Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Pėrurohet Terminali I Ri Nė Durrės - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Pėrurohet Terminali I Ri Nė Durrės Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   kavajoti 

  • Admin
  • Grupi: Admin
  • Postime: 9.579
  • Regjistruar mė : 10-prill 04
  • Location:Italia
  • Gender:Male
  • Reputacioni: 1.477
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 11 korrik 2012 - 09:55 MD

    TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar sot terminalin e ri nė portin e Durrėsit, njė investim ky qė kap shifrėn e 21, 9 milionė eurove. Gjatė fjalės sė tij kreu i qeverisė deklaroi se ky terminal do tė jetė porta e Shqipėrisė Europiane, por edhe e mbarė rajonit.

    “Terminali qė po inaugurojmė sot ėshtė porta e Shqipėrisė Europiane. Ky terminal modern do jetė portė edhe pėr mbarė rajonin tonė drejt perėndimit dhe anasjelltas”, deklaroi ai.

    Kryeministri u shpreh se, qeveria e tij do vazhdojė tė ketė nė vėmendje investimet nė qytetin bregdetar.
    “Investimet nė qarkun e Durrėsit janė ndėr mė tė mėdhatė tė realizuara nė kėto vite. Nga 2005 deri sot, kemi asfaltuar mbi 400 km rrugė nė qarkun e Durrėsit, rikonstruktuam 62 shkolla e 106 ambulanca. Brenda pak javėve do inaugurojmė impiantin e pėrpunimit tė ujėrave tė zeza dhe kolektorin e lidhur me tė, njė ndryshim ky rrėnjėsor pėr qytetin”, tha Berisha.

    Kryeministri deklaroi mė tej se qeveria e tij ka marrė masa pėr ta mbrojtur vendin nga kriza ekonomike qė ka prekur Europėn. Ai tha se pikėrisht investimet tregojnė alternativėn e kėsaj qeverie pėr ta pėrballua krizėn.

    “Ne kemi marrė masa pėr ta mbrojtur vendin nga kriza, borxhi i Shqipėrisė nuk ėshtė rritur as 1%, ne nuk kemi ulur rrogat e pensionet si nė vendet e tjera. Ne kemi vazhduar tė investojmė dhe kjo ėshtė alternativa jonė, kemi politika qė e shndėrrojnė Shqipėrinė nė vend tė zhvilluar, do zhvillojmė infrastrukturėn”, tha ai.

    Berisha ndėr tė tjera akuzoi opozitėn pėr qėndrimet e saj. “Qėndrimet e opozitės sot, si qėndrimet e Partisė sė Punės, mohon ēdo gjė tė kapitalizmit, por ne jemi tė vendosur nė rrugėn tonė”, shtoi kreu i qeverisė.
    (ma.ar/BalkanWeb)
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim