Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Ligji 7501, Kategoritė Qė Pėrfitojnė Dhe Humbasin Tė Drejtėn E Pronėsisė - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Ligji 7501, Kategoritė Qė Pėrfitojnė Dhe Humbasin Tė Drejtėn E Pronėsisė Gazeta Standart Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

  • Admin
  • Grupi: Admin
  • Postime: 10.591
  • Regjistruar mė : 10-prill 04
  • Location:Italia
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.467
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 30 prill 2012 - 04:38 MD

    Titujt e pronėsisė, Bozgo: 40 pėr qind e tapive tė pavlefshme .

    Ligji 7501, kategoritė qė pėrfitojnė dhe humbasin tė drejtėn e pronėsisė


    Verifikimi, procesi pėrfundon brenda vitit 2013




    Kundėrshtimet e republikanėve


    “Tė dy projektligjet janė konsultuar me kryetarė komunash e bashkish nga tė gjithė qarqet, nė njė tryezė tė gjerė, tė kryesuar nga ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe mbrojtjes sė Konsumatorit dhe nėnkryetar i Komisionit Qeveritar tė Tokės dhe kryetari i Komisionit Qeveritar tė Tokės”



    40 pėr qind e titujve tė pronėsisė janė tė pavlefshme plotėsisht apo pjesėrisht. Ky ėshtė rezultati i nxjerrė nga Komisioni Qeveritar i Tokės i ngritur nė vitin 2008. Nga 2 034 vendime tė marra gjithsej nga ky komision janė vendime pėr pavlefshmėri tė plotė apo tė pjesshme tė AMTP-ve. drejtoresha e Sekretariatit Teknik tė Komisionit Qeveritar tė Tokės, Majlinda Bozgo


    Shpjegon pėr “standardin” se pikėrisht nė bazė tė problematikės qė ėshtė hasur nė terren janė bėrė dhe ndryshimet e fundit ligjore nė ligjin pėr dhėnien nė pronėsi pa shpėrblim tė tokės bujqėsore apo tė ligjit pėr titujt e pronėsisė. Kėto ndryshime parashikojnė nė mėnyrė tė detajuar kategoritė pėrfituese, por dhe ato qė pėrjashtohen. Kėshtu nė asnjė rast, toka qė tashmė ėshtė pėrfshirė nė fondin pėr kompensimin e pronarėve, nuk mund tė jepet nė pronėsi, toka e regjistruar nė hipotekė apo trojet pėr tė cilat ka procese gjyqėsore nė zhvillim. Bozgo ka preferuar tė mos japė detaje pėr qėndrimet e fundit politike tė republikanėve kundėr kėtyre ndryshimeve, por thekson se draftet janė kushtetuese dhe tė diskutuara paraprakisht me strukturat pėrkatėse. Ndryshimet nė kėto dy projektligje kanė marrė votat e demokratėve nė Komisionin e Veprimtarisė Prodhuese, tė cilėt kanė refuzuar dhe mendimet e bėra nga republikani Fatmir Mediu. I mbetet Komisionit tė Ligjeve tė vendosė pėrfundimisht pėr fatin e kėtyre mendimeve tė cilat reduktojnė ndjeshėm numrin e pėrfituesve tė tapisė sė tokės.



    Zonja Bozgo, pak ditė mė parė Komisioni i Veprimtarisė Prodhuese miratoi disa ndryshime nė ligjin pėr verifikimin e titujve tė pronėsisė dhe nė ligjin pėr kalimin nė pronėsi pa shpėrblim tė tokės bujqėsore. Ku konsistojnė saktėsisht kėto ndryshime?



    Qeveria miratoi projektligjet “Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin nr. 9948, datė 7.7.2008 “Pėr shqyrtimin e vlefshmėrisė ligjore tė krijimit tė titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore”, i ndryshuar dhe “Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin nr. 8053, datė 21.12.1995 “Pėr kalimin nė pronėsi pa shpėrblim tė tokės bujqėsore”, i ndryshuar. Siē jeni nė dijeni qė prej vitit 2009 ka filluar procesi i shqyrtimit administrativ tė titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore, detyrė tė cilėn e realizojnė komisionet vendore tė verifikimit tė titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore pranė prefektit tė ēdo qarku. Ky proces kryhet nėn drejtimin teknik tė Komisionit Qeveritar tė Tokės. Praktika e realizuar ka evidentuar nevojėn e rregullimit ligjor pėr aspekte tė veēanta qė nuk ishin parashikuar me miratimin ligjit nr. 9948, datė 7.7.2008 “Pėr shqyrtimin e vlefshmėrisė ligjore tė krijimit tė titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore”. Kėshtu u pėrmirėsuan kriteret e vlefshmėrisė sė krijimit tė titujve tė pronėsisė nė nenet 2 dhe 3 pėr kategorinė e subjekteve, banorė tė zonave tė pėrmbytura nga ndėrtimi i H/C tė Fierzės dhe tė Komanit dhe sipėrfaqet e tokave bujqėsore ku ata janė vendosur. Ndryshimet nė ligjin nr. 8053, datė 21.12.1995 “Pėr kalimin nė pronėsi, pa shpėrblim tė tokės bujqėsore” sjellin shfuqizimin e Udhėzimit tė Ministrit tė Bujqėsisė nr. 106, datė 23.2.1996 “Pėr procedurat e kalimit tė tokės bujqėsore nga pėrdorimi nė pronėsi” dhe rrjedhimisht pėrmirėsojnė kriterin e vlefshmėrisė sė akteve tė marrjes sė tokės bujqėsore nė pronėsi nė sipėrfaqet e tokave bujqėsore tė ish-ndėrmarrjeve bujqėsore. Ligji ekzistues, nė nenin 10 tė tij, ka parashikuar vetėm vendimet administrative pėr pavlefshmėri tė plotė apo tė pjesshme tė AMTP-sė dhe procedurėn e paraqitjes sė tyre nė gjykatė. Ndėrsa vendimet pėr korrigjim, plotėsim dhe rikonfirmim tė AMTP-sė dhe procedurėn e ankimimit tė tyre nga subjektet e interesuara, komunat/bashkitė apo veprimet e Sekretariatit Teknik pranė KQT-sė janė trajtuar nė dy nene tė veēanta, duke bėrė kėshtu njė plotėsim shumė tė nevojshėm tė ligjit nė fuqi. Gjithashtu, nė kėtė projektligj ėshtė pėrmirėsuar mėnyra e plotėsimit tė akteve tė marrjes sė tokės nė pronėsi, nė rastet kur komisioni i tokės sė fshatit nuk ka plotėsuar dokumentacionin ligjor tė ndarjes sė tokės, familjet bujqėsore ose individėt, faktikisht e pėrdorin dhe e shfrytėzojnė tokėn bujqėsore dhe janė subjekte ligjore tė trajtimit me tokė nė pronėsi, por qė nuk janė pajisur me dokumente pronėsie dhe qė pėr kėtė sipėrfaqe nuk janė lėshuar akte tė marrjes sė tokės nė pronėsi pėr persona tė tjerė. Nė kėtė projekt ligj trajtohen sipėrfaqet e ish-kooperativave bujqėsore, me kufizimet e sipėrfaqeve tė tokės bujqėsore nė tė cilat nuk lejohet tė plotėsohen AMTP-tė. Ndėrsa nė projektligjin “Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin nr. 8053, datė 21.12.1995 “Pėr kalimin nė pronėsi pa shpėrblim tė tokės bujqėsore”, i ndryshuar trajtohet mėnyra e plotėsimit tė akteve tė marrjes sė tokės nė pronėsi, nė rastet kur komisioni i tokės sė fshatit nuk ka plotėsuar dokumentacionin ligjor tė ndarjes sė tokės, pėr sipėrfaqet e ish-Ndėrmarrjeve Bujqėsore, me kufizimet e sipėrfaqeve tė tokės bujqėsore nė tė cilat nuk lejohet tė plotėsohen AMTP-tė. Nė tė dy projekt ligjet janė pėrcaktuar organet qė do tė pėrfshihen nė zbatimin e tyre dhe rolet pėrkatėse si kryetari i komunės/bashkisė apo Kėshilli i Komunės.



    Cila do tė jetė procedura qė duhet tė ndjekė ēdo familje qė ka pėrfituar tokėn nga ligji 7501, nė mėnyrė qė tė bėhet pronare e saj?



    Kjo procedurė dhe dokumentacioni qė subjekti i interesuar duhet tė paraqesė, ėshtė parashikuar tė pėrcaktohet me vendim nga Kėshilli i Ministrave, brenda 2 muajve, nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, bazuar nė parimin e transparencės dhe tė kontrollit tė brendshėm administrativ. Pėr realizimin e kėtij procesi me korrektėsi, ne kemi vlerėsuar se pėrgatitja e akteve nėnligjore ka njė rėndėsi shumė tė madhe. Gjithashtu, kemi planifikuar qė pas miratimit tė kėtyre akteve, tė trajnojmė dhe asistojmė kryetarėt e komunave/bashkive dhe administratėn e tyre pėr kryerjen dhe dokumentimin e plotėsimit tė dokumentacionit tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore, deri nė dėrgimin e tij pėr regjistrim nė ZVRPP.



    Njė tjetėr ndryshim parashikon qė titujt e pronėsisė pėr tokėn bujqėsore do tė jepen nga krerėt vendorė. A nuk rrit kjo mundėsinė pėr abuzime?



    Siē ju sqarova mė lart, edhe nė ligjin bazė ky proces ėshtė parashikuar tė kryhet nga Kėshillat e komunave/bashkive dhe kryetarėt e komunave/bashkive. Nė projektligj kjo veprimtari ėshtė nė pėrputhje me pėrcaktimet e ligjit nr. 8652, datė 31/07/2000 “Pėr Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar. Pėr tė ruajtur kėtė proces nga ēdo veprim i mundshėm abuziv ėshtė parashikuar qė vendimi i kėshillit tė komunės, si akti pėrfundimtar i pėrcaktimit tė pėrdoruesve tė tokės bujqėsore, pėr ēdo fshat nė Komunė apo Bashki, tė depozitohet nė tė gjithė institucionet qė do tė mbikėqyrin e kontrollojnė kėtė proces:


    Komisionit Qeveritar tė Tokės dhe Sekretariati Teknik pranė KQT-sė.


    Komisioni Vendor i Vlerėsimit tė titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore pranė Prefektit tė Qarkut.


    Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes sė Tokės, pranė Kėshillit tė Qarkut.


    Pėr tė mos e zvarritur pafundėsisht plotėsimi i Akteve tė Marrjes sė Tokės nė pronėsi ėshtė propozuar qė procesi tė pėrfundojė brenda njė viti nga data e hyrjes nė fuqi tė akteve nėnligjore nė zbatim tė kėtij ligji.



    Kush janė pėrfituesit e kėtij procesi?



    Pėrfituesit nga ky proces do tė jenė individėt apo familjet bujqėsore qė kanė mungesa nė plotėsimin e dokumentacionit tė pėrdorimit apo pronėsisė dhe qė faktikisht e pėrdorin tokėn bujqėsore, tė cilėt:


    - kanė qenė banorė tė komunės apo bashkisė mė datė 1.8.1991, pėr territoret e ish-kooperativave bujqėsore;


    - janė banorė tė komunės apo bashkisė nė momentin e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji dhe nė asnjė rast nga 1.10.1992 nuk kanė ndryshuar vendbanimin e tyre sipas regjistrit tė gjendjes civile, pėr territoret e ish-ndėrmarrjeve bujqėsore;


    - janė lėvizur nga qendrat e tyre tė banimit dhe janė vendosur nė territoret e ish-ndėrmarrjeve bujqėsore, me vendime tė veēanta tė Kėshillit tė Ministrave, sipas tė cilave ata janė pėrfitues tė tokės bujqėsore nė pronėsi apo pėrdorim.



    Cilat janė rastet pėrjashtuese?



    Aktet e Marrjes sė Tokės nė Pronėsi nuk do tė plotėsohen nė qoftė se:


    - Toka bujqėsore rezulton e regjistruar nė regjistrin e pasurive tė paluajtshme tė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme si pronė private.


    - Toka bujqėsore rezulton e pėrfshirė nė procesin e legalizimeve sipas ligjit nr. 9482, datė 3.4.2006 ”Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje”, i ndryshuar.


    - Toka bujqėsore ėshtė dhėnė nė pronėsi nėpėrmjet AMTP-sė, tė lėshuar deri nė datėn 15.8.2008 nga komisionet e ndarjes sė tokės, pavarėsisht nėse ėshtė regjistruar ose jo nė regjistrin e pasurive tė paluajtshme.


    - Toka bujqėsore ėshtė objekt i njė konflikti gjyqėsor dhe komuna apo bashkia ėshtė vėnė nė dijeni zyrtarisht nga gjykata.


    Gjithashtu, pėr territoret e ish-ndėrmarrjeve bujqėsore shtohen edhe kufizimet e pėrcaktuara nė nenin 2 tė tij si dhe Aktet e Marrjes sė Tokės nė Pronėsi nuk do tė plotėsohet nė qoftė se toka bujqėsore:


    Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave ka kaluar nė fondin e kompensimit fizik dhe ėshtė vėnė nė dispozicion tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave;


    Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave apo vendime tė KRRTSH-sė, nuk ėshtė mė e tillė. Kėtu nuk pėrfshihen familjet ose individėt qė kanė fituar tokė bujqėsore si bashkėthemelues tė ish-kooperativave bujqėsore apo tė ndėrmarrjeve bujqėsore;


    Si dhe ėshtė objekt kėrkese, e cila po shqyrtohet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, por nuk ėshtė dhėnė ende vendim.



    Ka tė dhėna se sa zotėruesish tokash tashmė do tė jenė pronarė?



    Fenomeni i mungesave nė plotėsimin e dokumentacionit tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore ėshtė masiv nė zonėn verilindore tė vendit, veēanėrisht nė qarkun e Shkodrės, qarkun e Kukėsit, qarkun e Dibrės, qarkun e Lezhės. Por edhe nė qarqe tė tjera ka fshatra apo raste ku komisionet e tokės sė fshatit nuk kanė plotėsuar dokumentacionin ligjor tė ndarjes sė tokės.



    Ndryshimet e fundit ligjore nuk janė mirėpritur nga republikanėt. Sipas tyre, ēdo dhėnie e titujve tė pronėsisė, nė kurriz tė kthimit dhe kompensimit fizik tė pronės tek pronari i ligjshėm bie ndesh me kėrkesat e ligjshme tė pronarėve dhe rekomandimeve tė vazhdueshme tė BE-sė. Si e vlerėsoni kėtė deklaratė?



    Tė dy projektligjet janė konsultuar me kryetarė komunash e bashkish nga tė gjithė qarqet, nė njė tryezė tė gjerė, tė kryesuar nga ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe mbrojtjes sė Konsumatorit dhe n/kryetar i Komisionit Qeveritar tė Tokės dhe kryetari i Komisionit Qeveritar tė Tokės. Vėrejtjet dhe propozimet e tyre janė pasqyruar nė tė dyja projekt ligjet e propozuara. Tė dy projektligjet e propozuar janė hartuar nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe me legjislacionin e vendit, nė fuqi. Ata janė tė domosdoshėm, pėr t’i dhėnė fund problemeve tė mbartura ne vite, nė lidhje me plotėsimin e dokumentacionit ligjor, si nė territoret e ish-kooperativave bujqėsore dhe tė ish-ndėrmarrjeve bujqėsore. Realizimi i dhėnies tė titujve tė pronėsisė i fut kėto prona nė qarkullim civil, duke u dhėnė subjekteve mundėsinė t’i pėrdorin e shfrytėzojnė ato, si pronarė me tė drejta tė plota.



    Pėr tė kaluar dhe tek procesi nė tėrėsi, mund tė mė thoni sa ėshtė numri i titujve tė pronėsisė tė verifikuara deri tani, sa prej tyre kanė dalė me probleme, nė sa raste prona ka mbetur tek ai qė e zotėronte?



    Veprimtaria e komisioneve vendore qė rregullohet me ligjin nr. 9948, datė 7.7.2008 “Pėr shqyrtimin e vlefshmėrisė ligjore tė krijimit tė titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore”, i ndryshuar dhe me njė bazė tė qartė aktesh nėnligjore ėshtė e shumėllojshme, bazuar kjo nė kėrkesat qė i drejtohen nga qytetarėt dhe institucionet shtetėrore, veprimtaria e tė cilėve lidhet me pronėsinė mbi tokėn bujqėsore. Vendimet qė marrin kėto komisione janė tė ndryshme edhe nė pėrputhje me pėrfundimin qė arrihet pas shqyrtimit tė kėtyre kėrkesave dhe vlefshmėrisė sė akteve tė marrjes sė tokės bujqėsore nė pronėsi. Gjatė gjithė periudhės sė funksionimit komisionet vendore, bazuar nė raportimet e tyre, sipas kėrkesave tė paraqitura, kanė marrė 2034 vendime, nga tė cilat 724 janė vendime pėr pavlefshmėri tė plotė apo tė pjesshme tė AMTP-ve. Sipėrfaqja e tokės qė i korrespondon kėtyre vendimeve ėshtė afėrsisht 430 hektarė. Njė grup i rėndėsishėm vendimesh ėshtė ai vendimeve pėr rikonfirmim nė pėrputhje me ligjin apo pėr korrigjim tė AMTP-ve qė ėshtė 650 vendime.



    Kur mendoni se mund tė pėrfundojė tėrėsisht procesi i verifikimit tė titujve tė pronėsisė?



    Nė nenin 18 tė ligjit nr. 9948, datė 7.7.2008 “Pėr shqyrtimin e vlefshmėrisė ligjore tė krijimit tė titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore”, i ndryshuar ėshtė parashikuar qė “Verifikimi i titujve tė pronėsisė, sipas dispozitave tė kėtij ligji, tė pėrfundojė brenda 3 vjetėve nga data e hyrjes sė tij nė fuqi.”. Nė projektligjin e propozuar ky afat ėshtė pėrcaktuar data 31 dhjetor 2013.



    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim