Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Porti I Karpenit Ėshtė Skemė Grabitėse - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Porti I Karpenit Ėshtė Skemė Grabitėse Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

  • Admin
  • Grupi: Admin
  • Postime: 10.943
  • Regjistruar mė : 10-prill 04
  • Location:Italia
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.477
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 28 korrik 2016 - 04:56 MD


    PORTI I KARPENIT ĖSHTĖ SKEMĖ GRABITĖSE
    http://www.hashtagalbania.com/wp-content/uploads/2016/07/Armand-maho.jpg


    Blog-Autor: Armand Maho

    Ceshtja e projektit 5 miliarde USD te Portit te KArpenit eshte me thelle dhe se ajo qe deklaroi Berisha, kur duke iu referuar portalit Hashtag ne komentin fliste per afere korruptive. Mendoj se ka te beje me nje skeme te mirepregatitur per zaptimin e resurseve shqiptare, turistike, energjitike dhe cdo gjeje tjeter qe quhet pasuri publike…

    Ne fakt era palacollekut qe po behej me projektin e portit u ndje qe ne komisionin e Ekonomise, kur ministrja e Ekonomise Milva Ikonomi nuk diti ti pergjigjej ndryshe nje pyetje elementare te deputetit dokle kur e pyeti se perse eshte zgjedhur pikerisht Karpeni per kete qellim ” eshte pozicioni me strategjik ne mesfhr qe lidh portin e Roterdamit, dhe kanalin e Suezit”

    Nuk pretendoj te jem ndonje njohes i mire i fushes inxhinerike apo detare, por me njohurite e mija nen minimalen e kuptoj se kjo eshte nje pergjigje ne rastin me te mire idjote dhe ne rastin me te keq arrogante si per te thene qe keshtu do behet se keshtu na do me nder me thene ajo s’thuhet.. Me ate budallallekun tim mendova se perse pikerisht Karpeni nje zone e virgjer me perparesi turizmi qenka kaq i pershtatshem per kete port, dhe nuk qenka porti i Durresit disa kilometra me tutje nje port i ndertuar ku do te mjaftonte vetem nje rikostruksion… Per cfare duhen dy porte kaq afer, dhe pse jo fjala vjen Porti i Shengjinit, Vlores apo Sarandes nuk sherbejne si pika lidhese mes Roterdamit dhe Suezit…

    Kompania kishte vetem 100 paund ne banke, ishte regjistruar ne qershor dhe dy dite perpara se te prezantohej projekti ishte shitur ne Singapor nje vend qe njihet per parajsat fiskale. Pra gjithcka eshte e qarte.. Ato troje ne Karpen te Kavajes do merren per 99 vjet me cmimin qesharak nje euro per hektar, dhe nuk jane pak por 1700 hektare… Pra do merren me koncension me nje vlere me te vogel se nje dyqan ne Tirane…

    Pra duket qarte se ne Karpen sdo ndertohet asgje, thjeshte ne emer te portit do merren ato toka, dhe seshte cudi kur te shohim se investitore te dyshimte vendas apo te huaj, (Oligarket Ruse kane kohe qe e kane vene ballkanin nen shenjester, por Mali i Zi eshte teper i vogel per ti perballuar te gjithe) te fillojne te ndertojne resorte dhe fshatra turistike, ne nje toke qe duhet ta blinim me ca kushte te caktuara nga pronaret e tokes ne rast se ka, por edhe nga shteti ne rast se eshte toke publike… Karpeni duket qarte se eshte nje test , per te kaluar me pas toka te tjera nga jugu ne veri, duke dorezuar me pas te gjithe vendin ne duart e seksereve te pastrimit te parave… <br style="padding: 0px; margin: 0px; outline: none; list-style: none; border: 0px none;">Ndoshta ky ishte dhe qellimi se perse Rama donte qe ne menyre emergjente te cimentonte pushtetin e tij ne drejtesi..

    Qe neser kur mos jete me ne pushtet, vendimet e marra mos kete gjykate qe ti hedhe poshte, e mos kete prokurori ti hetoje. Nje plan i miremenduar qe ne fillim nga ata qe e kane sponsorizuar per te qene atje ku eshte, nje plan i cili deri me tani ka rrjepur shqiptaret me taksa, me tarifa te paperballueshme, dhe qe nuk shohim kurrkund te kthehen ne invesntime… Tani i erdhi radha tokave te bregdetit, te shohim se cka mbetur tjeter…


    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim