato qė tha shoku Hekuran qėndrojnė, te njerėzit ka mjaft irritim. Ne jemi pėrpjekur qė tė qėndrojmė nė krye tė detyrės, tė mos u shmangemi situatave. Ēfarė masash kemi marrė? Nė ndėrmarrje ēdo natė ka shėrbim, ėshtė dyfishuar numri i rojeve operative.
    Shoku Ramiz Alia: Sa punėtorė janė qė nuk marrin rogėn nė fabrikėn e qelqit?
    Shoku Muho Asllani: Fabrika e Qelq-Xhamit ka kaluar nė remont, ėshtė ndėrprerė prodhimi i xhamit. Remonti do tė vazhdojė gati tre muaj, prandaj nė kėtė fabrikė gjendja ėshtė normalizuar. Deri nga data 25 korrik do tė ketė katangė, pastaj, nė qoftė se do tė ketė pėrsėri mangėsi, atėherė do tė paguhen me 80 pėrqindėshin. Kėto janė dy ndėrmarrjet ku kemi pasur shqetėsime, ndėrsa tė tjerat nė pėrgjithėsi i kanė realizuar detyrat dhe si 6-mujor.
    Kemi pasur ndonjė tė dhėnė qė ndonjėri mund tė tentonte tė merrte armė nė depot e armatimit, qė i kishim jashtė reparteve ushtarake, tani i kemi futur armėt brenda reparteve ushtarake pėr tė mos pasur shqetėsim.
    Unė dhe shokėt e mi jemi pėrpjekur ta kryejmė detyrėn dhe t’i qėndrojmė mbi kokė kėsaj situate, por, pėrderisa ndodhi kėshtu, nuk e kemi bėrė mirė punėn. Ju thatė qė nuk mė duan kavajasit.
    Shoku Ramiz Alia: Kur hedhin tė tilla parulla, domethėnė as nuk tė duan.
    Shoku Muho Asllani: Tė jemi realistė, shoku Ramiz, po kavajasit dhe tėrė Shqipėria, ashtu si juve, nė radhė tė parė, po dhe shokėt e tjerė i duan dhe unė nuk kam arritur nė atė konkluzion pėr veten time qė nuk mė duan kavajasit. Kėtė e them me ndėrgjegje tė plotė kėtu nė Byronė Politike, se si nė Kavajė, si nė Durrės dhe kuqo ku kam punuar jam pėrpjekur me tė gjitha forcat, me tė gjitha energjitė e mia....

    ....

    ...Shoku Ramiz Alia: Nuk ėshtė ky problemi, mos i ngatėrroni gjėrat. Unė nuk thashė qė nuk je pėrpjekur tė kryesh detyrat, por “tė pėrpiqesh” nuk do tė thotė se tė duan. Tė duan kur ta dėgjojnė fjalėn, kur kanė respekt. Fakt ėshtė se nga janari deri tani, u bėnė gjashtė muaj tė tėrė, nė Kavajė nuk ėshtė stabilizuar gjendja, komunistėt nuk ndihen, njerėzit nuk dėgjojnė, atėherė si mund tė mendoj e tė them qė e dėgjojnė sekretarin e parė?
    Shoku Muho Asllani: populli do Partinė, jo individin dhe unė nuk e shtroj ēėshtjen qė mė duan mua, ata duan Partinė me gjithė shpirt, duan Udhėheqjen.
    Shoku Ramiz Alia: Tani do tė bėjmė deklarata?
    Shoku Muho Asllani: Duan nė radhė tė parė veprėn e shokut Enver, juve dhe tėrė shokėt. Po kjo ka ardhur se armiku ėshtė tėrbuar. Ne jemi pėrpjekur qė me punėn e Partisė ta mposhtim, po dhe vetė nuk i jemi shmangur. Unė kam shkuar atje sa herė qė ka pasur ngjarje. Tė na gjuajnė me gurė nuk kanė arritur, por tė paktėn, momentalisht janė stepur kur kanė parė sekretarin e parė. Po a na do armiku? Armiku nuk ka si tė na dojė.
    Shoku Ramiz Alia: Jo, nuk flas pėr armikun.
    Shoku Muho Asllani: Nė qoftė se ata janė arrestuar dhe futur nė burg radhėn e parė, unė i kam vėnė gjoksin, se mė kanė ardhur familjet e tyre dhe njerėz tė tjerė. Jam marrė konkretisht me kėto qė trajtoi shoku Hekuran, unė i kam ēuar ta shikonin njeriun e vet kur ishte i ndaluar dhe me organizimin e gjyqeve jam marrė konkretisht. Po gjendja nuk ka arritur tė qetėsohet, kjo ėshtė e drejtė, i jam shumė borxhli Partisė, Kavajės dhe kudo ku kam punuar dhe nuk kanė ecur punėt mirė. Po qė tė mos kenė respekt pėr sekretarin e parė tė rrethit, nuk ka arritur deri atje as nė organizatat e Partisė, me komunistėt dhe me kuadrot, po dhe me vagabondėt, keqbėrėsit, huliganėt, qė disa prej tyre janė armiq, se nuk i fus tė tėrė nė njė kallėp. Ata janė qetėsuar kur u kemi vajtur ne. Unė po e them hapur, se po tė mos kisha vajtur unė atė natė nga Durrėsi, ishte ora 10 a 11, atje do tė ndodhte ndonjė vepėr e papėlqyer. Sambistėt me gjithė policėt ishin nė mes tė bulevardit, dy zėvendėsministrat ishin te rajoni i policisė, komandonin me radio. Pėr kėtė qėllim vajta nė vendin e ngjarjes dhe u qetėsuan.
    Shoku Hekuran Isai: Sambistėt, policėt dhe tė tjerė kanė qenė, rrėmujė ishte.
    Shoku Muho Asllani: Po, mundet. Te vendi ku u vra ai i riu situata ėshtė qetėsuar, mbrėmė kanė shkuar familjarėt, i kanė hequr tullat dhe fuēinė qė ishin vėnė atje si dhe qirinjtė e ndezur. Unė nuk kam ndonjė kundėrshtim me propozimin qė bėhet, punės sė Partisė t’i bėhet mirė. Unė jam ushtar besnik i Partisė, do tė shkoj kudo qė ta gjykojė Partia, Byroja Politike. Kėshtu na ka edukuar na ka rritur Partia. Nuk jam shmangur asnjėherė nga puna. Mendjen, ndėrgjegjen, fizikun dhe tėrė qenien time, i kam vėnė nė funksion tė detyrės, ditėn e natėn, dhe nuk kam asnjė rast qė t’u jem shmangur ngjarjeve: si aksionit pozitiv dhe kėtyre ngjarjeve tė hidhura. Nuk kam ndenjur nė Durrės kur kanė ndodhur ngjarjet nė Kavajė, kam vajtur nė ēdo rast, u kam dalė pėrpara edhe vagabondėve dhe keqbėrėsve. Jam pėrpjekur qė ta kryej detyrėn dhe nė momente konkrete, gjė qė i ka shėrbyer punės sė Partisė. Prandaj armiqtė dhe keqbėrėsit, nė qoftė se kanė hedhur ndonjė parullė, qė mua nuk ma kanė thėnė, kėtė ua kam thėnė dhe njė ditė tjetėr, njė gjė tė tillė nuk ma kanė thėnė as organet pėrkatėse, as e kam dėgjuar, i kanė hedhur parullat se nuk u plotėsohen kėrkesat.
    Shoku Ramiz Alia: Armiku i hodhi ato parulla, nuk i hodhi populli.
    Shoku Muho Asllani: Po ata, tė cilėve nuk u plotėsohen kėrkesat? Ne tė tėrė nuk mund t’i ēojmė tė punojnė nė flotėn tregtare dhe nė parkun e eksportit, se ka dhe kėrkesa tė tilla Kavaja. Pėr kėto ka rregulla, ka ligje, tė cilat jemi pėrpjekur t’i zbatojmė. Unė nuk kam kundėrshtim me propozimin qė bėhet se punės sė Partisė i bėhet mirė.
    Shoku Ramiz Alia: Nuk ėshtė ky problemi Muho. Kur themi qė hidhen tė tilla parulla, duhet tė kuptoni se sa tė acaruar dhe ē’terren gjejnė armiqtė qė i hedhin. Nuk ėshtė puna pse ėshtė kjo parullė dhe fajin e ke ti ose Hekurani, ta zėmė. Po kur arrijnė tė thonė parullėn “Enver-Hitler”, do tė thotė qė ka njė auditor qė i dėgjon e qė nuk reagon. Kjo nuk tregon forcėn e punės nė Partisė, nuk tregon pėr militantizėm tė komunistėve. Nė Kavajė ka 1400 komunistė po a u mbajt qėndrim ndaj tyre?
    Shoku Muho Asllani: Janė bėrė dhe pėrjashtime, shkarkime apo transferime.
    Shoku Ramiz Alia: Parullat i ka pėrpunuar e nxitur armiku, pėr kėtė tė jemi tė qartė, dhe ata qė i thonė sigurisht tė tillė janė, por kur tė tjerėt nuk reagojnė, domethėnė nuk tė kanė dėgjuar ty si sekretar i parė, nuk kanė dėgjuar fjalėn tėnde.
    Shoku Muho Asllani: Nuk e kanė zbatuar.
    Shoku Ramiz Alia: Domethėnė nuk ka peshė fjala jote?
    Shoku Muho Asllani: Unė e thashė qė nuk ėshtė ēėshtja ime, se unė si tė gjithė komunistėt e tjerė jam.
    Shoku Ramiz Alia: Ēėshtja jote nuk ėshtė po ėshtė ēėshtja e ēdo udhėheqėsi tė Partisė.
    Shoku Muho Asllani: Ata janė qetėsuar tani dhe nuk ka pasur mė ngjarje tė tilla. Unė nuk kam kundėrshtim dhe propozimi juaj ėshtė me vend. Unė jam pėrpjekur tė kryej detyrėn, nuk i jam shmangur asaj, po tė ketė, tė paktėn, ndonjė rast qė i jam shmangur ndonjėherė detyrės, se nuk ėshtė vetėm Durrėsi qė kam punuar, por kam njė jetė tė tėrė, njė ēerek shekulli qė punoj herė nė njė rreth, herė nė njė tjetėr, herė nė njė detyrė, herė nė njė tjetėr. Po a kam pasur defekte nė punė? Kam pasur, po pėr ndėrgjegje e pėr punė nuk besoj tė thotė njeri qė jam shmangur ose jam fshehur. Ngjarjet qė kanė ndodhur nė Kavajė janė tė rėnda dhe mė bie mua, nė radhė tė parė, pėrgjegjėsia, se jam sekretar i parė i rrethit. Partisė iu krijua njė shqetėsim mjaft i madh. Sot atje po merren masa sipas porosisė suaj, shoku Ramiz.
    Shoku Ramiz Alia: Unė ngarkova shokun Foto tė shkonte nė Kavajė e tė merrte mendimin e komunistėve atje se kė donin ata tė zgjidhnin si sekretar tė parė tė rajonit tė Kavajės.
    ......
    Shoku Adil Ēarēani: Kryesore, mendoj, janė kuptimi i situatės dhe i qėllimeve tė armiqve tė jashtėm dhe tė brendshėm. Mobilizimi dhe aktivizimi i kuadrove dhe i komunistėve nė Tiranė dhe Kavajė nuk ka qenė nė nivelin qė duhej. Sot nė Kavajė gjendja ėshtė qetėsuar tha shoku Muho, po a i dėgjojnė komunistėt? Po, dhe nė Tiranė nuk duhet tė mjaftohemi me kėtė qetėsi. Unė jam dakord me masat qė propozoni ju dhe tė tjera po tė jetė nevoja, se ēdo gjė e justifikohet karshi kėtij qėllimi tė egėr, qė kėrkon tė rrėzojė pushtetin. Borgjezia kėrkon tė vendosi sa mė shpejt kapitalizmin kėtu. Dhe ato lajka pėr qėllimet e tyre i kanė.
    Shoku Ramiz Alia: Kėrkojnė pushtetin.
    Shoku Adil Ēarēani: Po. Kur dėgjojnė pėr socializmin, pale pėr komunizmin, kanė urrejtje.
    Shoku Ramiz Alia: Gazeta gjermane thoshte qė duhet bėrė presion politik dhe ekonomik. Tregu i Pėrbashkėt Europian e ka theksuar qė duhet pluralizėm politik.
    Shoku Adil Ēarēani: Po, ndryshe nuk mund tė marrim pjesė nė asnjė organizatė europiane.
    Shoku Ramiz Alia: Ėshtė e qartė ajo ēfarė kėrkohet.
    Shoku Adil Ēarēani: Prandaj ėshtė e justifikuar ēdo masė organizative ndaj kujtdo qoftė.
    Shoku Ramiz Alia: Duhet t’u vėmė gjoksin punėve.
    Shoku Adil Ēarēani: Muhoja shprehu mendimin e tij kėtu, por ty Muho, tė ka ikur nga duart Partia atje nė Kavajė, po dhe pėr nė Durrės nuk duhet fjetur mendja. Nė vend qė ta krijojnė komunistėt dhe kuadrot opinionin nė popull, janė tė tjerėt qė e bėjnė kėtė punė. Unė jam dakord me masat qė propozohen, po kjo duhet kuptuar nga tė tėrė njerėzit.
    Shoku Pali Miska: Dhe unė jam plotėsisht dakord me konkluzionin tuaj, qė shokėve tė komiteteve tė Partisė tė rretheve Tiranė dhe Durrės u ka ikur situata nga dora. Unė kam mendimin qė me kėta shokė zor se normalizohet situata si mė parė. Ta kemi tė qartė kėtė punė. Dėmi qė iu shkaktua Partisė, vendit, socializmit nuk ėshtė i vogėl, qoftė me tė 5000 vetat qė ikėn nėpėrmjet ambasadave, qoftė me veprimet e tjera qė u bėnė nė Tiranė, Durrės, sidomos nė Kavajė. Kėtė tė vėrtetė duhet ta shikojmė nė sy. Populli ėshtė shumė, shumė i shqetėsuar pėr kėtė ēėshtje. Qyteti i Tiranės vėrtet ėshtė i madh, po ka dhe shumė kuadro, komunistė, ka shumė organizma, pra ka shumė mundėsi tė jetė situata nė dorė. Kjo tregon ashtu siē e pėrcaktuat dhe ju, shoku Ramiz, qė puna e Partisė me njerėzit, nė ndėrmarrje, nė institucione e kudo nuk ka qenė nė nivelin e duhur, ėshtė bėrė njė punė e dobėt. Shembuj kemi plot. Shkodra ėshtė mė e predispozuar pėr ngjarje tė tilla, pėr kėtė u pėrhapėn dhe shumė fjalė, po gjendja ėshtė dominuar.
    Shoku Ramiz Alia: Rreth 300-400 veta vijnė ēdo ditė nga Shkodra nė Tiranė.
    Shoku Pali Miska: Pėrpjekjet pėr tė rregulluar gjendjen duhet tė jenė shumė tė mėdha, dua tė them qė situata nė Kavajė nuk zotėrohet nga Partia dhe po e lamė kėshtu, situata mund tė keqėsohet. Le tė shkojnė nė Kavajė kuadro e njerėz nga Tirana, por po nuk e morėn nė dorė ēėshtjen komunistėt e Kavajės, nuk do tė ketė rezultat...
    Shoku Ramiz Alia: Nuk ka qytet tjetėr ku vepron mė tepėr agjentura e armikut se sa Shkodra. Nė Shkodėr agjentura vepron shumė e organizuar, e ndėrthurur. Atje ka agjenturė serbe, italiane, gjermano-perėndimore dhe franceze. Vatikani ka hedhur agjenturėn e vet, prandaj, duhet ndenjur gjithmonė nė tension dhe tė rritet vigjilenca.
    Shoku Pali Miska: Po tė rritet e tė forcohet puna e Partisė gjendja stabilizohet. Sigurisht nė kėtė situatė qė ėshtė armiku kėrkon tė pėrmbysė pushtetin, tė shkatėrrojė Partinė.
    Shoku Ramiz Alia: Ky ėshtė problemi.
    Shoku Pali Miska: Interesat e vendit duan qė tė jemi tė gjithė nė kėmbė. Dakord jam me propozimet lidhur me Ministrinė e Punėve tė Brendshme.
    Shoku Simon Stefani: Unė jam dakord me mendimet qė shprehėt ju, shoku Ramiz, si dhe me masat qė u propozuan. Kam njė mendim e dua ta them. Meqė Kavaja ėshtė njė pikė tepėr e nxehtė dhe problemet atje nuk do tė zgjidhen shpejt, kam mendimin qė nga shokėt e Byrosė Politike, kėtė si ta gjykojė Byroja Politike, tė shkojė tė qėndrojė atje, duke kryer dhe punėt e tjera qė ka, pa e shkarkuar nga detyrat e tjera. Ai tė vejė atje tamam si nė njė situatė lufte, nė front, tė mobilizojė njerėzit pėr njė kohė sa mė tė arsyeshme. Kėtė mendim kam.
    Shoku Ramiz Alia: Po nuk kemi asnjė shok qė mund ta dėgjojė Kavaja.
    Shoku Hekuran Isai: Ai pėrfaqėsues i Partisė mund tė shkonte.
    Shoku Ramiz Alia: Po mirė, ja propozoni njėrin nga shokėt. Cili nga shokėt e Byrosė merr pėrsipėr tė shkojė nė Kavajė? Nuk ėshtė puna vetėm tė shkosh, se nuk ėshtė puna te posti a funksioni qė kryen. Mos ta harrojmė kėtė. Ka ardhur koha, mendoj unė, dhe pėr kėtė tė jemi tė tėrė tė ndėrgjegjshėm, se tani mė fort se kurrė duhet aftėsia.
    Shuku Hekuran Isai: Tė shkojė njėri qė mund tė ndihmojė tė qetėsohet situata.
    Shoku Ramiz Alia: Po mirė, thuaj t’i, cili tė vejė? Unė dhe Adili pėrjashtohemi, se nuk mund tė shkojmė ne.
    Shoku Hekuran Isai: Unė vetė atė punė nuk mund ta bėj dot.
    Shoku Ramiz Alia: Nuk e bėn dot, se je ministėr i Punėve tė Brendshme, Simoni gjithashtu s’mund tė vejė se ėshtė ministėr i Punėve tė Brendshme, Lenka ka rrethin e vet me shumė probleme, kėshtu qė edhe ajo pėrjashtohet, shokėt e tjerė gjithashtu janė tė zėnė me punė dhe kanė nga njė arsye qė nuk mund tė shkojnė. T’i themi shokut Foto tė vazhdojė qė qėndrojė atje? Shoku Foto ėshtė marrė kryesisht me probleme ideologjike, ndėrsa nė Kavajė ka shumė probleme qė duhet t’u bėjė ballė. Mirė do tė ishte, fundja, tė dėrgonim ndonjė anėtar tė Komitetit Qendror. Nė qoftė se kemi propozim konkret, thojeni.
    Shoku Adil Ēarēani: Po tė jetė puna pėr njė javė, shkoj unė.
    Shoku Hekuran Isai: Atje puna ėshtė sa tė hiqet “varri” ku vėnė lulet dhe tė kalojnė tė nėntat e tė vrarit dhe besoj, gjendja do tė qetėsohet. Nė fillim kishte shumė njerėz tė grumbulluar po kur filluan tė hidheshin parulla kundėr Partisė, tė gjithė njerėzit filluan tė largoheshin, mbetėn vetėm rreth 2 mijė veta. Me njė fjalė kemi tė bėjmė me njė mori njerėzish qė tėrhiqen nga tė tjerėt.
    Shoku Ramiz Alia: Ti mendon tė shkojė shoku Adil?
    Shoku Adil Ēarēani: Unė vete. (Nga salla thonė jo). Atje ka njė numėr njerėzish qė janė ultrareaksionarė.
    Shoku Hekuran Isai: Po, fashistė janė.
    Shoku Ramiz Alia: Ata qė janė fashistė duhen goditur rėndė. Nuk duhet hezituar. Pėr kėtė duhet tė jemi pėrgatitur.
    Shoku Xhemal Dymylja: Ēėshtja ėshtė a dihet cilėt janė?
    Shoku Ramiz Alia: Aty ėshtė puna, tė mos shkojmė kot, se thotė Muhoja qė ėshtė njė Bukurie qė mbajtka ēarēafin me gjakun e tė vrarit dhe ajo ėshtė tėrė rreziku.
    Shoku Adil Ēarēani: Ajo ėshtė mashė e armikut.
    Shoku Hekuran Isai: Po, mashė ėshtė.
    Shoku Ramiz Alia: Nė radhė tė parė duhen evidentuar elementėt armiq, tė identifikohen organizatorėt dhe tė goditen ata nė bazė tė ligjit. Pra duhet pėrdorur diktatura, madje fort dhe tė mos i trembemi. Po, ama, tė dimė ku tė godasim. Mund tė dėrgojmė njė grup shokėsh. Nga Komiteti Qendror nė qoftė se ka njeri qė mund tė shkojė, pėr shembull, nė qoftė se ia dėgjojnė fjalėn Palush Selimit (zv/kryetar i Komisionit tė Kontroll-Revizionit tė KQ tė PPSH-sė, red.)
    Shuku Hekuran Isai: Palushi nuk ėshtė nga Kavaja.
    Shoku Ramiz Alia: Duhet qė tė jenė nga Kavaja e t’u dėgjohet fjala.
    Shoku Muho Asllani: Mund tė shkojė shoku Hajredin me shokun Rita Marko.
    Shoku Ramiz Alia: Po tė vejė shoku Rita nė Kavajė ata do tė thonė “ky nuk ka gjė nė dorė tė plotėsojė kėrkesat tona, se ka dalė nė pension”.
    Shoku Llambi Gegprifti: Shoku Ramiz, mendoj qė shoku Pali mund tė vejė dhe tė bėjė punė, ai ėshtė masovik.
    Shoku Ramiz Alia: Po, mirė, tė shkojė shoku Pali dhe me pretekstin se ėshtė vetė pėr punė e kontroll. Mos t’ju vijė keq, po Hajredimi, pėr shembull, ėshtė i nxituar, nuk ėshtė tip agjitatori, ėshtė pak impulsiv. Nė Kavajė puna nuk do impulse, do qetėsi shpirtėrore, nė kuptimin qė tė hysh nė dialog, tė diskutosh me njerėzit. Pali mund tė shkojė.
    Shoku Hekyura Isai: Dhe pėr punėn e Partisė.
    Shoku Pali Miska: Unė e gjej shkakun pėrse do tė shkoj nė Kavajė.
    Shoku Ramiz Alia: Duhet pasur parasysh se po t’i ngrenė probleme Palit ai duhet t’i zgjidhė ato, ne do t’i japim kompetenca. Duhet tė veprojmė kėshtu, se ky ėshtė njė moment me rėndėsi tė madhe.
    Shoku Kiēo Mustaqi: Po pati kompetenca do tė shkojė, se ndryshe nuk zgjidh dot gjė dhe nuk i ecėn fjala.
    Shoku Ramiz Alia: Vėrtet Pali do tė shkojė nė Kavajė, por duhet mbėshtetur qė t’i zgjidhė problemet, se po u tha qė “ēėshtjet qė ngrini i mbajta shėnim”, ata do t’i thonė se shumė janė mbajtur shėnim, por s’na kanė mbaruar punė. Mirė, si thoni, tė veprojmė kėshtu? (tė gjithė janė dakord). Pėrsa i pėrket asaj qė tha Pirrua pėr veten e vet, ne dhe atė e kemi menduar, Pirro, e kemi biseduar, por kam mendimin qė nė Komitetin e Partisė tė Rrethit tė Tiranės tė caktohet shoku Xhelil si sekretar i parė i rrethit, duke qenė njėkohėsisht dhe sekretar i komitetit Qendror tė Partisė. Ti Pirro tani mund tė mbulosh nė rreth sektorin e propagandės ose mund edhe tė vije nė aparatin e Komitetit Qendror pėr tė drejtuar grupin e instruktorėve, se Xhelili, duke qenė sekretar i Komitetit Qendror tė Partisė, do tė drejtojė dhe ēėshtjet organizative nė aparat. Mendova qė kėtė lėvizje tė mos e bėnim tani, mund ta marrim si vendim, po mund ta lėmė si veprim nga java tjetėr, megjithėse mund ta bėjmė dhe tani, nuk ka ndonjė problem. (Shokėt janė dakord qė tė bėhet menjėherė).
    Shoku Pali Miska: Po qe pėr ta bėrė ne ta bėjmė menjėherė kėtė lėvizje.
    Shoku Kiēo Mustaqi: Dhe unė i kėtij mendimi jam.
    Shoku Besnik Bekteshi: Nė komitetin e Partisė sė rrethit tė Tiranės duhet parė dhe pėr lėvizjen e sekretarėve tė tjerė.
    Shoku Ramiz Alia: Bashkė le t’i shikojmė tė gjithė. Po Pirrua a do tė rrijė nė rreth pėr tė drejtuar propagandėn? Mendimi im ėshtė qė tė qėndrojė atje.
    Shoku Pali Miska: Mė mirė tė vijė kėtu.
    Shoku Ramiz Alia: Kėtu, nė aparat tė Komitetit qendror ėshtė fjala pėr tė drejtuar instruktorėt e terrenit, ose siē po punoni tani le tė rrijė Pirrua nė Tiranė. Mirė, e vendosim kėshtu? (Tė gjithė shprehen dakord). Pėr sekretar tė parė tė rrethit tė Durrėsit mendoj tė caktojmė Nazim Skuqin.
    Shoku Llambi Gegprifti: Ėshtė njeri shumė i zoti, shumė i mirė, shumė i aftė.
    Shoku Ramiz Alia: Unė nuk e njoh shumė nga afėr, po ėshtė kandidat i Plenumit tė Komitetit Qendror tė Partisė.
    Shoku Adil Ēarēani: Nazimi ėshtė nga Kavaja.
    Shoku Ramiz Alia: Po mirė dhe kjo ėshtė njė anė pozitive pėr situatėn e tanishme.
    Shoku Muho Asllani: Nazimi Durrėsin e njeh, se ka qenė pėr njė kohė sekretar i komitetit tė Partisė tė rrethit tė Durrėsit, mbulonte problemet e propagandės.
    Shoku Hekuran Isai: Ndoshta e kanė zgjedhur Nazimin si sekretar tė parė tė rajonit tė Kavajės.
    Shoku Ramiz Alia: Dhe po ta kenė zgjedhur nė Kavajė dakord do tė jenė ata pėr Durrėsin.
    Shoku Llambi Gegprifti: Po sikur tė ndahej mė vete Kavaja?
    Shoku Ramiz Alia: Si? Nuk bėhet ajo, se dhe Peqini, Laēi, Qyteti Stalin gati janė tė ndahen nė rajone mė vete.
    Shoku Hekuran Isai: Kėrkojnė qė tė ndahen nė rrethe autonome. Tėrė shqetėsimin e kanė se nga fondet qė jep Qeveria pėrfiton vetėm qendra e rrethit.
    Shoqja Lenka Ēuko: Po kėtė e bėjnė tė tėrė rrethet qė kanė qytete tė tjera.
    Shoku Ramiz Alia: Po Muhon ku ta caktojmė? Ē’mendim keni ju? Ēfarė propozoni?
    Shoku Adil Ēarēani: Nė ndonjė ndėrmarrje tė rrethit tė Durrėsit.
    Shoku Llambi Gegprifti: Unė mendoj qė po tė shkarkohet si sekretar i parė i Durrėsit nuk ka se si tė qėndrojė nė rrethin e Durrėsit. (Jo. Le tė qėndrojė nė atė rreth, thonė nga salla).
    Shoku Ramiz Alia: Atėherė le tė vejė drejtor i fermės sė Sukthit, se profesionin e agronomit e ka. Sukthi ėshtė njė nga ndėrmarrjet mė tė mėdha qė kemi nė atė rreth. Unė kėtė mendim kam, nė qoftė se doni tė rrijė nė Durrės.
    Shoku Muho Asllani: Nuk kam kundėrshtim, shoku Ramiz, kudo qė tė jetė.
    Shoku Ramiz Alia: Mirė, dakord, (tė gjithė shprehen dakord). Pėr Marashin dhe tė tjerėt do tė vendosim ne si Sekretariat. Mirė, mbaruam.
    1

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim