Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Kavajė-Terror Ndaj Familjes, Dhunė E Kėrcėnim Me Armė, Arrestohet 69-Vjeēari - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Kavajė-Terror Ndaj Familjes, Dhunė E Kėrcėnim Me Armė, Arrestohet 69-Vjeēari

#1 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

  • Admin
  • Grupi: Admin
  • Postime: 10.943
  • Regjistruar mė : 10-prill 04
  • Location:Italia
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.477
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 28 korrik 2016 - 04:40 MD

    Terror ndaj familjes, dhunë e kërcënim me armë, arrestohet 69-vjeçari
    http://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/04/kercenoi-me-arme-gruan.jpg


    KAVAJË- Policia ka parandaluar një krim të rëndë në familje, duke arrestuar një 69-vjeçar i cili ka dhunuar dhe më pas kërcënuar me armë bashkëshorten dhe familjarët.
    Sipas policisë, është vënë në pranga shtetasi Xhevdet Peza banues në fshatin Shardusht, Njësia Administrative Lekaj.

    69-vjeçari, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ka kanosur në fillim me armë gjahu të cilën e kishte me leje bashkëshorten e tij shtetasen K. Peza, 47 vjeçe. Më pas ka lënë armën e gjahut dhe ka kanosur me një armë pistoletë tip mini beret të cilën e mbante pa leje.

    Forcat e policisë pas telefonatës së marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin e autorit pak metra larg banesës pasi ka tentuar të largohej duke përfituar nga errësira.
    Nga kontrolli i ushtruar në banesë ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
    • një pistoletë tip mini beret me 5 fishek (pa leje)
    • një armë gjahu (çifte) me leje të organeve kompetente.

    Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kavajë për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

    (m.k/BalkanWeb)
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim