Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj: Levizja Teatrore Sportive Ne Kavaje - Kavaje Forumi I Qytetit Dhe Miqve Te Saj

Shko tek materiali

Faqja 1 prej 1
  • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
  • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim

Levizja Teatrore Sportive Ne Kavaje FILLIMET E SHEK. XX Vlerėso diskutimin: -----

#1 Anėtar jo nė linjė   venaliu1 

  • Veteran/e ne forum
  • Grupi: STAFI
  • Postime: 1.110
  • Regjistruar mė : 15-prill 04
  • Reputacioni: 64
    titulli: Excellent
  • Dėrguar 31 tetor 2006 - 04:36 MD

    LEVIZJA TEATRORE SPORTIVE NE KAVAJE
    FILLIMET E SHEK. XX


    Ne keto vite ne Kavaje u zhvillua nje jete e pasur kulturore. Mesuesi Dhimiter Gjergo ne bashkpunim me atdhetare te tjere qe para vitit 1920 u mundua t’i jape nje shkendije emancipimi jetes kulturore te qytetit. Me inisjativen e tij ne vitin 1919 u vu ne skene drama “Besa” e Sami Frasherit. Po te kemi parasysh kohen kur u luajt ajo ne Kavaje kuptohet qellimi patriotik i Dhimiter Gjergos. Aktoret e pare ishin Dhimiter Gjergo, Prokop Pjeshkazini, Mehmet Arkaxhiu, Rasim Sulejmani etj.
    Pas fitores se kryengritjes se Qershorit ne vitin 1924, vajzat e shkolles femerore vune ne skene dramen “Flamuri i Shqypnise” te Vinēene Prenushit. Kete pjese teatrale e vuri ne skene mesuesja atdhetare Mari Pjeshkazini.
    Ne vitin 1925 krijohet ne Kavaje shoqeria “Adriatik” me kryetar Irfan Berati. Kjo shoqeri beri nje pune te madhe per gjallerimin e jetes se qytetit, ne kulture, sport etj.
    Orkestra frymore u formua ne gusht te vitit 1930 me 20 muzikante. Dirigjenti i pare i saj ishte Hamdi Xhevolli nga Gjakova, ndersa muzikante ishin Mehmet Skuqi, Nikolla Ēyēja, Hysen Daka, Ramazan Kaloti, Isuf Dobjani, Ismet Patoshi, Naun Boja, Zenun Gjeēi, Isuf Tabaku, Zenel Tuka, Ramazan Ēelkupa, Ragip Babamusta etj. Kete kompleks muzikor eshte ndihmuar ne te gjitha drejtimet nga Sulejman Karkini e Fehmi Kazazi. Nje ndihme te madhe dha Instituti Shqiptaro-Amerikan i Golemit, i cili i siguroi orkestres veglat muzikore.
    Orkestra frymore ose banda muzikore siē quhej ne popull, koncertin e pare e dha me 28 Nentor 1930. Ne repertorin e saj ishin kenget “per memedhene”, “Zeri i Atdheut” etj. Veē festave kombetare ajo jepte koncerte edhe me rastin e festave fetare. Ky formacjon muzikor e vazhdoi aktivitetin e tij deri ne prill 1939.
    Ne vitin 1932-34 drejtimin e teatrit dhe te korit te shkolles plotore e moren Nafije Xeka(Xhafa) dhe Ibrahim Xhafa.
    Ne vitin 1935 shoqeria “Adriatik” u riorganizua nen emrin e shoqerise “Besa” me Irfan Beratin kryetar dhe Fehmi Kazazin nenkryetar. Ne ket vit u vu ne sken drama “Per mbrojtjen e Atdheut” e Foqion Postolit. Kryesia e shoqerise “Besa” thirru nga Tirana regjizorin Sokrat Mio dhe skenografin Vangjush Mio. Ne kete drame luajten Sali Duka ne rolin e vajzes Nica, Mehmet Arkaxhiu, Jani Leka, etj.
    Ne vitin 1936 ne Kavaje erdhen artistja Tefta Tashko Koēo dhe pianistja Lola Gjoka. Dy artiste dhane nje shfaqje per popull ne sallen e gjykates dhe nje tjeter vetem per grate e qytetit.
    Me rastin e pervjetorit te shpalljes se Pavarsise ne vitin 1937, u vu ne skene drama “Lulja e Kujtimit” e Foqion Postolit. Regjizor i saj u be Fehmi Kazazi.
    Aktoret e kesaj pjese ishin Sali duka, Leonora Ligeja, Ibrahim Xhafa, Mehmet Skuqi, roza Kakariqi, Dervish Cara, etj.
    Skuadra e pare e futbollit ne Kavaje eshte krijuar me 1919 ne lagjen Zguraj me kete perberje: Idris Hushi, Hysen Bygjymi, Rexhep Kadiu, Mehmet Babamusta, Ali Djalja, Ymer Cara, Islam Sedja, Eqrem Sedja etj.
    Ne vitin 1932 “Besa” futet ne kategorine e pare, pasi fitoi 3-1 ,e “Ismail Qemalin” e Vlores. Skuadra perbehej nga keta futbolliste: Irfan Berati, Dervish Cara, Vasip Alushi, Adil Alushi, Hamdi Hasani, Mustafa Cara, Myslim Sedja, Dervish Arkaxhiu, Sali Duka, Ali Djalja, Ymer Cara, Ymer Gjoci, Seit Shtini, Qamil Teliti, Alush Merhori, Demir Kariqi, Kol Gyēja, Mustafa Merhori, Vaid Cara etj.
    Ne vitet 1933-34 u zhvillua kampionati i atletikes dhe i hipizmit, ky i fundit ne fshatin Tilaj. Vlen te permendet Rrap Gezdari nga fshati Tilaj, i cili u shpall kampion ne hipizem.

    Nxjerre nga libri “Kavaja ne shekuj”, autor Rifat Hoxha
    0

    Shpėrndaje kėtė diskutim:


    Faqja 1 prej 1
    • Nuk mund tė hapėsh njė diskutim tė ri
    • Nuk mund tė pėrgjigjesh nė kėtė diskutim